TIRANE– Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, viziton në 7 mars Luginën e Preshevës.
Këtë vizitë të shumëpritur të Kreut të Shtetit shqiptar e kanë mirëpritur edhe liderët e Luginës së Preshevës, të cilët e cilësojnë si një vizitë historike.
Në Luginën e Preshevës kanë nisur përgatitjet për pritjen e presidenit shqiptar.
Axhenda e vizitës së Presidentit Nishani në Bujanoc dhe Preshevë
Ora 12:00- 13:00: Mbërritja e Presidentit Nishani në komunën e Bujanocit. Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, takim me përfaqësuesit e komunës së Medvegjës si dhe me përfaqësuesit institucionalë dhe politikë (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)
-Ora 13:00 -13:30 Vizitë në shkollën fillore “Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërnoc
-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant „Breta“, Bujanoc
-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë.
Komentet