Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka falenderuar në Twitter presidnetin e Kroacisë Zoran Milanović për deklaratën e tij që të gjitha shtetet e BE-së të njohin pavarësinë e Kosovës. Siç dihet pesë shtete nga BE nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, paçka se kanë kaluar 15 vjet. Këta shtete janë Greqia, Rumania, Sllovakia, Spanja dhe Qipro.
“Ne presim që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian ta njohin pavarësinë e Kosovës. Hvala, presidenti Milanoviq, për një deklaratë të qartë. Mirënjohës për miqësinë mes dy vendeve tona, të cilët kanë ndihmuar njëri-tjetrin në momentet më të vështira të historisë.
