Pak ditë më parë në 5 prill 2023, gjatë një interviste në median irlandeze RTE, presidenti Klinton pranoi se kishte gabuar me marrëveshjen e 20 viteve më parë, (1994), për heqjen e armëve bërthamore nga Ukraina.
“Ndjej një përgjegjësi personale sepse e bëra Ukrainën të pranonte të hiqte dorë nga armët e saj bërthamore. Asnjëri nuk beson se Rusia do të kishte bërë një zgjedhje të tillë nëse Ukraina do t’i kishte ende ato armë.”- tha ish-presidenti amerikan.
Dihet që në janar 1994, Klinton nënshkroi një marrëveshje trepalëshe me presidentët e atëhershëm të Rusisë, Boris Jelcin dhe atë Ukrainas, Leonid Kravçuk për çmontimin e arsenalit të armëve bërthamore që kishin mbetur në tokën ukrainase pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
SHBA-të nënshkruan një marrëveshje me Rusinë e cila zotohej të njihte integritetin territorial të Ukrainës.
Por kur u krijuan kushtet, presidenti Putin e theu këtë marrëveshje dhe në 2014 pushtoi dhe mori Krimenë, dhe më pas ndërmori sulmin për pushtimin e Ukrainës pa pyetur fare për marveshjen e nënshkruar.
Një mësim nga shembulli i Ukrainës duhet të nxjerrë Kosova por dhe perëndimi me imponimin ndaj Kosovës për të pranuar asociacionin e komunave Serbe…
Serbia me krijimin e asociation mund të ndjekë shembullin e Rusisë me aneksimin e Krimesë dhe më pas Ukrainës.
Serbët ashtu si rusët nuk e kanë për gjë të shkelin marveshjet. Kur të krijohen kushtet, marvashjen mund ta hedhin në kosh.
Dhe për këtë kanë dhënë prova.
Garancia e perëndimit mund të mos mjaftojë. Një pendesë kur më e keqja mund të ndodhë nuk mund të mjaftojë gjithashtu.
Pranimi i gabimit dhe kërkesa e faljes nga ish presidenti Klinton ndaj Ukrainës duhet të sherbejë si një moment reflektimi për të gjithë…