Presidenti italian Sergio Mattarella mbush sot 80 vjeç. Eshtë presidenti i 60 milionë italianëve por dhe i mbi gjysëm milioni shqiptarëve e mbi 100 mijë arbëreshëve që jetojnë në këtë vend.
Eshtë dhe presidenti im, si shtetase e këtij vendi, përballë vendlindjes time Shqipëri.
Politikan, jurist, avokat, akademik, prej 3 shkurtit të 2015 është Presidenti i 12 i Republikës Italiane.
Mandati i tij zgjat 7 vite sipas Kushtetutës italiane e paga është 230 mijë euro në vit.
Mban emrin e tij Ligji Mattarella, i vitit 1993, mbi te cilin u bazua reforma elektorale e cila krijoi dy dhomat e Parlamentit Italian; Dhoma e Senatit dhe Dhoma e Deputeteve.
Mban firmën e tij dhe reforma mbi shërbimet e inteligjencës italiane hartuar më 2007.
Ministër, deputet, karriera e tij politike nis me Partinë Demokristiane për të vazhduar me anëtarësimin në Partinë Popullore, në Demokraci e Liberta dhe në Partinë Demokratike.
Por emri i tij është i njohur dhe me historinë tragjike italiane të luftës së mafias kudnër shtetit.
Sergio Mattarella është vëllai i vogël i Piersanti Mattarella, ish President i Rajonit të Sicilisë i ekzekutuar nga Cosa Nostra më 6 janar 1980.
Ishte Presidenti i parë në historinë e këtij rajoni që më 1978 u zgjodh me një numër shumë të lartë votash, 77 ndër 100 të mundshme.
Po për herë të parë në historinë siciliane, kapo e kabinetit të Presidentit te rajonit, u zgjodh një grua, Maria Grazia Trizzino. E këshilltar juridik kishte kryebashkiakun aktual të qytetit të Palermos, Leoluca Orlando.
Piersanti Mattarella u ekzekutua nga mafia siciliane Cosa Nostra, brenda automjetit tij Fiat e në sytë e bashkëshortes, dy fëmijëve, e vjehrrës, mëngjesin e të dielës 6 janar 1980, ndërsa po shkonin në meshën tradicionale të asaj dite të shenjtë.
Ekzekutuesit material të tij ende nuk janë identifikuar e më 2018, Prokuroria e Palermos ka rihapur cështjen. Toto Riina, kapo i kapove të Cosa Nostra u dënua si urdhëruesi i këtij atentati politik.
Vëllai i presidentit italian gjatë punës në krye të Rajonit të Sicilisë realizoj reforma të rëndësishme kundër spekulluesve, abuzuesve e paligjshmërisë.
Aprovoj ligjin e urbanizimit, që rduktonte në mënyrë drastike ndërtimet në tokë bujqësore e vlerësonte treguesit që lejonin këto ndërtime duke i dhënë një goditje të fortë ndërtuesve pa leje.
Aprovoj ligjin mbi tenderat duke favorizuar transparencën e paanshmërinë e administratës publike si dhe reformoj sistemin e kolaudimeve në veprat publike.
Bashkëpunëtori i drejtësisë mafiozi Tomaso Buscetta në një nga rrëfimet e tij, mbi vrasjen e Piersanti Mattarella do të deklaronte;
“Mattarella në atë kohë në mënyrë të vecantë po përpiqej të bënte pastrim në sistemin e tenderave. Hetoni në tenderat e atyre viteve e do të zbuloni gjëra të papara.”
Presidenti italian Sergio Mattarella mbush sot 80 vjec e imazhi më emocionues që kam ndaj tij, është eleganca e thjeshtësia, ndërsa i vetëm vendoste lule e bënte homazh në Altarin e Atdheut, në Piazza Venezia, në një moment kur ne të gjithë ishim në regjim lockdown.
Italia, vendi im e vendi përballë Adriatikut që lag atdheun tim, feston 80 vjetorin e një burri shteti.
Gezuar Ditelindjen President!
Komentet