“Hitleri vrau 6 milionë njerëz të pafajshëm. Ndërsa Presidenti Duterte ka deklaruar se dëshiron të vrasë 3 milionë vartës të drogës në vend për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga kjo e keqe. Të dyja këto janë gjëra të ndryshme”
XHAKARTA – Zëdhënësi i Presidencës së Filipineve, Ernesto Abella, ka deklaruar se Presidenti i vendit, Rodrigo Duterte kundërshton krahasimin e tij me Htilerin, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me Holokaustin.
Sipas një lajmi në ueb-faqen Politics, zëdhënësi Abella në një deklaratë, është shprehur se Duterte e ka krahasuar luftën kundër vartësve të drogës me atë të Hitlerit kundër hebrenjve për shkak të vdekjeve, por se ai nuk e pranon krahasimin e tij me Hitlerin.
“Hitleri vrau 6 milionë njerëz të pafajshëm. Ndërsa Presidenti Duterte ka deklaruar se dëshiron të vrasë 3 milionë vartës të drogës në vend për të shpëtuar brezat e ardhshëm nga kjo e keqe. Të dyja këto janë gjëra të ndryshme”, është shprehur zëdhënësi në fjalën e tij. aa
Komentet