Voal.ch shkruan duke iu referuar dailymail.co.uk se Poppy Louise Hager lindi dje në Nju Jork, vajza e dytë e Jenna Bush Hager, 33 vjeç, njëra nga binjaket e ish-presidentit.
Poppy mban emrin e stërgjyshit, ish-presidentit George H.W. Bush, i cili mbante nofkën Poppy (lulekuqe) kur ishte ende i vogël.
Xhorxh W. Bush, presidenti amerikan për dy mandate në periudhën 2001-2009, ka pozuar me mbesën dhe bashkëshorten e tij Laura.
“Laura dhe unë jemi të lumtur për ardhjen në jetë të mbesës sonë të vogël“, tha ai.
Vajza e madhe e Jenna Bush Hager, Margaret Laura lindi në prill të vitit 2013.
Jenna, shkrimtare dhe gazetare, bashkëpunon me rrjetin televiziv NBC.
- Jenna e shpërndau foton e saj, të bashkëshortit Henry dhe të sapolindurës Poppy, në Instagram.
- Bebja ka ardhur në këtë botë më 13 Gusht në orën 9:12 të mëngjesit.
- We are in love – Ne jemi kaq ë dashuruar shkruan, Jenna, në kulmin e lumturisë!


Komentet