Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ka ndjekur sot një tubim në Pragë, kundër emigrantëve dhe Islamit.
Tubimi është organizuar në përvjetorin e Revolucionit të Kadifenjtë, më 1989, i cili ka përmbysur komunizmin në Çekosllovakinë e atëhershme.
Afro 70 përqind e çekëve kundërshtojnë pranimin e emigrantëve dhe refugjatëve në territorin e tyre, ka bërë të ditur një sondazh i Akademisë Çeke të Shkencave.
Zeman, ish-komunist, u ka thënë mijëra pjesëmarrësve në tubim se njerëzit që kundërshtojnë Islamin dhe emigrantët nuk duhet të cilësohen islamofobë, fashishtë ose racistë.
Tubimi është organizuar nga lëvizja Blloku Kundër Islamit.
Komentet