Ditën e diel u bënë publike emrat e kandidatëve për kryetar bashkie PD e perfaqesuar nga Komisioni i Rithemelimit të cilët do të përfaqësojnë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ në zgjedhjet e 6 marsit.
Në një proces historik që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, demokratët e Vorës, Lushjës, Durrësit, Shkodrës, Dibrës e Rrogozhinës zgjodhën me votë përfaqësuesin në garën e ardhshme për bashkitë e tyre.
Në një lidhje me Skype me emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ishte i ftuar Premtim Kryemadhi i përzgjedhur për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë Dibër.
Ai tregoi se Primaret, dhe pse aplikuar për herë të parë në Shqipëri, ishin një proces mjaft i suksesshëm.
“Ishte një proces model dhe gjej rastin të përshëndes dhe dy kandidatët e tjerë, dhe ju them se do të jenë bashkëpunëtorët e mi qoftë në fushatë apo në qeverisjen e pushtetit lokal. Realisht, problemet e Dibrës janë aq të mëdha sa duhet shumë kohë t’i përmendim gjithsesi ne do të kemi nje program të detajuar nëse do ta fitojmë garën.”
Pyetur nga moderatorja Dori, se cilat janë disa nga pikat në të cilat ai do të bazohet nëse do të zgjidhet më datë 6 mars, Kyemadhi u shpreh: Dhe pse një mandat i shkurtër 1 vjeçar, ne do ta përdorim atë për të kthyer shërbimin tek qytetarët, duke angazhuar një staf profesional të përkushtuar. Ajo çfarë dua të sqaroj është se staf profesional nuk do të thotë ‘spastrim’.
Në Bashkinë Dibër ka punonjës të mirë por në nivele ‘specialist’ ndërsa në nivele ‘drejtuese’ lënë për të dëshiruar. Qytetarët në gjithë këto vite nuk po qeverisen, në 2 mandate kanë provuar 5 kryetar bashkie të partisë socialiste, çfarë tregon se ata nuk kanë më çfarë japin.
Z.Kryemadhi gjithashtu nuk la pa prekur dhe një nga temat më të nxehta për qytetin e Dibrës dhe një nga premtimet e pambajtura kundrejt Dibranëve, ‘Skavicën’.
‘Ndërtimi i hidrocentralit te Skavicës nuk doli sot është një problem që diksutohet gjatë dhe gjithmonë Partia Demokratike e ka mbështetur ndërtimin e digave të vogla që nuk janë shkatërruese për të. Sigurisht që për këtë do të merret edhe mendimi i qytetarëve dhe i Këshillit Bashkiak i cili dhe pse është i majtë, ata janë qytetar të Dibrës.
Do të jem në ballë të gjithë protestave për mbrojtjen e qytetarëve dhe jo të qeverisë në qendër’, u shpreh ai.
Ish-deputeti socialist Petro Koçi ishte i ftuar pasditen e sotme në News 24 ku foli edhe për arstimin e Veliajt, edhe nëse ka në PS ndonjë përçarje të mundshme.
Koçi thekson për Ola . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me të rinjtë e FRPD, ka nënvizuar rolin dhe rëndësinë e tyre në fushatën elektorale, duke i quajtur ata faktor kyç për arritjen e . . .
‘Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë’. Kështu u shpreh drejtuesi I fushatës elektorale të demokratëve, strategu amerikan Chris LaCivita në takimin me të rinjt . . .
Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ishte në takimin me të rinjtë e FRPD, duke i inkurajuar ata të angazhohen aktivisht në procesin politik dhe të kontribuojn . . .
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka dënuar skandalin e sotëm, ku Kosova u prezantua me fusnotë në konferencën rajonale të mbajtur në Tiranë dhe largimin e zëvendësministrit kosovar . . .
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj dhe anëtarë të PDIU-së priti në selinë e partis . . .
Teksa tha se Rama ka pranuar orë luksi si dhuratë prej 500 mijë euro, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e inv . . .
Programi elektoral i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 11 Majit, sipas analistit Neritan Sejamini është thjesht një premtim në ajër.
Sejamini tha se Kryeministri Rama po insist . . .
Lideri i demokratëve Sali Berisha priti në një takim një delegacion të OSBE-së, të cilëve u ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni . . .
Drejtor ekzekutiv i ‘Albanian Conservative Institute’, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorë Sonila Meçon, theksoi se muri diplomatik që pengonte in . . .
Pas zbardhjes së vendimit të Apelit të GJKKO-së pre 114 faqesh dhënë më 13 mars, ku Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule cilësohen si grup i strukturuar kriminal, Veliaj ka reag . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar vendosmërinë e Evropës, që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira. Në daljen për mediat nga selia blu, Berisha teksa iu referuar seancën në P . . .
Komentet