Premierliga prej shumë kohësh ndodhet në vendin e parë për nga shpenzimet e transfertave në futboll, ndërsa arriti të ruajë këtë renditje edhe në sezonin 2016-2017
Premierliga angleze në transferimet dimërore e ndjek Superliga e Kinës për nga shpenzimet, ndërkohë që në këtë vend periudha e transferimeve përfundon më 28 shkurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Premierliga prej shumë kohësh ndodhet në vendin e parë për nga shpenzimet e transfertave në futboll, ndërsa arriti të ruajë këtë renditje edhe në sezonin 2016-2017. Sipas ueb-faqes gjermane Transfermarkt Premierligën e cila ka bërë transferime me vlerë 257.05 milionë euro, e ndjek Superliga e Kinës e cila kohët e fundit ka tërhequr vëmendje.
Në sezonin e transferimit 1 janar 28 shkurt, 16 ekipet e Superligës së Kinës kanë paguar 218.79 milionë euro, ndërsa duke e krahasuar me vlerën e vitit 2016 e cila ishte 161.92 milionë euro duket qartë që ajo është shumë më lartë.
Nëse në katër sezonet e transferimit në periudhën 2013-2014 futbolli kinez shpenzoi për transferimet 187.16 milionë euro gjatë sezonit të kaluar kjo ligë ka patur 406.4 milionë euro shpenzime, ndërsa në vitin 2017 mesa duket do të kemi të bëjmë me një thyerje të re të rekordit të shprenzmeve.
Premierligën e ndoqi Superliga kineze dhe më pas Franca me 151.3 milionë euro shpenzime për Ligue Bundesliga me 1, 99.26 milionë euro harxhime për transferimet dhe Serie A me 95.84 milionë euro.
Ndërkohë Superliga e Turqisë ndodhet në vendin e 11 me 23.83 milionë euro shpenzime për transferimet e sezonit dimëror.
10 vendet që kanë harxhuar më shumë në transferimet e këtij dimri janë si vijon:
|
Liga |
Venedi |
Sasia e harxhimeve (euro) |
1 |
Premierliga |
Angli |
257,05 milionë |
2 |
Superliga e Kinës |
Kinë |
218,79 milionë |
3 |
Ligue 1 |
Francë |
151,3 millionë |
4 |
Bundesliga |
Gjermani |
99,26 milionë |
5 |
Serie A |
Itali |
95,84 milionë |
6 |
Championship i Anglisë |
Angli |
48,66 milionë |
7 |
Liga MX |
Meksikë |
38,72 milionë |
8 |
Liga e Parë e Belgjikës |
Belgjikë |
28,95 milionë |
9 |
Premierliga Ruse |
Rusi |
28,51 milionë |
10 |
MLS |
SHBA |
26,12 milionë
|
PSG me harxhimet më të larta
Pasi ka arritur të fitojë 4 kampionate të njëpasnjëshme në Ligue 1, Paris Saint-Germain (PSG), këtë sezon po kalon një garë të egër me Monaco-n dhe Nice-n. Për këtë arsye ky klub ka hapur thesin e parave për transferimet dimërore.
PSG ka paguar 40 milionë euro për transferimin e Julian Draxler nga Wolfsburg dhe 30 milionë euro për Gonçalo Guedes të cilin e ka marrë nga Benfica.
Ndërsa klubi kinez Shangay SIPG, është renditur në 6 klubet që kanë harxhuar më shumë për transferimet.
Skuadra ka transferuar trajnerin Andre Villas-Boas duke paguar për të 67 milionë euro. Në këtë mënyrë është renditur e dyta për nga harxhimet për transferimet dimërore.
Ndërkohë skuadra kineze Tianjin e cila ka kaluar këtë vit në Superligën kineze dhe që është nën drejtimin e Fabio Cannavaro-s me 48.5 milionë euro shpenzime është renditur në vendin e tretë.
Benfika me 48 milionë euro fitime
Klubi portugez Benfica ka arritur të fitojë 48 milionë euro gjatë këtij sezoni transferimesh. Me shitjen e Gonçalo Guedes PSG-së me vlerë 30 milionë euro, Helder Costa-n me vlerë 15 milionë euro, klubit anglez Wolverhampton Wanderers dhe Filip Djuricic-in klubit italian Sampdoria-s me vlerë 3 milionë euro, ky klub kryeson listën e klubeve me fitim më të lartë për këtë sezon transferimesh.
Benfica-n e ndjek klubi gjerman Wolfsburg i cili fitoi 40 milionë euro me shitjen që i bëri PSG-së. Ky klub fitoi 46.5 milionë euro në këtë fazë transferimesh.
Komentet