Në këtë listë është dhe futbollisti gjerman me origjinë turke, Mesut Özil
STAMBOLL – Publikohet lista e 11 lojtarëve më të mirë në një nga ligat më të ndjekura në botë, Premier League.
Sipas një votimi të kryer nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë të Anglisë (PFA), thuhet se kanë përzgjedhur 11 futbollistët më të mirë të vitit. Në këtë listë 8 futbollistë janë nga dy skuadrat të cilat ndajnë vendin e parë dhe të dytë në këtë ligë, Chelsea dhe Tottenham.
Ndërkohë që nga skuadrat Manchester United, Liverpool dhe Everton ka nga një emër. Në këtë listë padyshim është dhe futbollisti gjerman me origjinë turke, Mesut Özil.
Kjo është lista me 11 lojtarët më të mirë të vitit në Premier League: David de Gea (Manchester United), Kyle Walker (Tottenham), David Luiz (Chelsea), Gary Cahill (Chelsea), Danny Rose (Tottenham), Dele Alli (Tottenham), N’Golo Kante (Chelsea), Eden Hazard (Chelsea), Sadio Mane (Liverpool), Harry Kane (Tottenham) dhe Romelu Lukaku (Everton). aa
Komentet