VOAL

VOAL

Prej Shkodrës në Gjirokastër – harta e 29 varreve masive të diktaturës komuniste

December 8, 2015

Komentet

BUJANI NE KRYENGRITJET E SHQIPERISE SE EPERME(KOSOVES)1909-1910 Nga Hasan Mehmeti

Kryengritjet popullore qw shperthyen nw lindje tw Perendorise Osmane nw vitet 1906-1907 tw cilat u pasuen nga trubullira nw shumw garnizone tw ushtrise Turke, krijuan nje situate anarkine ne gjith perendorine e kohes.Levizja çlirimtare ne popujt e shtypun e sidomos te Shqiptare, Ermenve dhe Maqedonasve, keqsimi i pozites ekonomike dhe politike ne arenen nderkombetare te perendorise Turke krijuen kushte te favorshme qe xhonturqit te intensifikojne veprimtarine politike per permbysjen e regjimit te Sulltan Avdyl Hamitit dhe rivendosjen e kushtetutes.

Ne keto kushte ne dhjetor te vitit 1907 ne Paris do tw mbahej Kongresi i dyte i organizates Xhonturke.Ne kete kongres mbizotruan dy rryma kryesoe: rryma e pakices e cila mbronte idene qe bashkimit te elementve etnik te gjithw Turqise dhe rryma librale e cila per vendosjen e rendit kushtetues kerkonte me çdo kusht edhe mbeshtetjen e kombeve dhe kombesive te gjith perendorive. Kreret liberal qe perbenin shumicen ne konges mbronin kete pikpamje duke theksuar faktin se per manges bashpunimi me kombet dhe kombesit e tjera te shtypura kishte deshtuar levizja e vitit 1903 kunder Sulltan Hamitit. Komitetet xhonturqe filluan te merrni kontake edhe me Komitetet “Per Lirine e Shqiperise.” Majoret e ushtrise Turke ne te gjith shqiperine e eperme(Kosove-Diber ,Shkoder dhe ne Berane) filluan agjetacionin kunder pushtetit, i ftaonin pupu-sine qe te mos dorzonin taksa e tatime.Kjo fushate i vuri fshatret e pasur, te mesem dhe varferit ne levizje.Gjithashtu bejleret e Beranit, Pejes, Gjakoves, Prizerenit, Shku-pit etj filluen te perkrahnin ket ide.

Rrevolta e pare popullore do fillonte ne Mitrovice. Me dekleraten e Ministrit te jashtem te Austro Hungarise Erentel te 24 janarit 1908 i cili njoftonte se Perndoria Danubijane kishte marre nga Sultani me konçensosin ndertimin e Hekurudhes Uvac-Mitovice.Po keshtu Ministri Austro-Hungarez Erentel i paraqiti qeverise turke projekt-in e hekurudhes se Novi Pazarit çka i bente te mundur daljen ne Detin Egje.Austo –Hungaria nga ndertimmi i kesaj hekurudhe do zgjeronte kapital ekonomik dhe politik nw Ballkan, ndrsa Turqise i permtonte mbeshteje polike rreth te gjitha çeshtjeve qe kishin te benin me Ballkanin.Turqia ne nje far forme u vu ne pozite gjysem koloniale nga Auto-Hungaria.Ketij suksesi te Vjenes nuk i erdhi per shtat Rusise dhe Angelise.
Si Rusia ashtu edhe Anglia bene çeshte e mundur per pengimin e ketij projekti.

Ne keto kushte Mbreti Anglez Eduardi i VII dhe Cari Rus Nikolla i II u takuen ne Ravel ne qrshor te vitit 1908. Ketu u kerkue nga Sulltani, me kemnguljen e Rusise, qe Maqedonia te administrohej nga nje guvernatori i pergjitheshem qe do te emrohej dhe shkarkohej me pelqimin e fuqive te medha, zvoglimi i ushtrise Turke dhe venjen e xhandarmerise nen komanden nje force nderkombtare.Per çeshtjen e Shqiptarve ne pergjethsi e per shqiptaret e Shqiperise se Eper ne veçanti nuk u kujdes sakush nga fuqite e medha.Nderkohe me fillimin e punimeve te hekurudhes ne Mitovice filluen levizjet e para Shqiptare.Ne fillim u sulmuen inxhinjeret, pasi fshataret kerkonin kompesimin e parcelave nga kalonte hekurudha. Menjwherw filluan trubullirat nw garnizonet e ushtrise Turke. Me 9 qeshor 1908 çuen krye radifet shqiptare te garnizonit te Tetoves, tw Gostivarit dhe te Velesit.

Emisart Xhonturq ne fillim hapen lajmin se Sulltani e kishte shitur tokat nga kalonte hekurudha Austro-Hungarise. Ne fillim te Korrikut u hap lajmi se ushtria Austriake do te marshonte neper kosove dhe gjith Shqiperine e eperme.Ne keto kushte naten 11 dhe duke gdhire 12 korriku i vitit 1908 perfaqsuese nga Prishtia,Vuçterna, Peja ,Gjakova, Malsi e Gjakoves, Hasi dhe Luma u mblodhen ne Prizeren.Mbledhja filloj natwn e 11 korrikut dhe vazhoj gjate gjith dites duke perfunduar ne mbremjen e 12 ko-rrikut. Kjo mbledhje doli me kerkesen e vetme qe i drejtoje Portes se larte qe te merr-te masa per ndaljen e sulmeve te Xhuharve(Asokohe Austro – Hungarezet thirreshin nga shqiptaret ne kosove dhe krejt shqiperin e eperme Xhuhare dhe Nemceli.Me forc-imin e pozitave, Porta e Lartw per te patur nje rimkamje ekonomike thelloj se tepermi taksat. Keshtu fshatari duhet tw jepte tw dhjeten, taksen e deleve(5 lira per koke deleje), si dhe taksen per gjithw bagetitw e imta dhe te trasha.Baxhon qe ishte takes per qytetaret ku perfshihej taksw per tw gjitha prodhimet bujqesore, blegtorale, biles edhe per drutw e zjarrit.

Fillimi i levizjes antiosmane në Bujan

Taksen e Xhymrykut (takes e veçante e importit doganore) qw merrej per gjita pro- dhimet nw Pazar. Por porta e larte mezi po mbahej nw kembe.Duke perfituar nga kjo situate filluen levizjet kombtare nw rrethinat e Gjakoves nw pergjithesi dhe nw Bujan nw veçanti.

Ne fillim te muajt Maj qeveria turke nisi nje ekspedite te fuqishme per te shtypur kryengritje ne Bujan dhe gjith Malsine e Gjakoves.Ne krye te kesaj ekspediet ishte Xhavit Pasha .Komandatit te kesaj ekspedite ju vunw ne dispozicin 10 toborre kamsorie 5 bateri artilerie dhe dy bylyk mitolieresh te cilet kishin ne perberje armet me moderrne te kohes(nje bylyk kishte 150 ushtar ndersa 1 toborr kishte 4 bylyqe).

Xhavit Pasha pasi dogji me zjarr dhe hekur gjith qytetet nga kaloj neper Kosove , ne fund te prillit do te hynte ne Gjakove.Pasi u muer vesh me kreret e qytetit te Gjakoves me 1 Maji 1909 thirri ne Gjakove kreret e Malsise se pabindur.Ne krye te delegecinit te malsorve ishte Zeqir Halil Mulosmani nga Bujani. Me te marre pergjigje negative ai u nis me 4 toborre kamsorie dhe dy bateri artilerie.Ne fshatin Ponashec me 3 maji te viti 1909 ai u takue perseri me kreret e malsise se Gjakoves por persei nuk arriti ti bindete. Ai menjeherw filloj operacionin e shkatrrrimit.

Luftimet filluan rreth dates 9 maji 1909 ne fashtin Morine ne afersi te Qafes se Morines ku ishin vendosur forcat e Krasniqes.Per nje muaj rrejsht u zhvilluen luftime
te rrepta. Poeti anonim do ta perjetsonte me kenge:

Çka ka thane njai pashe Xhaviti/ Kurrkush pushken nuk muj ma nisi/Ne qafe te Morines Zeqir Halili/.

Zeqir Halil Mulosmani me forcat e tij po sulmante ushtrin turke nga Shipshani ne drejtim te Qafes se Morines, forcat e tjera te malsorve sulmanin nga krahu tjeter maja e Pllumit.Beteja vendimtare do te behej ne Qafen e Morines ku heroj i kesaj beteje do te jete Ali Jakup Buçpapa i cili pasi vrau bimbashin siç na thote kenga e poetit an-
anim hidhet edhe vete ne gryke te topit.:

Ali Jakupi trim dai
Tre fisheke me nje kapakli
Tu bimbsh,i te Pasha asht hi
I bjen bimbashit kapakli?
Ban bimbashi hajmedet
Ne qafe na paste Bababa mret
Qe na qiti ne ket miklet
Ne ket popull arrnaut
Qe se ngika gja barut.

Po aq e ashper ishte beteja saqe malwsorwve pasi u mbarohen fyshekwt kapen fyt me fyt me ushtrin turke.Ali Jakup Buçpapa pasi i kapet topit turk nw gryke duke e shkaktruar ate me trupin e Tij bije heroikisht ne fushebetje per te mos vdekur kurre. Poeti nonim do ta perjetwsonte me kwto vargje:

Merr vesh Reke merr vesh Malsi
Prej Kosove e deri nw Çamri
Ali Jakupi trim dai
Nw grykw tw topit sot ka hy.

Beteja e Qafes se Morines perfundoj me fitoren e malwsorev tw Malsise se Gjakoves.
forcat turke u thyen keqas. Ato u terhoqen me panik per nw Gjakove . Forcat e malsorve i ndoqen ato deri ne kodrat e Çabratit ku forcat turke u riorganizuan duke ba nje kundersulm te befasishem.Luftmet ishin te pergjkeshme me humbje nga te dyja palet. Forcat tukrke u derytruen te terhiqeshin ne kazerma. Heroi i kesaj beteje do te ishte Col Isuf Buçpapa nga Bujani i Malsise se Gjakoves, te cilin kwnga e pwrshkruan:

Ndalu paswe largo hudutin
Se nw çabrat kam Col Isufin
Se nw çabrat trimi pwr jetw
Roje trolli paska mbetw.

Forcat e Pejes dhe Deçanit qe erdhen ne ndihme te malsorve udheheqeshin nga Dem Isufi dhe Arif Pavata ky i fundit nga Bujani, por banim ne Strellc sulmuen garnizonet turke nga drejtimi i piskotes dhe Hereçit. Garnizoni Turk i gjendur nen goditjen e forcave kryengritese pa ndonje rezistence te madhe e leshoje Gjakoven dhe pas kesaje disfate te turpeshme nisi operacionet e veta ne dy drejtime.

Rezistenca e Hasit dhe Lumes

Drejtimi i pare ishte Gjakove_Qafe Prushi per te nenshtruar Hasin.
Luftimet e pergjakeshme qe u zhvilluen ne Qafe Prushi, Peraj, Golaj dhe Vlahen, te udhehequra nga Musli Isufi dhe Zek Ademi.Forcat turke dogjen, shkatrruan dhe bwnw masakrat me te pergjakeshme.Artileria turke godi pa meshire fshatrat e gjithw krahines se Hasit. Humbjet ishin nga te dyja palet te medha.Malsoret Hasnjane pa arme dhe pa fisheke qendruan per 6 gjashte dite derisa te gjitha fshatrat u shkatrruen.Pasi u zune rob udheheqesit e kesaj beteje ata u derguan ne Gjakove ku per te hapur panik ne popull u varen ne mes te qytetit.Poeti anonim do ta perjetsonte me kenge kwtw ngjarje: Kushi i çoj Hasin ne kaw/ Ali Sahiti nje Vlahnjane/ Jane dy djem qe nuk i ka vendi /ne Gjakove po i var Veseli /Musli Isufi e Zek Ademi/ Musli Isufi ish kan drengue /fort po matet me flururue/Ska çka me ban bre pushka mue /Ska çka me ban pushka as topi/ Ma ka pre medet qafen konopi.

Heronjtw e kesaj beteje, Musli Isufi dhe Zek Ademi poeti anonim do ti perjetsonte me kenge: Jane dy djem prej Helshani/Prej Helshani qe si ka vendi/
Musli Isufi dhe Zek Ademi/Musli Isufi çka ka thane/ çomja Babes nje selam/ nje selam tha me mja çue/ Mej allti si me ka qillue / Tete here veten e kam nderue/Tete
nefer i kam damtue/Se keshtu trimat e kan adet/ tan me deke per vend tw vet/.

Drejtimi i dyte i granizonit turk ndoqi linjen Qafe Morin(Kukws)-Kukes –Bicaj per te nenshtruar Lumen. Forcat turke ne perberjen e te cilave kishte 12 toborre dogjen me zjarr dhe hekur te gjitha fshatrat qe nga Prizereni deri ne Kukes, sulmuan ashper Lumen.Luma ishte e pregadituur per luftw, pasi me humbjet qe kishte psuar ushtria Turke ne Qafe Morine perpjekja e saji do ishte per te pushtuar Lumen.Te gjithw burrat dhe gratw ishin zhvendosur nga fshatrat duke gjetur jatak nw Diber ose male. Poeti do ta perjetonte kwtw situatw nw kwngw:
Ne Selanik u mblodh urdi/ dymbdhjet toborre ne Lume kan hi/ slaj nizam slajne vergi/
Kan ik cull dhe kan ike femi/ kan kalu Drinin e Zi.

Luftimet fillune shume te ashpra. Beteja vendimtare do te zhvillohej nw Qafe tw Kolosianit. Aty pati humbje nga dya palet Heronjtw e kesaj beteje do te ishin Zenel Hoxha dhe Zenel Hasani te cilet luftuan deri Ne fishekun e fundit duke ra heroikisht ne fushe te betejes.Poeti do ta perjetsonte betejen nw kwtw kwngw: Luma hyrjet nuk a tu ba/ deri sa te jesim ne cull dhe ne gra/ Tabe ne tabe po shkoj tu vra / Zenel Hoxha medet asht vra/ haj medet pa ban vatani/ tek asht vra Zenel Hasani.
Megjithwse forcat tuke u thyen keqazi per humbet e forcave Lumnjane do fajso-
hej Isuf Bajraktari(Bajraktari i Lumes) pasi siç thotw kanga nisi luften pa bere mire
organizimin. Ne paç ne qafe Isuf Bajraktai/Nise luften para vakti/Zenel Hoxha mustaqe verdhe/ na i ka vra shtate asqer.

Kryengritje nw tw gjithw Shqipwrinw e Eperme

Pas humbeve tw medha qw pwsoj ushtria turke gjatw vitit 1909 nw Qafw tw Morines, nw Qafw Prushi dhe Lumw, nw pranveren e vitit 1910 filluen kryengritjet e pergjitheshme nw te gjith Shqiperine e Eperme(kosove dhe malsi).Regjimi xhonturk kerkone me force çarmatinmin e popullsise,taksat , rekrutet dhe mohimin e alfabetit latin ne shkolla.Shqiptare tashme ishin ndergjegjsuar per mbrojtjen e dy qellimeve kryesore:
Identitetin Kombtare dhe alfabetin Latin dhe perhapjen e shkollave Shqipe.Duke pare Pergaditjen per kryengritje te armatosur Sulltan Mehmet Reshiti V bani shpalljen e
Shtetrrimit te sanxhakut te Prishtines dhe Pejes.Ministri i luftes mori urdher te pergadiste nje ekspedite ndeshkuese kunder shqiperise se eperme.Ne krye te kesaj ekspedite me te madhe te kohes ,dhe me armatimet me moderne qe kishte perendoria Do te vihej Shefqt Dergut Pasha nje nder gjeneralet me te afte dhe me gjakatar i ushtris Turke.

Me 15 maji 1910 ,Turgut Pasha arriti ne Shkup ne krye te 16 mije ushtrve te paisur me armet me moderne te kohes.Me te marre vesh nga Bujani u dha kushtrimi ,malsoret u mblodhen tek vorret e Shales ku u pajtuen gjaqet dhe u lidh besa. Kjo mbledhje u pasue me mbledhejn ne vendin me tradicional te mbledhjeve te Shqiperise se eperme tek verrat e Llukes.Drejtim e mbledhjes e mori Shaban Binak Mulosmani nga Bujani I Malsise se Gjakoves.Kushtrimi ishte ne shtate e ne shtatedhete.Mija luftetar nga Malsia,Reka dhe Peja ju drjtuan Shkupit.Shefqet Durgut Pasha pasi mori komanden per sulmin e kryengritesve ne gryken e Caraleves rruges Shtimje-Carraleve rrafshoj te gjith fshatrat me zjarrin e artilerse duke mos kursyar gra dhe femi>gryka e pare e Carralevs bije shume shpejt.Forcat kryengritse u terhoqen ne shpatmale ne fshatrat Ribar,Godanc dhe Zborc.Tok me pushtuesit Turq ne vije te pare te luftimit ishin udherrefyesit Serbe te cilet gjate gjith kohes ishin pararoje e ushtrise .deri ne Shen Ilia nuk hasen ne asnje qendres.Pikrisht ketu , me 7 maji 1910 sulmi ishte shum I fuqishim nga forcat kryengritse.Deri me 13 maji kryengritesit rezistuen heroikisht

Sultani duke pare qendresen heroike te kryengritesve dha urdher mobilizimin e forcave te reja ushtarake ne Edrene dhe hyne ne kuadrin e te ashtuquajturit force levizese, qe perfshin 70 toborre komsorie,13 bylyqe kalorsie ,11 bateri te artilerise fushore, 11 bateri te artilerise malore,5 bylyqe mitrolozesh.duke mos mjaftuar me kaq i paise me 90 topa dhe 20 mitroloza.Ndersa numri I ushtarve kalonte 40.000 .Pas luftimesh te ashpra forcat kryengritse u thyen.Hymbjet turke ishin shume te medhe.

Gazeta e Selanikur “Rumeli” shkruente situate eshte krejt tjeter nga sa thuhet.

Hekurudha Mitrovice-Shkup dhe shkup Selanik veç te vdekurve transporton mbi 2000 te plagosur.

Pasi ra Prizereni ne duart e Turqeve filluen reprezaljet,pushkatimet,varjet ne litar etj.Antropogjeografi J.Cvijiq,I cili qendronte ne Prizeren per kerkime shkencore,
Shkruan se pe çdo mengjes shihte ne Pazar nje te varur.
Pasi u sulmue Gjakova forcat kryengritse u terhoqen ne kodrat e çabratit ne rrethina te Qytetit.Beteja ishte shume e pergjakeshme .Heroj te kesaj betje do te ishin Shaban Binak Mulosmani dhe Feriz Hamez Buçpapaj.qendresa e dyte do te ishte ne Qafen e Morinit dhe luftime te rrebta do te zhvilloheshin ne Bujan te Eperm , Gegysen dhe Qafe Kolçi.Marshim I ushtrise tuke prej me se 40.000 trupash do te thehej keqas ne Qafe Agri.Udheheqesit e kesaj betej te lavdishme do te ishin Prel Tuli,Sokol Basha,Tunxh Miftari dhe Bek Delia.Forcat turke te thyera keqas u kthen edhe nje here
Nga kishin ardhur porn e Bujan u ndeshen ne nje qendrese te jashtezakonshme nga ku u detyruan te kthehen dhe te iknin nga Fierza – Iballe – Puke dhe Shkoder.
Ne kosove ne veçanti dhe ne viste e tjera te shqiperise se eperme ne pergjithsi filloj aksioni i çarmatimit dhe I rekrutimit te ushtave per ti sherbyer portes se larte.Ata pasi rekrutoheshin niseshin per Selanik ku do te behej edhe shperndarja e tyre neper garnizonet e Perendorise.Gazeta e kohes do te shkruanin per qendresen e shqiptarve dhe fillimin e rekrutimit te rekrutve nga Shqiperia e eperme.Keshtu gazeta Pravda e Beogradit shkruan: “Keta djelmosha Shqiptare , me shtat te dsi shigjeta,shikim te rrebt dhe qendrim krenar gjith diten terhoqen vemendjen e selanikasve te krrusur,te zbehte dhe te trullosur” (Pravda 15.VI.19510).
Aksini per grumbullimin e armeve vazhdone ne gjith Kosove dhe visit e tjera.Serbet raja dhe serbet qe banonin ne vende te pushtuera nga Porta e larte si gjithnje vazhdonin te bashkpunonin me Porten e larte.Konsulli Serb ,Rakiqi, i porosiste fshataret Serb qe ne aksionin per grumbullimin e armve te ishin te paret por te dorzonin vetem armet e vjetra.
Megjith ekspeditat ndeshkemore qe ushtroj Perendoria ne Malsine e Gjakove,Has dhe Lume ajo kurr nuk mundi ti neshtroje, kurr nuk mundi te mbledhe taksa,kurr nuk mundi te rkrutoj nizam dhe kurr nuk mundi ti çarmatosi malsoret trima.Kryengritjet e Kosoves te vitit 1909-1910 u shtypen .
Jehona e kryengritjeve te Shqiperise se Eperme ishte shume e madhe .Ajo ishte e para levizje e armatosur e shekullit fillimit te XIX qe perfshiu gjith shqiperine e
Eperme.Ne keto luftime sin e gjith luftrat e tjer per liri Bujani dha djemet e tij me te
mire ,gjaku i tyre skuqi trojet arbnore qe nga Shkupi deri ne malsi por luajti si gjithm-
one rrol vendimtar si ne vendimarrje ashtu edhe ne frontin e luftimeve.

Hasan MEHMETI

ISH-KRYETAR I KOMUNES BUJAN

(Marrë nga Nacional)

Il Piccolo di Trieste (1990) Kur studiuesi Mikel Prennushi kërkoi që ekspozita dedikuar Aleksandër Moisiut në Trieste më 1986 të “huazohej” për ekspozitë edhe në Shqipëri

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e martë, 6 nëntor 1990, faqe n°4

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shtator 2024

 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të martën e 6 nëntorit 1990, në faqen n°4, një shkrim rreth studiuesit Mikel Prennushi, asokohe në gjurmët e aktorit të madh Aleksandër Moisi në Trieste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Personazhet

Udhëtim në Trieste, dashuria për Moisiun

Një studiues shqiptar në gjurmët e aktorit të madh. Nga “vizita” do të lindë një libër.

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e martë, 6 nëntor 1990, faqe n°4

Mikel Prennushi, studiuesi shqiptar, i cili ditët e fundit në muzeun “Carlo Schmidl” ka hulumtuar për Aleksandër Moisiun (në foton në të djathtë, ndërsa ai luan rolin e “Faustit”): dëshira e tij do të ishte që ekspozita që Trieste i kushtoi aktorit në ‘86 të vihet në skenë edhe në Shqipëri. Lindur në Trieste dhe vdekur në Vjenë, Moisiu ishte shqiptar nga ana e babait.

 

Trieste — Është e vërtetë, në fund të fundit, që t’i përkasin disa kombeve së bashku është një privilegj jo vetëm për ata që e gjejnë veten në këtë gjendje unike, por edhe për ata që i kanë dhënë një “copë” rrënjë ndonjë personazhi. Kërkimi i unitetit, i cili duhet të kalojë kufijtë, popujt dhe kulturat, krijon gjithmonë diçka të re. Kështu ndodhi ditët e fundit, falë “ndërkombëtaritetit” të aktorit të madh Aleksandër Moisi, i lindur në Trieste në vitin 1879, vdiq në Vjenë në vitin 1935, por me origjinë shqiptare nga ana e të atit.

 

Në gjurmët e tij, një studiues ka mbërritur në Trieste nga Shqipëria: për të mbledhur informacione dhe materiale të destinuara për hartimin e një libri, për të takuar ata që i kanë kushtuar studime shumë të kujdesshme Moisiut, për të verifikuar nëse ekspozita e bërë së bashku në 1986 nga Muzetë Qytetarë të Triestes mbi interpretuesin e famshëm mund të “huazohet” për një ekspozitë në vendin e tij. Qëndrimi i Mikel Prennushit (61 vjeç, mësues, banues në Shkodër, autor i shumë artikujve dhe dy librave për historinë kulturore të vendit të tij) zgjati vetëm disa ditë, koha e lejuar nga viza e tij. Në Trieste, ku u takua edhe me disa të afërm, mundi të konsultohej me dokumentacionin e pasur për Moisiun që ruhet në muzeun e teatrit “Carlo Schmidl”. “Ideja për t’u marrë me këtë aktor të madh — thotë Prennushi — më lindi teksa lexoja artikujt e botuar nga “Piccolo”, që i pashë në Bibliotekën Kombëtare të Durrësit. Moisiu vlerësohet shumë nga ne. Në Durrës ka një monument për të, dhe teatri mban emrin e tij. Por na mungon dokumentacioni për gjithçka që ai bëri në Itali”.

 

Tek “Schmidl” studiuesi gjeti një trashëgimi të vërtetë : botime nga e gjithë bota, regjistrime zanore, komente shtypi, teksti teatror i Giorgio Pressburger — “Eroe di scena, fantasma d’amore (Moissi)” — libri “Moissi” i krijuar me rastin e ekspozitës. “Tashmë kam shkruar dhe botuar pesë artikuj për të — thotë ai — por tani shpresoj të shoh në vendin tim recensionin e vyer që Trieste i ka kushtuar dhe të shkruaj një libër të mirë”.

 

Duke marrë parasysh të gjitha gjërat, do të jetë i treti (libër). I pari, i vitit 1980, është “Kontributi shqiptar në Rilindjen europiane” (tani do të përkthehet në italisht dhe anglisht). I dyti, i vitit 1984, është “Kolë Idromeno”, një biografi e “piktorit më të madh shqiptar të traditës”, i cili ka studiuar në Venecia.

 

Lidhjet kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë, kujton Prennushi, datojnë që në agimin e kohës : “Në shekujt XV dhe XVI shumë refugjatë shqiptarë nga veriu, të detyruar të largoheshin nga atdheu i pushtuar nga osmanët, jetuan në Itali, në Venecia, Padova, Trieste, Brescia, Napoli. Të frymëzuar nga humanizmi, ata krijuan dhe botuan veprat e tyre në Itali. Përmend vetëm disa emra historianësh, shkrimtarësh, artistësh të kësaj epoke : Gjon Gazullin, Marin Barletin, Marin Beçikemin, Dhimitër Frangun dhe familjen Albanesi, skulptorë e arkitektë të shkolluar në Itali, në djepin e Rilindjes”.

 

Me Barletin, Beçikemin dhe Frangun, shton Prennushi, nis historiografia shqiptare. Në vitet 1508-1510 Barleti shkroi një libër të përkthyer në të gjithë Evropën për Gergj Kastriotin, i njohur si Skënderbeu (heroi kombëtar që mbrojti tokën e tij nga osmanët për njëzet e pesë vjet). Dhimitër Frangu botoi një vepër për të njëjtin personazh që kishte shtatëmbëdhjetë botime në Itali, duke filluar nga viti 1539, plus një në Francë dhe një në Angli. Jo vetëm kaq : portreti i parë i njohur i Skënderbeut gjendet në “Uffizi” të Firences, një qytet që ruan shumë dokumente të tjera të çmuara të historisë shqiptare, duke përfshirë atë që konsiderohet si shembulli i parë i shkruar në atë gjuhë. “Italia, për ne — përfundon Prennushi, që e flet dhe e shkruan shkëlqyeshëm gjuhën tonë — është një ‘arsenal’ i vërtetë kulturor, një fond shumë i çmuar kërkimi shkencor”.

 

[g.z]

Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit: Pas ‘keqkuptimit’ të policit injorant, në vend të më çonin në qeli me miqtë, më strehuan në birucë me minjtë! Kurse sadisti Preng Rrapi më…

Dëshmia e rrallë e Muhamet Zhulit nga fshatrat e Korçës: Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’ pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.           

 

Ajo grykë s’frynte si kudo. Bërrylat e kthenin rrjedhën në tramundanë. Era shfrynte furishëm nga vrima e shqyer në orbitë, si nga një lëfyt gjigant. Në lartësinë mbi treqind metër, bora kthehej në akullnajë. Gjatë stinës së shirave mbi qiellin e burgosur mblidheshin retë e dynja dhe derdhnin sasi të papara uji, rrufetë oshtinin, vetëtimat gjëmonin e të nxirrnin mendtë e kresë, teksa rrëketë nga shpatet e pjerrët rrokulliseshin në theqafje, rrëmbenin gurë e dhera të murrme dhe i plasnin në shtratin e përroit si kolektor, me rrapëllimë.

Pranverë pothuaj s’kishte. Sikur mos të ishin ato pak shkurre që gjelbëronin me zor nga fundi i prillit, s’do binte në sy fare. Behari bënte bunacë. Zagushia të merrte frymën. Rrezet që plaseshin në shtufin refraktar e kthenin atë në kaminë. Kur në agim shihje fletët e harlisura, mbuluar me bulëza vese dhe në mbrëmje vareshin si vesh langoi, ta thoshte mendja se të nesërmen do përzhitej mali. Stinët zëvendësonin befas njëra tjetrën, sot ngrysje nën diell, nesër gdhiheshe mbi akull. Ky ndryshim kishte shpërbërë koren e tokës dhe formacionin shtufo-rënor, gjer në shkërmoqje, gjë që ndikonte në shtimin e katastrofave minerare.

Po kaq negativisht influenconte edhe mbi shëndetin patologjik e psikik të banorëve. Pas vitit të parë, arrita të kuptoj pse mirditorët ishin tipa nervozë dhe shkurret mbeteshin gëmusha, madje edhe ato pak që e kalonin atë stad, ua ngjisnin skeleteve në miniaturë. Dukuritë ndikonin karakterin kolerik dhe ndryshimet e befta të humorit të policëve, si dhe atyre pak të lirëve që njoha.

Mirdita vishet me gjithë-llojshmëri pyjesh, që i kanë shfrytëzuar ka moti për furnizimin me lëndë dhe dru zjarri edhe për qytetet e tjera. Por jo Spaçi, shpatet e të cilit kuqonin si qepë lakuriqe. Ajo pak bimësi që bënte majë tek-tuk, ishte e ulët dhe distrofike.

Ca gëmusha shqope dhe do bimë të veçuara e të shpërndara, një këtu e një më tej, mbi sipërfaqen shkretane të faqes së rrethuar, të yshtnin bindjen se terreni mund të ishte i pasur në zemër, po i përkorë sipër. Në faqen përkarshi, bimësia ish paksa më e dendur, po gjithaq e ulët. Edhe ndonjë lis apo bredh eshtak, ngjante i ngulur mbi boshllëk dhe shtrembaluq, si gjymtyrë kafshësh prehistorike.

Kësisoj dukeshin edhe banorët që venin e vinin në monopatin rrëzë rrethimit, të thatë e të dobët, por dinamikë. Policët apo të lirët, brigadierë, zjarrmëtarë apo personeli inxhinier-teknik, ishin përgjithësisht bujtës nga fshatrat e largët apo qytetet e tjerë, veç dy vendas, njoha për tre vjet. Miqtë mirditorë rrëfenin se fshati përbënte një komunitet të padëshiruar, që s’i plotësonin kriteret, për të punuar me të dënuarit.

Përrallëz mirditore

Në punë apo në fjetore, debatonim shpesh për toponiminë Spaç. Secili e shpjegonte sipas gjendjes emocionale dhe tekave. Po gjithkush mbronte me kokëfortësi mushke, variantin e vet.

“S-paç, or mik! – ngulte këmbë njëri që e konsideronte mbretërinë e Hadit. S-pak-ësh! – kokëforti që e këqyrte rrethin e dhjetë të ferrit.

– “S-plaç”! – kush hiqej i informuar dhe e quante pragun e djallit.

“Mos-u-Spa-kësh”! – kokëkrisuri që galeritë i kundronte gojë kuçedre.

Por, një i moshuar nga zona, më tregoi legjendën që, siç ngulte këmbë ai, zbriste nga thellësia e shekujve: “Në kohët e lashta, Perëndia dërgoi për me njoh vendin, m’e piketue dhe me ngul kah nji kishë gjithkund ku shihte rob, të besuemin e vet. I ra pash më pash Mirditës, i dërguemi i Zotit dhe nguli kah nji kunj kudo ku pa gjallesa, madje nguli ene ku s’pa kamb robi, po i zuni syni sopa, për me ba sehir.

Kaloi këtu pari e pa veç male e male, proshka dhe rrkaja, gremina dhe humnera pa pikë drite dhe drunë pa gjelbërim. Do shpi qi strukeshin pas sopave, i mori për stane dhe bani tutje. Gjithkund Mirditës, ndërtuen kah nji kishë, njitu shkreti. T’u trandën malet e, t’u shkapet dhei, nisi me kja ene shkami, me lot dhimbet. Qysh at’heri, njitu rrjedh gjak. Jo bash gjak, po ujë i kuq, që dhimbat vaja, e kanë kthye n’mineral.

U çuen robt’e ktij vendi e, t’u ankuen te i Madhi. Aj thirri emisarin, me i kërku hesap për punën e pakryeme. “M’fal i Ndrituni jem, kur i kam ra rokull krejt Mirditës, q’atje s’kam pa kurrnji kamb robi, veç hone, shpella, gropa, humbella, rrëshqana, rrkaja; as dill dhe as hanës’ bijshe mbi kët bedat! “S’PAÇ” gjasendi! – u mbrojt fajtori. – S’di ç’ke me ba, veç du me e ndreq kët punë! – e urdhnoi i Madhnumi. – Po qe besa, tash po e shndërroj në burg për titanët!”

E tha, u ba! Q’ashtu prej kaheri, a thirr “S’PAÇ”, e njitash vonë kanë ndry ‘TITANËT’”. – përfundoi plaku. Ato rrëzoma ndillnin trishtim. Mbase në këtë përfundim, ndikohem emocionalisht, ngaqë më ndrynë dhunshëm në burgun e “TITANËVE”, më rrethuan me trefish gjerdhe gjembaçë dhe më qarkuan me ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë. Ndoshta peizazhi më sipër, do t’i prishte humorin mirditorëve autentikë, por unë u largova me këto mbresa. Bash këtë panorama, gjeta shtatorin e 1970-ës, që do ta lija pas tre vitesh ngujimi, po aq të shkallmuar, nga ingranazhet e dhunës.

I vetmi ndryshim që ndikonte në përditshmërinë e shtatëqind burrave të kllaposur në humbëtirë, si dhe disa qindra që e kishin lidhur ekzistencën me ne, efektivët e shërbimit aktiv e, të detyruar, punonjësit që i faleshin kafshatës apo, fshatarët e zonës, ishte rrotullimi rreth diellit apo hiç, hiç edhe hiç…!

Grisja e fletëve të kalendarit, ndryshonte ambientin; dimrit ngrica dhe furtunë, verës vapë dhe bunacë. Me ndërrimin e stinëve, gjallonte paksa flora dhe fauna, por muajt fugonin dhe jeta shuhej. Për shkaqe mekanike, ndryshonte relievi, ndërsa me rrokullimën e viteve, historia vijonte me agresivitet ulje-ngritjet e dallgëve të luftës klasore.

Në qerthullin me tela gjembaçë, jeta pllaquritej, mjerimi shtohej, dhe bashkë me të, edhe numri i qyqarëve që sillte auto-burgu çdo javë e çdo muaj. Përjashto ndonjë “hileqar”, që vetë-mbetej nën gurët e malit, me synime subversive, apo ndonjëri që iu vërtitej telave dhe përfundonte nën kosën e breshërive të sharrësit dhe pakësonte numrin e skllevërve me kast. Gjithsesi, Sigurimi i Shtetit në varësi të rrethanave politike, realizonte dhe tejkalonte “pllanin” e arrestimeve, duke shumuar sërishmi tufën.

Po askush s’duhej të shihte. S’lejohej të tatoje pulsin e ferrit apo, të depërtoje në mbretërinë e Hadit, të kaptoje pragun e rezidencës së djallit dhe të shtërzeje nga gryka e kuçedrës! Askujt s’duhej t’i shkonte mendja, te e nesërmja, sepse në varrin e të gjallëve, mungonte e nesërmja dhe shpresa për ndryshim!

Monotonia e varrit kafshonte, helmonte dhe asfiksonte të ndryrë dhe rojtarë, me tempin e krerëve të bollës, që sfidojnë shoqa-shoqen, njëra na gëlltiste në kampin e brendshëm, tjetra na thëthinte në galeri.

… dhe gjithkush që kalonte aty pari, duhej të kthente kryet mënjanë, të kyçte gojën, të dylloste veshët, të mbyllte sytë dhe të përsëriste refrenin: “S-P-A-Ç! S’PAÇ! S’PASHË”! edhe sikur rastësisht të kish parë…!

                                                 Punëtor nëntoke

                                       (Vagonist në brigadën e parë)

Për dreq, tersi s’mu nda në çdo derë burgu! Në birucat e Shkodrës, hëngra një dru pse thashë të vërtetën. Po atje më bënë një katarsis të pamerituar, më sakatuan një sy dhe një vesh sepse shpresoja te e drejta.

Sa shtyra këmbët në Reps, më valoi kopaçja. Mbas një intoksikimi dhe shtrimit në infermierinë e burgut, do më caktonin në brigadën e gjytyrymëve, por “fillimi i mbarë gjysma e punës”, mbeti utopi, pas dy muajsh përfundova në qeli, pse mbrojta dinjitetin dhe, më pas, në brigadën homogjene.

Në Burrel, pas “keqkuptimit” idiot, të policit injorant, në vend të më sistemonin në qeli me miqtë, më strehuan në birucë me minjtë! Në Spaç, sadisti Preng Rrapi, shfreu mllefin social pa më zënë këmbët dhe më rropi zhapën e kurrizit. “Tash, Zoti e di si do më vejë filli?”

Tersllëqet s’m’u ndanë dhe nami mori dhenë. Gojë më gojë dhe vesh më vesh, shkuan te miku im Riza Kamenica, që për gallatë, do më krahasonte me tersin e Pojanit. Një ndër ditët e rralla të pushimit, ishim mbledhur në kuzhinën private, kush gatuante, kush piqte ndonjë kafe, kush ngrohte ujë, për të larë teshat, apo për banjë.

Në kulmin e muhabetit ja behu Zakja, vuri tiganin mbi vatrën ku po gatuaja unë me Fevri Çerrin nga Progri dhe thumboi: “Ama burrë për muhabet paske gjetur, o Fevro xhani”! – “Ç’të keqe ka ky, bre Zake”? – ai ktheu Fevriu. – “Është ters Pojani, mo t’u mbylltë e mendjes”! – dhe nisi kakarisjet. – “Zake, çunin e kemi të hairit dhe…”! – diç donte të shtonte tjetër Fevriu. Por Zakja e ndërpreu duke gajasur:

“Pse mo, të thashë se është i keq”? – “Jo, po është cazë si ters Pojani, e nis djalë dhe i del keçe”! – m’u kthye. – “Djalkë, kam ngrënë bukë në shtëpinë tënde dhe jam ndarë mik, për Zonë! Vallahi, tët atë e ke burrë me hokë, edhe tët ëmë e ke zonjë, po tinë nga ke ngjarë bre? Të ndjek si zog kurbati, sa s’po i dal në kut as unë, që ma nep cazë për këto yçkëla”!

Aty nga pesëdhjetë e shtata, Zakja me një grup sharrëxhinj, çanë lëndën për shtëpinë e tretë, pas dy të parave, që na i dogjën dhe sekuestruan komunistët.

Atëkohë isha i mitur, por hokatarin Zake e fiksova. Kur e ndesha pas trembëdhjetë vjetësh në Spaç, e njoha menjëherë, ndonëse koha kish bërë të vetën. Zakja i hershëm, ish shndërruar tashmë në politikan, por karakteri dhe temperamenti, kish mbetur i njëjtë, fol e qesh dhe qesh e botë, behar e shkuar beharit. Kur i dhashë të njohur, më paraqiti në rrethin e tij dhe u krekos për miqësinë e lashtë, me fisin tim:

“Për atë Allah në ju gënjefsha, vamë për një palë qereste dhe sharruam tërë nahijen, e shtymë një vit me bereqet”! Kisha dëgjuar një mori barsoletash për tersin e Pojanit, variant aventurieri i Nastradinit, të anëve tona, por kur dëgjoja qyfyret e Zakes, më këndej dhe e cytja për shaka. – “Zake, pse më quaje ters dhe më krahasoje me të Pojanit”? – e nguca një ditë. Kaq desh ai, t’i lëshonte frerët fantazisë:

“Ters je bre, sa lindi vërsa jote, plasi zija e bukës! Të pllakosi një i ftohtë i paparë, nja ato dy vjet, sa bora vajti dy metra, u thanë pemë e të mbjella, na ngordhën bagëtia dhe na mbenë lëkurët ndë trarë. Pa në beharë të zaptuan qiellnë një re karkalecash, dhe atë çiçkë që i shpëtoi dimrit e përpinë ata. Ndërsa komunizmi na u ul këmbëkryq me sekretarka partiçke e riniçke dhe ç’lanë karkalecat, e gëlltitën këta, e t’u bënë njerëzia tezgene, sa mos o zot, të na e shohnë sytë”!

“Ç’lidhje kanë këto me mua, i nderuar Riza Kamenica? S’ua solla unë zinë e bukës, as karkalecat, as sekretarë dhe instruktorë, sepse isha foshnje dhe ende s’kisha nxënë të flisja. Përgjegjës jeni ju burrat me mustaqe, vesh më vesh”! – ia preva vrullin dhe i drejtova gishtin.

“Ç’mi bëre hakun viranit, këtë donte ky jezit”! – më doli krah Sami Dangëllia dhe iu kthye: – “Riza, djali ka të drejtë, kur i duhej vënë pushka komunizmit, ti me shokë, argaliseshit me Nevzatkën dhe na qenkësh fajtor ky, që s’kishte lindur atë kohë”?

– “Sami xhani, brezi e këtyre lindën si macka e zezë, bre! Ke parë tine, kur të del një mackë skrromë, o ndërro udhë dhe kthehu pas, o të gjeti hataja! Po ne s’ua vumë veshnë e, bëmë yxhym pas berihasë dhe na dolli kështuzë, siç e sheh”! – u mbrojt Zakja dhe m’u ngrefos me gisht:

“Je ters Pojani! Ja bre shokë, niset për mirë, t’i del ligsht dhe hun, thotë të drejtën dhe t’i del keq, gjene hun, pa rreket t’i ruhet pocaqisë, hun prapë! Edhe kur mbron të tjerët, hun! Hun andejza dhe hun këtejza, hun mënjanë e, hun më kët’anë, e nisi me hu, e grisi me hu! Duhet më shumë për të qenë ters”?

– “Mirë o Riza bej, e zëmë se mua më paskësh ndjekur dajaku, po ju të tjerët, aq paq ja paskeni hedhur”? – aludoja për drunë që kish ngrënë nga miku i rinisë, Nevzat Haznedari.

– “S’thashë atë, bre! Po ti ke mallkime, si tersi i Pojanit, që kur fshati priste diell, ai shihte shiun, kur dynjaja merrte thasët për bereqenë, ai ndillte zjarrin, kur mëhalla kapte defnë e ngrinte ahengun, ai vinte kujën, etj.! Edhe neve na zhdëpën në hetuesi, sa na thyen kërbishtet, ama këtejza…” – kaloi shputën prej druvari, si të priste buzët e karroqes.

– “Pa na rrëfen pakëz atë hun që hëngre zotërote”! – e nguca sërish.

– “Çdo dëgjoç mo, pse hynere për të rrëfyer janë ato”?!

– “Që s’janë të këndshme e di, ama më akuzove për ters…”! – e ktheva me shpoti.

– “Ore, vërtetë do t’i dëgjoç”?! – dhe shtoi pa u ngopur me frymë:

– “Epo mirë, dëgjoje meqë dashke ta mbushësh kokën me dhunë, se me libra e ke dëng”! – u zgërlaq dhe iu murrëtehej fytyra, sa askush s’e kish parë me atë vel serioziteti, që iu ndeh atë çast.

– “A na keni parë, si e nxirmim kafshatën e kalamajve ne”? – ia nisi Zakja me pyetje retorike.

– “Ngri sharra e sëpata, mbush torbën me bukë e gjizë, hidh ca rrecka sup dhe endu si kurbatkat, fshat më fshat e pyll më pyll. Diku çanim Qereste, më tej prinim lëndë dhe siguronim atë çiçkë zahire për evlatët, ce andejza nga anët tona, bën dimër or tungjatjeta, i vure harxhet në behar, i vure, të zuri bryma dhe dëbora, i lave duart nga kjo jallane!

Ne jemi pa shkollë, ama gjene mirë se nxumë nga një zanat, kur të tjerët mbenë me naxhake në sup, pas bishtit gomarit, ngarko dru e zbrit në qytet, sot i shet nesër s’i shet, se janë varfëruar mileti dhe në fund të ditës, s’nxjerr as bukën! Kështu e shtynim, ce në fshat s’e siguronim dot kotheren”! – heshti, tymoi si të kish dalë nga pellgu, mbas një zhytjeje të gjatë. “Po qeveria na shihte shtrembër, ‘jeni fshat armik’ na theshin, ce të parët kishin mbajtur anën e ‘Ballit’ dhe t’u kujtuan e na sajdisën, na futën spiunë.

Druvarët po druvarë, një ditë këtu, një javë më tej, e kalonim natën ku na zinte, në ndonjë shtëpi po të gjenim, në stane po të ish ndonjë afër, po më të shumtën ndën tenda në pyje. Mbi pemë këndonin bilbilat, poshtë ja merrnim ne, njëri hidh dhe tjetri prit, e nisnim në Korçë, dilnim në Selanik.

Ama, do tine, që kjo buçja ime, s’rri dot nën zinxhirë, sepse është mësuar të lehë e të çaprashitëm ugar më ugar. Seç më shpëtoi një pordhë përgjumësh, që hafija ua çoi ustallarëve, pa i dalë era. T’u ngrinë e të më vunë byzylykët dhe dreq e në hotelin më të bukur të Korçës.

Atje u zuç gafil, ce s’dija ç’kishin katranosur, po e ndaçë mendjen, do heshtja. Kështu or mik, thashë mos e hidhja lumnë. Një javë hapsanë: ‘Ke sharë Envernë, ke tradhtuar Partinë, ke thënë këtëzë me filanë, ke llapur atëzë, me fistanë’ dhe bam huri. Unë jo, e gjene huri! U bëç tezgene, kurrizi m’u bë si zhguall breshke.

Një ditëz ndesha në mikun e vjetër, Nevzat Haznedarin. ‘Shyqyr, nashtithi që poqa këtëzë ja hodha’, (kishim ngrënë një furrë bukë e, kishim pirë dyzet stoma) dhe fët, i thirra ndë emër. S’besoja të më njihte, si isha katandisur unë, por ai m’u çua: ‘Po ku je bre Zake, po ç’të gjeti bre Zake, po kush të ka marrë tynë bre Zake’?! Memorie.al

“Hetuesi i pashpirt Iljaz Haxhiaj më torturonte, më fikte cigaret e ndezura në trup dhe…”- Dëshmia e trishtë e “ish-agjentit grek” që vuajti 17 vite në burg

Skënder Shaholli e la vajzën vetëm katërmuajshe, kur u fut në burg, për një akuzë që nuk e kishte dëgjuar ndonjëherë dhe e gjeti atë 17 vjeç, kur u lirua nga burgu. Duke qenë i ri dhe i fuqishëm, e zhvendosën disa herë, gjatë 17 viteve, nga një kamp pune në tjetrin, për ta shfrytëzuar në punët më të vështira, ku të burgosurve thuajse u dilte shpirti. Por shpëtim nuk kishin. Nëse nuk bënin planin, i prisnin hekurat. Në këtë shkrim i cili është pjesë e arkivës së familjes Doko, po publikojmë rrëfimin e ish-të dënuarit politik me origjinë nga rrethi i Korçës, që humbi fëmijërinë e së bijës dhe rininë e tij në burgje.

Quhem Skënder Shaholli dhe unë kam lindur në vitin 1934. Familja ime nga fshatrat e Korçës, ka qenë një familje e mesme fshatare. Babanë e kisha në Amerikë, kam lindur dy muaj, pas ikjes së tij.

Unë nënën e kam nga fshati Braçaj. Atje u arrestuan 15-16 burra, mes tyre kishte edhe disa nga fisi i nënës. Më 7 shtator të 1959-ës, arrestohem nga Sigurimi i Shtetit në Korçë. Kisha shkuar në qytetin e Korçës, sepse përgatisja një vajzë xhaxhai, ta martoja pas dy javësh. Unë atë kisha vëlla, atë kisha motër. Edhe ajo e kishte babanë në Amerikë. Kur zbrisja në Korçë, në një markatë, dolën tre veta, dy nuk i njihja, një e njihja, ishte operativi i zonës, Isa Abazi, quhej. Ata më morën dhe më futën në makinë, në “Gaz”, pa më thënë siç bëhej zakonisht; “në emër të popullit, je i arrestuar”, sepse si duket, kishte shumë njerëz.

Atje më thane; “shtrihu këtu!”. “Nuk kam vjedhur gjë, pse të shtrihem”, u thashë unë. Më çuan në Degën e Punëve të Brendshme në Korçë. Atje gjeta tre oficerë të tjerë, njëri më kujtohet sepse e kam pasur dhe hetues në Tiranë, Ferat Matohiti quhej, ndërsa të tjerët, nuk i kujtoj cilët qenë. Atje më hodhën hekurat, filloi pyetja, një seancë pyetjesh, komplet e pa imagjinuar për mua, sikur unë paskam qenë i lidhur me spiunazhin grek, me diversantët e ardhur nga Greqia: Lutfi Cane, Emin Cane, Samedin Cane, etj.

Ju i njihnit këta persona, për të cilët ju pyesnin?

Unë Lutfiun dhe Eminin i njihja, që para arratisjes, kurse Samediun dhe të tjerë që më akuzuan atje, nuk i njihja dhe vazhdoi kjo punë në Korçë, nja tre-katër muaj. Pas tre-katër muajsh, na morën në auto-burg dhe na çuan në Tiranë. Aty në hetuesinë e Tiranës, kam pasur hetues Iljaz Haxhian, gollobordas, i cili ishte një njeri fare i pashpirt, aq sa më ka djegur me cigare në dy vende, megjithatë nuk pranova gjë. Më mori krye-hetuesi, Ferat Matohiti. Duke zhvilluar hetuesinë me Feratin, por jo duke më bërë torturat që më bënte Iljazi, por me pyetje përgjigje, i shkruante përgjigjet Ferati, jo si Iljazi, që nuk i shkruante, vazhduam 9 apo 10 muaj. Që andej pastaj dolëm në gjyq po në Tiranë, me kryetar gjyqi Mit’hat Goskovën.

Cila ishte akt-akuza?

Akt-akuza ishte që unë; “isha lidhur me diversantët e ardhur nga Greqia dhe kisha kaluar 26 herë në Greqi”. Edhe po të ishe zog, nuk kaloje dot në atë kohë në Greqi, dhe në fund, i doli koka, sikur isha i lidhur me Teme Sejkon dhe me Flotën e Gjashtë Amerikane, etj. Kjo ishte një sajesë shumë e trashë, pasi në atë moshë që kisha unë në atë kohë, pra njëzetetre vjeç, as nuk e dija kujt i thoshin “flotë”.

Patët dëshmitarë?

Pata dëshmitarë të burgosurit. Të tjerë nuk kisha.

Kush ishte prokuror dhe sa dënim kërkoi ai në pretencën e tij?

Prokurori ishte Isamedin Resnja dhe ai kërkoi 15 vjet burg. Ndërsa kryetari i gjyqit, Mit’hat Goskova, kërkoi 20 vjet burg, sepse nuk pranova akt-akuzën. Kështu na i bëri të gjithëve. Prokuroria kërkoi për tre të arrestuar, dënimin me vdekje. Kryetari i gjyqit, i shtoi i bëri pesë me dënim me vdekje. Edhe për katër të tjerë që prokurori kërkoi 20 vjet, kryetari i gjyqit, ua bëri 25, ne të tre që prokurori kërkoi 15 vjet, na i bëri 20.

Ç’ndodhi pasi morën vendimin?

Qëndruam një vit e gjysmë në izolim, në burgun e Vlorës, pa marrë kontakt me të burgosurit e tjerë. Një oborr më vete, një dhomë më vete, ku rrinim shtatë vetë. Pas kësaj periudhe kohe, më morën që atje dhe më çuan në Kampin 307, në Tiranë, ku kemi pasur komandant kampi, kolonel Bajram Kovarfën. Një muaj e gjysmë qëndruam atje, sa mbaruan ato pallatet dhe na çuan në Rubik, në fabrikën e bakrit. Atje punova nja tre vjet dhe që andej na shpunë prapë në Vlorë, nja 35 veta, shumica qemë specialistë, për ta prishur burgun e Vlorës, ta kthenim në zyra.

Ju lëvizën prap nga aty?

Po, pas nja një muaj e gjysmë, më çuan në Kampin 303 në Elbasan, në Fabrikën e Çimentos. Atje punuam sa punuam, nga andej kemi shkuar në Fushë-Krujë, prapë në fabrikë të çimentos, na kthyen prapë në Elbasan, mbaruam fabrikën e Elbasanit. Nga atje, na çuan në Reps të Mirditës, bëmë një fabrikë të pasurimit të bakrit. Pas nja tre vjetësh, nga atje, na çuan në Kriporen e Vlorës, më duket nja dy vjet dhe që andej, më shpunë në Ballsh dhe atje dy a tre vjet, sa u bënë. Atje më erdhi lirimi.

Përpara se të vinte lirimi, më thuaj, nga gjithë këto burgje që ke kaluar, cilin mban mend si më të tmerrshmin?

Atje, duhet të dijë mirë çdo njeri që nuk ka kaluar në këto vende, njeriu zë vetveten dhe nuk mendon më për gjë, vetëm vetveten. Më keq, nga gjithë këto vende, kam parë në Rubik, sepse kishim një komandant kampi, Bajram Korvafa e quanin. Ai ishte njeri që, kishe punë, nuk kishe punë, të mbërthente prej gurmazi. Edhe do të punoje patjetër, se ai na thoshte; “o planin, o xhanin”! Kudo ku kemi qenë, po të mos bëje planin, kishe hekurat. Po unë, shyqyr Zotit, kisha shëndet dhe planin ia bëja.

Ishe i ri, ishe i fuqishëm?

Mirë isha.

Po në kapanonet ku flinit, si ishin kushtet?

Krevatet ishin të shtruara me dërrasa, por jo të zdruguara, larg njëra tjetrës, që të binte pluhuri i atij që kishte sipër. Ne u shtronim nga një thes çimentoje, që mos të rrëzohej pluhur te shoku poshtë, nga dy batanije, edhe tri kishte. Kushtet ishin shtazore, flinte njeriu në dërrasa, si kafshë.

Po ushqimi?

Ushqimi ishte shumë i dobët. Jashtëzakonisht i dobët.

Zoti Skënder, gjatë kohës që ishe në burg, çfarë ndodhte me familjen tënde?

Familjen time në fshat, gjynah të qahem, nuk e trazuan. Unë nënën kisha, gruan dhe një fëmijë, që e lashë katër muajsh. Fshati është sjellë mirë me familjen time. Ato që nuk janë bërë, nuk mund t’i themi.

Me se jetonin ato?

Ato nga ekonomia qenë mirë, sepse babai ishte në Amerikë dhe dërgonte vazhdimisht para. Dhe testamenti i babait ishte, që të vinin te nëna ime, 200 dollarë në muaj, kështu që ekonomikisht, nuk ka vuajtur familja ime.

A të kanë ardhur të afërmit, kur ke qenë në burgjet larg?

Vetëm dy vajzat e tezes që rrinin në Plug, që ishin të internuara. Ato më kanë ardhur, të tjerë jo, nuk më kanë sjellë një cigare. Përveç nënës, gruas dhe një gruaje xhaxhai. Ato më kanë ardhur.

A ju kanë treguar se çfarë hiqnin ato për të ardhur, nëpër një rrugë shumë të largët, nga Devolli në Reps?

Nuk më qenë ankuar, por mund të them që; në gjithë këto vite burg që bëra, vetëm një here, në Vlorë, e kam takuar fëmijën, kur ishte 3 vjeçe. Edhe atë herë, ma la një polic që ishte atje dhe pastaj asnjëherë më, unë andej, familja këtej, as me dorë nuk e takoja.

E ke takuar vetëm një herë vajzën, kur ka qenë 3 vjeçe?!

Po, e la ai polici. Ishte me shpirt të mirë, si duket, edhe i tha nëna: “O bir, ta takojë pak çupka?” dhe hapi derën, hyri çupka. Tjetër herë, nuk di t’i kem dhënë dorën, as nënës, as gruas.

Në Ballsh ju erdhi lirimi, sa vjet burg u bënë?

17 vjet, e disa muaj.

Si e kujtoni momentin kur je liruar nga burgu?

Edhe sot çuditem. Atë moment kisha ngrirë. Nuk kisha ndonjë gëzim që po dilja. Duke menduar; “ku do vete”?! “kush më pret”?! Edhe kur erdha në Bilisht, sepse e kisha lajmëruar nënën, më priste vetëm nëna me çupën. Erdha këtu, takova nënën dhe çupën dhe u ngjita në fshat. 17 vjeçe ishte bërë çupa.

Çfarë bëre, pasi dole nga burgu?

Pasi dola nga burgu, në kooperativë kam punuar.

Po vajza çfarë bëri?

Çupa e vazhdoi shkollën e mesme për Agronomi, me 9.8 mbaroi, mirëpo më lart, nuk mund të shkonte, nuk i jepte kush të drejtë studimi për në shkollë të lartë, pasi unë isha i burgosur politik. Dhe kështu çupa u detyrua që të punonte vetëm në kooperativë.

Erdhi fundi i ‘90-ës dhe fillimi i ‘91-shit. Shqipëria po hapej dhe po vinte demokracia. Më thuaj, si e prite?

Unë kam dëgjuar që në vitin 1986 “Zërin e Amerikës”, që thoshte në ‘89-ën, shembet muri i Berlinit dhe në ‘90-ën, merr fund Lufta e Ftohtë, por këtë e dëgjova vetëm unë, as nëna, as gruaja. Ka qenë 27 qershor, nuk e harroj kurrë. E prisja që do të ndodhte.

Si e prite ndryshimin e sistemit?

Unë kur u prish sistemi, kam kaluar në Hungari. Nga Hungaria, në Austri. Qëndrova një vit e gjysmë në Austri dhe nga Austria, më lindi e drejta, pra fitova azilin politik, për të kaluar në Amerikë. Shkova dhe qëndrova një vit e gjysmë atje. Këtu u bë demokracia. Mora gruan dhe çupën e vogël, e madhja mbeti atje, edhe kam ardhur në Bilisht, për ta gëzuar demokracinë, si një njeri i etur për liri.

Tani kë ke në Amerikë?

Tani kam çupën e madhe atje, ajo ka burrin, dy djem dhe një çupë të martuar.

Po ju, me kë jetoni?

Unë pata fatin e keq, që gruaja nuk më jeton më. Kam marrë dhëndër brenda dhe kam një mbeskë dhe një nipkë.

Paske gjithë të mirat, je bërë gjysh…?

Jam bërë dhe stërgjysh.

Ndoshta në atë periudhë, ata që të torturuan, mendonin që do kishe mbaruar punë prej kohësh, por koha e solli që t’i arrite në këtë ditë, të bëhesh gjysh e stërgjysh dhe shpresoj jeton i lumtur.

Zoti ka çudirat e tij. Sa kam vuajtur unë në hetuesi, unë duhet të kisha vdekur, jo një herë, por disa herë. Edhe në ato kushte ku jetoja, ishte shumë e vështirë, mirëpo Zoti më dha shëndet, fuqi, kurajo, që unë dola e po flas me ju.

A ke takuar ndonjë nga ata dëshmitarë që të dolën kundër?

I kam parë, por nuk i kam takuar.

Çfarë ndien për ata?

Ata, të gjitha ato që bënë, i bënë nga e keqja, ata nuk dinin gjë, ishin identik si puna ime, të paktën ata me të cilët jetova, të tjerët që u vranë, nuk e di.

Gjatë kohës që ke qenë i burgosur, ka pasur tentativa për të të bërë bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit?

Ka pasur. Nuk e di i sillnin apo vinin vetë, por ka pasur edhe të kësaj natyre. Memorie.al

Denoncoi fijet e Ajola Xoxës dhe skemën e pastrimit të parave me ‘Harabel’, njerëzit e Veliajt kërcënojnë gazetarin holandez, ambasada e merr në mbrojtje

Në maj të këtoj viti, gazetari hollandez,  Vincent W.J. van Gerven Oei, ka denoncuar lidhjet e Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, me kompaninë “Harabel” dhe me kompaninë e inceneratorëve të Tiranës.

Skema  “Ajola-H”, ngrinte dyshime për përdorimin e artit për pastrimin e parav nga familja Veliaj, gjë për të cilën sot kjo familje është në hetim pasuror nga SPAK.

Gazetari holandez, Vincent W.J. van Gerven Oei, publikoi një artikull investigativ, ku tregonte përfshirjen e bashkëshortes së Veliajt në skema të tilla.

Shkrimi fillimisht u botia në “ Mekanizmi Shqiptar ” me titull: Si pastrohen paratë përmes artit dhe koncesioneve të menaxhimit të mbetjeve?!

Emisioni investigative i Syri Tv u thellua në një puntatë të plotë rreth këtij denoncimi dhe zbuloi fijet që lëviznin në prapaskenë për një skemë të dyshuar pastrimi parash nga Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

“Harabel” është një fondacion jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor” i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila është gjithashtu bashkëshortja e Veliajt. Harabel nisi menjëherë pas themelimit të saj një seri projektesh të profilit të lartë të artit, me artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Sislej Xhafa të financimit dhe hapësirës, ​​dhe duke pasur parasysh se as Zeneli, asokohe emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosura fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabelit ishte e jashtëzakonshme.

Në uebsajtin aktual të Harabel, Xoxa e liston veten si ‘bashkëthemeluese’ dhe ‘drejtoreshë kreative’. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku ‘Harabel’ ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e ‘Harabel’ në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të ??Bllokut të Tiranës, ndodhet në të njëjtin pallat me kompaninë ‘The Partners’ të Ajola Xoxës.

Ish-drejtori i programit të Harabel dhe koordinatori ligjor, Xhoi Skënderasi, mbante një vend në bordin e kompanisë botuese të Xoxës, Botimet Enciklopedike.

Pra, ‘Harabel’ lidhej pazgjidhshmërisht me interesat e bashkëshortes së Erion Veliajt.

Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si e ka aksesin ajo në parcelat kryesore për projektet e saj të artit publik?”, shkruante gazetari holandez në artikullin tij, denoncim të cilin emisioni “Plug” e risolli në mënyrë të detajuar.

Pas zbulimit të këtij skandali, për të cilin u vu në lëvizje, edhe pse sikur e ka zënë ‘ngërçi’ edhe SPAK, ku filloi hetimin pasuror ndaj familjes së Veliaj, gjë për të cilin nuk dihet ende se si po shkon si hetim.

Mirëpo, edhe pse SPAK rri dyarkryq dhe e zë ngërç kur bëhet fjalë për Erion Veliajn, ky i fundit nuk rri ashtu.

Gazetari hollandez ka bërë një denoncim të fortë për kërcënim fizik dhe verbal që i është bërë atij pas shkrimit investigues nga njerëz të Erion Veliaj dhe Ajola Xoxës.

Bëhet fjalë për Dritant Zenelin, një artist i ri, kurator dhe Drejtori i Fondacionit Harabel në Tiranë, i cili ka kërcënuar gazetarin holandez, Vincent Van Gerven, gjatë një aktiviteti artistik (ekspozitë) në Tiranë, ku ky i fundit po merrte pjesë.

Image

Image

Vincent W.J. van Gerven Oei ka publikuar në instragram gjithë kërcënimet e Zenelit dhe Adela Demetja-s, në prani të të cilëve kanë qenë edhe dy ndërtues, E. Gj dhe R. N.

Gazetari hollandez, i gjendur nën breshërinë e kërcënimve fizike, verbale, homofobike e mafioze, siç shkruan ai, u ka dërgua një e-mail të gjitha ambasadave perëndimorë në Tiranë të cilave u shpjegon ngjarjen me detaje.

ImageImage

Image

Pas këtij e-maili ambasadori i Hollandës në Tiranë ka marrë në mbrojtje nënshtetasin e tij nga kërcënimet e njerëzve të afërt të Veliaj e Xoxës duke e pritur në zyrën e tij, megjithë se përmbajtja e takimit nuk bëhet e ditur e plotë, kuptohet që pritja e tij nga ambasadori vjen për shkak të marrjes seriozish nga shteti hollandez të kërcënimit.

Image

“Diskutova për sigurinë e gazetarëve në Shqipëri me Dr. Vincent van Gerven Oei. Ai ndau shqetësimet e tij për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes, duke theksuar se shumë gazetarë përballen me intimidim, mungesë të sigurisë fizike dhe kërcënime. Siguria e gazetarëve dhe pavarësia e medias janë thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.”,- shkruan ambasadori.

Burime për Syrin bëjnë me dije se për ngajrjen është njoftuar edhe shteti holandez dhe ministria e Brendshme ka dërguar notë proteste Shqipërisë.

Kërcënimet tashmë janë bërë publikë, të gjitha ambasadat janë në dijeni, por SPAK-un përsëri e ka kapur ngërçi dhe nuk ndihet.

Skema është e qartë, cilido që denoncon aferat korruptive të Erion Veliajt dhe familjes së tij e pëson keq.

Image

Përmbajtja e e-mailit dërguar ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare:

Dr. Vincent van Gerven Oei tregon se ka raportuar për Shqipërinë dhe lidhjet mes qeverisë, krimit të organizuar dhe botës së artit. Pas publikimit të një artikulli, artisti dhe kuratori Driant Zeneli e ka kërcënuar përmes mediave sociale. Gjatë një ekspozite në Galerinë Zeta, Zeneli, bashkë me dy banditë dhe kuratoren Adela Demetja, ka tentuar ta intimidojë autorin me dhunë verbale dhe fizike, duke qenë edhe homofobik. Autori thekson se raportimi në polici është i pavlefshëm për shkak të lidhjeve të Zenelit me qeverinë dhe kërkon nga kolegët e tij në botën e artit të shmangin bashkëpunimin me Zenelin dhe Demetjan, duke ndarë këtë histori me të tjerët.

Takimi i Vinçens Prennushit me Enver Hoxhën më 1945, që i parapriu dënimit me tij me 20 vite burg! Kleriku vdiq nga torturat në qeli

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi dje lindjen e Vinçenc Prennushit (1885- 1949), klerik, publicist, poet, mbledhës i folklorit dhe përkthyes.

 

Lindi në Shkodër, ku ndoqi shkollën françeskane dhe seminarin e Troshanit. Më 1908 kreu studimet e larta për filozofi dhe teologji në Insbruk (Austri) dhe u shugurua meshtar. Pas kthimit në atdhe punoi si mësues e më pas drejtor i Kolegjit Françeskan (1920). Mori pjesë në Komisinë Letrare Shqipe të Shkodrës. Në vitet 1918-1929 drejtoi revistën “Zani i Shna Ndout”, ndërsa më 1921-1924 “Hyllin e Dritës”.

Vinçenc Prennushi ka qenë një ndër dinjitarët kryesorë katolikë në Shqipëri: më 1936 u emërua ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, më 1940 arkipeshkëv i Durrësit e i Tiranës; pas vitit 1944 qëndroi në fshatin Delbnisht të Laçit; gjatë vitit 1946 kryesoi Kishën Katolike Shqiptare. Vinçenc Prennushi ka qenë një nga anëtarët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve (1945). Në vitin 1946 arrestohet nga diktatura komuniste, gjykohet dhe dënohet me 20 vjet burg, burgoset dhe torturohet. Në vitin 1949 vdes në burgun e Durrësit nga torturat. Vepra më e rëndësishme e Vinçenc Prennushit është përmbledhja të përshpirtshme “Gjeth e lule” (1924, 1931), që u bë shumë popullore.

Në vitin 1908 shugurohet meshtar dhe kthehet në Shqipëri, shquhet për aktivitetin e tij shpirtëror dhe patriotik, gëzon simpatinë dhe vlerësimin e të gjithëve pa dallim feje e klase; vëllezërit myslimanë e thërrisnin “melek” d.m.th. “engjëll”. Zhvillon aktivitet të dukshëm si mësues e edukues: është profesor e më vonë drejtor i kolegjit françeskan të Shkodrës, në shkollën e motrave Stimmatine në Shkodër, në liceun “Illyricum”; është drejtor i shoqërisë “Bijat e Zonjës”: në veprimtarinë edukuese ka lidhur gjithmonë fort ndërmjet tyre ndjenjat fetare me ato patriotike. Ai u zgjodh dy herë Provincial i Françeskanëve shqiptarë. Në vitin 1936 shugurohet peshkop i Sapës (qendër e vjetër episkopale që më parë zëvendësonte Antivarin), dhe më vonë i Durrësit. Në vitin 1940 emërohet peshkop i Durrësit.

ANGAZHIMET

Në vitin 1917, ishte anëtar i “Komisisë Letrare Shqipe” në Shkodër ku u përcaktuan rregullat e para të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. U bë një ndër themeluesit e bashkëpunëtorët e grupit më të rëndësishëm të Opozitës Shqiptare, që në vitin 1923–24 formuan edhe fletoren e tyre “Ora e Maleve”, ku ishte ndër penat e rëndësishme. Më 1924 botoi broshurën me 16 fletë “Ndër lamijet” e demokracisë së vërtetë, ku ka shfaqur mendime për një shtet të ëndërruar demokratik të tipit perëndimor. Më 19 mars 1936 Selia e Shenjtë e emëroi peshkop të Sapës, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1940, kur u emërua kryepeshkop metropolitan i Dioqezës së Durrësit, duke pasur nën administrim kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Mbas vdekjes së Imzot Gaspër Thaçit, në Shkodër, më 26 Maj 1946, dhe arrestimit të Don Mikel Koliqit, famullitar i Shkodrës, Imz. Prennushi u ngarkua me detyrën e Primatit Katolik të Shqipërisë. Në vitin 1945 Enver Hoxha i kërkoi takim Imzot Prennushit dhe ky e pranon. Në atë takim ka qenë i pranishëm edhe Imzot Gaspër Thaçi. Në atë takim, Hoxha, sipas një artikulli të Arshi Pipës me të cilin qe bashkëvuajtës në burgun e Durrësit deri në verën e 1948, u “konsultua” me klerikët për problemet e Kishës Katolike në Shqipëri. Qëllimi i vetëm i takimit ishte që të impononte këndvështrimin e tij për fenë dhe Vatikanin. Më 19 maj 1947 Imzot Prennushi u arrestua dhe filloi t’i nënshtrohej një kalvari vuajtjesh fizike e psikologjike, të krijuar nga regjimi komunist shqiptar.

Më 18 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Durrësit, e përbërë nga kryetari, major Gjon Banushi, anëtarë, major Xhule Çiraku, kapiten Halim Ramohito dhe prokuror, kapiten Petrit Hakani, hapën gjyqin kundër tij. Vendimi i Gjykatës së Durrësit u përcoll për shqyrtim në Gjykatën e Lartë të Tiranës, bashkë me një relacion të prokurorit të Durrësit, i quajtur Sotir Qiriaqi (data 1 dhjetor 1947). Gjykata e Lartë Ushtarake Tiranë, e përbërë nga kryetar, major Niko Çeta, anëtarë, kapiten Nexhat Hyseni, kapiten II Mustafa Iljazi dhe sekretar aspirant Thoma Rino, më 23 shkurt 1948, mbasi shqyrtoi çështjen e të pandehurve “refuzon kërkesën e tyre”. Prennushi deklaroi se lufta e tij ishte kundër komunistëve e Partisë Komuniste që të mos ekzistonin, kur të formohej pushteti që mendonim me zbarkimin e amerikanëve.

Më 19 mars 1949, i sëmurë me zemër, vdiq nga tortura çnjerëzore në burgun e Durrësit. U shpall “Martir i Demokracisë” më 8 maj 1993 në Durrës. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.

VEPRA

Në vitin 1911 boton me ndihmën e arkeologut dhe historianit Carl Patsch në Sarajevë Visaret e Kombit, Kangë gegnishte, folklor i mbledhur dhe i rreshtuar prej tij. Më 1918 botoi Fjala e Zotit si dhe romancën në vargje “Grueja shqyptare”, e para vepër letrare e tij e botuar në shtypshkronjën françeskane. Më 1919, botoi dhe shfaqi në Shkodër dramën E tradhtuemja, përshtatje në shqip të T. A. Rolando.

Në 1921, botoi përmbledhjen e njohur poetike Gjeth’ e Lule, përmbledhje të cilën kritika e gjeti të bukur e delikate. Çabej e quajti “Poet i qytetit të Shkodrës”. Më 1931 boton dramën me pesë akte “Prej robnije në liri”. Më 1939 poezitë “Kuq e Zi” dhe “Ushtari i vogël” i përzgjidhet në një antologji arsimore për shkollën e mesme. Më 1941 i shkruan parathënien përkthimit të veprës së Manzonit, “Të fejuemt”, nga At Mark Harapi. Qe pendë letrare dhe shkencore ndër fletoret me zë të klerit, ishte një drejtues i “Hyllit të Dritës”, “Lajmtari i Zemrës së Krishtit”, “Zani i Shna Ndout” dhe ka lënë një kontribut të madh me broshura e letra baritore për moralin e shëndoshë fetar. Botoi përkthimin Fabiola, a kisha nën dhé e mî dhé të Kardinalit Viseman. Përktheu, gjithashtu, Danten dhe sociologun Weber.

Në vitin 1933, përktheu e botoi romanin “Quo Vadis” të Sienkievicz. Në vitin 1939, përktheu dhe botoi romanin e Silvio Pelicos “Burgjet e mia”. La në dorëshkrim veprat “I hueji në shpi të vet” (Sh’Aleksi), “Kujtime udhëtimesh”, kallëzime e përshkrime udhëtimesh të dy vizitave baritore që bani si provincial i françeskanëve në vise të ndryshme të Shqypnisë në vjetin 1931 e vjetin 1934, “Kujtime shpirtnore”, në dy vëllime.

/Gazeta Panorama

Historia e panjohur e hapjes së Bankës Kombëtare Bujqësore në Shqipëri: Mbreti Zog priti Dr. Frigione në audiencë ku i dorëzoi dekoratën e lartë: ‘Oficer i Madh i Urdhërit të Skënderbeut’ dhe…

Nga fillimi i viteve ‘30-të bujqësia shqiptare kishte shumë të domosdoshme, ngritjen e një institucioni të kredisë agrare. Kjo domosdoshmeri kuptohej më së miri, nga ekspertë të fushës dhe vazhdimisht, shtypi në Shqipëri botonte artikuj të shumtë, ku argumentohej gjerësisht, se; ngritja e një Banke Bujqësore, do të ishte diçka shumë e dobishme për bujqësinë. Kështu, për këte çështje, kemi një numër artikujsh të shkruar në atë kohë, nga; Mehdi Frashëri, Rrok Gera, Zija Bejleri, Vasil Kondi, Muharrem Kokona, Mark Kakarriqi, etj. Më së shumti për çështjen e Bankës Bujqësore, botoheshin artikuj tek gazetat: “Besa”, “Gazeta e Re”, “Gazeta e Korçës”, “Vullneti”, “Gazeta Shqiptare”, “Ora”, etj.

 

Në vitin 1930, kemi miratimin e një ligji për Bankën Bujqësore, i cili përcaktonte linjat dhe parimet e përgjithshme për ngritjen e kësaj banke. Por mosrealizimi i Reformës Agrare, bëri që të shtyhej për më vonë, miratimi i disa dispozitave të këtij ligji. Vetë Reforma Agrare, përbënte një problem të madh, pasi në atë kohë llogaritej se mbi 90% e gjithë popullsisë së vendit, jetonte në fshat dhe merrej me bujqësi, ndërkohë që sistemi bujqësor ishte shumë i prapambetur dhe bazohej pothuaj tërësisht në sistemet e vjetra të prodhimit.

Sikur mos të mjaftonte kjo pengesë (mosrealizimi i reformës agrare), në janarin e vitit 1934, qeveria paraqiti një projekt-ligj për tërheqjen e një pjese nga të ardhurat që ishin caktuar për Bankën Bujqësore. Situata e vështire financiare e atij viti si dhe defiçiti i vitit të mëparshëm financiar, ishin shkaqet që e detyruan qeverinë të ndërmerrte këtë hap. Ndaj dhe parlamenti dha autorizimin, që qeveria të tërhiqte nga Banka Kombëtare shumën prej 1.800.000 fr. ari, të derdhur për kapitalin e Bankës Bujqësore. Tërheqja e fondit që ishte destinuar për Bankën, pamundësia për ta zëvendësuar këtë fond, si dhe kriza ekonomike që vijonte prej disa vitesh, bënë që ngritja e Bankës Bujqësore, të shtyhej edhe për disa vite të tjera.

Por me nënshkrimin e marrëveshjeve të marsit të vitit 1936 me Italinë, financat shqiptare morën mbështetje për zgjidhjen e disa problemeve që konsideroheshin si më të ngutshme. Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, ishte parashikuar edhe dhënia e fondit për hapjen e Bankës Bujqësore. Hapja e kësaj mundësie përkonte me faktin, që një ndër objektivat e qeverisë së Mehdi Frashërit (tetor 1935-nëntor 1936), ishte dhe miratimi i ligjit për ngritjen e Bankës Bujqësore.

Nga vjeshta e vitit 1936, duket se ky projekt po ecte mjaft mirë dhe ndoshta këtu bazohej dhe entuziazmi i Mbretit Zog, i cili në muajin tetor, iu drejtua deputetëve me një mesazh, duke i njoftuar ata, se shumë shpejt do të paraqitej në Parlament, projekt-ligji mbi krijimin e Bankës Bujqësore të Shqipnis. Ky projektligj u miratua në Parlament më 6 nëntor 1936, u dekretua nga Mbreti Zog më 26 nëntor dhe hyri në fuqi, më 9 dhjetor 1936. Në nenin 1 të ligjit të përbërë prej 84 nenesh, theksohej se;

“Banka Bujqësore e Shqipnis, ishte një institucion publik dhe autonom kreditimi”. Megjithatë, edhe në vijim, Banka Bujqësore, nuk po ngrihej. Ndoshta akoma kishte paqartësi, për linjat kryesore organizative dhe funksionale të ligjit për bankën, ose ndoshta akoma nuk po funksiononin mekanizmat, për dhënien e fondit të parashikuar për ngritjen e këtij institucioni të kredisë agrare. Në këtë situatë, autoritetet shqiptare menduan të kërkonin ndihmën e Banco di Napoli, për zgjidhjen e problemeve dhe banka e famshme italiane, e pranoi kërkesën.

Për të ngritur Bankën Bujqësore të Shtetit Shqiptar, u caktua jo një specialist dosido, por një nga drejtuesit e Banco di Napoli: Dr. Francesco Frigione (1891-1975). Sektori në të cilin ai kishte treguar më shumë aftësi gjatë karrierës së tij, ishte pikërisht ai i kreditit agrar dhe madje Frigione, kishte marrë pjesë në krijimin e këtij sektori pranë Banco di Napoli, në vitin 1927. Pas disa vitesh ai kishte arritur të ishte drejtor për këtë sektor, pozicion që e mbajti për rreth 30 vjet. Frigione ishte edhe anëtar i Këshillit Administrativ të Shoqatës Kombëtare të Instituteve të Kreditit Agrar, anëtar i Komitetit Qendror të Konfederatës Ndërkombëtare për Kreditin Agrar, si dhe kishte marrë pjesë në shumë kongrese të mbajtura brenda dhe jashtë Italisë, ku diskutohej për një zhvillim më të madh të Kreditit Agrar, në vende të ndryshme të Europës.

Mësohet se gjatë rinisë së tij, Frigione ishte një sindikalist në ambientin bankar, ndërsa më vonë, në pjekurinë e tij, ai shprehte simpatinë për një liberalizëm thellësisht antifashist, por më vonë u detyrua të ndryshonte qëndrimin e tij politik, për shkak të presionit të madh, të bërë ndaj tij, nga ana e autoriteteve fashiste. Pra ky ishte personaliteti, të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Banco di Napoli, Giuseppe Frignani, e kishte thirrur më 1937, për të themeluar dhe organizuar Bankën Bujqësore në Shqipëri.

Ndonëse direkt për këtë detyrë Frigione ishte caktuar nga kreu i Banco di Napoli, në realitet, iniciatore për këtë zhvillim, ishte qeveria italiane, e cila nuk donte të figuronte zyrtarisht si e tillë, deri në momentin kur puna e organizatorit të Bankës, të ishte e pranueshme për qeverinë shqiptare, e cila nga ana e saj, vlerësonte sukseset e deriatëhershme të sektorit agrar të Banco di Napoli, që ishte dhe një ndër institutet e kreditimit më të vjetra në Europë, me aktivitet të filluar që në shekullin XVI-të.

Në shënimet e lëna nga eksperti italian i bankave, ai shpjegonte se detyra e tij lidhur me Bankën Bujqësore të Shtetit Shqiptar, përfshinte hartimin e masave legjislative për dhënien e kredive (bazuar në rregulloret e bankave të kredisë së zakonshme në vendet europiane), në një Bankë, e cila, edhe sipas dëshirës se Mbretit Zog, do të shndërrohej në një bankë emetuese, me një seksion aneks, për dhënien e kredisë agrare.

Më lart përmendëm qeverinë italiane, si mjaft të interesuar për këtë ndërmarrje, por ky interesim del dhe më shumë në evidencë në shënimet e Frigiones, lidhur me punën e tij për ngritjen e Bankës Bujqësore të Shtetit Shqiptar. Sipas vetë Frigiones, përveç anës teknike, detyra që i ishte ngarkuar atij kishte njëkohësisht dhe një karakter politik, për shkak të udhëzimeve të dhëna nga Francesco Jacomoni, ministri italian në Tiranë. Detyra në fjalë konsistonte në përpjekjet për të fituar besimin e autoriteteve të qeverisë shqiptare dhe sidomos të mbretit Zog, në mënyrë që ata mos tu jepnin mundësi vendeve të tjera, që të financonin dhe të merrnin përsipër ngritjen e Bankës në fjalë.

Në fillim të viteve ‘30-të, Mbreti Zog në sytë e italianëve, ishte tashmë një debitor shumë i keq, i cili nuk pranonte nënshkrimin e traktateve të tjera, që do ta lidhnin vendin akoma më shumë me Italinë dhe ndërkohë u drejtohej vendeve si Anglia apo Franca, për të kërkuar ndihmë ekonomike dhe për t’i hequr Italisë, monopolin e ndërhyrjes ekonomike në Shqipëri. Ndaj dhe autoritetet e Romës, i kërkonin Frigiones, të fitonte simpatinë e shqiptarëve, pasi një rezultat i mirë i punës së tij, do të lehtësonte edhe në dhënien, për Banco di Napoli, të autorizimit të hapjes së filialeve të saj në Shqipëri e, për rrjedhim, do të shtohej influenca italiane në vend.

Pra, jo më kot, për ngritjen e Bankës Bujqësore, ishte caktuar një personalitet bankar i kalibrit të lartë si Francesco Frigione. Pasi ishte njohur me situatën në vend, ai ishte shprehur në atë kohë, se dekret-ligji i miratuar me 26 nëntor 1936, nuk arrinte të kodifikonte në mënyrë organike natyrën e operacioneve të veçanta në ndihmë të bujqësisë dhe as rregullimin e funksionimin e Institutit të Kredisë Agrare, ndaj lindte nevoja e hartimit të një projekti të ri:

“…Pa u zgjatur në një kritikë ekzegjetike të projekt-ligjit, pas një studimi të kushteve reale dhe nevojave aktuale të bujqësisë shqiptare, u konsiderua nevoja për hartimin e një projekt-ligji tjetër, që jo vetëm do tu përshtatej më shumë këtyre kushteve dhe nevojave, si në qëllimet që duheshin arritur, ashtu edhe në format dhe metodat e ekzekutimit, por edhe do të disiplinonte, para së gjithash, organikisht, kryerjen e operacioneve të veçanta dhe funksionimin e Institutit”.

Ky projekt-ligji i Frigiones, parashikonte që Banka të kishte një kapital prej 2 milionë e 800 mijë frangash ari, fondi për të cilin do të ofrohej nga Banco di Napoli dhe do ishte i pagueshëm për 50 vjet, pa interesa. Kapitali do të përdorej në përputhje me qëllimin e Bankës, d.m.th., për të ndihmuar zhvillimin e forcave ekonomike të vendit dhe veçanërisht ato bujqësore. Projekti synonte gjithashtu klasifikimin dhe disiplinimin juridik të operacioneve të kreditit agrar, me qëllim zhvillimin e gjithë elementëve të sektorit agrar, përmirësimin e kushteve të bujqësisë dhe rritjen e prodhimit në sipërfaqet e kultivuara.

Rregullimi i funksionimit të Bankës Bujqësore ishte i përcaktuar në vija të përgjithshme në përputhje me ato të një instituti bankar të së drejtës publike, i themeluar si një organizatë jofitimprurëse. Mbikëqyrja e Bankës Bujqësore, do tu besohej organeve shtetërore, nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe asaj të Financave, të cilat do të kishin një delegat, që do të merrte pjesë në mbledhjen e Këshillit të Administrimit.

Sa i takon organizimit të Bankës, projekt-ligji parashikonte një Këshill Administrativ të përbërë: nga një President i emëruar me dekret mbretëror dhe nga gjashtë këshilltarë, nga të cilët dy do emëroheshin nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare, dy nga Ministria e Financave dhe dy nga Dhomat e Tregtisë, në zonat ku Banka do ishte e pranishme. Parashikohej edhe ngritja e një Komiteti Ekzekutiv, i përbërë nga tre këshilltarë, Drejtori i Përgjithshëm dhe nga një bord auditues ligjor, me shumë përvojë në kontabilitet.

Duket se nga fillimi i korrikut 1937, Frigione e kishte përfunduar projektin për Bankën Bujqësore dhe në një letër që i shkruante më 5 korrik 1937, mikut të tij, Nicola Lorusso Attoma (atë kohë konsull i Italisë në Tiranë), eksperti italian i bankave, bënte të ditur se Zogu e kishte pritur në audiencë, duke i shprehur atij mirënjohjen e thellë për punën e bërë me atë kohë dhe e ftonte të vijonte punën e nisur, në mënyrë po aq efikase.

Në vijim, kemi Dekretin Mbretëror të datës 19 korrik 1937, për “Aprovimin dhe zbatimin e Dekret-Ligjës mbi krijimin e Bankës Bujqësore të Shtetit Shqiptar”, dhe me datën 1 gusht të po atij viti, kemi inaugurimin e kësaj Banke. Menjëherë, autoritetet më të larta shqiptare, shprehën kënaqësinë e tyre për këtë arritje. Qysh më 31 korrik kryeministri, Koço Kota, i shprehte Frigiones vlerësimet e tij, për punën e bërë në Shqipëri:

“… Në prag të çeljes së Bankës Bujqësore të Shtetit, në emër të Qeverisë Mbretërore, kam kënaqësinë të shpreh falenderimet më të përzemërta për interesimin tuaj dashamirës, të cilin e keni shoqëruar me vizionin e lartë juridik, ekonomik dhe financiar, në organizimin e Institutit, që tanimë është një fakt i kryer i jetës kombëtare. Jam shumë krenar t’ju komunikoj se Këshilli i Ministrave, në unanimitet të plotë dhe duke shprehur gjithë kënaqësinë e tij, ju ka emëruar ‘Këshilltar Nderi i Bankës’”.

Pak para nisjes së Frigiones për në Itali, Mbreti Zog, e priti atë në një tjetër audiencë, gjatë së cilës, i dorëzoi dekoratën e lartë: “Oficer i Madh i Urdhrit të Skënderbeut”, akorduar prej tij, duke na dhënë kështu, një ide të përmasës së mirënjohjes që Sovrani shqiptar, ndjente për specialistin italian të bankave. Ditën që Frigione do largohej nga Shqipëria, më 6 gusht 1937, ai mori dhe një letër të shkruar nga Ministri i Ekonomisë Kombëtare, Terenc Toçi, i cili edhe ai, shprehte vlerësimet maksimale për punën e bërë nga eksperti italian në ngritjen e Bankës.

Edhe shtypi shqiptar i atyre ditëve, ishte i mbushur me artikuj ku shprehej kënaqësia e madhe për çeljen e Bankës Bujqësore të Shtetit, si një moment historik, që mendohej se do t’i jepte një impuls të fuqishëm, zhvillimit të bujqësisë në vend.

Të menjëhershme ishin dhe përgëzimet e autoriteteve italiane. I pari ishte drejtori i Banco di Napoli, Giuseppe Frignani, për të vijuar më pas me Ministrin e Jashtëm italian, Konti Ciano, i cili kishte një angazhim të madh, në përpjekjet e Romës për tu lidhur edhe më tej me Shqipërinë. Nisur nga fakti që autoritetet shqiptare, nuk pranonin marrëveshje tepër të kushtëzuara, për të mos u lidhur “këmbë e duar” me Romën, Ciano ndiqte me shumë vëmendje gjithçka ndodhte në Shqipëri, përfshi edhe zhvillimin e bujqësisë, reformat, bonifikimet që po kryheshin nga disa firma italiane, etj., dhe e gjitha kjo, në kuadrin e përpjekjeve intensive e të vazhdueshme që ai bënte për të arritur qëllimet e tij.

Me rastin e kremtimit të 25 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Francesco Frigione, u ftua të ishte pjesë e festimeve, ndërsa ndodhej në Shqipëri për zgjidhjen e disa problemeve të mbetura pezull, si dhe të disa problemeve të reja, të evidentuara pas dy muajve që Banka Bujqësore kishte filluar punën. Në një raport të tij të datës 3 dhjetor 1937, Frigione i shkruante kryeministrit Kota, lidhur me ecurinë e Bankës dhe problemet e konstatuara deri në atë kohë, elemente këto që do t’i referoheshin edhe Mbretit Zog.

Aktiviteti i zhvilluar nga Banka nga 1 gushti deri më 20 nëntor 1937, kishte të bënte me 213 kërkesa për kredi me një import komplesiv prej 231.000 fr.ari, nga të cilat ishin pranuar 55 kërkesa, për 39.000 fr. ari, ishin në shqyrtim 138 kërkesa për 170.000 fr. ari, ndërsa ishin refuzuar përfundimisht për mungesë garancie, 20 kërkesa për 22.700 fr. ari, rezultate këto që mund të konsideroheshin të kënaqshme, por që sipas Frigiones, mund dhe duhej të ishin më të mira nëse Banka Bujqësore, do të ishte mbështetur në mënyrë më efikase nga autoritetet, sidomos nga ato të zonave të largëta.

Ndaj ai shtronte nevojën që Banka të bashkëpunonte më shumë me autoritetet, ndërsa vërente se në asnjë mënyrë, nuk duhej të bëheshin ndryshime në dispozitat e sanksionuara në dekret-ligjin e 13 korrikut 1937, përveç disa varianteve të paraqitura, që thjesht ishin ndryshime të karakterit interpretativ dhe integrativ të dispozitave që lidheshin me limitin e kredisë dhe privilegjet fiskale të Bankës.

Gjithashtu Frigione, shprehte nevojën për një njohje sa më të mirë të terrenit ku shtrihej aktiviteti i Bankës Bujqësore të Shtetit, si dhe nevojën për dhënien më me efikasitet dhe në një kohë sa më të shpejtë, të garancive hipotekore. Frigione nuk mungonte të theksonte edhe nevojën e një pune edukuese, për propagandimin e vazhdueshëm e me kujdes, të thelbit të misionit të kësaj Banke, në mënyrë që fshatarët shqiptarë të ishin të vetëdijshëm e, të kuptonin avantazhet e një krediti agrar të shëndoshë dhe të kishin mundësinë për ta përdorur sa më mirë atë, duke forcuar ekonominë personale dhe atë të vendit.

Nga fundi i janarit 1938, Francesco Frigione e pa të arsyeshme t’i drejtohej masës së bujqve dhe gjithë të interesuarve për marrjen e huave për bujqësinë, me anë të një artikulli me titull: “Banka Bujqësore dhe Bujqësia Shqiptare”. Sipas Frigiones, pas pesë muajve nga fillimi i aktivitetit të Bankës, dilte e qartë se shumica e të interesuarve nuk ishte në dijeni të mundësisë së përfitimit të ndihmës në kredi për bujqësinë, ndaj dhe po e shkruante këtë artikull.

Duke theksuar se forcimi i , ishte burimi i parë i mirëqenies, Frigione nënvizonte, se me anë të atij artikulli, ai po përpiqej të sqaronte dispozitat më me rëndësi të ligjit të Bankës Bujqësore, me shpresën se të gjithë ata që kishin autoritetin dhe misionin e duhur, do të përpiqeshin për përhapjen e këtyre fjalëve, deri tek bujku më i largët.

Fillimisht organizatori i Bankës Bujqësore, sqaronte në artikullin e tij, se huat bujqësore mund tu jepeshin vetëm bujqve të vërtetë, d.m.th.; pronarëve të tokave që i punonin vetë tokat, ose atyre që i merrnin tokat me qera, për t’i punuar po vetë. Pra asnjë hua për ata, që megjithëse ishin pronarë tokash, nuk i punonin ata drejtpërsëdrejti, por pëlqenin tua punonin të tjerët, për llogari të tyre.

Bujqit duhet t’i kërkonin të hollat realisht për nevoja bujqësore: për blerje fare, për përgatitje tokash, për krasitje, për lëmë, për përmirësime tokash, për mbjellje pemësh, për ndërtim stallash, për hapje pusesh, për pleh si dhe për blerje kafshësh, apo makinerish e veglash bujqësore. Të hollat që kërkoheshin për tokën, duhej t’i kushtoheshin tokës, pra: asnjë hua nuk duhej përdorur për pagesën e borxheve, apo për përgatitjen e pajës së vajzave që martoheshin, apo për vetë dasmat.

Banka mund të jepte vetëm një pjesë të shpenzimeve, që nevojiteshin për bujqit. Pjesës tjetër të nevojave, duhej t’i përgjigjej vetë bujku, pasi Banka vetëm ndihmonte. Huat duhej të ktheheshin në kohën e skadencës së tyre dhe mospagimi i huas në kohë, nuk lejohej nga ligji dhe për këtë, nuk do kishte tolerim. Por gjithsesi, këtu Frigione nënvizonte se kishte një përjashtim: Në raste të veçanta, p.sh.; nëse në momentit e skandecës, lëmi nuk kishte ardhë akoma, atëherë Banka pranonte të shtynte afatin e pagesës. Edhe në rastet kur korrjet (për arsye të ndryshme), ishin të pakta, Banka Bujqësore, përcaktonte që pagesa të bëhej vitin e ardhshëm, pjesërisht ose tërësisht, në varësi kjo, të situatës së korrjeve.

Po ashtu, kthimi i huasë mund të shtyhej në kohë, nëse huaja i binte që të kthehej afërsisht në momentin që bujku kishte blerë kafshë pune, apo makina bujqësore. Por edhe këtu Banka kërkonte që bujku të blinte realisht, çfarë ai kishte deklaruar në kërkesën e tij fillestare. Në rast të kundërt, pra kur nuk kishte blerje reale, bujku do të detyrohej të kthente tërësisht shumën e huasë dhe madje mund të kishte edhe sanksione të rënda penale.9 Për marrjen e kredisë nga Banka, Frigione theksonte se çdo bujk mund të bënte një kërkesë duke shënuar shumën që i duhej dhe qëllimin për të cilin merrej huaja. Kërkesa në fjalë, shqyrtohej nga një Komision i përbërë nga një grup ekspertësh bujqësorë, dhe më pas merrej vendimi.

Muajt e parë të vitit 1938, eksperti italian i kredisë agrare, zhvilloi disa takime me kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij, duke u konsultuar lidhur me mundësinë e projekteve të reja dhe rregullimeve të ndryshme të kreditimit agrar, që mund të aplikoheshin në Shqipëri. Në frymën e këtyre konsultimeve, në marsin e vitit 1938, kemi një ligj të ri për Bankën Bujqësore të Shtetit, miratuar në Parlament dhe dekretuar nga Mbreti Zog, më 16 mars 1938. Në nenin 1 të ligjit, Banka Bujqësore e Shtetit, përcaktohej si një institut kreditimi publik e me personalitet juridik të vetin, të së drejtës publike. Edhe një herë tjetër, kapitali i Bankës Bujqësore, përcaktohej në shumën e 2.800.0000 fr. ari.

Nga fundi i muajit maj të vitit 1938, Ministri i Ekonomisë Kombëtare, Terenc Toçi, dha dorëheqjen dhe në vend të tij u caktua, ish-Ministri i Financave, Rrok Gera, i cili qysh në 1929, kishte shkruar shumë artikuj, ku argumentonte domosdoshmërinë e ngritjes së Bankës Bujqësore, si dhe kishte kontribuar personalisht, në përgatitjen e projekt-ligjit përkatës, në kohën që ishte anëtar i kabinetit Frashëri (1936). Me marrjen e postit të kreut të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, Gera u tregua shumë i interesuar, për shtimin e aktivitetit të Bankës Bujqësore, e cila kishte filluar të funksiononte që me 1 gusht 1937.

Organizatori i kësaj Banke, Francesco Frigione, pati një bashkëpunim të ngushtë me ministrin shqiptar, duke filluar nga vera e vitit 1938. Sipas kujtimeve të Frigiones, në një letër të datës 18 korrik 1938, Gera i kishte kërkuar atij, të vinte në Shqipëri, pasi gjykonte se ishte e nevojshme të mblidhej Këshilli Administrativ i Bankës Bujqësore, për shkak të problemeve që kishin të bënin me: organizimin dhe funksionimin e Bankës dhe sidomos me gjetjen e mekanizmave, në mënyrë që Banka të shtrinte aktivitetin e saj, deri në zonat rurale më periferike të vendit. Frigione erdhi në Shqipëri dhe zhvilloi disa takime pune me Rrok Gerën.

Pak ditë pas kthimit te tij nga Shqipëria në Itali, Frigione i shkruante ministrit shqiptar te Ekonomisë Kombëtare, se; vlerësonte shumë mbështetjen dhe besimin që kishte marrë në Tiranë prej tij, lidhur me rrugët e zgjidhjes së problemeve të verifikuara. Po ashtu, organizatori i Bankës Bujqësore të Shtetit Shqiptar, shprehej se e gjente të vlefshëm programin që Gera kishte hartuar, lidhur me Bankën dhe funksionimin e saj:

“….Në funksion të punës time të deritanishme dhe asaj që do të bëj në të ardhmen, kam konstatuar me kënaqësi, se idetë e mia për vijimin e aktivitetit të Bankës, janë plotësisht në përputhje me programin që Shkëlqesia Juaj keni hartuar për këtë qëllim…”, – nënvizonte Frigione në letrën e tij.

Gjatë takimeve në Tiranë, dy protagonistët e këtij letër-këmbimi, kishin bërë më shumë se sa thjesht shkëmbime idesh. Një hap konkret që u ndërmor prej tyre, ishte shqyrtimi i mundësisë për hapjen e degëve të tjera të Bankës Bujqësore. Kështu, pas përcjelljes së kërkesës për Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, kjo e fundit ia përcolli nga ana e saj, Këshillit Ministror. Në mbledhjen e tij të datës 4.8.1938, ky Këshill mori vendimin Nr. 874, nëpërmjet të cilit miratonte krijimin e agjencive për qendrat bujqësore, në Shkodër, Berat, Vlorë dhe Korçë.

Sa e nevojshme ishte kjo masë dhe sa me gëzim pritej hapja e degës së Bankës Bujqësore në Shkodër, kuptohet më së miri nga një artikull i revistës “Cirka”, 31 gushtit 1938, ku ndër të tjera shkruhej: ”… Kemi pasë rasë m’e theksue edhe tjera herë, nevojën e madhe për hapjen e nji degës të Bankës së Bujqësisë në Shkodër, mbasi deri tash, fort i vogël asht kenë veprimi, qi asht mujt m’u zhvilllue në qarkun e Prefekturës s’onë, nëpërmjet të kryeqendrës së Tiranës.

Jo vetëm korrespondencat e shumta që u lypshin e bajshin akordimin e kredis fort të vështirë e të mërzitshëm, por edhe mund të themi se deri tash bujku i ynë, përgjithësisht tuj folë, as nuk ka pasë dijeni për ket institucion shoqnuer, të krijuem ekskluzivisht për të mirën e tij. Bujkut t’onë, msue me jetue ndër kthetrat e pangishme të kamataxhiut e, me pague ndër shumë rasa nji kamatë deri 100% a dhe ma tepër, nuk iu bante me besue çka ndinte me veshë, se kështu e mrapa, mund të gjente kredi vetëm me 7%, qi për te, ishte njinji si me than; ‘na ta fali’”.

Në nëntorin e vitit 1938, në një letër tjetër, këtë radhë e shkruar nga Ministri i Ekonomisë Kombëtare, për Frigionen, konstatohej se; Banka vijonte të kishte probleme me shtrirjen e aktivitetit të saj në zonat rurale periferike, ndaj Frigiones i kërkohej të realizonte një tjetër vizitë në Tiranë. Ndër të tjera, gjatë kësaj vizite, Frigiones i sugjerohej të merrte një automjet angazhe dhe të vizitonte agjencitë e reja të Bankës; në Shkodër, Korçë, dhe Vlorë.

Sikurse ishte e pritshme, në bisedimet e zhvilluara mes Frigiones dhe Gerës, u ra dakord për nevojën e hapjes së degëve të tjera të Bankës Bujqësore. Pas kërkesës së marrë nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare, me datë 31 dhjetor 1938, Këshilli Ministror i mbledhur me 5.1.1939, mori vendimin nr.11, me anë të të cilit miratonte krijimin e agjencive në qendrat bujqësore në Elbasan, Gjirokastër e Peshkopi.

Gjatë bisedimeve me Ministrin Gera, Frigione kishte trajtuar edhe mundësinë e përgatitjes së një projekt-ligji për ngritjen e kooperativave në Shqipëri. Nuk ka shumë të dhëna se si është ecur më tej në këtë drejtim, por revista “LES BALKANS”, në rubrikën e saj; “La vie eqonomique et sociale”, shkruante në vjeshtën e 1938-ës, se Ministria e Ekonomisë Kombëtare, kishte marrë niciativën për të inkurajuar krijimin e kooperativave bujqësore, në rajone të ndryshme të Shqipërisë. Sipas revistës, megjithëse lëvizja për realizimin e projektit ishte në fillimet e saj, në vend zhvillonin aktivitetin e tyre pesë kooperativa.

Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, pati pasoja edhe për Bankën Bujqësore të Shtetit Shqiptar, e cila me dekret të Mëkëmbësit të Mbretit, Francesco Jacomoni, më 12 maj të vitit 1939, u absorbua nga Banco di Napoli Albania, duke u shndërruar në një seksion të kreditit agrar të kësaj Banke. Ndryshimi në fjalë çoi edhe në përfundimin e detyrës së Frigiones. Ky i fundit, në një letër të tij shkruar me 21 maj 1939, për drejtorin e ri të Banco di Napoli, De Simone, bënte dhe një pasqyrë të vështirësive e pengesave që kishte ndeshur në punën e tij, për drejtimin e Bankës Bujqësore të Shtetit Shqiptar.

Sipas Frigiones, në detyrën e tij ai kishte ndeshur pengesa të të gjitha llojeve, përfshi: armiqësinë e pronarëve të mëdhenj të tokave, mosbesimin e disa qarqeve politike dhe financiare italiane, të cilët e shihnin edhe si konkurrencë ngritjen e Bankës Bujqësore të Shtetit Shqiptar, opozitën shqiptare me njerëz që i kundërviheshin fort qeverisë, si dhe kundërvënien e disa Legatave të huaja në Tiranë, që me të gjitha mjetet e mënyrat, donin të siluronin ngritjen e Bankës, e konsideruar prej tyre, si një investim italian. Gjithashtu Frigione, përcaktonte si pengesë serioze të punës së tij, në drejtimin e Bankës Bujqësore edhe kushtet në të cilat paraqitej prona në Shqipëri, që sipas tij, ishte jashtë çdo rregullimi.

Përveç komplimenteve pa fund, që mori nga autoritetet shqiptare për punën e kryer, Francesco Frigione, pohonte në shënimet e tij, se ata i kishin ofruar disa dhurata të çmueshme si dhe shuma parash, por ai nuk i kishte pranuar ato, por kishte marrë vetëm disa shuma të vogla, për të kompensuar shpenzimet e udhëtimeve të tij (shkuarje-ardhje nga Tirana në Itali), si dhe shpenzimet e qëndrimit në kryeqytetin shqiptar. Por ai mendonte se Banco di Napoli, i detyrohej me një kompensim për punën që ai kishte bërë për ngritjen dhe drejtimin e Bankës Bujqësore të Shtetit Shqiptar, punë e cila, ishte vlerësuar jashtë mase.

Ndryshimi i drejtuesit të Banco di Napoli, si dhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore, shtynë në kohë shqyrtimin e kërkesës, që Frigione i kishte paraqitur Këshillit Administrativ të Banco di Napoli dhe për aq sa dihet, ai nuk mori kurrë një kompensim. Ndërkohë, vlerësimet për figurën e Francesco Frigiones nuk kishin përfunduar me kaq. Në vitin 1941, atij iu akordua urdhri “Grande ufficiale del Regno d’Italia”, ndërsa në vitin 1954, iu akordua urdhri; “Cavaliere al Merito della Repubblica Italiana”. Memorie.al

3 Shtator 1920 – 3 Shtator 2024, 104- vjet nga Lufta-epope e Vlorës!- Nga BUJAR LESKAJ

Këtë vit, më 3 shtator 2024, përkujtojmë 104 vjetorin e Luftës së Vlorës, e cila është skalitur si një ngjarje historike me rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare dhe vendimtare për ekzistencën e shtetit shqiptar dhe mbrojtjen e identitetit tonë.
Katër janë kulmet e historisë së shtetit shqiptar, të cilat ngjyrosin krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar: Pavarësia (28 Nëntor 1912), shpallur nga Babai i Kombit Ismail Qemal Vlora, Epopeja e Skënderbeut (1443-1468), Lidhja e Prizrenit (1878) dhe Lufta e Vlorës (1920).
Lufta e Vlorës zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës, por edhe Shqipërinë nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë.
Lufta e Vlorës ishte një ngjarje ku shqiptarët u ngritën në këmbë kundër pushtuesit të huaj, të bazuar vetëm në forcat e tyre, pa u ndihmuar ushtarakisht nga askush.
Beteja për Vlorën (29 maj-3 shtator 1920) ishte një përballje krejt e pabarabartë e 4 mijë luftëtarëve shqiptarë të keqarmatosur, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare, por shumica lebër, të vetëorganizuar, pa mbështetje financiare dhe logjistike, me përjashtim të dashurisë dhe sakrificave të popullit të Vlorës, dhe mbi 22 mijë ushtarëve të rregullt, të armatosur deri në dhëmbë, të inkuadruar në dy divizione të një ushtrie ndër më modernet dhe të pajisurat e kohës, ushtrisë italiane.
Lufta e Vlorës ngërthen një ngjarje historike të rëndësisë madhore kombëtare, e cila u tregua vendimtare për ekzistencën e metejshme dhe pavarësinë e plotë të shtetit të ri shqiptar, të formuar tetë vite më parë, por të gjymtuar nga pasojat e Traktatit të fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915 dhe vënë në pikëpyetje nga ushtritë që përshkuan territorin shqiptar gjatë Luftës së Parë Botërore 1914-1918, një pjesë e të cilave vijuan të qëndronin edhe pas përfundimit të kësaj Lufte.
Fitorja e Luftës së Vlorës festohet nga vlonjatët gjithmonë me po atë rëndësi që i jepet edhe 28 nëntorit 1912, pasi 3 shtatori 1920 është rishpallja e Pavarësisë Kombëtare të përmbysur nga Lufta e Parë Botërore.
Më 2 shtator 1920 u liruan nga ishulli i Sazanit 1760 vlonjatë të internuar. Në këmbim të tyre u liruan edhe robërit italianë (rreth 1400 ushtarë dhe oficerë që mbaheshin në fshatin Vajzë e Tepelenë.)
Më 3 shtator 1920 u festua me madhështi fitorja e Luftës së Vlorës. Çeta e parë që hyri në Vlorë ishte Çeta e Velçës, çeta që kishte më shumë dëshmorë në këtë luftë.
Flamuri i fitores u ngrit po atë ditë, në 3 gusht mbi varrin e Ismail Qemalit, në Kaninë, nga një mysliman nga Jugu, major Ahmet Lepenica dhe një katolik nga Veriu At Shtjefën Gjeçovi.
Sot, në 104 vjetorin e Luftës së Vlorës, do të doja të kujtoja të gjithë ata trima të Labërisë, Vlorës e Shqipërisë, të cilët derdhën gjakun e nuk i rreshtën kurrë përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.
Do të doja të kujtoja të gjithë anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cano, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysni Shehu, Qazim Kokoshi, Murat Miftari dhe Myqerem Hamzaraj.
Do dëshiroja të kujtoja me nderim e respekt të veçantë kryetarin e Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare: Osmën Haxhiu, busti i të cilit, ndonëse me shumë vonesë u vendos vjet pranë bashkisë.
Sot do të doja të kujtoja me veneracion dhe Mehmet Selim Mallkeqin, i cili i dorëzoi komandës italiane ultimatumin e Luftës së Vlorës 1920. Për aktin e fortë të këtij luftëtari ne ende nuk kemi një përmendore në Vlorë.
Përmendorja e kapedan Sali Vranishtit, punuar mjeshtërisht nga skulptori i shquar Mumtaz Dhrami , financuar nga nipërit e tij,
ende nuk po vendoset në Vlorë!
Drejtuesit politikë dhe kapedanët e Luftës së Vlorës 1920 duhet të vendosen në Panteonin e Lirisë !
Kjo do/ duhet të ndodhë, sepse gjaku i luftëtarëve vlonjatë dhe të gjithë Labërisë ,dhënë për liri e pavarësi nuk harrohet, nuk zhbëhet, e nuk zëvendësohet me pllaka e ngrehina betoni pa kuptim, sepse gjaku dhe mesazhi i patriotëve vlonjatë nuk harrohet, por nderohet e lartësohet.
Data 3 shtator ende nuk është festë kombëtare, megjithëse në ndërgjegjen e popullit është nga datat kulmore të historisë së Shqipërisë, është Lufta e heronjve që ranë për liri e na lanë Shqipëri!
Në 50 vjetorin e Luftës së Vlorës, luftëtarët e saj u vlerësuan nga regjimi i kohës, por me shumë kufizime e mënjanime për arsye politike.
Do të ishte demokracia dhe veçanërisht presidentët e nderuar të Republikës Bamir Topi, Bujar Nishani dhe Ilir Meta në 100 vjetorin e saj, që do të vendosnin në piedestalin më të lartë të vlerësimeve kombëtare heronjtë, drejtuesit, komandantet, dëshmorët dhe figurat politike dhe shoqërore të kohës që mundësuan këte Luftë – Epope.
Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe kapedanëve të Luftës së Vlorës 1920!
Gjithmonë jemi dhe mbetemi borxh të Luftës së Vlorës 1920 dhe heronjve të saj!
V.O. Ky postim shoqërohet me tablonë e piktorit të talentuar të ri vlonjat David Meçani, kushtuar 100 vjetori të Luftës së Vlorës.

“Hetuesi më kërkoi të pranoja se ishim për likuidimin fizik të Enver Hoxhës”- Letra e mikut të ngushtë të “Heroit të Popullit”

Grupi Operativ Special që u krijua menjëherë pas arrestimit të ish-Ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehut, në mesin e muajit tetor të vitit 1982, në krye të të cilit ishte zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, dhe si vartës të tij kishte Enver Zenelin e Hasan Ulqinakun, ndërmjet masave të tjera, siç ishin; studimi dhe analiza e një numër të madh dosjesh arkivore, që i përkisnin një periudhe të gjatë kohe, (1945-1982), u bëri thirrje dhe u kërkoi edhe disave prej ish-funksionarëve të lartë të udhëheqjes së PPSh-së dhe ish-kuadrove të lartë drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, oficerëve të Sigurimit të Shtetit, etj., që të jepnin me shkrim, ato që ata dinin, apo kishin dyshime, lidhur me “veprimtarinë armiqësore”, të Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, apo dhe personave të tjerë, me të cilët ata i kishte lidhur puna apo jo, gjatë periudhës që ata kishin shërbyer pranë asaj ministrie, apo në Degët e Brendshme në rrethe, në sektorin e Zbulimit Politik, pranë përfaqësive tona diplomatike të akredituara në shtete të ndryshme të botës, etj.

Ndër ish-funksionarët e lartë të PPSh-së dhe kuadrot drejtuese e oficerët e Sigurimit të Shtetit, etj., që iu përgjigjën kësaj thirrje, duke dhënë dëshmitë e tyre me shkrim pranë Grupit Operativ Special, ishin: Liri Belishova, (ish-anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSh-së për propagandë, artin dhe kulturën), Nesti Kerenxhi, (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe ministër i Punëve të Brendshme), Xhule Çiraku (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Rexhep Kolli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Zija Kambo (ish-gjeneral-major dhe komandant i Gadrdës së Republikës), Zoi Themeli (ish-gjeneral-major, Drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme), Nevzat Haznedari, (ish-gjeneral-major dhe Kryetari i Hetuesisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme), Hekuran Pobrati (ish-kolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), Feti Smokthina (ish-kolonel dhe Komandant i Gardës së Republikës), Zylfi Saliu (ish-kolonel, oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit, kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe, e deputet i Kuvendit Popullor), Lelo Sinaj, (ish-oficer madhor dhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit), Halil Zeneli (ish-kolonel i Sigurimit dhe kryetar Dege të Brendshme në disa rrethe), Ilo Manushi (oficer madhor dhe shefi Drejtorisë së Kuadrit të Ministrisë së Brendshme), Xhemal Bejto Fasllia, (ish-oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme), Ibrahim Kubati (ish-kuadër i lartë, i dënuar me burg politik, së bashku me të vëllanë, Ali Kubati, ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, shok dhe miq të ngushtë të Myslym Ketës), Mark Dodani (ish-nënkolonel dhe oficer i lartë i Sigurimit të Shtetit), etj., etj.

Nga letrat në fjalë të dërguara në adresë të Grupit Operativ Special pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, apo personalisht ministrit Hekuran Isai, në vitet 1982-1983, në numrat e kaluar, kemi publikuar letrat e Liri Belishovës, Hekuran Pobratit dhe Mark Dodanit, në këtë shkrim, kemi përzgjedhur për botim, letrën e Ibrahim Kubatit, drejtuar Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, (degës së Sigurimit), e cila mban datën 19 nëntor të vitit 1982, pak ditëve pasi ai ishte liruar nga burgu i Spaçit, (me amnistinë që u dha asokohe nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë), ku ai vuante dënimin që nga viti 1980, si i burgosur politik.

Ibrahim Kubati, me profesion agronom dhe i diplomuar në Bullgari, prej disa vitesh kishte shërbyer si drejtor i rezervateve të gjuetisë në disa rrethe të vendit, ku shkonte udhëheqja e lartë e PPSh-së për gjueti, (Dajt, Kune-Vain. Velipojë, Divjakë, Elbasan, Librazhd, Karaburun, Korçë, etj.) dhe ai njihej edhe si njeri i afërt i Kadri Hazbiut, e cili e merrte shpesh me vete kur shkonte për gjueti. Ibrahimi ishte arrestuar (në vitin 1980) si pjesë e një “grupi armiqësor”, ku bënin pjesë edhe i vëllai i tij, Ali Kubati (ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës), Bardhyl Mano, ose siç njihej ndryshe si; Lola Mano (ish-funksionar i lartë me disa detyra shtetërore), Edip Ohri, (ish-kolonel, komandant i Aviacionit Luftarak të Shqipërisë dhe deputet në Kuvendin Popullor), Sabri Pilkati (ish-prokuror dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës), Shyqëri Këllezi, (djali i xhaxhajt të Abdyl Këllezit, ish-shoqërues personal i Enver Hoxhës gjatë Luftës dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave),të cilët u dënuan me vite të gjata burgu politik.

Të gjithë pjesëtarët e këtij “grupi armiqësor”, përveç miqësisë së ngushtë me njëri tjetrin, kishin edhe lidhje krushqie (Sabri Pilkati, kishte për grua motrën e Myslym Ketës, Edip Ohri, kishte për grua, motrën e Ali dhe Ibrahim Kubatit, kurse Myslym Keta, kishte për grua, motrën e Bardhyl Manos), kishin qenë edhe shokët dhe miqtë më të ngushtë të Myslym Ketës, (“Hero i Popullit”), që nga periudha e Luftës, si pjesëtarë të njësiteve guerile të Tiranës e formacioneve partizane, miqësi të cilën e kishin ruajtur edhe pas vdekjes “aksidentale” të tij (në 1966), duke e vazhduar atë, deri ditën që u arrestuan. Në këtë grup shokësh, bënin pjesë edhe kolonel Adnan Qatipi dhe Safet Kurti, (ish-pjesëtarë të njësiteve guerile me Myslym Ketën) të cilët nuk u arrestuan si të tjerët, (gjë e cila, edhe për shkak të intrigave të Sigurimit, bëri që të hidheshin hije dyshimi mbi ta), por patën dhe ata probleme, duke u shkarkuar nga detyrat që kishin, apo duke i nxjerrë në pension, (Safet Kurti), ende pa mbushur 50 vjeç!

Siç do të shohim edhe nga letra në fjalë e Ibrahim Kubatit, gjatë procesit hetimor, hetuesit kanë insistuar që ai, të pranonte akuzën, ku thuhej se ata, pjesëtarët e atij grupi, në biseda mes tyre dhe me të tjerë, shprehshin se; Myslym Keta nuk kishte vdekur aksidentalisht, por atë e kishte eliminuar Sigurimi i Shtetit, pasi udhëheqja e lartë, kishte shumë frikë nga ai. Kjo gjë, e cila është përfolur nën zë edhe gjatë periudhës së regjimit komunist, bëhet e ditur edhe nga ish-oficeri i lartë i Sigurimit të Shtetit, nënkolonel Mark Dodani, në letrën që ai i’a dërgon ministrit Hekuran Isai në vitin 1982, ku ai tregon se; në vitin 1965, e kishte thirrur zv/ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-major, Rexhep Kolli, (që njëkohësisht ishte dhe Drejtori Sigurimit të Shtetit), i cili i kishte ngarkuar si detyrë, që ai (Marku), të vriste Myslym Ketën, pasi Lymi kishte kaluar në tradhti e donte të arratisej nga Shqipëria.

Për atë gjë, Rexhep Kolli i kishte treguar Markut edhe urdhrin me shkrim, të firmosur nga ministri i Mbrojtjes, gjeneral-leitnant Beqir Balluku dhe ministri i Punëve të Brendshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiu. Ndërsa me këto u njohëm në tre shkrimet e kaluara nga letra e Mark Dodanit, lidhur me bisedat e shokëve dhe miqve më të më ngushtë të Myslym Ketës, (Edip Ohri, Bardhyl Mano, Sabri Pilkati dhe Ibrahim e Ali Kubati), si dhe për ato që u kërkonte hetuesia atyre, etj., na njeh letra e Ibrahim Kubatit, (që publikohet për herë të parë nga Memorie.al), e cila mendojmë se hedh dritë mbi misterin e vdekjes së “Heroit të Popullit”, Myslym Keta, një nga ngjarjet më të përfolura që nga viti 1966, por bën të ditura edhe raportet e marrëdhëniet që kishin pjesëtarët e atij grupi me njëri tjetrin!

DOKUMENTI ARKIVOR ME LETRËN E IBRAHIM KUBATIT, I SAPO LIRUAR NGA BURGU I SPAÇIT ME AMNISTINË E VITIT 1982, DËRGUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME, HEKURAN ISAI

MBI DISA ÇËSHTJE QË KANË TË BËJNË ME PROCESIN HETIMOR KUNDËR MEJE DHE PERSONAVE TË TJERË QË LIDHEN ME MUA

Do të mundohem të jem racional dhe konçiz në të shkrojtur, megjithëse kam frikë se s’do të arrij plotësisht këtë objektiv.

Kam kohë që bluaj në vetë vete, për të shprehur atë që ndjej dhe mendoj, por e kam patur të pa mundur. U mundova në hetuesi të veproj në këtë mënyrë, por nuk më vajti mbarë, po kështu dhe në periudhën e vuajtjes së dënimit. Fjalimi i shokut Enver para zgjedhësve, më dha impulse të forta, me sqaroi pikëpyetjet që më ishin grumbulluar në kokën time dhe me forcoi bindjen, për ta materializuar vendimin e marrë nga unë, për t’ju drejtuar vetëm Partisë.

Dy takimet e bëra me ju dhe lirimi i parakohshëm imi, ndryshuan gjërat e po më detyrojnë që t’ju drejtohem juve, me bindjen që mund të hedh dritë mbi disa çështje të ngutshme, e shumë të rëndësishme për Partinë. Di të dalloj “personalen” nga të “përgjithshmen”. Me hallet personale nuk jam mirë, bilanci është negativ. Një nënë që më vdiq (ose “ma vranë”), pesë shkurorëzime, tre të burgosur, përjashtime nga Partia, ç’rregullime familjare e tjera e, mbi të gjitha, brenga e madhe e një “ish-armiku”, i parë nga të tjerët, e pse jo dhe vrasja e ndërgjegjes për gabimet e bëra nga unë, si para ashtu edhe pas arrestimit (në hetuesi).

Këto gjëra i shkruajta për të sqaruar situatën dhe jo për t’u shfajësuar dhe kërkuar lëmoshë. Kam marrë një vendim të prerë për ta filluar jetën nga e para, për të përfituar vetëm nga e “përgjithshmja” (për të cilën do të flas më poshtë). Me që ra fjala, dua të bëj një sqarim: ai shoku juaj (që nuk ja di emrin dhe mund të jetë edhe eprori i juaj), që takova në Spaç, më bëri një aluzion, nëse jam mirë apo jo nga mentë! Tani unë jam mësuar të mbaj në kurriz shumë gjëra, kështu që edhe atë fyerje e gëlltita. Po mundohem tash e tutje, ta përmbaj veten, por them se kushdo që të ishte në vendin tim, të kalonte ato peripeci edhe mund të shmangej. Çështë e vërteta, kam emocione, madje dhe të forta, kështu pata dhe me ju që ishit personat e parë të lirë që shikoja.

Përsa i takon “të përgjithshmes”, ajo ishte jo vetëm e ndritur por hyjnore e na i ka mbushur zemrat me hare dhe optimizëm. Ajo më takon edhe mua dhe fëmijëve të mi e, s’ka forcë të ma mohojë. Unë atë e ndjej në shpirt, e shikoj tek njerëzit e për çudi e pashë edhe tek shumë të burgosur në Spaç dhe rrugës kur u liruam, si thirrnin e brohorisnin me emrin e udhëheqësit në gojë. S’dua të bëj agjitacion a reklama, por Enver Hoxha, është bërë atribut i Partisë dhe i popullit dhe kjo do të thotë shumë.

Para se të filloj në çështjet e hetuesisë, do të bëj një sqarim e, do të shpreh një mendim timin, që mund të jetë edhe i gabuar. Kur shikohesh nga unë për të shfaqur mendimet e sugjerimet rreth hetuesisë, Kristoforit, unë çuditesha, mbasi të gjitha problemet i kisha sqaruar dhe aty nuk ishin një apo dy hetues, por gjashtë, që vepronin kolektivisht dhe që dinin gjithçka.

E dyta gjatë periudhës që qëndrova në “stash” pata shumë provokim të stilit të Kristoforit dhe e ndjeja që s’mund të bëja asgjë. Pata edhe pas arrestimit të Kristoforit. Pastaj, Kristoforin e dija njeri të Partisë dhe së fundi nuk kisha krijuar bindje, që gjithçka shkonte në destinacion.

Në Spaç të burgosurit, pëshpëritnin që; shoku Enver ka thënë, se deri tani unë kam vënë gishtin në këto punë, por tani do të vej dorën. Fjalimin para zgjedhësve e dëgjova dhe e lexova disa herë, kështu që kam formuar bindjen, t’ju drejtohem njëlloj si edhe Partisë. Po filloj nga çështja:

  1. Problemi kyç i hetuesisë për mua, ka qenë çështja e Lym Ketës. Nuk e mbaj mend me saktësi, çfarë kam firmosur për këtë punë, por di të them se insistohej në fillim (që orën e parë të hetuesisë) të thonja se (unë dhe Bardhyli), pohonim se Sigurimi e kishte vrarë Myslym Ketën, ndër të tjera, se ai paraqiste rrezik për udhëheqjen, si trim që ishte.

E vërteta ishte ndryshe. Bardhyli kishte dyshuar se, mos e kishin vrarë Myslymin (mbasi ai dinte gjithçka për të), bile e kishte verifikuar problemin në vend, nëpërmjet Vito Koçit dhe i kishte rezultuar aksident i thjeshtë. Edhe Bardhyli, nuk e kishte këtë mendim. Por Kristofori me Bashkim Asllanin, kërkonin pikërisht këtë gjë.

Kam deponuar se Bardhyli thonte në atë kohë, që udhëheqësi nuk i bëri vizitë në rastin e vdekjes, familjes. As Mehmet Shehu jo. Por ky i fundit, i qëndroi afër familjes, i dërgonte makinën e vet, më duket se i lidhi edhe kredinë, për ndërtimin e shtëpisë. Vizitë i ka bërë vetëm Kadri Hazbiu, i cili e mbante veten shok të tij dhe që ndodhej afër. Më kujtohet se në qeli me mua, ndodhej dhe një tjetër, që quhej Hasan. Ndër provokimet që më bënte shpesh herë, përmendte Myslym Ketën, që sikur të ishte gjallë, ai do ta bënte kërdinë, në mbrojtje të Beqir Ballukut, etj, etj.

Një herë i thashë hetuesit tim, një fjalë që kisha dëgjuar nga im vëlla, e më duket se ishte thënë nga Babë Myslimi: “Ç’kini me Myslym Ketën, ai ka qenë trim, por si ai ka patur me dhjetëra e qindra Tirana” dhe shtova nga vetja, se po fryhet shumë figura e tij. I thashë të gjitha këto, se më është krijuar bindja se figura e Myslym Ketës, është sajuar, deformuar nga tradhtarët, si Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, për ta përdorur për qëllimet e tyre djallëzore.

Në hetuesi, kam deponuar gjithashtu, se dija nga Bardhyli, se ai dhe shokët e tij, dyshonin për tim vëlla, Aliun, se mos i kishte denoncuar tek Kadriu; por ishin qetësuar më vonë, pikërisht kur ishte kthyer nga Gjermania dhe u kishte thënë fjalë jo të mirë, në adresë të Safet Kurtit, thënë nga Kadri Hazbiu.

Fjalët e Kadri Hazbiut për Safetin, nuk më kujtohen tamam, por pak a shumë, ishin këto; pse e mbani afër, ai s’është shok i mirë, etj. Këto fjalë Bardhyli i interpretonte, si mesazh i Kadriut, për t’u ruajtur nga Safeti, sepse sipas tij, Safeti e kishte paditur Myslym Ketën.

Unë e kam njohur dhe takuar dy herë Kadri Hazbiun, kur më merrte me detyrat e gjuetisë dhe të rezervateve të gjuetisë, në Kune dhe Vain. Di mirë që gjuante dhe mbante afër vëllanë tim, si dhe Bardhylin (Mano), etj., (për vëllanë tim, nuk e shtoj pyetjen, se këtë çështje, do ta trajtoj më vonë).

Kadri Hazbiu, i njihte pikëpamjet e Bardhylit, Sabriut (Pilkatit), që prej kohësh, nga Asllan Haka. Atëherë përse i mbante afër këta njerëz, përse rrokesh me Bardhylin, por kështu edhe Mehmet Shehu, që gjuante me Bardhylin? Përse pastaj, në momentin e volitshëm prej tyre, i linçuan, d.m.th., i hodhën në orbitë, për të plotësuar qëllimet e tyre?!

  1. Mbasi u vërtetua se unë nuk isha agjent i bullgarëve, u kalua në organizatën kundër-revolucionare. Më thanë se unë nuk e dija këtë, por ata më kishin futur mua dhe unë duhesh të ndihmoja patjetër. Jeta e shokut Enver ishte në rrezik dhe unë duhet të isha më i shqetësuar, të vrisja mendjen, të kujtoja çdo detaj e t’i ndihmoja. E në këtë periudhë, më trajtuan si shok e më bindën se Bardhyli, është agjent i UDB-së. Unë me timen kujtoja gjithçka, bëja supozime, përmendja emra, etj., etj. Njëherë në mbrëmje vonë, Kristofori (Mërtiro) dhe Bashkimi (Asllani), më thirrën shumë të tronditur, që t’i ndihmoja seriozisht, për të vërtetuar se Bardhyli, është agjent. Vura re se gjithçka ishte e inskenuar, ata prapëseprapë, ishin shumë të shqetësuar në këtë pikë.

Pastaj u kalua në maketin e organizatës kundër-revolucionare. Maketin e ndërtoi Bashkimi (Asllani), gjatë një nate të tërë me mua. Unë e shkruaja dhe po të ishte e vërtete ajo, do të vërtetoheshin, ndryshe unë s’kisha pse të kisha frikë. Maketi përmbante në formë tezash, qëllimet kryesore të organizatës, që synonte likuidimin e udhëheqjes e të shokut Enver, me të gjitha mënyrat, me armë, helm, etj. Zëvendësimin e pushtetit tonë me atë revizionist, e gjëra të tjera që nuk më kujtohen. Por maketi ra poshtë e nuk u vërtetua.

Me sa më kujtohet rreth maketit, u bë fjalë prapë për Myslym Ketën, Bardhylin dhe Edipin (Ohrin). Maketi m’u la ta mbaja unë në dhomë të izolimit dhe unë i pata vënë pikëpyetje të gjithave, gjë që e nxeh dhe e zemëron shumë Bashkimin. Në maket, përmendeshin të gjitha emrat e familjes time, për të cilat do të flas më vonë. Me gjithë se maketi ra poshtë, më kujtohet që shprehje të caktuara të tij, u futën në proçes-verbalet e tjera, si dhe pjesëmarrja ime, e Bardhylit, e Edipit, aktivisht për përmbysjen e pushtetit popullor.

  1. Në proçes-verbalet e mbajtura dhe deri diku në gjyq, vihesh theksi vetëm në thënie që cënonin figurën e udhëheqësit dhe u lanë pa vënë thëniet, drejtuar kundër Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, e tjerë. Si dhe kam shpjeguar edhe në hetuesi, Edip Ohri fliste keq për Mehmet Shehun, e gjithçka ja atribuonte atij.

Në atë kohë, unë këtë ja u shpjegova hetuesve dhe i thashë se kjo ka lidhje me faktin se Edipi, ka shkuar keq me Mehmetin e, sidomos me te vëllanë, Duro Shehun, që ishte sekretar Partie për Aviacionin. Atë e hoqën, ndërsa Edipi donte të punonte pa rrogë, bile për këtë, kishte ndërmend ose donte t’i drejtohesh edhe shokut Hysni (nuk më kujtohet a ju drejtua apo jo).

Po kështu Edip Ohri fliste keq dhe për oficerët e Sigurimit, Kadri Hazbiun, dhe kjo i nevrikosi më shumë hetuesit (Bashkimin) se thëniet e tjera. Ai thonte se; organet e Sigurimit, do të japin llogari, se nuk qenë ato që zbuluan grupet puçiste, sabotatorët e tjerë, por qe udhëheqësi. Hetuesia u ndal shumë në problemin e caktimit të fushës së Aviacionit në Zadrimë, duke më pyetur mua, si e dija këtë problem, pse kundërshton Edipi që të bëhesh në Mallakastër, apo gjetkë! Unë mezi e kuptoja këtë çështje dhe i thashë se këtë, e ka sqaruar shoku Enver. Megjithëse këtij problemi i vunë shumë rëndësi, me sa më kujtohet, nuk u pasqyrua në proçeset e mbajtura.

  1. Gjatë gjithë proçesit të hetuesisë, insistohesh për rolin e Myslim Ketës. Unë kam dëgjuar një histori prej Bardhylit, se si Myslim Keta, duke gjuajtur një herë në varkë, kishte mbetur varka në derdhjen e një lumi në det, ishin bllokuar disa orë, deri sa i kishin shpëtuar shokët e kufirit. Por këtë histori, e kisha harruar. Bashkimi kërkonte nga unë, që të pranoja se kjo ka qenë tentativë arratisjeje.

Bile ngulte këmbë, që Myslimi dhe Bardhyli, kishin hartuar planin, për të tentuar mbi jetën e udhëheqësit kryesor dhe për t’u arratisur. Sigurisht dhe ky variant nuk u vërtetua. Pastaj kërkonin me insistim, që të deklaroja, se Bardhyli ka dashur të arratisesh. Unë i thosha se kam dëgjuar që donin të dilnin për turizëm me Myslim Ketën, e vetëm kaq.

I thosha se Bardhyli, është aventurier në kuptimin e qejfeve, por jo për arratisje. Për këtë pikë, ka insistuar shumë Kristofori, Bashkimi, dhe hetuesi i vëllait (më duket se quhet Zaçe), bile më thonin se, nuk jam i sinqertë, mbasi im vëlla, ka pranuar që Bardhyli donte të arratisej. Kjo pikë ka zgjatur shumë, sa që hetuesi i vëllait tim, më solli një dorëshkrim nga vëllai, në prezencë të Bashkimit dhe më tha: “A e njeh shkrimin e vëllait”? dhe më tha të lexoja në një rresht, ku me të vërtet, dallohej fjala arratisje.

  1. Kur mora fletë padijen, u trondita shumë dhe kërkova të takohesha me hetuesin tim. Me vjen Reshat Velaj (Leskaj) dhe hetues Marku. Unë i thashë se akt-padija, ose fletë-akuza, është shumë e fortë dhe përmban gjera të paqena. Reshati në prani të Markut, më këshilloi që të ngrihem pa frikë, e të them një thënie të Sabriut (Pilkatit), shënuar në fletë-padi, ku thuhesh: “Se ne, kemi qenë për likuidimin fizik të udhëheqësit”.

Unë u tmerrova, ndërsa ai qeshi dhe më përcolli. Më duket se të nesërmen, më thirri Kristofori, atij i thashë se unë se them këtë shprehje të Sabriut, se s’është e vërtetë. Ai më tha se ajo shprehja, ka kuptim figurativ dhe në asnjë mënyrë, të mos e themi, sepse Reshati, ma kishte thënë gabim.

Më tha se ndarja në grupe, është e tillë. Që grupi i parë ka dënime më të rënda, ndërsa për grupin e dytë, ku isha edhe unë, dënimet zbritnin. Unë kujtova në moment, që në grupin e parë kisha vëllain, heshti dhe ndërroi bisedë. Kështu Bashkimi më kishte thënë, se do të dënohesha 5 vjet. Pas gjyqit, unë bëra apelim për ulje dënimi.

Menjëherë pas kësaj, më thirri Kristofori dhe Reshati urgjentisht. Reshati na la vetëm dhe ai, d.m.th., Kristofori, më tha se; pse bëre apelim dhe se ç’kisha shkruar? Ja shpjegova, por vura re se u qetësua shumë dhe tha se; dënimi im, mund të kthehet në kondiconel, shumë kollaj.

6. Gjatë hetuesisë, kishte insistim edhe për Miço Kallamatën, i cili ishte anëtar partie i nëntorit 1941. Reshat Leskaj, në prani të Bashkimit, e më duket edhe të Markut (hetues i Ministrisë), foli për këngën e “200 Petritave”, e cila tashti duhesh hequr. Na bëri përshtypje dhe i pash me habi.

Kaloi shumë kohë dhe Miçua nuk u arrestua! Atëhere, në një takim ku ishte Reshati, Bashkimi, e më duket edhe Marku, ju drejtova dhe u thashë se: “Çdo të bëni me këngën e 200 Petritëve?! Reshati u nxeh dhe tregoi një histori për një të pandehur, që kishte lexuar diçka në tavolinë tek hetuesi dhe e kishte pyetur këtë më vonë, por nuk i piu ujë. Memorie.al

1962 “Spanja ka një ngjashmëri të madhe në klimë dhe zakone me vendin tonë, Shqipërinë…” Intervista e parë ekskluzive me Geraldinën dhe Leka Zogun I në Avila për gazetën “PUEBLO”

Burimi : Pueblo, e enjte, 25 tetor 1962, faqe n°8

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Shtator 2024

 

“Pueblo” ka botuar, të enjten e 25 tetorit 1962, në faqen n°8, intervistën e parë ekskluzive me Mbretëreshën Geraldinë dhe Mbretin Leka I në Spanjë (Avila), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbretërit e Shqipërisë mbërritën në Madrid mbrëmjen e djeshme

Burimi : Pueblo, e enjte, 25 tetor 1962, faqe n°8

Kur Mbreti të flasë pak spanjisht, ai do të regjistrohet në Universitetin e Salamankës

 

Ata ishin të rrethuar nga një grup muzikantësh për më shumë se një çerek ore në dalje të Avilës

 

Të ftuarit e djeshëm të Dukeshës së Valencias dhanë intervistën e tyre të parë për PUEBLO

 

 

Më 7 prill 1939, një grup i vogël njerëzish kaluan kufirin shqiptar drejt Evropës Perëndimore. Ata po iknin nga ushtria fashiste italiane, e cila kishte pushtuar atdheun e tyre. Ai grup përbëhej nga mbretërit e Shqipërisë dhe një numër i vogël dhe thelbësor miqsh e shërbëtorësh. Ata ishin besnikë të minutës së fundit. Ishte një ditë dyfish e dhimbshme. Nga njëra anë, dhimbja e largimit nga atdheu i dashur; nga ana tjetër, trishtimi i festës që kristianizmi kremtoi atë ditë pranvere. Ishte e Premtja e Madhe, një ditë pasioni për familjen mbretërore të Shqipërisë.

 

Kanë kaluar njëzet e dy vjet dhe bota është kthyer në shumë cepa. Mbretërit e Shqipërisë vendosën rezidencën e tyre kryesore në mërgim në Kajro; më vonë, në Angli. Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë shkonin nga një vend në tjetrin duke kërkuar gjithmonë paqen që kishin humbur. Mbreti vdiq dhe mbretëresha priti që djali që kishte lindur dy ditë para ikjes nga atdheu të rritej. Ai ishte bir mbretërish dhe do të bëhej mbret në kohën e tij, edhe pse me dhimbje dhe me ndjenjën se nuk mund të ndjente zhurmën e nënshtetasve të tij aty pranë. Leka I u kurorëzua dhe u shpall Mbret i Shqipërisë më 15 Prill 1961. Një ditë tjetër pranvere, por këtë herë më gazmore.

 

Mbreti Leka I dhe nëna e tij, Mbretëresha Geraldina, kanë mbërritur sot në Madrid. Ata e bënë këtë mbrëmë, duke ardhur nga Avila, ku kaluan disa orë, të ftuar të Dukeshës së Valencias. Ne patëm nderin të na dhurohej një audiencë e veçantë. Në orën shtatë të pasdites po bisedonim me Mbretërit e Shqipërisë.

 

— Spanja është shumë e bukur dhe shumë e qetë, — na tha Mbretëresha —dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur të banojmë këtu. Ky vend ka një ngjashmëri të madhe në klimë dhe zakone me vendin tonë. Për më tepër, shqiptari është shumë i ngjashëm me spanjollin në mënyrën e të qenurit dhe të sjelljes në jetë. Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë për të jetuar në Spanjë.

 

Leka I ka ndjekur me kujdes shpjegimet e nënës së tij. Kur mbretëresha përfundon së foluri, ai bën një koment. Sqaron një frazë të Mbretëreshës. Leka I është shumë i ri, por ka një sens shumë të madh diplomacie.

 

— Në fakt, — tha Leka I — ne do të alternojmë Spanjën dhe Francën. Në Paris kemi një apartament dhe do të kalojmë pak kohë atje.

 

Leka I, i konsideruar si mbreti më i gjatë në botë, pasi është dy metra i gjatë, është diplomuar për Shkenca Ekonomike në Paris dhe është diplomuar oficer në Akademinë Ushtarake Angleze të Sandhurts. Një adhurues i sporteve detare dhe automobilave, ai ndjen një shqetësim të thellë për politikën evropiane dhe historinë e vendeve të Kontinentit të Vjetër.

 

— Do të ndjek mësimet e spanjishtes, — na tha ai — dhe kur ta zotëroj disi këtë gjuhë do të regjistrohem në Universitetin e Salamankës. Në këtë universitet prestigjioz spanjoll kam në plan të studioj Filozofi dhe Letërsi dhe të specializohem në degën e Historisë.

 

— Dëshira ime — na thotë gjithashtu Mbretëresha — është të përkushtohem në Madrid për të bërë vepra bamirësie. Këtë nëpërmjet institucioneve. Unë do të doja të bashkëpunoja në Luftën kundër Kancerit.

 

Pak minuta pas përfundimit të audiencës së dhënë, ata i njoftuan mbretërit se grupi i muzikantëve të Institutit Avila po i priste për t’u dhënë një recital. Mbretërit lejuan hyrjen dhe grupi mbërriti i veshur mirë dhe i lumtur me muzikën e tij të gjallë rinore. Mbretëresha ndoqi me kujdes të gjitha zhvillimet e dajres së grupit dhe më pas kërkoi shpjegime për kitarën. Kur mbaruan, mbretërit i dhanë grupit leje që të largohej.

 

— Nëpërmjet PUEBLO-s — na tha më në fund Mbretëresha — dua të dërgoj një përshëndetje shumë të përzemërt për të gjithë spanjollët. Jemi shumë të lumtur që e gjejmë veten në këtë vend të mrekullueshëm dhe ju falënderojmë sinqerisht për përzemërsinë që keni treguar ndaj meje dhe djalit tim.

 

Në orën tetë të natës, Leka I dhe nëna e saj, Mbretëresha Geraldina, u nisën me dy makina për në Madrid. Në derën e pallatit të Dukeshës së Valencias, grupi i muzikantëve priste t’u bënte një serenatë lamtumire. Nën ritmin e paradës së “Valencias”, makinat filluan të lëvizin. Ata u nisën fuqishëm dhe shpejt humbën rrugën përpara.

 

Mbretëresha kishte veshur një kostum të qepur në mënyrë të përsosur. Ajo mbante një gjerdan dhe byzylyk të bardhë koral. Dhe kishte një trëndafil të fiksuar në xhaketën e saj. Ata udhëtojnë të shoqëruar nga adjutanti i Mbretit dhe zonjusha Julia Bagi, mbesa e mbretëreshës.

Trishtim, dhimbje dhe lot- 30 vjet pas luftës, më shumë se 11 mijë trupa të pagjetur në hapësirat e ish-Jugosllavisë!

Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Serbia, Kroaciadhe Mali i Zi janë në kërkim të 11.000 personave të pagjetur, të cilët janë zhdukur në kohën e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi në 30 vitet e fundit.

Nga ky numër, 7.600 persona kërkohen në Bosnjë-Hercegovinë, ku kërkimi vazhdon edhe gati tre dekada pas luftës. Shumica e personave nga zona e Hercegovinës Lindore që janë ende në kërkim janë nga Nevesinja. Aljonka Xheletoviq ka më shumë se 30 vjet në kërkim të vëllait të saj. Ai u zhduk më 15 qershor 1992. Megjithëse ajo mblodhi vetë provat për vite të tëra dhe ia dorëzoi Prokurorisë së B-H-së, nuk ka asnjë përparim.

“Nuk e kam të qartë si person, si motër, që ende nuk po arrij ta varros si duhet”, thotë mes lotësh Aljonka, duke sqaruar se gjatë hetimeve ka gjetur prova edhe në vendin e ngjarjes, ka gjetur edhe emrat e personave që e morën.

Dhimbje e papërshkrueshme

“Ai u kap i gjallë. Sipas të gjitha konventave, ai duhej të ishte shkëmbyer si rob lufte. Ne e dimë se kush e vrau. Por trupi i tij, duke qenë se është objekt i krimit, është fshehur”, thotë Aljonka, e cila thotë se tetë vite më parë ka dorëzuar të gjitha provat në Prokurorinë e Bosnje-Hercegovinës, por se çështja është në sirtar dhe se askush nuk dëshiron të nisë një hetim.

“Është e pamundur të përshkruash dhimbjen e këtyre 30 viteve të fundit, jo vetëm timen, por edhe të gjithë atyre që janë në kërkim të njerëzve të tyre të dashur”, thotë Aljonka.

Bashkëbiseduesit tanë, pavarësisht se cilit grup etnik i përkasin dhe pavarësisht se ku i kërkojnë trupat e të afërmve të tyre, në ditën ndërkombëtare të personave të pagjetur paralajmërojnë edhe një herë se politika është fajtori kryesor që procesi i kërkimit të personave të pagjetur në të gjithë rajonin nuk ka përfunduar. Ky proces ka ngecuar në veçanti në vitet e fundit. Edhe pse tani ekziston një bashkëpunim rajonal në kuadër të të cilit së fundi u shkëmbyen mbetje mortore ndërmjet B-H dhe Serbisë në pikën kufitare të Raçës, në praktikë zbardhet një numër shumë i vogël i rasteve.

“Po të kishte vullnet politik, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por politikanët e përdorin këtë edhe për interesat e tyre personale, duke mos lejuar që një kapitull i tmerrshëm i historisë sonë të përfundojë dhe të vazhdojmë përpara”, tha për DW Semina Alekiq, kryetarja e Shoqatës së Familjeve të Personave të Zhdukur në B-H, duke kujtuar se kujtuar se ky vend ka një ligj për personat e pagjetur, por që nuk zbatohet në praktikë.

“Dihet saktësisht se cila ishte përgjegjësia komanduese, ndaj 100 apo 200 persona nuk mund të zhduken dhe të mos di askush se çfarë ka ndodhur. Vrasjet ishin sistematike për të cilat dihet se kush i ka bërë. Pra, të gjithë dinë gjithçka por vetëm heshtin”, thotë Alekiq, duke përmendur si shembull pozitiv krijimin e një liste rajonale prej 11.000 personash që kërkohen.

Bashkëpunimi rajonal

Kjo listë pamundëson deri diku manipulimet dhe abuzimet e autoriteteve me shifrat. Por, mungesa e informacionit për vendndodhjet e e personave të pagjetur dhe pengesat politike, ende e kufizojnë manovrën dhe kërkimin e tyre nga të gjitha anët.

Instituti për Persona të Zhdukur të Bosnjë-Hercegovinës thotë se bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit është i mirë dhe se në këtë kuadër zbatohen edhe marrëveshjet e bashkëpunimit. Një nga arritjet e mëdha është edhe formimi i Grupit për Persona të Zhdukur, në kuadër të të cilit böhet edhe bashkëpunimi rajonal për të njëjtat çështje dhe aktivitete.

“Kjo ka rezultuar me krijimin e një databaze rajonale për persoant e zhdukur, me analizat e mbetjeve të paidentifikuara në morgje, shkëmbimin e të dhënave dhe informacionive, si dhe me përfshirjen e familjeve në procesin e kërkimit të të zhdukurve dhe organizimin e përkujtimeve të përbashkëta”, thotë zëdhënësja e Institutit Emza Fazliq.

Trishtimi, dhimbja dhe lotët

Situata është pak a shumë e njëjtë edhe për vendet e tjera të rajonit, kur bëhet fjalë për përsonat e pagjetur. Politika është frena kryesore e të gjitha proceseve. Sipas të dhënave të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, që nga viti 1999 në Kosovë janë zhdukur 4500 persona. Rreth 1600 janë ende të pagjetur. Pala kosovare po kërkon hapjen e arkivave nga Serbia sipas marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sipas së cilës palët angazhohen të lejojnë qasjen në të gjitha dokumentet, përfshirë ato të shënuara si konfidenciale.

Duhet të gjejmë mekanizmin e duhur që do të fillonte procesin e kërkimit të të zhdukurve, sepse mekanizmi aktual nuk po jep rezultate të mira, thotë Natasha Shqepanoviq nga Shoqata e Familjeve “Kosmetski stradalnici”, duke kujtuar se procesi i zbardhjes së fatit të personave të pagjetur nga lufta e Kosovës është ndalur.

“Pengesat dhe manipulimet janë të ndryshme dhe një nga shkaqet kryesore është politika, pra mungesa e vullnetit politik. Dhe kjo nuk është politikë, ka të bëjë me njerëzit, me familjet që kërkojnë të dashurit e tyre. Një detyrë e kom plikuar është prapa nesh, kam frikë se nuk kemi shumë kohë”, thotë Shçepanoviq.

“Politika nuk dëshiron t’i zgjidhë gjërat sepse dikush prej tyre duhet të përgjigjet për krimet që janë bërë”, ka deklaruar për DW Bajram Çerkinaj nga Mitrovica, i cili është në kërkim të djalit të tij që nga viti 1999.

Apeli i drejtuar institucioneve

Qendra për Personat e Zhdukur në Kosovë organizoi ditë më parë një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë, ku familjet nga të dyja palët edhe një herë apeluan që të gjithë të angazhohen seriozisht për zgjidhjen e problemit të personave të pagjetur.

“Për një periudhë të gjatë prej 25 vitesh, familjet nuk e ndjejnë se qeveritë në Beograd dhe Prishtinë mendojnë se ne jemi njerëz dhe se presim njerëzit tanë. Ne presim një politikë të pavarur. Të dashurit tanë duhet të kthehen në familjet tona. Ne po kërkojmë nga të gjitha institucionet në Kosovë, Serbi dhe komunitetin ndërkombëtar që të na qetësojnë zemrat sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Çerkinaj.

Procesi i identifikimit të viktimave përfundon kur personi identifikohet me metodën e ADN-së, por edhe kur ai identifikim konfirmohet nga familjarët. Vetëm atëherë viktimat që janë identifikuar hiqen nga lista e personave të kërkuar. Në Bosnjë-Hercegovinë ka rreth 2800 raste apo mbetje viktimash në 12 morgje ku është bërë ADN-ja, por nuk ka patur asnjë përputhje me mostrat e gjakut të familjarëve të personave të zhdukur.

“Mendova se dhimbja ime për vëllain tim ishte më e madhja, por kur dëgjova historinë e një gruaje, më duhet të them se, mjerisht, ka fate edhe më të vështira. Kështu edhe krijohet një mirëkuptim më i madh, duke dëgjuar njëri-tjetrin dhe duke kuptuar se dhimbja është universale. Në këtë mënyrë mund të luftojmë së bashku”, përfundon Aljonka Xheletoviq.

“I dashur Krajl! Vramë 22 veta në Buzëmadh dhe 4 në fshatin tënd, por…” Ngjitja dhe rënia nga kupola e pushtetit, kush ishte Rrahman Parllaku! Çfarë thuhej në letrën e Shefqet Peçit

HALIL RAMA & SAKIP CAMI
* PJESA E PARË



Në kohën tonë moderne të globalizmit nuk bëhet fjalë për legjenda. Megjithatë, ato ekzistojnë, pavarësisht heshtjes dhe indiferencës së opinionit publik. Një protagonist i historisë sonë të 100 viteve të fundit është gjeneral Rrahman Parllaku – “Hero i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Teodor Laço do ta cilësonte atë si personazhin, jeta e të cilit nuk është thjesht një biografi tërheqëse, që për një shkrimtar do të qe një grishje për fantazinë. Është më shumë se kaq. Është një dëshmi për kohën që kemi lënë pas, për një kohë tepër të gjatë, si dhe vetë heroi, që i mbylli 100 vitet e jetës së tij, si rrallëkush, me freskinë fizike, me mprehtësinë e gjykimit, me fjalën që nuk i binte përdhè, me gjallërinë dhe energjinë e një burri shteti…

Por pikërisht këtij burri legjendar që pasi u diplomua në Akademinë Ushtarake Sovjetike dha kontribut maksimal në konsolidimin e ushtrisë shqiptare dhe për meritat si strateg e patriot iu besuan detyra të rëndësishme, deri zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm e Zëvendësministër i Mbrojtjes, u dënua padrejtësisht me të ashtuquajturin “grupi puçist në ushtri”, ku vuajti 17 vjet në burgun famëkeq të Burrelit.

“Nga jeta e një Matuzalemi si Ai, na ulet këmbëkryq historia. Nga lufta dhe përkushtimi i tij atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur. Nga një çerek shekulli i dënimit të tij padrejtësisht, nga plumbi dhe vdekjet në qelitë e burgut, mund të njohim një nga pamjet më makabre të dhunës së diktaturës. Nga veprimtaria e tij si veteran në këtë çerek shekulli të demokracisë bashkë me të tjerë ish-të dënuar si L.Belishova, E.Ohri, H.Ramohito, etj., mund të mësojmë se kurrë nuk është vonë për njeriun që të bëhet mbështetës aktiv i proceseve demokratizuese të shoqërisë”,-shkruan Teodor Laço.

Nga fletorja e kujtimeve që na la në dorëshkrim, po nxjerrim disa aspekte nga veprimtaria e tij patriotike.

“KRAJLI”, PSEUDONIMI I LUFTËS

Ja si i rrëfente kujtimet e luftës guerrile heroi, fillimisht si guerrilas i thjeshtë e më pas nga marsi 1942 e deri në dhjetor 1943 si udhëheqës i njësiteve guerrile të qytetit të Vlorës.

“Shpeshherë kam pyetur veten se kush janë heronjtë e vërtetë të luftës, jemi ne të rinjtë e asaj kohe që vumë jetën në moshën më të re në shërbim të popullit e të atdheut apo ata prindër që u bashkuan me ne e nisën fëmijët e tyre në luftë, me ndërgjegje e bindje se edhe mund të mos i shihnin më. Kishte edhe prindër që dërguan në luftë edhe fëmijën e vetëm, duke mos kursyer as jetën e tyre. Kishte nga ata që vunë në shërbim të luftës shtëpitë e tyre, edhe pse në murin e jashtëm të banesës ishte vendosur shpallja e fashistëve se kushdo që strehon ilegalë pushkatohet dhe i digjet shtëpia. Ja, këta prindër patriotë meritojnë nderimin, respektin dhe mirënjohjen e kombit. Të tillë prindër e familje Vlora ka pasur shumë. Unë që nuk isha nga Vlora, ndoshta e kam ndjerë më shumë se vlonjatët kanë jo vetëm bujarinë e mikpritjen, por edhe guximin dhe vendosmërinë e tyre për t´u shkrirë me tërë familjen për lirinë e popullit dhe të atdheut. Çdo lagje e Vlorës kishte familje e baza të luftës. Këta njerëz u bënë për mua shumë të dashur, aq sa mund të them se i konsideroja si prindër e familje. Unë nuk kisha një familje, por një pjesë e mirë e familjeve vlonjate u bënë edhe familja ime. Baza të njësitit ishin të gjitha shtëpitë e patriotëve në Vlorë. Në Lagjen e Re kishim shumë baza të përshtatshme për veprimtarinë tonë guerrile e një nga këto ishte shtëpia e Rexhep Nuri Arapit, familje me dy breza luftëtarësh. Në shtëpinë e Arapajve nuk kishim vetëm një bazë, por tri, pasi edhe dhoma ku banonte Sali Ymeri, ishte baza jonë, kurse në pjesën përdhese kishim teknikën, ku shtypeshin komunikatat. Duke u ndalur në lagjen e re dua të theksoj mbështetjen që na ka dhënë familja e shoqes sonë Bule Imami. Në atë shtëpi, ne kemi strehuar njerëzit më të rëndësishëm të luftës që vinin nga qarku e qendra. Dua të përmend edhe një tjetër nga fisi i Imamve, shoku dhe miku i të gjithëve Qazim Imami, që, megjithëse ishte hoxhë me çallmë, ishte një luftëtar i flaktë dhe shtëpinë e kishte vënë në shërbimin tonë, ashtu si edhe vëllezërit e tij. Aty i kemi bërë edhe disa mbledhje dhe kur të tjerët largoheshin, unë qëndroja. Më ka ndodhur të fle në mes të hoxhës dhe priftit, të Qazimit dhe të të atit të Amali Pjerros (Dishnicës) dhe të dëgjoja me ëndje bisedat e tyre. Dihet që pjesëmarrja e klerikëve në luftën antifashiste tregon se sa të drejta ishin vendimet e Konferencës së Pezës, e sidomos “bashkimi i popullit në luftë pa dallim feje, krahine e ideje”.

ORGANIZIMI I NJËSITEVE GUERRILE

Në grup njësitin guerril duhej të zbatoheshin rregulla shumë të përpikta si: Të ishin rigorozë në kryerjen e detyrës që u ngarkohej, pa marrë parasysh sakrificat që do të kërkoheshin në zbatimin e saj; Të mos flisnin me askënd për lidhjet, për shokët, për bazat dhe nëse binin në dorë të armikut, ta ruanin sekretin deri në vetëflijim; Në kryerjen e detyrave të para ishin në provë, ndonëse detyrat e ngarkuara ishin fillimisht të lehta si: shpërndarje e materialeve propagandistike, rrëmbim armësh, materiale e mjete për shtypin, medikamente, etj., dhe në çdo rast ishin të shoqëruar e mbikëqyrur nga shokë më me eksperiencë. Rregullat ishin të forta dhe zbatimi i tyre kërkonte përgjegjësi e sakrificë, prandaj para se të pranoheshe në grup njësitin guerril qartësoheshe për gjithçka, pyeteshe për pjesëmarrjen dhe a ishe i aftë të përballoje vështirësitë, si edhe të jepej kohë për t’u menduar. “Krajli” punonte në lokal e ndoshta askush s’dyshonte se merrej me veprimtari guerrilase. Kryente detyrat që i ngarkonin si dërgim armësh, materialesh, komunikatash nga një bazë në tjetrën, etj. Lokalit ku punonte “Parllaku”, iu bë kontroll tri herë rresht. Pas kësaj, u detyruan ta mbyllnin dhe “Krajli” ndonëse kërkohej nga organet represive fashiste, vepronte si ilegal ditën për diell nëpër qytet pa iu shmangur takimit ballë për ballë me detektivët. Ky ishte guximi që ai e ftoi me punë e veprim.

ARDHJA E QEMAL STAFËS NË VLORË

Një ngjarje e rëndësishme në zgjerimin e luftës ishte edhe krijimi i Organizatës së Rinisë Komuniste të Qarkut. Për organizimin e saj kishte ardhur në Vlorë Qemal Stafa, një nga udhëheqësit më të shquar të luftës. Qemali, që kishte tronditur regjimin e Zogut me qëndrimin e mbajtur në gjyqin e 1939-ës ndaj të rinjve që gjykoheshin për idetë e tyre komuniste, përparimtare për kohën, ishte njëri nga të rinjtë e burgosur, të cilët në prag të 7 prillit i kërkonin Zogut që të liroheshin e të armatoseshin për të luftuar kundër pushtimit fashist nën komandën e tij, ndonëse ai i kishte dënuar. Sipas deklarimit të Sadik Bekteshit, ish-i burgosur në atë grup, për Qemalin dhe shokët e tij pavarësia e Atdheut ishte mbi gjithçka dhe kapërcente çdo ideologji. Ai ishte nga të parët që u përfshi në luftë dhe aftësitë e tij e nxorën në krye të saj. Ardhja e Qemalit në Vlorë, takimi me një grup të zgjeruar të rinjsh, fjala dhe këshillat e tij u komentuan gjatë nga të rinjtë. Në takim u zgjodh Komiteti i Rinisë Komuniste për Vlorën dhe sekretar i këtij komiteti u zgjodh “Ylli”, Imer Veshi, njëri nga të rinjtë më aktivë që në orët e para të luftës. Të rinjtë, që ishin forca kryesore e luftës, tani kishin krijuar organizatën e tyre.

PARLLAKU, DREJTUES I LANÇ

Largimi nga Vlora. zv.komisar në Brigadën e VIII dhe Komisar në Brigadën e XII Sulmuese.

Parllaku ose “Krajli” u largua nga Vlora pasi u emërua si Komisar Batalioni në Brigadën e V S. Pasi përballoi luftimet e ashpra të Operacionit të egër nazist të Dimrit 1943-1944, në mars të vitit 1944 u emërua zv/Komisar i grupit të Vlorës dhe pas dy muajsh mori detyrën e zv/Komisarit të Brigadës së VIII S, që po formohej në Zagori të Gjirokastrës. Po ndahej nga Qarku i Vlorës dhe krahina e Kurveleshit, të cilat e kalitën luftarakisht dhe ndjente dhimbje që po iu thoshte lamtumirë atyre trojeve, që i lagu gjaku i plagës së tij të parë. Dita e përurimit të brigadës, 25 prilli, u kthye në ditë feste jo vetëm për partizanët e për krahinën e Zagorisë, por edhe për të ardhurit e shumtë nga Gjirokastra e Përmeti, pasi shumica e partizanëve të brigadës ishin nga këto dy rrethe. Nga mesi i majit, Rrahmani u thirr në Përmet ku e priti Liri Gega dhe Ramadan Çitaku, që në atë kohë ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ata e urdhëruan të nisej menjëherë për në Teqenë e Sukës, në Dëshnicë, ku do të priste partizanët që do të vinin nga Vlora, nga Mallakastra e nga Kurveleshi për të krijuar, me vendim të Shtabit të Përgjithshëm, Brigadën e XII, ku ai do të ishte zëvendëskomisar dhe më vonë komisar i kësaj brigade.

NË BRIGADËN E III-TË

Më 6 qershor 1944, për të bërë analizën e luftimeve dhe për të hartuar një raport të përbashkët për Shtabin e Përgjithshëm, u takuan në afërsi të fshatit Therepel me komandën e Brigadës së VII. Në atë takim erdhi një partizan i ri që u prezantua me emrin Vasil Nathanaili. Ai kërkonte shokun “Krajl”, pra Rrahmanin, për t’i dorëzuar Urdhrin e Komandës së Përgjithshme që e transferonte për herë të tretë brenda 3 muajve për në Brigadën e III, me të njëjtën detyrë si Zv.Komisar Brigade. Në brigadën ku ishte, Rrahmani e ndjente veten mjaft mirë. E gjithë komanda ishte nga Vlora. Ishin jo vetëm bashkëluftëtarë të një qarku, por me Refatin dhe Luftëtarin kishin qenë edhe bashkëdrejtues të një reparti. Veç kësaj, shumica e partizanëve ishin të njohur për të. Do të shkonte në një brigadë krejtësisht të panjohur, për të cilën kishte dëgjuar që, nga humbjet e shumta gjatë operacionit nazist të dimrit, ishte shpërndarë. Për momentin, Brigada e III ishte riformuar dhe po kompletohej. Nuk kishte rrugë tjetër, urdhri ishte urdhër dhe duhej zbatuar. “Krajli” e pranoi me kënaqësi propozimin e tyre, pasi e njihte mirë krahinën e Kurveleshit dhe kishte mundësi t’i komandonte në terrenin e panjohur për ta, duke i mbrojtur, për t’ua kthyer pa humbje reparteve të tyre. Nga pozicionet e tyre vrojtoheshin forcat naziste që kishin marshuar duke u vënë zjarrin fshatrave të Zagorisë, pasi nuk kishin hasur rezistencë. Ata kishin kaluar Çajupin dhe po zbrisnin në fshatrat e Lunxhërisë. Nisur nga situata në të cilën ndodheshin, së bashku me kuadrot e reparteve vendosën që gjatë natës të kalonin në prapavijat e gjermanëve. Rrahmani vendin e njihte mjaft mirë pasi më parë kishte kaluar në ato anë me forcat e Brigadës së VIII dhe kishte mundësi të siguronte ushqimin e nevojshëm për forcat që drejtonte, por kur po bëheshin gati të kalonin rrugën automobilistike dhe lumin Drino, rojet armike u shtuan shumë dhe një kolonë gjermane doli në Urën e Kardhiqit duke ua bërë të pamundur kalimin.

PARLLAKU, FAKTOR I FUQISHËM NË ORGANIZIMIN E BRIGADËS SË III SULMUESE

Nga 17 deri më 19 shtator ‘’44 u zhvillua në fshatin Surrel të Tiranës, mbledhja e Aktivit të Organizatës të Partisë të Brigadës, në të cilën u analizua e u vlerësua veprimtaria luftarake vjetore. Parllaku, si Zv/Komisar Brigade raportoi për punën e Partisë në brigadë. Mbi situatën politike dhe detyrat referoi Komisari i Brigadës, Myzafer Spaho, kurse mbi rininë e brigadës referoi Piro Dodbiba, përgjegjës rinie i brigadës. Aktivi analizoi me hollësi veprimtarinë luftarake të një viti, duke u ndalur në veprimtarinë luftarake të brigadës gjatë operacionit të dimrit, ku për faj të udhëheqjes brigada kishte pasur shumë humbje dhe ishte shpërndarë. Gjithashtu, edhe për kohën pas riorganizimit të brigadës, Shtabi i Përgjithshëm bënte vërejtje për veprimet gjatë Operacionit të Qershorit. Krejt ndryshe paraqitej gjendja aktuale e brigadës, ku viheshin re arritjet e dukshme në veprimtarinë luftarake të saj. Këto suksese të efektivit të brigadës u shfaqën më qartë gjatë luftimeve të zhvilluara në muajt korrik–shtator në rrethet Tiranë dhe Elbasan.

MOS(MARRËVESHJA) ME MUHARREM BAJRAKTARIN

Kishte ardhur një urdhër urgjent nga komanda e Korparmatës që urdhëronte të niseshin menjëherë në drejtim të Lumës, pasi forcat e Muharrem Bajraktarit kishin goditur në befasi Brigadën e V-të, gjendja e së cilës, siç thuhej në urdhër, ishte tepër kritike. Por kishte ndodhur e kundërta. Akti i pabesisë, se kishin tradhtuar Muharrem Bajraktarin dhe se kishin dashur ta vrisnin, e kishte ngritur popullin e Lumës kundër partizanëve. Muharrem Bajraktari i kishte pritur partizanët në pozicionet ku ishin vendosur forcat e tij, para fshatit Gostil, afërsisht ku është sot qyteti i Kukësit dhe bashkë me komandën e batalionit të V-të të Brigadës së V-të ishin vendosur krah njëri-tjetrit në të njëjtin front kundër gjermanëve. Por qëndrimi mikpritës i M. Bajraktarit nuk i kishte pëlqyer Enver Hoxhës, prandaj iu kërkua Muharremit t’ia dorëzonte forcat e tij Brigadës së V-të dhe të paraqitej në Shtabin e Përgjithshëm, ku do t’i caktohej vendi në Këshillin e Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar. Përgjigjja e Muharremit ishte se do të luftonte kundër armikut, por nuk do t’i dorëzonte forcat e nuk do të merrte pjesë në front. Pas kësaj u urdhërua komanda e brigadës të përhapte një komunikatë në krahinën e Lumës, ku thuhej se Muharrem Bajraktari po sabotonte luftën, me qëllim për ta demaskuar dhe më pas për ta vrarë, pasi ky ishte urdhëri i Enver Hoxhës.

LETRA E SHEFQET PEÇIT DHE E VËRTETA MBI VRASJET NË BUZËMADH

Mëngjesi i ditës së nesërme e gjeti efektivin e brigadës të përqendruar në Peshkopi. Gjatë kohës kur po hanin, erdhi një partizan që quhej Esat Ndreu. Sa pa Hulusiun iu hodh në qafë, pasi kishin qenë të dy shokë rinie dhe oficerë artilerie. Më pas u përshëndet dhe me ne, duke na dhënë lajmin se lëvizja e Muharrem Bajraktarit ishte shtypur dhe ishte vendosur qetësia. Pasi pyeti se kush ishte “Krajli”, pseudonimi i luftës i Rrahman Parllakut, i dha një letër nga Shefqet Peçi, ku shkruhej: “I dashur Krajl! Erdhëm në Lumën tënde ku populli na priti mirë, ndërkohë që Muharrem Bajraktari na goditi pas shpine. Patëm mbi 20 partizanë të vrarë, mes tyre Hysen Çinua, që ti e njeh se keni qenë të dy në një batalion në Brigadën e V-të, po edhe ne e tepruam, vramë 22 veta në Buzëmadh dhe 4 në fshatin tënd, por në luftë kur të vriten shokët nuk e përmban dot veten. Përqafime, Shefqeti”. Këtë të vërtetë e ka deklaruar Manush Myftiu, në Pleniumin e II-të të Komitetit Qendror në Berat, ku ka qenë i deleguar i Korparmatës pranë Brigadës së V-të, në Pleniumin e KQ të PKSH-së, fakt që është pranuar edhe nga Enver Hoxha. Të informuar se çështja me M.Bajraktarin ishte mbyllur, i lanë partizanët të pushonin dhe të nesërmen vazhduan marshimin për në Sllatinë – Kalaja e Dodës – Ura e Lapave – Ujmisht e Bicaj, ku ishte qendra e Nënprefekturës së Lumës. Gjatë rrugës u informuan se forcat e Muharrem Bajraktarit ndodheshin në Tejdrine, në fshatrat Surroj, Arrn, Mamëz dhe kishin marrë urdhër ta spastronin atë zonë. U kthyen në fshatin Skavicë, kaluan Drinin tek ura e Dodës dhe në të zbardhur të 30 shtatorit hynë në fshatin Arrn, por nuk hasën në forca që kryenin spastrime në atë zonë. E njëjta gjendje ishte edhe në fshatrat Surroj e deri në Mamës. Forcat e Muharrem Bajraktarit ishin tërhequr.

LUFTIMET NË KUKËS E TROPOJË

Më 9 tetor ‘’44 ishte përvjetori i parë i krijimit të Brigadës së III. Para efektivit të brigadës e popullit të Bicajt foli Komandanti i Brigadës, Hulusi Spahiu. Ai foli mbi rrugën njëvjeçare luftarake të brigadës, për sukseset e fitoret e arritura, pengesat e kapërcyera me sukses dhe sakrificat e shumta të partizanëve. Gjithashtu, në fjalën e tij u theksua krenaria e brigadës që po shkonte për të ndihmuar në çlirimin e popullit vëlla të Kosovës. Me këtë gëzim u bashkua edhe populli i Bicajt, që e shoqëroi festën me këngët e vallet karakteristike të lumjanëve.

Gjatë ditëve të qëndrimit në krahinën e Lumës, partizanët me sjelljet e tyre korrekte u lidhën ngushtësisht me popullin, u zhvilluan biseda të ngrohta familjare dhe aktivitete të përbashkëta kulturore. Ato ditë bënë edhe një goditje kundër nazistëve në periferi të Kukësit, duke e tronditur gjendjen e tyre të qetësisë e duke iu shkaktuar mjaft humbje. Të nesërmen, ata u përgjigjën me demonstrim zjarri artilerie, po pa lëvizur nga pozicionet e tyre. Nga kjo nuk dolën pa humbje. Ranë dy dëshmorë, Dajlan Dervishi dhe Musa Demi. Natën e 11 tetorit brigada u vu në marshim drejt Hasit. Drinin do ta kalonin në fshatin Bardhoc. Nata ishte me shi dhe Drini ishte fryrë shumë. Pikat e kalimit i kishin caktuar zbuluesit me ndihmën e fshatarëve. Kalimi ishte tepër i vështirë. U zgjodhën notarët më të shëndoshë që pasi e kaluan lumin, hodhën litarët në trungjet e shelgjeve dhe shoqëruan kalimin e partizanëve në anën tjetër. Kalimi i lumit zgjati pothuajse gjatë gjithë natës dhe më e keqja ishte që nuk shpëtuan dot pa viktima. Fatkeqësisht, u mbyt partizania Adile Ali Spahiu. Po kalonin buzë rrugës Prizren-Kukës, prandaj për të thyer ndonjë sulm gjerman morën masa mbrojtëse në të dy drejtimet. Për fat erdhi vetëm një motoçikletë me dy nazistë, që nga prita e zënë u asgjësua pa vështirësi. Kullonin ujë, por duhet të marshonin pasi po zbardhte dhe ishin në terren të hapur, ku nga rruga artileria e rëndë gjermane mund t’i dëmtonte keqas. Gjatë marshimit, në ngjitje u ngrohën dhe me të mbërritur në fshatin Pogaj u pritën me dashamirësi nga banorët. Fshatarët u thanë rrobat në vatrat e zjarrit dhe u shtruan mëngjesin. Nën ndikimin edhe të patriotit Ismail Poga, e gjithë zona ishte me luftën. Në Krumë ishte krijuar një batalion partizan që nën komandën e Ismailit u radhit me Brigadën e XXV-të të Malësisë. Afër mesditës mbërritën në Krumë, qendra e Komunës së Hasit. Aty pushuan pesë ditë. Kjo kohë u shfrytëzua për punë politike dhe u dhanë udhëzime të veçanta për sjelljen e partizanëve ndaj popullit të Kosovës. Në Krumë bënë mbledhjen e dytë të aktivit të partisë për të zgjedhur komitetin e partisë në brigadë. Në aktiv mori pjesë edhe i deleguari i Korparmatës, Manush Myftiu. Nga aktivi u zgjodh përsëri Rrahman Parllaku sekretar i Komitetit, kurse anëtarë u zgjodhën Myzafer Spaho, Spiro Pano, Ibrahim Sina dhe Izmini Papajani. Në Krumë u zgjodhën edhe delegatët për në kongresin e gruas antifashiste. Nga 45 shoqet që kishin në efektivin e brigadës u zgjodhën 4 delegate, Taibe (Kafazi) Balluku, Xhemile Korbi, Ifi (Palloska) Jatru dhe Andromaqi Manushi. Megjithëse Shqipëria Verilindore ishte çliruar, përfshi edhe Malësinë e Gjakovës, qendra e rrethit, Tropoja, ende mbahej nga një fuqi e xhandarmerisë së qeverisë kuislinge, nga kapiten Tahir Hoxha. Vendosën ta sulmonin Tropojën për ta çliruar, në mëngjesin e 16 tetorit. U përpoqën të ruanin befasinë e sulmit, por nuk ia arritën; së pari, se Tahir Hoxha, duke qenë vendas, kishte informatorët e tij që i vëzhgonin në çdo lëvizje dhe së dyti, se batalioni i II-të nuk arriti të zinte në kohë pozicionin e nisjes për sulm. Kjo bëri që batalioni i IV-t të hidhej i vetëm në sulmin e parë. Humbjet në Tropojë kushtuan shtrenjtë. Brigada la atje tre të vrarë e tre të plagosur, mes të vrarëve komisari i batalionit Birçe Sinemati, që para dy ditësh kishte marrë emërimin si Komisar i Brigadës së XXV-të të Malësisë, e cila do të organizohej ato ditë. U plagosën komandanti i batalionit, Xhorxhi Zero, komandanti i kompanisë, Kosta Shallo, dhe partizani Stavri Kaja, që mbeti invalid përjetë.

Me çlirimin e Tropojës, Komanda e Përgjithshme i kishte ngarkuar si detyrë Brigadës së III që të organizonte krijimin e Brigadës së XXV-të të Malësisë me partizanë nga Tropoja dhe Hasi. Me plotësimin e kësaj detyre nga komanda e Brigadës së III u ngarkuan Komisari i Brigadës, Myzafer Spaho, dhe zv/ komandanti Hysni Manushi./Gazeta Panorama


Send this to a friend