Para do ditësh ndoqa emisionin Albania’s Got Talent , ne jurinë e të cilit ishte edhe humoristi i ynë me famë, zotni Agron Llakaj!
Ne vlersimin që ai i bani nji konkuruesi nga Mirdita me emnin Fatmir i cili ishte i sinqertë në interpretim, Agroni i tha:
“Fatmir, humori asht nji zhandër i vështirë dhe i takon gjithmonë njerëzve të zgjuar”!
…Ndoshta Agroni e di ma mirë sepse ai ka vite që ban humor (përfshi imitimet origjinale të tij) por…unë, që nuk kam kenë aktor i humorit, kam nji mendim krejtë ndryshe per njerëzit që bajnë humor në përgjithsi dhe për aktorët e humorit në veçanti!
Per mue humori lind nga zemra e jo nga truni!
…Ne jetë ndodhë që njerëzit bajnë humor kur ata janë në gjendje të gëzueshme apo të lumtun shpirtnore!
…Ne skenë ndodhë që aktorët të bajnë me qeshë sepse Zoti ua ka dhanë atë dhunti që quhet talent dhe të bajnë ma shumë me qeshë ata aktorë që interpretojnë me sinqeritet!
…Une mendoj qe zotni Llakaj “ngatërron” zgjuarsinë me talentin sepse mund te jeshë i zgjuar por nuk ke talent…ashtusi mund të keshë talent por nuk dallohesh per zgjuarsi !
…Po marr nji shembull: Nji matematicien, nji shkrimtar apo poet, konsiderohen intelektualë, te squet e me nji IQ te naltë…por nuk asht e thanun që ata, meqë janë të zgjuar sic thotë z. Agron, domosdoshmënisht duhet të na bajnë me qeshë!
…edhe nji shembull tjetër:
Shkodranët njifen historikisht për humor.
Çdo shkodran ose të ban me qeshë ose të ban me u buzëqeshë!
Shkodranët të bajnë me qeshë sepse janë zemërbardhë, mikpritësa, kavaljera , dashnorë të së bukurës dhe “ciganë” e “rebelë” ne shpirt!
Humori i Shkodranve nuk blihet me pare sepse asht ba tashma nji traditë!
Më vjen randë me e thanë vecse…ngaqë shkodranët qeshin shumë…janë “paksa” indiferentë e naivë ne politikë!
… Të moçmit kanë thanë se:
“ Kush qesh’e këndon , si puna e shkodranve, largon të keqen dhe andrrallat”, por…në politikë e në marifete , jugu na i ka ngranë e po na i han “arrat” !