Me hidhërim të thellë mësova se miku dhe shoku im Agim Nezaj ndërroi jetë në Nju Jork.
Që nga prilli i vitit 2015, nëpërmjet inbox-it në Facebook, Gimi më ka mahnitur me guximin me të cilin përballi sëmundjen. Po kështu më ka mrekulluar korrektesa dhe mirënjohja me të cilën i përgjigjej çdo mesazhi që i dërgoja për tu interesuar se si po shkonte kurimi.
Kështu kurajoz dhe i mirësjellshëm ka qëne gjithmonë Gimi që në moshën 14 vjeçare kur fati bëri që ai nga Bajram Curri dhe unë nga Peshkopia të ulemi në bankat i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë ku u bëmë miq për jetë.
Ngushëllimet me të thella familjes së mrekullueshme të Gimit. Në pikëllimin e tyre marrim pjesë edhe ne miqtë e rinisë së hershem të Gimit, Tropoja heroike për të cilën Gimi, që rridhte nga një familje e shquar patriotike, ishte kaq shumë krenar, dhe të gjithe miqtë dhe kolegët që patën fatin dhe privilegjin ta njohin nga afër këtë intelektual kurajoz, zyrtar skrupuloz, gazetar të mprehtë, analist objektiv, futbollist të talentuar, mik besnik dhe mbi të gjitha njeri të mirë.
I will miss you, Gimi! Rest in peace, dear friend!
Komentet