I shqiptuar në vitin 33, në Jeruzalem
Nëse dikush beson se Jezusi i Nazaretit ishte Biri i Perëndisë apo thjesht një mësues i mençur,
është e pamundur të mohojë ndikimin e fjalimit të tij më i famshmi në botë i njohur si “Sermoni në Mal” ose “Predikimi në Mal” .
Asnjë fjalim nuk ka qenë më me ndikim se ai, ose më shumë i cituar sa ai.
Ai Fjalim paraqitet si një lutje tashmë e njohur në të gjithë botën dhe e shqiptuar në çdo anë të globit.
Ky fjalim futi një kod të mirësjelljes tek miliarda besimtarë. Moralin.
Pjesa më e madhe e predikimit i ka rrënjët në ligjin hebre.
Standartet e sjelljes përshkruara në predikimin u kanë dhënë besimtarëve dhe jo- besimtarët mundësi për të medituar dhe për ta diskutuar gjatë këtyre 2000 viteve që kur është shqiptuar.
Fragment:
Bekuar qofshin skamnorët: për ta është mbretëria e qiejve.
Bekuar qofshin ata që janë në zi: për ta do të ketë ngushëllim.
Bekuar qofshin zemërbutët: sepse ata do ta trashëgojnë tokën.
Bekuar qofshin ata që kanë uri e etje për drejtësi: sepse ata do të ngopen.
Bekuar qofshin ata që janë të mëshirshëm: sepse ata do të gjejnë mëshirë.
Bekuar qofshin ata që janë të pastër në zemër: sepse ata do ta shohin Perëndinë.
Bekuar qofshin ata që përpiqen për paqen: sepse ata do të quhen bij të Perëndisë .
Bekuar qofshin ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë ‘: sepse për ta është mbretëria e qiejve. /Shqipëroi: Elida Buçpapaj

The Sermon on the Mount
Carl Bloch, 1890
Komentet