Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano është shkarkuar nga detyra pasi refuzoi të japë dorëheqjen.
Vendimi u bë publik nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë. Shkarkimi i Nanos sipas Çuçit ka ardhur pasi nuk ka përmbushur objektivat.
“Policia e Shtetit dhe drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit kërkon një reagim më të fortë ndaj gjithë këtyre fenomeneve dhe një menaxhim. Këshilli i Ministrave, qeveria, ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është besoj unë një masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, u shpreh ministri Çuçi.
Vetë Nano nuk ka pranuar të japë dorëheqje ndaj është dashur dhe mbledhja e qeverisë për të vendosur shkarkimin e tij. Flitet se ka pasur përplasje mes Nanos dhe ministrit të Brendshëm të hënën. Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij.
Kujtojmë se Nano ka qenë pjesë e policisë prej shumë vitesh. A ka qenë në krye të Drejtorisë së Antiterrorit që prej 17 shkurtit të vitit 2016.
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u emërua më Tetor 2021 duke pasuar Ardi Veliun në këtë detyrë.
Sot pas shkarkimit të tij, vendin e tij do ta mbajë përkohësisht nëndrejtori i përgjithshëm Tonin Vocaj deri në emërimin e drejtorit të ri.
Deri tani 2 janë emrat më të lakuar për të marrë postin e drejtorit të ri të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku, i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA-ja si dhe drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati.
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në KQZ ku kërkon që të ndërhyhet nga policia e shtetit për të hequr logot dhe simbolet e partisë nga zyrat me qira të koalicionit Euroatlan . . .
Avokatja Adriana Kalaja kishe bërë një kallëzim penal me datë 02.09.2024 pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ky kallëzim edhe është regjistrua . . .
Radio Evropa e Lirë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Njoftimi për nisjen e hetime . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi sot gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesin e koalicionit ‘Euroatlantik’ Lulzim Basha.
Berisha tha se Rama ës . . .
Ish-kryeministri Matteo Renzi po zhvillon një vizitë në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Në një prononcim për mediat ai u shpreh se kampi i Gjadrit duhet të përdoret si një qendër ku mund . . .
Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të marrë të pandehur Ervin Muçën, drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, në lidhje me akuzat për ndërhyrje në . . .
Në një kohë që fushata zgjedhore ka nisur në Shqipëri, edhe pse jo zyrtarisht, partitë politike kanë firmosur sot (25 mars) Kodin e Etikës.
Përmes këtij Kodi Etik, subjektet angazhoh . . .
Një deklaratë të frikshme ka bërë Arben Ahmetaj gjatë intervistës së tij për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, lidhur me kërcënimet që ka marrë ndaj jetës së tij dhe sigurisë s . . .
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza për mënyrën sesi po trajtohen hetimet dhe korrupsioni në Shqipëri.
Në intervistën për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie, Ahme . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur sot në konferencën me gazetarët për drejtuesin e fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita.
Duke iu përgjigjur gazetarëve, B . . .
Lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se pas ndryshimeve në administratën e SHBA, Rama ka nisur të përpëlitet në Tiranë. Ai tha se përflitet që përplasja mes tij dhe kryebashkiaku . . .
Rënia në përgjim e Erjon Veliajt teksa fliste me gruan e tij nga furgoni i Burgut të Durrësit, ngriti në këmbë dy prokurorët e SPAK-ut, pasi dyshuan se Veliaj përdorte një aparat te . . .
Komentet