Këtu pushon një Tatar
Që ra mbi një Magjar
Që ra mbi një Sllav
Që ra mbi një Frëng
Që ra mbi një Got
Lindor
Që ra
Të gjithë
Të gjithë
Ranë
Mbeti vetëm
Një hardhucë
Një aguliçe
Një puhi ere
E butë
Pranverore!
(Përktheu: Fatime Imeraj – Zeqiri)
*Pseudonim i Ilija Kozić (lindi në Stratinska të Banja Lukës më 19 korri 1929 – vdiq në Sarajevë më 23 tetor 2001.)
Komentet