Deputeti socialist Koco Kokëdhima duket ka një nostalgji të madhe për kohën komuniste. Këtë e dëshmon zyra e tij ku ka varur një sërë kornizash ku reklamohen kopertina librash apo imazhe filmash të shkruajtur e luajtur në kohën kur vendin e udhëhiqte Partia e Punës së Shqipërisë. Por ajo që bie në sy është një kornizë që mban këtë shënim, “PPSH, më e madhja dashuri”.
Nuk e dimë nëse deputeti e mban si një relikte të së kaluarës, apo për të me të vërtetë PPSH mund të jetë më e madhja dashuri për Komisarin e Jugut.



Komentet