Ekspertë të politikës detare besojnë se dislokimi këtë vit i një aeroplanmbajtëseje të dytë dhe ndërtimi i një të trete nga ana e Kinës do ta lejojë Pekinin të pozicionojë njërën prej tyre në Detin e kontestuar të Kinës së Jugut.
Aeroplan-mbajtësja e njohur si Tipi 001 është testuar në Kinë dhe do të përdoret zyrtarisht në shtator. Projekti i Fuqisë Kineze me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare tha më 7 maj se Kina po ndërton një tjetër aeroplanmbajtëse e cila do të jetë gati në vitin 2022.
Kina ka të ngjarë ta vendosë njërën nga aeroplanmbajtëset në Detin e Kinës Jugore, një tjetër në Detin e Kinës Lindore dhe të tretën, ta lerë të lirë të lundrojë nëpër botë, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit.
“Nuk mendoj se do të shkojnë në sulm, por vetëm shfaqja e forcës, sigurisht është mjaft mbresëlënëse”, tha ai.
Efekti parandalues
Kina ka forcën e tretë më të armatosur në botë. Ajo ka më shumë fuqi zjarri se pesë vendet e tjera që konkurrojnë për sovranitetin në Detin e Kinës Jugore prej 3.5 milionë kilometrash katrorë. Të tjerët janë Brunei, Malajzia, Filipinet, Tajvani dhe Vietnami.
Anijet e marinës amerikane kanë lundruar përmes këtij deti 10 herë nën administratën e Presidentit Donald Trump, si një paralajmërim për Kinën për të ndarë rrugën detare. Pekini i quan kalimet, amerikane shkelje të sovranitetit kinez.
Kina, përmes programit të saj të aeroplanmbajtëseve, dëshiron të përmirësojë aftësitë ajër-ajër, në mënyrë që të “ndalë” çdo palë të tretë që afrohet, thotë Andrew Yang, sekretar i përgjithshëm i Këshillit kinez për Studime të Avancuara të Politikave në Tajvan.
“Mendoj se në thelb do të jetë Deti i Kinës Lindore dhe Deti i Kinës së Jugut, sepse ata po rrisin shfaqjen e forcës dhe të ashtuquajturat strategji aktive të mbrojtjes përgjatë zinxhirit të parë të ishullit”, tha ai.
Zinxhiri i parë i ishullit zakonisht i referohet Japonisë, Tajvanit dhe arkipelagut të madh të Azisë Juglindore.
Kina dhe Japonia kanë pretendime të disa pjesëve në Detin e Kinës Lindore. Pekini gjithashtu ka pretendime për sovranitetin mbi Tajvanin, i cili shtrihet rreth 160 kilometra larg territorit kinez dhe gjithashtu ka pretendime në Detin e Kinës Lindore. Ishulli i vetëshpallur sovran po shton forcat e veta ushtarake për t’i rezistuar Kinës. Javën e kaluar Tajvani filloi ndërtimin e një kantieri detar për të prodhuar nëndetësen e saj të parë gjysëm elektrike.
Aeroplan-mbajtësja e dytë dhe e tretë kineze
Aeroplanmbajtësja e parë kineze, një ish-anije sovjetike, filloi të lundronte pranë bregut lindor të Kinës në vitin 2012 nën emrin e saj të ri, Liaoning. E ndërtuar në vitin 2017, aeroplan-mbajtësja Tip 001 filloi provat vitin e kaluar.
Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njoftoi në nëntor se ndërtuesit e anijeve kishin filluar punën për aeroplan-mbajtësen e tretë të një “gjenerate të re”. Mediat e tjera kineze thonë se aeroplan-mbajtësja e tretë mund të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se dy të mëparshmet.
Projekti i Fuqisë Kineze i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare ka mbledhur imazhe satelitore mbi një kantier detar në Shangait, të cilat tregojnë një hark dhe pjesën kryesore të një “anijeje të madhe”. Ajo e quan aeroplan-mbajtësen Tipi 002.
“Entuziastët e armëve kineze dhe vëzhgues të huaj kanë pohuar për një kohë të gjatë se Kina ka filluar të ndërtojë aeroplan-mbajtësen e saj të tretë në Kantierin Jiangnan të Shangait, duke spekuluar se ajo do të jetë më e madhe dhe më e fuqishme se Liaoning dhe aeroplan-mbajtësja e dytë”, shkruante në nëntor gazeta shtetërore e lajmeve China Daily.
Teknologjia kineze e aeroplan-mbajtëseve ende ka nevojë për “shumë përmirësime” në drejtim të teknologjisë dhe trajtimit të avionëve luftarakë me bazë, tha Andrew Yang.
Por një flotë aeroplan-mbajtësesh e çdo lloji, veçanërisht me avionë në bordin e saj, do të alarmonte vendet e tjera, thonë ekspertët.
Kina do ta shihte aeroplan-mbajtësen e saj në Detin e Kinës Jugore si një “kundërpeshë” ndaj anijeve të marinës amerikane që kalojnë pranë bregut perëndimor të Tajvanit në të njëjtit det, thotë Eduardo Araral, profesor i asociuar në shkollën e politikës publike të Universitetit Kombëtar të Singaporit. Normalisht, kinezët “tregojnë muskujt” e tyre pasi Shtetet e Bashkuara bëjnë një veprim, thotë ai.
Nga ana tjetër, nëse një aeroplan-mbajtëse amerikane, dërgohet në Detin e Kinës Jugore, mund të përfundojë të përballet me aeroplan-mbajtësen kineze, thotë Oh Ei Sun, bashkëpunëtor në Institutin e Çështjeve Ndërkombëtare të Singaporit
Vende të tjera aziatike që kanë pretendime për rreth 90% të të gjithë detit – ndoshta nuk do të kenë shumë opsione nëse një aeroplan-mbajtëse kineze nuk vepron, thotë zoti Araral.
“Reagimi do të vijë kur aeroplan-mbajtësja do të patrullonte rregullisht dhe së bashku me një flotë anijesh të tjera,” thotë ai. “Atëherë kjo do të nervozonte vendet fqinje.”
Dërgimi i një aeroplan-mbajtëseje në Detin e Kinës Jugore do të “detyronte” pretendentët e tjerë terrotorialë aziatikë të kërkonin ndihmën e qeverisë amerikane, duke forcuar një aleancë anti-kineze të vendeve me vendet aleate perendimore, thotë Fabrizio Bozzato, një ekspert me Shoqatën e Hulumtime të Strategjisë në Tajvan.
Këta aleatë mund të dërgojnë në përgjigje “forca masive detare” duke përfshirë aeroplan-mbajtëset e tyre në det, tha ai.
Komentet