Ky sezon i “Champions League” ka dhuruar emocione të jashtëzakonshme ku mund të veçohen përmbysja e Roma-s, mrekullia të cilët Juventusi iu afrua në Madrid, eliminimi i United nga Sevillia, por edhe kualifikimet dramatike të Real-it dhe Liverpool-it në finale.
Gjithsesi gjatë rrugës ka patur shumë kontestime dhe kospiracione. Anglezët fillimisht kritikuan UEFA-n për një short të paravendosur, me Man.City-n dhe Liverpool që u përballën ën çerekfinale, në një kohë kur 3 ekipe spanjolle evidentuan njëra-tjetërn.
Një shok erdhi edhe në shortin e gjysmëfinaleve, aty ku Roma e zbuloi kundërshtarin (Liverpool) shumë kohë më përpara. Së fundmi besueshmëria e UEFA-s është goditur sërish.
Menjëherë sapo u mësua se kush do të ishte finalja e këtij sezoni në finalen më prestigjioze për klube UEFA ka bërë një postim aksidental në sajtin e saj, ku dallohet se Liverpool-in e ka shpallur fitues para se të luhet sfida më 26 maj.

Nuk dihet se çfarë mendimi kanë tifozët e Realit për këtë, por nëse në fund kjo rezulton e vërtetë atëherë pikëpyetjet do të shtoheshin së shumti.
Komentet