Visho Ajazi Lika, ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, propozohet nga kryeministri Rama për postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO.
Tashmë pritet që kreu i shtetit të firmosë propozimin e kryeministrit, përparav se Visho Ajazi Lika, ish-kryetar i SHISH-it, i dorëhequr nga kjo detyrë më 30 tetor, të marrë detyrën e re.

Visho Ajazi Lika do të mund të zërë kështu vendin e ish deputeti demokrat Leonard Demi i cili mban postin e ambasadorit në NATO që prej viti 2013
Demi u propozua në atë kohë nga kryeministri i sapo zgjedhur Edi Rama. Më pas Bujar Nishani, presidenti i Shqipërisë ka dekretuar emërimin e tij.Më herët ish-deputeti demokrat kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Parlament.
Komentet