Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja ka folur për posterat e vendosura nga Partia Socialiste.
Në një intervistë për “Panorama TV”, Qosja tha se edhe në Kavajë janë vendosur postera, teksa theksoi se sa më shumë qytetarët i shohin aq më shumë i shtohet urrejtja. “Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi pret që ta largojë më 14 maj”, tha kandidati i “BF”.
“Po janë vendosur, shumë mirë që janë vendosur sepse sapo qytetarët i shohin këto postera i shtohet urrejtja. Kavaja e urren këtë qeveri dhe mezi po pret që ta largojë. Edhe nga njerëz të majtë janë të zhgënjyer. Unë komunikoj me elektoralin gri, me njerëz të majtë dhe mezi po presin ndryshimin për Kavajën”.
Po ashtu Fisnik Qosja foli edhe për programin e tij elektoral, duke thënë se bashkia nën drejtimin e tij do të ofrojë lehtësira për biznesin e ri, duke u paguar taksat për një vit.
“4-vjeçarin që unë do jem kryetar bashkie, Kavaja do të behet. Ne kemi një paketë shumë të mirë për bizneset e reja. Një i ri që do të hape biznesin, taksat do paguhen nga bashkia e Kavajës. Bashkia do t’i vijë në ndihmë për një vit, një të riu që e do Kavajën dhe do të japë kontribut në Kavajë”, tha ai.
Ndërsa i pyetur për presionit që i bëhen administratës, ai tha se kjo ndodh, duke u ndalur kryesisht drejt disa drejtorë shkollash.
Pyetje: A keni hasur me raste presioni në administratë?
Fisnik Qosja: Pa diskutim. Kjo është kthyer në shqetësuese, por edhe qesharake. Ka ca mësues, unë iu bëj thirrje disa drejtorëve të shkollës që të rrinë larg kësaj historie. Kavaja është qyteti që ta jep notën ashtu siç e meriton. Do të ngelin në klasë më 14 maj, prandaj i them që mos ngelen në klasë. Mos u bëni pjesë e një maskarade dhe show. Duhet ti japim fund kësaj historie. Por ata janë të detyruar dhe deri në një farë mënyrë unë i mirëkuptoj. Por janë ca njerëz që unë i bëj thirrje që të tërhiqen.bw