Si duket, projektet, eksperimentet ose “planimetritë e reja” imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e “instruktorëve” ose “arkitektëve” të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë mbi ngritjen dhe projektimin e “popujve artificialë” ose johistorikë, edhe sot e kësaj dite ndodhen në fuqi ?! Mbi ngritjen ose krijimin e ” federatave” ose ” kofederatave të reja” në mes Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, BH-së dhe Maqedonisë, sidomos. Dhe, kjo sipas ” idealeve” dhe ” vizioneve planetare” ose kosmopolitike, multinacionale dhe internacionaliste të Moskës, Brukselit dhe Uashingtonit. Ndonëse, në kordinim dhe harmoni të plotë logjistike, konspirative, dekonspirative dhe komplotiste me Serbinë dhe Rusinë. Si dhe me aprovimin ose miratimin ekstern ose eksplikativë të të ashquajturit “lidershipit shtetërorë, nacional ose politikë” në Kosovë dhe gjithandej.
Duke t´i rikujtuar në këtë vorbullë “Traktatin e Shën Stefanit” dhe “revizionet” e njohura koloniale dhe imperialiste – kundër shqiptarëve dhe në favor të serbëve dhe popujve të tjerë sllavë në “Kongresin e Berlinit” me 1878 etj.
Apo, mos ndofta prap ajo ” Europe and the People Without History” ose ” Europe and the Colonial Ecquality”…???!!!
Në këtë vorbullë habitë fakti se si shtetët, qarqet ose strukturat e ndryshme evropiane ose europerëndimore në bashkëpunim me një grup matrapazesh, demagogësh dhe hipokritësh të ndryshem karierist dhe profiterist në Kosovë, po i mbyllin sytë para atyre aktëve dhe faktëve të kryera të” rikthmit të sofistikuar” të Serbisë në Kosovë!
Dhe, kjo me “dorën e zgjatur” të një tufe të harbuar pushtetmbajtëse dhe kleptokratike të cilët si duket i kane falur dhe harruajt krej dhunën, terrorin dhe masakrat e egra të Serbisë në Kosovë!!! Kjo në favor të ” pajtimit historik” në mes shqiptarëve dhe serbve. Shih ti….!!!
Se këndejmi, po të ishin aq shumë të interesuar SHBA-së dhe BE-së për paqe dhe stabilitet të gjithëmbarëshëm dhe të qëndrueshën në gadishullin e njohur ilirik ose ballkanik? Respektivisht, për mirëqeniën, paqen, stabilitetin, pavarësinë, integritetin, sovranitetin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të popullit ( kombit) dhe shoqërisë së sotme shqiptare ose kosovare: Në Kosovë dhe gjithandej, sot do kishim ngjarje, zhvillime, kushte, rrethana dhe situata shumë me të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme.
Nuk do kishim krim të organizuar, korrupsion, prostitucion, nepotizëm, kontrabandizem, familjarizëm, bajraktarizëm, partikularizëm të tepruar ose inflator.
Nuk do kishim ministra ose kryeministra të korruptuar, t´kontrabanduar ose nën “rrogoze” të ndryshme komplotiste, konspirativiste, dekonspirativiste etj.
Nuk do kishim klanizime, privatizime, uzurpime, fosilizime, instrumentalizime, relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme dhe të çfarëdollojshme të prones ( kapitalit) dhe moralit të njohur shtetërorë ose nacional.
Nuk do kishim ekstremizma ose radikalizma të ndryshnme fetare, sociokulturore dhe të tjera.
Nuk do kishim ” gjykata” ose ” tribunale speciale” në Kosovë ose dikund tjetër.
Nuk do kishim komplote vendore dhe ndërkombëtare kundër ish pjesëtarëve ose komandantëvë me në Zë të UÇK-së! Mbase,për qëllime ose lajtmotive të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera…Të cilat u shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone, militare, imperiale, ekspanzioniste, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ,historik ose ideologjik- kundër popullit ose kombit shqiptarë. Dhe, jo projektëve ose planimetrive të ndryshme integrale ose paqësore dhe stabilizuese në Kosovë dhe gjithandej.
Nuk do kishim madje as ” republika serpska” ose enklava dhe eldorado të ndryshme të kolonëve ose ardhacakëve serbo-malazias gjithandej Kosovës!
Thonë se Milloshevici dhe regjimi i tij kriminal dhe gjakatarë, si ” trofe lufte”, dikur i kishin kërkuar kokat kryesore të UCK-së. Nërkaq, sot ata i kërkojnë regjmi i Isa Mustafës së bashku me Moskën dhe Beogradin dhe ca ” gra” e ” burra të fortë” n´Bruksel dhe Uashington.
Se këndejmi, Çfarë (çka) duhet ditur? ( Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë), Çfarë (çka) duhet bërë ? ( Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit moral ose politik): Janë këto tre ( 3) pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Materializmit dhe Idealizmit kritikë -rreth asaj se çka (çfarë) guxojmë të dijme?, Çfarë (çka) guxojmë të besojmë si dhe Çfarë ( çka) duhet bërë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit, popullit ( kombit ) ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
U mor vesh se të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një populli ( kombi) dhe të një shteti, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe te barabartë në të mirëm e gjithëmbarshme të popullit ( kombit), shtetit ose shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja dhe deri tek qytetarët e rëndomtë.
Në këtë sfond, i ashtuquajturi faktori vendorë dhe ai ndërkombëtarë në Kosovë, duhet angazhuar per një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndetshme në kuptimin e plotë të fjalës. Mbase për një shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane dhe integrale e pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, depresioni, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive. Gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë.
Mbase, për një Kosovë të udhëhequr nga ideali, respekti, vizioni, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij.
Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ( qytetare) dhe politike në njerën anë, gjegjësisht, integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shteterore, nacional, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin, demokracinë , gjegjësisht, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, ushtrak ( luftarak), politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin “universalitetin global” ose ” globalitetin universal” në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore ose qytetare, respektivisht, shtetërore-nacionale në të gjithë botën.
Ndaj, mu për këtë, edhe evolucioni ose zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të “konsenzusit dhe kompromisit” të njohur të August Commtit, “Vetëdijes kolektive” të E. Dyrkhemit, “Aksionëve dhe vetëdijes individuale” të Max Weberit, “Karakterit referent të veprimit ose reagimit” të T. Parsonit, “Karakterit nacional dhe historik” të Meadovit, “Karakterit Antropohistorik, Antropogjeografik, Antropogjenetik etj.” të A. Gobinos, R. Chemberleinit etj. Dhe, jo sipas epshëve të ndryshme karieriste ose profiteriste të konjukturave ose politikave të ndryshme ditore ose periodike. Qofshin ato nga vendi ose nga bota.
Me kazualitetin e njohur çlirimtarë ose patriotikë të një populli ose kombit të tërë, nuk ka të drejtë të lozë ose tallet askush.
Komentet