Barometri diplomatik
Ky është “mesazhi paqësor” i patriarkut serb Irinej për shqiptarët e Kosovës së Shqipërisë Etnike!
Mirëpo, shqiptarët, duhet të kuptojnë se, derisa shteti dhe kisha serbe, të pohojnë se “Kosova është e Serbisë”, kjo do të thotë thirrje për luftë kundër shqiptarëve për ta kthyer Kosovën nën sundimin kolonial shekullor të Serbisë (1912-1999).
Prandaj, qeveria e Kosovës, nevojitet që urgjentisht ta ndërprejë Dialogun gjashtëvjeçar të Brukselit (2011-2016), sepse ai është “dinamit” për bombardimin e pavarësisë dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Pra, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, çdo përpjekje e lidershipit të Kosovës kinëse për t’i “normalizuar” marrëdhëniet me Serbinë, është dështim dhe vetëkapitullim përpara Serbisë kolonialiste.
Irinej: “ Kosovo je duša Srbinova!”
-Serbisht kësaj i thonë “daj boze sta budala misli”, sepse gjatë historisë së derisotme Kosova kurrë nuk ka qenë pronë legale e Serbisë (plaçkë koloniale, po, thuajse 100 vjet-1912-1999) e as e “srbinave” të Siberisë, por e ilirëve dhe e shqiptarëve të Shqipërisë, që nga shekulli II para erës së re. Ndërkaq, 5 shekuj më vonë (në shekullin VII), fiset barbare serbe nga stepat e Siberisë dhe nga brigjet e lumit Don të Rusisë, janë shpërfaqur në Ballkan. Kjo është e vërteta historike e “doshlakëve” serbë dhe e autoktonisë së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Ilire.
Edhe kjo “bozhicna poslanica” (Christmas epistle) politiko-propagandistike dezinformuese, që apelon dhe rikujton të gjithë serbët në botë, se “Kosova është zemra Srbinova” e patriarkut shovinist serb Irinej, dëshmon botërisht, pse t “Dialogou historik” i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë (2011-2016) nuk po zhvillohet për njohjen e Republikës së Kosovës nga Beogradi, por për rikthimin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale në Kosovë (1912-1999). Ndryshe ai “dialog” nuk kishte filluar fare. Këtë e kemi pohuar jo më pak se gjashtë vjet (2011-2017). Ky dialog është e zeza e Kosovës, që vë në pikëpyetje cilësinë e saj historike, politike, juridike dhe të së drejtës së vetëvendosjes.
Mirëpo, “engjulli” i KOS-it, Irinej, le t’i gënjejë, le t’i dezinformojë dhe le t’i “verbojë” sa të dojë “qingjat ” e tij, sepse Kosova kurrë nuk do bëhet Serbi ngase kurrë nuk ka qenë, nuk është, dhe kurrë nuk do jetë “zemra, koka dhe djepi” i Serbisë!-
-Le ta dijë këtë vërtetë si në “grur të kuq”, ideologu frymëzuesi dhe mbështetësi i Slobodan Milosheviqit!
Sikur të kishte qenë “Kosova serbe”, shteti dhe kisha serbe kurrënjoherë nuk do ta kishin djegur Kosovën e as nuk do t’I kishin vrarë shqiptarët!
Mirëpo, pikërisht, pse ishte e huaja-shqiptarëve autoktonë dhe e Shqipërisë Etnike, Serbia militare me luftërat koloniale dhe me gjenocidet e saj (1878- 1999) disa herë e dogji Kosovën dhe Anamoravën shqiptare (prej Nishit deri në Novi Pazar), si dhe masakroi, shfarosi dhe shpërnguli me qindra, me mijëra dhe me milionë shqiptarë vetëm për t’ua grabitur territoret e tyre indigjene, që ishin pronë historike, legjitime dhe legale e Shqipërisë Etnike (që i përkisnin Vilajetit shqiptar të Kosovës, përkatësisht Dardanisë ilire).
Irinej, të braktisë teorinë dhe praktikën e strategjisë së Slobodan Milosheviqit, duke i gënjyer serbët se “Kosova është e Serbisë”!
*** Patriarku Irinej: “ Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Për mua Serbia pa Kosovën është një trup pa kokë. Vendi ynë nuk mund të jetë pa kokë dhe pa Kosovën.” (www.b92.net, 14 maj 2010).
Duke qenë se edhe kjo deklaratë e Patriarkut serb Irinej, e pohuar para gjashtë vitesh (2010), është një gënjeshtër sui generis mbase Serbia nuk ka humbur kurrfarë koke, por vetëm plaçkën koloniale të saj njëshekullore (1912-1999), që historikisht dhe ligjërisht i përket Shqipërisë Etnike, si patriarku Irinej, ashtu edhe Beogradi zyrtar nuk duhet ta dezinformojnë dhe ta mashtrojnë popullin serb, me parulla të tilla primitive, antihistorike dhe anticivilizuese, se kinëse “Kosova është koka e trupit të Serbisë”, kur dihet se Serbia nuk ka kurrfarë hiseje dhe tapije historike dhe ligjore, përpos minoritetit të saj, si dhe disa kisha e manastire me historikun e tyre të dyshimtë dhe fallso, të krijuar gjatë kohëve të ndryshme të historisë së Kosovës.
Prandaj, patriarku serb Irinej, do të duhej t’i “fliste mendjes së sëmurë”, se me parulla kërcënuese etnocentriste serbomëdha antishqiptare të Kishës Ortodokse Serbe, absolutisht nuk mund të mbrohen të drejtat e pakicës serbe, e as të arrihet kurrfarë bashkëpunimi, pajtimi dhe paqeje me shqiptarët në Kosovë.
-Sepse ka ngordhur vrasësi i Kosovës, Slobodan Milosheviqi me kërcënimet e tij në adresën e shqiptarëve të Kosovës, i cili në “stilin” kërcënues të Patrirarkut Irinej, i pat ngritur në këmbë ekstremistët dhe radikalët nacionlshovinistë të minoritet serb në Kosovë, duke I siguruar se: “NIKO NE SME DA VAS BIJE”. ( “Fjalimi historik” i Slobodan Milosheviqit në Fushë-Kosovë, prill 1987. Në këtë Miting protuestues të serbëve, të cilët me gurë dhe me mjete të forta patën lënduar dhjetra policë shqiptarë, ish-lideri komunist i Kosovës, Azem Vllasi ka pasur shansin historik (sepse kishte policinë shqiptare), që S. Milosheviqin, ta fshinte nga faqja e dheut për ta shpëtuar Kosovën nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë. Mirëpo, ndodhi e kundërta, S. Milosheviqi me regjimin dhe me forcat policore, pramilitare dhe militare të Serbisë dogji Kosovën dhe vrau e masakroi mbi 12.000 mijë shqiptarë).
Komentet