Kur gjyshja Tule ishte bërë stërgjyshe , ndodhi dicka që kurrkush nuk e kishte marrë me mend.
Loni, stërnipi i saj i parë mori një piktor të famshëm , Sefën , dhe e pagoi t’i bënte një portret. Donte t’ia bënte dhurate asaj me rastin e njëqind vjetorit të ditëlindjes.
Sefa e uli gjyshen Tule në një karrike dhe i tha:
– Nanë , të lutem me shih në sy dhe mos leviz.
– Si të duesh ti , rri nana- tha gjyshe Tulja dhe ndenji e ngrirë si statujat e Leonardo Davincit për tre orë të tëra.
Sefa e mbaroi portretin , por gjyshja vetem i tha ” Faleminderit”. Se nuk i thoshte dot ” sa te bukur e paske bërë.” Gjyshja ishte bërë e verbër dhe nuk mund të bënte komplimente për artin.
Por, pavarësisht kësaj , ajo e dinte se ishte rasti për të shprehur mirënjohje…
Loni e mori portretin dhe e vuri në dhomën e miqve në shtëpinë e tij. E mbajti një vit dhe cdo mëngjes i lutej Zotit duke i hedhur shikimin para se të nisej në punë.
Por, meqë gjyshja kishte nja njëzet stërniper, ai vuri një rregull : secili stërnip do ta mbante portretin për një vit në shtëpinë e tij. Kështu portreti i gjyshes do të kënaqte me radhë të gjithë nipat e stërnipat.
Portreti i gjyshe Tules jo vetëm kaloi në shumë duar, por shetiti Botën , a thua se ishte portreti i Mona Lizës…
Në fillim e mori Landi në Londër, pastaj e mori Akili ne Birmingam, pastaj Savio në Genova, pastaj Matlindi në Romë, pastaj Gjergji në Tirane, pastaj Besi në Boston, pastaj Tefiku në Mamurras, pastaj Besniku në New York, pastaj Ilmiu në Bruksel, pastaj Altini në Tiranë ,pastaj Aleksi në Athinë, pastaj Bledi ne Tiranë …
Dhe, më në fund, më erdhi radha mua, në një pikë të globit që unë e quaj Qendra e Botës, por jo se edhe njerëzimi e njeh për të tillë.
U deshën njëzet vjet që portreti i gjyshes të mbërrinte tek unë, sepse sic e thashë, për shkak të rregullit që vuri Loni , ne stërniperit e saj duhej ta mbanim portretin vetëm nga një vit. Shto këtu edhe kohën që bënte portreti nëpër avionë duke kapërcyer shtete dhe kontinente…
Kur portreti mbërriti tek unë,në Qendër të Botës, unë isha verbuar për vete dhe njësoj si gjyshja nuk mund t’i beja asnjë kompliment piktorit Sefë për të. Por, pasi e preka me gishtrinjtë e mij sipërfaqen e kanavacës së portretit ,ashtu si gjyshja Tule, i ndritte shpirti , pëshpërita një lutje për Zotin dhe thashë mirënjohjen time për piktorin:
Komentet