Rilindasi i madh shqiptar, Naim Frashëri, përveçse ka shkruar në gjuhën turke e greke, ka qenë edhe mjeshtër i madh dhe në gjuhën persiane. Shkrimet e tij të para ishin në shqip, ndërsa përmbledhjen e parë e shkroi në persisht.
Vepra e tij lirike “Tehajjulat”, (Ëndërrimet, 1885) dhe gramatika e gjuhës persiane ka pasur jo pak jehonë. Për këtë arsye, poeti shqiptar kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë. Ndërkohë, në përmbledhjen e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve. Pikërisht për këtë arsye në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portretin e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”.Ndërkohë portali Iranian.com i ka kushtuar edhe një artikull Naim Frashërit, duke renditur veprat dhe risjellë në kujtesë veprimtarinë e tij.

ashjkl;lkjhgfd