HAMALLI
Oj, sa e fortë asht kjo tokë,
sa zemra e ime e trusun nën samar.
Oj, sa e fortë asht kjo tokë …
Nata asht ma e bukur se dita —
ajo të përkund n’andrra, të sjell kujtimet.
— O, njeri,
falma vetëm nji buzëqeshje,
nji buzëqeshje si të fëminisë sime —
falma, e …
mos më shiko në shpinë!
I VERBTI
Oh, natë —
të due Dritë, të due!
Oh, natë —
sa herë vjen me vedi a bjen
ofshame si unë?
Të due Dritë, të due!
KASAPI
Në tryezë
gishtat me drandofille
gjaku.
Në duer vena
e dejve të’ njomë
e kanga —
në teh të thikës.
Gjak. Gjak. Gjak.
Komentet