Një punë e gjatë, e lodhshme, plot sakrifica, pa ndërprerje, me një përkushtim e durim tè skajshëm, Bekim Avdiaj, nga fshati Gramaqel i komunës së Gjakovës, arriti që këto ditë, në Universitetin Evropian të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukim, në Profilin Sociologji-Antropologji Sociale, të merr gradën :”Doktor i Shkencave”, duke mbrojtur temën: ”Dukuri të reja kriminale në shoqërinë Kosovare; Vështrim antropologjik dhe kriminologjik në rajonin e Gjakovës(1999-2012).
Major,Dr.Bekim Avdiaj,ne vendin e punës.
Një rrugëtim karakteristik deri te titulli shkencor:
Bekim Shaban Avdiaj, 45 vjeçar, i lindurën dhe i rritur në një ambient fshati,nën rrethanat e një kohe të rëndë,të cilit natyra ia fali inteligjencën dhe edukatën, në një familje me shume vlera njerëzore e kombëtare, i cili që në moshë të re,nga bankat e para të shkollës,aty ku jeta fillon ecjen me sakrificat e veta,aty ku merret bazamenti jetësorë,e filloi së mbari,duke u veçuar si një djalosh me një inteligjencë të veçantë,duke treguar rezultate ne mësime në të gjitha lëndët mësimore. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje,u regjistrua në Akademinë Policore në Vushtrri,të cilën e mbaroi në vitin 1990. Atëbotë kur situata politike ishte tejet e acaruar, Bekimi, me ndryshimin e lëndëve mësimore, mbaroj Gjimnazin”Vllaznit Frashëri” në Deçan. Pas mbarimit të gjimnazit, regjistron Shkollën e Lartë Pedagogjike ,”Bajram Curri”në Gjakovë, grupi Gjuhë e letërsi shqipe. E përfundon në vitin shkollor 1991/94.
Tani si arsimtarë i kualifikuar, punësohet në arsim, në shkollën fillore, “Hasan Prishtina” të fshatit Gllogjan, Komuna e Deçanit, mësimdhënës i Gjuhës e letërsisë shqipe, punë të cilën e kryen me shume përgjegjësi e dashuri.
Peripecitë e një ngjarje historike në fillimin e luftës në Kosovë.
Ishte data 24.mars,1998,dita e parë e fillimit të luftës në Dukagjin,ditë kur forcat policore e paramilitare serbe, sulmuan fshatin Glloxhan,me një barbari të paparë,ku me një shpejtësi marramendëse,i gjithë fshati u gjind i rrethuar me tanket e policisë e ushtrisë serbe. Atë ditë u derdh gjaku i parë për liri në këtë fshat, ku e pësuan tre shqiptarë të rij,tri luleve iu shua jeta pa asnjë arsye. I gjendur në ato rrethana të një situate kritike, Bekim Avdiaj, me ditarë në dorë, së bashku me bashkëshorten Lumen, duke ndier përgjegjësinë jetike, njerëzore e humane, ashtu siç i ka hije një mësuesi të devotshëm, prirë nga humanizmi e kombëtarizimi, nxjerr me shpejtësi të gjithë 120 nxënësit e kësaj shkolle në malin e afërt, ku strehohen në qetësi disa orë. Në mbrëmje të datës 24 mars, 1998 i heton policia serbe dhe të gjithë i rikthen në lokalet e shkollës, duke i ndarë në klasa për qëllimet e tyre të djallëzuara…..
Sapo forcat serbe dolën nga shkolla për të marrë informata për të vrarët ne fshat, për situatën në tersi, Bekimi me bashkëshorten, marrin fëmijët dhe ikin nga aty për t’u strehuar në familjen Lushaj,deri të nesërmen. Të nesërmen herët,me gjithë nxënës gjejnë mikpritjen dhe strehohen ne kishën e Glloxhanit, prej nga i ndajnë nxënësit në familje fshati,duke informuar secilën familje që të merr fëmijët e tij. Një rast që e bënë madhështorë këtë akt heroik,është momenti ku Bekimi i thotë bashkëshortes që të shkoi në shtëpi te djali një vjeçar, ndërsa ajo, Lumja,i thotë: “Assesi nuk shkoj,edhe këta janë fëmijë tanë,ne jemi prindërit e tyre”….Kjo ngjarje,atëbotë, ishte një sensacion ditorë në mbarë opinionin brenda e jashtë vendit, dhe se mjetet e informimit, nga të gjitha llojet, flisnin për “zhdukjen” e mësuesve dhe nxënësve të tyre për tre ditë rresht.
Kjo copëz jete e pune,e begaton biografinë e një burri të denjë për ta quajtur “hero i momentit,i sakrificës,humanist” e mirësi të tjera. Për më pak punë, njerëzit kanë përfituar shumë e shumë gjëra, ndërsa këtij njeriu, kurrë nuk iu dha, bile, një mirënjohje nga kjo shoqëri “demokratike!…..”
⦁ Kyqja e Bekimit në Policinë e Kosovës-
( punë e mësim natë e ditë).
Bekim Avdiaj, duke poseduar vetëdije vizionare, për kohen e shoqërinë, nuhatë me saktësi se policia është një dikaster i rëndësishëm i shoqërisë, ka rrol kyç e shumë të rëndësishëm në formimit e shtetit ligjorë në ato vite të pasluftës, ku anarkia vlonte në çdo pore të jetës. Me këtë vetëdije, konkurroi dhe u fut në shërbim të policisë, me fillim në Stacionin e Policisë në Deçan, në sektorin e hetimeve, ku për tre vite tregoi rezultate pune, për ç’arsye u gradua në rreshter. Pas gradimit, kreu punën e koordinatorit me policinë e UNMIKUT, deri në marrjen e kompetencave zyrtare.
Majro,Dr.Bekim Avdiaj,pranë mirënjohjeve të fituara nga puna .
Ecja e shpejtë në gradime,ishte pasqyrë e punës dhe rezultateve të punës, të pashme për këndo që donte t’i shihte, ashtu që pa vonuar,me 2005-ten, gradohet në toger, ndërsa me 2006, merr gradën e kapitenit dhe caktohet si komandant i Stacionit të Policisë në Deçan. Në dhjetorin e vitit 2006, sipas nevojave të shërbimit,e transferojnë komandant në Stacionin e Policisë në Gjakovë, ku qëndron deri në vitin 2012.
Duke u treguar gjithnjë i suksesshëm në punë, i sjellshëm me kolegë,mirëpritës dhe shumë korrekt me qytetarë, zbatues i ligjeve me përpikëri, përsëri e transferojnë, por tani në Drejtorinë Rajonale në Pejë, shef i Sektorit të hetimeve, ku qëndron deri me janar të vitit 2015. Në janar të këtij viti rikthehet në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës, në detyrën e shefit të Sektorit të hetimeve, ku aktualisht gjendet në këtë detyrë dhe mban gradën e majorit të policisë. Një ecje e shpejtë e meritore e një kuadri të ri,i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për të vënë rend e qetësi,siguri për qytetarë, ku secili shtet i lakmon që t’i ketë si rregulla ligjore e kushtetuese.
Krahas punës, mësimi e leximi ishin ëndrra e tij në ngritjen intelektuale:
Me etjen për dije dhe këmbëngulësinë për arritje në përsosjen intelektuale,Bekim Avdiaj,asnjëherë nuk u ndal nga studimi hap pas hapi,deri në fitimin e titullit shkencorë,si faza më e lartë e arritjes njerëzore në aspektin e ngritjes intelektuale.
Me elanin e madh për punë e rezultate pune,pas mbarimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Gjakovë,në vitin e cekur më lartë,Bekimi mbaron,me 2005-ten, Fakultetin e Edukimit-dega në Gjakovë dhe fiton Bachelor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në vitin 2014 mbaron Fakultetin e Edukimit-dega në Gjakovë-programi 3+1 dhe merr për Bachelor i Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në ndërkohë,ishte regjistruar edhe në Universitetin Mbretërorë”Iliria” në Prishtinë,ku merr titullin Master i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci,në vitin 2010.
Ndërsa kulmimi dhe përsosja intelektuale e z. Bekim Avdiaj, kurorëzohet me datën 02.maj,2017, kur në Tiranë, në Universitetin Europin, në Fakultetin e “Shkenca Sociale dhe të Edukimit”, në programin e studimit të Doktoraturës Shkenca Sociale”, në profilin Sociologji-Antropologji Sociale, viti akademik 2011-2012, merr gradën më të lartë shkencore,”Doktor i Shkencave”.
Punimi shkencor i Dr. Bekim Avdiaj
Temën e doktoraturës e mbron me sukses të lartë në praninë e komisionit prej pesë anëtarëve, doktorë shkencash,me këtë përbërje: Prof.Dr.Fatos Tarifa, Preof. Dr.Tonin Gjuraj, rof.Dr. Roland Lomi, Prof.Dr.Kristaq Xharo,dhe Prof.Dr.Lekë Sokoli.
Njëri nga antarët e komisionit vlerësua,ne fletën e vlerësimit,pos tjerash cekë:”ky është një studim tepër interesant,i rëndësishëm dhe i mirëpritur në shkencat sociale shqiptare,madje do të shtoja,një ndër studimet më origjinale e më shteruese që është kryer deri me sot në trevat shqiptare në fushën e antropologjisë kulturore e të kriminologjisë,apo të sociologjisë së krimit .Prof. Dr.Fato Tarifa”.
Këso vlerësimesh i hasim kudo në fletët e komisionit vlerësues, të cilat vlerësime,na bëjnë të jemi krenarë me këtë kuadër shkencorë, për të cilin, shoqëria kosovare ka aq shumë nevojë, e posaçërisht Policia e Kosovës,e cila është një nga dikasteret e rëndësishme për të ecur një shoqëri përpara drejt Evropës se civilizuar. Tani Policia e Kosovës,në gjirin e vet ka 5-6 doktorë shkencash,që flet shumë për një shoqëri në ecje e sipër. Sa do ishte e mirëseardhur që nomenklatura e politikës udhëheqëse, në të gjitha fushat e jetës,të heq dorë nga burokracia e instaluar vite të tëra dhe të hapë rrugë për kuadrin e ri e me shume perspektivë. Tani fjalën duhet ta ketë dija shkencore,jo anomalitë e së kaluar primitive…..
Autori i shkrimit gjatë bisedës me Dr.major,Bekim Avdiaj,në Gjakove.
Synimet dhe perspektiva e qëllimeve te dijetarit Bekim Avdiaj.
Pas fitimit të këtij titulli shkencor,zoti Bekim Avdiaj, mendon se me punën e përditshme e të palodhshme,synon që kontributin e vet e të dijës shkencore,t’ia ktheji shoqërisë me punën praktike në përsosjen profesionale të shërbimit të punëve të brendshme,duke përcjellë praktikat nga puna dhe analiza përmes shkencës. Në këtë kuptim,duhet të mësohemi të nxjerrim faktorë e nën aktorë për qëllimin e një shoqërie stabile në fushën sociale. Kjo nënkupton që dukuritë kriminale t’i lufton e gjithë shoqëria e jo vetëm një dikaster,siç është policia,kur shoqëria sot përballet me ndryshime të mëdha shoqërore e teknologjike.
Urojmë që shoqëria jonë të ketë sa më shumë profile shkencore nga të gjitha fushat shkencore, me qëllim që me punë e dije të ecim andej ku synojmë….
Gjakovë,
3.qërshorë,2017 Tahir Bezhani
Komentet