VOAL – BERNË, 6 NËNTOR – Popullsia me prejardhje të huaj në Zvicër rritet më shpejt se ajo vendase: nga 2013 deri më 2014 numri i të rriturve me prejardhje emigrantësh është shtuar 3%, ndërsa tek ata me rrënjë jo të huaja është vetëm 0,4%, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave, mbi një e treta e 6,9 milionë individëve mbi 15 vjeç i përket botës së emigracionit. Në këtë koncept përfshihen ata që janë lindur nga prindër që vijnë nga vende të tjera, jo nga prindër me prejardhje emigrante të cilët kanë lindur vetë në Zvicër.

Kantonet më të populluara me njerëz që e kanë prejardhjen nga emigracioni janë Gjeneva (60%) e Bazeli Qytet (51%). Mesatarja nacionale është mbi 35%.

sda-ats