Janë mbledhur mbi 100 000 firma për inciativën që përmbys rezultatin e 9 shkurtit 2014
VOAL – BERNË – Iniciativa popullore e ndërmarrë në dhjetorin e shkuar për t’i eliminuar nga Kushtetuta dispozitat lidhur me votën e 9 shkurtit 2014 mbi emigracionin masiv ka mbledhur më shumë se 100’000 firma, sipas një komunikate të mbrëmshme të komitetit promotor, shkruan voal.ch.
Sipas ATS, iniciativa “Jashtë qorrsokakut” kërkon të anulojë ndikimet e votës popullore ndaj kontigjenteve të huaja në Zvicër. Promotorët do të vazhdojnë grumbullimin e firmave, në mënyrë që të jenë të sigurtë për suksesin e inciativës, ndërsa në fund të tetorit do t’ia dorëzojnë firmat Këshillit Federal.

Kjo është harta e votimit të 9 shkurtit 2014
Komentet