Kosova “de jure” është shtet, por “de facto” nuk e ka poppullin (kombin) dhe pushtetin e saj shtetformues ose konstituitiv. Kosova në letër ështe “shtet laik”, por në realitet është shteti më i polarizuar dhe me i ngarkuar më dogma, bestitny, toteme, fetishe, relikte, shfaqje, parabolla, askete, mitologji, demagogji dhe hipokrizi të ndryshme fetare (religjioze), mesjetare ose eshatologjike, të cilat kanë influenca (ndikime), reflektime, penetrime dhe interferime të ndryshme eksternne ose eksplikative në “kosmosin” ose botën e brenshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike të njeriut shqiptar ose kosovar. Përkatësisht, tek personat ose individët e ndryshëm me intelegjencë minimale ose me aftësi të kufizuara shpirtèrore, emoionale, intelektuale, profesioale, mentale, psikologjike dhe të tjera: Duke mos u liruar (çliruar) kurrë nga dogmat, totemët, reliktet, kostumet, figurat, tezat, antitezat ose kundërthëniët e vazhdueshme asimetrike dhe antagoniste që e përçajnë dhe alivanosin popullin në Kosovë dhe gjetkë. (Heshtja e inkurajon persekutorin dhe asnjëherë të persekutuarin.)
Duke i “dehur” ose hipnotizuar shtresat ose kategoritë me të pazhvilluara dhe më të prapambetura të shtetit dhe shoqërisë kosovare më çështje dhe aspekte të ndryshme dogmatike, reaksionare dhe anakronike tè cilat e pamudèsojnë ndarjen ose divorcin e të së veçantës fetare ose religjioze nga e përbashkëta e njojur njerëzore (qytetare), shtetrore, nacionale ose politike. Kjo për faktin se qenësia ose ekzistenca e mbyllur e kosmosit ose universumit (universit) të mbyllur dhe ç’rregulluar të personit ose individit nè vet egon, antegon, superegon ose alteregon e tij iracionale dhe negative, patjetër çon në zhbërjen ose shkatèrrimin e çdo gjëje tjetër ekzistuese nè shtetin dhe shoqèrinè kosovare të ngritur ose projektuar me mundi dhe sakrifica të panumërta individuale dhe kolektive.
Në këtë frymë, gjykimi, besimi, religjioni dhe reflektimi i shëndetshem, racional, integral dhe pozitivist në Kosovën e paralelizmave, paradaksove, diversitetëve, polaritetëve dhe antagonizmave tè shumèta fetare, kulturore, historike, gjeografike, shtetrore, nacionale (multinacionale), politike dhe tè tjera, sikur janè bërë “bërë shoshë” ose hi e pluhur prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve dhe bestytnive të ndryshme iracionale, negative, imagjinare, fiktive, instiktive, paranormale, parapolitike, shamanike, eshatologjike, mesjetare ose arkaike.
Idetë ose teoritè e njohura shkencore ose metodologjike mbi njeriun, shtetin, pushtetin, popullin (kombin), shoqërinë, religjionin, famën, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin , arsimimin, emancipimin, politikën, diplomacinë etj., thjeshtë nuk i qëndrojnë mè logjikès ose arsyes. Jo. Sepse, në Kosovë pushtetarèt ose titullarèt e ndryshèm fetar (religjioz), institucional ose politik, udhëhiqen nga instinktet, pasionet ose epshet e ndryshme paranormale, aimale ose shtazarake. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në gjykime, reagime (reaksione) ose vendime iracionale, negative ose kontraproduktive mbi bazën e asgjësë për asgjë! U mor vesh se kjo sipas Zigmund Frojdit, të ngjason nè zvarritjen e rrezikshme dhe delirante tè tufave tè harlisura tè mushkave ose gommarève tè harlisut- pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur. Duke menduar në shtresat ose masat e manipuluara dhe hipnotizuar njerëzore ose popullore që i mbajnë në pushtet ose mision.. dhe ngarendin pas demagogëve, hipokritëve, filisterëve ose “etërve” të ndryshëm fetar, kulturorë, institucional ose politikë në Kosovë, të kontrabanduar dhe inkriminuar atje nga pornotregjet e ndryshme të Turqisë, Serbisë, Rusisë etj.
Kështu që popat ose kalluxherët serbian, me broçkullat, parullat ose dogmat e njohura mesjetare, reaksionare dhe apokaliptike mbi “Kosovën si Jeruzalem ose djep të shtetit dhe populit qielllor serb”, e kanë mbushur Kosovën me eldorado, apendikse dhe enklava të posaçme të kishave dhe manastirëve serbe si “Manastiri i Deçanit”, “Patriarkana e Pejës”, Graçanicës, Lipjanit, Prizrenit etj….! Mullahët, imamèt ose hoxhallarët e ndryshëm shqipfolës, filoturq, puroshqiptar, joshqiptar ose antishqiptar, e kanë mbushur ose “lulëzuar” Kosovën me mejtepe, xhamia, hane, hareme ose hamame të ndryshme turko-otomane ose erdoganike që predikojnë ndarje, përçarje ose urrejtje të ndryshme brendafetare, brendakulturore ose nacionale në mes shqiptarëve. Sidomos ndaj shqiptarëve të religjionit të krishterë ose katolik si dhe ndaj botës perëndimore ose kristianiste në përgjithësi. Dukë i shitur marrën, nebulozën, mediokritetin, demagogjinë, dogmatizmin, faqën e zezë dhe skizofreninë e tyre infantile dhe patologjikd tek “xhemati” ose “naslihati” shqiptar ose kosovar që i përkasin religjionit musliman. Ndërkaq, klerikët, famulltarët ose misionarët e ndryshëm shqiptar të religjionit kristian ose katolik në Kosovë (…)- vazhdojnë të përhapin ose propagandojnë të “vërtetën” ose “lavdinë e madhe” mbi “profetin” ose “Shën Gjon Pagëzuesin” e Kosovës ( Ibrahim Rugovën) dhe “republikën” e tij imagjinare dhe fiktive me tespih, urata, sehire ose hajmelia të ndryshme “iluministe”, “gandiste” ose pacifiste! Duke i shërbyer dhe kontribuuar kështu amnezionit, amorozitetit, shamanizmit, totemizmit, agonsticizmit, agonisë, hipnozës ose dehjes së përgjithshme shpirtèrore, emocionale, psiçike (psikologjike), fetare, kulturore, shtetrore, nacionale dhe historike të shqiptarëve në Kosovë dhe gjithandej. Një popull (komb) ose shtet i tërë në delirë ose katarsisë të madh pseudofetar, kontrakulturorë dhe antikombtar!
Thonë se në Lisbona (Lisaboni) para goditjës së fuqishme nga termeti katastrofal i vitit 1759 (ne mos gabohem ?) : Ishte qyteti ose metropola me e pasur dhe më e shkëlqyer e kontinentit dhe globit tonë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.
Ndërkohë që Lisaboni (Lisbona) ose kryeqyteti i famshëm i Portugalisë, ishte edhe qyteti me i lashtë dhe më fetar ose katolik në kontinentin e vjetër evropian. I ngritur dhe ndërtuar shumë kohë para Romës, Londrës, Parisit, Berlinit, Vjenës ose Madridit: Lisbona (Lisaboni) asokohe ishte ngritur dhe promovuar në qënder ose metropolë botërore ose planetare ku gravitonin, penetroin dhe frekuentonin bashkë filozofët (dijetarë), marinarët, tregtarët, pasaniket, skllevèrit, shkrimtarët, piktorët, misionarët, herretikët, inkuizitorët, persekutorët ose ekzekutorët e ndryshëm fetar ose religioz që i digjnin ose kallnin në sheshët e tij kryesore të gjithë ata që guxonin asokohe t’i kundërshtonin hapur shizmën ose dogmat e ndryshme kishtare (fetare) ose eshatologjike. Kështu që nga frika ose mosbesimi i tyre ndaj njëri tjetrit, viktimat, përsekutorët dhe ekzekutorët e duanin, çmonin dhe lavdëronin njëri tjetrin.
…!
Si askund tjetër, në Kosovë gjëjnë ujdi ose gjuhë të përashkët demagogët, hipokritët, dogmatikët, lakejtë, renegatët, mercenarët, bezlebujt, misionarët dhe besimtarët e devotshëm dhe patriot.
Kjo tingëllon disi e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botèn dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendencë për të interpretuar lirinë, popullin (kombin), shtetin, religioinin, pushtetin, politikèn ose diplomacinè kosovare si gjetjen ose zbulimin e dikujt tjetër i cili ashtu siç është, të mbushë me pesimizëm dhe plot trishtim me shemtinë e tij të jashtme dhe të brendshme! Dhe, jo vetëm ai! Mjerishtë.
Sipas Platoni dhe Aristotelit, përveç bukurisë, edhe shëmtia, gjithashtu është një problem serioz, për arsye se na vë përpara karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të shëmtuar, negativè, iracional, mediokritè, kaotikë, të stuhishëm, nebuloz, dogmatik, demagog, violent, infantil, patologjikè etj. Dhe kjo na e bën edhe më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë, racional, integral dhe pozitiv. Ndaj, èshtë detyrë e poetëve, piktorëve, filozofëve, sociopsikologëve, politologëve, producentëve televizivë, dizajnerëve ose moderatorëve, t’i ndihmojnë tè marrèt ose tè shëmtuarit të jetojnë me mirë.
Komentet