E nderuar qeveri!
Populli kavajs ka ndërmend të bëjë një peticion për kryetarin e bashkisë Elvis Rroshi. Duam që kryetari të kthehet në detyrë pasi ne nuk na bëhet vonë se ka përdhunuar kur ka qenë në Zelandën e Re.
Neve Vini na ka ngritur kokën komplet si qytet dhe kjo na intereson. Elvisi me 5 emrat e tij nuk na intereson si individ por si kryetar bashkie. Ne do ta çojmë këtë çështje deri në Strasburg, sepse Elvisi nuk ka lënë njeri me barrë.
Duam ta shikojmë kryetarin tonë me kokë lartë atë kokë të cilën ja ulët ju me këto formularët e deklarimit të pseudonimeve.
Marrja me drogë, plagosja , përdhunimi ndoshta janë të sajuara, sepse kryetari nuk duket nga ata.
Nëse nuk na plotësohet kjo dëshirë vdekshi deri nesër. Madje jo deri nesër, por që sot. Elvisi është Çaknorrsi i Kavajës, dhe na ka çliruar qytetin kur ka ardhur në bashki. Ka qenë i pari kryebashkiak i cili ka lejuar gratë te veshin minifund dhe ka inkurajuar burrat me perizoma.
Elvisi ka punuar me dinjitet dhe këtë dinjitet e pasqyron karakteri dhe fuoristrada e tij. Me këto veprimet e fundit, Elvisit i është dëmtuar kujtesa edhe më tepër; ne nuk dimë nga të mbytemi tani. Ne jemi të vendosur që nëse Elvisi nuk kthehet në bashki, ne si qytetarë do shkulim sqetullat nga inati, do bllokojmë aksin Kavajë-Pukë dhe do protestojmë me afat të pacaktuar tek ulliri i atij shokut të Elvisit që e arrestuan sot padrejtësisht.
Jalla o Zot kush i bën këto. Sa çereku Vinit të ishit të gjithë ju, sepse ai i mban premtimet dhe nuk të lë me barrë.
Ai na ka premtuar që Shkëmbi i Kavajës do të jetë së shpejti i joni edhe Gjushi do plasë nga inati.
Rroftë Elvis Rroshi, Rroftë Ervin Rroshi, Rroftë Enver Rroshi, Rroftë dhe këngëtarja Xhejn Kumria të cilën e presim së shpejti në Kavajë për koncert, kur të festojmë ndryshimin e masës së arrestit të Elvisit, nga arrest shtëpie në arrest zyre.
Me respekt populli pseudonim-dashës i Kavajës.
*E-mail i mbërritur në redaksi me ‘forward’ nga adresa false e z.Ëngjëll Agaçi
(HashtagAlbania)
Komentet