Institucionet e dobëta dhe normat e shkatërruara qytetare u lënë hapësirë populistëve të tjerë. Ata helmojnë mediat dhe burimet e tjera të informacionit, duke e bërë më të vështirë që demokracia të rimëkëmbet. Ata helmojnë mendimin e lirë dhe arsyetimin, minojnë mediat e pavarura dhe fitojnë adhurimin e një pjese të votuesve. Populistët dhe autokratët shkatërrojnë besimin në vetë demokracinë, një besim i dobësuar tashmë në shumë vende për shkak të dështimeve të politikanëve demokratikë për t’u marrë me çështje si pabarazia, emigracioni dhe mbrojtja e dobët e punëtorëve.
Në prill, koalicioni qeverisës i kryeministrit hungarez Viktor Orban gjunjëzoi opozitën në zgjedhjet kombëtare, duke shpallur fitoren e shumicës së vendeve të parlamentit. Kryeministri, i cili kishte përdorur dy mandate paraprake për të dominuar mediat, ndryshoi rregullat elektorale në mënyrë që zonat urbane të mos ishin të përfaqësuara dhe për të marrë kontrollin e gjykatave të larta, duke konsoliduar më tej pushtetin e tij. Ai po mbyll Universitetin e Europës Qendrore, një institucion udhëheqës akademik i mbështetur nga George Soros, armiku më i madh i kryeministrit. Ai gjithashtu mund të ndryshojë edhe më tej kushtetutën e vendit.
Populistët autokratikë si Orban, të cilët fitojnë zgjedhjet në mënyrë demokratike dhe më pastaj sulmojnë institucionet dhe normat demokratike pa u bërë diktatorë të drejtpërdrejtë, kanë marrë kontrollin e Brazilit, Filipineve, Turqisë, Hungarisë, Venezuelës dhe Polonisë përgjatë viteve të fundit. Ndërkohë që përpiqen ta vënë popullin kundër elitave të korruptuara, këta liderë mbajnë shpesh herë zgjedhje demokratike por veprojnë në mënyrë autokratike për të kufizuar konventat dhe institucionet demokratike. Kjo i dallon ato nga populistët (siç janë presidenti meksikan Andrés Manuel López Obrador dhe ata që kanë drejtuar kohët e fundit Greqinë dhe një mori politikanësh të tjerë në Perëndim) të cilët vijnë në pushtet falë motove populiste por udhëheqin brenda kufizimeve, rregullave dhe sistemit demokratik.
Autokratët po përparojnë po ashtu edhe në pjesë të tjera të Europës Lindore dhe Azisë. Në Filipine, qeveria e Presidentit Rodrigo Duterte ka ndërmarrë një luftë të jashtëligjshme kundër trafikantëve të drogës duke lënë mijëra të vrarë. Po ashtu ai ka ngritur akuza penale kundër një gazetari investigativ dhe po mbikëqyr burgimin e kundërshtarëve, duke përfshirë edhe dy deputetë.
Në Turqi, presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka lënë më shumë gazetarë prapa hekurave, se në çdo komb tjetër. Ai ka burgosur po ashtu edhe nëpunësit e shtetit që i percepton si tradhtarë dhe ka pushuar e arrestuar mijëra akademikë, aktivistë politikë dhe kundërshtarë.
Presidenti i Brazilit, një ish-oficeri ushtrie, është një tjetër autokrat populist, i cili premton të arrestojë anëtarët e partisë opozitare dhe të burgosë një kandidate rivale.
Duke qenë se shumë nga këto vende, ishin deri vonë demokraci të suksesshme, analistët dhe vendasit shpesh insistojnë që sistemet e tyre politike do t’i mbijetojnë populizmit dhe se demokracitë e tyre janë të qëndrueshme. Edhe në vendet ku populistët tashmë kanë dëmtuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut, krerët e opinionit publikë thonë se demokracia mund të rimëkëmbet pas largimit të këtyre udhëheqësve.
Turqit shpresojnë që pas largimit të Erdogan, Ankaraja do të mund të bashkohet me “klubin e demokracive” dhe të rindërtojë sistemin e saj politik. Në Shtetet e Bashkuara, kryetari i Institutit të Brookings, William Galston, argumenton se “nuk është koha për panik për mbijetesën e demokracisë liberale.”
Por të gjitha këto pohime janë të gabuara. Autokracia mund të dobësohet me largimin e këtyre udhëheqësve, por populistët dhe autokratët anembanë kanë botës helmuar institucionet dhe kanë minuar normat demokratike. Pavarësisht largimit të tyre do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, ndoshta në shumë raste, e pamundur, për t’i rikthyer këto norma dhe liri demokratike.
Për opinion publik, populistët dhe autokratët janë më pak represivë sesa tiranët ekstremë që sunduan në të kaluarën vende si Gjermania, Kili dhe Spanja. Një raport i ri i Fondacionit Carnegie po hulumton regresionin demokratik duke përdorur një sërë shembujsh nga vitet 1930 e më tej. Ata kanë zbuluar se demokracia po vjen duke u dobësuar në vende si Italia dhe Argjentina, të cilat ishin të parat që “provuan shijen e hidhur të populizmit” të udhëhequra nga Silvio Berlusconi, Néstor Kirchner dhe Cristina Fernández de Kirchner. Raporti sugjeron se rimëkëmbja e demokracisë pas udhëheqjes së liderëve populistë është shumë e vështirë.
Tajlanda ishte po ashtu një nga vendet e para që u godit nga kjo valë e populizmit autokratik, me zgjedhjen e Thaksin Shinait. Para ardhjes së tij në pushtet, Freedom House e vlerësoi kombin si “të lirë”, më një shoqëri civile të fuqishme dhe një gjyqësor gjithnjë e më të pavarur. Por Thaksin kufizoi shtypin, urdhëroi një sërë vrasjesh dhe dobësoi pavarësinë e gjyqësorit. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, dhe pavarësisht tërheqjes së Thaksinit në vitin 2006 pas një puçi ushtarak Tailanda ka pësuar dy grushte shteti dhe tani cilësohet nga Freedom House si një vend “jo i lirë”.
Edhe në Argjentinë e Itali, është e vështirë të thuhet se demokracia është rimëkëmbur. Tre vjet pas epokës së Kirchner në Argjentinë, i cili politizoi Gjykatën e Lartë dhe duke i dhënë vetes kompetenca të qeveriste të tria organet legjislative, qeveria e Presidentit Mauricio Macri ka bërë pak përparim në rivendosjen e rregullave dhe normave demokratike. Macri dëshiron të ndajë detyrat e prokurorëve nga ato të gjyqtarëve për të forcuar gjykatat, por legjislativi ka bllokuar shpeshherë përpjekjet e tij. Në Itali, Berluskoni nuk është më kryeministër, por populistët, Lëvizja Pesë Yje dhe Lega, kanë mare nën kontroll qeverinë. Matteo Salvini ka propozuar madje depërtimin e romëve dhe emigrantëve.
Është e vërtetë se disa vende janë fuqizuar pas qeverive autokratike. Indonezia, Spanja dhe Gjermania kanë kapërcyer autoritarizmin dhe kanë ndërtuar demokraci të forta. Gjermania, për shembull, ndërtoi një demokraci në rrënojat e totalitarizmit. Në Indonezi, një pjesë e madhe e popullsisë u bashkua për të rrëzuar diktatorin dhe çrrënjosën mbetjet e nazizmit gjerman dhe ato të fashizmit japonez.
Por regjimet e tjera populiste nuk kanë përfunduar me një rikthim të demokracisë. Ndërkohë që janë në pushtet, tiranët e zgjedhur në mënyrë demokratike mund të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë institucionet. Në Turqi, Erdogan dhe partia e tij kanë deformuar gjyqësorin, mbikëqyrjen parlamentare dhe procesin zgjedhor. Tanimë për krerët e ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të reformojnë sistemin dhe të rikthejnë normat demokratike.
Institucionet e dobëta dhe normat e shkatërruara qytetare u lënë hapësirë populistëve të tjerë. Ata helmojnë mediat dhe burimet e tjera të informacionit, duke e bërë më të vështirë që demokracia të rimëkëmbet. Ata helmojnë mendimin e lirë dhe arsyetimin, minojnë mediat e pavarura dhe fitojnë adhurimin e një pjese të votuesve. Populistët dhe autokratët shkatërrojnë besimin në vetë demokracinë, një besim i dobësuar tashmë në shumë vende për shkak të dështimeve të politikanëve demokratikë për t’u marrë me çështje si pabarazia, emigracioni dhe mbrojtja e dobët e punëtorëve.
Në një sondazh të kohëve të fundit nga Axios dhe Survey Monkey, vetëm gjysma e të anketuarve amerikanë thanë se kishin besim tek demokracinë si sistem politik. Rënie të ngjashme të besimit në demokraci mund të shihen edhe në disa vende europiane dhe aziatike. Në Filipine gjysma e popullsisë mendon tanimë se vendit i duhet “një udhëheqës i fortë”, dikush që nuk kujdeset për burokracitë demokratike, por “lufton” elitat dhe kriminelët. /Washington Post/
Komentet