Hinje se dimëni shkoi, e shiu vote. E hinje se luletë zunë me u dukunë përmbi dhét, e hera me kiem u afëruo; e zani i turtullit u gjegj ndë dhét tanë: fiku zu me lëshuom të titë, e rdhitë me bâmë grestënë, e lëshuanë erënë e endet e tyne. Ngreu e eja, e dashuna e eme, e e bukura eme, uite ti. Pollumbi em, ndë plasët të gurit nde e nfshefunat të gjirdheve, dëftomë të klenëtë tat; banmë u ty të të gjegjem zanë tand; përse zani uit anshtë i amblë, e të panëtë tat anshtë të dëshëruom.”
(Meshari, Kënga e Këngëve)
Të gëzonenë shkretëtitë, e pullja të lëshojë ente porsi drandofillja. Tuo frujtoum të gëzonetë, tue gëzuom ndë të madh gazmend e ndë kankë: të madhtë e Libanit anshtë dhanë atyne e të bardhëtë e malit të Karmeljesë e fushësë së Saronit. Atë kanë me pam të madhtë e Tinëzot e të bardhëtë e Tinëzot. Konfortoni ju duortë e pafuqi, e forconi ju glunjëtë votë n’fi. E thoni atyne qi janë zemërëkëmbyem; Konfortoni, e gjâ mos droni: se hynje yj Zot të vinjë tue vendekuom e tue kthyem, e juve t’u shelbojnë. Ashtu atëherë të u çielënë sytë d verbënët, e veshëtë e t shurdtënet të ngilenë. E atëherë të kërcenjë i shkjepëni porsi dreni, e gluha a pagojët apë lavdë Tinëzot; përse nçelnë ujë atë ndë shkretëtit; e ujënat e medha mbë viset të panierëz.
(Meshari, Isai, XX-XXII, 35, 1-6, 1555)
Komentet