VOAL

VOAL

DEKRIMINALIZIMI – PD E HEQ, KQZ E KONFIRMON NË GARË KANDIDATIN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesën e koalicionit të djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet për ç’regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Këlcyrë, Gentian Muhameti, vendim ky që ka të bëjë me pastërtinë e figurës së tij. Vetë Partia Demokratike vendosi të tërheqë nga gara elektorale e 21 qershorit kandidatin e saj për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tij kriminale.

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së u shpreh sot se në KQZ, se PDpo zbaton standardin e pastërtisë së figurës në këto zgjedhje.

Por përfaqësuesi ligjor i kandidatit, Gentian Muhameti, nuk është dakord me qëndrimin e PD-së. Ai ka deklaruar sot në KQZ se ndaj kandidatit të Këlcyrës nuk ka asnjë vendim gjykate të formës së prerë dhe theksoi se kërkesa e PD-së është e pabazuar në ligj dhe prova.

Ndërkohë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë ndarë mendime të ndryshme në lidhje me këtë kërkesë. Të majtët kanë kërkuar dokumente që të tregojnë arsyen e kërkesës për ç’regjistrim duke qenë se ligji nuk i parashikon këto raste.

Të djathtët kanë qenë pro çregjistrimit, duke e quajtur një akt në favor të një çështjeje madhore siç është dekriminalizimi, por kanë ndarë të njëjtin mendim për boshllëkun ligjor në lidhje me këto raste. Denar Biba kërkoi hetim të rastit dhe të rasteve të ngjashme nga institucione kompetente.

Në përfundim, me propozim të Denar Bibës, KQZ vendosi me 4 vota pro, që t’i drejtohet me një shkresë të gjitha institucioneve kompetente për të marrë informacion më të thellë dhe më të saktë për kandidatin Muhameti, duke e lënë ende në garë atë.

ROBERT BENJAMIN: QYTETARËT NË SHQIPËRI JANË TË PAKËNAQUR ME MËNYRJEN E BËRJES SË POLITIKËS

Një zyrtar i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar, thotë se shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë kanë të bëjnë me ekonominë dhe punësimin dhe se korrupsioni mbetet një problem madhor që pengon shanset e tyre. Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i kësaj organizate amerikane, Robert Benjamin, thotë se politikanët në Shqipëri duhet t’u përgjigjen interesave të qytetarëve dhe jo të merren vazhdimisht me luftën politike kundër kundërshtarëve dhe se ai shpreson që këta lloj politikanësh të zgjidhen në votimet lokale. Zoti Benjamin foli në një intervistë për Zërin e Amerikës për një studim-anketë të fundit të Institutit të tij, ku u pyetën qytetarët shqiptarë për çështjet që i shqetësojnë ata. 

Zëri i Amerikës: Zoti Benjamin a mund të na thoni se cilat janë disa nga përfundimet kryesore të anketës suaj të fundit në Shqipëri?

Robert Benjamin: Përfundimet e anketës së këtij fundi, përputhen përgjithësisht me ato të viteve të kaluara, por me disa ndryshime. Përfundimi kryesor për këtë vit është se ekonomia dhe papunësia mbeten shqetësime të mëdha mes qytetarëve dhe i lidhur me këtë shqetësim është një pakënaqësi e vazhdueshme për korrupsionin.

Dhe nga intervistat për anketën shohim se njerëzit shohin një lidhje direkte mes nivelit të korrupsionit, atij të zhvillimit ekonomik dhe ndjesisë për mirëqenien e vet. Në të njëjtën kohë, në mendimet e qytetarëve reflektohet një lloj vlerësimi për përpjekjet e qeverisë për të vendosur rregull në disa nga drejtimet e ekonomisë dhe se në disa drejtime shpërndarja e shërbimeve po përmirësohet.

Zëri i Amerikës: Kur erdhi në fuqi qeveria e re pati një ndjesi optimizmi ose me saktë shprese për atë që do të bënte. Cili është vlerësimi juaj pas dy vjet më pas?

Robert Benjamin: Duke u nisur nga ato që po thonë qytetarët në intervista, ka ende një ndjesi të përgjithshme optimizmi nga disa këndvështrime. Njëri është se vendi doli nga zgjedhjet e vitit 2013, më i qëndrueshëm politikisht, sepse në Shqipëri kishte pasur një paqendrueshmëri të konsiderueshme politike para atyre zgjedhjeve. Së dyti Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe mendoj se kjo u dha njerëzve një ndjesi të forte përparimi.

Gjithashtu njerëzit e vlerësojnë punën e qeverisë për zbatimin e sistemit rregullator. Por njëkohësisht ka një ndjesi të vazhdueshme shqetësimi dhe pakënaqësie për ekonominë dhe korrupsionin. Dhe përpjekjet e qeverisë për të marrë masa për ndërtimet e paligjshme dhe për të vendosur rregull në arsimin e lartë shihen si positive por njerëzit njëkohësisht kanë përshtypjen se zbatimi i këtyre rregullave nuk është njëlloj për të gjithë dhe kjo i shqetëson ata.

Zëri i Amerikës: Korrupsioni vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore dhe ndjesia është se është i përhapur gjithandej: në administratën publike, në biznes në sistemin e drejtësisë. Pse sipas mendimit tuaj, kjo dukuri vazhdon të jetë kaq e përhapur?

Robert Benjamin: Njerëzit që folën në intervistat e anketës sonë, e rikonfirmuan që korrupsioni është një nga problemet kryesore. Ata e shohin, e përjetojnë në ekonomi, në tregun e punës, kur shohin se kush i merr vendet e punës, kur kërkojnë qasje në shërbimet qeveritare, qoftë për kujdesin shëndetësor, kur kërkojnë një rregullim të një çështje në sistemin e drejtësisë. Administrata publike u kritikua ashpër. Nga ana tjetër njerëzit vlerësojnë përpjekjet për të marrë masa ndaj ndërtimeve të paligjshme.

Por në përgjithësi njerëzit bëjnë një lidhje mes korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik sepse shohin se korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik, në kuptimin që rryshfetet që shkojnë në xhepat e dikujt, janë para që mund të përdoreshin për gjëra të tjera që mund të ndihmonin për ndërtimin e ekonomisë. Personi që nuk merr një punë megjithëse ai apo ajo mund të jetë më i kualifikuar po të nisesh nga një sistem meritokracie, do të thotë që ajo kompani, apo zyrë e administrates publike nuk do të funksionojë aq mire.

Zëri i Amerikës: Ju i keni ndjekur prej kohësh zhvillimet në Shqipëri. Pse sipas mendimit tuaj, shoqëria dhe klasa politike nuk kanë mundur ta luftojnë më fuqishëm korrupsionin?

Robert Benjamin: Për shumë vite, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit u është dashur të rindertojnë shoqëritë, ekonomitë, politikën dhe sistemin qeverisës. Dhe ajo që kemi parë në 5-10 vitet e fundit, pas këtij rindërtimi, tani pyetja bëhet se si duhet të jetë ky sistem i suksesshëm. Kërkesat e publikut me kalimin e kohës rriten për përmirësimin e gjendjes dhe luftës kundër korrupsionit, ata duan qasje të barabartë tek mundësitë dhe shërbimet dhe i takon qeverisë që t’i plotësojë këto kërkesa. Por nga ana tjetër vetë njerëzit duhet të veprojnë.

Për shembull një koalicion organizatash me të cilët ne punojmë për vëzhgimin e zgjedhjeve, vitin e kaluar përdori metodologjinë e dërgimit të vëzhguesve në qendrat e votimit në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ata ngritën një grup klinikash dhe në një ditë dërguan njerëz të shihnin se si funksiononin ato: a ishte i qartë sistemi i pagesës, a kishte personel të mjaftueshëm, a ishin higjienike e të tjera. Pastaj ngritën një model që ia prezantuar Ministrisë së Shendetësisë dhe ishte një shembull shumë i mirë sepse bazohej tek të dhënat konkrete positive apo negative dhe tek nevojat për përmirësim.

Zëri i Amerikës: A ekziston vullneti politik për t’i zgjidhur këto probleme, sidomos po të kesh parasysh se klima politike ka mbetur e ashpër dhe e politizuar?

Robert Benjamin: Mendoj se gjetjet e anketës ishin interesante. Ashtu siç ishin të shqetësuar për ekonominë dhe korrupsionin, qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën si bëhet politikë në Shqipëri. Njerëzit e intervistuar, të gjithë bien dakord se sjellja e deputetëve është e papëlqyeshme, se deputetët shpenzojnë më shumë kohë duke sulmuar kundërshtarët politikë sesa për të zgjidhur çështjet që shqetësojnë njerëzit, çështjet për të cilat po flasim.

Në raportin që doli nga intervistat, del qartë një program të qartë për reformimin e politikave, tek të cilat duhet të përqendrohen të gjithë ata që janë në partitë politike dhe në sistemin politik. Njerëzit duan që udhëheqësit e zgjedhur të sillen me dinjitet, të përqendrohen tek çështjet që i shqetësojnë ata. Dhe politikanët vetë po reagojnë. Ka pasur disa fjalime në parlament, besoj nga të gjitha palët që thonë se ky raport ka rëndësi, dhe se ata duhet të sillen ndryshe.

Zëri i Amerikës: Por nuk duket se kjo po ndodh. Si e shihni ju këtë hendek mes asaj që do publiku dhe asaj që po ndodh në realitet?

Robert Benjamin: Po është e vërtetë që shpesh ekziston ky hendek. Ka njerëz që janë të zgjedhur në një post që po bëjnë atë që duhet, apo të paktën përpiqen. Ne kemi punuar me një grup grash të zgjedhura dhe ato kanë bërë mjaft jo vetëm për të zgjidhur problemet në interesin e publikut, por edhe për të ndryshuar tonin e politikës ndërsa punojnë përtej ndasive politike. Dhe këtë e dinë edhe njerëzit, sepse kërkimet e anketës tregojnë se qytetarët janë të interesuar të shohin më shumë gra në procesin politik.

Ne në Institutin Demokratik e mbështesim këtë dhe shpresojmë të shohim më shumë gra të zgjedhura, veçanërisht duke pasur parasysh se po vijnë zgjedhjet lokale. Pra mendoj se ka elementë në politikë dhe në parti që u kushtojnë vëmendje shqetësimeve të njerëzve. Të njëjtën gjë mund të themi për disa politikanë të rinj me të cilët po punon Instituti Demokratik.

Zëri i Amerikës: Por nuk janë këta elementë që marrin vendimet, apo jo?

Robert Benjamin: E vërtetë, sepse në fund të fundit vendimet i merr publiku, qytetarët me të cilët ne flasim sepse sa më shumë ata i shprehin ato që duan të realizohen nga forcat politike dhe sa më shumë marrin hapa për ato që duan, aq më shumë do të reagojnë politikanët. Kjo është formula e procesit demokratik. Përsa kohë njerëzit janë në gjendje të formulojnë kërkesat e tyre dhe marrin hapa për t’i plotësuar këto kërkesa, qoftë përmes votes, përmes ngritjes së zërit për çështje të ndryshme dhe mbikqyrjes së punës së qeverisë, politikanët do të përgjigjen sepse duan mbështetjen e votuesve.

Mendoj se zgjedhjet që po vijnë dhe fakti që do të ketë një numër të ri bashkish më të mëdha dhe më të pakta, do ta vërë theksin tek kjo sepse njerëzit që do të zgjidhen si kryebashkiakë – dhe përsëris që ne shpresojmë që të shohim gra mes tyre – do të kenë më shumë fonde dhe burime që t’u përgjigjen nevojave të njerëzve. Dhe ajo që ata duan të shohin është politika të reja për krijimin e vendeve të punës, zbatimin në mënyrë të drejtë të ligjit dhe duan shanse të barabarta për njerëzit për punësim, ekonomi dhe qasje në shërbimet qeveritare.

Zëri i Amerikës: Një problem tjetër në Shqipëri është kriminalizimi në politikë, që u shfaq dukshëm me rastet e fundit të implikimit apo dyshimeve për implikim të anëtarëve të parlamentit dhe familjarëve të tyre. Çfarë tregon kjo përsa i takon klasës politike?

Robert Benjamin: Sigurisht që nuk reflekton mirë përsa i takon klasës politike dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet. Mendoj se ka rëndësi që publiku të ketë një ide të qartë se për çfarë po flasim, sepse është e rëndësishme që kur ndodhin gjëra të tilla, të hetohen që njerëzit të mos goditen pa të drejtë. Megjithatë është mjaft e qartë se në politikë ka shumë mundësi për korrupsion, përfshirë akte kriminale dhe kësaj duhet t’i jepet fund. Kjo duhet të fillojë me partitë politike sepse ato i zgjedhin njerëzit, dhe duhet të caktojnë jo vetëm njerëz që ndajnë idetë e partisë por edhe që përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

U takon këtyre partive që të sigurohen vetë dhe të sigurojnë publikun që kandidatët të kenë kualifikimet e duhura dhe të jenë përfaqësuesit e udhëheqësve më të mire të mundshëm që ka Shqipëria. Gjithashtu duhet parë edheçfarë parashikon ligji qoftë ai zgjedhjeve, procesi i verifikimit të listës së kandidatëve dhe cilido qoftë ligji duhet të reflektojë interesat e publikut shqiptar. Dhe mendoj se këtë çështje kanë parasysh qytetarët kur flasin për nevojën e eliminimit të korrupsionit në procesin politik.

NGA AUTOSTRADA NISH-PRISHTINË FITOJNË SERBIA E KOSOVA, SHQIPËRIA DEL HUMBËSE

Ish-ministri i qeverisë Berisha, kryetar i Partisë Republikane dhe aktualisht deputet, Fatmir Mediu ka dalë kundër projekteve infrastrukturore të diskutuara së fundmi mes kryeministrit Rama dhe homologut serb Vuçiq, konkretisht për autostradën Beograd-Nish-Prishtinë-Merdarë- Durrës.

Mediu thotë se Shqipëria nuk përfiton asgjë nga ky projekt, ndërkohë që edhe Kosova do dilte e humbur sa i përket marrëdhënieve tregtare, pasi këto shkëmbime më shumë do forcohen me Serbinë se sa me Shqipërisë.

Ja si e argumenton këtë çështje Fatmir Mediu në një koment të tijin në facebook.

“Marrëzitë e Ramës nuk kanë fund. Nëpërmjet medias ka njoftuar se do firmos me kryeministrin Serb Vuçiq projektin e autostradës Beograd-Nish-Prishtinë-Merdarë- Durrës. Ky projekt dhe investim nuk i jep asnjë përfitim Shqipërisë të paktën për momentin.

Së pari Prishtinë- Merdarë- Durrës autostrada është e perfunduar. Eshte ajo autostradë që Rama nuk ka lënë gjë pa thënë kundër ndërtimit të saj.

Së dyti nëse ky lajm është i konfirmuar, as më shumë dhe as më pak Rama veç mbështet interesat e palës serbe për të ndërtuar me fondet e BE infrastrukturën e saj.

E treta në kushtet e një politike tërësisht diskriminuese për Kosovën në shkëmbimet tregtare, sot Kosova ka fluks tregtar më të madh me Serbinë se me ne, kjo rrugë do t’i jepte më shumë hov marrëdhënieve ekonomike Kosovë- Serbi sesa ndërmjet shqiptarëve.

E katërta është absurde të mendosh që do rritet fluksi i turistëve serbë drejt Shqipërisë duke i siguruar atyre një dalje të re në det. Ata e kanë një dalje me Malin e Zi, i cili ka një turizëm shumëfish më të organizuar dhe më kualitativ se ne, kanë të njëjtën gjuhë dhe zakone dhe rreth 1/2 e popullsisë është serbe.

E pesta e vetmja lehtësi për ne si shqiptarë është mundësia për të arritur më shpejt në vendet e BE”. kp

SHBA VLERËSON PËRPJEKJET PËR DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKËS

 

Ambasada amerikane në Tiranë përshëndeti sot “lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë nga partitë e tjera”. PD tërhoqi kandidatin e saj në Këlcyrë pas dyshimeve mbi të kaluarën e tij

Në Shqipëri ambasada amerikane vlerësoi sot përpjekjet që po bëhen për dekriminalizimin, pas vendimit të partisë demokratike për të tërhequr kandidatin e saj në Këlcyrë per zgjedhjet vendore të 21 qershorit

Partia demokratike nuk ka nxjerrë asnjë njoftim zyrtar për këtë rast, ndërkohë që ka kërkuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve crregjistrimin e kandidatit Gentian Muhametit. Burime nga Partia demokratike thanë se drejtuesit e saj e kanë thirrur për të sqaruar të kaluarën e tij, por ai ka mohuar të ketë patur probleme, ndonëse ai dyshohet që të jetë dënuar nga një gjykatë në Itali.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter Ambasada amerikane shkruan se “përshëndet lëvizjen e guximshme të Partisë Demokratike dhe hapat e ndërmarrë nga partitë e tjera mbi dekriminalizimin”, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet në vazhdim për të pastruar politikën në Shqipëri”.

Në fund të muajit Prill, pak përpara se të mbyllej afati përfundimtar i regjistrimit të kandidatëve, Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se kishin “identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale” dhe se ishin “duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politikë”. Ndërsa pak javë më vonë në një intervsitë për Revistën Java, ambasadori Lu, tha se disa nga këta emra ishin hequr dhe se shpresonte se do të hiqeshin më shumë, por pa dhënë detaje të tjera. za

BANKA BOTËRORE – NË SHQIPËRI 50% E TË PUNËSUARVE JANË INFORMALË

TIRANË – Rreth 50% e punësimit të përgjithshëm jashtë buqësisë është punësim informal dhe afro tre e katërta e punës në ndërtim është informale. Informaliteti prej rritjen e bizneseve formale, ul tüe ardhurat nga tatimet dhe prish stimujt e tregut të punës. Banka Botërore raporton se popullsia pa përkrahje është e përfshirë gjerësisht në sektorin informal, çka i pengon të përfitojnë nga mundësitë ekonomike.
Më tej në raport thuhet se ngadalësimi i shpejtë në ekonomi pas vitit 2008 shkaktori rënien e kërkesës për punë. Punësimi u ul në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke çuar në uljen e të ardurave të familjeve dhe në rritje të varfërisë.

HETIME SHTESAVE NË LISTAT E ZGJEDHËSVE

 

Prokuroria ka nisur verifikimet për rregjistrime banorësh të rinj në Durrës dhe Kavajë

Në Shqipëri, prokuroria ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për manipulime me listat zgjedhore të paktën në dy raste të denoncuara nga opozita, në Durrës dhe së fundmi në Kavajë

Bëhet fjalë për një shtim të pazakontë të regjistrimeve të banorëve të rinj vecanërisht javët e fundit. Në Durrës, sipas verifikimeve të opozitës janë afër 2900 persona të cilat janë regjistruar brenda një periudhe të shkurtër kohore, kryesisht në gjysmën e dytë të muajit prill, si banues të rinj, në mjedise të ofruara nga Bashkia apo dhe në një pallat që sipas opozitës është ende në ndërtim. Për këtë rast opozita bëri denoncim në Prokurori, sikurse dhe Komisioni qëndror i zgjedhjeve kërkoi po ashtu një hetim.

E njejta skemë, sipas opozitës është përdorur dhe në Kavajë, ku vetëm dy javët e fundit sipas saj janë regjistruar afër 600 banorë të rinj, të ardhur nga qytete të tjera. Janë të paktën 195 kontrata qeradhënieje, të firmosura nga kryetari aktual i Bashkisë Elvis Roshi, i cili kandidon për një mandat të ri. Opozita shpjegoi se të gjithë këta persona rezultojnë të kenë si vendbanim një fabrikë të rrënuar. Edhe për këtë rast Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkoi mbrëmë hetim nga Prokuroria e cila ka nisur prej tre ditësh veprimet e saj, pas denoncimit të bërë nga opozita. Deri më tani, hetimet janë në fazën e verifikimit nëse ka apo jo vepër penale, shpjeguan burime zyrtare nga organi i akuzës. za

Vuçiq – Darka e Tiranës me e mirë se ajo në Beograd (Video)

VOAL – Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për Top Channel vlerëson mikpritjen që gjeti në Tiranë dhe është i sigurt se kjo nuk do të jetë vizita e fundit.

Ai deklaroi se palët kanë pranuar qëndrimet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe po shikojnë përpara, veçanërisht që të shfrytëzojnë të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.

TCH: Kjo ishte vizita juaj e parë si kryeministër i Serbisë në kryeqytetin shqiptar. Cilat ishin përshtypjet që morët nga Tirana, zoti Vuçiq?

Aleksandar Vuçiq: Nuk mund të them se arrita të shoh shumë nga Tirana. Por më pëlqeu qëndrimi këtu dhe jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen e shqiptarëve dhe të kryeministrit Rama. Shpresoj se do të vij sërish në Tiranë.

TCH: Kryeministri Rama nuk bëri të njëjtën deklaratë për Kosovën, si në Beograd. A ishte kjo pjesë e marrëveshjes, që ju të vinit në Tiranë?

Aleksandar Vuçiq: Jo, jo, aspak. Ai ishte në pozicionin, që mund të thoshte çfarë të donte. Ai tha atë që mendoi, unë thashë atë që mendova. Ishte nga të dyja anët e ndershme. Ne ishim të gjithë të sinqertë, ai përfaqësoi pozicionin e tij, unë përfaqësova pozicionin tim. Por ne u përqendruam tek e ardhmja. Ne duam të mendojmë për të ardhmen dhe kjo ishte shumë gjë e mirë.

TCH: Ka një marrëveshje prej 7 pikash mes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe qeverisë serbe. Kur do të implementohet marrëveshja, për të cilën edhe ndërkombëtarët kanë pasur objeksione?

Aleksandar Vuçiq: Ne po bëjmë më të mirën për ta implementuar, por këtu ka një marrëveshje mes serbëve, një numri jo të madh serbësh në Shqipëri me qeverinë shqiptare. Unë iu luta mikut tim, Edi Rama t’i presë ata, të flasë me ta, njëkohësisht unë do të bëj më të mirën për të drejtat e shqiptarëve, sepse duam të jemi shumë transparentë me qytetarët tanë në Preshevë dhe Bujanoc. Por sigurisht, ne duam që kjo të ndodhë njësoj me serbët në Shkodër, Vrakë, Fier dhe qytete të tjera.

TCH: Dhe në fund zoti Vuçiç, ishte një darkë më e mirë ajo në Beograd, apo ajo e mbrëmjes së të mërkurës në Tiranë? I mungoi kësaj darke zoti Daçiq dhe këngët e tij?

Aleksandar Vuçiq: Ishte një darkë më e mirë këtu. Por unë mendoj se kolegëve tanë iu mungoi ai./TCH

PRESIDENTI NISHANI NËNSHKRUAN LIGJIN E DOSJEVE – E PATI KUNDËRSHTUAR BERISHA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

Ky ligj qe një betejë e qeverisë dhe e ish-ministrit të Çështjeve Sociale Erion Veliaj në veçanti.

Pati mjaft përfaqësues të opozitës që e kundërshtuan, ndër të cilët lideri historik i të djathtëve Sali Berisha qe nga më të vendosurit.

Gjithsesi pa shumë bujë, presidenti Nishani e ka dekretuar tashmë këtë ligj me dekretin nr. 9113 më 22.05.2015. /Telegrafi/

MUKJA E DYTË – Nga SULEJMAN GJANA, kryetar i PLL

Pas publikimit të Letrës së Hapur, drejtuar Kryetarit të PD-së, z. Basha, në të cilën parashtrova qëndrimet e PLL-së për shkeljen e njëanshme nga PD-ja të marrëveshjes parazgjedhore me partinë që drejtoj, prisja reagim zyrtar nga PD-ja dhe kryetari i saj, qoftë edhe formalisht e për kortezi ndaj një partie aleate tradicionale… Por, për fat të keq, asgjë e tillë nuk ndodhi.

Në atë Letër të Hapur pohova se grisjen e kësaj marrëveshjeje, akoma pa u tharë boja, në dëm dhe me qëllim keqdashës ndaj partisë sonë kombëtariste, ne legalistët e konsideronim “Mukje të Dytë”… Madje për këtë arsye edhe paralajmërova se për “Mukjen” e vitit 2015 do të shkruaja shumë shpejt. Dhe këtë po bëj me këtë shkrim, në përmbushje të zotimit publik dhe sepse mendoj se ka ardhur koha t’i themi troç të vërtetat, ashtu siç i dimë ne.
Duke vlerësuar drejt dhe maksimalisht partnershipin luajal politik si parim thelbësor dhe garant të suksesit në luftën politike, qysh prej dy dekadash ne legalistët i kemi shmangur paragjykimet, gërricjet dhe gjykimet aprioristike politike, pavarësisht diferencave konceptuale e programore me PD-në, në kohë, për zhvillime, qëndrime dhe probleme të shumta e të ndryshme politike.
Për të lehtësuar dhe jetësuar bashkëpunimin zgjedhor me PD, ne legalistët shkuam në tryezën e përbashkët të partive opozitare (ku u ngjiz aleanca zgjedhore) dhe morëm pjesë në disa raunde negociatash me PD-në, ku paraqitëm një draft prej disa faqesh përplot parime, ligjësi dhe kritere bazike të teorive dhe doktrinave politike e politologjike. Draft ky që nuk u kundërshtua dhe nuk u refuzua nga PD-ja. Madje paskëtaj, në negociatat e zhvilluara ne legalistët nuk vendosëm apo imponuam kushte e kuota, por negociuam me frymë konstruktive, ndonëse në fund pranuam me keqardhje ofertën minimaliste të PD-së dhe bashkërisht firmosëm marrëveshjen dypalëshe.
Por fatkeqësisht marrëveshja e firmosur dhe e vulosur nga kryetarët Basha dhe Gjana u injorua më pas nga PD-ja, që të njëjtën gjë bëri edhe me partinë kombëtariste të Ballit Kombëtar, duke na ndërmendur bash Mukjen… Tashmë jo në kuptimin e konfrontimit vëllavrasës, por në atë të vënies së partive kombëtariste në pozitat reale të asgjësimit përfundimtar politik… Natyrisht, me anë të përvetësimit të përsëritur e të sigurtë të votave tona, teksa numëruesit e tyre kurrë nuk u përzgjodhën pjesërisht dhe sërish nuk do të pranohet të përzgjidhen edhe nga anëtarësia e legalistëve dhe ballistëve, por vetëm nga kontingjentet e militantëve demokratikas, që gjithmonë i kanë nxjerrë dhe sërish do t’i nxjerrin PLL dhe PBK, me pak ose pa mbështetje elektorale, deri edhe në bastionet e tyre tradicionale.
Grisja e njëanshme dhe e pabesë e marrëveshjes nga PD-ja dëshmon tërthorazi dashakeqësi dhe uri për votat e aleatëve kombëtaristë edhe në zgjedhjet thjesht vendore të 21 qershorit. Zgjedhje të cilat PD-ja i ka shndërruar paradoksalisht në zgjedhje politike të mirëfillta, me premtime në nivel kombëtar dhe jashtë kompetencave të pushtetit vendor, pa kurrfarë projekti qeverisës në nivel bashkiak dhe pa kurrfarë lufte të natyrshme politike ndaj shterpësisë programore të mazhorancës dhe mëkateve të shumta të atyre përfaqësuesve të saj që synojnë përsëritjen e mandateve.
Këto veprime dhe qëndrime na bëjnë të dyshojmë me të drejtë për synimin e përvetësimit paraprak në tavolinë të votave tona nga komisionerët demokratikas të specializuar për këto punë. Dhe për çudi ky përvetësim i përsëritur synohet të bëhet tashmë në kushtet e një fushate “pozitiviste” ndaj gjushëve e qazimëve të mazhorancës. Dhe kur kjo skemë planifikohet të bëhet realitet në zgjedhje thjesht vendore, imagjinojeni pas dy vitesh, në zgjedhjet parlamentare!
Kaq naivë na pandehin ne kombëtaristët aleati ynë i madh, kur na i përvetëson votat në favor të këshilltarëve të uritur për “përfaqësim”, e që në shumicë kanë dezertuar ndër vite e dekada tek e majta… Teksa në të kaluarën, ata dhe paraardhësit e tyre, bashkëfirmosën me vullnet dhe faktikisht realizuan masakrën urbane në bregdet dhe qytetet më të mëdha e në ato të mbarë vendit, krahas kryebashkiakëve majtistë, që lidershipi i tyre, dje dhe sot, i masakronte dhe i masakron ende në ligjërimin politik!
Kaq naivë na pandehin ata që na planifikojnë asgjësimin politik me grisje marrëveshjesh, sërish në favor të po të njëjtit takëm këshilltarësh demokratikas që u pasuruan në opozitë dhe në pushtet, e që u majmën me favore kryebashkiakësh majtistë në këmbim të votës nëpër këshilla?!
Kaq naivë na pandehin ne kombëtaristët këta, kur duan të na zhbëjnë nga politika, teksa votat i bashkuan dhe sërish i bashkojnë me bollanot antishqiptarë, me anëtarët dhe krerët me shtetësi shqiptare të sillogjeve vorio-epirote, apo me terroristët e MAVI-t, të dënuar si autorë të masakrës së Peshkëpisë, jo nga gjykatat shqiptare, por nga ato greke?!
Pikërisht për këtë arsye e ndërmenda Mukjen si metaforë politike dhe si projeksion politik, qysh nga 1943-shi, në vazhdim, e deri në vitin e mbrapshtë 2015… Projeksion që fatkeqësisht, më 21 qershor do të shënojë fitoren absolute pasuese të Mukjes-metaforë në pothuajse të gjithë hartën e 61 bashkive, hartuar dhe miratuar habitshëm kjo, në mungesë të PD-së dhe “alternativave” të saj gjatë procesit të së ashtuquajturës reformë administrative… Reformë të cilën hartuesit dhe apologjetët e saj majtistë, qysh nga kryeministri e poshtë, nuk janë në gjendje ta mbrojnë e motivojnë mbi parime, kritere dhe standarde europiane…, teksa në 300 kilometra katrorë kanë miratuar njësi vendore “funksionale e të vetëmjaftueshme për t’u vetëqeverisur”, sikurse Gjirokastra, Libohova, Saranda, Delvina, Konispoli, Përmeti, Këlcyra, Tepelena e Memaliaj. Njësi të cilave po t’u bashkëngjitësh edhe ato fqinje të Vlorës dhe Himarës, rrumbullakosin çerekun e numrit të tyre në mbarë vendin, duke rijetësuar në vitin 2015, në hartën administrative, bash të famshmen Zonë të Parë Operative, nga ku ka buruar dhe buron pushteti i së majtës shqiptare qysh prej 70 e kusur vitesh.
Nën peshën e rëndë morale të principialitetit dhe besnikërisë ndaj aleatit politik, ne legalistët nuk donim të besonim akuzën e kahershme se pluralizmin politik në Shqipëri e projektuan dhe e jetësuan Ramiz Alia dhe PPSH konform Platformës së Katovicës, dhe se zhvillimet politike, ekonomike dhe “demokratike” në Shqipëri po ecnin në shinat dhe margjinat e saj.
Ne u tronditëm thellë kur në vitin 1997 nga diaspora jonë në SHBA erdhi një tekst i shkëputur nga protokolli i njërës prej mbledhjeve më të rëndësishme të ish-Byrosë Politike në fundvitin 1990, ku Alia vinte në dijeni byroistët dhe miratonte në Byro Platformën e Katovicës, dërguar nga Gorbaçovi. U tronditëm sepse vumë re analogjinë e frikshme të skemës katoviciane me zhvillimet e deriatëhershme në Shqipëri dhe me zhvillimet korrente gjithnjë në zbatim të saj, asokohe. Dhe tronditja jonë thellohej vazhdimisht teksa edhe në vitet dhe dekadat pasuese, me kokëfortësi, në çdo pikë, presje e apostrof, zhvillimet shqiptare provonin dhe rikonfirmonin pafundësisht zbatimin e Platformës së Katovicës. Platformë të cilën, kur u publikua dhe u ripublikua, ne kombëtaristët e konsideronim thjesht si metaforë propagandistike e fetishizuar nga një “shumatore përkimesh të përsëritura habitshëm”, apo si “fantazi e zhvilluar dhe e shfrenuar e ndonjë shkruesi mitoman e xheloz ndaj lidershipit politik të demokracisë së re shqiptare”.
Ne kombëtaristët nuk u impresionuam aspak kur u publikua me zë dhe figurë deklarata e Alisë në Byro: “Baballarët e tyre i kemi vrarë gjatë dyzet vjetëve…”, sepse këtë të vërtetë e dinim dhe e kishim provuar mbi kurriz, ndaj dhe nuk na lipsej pohimi nga krimineli trashëgimtar i diktaturës, nga e cila, përveç të tjerash, kemi ende 6 mijë varre të pagjetura. Por ne u tronditëm thellë dhe vijojmë të tronditemi kur shtresa jonë bazale politiko-shoqërore: ish-të Përndjekurit Politikë dhe ish-Pronarët Legjitimë (që përfshijnë afro 700 mijë shqiptarë), sot jo rastësisht ndodhen në mjerim ekonomik, të margjinalizuar, të papunë, të imponuar dhe të nxitur për të emigruar, e aspak të integruar.
Por dyshimi mbi ekzistencën apo jo të Katovicës mori fund kur bash i përzgjedhuri nga Alia për të drejtuar për më shumë se një dekadë, si nënkryetar, PPSH-në e “reformuar” në parti socialiste, profesori i filozofisë marksiste Servet Pëllumbi pranoi jo vetëm ekzistencën e Katovicës, por edhe zbatimin e përpiktë të Platformës së Katovicës, ideuar dhe hartuar nga Gorbaçovi si manual politik i pushtetmarrjes dhe pushtetmbajtjes nga ish-komunistët e konvertuar tashmë në social-demokratë “europeistë, euro-atlantistë” dhe miliarderë.
E përse të mos e besojmë Pëllumbin e mirinformuar kur vetë ai, Mejdani dhe të tjerë jashtë politikës, krahas Blushit brenda parlamentit, e akuzojnë PS-në se ka braktisur kauzën socialdemokrate të mbrojtjes së shtresave të paprivilegjuara?… Teksa e kanë dorëzuar lidershipin e partisë tek oligarkët miliarderë bash sipas Platformës së Katovicës: fillimisht dorëzim i pushtetit politik dhe marrje e pushtetit ekonomik, çka do të mundësojë sërish marrjen e pushtetit politik…

ARDHJA E KORTEZHIT TË VUÇIÇIT M’I NGJANTE NJË FUNERALI… – Opinion nga RAMIZ LUSHAJ

Nesër, 28 maj 2015, ora 14.00, Shqiptarët në Ballkan e në të gjithë botën, me Shqiponjën Dykrenare të formuar me dy duart tona të protestojmë në mënyrë të heshtur dhe t’i lutemi Zotit, Amerikës e BE për Kosovën me Preshevë…
1.
Ardhja e Vuuçiçit – Aleksandrit të fundit të Serbisë të Vjetër dhe Aleksandri i ri i Serbisë së Mbetun – prej nga Aeroporti i Rinasit tek Pallati i Brigadave në Tiranë m’i ngjante një funerali diplomatik, politik…Trafiku i bllokuar për kortezhin diplomatik e policor. Orë heshtjeje, përveç zhurmës së do’ motoçikletave e makinave dhe uturimës të një helikopteri mbi krye të autokolonës së gjatë.
Policë e sigurimsa kishte ma shumë se qytetarë përgjatë Rrugës së Durrësit – portës zyrtare të hyrjes në metropolin shqiptar. Re të zeza në qiell. Diku piklon shi. Fytyra të zymta të atyne njerëzve të paktë, të cilët në ecje rastësore apo nga vendi i punës po kqyrnin me kureshti e antipati nga trotuaret. Po vinte Vuuçiçi 45 vjeçar, kryehere i Partisë Radikale Serbe, lider i inkubatorit sllav, antishqiptar i ditëve të para e i orëve të fundit, ish-ministër i Mbrojtjes, ish zv/kryeministër e, tashti, kryeministri i Serbisë.
Po rrija aty, krah rruge, para Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, afër Shtatores të munguar për Nanë Terezën, apo Konstandinin e Madh, apo Justinianin e Madh, apo Mbretin Pirro, Mbretëreshën Teuta…apo për të gjithë sëbashku.Kaloi Vuçiçi në makinën me flamur serb. Kqyri prej nesh. I bani sytë katër. Pa përtej syzeve. Kishte do’ njerëz në dy anët e vijave të bardha, që ma së shumti iu kishte ba postbllok policia, kishin dalë në qejf në lulishten me stola e pemë… Askush nuk foli. Asnjë nuk duartrokiti. Ndokush tregoi dhe shpërfillje. Dukej se njerëzit mezi prisnin që të ikte funerali politik me kryeministrin serb drejt Pallatatit të Brigadave e të lëviznin të qetë në Sheshin “Skënderbej”.
Unë, prej atyhit, shkova në anën tjetër të Muzeut Historik Kombëtar, në sheshin e vogël përballë Hotel Tirana International, tek Shtatorja e Hasan Prishtinës,të cilit plagët ende i kullojnë gjak e amanetet ia mbajnë toka e brezat etnik shqiptar.
2.
Sot e nesër, kryeministri serb, Vuçiçi, është mysafir në Tiranë dhe i ftuari me homologët e tij ballkanik në ditën e nesërme në “Vienna Economik Forum”. E kena prit’ si e do Tradita sot e si e do ndera e Shqiptarit jetë e mote.
Ky lider serb i 27 majit 2015 është i pari kryeministër serb, prej nga koha e Jugosllavisë së Parë të dinastive të krajlëve, i të Dytës së Titos dhe i të Tretës të Millosheviçit, i shtetit të ri të Serbisë së sotme, që vjen në Shqipëri. Ai thotë se ndihet krenar. As ne s’jena ka ia cenojmë sadokpak kit’ krenari edhe në koft duf apo triumf i tij. Veçse ky kryeministër serb, që thotë jam i pari, nuk ndryshon ma ma të vjetrin e tij të kohës së Kongresit të Berlinit, as të Konferencës së Paqes të Londres e asaj të Parisit. Edhe ky vjen në Shqipëri me fytyrën e pushtuesit, pasi ende nuk e njeh Kosovën shtet i pavarur e sovran, ende e mban të pushtuar e të ankesuar e në terror spastrimi Luginën etnike shqiptare të Preshëvës me tri komunat e saj, ende e mban të pushtuar Sanxhakun Shqiptar (Tregun e Ri).
Kryeministri serb, Vuçiçi, kur foli sot, më 27 maj 2015, në ora 14.00, në konferencë për shtyp në Pallatin e Brigadave në Tiranë ri-deklaroi se “Kosova është pjesë e jona”. Dihet, kit’ Kosovën tonë dardane nuk mund t’ia jepnin as prindrit e tij: Andelko e Angelina, po ky Aleksandri i ri është njisoj si brumosje antishqiptare sikur dhe Aleksandrat e vjetër të Serbisë. Ai na provokoi në derën tonë, në metropolin shqiptar, në Tiranën e shekullit të ri. Jo vetëm kaq. Ai dëshmoi se është i vendosur kundër Pavarësisë e Shtetësisë së Kosovës.
Ne, shqiptarët të ndamë në gjashtë shtete të Ballkanit e të shpërndamë në gjashtë kontinente të botës, nuk duhet të heshtim ndaj këtij rasti e akti, përballë kësaj deklarate antishqiptare, shovene, provokuese e të patolerueshme. Ne nuk duhet të kthehemi në funeral i Vuçiçit. Të vetveprojmë. Të protestojmë. T’i lutemi Zotit. Si? Në mënyrë krejt demokratike, paqësore, njerëzore. Në një formë krejtësisht shqiptare. Tërësisht hyjnore.
Të protestojmë masivisht e në mënyrë të heshtur, nesër, më 28 maj 2015, ora 14.00, në të njëjten kohë kur kryeministri serb bani deklaratën e tij për ripushtim e aneksim të Kosovës, si Preshevën. Secili prej nesh, kudo që të jetë, të formojë shqiponjën me dy duart tona e ta ngrejmë lart drejt qiellit duke iu lutë shpirtnisht Zotit, Amerikës e Bashkimit Europian për Kosovën me Preshevë…
Tiranë, 27 maj 2015

DILEMA GREKE PËR KONISPOLIN – Nga RASIM BEBO

Kanë ndodhur dy goditje të fundit, të përgatitura dhe të drejtuara nga emisari grek, në shërbim të Greqisë në Shqipëri, koloneli peshkop Janullatos. Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një shtet pa kombësi shqiptare dhe shqiptarët e vërtetë te mbeten me kombësi shqiptare, pa shtet, deri në asimilim të plotë.
1. Skandali në Delvinë: Ulet flamuri shqiptar, ngrihet ai i Verio Epirit. 2. Në zgjedhjet për bashkinë e Konispolit, bëhen përpjekje, se kush do ta fitojë atë, grekët apo shqiptarët. Shqipëria s’ka as qeveri, as Akademi të shkencave, kjo është fatkeqësia që ka pllakosur këtë shtet. Është thënë disa herë. Rexhep Shahu thotë: “z. Rama nuk ka guxuar të merret me shqiptarët e Çamёrisë dhe çështjen çame, sepse për të ardhur Rama në pushtet, pati mbështetjen nga Greqia, e cila mobilizoi politikën e saj,për të nxitur shqiptarët që jetojnë në Greqi,të votojnë Ramën”… Ndërsa Sali Berishës, më 28 dhjetor 2011, (special nga AMA – New.) Kisha Greke i dha titullin e lartë “Bekimi ynë i Artë” për shërbime të shquara ndaj Greqisë”. (R. Bebo, “artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 14).
Kështu, të dy partitë kryesore, të zgjedhura që në fillim nga Ramiz Alia, janë të shitura te greku dhe greku i përforcoi më shumë, duke pasur në krye të tyre Janullatosin, i cili ështe kthyer në një guvernator mbi qeveritë shqiptare. Pavarësisht nga konjuktura e sotme.
Ju, grekët, nuk doni ta njihni historinë, sepse u ka mbuluar një megalomani hipokrite. Por keni parë tri raste gjatë shekullit që kaloi, kur me urdhër jeni larguar nga Shqipëria e Jugut me bishtin në shalë. Po ua kujtojmë: më 17 maj 1914, u urdhëruat nga qeveritë evropiane për tu larguar nga Shqipëria e Jugut. (Pas masakrës së viteve 1913 – 1914). Herën e dytë, në “Luftën Italo-greke”, Më 5 prilli 1941, me urdhër të Berlinit, u larguat nga Shqipëria, me të 15 divizionet greke dhe pas 15 prillit në Shqipërinë e Jugut nuk mbeti këmbë e ushtarit grek. Latë kufomat e ushtarëve tuaj përrenjve, maleve dhe kodrave të pavarrosur që u bënë pre e rrëkeve që i hodhën në lumë e në det. (Temë tjetër kjo)
Herën e tretë, mars 1997, vërshuat kundra Shqipërisë së Jugut me zjarr dhe hekur, njësoj si në Luftën e Parë Botërore 1913-1914, të përgatitur nga usta Janullatosi me ndihmësit e tij Sali Berisha e Fatos Nano, duke u pleksur në një luftë civile me 3000 të vrarë dhe 11000 të plagosur. Filluat piketimin kufirit të Shqipërisë së Jugut, ndërmjet rrjedhjes së mesme dhe të poshtme të lumit Vjosa. Por nga Magdalena Ollbrajt, sekretare e SHBA, dhe prej Evropës nga Çylleri, kryeministrja e Turqisë morët ultimatum dhe u larguat me vrap nga sytë-këmbët.
Por ju prapë nuk doni ta kuptoni dhe organizuat sërish skandalin në Delvinë. Më 16 maj, me rastin e “101 vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë” (që njihet nga greket si Autonomia e Vorio Epirit) – Protokolli i Korfuzit . Sqarim : Diplomati Ferdinando Salleo, thotë: “Dispozitat e Korfuzit iu parashtruan kryeqyteteve evropiane për t’i vënë në jetë. Negociatat u mbyllën me 17 maj 1914, miratimi erdhi më 2 korrik 1914. “Dispozitat” konfirmuan domosdoshmërinë e tërheqjes së plotë të grekëve nga Shqipëria. (“Shqipëria gjashtë muaj demokraci”, bot, 2000, f. 78).Ç’farë kërkoni “Protokolli i Korfuzit” është fshirë nga diplomacia evropiane që më 17 maj 1914.
Dhe prapë një grup grekësh, të shoqëruar nga minoritarë grekë në Krane të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e andartit grek Thimios Lolis, i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914 dhe1944. Në homazhe është hequr flamuri shqiptar i zonës dhe është ngritur ai i “Vorio Epirit”. Ky provokim i rëndë, vijoi me Odiseas Boros, kryetar i organizatës së Vorio Epirit “Pirro” në Thesali. Ai mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se “Vorio Epiri është tokë Greke dhe nuk e kemi harruar”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.
Akte të tilla, si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të Jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor.
Të nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvitshme që organizon Mitropoliti i Konicës “për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit – aneksimi i Jugut të Shqipërisë”. Paraushtarakë grekë, mbanin në duar parrulla ku shkruhej: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet… Kryetari i OMONIA-s, mbajti një fjalim histerik për aneksimin e Jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. Ka mëse dy vjet që në Jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit, zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar. Në të njëjtën kohë, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, si dhe Fredi Beleri, Anastas Guda, Jani Babi, organizuan tubim për këtë përvjetor, duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIAs. Vangjel Dule në vitin 2010 ishte njëri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së andartit Thimio Lolis në fshatin Krane të Komunës së Delvinës.
Paraushtarakë grekë mbanin në duar parrulla ku shkruhej: Vorio Epiri Tokë greke, Do te rikthehemi dhe toka do të dridhet. (A. Llalla).
Prof. Dr. Agim Shehu shkruan: “Ndjejmë kënaqësi të veçantë si shqiptarë që historiani Dieter Fahrni, Gjenevën e quan “Qyteti i Shqiponjës”. Shqiponja e Zeusit, perëndia e pellazgëve, e të parëve tanë të njohur, është simbol i herët hyjnie i mbajtur nga shqiptarët në besimet, legjendat, kurorat mbretërore e në Flamurin kombëtar; flamur nder më të lashtët e më të drejtët në botë. (“Fisnikëria Helveto-Ilire” bot. 2006, f. 10).
Në një kohë u pushtua Kosova me Çamërinë. Milosheviçi e trazoj ujin, siç thoshte Maoceduni, por Kosova mori pavarësinë në saje të miqve amerikano-anglezë. Sot ju presim “ta dridhni tokën”, se boll vajti një shekull që e keni pushtuar. Duhet turbulluar uji dhe kufiri të vijë te viti 1830, në jugë të Epirit dhe të Thesalisë dhe do t’i kthehen atdheut të tyre, Shqipërisë .
Me sa para mend, hiqni flamurin shqiptar mijëravjeçar në Delvinë, në Shqipëri dhe vini flamurin grek te vitit 1830 dhe një copë robë për flamur të Vorio-Epirit.?… MËSONI JU GREKËT: Ai Flamuri Shqiptar vjen tek ne sot nga SHQIPONJA QË MBANTE ZEUSI NË SKEPTËR dhe prej këtej ne quhemi SHQIPTARË me KOMBËSI dhe GJUHË SHQIPE. Ky Flamur kaloi mijëra vjet dhe arriti te Aleksandri i Madh, te Pirrua, te Skënderbeu dhe te Ismail Qemali, po me këtë flamur… Dhe ju sot merrni guximin e hiqni, si mysafirë të ardhur në Shqipëri… Ju e keni bërë Shqipërinë, sikur shkoni nga Seleniku në Janinë… Kështu Janullatosi juaj dhe peshkop jonë ua ka shtruar rrugën për të ardhur në shtetin Shqiptarë kur të doni dhe sa herë të doni. Ndërsa Shqiptarëve u griset pasaporta dhe u hidhet në fytyrë, kaq të pacipë jeni. Pyesim, sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje?… Ju, tek e fundit, nuk keni faj, sepse si gjeni, bëni. Por për këta tradhtarë që u lejojnë, do të përgatitet dhënia e llogarisë në sheshin Skënderbeg…
Aneksimi i KONISPOLIT
Anastasios Gudas e filloi fushatën, jo në Mursi, as në Xarrë, as në Markat, as në Konispol, por te padronët e tij në Athinë. Ai përkrah kandidatit tjetër të PBDNJ-së për bashkinë e Himarës, pjesëmarrësin në masakrën e Peshkëpisë më 1994, ish-i burgosur ordiner Fredi Belerin, foli në greqisht për një aneksim të butë të zonës, duke ju bashkangjitur ekonomikisht Gumenicës. Guda premtoi se do të punësojë në bashkinë e Konispolit të gjithë minoritarët grek që kanë shtetësi të dyfishtë si dhe grekët e papunë të Gumenicës në Konispol, pasi Greqia gjendet në gjendje të rëndë ekonomike…
Pas takimit, Anastas Guda takoi ekstremistin Babis Karathanos, i cili njihet për aktivitetet e tij antishqiptare që në fillim të viteve 1980, si dhe deputetin e djathtë Terenc Kuik. Deputeti Terenc Kuik ka qenë njëri nga mbështetësit kryesor të regjimit të Sllobodan Millosheviçit në Greqi. Ditë më parë, Anastasios Gudas shpërndau nëpër territorin e bashkisë së Konispolit, fletushkat propagandistike të shtypura në Greqi vetëm në gjuhën greke duke i dhënë një drejtim të rrezikshme fushatës.
Shtypja e fletushkave në gjuhën greke nga Gudas, tregon se ai nuk ka qëllim për zhvillimin ekonomik të zonës, por për të bërë asimilimin e shqiptarëve dhe për të treguar se bashkia e Konispolit banohet me shumicë nga minoriteti grek.
Në zgjedhjet për bashkinë e Konispolit luftohet se kush do ta fitojë atë, grekët apo shqiptarët. (A. Llalla. 20 maj 2015. Lajmi I fundit cicerr). Greku vazhdon të ofendojë dhe poshtërojë Shqiptarët, por le të mesojnë se ç’farë thonë te huajte për shqipërinë:
Felix Zhylien, duke u lavdëruar shqiptarëve «pasionin për pavarësi e lavdi si tipar kryesor karakteri e burim heroizmi» shton: «Në të gjitha kohët Shqipëria ka qënë vëndi klasik i heronjve: atje Homeri gjeti Akilin, Greqia Aleksandrin e Madh e Papa Eugjen IV Skënderbeun». Te vepra «Shqiptarët» historiani amerikan Edvin Zhak po ashtu: «Këta bij të paepur të Shqipes ishin pasardhës të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Pirros» Jo rastësisht dy Brirët, simbol pellazg, i mbanin të tre bashkëkombasit e mëdhenj, Leka i Madh, Pirroja dhe Skënderbeu. Historiani Flori i sh. 2, thotë se para Pirros, përkrenarja me brirë, qe profil i kokës së Aleksandrit të Madh. Dijetari P. Franke, shkruan se Skënderbeu «mban një helmetë me dy brirë cjapi të mëdhenj, që nuk ndeshen gjëkund në tablotë bashkëkohore. (A. Shehu)
Zeusin e rriten dy prifteresha kurite në shpellen e malit «ID» te Kretës, Malta dhe Melisa, e para me qumushtin (malte) të dhisë mallteze dhe e dyta Melisa me mjaltë, prej kendej vjen helmeta me dy brirë. (R. Bebo ‘Zeusi’, bot 2009, f. 28). Dijetari i shquar Karl Treimer… thotë: «Të parët e shqiptarëve të sotëm kanë qënë bartësit e një shteti të madh të fuqishëm dhe krijues të kulturës evropiane të Epokës së Hekurit, pra të një kulture të vetive të larta…». Edvin Zhak vlerëson: «Ky popull i lashtë pellazg shënon një datë më të herët se zhvillimi i qytetërimeve të Greqisë e të Romës. Ne zbulojmë gjurmë të kulturës parahelene të Shqipërisë, të cilat nuk mund të kuptohen ndryshe» (me gjithë nderimin që kemi si popull, sllavët në stepa e moçale as që zihen në gojë). Antropologu amerikan C. S. Kun te «Mbi racat e Europës» thotë: «Ilirët, racë nordike…krijuesit e qytetërimit të Hekurit në Evropën JL, kur emri Romë e Athinë ende nuk ka qenë dëgjuar»!
Për fat të keq, duke dashur të sigurojnë të sotmen e tyre, grekët shtrëmbërojnë të kaluarën e fqinjës-Shqipëri: «Maqedonia-historikisht greke…Filipi e Aleksandri i Madh grek(!)» e këtë e marrin si aksiomë për të cilën nuk qasin vërtetim. (A. Shehu).
Historiani grek Niko Kazanzaqi, manipulon në librin «Ja vdekje ja liri». Ja kushton, legjendarit të Konispolit Haxhi Mehmet Dalani që u flijua me 800 kalorës të fshatrave të Konispolit në Frangokastello të Kretës kundra turqëve në vitin 1828, dhe i ndryshon emrin nga Mehmet në Mihal dhe e vendos ne eciklopedi për grek. (R. B).
«Të hesht për të vërtetën e Atdheut do bëja tradhëti ndaj tij»
E në fund diçka më mbresëlënëse. Për punë të vet, CIA më 1996 jep një raport sekret (e publikoi dhe TV grek «Antena»): «Leka i Madh dhe Maqedonia e asaj kohe, ishin ilirë, ata ishin armiq të Greqisë kurse vetë Maqedonia nuk ka qënë greke». E më tej: «Grekët frikësohen se maqedonët do t’i kërkojnë vlerat e tyre e kjo mund të shndërrohet në një çështje serioze në atë pjesë të Evropës…». Duke iu tingëlluar hidhur, qarqet e interesuara greke para se të mendojnë ndonjë tjetër «aksident makine.» për autorin e shkrimit, le të sqarohen njëherë me CIA-n.
Ndërsa Natalie Klayer te «Fillimet e nacionalizmit shqiptar» përcakton: « Fabrikimi i Panteonit Kombëtar ka filluar shumë më parë se 1896, dhe përmblidhte figura të tilla si Aleksandri i Madh, Pirro, Skënderbeu, Bushatllinjtë dhe Ali Pashë Tepelena». (A. Shehu).
Rasim Bebo, Addison, Çikago,maj 2015

KRYEMINISTRI RAMA: SERBIA TA NJOHË KOSOVËN

 

VOAL – Kryeministri  Edi Rama nuk ka lënë pa folur edhe për Kosovën. Ai ka thënë se nuk ka ndryshuar as nuk do të ndryshoj asnjëherë qëndrim sa i përket pavarësisë së Kosovës. Madje i ka bërë thirrje edhe Serbisë që ta njoh Kosovën.

“Ne kemi qenë shumë të qartë në mbështetje të fortë të dialogut. Duhet të ju kujtoj ne kemi pasur edhe një nismë për ti drejtuar komisionit për çmimin nobel për ti dhënë çmimin dy liderëve Thaçi e Daçiq.

Për ne dialogu ka qenë momenti i një kthese të madhe sepse ka shënuar fundin e historisë së konfliktit përfundimisht shpërbërjen e gjithë tymit pas dhe gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë.  Asnjëherë nuk o ta ndryshoj bindjen time për Kosovën .

Njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh dhe për ju. Ju këtu jeni në shtëpinë tonë dhe ne respektojmë ndjeshmërinë që keni për këtë çështje andaj nuk do t’i futem më thellë”, ka thënë Rama.

Policia blindon Tiranën për vizitën e Vuçiçit

Ardhja e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç ka bërë që policia të marrë masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, ajo ka njoftuar se në Tiranë do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë.
“Më datë 27-­28 maj 2015, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e samitit si edhe të vizitës së kryeministrit të Serbisë janë ndërmarrë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore .

Do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore:

Duke filluar nga ora 10.40 datë 27-­28 maj 2015, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga ura e Lanës tek Rruga e Elbasanit, bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit ‘Shqiponja’.

Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59 e datës 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon:

Nga Rruga e Rinasi”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje­-dalje), Rruga e Durrësit, sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), Rruga e Elbasanit deri te Pallati i Brigadave.

Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti”. Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit.

Ndalohet qarkullimi i pjesshëm dhe i përkohshëm për të gjitha kategoritë e mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 10:40 deri në përfundim të aktivitetit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

EUROPA JUGLINDORE MBLIDHET NË TIRANË

 

Drejtuesit e shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP) zhvilluan në Tiranë takimin e radhës, ku u angazhuan për një bashkëpunim më të ngushtë rajonal në fushat ekonomike dhe politike, duke lënë mënjanë konfliktet, duke respektuar si të paprekshëm kufijtë shtetërorë.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit u theksua interesi i përbashkët i vendeve anëtare për t’u përfshirë në Bashkimin Europian, duke ndihmuar njëri tjetrin në fusha madhore me rëndësi rajonale si energjia, transporti, siguria, shkëmbimet ekonomike, investimet dhe standarte të tjera.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, tha se vendi i tij i është përkushtuar fqinjësisë së mirë, duke u përqëndruar në zhvillimin energjitik dhe infrastrukturor. Zoti Nishani dhe pjesëmarrës të tjerë folën me shqetësim për ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Presidenti i Bullgarisë Rozen Pevneliev tha se kufijtë kombëtarë të asnjë shteti në Ballkan nuk duhet të dhunohen, por të gjithë vendet e rajonit duhet të punpjnë për një Ballkan paqësor dhe të begatë. “Ngjarjet e fundit në Maqedoni tregojnë se duhet të përsëritet thirrja jonë për integritet territorial në ballkan. Bullgaria është për mosdhunimin e kufijtë kombëtarë në rajon” – tha ai.

Kryeministri i Rumanisë, Viktor Ponta, tha se Ballkani duhet të rrijë larg konflikteve dhe mosmarrëveshjeve. “Paqja e qëndrueshmëria është thelbësore për për rritje ekonomike të qëndrueshme në rajon dhe në secilin shtet” – tha ai. Bullgaria dhe Rumania si vende anëtare të Bashkimit Europian u angazhuan të ndihmojnë vendet e tjera në rrugën e integrimit.

Në Samitin e SEECP-it në Tiranë morën pjesë Kroacia, Turqia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria, Moldavia, Greqia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Sllovenia, si dhe përfaqësues nga OSBE dhe Bashkimi Europian. za

 

GENTJANA SULA – LIGJI I DOSJEVE ËSHTË MË I PËRSHTATSHMI PËR SHQIPËRINË

Zëvëndësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Gentjana Sula, flet për DW për mënyrën, se si do të zbatohet ligji i hapjes së dosjeve dhe rëndësinë e tij.

DW: Zonja Zëvendësministre, a është ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit i duhuri, a është ai më optimali për kushtet e Shqipërisë?

Sula: Projektligji i propozuar nga qeveria në fund të vitit 2014, i përmirësuar gjatë diskutimeve në seancat me grupet parlamentare, gjykoj se është më optimali për kushtet dhe rrethanat specifike të Shqipërisë, kur ligji miratohet 25 vite pas rënies së sistemit komunist dhe funksionimit të institucioneve kushtetuese. Për të harmonizuar këtë ligj me korpusin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, është shqyrtuar dhe mbajtur në konsideratë legjislacioni aktual mbi mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare, arkivat dhe informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, si dhe funksionimin e organeve kolegjiale.

DW: Ndaj ligjit ka skepticizëm, ka edhe kritika se nuk është krejtësisht si ligji gjerman. Çfarë i mungon këtij ligji në krahasim me atë gjerman?

Sula: Për hartimin e ligjit është ndjekur një model, që vlerësohet si më i suksesshmi në këtë drejtim, pikërisht ligji gjerman. Siç e përmenda, ligji (45/2015): Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” u miratua shumë vonë në kohë pas rënies së sistemit komunist. Ligji është hartuar gjithashtu duke pasur parasysh jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare në këtë fushë – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 23.03.2010) dhe Opinionin nr.524/2009 të Komisionit të Venecias. Ajo që skeptikët besojnë se mungon, është pikërisht lustracioni ligjor, i cili zëvendësohet me lustracionin moral. Pasi sipas parashikimeve të ligjit, elementët e pastërtisë së figurës për zyrtarët janë integruar në mënyrën e vetme, që nuk ngre çështje kushtetutshmërie, që lidhen me parimin e ndarjes së pushteteve dhe statusin kushtetues të zyrtarëve. Kjo nuk ngre as nevojën e miratimit të ligjit me shumicë të cilësuar, apo të ndërhyrjes në ligje organike, përmes një “konvertimi” ligjor të orientimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sepse Autoriteti i krijuar nga ky ligj ka detyrim të informojë deri në 5 vite pas hyrjes në fuqi të ligjit institucionet kushtetuese dhe autoritete të tjera publike mbi figurën e zyrtarëve, kur kjo kërkohet prej këtyre të fundit për vlerësimin e cilësive etike, morale e profesionale të kandidatëve për t’u emëruar, apo promovuar në pozicione të larta të shtetit. Pra, në vend të parashikimit të një detyrimi për institucionet kushtetuese dhe të zgjedhurit, i cili do të binte ndesh me Kushtetutën, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje dhe opinionin e Komisionit të Venecias, projektligji parashikon një mundësi për to për t’u shfrytëzuar dhe detyrimin për Autoritetin për t’ua vënë në dispozicion institucioneve informacionin e kërkuar.

DW: Cili është autoriteti, që do të zbatojë këtë ligj dhe do të administrojë dosjet. Kur do te nisë punën ai?

Sula: Me qëllim përmbushjen e parashikimeve të ligjit, është parashikuar krijimi i një institucioni të ri, Autoriteti për Informimin me të Dhënat e ish-­Sigurimit të Shtetit, si person juridik publik i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, i përbërë nga 5 anëtarë. Autoriteti është parashikuar të funksionojë si organ kolegjial, i mbështetur në veprimtarinë e tij nga një Sekretariat Teknik.

Brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kuvendi zgjedh anëtarët e Autoritetit. Autoriteti, brenda tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregulloren e organizimit dhe funksionimit të tij, strukturën dhe organikën e Sekretariatit Teknik dhe rregulloren e brendshme të tij.

DW: A ekziston ndonjë afat për zbatimin e ligjit?

Sula: Ligji parashikon afate vetëm për qëllime të verifikimit të kandidatëve. Autoriteti vë në dispozicion dokumentacion dhe lejon përdorimin e dokumenteve për këtë qëllim deri më 31 mars 2020. Ndërsa e drejta për informim nga të gjithë ata, që plotesojnë kriteret për aplikim, nuk ka kufizim në kohë.

DW: Sa garantohet përmes ligjit e drejta për t’u informuar qoftë për individët, qoftë për institucionet? Në ç‘masë do ta garantojë ligji mospërfshirjen në postet drejtuese të personave të inkriminuar?

Sula: Qëllimi i ligjit është mundësimi i së drejtës për çdo të prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-Sigurimit të Shtetit të marrë informacion të plotë mbi materialin e hartuar në ngarkim të tij, përfshirë hartuesit dhe burimin e këtij informacioni. Ligji parashikon përjashtime në rastet, kur vlerësohet se nxjerrja e këtij informacioni do të dëmtonte marrëdheniet ndërkombetare të vendit, apo do të cënonte sigurinë kombëtare.

DW: Cila është vlera praktike e këtij ligji, përse është e rëndësishme transparenca për shoqërinë shqiptare?

Sula: Për të mos mbetur vendi i vetëm në Evropë, i cili nuk është përballur ende me të kaluarën, për t‘i dhënë fund kësaj lidhjeje, në mënyrë që të gjithë e sidomos të rinjte të kuptojne ç‘ka ndodhur, me qëllim mosripërsëritjen e historisë dhe ndarjen përfundimisht nga e kaluara.

DW: Përveç hapjes së dosjeve, a ka edhe masa të tjera, që i shërbejnë këtij qëllimi?

Sula: E gjithë qasja e qeverisë ndaj kësaj çështje ka qenë e frymëzuar nga një e vërtetë e thjeshtë, që një përballje e sinqertë dhe e plotë me të shkuarën e diktaturës në Shqipëri ndihmon në konsolidimin e lirisë në vend. Aktivitete të tjera të rëndësishme të MMSR dhe partnerëve të saj vendas dhe të huaj janë ngritja dhe vënia në funksion e sektorit për gjetjen e personave të zhdukur nga krimet e komunizmit dhe pa tjetër negociatat për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me ICMP (Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur) për të bërë të mundur realizimin e procesit për gjetjen e personave të zhdukur.

DW: Shqipëria synon të bëhet anëtare e rrjetit evropian Remembrance and Solidarity, që merret me trajtimin e historisë së shekullit të 20-te. Në çfarë procesi jeni?

Sula: Në kuadër të Programit të qeverisë, e cila i ka kushtuar një vend të posaçëm kujtesës historike dhe me ftesë të Rrjetit Evropian Remebrance and Solidarity, Qeveria shqiptare po negocion për t‘u bërë pjesë e këtij rrjeti me qëllimin e përbashkët promovimin e historisë së shekullit të 20-të dhe si kjo histori përkujtohet. Fushat e interesit të rrjetit janë të përbashkëta me fushat e interesit të qeverisë Shqiptare dhe ndihmesa në krijimin e një komuniteti ndërkombëtar të memories, e cila bëhet mbi bazën e eksperiencave të ndryshme të popullsive dhe shteteve evropiane, janë arsyet që po negociohet për anëtarësimin në këtë rrjet.

U MBUSHËN 42 VJET NGA REVOLTA E SPAÇIT QË PËRKUJTOHET E NDEROHET NË NJU JORK NGA DALIP GRECA

Të dielën, më 24 maj, mbushen 42 vjet nga revolta e Spaçit, një nga protestat e hershme ndaj regjimit diktatorial. Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak; 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan. Për të kujtuar këtë ngjarje dhe të gjithë të persekutuarit e regjimit dhe familjet e tyre, Fondacioni i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe Bijtë e bijat e Shqipërisë në Amerikë organizuan disa ditë më parë në Nju Jork, një takim përkujtimor në Monroe College.

Në këtë takim, Asambleja e Nju Jorkut nderoi me një proklamatë njërin prej qëndrestarëve të burgjeve të diktaturës komuniste, Pëllumb Lamaj, i cili ka qenë edhe ish i burgosur në burgun famëkeq të Spaçit.

Në Kolegjin Monroe të Nju Jorkut është organizuar një veprimtari nderuese dhe përkujtimore për heronjët, martirët dhe qëndresatrët e Revoltës së Spaçit dhe Qafë Barit.Në përvjetorin e 42 -të Revoltës së Sapçit, Asmableja e Nju Jorkut me sponsorizim të z. Mark Gjonaj, ansambleisti i Distriktit 80-të, si dhe nga Këshilli i Bashkisë të qytetit të Nju Jork-ut-sponsorizuar nga anëtari i këshillit të Bashkisë për distriktin 15, Ritchie Torres, nderuan me proklamatë qëndrestarin e burgjeve të diktaturës komuniste Pëllumb Lamaj. Proklamatën e ka lexuar dhe më pas dorëzuar ansambleisti i Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj.
Në Proklamatën nderuse, vlerësohet qëndresa e antikomunistëve shqiptarë, ish të burgosurve politikë si dhe familjeve të internuara në kampet e vuajtjes.Në të shkruhet se Shqipëria u qeveris për 45 vite nga diktatori i pamëshirshëm Enver Hoxha, në regjimin e të cilit mbi 100 mijë shqiptarë u arrestuan, u burgosën, u torturuan, ndërsa familjet e tyre u internuan ose u burgosën në mënyrë të padrejtë, vetëm pse ata mbështetën të dashurit e tyre në luftën për liri. Në Proklamatë evidentohen fakte të tilla si: 5500 burra dhe gra u egzekutuan, ndërsa 100 mijë u burgosën e u internuan. Në mënyrë specifike, veçohet Spaçi, si burgu më i tmerrshëm në Shqipëri, i ndërtuar në vitin 1968, ku të burgosurit punonin deri në vdekje në minierat e bakrit dhe piritit.
Në proklamatë vlerësohet qëndresa e familjeve të ish të burgosurve politikë, që u keqtrajtuan kampeve të internimit ose u burgosën.
Në përfundim të proklamatës shkruhet: Përfundimisht regjimi komunist u rrëzua dhe ata që i mbijetuan burgjeve u liruan dhe mundën të ribashkoheshin me familjet e tyre. Edhe pse shenjat fizike mund të jenë shëruar, plagët mendore dhe kujtimet e zymta, janë ende gjallë sot, prandaj sponsorizuesit e kësaj proklamate, nderojnë të burgosurit Politikë të Shqipërisë dhe familjet e tyre.
Pëllumb Lamaj, i nderuar me Proklamatë, ndjehet i vlerësuar, jo vetëm si individ, por u është mirënjohës sponsorizuesëve për të gjithë bashkëvuajtësit dhe martirët e qëndresës antikomuniste. Në vlerësimin që i bëhet atij si individ, theksohet fakti se jeta e tij ka kaluar mes vuajtjeve. Lamaj që në moshën 8 vjeçare përjetoi arrestimin e të atit dhe kalvarin e vuajtjeve në internim.Në vend të shkollës, lodrave e ëndrrave, Pëllumbi u përball me terrorin komunist. Nënës së tij i duhej të rropatej në puën të rënda për të ushqyer pesë fëmijët me babanë në burg.Në shkollë përbuzej me nofkën”Kulak”, kuptimin e së cilës, nëna do t’ia spjegonte si ekuivalente me togfjalshin”Armik i Popullit”! Kjo do të thoshte izolim dhe se për të nuk kishte vend as në organizatën e rinisë dhe as që mund të vazhdonte shkollën e mesme.Sigurimi u orvat ta provokonte që të bëhej bashkëpunëtor, por ai e refuzoi me neveri. E dinte se pas refuzimit do të vinte arrestimi, dhe nuk vonoi. Liria e kufizuar do të burgosej, kur ai ende nuk i kishte mbushur të 20-tat. Me 1 Mars 1979, Sigurimi i vuri prangat në emër të Popullit, duke e akuzuar si Armik të Popullit! U dënua me 15 vjet në burgun famkeq të Spaçit. Ishte ndër më të rinjët e atij burgu, i cilësuar si më i egri ndër burgjet e diktaturës, që vetë Pëllumbi e krahason me ferrin e Dantes. Bashkëvuajtësit, që ishin bashkë me të në veprimtarinë e përkujtimit të 42 vjetorit të Revoltës së Spaçit, e karaktarizojnë Pëllumbin si një nga qëndrestarët me kuarajo dhe trim për kohën e burgimit. Pëllumbi përjetoi revoltën e Majit të vitit 1984 në Qafë-Bari, ku regjimi nuk i kurseu egzekutimet dhe riburgimet. Një pjesë prej të dënuarëve i çuan në Spaç. Pëllumbi guxoi dhe i ndihmoi disa prej tyre me ushqime. Spiunët njoftuan komandën dhe Pëllumbi e pësoi me tortura çnjerëzore, por nuk u thye.
I pyetur nga Gazeta Dielli se çfarë përbënte takimi që po organizohej me 17 Maj 2015 në një nga Universitetet amerikane në Nju Jork, Pëllumb Lamaj, ndër kritikuesit e rreptë të klasës politike shqiptare, tha: Duam të nderojmë heronjët antikomunistë të Spaçit dhe Qafë Barit. Ky është një homazh për martirët dhe qëndrestarët e Spaçit, ky është edhe një mesazh për klasën politike shqiptare, që për turp nuk ka arritë të dërgojë qoftë dhe një Kryeministër në Spaç! Premtimet e pambajtura ndaj ish të përndjekurëve s’është gjë tjetër, veçse demagogji e tranzicionit antidemokratik me një klasë politike të korruptuar dhe komuniste në krye!
Hasan Baja,qëndrestar i burgjeve, një ndër të zhgënjyerit e demokracisë shqiptare, që pat dhënë dorëheqjen për kod moral që më 1995, për moskompromentim me të korruptuarit (ish Komisar i Policisë në Sarandë), shprehet se ndjehet i zemruar me klasën politike shqiptare, që nuk arriti të integroi kundërshtarët e regjimit komunist, ç’ka përbën dështimin e vetë demokracisë së shartuar shqiptare. Lekë Mirakaj, Zija Lepenica, Fatmir Muja, që ndodheshin në auditorin e Monroe College, ku zhvillohej veprimtaria nderuese dhe përkujtimore e Revoltës së Spaçit, ndjehen të nderuar që ata vetë, ish bashkëvuajtësi i tyre, Pëllumb Lamaj, nderohen nga institucionet Amerikane, dhe e gjithë kauza e tyre kundër komunizmit, vlerësohet e çmohet në vendin e demokracisë, por jo në Shqipëri.24-05-2015 23-43-52
Veprimtaria u organizuar nga “Albanian- American Society Foundation and The Sons and Daughters of Albania in America” dhe është mbështetur nga Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, The Women’s Organization “Hope & Peace”,”Clasmsmates Forever”, Albanian American Open Hand Association, Akademia e Nju Jork-ut e të tjera.
Moderator i veprimtarisë përkujtimore kushtuar Revoltës së Spaçit ishte Fredi Tollja, pronar “The Producers Club New York. Në fjalën e hapjes moderatori vlerësoi kundërshtarët e diktaturës komuniste të Shqipërisë, ish të burgosurit politik të regjimit diktatorial, që me sakrificat e tyre, me qëndresën e tyre, sfiduan diktaturën. Tollja, tha se me këtë veprimtari, përkujtojmë dhe nderojmë jetët e ndërprera, nderojmë heroizmin e atyre që guxuan të sfidojnë shtetin komunist në emër të ëndrrës për liri e demokraci.
Esad Rizaj, president i Fondacionit Shoqëria Shqiptaro-Amerikane dhe Bijtë e Bijat e Shqiptarëve në Amerikë, tha se ndjehet i privilegjuar që nderon ish të burgosurin Pëllumb Lamaj dhe të gjithë ish të burgosurit politik të Shqipërisë. Ky, tha ai, është një vlerësim për të gjithë ata që u bugosën,u pushkatuan, u internuan pse luftonin për liri dhe Shqipëri Etnike.
Miqtë e shqiptarëve, amerikanët Stive Kaufman-avokat i njohur dhe profesori Paulo Palombo, në përshëndetjet e tyre kanë vlerësuar qëndresën e antikomunistëve shqiptarë, dhe kanë nderuar ata që dhanë jetën për liri, përballuan torturat, vuajtjet në burgje dhe kampet e internimit.
Një përshëndetje të veçantë ka bërë edhe themeluesja e Shoqatës”Shokët e Klasës përgjithmonë”, Lindita Hoxha.
Lek Mirakaj, një ndër ish të burgosurit politik, e cilësoi nderimin e ish bashkëvuajtësit Pëllumb Lamaj dhe gjithë të burgosurve politikë shqiptar, si një nderim të jashtzakonshëm. Kjo Proklamatë, tha ai, është dekorata më e lartë që i jepet një ish të përndjekuri politik. Më pas ai vlerësoi qëndresën e ish të burgosurve politik dhe në mënyrë të veçantë martirët dhe qëndrestarët e Revoltës antikomuniste Skënder Daja, Dervish Bejko,Sokol Sokoli, Pal Zefi, Tom Ndoja, Hajri Pashaj dhe shumë të tjerë që pas revoltës u ridënuan.
Mimoza Dajçi, presidente e The Women’s Organization “Hope & Peace”, kërkoi që të pranishmit të çoheshin në këmbë dhe me një minut heshtje të nderonin kujtimin e heronjëve të revoltës.Më pas ajo ka përshkruar revoltën e Spaçit, ndërkohë që ka treguar gjendjen e sotme të ish burgosurve politikë. Dajçi tha se ka kaluar afro çerek shekulli, e akoma të dënuarit politik nuk janë reabilituar duke filluar me dëmshpërblimet, strehimin, shëndetin etj.
Edhe pse disa individëve u ka dalë emri në gazetë për të marrë dëmshperblimet e burgut politik akoma nuk po del fondi nëpër banka për tërheqjen e tyre, apo edhe fondet e kësaj shtrese i përdorin për fushatat e tyre partitë politike. Ka zvarritje dhe burokraci pa fund.Strehimi i ish të përndjekurve është i mjerushëm, u ndanë vite më parë gjatë qeverisjes demokratike disa hyrje tek Kafodi e Vasil Shanto dhe kaq, po pjesa dërmuese? Më pas ajo ka trajtuar dhe hapjen e dosjeve të sigurimit dhe ligjin e munguar të lustracionit.
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm edhe kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj me zonjën Nikoleta, zv/kryetari Asllan Bushati, anëtari i Këshillit të Vatrës Zef Balaj,Lek Mirakaj, Zef Përndocaj e të tjerë.(Fotografite i gjeni ne Facebook)24-05-2015 23-44-41

TRI ZHVARRIMET E ISA BOLETINIT

VOAL – Mulla Asllan Murati, i cili për 14 vjet e ka mbajtur sekret vendndodhjen e eshtrave të Isa Boletinit, tregon për organizimin që ishte bërë më 1998 për ta bërë zhvarrosjen e mbetjeve mortore.

Imami i xhamisë “Isa Beg” në Mitrovicë, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka folur për arsyet që e kishin detyruar zhvarrosjen e heroit, flet për shkuarjen në Mal të Zi dhe kërkesën që ishte bërë tek autoritetet e atjeshme për ta bërë tërheqjen e eshtrave pa treguar se bëhej fjalë edhe për Isa Boletinin.

Ai po ashtu rrëfen se varrezat në Podgoricë po rrezikoheshin nga ndërtimet e qytetit, ndërsa tregon për angazhimin e ish-presidentit Ibrahim Rugova lidhur me këtë çështje, i cili kishte financuar shkuarjen në Podgoricë, dhe kishte vendosur që rivarrimi të mos bëhet në vitin 2004.

Murati tregon edhe për rivarrosjen e eshtrave në oborr të xhamisë e më pas edhe në oborr të shtëpisë së vet, përcjell koha.net. Thotë se është kategorikisht kundër rivarrimit në Vlorë, gjë për të cilën ka disa arsye.

SOT NË PRISHTINË ZBULOHET SHTATORJA E ISMAIL QEMALIT

Sot në Prishtinë zbulohet shtatorja e heroit Ismail Qemali, ku në ceremoninë e zbulimit të shtatores, i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, e cila ka organizuar ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatore.

Shtatorja do të vendoset para ndërtesës së re të Qeverisë, tek ish- pallati i Shtypit. Shtatorja e Ismail Qemalit është vendosur para kësaj ndërtesë pasditen e djeshme.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Idetë e projektit të vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe të Hasan Prishtinës në Vlorë, u patën shpalosë në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

RRETH 150 MIJË TË RINJ VOTOJNË MË 21 QERSHOR PËR HERË TË PARË

 

Akademia e Studimeve Politike nisi sot në Tiranë një fushatë ndërgjegjësimi me të rinjtë, që votojnë për herë të parë, e mbështetur nga Bashkimi Europian, K.Q.Z. dhe ministria e arsimit.

Veprimtaritë janë pjesë e një projekti të Këshillit të Europës për edukimin e votuesve të rinj.

Diplomatë perëndimorë dhe zyrtarë shqiptarë takuan të rinjtë e shkollës së mesme “Arben Broci”, dëshmori i parë i demokracisë shqiptare pas gjysëm shekulli diktaturë, i cili u vra në protestat e 2 prillit 1991 në Shkodër.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadore Romana Vlahutin u tha të rinjve se ka rëndësi të madhe për vendin dhe për ata vetë pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet vendore ë 21 qershorit.

Ajo është një ditë kur ju keni të drejtën tuaj personale për të zgjedhur atë që do t’iu përfaqësojë. – tha zonja Vlahutin, – Vetëm disa vite më parë, e drejta e votës iu mohohej një pjese të mirë të shoqërisë edhe në disa vende të Evropës Perëndimore. Ju sot e keni fituar këtë të drejtë për të votuar dhe mos ngurroni ta shfrytëzoni për kandidatin e duhur, që do të vendosë për shërbimet dhe zhvillimin e vendit. Kjo është mundësia juaj individuale për të zgjedhur, por mos votoni në grupe, apo mos hidhni vota familjare – tha zonja Vlahutin. – Vendosni ju vetë se cilin dëshironi t’iu përfaqësojë në pushtetin vendor, cili mendoni që do të bëjë më të mirën. Shumë njerëz kanë luftuar për të drejtën e votës, sepse kjo përfaqëson një nga të drejtat dhe liritë dhe të drejtat njerëzore dhe qytetare. Mos lejoni askënd t’ju mashtrojë, t’ju manipulojë apo t’iu blejë votat. Nëse ju ndodhin këto presione ju duhet të raportoni; vota është e drejta juaj, ajo është demokracia juaj dhe është e fshehtë. Askush nuk mund t’u detyrojë ta tregoni se si votuat”.

Rreth 150 mijë të rinj shqiptarë votojnë sivjet për herë të parë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Por shumë të rinj thonë se nuk janë informuar ende për këtë të drejtë me rëndësi, ndaj rinisi fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë, e cila kryhet nga Akademisë së Studimeve Politike prej vitit 2007.

Programi ka këshilluar dy muajt e fundit 385 mësues në të gjithë shkollat e mesme publike, dhe këta më pas zhvilluan biseda me rreth 35 mijë maturatntë në orë mësimore mbi demokracinë, sistemet zgjedhore dhe rëndësinë e votës.

Në këto takime nxënësit praktikohen edhe si vëzhgues, komisionerë apo edhe si votues të thjeshtë, për të shmangur votimin familjar apo delegimin e votës. za

BANKA BOTËRORE I AKORDON 1,2 MILIARDË USD SHQIPËRISË DERI MË 2019

 

Miratohet program i ri 5 vjecar. Mbështetje për reformat lidhur me qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe krijimin e një qeverisjeje të përgjegjshme.

Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5 vjeçar 2015-2019 me Shqipërinë, Kuadri i Partneritetit, i cili parashikon një hua deri në 1.2 miliard dollarë për të mbështetur synimet e vendit për arritjen e një rritjeje të të drejtë dhe për integrimin europian. Bordi i Drejtorëve ekzekutivë, mirëpriti përparimet e fundit në zbatimin e refromave makro-fiskale dhe strukturore, ndërsa vuri ne dukje vendosmërinë e fortë të qeverisë ndaj këtyre reformave të pritura prej kohësh.

Programi i ri është në linjë me objektivin e dyfishtë të Bankës Botërore për uljen e varfërisë dhe rritjen e begatisë së përbashkët. “Banka do të rrisë dhe do të thellojë mbështetjen e saj ndaj reformave në Shqipëri që kanë për qëllim qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe një qeverisje të përgjegjshme. Rruga e ndjekur për reformat dhe rezultatet inkurajuese përbëjnë shtysën për rritjen e nivelit të mbështetjes së Bankës Botërore për vendin”, nënvizon një deklaratë e Bankës.

“Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë nga e shkuara dhe të përshpejtojë ecjen e saj drejt begatisë dhe integrimit europian. Kuadri i ri i Partneritetit me Shqipërinë i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet përparësitë e vendit”, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Europën Juglindore, duke shtuar se “ne presim vijimin e reformave te nisura dhe zbatimin efektiv të tyre, në mënyrë që të arrihen rezultat në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Programi i ri mbështet tre fusha. E para ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin financiar, për të cilën Banka do të mbështesë masat për përmirësimin e konsolidimit fiskal, forcimin e menaxhimit të investimeve publike në sektorin e Transportit, dhe përmirësimin e stabilitetit financiar.

Fusha e dytë është ajo e nxitjes së rritjes së sektorit privat, për të cilën Banka Botërore do të ofrojë mbështetje për rritjen e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës, dhe për reduktimin e pengesave në klimën e biznesin dhe mungesave në infrastrukturorë, si për shembull ato që mbizotërojnë në sektorin energjetik.

Fusha e tretë ka të bëjë me forcimin e menaxhimit të sektorit publik dhe të shërbimeve. Mbështetja e Bankës Botërore synon krijimin e besimit të qytetarëve te qeverisja, forcimin e shërbimeve dhe të ofrimit të tyre si dhe aksesin ndaj shërbimeve bazë.

“IFC-ja do të mbështesë sektorët strategjikë në Shqipëri, si infrastruktura dhe energjia, përmes përmes shërbimeve këshillimore dhe investimeve të partneritetit publik-privat (PPP), do të ndihmojë forcimin e mbështetjes së sektorit bankar nga Ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe industrive të orientuara drejt eksporteve, si dhe të do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së investimeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shpjegoi Tomasz Telma, Drejtor i IFC-së për Europës dhe Azinë Qëndrore.

Aktualisht Banka Botërore ka në zbatim në Shqipëri tetë projekte me një vlerë të përgjithshme prej 512 milion dollarësh. za

EDI RAMA NESËR NË PRISHTINË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nesër do ta vizitojë Kosovës. Ai do të jetë prezent në cermonin e zbulimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit do të bëhet në hapësirën para ish Pallatit të Shtypit, në bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetime delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës u patën shpalosur hollësitë e idesë dhe projektit të vendosjes së shtatoreve të Ismail Qemalit në Prishtinë, dhe atë të Hasan Prishtinës në Vlorë.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar. kp

SVILANOVIÇ – NGA VUÇIÇI NË TIRANË NUK PRITEN PROVOKIME

Vuçiq dhe Rama për shumë çështje kanë qëndrime të ndryshme. Por e rëndësishme është të vazhdojë dialogu dhe që vizita e Vuçiqit në Tiranë të realizohet, thotë për DW ish-ministri i jashtëm serb Goran Svillanoviq.

Deutsche Welle: Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se më 27 maj do të vizitojë Tiranën. Kjo është vizita e parë pas shumë dekadash e një kryeministri serb. Çfarë mund të pritet nga një vizitë e tillë, e cila për nga aspekti kohor do të meritonte edhe titullin “historike”?

Goran Svillanoviq: Vizitën e Vuçiqit në Tiranë e shoh si rrjedhojë të një politike të menduar shumë mirë dhe shumë aktive të Beogradit ndaj vendeve fqinje. Një politikë e tillë ka filluar para rreth një viti, kur Vuçiq vizitoi Sarajevën. Më pas janë realizuar disa takimeve të kabinetit qeveritar të Serbisë me qeveritë e rajonit. Natyrisht këtu kemi edhe përqendrimin e plotë tek dialogu i Brukselit. Dhe tani realizohet vizita kthyese në Tiranë, pas qëndrimit të kryeminsitrit Edi Rama vitin e kaluar në Beograd. Mendoj se bashkëpunimi rajonal, si kusht për anëtarësim në Bahskimin Evropian, është kuptuar sinqerisht në Beograd. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për shkak të anëtarësimit në BE, por për të përmirësuar gjendjen ekonomike, politike dhe sociale në këto vende. Pa një bashkëpunim të tillë nuk mund të realizohet as kushti më i rëndësishëm – ai i sigurisë në rajon. Pa dialog nuk mund të realizhohet asnjë prej këtyre kushteve. Unë tani jam në Tiranë, ku mora pjesë në një takim shumë të rëndësishëm rajonal, për luftën kundër terrorizmit. Këtu kanë qenë të gjithë ministrat e Brendshëm të vendeve të rajonit. Takimi Vuçiq-Rama do të zhvillohet pas samitit në Tiranë, ku do të bisedohet për investimet dhe krijimin e kushteve për bashkëpunim më të mirë. Ndaj pritjet nga kjo vizitë janë shumë të mëdha.

DW: Ky është kthimi i vizitës, pas qëndrimit të Ramës në Beograd vitin e kaluar. Por gjatë kësaj vizite ndodhi edhe një lloj skandali, sipas vlerësimeve serbe, kur Rama kërkoi që Beogradi të njohë realitetin e ri në Kosovë. Mund të priten provokime të ngjashme të Vuçiqit në Tiranë?

Goran Svillanoviq: Sinqerisht nuk pres asgjë të ngjashme. Nuk mendoj që vizita e Ramës në Beograd ka qenë skandaloze. Në këtë rrugë ka shumë ngritje dhe rënie. Nuk është e rastit që në disa dekadat e fundit nuk ka pasur vizita të tilla, sepse raportet mes këtyre vendeve janë të tensionuara – në veçanti në dy dekadat e fundit, të cilat kanë qenë tepër të rënda, si në nivelin personal ashtu edhe nacional. Duhet ta shohim të vërtetën në sy dhe duhet kuptuar që rreth disa gjërave nuk kemi qendrime të njëjta. Por është shumë me rëndësi që të ekzistojë vullneti i sinqertë për bërjen publike në mënyrë të civilizuar të dallimeve dhe të ekzistojë angazhimi për zgjidhjen e këtyre problemeve. Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të përpiqemi të kuptojmë se cilat janë argumentet e tij për një qendrim të kundërt. Unë personalisht nuk pres asnjëlloj provokimi. Ata janë takuar ndërkohë disa herë, para dhe pas Beogradit. Kanë pasur edhe takime kokë më kokë, por edhe me delegacionet e përbashkëta. Mendoj se ky është një shans për një vizitë shumë të mirë.

DW: Zoti Svillanoviq, Rama dhe Vuçiq janë politikanë të cilët shumë hapur e thonë mendimin e tyre, edhe në rastet kur palës tjetër nuk i pëlqejnë këto qendrime. Mund të presim pra këtu që ata të heshtin për problemet kryesore mes tyre dhe a mund të pritet një fillim i ri në raportet Tiranë-Beograd?

Goran Svillanoviq: Rruga e raporteve mes Tiranës dhe Beogradit nuk është ndërtuar me asfaltin më të mirë të mundshëm. Ka tema për të cilat Vuçiq dhe Rama nuk do të pajtohen në këtë takim, as në takim tjetër dhe as në të tretin. Por derisa bisedojnë është mirë, edhe pse nuk pajtohen për disa gjëra. Mendoj se vizita do të jetë e hapur, konstruktive dhe miqësore. Rreth disa temave do të pajtohen, por natyrisht që ka dhe tema ku nuk do të pajtohen. Besoj se do të pajtohen për çështjet e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore. Ka të paktën gjashtë projekte për të cilat është rënë dakord në nivelin ministror. Kryeministrat do të vazhdojnë dialogun për bashkëpunimin mes të rinjve në rajon. Ata duan që gjeneratat e reja të Shqipërisë dhe Serbisë të bashkëpunojnë ngushtë mes vete. Besoj se do të kuptohen në tërësi për heqjen e të gjitha pengesave për bashkëpunim ekonomik. Për tëheqjen e investitorëve dhe paraqitjen e përbashkët në tregjet e treta. Besoj se do të bisedojnë shumë seriozisht edhe për çështjet e sigurisë në rajon si dhe për dialogun shqiptaro-serb. Besoj se do të bien dakord edhe për rëndësinë e këtij dialogu. Ndaj jam i bindur se në fund do të kemi një vizitë të mirë dhe të suksesshme.

DW: Një prej temave ku Vuçiq dhe Rama me siguri nuk do të pajtohen, është çështja e Kosovës. Ka dhe politikanë të cilët thonë se ata nuk duhet ta hapin fare çështjen e Kosovës. Si është e mundur të zgjidhet kjo çështje?

Goran Svillanoviq: Këtu ka një element rreth të cilit ata me siguri që do të pajtohen: dialogu dhe rëndësia e Marrëveshjes së Brukselit si dhe domosdoshmëria që Beogradi dhe Prishtina t’i realizojnë marrëveshjet. Rreth kësaj çështjeje, në dialogun mes Beogradit dhe Tiranës nuk do të ketë kontestime. Me siguri që në këtë temë ka dhe gjëra ku ata nuk janë dakord, por duhet të mbështeten pjesëmarrësit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogadit, i cili ka dhe mbështetjen e plotë të Brukselit. Por nuk jam i sigurt se është në interesin e këtyre dy vendeve që dy kryeministrat të futen thellë në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

DW: Çështja e pavarësisë së Kosovës është një prej atyre ku Rama dhe Vuçiq me siguri që nuk kanë dhe nuk do të kenë mendime të njëjta. Si e shihni ju rolin e Shqipërisë dhe të Serbisë në rajon, sepse shiptarët dhe serbët janë dy popujt më të mëdhenj në këtë rajon?

Goran Svillanoviq: Shqipëria këto ditë po e përfundon kryesinë vjetore të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Mendoj se Tirana dhe të gjitha vendet fqinje mund të jenë të kënaqur me punën që ka bërë Shqipëria gjatë kësaj kryesie. Kryesinë e radhës do ta marrë javën që vjen Bullgaria. Besoj se edhe pala serbe do ta mbështesë dhe lavdërojë punën e Shqipërisë, në samitin e javës që vjen. Ky është edhe një argument për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bilateral. Problemi më i madh deri tani nuk janë raportet rajonale por ato bilaterale mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ndaj mendoj se është shumë me rëndësi që kjo vizitë të realizohet, sepse kryeministrat duhet të bisedojnë pikërisht për përpimirësimin e raporteve bilaterale.

IVICA DAÇIÇI E VIZITON TIRANËN

 

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, sot dhe nesër do të marrë pejsë në mbledhjen rajonale vjetore të Këshillit rajonal për bashkëpunim dhe në mbledhjen e ministrave të jashtëm të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore, ka paralajmëruar Ministria e jashtme e Serbisë.

Priet që në takimin e Procesit të bashkëpunimit rajonal do të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit fqinjësor.

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të bashkëpunimit në Evropën juglindore do të bëhet ndërrimi i shtetit kryesues: rolin e Shqipërisë tash e merr Bullgaria. rel

DORËHIQET NËNKRYETARI I KUVENDIT DULE

 

Kreu i PBDNJ-së largohet pas votimit në të njejtin post dhe të kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi. Polemika në distancë mes dy forcave politike

Në Shqipëri, nënkryetari i parlamentit Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ, e cila përfaqëson interesat e minoritetit grek në vend, dha sot dorëheqjen, pasi shumica votoi po në të njejtin post kryetarin e partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, Shpëtim Idrizi. Partia e zotit Idrizi, e cila përfaqëson popullsinë came, deri para pak kohësh në opozitë, u përfshi në koalicionin e majtë pas një marrëveshje me socialistët e kryeministrit Edi Rama. Marrëveshja parashikon jo vetëm bashkëpunimin në zgjedhjet e ardhshme vendore të 21 qershorit, por edhe përfshirjen e PDIU-së në nivel qeverisje qendrore.

Zoti Dule, gjithashtu pjesë e koalicionit qeveritar, në tekstin e dorëheqjes e shpjegoi vendimin e tij me “shndërrimin e institucioneve në “plackë” këmbimi në tregun e aleancave fluide, që bie ndesh me parimet, botëkuptimin dhe ndërgjegjen time politike”, shkruan zoti Dule.

Marrëdhëniet mes PBDNJ-së dhe PDIU-së kanë qenë gjithnjë të acaruara. Partia e zotit Idrizi mbron të drejtën e popullsisë came për njohjen e pronësisë mbi pasuritë e tyre në territorin grek, nga ku ata u dëbuan me forcë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë zoti Dule ka mbrojtur gjithnjë linjën e cila përkon me atë të Athinës se nuk ekziston asnjë “Cështje came”, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në një reagim të saj për dorëheqjen e zotit Dule, PDIU flet për një “veprim të pabesë” të kryetarit të PBDNJ-së. “Ky largim ishte tërësisht i papritur dhe nuk ishte kurrfarë kushti për emërimin e zotit idrizi. Shqiptarët e Çamërisë, të cilët zoti Idrizi përfaqëson, gjithmonë kanë bashkëjetuar me popullin grek, qoftë brenda kufijve aktualë të Shqipërisë, qoftë jashtë tyre”, shkruhet në deklaratën e PDIU-së, ku theksohet se ai vetë “ka ndërruar në mënyrë fluide disa herë shtëpinë e tij politike”. za

TIRANË – PARTIA DEMOKRATIKE HAPI FUSHATËN E ZGJEDHJEVE VENDORE

 

Partia Demokratike e opozitës çeli zyrtarisht sonte në mbrëmje fushatën e saj për zgjedhjet vendore, duke paraqitur së bashku të gjithë kandidatët e vet për 61 bashki të reja të vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në tubim se fushata e opozitës është maratona e çdo qytetari të këtij vendi që kërkon shpresë, punë dhe dinjitet.

Ai theksoi se kjo garë vendore ka edhe rëndësinë e vet politike për të larguar me votë pasigurinë, varfërinë dhe papunësinë që kanë vuan aktualisht shumica dërmuese e shqiptarëve.

“Duhet të çelim me votë një perpektivë të re për ringritjen dhe përmirësimin ekonomik e shoqëror dhe një demokraci të re për qytetarët” – tha zoti Basha.

Sipas tij, papunësia, varfëria, pasiguria, eksodi dramatik i njerezve, largimi i investimeve dhe kapitalit janë rezultatet e dushme të qeverisë Rama-Meta.

“Partia Demokratike ka treguar se di të sjellë zhvillim dhe mirëqenie. Demokratët, opozitarët, gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë, që ndajnë me ne shqetësimin për paaftësinë dhe dështimet e qeverisë Rama-Meta janë të ftuar ta ndëshkojnë atë me votat e 21 qershorit” – tha zoti Basha.

Ai tha se veç të tjerash është i nevojshëm edhe një ekuilibrim të pushtetit qendror me atë vendor, duke krijuar një pol fuqie të qytetarëve pa dallime politike, për të përballuar gënjeshtrat dhe arrogancën e qeverisë. Sipas tij, vendi ka nevojë për PD në pushtet vendor, në mënyrë që ky pushtet t’i shpëtojë asgjësimit të plotë nga shumica e majtë.

Koalicioni qeveritar i paraqiti kandidatët e vet disa ditë më parë në të njëjtën sallë të pallatit të Kongreseve. Kryeministri Edi Rama foli për vlerat e kandidatëve të majtë në 61 bashkitë e reja dhe kërkoi mbështetjen e tyre në zgjedhjet e qershorit.

“Shumica e shqiptarëve e mirëkuptojnë dhimbjen, që shkaktoi reforma, që duhet të kishim bërë vite të tëra dhe që sot janë operacione mbi plagë shumë më të thella seç ishin vite të tëra” – tha zoti Rama në tubim, duke shtuar se më 21 qershor nuk do votohet për politikë, por për të zgjedhur atë që garanton shërbime më të mira në çerdhe, kopshte, shkolla, spitale, qytete.

Zoti Rama tha se rendi dhe ligji janë forcuar në pak muaj, ndërsa punësimi u shtua me 8 për qind, ose 83 mijë persona. Sipas tij, qeveria po paguan mbi 720 milionë dollarë borxhe dhe hoqi disa taksa mbi pagat, duke çliruar portofolin familjar të shqiptarëve. za

 

SHËRBIMI DIPLOMATIK SHQIPTAR – NEPOTIK DHE JOPROFESIONAL

 

Parlamenti shqiptar rrëzoi dje me 73 vota të shumicës dekretin e Presidentit të Republikës, i cili ktheu për rishqyrtim projekt-ligjin për shërbimin diplomatik, pas disa vërejtjeve, që lidheshin me procedurat e zgjedhjes së ambasadorëve.

​​

Gjatë gjithë ditës parlamenti diskutoi vërejtjet e presidentit mbi shkaqet që e ktheu ligjin në parlament për ta diskutuar nga deputetët, si edhe shumë nene të tjera të tij.

Kthimi i ligjit për shërbimin diplomatik në parlament ishte një mundësi tjetër për opozitën që ta rishqyrtonte, pasi për shkak të bojkotit, nuk mori pjesë kur ai u miratua nga shumica e majtë.

Pika kryesore e debateve mbeti heqja apo jo e një kuote prej 20 për qind për të emëruar ambasadorë jashtë shërbimit diplomatik.

Për opozitën heqja e kësaj kuote do ta politizojë gjithë shërbimin diplomatik.

Por përfaqësues të shumicës së majtë pohuan se mbajtja e kësaj kuote ishte abuzive dhe shkelte rregullat profesionale të shërbimit diplomatik. Ligji i ri, sipas tyre, sjell një listë kriteresh për diplomatët dhe ambasadorët.

Pas 12 vjet karrierë në shërbim diplomatik punonjësit mund të emërohen këshilltarë, dhe pasi të marrin titullin këshilltarë, mund të zgjidhen ambasadorë.

Duke rrëzuar dekretin e presidentit të republikës, shumica e rivotoi ligjin për shërbimin diplomatik, duke shpjeguar se ligji nuk cënon kushtetutën dhe as kompetencat e presidentit në emërimin e ambasadorëve.

Sipas ligjit të ri, ambasadorët propozohen nga qeveria, emërohen nga presidenti, pasi komisioni parlamentar i politikës së jashtme zhvillon me ta seanca dëgjimore mbi pikëpamjet dhe cilësitë e tyre.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 50 për qind e diplomatëve shqiptarë kanë hyrë në punë pa ndonjë konkurs. za

BANKER PETROLIUN – NUK KA NDOTJE NË MARINZË

 

Kompania “Bankers Petrolium” ka deklaruar se ajri, toka uji dhe zona përreth fshatit Marinzë nuk janë prekur nga shpërthimi i fontanës së gazit, të ndodhur në 1 Prill të këtij viti.

Përmes një deklarate për mediat, kompania kanadeze, që shfrytëzon zonën e Patos – Marinzës, ka pohuar se ky përfundim vjen pas analizave të detajuara, të mostrave të marra përpara dhe gjatë çlirimit të gazit, të bëra në laboratorë të pavarur brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Sipas kompanisë, përbërja e elementëve të ajrit, në muajin Prill, ishte e krahasueshme me përbërjen mesatare gjatë 9 muajve të mëparshëm dhe brenda standardeve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Por Instituti Shëndetit Publik ka pohuar se nga analizat që janë bërë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka rezultuar se janë konstatuar nënprodukte të naftës në ujë dhe pas incidentit banorët e Marinzës janë furnizuar me ujë përmes autobotëve.

Shpërthimi, sipas organve shtetërore shqiptare ka sjellë gjithashtu pasoja të rënda sidomos për disa dhjetëra banesa në zonën përreth pusit të naftës.

Prefektura e Fierit ka përfunduar raportin lidhur me dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara. Sipas Prefekturës, 66 shtëpi dhe godina e shkollës nëntëvjeçare të fshatit Marinëz, duhet të dëmshpërblehen në masën 100% pasi janë kthyer të pabanueshme. Ndërsa për 110 familje të tjera, komisioni ka vendosur rishikimin e dëmeve. Ky raport iu dërgua Kompanisë “Bankers Petrolium” pak ditë më parë.

Prej disa ditësh shumë banorë të kësaj zone kanë protestuar pranë zyrave të kompanisë, për shkak se siç shprehe ata,  zona ka ndotje të lartë  të ajrit dhe mjaft prej produkteve blektorale dhe bujqësore nuk po u tregëtohen, për shkak të ndotjes së tokës. za

 

BUSHATI – E PAPRANUESHME DEKLARATA E LAVROVIT

 

Ministri i Jashtëm shqiptar reagon ndaj komenteve të homologut rus sipas të cilit Shqipëria dhe Bullgaria synojnë ndarjen e Maqedonisë

Në Shqipëri, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i konsideroi sot “ta papranueshme” deklarat e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, sipas të cilit Shqipëria dhe Bullgari kanë synime për të ndarë Maqedoninë. “Ne jemi fqnj të mirë, që duam stabilitet demokratik atje, duam një Maqedoni multietnike dhe një Maqedoni që të jetë sa më shpejt në Nato dhe BE në përputhje me standartet që kanë këto dy organizata”, deklaroi zoti Bushati gjatë një fjale në parlament.

Deklaratat e ministrit rus Lavrov u dënuan sot edhe nga ministri i Jashtëm bullgar Daniel Mitov, i cili duke kujtuar se vendi i tij ishte i pari që ka njohur pavarësinë e Maqedonsë ritheksoi se “integriteti I saj mbetet thelbësor për stabilitetin në Eruopën juglindore.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama duke komentuar “zhvillimet tragjike në Kumanovë” deklaroi se “të gjithë dëshirojnë një Maqedoni të qëndrueshme dhe demokratike që të jete pjesë e Natos, por  që s’mund të bëjë pjesë e saj, pa garantuar në frymë dhe në gërmë, vlerat dhe parimet e Aleancës”, nënvizoi zoti Rama duke paralajmëruar  “se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në gërmë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”. za

SHQIPËRIA DHE GJERMANIA – THIRRJE PËR TRANSPARENCË PËR KUMANOVËN

 

VOAL – BERLIN – Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Shqipërisë bënë sot thirrje në Berlin për më shumë transparencë lidhur me rastin e konfliktit të armatosur në Kumanovë, ku humbën jetën 18 vetë, 8 policë dhe 10 persona të armatosur.

“Episodi i para dhjetë ditëve alarmoi Evropën, por po ashtu na bëri më të vëmendshëm. Shpresoj që ajo që pamë nuk është fillimi i një acarimi, por që autoritetet do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të na sqaruar se çfarë ndodhi. Së dyti, shpresoj që do të marrin gjithë masat që episode të tilla të mos përsëriten më”, tha zoti Shtajnmajer.  

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh se është në interes të Maqedonisë të respektojë sa më mirë marrëveshjen e Ohrit.

“Gjykuar nga pikëpamja apo konteksti i kompozimit etnik dhe social që ka Maqedonia, i cili është disi unik për rajonin e Ballkanit Perëndimor, mendojmë që është në radhë të pare në interesin e Maqedonisë për të bërë një transparence më të plotë sic e tha edhe ministri Shtajnmajer në lidhje me zhvillimet në Kumanovë në mënyrë që kriza aktuale të ndalohet dhe të mos përshkallëzohet dhe rruga apo busulla orientuese e Maqedonisë si gjithë vendet e tjera të rajonit të vazhdojë të mbetet integrimi euroatlantik dhe integrimi euroatlantik që besojmë të gjithë bazohet në respektin për sundimin e të drejtës, në respektin për një marrëdhënie ndëretnike, harmonike siç parashikonte Marrëveshja e Ohrit dhe për një kohezion më të mire politik dhe social”, tha zoti Bushati. za

EDI RAMA – Shkupi Jo në Nato pa respektuar Ohrin

 

Kryeministri paralajmëron Maqedoninë, pas ngjarjeve të Kumanovës: E rrezikshme përpjekja për të bashkuar termin terrorizëm me emrin shqiptar.

VOAL – TIRANË – Ndërsa në takimin e ministrave të Brendshëm të Ballkanit për cështjet e terrorizmit, po i mëshonte idesë së bashkëpunimit mes vendeve të rajonit dhe rëndësisë së stabilitetit të tij, kryeministri Edi Rama shprehu dhe një herë shqetësimin për situatën në Maqedoni, pas ngjarjeve të Kumanovës “ku, fatkeqësisht, fjala terrorizëm dhe fjala shqiptar u bënë bashkë, në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese. Kjo është e papranueshme, jo vetëm për ne, por për vetë interesin e Maqedonisë. Autoritet maqedonase duhet ta kenë shumë të qartë që shqiptarët kanë qenë, janë dhe mbeten një faktor shtetformues, i patjetërsueshëm, i pazëvendësueshëm, i padiskutueshëm për integritetin e shtetit maqedonas”.

Sipas kryeministrit “përzierja e termit terrorist në trajtimin e tragjedisë së Kumanovës është e patolerueshme, siç do të jetë e patolerueshme për shtetin dhe për qeverinë shqiptare, vonesa dhe ende më keq, mungesa e transparencës edhe e drejtësisë. E drejtësisë, për terrorin dhe për dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”, tha zoti Rama, duke shtuar se “të gjithë dëshirojnë një Maqedoni të qëndrueshme dhe demokratike që të jete pjesë e Natos, por  që s’mund të bëjë pjesë e saj, pa garantuar në frymë dhe në gërmë, vlerat dhe parimet e Aleancës”, nënvizoi zoti Rama duke paralajmëruar “se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në germë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”.

Shqipëria është vend anëtar i Natos dhe gëzon të drejtën e vetos, një e drejtë e përdorur që prej 2008 nga Greqia për shkak të konfliktit që ka me Maqedoninë për cështjen e emrit.

Kryeministri Rama theksoi disa herë nevojën e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, përballë sfidave të ekstremizmit të dhunshëm.  “Terrorizmi ndërkombëtar vazhdon të përbëjë një kërcënim për këtë rajon, sikundër për të gjithë paqen dhe sigurinë globale. Unë shpresoj që ky takim të mos konfirmojë thjesht gatishmërinë, por edhe vendosmërinë tonë për të mposhtur jo thjesht terrorizmin, kur ai na shfaqet ballë për ballë, por ideologjinë, frymën dhe mekanizmat që e mbështesin atë në çdo vend dhe që e bëjnë atë, një kërcënim befasues”, u shpreh zoti Rama.

Për dy ditë me radhë ministrat e Brendshëm të Ballkanit dhe zyrtarë të vendeve të Bashkimit europian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat  u përfaqësuan me nënsekretaren e Shtetit për Sigurinë civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut Sarah Sewall, diskutuan për masat e përbashkëta  në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, që nga përfshirja e sa më shumë aktorëve të shoqërisë, te bashkëpunimi dhe koordinimi mes agjencive ligjzbatuese të vendeve të rajonit. za

FLAMURI AMERIKAN VALËVITET NË KONGRES PËR NDER TË ISMAIL KADARESË

 

VOAL – UASHINGTON – Në ndërtesën e Kapitolit, në Uashington, u valëvit flamuri amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare dhe veprës së tij. Ky është një ritual që zakonisht u rezervohet amerikanëve të shquar dhe në disa raste, edhe personaliteteve të huaja.

Ismail Kadare është i njohur si shkrimtari më i madh shqiptar i epokës sonë. Shkrimet e tij lidhen me historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, por ato sjellin elemente të reja për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut”, tha ligjvënësi amerikan Elliot Engel, në një ceremoni që u mbajt mbrëmë në Kongresin Amerikan, për nder të shkrimtarit Ismail Kadare.

Gjesti simbolik u bë i mundur pikërisht në saje të ligjvënësit amerikan Eliot Engel, i cili është prej një çerekshekulli një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres. Zoti Engel vlerësoi veprën e Kadaresë, për universlalitetin dhe mesazhin e rëndësishëm që jep, përmes miteve dhe figurave letrare.

“Kam një kënaqësi të veçantë që jemi mbledhur këtu për të nderuar veprën e Ismail Kadaresë. …Me të drejtë, Ismail njihet gjerësisht si shkrimtari më i madh shqiptar i epokës sonë. Shkrimet e tij lidhen me historinë e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, po ato sjellin elemente të reja për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut. Juria e Jeruzalemit, që e nderoi me çmim kohët e fundit Kadarenë e vlerësoi atë si një shkrimtar që përpiqet të ekspozojë përmes miteve dhe metaforave, një përgjigje për krimet e kryera; edhe pse protagonistët janë lokalë, domethënia dhe rëndësia e tyre është universale. Unë personalisht jam i lumtur që Kadare është fituesi i çmimit të Izraelit sepse ky çmim është simbolik”.

Autor i rreth 40 veprave letrare, të shkruara në një peridhë mbi 50 vjeçare, Ismail Kadare  është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë, veprat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës.

Në ceremoninë  e zhvilluar në një nga sallat e Kongresit amerikan, zoti Engel ja dorëzoi flamurin e valëvitur për nder të Kadaresë, me një dedikim të posaçëm për të, Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në Nju Jork, i cili ishte edhe nismëtari i idesë për të nderuar shkrimtarin.

“Jam shumë i gëzuar që organizohet ky takim në Kapitol Hill për shkrimtarin tonë të madh, një nga shkrimatërt më të mëdhenj botërorë, zotin Ismail Kadare. Pikërisht në këtë ndërtesë zoti Kadare ka dhënë një dëshmi në vitet e para të demokracisë në Shqipëri për nevojën që ajo të rreshtohet në rrugën e demokracisë dhe tani, më tepër se 20 vjet më vonë, pikërisht në ndërtesën e Kapitolit Hillit po organziohet një takim për të nderuar veprën e tij, pasi ai mori çmimin në Jeruzalem.

Kjo ceremoni u realizua me mbështetjen e kongresmenit Eliot Engel.

“Kombet e vogla, si kombi shqiptar, kanë nevojë për figura të mëdha, siç është Ismail Kadare, me të cilin shqiptarët identifikohen në botë dhe mund të them se kjo figurë kaq e madhe, ky shkrimtar kaq i madh është letërnjoftimi më i mirë i shqiptarëve të botë”, tha ai. 

Për veprën letrare të Ismail Kadaresë foli përkthyesi i veprës se tij në anglisht, David Bellos, profesor në Universitetin prestigjioz të Princtonit. Zoti Bellos, në mënyre simbolike, tha se Kadare është një shkrimtar  që hapi një dritare transparente për Shqipërisë në kushtet e periudhës se komunizmit, kur Shqiperia ishte në fakt një dritare opake.

Ai tha Kadare ka krijuar një univers letrar, të lidhur me qindra fije, i cili përshkohet nga frika, dyshimi, dhe në këtë sens vepra e Kadaresë rikrijon një klimë morale të pa zakonshme të shoqërisë ku ai jetoi, nën regjimin shtypës të Enver Hoxhës.

Zoti Bellos tha se vepra e tij nuk është opozitare në  mënyrë të drejtperdrejtë, por përmes saj Kadare tregon pasojat gërryese të pushtetit dhe na lejon të kuptojmë thelbin e një shoqërie totalitare. Ai tha se valëvitja e flamurit amerikan mbi Kapitol për nder të Kadaresë është një nder i jashtëzakonshëm për një shkrimtar.

“Mendoj se është një nder i jashtëzakonshëm dhe tepër domethënës;  shkrimtarët e huaj nuk janë shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara, dhe  është e rëndësishme që Kadare po nderohet këtu, edhe pse është një shkrimtar  jo amerikan… Të gjitha romanet e tij janë në një fare mënyre për Shqipërinë, por një Shqipëri e veçantë, Shqipëria e Kadaresë; vepra e tij është e lexueshme kudo, në Amerikës, apo vende të tjeraUnë mendoj se Ismail Kadare është mes shkrimtarëve më të shquar të kohëve tona, si dhe i të gjitha kohërave.” 

Zoti Bellos tha se vepra e Kadaresë mund të përkufizohet si një roman i vetëm, i përbërë nga pjesë të veçanta, që lidhen me njëra tjetrën. Ai ka meritën që ktheu elemente të kulturës shqiptare, në mite universale.

“Ka qenë provilegji im i madh të përkthej veprën e tij në anglisht”, tha zoti Bellos.

Përkthyesi në anglisht i Kadaresë beson se gjysma tjetër e veprës së papërkthyer në anglisht e shkrimtarit ka për t’u bërë e njohur shumë shpejt për publikun amerikan. Ai beson që vepra e Ismail Kadaresë ka për t’i rezistuar kohës.

Zoti Bellos tha se është një rast i rrallë, kur përmes aktit të ngritjes së flamurit, Shtetet e Bashkuara nderojnë në fakt jo vetëm Kadarenë, jo vetëm Shqipërinë, por letërsinë në përgjithësi.

Rituali i ngritjes së flamurit amerikan mbi ndërtesën e Kapitolit është një tarditë e filluar nga Kongresi amerikan 78 vjet më parë, për të nderuar ngjarje historike dhe individë të shquar, së fundi, mes tyre, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare. za

PËR VJEDHJEN E 713 MILIONË LEKËVE NGA BANKA E SHQIPËRISË – DY TË DËNUAR

 

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 13 vite e 4 muaj burg Ardian Bitrajn dhe 10 vite burg Mimoza Bruzian, të shpallur fajtore për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga dega e Thesarit e Bankës së Shqipërisë.

Trupa gjyqësore pasi ka marrë në administrim të gjitha provat dhe dëgjuar pretendimet e palëve, vendosi të pranoje kërkesën e prokurorisë për shpalljen fajtor të dy të pandehurve.

Togat e zeza vendosën që Ardian Bitraj, ish- punonjës i Thesarit, të dënohet me 13 vite e 4 muaj burg, ndërsa Mimoza Bruzia me 10 vite burg.

Skandali i vjedhjes së Bankës së Shqipërisë u shënua në qershor të vitit që shkoi.

Dhe për këtë ngjarje u vu në pranga edhe Guvernatori i Bankës, Ardian Fullani, i cili tashmë hetohet në gjendje të lirë.

EDI RAMA – TRAGJEDIA E KUMANOVËS E PATOLERUESHME, DREJTËSIA TË VIHET NË VEND

Rama – Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në NATO vetëm atëherë kur dhe vendi fqinj të respektojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit

VOAL – TIRANË, 20 Maj -. Kryeministri Edi Rama duke folur për konfliktin e ndodhur ditët e fundit në Maqedoni, tha se ngjarja e ndodhur në Kumanovë është një tragjedi e patolerueshme.

Gjatë fjalës së tij në Ministerialin rajonal për luftën kundër terrorizmit, Kreu i Ekzekutivit tha se tragjedia e Kumanovës është shprehje e qartë e degradimit të demokracisë së një vendi. “Është shumë e rrezikshme përzierja e termave. Termi “terrorizëm” dhe termi “shqiptarë” në Maqedoni u bashkuan dhe kjo është e patolerueshme në një kohë kur shqiptarët kanë qënë, janë dhe do të mbeten një faktor thelbësor shtetëformues për Maqedoninë”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se përpjepkja për të bërë bashkë terrorizëm dhe shqiptarë ishte një përpjekje për t’i dhënë një terriorizmit një ngjyrim etnik, por që është e papranueshme. “Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodh të gjithëve ne sesa të ngatërrojmë terrorizmin me etnicitetin. Lufta ndaj terrorizmit duhet të na bashkojë të gjithë popujve të ballkanit për të qenë një ndaj fenomeni që kërcënon paqen rajonale dhe globale”, tha Rama.

Kryeministrit kërkoi nga përfaqësuesit e shtetit maqedonas të bëjë transparencë dhe drejtësi lidhur me tragjedinë e ndodhur në Kumanovë, ku humbën jetën 14 shqiptarë dhe 8 punonjës policie. “Asgjë më e rrezikshme nuk mund të na ndodh të gjithëve ne në këtë betejë të përbashkët ndaj terroizmit, që ta përfshimë këtë termë me shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë dhe përzjerja e kësaj me tragjedinë e Kumanovës është e patolerushme. Ashtu siç do të jetë nga shtetit shqitparë e patolerushme mungesa e transparencës dhe drejtësisë për dëmet dhe terrorin e Kumanovës”, nënvizoi Rama.

Kryeministri i vendit garantoi gjithashtu se Shqipëria do të mbështesë Maqedoninë në NATO vetëm atëherë kur dhe vendi fqinj të respektojë plotësisht Marrëveshjen e Ohrit./atsh

SKËNDER HYSENI – NGJARJET NË MAQEDONI S’KANË LIDHJE ME TERRORIZMIN

VOAL – TIRANË – Ngjarjet e ndodhura së fundmi në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin, dhe kushdo që e bën këtë paralelizëm gabon rëndë.

Kështu u shpreh sot në Tiranë, ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni, ndërsa ka marrë pjesë në samitin rajonal që po zhvillohet në Shqipëri,për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Asnjë lidhje nuk mund të tërhiqet, asnjë paralele. Kujtoj është fondamendalisht qasje e gabuar nëse çfarëdo paralele tërhiqet midis terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe ngjarjeve në Maqedoni, dhe absolutisht në Tiranë jemi duke biseduar për mënyrat më efikase të mundshme për të luftuar terrorizmin por ngjarjet në Maqedoni nuk kanë asnjë lidhje me këtë, dhe çfarëdo përpjekje për të tërehqur një paralele midis asaj që po ndodh në Maqedoni dhe terrorizmit global është gabim shumë, shumë i madh dhe absolutisht qëndrimi im është i prerë; nuk kanë lidhje ngjarjet në Maqedoni me çfarëdolloj terrorizmi apo ekstremizmi,” tha Skënder Hyseni sot në Tiranë.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës kanë marrë masa në mënyrë që të mos ketë importim të trazirave nga Maqedonia në Kosovë dhe po sigurohen që të jenë të përgatitura në rast të tejkalimit të situatës dhe të ardhjes së shqiptarëve të Maqedonisë që mund të kërkojnë strehim në Kosovë.

Aktualisht janë mbi 50 aktakuza të ngritura për pjesëmarrjet në luftëra të huaja, e për më tepër Kosova ka miratuar edhe një ligj të posaçëm për ti ndaluar qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në luftëra jashtë vendit të tyre. kp

“PUSHTET ARËT” E SHQIPNISË TURPI I BOTËS – KU ASHT HEROI KOMBTAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ?! – Nga FRITZ RADOVANI

 

 

13 MAJI 2015 Presidenti Recep Tayyip Erdogan pritet nga Presidenti Nishani…

 

Nuk kam asnjë kundershtim per vizitat që ban Presidenti turk Erdogan në Shqipni, tue u nisë se Turqia ka aty “vëllezërit e gjakut të vet” të mbetun tash 100 vjetë në të gjitha anët e skutat e pushtetit anadollak e pushtues të Trojeve Shqiptare. Ndoshta kjo “miqësi” asht edhe shkaku kryesor që shumë “heroj” edhe pse kanë krye Gjenocid për 47 vjetë kunder Popullit Shqiptar nga viti 1944 – 1991, jo vetem nuk diskutohen “tituj e dekotatat e tyne” po, edhe shperblehen trashigimtarët e tyne me miljona euro dhe poste qeveritare.

 

As kjo tragjedi që nuk ngjet në një vend tjeter në Europë, nuk më shtynë me shkrue këta pak rreshta, sa një gjest antinjerzor, antikombtar dhe antikushtetues i pakrahasueshem që ngjet në salonin e pritjes së figurës numur 1 të shtetit Shqiptar, pikrisht në sallen e presidentit Republikës, se ciles nuk e dij (po, asnjëherë i Shqipnisë) perderisa hiqet busti i Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Ndoshta, edhe ky asht një kusht per “rilindjen”, mbasi Pasuesit e Kastriotit nuk po e shohin një ditë të mirë tash 70 vjetë…

 

A do ta priste Presidenti Nishani ndonjë president italian sikur të vihej kushti prej atij që me hjekë bustin e Mujo Ulqinakut nga qyteti i Durrësit? Them se jo!

 

Veprime të tilla antiligjore sjellin vetëm perçamje dhe urrejtje! Kjo tregon se vizitat dhe bisedimet me “sulltanët” e Turqisë së sotme, nuk kanë karakter laik, gja që edhe kjo asht në kundershtim me emnat e dy shteteve “Republikë”, tue shfuqizue njëheri edhe mardhanjet “Demokratike”, mbasi vizitat dhe marrdhanjet i perkasin kohës sulltanit, ashtusi mund ti duket sulltanit Erdogan shteti ynë i sunduem dikur prej tij… “Atëherë kur ishte krenaria e botës islame, po kurrë presidenti ynë, as prijsi i Shqiptarëve!”

 

Monumenti i Gjergj Kastriotit sot asht jo vetem ndër Trojet Shqiptare, po edhe nder disa vende nder ma të zhvilluemet e Europës si: Zvicerr, Belgjikë, Hungari, Itali, tue mos u shtri nder sheshe apo rruga të mjaft qyteteve Europjane…I respektuem prej Tyne!

 

Mos ndoshta, Erdogan kur të “diskutohet” me hy në Bashkimin Europjan, ka me kerkue prej Tyne: “Me çdo kusht heqjen e Monumentit Kastriotit, ose Turqia nuk hyn kurrma në Europë!”… Po, Erdogan mos të harrojë se Shqipnia e Gjergj Kastriotit, ka edhe një Nanë të Madhe, Nanen Tereza, që vazhdon me u lutë ashtusi atë ditë në 1997 në Rinas:

 

“O ZOT, HIQI MALLKIMIN TAND POPULLIT SHQIPTAR !”

 

Melbourne, 19 Maji 2015.

BEN BLUSHI VIZITON LAGJEN E TRIMAVE NË KUMANOVË – KUR SHTETI ËSHTË I PABESË, KY ËSHTË FUNDI I TIJ

 

LAGJIA E TRIMAVE, KUMANOVË – Deputeti socialist Ben Blushi udhëtoi sot drejt Maqedonisë, ku fillimisht vizitoi qytetin e Kumanovës, i cili u bë arenë e përplasjes së forcave të policisë maqedonase dhe një grupi të armatosur, ku humbën jetën 22 veta.

Blushi i takua me banorë të Lagjes së Trimave, e cila ishe edhe lagjia që u godit nga kjo ‚luftë‘. Gjatë takimit Blushi e quajti shtetin maqedonas të pabesë.

Duke vizituar banorët dhe shtëpitë e tyre të rrënuara, ai tha se u tmerrua nga çfarë ka parë dhe përjetuar në këtë lagje, e cila, theksoi Blushi, është goditur nga një terror i paparë, informon INA. „Ju kanë cënuar pronat dhe dinjitetin njerëzor. Ju kanë cënuar pabesisht dhe padrejtësisht. Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij,“ përfundoi Blushi.

Para disa ditësh deputeti Blushi ngriti çështjen e Kumanovës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

„Ajo që ndodhi sot në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem deliktat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratik. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë në raport me qeverinë që i drejton dhe me partitë shqiptare. Ne s’mund t’iu themi se kujt t’i besojnë, por si shtet dhe si parlament duhet t’i mbështesim demokratët në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë,“ tha Bushi.

ben b2

ben b3

ANTITERRORIZMI MBLEDH SOT NË TIRANË 12 MINISTRA TË BRËNDSHËM TË RAJONIT

Në Shqipëri sot mbahet një takim rajonal në nivel ministrash të brendshëm për të diskutuar mbi cështjet që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe koordinimin mes shteteve për të parandaluar dhe uftuar këtë fenomen.

Në takim, i cili pason atë të organizuar muajin e kaluar në Uashington nga Departamenti amerikan i Shtetit do të marrin pjesë 12 vende, ku përvec atyre të Ballkanit perëndimorë, do të jenë edhe shtete anëtarë të BE si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat përfaqësohen nga Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall.

TAKIM RAJONAL NË TIRANË PËR TERRORIZMIN

 

Intervistë me ministrin e Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri. Cështjet që pritet të diskutohen në takim dhe situata në Shqipëri: Nuk ka patur më asnjë person të nisur për luftime

Në Shqipëri do të nisë nesër një takim rajonal në nivel ministrash të brendshëm për të diskutuar mbi cështjet që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe koordinimin mes shteteve për të parandaluar dhe uftuar këtë fenomen. Në takim, i cili pason atë të organizuar muajin e kaluar në Uashington nga Departamenti amerikan i Shtetit do të marrin pjesë 12 vende, ku përvec atyre të Ballkanit perëndimorë, do të jenë edhe shtete anëtarë të BE si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat përfaqësohen nga Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall.

 

​​Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri i Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri flet rreth cështjeve që pritet të diskutohen në këtë takim dhe masave që vetë Shqipëria ka marrë

Z. Ministër çfarë përfaqëson takimi i nesërm i ministrave të Brendshëm?

Pas samitit që u organizua në departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington me asistencën e presidentit Obama, ku u adresuan çështjet e sfidës globale që kemi për tu përballur me ekstremizmin e dhunshëm, pasojmë me këtë Samit Rajonal të Ministrave të Brendshëm që organizohet në Shqipëri.

Kjo ka një vlerë simbolike jo vetëm për faktin që Shqipëria gjerësisht konsiderohet si një faktor i rëndësishëm në rajon dhe më gjerë për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por gjithashtu ka dhe vlerë për të vazhduar atë që kemi nisur lidhur me koordinimin e energjive dhe të forcës të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri dhe në rajon për adresimin e këtyre çështjeve”.

 

Më konkretisht çfarë do të diskutohet në këtë samit, cilat do të jenë temat bazë?

Ne kemi përcaktuar disa objektiva bazë që janë objektiva jo vetëm të Shqipërisë, janë objektiva jo vetëm të rajonit, por janë objektiva të të gjitha vendeve që janë bashkuar kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Së pari ne kemi rënë dakord që qasja ndaj terrorizmit duhet të jetë një qasje e përgjithshme dhe jo vetëm një qasje force. Pra, me qasje të përgjithshme kam parasysh përpjekjet që duhet të bëjmë për luftën kundër varfërisë, përpjekjet që duhet të bëjmë për luftën kundër injorancës dhe mungesës së arsimit, përpjekjet që duhet të bëjmë për forcimin e zhvillimit ekonomik në mënyrë të qëndrueshme, e pastaj sigurisht përpjekjet që duhet të bëjmë në kuadër të punës që bëjnë agjencitë ligjzbatuese që nga shkëmbimi informacionit deri tek aksionet e përbashkëta.

Ju e dini që rajoni nuk ka pak probleme nga çështjet e radikalizmit dhe më konkretisht problemet e kohëve të fundit lidhur me luftëtarët e huaj. Është një fenomen që jo pak ka shqetësuar autoritetet tona, jo pak ka shqetësuar edhe qytetarët, jo pak ka shqetësuar edhe fqinjët, por mbi të gjitha përbën një sfidë madhore për të gjithë ne që jemi rreshtuar në koalicionin e vlerave kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Masat që kemi marrë në Shqipëri, kanë çuar sot që flasim në zero numrin e personave që nisen për të marrë pjesë në një luftë që nuk është lufta jonë dhe me masa këtu kam parasysh ndryshimin e legjislacionit penal, kam parasysh edhe procedimet penale që kemi bërë pashkë me partnerët, por kjo është ende e pamjaftueshme për Shqipërinë, siç është ende e pamjaftueshme për rajonin.

Kështu që, ne kemi rënë dakord në këtë samit rajonal të bashkohemi dhe të bëjmë një agjendë pune të përbashkët të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit për të adresuar këtë sfidë në mënyrë të përbashkët, për të koordinuar hapat në mënyrë konkrete dhe për t’i konsideruar çështjet e secilit vend, si çështje të të gjithëve në mënyrë që nga njëra anë të shkëmbejmë informacion intensivisht dhe në kohë reale dhe nga ana tjetër ta adresojmë ekstremizmin e dhunshëm në mënyrë të përbashkët bashkë me partnerët Europian dhe sigurisht me Shtete e Bashkuara të Amerikës”.

 

Z. Ministër, janë bërë disa takime që pas atij të Uashingtonit, ju keni marrë pjesë në Beograd, në samitin në Austri a mjaftojnë këtë takime, ose më saktë këto takime si do të kthehen në veprime konkrete?

Ne kemi filluar me veprimet konkrete, ndër primarët është sigurisht shkëmbimi informacionit. Kemi rënë dakord me vendet e rajonit, ashtu siç kemi rënë dakord me vendet e Bashkimit Europian dhe partnerët tanë në Bashkimin Europian dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës që të fillojmë shkëmbimin e informacionit për qytetarët që lëvizin nga një vend në një vend tjetër duke aplikuar filtra të tillë, të cilët na lejojnë detektimin e atyre që janë në nisje apo në kthim nga një luftë që nuk është lufta jonë, por është luftë nga ato që shqetësojnë vendet e rajonit apo shqetësojnë botën në tërësi.

Kemi rënë dakord që të përpunojmë një seri masash preventive në raport me qasjen e kontrollit në pikat kufitare. Pra në qoftë se një vend si Shqipëria ka masa të përforcuara të kontrollit preventive në kufij dhe një vend marr shembull si Maqedonia ka qasje më të relaksuar në lidhje me lëvizjen e qytetarëve, kemi rënë dakord që të kemi një standard minimal për kontrollin preventiv të qytetarëve në mënyrë që nga njëra anë të shkëmbejmë informacion dhe nga ana tjetër të bëjmë të mundur parandalimin ose detektimin e atyre që nisen e vijnë nga një luftë si kjo që thashë.

Kemi rënë dakord për ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta dhe kemi filluar ngritjen e grupeve hetimore të përbashkëta. Një ndër to është sigurisht grupi hetimor që ka ngritur Shqipëria me Italinë dhe shtatë apo tetë vende të tjera të Bashkimit Europian sepse se mendojmë që veprimet hetimore të përbashkëta ndërmjet nesh dhe agjencive ligjzbatuese të tjera në Bashkimin Europian, me asistencën e ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na ndihmon që të kemi qasje holistike në raport me hetimet që duhet të kemi ndaj këtyre shtetasve.

Kemi rënë dakord për forcimin e agjencive ligjzbatuese dhe një shembull mjaft i mirë është “Drejtoria Antiterror” në Policinë e Shtetit, e cila sot është me e madhja në rajon jo vetëm për nga numri i oficerëve, jo vetëm për nga kapaciteti i mbledhjes së informacionit, por dhe për nga kapaciteti i aksioneve që mund të kryejë në Shqipëri dhe me ndihmën e partnerëve edhe në vende të tjera.

Kemi rëndë dakord që të shohim gjithashtu iniciativa të përbashkëta për përfshirjen e komuniteteve vendore, nga komunitetet e strukturuara fetare të cilat duhet të luajnë një rol dhe luajnë një rol themelore në diktimin e modelit të duhur të praktikimit të fesë, deri tek komunitetet vendore që mund të ndikojnë për ngritjen e mekanizmave parandalues, që qytetarë të ndryshëm të bien në praktika ekstremizmi”.

 

Duke kujtuar operacionin e para një viti ku u zbulua edhe celula që vepronte në Tiranë për rekrutim. Xhamia në të cilën ata vepronin ishte jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman. A keni sot informacione apo mbikëqyrje mbi struktura të tilla apo vende kulti të cilat nuk janë të regjistruara?

Ne kemi një bashkëpunim shumë të shkëlqyer me Komunitetin Mysliman lidhur me strukturën zyrtare të praktikimit të fesë në Republikën e Shqipërisë. Edhe Komuniteti Mysliman ka ndihmuar me informacion lidhur me vende të praktikimit të fesë të cilat nuk janë të përfshira në katalogun zyrtar të praktikantëve të fesë në Republikën e Shqipërisë. Por ka ndhmuar dhe me sensibilizimin e praktikantëve të fesë me mënyrën vendin e lejuar, të shëndoshë po them, për praktimin e fesë, po ashtu  edhe për evitimin në maksimum të vendeve të cilat nuk janë brenda kornizës ligjore, nuk janë brenda kornizës së praktikimit të fesë nga vetë Komuniteti Mysliman, por shpesh herë kanë shërbyer edhe si vende ku  është kalitur edukata ekstremiste e praktimit të fesë. Kështu që kjo është një përpjekje e vazhdueshme.

Asnjë vend nuk është i lirë nga kërcënimi i ekstremizmit, kurrë nuk mund të themi që kjo është një sfidë që përballohet njëherë e mirë e pastaj nuk ke më probleme. Për sa kohë ka flukes ekstremizmi për cilëndo arsye, qoftë kjo fetare, qoftë kjo jofetare, gjithmonë do të ketë punë për agjencitë ligjzbatuese, por mbi të gjitha do të ketë punë për qytetarët, komunitetet lokale, komunitetet fetare. Sepse përpjekja për të adresuar ekstremizmin e dhunshme, cilado qoftë arsyeja e motivimit të tij, mbetet një përpjekje konstante e shoqërive në tërësi, dhe pastaj e qeverive dhe e agjencive ligjzbatuese”.

 

Një prej mjeteve që përdoret për rekrutime janë dhe rrjetet sociale. Madje kemi patur dhe rastet e të rinjve të cilët janë hetuar për të tjera çështje dhe është zbuluar se ato ndiqnin pikërisht aktivitete të tilla. A kanë strukturat tona një kontroll, një mbikëqyrje mbi aktivitetin në këto rrjete sociale?

Njësia jonë e antiterrorit po zhvillon dhe kapacitetet e kontrollit në rrjete sociale lidhur me aktivitet rekrutimi ose aktivitet sensibilizimi, ose aktivitet ekstremizmi akoma edhe më radikal sesa kaq.

Sigurisht që  kontrolli dhe lufta e ekstremizmit të dhunshëm në rrjetet sociale dhe në internet mbetet një sfidë shumë e vështirë jo vetëm për ne por edhe për vende shumë më të zhvilluara. Megjithatë, në  strukturën e Drejtorisë së Antiterrorit, ne bashkë me partnerët po zhvillojmë këtë kapacitet për t’i dalë përpara në përpjekjes që bëjnë rrjetet e rekrutimit në internet për të pasur sukses në aktivitetin e tyre. E përsëris, gjithsesi kjo nuk është betejë që zhvillohet vetëm nga agjencitë ligjzbatuese. Aktivitetin kriminal, të thjeshtë po them, apo aktivitetin kriminal të ekstremistëve të dhunshëm, të cilët organizojnë aktivitet rekrutues në hapësirën e internetit nuk mund ta detektojnë vetëm njësitë shtetërore që merren me këtë punë, por ka shumë ndikim edhe qytetari që në mënyrë të pavarur apo me iniciativën e  tij kryen një hulumtim të zakonshëm dhe në momentin që haset në të tillë përpjekje, raporton në agjencitë ligjzbatuese.

Gjithsesi, ne po zhvillojmë bashkë me partnerët, mekanizma parandalues apo detektimi paraprak, në rrjet, dhe gjithashtu ka një përpjekje të koordinuar të vendeve që i përkasin aleancës kundra ekstremizmit të dhunshëm, bashkë me kompanitë që ofrojnë këtë shërbim, pra kompanitë gjigante në treg që kanë një rrjet global të komunikimit në rrjetet sociale, sepse përfshirja e tyre, e vetë kompanive, përfshirja e qytetarëve si dhe e agjencive ligjzbatuese sjell më shumë efekt dhe më shumë rezultate në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.

DASH – SHQIPËRIA, VEND I RREZIKSHËM PËR TË HUAJ DHE VENDASIT, POLICIA E PAFUQISHME PËR TË LUFTUAR KRIMIN

osacDASH – SHQIPËRIA, VEND I RREZIKSHËM PËR TË HUAJ DHE VENDASIT, POLICIA E PAFUQISHME PËR TË LUFTUAR KRIMIN

Shqipëria cilësohet nga SHBA si një vend I rrezikshëm për të huaj dhe vendasit, për shkak të operimit të bandave kriminale dhe pafuqisë së policies për ta luftuar krimin. Raporti I publikuar pak ditë më pare flet për sigurinë dhe aktualitetin në Shqipëri duke analizuar vitin 2014, ndërsa iu bën thirrrje shtetasve amerikanë që të kenë kujdes gjatë udhëtimeve në vendin tone, në veçanti në zonën e Lazaratit.

Raporti është hartuar nga Byroja e Sigurisë Diplomatike (OSAC), organ pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe, sipas tij, problematika më e madhe në Shqipëri është krimi. Raporti thekson se shqetësim mbeten grabitjet dhe vjedhjet me thyerje. Raporti flet edhe për kujddesin shendesot dhunë fetare e politike e tjerë.

Sipas raportit, në vitin 2014 krimi në përgjithësi dhe situate e sigurisë vazhdon të mbetet një shqetësim. Krimi ka vazhduar të rritet gjatë pesë viteve të fundit, kryesisht për shkak të rritjes së madhe të grabitjeve dhe vjedhjeve me thyerje. Krimi I rrugës është mjaft I zakonshëm në zonat urbane, kryesisht gjatë natës.

 


Send this to a friend