VOAL

VOAL

ZËRI I AMERIKËS: Vlahutin: Edhe diplomatët do të vëzhgojnë zgjedhjet

VOAL – Drejtuesja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadore Romana Vllahutin, deklaroi sot se zgjedhjet vendore të kësaj të diele do të vëzhgohen gjerësisht nga vëzhguesit zyrtarë, nga vëzhgues vendas dhe nga vëzhgues të trupit diplomatik.

Por ajo theksoi se më e rëndësishmja është se çfarë do të bëjnë qytetarët shqiptarë; ata duhet të marrin pjesë në demokraci, sepse ata nuk janë objekti i spekullantëve, por janë subjekti i zgjedhjeve.

“Përfaqësues të trupit diplomatik do të marrin pjesë në vëzhgimin e zgjedhjeve, janë rreth 100 vetë, antarë të ambasadave të ndryshme” – tha zonja Vlahutin.

Ata do të koordinojnë lëvizjet nëpër një terren të gjerë me vëzhguesit e ODIHR-it, me organizata të tjera ndërkombëtare dhe me ekipin diplomatik gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor.

“Ne u kemi bërë thirrje qytetarëve, që të bëjnë kujdes dhe të mbeten të angazhuar, dhe të refuzojnë cfarëdo rryshfeti dhe presioni që mund t’u bëhet. Vota juaj është e fshehtë, ajo është liria juaj dhe askush nuk mund ta marrë atë” – tha zonja Vlahutin.

Ajo shtoi se duhen monitoruar edhe premtimet e kandidatëve, sepse pas pak kohe ata duhet të japin llogari për premtimet. “Dita e zgjedhjeve është një mundësi që qytetarët të përmirësojnë demokracinë dhe përmes sa të përmirësojnë jetesën e tyre të përditshme” – theksoi ambasadorja e BE-së.

Diplomatët perëndimorë po komentojnë me shqetësim këto ditë mbi rrezikun e blerjes së votave me shpërblime të ndryshme. Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e presioneve dhe të ushtrojnë të sigurtë të drejtën e tyre demokratike.

Zëri i Amerikës: HALIM KOSOVA – PLANET E MIA PËR TIRANËN

Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, Tirana e re, merr një zgjerim mjaft të ndjeshëm. Cfarë do të ndodhë me komunat e reja që i shtohen Tiranës, për të evituar që ato të mbeten thjesht një shtojcë e kryeqytetit aktual, flas më tepër nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik dhe shërbimit?

Z.Halim Kosova: Faleminderit për mundësinë që më jepni për të shprehur disa nga idetë e mia për të ardhmen e Tiranës së madhe, por do të më falni vetëm një cast. Dua të përfitoj nga rasti për të falenderuar në mënyrë të vecantë, ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, zotin Donald Lu, i cili po bën bashkë me stafin e ambasadës, një punë shumë të rëndësishme për vendin, në luftë kundër përfshirjes së elementëve kriminalë në poste drejtuese, gjë që ka një kosto jashtëzakonisht të madhe për vendin. Gjithashtu gjej rastin si një bashkëpunëtor shumë u ngushtë i programeve dhe projekteve të USAID-it në vendin tonë të falenderoj dhe një herë qeverinë amerikane dhe taksapaguesit amerikanë për këtë kontribut shumë të rëndësishëm në shërbim të nënës dhe fëmijës në vendin tonë.

Tirana e madhe apo e ndarë nga lapsi politik, sepse të shkosh në disa zona të Tiranës, sic është Zallheri, duhet të kalosh nga Paskuqani, Kamza që është një bashki më vete, brenda Tiranës, mua nuk më krijon problem, pavarësisht nga kjo ndarje, për faktin që nëse plani urbanistik brenda Tiranës është i përfunduar, ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme që brenda tremujorit të parë pas periudhës së zgjedhjeve, ta plotësojmë këtë plan urbanistik edhe për pjesën që i është bashkangjitur qytetit në mënyrë që standartet, shërbimet për qytetarët e kësaj Tirane të madhe, kudo që ato banojnë, duhet të jenë të njëllojta në të gjithë këndvështrimet e mundshme në një qytet sic është Tirana 1 milionëshe.

Zëri i Amerikës: Cilat janë sipas jush nevojat urgjente që ka Tirana?

Z.Halim Kosova: U bë afërsisht dy muaj që kam bërë takime, i kam prekur gjërat, brenda Tiranës, jashtë, në periferi, në fshatrat më të largët nga qendra, ku kam patur rastin të shoh se mjaft zona janë lënë disi në harresë dhe kanë shumë nevojë për investime dhe për t’i ofruar shërbimet e duhura banorëve të këtyre zonave.

Nga të gjitha bisedat, ne kemi evidentuar pesë kollona kryesore. E para, Tirana e gjelbër dhe e pastër, e thënë ndryshe qytet i shëndetshëm dhe Tirana higjienike. Sistemi arsimor ka nevojë për më shumë krijim kushtesh sepse dija është ajo që do e cojë shoqërinë përpara dhe investimi në dije është nga investimet më të mëdha dhe më të rëndësishme, jo vetëm për Tiranën, por për cdo vend. E treta, janë rrugët dhe trotuaret që lënë shumë për të dëshiruar e që dhe në këtë nivel ne të krijojmë standarte bashkohore, me vizion, objektiva dhe afate të mirëpërcaktuara.

Ashtu sikurse kam patur rastin dhe në organizimin që Dhoma amerikane e Tregtisë bëri për të gjithë kandidatë e Bashkisë së Tiranës që të paraqesin projektet e tyre, unë argumentova se sa e rëndësishme është për qytetin e Tiranës ulja e taksave për familjarët dhe biznesin, vecanërisht biznesin e vogël, që janë rreth 25471 biznese të vogla, ku vetëm vitin e kaluar kanë falimentuar 3774 biznese, në mënyrë që jo vetëm t’u japim mundësi këtyre 5-6 mijë bizneseve që kanë falimentuar në dy vitet e fundit, që të kthehen në treg, por të bëjmë që të mbijetojnë këto që janë e pse jo, të ndikojmë që këto të krijojnë dhe vende pune, sepse papunësia është kryefjala e cdo bisede. Dhe e fundit, por jo më e pak e rëndësishme, cfarë do bëj në krye të Bashkisë së Tiranës, cfarë do bëj për shtresat në nevojë. Eshtë një ushtri e madhe që vuan për bukën e gojës.

Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, duke mbetur tek ajo që ju përmendët, ulja e taksave. Konkretisht ajo që ju premtoni, sa ndikon në një biznes, sepse pesha më e madhe e taksave që sot ka biznesi është ajo e taksave qendrore?

Z.Halim Kosova: Ndikimi mbi biznesin  nga 0 deri 2 milion lekë të reja, ku nga 250 mijë lekë të reja shkon në 175 mijë lekë të reja, po u futën dhe taksat e pastrimit dhe reklamave e kështu me radhë, do të jetë i ndjeshëm. Do të bëjmë që këtyre t’u hiqen dhe disa angari të pavlefshme, si tatim i thjeshtuar, por që nuk është kaq i thjeshtë, se ata bëjnë të njëjtat pasqyra e formalitete sic bën një biznes i madh. Dhe këto kanë një kosto e faturë nga pas. Po ashtu dhe tatimi mbi fitimin, nga 7.5 përqind, shkon afërsisht 5.5 përqind, që sërish është e konsiderueshme. Nëse do të ulim taksat 30 përqind dhe për biznesin e madh, që Bashkia e ka në dorë, do të thotë që një biznes, nëse vetëm një taksë të caktuar, atë të pronës, për të cilën paguan sot 70-80 mijë euro, kjo lloj ulje që Bashkia i ofron, do të bëhet pas një bisedimi në tavolinë, në mënyrë që këto të mira që Bashkia i ofron biznesit të madh, për taksat për të cilat Bashkia është përgjegjëse, duhet me patjetër të përkthehen në vende pune. Kjo do të bëhet vetëm duke ofruar një klimë miqësore me biznesin. Një klimë miqësore që mesa shoh ka munguar deri sot.

Ulja e taksave si dhe bërja e dukshme e shumë proceseve të padukshme në qytetin e Tiranës, do të bëjë që jo vetëm të mos pakësohet buxheti, por do të ndikojë që të rritet 10 përqind. Ju jap vetëm një shembull, nëse në Tiranë janë të licencuara 950 taksi, janë sic më referojnë dhe afër tre mijë të tjerë që punojnë në të zezë. Do të thotë që nëse u ulim taksën këtyre 950 taksive, dhe realizojmë atë për të cilën unë po punoj për t’ua rimbursuar naftën, në mënyrë që të ofrojmë një shërbim në koston më të mirë për qytetarët por dhe ta pakësojmë trafikun e rënduar që në shumë zona është dhe ndotës i ajrit, do të bëjmë që nga ky përfitim që do të kenë këto taksi të licencuara, edhe ato 3 mijë të tjerat do ta kenë të pamundur të punojnë në kushtet që punojnë sot, edhe atyre do t’u interesojë, me kushtet e reja të Bashkisë, që të licensohen, do të thotë që nga poshtë tavolinës, të dalin mbi tavolinë. Dhe kështu vetëm ky shembull i vogël që po ju jap, nga 950 do të jenë afërsisht 4 mijë, dhe kështu, nga pak të gjithë, nuk do të jetë më pak, nëse bashkohen të gjithë dhe taksa bëhet e ulët por për të gjithë njësoj. Taksat e larta prishin konkurrencën dhe krijojnë mundësi për t’ju shmangur atyre.

Kur zoti Rama ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës me shumë të drejtë ka kërkuar dhe ka luftuar që taksën e vogël nga qeveria ta merrte si kryetar Bashkie. Ajo që më duket pak e cuditshme është se dhe këtë taksë nga Bashkia ja coi qeverisë, se shpesh herë mund edhe të përdoret si presion ndaj Bashkisë duke vonuar derdhjen në buxhetin e Bashkisë, për të tentuar dicka politikisht jo të drejtë në kurriz të qytetarëve.

Unë do të luftoj dhe do të punoj që jo vetëm këtë taksë ta kthejë në Bashki, se i takon asaj, por do përpiqem që karshi bizneseve të mëdhaja që taksat i derdhin në pushtet, të marr një përqindje të vogël, për t’ju ofruar atyre shërbime më të mira që qyteti i Tiranës mund t’ju ofrojë përreth zonës ku punojnë, qoftë në përpunimin e mbeturinave, qoftë në rrugë apo investime përreth, që e lehtësojnë biznesin e tyre. Unë kam planifikuar, nga pak por në shumë drejtime, jo vetëm që nuk do të rëndoj njerëzit, jo vetëm që nuk do rëndoj bizneset, por përkundrazi do të mbushet më shumë buxheti i Bashkisë. Vetëm nga taksa e vogël e transferuar në Qeveri, me informacionin që kam, është grumbulluar  vetëm 60 përqind e saj, sepse më e interesuar është Bashkia. Kështu që kjo i takon Bashkisë dhe në përgjithësi do të punoj për rritjen e decentralizimit dhe të autonomisë bashkiake. Në fund të fundit, kryetari i Bashkisë, kushdo qoftë, në këtë rast po flas për veten time, duhet të ketë përgjegjësinë për cdo gjë në qytet. Nuk mund t’u shfajësohet qytetarëve duke u thënë “Jo kjo s’është e imja është e qeverisë”. Kemi parashikuar për këtë krijimin e një zyre avokatie përbri meje, e cila do të marrë cdo lloj shqetësimi, cdo lloj padrejtësie që qytetarët mendojnë se është bërë në kurriz të tyre, do ta adresojnë në këtë zyrë dhe do të jenë ekspertët e saj që do të hapin zyrat e qeverisë për të zgjidh problemet e qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Sic e përmendët dhe ju, është gati i pashmangshëm bashkëpunimi mes bashkisë dhe qeverisë. Por të paktën këto dy vitet e fundit në Tiranë, nga Bashkia aktuale qeveria është akuzuar se e ka bllokuar. Pala tjetër ndërkohë thotë se Bashkia është përdorur për qëllime politike. Ju a e shikoni të vështirë faktin që sot në pushtet është një qeveri e majtë, jo e partisë tuaj?

Z.Halim Kosova: Unë nuk e shoh në këtë këndvështrim. Në radhë të parë, unë nuk jam konkurrent me zotin Rama si kryeministër i ardhshëm. Eshtë zoti Basha që konkurron se kush do të drejtojë qeverinë e ardhshme dhe zgjedhjet janë pas dy viteve, ndërsa kryetari i Bashkisë zgjidhet për katër vjet. Më duket non sens që një figurë politike, aq më tepër që kryeministri i vendit, të thotë që nëse janë socialistë unë do t’ ndihmoj, nëse janë demokratë unë nuk do t’i ndihmoj. Kjo më duket thelbësisht gabim dhe antikushtetuese. Dhe mendoj se po përdoret sic u përdor shëndetësia falas nga qeveria dhe të gjithë jemi dëshmitarë që nuk kemi asnjë shenjë në atë drejtim. Megjithatë, unë vij këtu jo si një politikan tipik, i cili zihet dhe bën sherre duke lënë pas pengesa apo projekte të parealizuara për qytetarët. Unë vij si drejtues prej 15-16 vjetësh, si drejtues në institucione qendrore të sistemit shëndetësor ku kam ndërruar shumë kryeministra. Kam patur afërsisht 10 ministra, dhe me të gjithë, pavarësisht pikëpamjeve që ata kanë patur unë kam zgjedhur rrugën e bashkëpunimit si rrugën më të mirë për t’i bërë qytetarëve të arrijnë shërbimet që ata meritojnë. Kështu që këtë lloj mënyre, bashkëpunimin nuk kam pse të mos e vazhdoj dhe tani, kur ajo më ka rezultuar shumë e suksesshme. Dhe i kam të gjitha premisat që asnjë lloj projekti të mos pengohet, vetëm në bazë të komunikimit që unë kam me cdo lloj instance apo me cdo lloj partie qoftë në pushtet, sot shumica aktuale, nesër mund të ketë një koalicion tjetër. Prandaj nuk duhet menduar se si një parti të kapë të gjithë pushtetet. Qeveria do bëjë politikat e veta për të gjithë vendin, unë do të bëj politikat e menaxhimit të qytetit të Tiranës dhe nëse një qeveri thotë se do bëj më të mirën për qytetarët, dhe një kryetar Bashkie thotë se do bëjë më të mirën për qytetarët, vetëm tavolina e bisedimit, apo e thënë në mënyrë figurative, ajo kafja mes dy palëve, do të shërbente që me të vërtetë cfarë thotë qeveria dhe kryetari i Bashkisë të përkthehej në të mirë të qytetarëve.

Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, ju kam dëgjuar shpesh gjatë fushatës të flisni për investime të rëndësishme, ndërtime shkollash e kopshtesh, por a keni ju një faturë se sa është kostoja e këtre investimeve?

Z.Halim Kosova: Për cdo fjalë që kam thënë dhe cdo premtim që kam marrë unë kam një faturë. Në cdo lagje e fshat ku kam shkuar, pasi ata më kanë referuar problemet e tyre paraprakisht, kam shkuar me objektiva të qarta, me afate dhe me faturën përbri këtyre investimeve. Faturë e cila dhe kur më ka thënë dikush, “po rrumbullakose, thuaj 1.2 apo 12 milion dollarë”, jo, e kam thënë tamam sic është, deri me qindarkën e fundit, që do të thotë se janë të mirëpërcaktuara të gjitha kostot për të bërë realitet një projekt të caktuar. Që ju ta dini, fondi i Bashkisë do të jetë rreth 120 milion dollarë, ku është parashikuar që 60 deri 70 përqind të përdoret për investime. Po kështu dhe për ujësjellësin që e ka buxhetin 30 milion dollarë dhe 60 përqind do përdoret për investime.

Ajo që njerëzit nuk dinë, ndonëse e kam thënë herë pas here, është që gjatë gjthë momenteve që kam drejtuar në sistemin shëndetësor ku kam punuar për një kohë të gjatë, kam arritur, dhe gjërat janë transparente, që të mos mungojë aasnjë gjë dhe cdo gjë ta marr 30 përqind më pak. Pra norma e kursimit tim ka qenë 30 përqind afërsisht, pak më pak si ministër I Shëndetësisë se dhe koha ishte shumë e shkurtër dhe situata ishte alarmante, por kjo lloj norme e zbritjeve të cmimeve fillestare për tenderin përkatës, më ka bërë që jo vetëm të realizoj të njejtën sasi ilacesh, apo pajisjesh mjekësore , por të kursej, duke i vënë prapë në përdorim të qytetarëve aty ku ka qenë i drejtuar projekti. Kështu që edhe këto fonde, që unë kam në  dispozicion, të jeni të sigurtë që jo vetëm do të jenë për të mbuluar cdo lloj projekti që kam deklaruar deri më sot, por të jeni të sigurt, dhe qytetarët do ta shohin shumë shpejt, se mua do të më teprojnë para nga këto duke bërë tendera transparent, pse jo nën vëzhgimin e media, e nën vëzhgimin e qytetarëve, akoma më e rëndësishme kjo, në mënyrë që me të njejtat para ne të bëjmë më shumë punë.

Ajo që unë e kam prekur disi po nuk I kam vënë shumë theks gjatë fushatës se mund të quhet propagandë është dhe kjo që me të gjitha investimet, me të gjithë donatorët e fuqishëm me të cilët unë kam patur të bëjë, Banka Botërore, USAID-i, BE-ja, UNICEF dhe shumë donatorë të tjerë, kam treguar që jo vetëm paratë kanë shkuar deri në qindarkën e fundit aty ku janë nisur, por kanë shkuar dhe të shumëfishuara rrugës duke u kthyer në të mira për qytetarët në vlera shumë të mëdha në punën e përditshme. Dhe ju e dini shumë mirë që kur presidenti Bush erdhi në Tiranë, zonja Laura Bush erdhi në maternitetin që unë drejtoja, si një qendër ku në mënyrë transprente, shumë të efektshme, pa asnjë lloj devijimi të fondeve, cdo gjë shkonte në të mirë të nënës dhe fëmijes dhe nuk e kam sekret që para 20 ditësh, presidenti Bush më dërgonte një letër dhe më falenderonte dhe një herë për punën e bërë në sektorin e nënës dhe fëmijes dhe më uronte për punën time dhe të stafit, dhe unë këtë e ndava me stafin e maternitetit, i ftova dhe ua lexova duke u thënë se ky është një vlerësim i punës tonë të përbashkët.

Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, është një problem i vjetër i Tiranës për të cilin ju folët dhe pak më lartë. Në fushatë keni premtuar furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit. Për sa kohë mund të realizohet dhe cfarë investimi kërkon?

Z.Halim Kosova:  Shumë gjëra në dukje të padukshme, dhe më parë unë i kam bërë të dukshme dhe të realizueshme, pra ato që dukeshin të pamundura, i kam bërë të mundura. Dhe për rastin konkret duke qenë dhe banor i Tiranës, unë e shoh jo vetëm mundësinë për të patur ujë, sepse ujë mund të kenë njerëzit tani, me depozita e me pompa. Por është ujë që rrezikon dhe dëmton. Këtu bëhet fjalë që do të hiqen të gjithë depozitat mbi pallate, që lënë shumë për të dëshiruar, e të gjitha mjetet e tjera ndihmëse dhe Tirana për herë të parë brenda mandatit tim, kam marrë angazhimin , kam objektivat dhe projektet gati me të gjithë fondet që të ketë 24 orë ujë. Për ta vazhduar dhe më tej bisedën, fondet që duhen për këtë qëllim janë 50 milion dollarë dhe difekti kryesor nuk është se Tirana ujin dhe burimet që ka në dispozicion i harxhon, por difekti kryesor është se ato ikin në drejtim të paditur nga amortizimi i rrjetit ekzistues prej shume e shumë vitesh. Nuk po futem në projektin se e di me hollësi, por po them vetëm një detaj, që rreth 200 kilometra rrjet i transmetimit të ujit që është i amortizuar, ne do ta zëvendësojmë me rreth 180 kilometra sistem të ri bashkëkohor, cilësor i cili do të bëjë që cfarëdo niset në burim do i shkojë qytetarit. Dhe si për ujin ashtu dhe për buxhetin, cfarë do niset nga bashkia do i shkojë qytetarit, duke mos lejuar asnjë lloj lidhje të paligjshme si në buxhet dhe në sistemin e ujësjellësit, të jeni të sigurtë që cilësia e jetës së qytetarit do të rritet shumë. Ne për këtë kemi një plan shumë të detajuar. Krahas punës që do nisim në të gjithë Tiranën, ne kemi marrë angazhim që njësia numër 2 që është një njësi nga më të zgjeruarat, ne do bëjmë që brenda vitit të parë ata ta provojnë ujin 24 orë. Edhe për efekte teknike, Tirana do të ndahet me zona, që për cdo lloj difekti të mos e vuajë gjithë Tirana, por që aty ku është difekti të ketë mundësi të riparohet. Për cdo projekt që ne do marrim përsipër të realizojmë kemi vënë dhe fondin për mirëmbajtje, se asnjëherë nuk mund të parashikohen gjërat që dalin rrugës, në mënyrë që cdo gjë e vogël të mos bëhet e madhe e të riparohet menjëherë. Pra për cdo projekt do të kemi dhe fondin e mirëmbajtes që është gati tre herë më i madh se ai ekzistues.

Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, në katër vitet e fundit Tirana është drejtuar nga zoti Lulzim Basha, i cili është dhe kryetari i partisë demokratike. Kjo për ju gjatë fushatës ka qenë një avantazh apo një pengesë, duke u nisur nga fakti që ka patur mjaft kritika ndaj punës së Bashkisë në këto katër vite?

Z.Halim Kosova: Unë, duke qenë se nuk jam një politikan tipik, dhe këtë e kam shpreh, por jam kryesisht një menaxher. Dhe logoja ime, po ta shihni thotë, “Punë jo Fjalë”. Unë nuk rri të merrem me faje të mëparshme, apo cfarë është bërë këto katër vjet, apo cfarë nuk është bërë këto katër vjet apo 11 vjet të tjera. Unë merrem me atë që kam përballë, që do të thotë do  t’ja hyj punës për të realizuar ato që qytetarët më kanë shtruar si problem, përmes atyre 5 kollonave kryesore. Por anga ana tjetër, nuk më pengon askush që projektet të suksesshme për katër vite apo 11 vite të tjera ti avancoj,  ashtu sikurse gabimet e bëra këto katër vjet apo dhe 11 vjet të tjera, unë t’i përmirësoj dhe të shoh pse nuk kanë ecur. Cilat janë hallkat që kanë bërë që një gjë e nisur nga Bashkia të mos shkojë aty ku duhet.  Megjithatë, nëse sinqerisht do më pyesni dhe unë sinqerisht do t’ju përgjigjesha, se është më mirë të mendohesh mirë para se të nisësh një gjë, se sa ta bësh gabim. Kosto e asaj që bëhet gabim është jashtëzakonisht e madhe dhe me shumë pasoja. Plani urbanistik i miratuar në këto katër vite do të jetë një udhëzues shumë i mirë edhe për industrinë e ndërtimit dhe qytetin e Tiranës, në të cilin, nëse unë do shoh, që politika pavarësisht sa e egër është me njëra-tjetrën, është bashkuar në dëm të interesit qytetar, unë do të jem me qytetarin.

Zëri i Amerikës: Megjithatë përse zoti Basha nuk është parë në fushatën tuaj. Tirana është Bashkia më e madhe dhe ka dhe një peshë politike po kaq të madhe.

Z.Halim Kosova: Në radhë të parë me zotin Basha kam kontakte të vazhdueshme nga mëngjesi deri në darkë. Kemi mbledhje të përbashkëta me Shtabin, ku secili hedh në tryezë mendime dhe diskuton se cfarë po ecën mirë dhe cfarë duhet bërë më mirë. Në një takim elektoral kur më pyetën, duke qeshur i thashe, dhe në të vërtetë është realiteti. Në një kryqëzim ku ka shumë makina mund të shkosh të shtysh një makinë që ka ngecur, jo një që po ecën. Ata kanë vlerësuar se fushata ime e etiketuar si origjinale, sepse unë nuk mund të ndërroj në këtë moshë dhe pas 35 viteve punë, ka rezultuar e suksesshme. Bile jo vetëm kaq, por po të vini re, fatmitrësisht, edhe shumica, një ditë dy ditë pasi unë kam hedhur një ide e ka përqafuar dhe e ka thënë pak a shumë po ashtu. Do të thotë që unë jo vetëm kam ndikuar për mirë në fushatën elektorale në qytetin e Tiranës, por një lloj mësimi ndoshta se si duhen bërë këto fushata në të mirë të njerëzve, e konsideroj një kontribut që me modesti mund ta kemi dhënë duke ndjekur linjën time.

Zëri i Amerikës: Zoti Kosova, përse një qytetar i Tiranës do të duhet t’ju votojë ju si kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës?

Z.Halim Kosova: Nuk është se është hera e parë që emri im qarkullon për Bashkinë  TIranës. Kjo është hera e tretë. E treta e vërteta, dhe më ka qëlluar dhe numri 3, apo dhe për detyra të tjera shumë të rëndësishme në vend. Ajo që unë kam vendosur tani dhe kam vënë emrin në tavolinë me shumë kënaqësi drejt kësaj detyre, ka qenë ajo që unë vlerësoj se në qytetin e Tiranës më shumë se cdo herë tjetër vlerësohet ndershmëria dhe njeriu, dhe jo fallciteti apo hipokrizia. Ajo që unë vlerësoj më shumë dhe nga takimet e bëra, po  dhe përpara kisha informacione sepse gjithnjë kam qenë në kontakt me njerëzit, është ajo që njerëzit kanë nevojë jo vetëm për projekte apo programe, se për to ne shqiptarët jemi bërë ekspertë në këto 25 vite, por për njeriun që këto programe e letra, i bën realitet. Dhe një njeri që këto programe apo letra  të bëra nga ekspertë shumë profesionistë, i bën realitet. Unë kam dhënë prova gjatë gjithë jetës sime se me punë, jo fjalë,  me këmbëngulje, me vision, me objektiva, me standarte dhe afate kam bërë që gjithnjë unë t’i bëj realitet. Dhe mendoj se qytetarët e Tiranës, më shumë dhe kanë arsye të votojnë për mua se jam një njeri me provë, se sa një njeri që mund të vijë nga forca politike të ndryshme ku Tirana ka eksperienca se si projekte të ndryshme kanë devijuar një pjesë e fondeve për të vadit dhe ushqyer partitë politike. Në rastin tim, me cfarë shoh cdo minutë e cdo takim që bëj, qytetarët janë të bindur se Bashkia e Tiranës me në krye mua do ti kthehet më në fund qytetarëve, sepsa janë ata zot të qytetit, janë ata që paguajnë taksa. Kryebashkiaku nuk është qytetari i parë i Tiranës por njeriu i parë që merr përgjegjësi për të bërë më të mirën për banorët e këtij qyteti dhe unë jam i sigurt se modeli që do të ofroj në Tiranë, pse jo ashtu sikurse dhe në sektorin shëndetësor të mëparshëm, do të shërbejë si një model i suksesshëm për t’u transferuar shumë lehtë dhe në qytete të tjera të mëdha dhe jam i sigurt se do të jem shembull se në cfarë drejtimi  duhet në të ndjekim punët për të arritur sukseset apo objektivat që i caktojmë vetes.

ROSHI PËRGËNJSHTRON AKUZAT: KËRKON 100 MIJË EURO DËMSHPËRBLIM

Mediat e Tiranës bëjnë me dije se kryetari  aktual i Bashkisë së Kavajës, njëherësh kandidat i PS-së për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Elvis Rroshi, i quan të qëllimshme akuzat e publikuara ndaj tij për trafik droge në Zvicër.

Në një deklaratë për mediat të shpërndarë mbrëmjen e së mërkurës, Rroshi kërkon që agjencia e lajmeve Birn, e cila publikoi shkrimin me akuzat për trafik droge në faqen “Reporter.al”, të publikojë përgënjeshtrimin e lajmit deri datë 20 qershor, një ditë para zgjedhjeve.
Deklarata e plotë e Elvis Rroshit:

Nisur nga raportimi i bërë sot nga agjencia e lajmeve BIRN, dhe botuar në portalin www.reporter.al nga gazetarët Besar Likmeta, Fausto Biloslavo, Aleksandra Bogdani, më duhet të deklaroj publikisht dhe nen përgjegjësinë time personale e zyrtare se:

Asnjë akuzë referuar emrit tim nuk është e vërtetë dhe se te gjitha aludimet e bëra në lajmin përkatës përbëjnë spekullime denigruese pa bazë, pa fakte dhe pa respekt ndaj etikës profesionale të medias, ndaj personit tim, ndaj familjes dhe komunitetit qytetar kavajas, të cilët kam nderin ti përfaqesoj prej katër vitesh dhe do ti përfaqësoj edhe në katër vitet e ardhshme.

Ne respekt të publikut dhe të vërtetës kam dyshime të besueshme se përbaltja e kandidaturës sime, katër ditë përpara zgjedhjeve, në artikullin me titull “Zbardhet e shkuara kriminale e kandidatëve për zgjedhjet vendore”, botuar në rubrikën “Investigim” në datën 17 qershor, është e qëllimshme, dashakeqëse, pa prova dhe argumente dhe me deklarata të “zyrtarëve të Zvicrës” që kanë folur me këtë agjenci “në kushtet e anonimatit”.

Unë edhe më parë jam ndeshur me akuza spekullative, sidomos në prag të zgjedhjeve ku provohet mbështetja qytetare ndaj meje dhe projektit politik që përfaqësoj. Kisha vendosur që të mos u përgjigjesha akuzave të tilla, por, kur ato, kalojnë cakun dhe bëhen qëllimisht, nga kundërshtarë politik apo mediat që i mbështesin, vetëm e vetëm për të prishur imazhin tim publik, më detyrojnë që t’i kthehem sistemit të drejtësisë për t’u marrë me hetime të mëtejshme.

Sipas parimeve të së vërtetës dhe medias profesionale, agjencisë së sipërpërmendur BIRN, tre gazetarëve që kanë firmosur këtë artikull, dhe agjencisë www.reporter.al, u kërkoj publikisht që brenda tre ditëve (deri diten e shtunë 20.06.2015), të përgënjeshtrojnë këtë artikull dhe aludimet denigruese, si dhe të kërkojnë falje publike për cënimin e imazhit dhe figurës sime.

Brenda ketij afati u kerkoj atyre të publikojnë dokumentet apo faktet që pretendojne se disponojnë ne alibine e tyre se unë kam qenë “subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri në 1997”, apo “dënimin tim për trafik droge” sikurse citohet në artikull. Në rast të kundërt, nëse ata nuk respektojnë parimet e medias etike dhe nëse brenda këtij afati nuk japin fakte ose nuk kërkojnë falje, një studio ligjore, do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, duke filluar, menjëherë ditën e dielë, në datën 21 qershor, për agjencinë që ka raportuar këtë lajm dhe për të gjitha agjencitë e lajmeve, gazetat apo televizionet që e kanë pasuar raportimin e këtij lajmi spekulativ, dashakeqës dhe të qëllimshëm për të dëmtuar imazhin tim në zgjedhje.

Do të kërkoj një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh dhe këto fonde, ju garantoj, do të përdoren për rikonstruksionin e gjimnazit kryesor të qytetit të Kavajës. Në këtë mënyrë, do t’i japim fund njëherë e mirë gjithë spekulimeve që janë bërë në media me këtë çështje.

BIRN: TË PAKTËN TRE KANDIDATË QË GAROJNË TË DJELËN KANË TË SHKUAR KRIMINALE

Të dhëna policore të marra nga BIRN në Itali dhe Zvicër tregojnë se së paku tri kandidatë që garojnë në zgjedhjet e së dielës kanë të shkuar kriminale.

Shqiptarët do të votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakët dhe këshilltarët e 61 bashkive, në një palë zgjedhjesh që konsiderohen si shumë të rëndësishme për ambiciet e vendit në përparimin e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Gjithsesi, të dhëna të mbledhura nga BIRN nga agjencitë ligjzbatuese nëpër Europë tregojnë se një numër kandidatësh të nominuar nga partitë politike kanë të shkuar kriminale. Madje, disa janë akuzuar për kontrabandë të sasive të mëdha të drogës mes vendeve të ndryshme të Europës.

Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

Një kandidat nga Partia Demokratike për bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.

Gjithsesi, Partia Demokratike më vonë e tërhoqi Muhametin nga lista e saj e kandidatëve, dukshëm nën presion nga BE dhe SHBA-të.

Partia në pushtet nuk e ka bërë këtë. Një zëdhënës për kryeministrin Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, mohoi akuzën që partia e tij ka nominuar “ndonjë kandidat të dënuar penalisht nga ndonjë gjykatë vendëse apo e huaj, qoftë me vendim të formës jo të prerë”.

Një zëdhënës i Rroshit i tha BIRN se akuzat janë të pavërteta dhe të motivuara politikisht. Ndërsa zëdhënësi i Bushit nuk iu përgjigj kërkesës së BIRN për koment.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk komentoi arsyen pse demokratët e patën mbështetur më herët kandidimin e Muhametit për ta tërhequr atë më pas.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i Delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin, i thanë BIRN se vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar.

Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën.

Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.

Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

Ironikisht, Artur Bushi si ish deputet, mbështeti në janar një rezolutë të parlamentit, ku bëhej thirrje ndaj partive politike që të pastronin radhët e veta nga njerëzit me të shkuar kriminale.

Para se të bëhej deputet më 2013, policia italiane e arrestoi Bushin më 11 qershor 2010 në qytezën e Gallaratës.

Ata e mbajtën atë deri më 24 korrik atë vit, të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale, të njohur si banda e Morriggia-s.

Franco Novati, një ish komandant policie në Gallarate, i cili drejtoi hetimin, i tha BIRN se kjo bandë importonte kokainë nga Hollanda në Itali.

“Kur ne i vumë nëntë prej tyre nën përgjim, ata folën për ‘pjesë këmbimi’, por ne e dinim se kjo qe fjala në kod për kokainën,” rikujtoi ai.

Novati tha se kokaina vinte nga Amsterdami përmes korrierëve dhe shitej me shumicë te bosët vendorë në Breshia, Modena, Luka dhe Piaçenza.

“Ne ndërhymë në transportin e fundit të 10 apo 11 kileve të kokainës nga Hollanda dhe arrestuam bandën,” shtoi ai.

Gjithsesi, megjithëse Bushi u arrestua, ai nuk u dënua, tha për BIRN zyra e prokurorisë së Busto Arsizio.

“Çështja e Bushit u nda mënjanë nga çështja nr. 1986/2010RGNR mbi bandën Moriggia. Numri i çështjes së re qe 7257/2010,” shpjegoi një zëdhënës.

“Më 20 mars 2011, çështja e Bushit u arkivua dhe u mbyll pa dënim kundër tij,” shtoi zëdhënësi.

Novati tha se Bushi pretendoi në gjykatë se ai po shkonte në Hollandë bashkë me të tjerët, thjesht për të blerë makina dhe për t’i shitur në Itali dhe se nuk kishte dijeni për atë se çfarë bënin të tjerët në Hollandë.

“Policia qe e sigurt që ai qe i përfshirë, por provat nuk qenë të mjaftueshme në gjykatë,” tha Novati. “Ai qe pranë bosit të bandës Morrigia”, shtoi ish-shefi i policisë, aktualisht në pension.

Një kandidat tjetër i akuzuar në të shkuarën – dhe i dënuar – për trafik droge, është ajo e kryetarit të bashkisë Kavajë Elvis Rroshi, i njohur gjithashtu si Ervin Rroshi.

Rroshi, i cili u zgjodh më 2011 si kryebashkiak, po kërkon aktualisht një mandat të dytë në këtë bashki.

Para se të bëhej kryebashkiak, Rroshi qe dënuar në Zvicër për shpërndarje droge.

Një zyrtar i Zvicrës, i cili foli në kushtin e anonimatit, i tha BIRN se të dhënat policore të Zvicrës tregojnë se Rroshi qe subjekt procedimi penal nga viti 1993 deri më 1997.

“Ai u hetua për trafik droge dhe shpërndarje, por nga ajo që mund të shoh unë, qe një peshk i vogël,” tha zyrtari i policisë për BIRN.

“Atij iu dha një dënim i vogël dhe u deportua në Shqipëri pas periudhës së paraburgimit,” shtoi ai.

I njëjti burim tha se autoritetet e Shqipërisë patën kërkuar informacion në vitin 2011 nga homologët e tyre zviceranë nëse Rroshi qe dënuar për trafik droge dhe pastrim parash dhe se ata e patën marrë përgjigjen.

“Interpol Tirana mori të njëjtin informacion,” specifikoi zyrtari zviceran.

Zëdhënësi i Rroshit, Shpend Barameta i tha BIRN se ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar.

“Na vjen vërtet keq që situata dhe histori të tilla sajohen sa herë ka fushata zgjedhore…,” tha ai.

Endri Fuga, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, gjithashtu mohoi që ndonjë nga kandidatët e koalicionit të udhëhequr nga socialistët, Aleanca për Shqipërinë Europiane, qe dënuar për krime.

“Partia Socialiste dhe Aleanca për Shqipërinë Europiane po punojnë për një ligj europian dhe demokratik, përmes të cilit të vendoset një vijë e kuqe që ndalon zgjedhjen apo emërimin në detyrat publike të personave me rekorde kriminale,” tha ai.

“Të tjerat janë politikë e llojit të ulët që merr rëndom formën antidemokratike të gjuetisë së shtrigave, të cilën, Partia Socialiste e refuzon me bindje të plotë si mjet famëkeq të së kaluarës diktatoriale apo gjysmëdiktatoriale,” shtoi Fuga.

Gentian Muhameti, kandidat për Këlcyrën, i cili më pas u tërhoq nga Partia Demokratike, qe arrestuar gjithashtu në Itali më 1997, për trafik droge.

Eliana Martella, zëdhënëse e policisë për qytetin e Leçes në Italinë e jugut i tha BIRN se Muhameti qe arrestuar më 20 janar 1997 në Melendugno, provinca e Leçes, me 30 kilogramë marijuanë.

“Ai u dënua me dy vjet burg dhe me 15 milionë lireta [gjobë] (në atë kohë rreth 7,500 euro],” shtoi Martella.

“Ai e pranoi fajin dhe përfitoi një dënim [të reduktuar] prej një viti e gjashtë muajsh burg dhe 10 milionë lireta [gjobë] më 15 mars 1997”, shtoi ajo.

Më 9 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të hequr Muhametin nga lista e kandidatëve për Partinë Demokratike. Kolegji Zgjedhor, një gjykatë e specializuar për mosmarrëveshjet zgjedhore, e la në fuqi këtë vendim.

KQZ, njësoj si partitë politike, ka qenë nën presion nga SHBA dhe BE për të ndaluar kandidatët me të shkuar kriminale në zgjedhje.

Drejtuesja e delegacionit të BE-së në Tiranë Vlahutin, i tha BIRN se kjo qe një çështje për të cilën BE “ka lobuar fort… për shkak se zyrat publike janë për t’i shërbyer popullit”.

“Të vendosësh nëpër lista njerëz për të cilët ka të dhëna se janë të përfshirë në aktivitet kriminal, veçanërisht trafik droge, trafik qeniesh njerëzore dhe prostitucion, është fyese dhe poshtëruese për qytetarët, votat e të cilëve kërkojnë këto parti politike,” tha ajo.

“Në procesin e integrimit do të analizohet gjithashtu angazhimi për t’i dhënë qytetarëve qeverisjen më të mirë, kështu që do të ketë efekt, por ne duhet të jemi njësoj, madje edhe më shumë të shqetësuar për pasojat që kjo do të ketë mbi shoqërinë [shqiptare],” shtoi Vlahutin.

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, i cili ka bërë gjithashtu përpjekje kundër nominimit të kandidatëve me të shkuar kriminale, thotë se Shqipëria meriton të ketë kandidatë më të mirë.

“Nëse do të zgjidhen, ata do pretendojnë se ju mbështesin, ndërkohë që vjedhin paratë tuaja për të financuar Mercedezët e zinj luksozë, vilat anës detit apo rezidencat e tyre skandaloze. Shqipëria meriton më shumë,” tha ai mbi këta kandidatë.

“Tashmë i takon votuesve t’i refuzojnë këta kriminelë që përbëjnë tallje për sistemin politik të Shqipërisë,” shtoi ai.

BIRN 

SHBA e BE zbulojnë tre emrat e kandidatëve të inkriminuar në zgjedhje: Poshtërim i popullit shqiptar

 Ambasadoret Lu e Vlahutin
“Vendosmëria e dukshme e partive për të kandiduar njerëz të dyshuar për krime përbën një poshtërim të popullit shqiptar”. Kështu janë shprehur për BIRN, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe kreu i delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin.Që të dy kanë bërë thirrje që votuesit të refuzojnë kandidatët e dyshuar, kur të hedhin votën të dielën. Vlahutin shtoi se kandidimi i njerëzve me të shkuar kriminale do të ketë edhe pasoja negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Pas një bojkoti gjashtëmujor të opozitës në Parlament, në dhjetor 2014, me ndërmjetësim të Parlamentit Europian, socialistët në pushtet dhe demokratët arritën një marrëveshje dhe premtuan se do të zgjidhin problemin e njerëzve me të shkuar kriminale që garojnë për poste publike.Gjithsesi, provat e mbledhura nga BIRN tregojnë se partitë politike thjesht po shtireshin përballë Brukselit.

Prova të siguruara nga BIRN tregojnë se dy kandidatë që garojnë për koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste, Artur Bushi dhe Elvis Rroshi, të cilët kërkojnë postet e kryebashkiakëve në Krujë dhe Kavajë, kanë qenë të arrestuar për trafik droge.

Një kandidat nga Partia Demokratike për Bashkinë Këlcyrë, Gentian Muhameti, është ndërkohë i dënuar për trafik droge.

ILIR BULKU – Kandidatura ime si i PAVARUR një OERTË e re për qytetarë të lire

 

Dibra është cilësuar gjithnjë si djep urtie e mençurie dhe në kushtet e një realiteti politiko –ekonomik të pashpresë dhe kaotik, disa zgjidhje përtej shablloneve që politika prodhon, janë shpresë dhe perpektivë.

Ishin pikërisht këto dy shtysa që nxitën kandidaturën time si i Pavarur që do të thotë: i pavarur nga gjithçka që kjo lloj politike ka prodhuar deri tani. Një tablo që qytetit ia ka humbur qytetarinë dhe vlerat për të cilat dibranët mburren anë e kënd. Qytetarët që ankohen për padrejtësitë që krahet e politikës u kanë shkaktuar atyre, administrate joprofesionale dhe nepotike, mungesë vizionesh dhe alternativash. Qytetarët përballë zgjedhjeve të ngushta që politika e ditës ju servir , asnjëherë nuk kanë bërë zgjedhjen e duhur ,jo për faj të tyre por sepse skema e sistemit politik në Shqipëri pluralizmin politik e deformoi në valëvitje flamujsh partiakë që pushtojnë jo vetë mjediset tona fizike,por edhe ato mendore dhe cdo lloj lirije , në emër dhe në mbrojtje të të cilave vendosa kandidimin tim. Liria e deformuar e pronës, ajo e mendimit, e rregullit dhe mirëqenies, e debatitit dhe e mendimit ndryshe, e mosdhunimit të tjetrit, e respektimit , nderimit dhe vlerësimit të kontributeve jo për të krijuar hierarki njerëzore, po hierarki të vlerave .

Në mjediset e mia elektorale valëvitet vetëm një flamur, ai shqiptar, si simboli që na mban bashkë edhe pse mund të mendojmë ndryshe, edhe pse partite me filozofinë e tyre të përbashkët dhe identike përcajnë e sundojnë …mbi liritë tona, të drejtat tona ,pasurinë tone… ekziston një mënyrë për ti ndalur, apo për ti bërë të kuptojnë se u gabua gjatë 50 vjet duke shkruar parrulla mbi male e kodra dhe sot dhunojnë cdo hapësirë me imponimin e simboleve të tyre partiake. Fushata ime si i pavarur është ofertë për t’u cliruar nga ky lloj mobilizimi partiak që nuk na shërben, është alternativa e munguar që qytetit t’i kthehet dinjiteti jo me retorika boshe të dala boje nga konsumi i gjatë por me punë dhe ndershmëri të cilat për fat të mire i kam në genin tim familjar dhe dëshiroj ti përcjell kudo ku unë jam,punoj dhe jetoj.Puna është dinjitet dhe prej saj lind mirqenia ekonomike, sociale dhe ajo shpirtërore. Dibra njihet për mencurinë dhe heroizmin dhe ky moment është i tillë jo për mua si individ, por për fatet e atyre individëve që besojnë se partia është shpresa, zgjidhja, e ardhmja, për fatet e atyre që në formacionet partiake nuk gjetën programet që ndërtojnë qytetarinë që i hap perspektiva zhvillimi qyteteve , për fatet e rinisë që partitë nuk mund ta rrisin profesionalisht edhe pse teserat e tyre i punësojnë, shpunësojnë… Oferta ime është mundësija që zgjedhjet e rradhës të jenë një mundësi më shumë për t’u menduar mire përpara një akti të tillë sic është ai i votimit dhe për tu bindur se vota ka shanset e forcën për të ndryshuar dhe askush me forcën e shantazhit, shpifjes apo abuzimit nuk ka të drejtë t’jua deformojë atë.Oferta ime ka në thelbin e vet një ëndërr të kahershme , që u pre në mes por që dashuria dhe lidhjet e forta me këtë qytet e mbajtën gjallë ‘’ Bashkë për Dibrën me PUNE dhe ndershmëri’’ që më shumë se sa një sentencë atraktive është moto reale e jetës time, është pikërisht ajo që udhëheq mendimet dhe veprimet e mia.Dhe që Dibrës ti kthehet dinjiteti do të thotë që dibranët të zgjedhin të lirë larg trysnisë partiake,emrave që maksimumin e mundësive e kanë shndërruar në konsum që riciklon mbetje . Ne flasim për pavarësi , aty fillon zgjedhja jonë. Dhe që zgjedhjet të konsiderohen të tilla akti i votimit mund të jetë edhe një akt i thellë reflektimi , mendimi dhe jo detyrimi.

REAGON NË TWITTER AMBASADA AMERIKANE PAS KERCËNIMEVE TË ISSIS DHE QAZIM SEJDINIT KUNDËR GAZETARËVE

VOAL – Ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë ndaj kërcënimeve të bëra kundër gazetares Aurora Koromani dhe pas videos të publikuar me kryetarin e bashkisë të Elbasanit Qazim Sejdini kur ky shihet qartë se kërcënon gazetarët.

Gazetarja e “Gazetës Shqiptare”, Aurora Koromani, e cila disa javë më parë u kërcënua me jetë nga eksponentë të ISIS-it, është kërcënuar sërish. Kërcënimi ka mbërritur në redaksinë e televizionit “News 24” nga një person i panjohur. Siç raporton ky televizion, sot në orët e para të mëngjesit, pak pas mesnatës, dikush ka dërguar një sms në redaksinë e televizionit rreth orës 00:49. Në tekst shkruhej: “Aurora Koromani ka me kenë e vrarë dhe juve ka me ju dënu Allaku”. Gjithashtu, personi që dërgoi sms-në telefonoi në numrin e redaksisë por nuk foli. Kjo telefonatë u bë pak minuta më pas dhe zgjati rreth 9 sekonda. Numri ishte i një kompanie celulare që operon në Shqipëri. Në këtë mënyrë, dyshohet se kërcënuesi ndodhet brenda territorit shqiptar. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të gjetur personin që disponon numrin. Kjo është hera e dytë që gazetarja Koromani kërcënohet nga eksponentë të ISIS-it.

Po kështu u publikua edhe video me kryetarin e Bashkisë të Elbasanit që i kërcënonte gazetarët me gjak të ftohtë.

Dhe menjëherë ka arritur reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë përmes Twitter: Kur shtypi është i lirë, demokracia është më e fortë. Një shoqëri e lirë s’ka vend për kërcënime apo kanosje të çdo lloji kundër gazetarëve.

Por politika i mban veshët e mbyllura me dyll.

DAVID A. ANDELMAN – SHQIPËRIA FARE PAK KA NDRYSHUAR TRI VITET E FUNDIT

 

Në Shqipëri, roli dhe rëndësia e këshilltarëve të politikës së jashtme ka ardhur gjithnjë e në zhvillim. Sidomos në këto kohët e fundit kur edhe interesi ndaj Shqipërisë është edhe më i madh.
Pikërisht në sajë të kontributit të këtyre këshilltarëve, Europa dhe Amerika kanë kthyer kokën më tepër ndaj Shqipërisë. Ajo që bie në sy në panoramën politike të Shqipërisë është qëndrimi shumë pozitiv dhe gjithnjë balancues i politikës së jashtme të përqafuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), më së shumti një produkt i këshilltarëve të mirëzgjedhur të saj. Kjo gjë është vënë re sidomos në zbutjen dhe balancimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me fqinjët rajonalë, e cila së fundmi është në zhvillim.
Pikërisht për rolin dhe rëndësinë unike që kanë këshilltarët e politikës së jashtme në postet qeveritare, David A. Andelman, kryeredaktor dhe botues i një prej revistave më prestigjioze në Shtetet e Bashkuara, “World Policy Journal”, pranoi të ndajë mendimet e tij me “Gazeta Shqiptare”.
Sipas tij, në kohë zgjedhjesh, roli i këshilltarëve të politikës së jashtme “mund të jetë shpesh më së shumti transformues”. Ndërsa ngadalësimi i proceseve integruese e bëjnë z. Andelman të dyshojë. “Me të vërtetë shumë kanë filluar të pyesin veten nëse ka një axhendë tjetër të fshehur në Bruksel apo në Tiranë që po e ngadalëson procesin”, – përfundon ai.
Si e shikoni rolin dhe rëndësinë e këshilltarëve të politikës së jashtme në poste qeveritare në botën e sotme e cila është bërë vërtet sfiduese?
Këshilltarët e politikës së jashtme luajnë një rol unik dhe shpesh vendimtar në mjedisin e sotëm politik dhe diplomatik. Shpesh eksperienca e tyre shtrihet në një numër administratash presidenciale, kështu ata janë të aftë të sjellin një perspektivë unike te presidentët apo kryeministrat, të cilët kanë një eksperiencë më të kufizuar kur vjen puna te krizat. Shpesh janë këta këshilltarë që kanë një vizion të zhvilluar të cilin një udhëheqës vendi mund ta përqafojë dhe kështu mund të ndryshojë drejtimin e historisë së kombit të tij apo të saj – për mirë ose për më keq.
Sipas mendimit tuaj, si janë transformuar sfidat e këshilltarëve të politikës së jashtme?
Henry Kissinger ishte ndoshta këshilltari më i njohur dhe më transformues i politikës së jashtme. Ishte Kissinger dhe “weltanschauung” që vërtet transformuan botën. Duke punuar me Presidentin Richard M. Nixon, ishte Kissinger që ndihmoi në hapjen e Kinës ndaj Perëndimit dhe në mbushjen e boshllëkut gjigant që ishte hapur midis Lindjes dhe Perëndimit. Më vonë, Richard Pipes, profesor Harvardi, këshilltar i politikës së jashtme i Ronald Reagan, ndihmoi në dhënien fund të komunizmit në Bashkimin Sovjetik dhe në bllokun sovjetik. Së fundmi, megjithatë, këshilltarët e politikës së jashtme, kritikë prapa skenës, kanë marrë role më pak të dukshme dhe kjo ka kufizuar fuqinë e tyre por ndoshta jo ndikimin e tyre. Ata janë ende të vetmit që e zgjojnë Presidentin në mes të natës për ta informuar për një krizë; ata janë ata të cilët e informojnë Presidentin për çka ndodhi gjatë natës nëpër botë si dhe i thonë në fund të ditës se bota është, për momentin, në paqe dhe është e sigurt që ai të pushojë me familjen e tij.
Ndërsa Shqipëria po shkon drejt zgjedhjeve lokale këtë fundjavë, sa vendimtar është roli i këshilltarëve të politikës së jashtme në kohë zgjedhjesh? Si mundet ata ta marrin më mirë në duar situatën në raste të tilla?
Në kohë zgjedhjesh, roli i këshilltarëve të politikës së jashtme mund të jetë shpesh më së shumti transformues. Në rastin e një zyrtari, ai ose ajo mund të ndihmojë në dhënien formë të arritjeve të administratës dhe në nxjerrjen në pah të pikave kryesore që po çojnë përpara. Në të njëjtën mënyrë, për një kandidat, një këshilltar i politikës së jashtme mund t’u ofrojë votuesve një sens të mirë të prioriteteve të çdo administrate të re. Kështu, nëse shpesh zgjedhjet janë vendosur më tepër nga çështjet ekonomike të vendit – pra, taksat, inflacioni, papunësia, – këto ditë, përqasja ndaj krizave ndërkombëtare apo sfidave ekzistenciale ndaj vendit, apo angazhimi i forcave të armatosura ndaj konflikteve që mund të jenë larg vendit, mund të jenë vendimtare nga një votues i cili vendos cilin të zgjedhë kur ai ose ajo hedh votën.
Kush është trendi i këshilltarëve të politikës së jashtme në Amerikë sot për sot?
Çështjet me të cilat ballafaqohet Presidenti Obama dhe stafi i tij i sigurisë kombëtare nuk kanë një fund – që nga terrorizmi, te tregtia dhe ekonomia globale apo çështjet nukleare (sidomos në Iran dhe Lindjen e Mesme), apo rolin e kombeve të pabesueshme si Koreja apo Somalia. Problemi është se, pa një panoramë reale të botës, të parashtruar nga presidenti i tyre, këshilltarët duken se kalojnë nga një krizë në tjetrin pa arritur të kuptojnë si duhet fundin e procesit dhe trendin real, përtej përpjekjes për të siguruar trashëgiminë historike të Presidentit Obama.
A keni një perceptim për Shqipërinë? Në mos gaboj, e keni vizituar atë tri vite më parë.
Nga pikëpamja strategjike, Shqipëria është një komb vital, i ankoruar në rajonin Balltik dhe me një prezencë të rëndësishme detare në Mesdheun lindor. Dëshpërimisht, pak duket se ka ndryshuar në këto tri vitet e kaluara sa u takon disa prej prioriteteve kryesore të vendit. Duket se pak i është afruar Bashkimit Europian ose, akoma në mënyrë më kritike, Eurozonës, por ende duhet të konsiderohet një vend tjetër i rëndësishëm për t’iu bashkuar secilit prej këtyre grupeve (BE dhe Eurozonë.) Në zgjedhjet e fundit, si kryeministri (në kërkim të mandatit të dytë), edhe sfiduesi (në fund të fundit fitues), më thanë se prioriteti i tyre kryesor do të ishte integrimi i Shqipërisë në Europë. Fatkeqësisht, kjo nuk ka ndodhur dhe me të vërtetë shumë kanë filluar të pyesin veten nëse ka një axhendë tjetër të fshehur në Bruksel apo në Tiranë që po e ngadalëson procesin.

Veliaj: ndryshime radikale në Tiranë

 

Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, flet në një intervistë për Zërin e Amerikës për planet e tij për kryeqytetin, ndërhyrjet emergjente dhe projektet e mëdha, për akuzat e opozitës ndaj tij dhe familjes së tij

Në Shqipëri, kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj thotë se oferta e tij parashikon një ndryshim radikal të mënyrës se si funksionon sot kryeqyteti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Veliaj flet për ndërhyrjet emergjente dhe projektet madhore për Tiranën e re e cila me ndarjen e re administrative shumëfishon kufijtë e saj duke u shtrirë dhe në një numër të konsiderueshëm fshatrash

Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, Bashkia e re Tiranës zgjeron ndjeshëm shtrirjen e saj. Por si do të organizohet, si do të strukturohet në mënyrë që shërbimet të shkojnë dhe në skajet më të largëta të saj. Janë disa komuna për shembull që shtohen, që kanë patur si pikë reference një kryetar komune. Tani ata do të duhet të trokasin ne derën tuaj për të zgjidhur cdo lloj problem që mund të kenë?

Z. Erion Veliaj: Në fakt ndarja e re administrative nuk është një proces centralizimi por një process decentralizimi. Kjo do të thotë që do të vazhdojnë të ofrohen shërbimet, aty ku janë ofruar në komuna apo njësi vendore. Madje këto shërbime do të shtohen. E vetmja gjë që ndryshon është se nuk do të kemi 400 palë zgjedhje për 400 palë njësi vendore. Kemi 61 zgjedhje. Bashkia e Tiranës është bashkia më e madhe, ku 24 njësitë vendore do të kenë një administrator të emëruar nga kryetari i bashkisë, fill pas përfundimit të zgjedhjeve. Kjo do të thotë që të gjitha nevojat bazike dhe të gjitha shërbimet kryesore në nivelin e lagjes, komunës apo fshatit do të vazhdojnë  të ofrohen nga njësitë administrative në këto zona.

Zëri i Amerikës:Me daljen e Tiranës jashtë kufijve të saj tradicional, a ndryshojnë përparësitë në menaxhimin e saj. Ndoshta e kam gabim, por duket sikur më shumë vëmendje i është kushtuar, problemeve që lidhen me qendrën e qytetit, apo  me kryeqytetin ekzistues, si cështja e ndërtimeve, trafiku, ndotja…

Z. Erion Veliaj: Në fakt secili dëgjon atë që i vret veshi më shumë e që ka të bëjë me vendin ku banon vetë. Sepse ata që janë në fshat kanë dëgjuar shumë se si shumë prej kompetencave që sot janë të ministrisë së Bujqësisë, apo të qeverisë qëndrore, do të delegohen në qeverinë vendore, sic janë proceset e vaditjes e kullimit, bordet që merren me bujqësinë, do të kemi një qendër që do të merret me agronominë dhe veterinarinë. Pra shumë nga kompetencat e qeverisë qëndrore që kanë të bëjnë me zonat rurale do ti kalojnë bashkisë. Kjo për një arsye shumë të thejshtë. Territori i ri i Bashkisë së TIranës, më datën 22 qershor pas zgjedhjeve do të jetë 25 herë më i madh se sa territory i 11 minibashkive. Kjo do të thotë, që ne sot jetojmë në Tiranën që përbën vetëm 4 përqind të bashkisë së pas një jave. Në këtë sens edhe viti i pare, do të jetë një vit kryesisht i zënë me transformimin e këtyre kompetentencave, me unifikimin e buxheteve dhe të administratës, por gjithsesi me ofrimin e shërbimeve në nivel vendor. Ne na duket e paarsyeshme se si qeveria në nivel qendror, duhet të merret me kanalet vaditëse edhe në Xarë dhe në Malësi të madhe. Prandaj ky proces i delegimit të kompetencave, gjatë vitit të parë do të jetë kyc në suksesin e të gjithë reformës territoriale.

Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, cilat mund të identifikoni si dy apo tre përparësitë me të cilat ju do të merreni menjëherë sapo të hyni në zyrën e kryetarit të Bashkisë në rast fitoreje?

Z. Erion Veliaj: Së pari do të duhet që të zgjidhim një situatë emergjente të shërbimeve pubike që ofrohen në të gjithë territorin e Tiranës. Në kemi nëj qytet ku nuk mblidhen rregullisht mbeturinat, I cili nuk ndricohet, një qtet ku kemi mbi 800 rrugë të amortizuara, ku nuk kemi ngrohje në shumicën e shkollave, kopshteve dhe cerdheve. Ndaj besoj se faza e parë do të jetë një fazë emergjence për të rikuperuar këto shërbime dhe për të siguruar që qytetit t’i ofrohen këto shërbime. Qyteti mban mend ditë të mira, ku shërbimet bazike funksiononin. Eshte fatkeqësi që në kohë zgjedhjesh vendosen provizorisht vijat e bardha, apo një kozmetikë totalisht e paqëndrueshme. Do të thotë se kur bashkia do, ajo mund ti ofrojë këto shërbime. Besoj se kur njerëzit të kthehen nga pushimet në fund të kësaj vere, do të gjejnë një qytet shumë më të jetueshme se ai që lanë në fund të kësaj fushate.

Ne e kemi kritikuar shpesh. Në rastin më të mire, ne gjykojmë se Bashkia ka fjetur gjumë, në rastin më të keq është neglizhuar totalisht, me një vëmendje të theksuar te partia politike e kryetarit të bashkisë, ndërkohë që qyteti ka nevojë  për punë 24 orë 7 ditë të javës. Eshtë një qytet që jeton 24 orë dhe ka nevojë për shërbime 24 orë. Kjo është një pjesë e emergjencës. Pjesa tjetër do të jetë ajo e integrimit me zonat rurale. Sot që të marrësh një autobus nga Baldushku në Vaqarr apo nga Baldushku në Kashar, apo nga Dajti në Ndroq, duhet të ndërrosh katër linja të ndryshme, duhet të paguash katër tarifa të ndryshme, dhe të marrësh katër standarte të ndryshme të shërbimit.

Nuk mund të funksionojë më kështu. Në një qytet të integruar, bileta duhet të vlejë, të ketë të njejtin shërbim dhe të njejtin standart nga periferia në qendër. Ky ishte vetëm një shembull. E njejta vlen për cilësinë e shkollave, kopshteve dhe cerdheve. E njejta gjë vlen për reformën që duhet të bëjmë në bujqësi. Ka shumë qytetarë që jetojnë në zonat rurale që kanë nevojë për tregje, që kanë nevojë për akses të fuqia blerëse që ka sot Tirana. Dhe negocimi i këtyre interesave qytetare besoj se janë një sfidë e dytë, pra zona rurale të integrohet me zonën urbane në ofrimin e shërbimeve.

E treta, janë disa plane afatgjatë për Tiranën. Ne kemi marrë disa vendime që do të respektojmë moratoriumin e qeverisë për ndërtimet, sepse na duket një moratorium i arsyeshëm që bashkia e Tiranës duhet të ishte me shumë bashkëpunuese.  Njerëzit kërkojnë më shumë parqe, më shumë lulishte, më pak beton. Kjo do të thotë se ne nuk mund të vazhdojmë më, duke dhënë leje ndërtimi dhe duke patur sinonim të kryetarit të bashkisë, njeriun që jep leje ndërtimi. Kjo vlen kryesisht për zonën e TIranës, të 11 minibashkive, që tani është e mbindërtuar dhe ka një dendësi të jashtëzakonshme ndërtimesh. Kështu që do e respektojmë këtë moratorium. Dhe investimet tona në projektet e mëdha të mandatit të pare, do të jenë kryesisht me vepra infrastrukturore që kanë të bëjnë me clirimin e trafikut, sic janë unaza e re, ajo e vogël dhe ajo e ndërmjetme, dhe me më shumë hapësira të gjelbërta sic është “Parku T” i Tiranës që vazhdon me bulevardin e ri të Tiranës, që vazhdon me një simetri gjelbërimi dhe jo me një simetri betoni,  “Parku i Vaqarrit”, “Parku i liqenit të ri të Kasharit”, “Tirana e 100 liqeneve” ku do të inkurajojmë më shumë një jetesë të shëndetshme të atyre që duan të merren me sport dhe me aktivitete në natyrë, dhe sigurisht të ndryshojmë dhe transformojmë mënyrën e të jetuarit dhe këtu në Tranë urbane. Duam të shtojmë linjën e dedikuar të autobusëve dhe bicikletave. Jemi një qytet që jeton në mënyrë të pashëndetshme, udhëton në mënyrë të pashëndetshme, thith ajër të pashëndetshëm. Pra këto janë ato gjërat e vogla për të cilat ne akuzohemi se po merremi, por që në total krijojnë dhimbjet e mëdha të kokës për cdo njeri që jeton në Tiranë.

Zëri i Amerikës: Zoti Veliaj, për realizimin e disa projekteve, ju keni përmendur dhe bashkëpunimin me qeverinë. Po a është normale që të premtosh dicka që do ta realizosh me qeverinë, sepse mund të ndodhë që pas dy vjetësh qeveria të ndryshojë dhe të jemi në situatën si sot, ku kryetari aktual i Bashkisë thotë se projektet e mëdha janë bllokuar nga qeveria…

Z. Erion Veliaj: Ky është një mit urban. Momentalisht ne kemi një fond të zhvillimit të rajoneve, që është rreth 120 milion dollarë, ku shumë Bashki, ju kutoj Bashkinë e Krujës, që është një bashki e djathtë, rinovoi pazarin e Krujës. Ka shumë Bashki të tjera, Bashkia e Shkodrës, ka patur mundësi të përfitojë nga këto fonde, dhe sigurisht dhe pjesa tjetër e Bashkive që kryesisht janë bashki të majta. Pra ajo që dua të them është që nuk ka patur një postobllok, por ka patur një ftesë kostante të qeverisë, që të përdoret Fondi i Zhvillimit të rajoneve dhe për Tiranën. Nëse Tirana kontribuon në taksimin e përgjithshëm me një të tretën e fondeve, duhet të aksesojë minimalisht një të tretën e tyre. Fakti që Bashkia e Tiranës as nuk denjon as të aplikojë, por preferon politikën e viktimizimit si një mjet politik për të hedhur fajin te tjetri, për të justifikuar paaftësinë tëndë, kjo na duket e parsyeshme. Dhe ky është metaliteti që duhet të ndryshojë. Nuk është rreshtimi i të njejtës parti në Bashki dhe ne qeveri, që bën diferencën por ndryshimi i mentalitetit që qeveria është aty të asistojë dhe të ndihmojë. Edhe në Shtete e Bashkuara të Amerikës investime të mëdha nuk kryhen dot vetëm nga Bashkia. Sigurisht që qeveria federale ndihmon për gjithë sistemin e autostradave rreth e përqark Uashingtonin. Kështu që në këtë sens duhet të jemi reliast që për disa projekte të mëdha, një e treta e popullsisë që jeton në TIranë duhet të ketë të paktën një të tretën e investimeve që vijnë nga qeveria qëndrore, si mbledhësja kryesore e këtyre të ardhurave, por të përkthyera në projekte për Tiranë.

Pra unë besoj se nuk është një dobësi, por është një asset, fakti që qeveria ka një vëmendje ndaj qyteteve, ndaj asaj që quhet projekti i Rilindjes urbane, dhe besoj që Tirana meriton të ketë pjesën e vet të këtyre projekteve duke nisur nga një bashki që ka një ambicje më të lartë për veten e vet. Aktualisht kemi një Bashki që mbledh vetëm 30 përqind të të ardhurave që planifikon po vet, pra që realizon vetëm një të tretën e ambicjes që ka për qytetin. Ndërkohë kemi një bashki që nuk realizon as 50 përqind të investimeve. Pra mbledh një të tretën dhe nuk shpenzon as gjysmën e këtyre që mbledh. Unë mendoj se ky qytet ka nevojë të ketë më shumë ambicje për veten dhe për  cfarë mund të arrijë Bashkia. Në momentin që mbledh 100 për qind të ardhurat dhe realizon 100 përqind investimet, do të thotë që ka ezauruar ambicjen e vet dhe mund të ankohet që qeveria bllokon. Kur është një e treta e të ardhurave dhe gjysma e investimeve, ku është bllokimi i qeverisë? Prandaj mendoj se qytetarët kanë nevojë për më pak justifikime dhe për më shumë arsye se përse do të bëhen ca punë. Njerëzit merren me politikë jo të shpjegojnë pse gjerat nuk bëhen, por të gjejnë arsyet pse gjërat bëhen.

Zëri i Amerikës: Megjithatë përse u desh që kryeministri Rama të shfaqej në spotin tuaj elektoral. Kanë qenë jo të paktë ata që e kanë parë këtë si një shenjë dobësie…

Z. Erion Veliaj: S’është aspak një shenjë dobësie. Ne jemi jo vetëm të pakompleksuar, por ne e quajmë asset që kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare. Unë e kuptoj që në një vend ku kultivohet në mënyrë konstante kultura e sherrit, e pabesisë dhe konfliktit politik, ne kemi zgjedhur të mos abonohemi në këtë lloj kulture, kemi zgjedhur të abonohemi në një kulturë tjetër, te njerëzit që i bëjnë gjërat në ekip dhe që te bashkëpunimi gjejnë arsyet për të investuar në qytet dhe për të ndihmuar qytetet tona. Dhe ky është mesazhi që ne duam të japim, që ne jemi njerëz bashkëpunuesë dhe që ashtu sic realizuam shumë reforma të rëndësishme, patjetër me mbështetjen e qeverisë dhe kryeministrit, në ministrinë e Mirëqënies sociale, sic ishte reforma historike e pensioneve, sic ishte reforma e tregut të punës me zyrat e punës, sic ishte një kthesë e jashtëzakonshme që bëmë drejt arsimit profesional, besoj që do të reflektojë të njejtën frymë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare sic funksionuam në ekip në qeveri, ashtu dhe në Bashkinë e TIranës. Dhe përjashto cinikët dhe kritikët, shumica e qytetarëve e mirëpret një bashkëpunim me qeverinë, dhe jo një bashki që nxjerr justifikime pse bashkëpunimi është i pamundur.

Zëri i Amerikës: Ju flisni për projekte të mëdha, ndërtim të kopshteve, shkollave, ndërhyrje praktikisht në të gjithë sektorët, por a kemi sot një shifër të kostove dhe investimeve që ju parashikoni të realizoni?

Z. Erion Veliaj: Kemi sot një faturë financiare, vjetore, rreth 60 milion euro në vit. Ambicja ime është të shkojmë përtej saj. Në  Ministrinë e Mirëqënies sociale, kishim fond vetëm për një zyrë punë. Brenda një viti bëmë 13. Unë besoj shumë te Partneriteti Publik-Privat. Mendoj se Bashkia nuk mund të ketë monopolin e investimeve, pra duhen ftuar komponentë nga sektori privat që të jenë pjesë e këtyre investimeve. Sigurisht bazuar në një plan dhe bazuar në një lloj rentabiliteti. Prandaj gjykoj se ky është një opsion i dytë për të shtuar investimet. Një opsion i tretë janë  investimet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Një opsion i katër janë investimet e huaja. Këtu parashikoj grante që vijnë nga Bashkimi europian, sidomos për cështjet e bujqësisë. Kemi nisur të kontaktojmë me Bankat e zhvillimit, sic është BERZH-i dhe banka të tjera që kanë shumë projekte për urbanizimin dhe zhvillimin e qyteteve. Besoj që e kemi demonstruar dhe në ministrinë e Mirëqënies sociale që i kemi tejkaluar dhe premtimet e parashikimet tona, sepse nuk na mungon kreativiteti që në këtë frymë bashkëpunimi të gjejmë e të ftojmë burime nga hapësirat jo tradicionale. Hapësirat tradicionale konsideroj vetëm mblidh taksa dhe shpenzo para, hapësirat jo tradicionale konsideroj Partneritetin Publik-Privat, investimet e huaja, akses në fondet e Bashkimit europian dhe Bankat e zhvillimit.

Zëri i Amerikës: Po ndalem në një cështje konkrete. Cfarë do të ndodhë me qendrën e Tiranës. Një projekt i mëparshëm u ndërpre nga kryetari aktual, dhe tani qendra është me një zgjidhje provizore…

Z. Erion Veliaj: Të gjithë besoj biem dakort për dicka, që simboli i qendrës së kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve, nuk mund të jetë një govatë me bar, një kartodrom për t’u rrotulluar makinat. Për këtë besoj të gjithë biem dakort. Se si do të procedojmë me qendrën, besoj se është më e arsyeshme të ruajmë një rend gjërash. Dhe rendi që ne propozojmë, është që fillimisht të zgjidhim unazën e vogël, pra të zgjidhim fillimisht trafikun dhe vetëm pasi qyteti të jetë bindur se kemi bërë një propozim që nuk shkakton pengesa në trafik dhe bllokime në qendër, vetëm atëherë do të kemi një konkurs për të rikonceptuar qendrën e Tiranës.

Besoj se qyteti, kryeqytet sot i të gjithë shqiptarëve, meriton të ketë një qendër që të jetë realisht burim krenarie dhe jo një kartolinë bezdie. Sot ajo që kemi si zgjidhje provizore nuk është se na bën shumë krenar. As një situatë ku ti shikon bashkëqytetarët e tu që shqyhen për të kaluar gardhin, për t’ju afruar Skënderbeut, as një govatë me bar që s’ka lidhje fare me simbolet tona kombëtare. Prandaj në këtë sens do të zgjidhim fillimisht cështjen e trafikut me unazën e vogël, dhe vetëm pasi të jetë zgjidhur ajo do të rikonceptojmë sheshin e ri të Tiranës, që të jetë një shesh permanent, e të jetë këtu për vite me radhë e të mos shkojmë më në historinë që dikush ja bllokon dikujt tjetër për t’ja pamundësuar një projekt serioz në qendër të Tiranës.

Zëri i Amerikës: Jemi në vitin 2015, Tirana, kryeqytet i vendit, ende nuk ka furnizim me 24 orë ujë. Eshtë një cështje për të cilën është folur shumë, me vite të tëra nga kryebashkiakët e radhës apo kryeministrat, megjithatë ende nuk ka një zgjidhje. Ju a keni një plan, a ka një kosto dhe brenda së cilës periudhë mund të zgjidhet?

Z. Erion Veliaj: Ne kemi një plan, Momentalisht sapo kemi konkluduar bisedimet në nivel qeverish, qeveria shqiptare me atë japoneze. Kemi një shumë të konsiderueshme parashë për ti investuar në cështjet e ujësjellës-kanalizimeve. E kam thënë gjatë gjithë fushatës. Më duket e paarsyeshme se si ujësjellës-kanalizmet e TIranës kanë më shumë veta staf se cdo ndërmarrje tjetër në Shqipëri rreth 1800 vetë, ndërkohë që policia e qarkut të Tiranës ka më pak policë, ushtria për qarkun e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit ka më pak ushtarë, më duket e paarsyeshme se si të gjithë ministritë bashkë në nivel qendror kanë më pak staf se sa ujësjellës-kanalizimet e Tiranës.  Pra këtu kemi të bëjmë dhe me një mungesë totale eficence dhe përdorimin e Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës si një hapësirë për të parkuar militantët sa kohë ke probleme me punësimin e tyre dhe të duhen për mitingje. Ky është një non sens, trajtimi i ndërmarrjeve në këtë farë feje.

Gjëja që duhet të ndodhë është që duhet të integrojmë ujësjellës-kanalizimet e Tiranës me ujësjellësat e shumë komunave që na janë bashkuar, dhe për t’u siguruar që aty ku kemi mundësi, që komunat që i kanë vetë rezervuarët i kanë vetë liqenet, të kenë mundësi të bëjnë furnizimin dhe të një pjesë të lagjeve të Tiranës që kufizohen me to.

Me investimin japonez duam që të bëjmë një pjesë të rikonstruksionit të rrjetit ekzistues, i cili në pjesën më të madhe është i amortizuar. Kemi planifikuar të kemi një impiant të trajtimit të ujërave të zeza. Eshtë një non sens që lumi i Tiranës, i cili në fakt nuk është lumë, por një kanal i ujërave të zeza ku i gjithë qyteti shkarkon galixhantin e vet në mes të Tiranës. Nuk mund të vazhdojë të jetë i tillë.

Do të ketë një impiant që duhet të pastrojë Lanën dhe gjithë mënyrën se si funksionon ujësjellës-kanalizimet e Tiranës. Por ky, është një projekt afatgjatë dhe besoj që brenda mandatit të pare, do të kemi mundësinë të shohim pjesën më të madhe të fryteve të këtij investimi.

Zëri i Amerikës: Edhe më parë por kryesisht tani, gjatë fushatës janë intensifikuar sulmet ndaj jush. Ju akuzoheni për cështjen e dasmës tuaj, për fondet që vëllai juaj ka përfituar nga financimet publike, së fundmi dhe bashkëshortja juaj për shkak të lidhjeve të dy personave të dyshimtë me studion ligjore ku ajo punon. Përmenden gjithashtu fondet e fushatës. Opozita ju akuzon se nuk keni bërë transparencë për këto cështje…

Z. Erion Veliaj: Le t’ marrim gjërat me radhë. Opozita nuk më akuzon për asgjë që ka lidhje me punën, dhe ky besoj se është një lajm i mirë. Pra s’kanë një vërejtje për programin tim, për reformën në pensione, për mënyrën se si menaxhuam zyrat e punës, s’kanë vërejtje për shkollat profesionale. Unë jam në detyrë publike për të  bërë këto punë, dhe për sa kohë ata nuk kanë asnjë vërejtje për këto punë do të thotë se unë po e bëj punën mirë. Nëse e e vetmja vërejtje e tyre janë njerëzit e familjes sime, që nuk merren fare me politike dhe as që e asistojnë politikën për të mbaruar punët e tyre, unë besoj se kanë zgjedhur një strategji të gabuar. Ne shqiptarët  nuk e kemi zakon, dhe nuk më keni parë asnjëherë të merrem më gruan e Lulzim Bashës, me gruan e Halim Kosovës. Besoj se unë kam dalë në këtë shesh të garës, po i sfidoj për debat. Nuk vijnë në debat po merren me nënën time, me gruan time. Kjo më duket e pandershme, jo shqiptare dhe më duket një mënyrë për të shmangur atë që ka interes publik dhe për t’u marrë me gjëra që janë komplet të një interesi privat.

Po i marr gjërat me radhë. Unë kam qenë deputet i Gjirokastrës dhe kam kërkuar gjithmonë, me cfarëdo mënyre që t’i inkurajoj njerëzit që të vijnë në GJirokastër. Madje dhe dasmën time e kam konsideruar natyrisht si një gëzim patjetër për miqtë dhe familjen, por dhe si një mënyrë për t’i tërhequr këta miq që të vijnë në Gjirokastër, njerëz që kurrë më përpara nuk kishin patur arsye që të shkonin në Gjirokastër. Ka qenë një mënyrë se si kam dashur të promovoj qytetin, dhe do të vazhdoj ta bëj këtë dhjetëfish dhe me Tiranën, ndoshta dhjetëfish më shumë, sepse Tirana është dhe qyteti im, nëse Gjirokastra ishte qyteti ku isha vetëm deputet.

Për punë ku bashkëshortja ime ishte e punësuar, përpara se unë të isha ministër e deputet, kur Sali Berisha ka qenë në Qeveri dhe kur këta njerëz, qoftë Dzanashvili e qoftë Becchetti, kanë dëshmuar që me Berishën i kanë mbaruar ato punë. Dhe fakti se ime shoqe punonte asistente e një zyre juridike ku nuk i  ka patur fare klientë të saj, po ku ka qenë asistente e një zyre, ku për hir të kompanisë është cuar një email për të kërkuar përkthime italisht shqip, më duket një komardare e pashpresë për të shpëtuar një fushatë që s’ka alternativë, që s’ka asnjë vision, që nuk ka asnjë vërejtje për punën time, por të gjitha vërejtjet i ka për gjërat e mia personale që kanë ndodhur përpara se unë të kisha një angazhim publik, përpara se të isha deputet, përpara se të isha ministër.

U akuzova pa fund për një shtëpi që nuk ekzistonte dhe që u provua se nuk ekzistonte. Jam akuzuar gjatë gjithë jetës dhe jam goditur me baltë në mënyrë të pamëshirshme. Unë e pranoj që ky është një cmim që duhet ta paguaj për angazhimin tim në politikë, ndaj dhe nuk habitem që as edhe kjo fushatë nuk pati përjashtim nga ky rregull. Por edhe këtë javë që ka mbetur, unë do refuzoj të bie në këtë batak, dhe do refuzoj që të merrem me gratë e Halimit dhe të Lulzimit, sepse unë besoj se këtu jam në një fushatë ku kam idetë e mija dhe projektin tim. Në mungesë të këtyre ideve më duket e pandershme dhe aspak shqiptare dhe aspak fisnike që merren me familjen time ndërkohë që unë u kam dal në shesh dhe po i ftoj përditë për debat.

Zëri i Amerikës: Dhe një pyetje të fundit. Përse një qytetar i Tiranës duhet t’ju votojë juve për kryebashkiakun e ardhshëm?

Z. Erion Veliaj: Ne kemi dy oferta shumë të ndryshme në këtë fushatë. Kemi një ofertë që të vazhdojmë me Tiranën ashtu sic jemi dhe kemi një ofertë tjetër që të ndryshojmë radikalisht mënyrën se si funksionon Tirana. Oferta jonë është një ofertë që e zgjon Tiranën nga gjumi, që nuk ofron një kryetar bashkie që gërhet, por që i rri punës te koka. Oferta jonë ofron bashkëpunim me qeverinë qëndrore, është konkrete, është një kostum i qepur për cdo lagje. Ne dimë ekzaktësisht sot ku janë ndërhyrjet në rrugë, në kanalizime, në puseta, në mbledhje mbeturinash, në ndricim të munguar, në shkolla që nuk kanë ngrohje, në cerdhe ku është katërfishi i fëmijeve që duhet të jenë. Kjo është oferta jonë konkrete. Oferta tjetër që ne të vazhdojmë sic jemi, më rezulton një ofertë që i ngjan asaj shprehjes “ishim mirë kur ishim keq”. Nuk mund të themi që sot Tirana është mirë, dhe nuk mund të propozojmë vazhdim të kësaj Tirane të përgjumur, dhe kësaj Bashkie që është orientuar totalisht në funksion të SHQUP-it dhe partisë në opozitë, si një mënyrë për të mbajtur peng qytetin. Mes një qyteti të mbajtur peng dhe të trajtuar si plackë, dhe një qyteti që meriton të zgjohet dhe të kthehet në punë, mendoj se oferta jonë e zgjimit dhe e kthimit në punë të qytetit është oferta që bën sens për të gjithë qytetarët e Tiranës.

SITUATA NË SHQIPËRI NË PRAG TË ZGJEDHJEVE VENDORE

VOAL – TIRANË – Të dielën më 21 qershor, në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet vendore. Për herë të parë gjatë 24 viteve pluralizëm, në këto zgjedhje do të zbatohet reforma e re territoriale që ndan 12 qarqet e vendit në 61 njësi vendore ose bashki.

Dekriminalizimi

Ndërkombëtarët kanë theksuar që në nisje të fushatës, çështjen e dekriminalizmit.

Faktori ndërkombëtar, u ka bërë thirrje forcave politike, kryesisht partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe asaj Demokrate, që të spastrojnë listat nga emra, mbi të cilët rëndojnë dyshime për rekorde kriminale.

Ndonëse si ambasadori amerikan Donald Lu, ashtu edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin, e kanë bërë të qartë pozicionin e tyre, forcat politike kanë deklaruar se kandidatët e tyre janë të pastër.

Burime mediatike bëjnë me dije se një listë me emrat e kandidatëve të inkriminuar është shpërndarë nga ambasadat e huaja për partitë politike, por këto të fundit, nuk kanë reaguar.

Mëgjithatë, akuzat e ndërsjellta mes forcave politike janë të ashpra e direkte për emra kandidatësh të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Vetëm Partia Demokratike, ka reaguar në një rast, duke tërhequr kandidatin e saj nga gara për bashkinë e Këlcyrës.

Koalicionet në garë

Në këto zgjedhje përballen koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, dhe koalicioni i djathtë Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Në koalicionin e majtë, 15 kandidatë për 61 bashkitë, janë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati kryesor i Partisë Socialsite në pushtet.

Ndër bashkitë kryesore ku gara pritet të jetë e ashpër, janë Tirana, ku kandidojnë Erjon Veliaj nga Partia Socialiste, Halim Kosova nga Partia Demokratike, si dhe kandidatët e pavarur Gjergji Bojaxhi, Sazan Guri dhe Arben Tafaj.

Në Durrës përballë kandidatit të PS-së Vangjush Dako që kërkon mandatin e tretë, kandidon Grida Duma nga PD. Në Shkodër përballen dy zonja, Voltana Ademi për Partinë Demokratike dhe Keti Bazhdari për Partinë Socialiste. Në Elbasan, përballë Qazim Sejdinit të PS-së që kërkon mandatin e tretë, është Ardian Turku i PD-së.

Problematika e fushatës

Fushata për zgjedhjet e 21 qershorit, ka ngritur problemin e financimit dhe fondeve të partive. Sipas përllogaritjeve, mënyra e organizimit të fushatës, reklamat televizive, infrastruktura e fushatës, takimet elektorale dhe transmetimet televizive, janë financime që nuk justifikohen dot me shifrat që publikohen në KQZ dhe që jepen për mediet.

Por asnjëra nga forcat politike nuk i bën transparente të ardhurat shtesë për fushatë.

Parregullësitë e para të denoncuara deri tani, janë pretendimet për regjistrimin e zgjedhësve të importuar në zona të ndryshme.

Partia Demokratike pretendon se Partia Socialsite po regjistron punonjës të administratës nën presion, për të shtuar votat në Durrës, ndërsa socialistët akuzojnë demokratët se po regjistrojnë në mënyrë fiktive zgjedhës në Bashkinë e Vlorës.

Gjithashtu, shit-blerja e votës mbetet një problem, për të cilin si ambasadori amerikan ashtu dhe ambasadorja e BE-së u kanë bërë thirrje publike shqiptarëve që të mos shesin votën e tyre.

Sondazhet

Sondazhet kanë nisur, dhe deri më tani është kompania italiane IPR Marketing që ka publikuar sondazhet e para. Sipas saj, Partia Socialiste udhëheq ndjeshëm ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatëve të saj.

Monitorimi i zgjedhjeve

Zgjedhjet e 21 qershorit do të monitorohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE-së dhe ODHIR-it.

Misioni drejtohet nga zonja Audrey Glover. 20 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër po ndjekin ecurinë e fushatës dhe do të vëzhgojnë procesin e zgjedhjeve më datën 21 qershor. rel

Kosova, Shqipëria mes vendeve më të varura nga paratë e emigracionit

VOAL – ROMË – Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Buqësisë, një agjenci e OKB-së me qendër në Romë thotë se vitin e kaluar emigrantët që jetojnë në vende evropiane dërguan në vendet e lindjes një shumë prej 109.4 miliardë dollarësh që kontribuan për të siguruar jetesën e 150 milionë vetëve në gjithë botën.

Një nga përfumdimet kryesore të raportit të këtij viti është se përfitimet për familjet mund të ishin shumë më të larta nëse ato do të kishin qasje në tregje më konkurruese për transferimin e parave dhe shërbime financiare për t’i ndihmuar që të kursejnë dhe investojnë fondet e tyre.

Burimi kryesor nga vijnë këto fonde është Evropa Perëndimore dhe Federata Ruse. Gjashtë vendet me shifrat më të larta të dërgesave janë Federata Ruse me 20.6 miliardë dollarë, Britania e Madhe me 17.1 miliardë, Gjermania me 14 miliardë dollarë, Franca me 10. 5 miliardë, Italia me 10.4  miliardë dhe Spanja me 9.6 miliardë. Të marra së bashku këto vende kanë siguruar 75 për qind të prurjeve nga Evropa.

Megjithatë, paratë që dolën nga këto vende nuk përbënin një rrjedhje të konsiderueshme fondesh nga këto vende. Sipas raportit ato përbënin vetëm 0.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

Rreth një e treta ose 36.5 miliardë dollarë nga paratë e emigrantëve nga vendet evropiane shkuan në 19 vende të Balltikut dhe Evropës Lindore, përfshirë në 10 vende të Bashkimit Evropian. Ndërsa pjesa tjetër, rreth 72.9 miliardë dollarë përfunduan në vende në zhvillim jashtë Evropës.

Nga 19 vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve në Evropë, raporti arrin në përfundimin se nëntë vende ekonomitë e të cilave mbështeten tek bujqësia, ishin të varura më shumë nga prurja nga vendet evropiane, përfshirë 22 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Moldavi dhe 17 për qind në Kosovë.

Në një kohë kur një numër i pashembullt refugjatësh po shkon në Evropë, për t’i shpëtuar konflikteve, në raport thuhet se Evropa ishte burim  fondesh nga emigrantët edhe për në shtete të brishta, përfshirë Irakun, Malin, Somalinë, Sudanin, Sirinë dhe Jemenin dhe se mund të bëhet më shumë për të shtuar ndikimin e prurjeve nga emigrantët për të ndihmuar në stabilizimin dhe rindërtimin e vendeve.

Për të llogaritur me saktësi ndikimin e këtyre parave dhe për të shmangur qarkullimin e parave nga vende me të ardhura të larta në vende të tjera me të ardhura të larta, ku vendet që kanë një prodhim të brendshëm bruto mbi 20 mijë dollarë në vit për frymë konsiderohen dërguese dhe ato që kanë nën 20 mijë, vende marrëse, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova. Ato janë pjesë e nëntë vendeve evropiane që nuk janë në BE ku futen gjithsej 16 miliardë dollarë nga emigrantët çdo vit.

Një nga problemet e identifikuara në raport, mospërfshirja në sistemin financiar, mbështetet tek të dhënat nga Shqipëria, Kosova dhe Moldavia. Sipas këtyre të dhënave qasja në shërbimet financiare nuk përkthehet gjithmonë në përfshirje në sistem,  nëse nuk ka shërbime për nevojat e atyre që përfitojnë nga këto para, institucione të besueshme dhe përdorim të tyre të informuar përmes programeve për edukim financiar.

Nga vendet ku shkojnë paratë e emigrantëve, një e treta e tyre janë në Evropë të barazvlefshme me 36.5 miliardë dollarë. Ato thithin pjesën më të madhe, 79 për qind.  Nga këto, pjesa më e madhe janë në pjesën jugore dhe lindore. Nëntë vendet jo të BE-së në Evropë, marrin 16 miliardë dollarë nga Evropa, ose 81 për qind të të gjithë parave të emigrantëve.

Kosova dhe Shqipëria janë dy nga tre vendet ku mbi 90 për qind e fondeve nga emigrantët vijnë nga vende evropiane. Në Kosovë shifra është 1 milion e 226 mijë, 95 për qind, ndërsa për Shqipërinë 1 milionë e 118 mijë, 91 për qind.

Me më pak se 10 për qind të popullsisë evropiane, Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Serbia dhe Ukraina thithin pothuajse gjysmën, 44 për qind të të gjitha prurjeve evropiane.

Me përjashtim të Ukrainës këto vende kanë një histori emigracioni që filloi në vitet 1990 si pjesë e tranzicioneve politike.  za

Një mrekulli e re e së Lumes Nënë Terezë mund ta çojë drejt shenjtërimit të shpejtë

VOAL –

Shërimi i pashpjegueshëm nga shkenca i një braziliani nga tumori malinj në tru, mund ta çojë të Lumen Nënën tonë Terezë drejt shenjtërimit. Ndoshta edhe shpejt. Gjatë Jubileut të Mëshirës. Lajmin, marrë prej gazetës italiane “La Stampa” e gjejmë në faqen e internetit “Vatican insider”.

“Në Santos, shteti i San Paolos, shpjegohet, vijon procesi dioqezan mbi mrekullinë e re të supozuar. Kongregata e Selisë së Shenjtë për Çështjet e Shenjtorëve po mbledh provat e nevojshme dhe relacionet mjekësore, që dëshmojnë për zhdukjen e menjëhershme e shkencërisht të pashpjegueshme të kancerit, që tashmë kishte pushtuar pothuajse gjithë trurin e të sëmurit”, që i lutej së lumes shqiptare Nënë Terezë të ndërmjetësonte për hirin e shëndetit, pranë Hyjit.

Kujtojmë se kanë kaluar 12 vjet nga lumturimi i “apostulles të të varfëve”, kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan nga Gjon Pali II. Procesi kanonik kishtar që pati sjell deri në njohjen e virtyteve heroike dhe të mrekullisë së parë i nevojshëm për t’u shpall e Lume, qe hapur më pak se dy vjet pas vdekjes pikërisht në saje të përhapjes së famës së shenjtërisë që gëzonte Ganxhe Bojaxhiu që kur ishte gjallë.

Nënë Tereza, përveç veprës madhore, na ka lënë edhe një testament të një feje të patundur në Hyjin, të një shprese të pamposhtur dhe të dashurie bamirës të jashtëzakonshme./RV

15-06-2015 19-42-12

ÇUDI, SHQIPTARËT PRAPË BRAKTISIN ‘PARAJSËN E PREMTUAR’ DHE SHKOJNË TË ‘VUAJNË’ NË GJERMANI – Nga ditari i gazetarit AGRON BALA

Po shtohen shume delet e zeza ne nahijen tone, aq sa pas do kohesh nuk do kete kuptim me shprehja “si delja e zeze”, por do marre kuptim shprehja “si delja e bardhe”!
***
Absolutisht FB eshte mes te tjerash edhe nje revolucion psikologjik! Si mund te njihnim ndryshe mijra e mira budallallej, injorante, perverse, provokatore, mizantrope, etj.etj. nese ata nuk shkruanin, pra te vetshfaqeshin?!
***
Sfida e RTSH nuk eshte kush do ta drejtoje ate, por kush do ta beje ate institucion te mvetesishem nga interesat e privateve konkurues, nga “vjelja” falas e interesit publik, nga roli “figurant” qe i kane detyruar, ne “aktor” kryesor i skenes mediatike shqiptare! Interesat politike e kane groposur RTSH ! Ato do vazhdojne ta groposin nen parullen : “kush zoteron mediat zoteron opinionin publik”! Ndaj zgjedhja e drejtuesit te tij eshte nje formalitet nese nuk ndryshon kendveshtrimi i politikes ndaj tij!
***
Ju thate jam i majte?! Po te majtet po qeverisin me filozofi te djathte!!!
Ju thate i djathte?! Po te djathtet qeverisen me filozofine e majte!!!
Ju thate jam i pavarur?! Po ju keni dale ne treg per te hyre ne “vathen” e dy te parave…!!!
Ne nuk besojme as majtas as djathtas, aq me pak besojme tek te pavarurit…! Thjesht militojme per nje interes, per nje vend pune, per ca para, apo ca maredhenie simpatie apo antipatie vetiake!
***
Dekremlinizim – nje term i ri politik, qe sapo ka hyre ne perdorim!
***
Mua nuk me intereson fare Becchetti, por HC i Kalivacit qe nuk do ndertohet dhe gazetaret e tv “Agon” qe do ngelin pa pune…!
***
Per here te pare degjova nje deklarate te sakte dhe pa ambiugitet te nje ambasadori te BE-se: demokracia nuk importohet, ate e ndertoni ose jo ju shqiptaret! Ne shqip kjo do te thote : mos ia hidhni fajin te tjereve por vetes per kete gjendje ku jeni!!!
***
Çudi e madhe! Megjithe keto premtime qe degjojme ne fushaten elektorale, shqiptaret vazhdojne te braktisin “parajsen e premtuar” dhe shkojne te “vuajne” ne Gjermani…! Madje me te shumte ne numer se sa para fushates, sic njofton Ministria e Brendeshme Gjermane!!!
***
Eshte e paimagjinueshme hapesira politike qe “pushton” truri i shqiptareve! Ne mendojme per zgjedhjet ne Turqi dhe Erdoganin, per Putinin dhe putinizmin, per Ciprasin dhe krizen Greke, per Merkel dhe suksesin Gjerman, per ISIS dhe luften ndaj saj, per mrekulline e komunizmit kinez, per Obamen dhe Bursen e Nju Jorkut…per …! Por ne kete hapesire mungon pikerisht nje oaz i vogel : pak ose aspak mendojme cfare ndodh me ne, ne shtepine tone, ne lagjen apo qytetin tone, me Shqiperine!!!
***
Me treguan qe nje kandidat per kryetar bashkie kishte blere 10.000 “frends” per faqen e tij zyrtare qe para dy muajsh! Sot kishte 10.035 “frends” ne faqen e tij!!! Ne bashkine ku kandidon ka 100.000 zgjedhes…! Dhe nuk do cuditem aspak nese fiton zgjedhjet!!!
***
PD blen vota ne Shkoder?! E pabesueshme! Kesaj i thone njesoj sikur LSI blen vota ne Skrapar apo PS ne Perrenjas!!!
***
Meqe po ndjek fushaten per Kryetar Bashkie ne Tirane… Si ka mundesi qe gjerat me te bukura per kete qytet i ka bere 70-80 vjet me pare njeriu qe eshte anatemuar e vazhdon te anatemohet me se shumti Mbreti Zog?
***
Nuk ka gje me te thjeshte por edhe me pa vlere se te rrjeshtohesh gjithnje ne krahun e te fortit! Nuk behesh me i forte, por shfaq dobesine tende!

TAP hap tenderin për pjesën detare, pritet nisja e punimeve në Shqipëri

TIRANE- Gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) shpalli këto ditë hapjen e tenderit për pjesën inxhinierike, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin të pjesës detare të projektit si tubacion nënujor me diametër 36 inç në detin Adriatik mes brigjeve të Shqipërisë dhe Italisë jugore me gjatësi rreth 105 km.

Në tender pritet të marrin pjesë kompanitë e parakualifikuara në muajin shkurt, ndërsa kontrata pritet të lidhet në fund të këtij vit, bëjnë të ditur burimet zyrtare të TAP-it.
Sipas tyre, punimet do të përfshijnë punimet përkatëse në vend-dalje dhe vend-hyrje në Shqipëri dhe Itali bashkë me mikro-tunelin nënujor, instalimin në pjesën detare, ndërhyrjet në fundin e detit, instalimin dhe furnizimin e kabullit me fibër optike dhe aktivitetet e paratestimit dhe kontrollit. Ndërtimi i pjesës detare të tubacionit është planifikuar të nisë në vitin 2017.

TAP pritet të nisë së shpejti punën për ndërtimin e rrugëve dhe urave ku do të kalojë tubacioni në tokën shqiptare, pasi ndërtimi i tyre përbën hap vendimtar në përgatitjet për ndërtimin e tubacionit, të parashikuar që të nisë në vitin 2016. Dy muaj më parë, TAP përzgjodhi kontratën e parë për ndërtimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri me sipërmarrjen e përbashkët si konsorcium “Gener 2″ sh.p.k dhe “Sicilsaldo” s.p.a për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve ndihmëse dhe urave në Shqipëri.

Sipas kontratës, në Shqipëri do të ndërtohen dhe rehabilitohen mbi 100 kilometra rrugë përgjatë trajektores së tubacionit në Vishocicë, Trestenik, Vithkuq dhe Shtyllas në rajonin e Korçës, Çorovodë, Kakruk, rrethinat e Potomit në rajonin e Beratit dhe Seman e Topojë në rajonin e Fierit. Gjithashtu do të ndërtohen dy ura të reja dhe do të rehabilitohen rreth 50 ura ekzistuese në rajonet e Korçës, Beratit dhe Fierit.

Ndërtimi i Gazsjellësit në Shqipëri parashikon një gjurmë të TAP-it në rreth 210 kilometra në pjesën tokësore dhe 37 km në pjesën detare në ujërat territoriale shqiptare të Detit Adriatik. Seksioni fillon në Bilisht Qendër në Qarkun e Korçës në kufirin shqiptar me Greqinë dhe mbërrin në Detin Adriatik 17 km në veriperëndim të Fierit, 400 metra në tokë nga vija bregdetare.

Në afërsi të Fierit do të ndërtohet një stacion kompresor dhe është planifikuar një stacion tjetër në afërsi të Bilishtit, nëse kapaciteti i gazsjellësit zgjerohet në 20 miliard metra kub. Përgjatë kësaj gjurme do të ndërtohen nëntë stacione valvulash bllokimi.

Në zonat malore do të ndërtohen afërsisht 51 km rrugë të reja dytësore, ndërsa 41 km ekzistuese do të përmirësohen, 42 ura do të rehabilitohen dhe do të ndërtohen tre të reja. Puna për ndërtimin e çdo ‘segmenti’ zakonisht llogaritet të zgjasë nga tre në gjashtë muaj.

TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigande e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë me një gazsjellës me gjatësi rreth 870 km, që do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në afërsi të kufirit turko-grek në Kipoi, do të përshkojë Greqinë, Shqipërinë dhe Detin Adriatik dhe do të dalë përsëri në tokë në Italinë e Jugut.

Gjurma e TAP mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe vendet e tjera. Vend-dalja e TAP në Itali ofron mundësi të shumta për transportin e mëtejshëm të gazit Kaspik drejt disa prej tregjeve më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

Shitjet e para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi priten në fund të vitit 2018 dhe furnizimet e para drejt Evropës pritet të vijojnë rreth një vit më vonë. Aksionarët e TAP janë BP (20%), SOCAR (20%), Statoil (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%). bw

EKSPERTËT – NUK KA MARRËDHËNIE EKONOMIKE MES DY SHTETEVE SHQIPTARE

 VOAL – Marrëdhëniet ekonomike mes Republikës se Kosovës dhe asaj të Shqipërisë mbeten simbolike dhe nën hijen e agjendës politike, theksojnë përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe ekspertë të ekonomisë.

Sipas tyre bashkëpunimi ekonomik karakterizohet vetëm nga shkëmbimet tregtare eksport – import, më një nivel të ulët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e parë të këtij viti, produktet e Kosovës të eksportuara në Shqipëri janë afër 4 milionë euro, përderisa importi i produkteve të Shqipërisë në Kosovë ka arritur mbi 19 milionë euro.

Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, thotë se duke marrë parasysh investimet e realizuara në infrastrukturë nga të dyja shtetet, sa i përket nivelit të bashkëpunimit ekonomik, sic thotë ai, më shumë ka arsye për brengosje se sa për kënaqësi.

Gërxhaliu ndërkaq konsideron se është koha e fundit kur ekonomia duhet të jetë prioritet i të dyja shteteve.

“Neve na duhen projekte konkrete, përmes së cilave projekte promovohen produktet edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë, përmes së cilave do krijohet stabilitet social, edhe në Kosovë, dhe Shqipëri”.

“Pra përmes së cilave produkte dhe shërbimesh, promovohet brendi ‘Made in Kosova’ dhe ‘Made in Shqipëria’. Është koha kur agjenda politika të çlirohet dhe ekonomia të jetë prioritet i prioriteteve të të dyjave shteteve”, thotë Gërxhaliu për Radion Evropa e Lirë.

Edhe eksperti për çështje ekonomike, Mejdi Abazi, pohon se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ekziston vetëm në aspektin politik, por jo në atë ekonomik.

Ai thotë se në mes të këtyre dy shteteve ende paraqiten barriera në aspektin ekonomik.

Sipas tij, mungon vullneti politik i të dyja qeverive që të rritet bashkëpunimi ekonomik.

“Përndryshe kosovarë, më tepër kanë bashkëpunim ekonomik më Serbinë se sa më Shqipërinë. Edhe pse më Serbinë nuk kemi asnjë bashkëpunim politik. Por, mungon një vullnet i mirë, si qeveri e Kosovës dhe si qeveri e Shqipërisë, në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Kemi mjaft për të ofruar për njëri tjetrin, edhe Shqipëria edhe Kosova në këmbime tregtare dhe ekonomike “, tha Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Për lehtësim të një bashkëpunimi ekonomik në mes të këtyre dy shteteve tashme janë nënshkruar shumë marrëveshje dhe memorandume.

Por, Gërxhaliu nuk është i kënaqur më zbatimin e tyre në praktikë. Ai thotë se të dy qeveritë duhet të kenë projekte konkrete.

“Është dobësi kombëtare të merremi veç më forma të tregtisë klasike, duhet të gjenden forma më të avancuara, por jo të jemi pretendues apo konkurrent në të dyja tregjet”.

“Bashkërisht të dalim në tregun e tretë dhe më gjerë. Sepse, e tërë kjo infrastrukturë nuk e ka arsyeshmërinë e vet, në qoftë se e shfrytëzojmë vetëm për tre muajit e pushimeve verore, ku kosovarët shkojnë në Shqipëri “, thotë Gërxhaliu.

Sidoqoftë, në fillim të këtij viti, Prishtina dhe Tirana kanë arritur një marrëveshje për tranzit të përbashkët në pikën doganore në Vërmicë .

Ndërkaq, është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi.

Corriere della Sera – Françesko Beketi, ricikluesi i lavdive të vjetra

 

TIRANË – Pas lajmit për urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Tiranës për Françesko Beketin, qarkullon një shqetësim i madh. A do të mbyllet “Agoni”? Televizioni shqiptar që transmeton në Itali është kufiri i ri i zhvendosjes, imagjinata e shndërruar në realitet. Në faqen e saj online, gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan një artikull ironik me titull: “Françesko, Agon Man, Beketi ricikluesi i lavdive të vjetra”.

“Jo, ‘Agon’ nuk është në agoni, madje po ritransmeton të gjitha intervistat e Sabrina Ferilit me të ftuarit e shquar italianë. Dhe Beketi nuk dorëzohet”, shkruan “Corriere della Sera”. Sipas saj, pavarësisht nga mandat-arresti për pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh, nuk ka asnjë qëllim për të mbyllur televizionin e tij, të vendosur në një kapanon në Tiranë. “Është një sajesë, nuk kanë prova; më janë vënë kundër sepse televizioni im është i lirë”, – është shprehur Beketi. “I lirë, po me të vërtetë i lirë”, – përgjigjet “Corriere”. “Shqetësimi i dytë lidhet me reagimet e yjeve, të lirë dhe të fortë, Pupo, Sabrina, Simona Ventura, Veronika Maja, Luisella Kostamanja, Monika Seta, Lori del Santo, Madalena Korvalia. Më i shqetësuar duket Pupo, – shkruan “Corriere della Sera”, – që kanë rinisur të punojnë në RAI.

“Në Shqipëri, – vazhdon më tej artikulli, – Beketi udhëtonte me një eskortë dhe makinë të blinduar, i ulur mbi një pasuri, të ndërtuar nga plehrat (mes televizionit-mbeturinë dhe plehrave, lidhjet janë gjithmonë të ngushta), energjisë së erës dhe prodhimit të kartonxhesit”, nënvizon “Corriere della Sera”. “Diçka duhet të ketë shkuar keq, – thotë gazeta italiane, – meqë tani duan ta fusin në kafaz. E akuzojnë për riciklim”. “Corriere della Sera” e mbyll shkrimin me pyetjen: E akuzojnë për riciklim parash apo riciklim të figurave të vjetruara të televizionit italian? bw

ANKTHI SERB I NGRITJES SË SHQIPËRISË – Nga IZET DURAKU

 
(Në vend të parathënies për ribotimin e librit Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha të Vladan Gjorgjeviqit)
Librat e zinj të mbushura me rrena, sharje e shpifje poshtëruese për të tjerët, deri në prag të shekullit XXI, qarqet shkencore në Beograd e morën për zakon t’i quajnë libra të bardhë.  “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” i autorit serb Vladan Gjorgjeviq, i shkruar më 28 janar 1913  mbahet si një ndër librat më të zi kundër shqiptarëve. Sigurisht nuk është një bombë që mund të të plasë ndër duar. Ngjan më shumë me armët- lodra mësimore ku baruti dhe mekanizmat shkrepës janë hequr me kohë. Por ndonëse lodër, ajo duhet mbajtur gjithnjë afër, duhen zbërthyer e vëzhguar me imtësi pjesët e saj. Sepse ashtu e largët dhe e mistershme, mund të bëhet më e rrezikshme. Të joshur prej saj, siç edhe ka ndodhur, shumë konstruktorë të rinj armësh i janë afruar dhe e kanë studjuar në fshehtësi “maliherin” e vjetër gjorgjeviqjan për të ndërtuar në ngjasim me të armë më shfarosëse.
Vladan Gjorgjeviqit ndoshta i është dukur vetja si Circja homerike, që, me një prekje të shkopit të tij, t’i shndërrojë shqiptarët në derra, që zhgrryhen në flligshti plehu e gjaku, t’i shohë të zhytur në sëmundjet më të rënda të tokës dhe të mbërthyer nga zjarrmia e vrasjes, vetvrasjes dhe epsheve kanibaleske. Të harruar nga zoti e robi, këto krijesa të përçudnuara, sipas tij, na vikan drejtpërdrejt nga prehistoria njerëzore, deri para do kohësh, madje i kishin parë tek mbaheshin me bishtin e tyre nëpër pemë. Egërsirat, doemos, nuk mund të kishin gjuhë, as histori, as figura historike. Artin dhe ndjenjat njerëzore nuk i njihnin. As lirikën, as epikën.Të ndarë më dysh atje ku ndaheshin së lashti ilirët dhe epirotët, gegët dhe toskët kishin shkuar aq larg në ndarje sa ngordhnin nga dëshira për të vrarë e zhdukur njëri- tjetrin.
Duke ua vjedhur e përçudnuar të kaluarën, shpresohej që shqiptarëve tu errësohej dhe e ardhmja.
Pa pikën e turpit, magjia e zezë e autorit e shndërron përrallën në histori dhe ngjarjet historike në përrallë. Mbase kurrë nuk do të merrej me shqiptarët, nëse nuk do të ishte brenga e formimit të shtetit shqiptar, rreziku i ngritjes së këtij shteti, për tmerrin e tij, mu në zemrën e mbretërisë mesjetare serbe, që pati vdekur me kohë, por që ishte ringjallur si me magji ndër tempuj të trashëguar urrejtje plot myk. Pas ritualeve magjike dhe fabrikimit të miteve, kjo mbretëri e ringjallur do të ushqehej me tehun e bajonetave dhe të krimit që ra mbi trupin e kombit shqiptar
***
A do të bëhet Shqipëria?
Kjo pyetje e rëndë tek shqiptarët, e përsëritur nga koha në kohë në 100 vjetët e fundit dhe që ndihet sot e gjithë ditën, është ngritur dëshpërimisht më shumë pas shpalljes së Pavarësisë. Pas ngritjes së saj, bërjes, që ngjante kaq shumë edhe me zhbërjen e Shqipërisë, profecia naimjane “Lum kush të rrojë, ta shoh zonjë…” është lexuar gjithashtu në mënyra të ndryshme. Përmendej, rilexohej, deklamohej ky varg për të dhënë zemër, për të ngjallur shpresë dhe u mbrujt si i tillë, por në përqasje me realitetin, ndillte më tepër trishtim e dhimbje.
Shqipëria ka një sipërfaqe prej 80 mijë kilometra të katërçipta, kishte shkruar apostulli tjetër, Sami Frashëri, po brenda kufijve të saj mbetën 28 748 km2 ose afërsisht sa e një e treta e hapësirës së banuar me shqiptarë. Vetëm Shkodra si qendër Vilajeti mbeti me luftë brenda territorit shqiptar, ndërsa Shkupi, Manastiri e Janina u përfshinë në kthetrat e mbretërive serbe e greke. Si u rrudh kjo Shqipëri kështu? Mallkimet homerike të Fishtës për Europën si “kurva motit”, lidheshin pikërisht me një faktë të tillë dhe jo me një qëndrim antieuropian të autorit.
A do të bëhet Shqipëria? Kjo pyetje në rrethana të caktuara gradualisht filloi t’i bishtnojë thelbit të saj. Cungimi i kryer me një kirurgji të menduar politike do të sillte pashmangshëm varfërinë, grindjet e brendshme, deri konfliktet e përgjakshme për pushtet. Politika e vendeve fqinjë, shkaktare e cungimit të saj, mbeti gjithnjë e interesuar që armiqësitë e hershme midis shqiptarëve të përtëriheshin, konflikti i brendshëm të mos shuhej kurrë dhe që shtetasit e këtij vendi të mbeteshin gjithnjë të varfër dhe në armiqësi me shtetin e tyre. Shërbimet e fshehta të fqinjve arritën të depërtojnë deri në nivelet më të larta të politikës dhe t’i mbajnë të lidhura strukturat e shtetit shqiptar në një luftë të përhershme me armikun e jashtëm dhe të brendshëm. Një luftë sa imagjinare dhe reale luante me nervat e njerëzve që filluan të bëhen me hije, ta shohin armikun në çdo pikë të horizontit. (Hapja e dosjeve të kësaj agjenture të rekrutuar nga sllavët nuk mund të shpresohet.)
A do të bëhet Shqipëria?  Midis viteve 20-40 të shekullit të kaluar në vend të ankthit a do të bëhet dhe kur do të bëhet Shqipëria, pyetja filloi të ndryshojë rrjedhë në si do të bëhet kjo copë Shqipërie? Edhe shprehja që i atribuohet Konicës “U bë Shqipëria për të plasur shqiptarët”, lidhet më fort jo me tërësinë tokësore të saj se sa me rrjedhat e padëshiruara të zhvillimeve politike, demokratike dhe sociale në Shqipërinë e asaj kohe.
E mbërthyer nga prambetja e theksuar otomane, nga një varfëri që rrezikonte çdo çast mbijetesën fizike të banorëve të saj, fati i Shqipërisë, si anija pa busull mbeti rob i dallgëve politike të kohës. Si midis Shillës dhe Haribdës rremtarët politikë grahnin të mos binin pre e kthetrave jugosllave në këtë anë të detit dhe robërisë italiane në anën tjetër.
 Varfëria dhe agjenturat e huaja do të kujdeseshin që ushtria shqiptare të ishte gjithnjë e vogël në numër, e pa armatosur, e pa aftë për të siguruar mbrojtjen e vendit apo, qoftë larg (!), në situata eventuale për të sulmuar dhe rimarrë tokat që i takonin. Është e vërtetë që në himnin e ushtrisë mbretërore përmendej zotimi se do të vinte koha, kur edhe në Kosovë e Çamëri do të valëvitej flamuri kombëtar, por kapardisja marciale në kushtet e dukshme të pamundësisë së njëmendët, nuk i prishte kujt punë. Edhe emërtimi bezdisës i kryeshtetasit si “Mbreti i Shqiptarëve” ishte më shumë një kërcënim butaforik. Para Luftës I Botërore dhe pas saj deri në pushtimin nazist, Mbretëria jugosllave ushtroi një shfarosje sistematike të shqiptarëve, por në vitet e Mbretërisë, ndonëse Shqipëria ishte anëtare e Lidhjes së Kombeve, nuk pati asnjë protestë ndaj krimeve genocidale. Mbretëria nuk do ta hapte gojën kur qindra mijë shqiptarë të viseve matanë kufirit shtetëror u vranë apo u përzunë me dhunë për në Turqi.
Ndërsa pas Luftës II Botërore regjimi komunist që u instalua e përforcoi idenë se Shqipëria nuk do të luftonte kurrë për ndryshimin e kufijve. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ishte dhe do të mbetej 28 748 km2. Asnjë milimetër më pak, asnjë më shumë. 28 mijë dëshmorë, 28 mijë lapidarë.
Në vitet 1945 -1948 vetëm fati e shpëtoi Shqipërinë të mos gëlltitej plotësisht nga Jugosllavia e Titos. “ Me rrugën që morën ngjarjet menjëherë pas Plenumit të 8-të, – shkruan Enver Hoxha te “ Titistët, – kishte mundësi që Shqipëria jonë, ende e pashëruar nga plagët e luftës, të binte në kthetrat e një robërie të re. Veç tani kjo robëri nuk do të vinte me agresion, po me “lutje”, me “kërkesa zyrtare.” Dhe këtë akt të turpshëm, që s’do na e falnin kurrë as bashkëkohësit, as brezat që do të vinin, nuk do ta kryente e nuk do ta firmoste ndonjë parlament kukull si ai i Zogut, por kishte rrezik ta kryente, vetë Kuvendi ynë Popullor, duke “aprovuar” propozimin e Komitetit Qendror të Partisë. …Prej Xoxes me shokë po përgatitej tu jepej si dhuratë “shokëve” jugosllavë jo një copë Vermosh apo një Shën – Naum, po 28 000 kilometrat katrorë të Shqipërisë.”
***
Në ditët e ngutshme të krijimit të librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, kur siç pohon Vladan Gjorgjeviqi rrjedhën e ngjarjeve edhe me një lloj zhgënjimi “mu në këtë ças, kur na po shkruejmë këto rreshta, gjaku i njeriut po shkon lumë prej Shkodre deri në Çatallxhe dhe prej Janine deri në Gallipol”, atij mbase nuk do t’i shkonte fort ndër mend për jetëgjatësinë e argumenteve të veta. Qëllimi imediat i tij ishte realizimi i interesave shtetërore serbe, ruajtja e territoreve të sapopushtuara, pengimi i krijimit të një shteti shqiptar ose në pamundësi të pengimit të tij, cungimi sa më shumë i hapësirës jetike që do t’ jepej. Shqipëria nuk duhet të kishte det dhe porte, nuk  kishte nevojë për qytete, fusha pranë tyre e lugina të begata. Asaj nuk i duhej të mëkëmbej ekonomikisht, të shtohej dhe të forcohej.
E qethur nga të gjitha anët, shteti i shqiptarëve duhej të mbetej gjithnjë në mëshirën e fqinjve. Hapësirë jetike duhej të kishte vetëm Serbia!
Si në qarkullimet folklorike, disa nga klishetë e librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” kanë hyrë në kujtesën e serbit, më saktë jugosllavit të thjeshtë edhe përmes rimarrjeve të shpeshta në libra të tjerë nga autorë pasardhës, për të cilët brerja e ndërgjegjes për krimet e kombit të vet nuk ekzistonte. Çeta të pandërprera shkruesish që nga koha në kohë vijimisht vetëm villnin: “Pse lëshojnë ende hije mbi tokë, si dreqin nuk zhduken shqiptarët”?!
Urrejtja e ushqyer nga brezi në brez u ka dhënë zemër krimeve të reja në kurriz të shqiptarëve. Nuk mund të thuhet me siguri nëse në 100 vjetët e jetës së këtij libri është pakësuar sadopak soji i shovinistëve ndër fqinjët tanë. Duket madje se disa specie politikanësh riprodhohen në zinxhir, sikur uji i kohës për ta nuk shkon përpara, por vorbullohet në të njejtin vend.
Sa herë del në dritë ndonjë përplasje me shqiptarët, sidomos politikanë të tillë si presidenti i fundit serb Nikoliq apo edhe më të parëndësishëm si ministrja e brendshme maqedonase u rikthehen sharjeve të Gjorgjeviqit. Ministrja e përgjuar nga opozita e vet qante kështu hallin me burrin e saj:  “Ah bee, shiftarët, lëkurkuq be, indianë të egër… Sa budallenj janë! Po fis janë be, për një orë do t’i zhdukja!…”
 Është pikërisht ky mentalitet që kurdis në mënyrë ciklike spektakle të përgjakshme, si në rastin e Kumanovës, kur një grusht shqiptarësh, sipas qeverisë, të armatosur, u sulmuan pa paralajmërim nga qielli e toka në një lagje të banuar ku, përmes gjakut e shkrumbit të gërmadhave, duhej të krijohej pikërisht ideja e shfarosjes.
***
Libri i Vladan Gjorgjeviqit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” erdhi në gjuhën shqipe në vitin 1928, 87 vjet më parë, i përkthyer në mërgim nga Mustafa Kruja, njëri prej atdhetarëve që ngritën flamurin e pavarësisë shqiptare në Vlorë. Libri i tmerrshëm, që edhe në kohën e botimit në shqip nuk bëri bujën që mund të pritej, në vitet e mëvonshme u dënua me heshtje. As u fol, as u ribotua. Ndërsa për përkthyesin e tij, Mustafa Krujën, dënimi me heshtje u konsiderua i butë. Pas Luftës II Botërore ai do të sulmohej gjithnjë si bashkëpunëtor i fashizmit nga kreu më i lartë i Partisë dhe i shtetit.
Sidomos njëri nga “krimet” e Krujës nuk ishte i papërfillshëm. Kishte guxuar si Kryeministër të pranonte ndryshimin e kufijve të Shqipërisë, të zmadhohej Shqipëria, jo aq sa duhej të ishte në fakt, po me mijra km2 më e madhe nga sa u përcaktua në Konferencën e Londrës. Me administratën e qeverisë së Tiranës u bashkua pjesa më e madhe e Kosovës dhe e viseve shqiptare në Maqedoni. U bashkua gjithashtu Uqini që kishte rezistuar aq shumë të mbetej i pandarë nga trungu kombëtar, duke prapsur me sukses turq e malazez së bashku, por që u dorëzua në vitin 1878 vetëm me ndihmën e Flotës ushtarake të Fuqive të Mëdha.
Demagogji fashiste, thanë komunistët. Çështja e Kosovës do të zgjidhej me plebishit pas luftës, mjafton që shqiptarët e viseve të robëruara të përfshihen në luftën antifashiste. “Naivitetin” e premtimit të zbrazët për vetvendosje e aspiratë të popullit shqiptar të Kosovës “për me u bashkue me Shqipninë” që u sanksionua në rezolucionin e Konferencës së Bujanit (31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944) e kishin zhvlerësuar paraprakisht vendimet e Mbledhjes së Dytë të AVNOJIT (nëntor 1943), mbi bazën e të cilave Jugosllavia do të ndërtohej në mbështetje të parimeve federative, që do të sillnin barazi të plotë midis popujve të saj sllavë, rrjedhimisht të Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe ku përjashtohej çdo mundësi për autonomi e shqiptarëve të Kosovës.
Përkundrazi, gjatë luftës siç dëshmohet përmes projektit të Vaso Çubrilloviqit “Problemi i pakicave kombëtare në Jugosllavinë e re” që iu dorëzua Mareshalit Tito më 3 nëntor 1944 synohej të  zhdukeshen krejt shqiptarët matanë kufirit. Sepse, sipas autorit të projektit, spastrimi që mund të kryhej në luftë për 2-3 ditë, në kohë paqeje do të zgjaste me dhjetra vite
Çështja e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare që iu bashkangjiten aso kohe Shqipërisë, siç dihet u shndërrua në mollë sherri midis komunistëve shqiptarë e jugosllavë. Pala jugosllave e kishte bërë të qartë që nuk do ta njihte kurrë një bashkim të trojeve shqiptare. Në themel të Marrëveshjes së Mukjes midis komunistëve e ballistëve qëndronte zotimi i dy palëve që do të luftonin për realizimin e “Shqipërisë etnike”. Pikërisht ky togfjalësh i tërboi Miladin Popoviqin dhe Dushan Mugoshën, dy të dërguarit serb të Titos pranë Shtabit të Përgjithshëm të Luftës Nacional çlirimtare shqiptare. Marrëveshja midis shqiptarëve përfundoi në kosh dhe fillimi i  luftës civile në Shqipëri, më shumë se këdo tjetër do t’i gëzonte serbët.
 Edhe në raste të tjera gjatë luftës është i kuptueshëm nervozizmi jugosllav i shprehur me tone alarmuese me gojë e me shkrim për “shokët shqiptarë që manifestonin qëndrime nacionaliste, shoviniste e shqiptaromëdha” që sipas logjikës sllave po fusnin hundët gjatë luftës edhe pëtej kufirit të tyre në Dibër, Gostivar e Kërçovë e gjetkë. Shqiptarët, sipas “vëllezërve të rinj internacionalistë”, në mos duhej të treteshin a të zhdukeshin nga faqja e dheut, së paku duhet të mbeteshin të vegjël aq sa ishin para Luftës.
I pakuptueshëm është nervozizmi i djeshëm i atyre shqiptarëve që në bashkëzanim me serbët, dolën haptas kundër bashkimit shqiptar. Akoma më i pakuptueshëm mbetet nervozizmi i sotëm që ende hungëron sa herë i jepet rasti.
Afërmendësh caktimi i kufijve të Shqipërisë më 23 korrik 1913 në Konferencën e Londrës nuk u bë me vullnetin e saj. Në rrethanat historike të njohura shqiptarët në vjeshtën e vitit 1912 u gjendën krejt të papërgatitur për të përballuar agresionin e fqinjve ndaj tokave të tyre. Madje duhet pohuar me mirënjohje ndërhyrja e faktorëve europianë që ndaloi masakrat e mënxyrshme greke në Jug të vendit dhe masakrat serbe e malazeze në Veri. Që të mos harrohen këto masakra çdo shqiptar duhet të freskojë kujtesën, ndërsa shoqëria civile, së bashku me strukturat e shtetit të sotëm duhet të bëjnë të mundur ngritjen e monumenteve të kujtesës.
Duke i quajtur viktima, ende gjallon një koncept nënvlerësues për njerëzit e përpirë nga barbaria e atyre masakrave. Mijra gra, burra, pleq e fëmijë të grirë nga plumbat e bajonetat apo të shkrumbuar së gjalli bashkë me shtëpitë e tyre nuk kanë një emër në varrin e tyre. Kur në respekt të historisë u ngrihen memoriale ushtrive të huaja, asnjë memorial i tillë nuk është ngritur për të martirizuarit shqiptarë nga ushtritë që deshën ta zhbëjnë Shqipërinë akoma pa lindur. Dhjetra fshatra të shkrumbuar aso kohe, po asnjë prej tyre nuk nderohet e kujtohet ashtu si duhet. Shpallja martire e Borovës që ra pre e egërsisë naziste gjatë Luftës II Botërore, u pasua pas vitit 1997 edhe me nderimin e disa fshatrave të tjerë me të njejtin motivacion.  Glorifikimi i një segmenti kohor për çfarëdo shkaqesh politike a ideologjike (?!) nuk mund të errësojë periudhat e tjera të historisë sonë. Shqiptarët nuk kanë lindur gjatë Luftës II Botërore dhe nuk janë gjallë vetëm pse morën pjesë në luftën antifashiste.
***
Prirja për shkenca natyrore e humane do të duhej t’i jepte Vladan Gjorgjeviqit një ndjeshmëri më të madhe ndaj të vërtetave shkencore. Së paku një qëndrim më paqësor ndaj njerëzve me gjuhë e besim të ndryshëm nga vetja e vet. Madje nisur nga disa të dhëna e burime lidhur me prejardhjen e tij edhe shqiptaro-vllehe, urrejtja ndaj rrënjëve të veta ngjan si absurde.
 Vladan Gjorgjeviqi lindi në Beograd më 21 nëntor 1844 dhe vdiq pranë Vienës më 31 gusht 1930. Ai ishte kirurg, politikan, diplomat dhe romancier. Për babain e tij, një farmacist, shkruhet se vinte nga një familje që “kishte kohë të gjatë në Serbi.”Ai u rrit në Sarajevë, ku babai i tij hapi farmacinë e parë. Pas diplomimit si kirurg, Vladani u kthye në Beograd, ku bëri emër si mjeku me gradën e oficerit kryesor në ushtrinë serbe dhe si reformator i shërbimit shëndetësor në Serbi.
1880 u martua me të dashurën e tij vjeneze Paulina.
 Ai ishte themeluesi kryesor i Kryqit të Kuq serb e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe udhëhoqi Partinë Progresiste me Milutin Garashaninin, birin e Ilia Garashaninit, ish-Kryeministër i Serbisë dhe autor i programit të parë kombëtar serb, “Naçertania”. I përkrahur politikisht, ai arriti të drejtojë me dorë të hekurt Bashkinë e Beogradit, u bë ministër i arsimit, mandej i ekonomisë. Si kryediplomat i Serbisë në Greqi dhe në Stamboll u njoh edhe me përpjekjet e shqiptarëve për tu çliruar nga zgjedha osmane. Kulmi i fuqisë së tij politike shfaqet në vitet 1897-1900, kur bëhet kryeministër dhe ministër i jashtëm i Serbisë. Qeveria e tij aso kohe u përcaktua si një regjim i “rendit dhe i punës.”
Gjorgjeviqi më pas ra në kundërshtim me autoritetet  dhe u akuzua në 1906 duke u dënuar  me gjashtë muaj në burg. Ai vuajti dënimin në mënyrë stoike në burgun e mbipopulluar të Beogradit. Ai shkroi një libër që lidhet pikërisht më këtë episod të jetës së tij.
Gjorgjeviqi mbajti lart interesin e tij në çështjet letrare dhe historike nga një korrespondencë e gjerë dhe shtëpia e tij në Beograd ishte qendra e një rrethi letrar të shquar.
Ndër librat e tij përmendim: “Atdheu” ,1890; “Serbia në Kongresin e Berlinit”, 1890; “Greqia dhe arsimi serb”, 1896;   “Historija e shëndetësisë në ushtrinë serbe”, I-IV; “Fundi i një dinastije”, I-III (1905-1906); “Lufta serbo-turke”, I-II, 1907;  “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”; “Car Dushani”, roman historik, 1919-1920; “Mali i Zi dhe Austria”, 1924; “Kujtime”, 1927; “Golgota: zbritja nga froni”, 1933.
 
***
Si në raste të rralla, titulli i librit “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha”, i Vladan Gjorgjeviqit shpreh kaq qartë përmbajtjen e tij, vetë thelbin e synimeve të autorit. I ndarë në dy pjesë, ai ka një strukturë të thjeshtë. Në pjesën e parë “Shqiptarët”, (origjinali në serbisht “arnautët”, siç na quanin turqit) përpiqet të trembë dynjanë me sëmundjet, shëmtinë dhe veset tona dhe në pjesën e dytë “Fuqitë e Mëdha” analizon sipas optikës së tij interesat e shteteve më të fuqishme europiane për çështjen shqiptare dhe implikimet e tyre me interesat e Serbisë.
Në këtë libër shqiptarët si emër kolektiv vihen përballë organizimeve politike shtetërore të fuqishme, të cilësuara si “Fuqi të mëdha”, që mund të vendosin ashtu siç e gjykojnë ata edhe për fatet e popujve jashtë bashkësive të tyre. Pra, meqë dashkeni t’i vini re, sikur skërmitet autori, edhe unë po e pranoj se ka shqiptarë dhe po ua tregoj ashtu siç nuk i dini. Shqiptarë, thjesht si njerëz, si individë anarkistë me nam, por edhe si shtëpi të shpërndara larg njëra –tjetrës një të shtënë pushke, si katunde të ndara, qoftë edhe si fise fundja, por aspak më tepër. Kurrsesi si vend, si popull a qoftë larg si shtet. Kurrën e kurrës. Shteti i tyre i mëvetësishëm kurrë s’paskësh qenë dëshirë e këtyre njerëzve. As ëndërr, as zhgjëndërr. As në historinë e largët, as në të sotmen. Ashtu si deviza serbe “Ballkani për ballkanasit”, sipas autorit, po rimerrej djallëzisht nga Austro-Hungaria thjesht për qëllime përçarëse, ndërsa thirrja italiane “Shqipëria për shqiptarët”, fshihte nën gunë qëllime krejt të tjera.
Pa hyrë thellë në arsyetimet e shkaqeve, mund të thuhet se në shekujt e rëndë të robërisë otomane shorti i shqiptarëve brenda perandorisë shumëkombëshe qe pak më ndryshe se i popujve të tjerë në përgjithësi, veçanërisht i ndryshëm nga pozitat e fqinjëve grekë, serbë, bullgarë etj. Ndonëse njiheshin për mrekulli, madje dhe pushtuesi i quante arnautë, politikisht shqiptarët trajtoheshin sipas besimit fetar. Myslimanët do të quheshin turq, ortodoksët si grekë, a sllavë, ndërsa katolikët si latinë. Etikimi i stërpërsëritur në qindra vjet duket se kishte zënë vend edhe në  një pjesë shqiptarësh, aq sa përbënte një shqetësim për tu shprehur në poemën e njohur të Pashko Vasës “O moj Shqypni”. Sipas kësaj optike, shqiptarëve u mohohej shkollimi në gjuhën shqipe. Ata do të duhej të mjaftoheshin me shkollat në gjuhën greke, sllave a turke.
Megjithatë prania e shqiptarëve qe e vështirë të mbahej e fshehtë nga europianët e shumtë, që, në prag të zgjimit të popujve, duke vërshuar në Ballkan erdhën edhe në territoret shqiptare nën petkun e antropologut, të gjeografit, të diplomatit, politikanit, udhëpërshkruesit, ushtarakut të shërbimeve të hapura apo të fshehta, etj. Sidomos kërkuesit e vërtetë shkencor donin të dinin më tepër rreth këtij populli që i përkiste Europës e që kërkonte t’i ribashkohej familjes. Të shumtët e tyre me profesionalizëm e dashamirësi i treguan me ekzaltim përshtypjet e tyre pozitive.
Vladani e dinte se historia nuk mund grabitej lehtë si gjëja e gjallë apo plaçkat e tezgave në pazaret ballkanase. Qëndresa kundërosmane e shqiptarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit ishte bërë kaq e njohur në të gjithë Europën. Edhe pasardhësit e heroit, shqiptarët vazhdonin të ishin gjallë si në përfytyrimet e hershme: të shpejtë, luftarakë, miqësorë me mikun dhe ndonëse të varfër dhe me një prapambetje të theksuar kulturore, ruanin një vetëdije të kthjelltë kombëtare.
Ç’mund të bëhej për ta dëmtuar sa më thellë këtë njohje kaq të pafavorshme për synimet e politikës serbe, e cila që prej “Naçertanias” synonte që kufijtë e principatës autonome të Beogradit t’i shtrinte në përmasat e shtetit mesjetar të Dushanit?
Autori zgjodhi shpifjen, poshtërimin. Megjithëse ngutej, ai pati kujdesin e dukjes objektive, që njollat e zeza të shpifjeve, të mos i vinte drejtpërdrejt nga vetja e vet, por tu referohej të tjerëve. Mund të thuhet se ai përpiloi një bibliografi të parë mbi autorët e shekullit XIX që u morën me temën shqiptare. Ai dëshiron të tregojë se për shqiptarët është mbështetur në veprat e miqve të tyre dhe vërtetë përzgjedhë të citojë, kur i pëlqen Georg von Hahn-in, baronin Chlumecky, dr. Liebert, baronin Franz Nopcsa, ing. Karl Steinmetz  e ndonjë tjetër. Sigurisht u ndal më tepër te autorët sllavë, që nuk i patën kursyer kurrë shpifjet e sharjet.
“Nji katalog mâ komplet të mungesavet tona kombtare si edhe të gjithë sa shpifjeve qi mund t’ i bâhen nji populli, s’ ka mundun bir nâne tjetër me na e vûe përpara kurrë në fytyrë të kësaj toke”, shkruan përkthyesi i këtij libri Mustafa Kruja në parathënien e botimit të parë në gjuhën shqipe në vitin 1928.
 Autori punoi shpejt, i ngutur prej rrethanave të ngjarjeve, duke e shkruar librin  fillimisht në gjuhën gjermane për ta botuar në Vjenë. Fill më pas, si një mision i mirëfilltë shtetëror, ky libër u botua në Paris, përkthyer në frëngjisht nga lartësia mbretërore Princ Aleksi Karagjorgjeviq. Libri u shkrua në kapërcyell të viteve 1912 – 1913, kur në dimrin e egër, mizoria brutale e bajonetave  serbe e përgjaku ngritjen e Flamurit të Pavarësisë.
Asnjë tekst historie në gjuhën shqipe nuk sqaron kaq qartë rrethanat dhe shkaqet që bënë bashkë serbët, malazezët, grekët e bullgarët në një Aleancë që do t’i shpallte luftë Turqisë. Ishte frika e ngritjes së shtetit shqiptar që, sipas Gjorgjeviçit, si çështje u shtrua në vitin 1880 prej Lordit Fitzmaurice, një Shqipëri që do të përfshinte një pjesë të madhe të vilajeteve të Kosovës dhe Manastirit. Ndërsa pas 32 vjetësh, Austro-Hungaria përmes kontit Berchtold me notën e tij qarkore të 14 gushtit 1912 kërkonte autonominë e një Shqipërie akoma më të madhe “se ajo qi kishte ândrrue Lordi Fitzmaurice… Ajo qarkore e kontit Berchtold u tregoi sërbvet, bullgarvet e grekvet se ç’ rrezik po u kërcnohej bashkëkombtarëvet të tyne në Sërbí të vjetër e në Maqedoní, e Gaston Gravier-i mendon se vetëm ka vlejtun me shpejtue Lidhjen Ballkanike”.
Autorit i duhet njohur merita e njohjes së zhvillimeve aktuale kur e shkruante librin e tij në ditët e para të vitit 1913. Ai ka ndjekur me interesim të veçantë Konferencën e Londrës, ku për kufijtë e Shqipërisë, krahas variantit austriak që merrte më shumë parasysh kërkesat shqiptare, u paraqit një variant rus që kufijtë e vendit tonë i mblidhte në hapësirën midis Matit e Vjosës dhe varianti italian që përputhet më shumë me kufijtë e sotëm. Midis këtyre varianteve autori zgjedh për librin e tij të shënojë  me një saktësi të çuditshme për kohën sipërfaqen e Shqipërisë, që ndryshon kaq pak me sipërfaqen aktuale të saj.
“Ç’âsht me të vërtetë Shqipnía? – pyet Vladan Gjorgjeviqi. Ndên këtë emën duhet me kuptue nji vend qi, mbas specialistëvet ma t’autorizuem, si  A. Baldaçi dhe A. Supan-i, përbahej prej dy vilajeteve të Turqísë, Shkodër e Janinë. Sipërfaqja e këtij vendi arrin, në 28.680 kilometra katrore e popullata e tij në 721.706 shpirtë.”
 ***
Dr. Vladan Gjorgjeviqi ka dashur  t’i japë veprës së tij “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” një ton më tepër se ngazëllyes. Ka synuar të shfaqet  triumfues e ngadhnjimtar. Sikur tharmi i lavdisë serbe, i ruajtur me shekuj, për mjerim të përçmuesve e mosbesuesve, ia kishte dalë me forcën e armëve të shfaqej zotërues në brigjet e detit Adriatik duke rimarrë hapësirat ku kishte mbretëruar lavdia e Stefan Dushanit dhe një luzmë emrash të tjerë para tij, gjithashtu sundimtarë serbë të lavdishëm.
Por nën velin bombastik të frazave rreh një zemër që përpëlitet në ankth për fatin e brishtë të Serbisë së ëndërruar. Lajmet që i vijnë nga fronti i luftës nuk janë edhe aq optimiste. Për fatin e zi  të autorit, duken shenjat e kobshme se aleatët besëlidhur kundër Turqisë: Greqia, Bullgaria dhe Serbia, së shpejti do të kacafyteshin mes veti për prenë e grabitur. As rrena se shqiptarët mezi kishin pritur të “çliroheshin” prej serbëve dhe kinse po luteshin që të merrnin fenë ortodokse serbe, nuk e mbante ngrohtë autorin.
Lajmet që vinin nga frontet e luftës qenë tronditëse dhe  gjaku i njeriut që po shkonte lumë, siç thotë dhe vetë, “prej Shkodre deri në Çatallxhe…” nuk mund të fshihej. Për Luftën e Lumës e ka kyçur gojën, por flet për shqiptarë të plagosur në spitalin e Prizrenit, si për egërsira që në shtrat të vdekjes rrezikonin me akte barbare bamirësinë e “mëshirës” kristiane serbe. Duhej heshtur edhe për aftësinë e shqiptarëve, që edhe në mungesë të shtetit ia dolën të siguronin lidhje ndërkrahinore kundër ushtrisë serbe. Krahas lumjanëve përballë serbëve në Qafën e Kolesianit u vunë edhe dibranë, hasjanë e luras.
 Edhe Kosta Novakoviqi socialdemokrati serb  ka qenë pjesë e Repartit të Lumës dhe si pjestar në këto luftime nuk dëshiron të kujtojë detyrën e parë të këtij reparti që ishte çarmatosja e saj, por nuk mund  të heshtë për këtë përpjekje të dështuar, që,  siç shkruan ai “u pagua me jetën e disa qindra njerëzve, duke humbur edhe shumë municion, ushqime dhe kafshë… Pas disfatës së plotë në Lumë, pas katër netëve të pandërprera pa gjumë, pas tërheqjes nga pozita afër fshatit Bicaj dhe pas kalimit në ujë deri në brez- Reparti i Lumës, i forcuar edhe me një batalion, u detyrua të tërhiqet i shpartalluar, i raskapitur deri në pikë të fundit”.
Ankthi i ngritjes së Shqipërisë shfaqet më qartë në analizën që autori përpiqet tu bëjë interesave të shteteve europiane në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë dhe Serbisë. Ndërkohë që për fatin e Shqipërisë në Londër kishin nisur bisedimet e ambasadorëve të vendeve europiane, në trojet shqiptare vazhdonin masakrat mbi popullsinë e pambrojtur. Serbia po përpiqej të merrte maksimumin. Ajo do të donte që kufiri serbo grek të bëhej lumi Shkumbin.  Që sipas të drejtës së pushtuesit t’i përjetësonte fitoret e ushtrisë së saj.
Toni i analizës ndryshon në varësi të temës së shqyrtuar. Ai është gjithnjë poshtërues kur flitet për shqiptarët, që në variantin më të mirë do të ishin të detyruar  t’i nënshtroheshin vullnetit qytetërues serb. Ndërron regjistri kur u afrohet të mëdhenjve fatpërcaktues dhe nuk e ka për gjë të lutet, të përgjërohet për kërkesat serbe.
“Sërbia kërkon vetëm nji pjesë të vocërr të Shqipnís, nji copëz të vogël nga bregu i detit, prej Leshit e deri në Durrës.”
Po të mos realizohej kjo kërkesë, Adriatiku do të shndërrohej në liqen italian. Në zotrimin e grekëve dhe serbëve, garanton autori, një gjë e tillë nuk do të ndodhte. Toni  lutës e dëshpërues i autorit, arrin të buçasë e shkrepëtijë kërcënime kundër perandorisë Austro-Hungareze në rast se ajo ia delte të kufizonte dëshirat serbe:
Në qoftë se Austria ngul kâmbë qi vetëm me nji Shqipní autonome mund t’i sigurojë interesat e saj në këtê vênd, e në qoftë se, tue u mbështetun në fuqín e armëvet, edhe i a mbërrin këtij qëllimi, atëhere Sërbís do t’i pritej ç’do udhë për me dalë në det dhe sërbët do t’ishin të shtrënguem me qênë anmiq për vdekje t’Austrís”…
 Krahas të drejtës së pushtimit, për jetësimin e synimeve pushtuese serbe ai i referohet të drejtës “historike”, “etnografike”, madje dhe të drejtës “kulturore”, sipas së cilës shqiptarët duke qenë inferior duhej që dikush në jetën e tyre politike “t’i edukojë dhe po të jetë nevoja edhe t’i ndëshkojë… Pra, si popull mâ i kulturuem, na kemi mâ shumë të drejtë me sundue mbi shqiptarët e me u pri atyne.”
***
Kanë kaluar më se 100 vjet nga botimi i librit “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” dhe ribotimi i tij bëhet në rrethana të reja. Kanë ndryshuar për mbarë rrethanat edhe me kohën kur ai u botua së pari në shqip në vitin 1928 nën përkthimin e patriotit Mustafa Kruja, për të cilin para do kohësh në vlerësim të figurës dhe veprës së tij u mbajt edhe një simpozium përkujtimor. Edhe shqiptarët e mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë, falë qëndresës së tyre dhe mbështetjes që morën u mbijetuan shtrëngatave vrastare të shekullit XX.  Në Kosovë ata kanë ngritur shtetin e tyre të njohur nga 108 vende, midis të cilave dhe shtetet më të fuqishme dhe demokratike të botës. Ndërsa në Maqedoni pozita e tyre kulturore dhe politike është përmirësuar në krahasim me të kaluarën. Edhe një herë u provua se një popull me rrënjë të hershme si i yni, është vështirë të shfaroset nga dhuna.
Përtej 100 vjeçarit duket se nuk shtrihet më as etja e Vladan Gjorgjeviqit për t’i sunduar shqiptarët, sepse pas 100 vjetësh “edukim e ndëshkim” serb, sipas parashikimit të tij, ata do të emancipoheshin e aftësoheshin për të marrë fatin politik e kulturor në duart e veta.
Po a kanë ndryshuar marrëdhëniet me Serbinë, a kanë filluar të fryjnë tash erëra të reja?! Në vitin 1928 Mustafa Kruja, ashtu si shën Thomai, paraqitej mosbesues. Pavarësisht dëshirës dhe çarjes së akujve të komunikimit, bezdia e kësaj ndjesie nuk është larguar as sot e kësaj dite. Midis Serbisë dhe Shqipërisë janë fantazmat e së kaluarës, qindra mijë shpirtra të zhdukur pa nam e nishan për të cilët heshtet si në varre. Krimi i pandëshkuar serb tremb e largon të dy palët, si viktimën dhe xhelatin e djeshëm. Një ndjesë nga ana e Serbisë nuk do t’i ngjallte qindra mijra fëmijë e pleq të pushkatuar, nuk do t’i ringrinte fshatrat e qytetet e shkrumbuara, por mund të merrej si një gjest njohjeje, si një përshpirtje për të shpëtuar shëndetin e së ardhmes.
Duke lexuar librin e Vladanit do të kuptohen më mirë edhe tezat e tij të amplifikuara dhe të shpërndara shqip për gjatë gjithë shekullit. Së paku manisë për tu vjedhë heronj e virtyte shqiptarëve do t’i dalë autorësia e vërtetë. Edhe tezës se gjoja Europa trembet nga një Shqipëri myslimane, edhe urrejtjes për Vatikanin, paragjykimeve fobike për jezuitët dhe katolikët në përgjithësi gjithashtu do t’u dalë boja. Ky libër do të lexohet si një dëshmi historike e mentalitetit politik serb. Mos u habisni kur të hasni në mina të hedhura në vitin 1913 për të shpërthyer më vonë, kur t’i duhej pushtetit politik në Serbi. Qe një minë me shpërthim të vonuar:
“Shqiptarët që rrojnë përjashta kufîjvet të kësaj Shqipnie të vërtetë janë të shpërdamë nëpër Sërbí të vjetër (Kosovë- shën. im) e Maqedoní , si ishuj mbrênda ndër grumbuj sërbësh e bullgarësh, pa ndonji lidhje me vêndin e tyne. Në Shqipnín e poshtme ka në mes të shqiptarëvet 110.000 grekë dhe aq kuco-vllehë, e në Shqipní të veriut nja 6-10.000 sërbë të shfaqun e të mëshehun.”
Ky falsifikim i hershëm gjorgjeviqjan do t’i shërbente në vitin 1937 Vaso Çubrilloviqit që në elaboratin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve” të planifikonte që “Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgora, Sharri, Istogu e Drenica në veri të maleve të Sharrit, pastaj Dibra e Epërme e të dy Pollogët në jug të këtyre maleve, si qarqe kufitare me Shqipërinë duhen boshatisur me çdo kusht”.
Libri “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” do t’i shërbejë historianit, studentit dhe çdo lexuesi tjetër për të kuptuar më mirë ngjarjet dhe rrjedhat historike. Nëse do të ngrihet ndonjëherë një tribunal për gjykimin e krimeve, ky libër do të merret si dëshmi dhe provë krimi. Mbase do të ngjasë si me dënimin e genocidit turk ndaj armenëve. Një dënim i vonuar, por një ngushëllim për drejtësinë. Le t’i thartojnë turinjtë mohuesit e krimeve, ata që nuk kanë pranuar ende as holokaustin e hebrejve.
Duke besuar që çdo krim do të ndëshkohet qoftë dhe moralisht, atëherë mund të shpresohet se barku që polli Gjorgjeviqin dhe pasuesit e tij të këtë filluar të shterpëzohet. Pas kësaj Ballkani dhe Europa mund të bien në paqe.
Tiranë, maj, 2015

BRITANI – KAPEN 50 EMIGRANTË SHQIPTARË TË FSHEHUR NË NJË KAMION

VOAL – LONDËR – Më shumë se 50 emigrantë shqiptarë janë kapur nga policia britanike në një terminal në Killingholme. Emigrantët ishin fshehur në një kamion që vinte nga Hungaria drejt Britanisë.
Në vendngjarje ishin pesë makina të Policisë, të cilët kanë bërë të mundur ndalimin e këtij kamioni dhe kanë vënë në pranga shoferin. Ndërkohë, aty ndodheshin edhe katër ambulanca për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve.

Komandanti i Forcës Kufitare për rajonin Humber, Mark Robinson, tha se në mes të emigrantëve shqiptarë ishte edhe një grua shtatzënë, e cila është dërguar menjëherë në spital për të kryer kontrollet e nevojshme. bw

PATOZI JEP ALARMIN – META PO I TERRORIZON ZGJEDHJET

TIRANE – Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i ka dërguar një letër të hapur krerëve të shtetit dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në Shqipëri, lidhur me incidentet e ndodhura së fundmi në Bashkinë e Vorës. Në letrën e tij,se ka me dhjetëra prova, që cojnë në përfundimin se pas një klime as pak të favorshme për zgjedhje normale, qëndron kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ‘i cili ndodhet në krye të një operacioni gati ushtarak, ku spikat sidomos administrata shtetërore e LSI, që ka braktisur zyrat në Tiranë dhe është instaluar e gjitha në Vorë’. Patozi thotë se presionet mbi votuesit e e opozitës, shkojnë nga goditjet fizike, e deri tek kërcënimet nën tytën e armëve.

Ai ka shmanguar institucion e Kuvendit të Shqipërisë, me argumentin se kryetari Ilir Meta ka lidhje të drejtpërdrejte me presionet ndaj votuesve në Bashkinë e Vorës.

“Shqetësimi më i madh qëndron në faktin se policia është tërëisht e përfshirë në fushatën e njërës palë, dhe më e rënda fare, se ajo është pothuajse gjithmonë e koordinuar, dhe në shumicën e rasteve në një bashkëpunim të hapur me kontigjente të krimit të organizuar. Janë me dhjetëra rastet, kur personat kërcënohen nga individë me precedentë penalë, dhe fill pas kësaj, thirren në stacionin e policisë së Vorës apo në komisariatin nr 6 në Tiranë. Vlen të saktësohet se policia thërret cdo natë aktivistë të opozitës, pa asnjë arsye, ose për motive nga më banalet, të cilat nuk mund të përdoren kurrë si justifikim nga një shtet ligjor. Ka të dhëna të besueshme nga burime të mirëinformuara, se është vendosur të ketë raprezalje dhe arrestime të mbështetësve të Partisë Demokratike, sidomos në ditët e fundit të fushatës”,-shkruan Astrit Patozi.

LETRA E PLOTE
Po na i vrasin para syve tanë

Letër e hapur
Drejtuar:
Presidentit të Republikës, z. Bujar Nishani
Kryeministrit, z. Edi Rama
Kryetarit të Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha
Ambasadorit të SHBA-së, në Tiranë, z. Donald Lu
Ambasadores së BE-së në Tiranë, zonjës Romana Vlahutin
Shefes së Misionit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 21 qershorit, zonjës Andrey Glover

Për dijeni,
Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla
Ministrit të Brendshëm, z. Saimir Tahiri
Kryetares së KQZ-së, znj. Lefteri Luzi

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Nuk kisha shkruar kurrë më parë një letër të hapur dhe pata menduar se do ta ngrysja jetën pa e provuar kurrë një gjë të tillë. Por vendosa ta bëj këtë për të ndarë me ju një problem të madh për vendin, të cilin e konsideroj po kaq të rëndësishëm edhe për publikun e gjerë. Ndaj edhe vendosa t’Ju drejtohem, duke Ju konsideruar, secili në rolin e vetë, sa përgjegjës, aq edhe të interesuar për mbarëvajtjen dhe suksesin e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Po Ju shkruaj, jo thjesht në cilësinë e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe atë të një personi publik, i cili herë si vëzhgues (gazetar), e herë si protagonist, ka qenë dëshmitar i të gjitha fushatave elektorale, që janë zhvilluar në Shqipëri, që nga viti ‘91 e këtej. Mos mendoni se në letër është harruar kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, porse mungesa e tij këtu ka lidhje të drejpërdrejtë me thelbin e problemit.
E ndjej si detyrim t’Ju informoj, se këto ditë të nxehta të fushatës, vetëm 13 km nga qendra e kryeqytetit, është duke u konsumuar mu para syve tanë, më së paku një krim i frikshëm elektoral. Bëhet fjalë për bashkinë e Vorës, njëra ndër më të voglat për nga popullsia, territori, por ndoshta edhe nga rëndësia, në të 61 njësitë e reja administrative të vendit, ku prej javësh dhe ditësh mbizotëron një atmosferë lufte. Aty kandidon kryetari aktual i bashkisë së Vorës, si përfaqësues i opozitës, dhe një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka me dhjetëra prova dhe indicie, që të çojnë në përfundimin se pas kësaj klime mbytëse për zgjedhje normale, qëndron kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet në krye të një operacioni gati ushtarak, ku spikat sidomos administrata shtetërore e LSI-së, që ka braktisur zyrat në Tiranë dhe është instaluar e gjitha në Vorë.
Dhe për të qenë më konkretë. Ka një presion permanent mbi votuesit e opozitës, i cili shkon nga goditjet fizike, e deri tek kërcënimet nën tytën e armëve . Por shqetësimi më i madh qëndron në faktin se policia është tërësisht e përfshirë në fushatën e njërës palë, dhe më e rënda fare, se ajo është pothuajse gjithmonë e koordinuar, dhe në shumicën e rasteve në një bashkëpunim të hapur me kontigjente të krimit të organizuar. Janë me dhjetëra rastet, kur personat kërcënohen nga individë me precedentë penalë, dhe fill pas kësaj, thirren në stacionin e policisë së Vorës apo në komisariatin nr. 6 në Tiranë. Vlen të saktësohet se policia thërret çdo natë aktivistë të opozitës, pa asnjë arsye, ose për motive nga më banalet, të cilat nuk mund të përdoren kurrë si justifikim nga një shtet ligjor. Ka të dhëna të besueshme nga burime të mirëinformuara, se është vendosur të ketë raprezalje dhe arrestime të mbështetësve të Partisë Demokratike, sidomos në ditët e fundit të fushatës.
Qytetarët e dhunuar ankohen për shefin e komisariatit nr.6, Bujar Laze, shefin e stacionit të policisë Vorë, Tonin Laska dhe inpektorin e krimeve, Përparim Zenuni, që shquhen për veprime arbitrare dhe të hapura në favor të mazhorancës. Shefi i komisariatit nr.6, i cili edhe orgjinën është zgjedhur ta ketë nga vendlindja e z. Meta, ka braktisur thuajse çdo detyrim tjetër dhe është instaluar personalisht në Vorë, ndonëse territori, që mbulon është shumë më i gjerë, dhe shtrihet edhe në bashkinë e re të kryeqytetit.
Janë me qindra dëshmitarët që denoncojnë se banditë të armatosur qarkullojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makina të blindura dhe me xhama të zinj, në të gjitha fshatrat e bashkisë së Vorës. Madje “selinë e tyre qëndrore” e kanë pikërisht në lokalin, ku për disa ditë u vendos posteri i vetë kryetarit të Kuvendit, a thua se Ilir Meta kandidonte për kryetar bashkie. Në disa raste ata kanë guxuar të kërcënojnë edhe shtabet e kanditit të opozitës, menjëherë pas takimeve elektorale. Vetëm qetësia e këtyre të fundit e ka shmangur deri tani konfrontimin e ashpër, por mendoj se nuk ka asnjë garanci që të mos ketë incidente të rënda në të ardhmen.
Forcat e komisaraitit nr.6, të cilat janë superaktive në ndalimin dhe thirrjen e përnatshme të aktivistëve të Partisë Demokatike, nuk vijnë as të shoqërojnë takimet zyrtare të kandiatit të opozitës, ndonëse është detyrim i tyre të garantojnë sigurinë. Këtë nuk mund ta them për policinë e komisariitit të Kamzës, e cila shoqëron rregullisht sa herë Partia Demokratike ka takime elektorale në zonën e komunës së Bërxullit, që përfshihet në juridiksionin e saj.
Duke parë këtë përshkallëzimin dramatik të situatës para ditës së votimit, druaj shumë se më e keqja ende s’ka ndodhur, ndaj shpresoj se dikush apo disa prej jush do të bëjnë diçka për të evituar ngjarje me pasoja të rënda.
Në Vorë, Bërxull dhe Prezë ka prej dy muajsh një përfshirje jashtë çdo përfytyrimi të admistarës shtetërore në fushatë, dhe për të qenë të drejtë, ka një dispoporcion të madh në agazhimin e dikastereve dhe të autoritetve që përfaqësojnë Partinë Socialiste, në raport me ata të LSI-së. Ndonëse janë thjesht dhe vetëm zgjedhje lokale, këta të fundit janë kaq të eksituar dhe agresivë, sikur Vora të ishte Palestina e tyre. Në ballë të tyre qëndrojnë detashmentet e Ministrisë së Bujqësisë dhe ato të AKU-së, por presione të hapura bëhen mbi çdo nëpunës shtetëror, mbi mësuesit, mjekët dhe infermierët, të cilët, përveç votës për LSI-në, janë të detyruar edhe të shkojnë në takimet elektorale.
Por prapë mendoj se problemi më i rëndë qëndron në faktin se presioni dhe goditjet kryesore adresohen direkt mbi kandidatin e Partisë Demokrratike, z. Fiqiri Ismaili. Ndonëse, ne kemi pasur edhe zgjedhje të këqija dhe shumë të këqija në këtë vend, ky është një fenomen i ri, që shfaqet si risi e kësaj fushate me gjithë “shkëlqimin” e vetë në Vorë.
Arritën deri aty sa iu vërsulën biznesit të zotit Ismaili, i cili për më shumë se një muaj, është herë i bllokuar, herë i ndaluar, çdo ditë nën sulmet e policisë dhe gjobvënësve të ndryshëm me targën e LSI-së. Për të ardhur tek e paimagjinueshmja, heqja e licencës, pa asnjë arsye dhe argument ligjor. Gjatë atyre ditëve jam përpjekur të inkurajoj me sa kam mundur kandidatin që ta merrte si një shkarje emcionale të një administrate, që sillet si bandë mafioze vetëm për fushatë dhe se gjërat do të ndryshojnë pas 21 qershorit. Por së brendshmi kam menduar se nuk e di ç’do të kisha bërë, në rast se do kisha qenë vetë përballë asaj situate. Se mbyllja e biznesit, do të thotë që të t’i hedhin në kosh 23 vjet punë dhe sakrifica, dhe unë nuk di se ç’mund të të bëjnë më shumë në këtë botë, përveçse të të marrin jetën.
U desh ndërhyrja direkte e kryeminisrit, që ministri i LSI-së të zhbllokonte licencën e fabrikës së miellit dhe për kandidatin e Partisë Demokratike të kishte më në fund një frymëmarje çlirimi. Por nuk ishte e thënë, sepse vetëm një ditë më pas policia bllokoi pa asnjë arsye furgonët e shpërndarjes normale të mallit dhe LSI mediat nën kontrollin e Ilir Metës e trumbetuan atë si një kapje në flagrancë, megjithëse gjithçka ishte në përputhje të plotë me ligjin. Ndonëse gjithçka u normalizua dhe policia i liroi pas dy ditësh mjetet, askush nuk u kujtua që të paktën të përgënjeshtronte lajmin e rremë.
Tani të ndalemi pak tek roli i drejtpërdrejt i Ilir Metës në këtë histori. Të enjten denoncova në Parlament fenomenin e blerjes së votës, dhe si strateg të saj Kryetarin e Kuvendit. Për fat të keq, kjo nuk është një legjendë urbane, por një realitet i dhimbshëm, të cilin e dinë dhe e pranojnë të gjithë në Shqipëri, duke përfshirë edhe vetë LSI-në, që vetëm publikisht nuk krenohet me të. Megjithëse nuk e kisha përmendur fare Vorën, Ilir Meta më paralajmëroi që të prisja se diçka do të dilte atje. Dhe nuk vonoi shumë.
Vetëm një ditë më pas policia akuzoi kandidatin e opozitës për blerje vote, pas gjoja denoncimeve, që kishin bërë kundër disa qytetarë të bashkisë së Vorës. Historia është e thjeshtë dhe banale. Të gjithë “denoncuesit” janë thirrur me forcë nga policia, dhe askush nuk ka shkuar me dëshirë. Që do të thotë se kanë zbatuar një urdhër dhe jo, rastësisht, më shkon mendja tek Ilir Meta. Madje dy prej tyre janë anëtarë të stafit të kandidatit të Partisë Demokratike, ndaj edhe është shumë i trashë montimi se ata paskan marrë lekë në këmbim të votës. Por puna është se këtu po humbet sensi i gjithçkaje, ku arbitrariteti dhe paligjshmëria konsiderohen gjëra të zakonshme dhe se ngjarje janë vetëm ato me të vrarë e të plagosur.
Për dy ditë rresht policia mbajti të rrethuar ndërmarrjen e z. Ismaili, ndonëse nuk kishte asnjë shkresë apo urdhër prokurori për një veprim. Madje sot në orët e mesditës vetë shefi i komisariatit nr.6, tentoi ta shoqëronte forcërisht kandidatin e opozitës, ndonëse nuk kishte asnjë mandat për këtë. Unë personalisht e konsideroj si përpjekje për ta arrestuar Fiqiri Ismailin në mesin e fushatës dhe nuk kam asnjë garanci që kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen.
Dhe ky është një standart i panjohur dhe i padëgjuar më parë në Shqipëri, edhe pse ne kemi pasur zgjedhje të këqija dhe shumë këqija në të shkuarën. Që do të thotë se është goditur edhe vetë liria e një force politike apo një personi për të kandiduar, dhe sipas meje ky është fundi i një rendi demokratik.
Kjo që po bën LSI dhe qeveria me Vorën, është njësoj sikur dikë ta përdhunojnë, dhe menjëherë pastaj përdhuesi të akuzojë prenë e vet se e ka lënduar.
Kam bindjen e plotë se këto inskenime të ulëta, të cilat janë aq ta trasha, sa nuk mund të kenë asnjë ndikim tek zgjedhësit, bëhen vetëm për një arsye. Që të jutifikojnë “qametin” e ditës së votimit, me shpresën se kur ka akuza të ndërsjellta, nuk merret shumë vesh se kush është agresori dhe kush është viktima.
Kandidati i opozitës në Vorë po kandidon me kryetarin e Kuvendit, ministrin e Bujqësisë, gjithë pjesën e LSI në pushtet, që nga niveli më i lartë e deri tek zyrtari më i ulët, me policinë e shtetit, dhe sikur të mos mjaftonin këto i kanë vënë përballë edhe banda të rrezikshme kriminale, jo vetëm nga zona, por edhe të thirrura për ndihmë nga territore të tjera të Shqipërisë. Pyetja është a mund të flitet më për zgjedhje nën këtë trysni?
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Unë nuk kam as tagrin, por as informacionin e plotë për të trajtuar të gjithë problematikën në shkallë vendi të këtyre zgjedhjeve. Kam shumë lajme të këqija, të publikuara ose jo, që tregojnë se ka plot qytete dhe fshatra të Shqipërisë që ndodhen nën presion të paparë nga mazhoranca. Uroj shumë që situata kombëtare të mos jetë kaq dramatike sa në Vorë. Por jam shumë i bindur, që edhe sikur Vora të kishte qenë një rast i izoluar, dhe jo pasqyra e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, kjo letër sërish ia vlente. Aq e rëndë dhe e papranueshme për një vend normal është sistuata atje.
Ndaj edhe do të kërkoja nga secili prej Jush, në përputhje me detyrimin dhe përgjegjësitë e veta, por ndoshta edhe nga të gjithë bashkë, të bëni diçka për ta ndalur marshimin e së keqes, që po vringëllin armët e krimit vetëm 13 km larg qendrës së Tiranës. Unë as e di, dhe as dua t’ia di për arsyet e këtij eksitimi të kryetarit të Kuvendit dhe të LSI për të “pushtuar” me çdo kusht Vorën. Mund të jetë edhe një bast apo inat tavoline, por ndoshta edhe interesa të mëdha dhe aftgjata politike apo biznesi për Ilir Metën. Është e tmerrshme ta mendosh se këto janë zgjedhje lokale, që sido të dalin, nuk e ndryshojnë raportin e forcave qeveri-opozitë. Përfytyro se çfarë mund të bëjnë këta në zgjedhjet politike, kur në një farë mënyre, garojnë direkt për karriget e tyre?
Ndaj, na ndihmoni që të paktën të ketë më shumë “sy” dhe më shumë dëshmitarë në Vorë. Kjo vlen jo thjesht për zonjën Glover dhe për mediat e Shqipërisë, por ndoshta edhe për vetë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Unë e kuptoj se zgjedhjet janë të rëndësishme në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe se përfaqësuesit e Partisë Demokratike duhet të jenë kudo, ku ka qendra votimi. Por ndoshta është më mirë të kemi më pak diku tjetër, por të jemi si akund tjetër në Vorë. Jo se duhet fituar patjetër një bashki, por se duhen mbrojtur zgjedhjet dhe njerëzit, aty ku kërcënimi është më i madh. Dhe ajo që druaj më shumë është “pushtimi” i territorit nga bandat e krimit për të mos i lejuar njerëzit e votojnë. Se për të tjerat, megjithëse janë të rënda, nuk do t’ia dalin kurrë.

Në Vorë, po na i vrasin para syve tanë. Jo vetëm zgjedhjet, por edhe zgjedhësit, ndonëse ende nuk ka gjak.
(Me shpresën se kam bërë gjënë e duhur, jo thjesht për të çliruar veten nga një detyrim moral dhe politik.)

Me shumë respekt
Astrit PATOZI
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

BUJAR NISHANI – REALITETI I SHANSEVE TË MËDHA TË BALLKANT SOT FALË GJERMANISË

Presidenti Bujar Nishani takohet me presidentin gjerman, Joachim Gauck (12.06)

Në bisedë me Deutsche Welle-n, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani flet për rolin e rëndësishëm të Gjermanisë në Shqipëri e rajon, zgjedhjet vendore e se ku qëndron thembra e Akilit në bërjen e reformës së drejtësisë.

Deutsche Welle: Zoti President ju keni pasur një vizitë të ngjeshur dy ditë me shumë takime, nga ceremonia e Takimit të Berlinit – i njohur si “Berlin Gathering”, deri tek takimi me presidentin gjerman Joachim Gauck të premten – cilat ishin çështjet që u trajtuan në këto takime?

Presidenti Bujar Nishani: Erdha me ftesë të Bundetagut për të marrë pjesë në takimin e Berlinit siç njihet tani jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë hapësirën europiane e përtej saj. Këtë herë ishte edhe 20-vjetori i nisjes së këtij takimi, ku liderë politikë, të shoqërisë civile, të besimeve të ndryshme mblidhen për të promovuar parimet më të mira të bashkëjetesës, të harmonisë e respektit të ndërsjellë, por edhe për të ndarë sfidat e përbashkëta. me të njerëzimi sot ndeshet. Solla një prej visareve më të çmuara që kemi ne si komb që është harmonia fetare. Kulmi i vizitës ishte takimi me presidentin gjerman Joachim Gauck, ky ishte një shans i veçantë për t’i përcjellë në emër të të gjithë qytetarëve shqiptarë mirënjohjen e madhe për mbështetjen e pazëvendësueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në këto 25 vitet e fundit, qoftë në drejtim të zhvillimit ekonomik, qoftë në proceset e ndërtimit të demokracisë. Një mbështetje e veçantë ka qenë edhe ajo për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e tashmë kjo mbështetje është e pazëvendësueshme e parësore në procesin e integrimit europian. Ndamë një bisedë mjaft miqësore në lidhje me situatën në rajon, ku tashmë rajoni i Ballkanit falë edhe angazhimit të veçantë të Gjermanisë është një rajon i stabilizuar dhe me shanse të mëdha

Më parë u takuat edhe me presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert. e me krerë të lartë të politikës gjermane A ka ndryshuar perceptimi për Shqipërinë problematike me grindje të vazhdueshme e mosgjetje konsesusi politik – a mund të paraqisnit ju sot një Shqipëri ndryshe?

Takimi me presidentin e Bundestagut, zotin Norbert Lammert ishte një moment i veçantë kënaqësie, presidenti Lammert është një mik mjaft i afërt dhe i shquar i Shqipërisë. Unë paraqita dhe prezantova Shqipërinë reale, me të gjitha arritjet dhe sfidat që ka, sepse ne duhet të ndajmë me miqtë gjermanë posaçërisht sfidat që kemi përpara. Nga ana tjetër shpreha jo vetëm mirënjohjen, por edhe nevojën që ka shoqëria shqiptare për këtë inkurajim, këtë mbështetje, këtë asistencë nga Gjermania mike. Dhe gjeta jo vetëm miqësinë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por edhe njohjen në detaje të realitetit shqiptar, mbi të gjitha preokupimin e tyre që Shqipëria të vazhdojë në rrugën e prosperitetit.

Përmendët asistencën e Gjermanisë gjatë viteve të tranzicionit – a mund të thoni nëse keni biseduar edhe për projekte konkrete bashkëpunimi në të ardhmen?

Gjermania është një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë e natyrisht që interesi ynë është që veçanërisht bashkëpunimin ekonomik ta zhvillojmë më ngushtë dhe intensivisht me Gjermaninë, sepse ka resurce dhe mundësira shumë të mëdha të pashfrytëzuara, veçanërisht në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare. Unë përmenda disa prej historive të suksesit gjerman, si ai në aeroportin e Rinasit, investimet në energji, por këto janë të pamjaftueshmë për atë ç’ka paraqet Gjermania si një rëndësi dhe partner strategjik i Shqipërisë. Ndaj fusha të tilla si ajo e energjisë, e mineraleve, e infrastrukturës, e agro-turizmit janë pa dyshim potenciale e përgjegjësi e Shqipërisë dhe institucioneve për të krijuar terrenin e përshtatshëm e maksimalisht mikpritës për investitorët gjermanë. Shqipëria është ekstremisht e interesuar për ta zhvilluar bashkëpunimin me Gjermaninë në të gjitha fushat.

Albanien Präsident Bujar Nishani bei Bundestagspräsident Prof. Dr. Norbert Lammert Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me presidentin e Bundestagut, Norbert Lammert (11.06)

Aktualisht në Shqipëri zien fushata për zgjedhjet vendore – ju bëtë thirrje para pak kohësh për një fushatë dinjitoze dhe sidomos rrezikun e blerjes së votës. A ka rrezik real që ky fenomen të deformojë këto zgjedhje?

Unë shpresoj shumë që ky fenomen të mos ndikojë, e të mos shfaqet, aq më tepër t’i deformojë këto zgjedhje, sepse do të ishte një njollë e madhe jo vetëm për politikën shqiptare, por edhe shoqërinë në tërësi. Mesazhi im buronte nga shqetësimi real i qytetarëve shqiptarë, por edhe i miqve e partnerëve të Shqipërisë. Është një fenomen që ka ekzistuar, duhet të jemi të vërtetë dhe realistë, por edhe sikur të përflitet se do të ndodhë ai duhet të na preokupojë ne maksimalisht. Në çfarëdo lloj mase që të shfaqet ai është shumë i dëmshëm, sepse sjell produkt jo real në jetën politike dhe administrative. Unë jam besimplotë tek maturia dhe përgjegjshmëria e qytetarëve shqiptarë për të ndërmarrë fatet në ditën e votimeve vetë në dorë, sepse ajo është dita e qytetarit.

Zgjedhjet vendore apo parlamentare kanë qenë faza të tensionuara, herë më pak e herë më shumë. Temperatura politike ngrihet lart, por këtë herë vihet re një fushatë normale, janë shtuar karriget e bisedat me elektoratin për paraqitjen e programeve. A mund të thuhet se kjo strategji e re po kthen përfundimisht në Shqipëri ndërrimin e pushtetit, edhe atë lokal në një rotacion normal?

Unë gjithmonë e kam vlerësuar kur kandidatët e kanë përqëndruar fushatën tek paraqitja e platformave konkrete, se si ata do të punojnë për krijimin e shërbimeve reale ndaj qytetarit, duke marrë parasysh faktin që këto janë zgjedhje për administratën lokale. Një sfidë e madhe për të zgjedhurit nga këto votime do të jetë procesi i decentralizimit lokal, se sa parlamenti shqiptar do të delegojë kompetenca reale në zhvillimin dhe shfrytëzimin e aseteve ekonomike dhe financiare tek të zgjedhurit lokalë për të ofruar shërbime të drejtpërdrejta e cilësore tek qytetarët shqiptarë, ç’ka është një proces që mbetet për t’u verifikuar pas zgjedhjeve, por pyetja juaj është e drejtë. Ne tashmë duhet të mendojmë se si t’i konsolidojmë standartet e realizimit të zgjedhjeve, që nga mënyra e bërjes së fushatës, tek procesi i votimit, veçanërisht sfidë e madhe mbetet procesi i nxjerrjes së rezultateve të votimit- mënyra se si do të numërohet vota, e se si ajo do të pasqyrojë vullnetin real të qytetarëve shqiptarë. Unë e inkurajoj me gjithë zemër do të jem mjaft i angazhuar dhe interesuar për të parë se si do të jetë sjellja e infrastrukturës elektorale që bazuar në kodin dhe procesin tonë është i ofruar nga vetë partitë politike, ndaj edhe përgjegjësia shkon kryesisht tek partitë politike.

Por historia e problemeve me listat e zgjedhësve ende nuk mbaron, edhe në këtë fushatë ka pasur disa shqetësime…

Do të dëshiroja shumë që vërejtjet paraprake të komisionit të OSBE-ODHIR-it që kanë paraqitur disa shqetësime për angazhimin e administratës publike për njërën apo tjetrën palë, tentativa për të krijuar lista me banorë të ardhur nga zona të tjera në interes të njërit apo tjetrit kandidat, jo vetëm të mbeten të izoluara, por edhe të hetohen e ndalohen, por sidomos të mos krijojnë precedentë për një situatë problematike postzgjedhore.

Debat të fortë në Shqipëri ka ngjallur dekriminalizimi i parlamentit apo edhe i kandidatëve për zgjedhjet vendore- të bëhen bashkë në një togfjalësh, de-kriminalizim e parlament -edhe kjo nuk mendohej. Si mendoni si është zhvilluar deri më tani ky proces?

Çdo shqiptar, edhe unë si kreu i shtetit ndjehemi jashtëzakonisht keq kur flasim për një aspekt të tillë. Por nga ana tjetër ky është një realitet, nuk mund të them se sa është numri i tyre, por ka individë që janë identifikuar me veprimtari kriminale, pavarësisht mënyrës se si ata kanë depërtuar të bëhen pjesë e parlamentit, kjo kurrsesi nuk mund të vijojë të jetë e pranueshme në politikën tonë, jo vetëm në parlament, por edhe në çdo nivel të administratës publike. Jam shpresëplotë tek marrëveshja e partive politike për ta realizuar atë në praktikë, në fund të fundit janë forcat politike ato që siç kanë përgjegjësinë për depërtimin e këtyre individëve në politikë, kanë edhe përgjegjësinë e dekriminalizimit e largimit njëherë e përgjithmonë të këtye individëve.

Ka muaj që ka një konsesus në Shqipëri – nga të paktët – se në drejtësi ka shumë korrupsion, se kështu nuk vazhdohet, por një strategji konkrete për reformën në drejtësi ende nuk shihet. Ku çalon reforma?

Unë e kam deklaruar dhe i mbetem qëndrimit se reforma në drejtësi jo vetëm është domosdoshmëri, jo vetëm është emergjencë, por është rrugë pa alternativë. Nuk ka alternativë tjetër Shqipëria përpos të realizojë një reformë reale, të gjerë e të thellë të sistemit të drejtësisë. Sot ka një problem që ndahet në dy aspekte do ta shikoja unë: Së pari në luftën e individëve të korruptuar brenda sistemit të drejtësisë, e cila është gjithashtu një emergjencë, tjetra ka të bëjë me mosngatërrimin e procesit të reformës me intervenimin dhe marrjen nën influencë politike të institucioneve të drejtësisë nga ana e politikës.

Kjo është sëmundje e vjetër, por si mund të shpëtojë drejtësia nga presioni i politikës…

Absolutisht, kjo për mua është forma më e lartë e korrupsionit dhe nëse një gjyqtar i korruptuar ka të gjithë mundësitë të vihet para drejtësisë, një gjyqtar i korruptuar politikisht është shumë i mbrojtur dhe ai kthehet në një aset negativ për shoqërinë në tërësi, sepse ai i shërben një politikani, një njeriu me pushtet, dhe kjo i shpërblehet duke e lejuar atë që t’i bjerë në qafë dhjetëra qindra qytetarëve në konfliktet e përditshme. Drejtësia mund të shpëtojë, por kjo kërkon një vullnet të qartë të politikës. Njerëzit që marrin mandate nga qytetarët për vendimmarrje duhet të kuptojnë se nuk ka pushtet të përjetshëm, nuk ka pushtet të përhershëm se reforma në drejtësi nuk është për t’i shërbyer një njeriu apo grupe individësh të caktuar, por për t’i shërbyer Shqipërisë e shqiptarëve. Unë besoj se nuk mund të realizojmë një reformë në sistemin e drejtësisë me individë që kanë udhëhequr mekanizmin më represiv e më brutal të shtypjes së qytetarëve të Shqipërisë në kohën e diktaturës. Nuk mund ta realizojmë një proces e një reformë në drejtësi nga njerëz, të cilët kanë qenë emblema të korrupsionit në sistemin e drejtësisë për vite e vite me radhë. Kemi numër prokurorësh, gjyqtarësh, magjistratësh, brez i ri i formuar me tjetër kulturë profesionalizimi, ata duhet t’i inkurajojmë për të qenë në vijën e parë të ndërmarrjes së reformaës.

Pas vizitës së kryeministrit Vuçiç në Tiranë duket se Shqipëria dhe Serbia duan të lenë pas historinë dhe të jenë forca bashkëpunuese, promovuese të një kulture të re në rajon. A mund t’i shohim si dy mini-superfuqitë e reja të Ballkanit. dhe sa mund të ndërtohet një bosht bashkëpunimi me Serbinë pa njohur ky vend Kosovën?

Nuk është e nevojshme t’i shohim Shqipërinë e Serbinë si minisuperfuqi të rajonit, mjafton që Shqipëria e Serbia të kontribuojnë për stabilitetin e paqen në rajonin e Ballkanit. Shembulli i Shqipërisë është më evidenti, ka qenë stabël dhe i pandryshueshëm në kuptimin e kontributeve në parimin e fqinjësisë së mirë, të respektit, bashkëpunimit e stabilitetit. Jam i bindur që klasa politike, gjenerata e re në Serbi ka filluar ta kuptojë se nuk ka alternativë tjetër përpos që edhe ata të shkojnë drejt kësaj politike të kontributit për bashkëpunim, stabilitet e për mirëkuptim dhe respekt reciprok. Natyrisht që çështja e Kosovës është një çështje që nuk varet më nga dëshira e humori i politikanëve në Serbi, Kosova e pavarur është realitet.

Serbia e ka pranuar de fakto pavarësinë për sa kohë Kosova është pranuar si anëtare me të drejta të plota e të gjitha iniciativave rajonale si e barabartë në tryezën e kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne e mirëpritëm vizitën e Vuçiç në Tiranë, dhe mbetemi të interesuar për përmirësimin real të jetës ekonomike e sociale të shqiptarëve në Luginën e Preshenës, unë bisedova me kryeministrin Vuçiç e mora premtime serioze prej tij. Përfitoj nga rasti për të nënvizuar edhe kontributin e veçantë që Gjermania ka pasur, ka e duhet të ketë në stabilitetin e rajonit të Ballkanit. Unë mendoj se realiteti i shanseve të mëdha që ka sot Ballkani është edhe falë angazhimit të fortë e të rëndësishëm të Gjermanisë.

AT ZEF PLLUMI “RRNO VETEM PER ME TREGUE” DESHMI PER MASAKREN E TIVARIT

VOAL – At Zef Pllumi, një ndër penat më të shquara shqiptare të këtij shekulli, në veprën e tij “Rrno Vetëm për me tregue”, na jep një tablo të asaj që ai ka përjetuar përgjatë viteve të persekutimit komunist. Në paragrafin, “Ilegalët Ilegalë”, ndërsa përshkruan ditët e para të hyrjes së komunistëve në Shkodër, jep dhe një dëshmi për marshimin e shqiptarëve të Kosovës drejt Tivarit. Libri i At Zef Pllumit ndër të tjera është dhe një dëshmi e asaj çka ka ndodhur përgjatë viteve të rregjimit komunist, jo vetëm me klerikët, por dhe me shumë nacionalistë apo intelektualë që ranë pre e verbërisë vrastare komuniste.
Ilegalët Ilegalë
Gjate kesaj periudhe shume qytetare guximtare kishin dale nder male; tjere ishin te mshefun nder miq besnike mbrenda qytetit. I famshem shume aso kohe Pjetri i Shan Dedes, nji prej familjeve ma ne za te katolikve te Shkodres, ashtu edhe djali i ri Ndoc Jakova, nji nder prijsat ma te rij te aksionit katolik, i cili bante pjese ne Ballin Kombtar. Edhe nji pjese e madhe e atyne familjeve fisnike te muslimanve te Shkodres i kishte ne ilegalitet perfaqsuesat kryesore, si Jup Kazazi etj.
Ilegalitet! Jete ilegale!...
Ende nuk e kuptoj se si u çoroditen ne nji menyre aq te tmerrshme e te rrufeshme jo vetem mentaliteti njerzor, par deri edhe vete kuptimi i fjalorit te gjuhes. Ata njerz qe deri atehere bajshin ligjin, mbrojshin ligjin dhe mbroheshin prej ligjit, ne nji ore te lige, po ne ate çast qe njerzit ilegale nemen te “revolucjonit proletar” te prime nga nji lecke ngjyre e kuqe, temnuem Brigada partizane, me ate groteskun e hapit ushtarak parakaluen vije e vije triumfalisht neper rruget e nji qytetit qe nuk i donte, par qe nat çast u ndrruen ngjyrat: e bardha u thirr e zeze dhe e zeza u thirr e bardhe. -Po atehere ku mbetej e verteta? U shpalle zyrtarisht se ky ishte revolucjoni proletar: etapa e fundit e zhvillimit shoqnor ne historine e njerzimit. Nuk kje kurrgja tjeter por vetem nji termet shkatrrimtar. Termeti asht fatkeqsi e madhe ne zhvillimin e historise se njerzimit. Te gjithe ata qe menduen me e kundershtue u denuen me vdekje. Te gjithe ata qe nuk e pranuen ne heshtje, u denuen me vdekje. Te gjithe ata qe e pranuen apo iu nenshtruen me vullnet ose perdhuni u denuen qe te jetojshin ne robni.
Po kthej pak mbrapa. Ne Tetorin e vjetit 1944.
Antaret e Keshillit te nalte (Regjences) mbasi kishte perfundue sundimi i tyne i 100 ditve, tue e pa se tashma nuk çante kryet per ta kurrnji shqiptar e leshuen Tiranen dhe kerkuen strehim te perkohshem ne Kuvendin Françeskan. Mehdi Frasheri, me duket se u bashkue me ushtrite gjermane dhe iku, At Anton Arapi tha se do tishte marre me ike e me e lane popullin e vorfen vetem, se duhej deke ne Shqipni. Pregatiti nji strofull dikund nder male te Dukagjinit. Ndersa Lef Nosi, nji zotni i mbajtun qe nuk e kishte shokun nder shqiptare, nuk tundej fare: un -thonte, nuk i kam ba keq kurrkuj: gjithmone ne jeten time kam ba veç mire, prandaj as komunistat, as kurrkush tjeter nuk kane pse me kerkojne llogari, dhe vazhdonte i qete tue kontrollue koleksjonin e fundit te pullave te postes, e me nji lente te madhe kqyrte a kishin dale mire e kjarte germat e vulave postare ma te fundit.
Por tue kene se Kuvendi Françeskan zakonisht i kishte dyert e hapuna gjithmone e hinte e delte gjithkush, At Frano Kiri, qe kish marre persiper me i sigurue jeten e hoq prej andej e e dergoi ne Kolegje, ku perveç At Marin Sirdanit, At Danjel Gjeçajt, femijve e nja tre kater kujdestarve nuk siellej kush tjeter. Aty Lefi ndej qetsisht deri qe filluen kontrollet e partizanve. Por kur kontrollet u shpeshtuen se tepermi Lefi nuk mund i duroji ma dhe i kerkoi At Franit qe ta dergote te At Antoni: ata te dy ishin te lidhun me nji miqsi te madhe njani me tjetrin. -At Frani u perpoq me ia ba te ditun veshtirsite e mdha te ketij veprimi, jo vetem se te gjitha rruget kontrolloheshin prej partizanve, por edhe pse vete jeta e malsise ne ate dimen ishte e padurueshme. For Lefi mendonte se atje nder malsi do tishte ma shume liri e ma pak frige. Percjellja e tij nder malet e Dukagjinit kje nji aventure e tille qe sikur Lefi ta kishte lexue ne ndonji roman do te kishte bertite me vedi: “E pamundun! Fantazia e autorit asht teper e ngarkueme.” Tue pa se ai nuk mund ti pershtatej ne kurrfare menyre jetes parahistorike te shpellave, e derguen ne katundin Kir me jetue bashke me nji frat tjeter edhe ma plak se ai. Par aty u kuptue prej gjithkuj se nuk ishte frat: ai i pvetete ata me naivitet per orendite kishtare se shka ishte ky send e shka ishte ai tjeter. Prandej, per me u shpetue ndjekjeve e terrorit, simbas kerkeses se tij, u desht edhe nji here me kalue qafa malesh, lugina, lumenj e fusha deri qe e dorzuen te nji mik i veti ne Tirane. Kaq dij un prej gojes se At Frano Kirit. Nderkaq At Antoni vazhdonte me jeten e shpellave te Pultit.
Dom Nikolle Gazulli, nji nder shkenctaret e mdhaj te “Hyllit te Drites”, prift i Shkrelit duel dhe ai ne mal, mbasi e hetuen se ne shpine e tij kishte strehue, perveç tjeresh, edhe priftin misjonar gjerman Dom Alfons Trazkin, i cili ishte arratise mbasi e dinte se do te kerkohej nga partizanet komunista si nenshtetas gjerman e si misjonar katolik. Dom Alfonsi u bashkue me nji çete te vogel qytetaresh shkodrane te prime prej Ndoc Jakoves, qe jetojshin “Ilegale”. Per tu shpetue spijujve dhe kontrolleve ata levizshin prej nji katundi ne tjetrin. Nji dite rane ne priten e partizaneve. Ndoci, si kryetar çete, luftoi me pushke ne clore, megjithese katolik i bindun, ai kishte per mota: “Liri ose vdekje”! Ai nuk e pranonte skllavnine. Luftoi gjoks per gjoks. U plagos per vdekje. Per te vdekja si i lire ishte nji ideal. Dom Alfonsi, i mshehun mbas currash te thepisun, nuk mbante arme; kur pa plagosjen e rande tatij djaloshit, u turr vrap me i dhane ndihmen shpirtnore: ishte çasti i fundit ijetes. Dom Alfonsin e kapen ndersa po i kryente sherbimet e mbrame fetare Ndoc Jokoves. Ne burg e rrahen, e torturuen ne menyren ma cnjerzore dhe e pushkatuen mbas pak muejsh. I thane: “agjent gjerman” kur ai Shqipnine e donte si atdhe te zgjedhun.
Veprimtarise se tij misjonare i duhet njofte edhe edukimi i pare i Meshtareve te mavonshem: At Konrad Gjolaj, Dom Dede Malaj, At Zef Pllumi e Dom Prenk Ndrevashaj. Me ka thane Dom Tome Laca, i cili ishte i pranishem ne pushkatimin e tij: “Ate dite ishte tue ra shi. Kur i zbriten prej kamionit qe ishte i mbuluem, Dom Alfonsi, i lidhun me nji tjeter siç ishte, ulte kryet dhe perpiqej mas me u lage prej shiut. Edhe ne ata pak çaste qe i kishin mbete ai mendonte per jeten e jo per vdekjen. Kur i kerkuen fjalen e fundit ai tha: “Jam nji prift gjerman qe gjithejeten time ia kam kushtue popullit shqiptar. E kam dashte kete populI njisoj si atdheun e popullin tim!, Rrnofte Krishti!” Nderkaq Dom Nikoll Gazulli vazhdoi i strukun nder malet e Shkrelit, deri ate dite qe, -si thuhej, -strehuesi i tij Nikolle Prekushi e vrau ne pabesi. Nder katundet afer Shkodres e ne Fushen e Zadrimes, Bregut te Buenes e gjithandej zhvilloheshin vazhdimisht ndeshje ndermjet forcave te ndjekjes partizane dhe njerzve te lirise. Kje si shembull i nji trimnie te pashoqe, asohere, ajo e Pjetrit te Shan Dedajve, qe, mbas nji luftimi te gjate me te dekun e te plagosun kur iu mbaruen fyshekte, me ata te dy te mbrame qe i mbeten, per mos me iu dorzue dhunes e torturave vrau guruen e vet e mandej veten. Shembulli i tij u persrit disa heresh edhe ma vone, pa marre parasyshe ligjen fetare qe denon vetvrasjen: megjithketa gjykimin e drejte per çastin e fundit te jetes e jep vetem Zoti: moralistat qe kane shkrue traktatet e gjata nuk i kane jetue keto prova jashtzakonisht te idhta te njerzve. Dorzimi i tyne do te shkaktonte aq shume vdekje, vuejtje e fatkeqsi te tjereve sa nuk mund barazohen me nji vetvrasje. Po ne kohen qe zhvillohej lufta e Kelmendit masa drakonjane u mueren nder te gjitha katundet. U pushkatuen njerez prej shpijave qe ishin ma ne za e te permenduna, o per te cilet mendojshin se mund te ishin te rrezikshem. Vazhduen edhe arrestimet e disa fretenve nder malsi te ndryshme si At Djoniz Makaj ne Nikaj-Mertur, At Alfon Çuni ne Curraj, At Gasper Suma e At Sebastian Dedaj ne Theth e Gomsiqe, prifti misionar gjerman D.Zef Maksen, etj. Gjate gjithe kesaj kohe u shtuen aq shume veprimtarite miqsore me Malin e Zi; ecejaket e grupeve te rinise, te grupeve ushtarake dhe partiake sa mos me mrrijte me dallue nese ishin dy shtete apo nji. Megjithkete ushtria jugosllave, dallohej shume nga repartet shqiptare: ata te gjithe ishin te veshun me uniforma te reja anglo-amerikane dhe jo me opinga. Nderkaq te gjitha depot e tregtareve te Shkodres, e mund thomi te Shqipnise u boshatisen: ato u bajten e iu çuen “ndihme vellazerore” popujve te Jugosllavise, ne shperblim te ndihmes se madhe qe na kishin dhane ata me organizim komunist. Nuk e mbaj mend mire muejin, nese ishte mars a ndonji ma vane; par sigurisht ne nji kohe mes dimnit dhe pranveres, kur na, nji numer studentash klerike, shkuem ne Shejtnoren e Zojes se Kshillit te Mire ne periferi te qytetit, nen kala, per me iu lute qe tna shpetonte prej ktyne rrebesheve. Mbas lutjeve ne Shejtnore, per me kthye ne qytet vazhduem rrugen mbas kalaje, kah kodrat e Tepes e Ajazma. Nate kthese rruge pame qe po vinte nji varg i gjate i pafund ushtarakesh. Rruga gjarpenonte brijave tatyne kodrave: te gjitha dredhat e leget e saj ishin plot me ate uniforme te urrejtun. Na hini frige e madhe dhe u shmangem mbi rruge e u ulem si per pushim, tue mendue se çe zeze e madhe po i kercnohej Shkodres nga nji tjeter vale brigadash partizane. Kur u aviten, pothuej si ne parakalim para nesh: Shka me pa! Vetem Koma ndanti qe printe i ndjekun nga katershja e pare ishin te armatosun: te gjithe tjeret, djelm te gjate e te thate, pa bark, si te remte e me zigoma te theksueme mbi faqe, te lodhun, te raskapitun, me uniformat zhele te shkopsituna, pa arme, qe mezi i levizshin kambet prej lodhjes, kalojshin te rreshtuem kater e kater para nesh. Mbetem shtang: çishte kjo ushtri!… Keta mezi mbaheshin ne kambe! Largas, anash rreshtit, kishin roje te armatosuna qe bertitshin me kercnim: “leviz, luaj kembet!”. Nderkaq njani prej tyne pat guxim para vdekjes dhe na foli: “Per iza te Zotit a keni nji cope buke!”. A ken i nji cope buke?!.. O sa tmerr! As na nuk kishim nji cope buke: racioni per secilin ishte 300 gram. Edhe na ishim te unshem. Gjithe popullsia ishte unshem. Shka te bajshim tashti? “Per iza te Zotit ma jepni nji cope buke! Per iza te Zotit na jepni nji cope buke!”… Prej te gjithve filloi te ndigjohej vetem kjo fjale qe kalonte, kalonte… Kalonte ne humnere… Ato ushtojshin nder veshe tone njisoj si ato krismat e nji çekani qe rreh gozhdat e arkivolit ne bregun e vorrit. -Prej kah vini ju? -Prej Kosove. -Tash nji jave dit qe ecim pa pushue, pa buke!… Kemi kalue gjithe ato male… male. -A ishi te Xhaferr Deves? -i pvetem. -Jo,jo. Na jena e zeza e vedit. Un kam pa ushtrine e thyeme te Jugosllavise se Kralit tue hi ne Shkoder ne prill te 1941, e lodhun, e unte, e raskapitun, e shkopsitun. Nuk ka pamje ma te keqe se ate te nji ushtrise se thyeme. Por jo! Tash nuk mund bahej kurrfare krahasimi me parakalimin e nji ushtrie te tille: Ketu ishte vetem nji vargan i gjate, i gjate pa mbarim i atyne skeletesh te djelmoçave te rij kosovare qe te rrethuem nga dhuna, ecshin drejt kujt? Mbasi kaluen ata, na zbritem perseri ne rruge. Por tue kene se parakalimi i te mjeruemve na kishte marre shume kohe, atehere u kthyem. Hypem te Ura e Qafes dhe neper rrugen ma te shkurte menduem me shkue ne Kuvend. Zbritem poshte Pazarit te vjeter e duelem ne rrugen ne breg te liqenit. Prej aty na u çfaq gjithnji ai vargan i gjate i te mjeruemve qe po kalonte mbi Uren e Buenes. Gjermanet ures i kishin hjeke nji pjese, pa i prishe ndonji kambe. Partizanet e kishin meremetue perkohsisht me disa trene e drrasa ku mund kalojshin krahas deri ne tre-kater kambesore. Nuk mund u kthyem ne qytet pa sjelle kryet e me kundrue edhe nji here at kob te zi. Ne horizont te perendimit qielli ishte i pergjakun: gjithshka shifej kjarte. Vargani mbi lire ecte i mendueshem dhe rryetas. Ndoshta u dukej se po kalonin mbi ure te Siratit, ura e fundit qe lidh boten e gjalle me ate te pertejme. Ishim ne mitologji apo ne realitet? … Mbas disa ditesh ne Shkoder u hap fjala vesh ne vesh se dikund afer Ulqinit partizanet kishin vra te gjithe rinine kosovare. O Zot po tlutem me trego: çfare mekati ka ba ky populI qe meritoi nji denim kaq te rande? …
At Zef Pllumi: Gjermanët ishin larguar që më 28 nëntor nga Shkodra
“Rrno vetëm për me tregue”, dëshmi të tjera të influencës jugosllave At Zefi këmbëngul se partizanët vërtet kanë hyrë më 29 nëntor, por më datën 28 e më parë në Shkodër nuk kishte më këmbë ushtari gjerman. Gjithashtu gjatë rrëfimit me mjeshtëri të hollë At Zef Pllumi tregon dhe influencën e partizanëve jugosllavë në Veriun e Shqipërisë, që arritën deri aty sa të zhdukin nga ndërtesat krejtësisht flamujt shqiptarë. Një tjetër fakt interesant në kapitullin “Kisha në kopsht të Gethsemanit” është dhe marrja e unazës së At Shtjefën Gjeç ovit nga shkrimtari komunist Kolë Jakova, një unazë antike që i përkiste shekullit të parë të erës sonë, me një vlerë të paçmushme monetare dhe historike
KISHA NE KOPSHT TE GETHSEMANIT
28 Nandori 1944 qe nji dite e ftohte, e zymte, ndoshta ma e zymta qe prej shpalljes se pamvarsise. Qysh ne femijni kete dite e kishim festue me drite, ngjyra, kange, brohori e flamuj. Flamujte ishin naltue ne kumbonaret e kishave, par ishin si te vetmuem dhe ate dite nuk i kqyrte kurrkush. Gjermanet ishin largue te gjithe prej kazermave, zyrave dhe vend-rojeve te tyne ne drejtim te Malit te Zi. Shkodra priste hymjen e partizaneve, te cilet nder kodra te Bardhajve, ne Postribe e pertej Ures se Bahç allekut pritshin largimin e plote te gjermaneve. Ate nate u ndie zhurma e disa shperthimeve te medha, aq sa u thyen xhamat e shume shpijave. Nji motocikel gjermane ishte kthye prej Hanit te Hotit per me i ndeze minat e vendosuna nder urat qe lidhshin qytetin me fushat. Mbas atyne bumbullimave qe shpallen largimin perfundimtar te gjermaneve, nuk fjeti ma kurrkush nate nate te gjate. Ne Kuvendin Franç eskan, ku jetojshem, zotnonte parandjenja se me ate ç ast Oksidenti po largohej prej nesh me nji hap shumshekullor, se kundra katolicizmit ne Shqipni do te fillonte nji lufte, e cila, me gjase, do te vente ne rrezik vete ekzistencen e elementit katolik ne Shqipni. Per klerin katolik nuk qe gja e papritun, mandje mund thomi se ishte e parapame. Shume vjet perpara kishim fillue pregatitjet e te rijve me lekcjone e konferenca per te perballue nji salvim aq mizor sa round te na kushtonte edhe jeten… Norarin e lutjeve te mengjesit, qe prej ores 5 deri 6, u mblodh i gjithe komuniteti franç eskan me eprorin, At Mati Prendushin, dhe me lutje te veç anta kerkuem mbrojtjen e te Madhit Zot. Kisha Katolike ne Shqipni gjindej ne Kopsht te Gethsemanit: “0 Zot, ne kjofte e mundun, largoje kete kelk prej meje!” Lutja ishte kjo, par u ba vullnesa e Zotit. 29 nandori gdhini dite e zymte dhe e ftohte ne oren 10.30 -11 neper rruget kryesore te qytetit hyni brigada partizane e prime prej Major Gjin Markut: flamurit kombtar, qe valvitnin perpara, i kishin shtue nji hyll te kuq. Na keqyrshim mbas grilave te dritareve. Per hir te se vertetes, duhet dishmue se popullsia katolike e qytetit nuk merrte pjese nate manifestim, perveç ndonji personi te rralle, qe njihej si prokomunist, ndersa nji pjese e madhe e popullsise muslimane, veshe ne tesha feste, jepte dukjen e nji pritje te gezueshme. Ushtrija partizane, e veshun me gjithnduer uniformash te hueja, paraqitej si nji ushtri e parregullt, leckamane, me opinga dhe e unte. Shka bante ma shume pershtypje ishin partizanet. Qfare nanash mund ishin ato femna me pushke ne krah? Nder kazerma nuk kishin shka me ba, mbasi nuk kishin as rroba fjetje, as ushqime, prandej i shperndane neper familje: dikund 3, dikund 6-7. Populli i strehoi, i ushqeu dhe u mbush me parazite. Por nuk ishin rob Zotit: keqyrshin me tinzi neper shpija nese mund gjejshin ndonji gjerman ose “reaksionar” te mshehun. E para pune qe bane qe vumja ne funksionim e burgjeve, te cilat u mbushen plot e permaje me njerez te pafajshem. Nuk kishin buke me u dhane, prandej duhej tua ç ojshin familjet, perndryshe vdisshin. Ushqimet qe u dergojshin familjet ishin ma shume per partizanet e unshem, se per ata te mjeret e torturuem. Menjihere filluen te shperndahen fjale: kane vra X-in o Y -in; ose per tjere qe ishin zhduke pa shenj, pa nishan. Kush ishte kryetar i kesaj qeverije? Filloi me u permende emni i Enver Hoxhes, deri atehere krejt i panjoftun per popullin e Shqipnise se Veriut. Gjate muejit dhetor u vendos pushteti i ri i Shqipnise, qe nuk kuptohej mire nese ishte ushtarak apo civil: te gjithe ishin te medhaj e kurrkush nuk kishte gja ne dore, perveç komandanteve partizane, nga ma te ndryshmit, te cilet ishin vendose kush ne nji shtepi, kush ne nji tjeter. Brigadat ne Shkoder bane nji riorganizim, dhe keshtu Major Gjin Marku me ata te paret qe erdhen kaluen kufinin e Shqipnise per tu dhane “ndihme vellazerore” popujve te Jugosllavise. Shkodra u mbush me brigada partizane dhe ç uditej se nga erdhen aq shume ushtare sa nuk i kishin pase as ushtrite e hueja! Partizanet thojshin se kishin ardhe per te ndjeke gjermanin deri ne Berlin, por ishin pa kepuce nder kambe. Ne pergjithesi ishin njerez me te cilet nuk mund te flitej, me sjellje te keqija: hajshin buken e permbysshin kupen. Shume ushtri te hueja kishte pa Shkodra, par si kete kurrnji jo. Menjihere, mbas asaj dite te 29 nandorit 1944, ne rrugen Shkoder-Podgorice filloi qarkullimi si kurre ma pare, ne nji kohe qe komunikacioni me Tiranen ,ishte teper i veshtire per shkak te prishjes se urave, nder te cilat filluen me u vendose trapa lundrues e roje partizane. Keshtu malazeze e shqiptare qarkullojshin mes vedit pa kufi. Kush ishte sundimtari i vertete i Shqipnise? Pergjegjen e jepte “trobojnica”. Flamujt e shumte tringjyresh jugosllave valaviteshin ne ç do rruge, ne ç do ndertese shtetnore e ne ç do shpi. Ku u gjeten aq shpejt e aq shume ata flamuj qe populli i kqyrte me inat, sepse shenjojshin nji robni te re te kombit shqiptar! Posa u hapen shkollat, nder te gjitha, pa perjashtim, erdhen me mesue qe te kendohej Hymni i atij flamurit te huej: “Ei sllovenski joshte zhivi”, “co bajrak ne vije”, “zhivi zhivi jugoslovenski” si edhe “Ide druzhe Tito preko Albanie…preko Albanie…” (Un nuk dij as kuptimin e tyne, as se si shkruhen, por keshtu mkan mbetun ne vesh qysh nate kohe me gjithe melodite e tyne). Hymnet tona te flamurit nuk u ndigjojshin ma. Kaluen disa dite. Vetem ne kumbonaren e kishes franç eskane, e ciia zotnonte qendren e qytetit, ende nuk ishte vu “trobojnica”. Flamuri i Shqipnise, ai i verteti pa spata e pa hyll, dridhej, perpelitej i zymte e i vetmuem: nuk shifte asnji si vedin. Perpiqej me u qindrue stuhive tatij dimni komunist: ashtu i shkyem e i leckosun valavitej pa pushim. Nji dite te dhetorit dy partizane trokiten ne deren e Kuvendit Franç eskan: “Duam te hipim ne kembanare.” Portieri me thirri mue, sepse un dite per dite u ngjitshem atje nalt per me kurdise sahatin, te cilin e shifte gjithe Shkodra. Ne te vertete, per kete detyre ishte i ngarkuem At Filip Mazreku: ai kishte vendose se fundit flamurin e vertete te shqiptareve me 27 nandor 1944, por tue kene se un ishem i ri e i gatshem, mi besoi ç ilsat e kumbonares. Shkova me vrap e gjeta At Filipin e i thashe se te porta kishin ardhe partizanet e dojshin ç ilsin e kumbonares. “Ndigjo, -me tha, -un nuk mund i shof me sy; ti e din se keta ma kane zhduke vllane tem ne Tirane, pa shej, pa nishan. Ne nuk ia dim as vorrin, qe te thomi nji urate e ti dergojme nji lule. Te lutem, shko ti me ta, ç ilsat i ke. Por ndigjo ketu: mos i len vetem as per nji ç as. Zoti e din se ç fare kurthesh mund te vejne!” “Jemi te derguar nga komanda per ta hequr ate rrecke qe valavitet atje lart. Eshte turp, -thane ata, -qe mu mbi sheshin kryesor te qytetit te valavitet ajo lecke qe nuk e ka as yllin partizan!” “Eh, po nuk kemi tjeter .” “I kemi prure neve, te rinj fringo. Ja flamuri i Jugosliavise moter, dhe ky me yllin partizan.” “Dy flamuj? -pveta un. -Po ne kemi nji shtize te vetme; nuk jane vendose kurre dy flamuj!” . “Pse, tItalise nuk e vendosetju?” ” Kurre” “As ate te Vatikanit?” “Jo, kurre.” “E si tia bejme?” “Si te doni.” “Ja qe do kthehemi; do te marrim edhe nje tjater shtize, prandaj na prit ketu e mos ik gjekundi.” Kur erdhen se dyti me shtizen tjeter, kerkuen prej meje ç ilsin e kumbonares. U ngjita bashke me ta atje nalt, permbi sahat, ku shpalosej flamuri. U mahniten tue kqyre qytetin rreth e rrotull. “Uaaa! Sa bukur!” Prej aty Shkodren e kishe ne shplake te dores. Mbasi u njoftuen me qytetin, atehere e hoqen shtizen nga ganxha dhe venduen ne te flamurin e ri me hyllin partizan. Mu rreqeth i gjithe trupi: ai flamur trim, malok, i rreckosun mbet aty si nji kufome. Por kur deshten me cpalose flamurin jugosllav, nuk gjeten ganxhe. “Ku ta vendosim shtizen? Ketu nuk ka ganxhe. Dreq o pune! – thane, mandej pveten: -A keni pak tel qe ta lidhim ketu ne parmake ?” “Jo, nuk kemi. Po kqyri nji here, po edhe sikur te kete, ketu teli nuk u qindron stuhive e shtergatave, se jemi nalt; duhet ganxhe.” “Dreq o pune, dreq o pune! -thane. -Ç na polli! Lipset bere dhe ganxha. Po si nuk na the qe pare?” “As un nuk e dijshem, nuk u kujtova.” “Rri ketu, se do te biem nje usta.” Zdrypen e shkuen. Mbas ndonji ore u kthyen me gjithe nji usta. Ai vendosi edhe dy ganxha tjera. Ne anen tjeter te flamurit te Shqipnise u ç palos flamuri jugosllav. Dy flamuj. Poshte, ne qender te qytetit, ne shpine e re te posandertueme te tregtarit te madh Zef Kokes, ishte komanda e komandave: Komiteti i Partise. Dy partizanet me kapota, nga kumbonari, i thirren dikuj atje poshte. Ai qindronte ne rruge dhe jepte sinjale me duer. Perseri i hoqen flamujt dhe u nderruen vendet: aty nate vend ku perpara valavitej flamuri shqiptar, aty u shpalos flamuri jugosIlav. Ndersa nanen tjeter kaloi flamuri partizan, te cilit ia ndalonte mjaft pamjen gunga e kishes. Gjate darke, ne mensen e Kuvendit Franç eskan, mbahej nji heshtim i plate, sikur te na kishte deke ndokush i familjes. Kurrkush nuk e hapi gojen. Mbas darkes At Mati Prendushi me thirri manesh e me pveti: “Ti i ke ç ilsat e kumbonares?” “Po, mi ka lane Pater Filipi per me kurdise sahatin.” “Ti e vune flamurin jugosllav?” “Jo, kurrsesi. Erdhen dy partizane dhe e vune.” “A e din ti, -me tha, -se aty nate vend me 12 qershor 1913 asht vu per te paren here ne Shkoder flamuri i Skanderbegut, dhe fretent e kane ruejt me pushke ne dore? A e din ti se Pater Gjergj Fishta asht denue me vdekje per ate flamur? A e din ti se as malazezet, kur kane hi ne Shkoder ne 1915, nuk e kane shpalose ate flamur? A e din ti…” “Pater, -i thashe, -te gjitha i dij. Ata qe e vune aty flamurin jugosllav ishin dy partizane me pushke, te derguem nga komanda. Shka kishem me ba un: me u vra me ta ?” “Jo, jo, nuk po te them se ke faj. Por oh, sa turp i madh! Ma mire te mos e kishem pa kete dite! E si mberrijti me u valavite flamuri jugosllav mbi kumbonaret e kishave tona? O Zot, shif e gjyko!… Njerezit e pafe paskan vetem bark! Po shka thane ata partizanet, a u bani pershtypje e si e ndien vedin kur vune flamurin jugosIlav?” “Thane se zbatojshin urdhnin e komandes, per ma teper ata folen mes vedit qe atje nalt ne kumbonare te vendosej nji mitraloz.” “Mitraloz?” “Po, nji mitraloz, sepse thane qe kumbonari kontrollon gjithe qytetin.” “Na e kemi dijte gjithmone se ç fare lirije na bien serbet! Po ç fare shqiptaresh jane keta partizane qe luftojne per sllavet? Kane ç ue edhe djelmet tane me i mbyte atje!… Mjere Shqipnia ndore te kujt ka ra!” Nji paralize e pergjithshme i ra jetes normale. Nuk pati ma as rruge as telefon, as dyqan as tregti, as zyre as dokumente zyrtare. Rrallehere vetem nji copez e vogel letre me vulen partizane i hapte te gjitha dyeret. Shqipnia e terrorizueme kishte ra ne koma. Njerezit e ditun nuk dijshin ma kurrgja dhe njerezit e paditun kishin ne dore gjithshka: ate qe nuk dihej! Mbas disa ditesh, mbrenda qytetit filluen operacionet ushtarake: kontrollet. Te gjitha shtepite e qytetit, pa perjashtim, kontrolloheshin prej partizaneve tarmatosun, ne ç do skute, ne ç do biruce, ne ç do oxhak, ne ç do quer. Nen pretekstin se ishin ne kerkim te “kriminelave” e “reaksionareve”, keto veprime kishin si qellim me mbjelle terrorin ne gjithe popullsine, prandej pothuej nder te gjitha rastet, shoqnoheshin me pushkatime e me burgime. Shumekush, per ti ike terrorit, merrte arratine nder male e hidhej nilegalitet, ose strukej te ndonji mik besnik. Ndeshkimet per ata qe strehojshin “reaksionaret” ishin torturat e tmerrshme dhe pushkatimi, qe ndodhte te bahej edhe vetem pse emni i nji personi ishte i ngjashem me ate te ndonji tjetni, te cilin e kerkojshin. E shumta e atyne njerezve, ushtarake a civila, te ngarkuem me detyra e pergjegjesi, ishin analfabete ose gjysanalfabete. Ne fillim te dhetorit 1944 ia behi ne Kuvendin Franç eskan te Gjuhadolit nji grup i randesishem prej 7- 8 vetash, i shoqnuem prej Kole Jakoves; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut. Prune me vedi shume urdhnesa, si mbylljen e revistes kulturore HYLLI I DRITES, si edhe te gjitha revistave tjera fetare Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmise, Bijat e Zojes etj. Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjes si edhe te gjitha shoqatave fetare. “Vizituen” edhe Biblioteken e Muzeun e At Shtjefen Gjeç ovit. Kola kerkoi una zen e Gjeç ovit. Keshtu thirrej nji unaze antike, me gjase e shek. I, arit, punim i dyfishte me mjeshtri te madhe, qe kishte nji gur te nalte joproporcional me unazen. Thohej se nji perfaqesues i British Muzeum-it kishte ofrue per te shumen 14000 sterlina ar. Nderkaq Kola e muer dhe leshoi nji leter-vertetim.
Jeta e Drita Kosturit në një birucë me Patër Palin
“Rrno vetëm për me tregue”, torturat në Burgun e Kishës, Shkodër At Zef Pllumi në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, botim i shtëpisë botuese “55”, në kapitullin “Frateli Gjon Pantalia” përveç të tjerave tregon dhe një episod se si e ka njohur gjatë jetës në burg Drita Kosturin, ish-të fejuarën e Heroit të Popullit Qemal Stafa. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1947 në ambientet e kolegjit françeskan në Shkodër, i kthyer në një burg të stërmadh nga ana e komunistëve, pasi morën pushtetin në vitin 1944. Në këtë paragraf përshkruhen me mjeshtëri torturat e xhahilëve komunistë ndaj të burgosurve politikë, të cilët në atë kohë ishin kryesisht inteligjencia, klerikët, nacionalistët etj.
FRATEL GJON PANTALIA
Me hekurat e mija na lidhen te dyve bashke. Ai pruni dyshek leshit e mbulesat, kishte edhe pak ene te vogla për ushqime. U sistemuem, u gëzuam e u përqafem. Fratel Gjoni kje i vetmi jezuit, qe, kur u shpërnda gadi nji vit para shpija e tyne, erdh e banoi ne Kuvendin tone Françeskan. Me origjine ishte prej Prizreni, djalë i vetëm ne moshën 20-vjeçare, kishte lane punën si nëpunës i hekurudhës dhe nanën e vet me ndigjue thirrjen e Zotit per me hi anëtar i Shoqnise” Jezu”. Tash ishte ne moshen 64-vjeçare, nji trup mesatar i lidhun: mendjen e vullnetin i kishte edhe ma te forte. Mjeshtër i te gjitha zanateve, me nji bagazh te mire kulturor nder shkencat humanitare. Njeri shume i gjalle, me cilsi te nalta organizative dhe me aftësi te rralla për jetën praktike. Kishte shetite shume vende te Europes dhe zotnonte latinishten, gjermanishten, frangjishten, italishten, turqishten e sllavishten. Aso kohe Fratel Gjoni konsiderohej prej popullit kyçi kryesor i jezuiteve ne Shqipni, pamvarsisht se ai si fratel prej superjorave emnohej vetem kepucar o rrobaqepes: punen e bante ai, nderimet i merrshin tjeret. Para se me fjete erdhen e na lidhen bashke edhe kambet e keshtu ishim te lidhun kambe per kambe e dore për dore. Kemi vuejte ashtu se bashku pak a shume kater muej deri ne ditet e para te majit. Në nesre u kuptue se burgu i Kishes (alias Kuvendi Françeskan) ishte plot e permaje mbushe me te burgosun: nalt kishte 68 dhoma te mdha e te vogla. Poshte kishte salla te gjana, ne secilën sistemojshin se paku 200-300 te burgosun. Per çdo mengjes na bijshin te dera nji tas uje, nji racion buke misri 400 g. dhe jepshin ndezjen e duhanit (vetem nji here ne 24 orë). Ne banjo na nxirrshin noren 5 dhe noren 17 gjithmone me duer te lidhuna. Atyne qe familjet u sillshin ushqime dhe ndrresa ua jepshin noren 12-13. Detyrohej heshtim i plote pamvarsisht se ne ditet e para u tolerue zani i ambel i Gac Qunit, por u ndryll ai dhe çdo za tjeter deri edhe kollitjet e te teshtimet, te cilat shpesh interpretoheshin si sinjale. Dy oda nalt dhe dy tjera poshte afer bibliotekes, ku dikur ishte redaksia e Hyllit te Drites, u vune ne dispozicion te hetuesise. Nder to, hetuesat me hu, korrent elektrik e lloj-lloj torture qe u vinte nder mend, mbyllnin proceset ose jetën e njerëzve të pafaj. Kuvendi Françeskan gjate vitit 1947 kje qendra dhe kulmi i terrorit komunist: ai u transferue aty nga selia e pare qe ishte shtepia e Pjeter Çurçise (afer Sahatit te Inglizit) dhe mandej, ma vone, kaloi ne Kolegjin Françeskan, ku Dega e Punve te Mbrendshme vazhdon me kene edhe sot. Ne burgun e Kishes kam jetue deri me 18 Janar 1948, pra ma shume se nji vit Kje nji vit teper i vështirë. Sot nuk mund i pershkruej ditet e atij viti se do te shkojshem teper gjate, por shkurtimisht do te tregoj disa episode. Ne nji mengjes, norarin e sherbimeve për tualet, aty mbrenda burgut u ndie krisma e automatikut. U grumbulluen shume ushtarake. Flisnin me za te nalte, pamvarsisht se dikush prej tyne jepte urdhna: “Mos fol! Mos e ço zanin!”. Me shka u kuptue ne spjegimet e para dukej se kishte ike nji i burgosun, dhe hekurat e kambeve e te duerve i kishte lane aty ne ode. Qysh nat çast na te burgosunt e tjere filluem me hjeke shume keq. Atë ditë mbetem pa dale ne banje: nji torture e vertete. Pa kalue nji ore erdhën e na kontrolluen prangat qe kishim nder duer e nder kambe. Na i shtemguen me nji mizori shtazore. Mbas pak minutash dueret filluen me u aje. Prej çdo ode filluen me u ndie gjame, ofshame e vaj i te burgosunve. Roja me nji terror te pamshire kercnonte me ulurima çdo psheretime. Vetem ne mbasdite vone filluen me na qite ne sherbime personale. As tash nuk e dij se si u muer vesh se kishte ike prej burgu Hile Shllaku. Par ikjen e tij e paguem shtrejt te gjithe te burgosunit. Duert tona u bane plage prej prangave. Te gjithe ata qe ishin te lidhun çift nuk mund te levizshin sadopak, perse tjetrit i hyjshin prangat deri ne kocka, tue shkaktue dhimbje te tmerrshme. Kjo gjendje u ba metode e perhershme, pothuej rregullore e burgut te kishës. Ne gjysmën e dyte te shkurtit 1947 shokun tim te vuejtjeve Fr. Gjon Pantaline, filluen me e marre ne pyetje. Kur thuhet pvetje don me thane fillojshin edhe torturat. Natyrisht, na nuk e pvetnim njani-tjetrin se shka kerkojshin ne hetuesi, jo per mosbesim, par se ata ishin aq mizore sa mujshin me e marre edhe atë tjetrin dhe me e pvete se shka te ka thane shoqi yt e me e torturue deri ne vdekje. Mbas nja kater seanca pvetjesh, nji dite po vjen ne dhome me nji plage ne krah, nen brryl. Ai hetuesi i kishte ngule nji shufer hekuri ne mish. Mbas dy-tri ditesh e kapen ethet me te dridhuna. Plaga ishte ajte, ai gjimonte prej dhimbash: nuk e merrte gjumi as diten, as naten. Gardiani lajmoi dhe pruni nji infermier ushtarak, i cili i hapi plagen dhe i shtini nji fitil. Na ishim te lidhun dore per dore, ne menyre qe ai praktikisht ishte pa duer e me duhej mue me dhane ndihme o me i durue edhe dhimbjet e tija. Ai infermieri ushtarak vinte krye dy ditesh. Infeksioni kje aq i rande sa mbeta pa mend: qelbi filloi me dale nga plaga si uji. Nderkaq hetuesi shtonte seancat e pvetjes se tij. Nji dite nuk na prune as buken, as ujin. Kur i thame gardjanit se na kishte harrue ai na u pergjegj se kishte urdhen prej hetuesit. Mbas 48 oresh qe ndejem pa buke e pa uje Frareli filloi me pase shume shqetsime, perveç dhimbjeve te krahit. Un ishem i qete. Zoti me kishte fale shume durim, ai plak me dhimbej sikur ta kishem babe. Lutshim Zotin bashke qe te na jepte force. Mbasi kaluen tri dite pa hanger, pa pi me tha: -Shikjo Fra Zef, me vjen keq shume qe po vuen edhe ti per shkak tern. Tash e kam te kjarte se do te na lane keshtu edhe nji dite, ose dy se jo ma shume mbasi njeni vdes. Shifkur te na bien me hanger, kane me pru ullij ose djathe qe jane te krypuna, por nuk do te na biejn uje. Prandej me ndigjo, mas prano me i hanger se do te kemi etje. Dhimbjet e etjes jane ma te mdha se te urise. Kur u bane pese dite pa hanger, pa pi, mue me kishte fillue nji gjume i rande, ndersa ai ishte shume i shqetsuem. Me thonte shpesh: -Falju nderes Zotit per kete gjume, por un kam dhimbje. Mbas pese ditesh na prune nga nji cope buke misri me ullij dhe djathe bashke. Frateli u çue e tha: – Un nuk i marr pa me pru uje. – Do tjua biem ma vone. – Jo. Nuk i marrim. – Ti fol per vete, ky tjetri i merr. -As un nuk i marr pa pru ujin. Paçi vehten ne qafe. Un po ua Ie ketu ushqimin, ne daçi hajeni, ne daçi mos. Mbas nja 2-3 oresh gardjani erdhi persri. Na menduem se do te na binte ujin, par ai ve~ ndali sa me pa. Gjella ishte aty ku e kishte lane: e paprekun. – Pse nuk hani? – Bjer ujin përpara. Mbylli deren e u largue. Mbas nji ore u ndigjuen persri ecje te zhurmshme neper korridor: u ndalen te derajone. Hyne mbrende tre vete. Kishin nji sahan me krype. Na hypen siper dhe perdhuni na mbushen gojën me ka nji grusht krype, mandej u kthyen ne pune te vet. Te shkretat goje tona qe spaten me shka me u shperla. Ne nesre lkura e gojes u rrjep. Ne te shtaten dite nuk mujtem me u çue. Mue me kishte kape nji si gjume, nuk kishem kurrfare dhimbje, ndersa Frateli kishte dhimbje jo vetem prej krahit te pezmatuem, por edhe prej urie. Ne diten e nante na prune buke dhe uje: plot broken me uje. Frateli e muer i pari aq me turr, sa gadi kje tue i ra dishka, mue me dhimbej shume, megjithkte e kqyrshem me nji fare inati, se me hini friga se nuk po me len asnji pike. Me teproi dishka dhe e shova etjen. Kur fillova me hanger mu duk se me luejshin dhambet. Hangra kadale dhe kur mbarova kafshaten e pare, me gishta provova: luejshin me te vertete. i thashe Fratelit: – Shif si me losin dhambet, jo nji por te gjithe, hiqen kollaj prej fulqinit. – Te paska ra smundja e marinarve. -Pse marinarve u bien dhambet? – Nuk u biejn, por u losin ose u prishet mishi kur bajne udhtime te gjata ne dete. – Un nuk besoj se do ta kete ndokush tjeter perveç te burgosunve. Sa me zgjati kjo smundje nuk mund e thom me siguri, por ma vone dhambet jo vetem qe nuk me kane levize, por me jane shterngue aq fort sa kur ka ardhe koha me i hjeke nuk delshin pa thye pak edhe nofullen. Mbasi kaloi kjo vale torture urije, Fratelin filluen me e mjekue persri ne krah se kishte shume dhimbje. Nji nate me duel gjumi i trembun. Frateli ishte zgjuet prej dhimbash te krahit. Me pveti: “Pse u trembe?”. Un i kallxova se kishem pa nanderr Stalinin. Por nuk ishte ai Stalini i fotografive, por nji tjeter, burre i ri, mjaft i pashem e i mbajtun qe me thirri ne zyren e tij dhe me muer ne pvetje. Ne fillim me muer me te mire, mandej mu kercnue, se mbrami muer nji shkop te trashe qe ishte ne qoshe te zyres dhe u tremba e me duel gjumi. Ndersa Frateli mendonte me ma shpjegue se a do te delte mire a jo, qe se po ndiejme zhurmen e kambve te gardjanit qe avitej ne korridorin e gjate. Ishte kund ora 1 mbas mesnatet. Ajo zhurme po avitej perhere e ma afer e u ndal te derajone. Ndersa po hapej dryni, na bame sikur ishim ne gjume. Gardiani hini mbrende, demek me zgjoi, mi zgidhi prangat e lidhi Fratelin e mue me vuni pranga tjera. Me vuni para e ecem neper korridorin e gjate. Me dergoi ne zyren e hetuesit. Shka me pa! Po ajo ftyre e atij Stalinit qe kishem pa nanderr: Fadil Kapisyzi. – Un, -me tha, -jam hetuesi i Fratel Gjonit, dhe mbasi jeni bashke ne nji ode, mendova te zhvilloj njikohesisht edhe me ty procesm. – Procesin e kam firmose njihere! Ajo ishte nji tallje e jo nji proces serioz. Ai oficeri qe te pat marre ishte nder ditet e transferimit dhe e ka ba shkel e shko. Bile edhe ai ka lane shenim aty se procesi nuk asht perf undue, se do te dalin dokumenta te reja. Edhe kane dale. Un e zhvilloj procesin siç duhet; e ke pa ku e kam çue Fratel Gjonin: ka pase peshue 90 kg e tash peshon 60. Do ta baj me ardhe 20 kg. Un nuk dij lojna, prandej fol. Zotni, po as ai procesi qe kam ba un nuk ishte lojna. Un kam hjeke edhe ma zi se Frateli atje te pjeshka. -E dij, e dij mire, ishin lojna fmijsh ato te Nestit. Do me njofish mue se nder keto duer u ka dale shpirti atyne burrave te forte. Ke ndie ti? Fol! – Un skam shka flas, mbasi edhe ato qe kam firmose ishin teper. – Teper ee? Nuk din ti ee? Te kallxoj un tash ty. Por ma pare due me dijte shka te ka thane Fratel Gjoni. – Si shkame ka thane? – Po, po, shka te ka thane ai ty? – Per shka? Un kur ishimjashte nuk kam fole kurr me te, nuk na lidhte mosha: ai plak e un i ri. – Jo more jashte, po aty ne ode shka te thote ai? – Ai me thote se e ke rrahe dhe e ke mundue. Shka me ka thane tjeter?! – More leni ato ti, po mekallxo ato sekretet ejezuitve qe ti ka lane ty amanet. – Mue sekretet e amanetet e Jezuitve?! Un nuk jam Jezuit, por fransçeskan. – I dij mire un ato: te gjithe njilloj jeni. Por fol ose ta mora shpirtin ketu si zogut. Fol! – Nuk me ka thane kurrgja kurr. – Fol o ta mora shpirtin! -mandej kapi nji shkop te trashe aty ne qoshe te dhomes e te me hini mbare e mbrapshte. – Arnan o Zot, -u luta, -po kur do te marri fund ky mallkim? Ndersa ai po me rrahte, mue mu kujtue nji fjale. – Ndigjo i thashe. -Ai e ndali shkopin. -A mendon ti se Fratel Gjoni asht budalla? – Fratel Gjoni budalla? Po kush e tha kete? Frateli ishte bash ai dreqi i dreqenve te Jezuitve. Vetem ai i din te gjitha punet e Jezuitve. Per kete e kemi na ketu. Fol shka te ka thane? – Po a mendon ti se nuk e ka mendue ai kete pune qe ju mund me thirrni edhe te me pvetni? Ai ma ka thane kete. – Ta ka thane e? – Po ma ka thane. – Atëhere kallzo te gjitha shka te ka tregue, se kur te ka thane çte ka thane edhe tjerat. Mandej vazhdoi me at shkop edhe nja nji çerek ore e me lshoi. -Per sonte, -tha, -kaq ke boll. Shko ne ode, mendo mire, do te thrrasim persri me fillue procesin tand. Fratelit mos i thuej gja. Me lshoi. Kur u ktheva node Frateli e pa shka me kishte gjete. Fjeta se ishem i lodhun. Ne nesre i tregova se shka me kishte gjete. Ai nuk u çudit aspak. – Un me te vertete e kam mendue se do te te thrrasin, por po me vjen keq se po te takon me hjeke per mue e per Jezuitet. Hajde ta bajme bashke Udhen e Krygjes: Gjithmone nder perndjekjet kndra Kishes kane deke per Krishtin se bashku freten e Jezuite. Mue nuk me thirri kurrkush ma per me me pvete per Jezuitet, dersa, mbas pak kohe, Fratel Gjonin e shpeshhere edhe mue, na merrshin e na lidhshin kambesh e dueresh ne nji korridor ku sillej roja; e na lejshin ne kambe diten e naten, pa hanger, pa pi; shenjojshin nji pike ne mure ku do te avitej hunda, dhe ashtu pa asnji levizje te trupit mbas disa kohe u ndiente nji lodhje kaq e ladhe sa me u çmende. Mbas nja 5-6 ditesh ose nji jave na kthejshin e dhome. Fratel Gjoni me dhimbej ne shpirt: kishem fitue per te jo vetem respekt, por nji dashuni si ta kishem babe. Edhe ai me respektote mue se un ishem djakon. Shpesh here me thonte: – Fra Zef, mos mendo se kjo murtaje kalon shpejt. Tije i ri Kleri katolik do te shkoje “usque ad unum” (deri ne fund), vetem atehere do te vije liria. Ti do tia mbrrijsh asaj dite dhe ti do te tregojsh te verteten per te kaluemen e te sotmen. Keshtu jam i bindun un. Me la disa testamente, pothuej sekrete per shtepine e Jezuitve, por koha e gjate i bani te gjitha te pavlefshme: shkatrrimin total qe pruni komunizmi ai nuk e kishte parapa. Kur e kthejshin ne dhome mbas gjithe atyne torturave ai kishte humbe edhe pamjen e njeriut. Me dhimbej ne shpirte. Nuk na bijshin kurrgja tjeter perveç 400 gr. buke misri ne 24 ore dhe nji sapllak uji. Un gjysen e 400 gramshit ia jepshem atij se e shifshem se ishte ba asht e lkure. Trupi i tij i shendoshe ishte shendrrue ne nji skelet. Me thonte: – Fra Zef, plaku han shume, po nuk hangri vdes. Por edhe i riu ka nevoje me hanger shume, prandej mos ia hiq vedit. ” – Un nuk ia hjek vedit, por nuk kam oreks, -i thojshem, – buka e misrit thate e mykun nuk me shkon poshte. Ne te vertete un ishem i unte gjithmone, por e shifshem se ai kishte ma nevoje se un. Ne dhomen perbri rrinte Gac Çuni, nji mesues. Ishte artist, kangetar i lindun me nji za tambel si te bylbylit. Dhoma e tij i shte aq e vogel sa nuk i nxente dy dysheke, prandej ishte vetem. Kishim ba ne perden prej tullash qe na ndante nji vrime me bisht te lugeve te drujta. Bira mund nxente nji kokerr ulli. Kam harrue se kush i binte Gacit dishka vorfnisht. Me siguri nana. Ashtu edhe Fratelit i binte familja e shkrimtarit Zef Harapi. Mue nuk me binte kurrkush. Kur ishem vetem rrijshim goje me goje nate bire tue fole gjate shume orve me Gacin. Para se te hinte ne burg ishte kene me sues ne Bajze te Kastratit, pertej Koplikut. Me tregonte idilet gjyse-baritore te tija, dashurishkat, idealet dhe kjajshim vuejtjet. Liria, ajo ishte larg. Kishte nji za aq tambel e te pervajshem, kompozitor e poet i lindun. Gjithe kete gjendje te tmerrshme qe jetojshim e te gjitha andrrat ton a te shpreses e lirise ai i kishte kompozue si muzike edhe fjale. Un sot nuk i mbaj mend ato, par gjate gjithe jetes me kane ushtue ne veshe dhe ne zemer. Kendonte lehte me buze te biruca e murit, kur roja qendronte ne ballin tjeter te korridorit. Un nato momente nuk ishem ma ne burg. Kishte tarratisun nji vIla. Ky akuzohej sikur e kishte takue, dhe kjo permbante nji krim te madh per komunistat. Ai e njifte Fratel Gjonin dhe u interesonte me i ndjeke me veshe levizjet e tija kur e merrshin ne pvetje. Ma vone Fratelin e kthyen ne dhome gadi sikur e qiten ne harrese. Edhe krahi filloi me iu permirsue. Nji dite i thashe: – Me fal se po te pves, se ne kete vend asht ma mire mas me dijte se me dijte: Shka kerkojne prej teje? – Kerkojne ata shka nuk asht: sekretet e Jezuitve. Kta nuk dijn shka don me thane shpi Jezuitesh e province Jezuite. Se fundi kerkojn qe un tu lshoj nji deklarate se Jezuitet, si italian ma e shumta, ishin edhe fashista, se At Cordignano e At G.Valentini ishin anmiq te shqiptarve. E gjitha kjo. Un, -tha, -nuk pranoj me u lshue ketyne asnji deklarate, mbasi po u lshove majen e gishtit te presin krahin. Edhe mue filluen persri me me nxjerre me fshi korridorin dhe banjot. Sado pune e rande dhe e papershtatshme qe ishte, e bajshem me andje dhe me dukej privilegj. Me takonte me pastrue edhe shume dhoma ku ishin te burgosunit. Ne nji biruce pa dritare, ne terr kishin shti Dr. Kol Prelen deputet, qe i kishte dale ne nbrojtje At Gjon Shllakut. E njifshem e e çmojshem. E pveta tinze: – Si te duket puna? – Mua, -tha, – do te me pushkatojne. Nuk parashof ndonji ldryshjm deri sot pese vjet, mandej ndoshta po. Kur u ktheva node e ia tregova Fratelit, ai me tha: -Kola si edhe Paulin Pali jane dy njerzit ma te pregatitun nder ne per politike perendimore se ajo orientalja asht e bazueme vetem ne rrene e pabesi. Sa per at pese vjetshin qe te ka thane, duhet kuptue se ne politike pese vjet jane njizet e pese vjet, prandej me beso mue: para 25 vjetve nuk kemi liri. Gjate ksaj kohe shifshem shume njerz qe nuk i njifshem; kur kallzoshem Fratelit ai mi shpjegonte se kush ishin, se i njifte te gjithe. Me ndeshi rasa me shume kend, te fitoj edhe besimin e tyne e me rastisi me ba edhe ndonji lidhje e shkuesi ose me bajte fjale: mas prano, se nuk kam pranue” ose”kam pranue nen torture, por ti qindro” etj. etj., “se ne gjygje nuk do te pranoj”. Ky ishte nji veprim shume i rrezikshem per mue se ne rasen ma te vogel un do te hiqshem tortiura te pabesueshme. Falemnderes Zotit e nuk me ndodhi kurrgja. Nji rast i tille me solli te dhoma e Pater Palit. Kur gardiani hapi drynin, te dera doli nji vajze e re dhe me mori fshesen. U bana shume kurioz. Mfshehtas e pveta: – Kushje ti? – Drita Kosturi. Per mue ishte nji emen krejt i panjohun. A thue mund te ishte ajo ndonji spiune provokatore per ti nxjerre sekretet te shkretit Pater Pal? Kur u ktheva ne qeline time, ku isha i lidhun clore per dore e kambe per kambe me Fratel Gjon Pantaline, u vuna menjihere ne takim me dhomen perbri, ku ishte i vetem Gac Quni. Ajo vrima e murit ishte edhe telefoni yne sekret. Ai me pveste per te gjitha te rejat ose mjerimet qe me kishte rastise me pa gjate oreve te pastrimit. E pveta me ngut: – A din gja kush asht Drita Kosturi? Ai e perseriti pvetjen time, por me çudi te madhe shtoi: – Pse edhe ate e paskan shti ne burg? – E njef ti? – Jo, jo, nuk e njof, por me te ndegjueme. Ka kene e fejuemja e Qemal Stafes. Si mund tejete ajo ne burg? Ndoshta mund tejete ndonji tjeter qe ka te njajtin emen; ketu smerret vesh kurrgja! E me te vertete, kurrgja nuk merrej vesht, as nuk kuptohej, pse kesaj burije i frynte edhe shoku im i prangave, Fratel Gjoni, i cili mund te konsiderohej njeriu ma i perplasun mejeten, njoftesi ma i mire i karaktereve dhe i puneve te kesaj toke te ngaterrueme. Mbas disa muejsh ndodhi qe un te isha kojshi me dhomen ku ishte Pater Pali. Ne kete rast ai ishte vetem. Ato vrimat sekrete ndermjet dyshemese dhe murit, te çiluna me bishtat e lugeve te drunjta, per ne te burgosunit nuk ishin ma sekrete se i dinim te gjithe. Sinjali se folesi i anes tjeter nuk ishte polici o provokatori ishte perplasja e prangave te duerve per derrasa. – Pater Pal, je vetem? Tash po. – Kush ishte ajo Drita Kosturi? – Nji engjell i derguem prej Zotit per me me ngushllue. -A nuk ke dyshime ne te? – Dyshime? Çfare dyshimesh! Ajo asht nji vajze e ditun, idealiste e vertete! – Ajo ka kene e fejuemja e Qemal Stares, komuniste! -Komuniste ndoshta po, por me ate ideal te sinqerte qe e karakterizon rinine. Mos i gjyko njerezit ashtu. Asht nji Amazone qe lufton kundra çdo tiranie, prandej edhe kunder tiranise komuniste. – Atëhere perse e kane pru te ti? Dhe me tregoi se si, gjate torturave te hetuesise, ai nuk kishte mujte me durue ma. Nuk ishte puna vetem per te, kerkojshin ma teper qe ai te merrte ne qafe te tjeret. Ne nji çast dishprimi, kishte humbe gjykimin, kishte kalue ne krize çmendunie dhe u hodh prej dritare e poshte. Kishte humbe ndjenjat dhe, mbasi kishte ardhe ne vete, nuk mundej me levize: dishka kishte thye. Atehere ia kishin pru ate vajze, qe kishte studiue ne Itali per mjeksi. i kishte sherbye jo sikur Pater Pali tishte babai i saj, por sikur tishte nji femije i saj. – Sakrificat e saj per mue, kurre nuk do ti harroj dhe po te porosis qe, ne kjofte se vjen ndonjihere dita e lirise, ajo duhet konsiderue si mike e urdhnit françeskan. Aty kah mesi i Prillit me larguen prej odes se Fratelit e me çuen ne nji korridor te vetmuem. Te Fratel Gjoni derguen nji tjeter. Kush ishte ai? Nji Zot e din. Por si flitej ma vane ishte vllai i nji prej udheheqsave lokale te pushtetit komunist, ndoshta spiun i prokurorit. Kush e din? Fakti asht qe mbas nji mueji Fratel Gjoni mujti me hi ne nji prej atyne odave qe ishin te lidhuna me Kishen dhe u hodh poshte. Naltsia kje e madhe dhe Frateli theu kambet. E zune ne Kishe dhe e prune ne nji batanije persri ne ode ku ishte. Çfarë te rrahunash i bane, megjithse me kambe te thyeme. Çfare ulurimash ndigjuem. Na veç luteshim qe Zoti ti jepte ndihme atij edhe ne, se na kapi frige e madhe. Per disa muej nuk ia ndjeva ma zanin, as nuk ia njofta te ecunen neper korridor kur ishte orari i banjes. Nuk mund e kuptova kurr. Por kah fillimi i Shtatorit, persri u ndje zani i tij ne nji korridor ku me hunde te mbeshtetun ne nji rreth qe vizatojshin ne mur e lane disa dit ashtu ne kambe, te lidhun, pa guxue me ba asnji levizje. Mbas disa ditesh se çfare torturash i bane nuk e kam te kjarte as sot, por ulurimat e tija tmerruen te gjithe te burgosunit. Aty ne tortura vdiq.
Partizani që vrau babanë se ishte eksponent i Ballit
Miti Koliqi nga Vlora, ish-partizan, i cili ka qenë i detyruar të vrasë babanë e tij pas marrjes së pushtetit nga komunistët vetëm për faktin e thjeshtë se ky i fundit kishte qenë eksponent i Ballit. Në fakt, Miti Koliqi, siç rrëfen At Zef Pllumi, u detyrua ta kryente këtë veprim vetëm që mos e linte të atin të binte në duar të partizanëve, të cilët do ta torturonin deri në vdekje.
I. NE KRYPORE TE VLONES LUFTA E KLASAVE NE BURG
Me te vertete, ne muejin shtator, nji kamion i madh plot me te burgosun te paafte per pune, u nisem nga Repsi. Natyrisht nuk mungonte shoqnimi i plote i Sigurimit, pra nji autokolone e vogel. Nuk patem dhimbje aspak nga braktisja e Repsit, atij vendi pa diell e ku frynte gjithmone era e ftofte. U nisem mbasdite vone dhe nji pjese te nates e kaluem noborrin e Deges se Puneve te Brendshme te Rreshenit, ndersa ne mbasditen e te nesermes :mbrrijtem ne Skrofotine te Vlones, ku punohej te kryporja ere. Kampi, si te gjitha kampet e te burgosunve, ngrihej me baraka drrasash e populiti ne forme katrore, ku ndryjshin mbrende nji oborr kund 80 x 50 m dhe kishte dy dyer, ate zyrtaren qe ishte afer komandes, dhe nane tjeter ate te punes, te mbulueme gjithmone me pllaka te medha eterniti te valzuem. Fjetoret, me shtreten dy kateshe, ishin teper terrta mbasi e vetmja drite qe hynte aty vinte nga dyert. Ky kamp ishte i mshefun nen nji kodrine te vogel mbi te cilen kalonte rruga nacionale per Vlone, mu aty ne breg te liqenit te Nartes. Kampi ishte ndertue para tri vjetesh per thamjen e liqenit te Nartes, nji nga bukurite e rralla natyrore te vendit tone, me pasuni te pallogaritshme peshqish e shpendesh. Ky plan i babezitun per “sigurimin e bukes ne vend”, ose si shkruhej ma gjate nder te gjitha parullat e bri rrugeve, nder pllaka metalike: “sigurimi i bukes ne vend garanci e fitores se socializmit”, kishte fillue disa vjet ma pare me ndertimin e nji dige faraonike, qe fillonte qe nga dera e kampit te punes deri ne bregdet, e gjate 8 kilometer, ne baze 15 meter dhe nalt 7 meter, nji rruge normale ku mund te qarkullonin 2 makina. I gjithe materiali guror bartej me makina vetshkarkuese nga malet e Vlones, por qe i gjithe ai material shkrihej si krypa ne uje. Projekti ishte qe me anen e kesaj dige do te thahej pak ma shume se gjysa e liqenit te Nartes per ta kthye ate ne toke bujqesore. Me te burgosun, skllave te shtetit socialist, diga u ndertue mbas 2-3 vjetesh, dhe aty ne breg te detit te mrekullueshem vlonjat, ne Pishporo, te burgosunit ndertuen nji stacion pompimi shume te bukur ku mandej u vendosen makineri teper te fuqishme. Me vumjen ne funksion te ketij stacioni u pa me te vertete mrekullia e madhe e punetorit skllav. Liqeni u tha krejtesisht, deri te diga., e te gjithe pane fundin e liqenit, nji baltovine aq te gjate e aq te gjane sa mas me ta perfshi syni, par ku nuk mbrijshe me shkele, mbasi humbshe mbrende. Dikur prune projektet. Komanda u ndau te burgosunve skllav., pune nga nji pale çizme, nga nji mushema dhe nga nji bidon uji. Nga kampi dhe deri ne Pishporo diga, rreth 7 -8 kilometer, u perdor si rruge. Ajo duhej pershkue perdite nga te burgosunit e ngarkuem me bidonin e ujit, strajcen e bukes, mushemane, belin e lopaten e punes. Me kete ngarkese ne krahe, te ndame nder brigada, te rreshtuem per gjashte, te rrethuem me roje, ecshim dy ore rruge per me mbrrijte te fronti i punes. Mbas nja dhete minutash fishkellonte bilbili per fillimin e punes 8 oreshe. Thohej se njana nga rruget do te quhej “e paguar”. Fakti asht se punuem si skllav per me perfitue nji pune ma te lehte. Te burgosunit, tashma, ishiri shume ma te specializuem se tekniket e inxhinieret e bonifikimit. Praktika e gjate nder te gjitha kenetat e thame (bonifikueme) te Shqipnise, vetem nga te burgosunit, kishte ba qe ata te fitonin besimin e personelit teknik e atij ushtarak. Keshtu te burgosunit, ne fillim organizuen vete nji skuader pioniere te punes. Ata hapen nji vije te ngushte e te theIle, e cila filloi te thithte ujin e ta percillte ne basenin e stacionit te pompave. Nder ditet e para, e shumta e te burgosunve, shijonin “nji pushim” fantastik ne bregdetin e Pishporos. Efekti i atyne vijave te vogla u pa mbrenda 5-6 ditesh. Ne javen qe erdhi u hap front pune per 500-600 te burgosun. Ne haze te projekt-bonifikimit duheshin ba shume kanale, qe nga diga e Pishporos, deri te katundi i Novoseles. Nji dite na derguen ne Novosele per me pa se ku do te punojshim simbas projektit. Ishte vetem nji vizite e cila do te percaktonte vendet e punes. Ate dite punoi vetem keshilli teknik tue vendose piketat. Ne nesre perseri aty. Kur mberriti kolona e jone e te burgosunve, Novosela ishte çue ne kambe. Kishin dale ne rruge dhe protestojshin me sa za qe kish: “Poshte fashistat! Poshte reaksioni! Nuk i duem! Nuk i duem!” Rojet bane punen e vet dhe nuk ndodhi kurrnji aksident. Ne nesre komanda na dergoi perseri aty. Ne fushe, kishem afer nji burre te shkurte qe thirrej Miti Koliqi. Thuhej se ishte nga ato ane, se ishte kene “oficer partizan” dhe se kishte “vra baben e vet!” Ishem shume kurioz me dite se çthonte ai vete dhe nuk u durova pa e pvete. -Eshte e vertete, -me tha, -babai im ishte nje nder kapot e Ballit Kombetar nder keto fshatra, ndersa, siç ishte zakon atehere nder keto ane, une vete dola partizan. Gjate luftes isha nenoficer ne garden e Shtabit te Brigades. Aty shihja me syte e mi se si oficerat e Shtabit i torturonin deri ne vdekje ose pushkatim roberit e zene nga radhet e Ballit Kombetar. Kur hyme ne fshatin tim si fitimtare, komanda me urdheroi: “Me mire shko vete e na sill babane ketu se perndryshej do ta kete punen keq.” Une u dridha, por nuk munda ta kundershtoj urdherin. Shkova ne shtepi. Babai ishte larguar nga friga. Pyeta te familjes dhe me treguen vendin. Pak para se ta takoja fola me ze te larte qe ta dinte se isha une dhe mos te qellonte. I tregova urdherin e komandes. Ai u mendua ca kohe, me pyeti per oficerat e ne fund me tha: “Sigurisht qe nuk do te me vrasin duke qene baba i nje partizani. Perndryshe do te me kerkonin perpjekje zjarri.” Keshtu qe pranoi te paraqitej ne Shtab per tu dorezuar. Mu dridh zemra. Gjate rruges mendoja se si oficerat e Shtabit do ta torturonin pa meshire deri ne vdekje. Kete gje ai nuk e dinte, par une kisha pare e jetuar krimet e tyre te çmendura. Pata dhembje per vuajtjet qe e prisnin babain dhe i thashe: “Kalo pak para se do te ndalem”. Ai ecta ngadale dhe une, atehere, kur hyri ne shenjester te armes sime, terhoqa gishtin. Ai ra ne te parin plumb prapa kokes. Nuk qellova me, par ndeja deri sa dha shpirt. I mora armen dhe me te ne krah u paraqita ne Shtab. “Nuk erdhi babai?” -me pyeten. “Desht te ikte rruges, por e qellova. Ja edhe arma e tij”. . Ata me pergezuan per kryerjen e detyres. Me vone me graduan oficer. Kam qene edhe ne Degen e Sigurimit ne Shkoder ne vitet 1945-1946. Ndegjo, nuk di se çke ndegjuar ti per kete ngjarje, par babane e vrava, sepse e doja shume dhe nuk do te duroja qe te ma poshteronin. Kam shkaterruar familjen e po ashtu edhe jeten time. Me organizimin e policise popullore me nxoren ne lirim, par nuk jam kthyer kurr me ne fshatin tim. Kam jetuar si i humbur. NgjaIja me tronditi. Me te vertete shume njerez, nder çaste te veshtira te jetes humbin mendjen e me ta edhe nderin e jetes. Mbas dites se Novoseles kthyem perseri per me vazhdue pnen e fillueme ne bregte detit te Pishporos. Klima e atij vendi ishte teper e bute dhe e mire, por sikur te binte ndonji shi i turrshem ne na zinte krejt te pambrojtun, perveç asaj mushamaje, e cila, si prodhim i industrise sane, mbas 5 minutash fillonte e ta shtinte ne trup shiun. Keshtu na uleshim kacuk, hidhshim mbi krye mushamane dhe rrijshim pa punue, nji ore ose dy, deri te pushonte shiu. Ne te vertete, oficeri i punes, ishte nji fare Koço nga Selenica. Ai e shifte se nato kondita as puna nuk mund bahej prandej nuk na detyronte. Mandej po nate hall ishin edhe policet e brigadave e ma zi rojet ushtare, megjithse mushamate ata i kishin te mira, ushtarake. Puna ishte e rande, mbasi gjithe diten punohej me lluce, e cila shpesh hipte permbi çizme, megjithkte nuk kishte ushujza, sepse ujet ishte i krypun. Kishim dhe nji favor se gjate rruges, kur ktheheshim, na ndalojshin ne nji vend, zbritshim skarpaten e gurte dhe na lejoshin me u pastrue ne det, me la çizmet, balten e kambeve dhe te pecave me mbathe opingat, ne menyre qe, kthejshim ne kamp mjaft te pastruem. Kete miresi ne ia dijshim atij oficerit, Koçit, sepse, kur nuk ishte ai, te tjeret nuk na lejojshin. Edhe nji favor, ne krahasim me kampet e tjera: rruga e gjate ishte e shtrueme dhe ne kenaqeshim me panoramen e shkelqyeshme te Zvernecit, Sazanit e sidomos te Gjolit te Nartes qe ishte banesa kryesore e pelikaneve te bukur. Nate kobe, na te burgosunit, kemi mbrrijte me numrue rreth 2000 pelikane dhe me kurreshtje te madhe vrejshim jeten e tyne kolektive dhe private. Mesuem per shembull se pjesa e fundit e skjepit te tyne te madh, perbahej kryesisht nga nji lloj lekure te holle, transparente e cila vlente per te punue dajret ma te mirat e ma te qendrueshmet. Ata nuk kishin frige dhe aviteshin mjaft afer bregut ose lundrave, keshtu qe mund te zhdukeshin lehtesisht nga njerez te pandergjegjshem. Prandej gjuetia e tyne ishte e ndalueme me ligj. Rastesisht rojeve ushtarake qe na shoqnojshin anash u ra ne dore nji prej tyne. Ai kishte ra ne nji kurthe te ngritun nga fshataret. Rojet ia dorezuen nji polici dhe ky u a dha te burgosunve qe ta çonin te doktori i kampit ne se ai mund ta sheronte. Perndryshej do ta mbytnin e mishin do ta perdornin per permiresimin e gjelles se kazanit. Doktori e pa se nuk kishte çi bante e keshtu e mbyten. Ai ishte nji shpend i madh qe peshonte rreth 10 kg. Kur e rjepen, mishit plot dhjame, i vinte nji ere peshku e qelbun e cila nuk durohej. U a dhane disa prej punetoreve ma te forte. Kur e vune ne zjarr me e zie, qelbej vendi nga era qe leshonte. Me gjithe urine e madhe te te burgosunve, nuk duel kush me e hanger. Pra, perveç zhanges se skjepit e bukurise se madhe atij shpendi nuk i vlente tjeter. Zakonisht notonin me çifte, par kishte raste qe mblidheshi edhe 30-50 bashke e tue perplase krahet per uje vejshin para peshqit deri qe i aviteshin ne cektine ku ata e kishin te lehte me i kape. Par ajo qe na dukej ma interesante ne jeten e tyne ishin mbledhjet qe i bajshin nder disa taka qe ishin ndermjet pyllit te bregdetit e gjolit. Zakonisht kjo ndodhte 10-15 dite para se te fillojshin shtegtimin e veres. Dukeshin sikur veprojshin si njerzit. Ne fillim mblidheshin disa pelikane te mdhaj ne grupe te vogla prej 10-12 shpendesh. Ne nesret mblidheshin me shumice jo ne nji vend, par lagje-Iagje, dikund 30, dikund 50 e dikund ma shume, sikur tishin te ndame nder fise. Me çojshin mallin e tubimeve nder male tona. Kjo loje vazhdonte disa dite rresht. Dukej sikur ata pelikanet e mdhaj i rreshtojshin keto grupe dhe i kontrollojshin te gjithe, se shifej, se disa prej tyne, u largojshin nji nga nji. Diten e shtegtimit ata ishin te mbledhun mjaft heret. Fluturimi i çetes se pare fillonte mbas ores 9. Rreth 50 pelikane fillojshin fluturimin te vume ne rresht mbas njanit qe printe. Se pari, fluturimi bahej poshte, ne forme rrethore, mbi kenete, e deri te fusha e shkolles se aviacionit, gjithmone ne ngritje, dhe kur afersisht mbrrijshin naltesine 300-400 meter atehere çohej çeta e dyte, po nate menyre. Ashtu e treta dhe e katerta, cieri sa çeta e pare kishte mbrrijte atje ku merrte drejtimin per udhetim, gjithmone drejt veriut. Pelikani ne fluturim kishte bukuri te rralle. Ai skjepi i gjane e madhosh ijepte pamjen e nji heroi te patundun. Mbas 3-4 ditesh fillonte fluturimi tjeter, deri qe keneta vorfnohej nga pamja e tyne, sepse mbeteshin aty nji pakice e vogel. Ne, gjithe veres, na merrte malIi per ta. Ky ishte ngushllimi qe natyra e bukur na jepte gjate vuejtjeve te punes, por kur ktheheshim ne kamp na kapte merzia e madhe. Posa merrshim ate gjellen e neveritshme me copa barishtesh te kalbuna e oriz te krymun, fillonte orari i merzitshem i veprimeve edukuese. Mos te harrojme se partia ketyne kampeve me skllav pune u kishte ngjite emnin “Reparte riedukimi”. Thuhej se deri vone, ky ishte kene kampi ma i dishruem prej te burgosunve, mbas te gjitha halleve, sepse kishte pase drejtor nji fare Azbi Lamçe dhe kryetar te zyres teknike Enrik Prendushin. Kur kampin e filler ne clore Sule Manoku e liroi Enrik Prendushin dhe ne vend te tij vuni Beqir Dibren, tue e quejte qe nga ajo kohe “Kryetar i Keshillit te Riedukimit” dhe jo “Shefi zyres Teknike” si ma pare. Beqir Dibra ishte nji dhelpen e vjeter komuniste. Kishte marre per grue nji jugosllave, prandej quhej “agjent i UDB-se” dhe bante burg. Njeri shume i zgjuet, par nuk kuptohej ne se, o nga friga, apo nga zemra e keqe, vuni ne jete programin e tmerrshem te “luftes se klasave” ne burg. Çish ajo? Nji pervamje vdekjepruese per te burgosunit. Kampi i te denuemve u nda ne dy veta ku ne te paren hijshin ata te rruges se “riedukimit” dhe ne te dyten ata qe nuk mund te hinin ne ate rruge dhe qe perfaqesonin “reaksionin”. Veprimtaria e te pareve ishte “informacioni” ose “shpifja” si dhe pjesmarrja nder “aktivitetet kulturalo-shoqnore edukative” qe organizonte komanda. I ashtuquejtuni “Keshill i Riedukimit” ishte nji parodi e “Keshillit te Ministrave” te shtetit shqiptar. Perveç “Kryetarit” dhe “Nenkryetarit” kishte edhe titullaret e kultures e sporteve, te riedukimit, te ekonomi-financave, te shendetesise, te ruejtjes se ambjentit, te punes etj. Ky ishte “ekzekutivi” i perbame nga spiune, servile e shpifes nga ma te neveritshmit. Tue kene kopje parodike (qesharake) e qeverise shqiptare kishte nevoje edhe per njilloj “Kuvendi Popullor”, i cili zgjidhej me “vullnetin e lire” te te burgosunve. Keshtu, perveç 8 veteve te ekzekutivit, qe permendem ma nalt, zgjidheshin edhe 8 te tjere te “Keshillit te gjane te Riedukimit”. Kjo ishte nji loje teper e ndyte sepse ne kete “Keshille te gjane” perveç spiuneve e shpifsave zgjidheshin edhe 2, 3 ose 4 nga njerzit ma te ndershmit qe kishte kampi. Kjo loje bahej per dy qellime. Se pari Komanda donte te tregohej “demokratike” per me mshefe spiunet e çpifsat, mbas njerzve te ndershem. Se dyti, vete “zgjedhjet e lira te te burgosunve” ishte nji provokacion satanik. Komanda donte me dijte se cilet ishin te burgosunit ma te rrezikshem dhe i vinte para nji prove te zjarrte. Sikur te refuzojshin i priste denimi i dyte, o i trete. Sikur te pranojshin me u ba servila humbshin nderimin qe kishin. Ne pergjithesi keta njerz turte preferuen heshtimin paqsor. Te burgosunit kurr nuk e humben per ata simpatine, sepse kishin nji vesh aty mbrende ne “Keshillin e Riedukimit” per me mesue se shka bahej e sendergjohej nga “djalli i kuq”. Ne baze te vendimit te ketij Keshilli, filloi puna e merzitshme edukative. Posa ktheheshim nga puna e rande e rruga e gjate hahej buka dhe mandej fillonte leximi i shtypit dhe “Historia e PPSH- se”, e cila ishte shkrue sipas modelit te Historise se PK (b) te BRSS- se Partise Komuniste (Bolshevike} te Bashkimit Sovjetik. Kjo pune vazhdoi gjithmone, aq sa kur nuk punohej baheshin 3-4 ore lexim ne dite, nji torture e vertete per te burgosunit, te cilet do te mbrrijshin keshtu me ndie leximin e te gjitha veprave te Enver Hoxhes, i shpallun si ma i madhi, ma i dijtuni, ma i miri e i pagabueshmi njeri i shekujve ne histori te mbare njerzimit. Ne pergjithsi e shumta e te burgosunve kishte jetue ate te quejtunen “Lufte Nacional Çlirimtare”, kishte jetue e jetonte gjithnji ne “Parrizin shqiptar”, te ndertuem nga Enver Hoxha, dhe barte mbi supe te veta peshen ma te rande te “diktatures proletare”, prandej ndigjonte me neveri e urrejtje kallximin e shtremnuem e te perçudun te te gjitha ngjarjeve. Sigurisht qe ishte veshtire me fole, sepsee spiujt e çpifsat rrijshin gjithmone me veshe hap un, megjithkte na e njifshim mjaft mire njani-tjetrin dhe keshtu gjejshim rasen me ia shpraze mllefin e zemres shoqit te mire. Ne kete menyre kampi u nda dyshe nga nji meni e urrejtje anmiqsore -ne njenen ane ata qe dojshin me marre pjese ne format e riedukimit dhe nder ne te tjereve, ma te shumtit, qe nuk dojshin me u “riedukue”. Kete lufte klasash e drejtonte me mesimet, keshillat e ndeshkimet e veta, komisari i kampit Kiço Gjançi.
SMAJL DULI I POSTRIBES
Mbasi e liruen Beqir Dibren per merita te ketij organizimi satanik, caktuen ne vend te tij çamin Gani Tartari nga Konispoli, kepucarin e kampit. Nen drejtimin e tij lufta e klasave mberrijti kulmin. Te burgosunit nuk guxojshin me fole ma mes vedit, sepse gjithshka pergjohej, gjithshka shpifej. Asohere, ndersa punonim ne Pishporo, ne pishe te diellit, pa kurrnji hije, njanit prej puntoreve i ra te fikte. Infermieri i punes tha se kishte hemoragji cereblare dhe duhej çue urgjent ne spital.
Te burgosunit me bishta belash e lopatash sajuen nji vig (barele) dhe te shoqnuem nga kater police e kthyen ne kamp e prej andej e çuen ne spital. Mbas nja nji muji qe u shtrue, kthei ne kamp me krahin e djathte te paralizuem, par i shpetoi jeta, kishte shpetue edhe nga puna. Quhej Smajl Duli; ishte nji nga bajraktaret e Postribes, njeri shume i mire, i zgjuet, gjakambel e gjakftofte. Tue kene se te gjithve u dhimbej per fatkeqsine qe e gjet, shkojshim me ndeje me te, per me i largue merzine. Nji dite njani po me pvete: – E njefti Smajl Dulin? -Po si jo! Edhe ne burgimin tim te pare kena kene bashke. Asht nji nder shtepite ma te mira te Postribes, nji shtepi patriarkale me kund 50 pjestare. – E si asht e mundun qe te kete nji nane te keqe? -Kush ta tha? – Ai vete sa here qe i shkojme per ngushllim na thote: “Nuk e kam hallin te rreziku im, por mjerohem sepse, per rrezik, kam nji nane te keqe, te veshtire, qe mi qet jashte te gjith robt e shtepise.” – Ndigjo, Smajli asht burre teper i mire, ne te vertete nanen nuk i a njof. Gjithshka mund ndodhin ne kete shekull. Nji dite gjeta kohen dhe shkova me i ba nji vizite Smajlit. Siç thashe, njifeshim qysh ne burgimin tim te pare. Si te gjithe te tjereve edhe mue mu ankue per “nanen e keqe”. – Smajl, -i thashe, -ne te gjitheve na ka zane rreziku me ate “nane” qe asht bushter. – Arnan, Pater Zef, mas gabo me i thane kuj se na mbysin ne hu. Kurrkush nuk ma ka kuptue deri tash. Atehere qeshem te dy bashke per “Nanen Parti”, qe aq shume permendej ne te gjitha rrethanat e jetes. Aty ne kampin e Vlones kishim nji te burgosun te vjeter, Hamdi Fallanin nga Drashovica. Kishte ba shum vite burg. Nder keto vite kishte humbe edhe nji sy, jo nga semundjet, por rastesisht, gjate nji grindjeje qe “maloket katolike te Shkodres” kishin pase mes vedit. Ne te vertete ai i simpatizonte shume “katoliket e Shkodres”, pamvarsisht humbjes se synit per shkak te tyne. Ai i nderonte trimat, sepse vete ishte trim. Erdh dita e lirimit te tij. Ajo ishte e veçante. Pregatitjet ishin te ndryshme: a) kafe, karamele e cigare; b) karamele e cigare dhe c) vetem cigare. Hamdi Fallani ishte njeri shume i respektuem, prandej kishte edhe shume miq. Ate dite ai shetiste n’borrin e kampit, krejt i vetmuem, sepse nga shkaku i “Luftes se klasave” ai mund konsiderohej si zadhanes i te burgosunve politike dhe mund transmetonte mesazhe Lirije. Ate dite ai shetiste krenarisht i vetem noborrin e kampit dhe, na miqt e tij, nuk kishim guxim me i u afrue, por shetisnim paralel me te. Nate kohe erdh Gani Tartari, kryetar i Keshillit te Riedukimit. I u avit atij dhe i tha: -Shoku Hamdi, ti neser lirohesh. Duhet te kesh parasysh se Partia….” – Ndigjo or maskara, -i u kthye Hamdiu. -Ndigjo mire çpo te them. Kam mbajtur Ramazan per 29 dite. Si ta merr mendja ty se do ta prish Ramazanin ne diten e fundit tue ngrane, me nder me thane, nji mut? Ik e mos te shof! Zhduku! Fjalet i shqiptoi me za te nalte qe ta ndigjojshim te gjithe na qe paraleI shetisnim noborr te kampit. U shkaktue nji qeshje e zhurmshme e cila nuk mund akuzohej ne kurrfare menyre nga shpifjet e Keshillit te Riedukimit. Ky asht nji episod i fillimit te “Luftes se klasave” mbrenda burgut, te cilen ma vone do ta ndeshim nder pamjet ma te tmerrshme te saj

Zvicër: Vendimi për ndeshjen Serbia – Shqipëria, më 10 korrik

Pamje kur një simpatizues i Serbisë (i veshur me të zeza) e godet me karrige lojtarin Bala të Shqipërisë

VOAL – LOZANË – Vendimi i një gjykate lidhur me ankesat e bëra nga federatat e futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, kundër dënimeve të organizatës evropiane të futbollit, UEFA, pas duelit kualifikues ndërmjet dy seleksioneve, i cili ishte ndërprerë, pritet të shpallet më 10 korrik.

Këtë datë e ka përcaktuar mbrëmë Gjykata e Arbitrazhit për Sport, raporton AP nga Lozana në Zvicër.

Fillimisht pritej që vendimet të merren para rundit të mbrëmshëm të takimeve kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit në vitin 2016.

Dueli kaotik ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, i zhvilluar në Beograd në muajin tetor të vitit të kaluar, u ndërpre pasi një objekt i dirigjuar fluturoi në stadium.

Pas kësaj lojtarët u përleshën, ndërsa kombëtarja e Shqipërisë refuzoi ta vazhdoj lojën, pasi ishte sulmuar nga simpatizuesit e Serbisë.

UEFA e dënoi Shqipërinë me humbjen e ndeshjes. Serbisë iu dha fitore, por iu morën tri pikë dhe është urdhëruar që dy ndeshje kualifikuese t’i zhvilloj pa praninë e shikuesve.

Prokuroria publikoi hetimet për listat e fryra të Durrësit

VOAL – DURRËS – Prokuroria e Durrësit publikoi sot rezultatet e hetimeve dyjavore për zmadhimin artificial të listave të votuesve në qytetin bregdetar, duke marrë në pyetje 60 banorë në zonën e plazhit, pas padisë që PD e opozitës bëri dy javë më parë.

Opozita dëshmoi mbi dyshimet se rreth 2800 personave nga qytete të ndryshme janë shtuar në listën e votuesve të Durrësit, ndërkohë që edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dorëzoi drejtësisë një raport kontrolli me dyshimet e veta.

Prokuroria e Durrësit ka nisur 600 fletë thirrje për personat e shtuar në lista përmes dokumentave false si banorë të përkohshëm dhe votues të qytetit të Durrësit.

Shumë prej tyre kanë hartuar kontrata qeraje false, dhe sot drejtori i ndërmarrjes së plazhit si dhe një notere që hartonte këto dokumenta janë pezulluar nga detyra për shpërdorim posti dhe falsifikim dokumentash.

Gjykata miratoi pezullimin e tyre, aq më tepër që ata kanë detyrën të hartojnë saktë dokumente të tilla si dhe i kërkoi KQZ që të fshijë nga lista e votuesve të Durrësit ata që janë shtuar me këtë rrugë të paligjshme.

Prokuroria mori deklarata nga rreth 60 banorë të zonës së Plazhit, se ata nuk kishin lëshuar askujt banesa me qera dhe se emrat e tyre në kontrata janë falsifikime.

Gjykata urdhëroi sekuestrimin e listës së këtyre personave në Gjendjen Civile të Durrësit dhe këta persona nuk do të jenë as në listën e votuesve dhe as në atë të banorëve të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, policia e Tiranës njoftoi se ka nisur procedimin penal ndaj kryetarit të bashkisë së Vorës dhe kandidat i Partisë Demokratike, Fiqiri Ismaili, pas dy denoncimeve për blerje vote.

Sipas policisë, kryetari Ismaili u ka dhënë rreth 100  dollarë dy shtetasve, duke u kërkuar të votojnë për të në zgjedhjet vendore të fundjavës tjetër.

Forcat e rendit pohuan se ai i shpërndate paratë në mjediset e kompanisë së tij Agroblend dhe se dy shtetasit denoncuan menjëherë sapo morën të hollat.

Por pak orë më vonë kandidati Ismaili dhe dy denoncuesit e tij u shfaqën në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, ku një drejtues i lartë i partisë opozitare deklaroi se policia po ushtronte presion në Vorë.

Sipas zotit Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar opozitar, ata që policia i quan denoncues janë në fakt antarë të shtabit elektoral të zotit Ismaili, dhe se policia u kishte marrë atyre dëshmi të rreme me dhunë e kërcënime, pasi i rrëmbeu në mjediset e saj.

Pothuaj të gjithë paritë politike janë angazhuar të mbrojnë votat dhe të frenojnë blerjen e tyre, megjithatë rasti i Vorës regjistrohet si ngjarja e parë e këtij lloji, megjithë paqartësitë e shfaqura.

Prokuroria bëri të ditur se për Vorën ende nuk ka denoncime zyrtare, megjithëse policia dhe opozita deklaruan se do të padisin njëra tjetrën në organin e akuzës. za

Zëri i Amerikës – Kandidatët për bashkinë e Durrësit shpjegojnë projektet e tyre

Zëri i Amerikës: Zonja Duma! Për herë të parë në historinë e këtij qyteti kandidon një grua për drejtuese bashkie. Në morinë e temave që mund të thoni dhe që keni projektuar, çfarë mund të veçoni? Cila është ambicja juaj kryesore? Çfarë do t’i jepni qytetit nga vetja juaj?

​​

Grida Duma: Durrësit do t’i jap gjithë veten time në të gjithë dimensionet; si grua, si njeri që e do këtë qytet, sepse ai më ka bërë kjo që jam deri në moshën 22 vjeçare. Më pas vazhdova studimet dhe shkova në Tiranë, sepse universitet në Durrës nuk kishte. Asnjëherë nuk jam shkëputur nga Durrësi dhe asnjëherë nuk e kam menduar. Çfarë do t’i jap këtij qyteti? Shumë gjëra që i mungojnë. Së pari do t’i kthej durrsakëve dhe banorëve të Durrësit gjithçka me politika zhvillimi, sepse është ngritur në Shqipëri legjenda se ka vetëm politika, por nuk ka politikë zhvillimi. Qyteti ka nevojë për zhvillim, ka nevojë për ringritje, sidomos ekonomike, por nëpërmjet identitetit të vet historik. është një qytet që ka trashëguar shumë histori, arkeologji, shumë bregdet, natyrë me 300 ditë diell, dhe në fakt sot është një qytet i varfër, një qytet pa obcione. Dikur njerëzit emigronin drejt Italisë me anije të mëdha, tani po emigrojnë sërish. Kjo nuk duhej të ndodhte, sepse ky qytet do të duhej të ishte poli tërheqës i turizmit, i prodhimit bujqësor, i historisë dhe arkeologjisë.

Zëri i Amerikës: Cili është realiteti dhe cilat janë projektet tuaja?

Grida Duma: Ne kemi në Durrës site arkeologjike, që i ka zili bota. Durrësi mund të ishte “Roma e Shqipërisë” me kodrinat rreth e qark, që do të përbënin “Toskanën e Shqipërisë”. Kjo perspektivë nuk duhet të jetë ëndërr për këtë qytet.

Në fakt, ne sot duhet të flisnim për gjëra shumë herë më të mira se sa vetëm ringritja bazike e qytetit, sepse ai vuan sot nga gjëra shumë bazike: vuan nga mungesa e ujit, vuan nga mungesa e infrastrukturës, vuan nga mungesa e pastrimit dhe e kanalizimeve, vuan nga mungesa e planifikimit urban, sepse është hedhur beton deri në qiell nga lartësia e godinave, dhe ndërkohë ka rrugë të shkatërruara, ka mjedise qytetare, të cilat midis pallateve vuajnë sikur të ishin një vend i Afrikës. Në këtë kuptim qyteti kërkon plane emergjence dhe paralelisht një plan të afatgjatë që të çon drejt turizmit, sepse tani Bashkia e Durrësit është e madhe tani; mbaron në Kepin e Rodonit dhe atje do të kemi një zonë tjetër turistike.

Zëri i Amerikës: Këtij qyteti antik dhe të famshëm i janë shtuar edhe disa duzina me fshatra me ndarjen e re territoriale. A keni ju një plan, si do të qeverisni njëkohësisht edhe jetën e fshatit edhe jetën e qytetit?

Grida Duma: është një trekëndësh i artë e kam quajtur unë: Agro-turizëm, bregdet, dhe arkeologji/histori. Mendoni të bëjmë bashkë prodhimet e freskëta nga kodrinat rreth e qark Durrësit, me bujtina në to, me pushimet në bregdet dhe vizitat në qendrat arkeologjike. Do të zgjedh profesionistët më të mirë. Kam menduar që bashkia ka nevojë për një strukturë shumë më horizontale në funksionimin e vet. Mund të rritet numri i nënkryetarëve; së paku nevojitet një nënkryetar bashkie për bujqësinë, dy departamente në qendër dhe njësitë ekzistuese të komunave janë domosdoshmëri. Nuk mund të qeverisësh më nga zyra. Një nga problemet që kemi ne në të gjithë sistemin tonë është se të gjithë specialistët drejtojnë nga zyrat.

Zëri i Amerikës: Sa banorë ka zona e re dhe si jetojnë?

Grida Duma: Durrësi është një qytet, i cili në verë dyfishohet. Në dimër është një situatë krejt tjetër. Sipas Censusit të fundit, Durrësi ka rreth 178 mijë banorë. Por faktikisht banorë në Durrës mbi 268 mijë, shifër që bëhet rreth 400 mijë në peiudhën e verës. Një pjesë e madhe e tyre, pra, jetojnë në të zezë dhe jo pak të tjerë punojnë në të zezë. Ajo që nuk shkon, sidomos është rritja e taksave në kushtet kur kryetari aktual e di shumë mirë që gjysma e ekonomisë është informale. Mendoni se çfarë ndodh me teorinë e taksave të rritura kur ti rëndon pikërisht ata që paguajnë taksa dhe nuk rëndon aspak ata që nuk paguajnë taksa. Përvoja në vende të zhvilluara, si për shembull, SHBA-të, që njihet si modeli i mrekullueshëm i kapitalizmit maksimal, ka treguar se e vetmja gjë që funksionon në informalitet është taksa gjithnjë e më ulët. Kjo është objektivi i madhe dhe vendimi i parë që unë do të ndërmarr si kryebashkiake e ardhshme; pra do të ul taksat në minimumin e mundshëm. Unë besoj te taksat e ulëta dhe te monitorimi i drejtë i tregut.

Zëri i Amerikës: Një nga problemet e mëdha shumëvjeçare të qeverisjes në Shqipëri është se taksat nuk shkojnë asnjëherë për atë fushë që mblidhen. Si do të veproni me taksat në një zonë me armi aq të madhe interesash në fshat dhe në qytet?

Grida Duma: fatmirësisht, unë besoj te ajo që thotë: jepi më shumë atij që vlerësohet më shumë – si thonë në SHBA. Kjo është teoria e zhvillimit: nëse një njësi prodhon më shumë të ardhura

dhe taksa, ajo do të marrë më shumë shërbime, sepse aty qëndron edhe pika e fortë e ekonomisë. Nëse nuk i japim dhe rishpërndajmë në atë masë që u marrim zonave të veçanta, rrezikojmë dështimin e tyre dhe rishpërndarja pastaj është e dështuar. Unë vesoj se duke u dhënë më shumë zonave që japin më shumë, kjo është mënyra më e mirë dhe e nxit pjesën tjetër, që do të marrë më pak.kjo është një sjellje tërësisht e djathtë. Dhe ua kam premtuar këtë komunave; u kam thënë që kështu do të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Qyteti i Durrësit ka një paradoks: është motori më i fuqishëm i ekonomisë kombëtare, me portin, me austradat me trenat dhe këtu nuk mbetet asnjë monedhë. Mijëra ton mallra kalojnë këtu, shkelin të gjithë, ikin dhe nuk këtu nuk lënë asgjë. Si mund të përfitojë Durrësi më shumë nga këyo kapacitete infrastrukturore?

Grida Duma; Së pari, porti është sot nën drejtimin e qeverisë qendrore. Nga ana tjetër, ai është trajtuar gjithmonë vetëm si port industrial. Porti nuk është trajtuar si port turistik, gjë që do ta bënte pjesë të menaxhimit prej qytetit. Kjo është një situatë që duhet të ndryshojë domosdoshmërisht. Mund të diskutohet nëse pjesa industriale duhet qeverisur nga qeveria qendrore apo jo. Por nuk nuk mund të ketë asnjë diskutim se pjesa turistike e portit mund dhe duhet të qeveriset nga bashkia. Po ashtu, shpresoj që në dy vitet në vijim, të biem dakord që muri i portit nuk duhet të ekzistojë më. Kështu qyteti do të hapet drejt detit dhe do të shjonte drejt zonës ekonomike me normalitet dhe jo drejt një zone të lirë ekonomike sikur të ishte embargo. Unë mendoj se është krejtësisht e realizueshme. Kjo do të nxjerrë në pah edhe portin e peshkimit bashkë me markatën e peshkut. Edhe pa hequr murin e portit, edhe me një shkurtim minimal të tij, ne do të nxjerrim portin e peshkimit në dritë qysh në momentet e para dhe do të ngremë kompartimentin e peshkut, që do të jetë pika qendrore e furnizimit me produkte detare për të gjithë Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Cili është mesazhi juaj për votuesit dhe qytetarët e Durrësit?

Grida Duma: Mesazhi im është që t’i largohemi pesimizmit që gjërat nuk ndryshojnë. Natyra na ka falur një mrekulli: na ka falur qytetarë të jashtëzakonshëm durrsakë, që edhe në Europë e në SHBA ia kanë dalë shkëlqyer, dhe ne do t’ia dalimm bashkë në vendin tonë. Ndryshimet do të nisin nga jeta e përditshme- me nje paln emergjence pëe të pastruar dhe për të rregulluar shtëpinë. Këtë mund ta bëj shumë më mirë se ajo që është bërë deri tani. Duhet të ndajmë bashkë të vërteta dhe jo gënjeshtra si të kundërshtarëve sikur gjoja “Na flet puna”, se kur puna flet, ne nuk duhet të flasim mbi të keqen, por duhet të flasim mbi të mirën.

 

​​kandd2

Zëri i Amerikës: Zoti Dako! Ju jeni pretendent për të tretën herë për të drejtuar bashkinë e Durrësit. Cili është thelbi i projekteve tuaja të reja për Durrësin?

Vangjush Dako: Ne kemi realizuar shumë punë gjatë këtyre 8 viteve, por qyteti ka nevojë çdo ditë të transformohet, çdo ditë të ndryshojë, dhe ne kemi shumë projekte për Durrësin, prandaj kërkojmë një mandat të tretë për të vazhduar në këtë rrugë që kemi nisur për të ndryshuar Durrësin. Unë mendoj se ky qytet, me të cilin unë jam shumë i lidhur, meriton të ndryshohet dhe unë kam këtë fat që të punoj për ta ndryshuar këtë qytet.

Zëri i Amerikës: Cilat janë disa nga projektet kryesore që mbizotërojnë në mandatin tuaj të ri?

Vangjush Dako: Do të vazhdojmë me përmirësimin e cilësisë së jetës të banorëve të rinj të qytetit të Durrësit, sepse tashmë kemi një Durrës, që falë reformës territoriale është shtrirë më gjerë, në të cilin jetojnë banorë në një gjendje jo të mirë të infrastrukturës. Ne do të ndërhyjmë për të përmirësuar infrastrukturën e gjithë zonave të reja duke filluar nga Ishmi, Manza, Sukthi, Katundi i Ri dhe Rrashbulli. Nuk do të lëmë pas dore edhe ato punë, të cilat nuk i kemi përfunduar për Durrësin. Pra, fokusi i parë dhe më i shpejtë do të jetë ndërhyrja për përmirësimin e infrastrukturës, rritja më tej e cilësisë së jetës së banorëve të qytetit të Durrësit, në çdo cep që ata jetojnë.

Zëri i Amerikës: Një sfidë e re është që ju tani do të menaxhoni edhe jetën e fshatrave përreth, që i janë bashkuar Durrësit. Kjo është një përvojë e re për ju. Ju nuk keni menaxhuar më parë jetën e fshatrave. Si do ta tejkaloni këtë sfidë?

Vangjush Dako: Kjo vërtet është një sfidë për ne dhe gjithë këta banorë të rinj, të cilët, kanë një tematikë apo një mënyrë jetese të ndryshme nga ajo e banorëve të qytetit, sepse shumë prej tyre merren me bujqësi. Ne jemi orientuar për të mbështetur dhe për të zhvilluar bujqësinë, sepse e shikojmë edhe si një nga shtyllat për të rritur zhvillimin ekonomik të qytetit. Deti dhe toka janë dy mundësi, të cilat ne duhet t’i shohim si mundësi zhvillimi dhe jo se thjesht i kemi dhuratë nga Zoti, por edhe me detin edhe me tokën kemi mundësi të sjellim të mira materiale, të sjellim rritje ekonomike për çdo familje durrsake dhe aq më tepër për banorët e zonave, që 90 për qind e tyre merren me bujqësi. Ne duhet t’u japim mundësi dhe duhet t’i mbështesim, që ata të fitojnë dhe të rritin mirëqenien e tyre familjare.

Përveç problemit të bujqësisë në gjithë këto zona, duhet të përmirësojmë cilësinë e jetës me rrugë, me infrastrukturë, me furnizim të ujit të pijshëm, me çdo gjë që është e nevojshme për një jetë normale të këtyre banorëve. Sepse kemi konstatuar që gjendja në këto zona, në këto fshatra, është e rënduar, është pothuajse si në Mesjetë në disa raste.

Zëri i Amerikës: Një nga vështirësitë më mëdha është që taksat nuk shkojnë në ato fusha për të cilat mblidhen. Në një zonë kaq të madhe me interesa të larmishme, si do t’i përdorni taksat dhe si do t’i garantoni banorët, që taksat do të përdoren për atë çështje që janë mbledhur?

Vangjush Dako: Ne kemi një përvojë për buxhetimin me pjesëmarrje, ku taksat dhe investimet tona janë të balancuara. Pra, ne i hedhim investimet aty ku ka më shumë nevojë, pa parë qytetarë të majtë apo të djathtë, të rinj apo të vjetër, nga veriu apo nga jugu, ne investojmë në zonat ku ka më shumë banorë, ku ka më shumë biznese, pra ku numri i përfituesve do të jetë më i madh, kjo do të thotë se investimet tona janë të përqëndruara atje ku sjellin zhvillim. Nuk bëjmë një rrugë ku janë 10 familje, por bëjmë më parë një rrugë ku jetojnë 100 familje. Nuk bëjmë një rrugë ku ka 5 biznese, por bëjmë një rrugë ku ka 100 biznese dhe ku shpresojmë se do të rriten bizneset.

Kjo do të thotë që buxhetet tona janë të mirëmenduara dhe të mirëllogaritura përpara se të fillojmë investimet. Këto i realizojmë edhe me kontaktet me banorët, të cilëve ua bëjmë me dije se kemi këtë shumë parash për të investuar dhe ejani të gjithë së bashku t’i ndajmë ku ka më tepër nevojë, pra, për të patur një transparencë dhe diçka të balancuar.

Zëri i Amerikës: A ka qenë në shkallën e duhur kjo transparencë?

Vangjush Dako: Këtë praktikë e kemi përdorur në zonat periferike të qytetit aktual të Durrësit. Kemi bindur banorët që investimet tona ia vlejnë dhe nuk kemi patur asnjë rast ndonjë kontradiktë pse bëtë këtë rrugë, por bëtë atë. Investimet kanë qenë për shumicën.

Zëri i Amerikës: Zoti Dako! Ju keni punuar edhe me qeverinë e djathtë. A është ndjerë në Durrës ndërrimi i partive në qeveri dhe në pushtetin vendor? Çfarë mund të thoni për të ardhmen e kësaj pune?

Vangjush Dako: Në të vërtetë është ndjerë shumë. Fatkeqësisht kanë ndodhur dhe realisht nuk duhet të duhet të ndodhin. Për 6 vite kemi patur vetëm bllokime nga qeveria, vetëm marrje peng dhe mbajtje peng të një qyteti. Ndërsa një vit e gjysmë kemi një frymë tjetër, kemi një stinë të re për mua dhe për të gjitha administratën e bashkisë në raport me qeverinë qendrore. Kemi një mbështetje totale nga qeveria për projekte të cilat ne kemi aplikuar. Ato janë projekte që Durrësi i ka merituar prej vitesh dhe nuk i ka përfituar vetëm për arsye politike.

Ne mendojmë që çdo bashki dhe çdo kryetar bashkie, kanë nevojë për qeverinë qendrore. Veprat e mëdha publike nuk mund të bëhen vetëm me fondet e bashkisë. Për këtë arsye duhet bashkëpunim dhe duhet mirëkuptim dhe një mbështetje nga ana e qeverisë qendrore, sepse pa financimet e qeverisë qendrore, buxhetet tona nuk janë në gjendje të kryejnë investime të mëdha. Përmes buxheteve tona ne mund të realizojmë shërbime, për të mbajtur qytetin, për të riparuar shkolla, kopshte dhe çerdhe, për të gjelbëruar parqet.

Investime të mëdha në qytete, nuk mund t’i realizojmë vetëm me fondet tona. Nëse bashkia dëshiron të bëjë një investim, nuk mund ta realizojë e vetme pa mbështetjen e qeverisë. Veprat e mëdha, punët e mëdha, për të cilat bashkitë dhe qytetrarët kanë shumë nevojë kërkojnë patjetër mbështetjen e qeverisë . Me këto buxhetet tona ne nuk mund të realizojmë. Me buxhetet aktuale ne kryejmë vetëm shërbimet.

Zëri i Amerikës: Çfarë do të bëni ju në një madat të ri për të nxitur ekonominë e Durrësit, i cili njihet si qytet tregtar së pari dhe pastaj turistik?

Vangjush Dako: Për sa i përket biznesit të vogël në Durrës ai tashmë është i konsoliduar. Për këtë puna ime si kryetar do të vazhdojë si deri tani normalisht, por e kemi kaluar problematikën me biznesin e vogel. Ia kemi dhënë të gjitha mundësitë gjatë 8 viteve dhe kemi një bashkëpunim të mirë dhe të suksesshëm me gjithë sipërmarrësit e vegjël.

Problemi jonë është rritja ekonomike në përgjithësi. Dhe sot nëse ne deri tani trajtuam bizmesin e vogël, këtej e tutje do t’i quajmë fermerë të vegjël. Duhet të mbështesim fermerin e vogël që të gjejë mundësi zhvillimi dhe të hapë vende të reja pune. Kështu ata shtojnë numrin e punëtorëve edhe me familjarët dhe me persona të tjerë.

Nga ana tjetër, shpresojmë shumë që në zonën e Durrësit të ndërtohet një park industrial, një zonë e lirë ekonomike, ku do t’u japim mundësi sipërmarrësve për ta përdorur si zonë të lirë prodhimi për eksport. Gjithçka që zhvillohet në atë zonë do të shkojë në perëndim, shfrytëzojmë pozicionin gjeografik të Durrësit pët të zhvilluar biznesin e madh, por përmes të tij edhe atë të vogël, i cili përfiton këtu me shërbime të dyta etj.

Zëri i Amerikës: Sa janë kapacitetet e punësimit në këtë zonë të lirë? Çfarë do të bëni për bizneset prodhuese?

Vangjush Dako: Qeveria e ka përcaktuar zonën, bashkia i ka dhënë mundësi për 480 hektarë truall për të ndërtuar zonën e lirë. Ne jemi të bindur që me përfundimin e atij projekti, jo vetëm durrsakët, por edhe shumë të tjerë do të punësohen; vetëm nëse njerëzit nuk do të duan punë, se për vende pune do të ketë me bollëk.

Zëri i Amerikës: Cili është mesazhi për votuesit tuaj?

Vangjush Dako: Mesazhi im për votuesit është: Ne e duam qytetin së bashku dhe do të bëjmë më të mirën për ta vazhduar në drejtimin e duhur transformimin e qytetit. Ato punë të mira të mira që kemi realizuar këto 8 vite nuk mjaftojnë. Duhet akoma më shumë. Gjithë durrsakët kanë etje për ndryshime, për punë, për një Durrës me imazh sa më të bukur, sa më dinamik, të një qyteti në zhvillim dhe kërkojmë votën, që së bashku ta vazhdojmë punën në drejtimin e duhur, për të përmirësuar dhe transformuar çdo ditë qytetin tonë.

T’U SHTOFTË JETA QEVERI – Nga REXHEP SHAHU

 
1.      Kukësi pa fëmijë
Në pallatin përballë dyqanit të Timit, ti e njeh Kujtimin, nga 15 familje që ishin kanë mbetë 5. Dhjetë kanë ikë në Gjermani. Në këto dhjetë shtëpitë bosh, janë vetëm 6 pleq që kanë mbetë vetëm. Dyet e shtëpive rrinë mbyllë. S’ka levizje nëpër shkallë. S’ka fëmijë as në oborr as nëpër shkallë e koridore. Sikur njerzit kanë shkue në varreza e s’janë kthye hala. Sikur fëmijët janë në shkollë e s’janë kthye hala.
Ndonjë plak del herë pas here dhe vjen tek ne e kërkon ndihmë se nuk di të ndërrojë kanalet televizive. Kërkon t’ia lë televizorin te ndonjë kanal që jep lajme për ata që ikën për Gjermani.
Lutet t’ia gjej një kanal televiziv ku të mos e shohë Edi Ramën në lajme. Se Edi Rama i çoi djemtë në kurbet me gjithë gra e fëmijë edhe pse s’ka luftë në Shqipni. Edhe përpara kanë ikë djemtë në kurbet, por jo me gra e fëmijë. Tash veç qyqja ashtë mangut me knue në shpiat tona… Na votuam Edi Ramën dhe, qe, djemtë po ikin tash me gjithë gra e fëmijë. A me ikë edhe fëmijët në kurbet e votuam Edi Ramën… Nemcja e marrtë vesh…
Kërkush nuk e di sa kanë ikë prej ktuhit, më thotë trishtueshëm miku im që çdo fjalë i del si vajtim.
Unë pyeta veten pastaj mijëra herë, ne, a jena të k’tuhit!? Mu kujtua titulli i librit “Na nuk jena t’ktuhit”. Vërtetë, kjo qeveri a po i trajton njerzit sikur të jenë të ktuhit apo po i trajton sikur janë të ardhur prej dreqit të mallkuar dhe sikur janë pushtues të pronave të qeveritarëve…
Kanë ikë mësues pa mbyllë vitin shkollor, pa nxjerrë notat. Kanë ikë mësues e nxënës pa marrë notat e fundit të vitit. Mbetën klasat e shkollave gjysmë bosh. Të merr vaji me i pa klasat ashtu bosh. Nuk të besohet…, më flet dhe sytë iu mbushën me lotë mikut tim.
Nuk ka njerëz në qytet. Ke mall me pa njerëz. S’ka fëmijë. O zot qytet pa fëmijë. Sikur i hënger toka njerzit. Edhe kolera pale a kishte mbytë më shumë, pale a kishte shfarosë më shumë. Kanë ikë edhe më përpara njerëz por jo kështu, jo kaq pa zhurmë e kaq masivisht. Dhe nuk i bëhet vonë kërkujt pse kanë ikë e ikin njerëz. Një ditë diskutim në parlament dhe kaq. Një ditë tallje e fajsim ndaj Gjermanisë dhe kaq. Politikanët sikur knaqen që ikin shqiptarët prej vendit të vet. Ma pak shqiptarë, ma pak halle për politikanët…
Në çdo pallat gjysmën e shpiave ose i ke mbyllur ose gjen ndonjë plak. Ka shtëpia ku gjen edhe plak të vetëm fillikat. Një zot e di si jetojnë, si hanë, si flenë. A janë sëmurë, a kanë ilaqe…
Më shkroi në fejsbuk një shok që ka ikë dhe i tronditur më thotë të shkoja te shtëpia e tij pasi kishte ikë me grua e fëmijë dhe kishte lënë nënën vetëm. U drodha pasi mendova a e ka gjallë nënën. Nuk i përgjigjej nëna në telefon. Shkova. Nuk dinte ta karikonte baterinë e telefonit nëna e shkretë dhe e gjeta me lotë në sy. Më trembi vetmia e asaj shtëpie. Më trembi shkretia e asaj shtëpie. Më uroi një mijë herë që shkova. Mu lut, kur të kem vakt, të shkoja t’ia merrja pensionin. Se nuk dinte ku merrej. Se nuk kishte më asnjë lek ajo nënë zeza… Më erdhi zor të shihja a kishte ndonjë ushqim në rafte…
Po mitingjet plot njerëz, fola unë…
Miku im më hodhi një shikim që më trembi. Që u ndjeva me faj. Shumë me faj.
Ti ia fut krahët shpesh barrës së huaj, më foli ai pasi më lexoi thellë, shumë thellë. Aq thellë sa ndoshta as unë nuk e lexoj veten.
Më erdhi turp, shumë turp si rrallë ndonjëherë në jetë. Sikur u ndjeva shumë përgjegjës për këtë shkretim qyteti, për këtë dëbim shqiptarësh prej vendit të tyre.
Politika do vota, nuk do njerëz, nuk do qytetarë, e prishi heshtjen e luftën time miku im.
Dhe kanë për të dalë vota më shumë se sa ka votues në vend. Bile kanë me dalë më shumë vota se sa ka njerëz të gjallë hala në këtë vend, vijoi ai me një zë që sikur po ia kërciste dhëmbët e mezi po i dilte nga goja.
 
       2.Rama, Meta e Hasani.
Në qytet është si shtetrrethim. Kishin ardhë në Kukës Rama e Meta. Ardhje e sforcuar. E duan atë qytet me çdo kusht. Me çdo çmim. Banorët nuk janë miqësorë me dy krerët më të lartë të shtetit. Irritimi i njerzve vihet re tek të gjithë. Ka egzaltim të sforcuar tek leseistët, por janë plot dyshime vetë leseistët, nuk ndjehen të sigurtë. Pasigurinë ua jep kandidati i tyre i cili ka qenë i PD dhe shumëkujt i thotë kur u kërkon vota, se jam i PD-së, ka qenë kryetar i PD, dy herë i zgjedhur kryetar bashkie nga PD. Por për pazare u prish me PD dhe kaloi me LSI-në. Njerzit janë të bindur se LSI është vetëm për pazare. Të gjithë e besojnë, dhe sikur kurrë të mos jetë e vërtetë, se LSI është partia e pazareve. Kush paguan shumë, merr post më të lartë nga LSI. Të gjithë e dinë, e besojnë si vdekjen se LSI është thjeshtë dyqan ku zgjidh hallin e punësimit. Paguaj dhe zgjidh hallin që ke.
Mitingu me gjithë punonjësit e punësuar në shtet filloi. Shumë kërcitje. Shumë shirje sikur janë të lumtur, të gëzuar dhe sikur anë siguri. Rama, Meta dhe Hasani qeshin me zor në tribunë. Jo qeshin, por zgërdhihen sa për kamerat dhe fotografët. Duan që ta shesin miting force. Por nuk e shesin dot si miting dinjiteti. Nuk ka dashuri, miqësi, besim tek asnjë njeri aty. Të gjithë urrehen dhe ndërkohë i zgërdhihen njëri – tjetrit. Rama, Meta e Hasani urrehen nga shumica e mitingashëve. Mitingashët urrehen nga treshja që sfilon në tribunë.
Rama përrallis para kuksianëve me këmbë e me duar. Është larg të folurit që duan, kuptojnë dhe pranojnë këta njerëz. Larg të folurit të këtyre njerzve. Hane shan, hane Bagdat. Si ai dialogu që njëri i thotë tjetrit, puna e mbarë o Pepë, e tjeri nuk i thotë mbarë paç, por i përgjigjet, jam te mbjellë do qepë…
Rama lyp me kërcënim votën për Hasanin. Njerzit sikur I thonë në kor, ked y vjet që e kë Hasanin, çfarë na bëtë? Sytë e njerzve të pazotë që e dëgjojnë nga sheshi, i thonë ku janë djemtë dhe fëmijët tanë që i dëbove për Gjermani, ku janë… Rama lyp votën me se s’bën, nga shtëpitë e shkreta të qytetit që ngjan gati si varrezë i përgjigjen pleqtë, ku janë djemtë e fëmijët, si na le kështu të shkretë. Rama do votën për Hasanin, fshatrat e braktisur i thonë, a s’ka tjetër djalë ky vend por veç Hasan? Hasan mëngjes, Hasan në drekë, në darkë Hasan. Hasan me PD-në, Hasan me PS-në, Hasan me LSI-në. Merre Hasanin në qeveri, i thonë që nga Gjermania kuksianët e dëbuar, merre se ai na i zgjidh hallet në qeveri. Derisa ju e dini kaq të mirë sa po na thoni, dhe e dini më mirë se ne që e kemi këtu përditë, merreni në qeveri. Bëjeni ministër finance se ia di rrënjët ekonomisë e biznesit, ia di rrënjët lekut.
Rama nuk di ç’thotë, ndonëse aktron me sforco. Enveri shante Ahmet Zogun dhe krahasonte Shqipërinë e tij me atë të Zogut. Këta e krahasojnë me të Enverit, sikur këtu mbinë njerzit para 18 muajve. Mohojnë çdo të mirë që ka ndodhë këto 25 vjet. Mallkime e mashtrime, vetëm këtë dinë këta.
Ne dimë të bëjnë shtet, ulëret Rama. Dini të bëni një mut të madh sikur buçet turma.
Një shtet që turret kundër më fukarejve, kundër më të dobtëve, veç shtet nuk është. Po të mos e kishte teprue presionin e kërcënimin kundër kuksianëve për faturat e prapambetura të energjisë elektrike, nuk do të ishte shkretue qyteti në këtë farë feje. Po të kishin zyrë shteti ku me trokitë e me gjetë ndihmë, me gjetë punë, me gjetë përkrahje, me gjetë mirësi e jo sjellje harbute, me gjetë zyrtarë që nuk shesin shërbimin shtetëror, nuk do të kishin ikë njerzit për Gjermani. Një familje që s’ka lekë buke, ti i thua paguaj 15 milionë që i ke borxh shtetit.
Ky nuk ka hallin me vu shtet e rregulla por do vetëm me mbledhe lekë, flet turma me vete. Ka rrezik me kërkue çfarë borxhesh kanë pasë njerzit nëpër kooperativa bujqësore. Të dobtëve ua merr borxhet me dhunë, të fortëve u rruan bishtin.
Mbaroi spërkatja me pështymë e turmës nga Rama.
Filloi Meta. Ky shtiret engjëll. Gënjën pa pikë mëshire. U thotë se aeroportin e keni prej Metës. Genjështër me bisht, me bisht të gjatë. Ju kujtohet kuksianëve si u ndërtua aeroporti, kush e pse e ndërtoi. Ju kujtohet Lufta e Aeroportit. Atyre që mbajnë mend dhe kanë qenë të rritur ju kujtohem edhe unë, interlekutori a ndërmjetësuesi i ndalimit të luftës e sjelljes së paqes mes banorëve me armë dhe policëve të shumtë të shtetit të Metës.
Nga aktorët e asaj kohe të krizës së Kosovës në Kukës, Meta rrjeshtohej diku nga vendi 50 për nga rëndësia e pesha e aktorëve shqiptarë të asaj kohe, që u bënë gjallë pasi ndërhyri bota.
Edhe 14 milionë dollarë që dha Bill Klinton për Udhën Morinë – Kukës, që e deklaroi Dokle me Metën në prefekturë në Kukës dhe e pagëzuan udhën nga Morini në Kukës me emrin Rruga Klinton, i mori Meta dhe i përdori në Hormovë e ku iu deshën Metës.
Unë shkruesi i këtyre radhëve i pata shkruar letër edhe Bill Klintonit. Letra ime i ra pëllumbit nga sqepi dikund mbi oqean dhe nuk shkoi te Klintoni.
Por shtypi në Tiranë e Prishtinë e pati vluar këtë histori mashtrimi.
Në fjalimin e Metës ruhet apo fshihet një fshehtësi. Nuk e ka nga dashuria thirrjen që bën për vota, por e ka si fjalë që dalin si fërshëllima plumbash nga inati. Meta ka dështuar ta fitojë një deputet në Kukës. Tani ai bleu Hasanin që po kërkonte blerës. Ai don ta marrë Kukësin dhe do të hakmerret ndaj Kukësit pse nuk i dha një deputet. Thonë se janë harxhuar shuma marramendëse në Kukës për ta blerë një deputet e majta e Metës dhe Gjinushit. Thonë. Unë nuk kam parë as prekë lekë me dorë. Por kuksianët e këndojnë në filxhana këtë histori.
U drejtohet njerzve Hasani. Është i shpërqëndruar totalisht. Nuk është i zoti në punë të tilla me mbajtë fjalime. Ai din vetëm ekonomi, vetëm lekë. Topat e lekëve i duken si libra xhepi, ose librat i duken si topa lekësh. Skuqet para njerzve, nuk e përballon dot vështrimin e qytetit. Tetë vjet kryetar bashkie, disa vjet kryetar PD-je, disa vjet drejtor banke i caktuar nga PD-ja, disa vjet pronar banke, bashkia i duket si pronë e vetja prej viteve të gjata. Gjithë vitet biznesmen që ka punuar fort me fonde publike, zot i tenderave me lekë shteti. Mik e shok i mirë për ata ndaj të cilëve ka interesa, të tjerët i sheh si miza, babaxhan në dukje, jo i qetë e babaxhan në të vërtetë. Por nuk mërzitet nga asnjë punë që ka lekë, nuk përbuz asnjë punë që ka lekë. I është mbushë mendja ding se qyteti vdes pa Hasanin. Dhe ai s’ka hallin e vet, por thjeshtë nuk do që të vdesë qyteti ndaj me deshirë dhe vetëm për hatër të qytetit u bë ushtar e rezervist i Ilir Metës.
Kukësi merr frymë vetëm prej Hasanit. Pa Hasanin vdes qyteti.
        3.Vaso Çubrilloviqi më fton për kafe në Kukës.
U bënë pozat, u dhanë mesazhet nga treshja Rama, Meta e Hasani.
Banorët me bisht ndër shalë shpërndahen. Turfullojnë e shajnë shumica. Disa janë të lumtur.
Por të gjithë sikur pyesin veten e tyre, pse me kaq ngulm duan të fitojnë të majtët në Kukës!?
A thua kanë në plan ta shprazin krejt qytetin, t’i çojnë gjithë njerzit në Gjermani. Po sikur ta kishin fituar lotarinë amerikane 140 mijë aplikantët që kanë bërë kërkesë?! Do të iknin nga Shqipëria 500-600 mijë shqiptarë po të llogarisësh se do të iknin të gjithë me familje në Amerikë… Ç’bën Rama në këtë rast? Pse s’flet Rama për këtë lajm të kobshëm? Apo i ka thënë Barakut që e ka mik të ngushtë, mos u jep llotari e viza amerikane shqiptarëve dhe Baraku ndaj nuk mori 140 mijë familje shqiptare.
A thua kanë ardhë në pushtet Rama e Meta me shpopullue Shqipërinë? A mos i ka sjellë në pushtet ndonjë fuqi e huaj që i intereson të shprazet Shqipëria nga shqiptarët.
Teksa endem nëpër qytet, më bëhet se shoh vetë Vaso Çubrilloviqin në Kukës duke u knaqë, jo fantazmën e tij në Prishtinë para disa muajve, siç shkruan miku im Izeti te parathënia e librit të Vasos “Shpërngulja e Shqiptarëve”.
Më bëhet se Vaso Çubrilloviq fërkon duart e niset drejt meje sfidues. Unë marr pozën e krenarit. Ai me gishtin e madh të dorës së djathtë më tregon Ramën e Metën që sapo u larguan dhe qesh me mua. Më fton për kafe. Unë refuzoj. Jam profet më thotë nga larg. Shporru mut, i thërras unë. Jam në ju, thellë në ju, në shpirtin e qeveritarëve tuaj jam, më thotë me një zë të ultë Vaso…
Kufoma ime endej nëpër Kukës. Dikur vonë foli : Rrofsh qeveri e mos të zantë sabahi.

Leli apo Deromemaj? – Vlora ka nevojë për një menaxher transformimi Nga Laureta Petoshati

Fushata elektorale e zgjedhjeve vendore në Vlorë tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë. Për kreun e bashkisë tashmë garojnë tre kandidatë: Për krahun e djathtë Ing. Genc Deromemaj, për të majtën Dr. Dritan Leli dhe si kandidati i pavarur ekonomisti Vasil Bedinaj. Për kandidatin e pavarur meqë është një nismë e tij demokratike, pa ndërhyrje, nuk do të doja që të bëja asnjë analizë për të, duke lënë gjykimin në dorën e votuesve.

Të gjithë mendojnë se Vlora është një bastion i së majtës dhe ky krah politik shpreson se edhe këtë herë fitoren do ta ketë më të lehtë, aq sa në gazetën “Telegraf”, të datës 6.8.2015 në intervistën dhënë gazetarit Çlirim Hoxha, shkruhet shprehimisht “Flet për “Telegraf” kryebashkiaku i ri i Vlorës”, duke zhvlerësuar kështu zgjedhjet dhe demokracinë pjesëmarrëse. Asnjëherë nuk duhet folur para kohe. Atë e vendos sovrani popull pasi në terren gjërat qëndrojnë ndryshe, pavarësisht tymnajës të medieve. Te komuniteti vlonjate gjysh vjet që kam punuar si gazetare në terren kam parë se po kristalizohej mendimi se e majta që është në pushtet është tjetërsuar dhe është duke e humbur thelbin e vet social. Nga dita në ditë po rritet varfëria si shkak i papunësisë dhe i masave drastike të qeverisë. Në Vlorë pakënaqësia është e dyfishtë, sepse njerëzit janë të pakënaqur dhe nga puna e bërë për 18 vjet nga pushteti vendor në pesë mandate, ku në dy prej të cilave kishte në krye dy mjekë dhe në tre të fundit një mësues të gjuhës frënge. Në këto zgjedhje, kandidati i përzgjedhur nga partia socialiste është një mjek në profesion, i larguar prej gati dy dekadash nga Vlora, gjë që nuk e ndihmon në njohjen e problemeve në terren. Përzgjedhja e tij e diktuar, apo siç shprehet vetë ai në intervistën dhënë në T.Ch i pyetur nga gazetari Alban Dudushi se “përfshirja në këtë garë u bë nga një iniciativë miqsh”, tregon se miqtë e tij kanë qenë aq të fortë sa kanë anashkaluar dhe lënë në hije strukturat poshtë në bazë, të cilat nuk ishin shumë entuziaste për këtë përzgjedhje të bërë nga lart. Me gjithë shkollimet e specializimet e tij mbresëlënëse në fushën e mjekësisë, për problemet që ka Vlora, përzgjedhja e tij duket sa e mistifikuar, po aq dhe irracionale. Mistike e bën mosdija se kush janë këta “miq”, për të cilët foli zoti Leli dhe çfarë favoresh mund të kërkojnë në këmbim.

Kandidati i së djathtës Genc Deromemaj është një Inxhinier Ndërtimit me specialitet Hidroteknik, që edhe pse është i ri në moshë, ka një kohë të gjatë pune dhe qëndrimi në Vlorë. Kjo kohë i ka shërbyer atij si një hapësirë jo vetëm për zhvillimin e aftësive të tij inxhinierike, por dhe si njohje dhe prekje nga afër e problemeve që ka Vlora sot. Mendoj se kandidati i së djathtës Genc Deromemaj ka më shumë mundësi për të fituar. Dhe ja pse:

  • Profesioni dhe aftësitë e tij i duhen sot më shumë se kurrë Vlorës

Edhe kur zgjedh midis dy mallrave mendohesh shumë. Kandidatët tanë nuk janë mallra që për ti pasur do ti këmbejmë me votë. Gjithsesi dhe po të ishin të tillë nga mundësia për të zgjedhur vetëm njërin, do të zgjidhnim atë për të cilin do të kishim më shumë nevojë, atë që na hyn më shumë në punë.

Zona që do të administrohet me ndarjen e re territoriale administrative fillon që nga lumi Vjosa e deri në Qafë të Llogorait, do të ketë dhe lumenjtë e Vjosës, Shushicës dhe Izvorit, të cilët do të shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, kryesisht vaditjeje dhe do të kihet kujdes mbi veprat e ndryshme hidroteknike që ndikojnë në regjimin e tyre natyror si pritat, argjinaturat, digat, urat, kanalet, motopompat, etj. Të mos harrojmë se lumi Vjosa solli përmbytje të jashtëzakonshme këtë fillimviti me pasoja të rënda mbi ekonominë. Krahas vaditjes do të jetë problem dhe kullimi. Një problem i madh është dhe përmbytja e Vlorës brenda, nga shirat e ndryshëm, kanalet e ujërave të larta, kanalet e ujërave të zeza, derdhja në det e tyre, etj. Veç kësaj furnizimi me ujë i disa lagjeve dhe zonave të Vlorës ka probleme të mëdha. Nuk po flasim për ujë 24 orë, por ka disa zona që nuk furnizohen fare me ujë. Tjetër problem i përhershëm është zona midis Dukatit dhe deri në Llogora, ku bëhet ndarja me Palasën, e cila i përket një terreni që i nënshtrohet rrebesheve të vazhdueshme dhe si i tillë është i gatshëm ndaj gërryerjes, fenomen i cili është sot prezent atje. Të gjitha këto probleme hidroteknike kërkojnë zgjidhje nga një profesionist siç është Genc Deromemaj, i cili jo vetëm që ka eksperiencë pune në zbatim të punimeve të objekteve të ndryshme hidroteknike, por ai punon së bashku me njeriun që ka projektuar dhe i ka dhënë zgjidhje problemeve hidroteknike prej rreth pesë dekadash, që është Ing. Atdhe Deromemaj, një nga inxhinierët hidroteknikë më të talentuar që ka pasur jo vetëm Vlora, por dhe Shqipëria, i cili është jo vetëm i ati i Gencit, por dhe konsulenti personal i tij.

Vlora ka gjithashtu dhe nevojën e madhe të rehabilitimit të rrugëve, ku infrastruktura është pothuajse e shkatërruar dhe kërkon një zgjidhje të mençur dhe profesionale. Veç këtyre, vetë kryeministri Rama ka deklaruar shpesh se Vlora do të shndërrohet në një kantier të madh ndërtimi me Përgjatëdetësen (Lungomare), By -passi nga hyrja e Vlorës deri në Orikum dhe lidhjen e autostradës me rrugën Transballkanike, etj. Vlora ka nevojë dhe për një plan të përgjithshëm urbanistik, i cili do të duhet të jetë i integruar me atë të Bashkisë Orikum dhe me ndryshimet e reja, të jetë afatgjatë dhe ti rezistojë kohës. Të gjitha këto kërkojnë një profesionist, një inxhinier që ti qëndrojë në kokë këtij kantieri. Mendoj se kandidati tjetër zoti Leli, pavarësisht dëshirës dhe dashurisë së tij për Vlorën, me profesionin e tij si radiolog dhe mjek nuklear, madje doktor i shkencave, pra si shkencëtar në profilin e vet, i cili ka thënë se i shikon gjërat në thellësi, nuk mendoj se do tu japë zgjidhje këtyre problemeve. Më mirë se unë arsyen e këtij përfundimi e jep Albert Einstein, një nga shkencëtarët më të mëdhenj të botës,i cili thotë se “Shkencëtarët hetojnë atë që ekziston tashmë, ndërsa inxhinierët krijojnë atë që nuk ka ekzistuar kurrë.” Vlora nuk ka nevojë të hetohet, ajo shihet nga të gjithë, ajo ka nevojë që ti krijohen ato që i mungojnë. Ky është ndryshimi midis dy kandidatëve Leli e Deromemaj.

  • Vlora kërkon ndryshim në kahun e qeverisjes vendore

Është e vërtetë që pjesa e majtë e Vlorës, për shkak të problemeve që sollën firmat piramidale, e nxitur edhe nga krerët politikë, nuk ka pasur një raport të mirë me qeverinë Berisha, që në vitin 2013 pësoi humbje të thellë në Vlorë. Tashmë ky problem mund të quhet i tejkaluar pasi mjedisi politik ka ndryshuar dhe në krye të PD ka njerëz të rinj dhe vizione të reja. Aq më tepër që këto zgjedhje janë vendore dhe japin të vetmen mundësi për të zgjedhur individin, i cili do të shihet për vetitë e tij njerëzore dhe aftësitë e tij profesionale. Për vlonjatet Vlora vjen e para dhe ata e dinë që ajo tashmë nuk është në ditët e saj më të mira, ndaj duhet lëvizur rrota e konsumuar dhe tashmë e ngecur e pushtetit vendor në Vlorë e drejtuar nga e majta. Pra kanë nevojë siç do thoshin anglo- saksonët për një engine (motor ), pra një mekanizëm njerëzor që do të konvertojë fuqinë njerëzore në lëvizje, pra në zhvillim në shërbim të komunitetit dhe këtë rol mund ta luajë mrekullisht një djalë i ri, madje inxhinier. Për kërshëri, fjala inxhinier vjen nga latinishtja ingenium, që nënkupton i zgjuar, i mprehtë, rrënjë nga e cila në italishten e sotme vjen fjala ingegno që në shqip nënkupton i mençur, gjeni. Nëse është apo jo gjeni Genc Deromemaj, këtë nuk e dimë, por do të tregojë koha se çfarë është në gjendje të bëjë. Ajo që mund të themi me siguri është se përzgjedhja e tij si kandidat është gjeniale. Gjithashtu për aq kohë sa e njohin në Vlorë, për aq sa ka dalë në mediet lokale dhe ato kombëtare, në takimet me banorë dhe me grupe të interesit, mund të themi pa frikë se është një njeri inteligjent, praktik dhe i aftë për të zgjidhur probleme duke lënë mënjanë kostumin partiak dhe duke mbajtur atë njerëzor. Kjo vjen sepse Genc Deromemaj është i pajisur me një inteligjencë emocionale, e cila është aftësia për të arsyetuar mbi ndjenjat e vetes dhe të njerëzve të tjerë, për të bërë dallimin midis tyre dhe për ta përdorur këtë gjë si udhërrëfyes në mendime dhe në sjellje. Ai është i kujdesshëm përballë njerëzve të ngjyrave të ndryshme politike dhe shumë i kujdesshëm ndaj asaj shtrese vlonjate që ruan me fanatizëm vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare. Genc Deromemaj në programin e tij e kishte vendosur përparësi rehabilitimin e varrezave të dëshmorëve. Kjo e ka një arsye të fortë. Familja Deromemaj i ka dhënë kësaj lufte tre dëshmorë dhe konkretisht: Veiz Deromemaj, Ismail Deromemaj dhe Zeqir Deromemaj. Duhet theksuar fakti që kanë qenë të shkolluar dhe shumë aktivë gjatë luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ky kandidat i bën nder si të majtës dhe të djathtës, pra vlonjateve pa dallim dhe rotacionin e pushtetit e bën pa sforcim dhe pa qejfmbetje.

  • Vlora ka nevojë për një menaxher të zotin

Kandidati Leli që në daljen e tij të parë në media, në T.CH përballë gazetarit Alban Dudushi, gjithashtu dhe në intervistën në “Telegraf” dhënë gazetarit Çlirim Hoxha, u tregua i paqartë për sa i përket menaxhimit. Ai flet për menaxhimin e njerëzve duke thënë se “të menaxhosh qytetin është e rëndësishme që të dish të menaxhosh njerëz, për momentin që kam menaxhuar kolegë, profesorë, doktorë gjithandej nëpër botë për projekte të ndryshme them që do ta bëj me shumë kënaqësi dhe për qytetin tim.” Si i ka menaxhuar zoti Leli këta njerëz, aq më tepër intelektualë? Nëse flasim për menaxhim të njerëzve atëherë flasim për një nënbashkësi të menaxhimit të burimeve njerëzore. Menaxhimi i burimeve njerëzore merret me çështjet strategjike, financiare dhe politike, si dhe me menaxhimin e njerëzve. Por pyetja është për menaxhimin në sipërmarrje dhe institucione siç është bashkia, menaxhim i cili është një punë, apo funksion që koordinon përpjekjet e njerëzve për të përmbushur qëllimet dhe objektivat duke përdorur burimet e disponueshme në mënyrë efikase dhe efektive. Ky lloj menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, përzgjedhjen e stafit, drejtimin dhe kontrollin e punëve për realizimin e objektivave. Kandidati Leli nuk ka nxjerrë një program të qartë në letër, me hollësi, se si do të menaxhojë taksat e bashkisë, detyrimet ligjore, shpërndarjen e tyre, buxhetin, etj. Ndërsa kandidati tjetër, Ing. Genc Deromemaj, jo vetëm që e ka bërë këtë gjë, por ka drejtuar mbi 300 punonjës si Administrator i Shoqërisë“Ndërtuesi” Sh.p.k. Vlorë, ku prej 8 vjetësh është dhe Ing.Projektimi & Zbatimi. Në këtë kompani ai ka punuar me dy prindërit e tij, babai inxhinier dhe nëna ekonomiste. Nuk duhet harruar dhe një fakt sa historik dhe i domosdoshëm që kandidati Deromemaj njerëzit e nënës, nga fisi Harunaj i Vlorës, i ka pasur të spikatur në tregti dhe sipërmarrje. Mund të përmendim këtu patriotin Shahin Haruni, i cili ka qenë një përkrahës dhe mbështetës i Ismail Qemalit, si dhe një nga themeluesit e Odës së Tregtisë Vlorë, me një flotë detare për peshkim e tregti prej pesë anijesh dhe ndërtues së Merkatos së Vlorës. Gjithsesi Genc Deromemaj foli në detaje mbi menaxhimin e burimet financiare me kujdes duke rritur bazën e të ardhurave dhe më pas shndërrimin e të ardhurave të fituara nga taksat e bashkisë në kapital për Vlorën, siç ishte jo marrja me qira, por ndërtimi i çerdheve të reja, terminalit multimodal, rehabilitimi i 447 510 m ² rrugë, etj. Në platformën e tij mbi administrimin e qytetit, kandidati Deromemaj, është me këmbë në tokë, duke treguar se intelektualë si ai janë zotër të kohës së vet, duke e ditur se çfarë kërkon qyteti në këtë kohë, por në të njëjtën kohë duke respektuar vlerat e të djeshmes së tij. Ai e thotë të zezë mbi të bardhë se kur vjen puna te taksat dhe menaxhimi, kërkon zhvillimin e një administrate efikase, e cila përmbush standardet e BE. Si inxhinier dhe njohës shumë i mirë i anglishtes dhe i italishtes, ai i ka vënë vetes misionin e Inxhinierëve Pa Kufi, për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe ka vizion të qartë mbi një të ardhme në të cilën varfëria të zhduket duke u zbutur dhe strukturat e pabarazisë dhe mundësive të pabarabarta të mos ekzistojnë më dhe të gjithë qytetarët të kenë mundësi ti gëzojnë të mirat e zhvillimit. Ai flet jo për ndërtimin e Vlorës, por për zhvillimin e saj. Konkretisht ai flet për uljen e taksave për qytetarët në minimumin e ligjit, por ajo që të bën përshtypje është fondi i rimbursimit si ndihmë ekonomike për energjinë elektrike me vlerë 3500 lekë për familjet në nevojë e më vonë punësimi i tyre. Kandidati Dritan Leli, më shumë flet për fondet e qeverisë, por jo për programin e tij për të ardhurat e brendshme. Madje në “Telegraf”, 8.6. 2015 shprehet se “Vlora ka nevojë për një kryetar që propozon dhe bashkëpunon dhe jo një kryetar që kundërshton këto projekte dhe që interesohet më shumë për dështimin dhe mosrealizimin e tyre.” Na habit ky fakt sepse kandidati Deromemaj në çdo dalje publike është shprehur se do të bashkëpunojë me qeverinë Rama. Ai ka thënë se edhe sikur kjo e fundit të mos i japë grantet qeveritare, ai do ti kërkojë me mjete ligjore, të cilat qeveria është e detyruar ti zbatojë nëse është qeveri e popullit dhe punon për popullin pa ngjyra partiake. Madje si kandidati Leli, ashtu dhe gjithë kandidatët e majtë flasim të njëjtat gjëra, sans raison (pa arsyetuar shumë për këtë), se do të kenë përkrahjen e qeverisë Rama. Sipas kësaj logjike del se Shqipëria është një xhungël dhe këta do të marrin pjesën e luanit. Kandidati Deromemaj, përveç se është një inxhinier i zoti, është dhe jurist, shkollë të cilën e ka bërë këtu në Vlorë për njohjen e ligjeve, por dhe si nxitje e profesionit të paraardhësve të tij nga Smokthina e Vlorës. Ekziston një këngë e vitit 1850 kur Smokthina ishte përqendruar në Matogjin dhe si pasojë e një shkarjeje të madhe dheu, një pjesë e fshatit u larguan dhe u vendosën në fushën e Mesaplikut: “Qaj e ulërij Smokthinë/ për Deromemajt që iknë / Vanë e zunë Mesapliknë.” Pse qau Smokthina? Sepse Deromemajt ishin njerëz shumë të ndershëm, punëtorë dhe patriotë, të lidhur shumë me kolektivitetin e Smokthinës, por mbi të gjitha shumë prej tyre kanë qenë gjykimtarë për të zgjidhur problemet që kishte ky komunitet. Gjithsesi ne po flasim për të ardhmen, por rrënjët janë të rëndësishme.

Ndaj, duke parë të gjitha këto cilësi dhe të gjitha ato që përmenda më lart, them se Vlorës i duhet një menaxher transformimi, i cili çdo premtim e ka detyrim për qytetin. Ky është Genc Deromemaj.

12

 

MESILA DODA: JANULLOVSKA NJË PRIKOPATE VRASËSE I SHTYP SHQIPTARËT

VOAL – Deputetja demokrate në Shqipëri, Mesida Doda ka theksuar se ish-ministrja e brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska është një psikopate vrasëse.“Jankullovska është një psikopate vrasëse që shtyp shqiptarët. Shqiptarë të pafajshëm vuajnë dënime që janë intriga të politikës maqedonase. Shteti jonë nuk hap gojë. Nuk mund të sillemi ne sikur kemi respekt për qëndrueshmërinë e Maqedonisë, por të kujdesemi për bashkëkombësit tanë”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë.Ajo theksoi se janë parë deportime të Çamëve, të Kosovës, por sot sipas saj kemi një tragjedi të re që siç tha “Nuk mund të ekzistojë dot një shtet që kthen 30 për qind të policisë në pakicë. Nuk mund të ekzistojë një shtet që vret njerëzit e vetë dorëzuar. Kjo është dhunim i të drejtës njerëzore”.“Veç një bashkëpunim real midis nesh mund të na forcojë nga albanofobët. Duhet lobim për bashkëpunim. Nuk duhet lejuar cenimi i jetës së bashkëkombësve tanë. Kjo ngjarje do hetim ndërkombëtar. Duhet hetim transparent nga persona të painfluencuar nga Gruevski. Nuk duhet të jetë stabiliteti i Maqedonisë shqetësimi ynë por të drejtat e Shqiptarëve. Ju nuk përmendët në asnjë moment faktorin shqiptar.
Na përket neve të merremi me të drejtat e bashkëkombësve tanë. Duhet të jemi të gjithë në një front”, deklaroi deputetja Doda.

PSE SHQIPËRIA KA MA SHUMË VOTUES SE BANORË TË SAJ?! – Nga RAMIZ LUSHAJ

 

 
           
            1.
Kushtetuta, neni 45 i saj, përcakton se kush quhet votues: “Çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë dhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhet”. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë, muajin e kaluar, sipas të dhanave të Ministrisë Brendshme, flet për 3.164.859 votues në të gjithë Shqipërinë.
Nga ana tjetër, INSTAT, institucioni shtetëror me ekspertizën ma të lartë për të dhanat për popullsinë e Shqipërisë, dokumenton se më 1 janar 2015 vendi ynë numëronte 2.893.005 banorë. Përndryshe: CIA, në korrik 2014, në librin e fakteve, publikon një shifër tjetër për Shqipërinë: 3.020.200 banorë.
E para: Si është e mundur që Shqipëria të ketë 271.854 votues ma shumë se popullsia e saj e publikuar nga INSTAT, ndërkohë që numri i të larguarve nga Shqipëria është 46.413 banorë, numri i imigrantëve në Shqipëri është 28.367 banorë, shtesa natyrore vjetore e popullsisë është 15.104 banorë?!
E dyta: Një përllogaritje, në se popullsia e Shqipërisë është 2.893.005 banorë (sipas INSTAT) tue pasë parasysh se mbi 800 mijë banorë të saj janë nën moshën 18 vjeç, atëherë del se vendi ynë ka 2 milionë votues, që do të votojnë në 4.932 qëndra votimi në 12 qarqet. Atëherë, si dalin mbi 1.200.000 votues ma tepër?!
 
2.
Në Zgjedhjet Parlamentare 2013, sipas të dhanave të KQZ (të bazuara në ato të Ministrisë së Brendshme), ishin 3.271.885 votues të rregjistruar. Këtë shifër, me termin “votues”, KQZ e paraqet dhe në raportin e vet vjetor të shkurtit 2014 para Kuvendit të Shqipërisë. Votues kemi ma shumë se banorë (!) Sivjet, në Zgjedhjet Lokale të qershorit 2015 janë mbi 100 mijë votues ma pak?!
Ç’ka ndodhi? Në 5.008 qëndra votimi në të gjithë Shqipërinë u gjetën vetëm 1.749.358 fletë votimi në kutia. Përndryshe: 53.47 për qind e votuesve. Pra, ne, kësisoj, sipas këtyre praktikave zyrtare, etj. shkojmë nga një palë zgjedhje tek tjetra me një pjesmarrje të ulët në votime. E, pastaj, lideri i opozitës, Edi Rama, mburret për 1 milionë shuplaka, që ndoshta janë afër çerekut të popullsisë së Shqipërisë, etj.?!
 
 
3.
            Shqipëria, si rrallkund tjetër në botë, në Kushtetutë, bash te neni i parë i saj, pika 3, flet për ato që i kemi vnue në përbaltim gjithmonë: “zgjedhje të lira, të barabarta”, tue i lanë tek i 14-eti nen i saj – Gjuhën, Flamurin, Hymnin Kombëtar, etj. Neni 45, tek Kreu III “Liritë dhe të Drejtat Politike”, flet për shenjtërinë e votës si “vetjake, e barabartë, e lirë, e fshehtë”, po në elektoriada shqiptare ka arritë dhe të vidhet, dhe të shitet e të blihet, etj.
           
            Nisur nga ky detyrim kushtetues duhet që Shteti Shqiptar, me organizmat e veta: INSTAT. MB, KQZ, etj. duhet të argumentojnë e të flasin hapur para popullit e elektoratit shqiptar, para ndërkombëtarëve: Sa është popullsia reale e Shqipërisë?! Sa është numri real i votuesve në Shqipëri, si fjala vjen, në Elektoriadën e 21 Qershorit 2015?! Kush di ma mirë le të flasin ma qartë, ma shumë, ma shpejt, ma saktë.
           
 
Tiranë, 4 qershor 2015

NEW YORK TIMES: GAZETARJA SHQIPTARE KËRCËNOHET NGA ISIS

VOAL – Një grup mediatik shqiptar ka bërë të ditur se një prej gazetareve të saj ka marrë një kërcënim nga një person që dyshohet të jetë militant i islamik, i cili kërkohet në vend për akuza lidhur me terrorizmin, – shkruante New York Times.

Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai tha sot se autoritetet kanë marrë në shqyrtim kërcënimin ndaj Aurora Koromanit të Gazetës Shqiptare si një çështje e rëndë dhe i kanë garantuar mbrojtje asaj, citonte gazeta amerikane.

Grupi mediatik i Koromanit News 24, shkruante New York Times, bëri të ditur se gazetarja ka mbuluar vazhdimisht myslimanët shqiptarë që kanë rekrutuar njerëz për t’iu bashkuar ISIS në Siri. Nëntë myslimanë shqiptarë, përfshi dy hoxhë, janë në gjykim për akuza të tilla.

News 24, citonte New York Times, tha se Koromani ka marrë një mesazh kërcënues të martën ku i shruhej “do ta paguash”.

05-06-2015 09-30-49

ISIS KËRCËNON NË SHQIP BALLKANIN – SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

VOAL – Shfaqet një video ku dy luftëtarë që flasin shqip: Do të tmerroheni. Do ju vijmë me eksploziv. Një gazetare e kronikës e Gazetës Shqiptare merr mesazh kërcënues në Facebook nga një militant: Do ta paguash.

Një video e shfaqur nga seksioni i medias i ISIS-it përmban kërcënime serioze të luftëtarëve të saj ndaj Ballkanit, ndërsa dy prej tyre, Abu Muqatil (Al Kosovi) dhe Abu Bilqis (Al Albani) duke folur shqip paralajmërojnë hakmarrje “ndaj atyre që kanë poshtëruar muslimanët” ndërsa thonë se “armiqtë e Allahut po kërkojnë t’i përcajnë”.

Në mesazhin e Al Kosovit flitet për “ditë të zeza” ndaj atyre që kanë nëncmuar muslimanët dhe Allahun, “në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në të gjithë Ballkanin”, duke kërcënuar se duhet të “kenë frikë të punojnë në zyrat e tyre, do të tmerrohen e trishtohen në shtëpitë e tyre, edhe kur flenë”. Al Kosovi përfundon duke paralajmëruar se “do t’ju mbysim me lejen e Allahut. Do t’ju vijmë me eksplozivë”.

Një ditë më parë, një gazetare e kronikës së zezë në Gazetën Shqiptare, Aurora Koromani, njoftoi se kishte marrë kërcënime në Facebook, ku në profilin e saj ajo kishte gjetur mesazhin “Do ta paguash”. Koromani, është autore e disa artikujve rreth muslimanëve shqiptarë që i janë bashkuar ISIS-it. Ajo shpjegoi se edhe autori i mesazhit është një prej këtyre personave, për të cilin ajo kishte shkruar më parë. Gazetarja nuk e bëri publik emrin e tij, për shkak se për ngjarjen autoritet shqiptare kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa mësohet se personi që ka nisur mesazhin kërcënues është në listën e të kërkuarve nga Drejtësia shqiptare, dhe dyshohet se tashmë ai ndodhet në zonën e luftimeve në Siri./ZA

Ambasada Amerikane mesazh sensibilizues për zgjedhjet: Votoni për të ardhmen

VOAL- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë fton qytetarët shqiptarë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 21 qershorit. “Vota jote përcakton të ardhmen tënde për të ardhmen e vendit tënd qytetit apo fshatit tënd dhe të ardhmen e demokracisë. Merr pjesë në të ardhmen tënde.Vendos ti për veten tënde.VOTONI”, është ky mesazhi sensibilizues i ambasadës amerikane i shoqëruar me një fotografi dhe i postuar në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Nuk është hera e parë që ambasada amerikane lëshon mesazhe të tilla sensibilizuese jo vetëm pëe zgjedhjet por edhe me procesin e dekriminilazimit apo rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve.

VËZHGUESIT VENDORË – FUSHATA E SHTRENJTË DHE JOTRANSPARENTE

 

Në Tiranë, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi raportin e dytë të monitorimit të procesit zgjedhor. Sipas tyre, partitë politike po zhvillojnë fushata zgjedhore të shtrenjta dhe jotransparente, komisionet zgjedhore nuk po punojnë rregullisht, ndërsa prokuroria nuk po heton denoncimet për blerje votash.

 

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin e dytë të monitorimit mbi përgatitjen e procesit zgjedhor, ku renditen një seri shkeljesh ligjore në afate dhe organizim.

Sipas raportit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sjellë një çoroditje artificiale të procesit, duke mos zbardhur në kohë vendimet e veta.

Vëzhgimi nxori se K.Q.Z. ka shkelur barazinë para ligjit të subjekteve konkurruese, duke dhënë gjykime të ndryshme për dy çështje të ngjashme.

Institucionet e administrimit zgjedhor duhet të rritin profesionalizmin dhe transparencën e procesit zgjedhor. Ashtu si KQZ, edhe Kolegji Zgjedhor po ndjek standarte të dyfishta në trajtimin e çështjeve të paraqitura.

K.Q.Z. nuk ka kryer ndonjë rol aktiv në monitorimin e hartimit të listave, megjithatë ia kaloi çështjen e lëvizjeve të dyshimta në listat e zgjedhësve organit të prokurorisë.

Nga ana tjetër, Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor nuk po funksionojnë rregullisht, duke penguar subjektet që të shfrytëzojnë të drejtat e tyre ligjore, të cilat madje as nuk mund të ankohen më tej.

Raporti i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë theksoi se fushata zgjedhore nisi prej të gjitha partive kryesore, duke shkelur afatin ligjor.

Edhe gjatë kësaj fushate po vihet re ndjeshëm përdorimi i burimeve publike, dhe i veprimtarive të maxhorancës, si përurimet dhe legalizimet në favor të kandidatëve të qeverisë.

Blerja e votave nuk po ndiqet nga prokuroria dhe asnjë organ tjetër, ngjarje që rrisin artificialisht tensionin dhe ulin besimin e qytetarëve tek procesi zgjedhor.

Pjesa më e madhe e mediave po transmetojnë materialet filmike të përgatitura nga vetë partitë politike.

Nga ana tjetër, partitë politike po bëjnë fushata të shtrenjta, duke përdorur gjerësisht median dhe duke shkelur një sërë parimesh vërtetësinë e ngjarjeve për publikun e gjerë.

Pavarësisht Rezolutës së Dhjetorit për ngritjen e Komisionit Parlamentar dhe megjithë angazhimin përpara qytetarëve e partnerëve ndërkombëtarë për bashkëpunim, në fakt vullneti politik, komunikimi mes forcave politike dhe konsensusi për ndryshimet e rëndësishme ligjore ka munguar dhe vazhdon të mungojë.

Angazhimi i partive politike për dekriminalizimin e politikës është kthyer në retorikë politike dhe nisma të cunguara nga opozita apo maxhoranca.

Fryma e dialogut për këtë çështje vazhdon të mungojë, por maxhoranca dhe opozita vazhdojnë të shkëmbejnë akuza për mungesë vullneti dhe bllokim të procesit.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë deklaroi se nisur nga ecuria e deritanishme e fushatës dhe procesit zgjedhor, ka shenja se ecuria e zgjedhjeve dhe nxjerrja e rezultateve do të jetë problematike edhe këtë radhë.

TIRANË – DEBATE RRETH LIDHJEVE POLITIKE TË DZANASHVILIT

 

Biznesmeni izraelito-gjeorgjian Amiran Dzanashvili, nën hetim për dyshimet për pastrim parash në Shqipëri, objekt polemikash në parlament. Paloka: Bashkëshortja e Erion Velisë përfaqësuese e tij ligjore. Balla: Ka bërë vetëm regjistrimin në QKR

Lidhjet në Shqipëri të biznesmenit izraelito-gjeorgjian Amiran Dzanashvili, i cili është nën hetim nga prokuroria shqiptare pasi dyshohet se ka shfrytëzuar aktivitetin e tij tregtar për pastrim parash, u bë sot objekt debatesh dhe polemikash në parlament. Kryetari i grupit demokrat Edi Paloka tha se “ky personazh i njohur i krimit dhe i mafies ndërkombëtare, rezulton në Shqipëri i lidhur me deputetë, edhe këta me precedentë penalë, me ministra e bashkëshortet e tyre, me biznesmenë nafte e pronarë mediash”.

Dzanashvili është shfaqur në Shqipëri para disa vitesh. Në 2013-ën, ai bleu 50 përqind të aksioneve në kompaninë e basteve Xhoi Lloto, duke u bërë ortak me Mark Frrokun, i cili po atë vit u zgjodh deputet, ndërkohë që aktualisht ndodhet në masë sigurie dhe nën hetim nën dyshimet për disa vepra penale. Biznesmeni Dzanashvili, ka kryer disa kalime dhe transferime aksionesh në kompaninë Xhoi Lloto, që kanë nxitur dyshimet për një aktivitet të mundshëm pastrami parash.

Por zoti Paloka i mëshoi në vecanti, njoftimeve të fundit të shtypit sipas të cilave zonja Ajola Xoxe, bashkëshortja e kandidatit aktual të së majtës, për Bashkinë e Tiranës,  Erion Veliaj, “ka qenë një ndër përfaqësueset ligjore me të drejta të plotë për aktivitetin në Shqipëri të kompanisë së Dzanashvilit”.

Vetë zonja Xoxe nuk ka patur deri më tani asnjë reagim, lidhur me pozicionin e saj në aktivitetin tregtar të biznesmenit izraelito-gjeorgjian. Ndërsa në parlament, deputeti socialist Taulant Balla, në replikë me zotin Paloka, u shpreh se “zonja e nderuar së cilës mundoheni t’i bëni pis emrin, është një jurist, e cila ka punuar për disa kohë në një zyrë avokatie në pronë të dy individëve avokatë të këtij vendi. Dhe nuk ka asnjë përgjegjësi një jurist në një zyrë avokatore pse bën rregjistrimin në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit”, u shpreh Balla.

Lidhur me një numër shkrimesh të botuara në shtypin shqiptar dhe polemikat edhe politike, sot reagoi përmes një emaili dërguar mediave shqiptare edhe vetë biznesmeni Dzanashvili. Ai i konsideroi të pabaza akuzat ndaj tij, duke deklaruar se “në Shqipëri kam kryer një aktivitet normal dhe të ndershëm biznesi”. Sipas tij, “emri im po përdoret për qëllime politike në fushatën aktuale zgjedhore”. Më tej ai shkruan se është takuar si në Shqipëri, ashtu dhe në Izrael me zyrtarët më të lartë shqiptarë duke përmendur ish kryeministrin Sali Berisha, kryeministrin aktual Edi Rama, apo kreun e parlamentit Ilir Meta “për të ndihmuar Shqipërinë për të sjellë sa më shumë investitorë të huaj”.

Amiran Dzanashvili përfundoi në pranga vitin e shkuar në kryeqytetin rumun Bukuresht, ku është pronarë i disa kazinove, salla lojërash, dhe hotele, nën dyshimin e përfshirjes në një rrjet prostitucioni. Në deklaratën e tij ai pranon se është nën hetim në Rumani “por ndaj meje nuk është ngritur ndonjë akuzë, dhe nuk jam arrestuar apo gjendem në burg. Sot ndodhem në Londër”, shkruan biznesmeni, ndërsa hedh poshtë akuzat të ketë financuar ndonjë forcë politike në Shqipëri. za

PËRGËNJESHTRIM I MARIA GUSHOS, BIJËS SË LASGUSHIT

 

Në guidën e qytetit të Pogradecit, “Pogradeci çelësi turistik”, (shqip-anglisht), hartuar nga Bashkia e qytetit Pogradec, për botimin e të cilës janë shpenzuar rreth 40 milionë lekë të vjetër nga fondet e Bashkisë, në faqen 50 lexova:
“Pasi shetiste buzë liqenit, Lasgush Poradeci ulej tek hoteli i madh dhe bënte një porosi të veçantë. Vetëm pasi e merrte atë, ulej dhe shkruante mbi blloqet poezitë që e bënë të famshëm. Porosia e tij ishte: dy gota raki e fortë rrushi perlë e përzier me ujë të ngrohtë dhe pak sheqer. Që nga koha kur e pinte Lasgush Poradeci kjo lloj pije u quajt nga kamarjerët e vjetër ‘Ponçi Lasgush’… Provojeni njëherë, mbase me anën e tij mund të zbuloni talentin tuaj të fshehur prej shkrimtari. “Ponç Lasgush”, i shoqëruar me një kafe të fortë turke, bën mirë si në mëngjeset e freskëta anë liqenit gjatë verës, ashtu edhe në ditët e ftohta me dëborë. Sot në Pogradec të gjitha lokalet ia dinë formulën kësaj pijeje të veçantë….”

Të gjitha sa shkruhet këtu nuk janë të vërteta, janë gënjeshtra të sajuara nga mendje diabolike cinike që dinë çmimin e çdo gjëje dhe vlerën e asgjëje. Dua t’ju them këtyre manipulatorëve sa të merren me këto pazare lokalesh, të merren me atë çfarë Lasgushi është në të vërtetë për këtë qytet, pasi Biblioteka e Pogradecit, kurrë nuk është interesuar për veprat e tij, Bashkia kurrë nuk është interesuar për shtëpinë e tij muze dhe pushtetarë mbrojnë dhe favorizojnë vjedhësit e pronës së tij.

A ËSHTË PUBLIKIMI I DOSJEVE ‘EKSLPOZIV SOCIAL’?

Eksperienca gjermane në trajtimin e dosjeve të ish-policisë sekrete, STAS-i, mbetet tërheqëse për autoritetet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri.

Albanien Deutschland Geheimdienstakten Kommunismus Roland Jahn duke folur në podiumin e diskutumit orgnizuar në Ambasadën e RFGJ në Tiranë, 02.06.215

Miratimi para pak kohe nga Kuvendi i Shqipërisë i një ligji për aksesin e publikut në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë në pah sfidat e zbatimit të tij. Për ekspertët miratimi nga deputetët i ligjit është vetëm fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm që lidhet me trajtimin e së shkuarës diktatoriale në rreth 4 dekada të sundimit komunist. Vazhdimisht në tryezat e diskutimit mes politikanëve ose përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit është përfolur eksperienca e zgjidhjes së këtij problemi nga Gjermania, mënyra institucionale se si u trajtuan dosjet e ish-STASI-t policisë sekrete në ish-Republikën Demokratike Gjermane. Për këtë qëllim së fundmi në Tiranë ishte dhe i ngarkuari Federal për dosjet e sigurimit të shtetit, Roland Jahn, i cili ka qenë mjaft aktiv në procesin e rrëzimit të diktaturës komuniste në ish-Gjermaninë Lindore dhe i angazhuar në mënyrë të vecantë me mbikqyrjen dhe trajtimin e inventarit të dokumentacionit sekret tëSTASI-t famëkeq.

Dosjet janë në interes të gjithë publikut

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, e shikon mjaft pozitivisht faktin e miratimit në Shqipëri gjatë muajit prill të ligjit për aksesin e publikut në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas tij, përvoja e Gjermanisë në këtë drejtim nuk do të thotë se po e njëjta gjë të aplikohet dhe në Shqipëri. “Shqiptarët duhet ta diskutojnë dhe ta vendosin vetë se si do të veprojnë me këtë çështje të rëndësishme”.

Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri prej kohësh është mjaft aktive në debatin për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit. Drejtori i Zyrës, dr. Thomas Schrapel, shpjegon se fokusi kryesor në këtë angazhim ka qenë dhe vijon të jetë roli ndërmjetës mes kontributit të shoqërisë civile nga njera anë dhe politikës në anën tjetër. “Në trajtimin e së shkuarës diktatoriale nuk mund të themi që ka interesa të majta ose interesa të djathta, por interesi është i gjithë publikut”. Duke marrë si shembull mënyrën e zgjedhjes nga parlamenti gjerman të Roland Jahn me 93 përqind të votave të deputetëve, dr. Schrapel thekson rëndësinë që ka në këtë proces zgjedhja me konsensus e figurave që do të përfshihen, si garanci për besim dhe seriozitet në kryerjen e detyrave të ngarkuara.

Albanien Deutschland Geheimdienstakten Kommunismus Podiumi diskutumi orgnizuar në Ambasadën e RFGJ në Tiranë, 02.06.215

A është publikimi i dosjeve një “eksploziv social”?

Roland Jahn, i ngarkuari Federal me Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, duke diskutuar me autoritetet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri mbi procesin e trajtimit të së shkuarës, thotë se ka kaluar shumë kohë ndaj nevojitet që të përshpejtohen rritmet. Sipas tij, ky është një proces që nuk duhet të ketë “kujdestar”, por secili të ndjehet dhe të ketë lirinë e vet. “Sipas eksperiencës në ish-Gjermaninë Lindore, me rënien e diktaturës, qytetarët ishin mjaft aktivë në mbrojtjen e inventarit të dokumenteve të policisë sekrete Stas-it, për të mos lejuar shfarrosjen nga njerëzit e regjimit. Ne ishim të bindur që atëherë se bërja publike e dosjeve do të frenonte procesin e helmimit të shoqërisë edhe pas rënies së diktaturës. Ka pasur shumë debate për hapjen e dosjeve, kishte fluks mendimesh që shpesh ishin dhe të kundërta mbi përzgjedhjen e mënyrës se si do të veprohej me to. Atëherë pyetej, se a do të ishte publikimi i dosjeve një ‘eksploziv social’, pasi njerëzit do të mësonin të vërteta të hidhura për jetët e tyre perosnale dhe të familjeve në kohën e diktaturës? Kishte që ngurronin, kishte që ishin të qartë se një gjë e tillë duhej bërë. Ishte një debat i gjatë qytetar për dilemën nëse ishte mirë a po bëhej dëm”.

Ish-gazetari Jahn nënvizon faktin se nga reagimi dhe presioni qytetar u bë i mundur që në akordin për bashkimin e dy Gjermanive të përfshihej edhe hartimi i një ligji për dosjet e STASI-t, që do të sanksiononte rrugën që duhej ndjekur. “Prej rreth 23 viteve ligji po zbatohet me sukses, duke siguruar transparencë për procesin, për veprimtarinë e shtetit, të policisë, për mbrojtjen e të dhënave personale për ata që prekeshin. Bëhet fjalë për një punë kolosale. Mjafton të përmendim se STASI ka lënë një dokumentacion që po të mendohej në gjatësi do të ishte 111 kilometra, me rreth 40 milion dokumentave në formën e letrave, fotove, filmave etj. Ky ishte arkivi i STASI-t përmes të cilave organizohej represioni në popullatë. Për një pjesë të mirë të arkivit u bë sistemi dhe skedimi për ta bërë sa më të dobishëm në shfrytëzim, por dhe të organizuar, që ato të mos ‘plagosnin’ askënd”.

Trajtim multidimensional në bërjen e transparencës

Sipas Roland Jahn trajtimi i së shkuarës nuk është thjesht punë shqyrtimi dosjesh, pasi në qendër janë njerëzit, janë viktimat e prekura, që atyre t’u garantohet një impakt pozitiv nga procesi. Nëse nuk bëhet kjo atëherë lind natyrshëm pyetja: përsa na vlen hapja e këtij dokuemtacioni:

“Bëhet fjalë për rreth 2 milion njerëz të prekur nga sjellja dhe qëndrimet e STASI-t. Ne duhet t’i jepnim akses këtyre njerëzve për të njohur më mirë të shkuarën e tyre, në shumë raste edhe të tmerrshme e të paimagjinueshme. Kjo ishte një sfidë shumë e madhe për zbatimin e ligjit të dosjeve. Në hedhjen dritë mbi dosjet është dhe qasja shkencore, vënia në dispozicion për hulumtuesit, por dhe për mediat e prodhuesit kinematografikë. Pra, ka një trajtim multidimensional në bërjen e transparencës, që njerëzit të mësonin sa më shumë nga padrejtësitë e bëra nën diktaturë”.

Për të ngarkuarin Federal me Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, trajtimi i së shkuarës vlen dhe për pastrimin e administratës dhe shërbimit publik nga njerëzit me të kaluar kriminale. Kjo krijon besim te qytetarët për institucionet dhe rendin demokratik, që të mos depërtojnë në shërbimin publik ish-anëtarë të policisë sekrete. “Kjo përbën ende një objektiv madhor në punën tonë. Sa më mirë ta kuptojmë diktaturën aq më mirë formësojmë demokracinë.”

Albanian School of Political Studies in Tirana Erjon Tase, drejtor i Shkollës së Studimeve Politike në Tiranë

Më tepër dritë mbi mekanizmin e shtypjes së diktaturës

Erjon Tase, drejtor i Shkollës së Studimeve Politike në Tiranë, që mbështet nga Këshilli i Europës mendon se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit vazhdon të mbetet një çështje e kundërshtuar në Shqipëri në këto 25 vite, jo vetëm nga ata që mund të zbulohen si ish-bashkëpunëtorë, por edhe nga vetë ish-viktimat, që i druhen zbulimit të fakteve të manipuluara nga shërbimi sekret. Duke folur për Deutsche Welle-n, Tase kujton aktivitetin e dy komisioneve të pastrimit të figurave të politikës dhe drejtuesve të tjerë të lartë, siç dhe janë njohur si komisioni “Mezini”, apo më pas komisioni “Bezhani”.

“Vërtet që synimi i këtyre komisioneve ka qënë largimi nga skena politike e personave të përfshirë si ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit, por në fakt procesi i pastrimit të politikës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nuk ka arritur të prodhojë një proces pajtimi të shoqërisë sonë. Nuk kemi ende mëkatarë që t’u kërkojnë falje viktimave të tyre, ndërkohë që vetë ata që u persekutuan dhe familjarët e tyre, nuk kanë arritur të mësojnë të vërtetën. Pikërisht këtë qetësim të shpirtrave, apo siç e ka quajtur me të drejtë Roland Johan ‘një rikthim të jetëve të mbyllura në këto dosje të njerëzvee të përgjuar nga shërbimi sekret’, synon të sjellë përvoja gjermane. Nëpërmjet hapjes së dosjeve për vetë ish-viktimat e Sigurimit do të hidhet më tepër dritë mbi mekanizmin e shtypjes së diktaturës dhe moralin e shoqërisë sonë përballë kësaj diktature”.

Sipas Tases të rinjtë shqiptarë vazhdojnë të ngrenë pyetjen se si prindërit e tyre ishin të vetmit në Evropën Lindore që nuk u ngritën kundër diktaturës për 50 vite, ndërsa nostalgjikët e së kaluarës, vazhdojnë të shfajësojnë udhëheqësit komunistë, si zbatuesit e legjislacionit të kohës për të persekutuar shqiptarët.

“Pra kemi dy qëndrime ekstremisht të kundërta, një ndarje të shoqërisë që vazhdon të transmetohet tek të rinjtë, e cila e shikon të kaluarën të deformuar dhe rrezikon më pas që të përsërisë të njëjtat gabime të së kaluarës. Një proces i tillë pastrimi dhe qetësimi moral të të gjithë shoqërisë mund të ndihmojë më pas në largimin e atyre mëkatarëve që vazhdojnë të jenë aktivë në politikë dhe pozicione të tjera drejtuese”- thotë për Deutsche Welle-n Erjon Tase, drejtor i Shkollës së Studimeve Politike në Tiranë.

PLAGA E MADHE E SHQIPËRISË

03-06-2015 19-14-36

 

6’027 shqiptarë të vrarë!
34’135 të burgosur!
984 të vdekur në burgje!
59’009 të internuar!
7’022 të vdekur në kampe internimi apo pune!

VOAL – Shqipëria pothuaj nuk e ka trajtuar të kaluarën – dhe një ligj për hapjen e dosjeve sjell pak, shkruan shkrimtarja Lindita Arapi në gazetën e njohur zvicerne «Neue Zürcher Zeitung».

Në mesin e diktaturave të Europës Lindore ajo shqiptare ishte më e tmershmja. Shqipëria, një vend mes maleve dhe deteve Adriatik dhe Jon, ishte një lloj Koreje Veriore në Europë. Në këtë «Gulag të Mesdheut» regjimi stalinist i Enver Hoxhës deformoi një shoqëri të tërë nëpërmjet dhunës, kontrollit, censurës, terrorit. Në lidhje me këtë në numrin e së mërkures të gazetës «Neue Zürcher Zeitung» ka shkruar shkrimtarja dhe gazetarja Lindita Arapi. Ajo sjell shembullin e priftit Dom Shtjefën Kurti, i cili u ekzekutua në vitin 1971 në moshën 73-vjeçare për shkak të aktiviteteve kundër sistemit. Ai ishte prifti i fundit që u ekzekutua në Europën Lindore komuniste. Dom Shtjefëni ishte akuzuar për këtë «krim»: ai u kishte bërë thirrje banorëve të veriut të Shqipërisë që atë që prodhojnë në kooperativë ta hanë vetë, sepse edhe kështu mund të luftohet uria.

Sipas Arapit aktivitetet e Sigurimit, shërbimit famëkeq sekret, arritën kulmin në vitet 70-të dhe 80-të, kur në mënyrë konsekuente dhe brutale regjimi përpiqej të «pastronte“ shoqërinë prej „elementëve armiqësorë». Pasardhësi i Hoxhës Ramiz Alia e ashpërsoi edhe më shumë sistemin. Në vitin e fundit të diktaturës shërbimi sekret numëronte 110 mijë punëtorë, të gjithë këta ushtarë të dëgjueshëm të partisë, të përzgjedhur me kujdes nga partia, pasi përshtatshmëria e tyre ishte verifkuar deri në tri gjenerata. Në vitin 1986 Ramiz Alia përmes një direktive ia tejkaloi edhe Hoxhës. Kjo direktivë parashihte një listë me emrat e njerëzve që do të pushkatoheshin në rast të luftës. Bëhej fjalë për kundërsharë politikë.

Arapi shkruan se në fshatra e qytete shqiptare mjaftonte që dikush të thoshte «nuk ka vaj» dhe të përfundonte në kurthet e Sigurimit. Marrjet në pyetje nga ana e Sigurimit ishin një ritual tmerri: shantazh, poshtërim, torturë. Ndër mjetet e represionit hynin rrahja, hedhja në gropa me fekalie dhe futja e vezës së nxehtë nën sqetull. Sipas të dhënave të Institutit Shqiptar të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizimit gjatë viteve të diktaturës u vranë 6’027 shqiptarë. I panjohur, ndërkaq, mbetet numri i atyre që u ekzekutuan me gjyq. Për arsye politike u futën në burg 34135 persona, 984 prej tyre vdiqën në kazamate. 59’009 shqiptarë u rrëmbyen dhe internuan, 7’022 prej tyre vdiqën në kampe të punës dhe në burgje. Shumë njerëz as sot nuk e dinë se ku gjendet varret e të familjarëve të tyre. As varri i Shtjefën Kurtit nuk dihet se ku ndodhet.

Viktimat e komunizimit në Shqipëri, nënvizon Arapi, nuk kërkojnë hakmarrje, por vetëm kërkim falje nga ana e torturuesve të tyre. Dorasit e regjimit arsyetohen se vetëm kanë zbatuzar urdhrat, duke thënë: «Koha ka qenë e tillë» ose «Të gjithë kemi qenë në situatë të vështirë». Urdhërdhënësit e krimeve nuk tregojnë asnjë shenjë pendimi. Pasi u arrestua në vitin 1993 e veja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, menjëherë dhe «me arrogancë të akullt» kërkoi të flasë me avokatin e saj, shkruan Arapi. Këtë të drejtë nuk e kanë pasur mijëra e mijëra shqiptarë, të cilët çifti Hoxha dhe banda e tyre komuniste i futën në burg vetëm pse mendonin ndryshe apo dyshonin në sukseset marramendëse të komunizimit. Shqiptarët e dinin shumë mirë se sukseset e propaganduara ishin rrena kolosale.

Së fundi në Shqipëri është miratuar një ligj për hapjen e dosjeve të komunizmit, pasi 25 vjet me radhë me këto dosje janë bërë pazare të ndryshme. Ligji, shkruan Arapi, mund të sjell transparencë, por jo edhe lustrim, pra demaskim të figurave të Sigurimit dhe eventualisht edhe dënimin e tyre apo ndalesën për të ushtruar funksione publike./DP

NË SHQIPËRI EPIDEMI DIVORCESH – PRIJNË FEMRAT NË KARRIERË

Viti që lamë pas shënoi një numër rekord divorcesh në Shqipëri. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për 4. 240 divorce të regjistruara gjatë 12 muajve të vitit 2014. Numrin më të lartë të divorceve e mban kryeqyteti.

Por cilët janë faktorët që po i çojnë shqiptarët gjithmonë e më shumë drejt divorcit?

Në trend rritës, është numri i femrave që kërkojnë divorc. Mosha predominuese mbetet 25 – 40 vjeç. Shumica e çifteve vijnë në dyert e gjykatës pasi kanë kaluar disa vite martesë dhe mes tyre ka edhe fëmijë.Kërkesa për divorc është një fenomen në rritje nga 2001, ku numëroheshin 9.6 divorce në 100 çifte në 17.8 divorce në 100 martesa.

DEKRIMINALIZIMI – PD E HEQ, KQZ E KONFIRMON NË GARË KANDIDATIN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi sot kërkesën e koalicionit të djathtë, Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet për ç’regjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Këlcyrë, Gentian Muhameti, vendim ky që ka të bëjë me pastërtinë e figurës së tij. Vetë Partia Demokratike vendosi të tërheqë nga gara elektorale e 21 qershorit kandidatin e saj për Këlcyrën, Gentian Muhameti, për shkak të dyshimeve për të kaluarën e tij kriminale.

Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD-së u shpreh sot se në KQZ, se PDpo zbaton standardin e pastërtisë së figurës në këto zgjedhje.

Por përfaqësuesi ligjor i kandidatit, Gentian Muhameti, nuk është dakord me qëndrimin e PD-së. Ai ka deklaruar sot në KQZ se ndaj kandidatit të Këlcyrës nuk ka asnjë vendim gjykate të formës së prerë dhe theksoi se kërkesa e PD-së është e pabazuar në ligj dhe prova.

Ndërkohë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë ndarë mendime të ndryshme në lidhje me këtë kërkesë. Të majtët kanë kërkuar dokumente që të tregojnë arsyen e kërkesës për ç’regjistrim duke qenë se ligji nuk i parashikon këto raste.

Të djathtët kanë qenë pro çregjistrimit, duke e quajtur një akt në favor të një çështjeje madhore siç është dekriminalizimi, por kanë ndarë të njëjtin mendim për boshllëkun ligjor në lidhje me këto raste. Denar Biba kërkoi hetim të rastit dhe të rasteve të ngjashme nga institucione kompetente.

Në përfundim, me propozim të Denar Bibës, KQZ vendosi me 4 vota pro, që t’i drejtohet me një shkresë të gjitha institucioneve kompetente për të marrë informacion më të thellë dhe më të saktë për kandidatin Muhameti, duke e lënë ende në garë atë.

ROBERT BENJAMIN: QYTETARËT NË SHQIPËRI JANË TË PAKËNAQUR ME MËNYRJEN E BËRJES SË POLITIKËS

Një zyrtar i lartë i Institutit Demokratik Kombëtar, thotë se shqetësimet kryesore të qytetarëve shqiptarë kanë të bëjnë me ekonominë dhe punësimin dhe se korrupsioni mbetet një problem madhor që pengon shanset e tyre. Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i kësaj organizate amerikane, Robert Benjamin, thotë se politikanët në Shqipëri duhet t’u përgjigjen interesave të qytetarëve dhe jo të merren vazhdimisht me luftën politike kundër kundërshtarëve dhe se ai shpreson që këta lloj politikanësh të zgjidhen në votimet lokale. Zoti Benjamin foli në një intervistë për Zërin e Amerikës për një studim-anketë të fundit të Institutit të tij, ku u pyetën qytetarët shqiptarë për çështjet që i shqetësojnë ata. 

Zëri i Amerikës: Zoti Benjamin a mund të na thoni se cilat janë disa nga përfundimet kryesore të anketës suaj të fundit në Shqipëri?

Robert Benjamin: Përfundimet e anketës së këtij fundi, përputhen përgjithësisht me ato të viteve të kaluara, por me disa ndryshime. Përfundimi kryesor për këtë vit është se ekonomia dhe papunësia mbeten shqetësime të mëdha mes qytetarëve dhe i lidhur me këtë shqetësim është një pakënaqësi e vazhdueshme për korrupsionin.

Dhe nga intervistat për anketën shohim se njerëzit shohin një lidhje direkte mes nivelit të korrupsionit, atij të zhvillimit ekonomik dhe ndjesisë për mirëqenien e vet. Në të njëjtën kohë, në mendimet e qytetarëve reflektohet një lloj vlerësimi për përpjekjet e qeverisë për të vendosur rregull në disa nga drejtimet e ekonomisë dhe se në disa drejtime shpërndarja e shërbimeve po përmirësohet.

Zëri i Amerikës: Kur erdhi në fuqi qeveria e re pati një ndjesi optimizmi ose me saktë shprese për atë që do të bënte. Cili është vlerësimi juaj pas dy vjet më pas?

Robert Benjamin: Duke u nisur nga ato që po thonë qytetarët në intervista, ka ende një ndjesi të përgjithshme optimizmi nga disa këndvështrime. Njëri është se vendi doli nga zgjedhjet e vitit 2013, më i qëndrueshëm politikisht, sepse në Shqipëri kishte pasur një paqendrueshmëri të konsiderueshme politike para atyre zgjedhjeve. Së dyti Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe mendoj se kjo u dha njerëzve një ndjesi të forte përparimi.

Gjithashtu njerëzit e vlerësojnë punën e qeverisë për zbatimin e sistemit rregullator. Por njëkohësisht ka një ndjesi të vazhdueshme shqetësimi dhe pakënaqësie për ekonominë dhe korrupsionin. Dhe përpjekjet e qeverisë për të marrë masa për ndërtimet e paligjshme dhe për të vendosur rregull në arsimin e lartë shihen si positive por njerëzit njëkohësisht kanë përshtypjen se zbatimi i këtyre rregullave nuk është njëlloj për të gjithë dhe kjo i shqetëson ata.

Zëri i Amerikës: Korrupsioni vazhdon të jetë një nga shqetësimet kryesore dhe ndjesia është se është i përhapur gjithandej: në administratën publike, në biznes në sistemin e drejtësisë. Pse sipas mendimit tuaj, kjo dukuri vazhdon të jetë kaq e përhapur?

Robert Benjamin: Njerëzit që folën në intervistat e anketës sonë, e rikonfirmuan që korrupsioni është një nga problemet kryesore. Ata e shohin, e përjetojnë në ekonomi, në tregun e punës, kur shohin se kush i merr vendet e punës, kur kërkojnë qasje në shërbimet qeveritare, qoftë për kujdesin shëndetësor, kur kërkojnë një rregullim të një çështje në sistemin e drejtësisë. Administrata publike u kritikua ashpër. Nga ana tjetër njerëzit vlerësojnë përpjekjet për të marrë masa ndaj ndërtimeve të paligjshme.

Por në përgjithësi njerëzit bëjnë një lidhje mes korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik sepse shohin se korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik, në kuptimin që rryshfetet që shkojnë në xhepat e dikujt, janë para që mund të përdoreshin për gjëra të tjera që mund të ndihmonin për ndërtimin e ekonomisë. Personi që nuk merr një punë megjithëse ai apo ajo mund të jetë më i kualifikuar po të nisesh nga një sistem meritokracie, do të thotë që ajo kompani, apo zyrë e administrates publike nuk do të funksionojë aq mire.

Zëri i Amerikës: Ju i keni ndjekur prej kohësh zhvillimet në Shqipëri. Pse sipas mendimit tuaj, shoqëria dhe klasa politike nuk kanë mundur ta luftojnë më fuqishëm korrupsionin?

Robert Benjamin: Për shumë vite, Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit u është dashur të rindertojnë shoqëritë, ekonomitë, politikën dhe sistemin qeverisës. Dhe ajo që kemi parë në 5-10 vitet e fundit, pas këtij rindërtimi, tani pyetja bëhet se si duhet të jetë ky sistem i suksesshëm. Kërkesat e publikut me kalimin e kohës rriten për përmirësimin e gjendjes dhe luftës kundër korrupsionit, ata duan qasje të barabartë tek mundësitë dhe shërbimet dhe i takon qeverisë që t’i plotësojë këto kërkesa. Por nga ana tjetër vetë njerëzit duhet të veprojnë.

Për shembull një koalicion organizatash me të cilët ne punojmë për vëzhgimin e zgjedhjeve, vitin e kaluar përdori metodologjinë e dërgimit të vëzhguesve në qendrat e votimit në sistemin e kujdesit shëndetësor. Ata ngritën një grup klinikash dhe në një ditë dërguan njerëz të shihnin se si funksiononin ato: a ishte i qartë sistemi i pagesës, a kishte personel të mjaftueshëm, a ishin higjienike e të tjera. Pastaj ngritën një model që ia prezantuar Ministrisë së Shendetësisë dhe ishte një shembull shumë i mirë sepse bazohej tek të dhënat konkrete positive apo negative dhe tek nevojat për përmirësim.

Zëri i Amerikës: A ekziston vullneti politik për t’i zgjidhur këto probleme, sidomos po të kesh parasysh se klima politike ka mbetur e ashpër dhe e politizuar?

Robert Benjamin: Mendoj se gjetjet e anketës ishin interesante. Ashtu siç ishin të shqetësuar për ekonominë dhe korrupsionin, qytetarët nuk janë të kënaqur me mënyrën si bëhet politikë në Shqipëri. Njerëzit e intervistuar, të gjithë bien dakord se sjellja e deputetëve është e papëlqyeshme, se deputetët shpenzojnë më shumë kohë duke sulmuar kundërshtarët politikë sesa për të zgjidhur çështjet që shqetësojnë njerëzit, çështjet për të cilat po flasim.

Në raportin që doli nga intervistat, del qartë një program të qartë për reformimin e politikave, tek të cilat duhet të përqendrohen të gjithë ata që janë në partitë politike dhe në sistemin politik. Njerëzit duan që udhëheqësit e zgjedhur të sillen me dinjitet, të përqendrohen tek çështjet që i shqetësojnë ata. Dhe politikanët vetë po reagojnë. Ka pasur disa fjalime në parlament, besoj nga të gjitha palët që thonë se ky raport ka rëndësi, dhe se ata duhet të sillen ndryshe.

Zëri i Amerikës: Por nuk duket se kjo po ndodh. Si e shihni ju këtë hendek mes asaj që do publiku dhe asaj që po ndodh në realitet?

Robert Benjamin: Po është e vërtetë që shpesh ekziston ky hendek. Ka njerëz që janë të zgjedhur në një post që po bëjnë atë që duhet, apo të paktën përpiqen. Ne kemi punuar me një grup grash të zgjedhura dhe ato kanë bërë mjaft jo vetëm për të zgjidhur problemet në interesin e publikut, por edhe për të ndryshuar tonin e politikës ndërsa punojnë përtej ndasive politike. Dhe këtë e dinë edhe njerëzit, sepse kërkimet e anketës tregojnë se qytetarët janë të interesuar të shohin më shumë gra në procesin politik.

Ne në Institutin Demokratik e mbështesim këtë dhe shpresojmë të shohim më shumë gra të zgjedhura, veçanërisht duke pasur parasysh se po vijnë zgjedhjet lokale. Pra mendoj se ka elementë në politikë dhe në parti që u kushtojnë vëmendje shqetësimeve të njerëzve. Të njëjtën gjë mund të themi për disa politikanë të rinj me të cilët po punon Instituti Demokratik.

Zëri i Amerikës: Por nuk janë këta elementë që marrin vendimet, apo jo?

Robert Benjamin: E vërtetë, sepse në fund të fundit vendimet i merr publiku, qytetarët me të cilët ne flasim sepse sa më shumë ata i shprehin ato që duan të realizohen nga forcat politike dhe sa më shumë marrin hapa për ato që duan, aq më shumë do të reagojnë politikanët. Kjo është formula e procesit demokratik. Përsa kohë njerëzit janë në gjendje të formulojnë kërkesat e tyre dhe marrin hapa për t’i plotësuar këto kërkesa, qoftë përmes votes, përmes ngritjes së zërit për çështje të ndryshme dhe mbikqyrjes së punës së qeverisë, politikanët do të përgjigjen sepse duan mbështetjen e votuesve.

Mendoj se zgjedhjet që po vijnë dhe fakti që do të ketë një numër të ri bashkish më të mëdha dhe më të pakta, do ta vërë theksin tek kjo sepse njerëzit që do të zgjidhen si kryebashkiakë – dhe përsëris që ne shpresojmë që të shohim gra mes tyre – do të kenë më shumë fonde dhe burime që t’u përgjigjen nevojave të njerëzve. Dhe ajo që ata duan të shohin është politika të reja për krijimin e vendeve të punës, zbatimin në mënyrë të drejtë të ligjit dhe duan shanse të barabarta për njerëzit për punësim, ekonomi dhe qasje në shërbimet qeveritare.

Zëri i Amerikës: Një problem tjetër në Shqipëri është kriminalizimi në politikë, që u shfaq dukshëm me rastet e fundit të implikimit apo dyshimeve për implikim të anëtarëve të parlamentit dhe familjarëve të tyre. Çfarë tregon kjo përsa i takon klasës politike?

Robert Benjamin: Sigurisht që nuk reflekton mirë përsa i takon klasës politike dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet. Mendoj se ka rëndësi që publiku të ketë një ide të qartë se për çfarë po flasim, sepse është e rëndësishme që kur ndodhin gjëra të tilla, të hetohen që njerëzit të mos goditen pa të drejtë. Megjithatë është mjaft e qartë se në politikë ka shumë mundësi për korrupsion, përfshirë akte kriminale dhe kësaj duhet t’i jepet fund. Kjo duhet të fillojë me partitë politike sepse ato i zgjedhin njerëzit, dhe duhet të caktojnë jo vetëm njerëz që ndajnë idetë e partisë por edhe që përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

U takon këtyre partive që të sigurohen vetë dhe të sigurojnë publikun që kandidatët të kenë kualifikimet e duhura dhe të jenë përfaqësuesit e udhëheqësve më të mire të mundshëm që ka Shqipëria. Gjithashtu duhet parë edheçfarë parashikon ligji qoftë ai zgjedhjeve, procesi i verifikimit të listës së kandidatëve dhe cilido qoftë ligji duhet të reflektojë interesat e publikut shqiptar. Dhe mendoj se këtë çështje kanë parasysh qytetarët kur flasin për nevojën e eliminimit të korrupsionit në procesin politik.


Send this to a friend