VOAL

VOAL

Tërhoqi apo jo lekë nga banka Bujana Bushi, banka kthen përgjigje për 15 ditë

TIRANE – Pas 15 ditësh do të përcaktohet nëse viktima e aksidentit të Kavajës, Bujana Bushi, ka tërhequr nga banka shumën prej 100 mijë eurosh apo jo. Burime pranë prokurorisë sqarojnë se pas kërkesës që ky organ i ka dërguar bankës së nivelit të dytë për të kuptuar se çfarë transaksionesh janë bërë ditët e fundit në bankë dhe nëse Bujana Bushi bashkë me bashkëshortin e saj ka bërë tërheqje parash ditët para aksidentit apo jo.

Pas kësaj kërkese, banka pritet që brenda 15 ditëve t’i kthejë përgjigje organit të hetimit, për të marrë fund pikëpyetjet se sa lekë ka tërhequr Bujana Bushi para aksidentit, nëse i ka tërhequr vërtet 100 mijë euro apo jo dhe nëse këto lekë janë tërhequr të gjitha njëherësh apo pjesë-pjesë.

Familjarët e 32-vjeçares që humbi jetën afro një javë më parë në aksidentin rrugor në Kavajë, kanë pretenduar se vajza e tyre ka pasur me vete 100 mijë euro, ndërsa pas aksidentit asaj nuk i është gjetur asnjë send personal. Vetëm pas përfundimit të hetimeve, do të përcaktohet qartë nëse Bushi ka pasur me vete shumën e madhe të parave apo jo.

Tepelena po e zë vendin e Lazaratit për kultivimin e lëndëve narkotike

​Thuajse në të gjitha fshatrat e zonave të thella janë të dukshme parcelat me lëndë narkotike, ndërsa lidhur me këtë problem, jo pak të mprehtë, midis drejtuesve të njësive vendore dhe strukturave policore është zhvilluar një takim i përbashkët.

Kreu i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili ishte nismëtar i takimit, ka kërkuar nga administratorët e ish-komunave të evidentojnë situatën duke parashtruar edhe detyrimet ligjore karshi ligjit lidhur me këtë fenomen.I pranishëm në këtë takim, shefi i komisariatit të Tepelenës, Haki Muçobega ka theksuar se tashmë Tepelena është mjaft problematike dhe pas Lazaratit, është një zonë e nxehtë mbi kultivimin e hashashit.

Policia, në bashkëpunim edhe me kryepleqtë, ka evidentuar parcela të cilat pjesën më të madhe janë të vendosura në toka joprivate, çka sjellë vështirësi për evidentimin e personave përgjegjës.

Nga ana tjetër vetë kryepleqtë kanë kërkuar më shumë bashkëpunim me policinë, madje duke hedhur akuza kundrejt punonjësve të policisë së zonave, ku sipas tyre, në jo pak raste janë bashkëpunëtorë me poseduesit e parcelave me lëndë narkotike.

Ky ishte një takim në kuadër të bashkëpunimit të njësive vendore me blutë, ndërsa policia nuk ka bërë ende zyrtar ndonjë operacion të mundshëm në këto zona, ku për shkak të infrastrukturës së rënduar, mundësia e vetme mbetet ndërhyrja nga ajri./top channel/

Zbulohen fakte të reja për vrasjen e Artan Santos – Çipa: Jemi pranë vrasësve!

TIRANE – Drejtësia për Artan Santon, bankierin që para një viti u vra në mënyrë demonstrative, duket se po ecën me hapa të sigurt, për të vërtetuar tezën se “vonon, por nuk harron”. Ditët e fundit, kryesisht në tavolinat ku oficerët e krimeve kalojnë pak kohë të lirë, janë shtuar zërat për identifikimin e dy djemve që shkrepën 6 plumba pistolete 26 qershorin e vitit që lamë pas. Diskutimet rrahin kah ekzekutorëve, pasi porositësit, si “peshq” të mëdhenj mund ta ndiejnë veten ngushtë vetëm nëse vrasësit flasin. E këtyre të fundit duket se laku po u ngushtohet, pasi grupi hetimor, prej më shumë se një viti, ka mbledhur prova që konsiderohen të mjaftueshme për arrestime. Mjeshtëria e eliminimit profesional të Santos ka doza perfeksioni kur vjen puna te përgatitja e planit, skema e ndjekjes me motor dhe vrasja për pak sekonda me pistoletë me mulli, e cila nuk lë gëzhoja në vendngjarje. Por, siç konfirmojnë tezat e kriminologëve të njohur “një gjurmë gjithmonë mbetet”. Kjo gjurmë quhet barium, element kimik, pjesë përbërëse e plumbit (fishekut). Dyshimet e fundit janë që kushërinjve nga Fushë-Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, që u kapën nga policia, pak ditë pas vrasjes së Santos dhe që më pas u lanë të lirë nga gjykata, u është gjetur në duar ky element. Të njëjtat burime të Policisë së Shtetit, që bënë të ditura për gazetën “Shqip” zbulimin e provave të reja, shtojnë se grupi hetimor ka tashmë në duar material të zgjeruar edhe me përgjime telefonike apo ambientale, survejime, monitorime lëvizjesh, dëshmi, etj. Dosja voluminoze, përveç oficerëve të policisë, po përpunohet nga prokurorë dhe gjykatës. Një element befasues, që me ç’duket u ka dhënë shtysë hetimeve intensive është deklarata mjaft e drejtpërdrejtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka implikuar si të akuzuar për vrasjen e Santos, Durim Bamin, ose Durin nga Fushë-Kruja (personin që sipas Tom Doshit, ishte porositur nga Ilir Meta që për 500 mijë euro të vriste dy deputetë). Pra, rinxjerrja në skenë e emrit të 36-vjeçarit nga Fushë-Kruja, nga një ministër i Brendshëm, është një tregues pozitiv që flet për përparim të hetimeve dhe aq më tepër nëse shtohet fakti që Fushë-Kuqja, vendbanimi i kushërinjve Gjozi, nuk është larg me atë të Durit nga Fushë-Kruja. Prej 8 majit, me një vendim të Gjykatës së Lartë, ai ndodhet në “arrest shtëpie”, për çështjen e komplotit që prokuroria e cilësoi të trilluar për vrasjen e deputetit Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Saimir Tahiri, i pyetur nga prokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, ka thënë për Bamin se “kisha të dhëna se mund të ishte i përfshirë në vrasjen e Santos dhe për një sërë ngjarjesh kriminale”. Ndërsa komploti për vrasjen e dy deputetëve, sipas Tahirit, bëhej “se Toma do të jetë në qendër të vëmendjes së Kryeministrit, ose për të mbuluar një ngjarje tjetër kriminale që, sipas meje, ishte diçka që kishte të bënte me Santon”. Burimet policore, ndonëse me rezerva, pranojnë një “pakt të heshtur” të sistemit të drejtësisë, për të arritur në zbulimin e emrave të vrasësve të Santos. Kësisoj, lënia e lirë e kushërinjve Gjozi dhe “arresti shtëpiak” i Bamit, sipas këtyre burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor 2014 e deri në ditët e sotme. Gjykata çmoi asokohe, kur liroi kushërinjtë Gjozi se gjetja e faktorëve plotësues të qitjes në duart e Klodianit dhe Gazmirit nuk përbënte provë të mjaftueshme. Ekspertët e Laboratorit të Policisë Shkencore insistonin në raportin e tyre se bariumi është element përbërës i fishekut dhe se nuk mund të merret gjatë saldimit apo shpërthimeve të guroreve, siç u argumentua gjatë gjyqit. Nga ana tjetër, drejtori i Hetimit të Krimeve dhe njëkohësisht zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, i kontaktuar në rrugë telefonike nga gazeta “Shqip” siguron se policia është pranë zbulimit të autorëve. “Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të them se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos”, – thotë Çipa. Më tej, burimet policore nuk lënë pa përmendur mbi 100 orë filmime të kamerave të policisë, bashkisë, institucioneve dhe ambienteve private, të cilat janë ekzaminuar këta muaj. Lëvizjet e motorit janë të dokumentuara, deri në çastin e humbjes së gjurmëve. Me dhjetëra dëshmi janë administruar në këtë dosje, ku më kryesorja është ajo e shoferit të Santos dhe personave që ishin pranë vendngjarjes ditën e vrasjes. Edhe dëshmia e një qytetari që pretendonte për një televizion se kishte dijeni për autorët me motor, gjithashtu është analizuar nga grupi hetimor. Deri më tani, gjithçka e trajtuar nga ekspertët e policisë, prokurorisë dhe drejtësisë i përket aspektit ekzekutiv të vrasjes së Santos, ndërsa për elementët porositës të këtij eliminimi mafioz ende veçse mund të hamendësohet mes dhjetëra tezave që rreken drejt interesave ekonomike, mediatike, apo edhe politike. Diku përflitet një kredi disa miliona euro nga persona që përfaqësojnë të tria interesat e lartpërmendura dhe diku tjetër diçka kuptohet me leximin përtej ndonjë deklarate zyrtare të policisë lidhur me këtë çështje, ka akuza dhe kundërakuza dhe në fund shfaqen hamendësime për pjesëmarrjen e porositësve në varrim. Familja nuk ka reaguar kurrë, veçse ka mirëpritur ngushëllime dhe shpreson në zbardhjen e së vërtetës. Ish-drejtori i “Credins Bank” dhe ish-bashkaksioneri i “Focus Group”, prej më shumë se një viti u mungon familjarëve dhe miqve. Zbulimi i të paktën atyre që i morën jetën do të mund ta zbuste disi dhimbjen për të afërmit, kurse gjetja e porositësit apo porositësve ngjan më tepër me një mision të pamundur për realitetin shqiptar.

Dëshmitë për motorin, ndalimi dhe lirimi i dy të dyshuarve Santo, nga eksperienca profesionale deri në vrasjen me 6 plumba pistolete

Artan Santo lindi më 7 Shtator 1956 në Tiranë dhe vdiq më 26 qershor 2014. Ai njihet si drejtori i bankës së parë shqiptare të nivelit të dytë, “Credins Bank”. Kjo Bankë, e cila u krijua në vitin 2001 nga një grup profesionistësh në fushën bankare, ishte nisma e parë e biznesit shqiptar i cili kaloi nga kapitali tregtar në atë financiar. Në Bankën e Kursimeve, në korrik të ’97-s emërohet drejtor i përgjithshëm. Biznesmeni Artan Santo nga viti 2009 e këtej njihej edhe si aksioner në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe në pas në 2011-n, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare ‘Focus Group’ sh.p.k. Artan Santo ishte 58 vjeç, kur më 26 qershor 2014 u qëllua me 6 plumba pistolete, ndërsa tre prej tyre i morën jetën. Vrasja u krye në hyrjen në ambientet e bankës ‘Credins’, dhe dy vrasësit me motor nuk kanë devijuar fare rrugën, por kanë vazhduar drejt kryqëzimit që lidh Librin Universitar me Presidencën. Policia ka pasur informacion që mjeti motor me dy personat me veshje karakteristike motoristësh është parë në afërsi të Kodrave të Liqenit e më tej në Komunën e Parisit dhe më pas është shquar në rrugën e Rinasit nga një efektiv i rrugores. Në Fushë-Kuqe u kapën dy kushërinjtë Saimir dhe Klodian Gjozi. Për gjithë kohën kur ishin në paraburgim, ata e mohuan çdo lidhje me vrasjen dhe pretendonin se po saldonin atë ditë. Ata u lanë të lirë dhe policia tha se motori që iu gjet nuk ishte i njëjti nga ai që u përdor në vrasjen e Santos. Shoferi ka pranuar që atë motor e kishte vënë re ditëve të fundit edhe në lagjen ku banonte Santo me familjen e tij. Madje ka dëshmi që ky motor me këta dy persona prej shumë ditësh kanë vizituar lokalet e Bllokut, pasi mjeti dhe dy personat që gjendeshin me të, binin në sy. Shoferi mësohet se ka rrëfyer para policisë se e kishte shquar motorin në zonën e Liceut gjatë ditëve të fundit, por që nuk ishte kujtuar se ata gjurmonin Santon.

Sot përurohet Memoriali për 100 vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë

Memoriali do të inaugurohet në Sllovaki, ndërkaq, aktivitet për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Mbretëreshës Geraldinë do të shënohen edhe në Tiranë e Hungari.
Të enjten me datën 6 gusht në ora 18:30, në Sllovaki do të bëhet inaugurimi i memorialit të Mbretëreshës së shqiptarëve, Geraldinë. Përveç këtij inaugurimi, në këtë ditë do të shënohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera jo vetëm në Sllovaki, por edhe në Tiranë e Hungari, e gjithë kjo për të shënuar 100 vjetorin e lindjes së Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë.
Do të organizohen edhe një sërë aktivitetesh të tjera që janë të organizuara nga Shoqata Kulturore Hungareze. Në Appony me fillim nga ora 15:00 do të ketë një vizitë në Kalanë dhe bibliotekën e saj të famshme, pastaj në ora 17:00, në Dolne Obodkovce / Alsóbodok, do të mbahet mesha në Kishën Baptiste Shën Gjon, ndërsa në orën 18:00 do të mbahet një prezantim i jetës së Mbretëreshës Geraldine Appony nga Sandor Feher.
Po ashtu në Tiranë, në po këtë datë Mauzoleumi Mbretëror do të jetë i hapur për vizita nga ora 11:00 deri në ora 12:00, pastaj në orën 18:00 do të mbahet një meshë e veçantë për Mbretëreshën Geraldinë e cila do të zhvillohet në Katedralen e Tiranës.
Ndërsa muajin e ardhshëm, pra me 8 shtator në ora 18:00 , autorja Josephine Dedet do të prezantojë librin e saj bibliografik të sapo botuar ne gjuhen hungareze “Geraldina- Mbretëresha e shqiptarëve”, nga Shtëpia botuese “Europa Köntvkiadó” në Budapest, Hungari.(Beqir Sina)

E plagosura në aksidentin ku humbi jetën Bujana – Makina na erdhi drejt, çau trafikndarësen

TIRANE – Në aksidentin rrugor të datës 30 korrik në aksin Kavajë-Rrogozhinë, ku humbi jetën 32-vjeçarja Bujana Bushi, janë aksidentuar edhe anëtarët e një familjeje tjetër. Bëhet fjalë për çiftin Cenga nga Tirana dhe tri vajzat e tyre, të cilët, për shkak të plagëve që kanë marrë gjatë këtij aksidenti, janë detyruar që të qëndrojnë për afro një javë në Spitalin e Durrësit dhe tek ai i Traumës në Tiranë. Por, policia e kryeqytetit në njoftimin e saj zyrtar pas aksidentit, ka cituar se nga ky aksident janë plagosur vetëm tri vajzat e mitura, S.C., A.C. dhe F.C., pa e dhënë ngjarjen të plotë, duke shtuar edhe më shumë misterin se përse shumë detaje nuk janë raportuar nga ky aksident. “Gazeta Shqiptare” ka arritur të kontaktojë me Alma Cengën, bashkëshorten e drejtuesit të mjetit tjetër me të cilin është përplasur edhe “Benz”-i ku udhëtonin viktima Bujana Bushi dhe biznesmeni Kosta Taçi. Në këtë rrëfim, nëna e tri vajzave tregon me detaje se si automjeti tjetër u preu rrugën duke dalë nga korsia tjetër.

Çfarë ka ndodhur ditën që jeni aksidentuar?
Më datë 30 po ktheheshim nga Ksamili, sepse ishim me pushime. Ne ishim me makinën tonë dhe po ecnim avash për shkak të fëmijëve që kishim me vete. Pikërisht në vendin ku ndodhi edhe aksidenti, na vjen një makinë nga korsia tjetër e rrugës, hyn në korsinë tonë dhe përplaset me ne. Më vonë morëm vesh se makina ishte ajo në të cilën kishte udhëtuar biznesmeni me vajzën që humbi jetën, të cilët fillimisht ishin përplasur me një motoçikletë. Po ne këtë pjesë nuk e kemi parë, pasi pamë vetëm makinën kur na erdhi aq afër sa ne nuk mundëm të bënim asgjë: makina u përplas me ne dhe pastaj devijoi. Unë nuk mbaj mend çfarë ndodhi më pas, sepse humba ndjenjat dhe jam zgjuar vetëm në spital. Aty kam kuptuar se ku isha dhe më thanë se çfarë kishte ndodhur.
Ju, nuk arritët të shikonit se kush ishin personat që udhëtonin me makinën që u përplas me ju?
Jo, nuk kam parë asgjë! Kam parë vetëm makinën që doli nga korsia e vet, çau trafikndarësen dhe doli përballë nesh. Unë humba ndjenjat dhe jam zgjuar në spital. Edhe për vajzat dhe bashkëshortin tim nuk e dija se çfarë kishte ndodhur; vetëm më pas kuptova se çfarë kishte ndodhur.
Sa kohë keni qëndruar në spital?
Pasi kemi bërë aksidentin, na kanë ndihmuar shumë njerëz aty rrotull. Fillimisht na kanë dërguar në Spitalin e Durrësit, ku na kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas na kanë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku na kanë mbajtur për afro një javë.
Ku jeni dëmtuar nga aksidenti?
Nga aksidenti kemi mbetur të gjithë të dëmtuar si familje. Unë kam qenë e ulur në vendin e parë të makinës, bashkëshorti im i jepte makinës dhe tri vajzat e mia kanë qenë të ulura në pjesën pas të makinës. Pas këtij aksidenti, vajza ime e vogël, që është vetëm 4 vjeçe, ka dalë pa ndjenja dhe ka qëndruar në reanimacion për disa ditë, ndërkohë që është akoma e tronditur dhe mjekët më thanë se ka dëmtime të trurit dhe të kockave të kraharorit; vajza tjetër e madhe është plagosur në këmbë dhe vajza e dytë ka dëmtime në gjithë trupin. Unë vetë kam plagë në trup, në fund të barkut, kam dëmtime në mushkëri, ndërsa bashkëshorti ka pasur dorën në allçi, ndërsa ka dëmtime në trup. Por, dëmi ynë më i madh është psikologjik, pasi ne kemi mbetur të gjithë të traumatizuar. Nuk jua shpjegoj dot tmerrin e këtij aksidenti! Kur pashë makinën që na erdhi përpara me atë shpejtësi, mendova se jeta jonë mori fund. Kemi parë vdekjen me sy!
Çfarë kërkoni ju pas këtij aksidenti?
Unë dua t’i shpreh ngushëllimet familjes së vajzës që humbi jetën në aksident dhe nuk dua të përzihem me çështjen e tyre, sepse e zgjidh vetë drejtësia. Unë dua të di se përse aksidentimi i familjes sime nuk është përmendur nga policia, është përmendur shumë tërthorazi, ndërkohë që ne kemi mbetur të gjithë të plagosur në këtë aksident. Policia thotë se në aksident kanë mbetur të plagosur vetëm tri vajza të mitura, ndërsa nuk përmend se kemi qenë të plagosur unë dhe bashkëshorti, pra të gjithë si familje. Ne duam që shteti të na trajtojë si të dëmtuar dhe jo si autorë. Ne jemi të pafajshëm në gjithë këtë histori, pasi ishim në punën tonë dhe makina na u përplas vetë. Por, pas këtij aksidenti na kanë bllokuar makinën, e cila është taksi dhe bashkëshorti im e përdor për të fituar bukën e gojës. Gjithë kohën në media flitet për aksidentin dhe jepet makina jonë, ndërsa ne nuk na pyet njeri, nuk na përmend njeri. Nuk e kuptojmë se përse është lënë në harresë, kur ne jemi dyfish të dëmtuar. Unë dua që të dalë se ne jemi të pafajshëm dhe të mos luhet me standarde të dyfishta.

RIZA KISHTA – Nga albumi portrete martirësh vrarë nga diktatura komuniste – Nga Beniamin Bakalli

Riza Kishta

Riza Kishta u lind në vitin 1897,në fshatin Kishtë të Rrethit të Gramshit

Mbaroi NORMALEN ne Elbasan

1914 ai u emërua si mësues i lëndës së Gjuhës Shqipe në Komunën e Rishtanit,ku me vone merr detyren e sekretarit dhe te nen kryetarit te komunes

1919 shkoi në Stamboll dhe studioi për një vit në akademinë ushtarake të atij qyteti, ku dhe u diplomua në degën e Artilerisë, duke marrë gradën e togerit

1921 shkoi në Itali dhe studioi për dy vjet në Akademinë Ushtarake të Firencës, ku dhe u diplomua me rezultate të larta në degën e Kavalerisë

1923 Garnizoni Ushtarak i Tiranës

1925 ne Garden Kombëtare

1927-1936 Deputet në Parlamentin Shqiptar( deputet i Gramshit)

1936 Mbreti Zog e emëroi kapiten Riza Kishtën në detyrën e Qarkomandantit të Xhandarmërisë në Prefekturën e Gjirokastrës

1938 Qarkomandantit të Xhandarmërisë në nenprefekturën e Peshkopise

1945 deputet në Qarkun e Elbasanit si kandidat i Frontit Demokratik i propozuar nga Partia Komuniste

1946 së bashku me dy djemtë e tij, Qemalin dhe Qazimin, ikën nga shtëpia dhe dolën në mal në arrati

Pasi u dorëzuan, ata i mbyllën në qelitë e Degës së Punëve të Brendshme të qytetit të Gramshit dhe pasi i mbajtën disa kohë aty, i transferuan të gjithë në Degën e Punëve të Brendshme të Elbasanit,

Riza Kishta vdiq në tortura

06-08-2015 09-49-17

 

Historike, Shqipëria nuk njeh limite, e 22-ta në botë!

Tre pikët e dhëna nga CAS katapultojnë përfaqësuesen shqiptare në vendin e 22-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Një sukses historik ky i cili pritet të zyrtarizohet nga organizimi më i lartë i futbollit në botë. Fitorja në miqësoren kundër Francës dhe tre pikët e marra në tavolinë kundër Serbisë i ngjisin kuqezinjtë 14-të vende më lart.

Aktualisht kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biassi renditet në vendin e 36-të, një tjetër rezultat historik. Shqipëria pritet të lëre shumë pas jo vetëm dy përfaqësueset “armike”, Serbinë dhe Greqinë, por edhe përfaqësuese me emër si Franca, Danimarka, Rusia etj. Ky pozicionim në muajin gusht nuk është aspak një rastësi por një tregues i qartë se futbolli shqiptar ka ardhur gjithnjë e në rritje, të aftë për të qenë pjesë mes më të mirëve në botë. bw

75 vjeçarja – Më jepni një banesë sociale, do shes veshkën, s’i lë djemtë rrugëve

TIRANE – Bukurie Diko, çdo ditë që nga dita që kryebashkiaku Erion Veliaj bëri betimin, e pret te dera e bashkisë ta takojë. 75-vjeçarja e pastrehë kërkon nga kryetari i ri që t’i jepet zgjidhje problemit të strehimit që ajo dhe familja e saj ka. Kalvaret e vuajtjes së familjes së Bukuries dhe të fëmijëve të saj kanë nisur në vitin 2013 kur i kanë nxjerrë nga shtëpia e ish-pronarëve që ata jetonin prej vitit 1975. Më tej vuajtjet e tyre vijuan në 2014, kur Ministria e Mirëqenies Sociale u ndërpreu ndihmën ekonomike dhe pagesën e invaliditetit për nipin 12-vjeçar, i cili vuan nga autizmi. Tashmë kjo familje e cila përbëhet nga tetë anëtarë, jeton vetëm me pensionin e të moshuarës. “Këtu do rri çdo ditë sa ta takoj kryetarin e ri, nuk iki. Ku t’i lë fëmijët dhe nipërit rrugëve që të bëhen hajdutë për bukën e gojës?!”, thotë e përlotur 75-vjeçarja.

Banesat sociale
Pranë derës së bashkisë ku hynë autoritetet çdo ditë, te cepi qëndron një e moshuar, e cila kërkon të takojë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe t’i tregojë hallin që ajo ka, me shpresën se mos gjen zgjidhje. I drejtohet policit të policisë bashkiake për t’i treguar çfarë halli ka, më tej ai pasi i thonë se çfarë duhet të bëjë zonja, i thotë që dokumentet që ka dhe kërkesën t’i hedhë te kutia e letrave për kryetarin, pasi nuk mund ta takojë dot vetë personalisht. “Po rri para bashkisë që ditën kur kryetari i ri mori detyrën. Ditën e hënë më thanë hidhi letrat dhe dokumentet te kutia e letrave për kryetarin, pasi nuk mund ta takosh personalisht. Tani po pres që të më japë një zgjidhje. Mirë që bënë padrejtësi ndaj familjes sime se më nxorën nga shtëpia pas 52 vitesh që jetoja aty. Sepse atë shtëpi e ndërtuam vetë, burri, fëmijët çdo gjë nga e para e kemi bërë sepse kur na caktuan të jetonim atje në ’75, ajo ishte një barake qymyri, e cila po në atë vit u dogj dhe ne me shpenzimet dhe djersën tonë e ndërtuam. Shteti nuk na njohu asnjë shpenzim, na nxori në rrugë të madhe mua dhe dy djemtë që jetojnë me mua dhe familjet e tyre. Nuk na dha asnjë zgjidhje, ne mbetëm në rrugë, para nuk kishim dhe kemi jetuar në bodrum ku parkohen makinat për disa muaj. Disa komshinjve u erdhi keq për ne dhe na gjetën një shtëpi me qira te ‘Fresku’ të cilën e paguan për dy muaj. Aty jetojmë aktualisht”, tregon e moshuara. Më tej 75-vjeçarja tregon për “GSH” se ajo iu drejtua Bashkisë së Tiranës, të cilët i rekomanduan që të aplikojë për banesat sociale. Në listat që janë në pritje për t’u miratuar nga Këshilli Bashkiak është edhe emir i zonjës, Bukurie Diko, por ajo duke qenë se fëmijët nuk i ka në certifikatën familjare, pasi janë të ndarë, ka përfituar vetëm një garsoniere. “Më është miratuar një garsoniere të banesat sociale. Po ku t’i çoj tetë veta, kam dy djem me nuse e fëmijë?! Të paktën apartamenti të jetë 2+1. Më tha dhe Lulzim Basha kur e takova që sipas kritereve, kaq përfiton. Ndaj dua ta takoj këtë kryetarin e ri, sepse nuk mund t’i lë fëmijët rrugëve. Po i lash rrugëve, hajdutë e kriminelë do bëhen se nuk kanë bukë të hanë. Veshkën po e do kush e shes dhe s’i lë rrugëve, se unë dhe im shoq i kemi rritur me shumë mund”, tregon e përlotur e moshuara. Problemet e familjes së saj janë të shumta, pasi të gjithë janë pa punë dhe ndihma ekonomike që merrte një nga djemtë dhe pagesa e invaliditetit dhe e kujdestarit që merrte familja e djalit tjetër iu është ndërprerë. “Sikur të mos mjaftonte që na nxorën në rrugë, ky shtet na hoqi dhe ndihmën që e përfitonin djemtë me të drejtë, se janë pa punë, pa të ardhura, njëri e ka djalin 12- vjeçar me autizëm. Dua vetëm një banesë sociale pak më të madhe. Të gjithë pensionin do t’ia jap bashkisë. Ta mbajnë. Se do ta gjej një mënyrë që të hamë bukë. Po ju lutem mos m’i lini rrugëve djemtë dhe nipërit!”, bënë apel e moshuara. bw

RD – Tahiri me sy të nxirë, kush e rrahu ministrin e Brendshëm, zoti Rama?

Saimir Tahiri është shfaqur me sy të nxirë në krah të Ramës fundjavën që shkoi në Jalë. Mediat shkruajnë për një sherr ku Tahiri ka qenë i përfshirë dhe është rrahur aq sa nuk ka mundur dot të fshehë dot shenjat e grushtave që e kanë goditur. Saimir Tahiri, ishte fundjavën e shkuar në Jalë bashkë me kryeministrin Rama, në kampingun e organizuar nga të rinjtë e FRESSH. Por nëse shikon me vëmendje këtë foto të siguruar nga Lapsi.al, vërehet syri i djathtë i tij që është dukshëm i nxirë. Ministri është kujdesur ta mbulojë sadopak hematomën duke mbajtur gjatë gjithë kohës syze të errëta por gjithsesi shenja e nxirë në fytyrë është shumë e dallueshme. Nuk dihet me siguri çfarë i ka ndodhur Tahirit. Ndoshta ai është goditur nga dikush në sherr e sipër dhe ende nuk dihet se kush e ka rrahur ministrin e Brendshëm. Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar dje edhe ish kryeministri Berisha.
“Kush e ka goditur dhe nxirë syrin Sajmir Shullazit? Edi Rama?? Mediat sociale po “çahen” nga lajmi se e kanë rrahur Sajmir Shullazin dhe si dëshmi botojnë një foto të tij me sy të nxirë jo pak, tek merre pjesë në një aktivitet me freshistët. Ajo që të bën përshtypje është se disa prej tyre hoqën foton që kishin nxjerrë të Sajmirit me një freshiste dhe vendosen po nga kampingu një foto me Ramën, si për të thënë se grushtin dhe syrin e nxirëe e ka nga Rama. E vërteta është se ka të ngjarë që autori të jetë vet Rama, pasi janë raportuar raste, në të cilat ai, në akces tërbimi, ka agresuar dhe  në mbledhje kabineti, më shumë se një herë, fizikisht ministrat e tij si Cani, Ahmeti dhe para pak kohësh edhe Beqen. Pikërisht për këto të dashur miq, në një status e krahasova Ramën me diktatorin e Ugandës, Idi Amin që ishte dhe boksier dhe i zgjidhte me grushtime kundërshtitë e tij me ministrat e kabinetit të tij” shkruan Berisha.
Ndërkohë në kampingun e FRESSH në Jalë pati gjithashtu edhe zënka mes disa aktivistëve dhe kryetares Joleza Koka. Të paktën kështu është raportuar nga disa portale online. Raportohet se konfliktet mes aktivistëve dhe kryetares Joleza Koka ka qenë të ashpra.   Qindra të rinj të FRESSH janë çuar në Jalë për të kaluar aty pushimet gjatë muajit gusht. Këto shpenzime luksi vijnë në një kohë kur ekonomia e vendit po shkon në pikitiatë dhe jo më larg se dy ditë më parë vet ministria e Financave pranoi dështimin prej 134 milionë dollarësh më pak në Tatime e Dogana.
Të gjitha shpenzimet e pushimeve, akomodimin, fjetjen, ushqimin dhe çdo gjë tjetër për argëtimin e të rinjve po paguhen me paratë e vjedhura nga tatimet e doganat si dhe aferat korruptive që janë shtrira në të gjitha fushat dhe nivelet e qeverisjes, ashtu siç citonte edhe Departmaneti i Shtetit në raportin e tij lidhur me Shqipërinë. Miliona para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë, tatimet e doganat, si dhe fondet publike nuk shkojnë për investime por për organizime festash verore dhe shpenzime luksi të pushtetarëve.

Daja: Bujana ishte me sy të dalë, mund ta kenë vrarë me levë

DAJA1

TIRANE – “Presidenti na premtoi se e vërteta do të zbardhet dhe na dha mbështetjen e tij, derisa çështja të marrë zgjidhje”. Kështu shprehet daja i Bujana Bushit, viktimës së aksidentit të ndodhur pak ditë më parë në Lekaj të Kavajës. Në një intervistë për “GSH”, Myzafer Jahaj rrëfen se çfarë kanë diskutuar me kreun e vendit, Bujar Nishani, gjatë takimit që ka zgjatur afro një orë në ambientet e presidencës dhe se çfarë u ka premtuar Presidenti i Republikës pasi ka dëgjuar pretendimet e tyre.
Ju sot ishit në një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Çfarë diskutuat në këtë takim?
Po, është e vërtetë që ishim në një takim me presidentin Bujar Nishani, takim që zgjati rreth një orë. Gjatë këtij takimi, ne si familja e Bujanës kërkuam që të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarjeje dhe të vihet në vend dinjiteti i vajzës sonë. Shumë njerëz mund të mendojnë se ne duam të na kthehen paratë apo sendet që u vodhën gjatë aksidentit, ndërsa në fakt ne duam vetëm që të zbardhet e vërteta dhe të dimë se çfarë ka ndodhur me Bujanën. Këtë i thamë edhe presidentit. Gjatë këtij takimi, unë i kërkova presidentit Nishani që të marrim përgjigjet e këtyre pyetjeve: Kush e mori nga shtëpia Bujanën, për çfarë arsyeje, ku do të shkonin? Kur ndodhi aksidenti? Përse nuk u lajmërua familja e Bujanës në momentin që ndodhi aksidenti? Kush e dërgoi në spital? Përse e çuan në Spitalin e Durrësit dhe jo në atë të Kavajës? Përse policia e fshehu aksidentin dhe raporti vetëm aksident pa pasoja dhe vetëm me të plagosur? Përse polici ia dha sendet që u gjendën në vendin e ngjarjes vëllait të biznesmenit në mënyrë private? Ku shkuan sendet që u gjetën në makinë dhe ku është çanta e Bujanës? Jo se ne kemi interes për ato sende, por duam vetëm të zbardhet e vërteta.

Pasi ju dëgjoi presidenti, çfarë ju premtoi?
Unë ia thashë edhe presidentit Bujar Nishani, se nuk na interesojnë as orat, as zinxhirët apo edhe lekët që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Neve na intereson vetëm zbardhja e së vërtetës. Pasi na dëgjoi, presidenti na premtoi se çështja do të zbardhet. Presidenti na tha: “E ndaj bashkë me ju dhimbjen. Të luftojmë të gjithë së bashku për të zbardhur të vërtetën, që fëmijët tanë të bëjnë jetë normale. Unë ju ngushëlloj dhe do të më keni pranë derisa çështja të zbardhet. Të gjithë së bashku, edhe me organet kompetente, do mundohemi që çështjes t’i japim zgjidhje”. Na dha edhe numrin e tij personal dhe na tha se për zgjidhjen e kësaj çështjeje, ai do të angazhohej edhe vetë, pasi kishim përkrahjen e të gjitha institucioneve dhe mbështetjen e gjithë shtetit. Ne kërkojmë përgjigjen për këto pyetje, jo gjërat apo paratë. Paratë i gjen shteti. Mbesa ishte me sy të dalë, mund të jetë goditur me levë në kokë. Vajzën e kam parë të deformuar në fytyrë.

Po me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, keni kontaktuar gjatë kësaj kohe?
Jo, me ministrin e Brendshëm nuk kemi komunikuar. Ditën që ndodhi ngjarja, kam kontaktuar me deputetin
e Vlorës, Fatmir Toçin, dhe atij i kam treguar ngjarjen e i kam thënë që të gjitha detajet e historisë
t’ia kalonte ministrit Tahiri. Dhe vetëm pas lëvizjeve që kanë bërë deputeti Toçi dhe ministri Tahiri, ngjarja u bë e madhe dhe filluan edhe hetimet. Pas kësaj, na morën edhe nga SHKBja në telefon dhe na thanë që t’u shpjegonim se çfarë pretendimesh kishim. Të enjten jemi në Prokurorinë e Kavajës sërish për këtë çështje. Por, unë dua t’i bëj një apel kryeministrit Edi Rama, që të ketë kujdes me ata që punëson në funksione të ndryshme. Marr shkas nga policët që janë përfshirë në këtë rast, në mënyrë që të na lënë të jetojmë të qetë dhe pa mafia në vendin tonë, në mënyrë që të mos detyrohemi dhe të ikim nga vendi ynë.

Viktima sërish në minierat e kromit, vdes një teknik brenda galerisë në Vlahen, Has

Nderkohe te plagosur kane mbetur 4 persona te tjere

HAS – Vdekja në miniera nuk ka kursyer as dhe teknikët ekspertë të galerive nëntokësore. Sot në mesditë ka gjetur vdekjen një teknik në minierën e kromit në Vlahen. Viktima quhet Magjun Aliaj, 56 vjec. Burime bëjnë me dije se viktima ishte duke punuar në një tunel brenda galerisë së minierës dhe dyshohet se ka rrëshqitur nga një lartësi e konsiderueshme. Rrëzimi i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse 56-vjecarit.
Nderkohe te plagosur kane mbetur 4 persona te tjere qe shoqeronin teknikun, por raportohet se jane jashte rrezikut per jeten.

Vetëm pak ditë më parë, në datën 27 Korrik në zonën D të minierës së kromit në Bulqizë gjeti vdekjen një minator.

Familjarët e Bujana Bushit: Dyshojmë se e vranë dhe grabitën

 

Familjarët e Bujana Bushit, viktimës së aksidentit në Gosë të Kavajës kanë takuar sot kreun e shtetit, Bujar Nishani nga i cili kanë kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e ngjarjes, për të cilën thonë se nuk është aksident, por dyshojnë për vrasje dhe grabitje.

Pas takimit me Nishanin, në një deklaratë për media, në prani edhe të djalit të vogël të viktimës ata kanë akuzuar policinë për fshehje të ngjarjes.

“Ata po pinë birra sot dhe kanë bërë akt makabër, kanë paguar për të mbuluar aksidentin e mbesës sime dhe nënës së këtij djali”-tha daja i viktimës.

Sipas tij, mënyra se si rrodhën ngjarjet pas aksidentit lë të dyshosh se ajo mund të ishte vrasje dhe grabitje.

“Më lind të dyshoj që e kanë marrë për të rrjepur, përderisa mua nuk më treguan vendin ku është vrarë, nuk më dhanë fletën e policisë të shoqërimit, firmën në spital, vajza ishte e deformuar në fytyrë, e carë, me sy të dalë”- tha ai.

Familjarët kanë nxjerrë edhe djalin e vogël, i cili ka kërkuar zbardhjen e të vërtetës. “I kërkoj shtetit të zbardhe të vërtetën që unë të jetoj pa hasmëri”- tha djali, i ndihmuar edhe nga daja i mamasë.

Familjarët iu referuan sërish cantës me 100 mijë euro, orës së shtrenjtë 28 mijë euro dhe sendeve të tjera që viktima kishte me vete, edhe pse shtuan se ‘nuk u duhen rraqet, por drejtesia, kush e mori vajzen ne makine dhe cfare i bene”.

Tiranë – Emaili që kërkon informacion për bindjet politike të mësuesve

TIRANË – Partia Demokratike akuzon qeverinë Rama se po “përgatit” largimin nga shkollat të mësuesve në varësi të bindjeve politike. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Luciano Boçi tha se “nga Drejtoria Rajonale të Tiranës, u është dërguar një email drejtuesve të shkollave, ku u kërkohet të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike”.
Sipas Boçit kjo bëhet me qëllim për të larguar nga puna ata mësues që kanë bindje të ndryshme politike.

 

 

JA DEKLARATA E PLOTË
Politikat e vërteta të Edi Ramës në Arsim nuk janë ato që deklarohen me fjalë e propagandë.
Shihni se si menaxhohet në fakt arsimi, në Drejtorinë Rajonale të Tiranës.

Ky email që po ju tregojmë në ekran u ka shkuar të paktën 76 shkollave të kryeqytetit, ku shefat e arsimit u kërkojnë drejtuesve të shkollave, të bëjnë raport të plotë për punonjësit e tyre dhe për bindjet e tyre politike.

Më 27 korrrik, ka mbërritur në shkollat e Tiranës një porosi urgjente, ku i kërkohet drejtorëve që deri të nesërmen në orën 11, duhet të dërgojnë listën e stafit dhe përbri, thotë urdhri, bindjen politike për secilin.

Ky skandal paralajmëron fshesën e re që ka ndërmend të bëjë qeveria me mësuesit përpara fillimit të vitit të ri arsimor.

Edi Rama kërkon të kapë kështu çdo segment të arsimit në vend, për ta mbushur me militantë. Ai i sheh shkollat si organizata të partisë ku meritojnë të jenë në punë vetëm militantët e tij.
Kjo është një goditje fatale që i jepet shkollave dhe mësimdhënies në vend, duke larguar mësues me përvojë e profesionistë dhe duke i zëvendësuar ata me vëzhgues, komisionerë e numërues të Partisë Socialiste.

Edi Rama dhe mercenarët e tij në arsim, do të mbajnë përgjegjësi për këtë dëm që po i sjellin shkollës dhe edukimit të fëmijëve tanë.

 

DAR TIRANË: BALTOSJE E PUNËS SONË 2 VJECARE
Pas akuzave që vijnë nga selia blu, vjen edhe reagimi i drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale të Qarkut Tiranë, Eglantina Metani, e cila thotë se nuk ka asnjë kërkesë nga ajo për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës.

“Dëshpërimi i atyre që nuk duan të shohin reformat e ndërmarra në arsimin parauniversitar ka arritur kulmin. Në përpjekje për të baltosur punën e bërë në këto dy vjet nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut Tiranë, ditët e fundit në adresën time të email-it janë ndërmarrë disa sulme që tentonin të thyenin fjalëkalimin për të përdorur me pas atë llogari. Fatkeqësisht, edhe pse dështuan me adresën time të postës elektronike, viktimë e këtij sulmi ka rënë asistentja ime, të cilës me sa duket jo vetëm i është thyer fjalëkalimi, por llogaria i është përdorur edhe për qëllime të ulëta politike. Nuk ka asnjë kërkesë nga institucioni që unë drejtoj për tu informuar mbi bindjet politike të mësuesve në shkollat e Qarkut të Tiranës. Për ne, shkolla është e depolitizuar dhe siç treguam në zgjedhjet e fundit të qershorit, koha kur mësuesit përfshiheshin në fushata elektorale ka marrë fund”,- tha Metani.

“Dëshiroj t’i kërkoje ndjesë çdo mësuesi që mund të jetë ofenduar profesionalisht nga akuzat e përcjella në media nga përfaqësues të partive politike. Koha kur mësuesit përdoreshin politikisht nga eprorët ka mbaruar, pasi kjo administratë është e vendosur për t’i mbajtur plotësisht të depolitizuara institucionet arsimore”,- përfundon ajo.

Shqipëri, përkeqësohen më tej të ardhurat

Treguesit fiskalë për 6 mujorin e parë të vitit: 8.6 miliardë lekë më pak se parashikimi. Gropa e krijuar nga Tatimet dhe Doganat 13.4 miliardë lekë.

Në Shqipëri treguesit e të ardhurave në buxhetin e shtetit po vijojnë tendencën rënëse të vërejtur edhe në muajt e shkuar. Sipas të dhënave të publikuara sot nga ministria e Financave, në total të ardhurat në buxhetin e shtetit për 6 mujorin e parë të vitit, janë 4.5 përqind më pak se sa plani i parashikuar nga qeveria, ose me një mungesë prej 8.6 miliard lekësh (68 milion dollarë). Krahasuar me 5 mujorin, shihet se ka një përkeqësim të mëtejshëm të të ardhurave. Në fund të majit, në buxhetin e shtetit mungonin 6.6 miliard lekë (52 milion dollarë). Gjatë qershorit kjo gropë është zmadhuar dhe me 2 miliard lekë (16 milion dollarë) të tjera.

Problem mbeten sërish të ardhurat tatimore dhe kryesisht ato nga Tatimet dhe Doganat me një mosrealizim në masën 10 përqind, ose 13.4 miliardë lekë (105.5 milion dollarë) më pak se sa plani. Krahasuar me 5 mujorin, gropa e krijuar nga Tatimet dhe Doganat është shtuar me mbi 2.3 miliard lekë (18.5 milion dollarë).

Zëri me mosrealizimin më të madh për 6 mujorin është ai akcizave me -24.6 përqind krahasuar me planin, ose 5.6 miliard lekë (44.6 milion dollarë) më pak, i ndjekur nga Tatimi mbi të ardhurat personale, me një rënie prej 22.4 përqind, ose 3.8 miliard leke me pak (30.6 milion dollarë). Rënie kanë shënuar të gjitha taksat, përvec Tatimit mbi Fitimin, i cili është 9.5 përqind mbi planin, ose në vlerë 1.1 miliard lekë (9.2 milion dollarë) më shumë.

Rënia e të ardhurave u bë shkak që misioni i fundit i Fondit monetar ndërkombëtar të mos miratonte rishikimin e radhës së programit tre vjecar me Shqipërinë, e cila pasohet me moslëvrimin e këstit. Në disa intervista për mediat shqiptare, përfaqësuesi i FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, shprehu shqetësim për “rënien domethënëse” të të ardhurave, duke vlerësuar se kryesisht ato kanë ardhur për shkak të problemeve në administrimin fiskal. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama u shpreh se po analizohen shkaqet e rënies, dhe se mbi bazë të kësaj analize do të vendoset se cfarë masash do të merren, ndërkohë që paralajmëroi nisjen e një operacioni të gjerë kundër evazionit fiskal shtatorin e ardhshëm.

Rënia e të ardhurave duket se ka detyruar qeverinë të shtrëngojë dorën në shpenzime, të cilat gjithastu kanë qenë në fund të 6-mujorit, 9.9 përqind më të ulta, ose 21.4 miliard lekë (168.8 milion dollarë) më pak se sa parashikimi. Problematik mbetet fakti se qeveria ka reduktuar ndjeshëm shpenzimet kapitale, ose investimet e parashikuara, të cilat në pjesën e parë të vitit kanë qenë 18.8 përqind më të ulta, që e përkthyer në vlerë, do të thotë 4.8 miliard lekë (38 milion dollarë) më pak.

Librazhd – Zjarri bën shkrumb 10 hektarë në parkun kombëtar

Një zjarr i madh ka shkaktuar djegien e 10 hektarëve në pyllin me bredha të parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në Librazhd.

Punonjësit e parkut dhe zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarrfikësit po hasin vështirësi për shkak të terrenit të thyer.

Vullnet Troka – Me Bujanën paratë i tërhoqëm tri ditë para aksidentit, të zbardhet ngjarja

Tri ditë pas fletë-arrestit për shkelje të rreg ullave të qarkullimit rrugor, gjykata e Kavajës ka lënë jashtë dyerve të qelisë dy personat e arrestuar për aksidentin me pasojë vdekjen e 32-vjeçares Bujana Bushi nga Vlora. Në seancën e masës së sigurisë, gjykata vendosi për biznesmenin Kosta Taci “detyrim paraqitjeje”, ndërsa për Fatmir Bekshiun, drejtuesin e motorit, “arrest shtëpie”. Biznesmeni para trupit gjykues mësohet të ketë thënë se Bujana Bushi ka qenë financierja e biznesit të tij, dhe paguhej për punën që kryente. ”Bujana ka pasur mbi 100 mijë euro në çantë; ishin paratë e kursyera nga gjaku e sakrifica jonë, e gjithë jeta jonë; ishin ato kursime me të cilat do të blinim një shtëpi së bashku. Paratë diku ka kanë shkuar, dhe për këtë duhet të hetohet dhe të zbulohet e vërteta”, deklaron gjatë një interviste për “GSH”, Vullnet Troka, 45 vjeç, bashkëshorti i 32-vjeçares Bujana Bushi, mbetur viktimë e një aksidenti rrugor në Lekaj të Kavajës mesditën e 30 qershorit. Troka sqaron marrëdhëniet me ulje-ngritje të çiftit, si e mori vesh lajmin, dhe pse, sipas tij, diçka e mistershme fshihet në gjithë këtë histori.

Vullnet, si e morët lajmin e aksidentit të Bujanës?
Më ka marrë me një numër të panjohur një infermiere e spitalit të Durrësit, e më tha që, “bashkëshortja juaj është aksidentuar”. Më tha, “po u vonove, e gjen s’e gjen këtu. Por do ta gjesh në morg”. Unë menjëherë mora kunatin në telefon, Fisnikun; edhe ai ishte lajmëruar nga nëna e tij. Unë isha në Çorovodë me punë, isha larg. U nisa nga Çorovoda dhe ndalova në autostradë, ku kishte ndodhur aksidenti, dhe vendosa lule e një pllakatë të vogël. Kur erdha në morgun e Durrësit, trupin e kishte tërhequr kunati, Fisniku, e më tha që po e dërgonte në Vlorë, për varrim.

Po më pas, çfarë bëtë?
Shkova në Tiranë, u bëra gati, mora prindërit në Fier dhe shkuam në Vlorë për ceremoninë e varrimit. Pas varrimit jam kthyer sërish në Durrës, në spital, për të takuar personin me të cilin Bujana ka qenë në makinën që u aksidentua.

E njihnit biznesmenin Kosta Taci?
Jo, nuk e kam njohur. Por unë shkova në spitalin e Durrësit, në repartin e shtrimeve, dhe atje pashë që ai ruhej nga një punonjës policie, sepse ishte nën masë arresti. I thashë punonjësit të policisë që doja ta takoja, por nuk më lejoi. I lashë numrin e telefonit tim, që ai ose familjarët e tij të më kontaktonin, të më flisnin, por nuk e kanë marrë mundimin.

Pse doni ta takoni e të flisni?
Bujana kishte çantën e parave me vete. Kishte mbi 100 mijë euro. Çfarë ndodhi me paratë? Ku janë? Paratë janë të gjitha kursimet tona në vite. Unë kam pasur e kam aktivitet privat, po ashtu edhe Bujana kishte më shumë se 40 biznese që bënte çdo muaj bilancet e tyre.

A morët përgjigje?
Jo, nuk më kanë kontaktuar, dhe kjo ka mbetur enigmë deri tani. Pashë në TV “News 24” që çantën e paska marrë vëllai i shoferit, por këtu ka shumë pikëpyetje edhe në lidhje me aksidentin. E para është që Bujana ka mbërritur një orë më shpejt në spitalin e Durrësit sesa shoferi.

Çfarë bëtë më pas?
Në Urgjencën e Durrësit, kërkova të mësoj më shumë për Bujanën, si erdhi, kush e solli, kur mbërriti. Atje më dhanë një procesverbal me shkrim dore, ku thuhej që një vajzë e paidentifikuar kishte mbërritur e pajetë në Urgjencë dhe u dërgua në morg. Si sende personale në këtë procesverbal, kishte një fustan të bardhë dhe një palë sandale rozë. Sandalet nuk ishin të sajat, se Bujana e ka numrin e këmbës 35, ndërsa sandalet ishin numër shumë i madh. Nuk i mora as fustanin dhe as sandalet, që nuk ishin të sajat.

Çfarë vutë re tjetër në spital?
Në regjistrat e Urgjencës së spitalit të Durrësit, pashë një diferencë prej një ore të mbërritjes së gruas sime në spital dhe të shoferit që bëri aksidentin.

Çfarë u bë brenda kësaj ore, si është e mundur që shoferi erdhi me vonesë në spital?
Unë doja të më sqaronin, por deri tani nuk e kanë bërë.

Po sendet personale?
Unë e di që gruaja ime mbante me vete gjithmonë në çantë portofolin, 2 karta bankare, patentën, dhe kartën e identitetit dhe dy celularë. Unë u kam rënë celularëve të saj ditën e aksidentit, dhe njëri prej numrave është mbajtur i hapur për orë të tëra, por nuk përgjigjej njeri. Vullnet, nëse më lejon, familja e Bujanës tregoi një ditë më parë se marrëdhënia juaj në çift ka qenë e tendosur. Madje jeni të divorcuar. Ne kemi pasur ulje-ngritjet tona dhe për një farë kohe kemi jetuar në shtëpi më vete. Bujana me djalin te vëllai në Tiranë, ndërsa unë në shtëpi me qira, po në Tiranë. Por takoheshim çdo ditë, dilnim të tre me djalin, dhe kishim vendosur të bashkoheshim. Për këtë vendosëm të blinim një shtëpi dhe të jetonim së bashku. Tri ditë para se të ndodhte aksidenti, unë me Bujanën tërhoqa paratë e kursimeve të mia e ia dhashë asaj, te një prej bankave të nivelit të dytë në Unazën e Re në Tiranë, pranë shtëpisë ku jetoj unë. Kam edhe faturat për këtë, madje janë dhe filmimet e bankës. Bujana kishte me vete paratë e shtëpisë sonë.

Vullnet, ku punoni ju?
Unë për më shumë se 10 vjet kam pasur një aktivitet në sektorin e gipsit; kam punuar në këtë sektor dhe kam rikonstruktuar, që prej Ministrisë së Mbrojtjes, gjykatave të Tiranës e shumë institucione publike e private. Kam pasur punëtorët e mi dhe bënim tavane të varura. Tani kam një aktivitet, ku punoj me një lokal te Fusha e Aviacionit, pasi ra puna me gipsin. Edhe unë me aktivitet privat, edhe Bujana po ashtu.

Po djalin, kush po e mban?
Tani është te gjyshërit në Vlorë. Ka qëndruar me Bujanën, por çdo ditë jemi takuar. Tani më mbeti jetim, pa nënë.

Çfarë ju shqetëson nga e gjitha kjo histori?
Më shqetëson fakti që, ku janë sendet e saj personale? Nga e mësoi infermierja e spitalit të Durrësit numrin e celularit tim, të kunatit apo nënës së Bujanës, dhe pse nuk gjendet asnjë prej celularëve të saj? Pse policia apo kush tjetër duhet t’i dorëzojë vëllait të shoferit çantën e Bujanës? Ku janë paratë? Kush i hoqi lulet dhe pllakatën nga vendi ku ndodhi aksidenti, vetëm pak orë pasi i kisha vënë unë aty? Kush fshihet pas kësaj ngjarjeje? Ku janë paratë? Pse policia nuk e dha për mediat atë ditë aksidentin? Aty mbeti e vrarë ime shoqe, nënë e një fëmije. Pse heshti policia? E për të gjitha këto pikëpyetje unë dua drejtësi! Dua drejtësi në emër të djalit tonë Luisit, i cili ka mbetur pa nënë!

Akuza Policisë së Kavajës : Vëllai i viktimës 32-vjeçare që nuk u raportua nga policia: Motrës i vodhën 100 Euro në makinë

Në foto viktima Bujana Bushi

Familjarët e një 32 vjeçare akuzojnë Policinë e Kavajës se ka fshehur vdekjen e vajzës së tyre në një aksident automobilistik të ndodhur katër ditë më parë në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, midis zonës së Gosës dhe të Lekajt.

Bujana Bushi humbi jetën një aksident ku u përfshinë dy mjete dhe një motoçikletë, ngjarje për të cilën Policia e Kavajës e ka raportuar pa pasoja, vetëm me një të plagosur lehtë.

Pas aksidentit, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe krim fshehjen e ngjarjes. Në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

Familjarët janë shprehur se në morgun e spitalit të Durrësit nuk u janë dhënë sendet personale të Bujanës, ndërsa pohojnë se në automjetin me të cilin ajo udhëtonte janë vjedhur 100 mijë euro, me të cilat 32 vjeçarja do të blinte një shtëpi.

Akuzat

Vëllai i viktimës, Fisnik Bushi ka deklaruar se pas aksidentit motrës së tij i është vjedhur çanta me para. 100 mijë euro sipas tij ka pasur me vetë 32 vjeçarja, e cila po udhëtonte nga Tirana drejt fshatit Llakatund të Vlorës. Ai shprehet se Bujana Bushi po udhëtonte së bashku me një person tjetër të quajtur Kostandin T. ose Ramis A. (personi ka dy emra) nga qyteti i Vlorës. Ky i fundit pas aksidentit është transportuar drejt spitalit të Durrësit ku ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ndaj tij ka dalë një urdhër arresti për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Fisnik Bushi ka deklaruar se mjekët në spital i kanë thënë se sendet e motrës së tij i ka marrë vëllai i shtetasit Kostandin T., duke e konsideruar aspak normal këtë veprim. Bushi dyshon se paratë e motrës së tij janë vjedhur nga policët që mbërritën në vendin e ngjarjes.

Kërcënimi

Vëllai i Bujanës ka thënë gjithashtu për Gazetën Shqiptare se një biznesmen nga Vlora e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar. Ai i ka thënë që të mos bëjë zhurmë për çështje. Fisniku hedh dyshime se biznesmeni në fjalë është i lidhur me autorin e aksidentit dhe policinë për të mbuluar faktet.

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara: Feja e shqiptarit është shqiptaria

Genci Muçaj në intervistë: Besojmë se në Turqi janë rreth 5 milionë shqiptarë

Ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Genci Muçaj, në një intervistë dhënë “Cigdemyorgancioglu”, ka folur në lidhje me raportet mes shqiptarëve dhe turqve, por edhe për Kosovën në veçanti.

Ai ka thënë se Shqipëria përkrah në çdo formë Kosovën, ashtu siç ka bërë edhe në të kaluarën.

“E mbështesim gjithmonë Kosovën… që nga dita e parë, si brenda territorit, ashtu edhe jashtë. Shqiptarët në Kosovë janë shumicë absolute, janë vëllezërit dhe motrat tona nga e njëjta familje, por që fatkeqësisht janë ndarë për më shumës e një shekull. Gjithmonë do t’i përkrahim. Një komb asnjëherë s’do e gjejë paqen nëse pjesë të trupit të tij nuk janë të bashkuara”, ka thënë Muçaj, transmeton Koha.net.

I pyetur se sa shqiptarë jetojnë në Turqi dhe për përshtypjen e tij se sa prej tyre mund të thonë se “jam krenar që jam shqiptar”, Muçaj tha: “Besojmë se janë rreth 5 milionë, por nuk ka shifra të sakta. 100% e shqiptarëve janë krenarë që janë shqiptarë. As që e diskutoj këtë”.

Ndërkaq, në lidhje me raportin mes kombësisë dhe religjionit në Shqipëri, Muçaj tha se njerëzit lindin me kombësi, por jo edhe me fe.

“Nacionaliteti i bashkon njerëzit, e jo feja. Feja e shqiptarit është shqiptaria. Megjithëse liria e besimit është e mbrojtur me kushtetutën tonë, religjioni nuk është mënyrë e të jetuarit në Shqipëri, por është një shprehje e besimit”, theksoi ai.

Ambasadori Muçaj tha se prioritetet e Ambasadës së Shqipërisë në Ankara janë: “Së pari, marrëdhëniet bilaterale, së dyti Diplomacia ekonomike dhe së treti Diplomacia kulturore”.

LETS BE HUMAN! LE TË JEMI NJERËZORË! LE TË BËHEMI NJERËZORË! A NUK JEMI NJERËZ APO JO ?! (FOTOREPORTAZH) Nga Ardit Gavani

Këtë fundjavë vendosëm ta privonim veten nga kënaqesitë e pushimeve verore, por morëm një kënaqësi shumë herë më të madhe duke ndihmuar një shtresë njerëzish që na shoqërojn cdo ditë në rutinën tonë duke na kërkuar lëmoshë, por që shumica prej nesh vendos ti injorojë.

U dhamë një vakt të ngrohtë dhe pije të ftohta, u ulëm me ta për të dëgjuar problemet që kishin dhë per të parë një realitet tjetër. Një realitet të egër ku fati nuk të përkrah, njerëzit të injorojnë, të shikojnë me përcmim, dhe askush nuk të ndihmon. Historitë që dëgjuam na rrënqethën mishin dhe ishin thjesht mallëngjyese. Nga njerëz që prindërit i kishin lënë që të vegjël, tek të gjymtuarit e të semurit që zvarriten nëpër Tiranë, e deri tek ata që deri dje gëzonin një jetë normale, por jeta i përplasi me probleme të vështira dhe sot nuk mundeshin të kujdeseshin as për fëmijet e tyre e jo me për vete.

Por edhe pse mes vuajtjes dhe kushteve mizore ata ishin më të edukuar dhe të sjellshem se shumica e njerëzve “normalë”. Secili prej tyre u tregua mjaft i gatshëm të fliste me ne, shfaqen dëshiren të ndanin ate pak ushqim qe u dhamë, duke na treguar se ishin njerez me mundësi te vogla, por me një zemër shumë të madhe.

U larguam pa fjalë…nuk ka fjalë për të përshkruar atë cfarë ndjenim, është një ndjenjë që vetëm mund të preket e jo të përshkruhet. Me lot në sy u premtuam se herës tjetër do të riktheheshim duke i ofruar dicka më shumë. Ata na puthnin duart dhe ndërkohë që largoheshim na falenderonin pafund, edhe pse ishim ne ata që duhet ti falenderonim për këtë eksperiencë të paharrueshme që na ofruan…

Kjo levizje bëhet në kuader të nismës “Lets be human” dhe nuk përfundon me kaq. Shpresoj se secili prej jush të shfaqë deshirën të bashkohet me ne kunder këtij fenomeni brutal ku sistemi që shoqëria ka vendosur na ka bërë të pamëshirshëm edhe të ftohtë ndaj njeri tjetrit. Le te tregojmë që edhe pse me pak mundësi mund të arrijme gjëra të mëdha, le të tregojmë se kemi akoma pak njerëzi brënda nesh, le të tregojmë se më tepër sesa paraja dhe statusi shoqëror vlerësojmë vlerat morale dhe shoqërore, le të tregojmë se jemi njerëz. ‪#‎letsBeHuman‬ ‪#‎eestecTirana‬
‪#‎ThinkGloballyActLocally‬

Falenderojmë Pica Tala për ushqimet dhe PC Store Computers për pajisjet.

Ju lutem shpërndajeni që nisma të përhapet në më shumë njerëz.

Ky aktivitet u organizua nga EESTEC (Electrical Engineering STudents’ European Association) është një organizat jo-fitimprurëse, jo-politike që operon me studentët e shkencave kompjuterike dhe inxhinerisë elektrike. Organizata është krijuar në Hollande dhe e ka vendodhjen në 120 universitete në më shumë se 52 shtete të Europës. Që nga 1958 fokusi kryesor i EESTEC ka qënë krijimi I lidhjeve internacionale ndërmjet studentëve nga gjithë bota. Organizata arrin qëllimin e saj duke kryer trajnime për studentët si brënda edhe jashtë vendit, të cilat u lejojnë studentëve të jenë në koherencë me zhvillimet dhe shpikjet e fundit si dhe të të takojnë dhe të ndajnë eksperienca dhe njohuri me studentë dhe pedagogë nga gjithë bota. Në përfundim të trajnimeve organizata  i përfshin studentët në tregun e sotëm të punës. Ne organizojmë qindra evente akademike cdo vit të cilat mbështetin, trajnojnë dhe krijojnë lidera të së ardhmes duke u bërë kështu ura lidhëse midis univeristeteve dhe industrisë.

“EESTEC” ka rreth një vit që operon në Tiranë, aktualisht me 68 anëtare dhe numëron disa histori suksesi si “Tirana Programming Competition 2015”, “Tirana Arduino Trainings”, “Tirana proGrAmMING Training” dhe së fundmi nismën “Lets be human”.

Për projektet e ardhshme të “EESTEC JLC Tirana” na ndiqni në” www.facebook.com/eestectirana

This weekend we gave up from the enjoyable pleasure of summer holidays and gave credits to a greater pleasure while helping the less privileged people who roam the streets but unfortunately nowadays they are hugely ignored by most of us.

We offered them a warm meal and cold drinks, we sat down to listen to their problems and to see a whole new reality, a cruel one where fate abandons you, people ignore and look down at you but most importantly nobody cares to help.

The stories we heard were shocking and heart touching.

Orphans abandoned by their parents at a very young age, paraplegics/quadriplegics, that crawl through the streets of Tirana and those that not far from yesterday had a normal life, until they were faced with problems and difficulties that shredded their world into pieces , all of the sudden they become unable to look after their children and provide them with a normal life.

Even though they suffer and live in extreme poverty they were much more educated and polite than most of the ‘normal people’.

Each of them was willing to talk to us, they even offered to share with us that amount food that we gave, showing to everyone that they were people with small opportunities but with a noble heart.

We left speechless… there is no word to describe the way they felt, it is a feeling that can only be touched not described.

Through tears we promised them that next time we would be back offering something more than just food and drinks.

They kissed our hands and thanked us, even though we were the ones that should be thankful towards them for this unforgettable experience.

This activity was held according to the initiative “Lets be human” and we won’t stop here.

I hope every single one of you joins us against this brutal phenomena where the system of this society has made us ruthless and colder towards each other.

Let’s show to everyone that we can accomplish big things even if the opportunities are small, that above money and social status we are humans, and that’s the only reason we need to be kind to each other. .

We thank “Pica Tala” for providing us the food and “PC Store Computers” for filming equipments.

Please share so we can reach more people.

EESTEC (Electrical Engineering STudents’ European Association) is a non-profit and apolitical organization for students of electrical engineering and computer sciences, located in universities and technical schools in Europe (EECS) that offer an engineering degree. Since 1958 the main purpose is to support, to create and develop international connections between students , also to exchange ideas and to expand their knowledge. The association reaches its purpose by involving EECS students in industry and in the education system of different countries. EESTEC is a network of committees all over 56 universities of Europe, it’s the connective bridge between universities and industry, organizing academic events and activities that support and promote the technical performance, encourages development and ambition to achieve high technical and professional performance creating alliances with different organizations and institutions and preparing students to become future leaders. EESTEC also organizes leisure activities, professional workshops, cultural exchanges for students, throughout Europe by promoting European culture as well.

67891011 23451314

Misterioze – Pse policia fshehu vdekjen e 32 vjeçares së aksidentuar nga biznesmeni

Mister pas vdekjes së 32-vjeçares Bujana Bushi në një aksident rrugor në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik dhe në aksident u përfshinë dy mjete dhe një motoçikletë.Vajza që humbi jetën prej 10 vjetësh banonte në Tiranë, ishte nënë e një fëmije 9 vjeç dhe e divorcuar.

Aksidenti u raportua pa pasoja nga ana e policisë së Qarkullimit Rrugor të Kavajës, vetëm me një të plagosur lehtë dhe ky ishte drejtuesi i motoçikletës. Për vajzën e aksidentuar me vdekje, policia nuk tha asnjë fjalë. Madje as në komunikatën zyrtare, ngjarja nuk u pasqyrua.

Pas aksidentit, familjarët e viktimës duke folur për “Gazeta Shqiptare” e konsiderojnë të qëllimshëm dhe krim fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

Vëllai, xhaxhai dhe dajat e Bujana Bushit pohuan se “kemi tri ditë që po sorollatemi në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Po kërkojmë sendet personale, që sipas traditës vajza do t’i merrte me vete në arkivol, por nuk po gjejmë asgjë”.

Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë. Ndërkohë, burime nga policia e Kavajës bënë me dije se vajza ka qenë pasagjere në automjetin e biznesmenit K.T. nga Vlora, i cili njihet si R.A.

Po dje, blutë pohuan se biznesmeni ka qenë shoferi i mjetit dhe se ai ka mbetur i plagosur (pra rezulton se në aksident janë plagosur dy persona dhe jo një siç u deklarua në fillim). Ai është duke u kuruar në spitalin e Durrësit, ku u dërgua së bashku me 32­vjeçaren pas aksidentit të ndodhur.

Gjithashtu, burimet policore pohuan se K.T. është arrestuar për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të njëjtën akuzë është arrestuar edhe drejtuesi i motoçikletës, i cili thuhet se i preu rrugën mjetit, me të cilin udhëtonte 32­-vjeçarja.

Fatos Klosi: Ministra dhe deputetë e pijnë drogën siç pihet rakia

Ish kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar se propozimi për testin e drogës për deputetë, politikanë, gjyqtarë dhe pushtetarë të lartë, është një skenar për gjueti shtrigash dhe shantazhesh brenda politikës.

Klosi e ka konsideruar si një fakt të mirëqenë dhe zhvillim normal dyshimet se, disa politikanë kanë marrë drogë të llojeve të ndryshme. Madje, ish kreu i SHISH ka pohuar se ish ministra, ministra dhe deputetë e pijnë drogën siç pihet rakia. Ai ka paralajmëruar zhvillime të paparashikueshme nëse propozimi për testin e drogës kthehet në ligj.

“Të thuash sot se një ministër apo deputet pi drogë, është si të thuash piu një gotë raki. Përdorimi i drogës është problem personal. Është zgjedhjet personale. Dhe asnjë nuk mund të kritikohet për këtë. Por, ky propozim është bërë për të ngritur tymnajë, për të baltosur njëri-tjetrin. Ky propozim do të përdoret si shantazh. Politikanët do t’i bëjnë shantazh njëri-tjetrit. Nëse ky propozim miratohet, pasojat mund të jetë ndryshme. Nuk parashikohen pasojat”, u shpreh Klosi. Ish kreu i SHISH vlerësoi se drogën e përdorin edhe politikanë në botë për të kaluar situata tensionuese dhe për të qartësuar idetë.

“Edhe indigjenët e Amerikës e përdorin drogën për t’u qetësuar në raste situatash tensionuese. Droga qartëson idetë, mendimet dhe ndikon në rritjen e produktivitetit në punë e kudo”, u shpreh ish kreu i SHISH. Përdorimi i drogës nga deputetët Kreu i Partisë së Unitetit Kombëtar, Idajet Beqiri, tha se rrezikojmë të mbetemi pa Parlament nëse deputetëve do t’u bëhet testi i drogës.

“Dekriminalizimi duhet të nisë nga koka, pastaj të shkoj te këmbët. Në realitet fenomeni politikanë të droguar në vendin tonë këto 25 vjet, ka qënë shqetësues. Në këtë aspekt, bërja te politikanët e testit të drogës do të ishte e mirëpritur. Rrezikohemi të mbetemi pa Kuvend të Shqipërisë, sepse shumica e deputetëve duken sheshit, edhe pa testim, që janë të droguar”, u shpreh Beqiri. Ai akuzon Berishën se i ka interesuar të mbajë rreth vetes individë të droguar, që t’i ketë nën këmbë.

“Madje vendi do të mbetet pa opozitë, sepse në këtë kamp politik, Berisha nuk ka lënë askënd pa e futur nën efektet e drogës. Madje ai e kishte vendosur si kusht brenda kampit të vet politik, që pa qënë përdorues droge dhe i droguar, nuk mund të konkurroje për asnjë post drejtues. Kjo i duhej Berishës sepse nuk mund t’i vinte dhe t’i mbante në rresht dhe servil të bindur ata që i kanë bërë hije këto 25 vjet, pa qënë të droguar”, u shpreh Beqiri.

Dekriminalizimi Idajet Beqiri shprehet se këta të “droguar” kanë kriminalizuar vendin duke dalë kundër interesave të popullit. “Mirëpo përsëri, me gjithë se droga efektet i jep në kokë, përsëri si pjesë e dekriminalizimit konsiderohet si këmbët e saj. Koka e kriminalizimit janë krimet e rënda gjithëfarëshe që kanë bërë krerët e politikës duke mos lënë pëllëmbë e skutë të këtij vendi pa e inkriminuar.

Dhe këto krime të rënda, prej të cilave duhet të dekriminalizohet politika dhe e gjithë shoqëria shqiptare, nuk janë bërë nga të qënurit e politikanëve nën efektin e drogës, por prej të qënurit të tyre armiq të betuar të popullit dhe vendit të vet, grabitës, hajdut dhe të korruptuar gjerë në palcë”, u shpreh Beqiri.

FMN NUK E FIRMOSI ME QEVERINË KËSTIN E RRADHËS – ZHGËNJIMI NGA TË ARDHURAT DOGANORE ËSHTË I QARTË (VIDEO)

TIRANE- Rritja ekonomike nuk do te jete ajo qe shpresonim. Përfaqësuesi i FMN në Shqipëri, Jens Reinke në një intervistë për “News 24”, e sheh situatën ekonomike ne vend jo aq optimiste sa e paraqet kryeministri. Zhgënjimi nga të ardhurat tatimore dhe doganore, është i qartë tek përfaqësuesi i FMN.Ndonëse niveli i taksave në Shqipëri është më i lartë se vendet e rajonit, ka një mospërputhje mes tyre dhe të ardhurave që grumbullohen nga këto taksa.Pikërisht kjo është arsyeja përse misioni i FMN u largua nga Tirana pa firmosur një marrëveshje me qeverinë për këstin e radhës. Reinke bën transparente atë që nuk u bë nga qeveria, e cila ka kërkuar kohë për të për të përmirësuar mbledhjen e taksave.“Siç e dini këtu ka patur një mision të fMN që kanë parë çështjen e mosrealizimit të të ardhurave, së bashku edhe me disa ekspertë të tjerë të FMN-së kanë analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave. Ajo që ka ndodhur është se qeveria është e mendimit që përpara se të mendojë alternativat për të ndryshuar kuadrin e taksave do të donte kohë për të adresuar problemin e zbatimit të ligjit për pagimin e taksave ekzistuese duke marrë një sërë masash në regjistrimin e bizneseve, pagesa E TVSH, pra duan të përmirësojnë zbatimin e ligjit, përpara se të mendojnë për hapa të tjerë të ndryshimit të kuadrit të taksave. Misioni do të vijë më vonë për të vlerësuar progresin e bërë në përmirësimin e të ardhurave duke zbatuar kuadrin ekzistues. Dua të theksoj se vendimi i FMN për të mos nënshkruar marrëveshjen me qeverinë nuk është një reflektim negativ për programin pasi të gjitha targetet e programit janë realizuar, dhe performance është pozitive. Ka qenë vetëm koha që ka kërkuar qeveria për të realizuar ndryshime në mbledhjen e taksave duke përdorur sistemin ekzistues”, tha Reinke.

Për përfaqësuesin e FMN-së plani i të ardhurave nuk është realizuar deri tani edhe si pasojë e një paqartësie që mungon në buxhet nga zëri i të ardhurave të munguara nga përjashtimi i disa taksave të bëra nga qeveria. Ndaj edhe sipas Reinke kërkohet transparencë. Ky është edhe rekomandimi që FMN i bën ministrisë së Financave për ndryshimet në buxhet.

“Një rekomandim që ne kemi lidhet me çështjen e përjashtimit nga takat, për ti riparë ato. Sepse gjatë vitit të kaluar janë bërë disa përjashtime nga taksat që kanë shkaktuar një humbje në të ardhurat. Kjo mund të mos jetë shumë domethënëse në totalin e të ardhurave por është domethënëse në pjesën e mosrealizimit të të ardhurave. Rekomandimi ynë është të jepet se cila është kjo masë, pra sasia e të ardhurave që humbin nga përjashtimet dhe kjo të bëhet transparente në buxhet. Për pjesën tjetër ne duam të shikojmë të dhënat, cilat janë rezultatet që do të vijnë nga qasja për të luftuar kontrabandën dhe evazionin dhe më tej të vlerësojmë se cila do të ishte masa e përshtatshme për axhiustimin”, tha Reinke.

Përsa i përket rritjes ekonomike për 2015-ën , FMN nuk ndryshon qëndrim. Sipas Reinke rritja pritet të jetë rreth ose me pak se 3%. Por pavarësisht parashikimeve, misioni i FMN do të rikthehet në Tiranë për të analizuar performancën e qeverisë. Vlerësime këto që do të jenë përcaktuese edhe për lëvrimin e këstit të radhës së kredisë që pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

INTERVISTA E PLOTE
Tashmë ka kaluar më shumë se gjysma e vitit, si ju duket performanca e ekonomisë shqiptare?
Ekonomia nuk ka ndryshuar shumë, kemi një rritje të lehtë, pozitive por norma e rritjes nuk është aq e lartë sa kishim shpresuar dhe dëshiruar. Ekonomia është stabël, megjithatë ka disa pengesa që e kufizojnë mundësinë e rritjes ekonomike, të cilat duhet të kapërcehen për të patur një rritje ekonomike më të lartë sic është zbatimi i legjislacionit dhe çështjet që kanë lidhje me pronësinë dhe sistemin gjyqësor. Këto janë themelet që forcojnë eficencën e sektorit privat. Por politikat e ndërmarra nga qeveria janë në përputhje me axhendën e rritjes ekonomike.

Si do t’i vlerësonit reformat e deritanishme të qeverisë?
Qeveria ka një axhendë reformash mjaft ambicioze dhe ne kemi qenë të impresionuar nga zbatimi i tyre, siç është ajo e pensioneve e cila në mjaft vende ka hasur në shumë vështirësi dhe kundërshti këtu, është miratuar përpara afatit dhe zbatimi i saj ka ecur pa probleme. Reforma në sektorin e energjisë elektrike e cila është akoma edhe më komplekse sepse nuk ka të bëjë vetëm me ristrukturimin e kompanive, por edhe me forcimin e disiplinës së pagesave të faturave nga ana e individëve. Rezultatet e kësaj reforme kanë qenë mjaft të kënaqshme përsa i përket përmirësimit të sektorit. Ka të tjera reforma në sektorë të tjerë që nuk përfshihen në mandatin tonë siç është ajo në sistemin gjyqësor dhe atë të pronësisë së tokës të cilat nëse do të zbatohen do të rrisin potencialet e rritjes ekonomike.

Qeveria ka përgatitur një projektligj për të zgjidhur çështjen e pronave, nuk e di sa jeni në dijeni të këtij projektligji, si mendoni sa do ta zgjidhë në të vërtetë çështjen e pronave?
Qeveria duhet të përgëzohet që po merret me një çështje që ka qenë prej kohësh, prej 25 vjetësh, e pa zgjidhur dhe tani është bërë përparim. E kam parë draftin por unë nuk jam jurist për të dhënë një mendim për këtë, sepse është përtej kompetencave të mia. Është e rëndësishme se partnerë të tjerë që kanë mandat në këtë fushë, si dhe KiE dhe BE japin ekspertizë dhe i inkurajojmë që të gjejnë një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

Të paktën deri tani të dhënat zyrtare flasin për pesëmujorin e parë të vitit për mosrealizim të të ardhurave nga doganat dhe tatimet, ju e shihni si shqetësim?
Të ardhurat në gjysmën e parë të viti kanë qenë më të ulëta nga sa priteshin. Ka arsye që e shpjegojnë këtë, disa kanë ardhur nga faktorë të jashtëm si është çmimi i naftës, por të tjera më së shumti kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit me pagesën e taksave në fuqi dhe qeveria ka vendosur të marrë kohë për të adresuar problemet e zbtimit të ligjit për taksat. Performancë e dobët në sistemin e taksave e të ardhurave, është një shqetësim që ne e ndajmë me qeverinë dhe që programi të jetë i sukseshëm do të duhet që të ketë përmirësim në mbledhjen e taksave dhe një axhustim fiskal për të arritur objektivat e programit.

Kjo mungesë e mosrealizimit të të ardhurave kryesisht nga tatimet e doganat ka penguar që FMN të mos firmosë marrëveshjen e radhës?
Siç e dini këtu ka patur një mision të FMN që kanë parë çështjen e mosrealizimit të të ardhurave, sëbashku edhe me disa ekspertë të tjerë të FMN-së kanë analizuar arsyet e mosrealizimit të të ardhurave. Ajo që ka ndodhur është që qeveria është e mendimit që përpara se të mendojë alternativat për të ndryshuar kuadrin e taksave do të donte kohë për të adrësuar problemin e zbatimit të ligjit për pagimin e taksave ekzistuese duke marrë një sërë masash në regjistrimin e bizneseve, pagesa e TVSH, pra duan të përmirësojnë zbatimin e ligjit përpara se të mendojnë për hapa të tjerë të ndryshimit të kuadrit të taksave. Misioni do të vijë më vonë për të vlerësuar progresin e bërë në përmirësimin e të ardhurave duke zbatuar kuadrin ekzistues. Dua të theksoj se vendimi i FMN-së për të mos nënshkruar marrëveshjen me qeverinë nuk është një reflektim negativ për programin pasi të gjitha targetet e programit janë realizuar, dhe performanca është pozitive. Ka qenë vetëm koha që ka kërkuar qeveria për të realizuar ndryshime në mbledhjen e taksave duke përdorur sistemin ekzistues.

Është parashikuar që të ndërhyhet në buxhetin e shtetit për vitin 2015, ju ku mendoni se duhet të ndërhyhet për të realizuar të ardhurat?
Së pari qeveria ka hartuar dhe miratuar një buxhet të rishikuar dhe ju do t’i shikoni vetë se cilat kanë qenë ndryshimet. Ideja kryesore është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave duke zbatuar ligjet ekzistuese. Ne e mbështesim këtë qasje gjithqashtu kemi diskutuar një menu politikash të mundshme edhe për politikën fiskale të 2016-ës, të cilat do t’i diskutojmë gjatë misionit të ardhshëm. Por nuk është se ka në axhendë tani rritje taksash. Ideja është vetëm strategjia e rritjes së të ardhurave përmes sitemit ekzistues dhe nëse kjo gjë arrihet, atëherë axhustimi fiskal i nevojshëm për të arritur objektivat e programit dhe uljen e borxhit publik do të jetë minimal.

Çdo të thotë një axhustim minimal i treguesve fiskalë, cfarë duhet prekur sipas jush, investimet, shpenzimet. Çfarë diuhet nërë konkretisht, FMN ku e këshillon qeverinë dhe ministrinë për të rregulluar këta tregues?
E para mendoj se kjo pyetje është e parakohshme për tani dhe në momentin që do të jetë koha ministri i Financave është personi i përshtatshëm për t’u dhënë përgjigje. Tani qasja e qeverisë është lufta ndaj evazionit fiskal dhe kontrabandën, dhe në varësi të rezultateve që do të vijnë nga kjo qasje do të dalin edhe se sa do të jetë e nevojsme një axhustim fiskal më shumë a më pak. Qeveria ka në dispozicion një menu zgjedhjesh qoftë për shpenzimet, tatimore apo jo tatimore por vendimi është një vendim politik që i takon qeverisë.

Një rekomandim që ne kemi lidhet me çështjen e përjashtimit nga taksat për t’i riparë ato. Sepse gjatë vitit të kaluar janë bërë disa përjashtime nga taksat që kanë shkaktuar një humbje në të ardhurat. Që mund mos të jetë shumë domethënëse në totalin e të ardhurave, por është domethënëse në pjesën e mosrealizimit të të ardhurave. Rekomandimi ynë është të jepet se cila është kjo masë pra sasia e të ardhurave që humbin nga përjashtimet dhe kjo të bëhet transparente në buxhet. Për pjesën tjetër ne duam të shikojmë të dhënat, cilat janë rezultate që do të vijnë nga qasja për të luftuar kontrabandën dhe evazionin, dhe më tej të vlerësojmë se cila do të ishte masa e përshtatshme për axhustimin.

Në fund dua t’ju them dicka. Normat e taksave në Shqipëri nuk janë të ulëta. Ato janë në linjë me vende të tjera të rajonit apo europiane, madje në disa raste disa taksa janë më të larta se vendet e tjera të krahasueshme me Shqipërinë, por të ardhurat që mblidhen nga taksat janë të ulëta, pra ka qartësisht një mospërputhje mes nivelit të taksave dhe të ardhurave që grumbullohen nga këto taksa. Pikërisht këtë mospërputhje qeveria do ta adresojë dhe këtu është edhe pjesa që qeveria mëshon më fort për të patur progres në realizimin e të ardhurave.

Ju po thoni që qeveria kërkon kohë, ndërkohë që jemi në fund të korrikut. A ju duket normale një gjë e tillë, a mos është e vonuar qeveria në këtë drejtim?
Mendoj që është mirë që problemet të adresohen atëherë kur ato identifikohen dhe ne duhet t’i japim qeverisë meritën që i takon për adresimin e një çështjeje që nuk është e re por ka ekzistuar. Kjo nuk është një çështje që duhet të sigurojë të ardhurat për të përballuar shpenzimet e këtij viti, por është një çështje afatgjatë për të stabilizuar financat publike dhe siguruar qëndrueshmërinë e borxhit publik, është më mirë që të rriten taksat apo të paguhen ato që janë në fuqi? Unë mendoj se qeveria ka marrë vendimin e duhur dhe është një çështje e barazisë ndaj taksapaguesve sepse alternative ndaj kësaj qasjeje ishte që të rriteshin taksat dhe të dënoheshin ata që i paguanin ato. Kjo do të ishte përgjigja klasike por jo gjithonë kjo funksionon, sepse kur rriten taksat rritet edhe mundësia për të bërë evazion. Dhe kur të bësh evazion është kaq e thjeshtë, dhe rritja e taksave nuk është efektive. Unë shpresoj se qeveria do të jetë e sukseshme në këtë aksion dhe nëse do të jetë kështu atëherë duhet t’i japim meritat qeverisë.

Deri tani nuk kemi dëgjuar nga qeveria për strategji, po flasim për aksion, që nuk duket edhe shumë e përshtatshme për tatimet, për çfarë bëhet fjalë kur themi që qeveria ka vendosur? Ka ndonjë strategji që do të nisë në shtator?
Qeveria ka marrë staf të ri shtesë për ta realizuar këtë strategji sa u përket ndryshimit të faturave fiskale, duke bashkëpunuar edhe me përfaqësues të biznesit për të përmirësuar zbatimin e ligjit dhe rritur ndërgjegjëimin për pagimin e taksave, për të rritur numrin e bizneseve të regjistruara dhe formalizuara.

Kur flasim për zbatim të ligjit në mbledhjen e taksave, ligji nuk është zbatuar nga biznesi apo nga administrata tatimore, nga të dyja palët?
Është pyetje interesante, filozofike, unë mendoj se ka më shumë se një palë përgjegjëse në zbatimin e ligjshmërisë dhe qeveria po i përfshin të gjitha palët për respektimin e ligjit.

Çfarë parashikoni deri në fund të vitit? A do të arrihet objektivi për rritjen ekonomike? Ju fillimisht keni parashikuar rritjen deri në 3%, a i përmbaheni ende këtij niveli rritjeje?
Parashikimi për 2015 nuk ka ndryshuar shumë, rreth 3% ose dicka më pak se 3%. Rritja do të ishte më e lartë nëse do të adresoheshin disa nga pengesat që ne diskutuam, por këto do të japin efekt në një periudhë afatmesme kur ne parashikojmë një rritje edhe më të lartë. Disa nga çështjet që po adresohen nga qeveria dhe që do të sillnin impakt në rritjen ekonomike është ajo e kredive me probleme. Është hartuar një strategji nga ana e qeverisë për të rikuperuar kreditë me probleme ku janë të përfshirë me shumë aktorë, BSH, por edhe ministritë e tjera, si dhe ajo e Drejtësisë. Në përgjithësi qeveria ka një program reformash ambicioz dhe agresiv të cilat do të mbështesin rritjen në afatin e mesëm. Por nuk besoj të ketë shumë ndryshime mes periudhës së tanishme dhe fundit të vitit.

Meqenëse dolëm te kreditë e këqija, FMN çfarë ka sugjeruar për zgjidhjen e këtij problemi për uljen e nivelit të kredive, cila do të ishte më e mira që duhet bërë sipas FMN?
Përsa i përket çështjes së kredive me probleme është një grup pune i drejtuar nga ministria e Ekonomisë, e cila ka hartuar një strategji gjithëpërfshirëse për të adresuar këtë problem. Një nga pengesat madhore janë vonesat e vendimeve gjyqësore, ndaj edhe në grupin e punës është e përfshirë ministria e Drejtësisë. Disa nga masat kanë të bëjnë me rregullime dhe përmirësime të procedurave ligjore për të ndihmuar edhe bankat, dhe nxitur biznesin për të paguar kreditë. Por siç ju thashë është një qasje e gjithanshme.

Meqënëse është folur këto kohë ende nuk e dimë se cila do të jetë kjo strategji? Do të ketë një mbështetje për biznesin që të mos falimentojë apo një rregullim ligjor që biznesi të shkojë drejt një falimenti?
Për stratefgjinë akoma po punohet, strategjia në vetvete nuk është një ligj, por përfshin reformat e ndryshme dhe rregullime ligjore siç është ligji i falimentit. Mënyrat se si mund të adresohet problemi janë të ndryshme, ka shumë eksperienca nga mund të merret shembull. Çështja është që të gjendet ekuilibri i duhur midis nevojës për të ndihmuar kompanitë përmes ristrukturimit apo masës së fundit për t’i marrë ato në administrim.

Kur do të firmoset marrëveshja e radhës për të vijuar më tej me lëvrimin e këstit të kredisë?
Më vonë këtë vit do të vijë misioni i FMN për të bërë rishikimin e programit të performancës ekpnomike, për të diskutuar për buxhetin e vitit 2016 dhe nëse do të dakordësohet për politikat ekonomike dhe parashikimin e tyre atëherë do të ketë një marrëveshje në nivelin e stafit dhe më tej i çohet bordit të FMN në Uashington për miratim nga janari dhe pas miratimit nga bordi disbursohet kësti i radhës.

(b.e/BalkanWeb)

Shqipëri-Serbi luhet në ‘Elbasan Arena’ jo në Shkodër

TIRANE –  “Elbasan Arena” do të jete stadiumi ku do të zhvillohet takimi i kombëtares shqiptare, përballë asaj serbe.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Kombëtare e Futbollit. Kjo ndeshje, që pritej të mbahej në 8 tetor
në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër është zhvendosur në Elbasan.

Burime nga ky institucion bëjnë të ditur për “Panorama Sport” se kjo ndeshje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë dhe si e tillë duhet të luhet në një stadium që ofron garanci maksimale. Mësohet gjithashtu se vetë UEFA ka vendosur që ndeshja të luhet në Elbasan dhe jo në Shkodër, duke pasur parasysh se çfarë ndodhi vitin e kaluar në Beograd.

Rezultati i parë u vendos në tavolinë, ndërsa Shqipëria mori 3 pikë pas vendimit të CAS. Pas incidentit të ndodhur më 14 tetor në stadiumin “Partizani” në Beograd, loja u la përgjysmë. Shkak i gjithë kësaj situate u bë një dron me flamur shqiptar, i cili u ul në fushën e gjelbër të stadiumit serb, duke shkaktuar kështu irritimin e këtyre të fundit. Sakaq, UEFA vendosi nga 100 mijë euro gjobë për të dyja skuadrat. Po ashtu, Serbia u dënua me dy ndeshje pa tifozë.

Hajdutët grabisin edhe vilën e Ilir Metës

Rrëfim shokues i Julian Sinanajt: Një deputet e vrau gjyqtarin Konomi

 

TIRANË- “Gjyqtari Skerdilaid Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet. U vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane”.

Deklarata tronditëse është pohuar dje nga ana e Julian Sinanajt, të akuzuarit si vrasës me pagesë, njëkohësisht bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj “bandës së tritolit” në Gjykatën për Krimet e Rënda. Rrëfimi “bombë” është bërë përmes një lidhjeje telefonike të kryer prej tij në redaksinë e televizionit “News24”.
Juljan Sinanaj ne Gjykate

Në një bisedë disa sekondëshe me një prej gazetarëve të televizionit, Sinanaj ka pohuar se Policia dhe Prokuroria po fshehin provat kundër të bashkëpandehurit të tij, Ilir Karçini. Më tej ai ka pohuar se ka marrë kërcënime nga ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për të mos folur në lidhje me biznesmenin dhe as për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi. Sinanaj ka zbardhur dhe fakte të reja nga dijenia e tij për vrasjen e gjyqtarit, duke pohuar se ai ishte ekzekutuar nga njerëz të veshur me pushtet.

DEKLARATAT

Duke shfrytëzuar të drejtën e tij, për të kryer telefonata nga kabina telefonike e Spitalit të Burgut, ku po mbahet si i paraburgosur, i penduari Sinanaj ka mundur të bëjë një thirrje drejt redaksisë së televizionit “News24”.

Në pak çaste ai ka artikuluar deklarata që, në rast se do të provoheshin si të vërteta, do t’i jepnin një tjetër rrjedhë procesit gjyqë- sor ndaj “bandës së tritolit”. Sinanaj ka hedhur akuza të rënda ndaj Policisë dhe Prokurorisë, duke thënë se ishte kërcënuar nga ish-kreu i Policisë së Shtetit. “Po fshihen provat për Ilir Karçinin nga Prokuroria dhe Policia. Kam 7 muaj që jam në qeli dhe nuk kam avokat. Artan Didi ka ardhur personalisht dhe më ka kërcënuar.

Në kohën kur Didi ka qenë Drejtor i Përgjithshëm, ka ardhur në qelinë time, më ka bërë presion që të mos flas asgjë për Ilir Karçinin. Kërcënime kam marrë dhe për Skerdilaid Konomin”, është shprehur Sinanaj.

Më tej ai ka zbardhur detaje të pathëna më parë në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi, i ekzekutuar në 9 shtator 2011 me një shpërthim eksplozivi në automjetin e tij, në bulevardin kryesor të këtij qyteti. “Gjyqtari Konomi u vra nga deputetë e njerëz me pushtet, u vra nga njerëz që dalin përditë në ekrane.

Ai u vra nga një person që u arrestua në Shkodër kohë më parë nën shoqërinë e kreut të një bande kriminale”, kanë qenë faktet tronditëse të pohuara nga Sinanaj. Sipas “News24”, deklarata e tij është ndërprerë nga gardianët e burgut, të cilët, pasi kanë dëgjuar thëniet e tij, i kanë mbyllur telefonin.

DYSHIMI

Gjatë deklarimeve të tij në fazën e hetimeve paraprake, Sinanaj ka rrëfyer se ka dijeni se cili mund të jetë grupi që ka organizuar vrasjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilaid Konomi. Referuar procesverbalit të thënieve të tij, ai nuk përmend ndonjë emër deputeti.

Në lidhje me biznesmenin Karçini, Sinanaj ka pohuar se me ndërmjetësimin e Genis Mëhillajt, kishte marrë një paradhënie prej tij për eliminimin e biznesmenit P.B., vrasje që nuk u krye. Për këtë shkak, Prokuroria akuzon biznesmenin Karçini për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale” për kryerjen e vrasjes së shtetasit P.B.

SHQIPE BIBA HISTORI SUKSESI – Bashkëbisedim Shqipe Biba dhe Liliana Pere

Flet‘’Shqiponja Shqiptare’’ Shqipe Biba, patriotja e vertete qe jeten ia kushtoi perparimit te Gruas dhe Kombit Shqiptar/

Sapo ka nisur te agoi mëngjesi dhe unë po kryej punen impenjative, te perditshme, kontrolloj e-mailin në kompjuterin tim. Shoh e-mailin e mirepritur nga ‘’Shqiponja e Kosoves’’, Dua ta quaj keshtu se ajo e meriton, ta simbolizosh me Shqiponjen dykrenare qe mbart flamuri Shqiptar.
Lexoj, lexoj dhe zemra me rreh fort. Ku e gjen Shqipja gjithe kete force? Gjithe kete perkushtim dhe vitalitet? Njé grua me energji te medha positive, me njé formim te larte dhe aktivitet te dendur ne dobi te Gruas dhe Kombit Shqiptar.
Aktiviste ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra themeluese e Deges se Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY.
Ne Mars te vitit 1990 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove, me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Themeluese dhe udheheqese ne QIK Qendren per informim te Kosoves per SHBA dhe KANADA Themeluese e shkolles se pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba. Me pastaj ne Klubin shqiptar e “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i shkolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themeloi Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Botuese e revistes”Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare. Shqipe Biba ka udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV, duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Ajo eshte intervistuese e mire pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Humaniste ne aktivitetin, ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Eshte pritur ne Kogres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptar per te trajtuar ceshtjen e Kosoves.
Organizatore dhe udheheqese ne shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texasduke treguar né solidaritet te madh per popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte.
Ka mbeshtetur maksimalisht duke grumbulluar fonde dhe te mira materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel, ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si çmim doganor.

23-07-2015 08-39-38

Shqipja ka punuar vertet me vetmohim si intelektuale e shquar, njé pateriote e vertete duke ndjekur traditen e saj familjare. Babai Nexhmi Sejdiu eshte nje nder themeluesit e NDSH, dhe me pas mbasi mbaroi vuajtjet e regjimit te asaj kohe punon Profesor Gjimnazi per te mbjelle arsim e kulture ne vendin tyre martir Kosove.
Shqipja ‘’Shqiponja kosovare’’ fluturoi me pas ne Nyc per aresye te njohura si per shume shqiptare. Ajo vazhdoi te punoje më fort, e palodhur dhe humane per te perhapur kulture dhe per te ndihmuar bashkeatdhetaret e saj ne Kosove dhe vazhdoi te punoje per idealet dhe aspirat per te ngritur vlerat e gruas shqiptare, per te transmetuar kulture. Jo pa qëllim po e përmend këtë fakt, sigurisht kjo figurë jo karizmatike ne natyren e saj, por njé heroine e heshtur, njé luftetare e vendosur, njé grua qe flet pak dhe vetem me punen saj kualitative, parreshtur asnje minute. Pasi mbarova leximin e qullosur nga lotët, per vuajtjet e saj, njé krenari dhe dashuri e madhe me pershkoi te gjithen per kete grua shqiptare.
Sa shumë u emocionova, kurrë më shumë se këtë herë, me duket sikur me krah flatrash Shqipja vjen lehte lehte , dhe bashkohet me tingujt harmonike te nje kenge lirie, kenge te gjuhes shqipe, kenge te evolucionit madheshtise dhe perparimit te gruas shqiptare ne Kosove dhe vendin ku tani ajo jeton, Eshte melodia e rruges se suksesit te Shqipe Bibes , Gruas shqiptare, që shumë popuj akoma nuk e kanë degjuar kengen e lirise dhe madheshtise te gruas Kosovare, edhe pse në këtë fillim shekulli! Shteti më i fuqishëm në botë Amerika i doli në krah Kosovës për Lirinë ëndërruar dhe shtet formimin .
Endrra për Lirinë. Panvaresine, dhe integritetin e saj te larte professional e njerezor. Këtë kishte ndjerë gruaja shqiptare qe jeton ne shtetin Amerikan, kur makina kriminele e shetit Serb, me Sllobodan Miloshevicin kishte kryer dhunimet dhe masakrat më të egra që ka parë historia e njerëzimit.

Ja pra ky emer ‘’Shqipe’’ sa kuptimplotë dhe simbolikë, komunikimi i ngrohtë online, modestia dhe deshira per te mos folur shume per vehten, puna e saj pateriotike me permasa shume dimesionale me krijoji nje respekt te madh, me la mbresa te thella, jeta dhe puna e shkelqyer e saj. Emocione te paimagjinueshme, më dha flatra duke fluturuar e lirë në boten e grave shqiptare qe deshirojne Integrimin ne boten e lire , paqesore dhe humane .

Bisedon Liliana Pere
Profili I Shqipe (Sejdiu) Biba
Shqipe Biba Lindur me 1957 ne ne nje fshat malor te quajtur Hotle rrethina e Kumanove.
Shkollen fillore dhe te mesme i kam perfunduar ne Podujeve.
Fakulteti Juridik -dega e Gazetarise diplomuar me 1979
Kam studiuar edhe degen Gjuhe dhe Letersi Shqipe
Ne vitet 2001-2002 vazhdoj studimet ne NYU INternational Trauma Studies
Nga viti 1979-1985 kam punuar si gazetare/reportere ne Televisionin e Prishtines -programi dokumentar
Nga vitet 1977-1985 bashkepunetore e gazetes Rilindja, revistes javore Zeri dhe revistes Kosovarja.
Nga viti 2002-2006 jap mesim ne GIT Instituti Teknologjik Globe.
Tani jam e licencuar per shitblerjen e pasurise se patundshme (Real estate) nga shteti i NY dhe jetoje e veproje ne NY.

Me 1985 per arsye te thjeshte politike emigroi ne SHBA/New York se bashku me bashekeshortin Safet Biba dhe tre femijet e mi ate kohe Dritero 4 vjec dhe Mirdita e Bardhoku pa mbushur dy vjet.
Menjehere me 1986 angazhohem ne Shoqaten “Kosova Demokratike” dhe shoqaten Vatra.
Ne Janar te vitit 1990 se bashku me nje grup te vogel bashkekombasish themelojme Degen e Lidhjes Demokratike te Kosoves me seli ne NY
Ne Mars te vitit 1900 hap radion e LDK ku deri pas perfundimit te luftes ne Kosove me 1999 udheheqe kete mjet informimi.
Me 1991 themeloje dhe udheheqe QIK Qendren per informim te Kosoves pe SHBA dhe KANADA program thjeshte informativ transmetuar per cdo dite 7 dite ne jave.
Me 1992 ne Nentor themeloje shkollen e pare Shqipe “28 Nentori” ne Staten Island dhe se bashku me bashkeshortin Safet Biba e udheheqim kete shkolle nga shtepia jone. Me pastaj ne Klubin shqiptar “28 Nentori” te emertuar nga vet emri i skolles shqipe e cila sa vjene e zgjerohet.
Me 5 Shkurt te vitit 1993 , duke ndjere mungesen e gruas shqiptare ne te gjitha aktivitetet e komunitetit themelova Organizaten e pare te gruas “Motrat Qiriazi” emertim ky duke u bazuar ne njohjen e vepres se Motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.
Drejtoje kete organizate per nje dekade duke u munduar keshtu te afroje rreth vedi edhe te tjere gra e vajza shqiptaro amerikane.Gjate kesaj kohe botoi revisten “Shpresa” si redaktore dhe gazetare, duke trajtuar keshtu brengat dhe sukseset e bashkevendaseve ne SHBA e ne vecanti femres shqiptare.
Jam e lumtur qe kam hedhur themelet e guximit dhe inkurajimin e femres shqiptare ne mergim.
Gjate kesaj kohe kam udhehequr dhe drejtuar programin televiziv javor ne kuader te Albaninan TV duke trajtuar tema te karakterit social ne mesin e diaspores shqiptare ne NY dhe rrethine.
Kam takuar e intervistuar pothuajese shumicen e figurave te shquara Shqiptare dhe amerikane.
Si Presidente, Senatore, Kongresiste nga SHBA dhe Shqiperia, Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Kam qene ne mesin e organizatoreve kyq te pothuajese te gjitha protestave dhe demostratave te organizuara si ne NY,Washington, Dejton Ohaio.
Jam pritur ne Kongres e Shtepine e Bardhe ne Washington D.C si pjese e delegacionit shqiptare per te trajtuar qeshtjen e Kosoves.
Kam organizuar dhe udhehequr shumicen e koncerteve humanitare ne shume qytete te Amerikes si NY, Conecticut, New Jersy, Cikago, Detroid e Dallas Texas, gjithemone ne solidarizim me popullin e Kosoves ne faza te para dhe pas lufte. Kam organizuar grumbullimin e te mirave materiale ne vlere prej $170.000 ne ndihme te jetimeve te Krushes se Vogel , ne vitin 2002 derguar permes detit nje kontigjent te cilin me veshtiresi e kam derguar ne Kosove pasi qe Greqia me detyroi te paguaj nje shume te madhe te hollash si ncmim doganor.
Me letersi jam marre qe nga femijeria. Kam shkruar e botuar proze dhe poezi.
Gjate luftes ne Kosove nga 12 Shkurti 1999 deri me 20 Prill 1999 u gjenda ne Kosove ku perveq dheimbjes se humba nenen time u ballafaqova me luften, refugjatet dhe tmerrin qe solli kjo lufte ne atdheun tim.
Meqenese gjendesha ne mesin e refugjateve ne Maqedoni, ate kohe raportoja per Radion e LDK-se duke intervistuar shume nga refugjatet ,poashtu kam strehuar dhe ndihmuar shume familje te ikura nga tmerri i luftes, shumicea nga ta kane qendruar te te afermit e bashkeshortit ti Safetit, per cka i falenderoj perzemersisht.
Sot jetoj dhe veproj ne NYC.

Ju faleminderit e dashur Shqipe Sejdiu Biba per biseden rreth jetes dhe aktivitetit tuaj pateriotik si brenda vendit dhe jashte Shqiperise. Kam biseduar me njé Grua me vlera universale, ne shume dimesione te jetes , ne fushen profesionale, dhe ate humane. Me emocionoi, me mbushi shpirtin me krenari dhe dashuri.

Bisedoi
Liliana Pere
Presidente Gruaja Shqiptare ne Bote
Tags: Liliana Pere, Shqipe Biba/Histori suksesi

PËR BASHKËVUAJTËSIT E MI – PËRSHTJELLIME NGA SALLAT GJYQSORE Nga SEVIM ARBANA

Tirane, 22 Korrik 2015

Kam dy vjet qe perballem me disa padi, padi te stisura dhe korruptive, ne gjykatat tona.

Ketu kam pare dhe kam kuptuar(perpos shume gjerash te tjera) realisht se pse Shqiperia dhe njerezit jane katandisur ne kete derexhe.

Gjykatat tona fizikisht, profesionalisht dhe moralisht jane jashte gjithe standarteve qe duhet te jete nje institucion i tille ne bote.

Qe kur hyn ne Gjyakaten e Rrethit Tirane(mos flasim per gjykatat e rretheve qe ngjajne me mejhanet), ti si qytetar perballesh me nje nonsens:

Nje punonjes qendron para nje dere, e cila presupozohet te jete pike kontrolli, po qe asnje qytetar s kalon permes saj. Ndoshta kjo pike , ka ndonje sy magjik qe i njeh pa i kontrolluar kriminelet

Hyn ne korridore, qe si kudo ne ambjentet shqiptare, ka rremuje, zhurme dhe qe aty te fillon nje stres i papare.

Me pas hyn ne sallen e gjyqit, nese mund ta quajme salle nje furrik, te ngushte, ku sekretarja dhe gjyqtarja rrijne ngjit e ngjit, dhe ne dy ose e shumta tre karrike, mund te rrijne; te paditurit, paditesi dhe avokatet

Tani ketu fillon odiseja e rrenave, mashtrimeve, intrigave, krimeve, pislliqeve te te gjitha llojeve dhe mbi te gjitha ; zhvatja dalengadale, po marramendese e xhepave, deri ne falimentim total te familjes, biznesit, etj,etj.

Parimi kryesori i gjithe gjykatesve, gjykatave dhe Institucioneve te drejtesises eshte; Anjehere s fiton ai /ajo qe ka te drejte! Ketu vendos une! Ti je sa per forme!

Fiton xhepi! Fiton sa hidhet ne kete mikro salla, ne forma dhe menyra nga me te sofistikuarat dhe te trasha.

Sapo hyn dhe sheh dy veta ne nje rryp zyre, me aparatura dhe teknologji super te vjeteruar, pa audio, pa asnje mundesi qe ti te flasesh I lire, kupton qe deviza e pashkruar aty eshte; Fiton ai qe dua une!

Fillon séanca!

Heren e pare (dhe jo vetem), pritshmeria jote eshte me parimin qe patjeter do te fitoje drejtesia.

Sapo sheh fytyren e gjyqtares/gjyqtarit, te kap nje ankth e pesimizem, pasi fillon te ndjesh dicka.

Menyra si shikon, si komunikon gjyqtari, te largon fap-fap shpresen qe do te kete drejtesi. Ai/ajo, sidomos femrat, jane harbute, si te pagdhendura, me nje ndjenje superdominimi, te shohin si lecke, a pre, a asgje.

Ti fillon kupton qe gjyqtarja s ka lexuar asgje nga dosja dhe gjithmone ka parimin qe ligji ne gojen e saj rrotullohet si te doje ajo. S ka nevoje te njohe ligje, s ka nevoje te njohe historine, s ka nevoje te ballafaqohet. Ajo e di perfundimin, po stili dhe situata ia do qe te sterzgjatet. Nga kjo vijne te tjerat.

Palet e dyta; paditesi dhe te paditurit.

Ketu eshte veshtire. Ne te dy rastet si te paditur, edhe kur padisin, varet snga shkalla e pozicionit shoqeror, klasor, monetar, klanor.

Nese je pjese e bandes se ketyre me toga te zeza, eshte ok fundi.

Nese je pjese e nje grupimi te forte, po ama shume te forte , politik, ke shume shanse se keto me toga te zeza kane alergji, dridhen dhe bejne rrjetezime me keto klasa.

Nese i perket nje kategorie te njohur si; biznes, para, etj,etj, je super optimist qe e zeza do te behet e bardhe, prona e tjetrit do te behet e jotja, ligji dhe Maliqi do te jene ne tryeze.

Sic e thashe, kategoria e gjyqtareve eshte shume e ngjashme. Po thuajse 99.99% e tyre, ngjajne si vellezerit siameze ne sjellje, vendime, manipulime, shkaterrime, futje nga prapa ne emer te ligjit, etj,etj

Vijme te avokatet.

Keta jane shume interesante .

Eshte nje kategori qe duhet studjuar me kujdes dhe analizuar situatat e tyre psiko-akademike dhe mbi te gjitha me ke e si jane te lidhur, pra ne gjuhen moderne; networku i tyre.

Shqiperia ka disa avokate te zot, te ndershem, emra qe te ngjallin respekt, po po te shohesh historite e gjyqeve qe ato kane mbrojtur, zakonisht jane humbes. Pse valle? Kjo eshte per t’u analizuar dhe per te bere nje kerkim

Mua me ka takuar te takoj te tille, te cilit gezojne nje emer te nderuar, po qe ne gjyqet e ‘famshme’ qe une kisha, te gjitha pa asnje sens ligjor, ai terhiqet, pasi e sheh qe gjyqtaret harbute, ofendojne intelektin e tyre, profesionalizmin dhe eksperiencat qe ato kane.

Ka avokate te tjere dhe qe jane shume, ata jane seksesere te mrekullueshem, qe ne heshtjen, me marifete fine, ose dhe te trasha, fitojne gjithmone gjyqet, sidomos ato qe s kane asnje baze ligjore, asnje prove ku te vertetohet qe kjo pale ka te drejte.

Avokate te tjere, qe jane te njohur ne treg, qe zakonisht marrin ceshtje te ‘bujshme’ sidomos politike, apo te personave me pushtet. Keta jane super mafia, pasi emrin e kane vene me lloj-lloj aferash e marifetesh dhe madje kane dhe nje pushtet tjeter pervec atij te avokatit.

Keta jane dhe avokatet me te paguar. Zakonisht paguhen nga bosa e bose, zakonisht per ceshtje qe bazen ligjore e kane bloze. Keta jane ose kryesojne networke bicim sindikatash apo OJF (Organizata Jo Fitimprurese)po ne te vertete jane OF(organizata fitimprurese)

Keta avokate bosa, nuk vijne kurre ne gjyqe vete. Ata dergojne disa avokatuce, qe ne sallen e gjyqit flasin lloj-lloj budallalleqesh, po qe ‘cuditerisht’ gjyqtarja ja aprovon dhe gjithmone ne fund dalin fitues. Dhe jo vetem fitues, po ato groposin palen kundershtare.

Kjo eshte panorama e gjyqesorit, me gjithe grupet e interesit.

Atehere: Qe t’ia dalesh ne kete rreth hienash, vampiresh, hajdutesh dhe kriminelesh ka disa zgjedhje/zgjidhje;

  1. a) Te jesh supermen/superwomen
    b) Te jesh enderrimtar qe do ia dalesh
    c) Te lesh jo vetem lesht e tu, po te familjes, te farefisit dhe borxhin qe ke marre
    d) Te behesh kriminel, pasi ne fund te fundit, njerez me gjak e nerva jemi; shkojme e i bejme gropen ketyre hienave                                                                                                                                       Te nderuar bashkevuajtes!

Nese Shqiperia dhe shqiptaret, do te kerkonin azil politik, kjo do te ishte per ata qe jane viktima te drejtesise shqiptare

 

Ekstremistët gjermanë sulmojnë azilkërkuesit nga Shqipëria

Disa azilantë shqiptarë u sulmuan nga një grup ekstremistësh gjermanë në Rostok, në veri të Gjermanisë.

Shqiptarët kishin vizituar një festë lokale dhe sipas policisë ky fakt kishte shkaktuar irritim tek ekstremistët.

Sipas policisë, një banor lokal kishte përplasur me kokë një nga azilkërkuesit shqiptarë dhe më pas palët ishin përfshirë në një konflikt. Policisë iu desh të ndërhynte me gaz lotsjellës për të ndarë dy grupet, përpara se situata të përkeqësohej.

Policia ka shpallur në kërkim pese persona të fshatit ku ndodhi ngjarja, që u identifikuan nga disa dëshmitarë okularë. Zëdhënësi i policisë lokale tha se dyshohet që sulmi ndodhi për arsye ksenofobike ndaj azilkërkuesve. Ky fakt bëri që policia të marrë në mbrojtje azilkërkuesit.

Incidenti ndodhi pak ditë pas publikimit të të dhënave zyrtare të Gjermanisë për azilkërkuesit, ku shqiptarët zënë vendin e dytë në listën e vendeve të origjinës.

Ministri i Brendshëm, Tomas de Maizier, e quajti një “turp të papranushëm për Europën” që më shumë se 40% e refugjatëve janë nga Ballkani Perëndimor.

Për shumë gjermanë është e pakuptueshme që qeveria nga njëra anë shpenzon një shumë të madhe parash për njerëzit që abuzojnë me vizat turistike dhe nga ana tjetër ka implementuar shkurtime në shpenzimet të tjëra publike, raporton Lapsi.al.

Për pavarësisht fakti që rreth 98% te azilkërkuesit shqiptare marrin një përgjigje negative dhe detyrohen të kthen në Shqipëri, numri i azilkërkuesit shqiptar është çdo muaj në rritje.

LIGJI MBI UNIVERSITETIN E SË ARDHMES NGA ROMEO GURAKUQI

Analiza e gjendjes në të cilen është arsimi universitar shqiptar aktualisht, realizmi në vlerësim dhe paraqitja e strategjisë për daljen nga situata e prapambetur ku ndodhemi, besoj se do të duhej të ishte misioni konstruktivistëve, filozofëve të arsimimit dhe dijes, dhe kujtdo nga profesorati shqiptar që deshiron një universitet shqiptar të ndryshëm, të paktën të krahasueshëm me vendet Ballkanike. Përndryshe, konstruktiviteti duhej të udhëheqë vendimarrjen e politike, pozitare dhe opozitare, në këto ditë shumë të rëndësishme, kur pozicionimi ndaj reformës universitare është shtruar në rendin e ditës, kur pak ditë na ndajnë nga fillimi i një epoke të re për arsimin universitar.

Shoqëria jonë po tregohet me e ndjeshme, më e kthjellët për gjendjen e mjeruar ku ka degraduar sistemi arsimor dhe ai universitar në këto dy dekada, se opinioni brenda sistemit në tërësi, i cili ndodhet rob i Kastave Universitare të Kafeneve. Është pikërisht ky opinion, janë prindërit shqiptarë dhe brezi i ri i Shqipërisë së etur për progres mbi dije, që kanë vënë para politikën për të bërë një analize tërësore. Për së dyti (rasti i parë ka qenë i reformës së viteve 2007-2008 drejtuar nga ministri reformator Genc Pollo), shoqëria dhe politika kanë rastin të vendosin reformimin pa ndalje, të universiteteve shqiptarë, të ndajnë Universitetin nga Magazinat diplomuese, pa regjistra, pa biblioteka, pa profesorë, pa studentë dhe pa shtëpi botuese universitare. Të martën Parlamenti Shqiptar ka rastin të vulosë me njëzëshmëri historike, të ardhmen e segmentit të epërm të sistemit arsimor dhe të hapë rrugën për reformimin, me kambë në tokë, të trupit dhe fillesës së sistemit arsimor (arsimit parauniversitar).

Per të kujtuar: projektiligji aktual është projekti i dytë i vërtetë i ndryshimit të sistemit universitar shqiptar, që nuk do të duhet të lejohet të ndalet nuk do të duhet t’i shtrembërohet “bisturia” operacionale e prerjes se kalbësirës universitare, sikurse ndodhi me reformen shumë të rëndësishme të viteve 2007-2008, nga ndërhyrjet në politikë, të kastave universitare, shtetërore dhe private, që s’kishin asnjë lidhje me arsimin e shkencën.

Më duhet të ripërsëris se, në qoftë se reforma e viteve 2007-2008 do të zbatohej siç u projektua, në kornizën e vet maksimale të parashikuar në legjislacion dhe aktet nënligjore, sikur akte të caktuara të ishin shtuar për të ndëshkuar moszbatuesit e atij ligji, projekti aktual do të konsiderohej rrjedhë logjike e rritjes së sistemit tonë universitar, do të përthithej më më lehtësi dhe nuk do të recensohej me mungesë ekspertize dhe pasione, mbasi sot nuk do të kishim më në sistem, një pjesë të universiteteve dhe fakulteteve të kalbura shteterore, që bëjne rezistencë dhe magazinat private, pa rekorde jëtësore, nuk do të ishin futur në punën e tyre të pandershme të demtimit të rinisë. Liria Akademike dhe hapja e tregut për nismen private në arsim, nuk duhet të ngatërrohet me shfrenim në sistemin privat dhe me ngurtësim të pashallarëve universitarë shtetërore që kanë monopolizuar jetën, po i shterrojnë buxhetet e varfëra të familjeve shqiptarë me korrupsionin e tyre të neveritshëm, që i kanë prerë rrugën konkurrencës dhe frymës universitare perëndimore.

Profesorët e nderuar që i bëjnë oponencë të paepur projektit, duhet të kujtohen se Shqipëria Universitare nuk është vetëm Katedra e Vogël e tyre shembullore dhe krenare (edhe per ne qe i kemi pjesë të botës nga marrim shembull), që ata kanë krijuar në kendin e tyre të respektuar të dijes, por janë edhe me dhjetra e dhjetra kurse ineficente që i ofrohen brezit të ri universitar në cepet e Shqipërisë, ku ka emertime universitare, por Universiteti ka vdekur pa lindur, ose është fishkur nga marrëzia dhe etja për pasurim me gjakun e djersen e prindërve shqiptarë të robëruar në arat dhe kantieret e punës së pasigurtë në këte vend të varfër. E drejtë kërkesa e tyre për fshirjen e bordeve të tepërta dhe të pambrojtura nga kontrollimi politik, por e pashpjegueshme heshtja e tyre ndaj kastave të ngurtësueme që i kanë marrë frymën gjithshkaje në sistemin universitar shqiptar, përfshirë edhe rrugës së tyre të drejtë dhe të sinqertë.

Që një vit më parë në këtë kohë, MAS, përmes Raportit Programatik dhe më pas Raportit i Verifikimit të Kritereve të Ligjshmërisë së IAL Private dhe Publike dhe Përfundimet e këtyre dy dokumenteve, bënë skanimin e parë në terren, me një procedure tërësisht demokratike, transparente, verifikuese dhe me opsion apelimi, të universiteteve shqiptare. Këto dy raporte u ndanë me publikun, i cili, për hir të së vërtetës, i mirëpriti. Sot, Publiku dhe Universitetet kanë para Projektligjin, në të cilin kanë dhënë kontributin e tyre themeltar, së paku, katër intelektualë, tek të cilët unë besoj, për shkak të shkollës nga vijnë, ndershmërisë, staturës intelektuale, shembujve universitarë që ata kanë krijuar dhe vullnetit ideal për t’i shërbyer vendit, në një moment shumë të vështirë të tij.

Kuadri i gjërave, ku kemi arritur sot, është njohja e parë që një ekzekutiv shqiptar i bën qartazi një sistemi, do ta quaja, të degraduar, të korruptuar dhe antidije, të cilin të gjithë e shihnim, por sa herë dikush tentoi ta korigjonte më të vërtetë dhe në thelb, ia ndërprenë vullnetin me udhëzim politik e klientelist. Nga përvoja personale mund të them, se përpjekjes dhe vendosmërisë për shëndoshje iu shmangën dje, qoftë faktorët ekzekutiv të brendshëm, ashtu edhe ato të konsulencës ndërkombëtare të financuar nga Banka Botërore. Reforma që po kryhet aktualisht, e impostuar në kuadrin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit dhe “Shqipëria drejt Europa 20120”, ështe rasti tipik i parë, i dëgjesës dhe i përgjigjes, që një prej dikastereve të ekzekutivit aktual i bën thirrjes së Komisionit Europian për udhëheqjen e zhvillimit socio-ekonomik, “për rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”; është një përgjegje që i bën opinionit publik përparimtar, opinioneve të shprehura në media, nga disa prej specialistëve të sistemit universitar dhe të botës akademike. Unë mendoj, se kushdo që ka ndërgjegje për këte vend dhe të ardhmen e fëmijëve të tij, do të duhet ta përshendesë, mbështesë dhe ta inkurajojë zbatimin e përshpejtuar të Ligjit.

Projektligjin e shndërruar në ligj, gjithsesi, unë do ta konsideroja vetëm hapin e parë të një udhë të gjatë reformuese, që hap mundësinë për ç’politizimin e ekipeve implementuese të parimeve të reformës. Ligji do të jetë një hap i parë, që ka nevojë të përforcohet dhe t’i jepet qëndrueshmëri, pavarësisht presioneve që do t’i nënshtrohet nga pjesa e kalbur e arsimit universitar, e mpleksur me politiken e vjetër dekonstruktiviste.

Si është arritur deri këtu? Unë mendoj se kemi të bëjmë me kombinimin e disa faktoreve: presioni i forcave të pavarura intelektuale që tërhoqën vëmëndjen mbi piken fundore të degradimit; qenia e një faktori subjektiv progresist, vullnetmirë ndaj degjesës publike në krye të MAS; përbashkimi dhe konvergimi i zerave mbi tipin e terapisë që duhej ndërmarrë dhe puna në grup dhe me transparence e një pjese të ekipit të ekspertëve; të gjitha këto kanë bërë që sot të kemi një pikë të dytë nisjeje, pas asaj të vitit 2007. Unë mendoj se nga pasnesër, publiku do të ketë një udhëzim për nga do të duhet të këshilllojë brezin e ri, vitet e reja shkollore në universitetet shqiptare do të fillojnë më të pastra dhe jo aq i rrumujshëm, abuzuesit sistematik me edukimin e brezit të ri, tashmë në një rreth edhe më të ngushtuar të manovrimit, i cili pritet që t’ia shtërngojë rrethin e veprimit përkundrejt rregullave dhe t’i nxjerrë jashtë prej bërjes biznes dhe karrierë, me të ardhmen e vendit. Ligji i Ri do të veçojë, etiketojë dhe amortizojë, pjesën më të madhe të së keqes në sferën private të sistemit universitar, duke mbrojtur lirinë e sipërmarrjes private nën respektimin rigoroz të rregullave, dhe do të fillojë të depërtojë në hullinë e errët të sistemit universitar dhe hermetik shtetëror, që përbën 85% të sistemit. Fatkeqësisht, ndonjë prej universiteteve shtëtërore e private do të vazhdojnë të jenë, edhe për pak, të ngatërruar me 6 ose 7 universitete të rëndësishme dhe serioze private dhe publike, që tashmë bashkërisht do t’i shërbejnë PUBLIKUT. Sistemi aktual shtetëror, për mënyrën se si është krijuar dhe madhësine gjigande që ka, ka bërë dëme kolosale mbi të ardhmen e vendit në dije, përparim, konkurrencë, dhe mendoj se pavarësisht kostos politike, ai nuk do të duhet t’i peshojë më shoqërisë, në qoftë se nuk përballon standardet, konkurrencën dhe nuk promovon karrierë të mirëfilltë të profesorëve dhe rinovim stafesh.

Veçimi i universiteteve serioze do t’i hapë mundësinë sektorit privat të përparojë më tej, tashmë në përfitim të Publikut, i pandotur nga pjesa informale që i ka bërë dëm atyre, shoqërisë, familjes, administratës publike, shtetit ligjor dhe të ardhmes së vendit.

Parlamentarët shqiptarë kanë para një reformë liberale, modernizuese, të së ardhmes, që është vertetë rrënjësore në prerjen e saj dhe ndoshta e pakapshme për rendin e gjerave që ato janë mësuar deri më tash, por ajo reformë krijon një tërësi mekanizmash makro, nxit konkurrencën e lirë dhe promovon cilësinë e përformancën e IAL-ve, i jep një stimul përforcues dhe perfeksionues të Procesit të Bolonjës drejt Europa 2020, në Shqipëri. I gjithë ky proces është i shoqëruar me një kontroll central të gjithanshëm, të disa organizmave indipendentë governativë (që duhet të garantohen ligjërisht të mbeten të tillë jashtë ndikimit politik), që do ndjekin nivelin e arsimit të lartë, do të sigurojnë cilësinë, ndërtojnë kapacitete e nevojshme institucionale për pjesëmarrjen në skemat europiane, përforcimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, reformimin, financimin, zhvillimin e stabilizimin e sistemit universitar shqiptar në dekadat e ardhshme. Në pikëpamje të impostimit teorik ky Projektligj, pa droje, mund të konsiderohet një reformë neoliberale, por që ështe prekur nga një ndërhyrje e lehtë shformuese nga interesa të caktuar të universiteteve publike kryesisht, që prap se prapë janë të pakënaqur nga prishja e domenit fillestar të ‘trashëguar”.

Sot publiku ka një projekt-arkitekturë të universiteteve mbijetuese të Republikës së Shqipërisë, në planin publik dhe atë privat, pavarësisht cedimeve të kritikueshme që ndodhen pas shtatorit 2014. MAS në harkun kohor tetor 2013 deri në gusht 2014, arriti të “kontrollojë territorin” në arsim me ligjin aktual, nga shtator 2014 deri në korrik 2015 janë përgatitur rrethanat për akreditim dhe kalim provash të pjesës së mbetur, ndërsa me shndërrimin në ligj të projektit të ri, sistemi universitar është para sfides së udhëheqjes së transformimit rrenjësor, që do t’i lejojë të jetojnë me shërbim cilësor, të ndershëm, të drejtë dhe pa abuzime ndaj Publikut, vetëm atyre universiteteve, që do kenë profesorat të mirëfilltë, departamente të plotësuara me kuadro nga universitete perëndimore, me tre cikle të artikuluara qartësisht, Shkolla Doktorale efektive të standartizuara, Biblioteka të mirëfillta ku mund të aksesohet çdo botim i ri nga kendët e ndryshme të globit dhe Shtëpi Botuese Universitare, etj.

Tre verejtje kryesore:

  1. Reforma ka kosto dhe qeveria duhet të ketë parasysh se me pjesen e ndarë aktualisht në buxhetin e arsimit, nuk mund ta realizojë dot këtë reformë. Emergjente bëhet nevoja e rritjes së pjesës së buxhetit të shtetit për arsimin universitar, ndoshta edhe me dyfishim të menjëhershëm, duke prerë shpenzimet për llustër e propagandë. Duhet të kujtoj, se nga viti 2001 pagat e profesorëve universitarë shteterorë nuk janë rritur dhe ato gjenden në nivelin 40% të pagës së profesorit në Universitetin e Prishtinës. Pa rritjen e pagave të Profesorit Universitar dhe PhD të ardhur nga universitete e vendeve të OECD-së, nuk ka reformë të qenësishme. Unë i përmbahem pikëpamjes se Reforma do të duhet të përfshijë gjithë sistemin nën një kontroll, garanci financiare, rregullim të rreptë dhe nën një programim makro të shpërndarjes ndërtimore, por shteti nuk do të duhet të financojë dhe mbështesë materialisht të gjithë bashkësinë e IAL në Shqipëri, por, veç nuklin e mbijetesës së Profesoratit të Afirmuar të cekur më lart, Studentin Ekselent dhe Studentin në Nevojë, brenda kriterit; së dyti, vetëm ato institucione në shërbim të publikut, që do të përputhen me parametrat bashkëkohore të ekzistencës, që pranojnë procesin e konkurrencës dhe rinovimit të brendshëm të kuadrit me staf të ri të shkolluar vetëm nga një rrjet universitetesh perëndimore të listuara nga MAS, që pranojnë një skemë financiare administrimi që mban paranë publike dhe private brenda procesit universitar, mësimor dhe shkencor, bazuar në një skemë përdoruese të përgatitur nga ekspertët financiarë shtetërore të MAS; ata universitete që mbrojnë profesoratin e afirmuar me sistemin e tenureship. Me sistemin aktual të pagave të pedagogëve të universiteteve shtetërore, asnjë përspektivë nuk mendohet të ketë në këte vend në aspektin universitar dhe ligji mund të mos implementohet me sukses.
  2. Ligji nuk parashikon Tenureship-in, pra nuk ka të parashikuar ligjërisht Statusin e Profesorëve që kanë një përvojë të veçantë në mësimdhënien universitare prej së paku 15 vitesh. Përzgjedhja e profesorëve më këtë status është e përcaktuar nga aftësitë e mësimdhënies, progresi i kërkimit shkencor, të dhënat e botimeve, niveli i shërbimeve departamentale dhe cilësia e këshillimit ndaj studentëve.Tenurship është garantimi i lirisë akademike dhe i veprimtarisë në të mirë të Publikut në një vend të lirë; është pacënueshmëri politike dhe individuale, është një e drejtë e patjetërsueshme në një vend demokratik për intelektualin, është palëvizshmëri ndaj tekave të individëve dhe kastave.
  3. Ndërhyrja e tretë do të duhet t’i përkasë sferës institucionale në universitetet shtetërore: Pyetja që shtrohet është kjo: A mundet dhe a ka shpresë Publiku, por edhe mazhoranca që ka prezantuar këtë Projektligj, që me strukturat aktuale direktive të universiteteve, kështu të ndërtuara, me sistemin e tarafit, nepotizmit dhe shkëmbimit të interesave, reforma e projektuar nga MAS dhe strategjia Shqipëria drejt Europa 2020, do të ketë sukses? Mendimi dhe gjetja e një mekanizmi zhbllokues nga ana e MAS, për zgjerimin e profesoratit me të doktoruarit në Perëndim, ridemokratizimi dhe rikthimi i autonomisë është një prej elementeve të munguar në projektit që do të duhet të parashikohet në orët në vijim. E gjithë kjo do të duhet të bëhet në emër të çlirimit universiteteve shtëtërore nga kastat e amortizueme aktuale, që kanë deformuar autonominë, kontrollin akademik të sistemit dhe kanë bllokuar qarkullimin e elitave. Rikthimi i trurit të brezit të ri të shqiptarëve që janë shkolluar në Perëndim dhe vendosja e tyre në universitetet shteterore në mënyrë të programuar dhe kontrolluar nga Qeveria përmes MAS, mbetet një prioritet ende i pazgjidhur, që në qoftë se nuk zgjidhet, rrezikon të përmbysë gjithshka. Qeveria duhet të marrë përsipër së paku rithemelimin e një universiteti të vetëm model shtetëror në interes të Publikut, nga e para, që të shërbejë si stekë e re e zhvillimit të arsimit e shkencës bashkëkohore shqiptare. Pra, të mendohet një Projekt Pilot në një prej universiteteve të degraduara aktuale, që të vendosët nën kontrollin e MAS dhe të rithemelohet mbi kornizen e frymën e ligjit. Kur individë me vullnet dhe idealizëm kanë arritur ta bëjnë realitet këtë në Shqipëri, në një ose më shumë universitete private, unë mendoj se shteti e ka edhe më të lehtë se sa e kanë pasur ata profesorë vullnetmirë, vite më parë e deri më sot, realizimin e ëndrrës së një universiteti cilësor në Shqipëri.

Romeo Gurakuqi

Universiteti Europian i Tiranës.

Shkoder, me 18.07.2015

Gjermani – Rekord i ri i azilkërkuesve nga veriu i Shqipërisë

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kancelarja gjermane, Angela Merkel,bëri të qartë se synimi i Gjermanisë është për forcë punëtore të kualifikuar nga Shqipëria.

Një vend që kërkon të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, nuk mund të ketë kërkesa për azil në vendet e Unionit”, deklaroi Merkel.

Por, shifrat tregojnë se shqiptarët e Shqipërisë, ende vazhdojnë të ikin drejt Gjermanisë.

Numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur një tjetër rekord në muajin qershor prej 5,932 shtetasve shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Në muajin maj numri i kërkesave ishte 4,922 dhe në prill 4,794. Sipas të dhënave të fundit publikuar nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion, për sa u përket kërkesave për azil, shqiptarët kanë zënë vendin e dytë.

Në vend të parë mbetet Siria.

Ajo çfarë vihet re është që vendet të tjera në rajon kanë një numër disa herë më të ulët krahasuar me Shqipërinë. Azilkërkuesit nga Kosova në qershor ishin 1,581, që është një numër pothuajse katër herë më i ulët sesa numri e shqiptarëve që kanë aplikuar për azil në Gjermani.

Vihet re, gjithashtu, që edhe nga vendet e tjera të rajonit numri i azilkërkuesve është më i ulët.

Nga Serbia këtë muaj pati 2,240 kërkesa, nga Maqedonia u regjistruan 1, 514 kërkesa dhe nga Mal i Zi 787 kërkesa.

Nga shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Azil dhe Migracion në gjashtë muajt e parë të këtij viti afro 22 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria për të aplikuar për azil vetëm në Gjermani.

Shqipëria synon që këtë vjeshtë të marrë dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, por edhe gjatë muajit korrik janë shënuar raste të largimeve masive drejt Gjermanisë, kryesisht nga zonat veriore të Shqipërisë.

NORA GOXHI MINGA TREGON PËR BASHKËSHORTIN E SAJ FUTBOLLISTIN E SHQUAR ARBEN MINGA

18-07-2015 10-48-19

Nora Goxhi, ish-basketbollistja e njohur ka rrëfyer jetën e saj në Shqipëri dhe përtej Atlantikut në një intervistë për Roland Qafokun në emisionin “Debati në Channel One”. Bashkëshortja e Arben Mingës tregon momentet e lumtura me të dhe dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të famshëm të Tironës dhe Kombëtares.

Përshëndetje zonjë dhe faleminderit që pranuat ftesën për këtë intervistë?
Është kënaqësi të dal para publikut shqiptar.

Si je ndjerë këto ditë në Shqipëri?
Shqipëria është atdheu im, gjithmonë do të kem lidhje të ngushta me të, pavarësisht se jetoj në Kanada. Por nuk mund të harroj vendin tim. Zemra ime është këtu.

Nga Kanadaja në Shqipëri, si është jeta mes vendit që je lindur dhe rritur dhe një vendi të huaj si Kanadaja?
Lidhjet e mia me Shqipërinë janë të fuqishme, por nuk mund të lë pas edhe Kanadanë. Është një vend që na hapi dyert dhe na ofroi mundësi të jashtëzakonshme, për të krijuar një jetë më të mirë për fëmijët.

A keni dëgjuar dikë të thotë kur ju ka parë “uuu Nora, ajo basketbollistja e famshme e dikurshme?
Është një rastësi që më ka qëlluar dy herë këtë vit. Një herë, një punonjës i Rinasit dhe parukierja më mbanin mend dhe më njohën kontributin tim në basketbollin shqiptar.

A është Shqipëria më e mirë, apo më e keqe nga momenti që ju jeni larguar?
Janë bërë ndryshime për më mirë. Dhe po mundohet të ecë përpara.

Si ndjeheni kur ju përmendin, Nora, bashkëshortja e Arben Mingës?
Dua të më njohin fillimisht si Nora basketbollistja për aq kohë sa kontribuova për basketbollin shqiptar. E më pas si Nora, bashkëshortja e Benit.

Ju keni qenë një nga basketbollistet më të mira të brezit të vet. Çdo të thotë që sot Shqipëria ka për kryeministër një ish-basketbollist? Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, dikur ka luajtur basketboll me Dinamon, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto ka luajtur me Tiranën. Klodeta Dibra është kryetare e këshilltarëve të majtë në Këshillin bashkiak të Tiranës. A është një gjë e mirë kjo dhe pse që kryeministri, ish-basketbollist, ka afruar në qeverisje si asnjëherë tjetër disa basketbollistë?
Të gjitha këta personalitete që dikur kanë qenë basketbollistë, luajnë një rol të rëndësishëm në drejtime të ndryshme të qeverisjes së shtetit shqiptar. Për faktin që ata janë në krye të këtyre posteve, sepse e kanë merituar nga ana profesionale. Duke qenë basketbollist, duke u mësuar të punosh në grup, ndihmon në këtë profesion. Të qenurit sportiste të mëson disiplinën, të punosh fort. Të dyja bashkë ndihmojnë. Të gjithë këta ish-kolegë të mitë do të bëjnë diçka të mirë për këtë vend.

Keni pasur njohje me tre meshkujt basketbollistë?
Kemi luajtur në pallatin e sportit. Nuk e kam ndjekur shumë Dinamon, por di se ka marrë pjesë në ekipin kombëtar. Ai ngelet një mik i mirë për mua.

Keni kuptuar ndonjë ndryshim për sportin?
Më bëri shumë përshtypje, që më në fund në Shqipëri ngrihet një stadium i ri në Elbasan dhe Shkodër. Janë arritje. Duhen bërë më shumë ambiente sportive edhe për fëmijët që luajnë, nisin sportin.

Kishte një arsye të madhe përse iu futët basketbollit?
Isha shumë e gjallë dhe e hollë dhe u dashurova pas basketbollit.

Kur jeni thirrur për herë të parë me ekipin kombëtar?
Për herë, në qershor të vitit 1986, në Rumani me të rejat. Isha kapitene e skuadrës. Zura vendin e tretë. Hera e parë që përgatiteshim moralisht e fizikisht.

Cili ishte kulmi i karrierës suaj?
Në shtator të 1987-ës, pas lojërave mesdhetare olimpike në Latakia të Sirisë, ku qëndruam dy javë. Aty mendoj se arrita pjekurinë si lojtare. Fituam medaljen e artë. Unë fitova një çmim si ‘Miss Aleppi’ në Siri, edhe pse nuk u shpall.

Si jeni njohur me Arben Mingën?
Periudhat përgatitore i bënin së bashku. Ai ishte ambient i përshtatshëm për t’u njohur. Megjithatë, them se hapi i parë ka qenë nga Beni, i cili i vuri pikësynim vetes ta realizonte përmes të tjerëve dhe vetes së tij.

Ju nuk keni qenë bashkë në momentin kur Beni shënoi golin me Belgjikën?
E kam parë në televizor. Është një ndeshje e madhe, që e la Benin në histori, me një gol Botëror. Kam qenë në shtëpi.

Si e përshkruante Beni atë moment?
Ai thoshte që e rregullova topin mirë, hapin dhe hapa këmbën e mbylla sytë. Për kohën që kemi luajtur, nuk kemi shumë arkivë. Jemi të varfër në këtë drejtim, në kohën që teknologjia sot ka ecur shumë.

Po dasma si ishte?
Një nga dasmat që të gjithë e kujtojnë, më 10 qershor 1990. Kjo ka qenë dasma e fundit për të gjithë farefisin, sepse u shpërndanë. Ishte një dasmë me 220 vetë, në dasmën time 180 vetë.

Ku u zhvillua dasma?
Të dyja janë bërë tek hotel “Arbana”. Ishim të privilegjuar që kishim Benin, i cili me shkathtësinë e tij ishte i kudondodhur. Menuja ishte shumë e pasur.

Pastaj ju shkuat në Rumani?
Në 5 maj të vitin 1991 ne u bëmë më djalë. Shumë miq të Benit shkuan në Greqi, edhe ai shkoi ta provonte aty. Për fat aty vjen ekipi i Dinamos së Bukureshtit dhe mbaj mend që presidenti i klubit Januland së bashku me Sulejman Demollarin, që luante në atë kohë për Dinamon e Bukureshtit. Ai ishte i dashuruar me mënyrën sesi luante Beni. E ftoi për në Rumani, se do të dal unë për Zot. U nis vetëm për të bërë kontratën mes klubeve dhe unë jam nisur në tetor të 1991. Fillimisht në Bukuresht, e më pas në ekip tjetër. Kemi qëndruar një vit në Brazhovë, e më pas në Brailaj, një zonë më fushore e Rumanisë, ku qëndruam një vit. Me këtë ekip Beni doli në Kupën e Rumanisë, ku u mund.

Si ishte kontrata atje?
Në vitet e para nuk kishim njohuri për shitjet dhe blerjet. Nuk kishin menaxherë për shitjen e blerjen e sportistëve. U bë vetëm një nënshkrim për një shumë prej 30 mijë dollarësh, ku na u dhanë vetëm 15 mijë dollarë. Kontrata ishte që edhe po të iknim, nuk na penalizonte njeri.

Thoshte ndonjëherë Arben Minga, që kisha këtë arritje apo atë…
Është e vërtetë, sepse ka qenë një elitë e mrekullueshme sportistësh, jo vetëm në futboll që u dogj për hir të sistemit. Mbaj mend që Benin e ka kërkuar në ’86 një ekip turk. Në ndeshjen me Anglinë, më tregon axhanset që një mik i tij i kishte dhënë, të gjitha të dhënat.

Kur erdhët nga Rumania?
Unë jam kthyer më përpara, sepse na u zu shtëpia. Kemi zgjatur shtatë vite me gjyqe. Mbas shtatë vitesh, unë u ktheva, derisa pas një viti e gjysmë u kthye edhe Beni dhe vazhdoi me 17 Nëntorin.

Sa luajti me Tiranën?

Me Tiranën luajti ’94-’95 dhe ’95-’96. Në sezonin ’94-’95 mori Kupën. Në sezonin e fundit u shpall kampion kombëtar dhe kampion i Kupës së Shqipërisë.
A ka marrë Beni vlerësimet që i takonin për atë që ai i ka dhënë sportit shqiptar?
Ai ka marrë shumë tituj, është “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar” i sportit, ka dy medalje “Naim Frashëri” e shumë tituj e medalje të tjera. Është shpallur “Hall of fame” nga Edi Rama. Pas vdekjes mori titulli “Lojtar Nderi” të Federatës Shqiptare si dhe medalja që mori nga zoti Bamir Topi.

Ka pasur kërkesa ‘hajde me Partizanin e ik nga Tirana’?
Kam dëgjuar nga kunati. Ai ka qenë një ndër iniciatorët që Beni të qëndrojë tek Tirana.

Benit nuk i thanë “Hajde tek Dinamo”?
Ka pasur shumë miq e shokë, si dhe dashamirës të ekipeve të tjera. Një nga këto ka qenë zoti Klem Kolaneci, i cili ka qenë i çmendur për Benin, e ai i ofroi ‘hajde tek Dinamo se të japim shtëpi tri dhoma e kuzhinë’.

Përse ikët në Kanada?
Ikja jonë në Kanada u shkaktua nga kushte të caktuara dhe një nga ato se Beni mbeti për një kohë të gjatë pa punë. Ai kishte një eksperiencë të jashtëzakonshme, sepse pasi u kthye nga Rumania, punonte si drejtor marketingu për ‘Gillete’. Ai çau dhe e çoi biznesin shumë lart. Pas 1997, trazirave, kompania u mbyll. Për këtë arsye ne morëm atë vendim.

Sa ndeshje ka luajtur Arben Minga me Kombëtaren?
28 ndeshje, ku ka shënuar dy gola.

Si e përcolli momentin që mjeku i tha se je i diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme?
Është njësoj sikur je i dënuar me vdekje. Por ai ishte trim, ishte i jashtëzakonshëm. Mundohej të na mbante ne me kurajë e shpresë se do ta luftojmë e do të bëhem mirë. Ai luftoi prej dy vjetësh, që nga momenti i diagnostikimit. Ai pati operacion. Kaloi në trajtime. Jemi ndjerë jo si emigrant po sikur ishin në shtëpinë tonë, pasi doktori kryesor na pyeti përse keni ardhur në Kanada. I thamë për një jetë më të mirë për fëmijët tanë. Më tha s’më dukeni të zakonshëm. Beni i tha se kam qenë futbollist me Shqipëri dhe kapiten me kombëtaren në vitin 1989, ku luajtëm me Anglinë. Mjeku i tha ti je heroi im. Mjeku na tha që do të qëndroni me mua, do të kujdesem unë për ty. Kjo tregon vlerësimin që bota u bën sportistëve. Ishte një lehtësim i madh për të dy ne. Një emocion i jashtëzakonshëm. Kur ishim në spital për herë të dytë, kishin kërkuar emrin e Benit në ‘Google’, e të gjithë na pritën te dera e ashensorit duke duartrokitur. Një nga infermierët na tha që Beni ishte njeri i madh.

A ju la ndonjë amanet Beni?
Ai e dinte që unë isha një person i fortë, me një karakter të fortë dhe për këtë nuk la asnjë amanet. E vetmja gjë që tha kur u diagnostikua: ‘E di si është puna, kemi ardhur në këtë jetë e do ikim. Më erdhi keq, por kur mendova që do të lë ty e djemtë, kjo më vrau’.

Si ishin momentet e fundit?
Gjithçka ka ndodhur në shtëpi… Nuk doja që të na linte në spital. E gjithë Amerika erdhi në kortezh, që të jepnin lamtumirën e fundit idhullit të tyre. Ka qenë kaq shumë pjesëtare saqë u hapën tri dhoma të ‘funeral home’. Shumica ishin shqiptarë, por kishte edhe të huaj. Kanë qenë më shumë se 300 persona, makinat nuk mbaronin.

18-07-2015 10-46-0818-07-2015 10-45-3918-07-2015 10-47-1118-07-2015 10-44-09

 

NJË DOKUMENTAR I PLOTË PËR MIRDITËN TURISTIKE (VIDEO)

Ne 45 minuta permes pamjeve filmike, arkivave te hershme, shtegtimeve neper fshatra e monumente te trashegimise kulturore, kujteses dhe fteses se sotme per ta vizituar kete krahine te vecante shqiptarie permes “Rruges se Kombit” qe e pershkron kete krahine ne 80 kilometra, vjen dokumentari “Neper Visaret Turistike te Mirdites”, realizuar nga publicisti Gjergj Marku dhe shkrimtari Ndue Dedaj me ndihmen e emigrantit sipermarres Leke Preci. Mirdita eshte kapur cep me cep me filmime dhe dokumentime, ne te kater stinet, dhe me plot deshmi autentike ne kohe te ndryshme permes fotove dhe arkivave filmike, duke u pasuruar me realizimin filmik, me plot portrete e personazhe, me kolonen zanore dhe kendveshtrimet grishese qe ofrojne peisazhet turistke te kesaj krahine ne Shqiperine e Eperme. Në këtë dokumentar kemi një Mirditë siç ka qenë në histori, jo një Mirditë të copëtuar në 4-5 njësi administrative sikurse ka ndodhur shpesh për qëllime dhe lehtësi pushteti e qeverisje. Në këtë anë Mirdita ka pasur një fat të ngjashëm me fatin e shqiptarëve në tërësi, ndarë në katër shtete. Mirdita e sotme është e pandarë prej veprës më të madhe të dekadës së fundme, rrugës ndërshqiptare Durrës-Kosovë. Kjo rrugë është sjellësja e qytetërimit në këto anë, është ndërtuesja e një rendi të ri. Tani edhe djemtë e vajzat e reja do të ndihen si në një kohë tjetër, si kryeqytetas. Dokumentari na thote se po, kjo është Mirdita e sotme, e njëjta Mirditë që në fillimin e shekullit të 20-të albanologë të huaj, dashamirës por edhe konservatorë, propozonin ta kthenin në muze të gjallë të vlerave tradicionale.

17-07-2015 11-37-41

NË FIER U PËRURUA BUSTI I AMBASADORIT RICHARD HOLBROOKE (VIDEO)

VOAL -Përvjetori i Shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në mënyrë të veçantë në qytetin e Fierit. Bashkia e këtij qyteti, në bashkëpunim me Misionin Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, organizuan ceremoninë e vendosjes së bustit të personalitetit politik dhe diplomatit amerikan Richard Holbrooke. Busti i përgatitur nga skulptori Idriz Balani sjell në bronx një mik të Ballkanit. Ishambasadori amerikan Richard Holbrooke njihet për diplomacinë e tij dhe kontributin e madh që ka dhënë për paqen në Ballkan, për çështjen shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për popullin e Kosovës.

Në këtë ceremoni festive merrte pjesë kryetari i bashkisë së Fierit, i cili tashmë do të lërë detyrën, Baftjar Zeqaj, Armando Subashi që sapo është zgjedhur si kryebashkiak, por edhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, deputetët Koço Kokëdhima, Ervin Koçi, Kozma Dashi, kryetari i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, skulptori Idriz Balani si dhe pushtetarë të tjerë vendorë. Në ceremoni merrte pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci.

Ambasadori Richard Holbrooke kishte filluar karjeren e tij diplomatike me 1962 dhe ka punuar per çdo president demokrat duke filluar nga Presidenti John Kennedy.  Si nje diplomat me kariere
te gjate, ai admirohej   por edhe kritikohej per menyren e veprimit, pasi ai ishte me shume se çdo gje tjeter i interesuar ne rezultate konkrete diplomatike. Sukseset e tija ne politiken e jashtme amerikane jane te shumeta per tu numeruar, por sipas verejtesve diplomatike, ambasadori Holbrooke do te mbahet mend vecanerisht per rolin e tij gjate lufterave ne Ballkan, pikerisht per suksesin e tij ne bisedimet per paqe ne Bosnje qe me ne fund cuan ne marreveshjen e Dejtonit  dhe ne pushimin e luftes ne Bosnje.

Si kryedipomati i Presidentit Clinton per Ballkanin, Ambasadori Holbrooke kryesoi negociatat me 1988 per nje marreveshje me Slobodan Miloseviqin per terheqjen e forcave  terroriste serbe nga Kosova ku kishin ndermarre fushaten e spastrimit etnik me qellim per te shperngulur shqiptaret nga trojet e tyre shekullore dhe per te lejuar vendosjen e pranise se verejtesve nderkombetare ne Kosove. Pasi qe Miloseviqi nuk zbatoi kete marreveshje, ishte Richard Holbrooke ai i cili ne emer te Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s i dorezoi ultimatumin  Miloseviqit me te cilin i kerkohej Serbise qe te terheqe menjehere forcat e  saj nga Kosova ose te ballafaqohej me sulmet ajrore te Organizates se Atlantikut Verior, NATO.

Ai, sic duket kishte studjuar mire udheheqsin serb dhe taktikat e tija.  Ambasadori Holbrooke deklaroi per rrjetin televiziv amerikan ABC ne vere te 1998 se “Diplomacia me  Miloseviqin eshte e sukseshme vetem neqoftse perkrahet nga forca ushtarake. Milosheviqi duhet ta kuptoje se — dhe ky eshte  thelbi i ceshtjes — se Kosova nuk eshte nje perseritje e asaj qe ndodhi ne Bosnje. Tani NATO eshte gati te veproje dhe eshte i  interesuar per ato qe  po ndodhin ne Kosove, ne nje menyre qe nuk ishte (e interesuar) kater vjete me pare ne Bosnje.  Neqoftse ai (Milosheviqi) mendon se  kejo qe po ndodhe eshte vetem teater i parendesishem, ai eshte duke bere nje gabim te madh.”

Takimet e Ambasadorit Holbrook me Presidentin e Kosoves Ibrahim Rugova ishin te shpeshta, is ne Prishtine ashtu edhe ne SHBA  ne perpjekje per te ndaluar masakrat e forcave serbe kunder popullesise shqiptare si edhe per nje prani te perhershme nderkombetare ne Kosove.  Ai kishte takime edhe me perfaqsues te tjere shqiptare nga Kosova, por  ne veren e vitit 1998, Ambasadori Holbrooke beri ate qe uk e kishte bere asnje perfaqsues amerikan deri atehere, duke u takuar per here te pare me luftetaret e UCK-es — gje qe ne ate kohe u interpretua si nje njohje e rolit dhe forces se saj ne rritje e siper ne Kosove. Pas takimit privat me perfaqsuese te UCK-es ne Junik, ambasadori Holbrooke deklaroi se gjendja ne Kosove ishte eksplozive dhe se duhej bere c’mos qe te parandalohej masakra dhe gjenocidi kunder shqiptareve.

Ambasadori Richard Holbrooke i prine listes se diplomateve amerikane, qe ne nje menyre a ne nje tjeter gjate dekadave,  kane kontribuar aq shume per mireqenjen dhe mbijtetesen  e kombit shiqptar. Ai ishte gjithashtu edhe mik i diaspores shqiptare ne Amerike dhe shpesh takohej  me perfaqsues te komunitetit shqiptaro-amerikan per te degjuar dhe marre pararsyshe edhe pikepamjet e tyre ne lidhje me ato qe po ndodhenin ne Ballkan, vecanerisht gjate luftes ne Kosove. Sidomos shqiptaret e Kosoves, por i gjithe kombi shqiptar ka humbur nje mik te madh, prandaj nuk duhet te harrojme kurre veprimtarine dhe kontributin diplomatik e politik te Ambasadorit Holbrooke — veprimatri kejo pa te cilen zor se Kosova do te kishte lirine dhe pavaresine qe gezon sot.  Prandaj, te gjithe Shqiptaret kudo qe jane, duhet t’i jene atij mirenjohes  per rolin e gjithanshem  qe ai ka luajtur per paqen e sigurine ne Ballkan. Kontributi i tij per  mbijetesen e shqiptareve te Kosoves dhe per lirine e tyre si edhe per nje te ardhme me te mire ne nje shtet te lire e te pavarur per ta dhe per nje te ardhme me te mire per kombin shqiptar ne pergjithesi, Ambasadori Richard Holbrooke do te mbahet mend dhe do te nderohet brez pas brezi nga kombi shqiptar.

Jusuf Vrioni – Fluturimi i shkabës Nga Luan Rama – In mémoriam

VOAL – Pas pesë orë qëndrimi në pistën e aeroportit Charles de Gaulles në Paris, avioni i vogël “Banderante” me dy pilotët shqiptarë u ngjit drejt qiellit, duke ju dridhur krahët dhe duke çarë drejt një horizonti të vrarë. Me vehte ai mbartëte diçka jo të zakontë, diçka të dhimbëshme dhe të rrallë, një arkivol me trupin e një njeriu që aq shumë kishte dashur të kthehej në atdhe në fundin e jetës së tij. Ishte trupi i ftohtë i Jusuf Vrionit.

Avioni kishte lënë pas aeroportin dhe tani po kalonte mjaft ulët mbi Paris, gjë e rrallë kjo për francezët, madje mbi Harkun e Triumfit, nga ku jo larg shquanim kullën Eiffel, kupolën e Akademisë Franceze dhe atë të kishës tek “Hôtel des Invalides”, Senën dhe anijet mbi lum. Jusuf Vrioni kurrë nuk e kishte parë nga lart dhe kaq afër këtë qytet aq të dashur ku kishte kaluar rininë e tij. Po fluturonte pa jetë, në një udhëtim që kurrë nuk e kishte dëshiruar, në një udhëtim që i trëmbej gjithnjë këto muajt e fundit dhe që refuzonte ta mendonte: kthimin e tij i vdekur. Udhëtimi i përzimtë s’di pse më kujtoi udhëtimin e shkabës në legjendën shqiptare, që do të çonte dikë në botën e përtejme e që do të kalonte kufijtë e dy botrave përmes një sakrifice të madhe.

Jusuf Vrioni kishte vdekur një ditë më parë, një mëngjes të bukur, të dielltë, kur ndoshta ai kishte menduar të shëtiste në Saint-Germain-des-Près, me shpresën se shëndeti po merrte për mbarë. Një ditë para vdekjes më thirri në shtëpi. Diçka donte të më thoshte, por që përsëri nuk e tha. Kishte mall për Shqipërinë,kishte dhimbje. I trishtë, i lodhur, ai kërkonte paqe. Paqe me botën që jetoi, paqe me jetën. Paqen që aq shume e kishte dashur me të gjithë njerëzit, madje dhe me inkuizitorët e tij. Paqe…

Atë mëngjes, telefoni i Agit, gruas së tij të dashur, më bëri të rend me makinë drejt shtëpisë së tij, në Rue Croix-Nivert, diku pranë Porte de Versailles.

– Eja shpejt, nuk di se ç’ka, Jusufi nuk më përgjigjet!

Me të mbritur, ngjita ashensorin me një frymë dhe hyra në dhomën e gjumit. Trupi i Jusufit kishte lëvizur lehtë nga shtrati, duke formuar një kryq me krevatin dhe fytyra e tij nuk di pse menjëherë më kujtoi figurat e zbehta por mjaft ekspresive në pikturat e El Grekos. I fola, i vura dorën në qafë, i preka duart, këmbët…Por jo, Jusufi nuk do të përgjigjej. Me sytë e hapur, veshur në rroba të kaltra, ai vështronte në zbrazësirën e pajetësisë.

– Agi,Jusufi na ka lënë..Ka shkuar !

Agi nuk donte t’a besonte që vdekja mund të ishte aq e paqte dhe pa fjalë :

– Po ai është i ngrohtë, – më pëshpëriste e hutuar, duke mos dashur ta besonte dhe duke ardhur rrotull pa ditur ç’të bënte :

-Jusuf ! Jusuf ! – kërkonte ajo ta zgjonte nga ai gjumë i rëndë, i përjetshëm. Figura e El Grekos, në dritën e bardhë të mëngjesit, me duart e hapura në formë kryqi nuk u përgjigj më. Kishte diçka të shënjtë. Në krahë,tavolina e tij e punës, librat, fjalorët e panumurt, ordinatori, tekstet e fundit dhe dy dosje ku shkruhej : Mira Meksi ! Ishin tregimet e fundit që po përkthente nga mikesha e tij…

Pas mjekëve që erdhën dhe konstatuan vdekjen, m’u desh t’a rruaj portretin e mikut tim të dashur. Një shkumë e bardhë mbi fytyrë…Çudiërisht kjo gjë e ç’vendosi plotësisht ambientin mortor dhe duke i kaluar briskun më dukej sikur ai thjesht kishte mbyllur sytë mos ti hynte shkuma në sy. Ishte hera e parë që rruaja një njeri tjetër dhe për më tepër një të vdekur. Më dukej e pabesueshme, si në ndonjë tregim të Markezit ku i vdekuri me të gjallin vazhdojnë të bisedojnë duke e kapërcyer atë çka i ndan nga njëri-tjetri. Brisku rrëshqiste dhe gati po mbaroja njërën anë kur befas një kujtim i çuditshëm mu kujtua nga bisedat me Jusufin vite më parë. „E çuditëshme“ mendova me vete dhe vura buzën në gaz, veçse ndryshe nga tani, në gjysmë-mjekrën e dikurshme të Jusufit nuk kishte pasur shkumë. Kishte qënë gjysmë-mjekra e një të prangosuri në errësirën e një qelie ku një ditë i ishte shfaqur hetuesit të tij me një gjysmë-mjekër të ashpër, të shkulur. Jusufi m’a kishte treguar këtë histori duke qeshur dhe me një kënaqësi të habitshme se si mund ta bënte këtë një njeri që nuk dinte nëse do të jetonte apo jo, një njeri që dukej se i ishte afruar pragut të vetë ferrit. Ç’kishte ndodhur?

Në vitin 1951, i arrestuar dhe i akuzuar gjoja si agjent i francezëve e më pas i amerikanëve dhe i anglezëve,atë e kishin plasur në qelitë e tmerrëshme të Tiranës. „ Nga gjyshi im kisha trashëguar zakonin që i ri ti shkulja qimet e mjekrës dhe kështu, një ditë, kur pas 15 ditësh më nxorrën nga qelia për tek banjat, nuk di pse m’u shkrep ti shkulja qimet e gjysmës së fytyrës. Kur gardiani më pa, ai kujtoi se po tallesha me të dhe filloi të më godiste ku të mundëte si një i tërbuar. Menjëherë sollën berberin e burgut që më hoqi pjesën tjetër të mjekrës“…

Atë mëngjes të dielltë, bashkë me Agin dhe Luc Barnier, që nuk vonoi të vinte, nisëm t’a vishnim, ti vinim një gravatë të bukur dhe ta përgatisnim për udhëtimin e tij të gjatë. Një telefon me Tiranën. Ishte presidenti i Republikës ai që do të fliste i pari me të shoqen e tij; ai që do të shkruante se Vrioni “ishte profesori i përmasave të mëdha tejet-kombëtare,liberal e demokrat, kalorës i kulturës shqiptare dhe asaj franceze…” Telefonat nga Tirana nisën të binin pareshtur, plot dhimbje e fjalë të coptuara :Ah !…Si ? Kur… Pasdite vonë trupin e tij e vumë në sallonin e ambasadës për t’i bërë homazhet e fundit në prag të nisjes. Atë mbrëmje shumë njerëz të afërm dhe miq të tij erdhën ta përshendesnin. Vinin një e nga një,duke i telefonuar njëri-tjetrit, një lajm që nuk vonoi të shpërndahej ngado nëpër Paris. Këshilli Ekzekutiv i Unesco-s i mbledhur në një konferencë, mbajti një minutë heshtje për ambasadorin Vrioni. Mesazhe ngushëllimi nga personalitete të ndryshme, nga Buthros Ghali, Bertrand Delanoe, kryetari i Bashkisë së Parisit, presidenti i Fondacionit Robert Schuman, nga artistja enjohur e viteve 40-50-të, Micheline Presle, që më pas do të më dërgonte një njëletër për Agin : « Cher Jusuf, ami de ma jeunesse. Je suis très triste, le cœur en larmes et en même temps plein de souvenirs heureux et gais ».[1]

Miqtë që vinin, me dhimbje në sy, ata i linin atij lamtumirën e fundit:ambasadori Jacques Faure, aktorja Macha Meril, regjisorja Liria Begeja, shkrimtari Claude Arnaud, Horst Godicke,ambasadorë të Unesco-s, intelektualë shqiptarë, shkrimtari Ives Mabin… Mabin erdhi atë mbrëmje vonë të ndahej me Jusufin. Sapo më kishte dhuruar një libër poetik të tij «Mémoire d’un temps éventuel» ku shkruante:

« maitre de souvenir, les morts sont les maitres

du regret nécessaire au sommeil des vivants »/[2]

Bashkëju afruam arkivolit dhe për një çast sytë e tij e panë atë përtej xhamit të arkivolit. Fytyra e tij e zbehtë vështronte ngultas portretin e mikut të tij të dashur, gati pa frymë, në një dhimbje të madhe. Të ngrirë, të pafjalë, nderonim mikun tonë, kur ndërkohë Yves filloi të ngashërehej, në fillim ngadalë gjersa sytë ju përmbytën në lotë që rrëshqitën mbi qilimin e shtruar. Atëherë ai ukthye dhe pa përshendetur, i mbytur nga lotët u largua dhe humbi në errësirën e shkallëve, sikur të kishte humbur një njeri të familjes së tij. A nuk e quante Jusufi « mon oncle » (« xhaxhai im ») dhe ai Jusufin përsëri « mon oncle » ?

« La rasion devivre et la raison de mourir

 la présence a le poids et le gout del’absence »…[3]

Dy ditë më pas ai do të më dërgonte në ambasadë shënimet e tij për Jusufin ku mes të tjerash shkruante : « Yusufl ’Albanais. Nous n’avions à priori aucune raison de nous rencontrer, de nous connaître. Les circonstances qui dans une vie sont parfois défavorables, ont été favorables à notre amitié. Aussitôt vus, aussitôt amis. Et pour toujours.Amis de cette amitié qui fait qu’on se comprend sans avoir à parler, à s‘expliquer, à se justifier. Nous admirons les mêmes valeurs. Nous donnions notre préférence aux mêmes priorités, aux même nécessités. Nous nous moquions de mêmes prétentions. Nous étions émus par les mêmes événements. Nous savions aussi rire ensemble. Tu aimais ton pays. Tu t’inquiétais pour lui. Il était toujours au cœur de ton cœur… »[4]

*   *   *

Po fluturonim mbi fushat dhe pllajat e Francës, diku mbi Auxerre, dhe nuk di pse,duke vështruar pas arkivolin e rëndë, imazhe të shumta m’u shfaqën. E në të gjitha ato imazhe, do të ishte gjithnjë Jusufi, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe kënaqësinë që i jepte çdo bashkëbiseduesi.

-Allo ? Comment vas-tu mon cher? – më kumbuan përsëri fjalët që aq shpesh më thoshte në telefon gjatë bisedave tona.

– Bien! Et toi?… Alors, tu vient?… On prend un petit wisky![5]

Me Jusuf Vrionin biseda jonë ishte gjithnjë e këndëshme.Shpesh flisnim frëngjisht dhe unë admiroja frëngjishten e tij të përsosur dhe elegante, një frëngjishte që kishte mbetur në tonet aristokratike të viteve 40-50-të, por që ishte një gjuhë e pastërt dhe mjaftë e rafinuar. Shpesh ai vinte në ambasadë, në « Rue de la Pompe » e më pas në « Avenue Marceau », ose unë shkoja në zyrën e tij në Unesco, në « Rue Miollis », për të cilën ankohej gjithnjë se ishte aq e vogël, sa dy vetë bashkë nuk mund të punonin. Zbrisnim në kafenenë e Unesco-s dhe bisedonim për Shqipërinë, ngjarjet politike, diplomacinë, jetën, artin. Ndonjëherë i jepja të më lexonte ndonjë letër zyrtare dërguar ministrit të jashtëm apo kryeministrit, që të ishte sa më perfekte, dhe fjala e tij ishte gjithnjë e vyer. Po kështu dhe një tufë poezish të vëllimit « Couvrez-moi avec un morceau de ciel »[6] që do të botohej s’afërmi në frëngjisht. Biseda me të ishte vërtet pasionante, pasi për çdo problem, njohuritë e tij ishin të habitshme. Kishte dëshirë të bisedonte me të rinjtë, pasi ai ndjehej gjithnjë iri, djaloshar, me zemër të re, edhe pse ishte në vitin e 85-të të jetës së vet.Kur ngjiste shkallët, nganjëherë ai do ti ngjiste ato duke vrapuar, duke kërkuar ta vinte trupin e tij në lëvizje dhe në gjëndje sportive, si dikur në rininë e tij. Megjithatë kur binte fjala për rininë e tij, apo për epokën kur ai kishte jetuar në Francë, sytë i merrnin një dritë të veçantë dhe nostalgjia e mbërthente. Ajo kohë e rrëmbente me magjinë dhe intensitetin e kujtimeve, të jetës që kishte jetuar, thua se ajo të kishte qënë pjesa më e bukur e jetës së tij.

Ai kishte zbarkuar në Paris një ditë të vitit 1925, kur babai i tij, Iljaz Vrioni, ish kryeministër dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, ishte caktuar ambasador i Shqipërisë në Francë. Ahmet Zogu sapo ishte zgjedhur president i Republikës së re shqiptare. Legata ishte vendosur në fillim në « Rue de la Pompe » por më pas, ambasadori Vrioni bashkë me familjen ishte vendosur në 11, bis, « Avenue Victor Hugo », shumë pranë sheshit të « L’Arche de Triomphe ». Pikërisht atë kohë Jusufi do të fillonte jetën e tij pariziane : studimet në një nga licetë më të famëshme të Parisit « Lycée Janson-de-Sailly », ku në një klasë paralele studjonte André Maurois ; sporti në fushat e tenisit në Bois de Boulogne ; pushimet familjare në Evian, Bretagne, në kështjellat buzë Loire apo në Merlimont pranë Touquet, në veri të Francës. Shkrimtarët e tij të preferuar të kësaj kohe ishin Proust, Claude Mauriac, de Monterlant, Gide, etj. Edhe pas 70 vjetëve, atij i kujtoheshin ato ditë kur lexonte « La condition humaine » të Gide, apo « Voyage au bout de la nuit » (« Udhëtim në fund të natës ») të Celine. Jusufi do të ishte padyshim një nga shqiptarët më të integruar në shoqërinë franceze të asaj kohe. Jeta e tij ishte pasionante, me etje për dije, për të njohur shkencën e artin, enigmat e matematikës dhe të kimisë. Ato vite ai luante hockey dhe skuadra e tyre me kapiten Jacques Lacarrière do të dilte kampione e Francës. Papritur, kur ai mbushte 16 vjeç,një ditë më vonë, më 17 mars 1932, babai i tij do të vdiste nga çiroza. Trupi i tij do të përcillej plot nderime nga qeveria franceze, e cila e kishte nderuar me dekoratën e lartë « Officier de la Legion d’Honneur ». Pas vdekjes së Iliaz Vrionit, familja do të vazhdonte të qëndronte në Francë. I riu Vrioni ishte një student i përkryer dhe i njohur në rrethet pariziane. Kështu ai njohu Coco Chanel, aktoren Micheline Presle dhe personazhe të tjerë të mondanitetit francez. Pasliceut, ai vazhdoi studimet në « Hautes Etudes Commerciales » (HEC) një nga shkollat më të famshme të Francës. Pas një liçence në« HEC », ai u regjistrua në shkencat politike si dhe për një doktoraturë në Drejtësi (en Droit). Por në këtë kohë erërat e luftës po afroheshin. Në pranverën e vitit 1939 ai u detyrua të lërë me dhimbje shkollën dhe Parisin.

– « Më kujtohet si tani ajo mbrëmje e fundit, kur isha me një mikeshën time në një restorant të njohur buzë Senës, në « Tour d’Argent », më tregonte ai. – Të nesërmen, bashkë me vëllain, Aliun, ne shkuam në Gare de Lyon. Të përmalluar dhe me një ndjenjë të çuditëshme nga ky largim, ne puthëm kalldrëmin e stacionit dhe u nisëm drejt Romës. Ishte një lloj lamtumire.. »

Më 5 gusht 1939 Vrioni zbarkoi në Shqipërinë e pushtuar nga Italia fashiste…

* * *

 

Pas një ndalese të shkurtër në Bastia të Korsikës, avioni ynë u ngrit sërrish në një qiell blu, duke ju drejtuar Italisë, ku pak më vonë nisën të shquheshin brigjet e jugut të saj. Më pas, kur ra muzgu, dritat që nisën të ndizeshin, bënë të ravijëzoheshin në gjysmëerrësirë qytetet e Napolit, Kaprit dhe qytezat e gjirit të Sarentos. Duke vazhduar më tej, në largësi ne lamë pas Barin dhe konfiguracionin e asaj« çizmeje » gjigande të skajit jugor të Italisë. Tashmë poshtë nesh shtrihej Adriatiku. Ishte natë. Jusufi flinte në gjumin e tij të përjetshëm. Ai nuk e dinte se po fluturonte si atëhere më 1939, kur la sallonet e Parisit dhe të Romës për të shkuar në Shqipëri, atdheun e tij të pushtuar. – Atëhere kishte filluar lufta dhe Jusufin e takova në Nice, – më kishte treguar një ditë një nga miqtë e Jusufit, Robert Durant-Vienne, ish student me të ne HCE. – Çdo bësh tani që u pushtua Shqipëria ? – e pyeta. – Do shkoj në Shqipëri. – m’u përgjigj menjëherë ai, – Vendi im është atje !…Kjo përgjigje e tij më befasoi.

Sa atdhetar që ishte Jusufi,aq dhe evropian ishte ai, pasi jeta e tij u gatua në një qerthull ku përziheshin kulturat, gjuhët, shoqëritë. « Cet homme dont la seule fierté avouée était de faire régulièrement moins de quatre fautes aux dictées de Bernard Pivot,connaissait si bien notre langue – et l’italien, et le grec, et l’anglais – quel’on pouvait se méprendre sur saveritable nationalité »,[7] -shkruante atë ditë në « Le Monde », miku i Jusufit, gazetari i njohur José -Alain Fralon. E ndërkohë që avioni i afrohej Shqipërisë, përsëri m’ushfaqën ato rreshta të shkruara nga një dorë e dhimbur, fjalë lamtumire të Yves Mabin :

« Yusuf le français ! Tu aimais la France, sa culture que tuconnaissais parfaitement, sa langue que tu maîtrisais admirablement comme leprouvent les inégalables traductions que tu as faites des œuvres d’un des plusgrands écrivains vivants dans le monde, ton ami, notre ami Ismail Kadaré. Tuaimais ce dialogue difficile, rigoureux, enrichissante entre ta languematernelle et la langue française. Tu aimais tant cette langue que tu m’asconfié qu’en prison, dans l’isolement, tu te parlais français à toi-mëme pouréviter de perdre la raison. Quel plus beau compliment faire à une langue quiétait la tienne car tu étais français aussi, comme sont français tous ceux quiparlent français et qui aiment ce pays partisan déclaré des libertés et desdroits humains. »[8]


 

Në vjeshtë të vitit 1991, ministri i atëhershëm i Kulturës të Shqipërisë Preç Zogaj, do të bënte një vizitë zyrtare në Paris. Në sallën e bukur të ministrisë së Kulturës, në « Rue Valois », ministri i atëhershëm Jack Lang shtroi një drekë, ku ishin ftuar dhe Ismail Kadareja e Jusuf Vrioni, si dhe shkrimtarë francezë si Bosquet, Nourissier, Ives Mabin e Robert Escarpit, dy libra të të cilit ishin përkthyer dhe botuar në shqip. Yves Mabin ishte padyshim një nga adhuruesit e Vrionit. Kishte qënë pikërisht ai që kishte bërë të mundur që për herë të parë,pas pesë dekadash, Jusufi të mund të shkelte përsëri në rrugët e Parisit. Kjo kishte ndodhur pikërisht me rastin e veprimtarive të 200 vjetorit të Revolucionit Francez, i cili u festua me madhështi në gjithë Francën.

Më kujtohet gjithashtu dimri ivitit 1992-1993 kur bashkë me Liri Begenë dhe Luc Barnier, shkuam në aeroportin « Charles De Gaulle » për të pritur Jusufin. Kësaj rradhe ai vinte i ftuar nga botuesii Kadaresë, Claude Durand. Nga aeroporti shkuam drejt e në shtëpinë e Lirisë kudo të vendosej për një kohë të gjatë dhe ku do të gjente një kënaqësi e prehje të jashtëzakonshme. Mbrëmjeve mblidheshim mes miqsh të ndryshëm, mes të cilëve gjithnjë Edi Rama, dhe Jusufi niste nga ligjëratat dhe kujtimet e tij. Kishe dëshirë t’a dëgjoje. Sapo shkelte në Paris, dukej sikur kryeqyteti francez e thithte plotësisht me hijeshinë dhe magjepsjen e vet, me miqtë e tij të dikurshëm, intelektualët e ndryshëm, rrugët që i njihte me pëllëmbë, kujtimet e rinisë, kafenetë e Saint-Germain-dès-Près apo të Montparnasse. Në shkurt të vitit 1993, Jusufi do të rivinte përsëri në Paris. Tashmë ishte krijuar një« aller-retour » i perhershëm, Tiranë-Paris dhe Paris-Tiranë. Kësaj rradhe do të shkonte në « Rue de Grenelle » në shtëpinë e miqve të tij, Marta Albertinit, stërmbesë e shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi dhe Boris Dino, biri i ish ministrit të Jashtëm shqiptar të kohës së Zogut, i cili ishte njëkohësisht dhe kushëriri i tij nga e jëma. Pikërisht atje, me të ikurJusufi, unë do të jetoja për tri vjet rradhazi me familjen time.

Në mars të vitit 1997, Jusufin e takova menjëherë sapo kishte mbërritur nga Roma. E takova atë në shtëpinë e Begesë. Kësaj rradhe ardhja e tij ishte e shqetësuar dhe e trishtë. Ngjarjet e Tiranës, në marsin e atij viti e kishin tronditur. Si mua ashtu dhe miqve të tij, duke qeshur, ai na tregonte atë histori të një nate marsi në Tiranë, kur kishin hyrë për ta grabitur në shtëpinë e tij. Dikush i kishte vënë thikën, duke i kërkuar para. Po ku kishte para Jusufi ? Kalvari i tij ishte vërtetë i trishtë dhe i dhimbshëm, edhe pse ai e tregonte si një aventurë: krismat nëpër natë, ambasadori francez Chrismant, ikja me nxitim bashkë me Agin drejt Durrësit, Julien Roche, që e kishte kthyer vilën e tij në fortesë, helikopteri ushtarak dhe fluturimi i shpejtë drejt Romës. Shpesh ai kujtonte shtëpinë e tij në rrugën « Naim Frashëri » dhe jetën e atyre dhjetra vjetëve që kishte jetuar aty, makinën e shkrimit, punën e madhe gjer në orët e vona të natës, përkthimet e panumurta, romanet e njëpasnjëshme, veprat e detyruara të Enver Hoxhes, frika nga përgjimi, Agi, Aleni…

Mbaj mënd atë vit të 1997, kur ishte në Paris dhe kur nga fillimi i vjeshtës Fatos Nano, kryeministër, i propozuai të bëhej ambasador i Shqipërisë pranë Unesco-s. Ato kohë, Louis Barnier, i ati i kineastit Luc Barnier, i kishte lënë në dispozicion një apartament në « Rue Olier », pranë « Porte de Versailles », ku për tu futur duhej të kaloje përmes një kopështi të këndshëm dhe gjithnjë të gjelbërt. Jusufit i erdhi e papritur ky propozim nga ana e « Aleancës për shtetin », të kësaj qeverie të majtë, në një kohë që e djathta e Berishës as që kishte menduar për të, edhe pse Jusufi mbahej si një nga intelektualët edënuar të diktaturës. Atë kohë ai mendonte si ta kalonte në qetësi atë pjesë tëjetës së tij dhe në dashurinë e shkrimeve, përkthimeve dhe miqësisë me një numur të madh intelektualësh.

-Hë !Si thua, ç’të bëj ? – më pyeste Jusufi, pa vendosur për përgjigjen që duhej të jepte për propozimin e bërë.

-Sigurisht që duhet të pranosh të bëhesh ambasador ! – i thoja, jo vetëm unë, por dhe tërë ai grup miqsh që e rrethonin. – Padyshim, për Shqipërinë nuk ka përzgjedhje më të mirë, dhe aq më tepër që ti rikthehesh në Paris, në gjurmët e babait tënd, që ka qënë ambasador i Shqipërisë po këtu. Veçanërisht ky fakt e bënte atë që të mendonte se duhej të pranonte të bëhej ambasador i vendit të tij, në një organizatë të tillë ndërkombëtare, siç ishte Unesco. Vite më parë, vëllai i tij, Aliu, i cili nuk u kthye si ai në Shqipëri, kishte qënë në vitet 60-70-të, një nga figurat drejtuese të Unesco-s. Atë ditë që do të fillonte punën si ambasador, ai nxorri nga dollapi një çantë të vjetër lëkure,me të cilën filloi ditën e parë të punës :

-Eshtë e Aliut ! – më tha me mall dhe një gëzim fëmijëror.

Të gjithë e përshëndetën Jusufin të gezuar për detyrën e tij të re. Ditën në Unesco mes ambasadorëve dhe konferencave, në mbrëmje, pranë teksteve që e prisnin për tu përkthyer, në apartamentin e tij të vogël, në « Rue Olier ». Më vonë gjeti një apartament pak më të madh, po në atë ndërtesë,por Jusufi mjaftohej me pak dhe nuk kishte pretendime për hapësirë dhe lluks.Atëhere ambasada jonë ishte ende në« Rue de la Pompe »dhe shpesh Jusufi vinte në zyrat tona. Një ditë, një mikeshë e vjetër më telefononte nga Gjeneva. Ishte Claire Lucheta, një grua mjaft inteligjente, hebre dhe me kulturë, të cilën e kisha njohur kur isha në ambasadë në vitin 1992. Tashme ajo kishte krijuar një shoqatë humanitare dhe ndihmonte fëmijët e Shqipërisë, shkollat, etj. Atë ditë ajo më telefonoi për çeshtjen e Jusufit.Një grup miqsh kishin mbledhur ca para dhe kishin vendosur të bënin sigurimin shëndetësor për Jusufin, pasi deri atëhere ministria e Jashtme shqiptare nuk bënte një sigurim të tille për punonjësit dhe diplomatët e saj. Kështu, të gjithë kërkonin të bënin diçka për Jusufin.

Më 1998 Jean François Deniau ish ministër e deputet, anëtar i Akademisë Franceze,romancier i njohur dhe ish ambasador, do ta propozonte në Akademinë Franceze që Jusufit ti jepnin një çmim për frankofoninë. Padyshim që ai ishte frankofoni më i njohur shqiptar dhe e meritonte një çmim të tillë më shumë se kushdo tjetër.Pas disa muajsh, ishte Jack Lang, me cilësinë e kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Asamblesë Parlamentare Franceze që do të organizonte në një nga sallat e « Rue de l’Université » një ceremoni, ku do të ishin prezentë mjaft miq të tij, mes të cilëve dhe Kadare, Durand, Masha Meril,Begeja e Barnier: Chevalier de la Légion d’Honneur![9]

Në qënien e Jusufit një ndër gjërat që spikaste më shumë ishte thjeshtësia e tij.Ndoshta nga që gjithnjë ai kërkonte që çdo gjë të ishte në perfeksionin e vet,ç’ka ishte kthyer tek ai në një vlerë absolute dhe e pa arritëshme. Modest në shfaqjen e tij, modest për të mos u dukur në podiumet, i rezervuar për të mos thënë gjithnjë « unë », edhe kur kishte të drejtë ta thoshte këtë,vështirë se mund të gjeje një tjetër aq të thjeshtë e fjalëpakë sa ai. Vështirë se mund të merrje një intervistë, pasi gjithnjë përgjigja e tij do të ishte : „E ç’mund të them unë ? E ç’di unë më shumë se të tjerët? Për një kohë të gjatë regjisori Jean-Louis Berdot dhe producenti Michel Faure,autorë të disa filmave dokumentarë mbi Shqipërinë, u përpoqën të realizonin një film dhe për jetën e Vrionit. – „Thuaj pak Jusufit, – më thonin ata, – përse vallë nuk pranon t’a filmojmë?!“ Një ditë ata mundën t’a bindin që ta inçizonin gjatë dy orëve, në sallën e poshtme të ambasadës në „Rue de la Pompe“, por kur i kërkuan t’a xhironin përgjigja e Jusufit ishte negative. – „Një film për mua? E kush jam unë? Kujt do t’i vlejë ky film? – ju kishte thënë ai me të qeshur, duke u rrahur krahët miqve të tij.

Një tjetër herë isha me Luc Barnier të cilin ai e admironte. Edhe ai donte të realizonte një film për Jusufin. – Kushedi, mbase e bindim, – më tha një ditë Luc. Morëm një makinë, një llampë ndriçimi, një manjetofon, kameran dhe bashkë me Jusufin u nisëm për në shtëpinë e një miku të tij të kohës së burgut, një refugjat politik i ardhur në Paris në vitin 1990. Lavdosh Sulo, një vlonjat i urtë e bujar, banonte atë kohë në „Bulevarde Paniatowski“, në periferi të Parisit. Bashkë me Jusufin ngjitëm shkallët gjer në katin e fundit të ndërtesës dhe hymë në banesën e vogël të mikut të tij, me të cilin kishin kaluar disa vjet në kampin e punës së detyruar në Shtyllas të Fierit. Takimi i tyre ishte vërtet emocionant. Ata nisën të kujtonin vitet e burgut, shokët e tyre, ata që ishin gjallë dhe ata që kishin ikur nga kjo botë,episode të ndryshme dhe të dhimbëshme. Luc xhironte dhe unë inçizoja, duke mbajtur atë llampë të vogël ndriçimi. Pas atij takimi, Luc donte të vazhdonte të xhironte përsëri episode të tjera të jetës së përditëshme të Jusufit, por gjithçka u bë e pamundur. Jusufi refuzonte gjithnjë.

Më kujtohet gjithashtu historia dhe aventura e librit të tij « Mondes effacés », që shkroi në bashkëpunim me mikun e tij francez Eric Fay,romancier dhe kritik letrar. Një ditë Jusufi më tregonte se ishte penduar që kishte marrë paradhënie për shkrimin e këtij libri nga shtëpia botuese, madje për këtë ishte bërë shkas vetë François Nourissier. « Sigurisht, atë kohë kisha nevojë për para, por nuk më bëhej që të tregoja e të shkruaja për veten time. E ç’do të thonin të tjerët ? » Kështu, ai filloi të kthejë mbrapsht paratë e marra më parë si paradhënie. Por shtëpia botuese kurrë nuk ia pranoi.Lexuesi francez dhe më pas ai shqiptar, patën fatin të lexojnë nga ai atë libër mjaft interesant dhe që përshkruante tërë itinerarin e jetës së tij. « Ja fati i jashtëzkonshëm i këtij njeriu, pinjoll i një familjeje të madhe shqiptare të perandorisë otomane, – do të shkruante në pasthënien e librit të tij botuesi i i « Editions Jean-Claude Latteès », – njeri i cili ka përshkruar trazirat kryesore të Evropës së sotme. Një dëshmi pasionante, ajo e rënies dhe pastaj e ngritjes, dëshmi e një aktori e njëkohësisht viktimë e lëvizjeve kulturore e politike të shekullit».

Po, „Mondes effacés“ ishte një libër impresionant, ku gjithçka ngjall kureshtje, interes : kthimi i tij në Tiranë, takimi me nënën e tij dhe jeta e tyre e përbashkët në hotel « Dajti », ku nga dritarja e hotelit shquhej bulevardi i madh me emrin «Musolini», mimozat që mbushnin rrugët e atyre ditëve, pastaj kapitullimi i Italisë, hyrja e gjemanëve duke mbushur hotelin, ashtu të ngjeshur plot armë, ikja e të dyve nga hoteli dhe çlirimi i Tiranës.

Në kopertinën e librit «Mondes effacés», apo ndryshe « Botë e shlyer »,të bënte përshtypje ai zinxhir i rëndë burgu, në majë të së cilës, një flutur e bukur kërkonte ta ngrinte lart, në një simbolikë që të ngjante se ishte vetë jeta e Jusufit. Një dritë shprese ka dashur si duket ta largojë atë flutur nga jeta e burgut.

* * *

Tani fluturonim mbi detin Adriatik dhe në kabinën e pilotëve filluan të vinin mesazhet e teknikëve shqiptarë që nga kulla e vrojtimit të Rinasit, të cilët komunikonin me pilotët e atij avioni të vockël që mbartëte diçka jo të zakonshme. Në fillim u shquan dritat e Durrësit dhe të bregut, pastaj ato të Tiranës dhe së fundi pista e aeroportit të Rinasit që ndriste si një fashë e vetme drite mbi errësirën e tokës. Edhe një orë do të bëhet mesnatë, mendova atë çast kur nga dritarja pashë njerëzit në pistë që po afroheshin drejt avionit që sapo kishte ndaluar. Në çast, duke vështruar portretin e trishtë të Agit, u përpoqa të imagjinoja atë kthim drejt qytetit të Tiranës, njerëzit e shumtë, shtëpinë e vjetër të tij në rrugën „Naim Frashëri“, atë qytet ku ai kishte jetuar rreth 60 vjet. Jusufi shpesh më kishte treguar historinë e tij mëtragjike, atë të një dite vjeshte të vitit 1947, kur në sheshin e Tiranës e arrestuan, tek shkonte në një takim me të dashurën e tij. « Ishte 13 shtator… Kur u lirova nga burgu unë shkova ta kërkoj atë vajzë. Por ajo nuk më priste. Ishte martuar… Atë periudhë, Partia Komuniste përgatiste kongresin e saj të parë të vitit 1948. Ngado dëgjoheshin breshërima. Pas gjashtë muajsh pyetje në qeli, ata sajuan një proçes për spiunazh në shërbim të Francës…U dënova 15 vjet burg. Të burgosurit i shërbenin rindërtimit të vendit, – psherëtiu Jusufi duke buzëqeshur, duke kujtuar siç duket vite të tëra që kishte punuar, duke gërmuar për tharrjen e kënetës së Maliqit, në kanalet e vaditjes, minierat, ndërtimin e pistës së aeroportit të Rinasit, etj.

Olivier Deprez, producent filmash e spektaklesh, më kishte treguar një ditë një historitë çuditëshme, por të vërtetë. Atë ditë të vitit 1997, kur ai po kthehej nga Shqipëria për në Paris bashkë me mikun e tij Jusuf Vrioni. Po kalonin doganën e Rinasit, kur një nga policët i kërkoi Jusufit të paguante taksën e kalimit, një dhjetë dollarësh, ç’ka atë kohë ju kërkohej të gjithëve. Jusufi ishte befasuar nga kjo kërkesë dhe pas një hezitimi, i kishte thënë policit se nuk do e paguante. Polici këmbëngulte por edhe Jusufi këmbëngulte nga ana e tij, gjersa me në fund i kishte thënë: – Nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport që e kam ndërtuar me këto krahë si i burgosur politik!

Polici ishte shtangur dhe e kishte lenë të kalonte…

Pas lirimit të tij nga kalvari i burgjeve, Jusuf Vrioni nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse të përkthente… « Koha më e bukur e jetës sime ishte periudha e burgut, – më ishte shprehur një ditë ai. I habitur nga kjo shprehje paradoksale i thashë se nuk e kisha dëgjuar mirë, por ai kishte shtuar : -Po, ashtu është. Në planin human është momenti ku unë kam qënë i vërtetë përballë vetes sime dhe të tjerëve. Atje kishte sigurisht njerëz spiunë dhe maskarenj, por kishte dhe njerëz të mrekullueshëm ».

Një ditë, pas burgut, duke lexuar lexuar një shkrim rreth romanit « Gjeneralii ushtrisë së vdekur », ku thuhej se ky roman meritonte të përkthehej, ai kërkoi ta lexojë menjëherë, dhe që në faqet e para ai e kuptoi gjeninë e shkrimtarit, të cilin nuk e njihte : ishte Ismail Kadare. Dhjetë vjet rresht, përpara makinës së shkrimit, Jusuf Vrioni u shndrua në një hije apo fantazmë që përkthente veprat e shkrimtarit të madh. Askush nuk e dinte se kushi përkthente ato romane «made in Albania», nga «Gjenerali i ushtrisë sëvdekur », tek «Tamburet e shiut » e me rradhë, si «Kronika e qytetit të gurtë », «Dimri i madh», « Perëndimi i zotërve të stepës», etj. Me romanin « Prilli i thyer» dhe «Ura me tri harqe» u shfaq për herë të parë emri i përkthyesit-fantomë. Madje atij i kërkuan të përkthente dhe botime politike e në rradhë të parë vepra të Enver Hoxhës, të cilat sigurisht s’mund t’i refuzonte, ndryshe duhej të rikthehej në qelitë e dikurshme. Kështu shpjegohet dhe udhëtimi i tij rokambolesk në Suedi më 1979 për të punuar në fshehtësi, i mbyllur në ambasadën shqiptare, për rishikimin e një vepre të Enver Hoxhës, bashkë me specialistëtë tjerë marksistë-leninistë. « Hoxhën unë kurrë nuk e kam takuar, -thoshtë Jusufi. Ai më kishte bërë të ditur se i kishte çmuar përkthimet e mia,dhe që nga ai moment pata autorizimin që krah përkthimit të shtoja dhe emrin tim.»

Një nga miqtë e afërt të Jusufit ishte studjuesi dhe romancieri francez Eric Fay,me të cilin dhe punoi për botimin e librit „Mondes effacés“ apo « Botë e shlyer ». « Para se të njihesha me Jusufin, – shkruan ai, – kisha njohur dhe kisha përjetuar mjaft nga vëndet ku ai kishte jetuar dikur :në Romë, Durrës, Tiranë, në qytetin e tij të lindjes, në Berat, ku një gidë na kishte treguar një ndërtesë ku kishte ndënjur familja e tij e që tashmë ishte kthyer në « Muzeu Historik i Luftës Nacional-Çlirimtare ». Në prill të vitit 1990, kur gjendesha në Tiranë për bashkëbisedimet e mia me Ismail Kadarenë, më prezantuan përkthyesin e tij, atë « djalosh shtatëdhjetepesëvjeçar ». Gjatë takimit tonë rreth një kafeje në hotel „ Dajti“,shumë shpejt e kuptova se gjëndesha përballë një njeriu me një histori të jashtëzakonshme. Gjatë viteve, një miqësie thellë u lidh mes nesh. Kur ai më kërkoi ta ndihmoja që të sistemonte kujtimet e tij për t’i hedhur në letër, unë u gjënda përballë të papriturave. Evropa dhe historia e saj e sotme a mund të prodhojë fate kaq maramendëse, të fuqishme, të gjymtuara e të pasura sa kjo e këtij njeriu ? Një fëmijëri si e Nabokovit, « rini e artë », me studime të gjata që gatuan një shpirt të aftë për të interpretuar situata shumë të ndryshme, për të arsyetuardhe luftuar në një mori fushash, kampet staliniste të llojit të Solzhenicinit,pastaj gjithë ajo ngjitje e ngadaltë drejt jetës, në një botë që nuk e zgjodhi ai, me të cilën ju desh të adoptohej çdo ditë, gjer në rinjohjen e tij përmes universit letrar, një rinjohje që ju bë shumë vonë për të shijuar vërtet dhe me dhimbjen e viteve të humbura. »

Një ditë, duke biseduar me Jusufin rreth përkthimit dhe rolin e përkthyesit në pëcjelljen e veprës së letrarëve në gjuhën e një kombi tjetër, unë e pyeta atë rreth filozofit dhe linguistit të njohur Georges Steiner, autorit të një prej veprave më të njohura « Après Babel », ku ky filozof e linguist flet në veçanti për artin e përkthimit. Madje si gazetar i kërkova një intervistë rreth përkthimit dhe eksperiencës së tij personale, që është padyshim eksperienca më e pasur dhe më e thellë e përkthyesve shqiptarë të deritanishëm në gjuhën frënge.

-E ç’mund të të them… – më ishte përgjigjur ai me atë modestinë e zakonshme. – E ku di unë nga përkthimi… Padyshim ka shumë teori, por sigurisht më interesantja është ajo që flet Steiner në esenë e tij « Après Babel ».

Mjeshtëria e përkthimit të Jusuf Vrionit është vlerësuar padyshim nga gjithë kritika letrare franceze e shqiptare. Kjo është vënë në dukje disa herë në« Assises Européenne de la traduction littéraire », ku krahas përkthimeve të autorëve të mëdhenj si Proust, Sarraut, Duras apo Bodelaire,është folur dhe për përkthimet e tij nga veprat e Kadaresë. Për këto vlera atij iu dha më 1995 në Arles, në jug të Francës, çmimi i njohur në botën e përkthyesve « Helperine-Kaminsky », nga « Shoqëria e Letrave të Francës », të themeluar nga Hugo, Balzac, Dumas dhe George Sande. Një vit më vonë po në Arles, kryetari i bashkisë Michel Vauzel, ish ministër i Drejtësisë në epokën e Miteranit, e nderoi atë me titullin « Qytetar Nderi » i Arles. Pas dekorimit të tij me titullin „Chevalier del’Ordre des Arts et lettres“, ai ishte dekoruar me „Urdhërin Naim Frashëri » në Shqipëri, pas « Chevalier de la Légion d’Honneur » dhe « Medaille de la Francophonie » nga Academie Française në Paris, me « Penda e Argjendtë », në Tiranë më 1998.

Jusufi ishte njeri i paqtë dhe e donte shumë muzikën. Madje jo çdo lloj muzike. I pëlqente shumë xhazi, të cilin e kishte ndjekur veçanërisht në rininë e tij. Mbaj mënd disa mbrëmje, kur Jusufi, në fillim me ndrojtje, ngrihej të kërcente, por brënda disa minutave i mahniste të gjithë me elegancën e kërcimit të tij. Një drekë, në shtëpinë e një miku, Simon Antoine, në Aulnay-sur-Bois,pranë Parisit, me të dëgjuar një « bluz », u ngrit dhe i dehur nga muzika filloi të kërcente. Sigurisht e ndoqëm dhe ne më të rinjtë. Një mbrëmje  tjetër në apartamentin e ri të fotografes dhe shkrimtares shqiptare Ornela Vorpsi, kërcimi i tij i habiti të gjithë. Jusufi kishte përhumbur në krahët e Ornelës dhe të muzikës.

Veç një merak kishte Jusufi: vuajtjen e nënës së tij gjatë kohës që ai ishte në burg dhe ajo e internuar, si dhe varri i përdhunuar i babait, koskat e të cilit, ishin hedhur në lumë vitin e parë të pas çlirimit të Shqipërisë. Një ditë, kur në «Le Monde» ishte botuar një shkrim i Nicole Zand per veprimtarinë kulturore shqiptare në Die, në jug të Francës, dhe fliste për kërkimin e eshtrave të Mehmet Shehut nga i biri, Bashkim Shehu, në librin e tij më të fundit, ai nuk mungoi të shprehte një shënjë pakënaqësie. – E shikon më tha, -e çuditëshme. Per eshtrat e një krimineli, që urdhëroi të ç’varroseshin dhe hidheshin në lumë kockat e babait tim, njerëzve iu vjen keq, ndërsa për kockat e tim eti, askush nuk mundohet ti kujtojë. ». Padyshim kishte të drejtë…

* *   *

Në Tiranë atë mbrëmje mbritëm vonë. Ministrja e Kulturës dhe zëvëndës ministri i Jashtëm, bashkë me njerëz të familjes dhe një tufë gazetarësh na prisnin në aeroport. Makinat ju drejtuan Tiranës që sapo kishte nisur të dremiste pas një dite plot zhurmë e pluhur. Më pas morrëm rrugën « Naim Frashëri » ku ishte shtëpia e tij. Përsëri njerëz. Na prisnin miq të tij, Marsel Skëndo,Julien Roche, ambasadori Christmant, Pëllumb Xhufi, Sabri Godo, Shahin Vrioni,Thoma Thomai, Zhani Ciko…Të gjithë u grumbulluam rreth trupit të Jusufit të ndanim dhimbjen së bashku, mes kujtimeve tona që vazhduan gjer pas mesnate. Atë pasdite, televizionet dhe radiot kishin njoftuar për « udhëtimin » e Jusuf Vrionit, duke e shoqëruar dhe me një intervistë të Kadaresë, ku ai thoshte : « Për mua, kjo është një humbje e dyfishtë :fillimisht për kulturën shqiptare, por së dyti kjo është dhe një humbje personale, pasi për 40 vjet rradhazi ai ishte përkthyesi i veprës sime dhe i shkrimtarëve të tjerë shqiptarë ».

Të nesërmen, trupin e Jusuf Vrionit e vunë në hollin e madh të ministrisë së Jashtme. Erdhën ti bënin homazhet e fundit presidenti i Republikës ,kryeministri, qeveritarë, intelektualë, kryetarë partish politike, miq, të afërt, adhurues të thjeshtë të penës së tij. Në drekë, në varrezat e Sharrës,trupi i tij do të zbriste në varrin e nënës së vet, në të njëjtin vend, për tu takuar pas një mungese të gjatë, shumë të gjatë:

-Erdha nënë !…

-Vër kokën në prehërin tim  bir, dhe shlodhu nga kjo rrugë e gjatë!…

Nuk di pse në ato momente, kur arkivoli i tij zbriste nën dhé, sepse m’u shfaq përsëri fluturimi i avionit që linte mbi det një hije gjigande në formën e shkabës. Ishte shkaba e legjendës që fluturonte rëndë e ngadalë dhe përcillte një udhëtar të largët, nga bota e të gjallëve në atë të të vdekurve.

Luan Rama

në librin “Krushq të largët  dhe “Pont entre deux rives”.

« Yusuf le Noble ! Yusuf l’Albanais ! Yusuf le Français ! – më kishte shkruar në letrën e tij Yves Mabin, – quand nous nous promenions dans Paris la première fois où tu avais été autorisé à y revenir après tant d’années d’interdiction et d’absence, tu m’as dit que tu étais mon « oncle », mais que moi aussi j’étais ton « oncle ». En fait, tu étais mon frère. Frère aîné, en sagesse, en expérience douloureuse, mais parfois frère cadet quand tu me demandais conseil et que je te voyais si vif, si fringant, éternel jeune homme.Nous étions frère, Yusuf, et les frères savent, vivants, se reconnaître. Et morts, ils savent se retrouver. A bientôt Yusuf. »[10]

[1] -« I dashur Jusuf, miku i rinisë sime. Jam e trishtë dhe zemrën ekam plot lotë, por në të njëjtën kohë me plot kujtime të lumtura e të gëzuara”.

[2] – « Zot i Kujtesës, të vdekurit janë mjeshtra/ të keqardhjes sënevojshme në përgjumjen e të gjallëve/. »

[3] – « Arësyeja për të jetuar dhe për të vdekur/ e tashmja ka peshëndhe shijen e mungesës/. »

[4] – « Jusuf shqiptari ! Ne s’kishim asnjë arësye të takoheshim,të njiheshim. Rrethanat që zakonisht janë të panevojshme, ishin të mbara përmiqësinë tonë. Sapo u pamë u bëmë miq. Miq për gjithnjë. Miq të një miqësie kukuptohemi pa qënë nevoja të flasim, të shpjegohemi, të justifikohemi. Neadmironim të njëjtat vlera. Ne i jepnim preferencë të njëjtave ndjenja,prioritete. Qeshnim me të njëjtat pretendime që kishim. Ishim të mallëngjyernga të njejtat ngjarje. Ne dinim gjithashtu të qeshnim së bashku….Ti e dojevëndin tënd. Shqetësoheshe për të. Ai ishte gjithnjë në thelb të zëmrës tënde.”

[5] – “Alo ? Si shkon i shtrenjti im ? – Mirë, poti ?…Atëhere do të vish ? Pak uiski ?”

[6] – “Mbulomëni me një copëz qiell »

[7] – « Ky njeri, krenaria e të cilit ishte se rregulisht mund tëbënte gjer në katër gabime në diktimet e Bernard Pivot, njihte shumë mirëgjuhën tonë si dhe italishten, greqishten, anglishten, aq sa mund të gaboheshimrreth kombësisë së tij të vërtetë”.

[8] – „ Jusuf Francezi! Ti e doje Francën, kulturën e saj që e njihje aqmirë, gjuhën që e përdorje në mënyrë të admirueshme, siç e dëshmojnë përkthimete veprës së një prej shkrimtarëve më të mëdhenj botëror mes të gjallëve, mikuttënd dhe tonit, Ismail Kadare. Ti e doje atë dialog të vështirë, të rreptë, tëpasur, midis gjuhës së nënës tënde dhe gjuhës franceze. Ti e doje aq shumë këtëgjuhë sa siç më ke thënë, kur ishe në burg, në dhomën e izolimit, ti flisje mevehte frëngjisht që të mos çmëndeshe. Sa kompliment i bukur për një gjuhë qëishte gjithashtu tëndja, pasi ti ishe po aq francez, si gjithë ata francezë qëflasin këtë gjuhë dhe që duan këtë vend, mbrojtës të lirive dhe të të drejtavehumane…“

[9] – „Kalorës i Legjionit të Nderit“

[10]Jusuf Fisniku, Jusuf Shqiptari,Jusuf Francezi. Kur ne shëtisnim në Paris për herë të parë kur ti u lejove të rivijepas aq vjet ndalimi e mungese, ti më the se ishe „xhaxhai“ im, por që dhe unëisha „xhaxhai“ tënd. Në fakt, ti ishe vëllai im. Vëllai im më i madh në moshë,në mënçuri, në eksperiencë të dhimbëshme, por shpesh vëlla i vogël, kur ti mëkërkoje ndonjë këshillë dhe kur unë të shihja aq të gjallë, si një i ri i përjetshëm. Ne ishim vëllezër Jusufdhe vëllezërit dinë që në të gjallë ta njohin njëri tjetrin. Por dhe të vdekurdinë të pikëtakohen. Mirupafshim së shpejti Jusuf!…“

Gjate ceremonise se dekorimitGjate ceremonise se dekorimitNe rreshtin e dyte-Fakulteti i Drejtesise - Sorbonne, me F.SejdiniNe rreshtin e dyte-Fakulteti i Drejtesise – Sorbonne, me F.Sejdini

Projektligji – Pronarët e ligjshëm të presin edhe 10 vjet të tjerë

Qeveria shqiptare publikoi sot një projekt-ligj për trajtimin e pronave dhe përfundimin e kompensimeve të tyre, ambicjen se do ta mbyllë këtë çështje brenda një dekade.

Shtysa kryesore për të rishikuar tërësisht gjendjen e pronave në Shqipëri erdhi nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, ku shumë pronarë shqiptarë po fitonin gjyqet me shtetin e tyre.

Bashkimi Europian i ka vënë pronat në qendër të detyrave të Shqipërisë për integrim të mëtejshëm.

Qëllimi i reformës është të ulë në minimum padrejtësitë e bëra në kohë të ndryshme me pronën.

Kryeministri Edi Rama tha se reforma e pronave është radikale për të kthyer pronat te pronarët dhe tek publiku, dhe për të hequr barrën e një morie vendimesh nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, rekomandimet e të cilës po zbatohen plotësisht.

Zoti Rama tha se pronat janë ngatërruar aq shumë nga gjykatësit e korruptuar sa e kanë futur popullin ne konflikt të vazhdueshëm social. 70 për qind e pronarëve janë ende nëpër korridoret e gjykatave, si viktima të korrupsionit të radhës.

Procedurat aktuale ligjore, sipas tij, nuk garantojnë barazinë e qytetarëve para ligjit, ushqejnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndaj dhe agjencia nuk ka marrë vendime për të mos vazhduar padrejtësitë e deritanishme.

Megjithatë reagimi i opozitës ishte i menjëhershëm. Përfaqësuesja e Partisë Demokratike të opozitës, Jorida Tabaku, deklaroi se projekt-ligji i qeverisë synon ta kthejë gjendjen e pronave në vitin 1976, pra 40 vjet prapa dhe se ky është projektligji më i ashpër kundër pronarëve.

Projekt/ligji parashikon rivlerësimin e pronave dhe dokumentave që pretendohen, si dhe ngritjen e një institucioni që kryejë kompensimet sipas vlerave aktuale, nëse kthimi fizik i pronës nuk është i mundur.

Rreth 75 për qind e pronarëve presin kompensime që nuk i kanë marrë asnjëherë deri sot.

Brenda 10 vjetëve do të marrin përgjigje të gjitha kërkesat, sipas rendit kronologjik të vendimarrjes në kohë.

Agjencia e pronave do të shqyrtojë brenda 6 muajsh mangësitë ligjore të 26 mijë vendimeve për kompensim.

Brenda këtij afati pronarët duhet të plotësojnë mangësitë para se të marrin kompensimin.

Agjencia do të lehtësojë procedurat për të mbyllet proceset rast pas rasti.

Projekt-ligji po ashtu krijon fondin shtetëror për kthimin fizik të pronave. za

Publikohet lista e më të pasurve të Shqipërisë – cilët politikanë fshihen pas tyre?

TIRANE- Kush janë 10 më të pasurit e Shqipërisë? Fondacioni për Liri Ekonomike i ka dhënë përgjigje kësaj pyetje duke publikuar sot listën me 10 biznesmenët më të pasur në vend.

Në krye të kësaj liste vijon të jetë Zamir Mane, pronari i TEG dhe i një sërë biznesesh të mëdha në vend. Pas tij renditet gjithashtu Vasil Naçi, Shefqet Kastrati dhe Vjollca Hoxha e Top Channel.

Top­ 10 lista e më të pasurve në Shqipëri për 2013­- 2014, do të përmblidhej në këtë format:
1 Samir Mane
2 Vasil Naci
3 Shefqet Kastrati
4 Vjollca Hoxha
5 Edmond Leka
6 Grigor Joti
7 Idajet Ismailaj
8 Vilma Nushi
9 Bashkim Ulaj
10 Artan Dulaku

Formati i përdorur merr parasysh vetëm vlerën neto të këtyre individëve sipas peshës përpjestimore që kanë, pa llogaritur vlerën e bizneseve të tyre. *Për vitin 2013, sepse fitimi i deklaruar për 2014 nuk është përpunuar dhe reflektuar akoma në QKR.

Sipas kriterit “kapitali themeltar”, renditja e top­20 për S­P shqiptarë paraqitet si më poshtë:
1 Samir Mane
2 Vasil Naci
3 Shefqet Kastrati
4 Artan Dulaku
5 Tom Doshi
6 Isuf Ferra
7 Ram Geci
8 Besnik Sulaj
9 Pellumb Salillari
10 Edmond Leka
11 Vjollca Hoxha
12 Irfan Hysenbelliu
13 Agim Zeqo
14 Avni Ponari
15 Geront Cela
16 Luan Leka
17 Bashkim Ulaj
18 Grigor Joti
19 Rrok Gjoka
20 Armand Duka

Sipas kriterit të “fitimit 2014” renditja e individëve S­P është si më poshtë:
1 Samir Mane
2 Shefqet Kastrati
3 Idajet Ismailaj
4 Grigor Joti
5 Vjollca Hoxha
6 Vasil Naci
7 Vilma Nushi
8 Irfan Hysenbelliu
9 Pellumb Salillari
10 Edmond Leka
11 Ilir Trebicka
12 Tom Doshi
13 Gentjan Sula
14 Artan Dulaku
15 Rrok Gjoka
16 Agim Zeqo
17 Isuf Ferra
18 Avni Ponari
19 Ram Geci
20 Luan Leka

Ndërsa sipas kriterit themelor “aktive/pasive”, renditja e S­P paraqitet në këtë mënyrë:
1 Samir Mane
2 Vasil Naci
3 Shefqet Kastrati
4 Idajet Ismailaj
5 Vjollca Hoxha
6 Edmond Leka
7 Pellumb Salillari
8 Artan Dulaku
9 Isuf Ferra
10 Vilma Nushi
11 Tom Doshi
12 Ram Geci
13 Avni Ponari
14 Geront Cela
15 Grigor Joti
16 Armand Duka
17 Gentjan Sula
18 Irfan Hysenbelliu
19 Luan Leka
20 Rrok Gjoka

SAMI REPISHTI – SYRI I KOMBIT ALBERT P.NIKOLLA

albert nikolla

Më datë 5 korrik 2015 Sami Repishti mbushi plot 90 vjeç. Ka shumë intelektualë shqiptarë që na bëjnë krenarë me personin e tyre dhe që përbëjnë palcën shpirtërore të kombit shqiptar. Sami Repishti është ndër ta. Profesor Repishti ka një cilësi që pak i karakterizon shqiptarët e mendimit: përvujtëria. Mendoj se një thënie e E. Koliqit mundet t’i shkojë fort për shtat përmasës intelektuale e shpirtërore të S. Repishtit: “Intelektualët e vërtetë, qi me vetëdije të detyrës s’vet, ushtrojnë profesìn e letrave janë syni i kombit; nji sy qi merr dritë nga vuejtjet e gzimet e kalesës, qi e forcon at dritë në përvojë të së tashmes dh’e flakron si rreze terr-shporuese kah ardhmenija e palindun. Pà vepren dritë-përhapse t’intelektualvet të njimendët, nji komb asht si i verbti mbi një udhë plot gropa e çarravina të rrezikshme” (Shejzat nr. 3 – 4/1958).

Në shumë periudha dramatike që ka kaluar Shqipëria, fjala e Repishit ka kthjelluar shumë mendje e zemra. Fati bëri që ai të përjetojë luftën, diktaturën, emigrimin, demokracinë e të shikojë prej së largu tranzicionin e atdheut të tij.  Dashuria e për kombin e tij është si një porosi shpirtërore që e ka shoqëruar gjithë jetën dhe kjo dashuri rrok edhe përmasa të tjera si ajo për personin njerëzior me emër e mbiemër, persona që Repishti i ka takuar kudo: në familjen ku lindi, në lagjen e fëmijërisë, në shkollë, në burg, në kampet e punës së detyruar skllavëruese, në bankat e universitetit ku jepte mësim. Ja si shkruante në librin e tij “Nën Hijen e Rozafës”: “«Njeriu», nuk duhej sakrifikue në altarin e «kauzës» për arsye të «fitores». Këtu ishte edhe dallimi thelbësor i qëndrimit tonë, me atë të komunistëve, gjatë luftës edhe ma vonë”. Ai ka qënë e mbetet një idealist antikomunist pa mllef, për shkak të ideve të tij dhe mendjes së hapur.

Ëndrra e tij për një komb mund të thuhet se është edhe emblema e shpirtit të tij: “Andrrat e mia për nji komb shqiptar, të bashkuem e me nji ideal të përbashkët, të ndërtojmë atdheun tonë, të shpëtojmë atdheun tonë nga vuejtja, uria, paditunia e vorfnia që e mundojshin, po mbyteshin në pellgun e gjakut të burgjeve komuniste”.

Një mendje dhe një shpirt i tillë vjen si rrjedhojë e një  marrdhënie të kristaltë me të vërtetën. Ka një kalim të shkëlqyeshëm në shkrimet e tij për mënyrën se si ai e shikon çështjen e së vërtetës. Kjo dallohet në një dialog i tij në burg me një frat françeskan: «Ajo që më shqetëson më shumë», më thoshte frati përpara se të vdiste, «është mashtrimi i popullit, dhe kam frikë se janë edhe ata që do t’i besojnë këtij mashtrimi …». Pas këtij «rrëfimi», frati u drejtua drejt meje dhe më drejtoi një lutje të përgjëruar që më goditi në zemër: «Ti je i ri», më tha «dhe një ditë do të jesh i lirë. Të lutem, kur do të jesh i lirë, tregoje të vërtetën. Ky është testamenti im.” (Repishti, S., 2004,  Nën hijen e Rozafës. Narrativë e jetueme, Tiranë, f. 120). Këtë testament Repishti e ka ruajtur me përkushtimin më të madh. Ka sakrifikuar shumë për këtë testament por ka mbetur vetvetja dhe kjo është fitorja më e madhe e njeriut autentik. E ka bërë këtë betim përpara varrit të të atit duke i thënë: “të lutem babë lutu për mue”! E lutjet e të atit i kanë dhën forcën e jashtëzakonshme që vetem lutja mund ta ketë për të mbajtur shpirtin të lidhur me trashendentalen që është burimi i sublimes.

Në turbullirën morale që ka zënën rrënjë në realitetin shqiptar, Repishti mbetet një busull e jashtëzakonshme morale e shpirtërore. Zoti i dhashtë jetë të gjatë e të lumtur së bashku me familjen.

PAPA FRANÇESKU E QUAN PASURI RININË SHQIPTARE – POR PAPUNËSIA I PËRZË NGA VENDI

VOAL – Papa Françesku, duke u kthyer nga shtegtimi në Amerikën Latine, gjatë bisedës në avion me gazetarët, kujtoi se në Shqipëri më se 45% e popullsisë është 40 vjeç e poshtë.  70% , në Paraguái. E quajti pasuri, këtë  masë të rinjsh, për vendin e për Kishën në Paraguái, sidomos, ku Papa e pa me sytë e vet këtë vërshim rinie. Sepse ku ka rini, vendi e edhe Kisha janë gjithë gjallëri. Por shtoi se me mungesën e punës, përjashtohen edhe të rinjtë. Nga vendi. E për pasojë, edhe nga Kisha! Thua të jetë kështu edhe për të rinjtë e Shqipërisë?/RV

14-07-2015 13-47-23

 

Kongresi i Berlinit e Shqipëria

VOAL – Më 13 korrik të vitit 1878 përfundoi pas një muaji Kongresi i Berlinit. Punimet e këtij kongresi përfunduan me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit. Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale.

Shqipëria dhe Kongresi i Berlinit

(13 qershor-13 korrik 1878)

Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.
Megjithëse kjo platformë e autonomisë ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive të Mëdha edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Kështu, në memorandumin, që një grup atdhetarësh shkodranë i dërguan më 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez në Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollësisht për rrezikun që i kanosej tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja më e përshtatshme për çështjen shqiptare, në kushtet në të cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i një Shteti Shqiptar të Pavarur. Krijimi i Shtetit të Pavarur Shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do të krijonte në Ballkan një mburojë kundër pansllavizmit rus dhe do të shërbente si një element ekuilibri në lindje.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.
Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Të mbledhura për të rishikuar Traktatin e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Në Kongres Fuqitë e Mëdha nuk u udhëhoqën nga parimi i lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçantë, të cilët ishin në kontradiktë të thellë ndërmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte për të sanksionuar kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinë përpiqeshin të pakësonin sa më shumë përfitimet e Rusisë dhe t’i përforconin pozitat e tyre në Evropën Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej të kënaqte Austro-Hungarinë për të mos e lënë që të bashkohej me Francën dhe ta neutralizonte kundërshtimin e Rusisë, duke provokuar keqësimin e marrëdhënieve të saj me Perandorinë Britanike. Synimi kryesor i Francës ishte izolimi politik i Gjermanisë, kurse Italia, nga ana e saj, kërkonte zgjidhje të tilla që do të çonin në dobësimin e pozitave të Austro-Hungarisë në Gadishullin Ballkanik.
Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit.
Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi, por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve Ballkan do të formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë, së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë, të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm për t’i dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për t’i shkëputur asaj provincën e Besarabisë në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme. Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës, të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore, duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës, Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.
Përfitime tokësore në kurriz të Perandorisë Osmane patën sidomos dy fuqi të mëdha, të cilat nuk kishin marrë pjesë fare në luftën ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar ushtarakisht, gjoja për t’i administruar, Bosnjën dhe Hercegovinën, përveç limanit Spic, në brigjet jugore të Dalmacisë, të cilën e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi të drejtën për të mbajtur garnizone ushtarake në sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit në Kongres si mbrojtësja më e flaktë e Perandorisë Osmane, i shkëputi kësaj ishullin e Qipros.
Me përkrahjen e Anglisë e të Francës, Kongresi i Berlinit mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke. Athina pretendonte të aneksonte Thesalinë, Maqedoninë, Kretën dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinës). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrë parasysh kundërshtimin që bëri Anglia për Kretën dhe Rusia për Maqedoninë, nuk pranoi që këto t’i jepeshin Greqisë, ndërsa për pretendimet greke në Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do të ishte i rrezikshëm për të dyja palët, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisë, ashtu dhe Turqisë. Më në fund u vendos që kufiri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek. Megjithatë, Kongresi rekomandonte si vijë kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. Në rast se Greqia e Turqia nuk do të merreshin dot vesh ndërmjet tyre, thuhej në nenin 24, atëherë do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.
Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.
Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindëse, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom. Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të veçantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve. Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23 Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë çështje, u dha atyre mundësinë, siç shkruante pak më vonë Abdyl Frashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë lufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.
Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse çështjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veçantë vetëm si çështjen e një krahine të saj, siç ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, veçse të ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane (kultusprotektoratin), që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe ta kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror./RV


Send this to a friend