VOAL

VOAL

Transportonte 120 kg marijuanë drejt Brindisit, ja momenti i arrestimit të Vilson Lamajt

Voal – ITALI- Policia italiane ka publikuar foto të momentit të arrestimit të Vilson Lamaj, i cili u kap duke transportuar drogë me një avion të vogël. Arrestimi i tij u realizuar në momentin avioni po ulej në Brindisi, e më pas lënda narkotike do të transportohen me furgon drejt Riminit. Por sapo konstatoi praninë e policisë, shoferi i furgonit u largua menjëherë.

Vilson Lamaj drejtonte avionin me 120 kg drogë nga Vlora në Brindisi, i cili u ngarkua me lëndën narkotike në fshatin Xhelilaj.

Në kuadër të operacionit “Fluturimi i Lirë”, ku sipas grupit hetimor avioni “Aeroprakt” me të cilin u transportua lënda narkotike kanabis sativa u ble në Komunen Ozzano, rreth 20km larg Bolonjës nga piloti Vilson Lamaj 26 vjeç.

Ky shtetas sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor e ka blerë avionin rreth 50 mijë euro. 26-vjeçari e ka marrë patentën për të pilotuar të tillë avion në Itali, në “Aeroclub G. Bortolotti” afër Bolonjës.

Para nisjes nga Italia, nga ana e policisë avionit i është vendosur një pajisje GPS, me anë të së cilës është monitoruar i gjithë itinerari i lëvizjes së Avionit.

Grupi i Shqiptarëve të përfshirë në trafik banonin kryesisht në krahinat e Riminit dhe Forlì-Cesena, të cilët importonin marijuanë nga Shqipëria, gjithashtu duke përdorur një avion ultra të lehtë.

Organizata kishte në dispozicion plantacione të marijuanës në Shqipëri dhe në Itali me të cilën planifikonin pastaj për të furnizuar kryesisht bregdetin e Adriatikut.

Në vijim të hetimeve rezultoi se shpërndarja e drogës kryhej nga një organizatë kriminale e përbërë nga dy familje shqiptare që operonin në të dy anët e Adriatikut./BW

ÇFARË THOTË PETRO MARKO PËR KISHËN E DHËRMIUT? – Nga GËZIM LLOJDIA*

…Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhërmi priftërinjtë baziliane qe i kishte dërguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe – seminar për priftërinj ne gjuhen shqipe…./
1.Shkrimtari Petro Marko në kujtimet e lëna: ”Intervistë me vetveten,retë dhe gurët” tregon shkoqur për murgjit bazilianë të Himarës dhe varrin e Nilo Katalanit në kishën e Shen Thanasit në Dhërmi. Dhërmiu i përmendur si vendbanim qysh në lashtësi. Ku gjendet Dhërmiu? Pozicioni i Qarkut Vlore dhe përshkrime të shkurtra (Qarku Vlore është i përberë prej rretheve: Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesën jugperëndimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e Qarkut është qyteti i Vlorës, e cila është qendër tregtare, industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta. Himara .Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës së bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045 m mbi nivelin e detit. Në krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes, të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe të shterojnë. Gjiret kryesore në det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Pasuritë kulturore, historike dhe artistike të Himarës. Në territorin e Bashkisë Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: -Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shën Thodhorit, kisha e Shën Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagja e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj.
2.U mbushën 100 vite kur leu në Dhërmi, Petro Marko. Zogjtë mbretëror çukisin në portikun e Markojve. Dallgëzuar deti,cullufja e asaj hëne e thëllimit thjeshtër.Lutur te Shën Mëria:
-Zot na e beko të tjera vjeshtë!
Çfarë është fshati i bregut të Jonit, Dhërmi. Dhërmiu është nga më të bukurit në këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P.Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë është i pranishëm. Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj. Kisha e Shën Mërisë e kohë-shekujve 13-14 e.s, mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe me këtë emër shkrimtari Petro Marko ka bërë mendoi,gjykoi dhe bëri edhe një libër për fëmijë.Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona , poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit,d.m.th kur mbushej me atë gjënë hyjnore,fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla një farë soji si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu. Mirëpo poeti
Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë,hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke.
Ku mund ta takojmë sot,poetin Petro Marko?(Shkova deri te qisha e vjetër.Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !Çfarë shkrove gjithë javën poet?Vetëm një letër.E postova në E-mailin e vjetër. Mbusha ujë me kotruve .Kujtimi yt mu fanit.)
Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohë-tretjen e madhe,por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë,është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithë gjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka faruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore ,por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet ,mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë .Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi,ta vizitojnë .Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurrë ikin ,thuhet nuk vdiq,por iku se kishte ndoca punë,ku? Atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozelum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë është një mirësi,a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj,sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe,ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas,djathtas para e mbrapa,tutje-t’hu se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet,i biri i Markos dhe nënë Zoicës.
3.Ja cfarë shkruan Petro Marko për kishën e Shën Thanasit dhe murgjit bazilianë në Himarë;
“lshin leximet e para te shqipes ne shkollën time. Pasi ra fjala për shkollat, këtu dua te zgjatem ca. Ne shekullin XVII, me 1630, ne Dhërmi priftërinjtë braziliane qe i kishte dërguar papa ne Himare, hapen te paren shkolle shqipe – seminar për priftërinj ne gjuhen shqipe; kjo sipas raporteve qe i dërgonin priftërinjtë braziliane papës, një pjese e te cilave janë botuar (doemos ato qe u interesonin atyre) te Nile- Borgias, i cili përmbledh nje pjese te veprimtarisë se priftërinjve unit (baziliane) qe ndenjen ne Himare për rreth tre shekuj.
Pyetje: – A mund te na flasësh pakëz me gjate për ketë ceshtje, se pak gjera dihen për misionin e priftërinjve baziliane?
Përgjigje: – Misionaret baziliane ne Himare ndenjen tre shekuj. Pas vdekjes se Skënderbeut. Himara – atëherë Himara përfshinte gjithë Labërinë, që nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari – ishte e pavarur. Gjon Kastrioti u thye nga Napoli, që e quajti atë krahine mbretëri te veten.
Shume banorë të Veriut, nga terrori i madh turk, shpërnguleshin për ne Himare, të gjenin shpëtim. Po Himara ishte e varfër, vend malor dhe nuk mundi t’i mbante qindra mi]era shqiptare te Veriut. Atëherë u morën vesh me mbretin e Napolit. i cili tha se mund të venin të banonin në mbretërinë e tij. Filloi eksodi i madh i arbëreshëve: me varka, me anije te sajuara. Shume u mbyten në Kanalin e Otrantos. Ata që arrinin gjalle, nuk priteshin mire nga banorët e Kalabrisë. Shqiptaret kishin 25 yjet në lufte, kishin pësuar në fund edhe terrorin e egër turk që kalonte në satër popullatën, prandaj këta arbëreshë që arrinin të gjallë në Kalabri, ishin egërsuar dhe nuk dinin c’te bënin. Mbeten pa strehe e pa buke brigjeve teKalabrise. Atëherë Kuvendi i Himarës mblodhi nja dhjete mijë të armatosur dhe i nisi që ëe merreshin me shpëtimin e popullatës shqiptare që endej pa buke e pa strehë në brigjet e Kalabrisë. Me te arritur atje këta ushtare, shpemgulnin me force banoret e atjeshëm dhe vendosnin tanët. Kështu qe kapedan Kumi, nga Dhërmiu, qe ishte dërguar atje për te sistemuar me çdo kusht arbëreshët, e kreu misionin e tij, Mbreti i Napolit, duke dëgjuar për kapedan Kumin, e thirri ne Napoli dhe e mbajti pranë vetes duke e here gjeneral, adjutant te tij, Thonë se gjeneral Kumi beri shume heroizma, madje shpëtoi edhe mbretin në një beteje. Me vone, ne shekullin XIX, do te shkonte atje edhe një gjeneral tjetër nga Dhërmiu, gjeneral Dhimiter Leka, Ky, pasi u shqua ne Luftën e Mesolongjit kundër turqve, me 1820/21, u thirr nga mbreti i Napolit, qe t’i shërbente atij, Dhe ky shkoi ne Napoli dhe u ngarkua te shfaroste karbunaret e Kalabrisë. Me te shkuar ne Kalabri, pa atje se banoret ishin arbëreshë. I njohu dhe, ne vend qe t’i luftonte, i përkrahu shume. Poeti i madh De Rada, si mirënjohje për këtë arbëresh, botimin e pare te “Milosaos” ia kushtoi Dhimiter Lekes. Me vone do te’ flas dhe për këta arbëreshë.
Po tani le te kthehem te priftërinjtë baziliane qe erdhën te ne.
Papa, për interesat e tij, qe te kishte një prapavije këtej bregut Jon, se kishte frike nga turqit, dërgoi misionaret baziliane. Shumica e tyre ishin arbëreshë, te ardhur nga Morea. Mësonin ne Loreto, në seminaret e papës dhe bëheshin misionare te tij. Ishin ortodokse, po nuk e njihnin patrikun e Stambollit. Dhe papa, që t’i bënte edhe ortodokset e Himarës unite, domethënë kristiane ortodokse, por me papën, dërgoi shume misionare te afte, me shkolle, me përgatitje të mirë politike dhe fetare, Ata qendrën e tyre e vendosen në Dhërmi, ku kishin mitropolinë e tyre për gjithë Shqipërinë, gjer ne Struge e Ohër. Ngritën me pare kishën e Shën Mitrit, që e kishin si katedrale. Filluan nga puna. U lidhen me parinë e të gjitha fshatrave dhe u premtonin ndihma materiale. Prandaj shume here Himara, me anën e kuvendeve, i bënte thirrje papës për armë ndihma të tjera.Papa u premtonte. Këta himarjote, gjer te mbreti i Polonisë i zgjatën lutjet e tyre për ndihma, me shkresa të nën-shkruara nga të gjithë fshatrat, që nga Radhima, Lekli, Nivica e Bubari, (Këto dokumente gjenden në arkivat e Vadikanit.) Po, si e thashë, para se Italia ta pushtonte Shqipërinë me 1939, papa botonte në revistat e tij “Stum orientali”, aty nga vitet ’30, një pjese të raporteve të bazilianeve, që ia dërgonin Vatikanit gjate tre shekujve nga Himara. Një pjese të këtyre raporteve që u botuan në revistën “Studi orientali”, u përmblodh në një vëllim nga Nilo Borgia, me titullin “I missionari, braziliani in Albania!’.
Ne këto raporte gjejmë shume gjera interesante: jetën reale te himarjoteve, interesimin e madh te tyre për arme, për kulture, për ndihma nga Evropa e krishtere. Në Dhërmi u hap një seminar për priftërinj, në gjuhën shqipe. Edhe në fshatra të tjera u hapën kurse të gjuhës shqipe. “Katekizmi”në meshe këndohej shqip. Papa Dhimitri nga Dhërmiu, Gjileku e përktheu “Katekizmin” në gjuhen shqipe, po, sipas raporteve të bazilianeve, nuk u botua, se ishte botuar ai i Budit. Nilo Katalani botoi dhe një gramatike shqip-italisht. Ai ishte mitropoliti, ndaj ndërtoi dhe kishën e Shën Thanasit, për ta shpëtuar fshatin nga kolera qe kishte rene ne fshatin tjetër, PangaIladhe, ku popullsia u shua fare. Nilo Katalani u varros ne kishën e Shën Thanasit.
Pas pushtimit te Shqipërisë nga Italia fashiste, erdhën përsëri priftërinj unit në Himare dhe filluan propagandën e Vatikanit, qe banoret e Himarës të beheshin unit, domethënë të vareshin nga papa. I paguanin shumë ata qe bëheshin unit, ndaj disa zuzarë u bene unite për para. Ata i kishin të gjitha dokumentet, prandaj edhe varrin e Nilo Katalanit në Shën Thanas e hapen dhe morrin – gjerat me vlere: veshje te argjendta dhe kryqin e florinjte.
4.Mirëpo Petron unë,sot nuk kam ku ta gjejë ,ndritë veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle,në ditë të mira dhe të këqija ,në dimër ,në verë, në stërbima ,llohëra e zheg,pra ka kohën e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë,që shprehte vetë dhe mburrej me këtë,kishte edhe një ideal ,por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari .Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor,dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithçka deri në zhdukjen fizike,por poetët mbesin ,sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë,Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron,a kishte kurthim për zemrën e poetit,a kishte hekura për ti lidhur duart,ndonëse dhimbshëm e lanë të pres,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti I gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave .Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli ,që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej,në detin pa rërë e guaska,në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh,ku ishte Petro përveç se lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej ,këtej lart,para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh,kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes,kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga “kroma e kohës”. Kështu ai priti gjallërimin e kohë-ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re.
*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Terrorristi që do sulmonte trenin e linjës Amsterdam-Paris, ka qenë edhe në Shqipëri

Voal – Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të bënte një sulm terrorist në trenin e linjës Amsterdam­- Paris, ka qenë edhe në Shqipëri.

Kjo është bërë e ditur nga prokurori që po merret me këtë çështje. Prokurori duke folur për Reuters, ka thënë se Kazani ka qenë në Shqipëri më 4 qershor të vitit të kaluar.

Ai ka qenë kalimthi në Shqipëri, për të shkuar më pas në Stamboll.

Nga Stambolli më pas ka shkuar në Siri. Shtatë muajt e fundit ai kishte jetuar mes Parisit, Brukselit, Këlnit dhe Vjenës. Vetë marokeni ka thënë se nuk kishte synim të kryente një sulm terrorist, por grabitje. Por, hetuesit, duke parë edhe lëvizjet e shumta të tij, janë të bindur se ai ka lidhje me ISIS dhe do të kryente një sulm terrorist.

Kazani u pikas nga një ushtarak amerikan, që udhëtonte me tren me dy miq të vet. Ishte pikërisht ushtaraku amerikan, ai i cili e neutralizoi marokenin ndërsa kishte një automatik dhe disa karikatorë, gati për të kryer një sulm. /Zëri

Goditje të shumta ndaj kultivimit të bimëve narkotike, por pak arrestime (video)

Në Shqipëri forcat e rendit publik kanë shkatërruar gjatë muajit gusht dhjetëra mijëra rrënjë bimë narkotike në qindra parcela të mbjella në të gjithë territorin e vendit.

Analistët mendojnë se përpjekjet e policisë janë të pamjaftueshme, sa kohë që nuk arrestohen kultivuesit dhe nuk parandalohet mbjellja e bimëve nartkotike.

Gjatë 25 ditëve të muajit gusht policia ka shkatërruar dhjetëra parcela dhe qindra-mijëra rrënjë të bimës Canabis Sativa.

Operacione të gjera të forcave të rendit kanë përfshirë gjthë territorin.

Në Tropojë janë shkatërruar 1015 rrënjë bimë narkotike të kultivuara në parcela të hapura rishtas.

Policia e Shkodrës shkatërroi deri tani gjatë gushtit 15759 bimë narkotike dhe ka arrestuar dy persona për kultivim të tyre.

Operacioni i posaçëm në zonën e Dukagjinit angazhoi mbi 450 forca speciale, të cilat zbuluan dhe asgjësuan 286 parcela me 39.607 bimë narkotike, por pa mundur të ndalojë dhe arrestojë kultivuesit e drogës.

Nga fillimi këtij viti, në tre rrethet e Qarkut të Shkodrës policia ka shkatërruar 964 parcela me rreth 133 mijë bimë narkotike.

Vetëm në gusht policia e Lezhës asgjësoi 1720 rrënjë dhe në Pukë 546 kubikë bimë narkotikë.

Operacionet kundër bimëve narkotike kanë vazhduar me intensitet edhe në zona të tjera.

Policia shkatërroi 207 bimë narkotike në Bulqizë, 60 rrënjë canacibs në Tiranë.

Në Kavajë e Rrogozhinë gjatë gushtit janë shkatërruar 13 590 rrenjë bimë narkotike dhe 12 thasë me lëndë të tharë canabis.

Dy kryepleq po ndiqen penalisht në gjendje të lire për mos kallzim krimi e shperdorim detyre.

Policia e Vlorës, gjatë kontrollit në terren kundër kultivimit të bimëve narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 17336 rrënjë bimësh narkotike. Policia po punon për identifikimin e kultivuesve dhe kapjen e tyre. Në rrethet e jugut Gjirokastra vazhdon kultivimin në nivele të larta, ku u shkatërruan 5250 rrënjë canabis, Delvinë 180 rrënjë, Tepelena asgjësoi 635 bimë, Përmeti vetëm 17 bimë narkotike.

Forcat e rendit shkatërruan gjatë gushtit në Dibër 100 rrënjë bimë narkotike, në Korçë 250 rrënjë, Berat 700 rrënjë, dhe në Librazhd 222 rrënjë.

Arrestimet gjatë kësaj periudhe për kultivim dhe transport canabis janë të pakta: 4 arrestime në Elbasan, 3 në Durrës dhe 2 arrestime në Fier.

Rama: Kisha e Dhërmiut do të rilindë

Shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, u prononcua sërish sot lidhur me Kishën e “Shën Thanasit”, e cila prej ditësh është kthyer në një objekt debati mes Tiranës, Athinës zyrtare dhe komunitetit ortodoks të zonës.

Përmes dy fotografive të publikuara në profilin e tij në “Facebook”, kryeministri Rama bën diferencën mes kishës së dikurshme të “Shën Thanasit”, e kthyer në një monument kulture dhe betonit të hedhur në ditët e sotme mbi të, duke ndërtuar kishë mbi kishë.

ramaRama shkruan se kjo kishë do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare. “Kishë e vjetër e Dhërmiut që do rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare”, ndërsa kishën e ndërtuar së fundmi e cilëson “garazhi” pa leje që e quajnë kishë”.

Jaka: “Shpresa dhe dyshime mbi informalitetin” (video)

Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare shprehën sot dyshimet dhe shpresat e tyre për goditjen e informalitetit dhe evazionit me operacionin që pritet të nisë muajin tjetër.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës deklaroi se shërimi i plagëve të ekonomisë është i domosdoshëm dhe se mbështet çdo nismë që përmirëson gjendjen e rënduar.

Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, theksoi se informaliteti dhe evazioni janë sëmundjet më të rënda, sepse ato prodhojnë korrupsion.

Sipas një anketimi me pëfaqësuesit e biznesit, inspektorët e tatimeve nxehen shumë kur nuk gjejnë shkelje dhe mjaft të lumtur kur gjejnë shkelje ligjore.

Kjo është shenja më e qartë se ata janë të gatshëm për rryshfete dhe korrupsion.

Administrata tatimore po shpjegon nismën më të fundit kundër informalitetit. Briseida Shehaj drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, tha se administrata e re po ndërton një marrëdhënie të re me bizneset.

Por sipas përfaqësuesve të biznesit ndryshimi ende nuk është i dukshëm dhe domethënës.

Zoti Jaka tha se është hera e parë që qeveria e pranon se informaliteti dhe evazioni vjen nga brenda administratës fiskale, e cila është përgjegjësja për formalizimin e ekonomisë.

Përfaqësuesit e biznesit shpresojnë që operacioni më i ri të mos jetë një fushatë apo një luftë ndaj informalitetit, por duan të jetë një reformë dhe një ligj që zbatohet normalisht në çdo ditë të vitit.

Asnjë biznes nuk mund të kryejë evazion apo veprime informale nëse nuk mbrohet nga inspektorë të korruptuar, pohojnë firmat private, të cilat shpresojnë që nisma të mos deformohet gjatë rrugës.

Taksë e sheshtë apo progresive, asnjë biznes nuk përjashtohet nga lëshimi i kuponit tatimor.

Administrata dhe bizneset po ndjekin me vëmendje lëvizjet e njëri-tjetrit, mbasi deri dje secila palë mendonte që problemi qëndron tek tjetri.

Qarqet e biznesit e dinë se kur janë informalë, u nënshtrohen inspektorëve të korruptuar, ndaj nuk po e humbin rastin dhe po bëhen pjesë e kësaj reforme, e cila në fund prek xhepat e qytetarëve.

Rusia nuk e ndal furnizimin me drithëra në Shqipëri

Rusia është shprehur se nuk e ka ndalur furnizimin me drithëra në Shqipëri dhe çdo shqetësim në këtë aspekt është i pabazuar, ka thënë Ambasada e Rusisë në Shqipëri.

“Ambasada e Rusisë në Shqipëri është e befasuar me një numër të madh të raportevve të publikuara aktualisht nga mediat shqiptare me pretendimin për kërcënim të dyshuar për përfundimin e furnizimit me drithëra ruse për Shqipërinë”, ka shkruar Ambasada e Rusisë në rrjetin Facebook, raporton agjencia Interfax nga Moska.

Vendimi i qeverisë së Rusisë vetëm e ndalon importimin e prodhimeve bujqësore të Shqipërisë dhe të materialeve të papërpunuara në Rusi, thotë kjo ambasadë.

“Vendimi nuk ka të bëjë me regjimin e eksportit të mallrave ruse, përfshirë drithërat, prandaj, shqetësimi për përfundim të mundshëm të furnizimit me drithëra ruse në Shqipëri, është krejtësisht i pabazuar”, ka thënë Ambasada e Rusisë në Tiranë.

Para disa ditësh, qeveria e Rusisë e ka zgjeruar listën e vendeve nga të cilat nuk do të importohen prodhime ushqimore, duke e përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Ministri i financave Shkëlqim Cani: 50% e ekonomisë informale

Voal – Voal.ch informon se 50 % e ekonomisë në Shqipëri është informale. Këtë shifër alarmante e dha vetë Ministri i Financave Shkelqim Cani gjatë një takimi me gazetarë, ku pohoi se sektorët me problematik jane tregu i naftës, si dhe ai i duhanit.

Këto do te jene edhe dy sektorët, nga i cili do te nise aksioni i qeverise anti informalitet.

Nga ky aksion qeveria ka nje pritshmëri per te mbledhur reth 330 milion dollarë. Per ministrin ky aksion nuk ka si qellim kontrollin vetëm ndaj bizneseve, por edhe ndaj inspektoreve tatimore, per te vene para ligjit edhe punonjësit e administratës fiskale.

Kreu i financave pranon se nje prej shkaqeve qe nuk janë realizuar te ardhurat është rënia e çmimit te naftës.

Por kjo tendence duket se është reflektuar vetëm ne buxhet dhe jo ne tregun e shitjes me pakice, çka tregon qarte per mosfunksionim e këtij sektori.

Taksat dhe tatimet nuk po mblidhen ne nivelin e parashikuar, çka duket se ka mobilizuar qeverinë qe te nise nje aksion per te luftuar evazionin.

Ky aksion ka ngjallur debatin e eksperteve, pasi sipas tyre infomraliteti nuk luftohet me force, por me stimuj fiskal dhe konkurrence te drejte.

23-08-2015 09-14-5923-08-2015 09-14-45

Tirana – Qëndrimi i Greqisë për kishën e Dhërmiut, ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë

TIRANË – Në lidhje me debatin e ditëve të fundit dhe reagimin e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë për ngjarjet në terrenin ku është kisha e Shën Athanasit në Dhërmi, ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë Glevin Dervishi.

Sipas tij, Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij.  Dervishi deklaron se është konstatuar se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. “Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane”- thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë .

Dervishi shprehet se ky qëndrim, është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke”-përfundon Dervishi.

Kujtojmë se ditët e fundit ka patur një debat dhe reagime të ndryshme me pretendimin se po bëhen ndërhyrje në kishën e Shën Athanasit në Dhërmi, ku më pas kanë reaguar edhe Kisha Ortodokse Shqiptare. Në një reagim të datës 21 gusht, Kisha Ortodokse Shqiptare  pretendoi se është dhunuar përsëri kisha e Shën Athanasit.

Shqipëri – Rikthehet krimi në familje

Opinioni publik në Shqipëri u trondit sërish pas vrasjes së një nëne të re nga bashkëshorti xheloz, duke lënë pas fëmijë të pambrojtur. Dhuna në familjet shqiptare po shtohet bashkë me denoncimet e viktimave. Në shumicën e rasteve ato janë nëna të reja e të pafuqishme me fëmijë të mitur.

Studiues të shoqërisë shqiptare pohojnë se këtë gjendje të rëndë nuk mund ta përballojnë vetëm policia dhe gjykatat, por nevojitet bashkëpunimi i disa institucioneve shtetërore. ​​

Dhuna dhe vrasjet në familjet shqiptare zunë përsëri faqet e para të shtypit vendas, duke kthyer vëmendjen tek kjo plagë dramatike e shoqërisë, me të cilën pakkush po merret. Në periferi të Tiranës një bashkëshort vrau gruan e tij nënë e një tufë fëmijësh dhe i tha gjykatës se goditjen me dru dhe varjen me rrip të viktimës i kreu vetëm nga xhelozia. Çifti ishte ndarë dhe një herë më parë, por ribashkimi solli përsëritjen e dhunës ekstreme deri në vdekjen e nënës, që humbi jetën dhe la pas fëmijët jetimë pa asnjë kujdes.

Masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare po zbatohen përherë e më shumë në qytetet më të mëdha të vendit. Megjithatë masat e mbrojtjes nga policia dhe gjykatat vlerësohen si të pamjaftueshme në vetëm ato raste që denoncohen nga nënat e dhunuara. Denoncimet e tyre janë shtuar pas një dhune shumëvjecare, që e durojnë për hir të fëmijëve, me shpresën e kotë se ajo do të fashitet dhe burrat do të ndryshojnë. Dhuna midis antarëve të ndryshëm në familje është e larmishme.

Sipas një studimi nga Zyra për Nisma Ligjore dhe Qytetare profili social i viktimës së dhunës në familje në mbi 90 për qind të rasteve është një grua midis 31-40 vjeç, me dy fëmijë, e paarsimuar, e papunë. Ajo përballet me dhunë fizike, psikologjike, e kombinuar dhe e asistuar. Dhunuesit e tyre në shumicën e rasteve janë burra të papërgjegjshëm, të alkoolizuar, me gjendje psikologjike të rënduar, xhelozë dhe të pasionuar pas lojërave të fatit, ku humbin gjithë paratë e familjes.

Studiuesit pohojnë se përveç alkoolit dhe bixhozit, shkaqe të tjera të dhunës së burrave janë papunësia dhe shkollimi i pakët i tyre, mosmarrëveshjet për pasuri dhe prona, bashkëjetesa pas zgjidhjes së martesës. Ndikojnë po ashtu edhe mendësitë e vjetra, vendbanimi, mosha dhe numri i fëmijëve. Një numër i madh çështjesh gjyqësore janë pushuar për shkak se gratë denoncuese i tërheqin paditë nga presionet ose nga shpresa e kotë se burri do të ndryshojë personalitetin e dhunshëm.

Pushteti vendor, autoritetet shtetërore, gjykatat dhe policia deri tani janë treguar të pafuqishme për të frenuar këtë dukuri masive në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Studiuesit pohojnë se dhuna në familje nuk mund të zgjidhet vetëm nga forcat e rendit apo drejtësia, por duhen marrë masa të gërshetuara nga shumë institucione, duke përfshirë edhe ndihmën ndaj dhunuesit që të përmirëohet, edhe ndihmën ndaj fëmijëve, që dhunohen bashkë me nënat në familje, e që rrezikojnë të bëhen përsëritës në dhunës vitet e ardhshme.

 

Kur Edi Rama kërkonte nxjerrjen e PS jashtë ligjit e sulmohej nga Zëri i Popullit

Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama janë tre njerëzit që e kanë drejtuar të majtën nga 1990. Është një prej dy partive kryesore në vend. Janë 25 vite histori konfliktesh e marrëveshjes shpesh të dyshimta, mes tre drejtuesve të cilët janë shfaqur herëpashere me akuza ekstreme ndaj njëri-tjetrit. Në këtë çerek shekulli, PS ka qeverisur për 12 vite Shqipërinë dhe sot është në pushtet. Kryetar është Edi Rama, ndërsa Ilir Meta është kryetar i një tjetër partie të majtë LSI, e cila doli nga Partia Socialiste, si pasojë e konflikteve për pushtet mes tij dhe ish-kryetarit Fatos Nano.

Këtë verë, tre liderët e së majtës ushqyen mediat me disa sinjale për rikonfigurim të marrëdhënieve mes tyre. Analistë që pretendojnë se janë afër tyre, shkruan për mundësiëne bashkëpunimit mes Ramës e Nanos për të mundur Ilir Metën. Por deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar në se kjo është e vërtetë.

Por e vërtetë është se konflikte të forta ka pasur gjatë gjithë historisë së tyre në krye të së majtës. Të shumta kanë qënë përplasjet midis Fatos Nanos e Ilir Metës gjatë 15 viteve të para të historisë së PS-së konlfikte që përfunduan me ndarjen e kësaj partie dhe themelimin e LSI-së së drejtuar nga Ilir Meta. Më pas, Rama e Meta të cilët shpesh ishin bërë bashkë për të mundur Nanon, u bashkuan dhe u ndanë disa herë gjatë tetë viteve të qeverisjes së PD-së. Pati gjithashtu përplasje dhe akuza shumë të forta mes tyre. Ramës e Meta io lanë pas konfliktet mes tyre dhe më 1 prill 2013 nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në qeverisje që vazhdon edhe sot. Ndërsa Fatos Nano është jashtë politikës në përpjekje për t`u rifaktorizuar.

Tre drejtuesit e së majtës kanë një histori mjaft komplekse të aktivizimit të tyre në politikë. Origjina e këtij aktivizimi është thelbësore për të analizuar më pas edhe ecurinë e karrierës së tyre politike gjatë tranzicionit.

Fatos Nano ishte kryetari i parë kur PPSH mori emrin Partia Socialiste e Shqipërisë, më 12 qershor 1991 e deri në shtator 2005, kur Nano dha dorëheqjen pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut të këtij viti.

Kur Fatos Nano u zgjodh në krye të Partisë Socialiste, Ilir Meta ishte student i Dhjetorit, por i angazhuar në FRESSH, ndërsa Edi Rama ishte një ndër kritikët më radikalë kundër PPSH së kthyer brenda një natë në PS.

Përmes një serie dossierësh do të përpiqemi të sjellim në vëmendjen e lexuesit historinë e secilit, në momente kyçe, qysh në nisje e deri tani. Dhjetori ’90 është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar se cila ishte pikënisja e tri karrierave më të spikatura politike në të majtën shqiptare në Shqipërinë postkomunite, Fatos Nano, Ilir Meta e Edi Rama.

Ku ishin ata në dhjetor të vitit 1990, cili ishte roli i tyre në politikë dhe çfarë rruge ndoqën ata për të hyrë në historinë e zhvillimeve politike të kësaj kohe.

Fatos Nano, ekonomisti liberal i nomenklaturës komuniste dhe rruga drejt postit të kryeministrit të qeverisë së parë pluraliste

Dhjetori i vitit 1990, koha kur në Shqipëri u rrëzua sistemi komunist, Fatos Nano ishte sekretar i përgjithshëm në qeverinë e drejtuar nga kryeministri i fundit komunist, Adil Çarçani. Më herët Fatos Nano kishte qënë nëpunës i Institutit të Studimeve të Marksizëm-Leninizmit, e drejtuar nga Nexhmije Hoxha , e veja e diktatorit Enver Hoxha. Megjithatë, Fatos Nano kishte shfaqur ide liberale si një ndër ekonomistët më në zë të kohës, brenda atij sistemi të mbyllur ku ishte shumë e vështirë të shfaqeshe si i tillë. Në se ishte guximi i tij apo këto qëndrime lidheshin me mbështetjen që i kishte dhënë vetë Ramiz Alia, do të duhet ende kohë për t`u vërtetuar. Në atë kohë udhëheqësi komunist Alia, po përpiqej të stimulonte disa intelektualë të moderonin PPSH-në e cila mbante ende brenda saj Byronë Politike të plakur e injorante. Ndoshta Alia nuk ishte kaq i interesuar për demokraci por se kjo ishte rruga që ai kishte zgjedhur për t`i shpëtuar skenarit rumun, ku lideri komunist u vra dhunshëm nga populli i tij.

Pas shumë zhvillimesh intensive të dhjetorit 1990 kur u shpall pluralizmi politik, Fatos Nano u zgjodh kryetar i ri i PPSH-së, në kongresin e fundit të kësaj partie, më 12 qershor 1991, dita kur kjo parti u pagëzua me emrin e ri, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ky kongres u zhvillua në tre ditë, por një prej seancave të tij më të gjata, ishte seanca e mbyllur e kongresit ku u përjashtua Byroja Politike përmes britmave e thirrjeve, atje ku në të vërtetë komunistët e rinj po zhvillonin betejën e tyre përballë “baballarëve” për t’ua grabitur pushtetin. Komunistët e rinj kishin me vete edhe liderin e fundit komunist, Ramiz Alinë.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi në atë seancë të Kongresit të fundit punist, vlen të veçojmë një pjesë nga fjalimi i Dritëro Agollit. Shkrimtari Dritëro Agolli, i cili kishte qënë deputet i PPSH-së, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, i njohur si një ndër intelektualët e përkëdhelur të sistemit, “guxoi” të kritikonte fort figurën e diktatorit Enver Hoxha. Fjalimi i Agollit u mbajt përmes thirrjeve histerike të komunistëve të Byrosë Politike e KQ të PPSH-së, “Parti Enver, jemi gati kurdoherë”. Atë fjalim ai e kishte parapërgatitur por i shtoi aty për aty edhe një pargraf ku thekson:

“Ju ma vërtetuat mendimin tim të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar, janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat dhe po jep shpirt. Kur dikush jep shpirt, të tjerët bërtasin. Ju bërtisni, pasi ajo që iu polli ju, po jep shpirt në shtratin e vdekjes. Unë, kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë po mundët! Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri dhe aq më tepër bërtitjet tuaja pranë të vdekurit”.

Me gjithë reagimet e ashpra të shumicës, Dritëro Agolli u mbështet nga disa figura të tjera të rëndësishme të njohur si intelektuale pranë nomenklaturës komuniste. Moikom Zeqo, Servet Pëllumbi etj., dolën në podium për të mbështetur Agollin. Ata kritikuan të shkuarën komuniste të PPSH-së, si dhe udhëheqësin e saj. Fjala e Agollit dhe e mbështetësve të tij në atë kongres provokoi përplasje ndërmjet atyre që u quajtën reformatorë nga njëra anë dhe Byrosë Politike e mbështetësve të saj në kongres nga ana tjetër. Të mbledhur në holl, disa nga byroistët dhe disa delegatë, ata më fanatikët ithtarë të Enver Hoxhës, u kundërpërgjigjën duke ngritur grushtin lart dhe duke thirrur parrullën tradicionale komuniste “Parti Enver, jemi gati kurdoherë” . Kjo parullë vinte si një kërcënim për atë pjesë “të re” të PPSH-së e cila ishte përgatitur të merrte në dorë drejtimin e partisë, por konservatorët, nuk dukeshin dhe aq të përgatitur për ta lënë timonin. Togfjalëshi që qarkullonte shpesh mes tyre ishte: “ne na zgjodhi Enveri dhe s’mund të na shkarkojë Ramizi”. Por Ramiz Alia e kishte parashikuar atë që po ndodhte në atë kongres. Ai kishte përgatitur me kujdes gjtihçka deri tek zgjedhja e kryetarit të ri, i cili do të ishte Fatos Nano.

Është interesant qëndrimi i atyre që po vetquheshin krahu i moderuar. Qëndrimi më i fortë kritik i tyre ndaj byrosë politike nuk kishte të bënte me krimet e komunizimit. Ata bën fajtorë anëtarët e Byrosë Politike dhe KQ, pse e kishin lënë partinë të dobësohej deri në këtë pike sa të vinte një ditë kur të dorëzonin “pushtetin popullor”.

Këta ishin të rinjtë socialist që do të drejtonte Fatos Nano në partinë që kishte ndryshuar vetëm emrin dhe po niste një histori të re bashkë me mëkatet e së shkuarës. Marrëveshja ishte bërë. Por para se të zgjidhej Nano, Ramiz Alia kishte testuar edhe të tjerë për kryetar të PS-së. Një prej tyre ishte edhe Maqo Lakrori, profesor i sapoardhur në Shqipëri nga studimet disavjeçare në Francë. Pas Lakrorit, emri i Fatos Nanos ishte i vetmi si kandidat për pasardhës i Ramiz Alisë. Fatos Nano u shpall kryetar i PS-së më 12 qershor 1991 dhe në krah të tij nënkryetar të kësaj partie u zgjodhën Servet Pëllumbin, Spiro Dede dhe Ismail Lleshi. Pas zgjedhjes së Nanos kryetar, u zgjodh edhe Kryesia e PS-së. Figurat e zgjedhura iu bënë të ditura kongresit, i cili e priti me entuziazëm përbërjen e udhëheqjes së partisë së re.

Fatos Nano deklaroi se partia që ai po drejtonte nuk kishte lidhje me të shkuarën komuniste të saj, 45 vitet kur PPSH kishte sunduar me dhunë popullin shqiptar. Për të tjerët ishte e papranueshem kjo logjike. Partia Demokratike vazhdonte ta kishte si një ndër çështjet kryesore të politikës së ditës, retorikën antikomuniste edhe pasi erdhi në pushtet më 22 mars të vitit 1992.

Veç PD-së, intelektualë të kohës të cilët kishin mbetur jashtë strukturave të dy partive, për shkak të rrethanave në të cilat ndodhen zhvillimet e dhjetorit ’90, nisën të shkruanin e të flisnin kundër PPSH-së së rinovuar në PS. Edi Rama ishte një prej tyre dhe ndoshta më radikali.

Edi Rama: PS të shpallet e jashtëligjshme, nuk ka kërkuar ndjesë për krimet e komunizimit

Në vitin 1991, Edi Rama ishte i pozicionuar shumë qartë kundër PPSH-së e më pas PS-së. Kishte qenë pedagog i pikturës në Akademinë e Arteve, atje ku pati një aktivizim të rëndësishëm të studentëve kundër sistemit komunist të cilët iu bashkuan lëvizjes studentore për rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri. Në librin “Refleksione”, botuar në vitin 1992, ku Edi Rama është bashkautor, shkruan:

“Shifrat e terrorit komunist janë jashtëzakonisht të mëdha në krahasim me popullatën e Shqipërisë dhe në krahasim me vende të tjera ish-komuniste të Evropës, prandaj edhe më e pamundur është harresa te ne…..Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit, është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës, apo të kriminelëve ordinerë, t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm, që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme” .

Kur Edi Rama shkruante në gazetën “Rilindja Demokratike”

Edi Rama ishte një ndër intelektualët që sulmohej shpesh nga gazeta partike e PS-së “Zëri i Popullit”. Rama u përfshi në një debat pasi Kuvendi Popullor vendosi me dekret të dënojë të gjithë atë që tentonin të dhunonin bustet e diktatorit Enver Hoxha. Ishte janari i vitit 1991.

Në gazetën zyrtare të PD-së, “Rilindja Demokratike”, të datës 26 janar 1991, Edi Rama, publikoi një artikull kundër dekretit të Kuvendit Popullor, sipas të cilit dënoheshin me burg ata që dhunonin përmendoret e heronjve, ku bashkë me Skënderbeun përfshiheshin edhe bustet e diktatorit Hoxha. Ndër të tjera Rama shkruan: “Nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”.

Në numrin e datës 27 janar 1991, “Zëri i Popullit” botoi një përgjigje për Edi Ramën të titulluar “Pse çuditet Edi Rama?!”.

“Dje”

Zotit Edi Rama duke lexuar gazetën “Zëri i Popullit” i paska bërë shumë përshtypje dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor që mbron përmendoret dhe bustet e personaliteteve të shquara të historisë së popullit tonë. i ka bërë aq përshtypje, saqë është çuditur, pasi në numrin e RD-së, të ditës së djeshme, shkruan në shkrimin “Dje, sot, nesër”, “Nuk dija ndonjë rast, që populli të sulmojë përmendoret e heronjve të tij”. Së pari, ai s’ka përse çuditet, sepse ligje të tilla kanë edhe vendet e tjera të botës, e ai, po të interesohej, edhe mund ta mësonte këtë që të mos çuditej. Po të interesohej, ai si pedagog që është, do të mësonte gjithashtu se ligje të tilla nuk dalin për t’i mbrojtur monumentet nga populli, por nga keqbërësit, nga ata që nuk kanë asnjë kredo tjetër përveç asaj të dhunës.

“Sot”

Por, me sa duket, ai e ka hallin gjetkë. Ai çuditet që ka lexuar në dekret emrin e Enver Hoxhës, çuditet që pushteti popullor, për të cilin ai është njeriu më i shquar, pra Enver Hoxha, udhëheqësi i shquar i LANÇ dhe themeluesi i shtetit të ri shqiptar, të kishte nevojë për ndihmën e ligjit, që ta mbronte përmendoren e tij. Ai çuditet se ndoshta do t’u shërbejë atyre forcave destruktive, që duan të fshijnë me dhunë gjithçka ka arritur populli me punë e sakrifica në këto dekada me në krye PPSH-në. Por, ai nuk duhet të harrojë se edhe ndonjë nga liderët e PD-së ka deklaruar që nën drejtimin e shokut Enver Hoxha, Shqipëria pati arritje në shumë fusha.Askush nuk e ndalon Edi Ramën për të shprehur pikëpamjet e tij, për çfarë të dëshirojë. Kjo tashmë është mundësuar në shtypin e opozitës, por është krejt e natyrshme që aktet e dhunës dhe fyerjet publike, shteti t’i ndalojë me ligj. Sepse ato nuk i shërbejnë demokracisë, madje e frenojnë atë.

Zoti Edi Rama, që i lutet Zotit ta ruajë nga “anarkia patriotike”, do t’i thoshim se më e ndershme do të ishte të shfaqte hapur ndjesitë e tij personale, dhe t’i përgjigjej pyetjes: mos vallë ti je përkrahës i atyre që duan t’i shembin monumentet. Nëse je, thuaje troç dhe populli, pastaj, do të gjykojë më saktë se kush i shërben anarkisë patriotike, ti apo ligjet e shtetit, e ata që i zbatojnë ato.

“Po nesër?!”

I shkreti! E gënjen mendja se historia i ka hapur portat për të, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton që të ngjitet mbi të. Por lavdia nuk është si gripi, që t’i ngjitet kujtdo”.

Këto janë radhët e një prej editorialeve të shpeshta asokohe “Zëri i Popullit”, gazetë që mbetet përsëri në treg me financimin e partisë që sot kryesohet nga Edi Rama. Demagogjia e gozhduar që në emrin e gazetës, sepse asnjëherë aty nuk ka folur Zëri i Popullit, u mundua të gozhdonte kryetarin e ardhshëm. Po falë harresës së shqiptarëve, që, për fat të keq, e kanë treguar edhe në raste kritike të historisë së tyre, gazeta e partisë do të vazhdojë ta mbajë këtë emër dhe Edi Rama mund të vazhdojë të jetë kryetar i kësaj partie. Kur mori vendimin të pozicionohej radikalisht kundër komunistëve dhe krimeve të tyre, madje edhe kundër Luftës Antifashiste-Nacionalçlirimtare, Edi Rama as që e kishte menduar se 18 vite më vonë, ai do të ishte pikërisht në krye të atyre njerëzve, që kanë dëshirë të të thërrasin akoma “shok”. Po “shokët” e ftuan në gjirin e tyre, madje edhe ata komunistë të devotshëm, që kishin shkruar në gazetën “ZP” të datës 27 janar 1991 (“I shkreti! E gënjen mendja se historia i ka hapur portat për të, se piedestalin e ka gati dhe… mjafton që të ngjitet mbi të. Por lavdia nuk është si gripi që t’i ngjitet kujtdo”).

Artikulli ishte pa emër por protagonistë të kohës, drejtues të PS-së që asokohe drejtonin edhe këtë gazette, thonë se artikulli është shkruar nga një prej drejutuesve kryesore të PS-së që u rendit si një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës kur ky i fundit sulmohej nga parardhësi i tij Fatos Nano. LULJETA PROGNI
Tesheshi.com

Filmi i Justina Aliajt, letërkëmbimi sekret i Çajup Rusmalit, Prokop Murrës me Ramiz Alinë –

NGA IV KALOÇI*

Për herë të parë “Gazeta Shqiptare” publikon dokumentet sekrete të vitit 1976 me korrespodencën e panjohur mes sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës, Prokop Murra dhe sekretarit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Ramiz Alia, lidhur me aktoren e këngëtaren e njohur Justina Aliaj, të cilës i ishte dhënë një rol pozitiv në një prej filmave të Kinostudios “Shqipëria e Re”. Informacioni dhe justifikimi i sekretarit të parë të Shkodrës, që për aktoren e njohur shkodrane nuk kishte dhënë leje për të interpretuar atë rol pozitiv dhe shënimi i Hysni Kapos që ajo të kthehej menjëherë në Shkodër dhe ndaj atyre që kishin mashtruar Komitetin e Partisë të atij qyteti do merreshin masa të rënda.
***
Në një nga numrat e kaluar të “Gazeta Shqiptare”, të botuar para pak ditësh në rubrikën historike Dossier, publikuam disa dokumente sekrete të vitit 1976, ku funksionarët më të lartë partiakë të rretheve të Korçës e Tiranës komunikonin me eprorët e tyre në Komitetin Qendror të PPSH-së, deri te Ramiz Alia, lidhur me aktorin e njohur të kinematografisë shqiptare, Bujar Lako.

E gjithë korrespodenca në mes tyre kishte ardhur pas një letër-ankese që kishte bërë një veteran nga fshati Lubonjë i Korçës, i cili i bënte me dije Komitetit të Partisë të Korçës dhe Komitetit Qendror të PPSH-së, duke u kërkuar llogari se si ishte e mundur që “shokët e partisë” kishin lejuar që Bujar Lakos t’i jepej një rol pozitiv në filmin “Përballimi”, (ai i Martinit, sekretarit të partisë të Korçës), në një kohë kur babai i tij, Shëndet Lako, gjatë Luftës Nacionalçlirimtare kishte qenë me Ballin Kombëtar në çetën e Safet Butkës.

Pra, e gjithë ajo korrespodencë mes funksionarëve më të lartë partiakë bëhej për faktin e vetëm që aktorit të njohur i ishte dhënë një rol pozitiv në film?! Por, a ka qenë një rast i veçantë çështja “Bujar Lako”, që vuri në lëvizje funksionarët më të lartë partiakë të rretheve të Korçës e Tiranës, që pasi ngritën grupe pune për të verifikuar në vend letër-ankesën e veteranit nga fshati Lubonjë për biografinë e aktorit, më pas të komunikonin me shkresa zyrtare deri me Ramiz Alinë? Siç duket dhe nga këto dokumente që po botojmë më poshtë në këtë shkrim, problemi me Bujar Lakon nuk ka qenë një rast i veçuar, por një normë apo një vijë e ndjekur me rigorozitetin më të madh nga funksionarët partiakë në periudhën e paraviteve ’90-të!?

Kjo duket qartë, pasi e njëjta gjë është përsëritur edhe me aktoren e këngëtaren e njohur shkodrane, Justina Aliaj, po në vitin 1976, kur si për koincidencë fatale, edhe asaj ashtu si Bujar Lakos, i është besuar roli i një sekretareje partie në një prej filmave që sapo kishte përfunduar së xhiruari Kinostudio “Shqipëria e Re”. (Bëhet fjalë për filmin “Thirrja”). Dhe pas kësaj, dikush ishte ankuar në Komitetin e Partisë së Shkodrës dhe njëkohësisht në Komitetin Qendror të PPSH-së, gjë e cila kishte sjellë që këto organe drejtuese partiake të nisnin një varg shkresash zyrtare ndërmjet tyre për të gjetur fajtorët që kishin lejuar aktoren Justina Aliaj të interpretonte në atë film dhe aq më keq një rol pozitiv? Kjo gjë, pasi Justina Aliaj ishte një nga këngëtaret e Festivalit të XI-të në Radio-Televizion, që u godit nga udhëheqja e lartë e PPSH-së në Plenumin e IV-të, së bashku me Bujar Kapexhiun, Edi dhe Mihallaq Luarasin, Françesk Radin dhe Sherif Merdanin. Pra, këta ishin shpallur si “Delja e Zezë” e atij festivali dhe siç dukej, ky përcaktim nuk do t’u hiqej kollaj deri në rënien e atij regjimi.

Por, ndryshe nga çështja “Bujar Lako” që u mbyll nga Ramiz Alia pa një ndëshkim shumë serioz për aktorin, kësaj radhe aktorja e këngëtarja e njohur, Justina Aliaj nuk do të shpëtonte lehtë. Aktores së talentuar Justina Aliaj, jo vetëm që iu hoq roli te filmi “Thirrja” dhe ju dha një aktoreje tjetër, por më pas ajo do të përfundonte si punëtore e thjeshtë në një ndërmarrje të Tiranës. Nuk dihet se për çfarë arsyesh problemi i Justina Aliajt nuk i është dërguar vetëm Ramiz Alisë që mbulonte Artin e Kulturën në Komitetin Qendror, por ai u ka shkuar edhe Hysni Kapos, Haki Toskës dhe Hekuran Isait, (tre sekretarët e tjerë të K.Q. të PPSH-së), prej të cilëve, Hysni Kapo mbulonte organet e diktaturës së proletariatit, siç quheshin në atë kohë Ministria e Brendshme, ajo e Mbrojtjes, Sigurimi i Shtetit, prokuroria, hetuesia dhe gjykatat. Dhe për të zgjidhur çështjen “Justina Aliaj” është ngarkuar Çajup Rusmali, funksionar i Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili mbulonte artin dhe kulturën.
INFORMACIONI I PROKOP MURRES PER RAMIZ ALINE
Ashtu siç bëmë me dije edhe pak më lartë në këtë shkrim, ankesa për aktoren dhe këngëtaren e njohur shkodrane Justina Aliaj është bërë në adresë të Komitetit të Partisë së Shkodrës dhe në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, tek dy udhëheqësit më të lartë pas Enver Hoxhës. Kjo gjë duket qartë edhe nga dokumentet arkivore që po botojmë më poshtë, pasi sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës, Prokop Murra, i dërgon një informacion Ramiz Alisë, i cili ka të bëjë me problemet në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, por që vendin kryesor në atë letër e zë çështja “Justina Aliaj”. Në atë informacion Prokop Murra shkruan:
PARTIA E PUNES SHQIPERISE Sekret
KOMITETI I PARTISE SE RRETHIT Ekzemplar, Nr. 1
Nr. 531 ….Prot. SHKODER, më 14.4.1976
(Për dijeni Sh. Hysni, Haki, Hekuran)
SEKRETARIT TE KOMITETIT QENDROR TE PPSH
Shokut Ramiz Alia Tiranë
Jam informuar se shokët e Kinostudios kanë ngritur në Komitetin Qendror te shoku Çajup, se për aktivitetin e aktores së teatrit tonë, Justina Aliaj, në rolin e sekretares së partisë në një film të xhiruar kohët e fundit, kanë marrë mendimin tim.
E quaj të arsyeshme t’ju vë në dijeni se një mendim i tillë nuk është dhënë nga ana ime, sepse edhe nuk jam pyetur dhe nga sa di, këtë nuk e kanë bërë as shokë të tjerë të Komitetit të Partisë.
Për sa e njohim praktikën e punës së Kinostudios në rrethe, ajo shpesh ka aktivizuar aktorë amatorë pa marrë mendimin e organizatës bazë të rrethit, bile në ndonjë rast njerëz me përbërje jo të mirë, duke krijuar dhe shqetësim, gjë për të cilën kohët e fundit kemi informuar Komitetin Qendror me shkresën tonë Nr. 2237, datë 16.12.1976.

Shoku Ramiz
Në mbledhjen e fundit që organizuat me sekretarët e propagandës, me të drejtë na keni kritikuar që nuk informuar Komitetin Qendror lidhur me kundërshtimin që patëm me ekipin e Ministrisë së Arsim-Kulturës për disa probleme të ngritura nga ana e tyre për sektorin e kulturës si dhe për ndonjë person në përbërje të ekipit.

Siç mund të jeni në dijeni, Ministria e Arsim-Kulturës dërgoi në rrethin tonë në muajin shkurt një ekip për të parë punën në fushën e arsimit, kulturës dhe fizkulturës. Në përfundim të punës, ekipi bëri një takim me shokët e Komitetit të Partisë e Komitetit Ekzekutiv dhe shkëmbyem disa mendime rreth punës dhe konkluzioneve që kishin arritur. Në këtë takim nga ana e shokëve të rrethit është ngritur si shqetësim i organizatës së partisë së Teatrit “Migjeni”, përse në ndonjë mbledhje të kolegjiumit të ministrisë dhe në teatër, nga grupi i punës që përbëhej nga Miho Gjini dhe Naum Prifti, është ngritur problemi se në Teatrin tonë ka shfaqje të “etnografizmit” dhe “konservatorizmit”, duke shpjeguar se me të tilla gjëra e ka luftuar Teatrin e Shkodrës, armiku i popullit, Fadil Paçrami. Shoku Fejzi Koçi dhe Afka Gambeta kanë shpjeguar se këto gjëra nuk janë as në shfaqje dhe as tendencë, por si një orientim që teatri duhet ta ketë në punën e tij.

Mbas disa ditësh, ekipi erdhi në Shkodër për të dhënë konkluzionet dhe vuri në dijeni shokët e mi për materialet një ditë përpara se të zhvillohej mbledhja. Në material ishin shtruar disa probleme ndryshe sa ishin dhënë më parë, qoftë edhe në konkluzionet e pjesshme në institucionet kryesore që kontrolluan, pra në material-shfaqjet e “etnografizmit” dhe “konservatorizmit” për dramat “Nora” dhe “Shpartallimi”, tani ishin vënë si tendencë e punës së teatrit tonë.

Shokët tanë mbasi u njohën me këtë material, megjithëse shumë vonë, kërkuan edhe njëherë takim më shokun Fejzi Koçin dhe Afka Gambeta, për të sqaruar përse me fjalë thuhet ndryshe, dhe tani në material është shkruar ndryshe. Në këtë takim shokët e ministrisë mbronin mendimin e shkruar në material, por pa argumentim.

Duke pasur këto fërkime, shokët na informuan dhe të nesërmen para se të fillonte mbledhja për të dhënë konkluzionet, unë u takova me shokun Thoma Deliana ku ishin dhe shokë të tjerë të ministrisë dhe të rrethit dhe i ngrita këto probleme:
Së pari, duke i shprehur kënaqësinë që ministria gjeti mundësi me na ndihmuar me një ekip, i bëra vërejtje për metodën e punës. Nuk e quajta të drejtë që Komiteti i Partisë nuk u vu në dijeni me kohë, në mënyrë që bashkë me shokët e ekipit të futeshin dhe shokë të rrethit për të mësuar. Një punë e tillë duhesh bërë edhe me Komitetin Ekzekutiv, bile atij i duhesh dhënë materiali përpara se të shkohej në mbledhjen e zgjeruar, me qëllim që jo vetëm për t’u përgatitur, por edhe të shikohej mundësia për të sheshuar ndonjë gjë. Gjithashtu, i thashë se edhe baza në konkluzionet e pjesshme që kanë dhënë, e ka kritikuar metodën e punës së ekipit për kulturën, pasi është shmangur në shumë raste takimi me masën, duke njoftuar takime vetëm me drejtuesit e institucioneve. Kështu është vepruar me Teatrin “Migjeni”, ku s’është bërë asnjë takim me kolektivin, në kooperativën bujqësore të Bajzës, për të cilën nxorën konkluzione të gabuara në Shtëpinë e Pionierit etj.

Së dyti, unë ju ngrita çështjen se si Sekretar i parë, unë për herë të parë po dëgjoj pas Plenumit të 4-të të Komitetit Qendror, shqetësimin e Ministrisë për Teatrin “Migjeni”. Për këtë kërkova ballafaqim dhe analizë të veçantë, pasi këto gjëra nuk mund të kaloheshin kaq lehtë. Në konkluzionet që dhanë në mbledhje, këto gjëra që kishim kundërshtim, u hoqën.

Së treti, si në takimin, ashtu edhe në mbledhje kur foli shoku Thoma, jam detyruar që t’i ndërhyj kur theksin e vinte te konservatorizmi, duke i thënë se Plenumi i IV-të i Komitetit Qendror na ka kritikuar shumë për liberalizmin.
Për problemet e mësipërme që kemi kundërshtuar ne dhe nuk na i kanë argumentuar, u kemi kërkuar ballafaqim të veçantë. Ju me të drejtë na keni tërhequr vëmendjen, pasi duhet t’ju sinjalizonim.
Për Komitetin e Partisë të Rrethit
Sekretari i Parë
Prokop Murra (firma)

URDHRI I PRERE I HYSNI KAPOS, PAS INFORMACIONIT NGA SHKODRA
Informacioni i bërë nga Prokop Murra, pasi ka mbërritur në Komitetin Qendror të PPSH-së, në adresë të Ramiz Alisë, Hysni Kapos, Haki Toskës dhe Hekuran Isait, është “marrë në dorë” nga Hysni Kapo, i cili ka ngarkuar Çajup Rusmalin ta ndjekë atë çështje. Kjo gjë shihet qartë dhe nga letra e tij ku thuhet:
Çajupit
1. Jam i mendimit të merren masa ndaj atyre që jo vetëm e kanë marrë Justina Aliajn pa marrë pëlqimin e K.P. së rrethit, por edhe që mashtruan me K. e P. Këta njerëz duan të rehabilitojnë elementë të ligj, që armiqtë Todi Lubonja e Fadil Paçrami i ngritën në qiell me Festivalin e XI-të.
2. Jam i mendimit që Justina Aliaj të kthehet menjëherë në Shkodër.
Njerëzit që përdoren në filma dhe televizion duhet të shihen në radhë të parë nga ana politike dhe patjetër edhe nga aftësitë artistike. Për këta duhet të merret pëlqimi i Partisë në rrethe.
Hysni Kapo (firma)

PAS LETRES SE HYSNI KAPOS, MASAT NDAJ KINOSTUDIOS
Pas letrës së Hysni Kapos me porositë e tij se si duhet të zgjidhej çështja “Justina Aliaj”, aparati i K.Q të PPSH-së është vënë në lëvizje duke komunikuar me shkresa zyrtare me Kryeministrinë, Ministrinë e Arsimit e Kulturës, sektorin e shtypit në Komitetin Qendror, Kinostudion, Radio-Televizionin etj., të cilat zhvilluan mbledhjet e organizatave bazë të Partisë për zgjidhjen e atij problemi. Kjo gjë duket edhe nga letra e më poshtme ku thuhet:
Lidhur me vërejtjet që beri shoku Hysni, u vu në dijeni Ministria e Arsim-Kulturës, aparati i Kryeministrisë dhe sektori i shtypit në Komitetin Qendror që të ketë parasysh televizionin. U bë mbledhja e organizatës bazë të Partisë, e cila vuri përpara përgjegjësisë drejtorin dhe regjisorin e filmit për aktivizimin e Justina Aliajt. Gjithashtu, u vu përpara përgjegjësisë drejtoria e Kinostudios, për një vëmendje më të madhe lidhur me aktivizimin e aktorëve në filma. Shokët e Kinostudios këmbëngulën që kanë marrë mendimin e K.P. të Shkodrës (Zina Franja dhe Adem Tahirit, për aktivizimin në filma të Justina Aliajt).
11. VI. 1976

(m.k/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Abrahams: PD dhe PS i mbështetën piramidat – Berisha në ’96 shpalli kreun e piramidave njeriun e vitit, roli i Ridvan Bodes

 Abrahams: Berisha e shpalli kreun e piramidave të ’96 njeriun e vitit, ja roli i Ridvan Bodes
Shkrimtari amerikan, Fred Abrahams, në librin e tij “Shqipëria Moderne-Tranzicioni nga Diktatura në Demokraci” trajton edhe historinë e piramidave në Shqipëri të cilat sollën edhe trazirat e 1997, që kulmuan me përmbysjen e Sali Berishës nga pushteti. Abrahams thotë se PD dhe PS mbështetën piramidat, me argumentin se ndihmonin financiarisht familjet shqiptare, ndërsa Sali Berisha kreun e piramidave, Vehbi Alimuçaj, e shpalli njeriun e vitit 1996. “Berisha e shpalli presidentin e firmës Vehbi Alimuçaj, njeriun e vitit 1996. Atë shtator, gazetat çdo ditë shkruanin për firmat piramidale dhe ishin artikujt më kryesorë të atyre ditëve.
Artikujt si “Firma Kamberi” dhe “Mekanizmat përfitues të Vefa Holding” nuk shpjegonin se si këto skema i bënin paratë dhe se si njerëzit mund t’i investonin”, shkruan shkrimtari amerikan në librin e tij. Fred Abrahams flet edhe për rolin e Ridvan Bodes si ministër i Financave gjatë viteve ’96-’97. Në një takim në vitin 2001 që shkrimtari kishte zhvilluar me Boden, i shtroi me të drejtë pyetjen që pse nuk i ndaloi këto firma piramidale të ushtronin aktivitetin e tyre përpara se të jepnin efektet në shoqëri, duke sjellë rrëmujat e ’97. Por, Bode i ishte përgjigjur se nuk kishte një arsye të fortë për t’i refuzuar.
“Në 2001 e pyeta Ridvan Bodes, ministër i Financave në vitet ’96-’97, që meqenëse firmat piramidale kishin ndikuar edhe në qeverisje, të mbylleshin përpara se ato të jepnin efektet e mëdha. “Nuk e pranoj dot se gjeta një arsye për t’i refuzuar”, tha ai. Qëndrimet e PD ishin të lidhura me politikat për mjedisin. Në të njëjtën kohë, opozita dhe qytetarët shqiptarë u përfshinë me shumë entuziazëm në firmat piramidale”, thuhet në libër. Ndërkohë, firmat u mbështetën edhe nga PS. “Disa liderë të PS ishin të lidhur me skemën e firmave piramidale. PS mbështeti firmat piramidale për të njëjtën arsye si Berisha: për të ndihmuar familjet të mbijetonin. “Qëndrimi jonë ndaj këtyre firmave ishte dyshues por jo kundër tyre”, tha Arben Malaj, zyrtar i lartë i PS, i cili ishte këshilltar i skemës piramidale të Cenajt, dhe pas rënies së Berishës u bë ministër i Financave. Ishte periudhë zgjedhjesh. Aleanca Demokratike kishte të njëjtën pikëpamje. “Të dilje kundër piramidave është sikur të dilje kundër çdo kujt”, tha Imami. Mediat shqiptare dështuan të investigonin skemat piramidale dhe të shpëtonin shqiptarët nga rreziku që i priste”, shkruan Abrahams në librin e tij.
Piramidat e ‘97
Viti 1997 është cilësuar ndryshe si viti i mbrapshtë. Firmat piramidale shkaktuan “tërmet” në familjet shqiptare të cilët humbën paratë, dhe si rrjedhojë, sollën trazirat e ’97. VEFA Holding ishte firma kryesore piramidale. Ajo u krijua në vitin 1994 nga Vehbi Alimuçaj dhe u shtri në gjithë vendin. VEFA investoi në fusha të ndryshme të ekonomisë si hotele, karburante, dyqane dhe fabrika. I njohur është atentati me bombë disa javë para zgjedhjeve të 26 majit 1996 tek supermarketi i VEFA-s në qendër të Tiranës. VEFA shihej shpeshherë si firma rentiere e PD. Ajo falimentoi në vitin 1998, ndërsa presidenti i saj pasi u burgos u nda nga jeta. Edhe një sërë firmash të tjera piramidale falimentuan, si “Sudja”, falimentuan, ku me falimentin e tyre humbën përfundimisht paratë edhe shqiptarët./Sot

‘L’Unita’, Rama – Emigrimi masiv ose përballohet së bashku, ose rrezikon të shpartallojë me themele mbarë Evropën

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën italiane “L’Unita”, ka folur për disa tema të rëndësishme si, çështja e emigrantëve në vendet e BE, apo kriza ekonomike në Greqi. Për Ramën Europa duhet të përballet me emigrimin masiv dhe jo t’ju mbyllë derën. Ajo çka ndodh sot tha ai, tregon boshllëkun e BE-së. Kjo krizë rrezikon të shpartallojë mbarë Europën nëse nuk përballet së bashku.

Ndërsa për vijën e ashpër që ndjek Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord sipas së cilës emigrantët duhen kthyer mbrapasht, ose iu duhen mbytur anijet, Rama u shpreh se ky i fundit duhet të mësojë se sa fiton Italia sot nga emigrantët.

Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit. Partia e Mateo Salvinit, Lega Nord, kalëron linjën e ashpër: t’i kthejmë mbrapsht migrantet në shtepitë e tyre, të mbysim anijet. Guvernatorët legiste Zaia dhe Maroni refuzojnë kuotat e migranteve që u ka përcaktuar qeveria. Çfarë mendoni Ju, sot në krye të një vendi që njezet vjet më pare njohu një migrim të fortë drejtë Italisë?
“T’i sulmosh kundërshtarët me objektivin që t’i flasësh barkut të gjindjes së trembur, për t’i marrë vota që lindin nga ankthi, është një lloj politike që e njohim mirë. Ajo pretendon t’u japë zgjidhje problemeve të renda, por siç na mëson historia, është e aftë vetëm të përkeqësojë gjendjen. Nuk ka nevojë të kthehemi shumë mbrapa në kohe për të parë gërmadhat dhe gjakun që ka lënë në trupin e Europës pikërisht ajo lloj politike, e cila pasi është ushqyer me ankthet është vërsulur egërsisht kundër shpirtit të vetë njerëzimit”.

Vija fundore e Lega-s është ajo e sulmit kundër Ipeshkëve të akuzuar si “kokëçarës” që e menaxhojnë mikpritjen si të ishte biznes. Në këtë drejtim Kisha bën politikë apo u kujton njerëzve arsyet e mëshirës njerëzore?
“Politikanët ose partitë që i propozojnë një bashkësie rrugën e pastrimit identitar të çfarëdo natyre, sjellin vetëm ferre shumë më të dhimbshëm se sa ferri që pretendojnë të zhdukin. Mbase ka gjasë që në Itali duke i’u vërsulur Papës, Kishës, Ipeshkëve të ben të fluturosh lart në sondazhe, po nuk duhet një diplomë në histori për të kuptuar se qendrime të tilla e ulin poshtë njeriun dhe njerëzimin tonë. Mirëpo fakti se e gjitha kjo është kaq e qartë, e bën ende më të trishtueshëm e të rrezikshëm lulëzimin e kësisoj subjekteve akoma sot e gjithë ditën”.

Italia dhe Greqia janë porta e Mesdheut. Në takimin e fundit europian kryeministri Renzi kërkoi rishpërndarjen e kuotave mes vendeve anëtare për azilkërkuesit dhe rishikimin e traktatit të Dublinit. Sipas jush, ky është një problem i çdo shteti më vete apo do të lypsej një pergjigje e të gjithë Bashkimit Europian si i tille ndaj zbarkimeve?
“Çka është me të vërtetë frikësuese është vetë fakti që vrojtohet dhe flitet për këtë dejá vu dramatike, pa asnjë shenjë përgjigjeje bindëse nga ana e BE-së. Provohet një ndjenjë e fortë boshllëku përballë marshimit mbi Europën të armatës së antipolitikës dhe populizmit. Dhe kjo bën me të vërtetë të papranueshme zvjerdhjen e atij mendimi të mrekullueshëm strategjik i cili e pagëzoi me emrin Bashkim Europian projektin më të qendrueshëm të paqes mes vendeve që mendja njerëzore ka konceptuar ndonjëherë”.

Po si mund të përballet një migrim masiv si ky që përshkon Mesdheun? A i ka Bashkimi Europian instrumentat për ta bërë këtë apo, i shtyre nga egoizmat kombëtarë, duhet të ngrejë flamurin e bardhë?
“Ky emigrim masiv ka nxjerrë në sipërfaqe atë që ndërkohë ekzistonte, boshllëkun e Europës së sotme. Ta shohesh kaq të manget në strategji përballë dallgës së papushimte të njerëzve të dëshpëruar që i ikin mjerimeve të luftës, të krijon ndjesinë e tmerrshme të një kundërdallge egoizmash kombetarë që e bejnë Bashkimin Europian mohimin e vetvetes, të arsyeve të lindjes dhe të ekzistencës së tij. Është tepër e thjeshtë në dukje ta mbash këtë problem kolosal larg kufijve të tu, kur nuk je kufiri i shpresës për këta mijëra të dëshpëruar, siç janë Italia apo Greqia. Por në të njejten kohë ama, është budallallëk me tepri të mos kuptosh se kjo përplasje o përballohet së bashku ose rrezikon të shpartallojë me themeli mbarë Europën që njohim sot”.

E megjithatë, vende të mëdha si Britania e Madhe apo rajone si Veneto ose Lombardia, besojnë që përgjigja është Nimby, not in my backyard…
“Ndërkohë që jetohet me iluzionin se mjafton t’i mbajmë larg “ata atje” për të qënë të qetë, problemi ka hyrë tanimë brenda në të gjitha shtëpitë. Sa më shumë Europa politike do të refuzojë t’i nënshtrohet domosdoshmërisë së një veprimi të përbashkët, aq më shumë takticizmat e sforcuara të çdo vendi më vete do të zgjerojnë livadhet e antipolitikës, me të cilën vijnë bashkë ksenofobia, urrejtja, sekëlldia sociale dhe lëkundjet e brendshme. Isha shumë i kënaqur për se si njerëzit e vlerësuan duke i dhëne një fitore historike PD-së së Renzi-t në zgjedhjet e shkuara europiane; mbajti një mendim kritik për Europën pa e refuzuar atë, por duke folur me zë të lartë për Shtetet e Bashkuara të Europës, ndryshe nga të tjera parti të së majtës europiane që u influencuan nga dallga populiste dhe humbën. Të shihje Francën e Jean Monnet-se, De Gaulle-it, Miterrand-it, ku pergjatë asaj fushate elektorale fjala Europë përmendej thuajse gjithnjë për keq, të dukej se ishe në një makth”.

Në Itali ka një komunitet shqiptar shumë të madh në numër. Kush është ndjesia e bashkëkombasve tuaj ndaj vendit tonë?
“Rasti shqiptar në Itali duket se tanimë është pjesë e mësimeve të historisë. Duket sikur është një epokë gjeologjike më parë, po në fakt kanë kaluar vetëm 25 vjet. Dhe do të doja t’ju sillja disa të dhëna lehtësisht të verifikueshme që jam i sigurt do të habisnin shumicën e italianëve. Ata të mallkuar që të pavdekësuar në fotografinë bardhezi të Oliviero Toscani-t bënë xhiron e botës mbi anijen më të stërmbushur të historisë së lundrimit dhe i dhanë babait të Legës, një farë Umberto Bossi, idenë gjeniale që t’i mbyste të gjithë, duke përdorur topat e ushtrisë italiane, sot kontribuojnë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Italisë”.

Në ç’menyrë dhe në çfarë proporcionesh?
“Në 2014-en ata kanë derdhur në arkën e shtetit italian plot 3.2 miliardë euro taksa! Pikërisht ata, të mallkuarit e arratisur nga ferri i një diktature që bënte pastrim identitar të natyrës ideologjike, e që terrorizuan ëndrrat e italianëve falë zëdhënësve të politikës më të ulët e më të neveritshme. Dhe kontributet e tyre në 2014-ën ishin 2.8% më shumë se në 2013-ën. Me një shumë sa rreth 25% e PPB-së së Shqipërisë”.

Doni të thoni se duke u dhëne kohë e mundësi, migrantët kthehen në një burim pune dhe ekonomie për vendin pritës?
“Sigurisht. Komuniteti shqiptar që sot punon fort në Itali, është kontributori i dytë pas atij rumun, i cili vitin e shkuar ka derdhur 6.4 miliardë taksa për shtetin tuaj. Por marrë për frymë popullsie, shqiptarët janë të parët. Jo vetëm kaq: Ata janë disa mijëra me pak se 300 mijë si taksapagues, po mbi 40 mijë prej tyre jetojnë falë një biznesi të vogël ose të mesëm. Pra, edhe kanë krijuar punësim dhe jo vetëm për vete”.

Duke qënë se tema e emigracionit sot ka rikthyer zjarrin në shpirtra, ata ndjehen të mirëpritur dhe të integruar apo thjesht të duruar me zor?
“Shqiptarët nuk e jetojnë Italinë si një vend ku janë të huaj, po si shtepinë e tyre. Janë të integruar dhe nuk ndjehen të kërcënuar. Për më tepër, prej kohësh s’ka më flukse migratore nga Shqipëria drejt Italisë; është një emigracion historik tanimë dhe i ligjeruar”.

Pra, Salvini në vend se të shkojë në Nigeri duhet të shkojë në Tiranë dhe të këmbejë dy fjalë me ju. Apo i mjafton të bëjë një xhiro në komunitetin shqiptar këtu tek ne…
“Për Salvinin dhe jo vetëm për të, mbase do të ishte interesante të mësonte se emigrantët në Itali kanë kontribuar gjatë vitit 2014 me 16.5 miliardë euro taksa. E meqë shpenzimet publike në adresë të tyre kanë qënë 12.6 miliardë, janë 4 miliardë euro fitim më duket për shtetin italian”.

Jane shifra të pakundërshtueshme?
“Janë të vërteta. Por e dimë nga eksperienca se kush pështyn mbi të mjerët për të fituar mbështetje elektorale nuk i shikon kurrë shifrat. Sepse përndryshe do të dinte që është historikisht e provuar se me emigrantët nuk humben po fitohen para”.

Ju besoni se dallga e re migratore që vjen nga Afrika ose nga Lindja tutje është e ngjashme apo e ndryshme nga ajo që vjen nga Ballkani apo Europa Lindore?
“Shumë e ndryshme. Ata që vijnë nga jashtë Europës i ikin mjerimit absolut të konflikteve e të shkatërrimeve. Nuk dua të them natyrisht që popuj të tërë mund të gjejnë vend në këtë kontinent: prandaj ka nevojë të harmonizohet sensi i solidaritetit me politika që i ndihmojnë aty ku jetojnë”.

Po emigracioni europiano-lindor çfarë motivacionesh ka?
“Shikon një kontinent që shkon përpara me shpejtësi të ndryshme, i cili, faktikisht, po dështon të jetë një motor shprese për ata që s’ndjehen pjesë. Europa është një ëndërr që kush është jashtë Unionit, si ne, e ka kultivuar gjithnjë. Falë shtysës së pabesueshme të kësaj ëndrre, Ballkani ka lënë pas shpinës konflikte që nuk rreshtën asnjëherë në historinë tonë. Sa për t’ju dhënë një ide, ëndrra e një Shqipërie dhe e një Serbie europiane me çoi mua në Beograd për vizitën e parë të një kryeministri shqiptar në tokën e armiqve pas 68 vjetësh! Dhe kryeministrin serb, mikun tim Aleksandar Vuçiç, e solli në Tiranë për vizitën e parë në histori të një kryeministri të vendit të tij”.

Pra Shqipëria do ende të hyjë në BE. A nuk ju duket se ky projekt e ka shterruar forcën e vet shtytëse, siç edhe ju e përmendni dhe është i destinuar të paloset mbi vetveten në mos të shpërbëhet?
“Anekdota personale që sapo ju tregova e shpjegon mirë forcën e brendshme të projektit të Bashkimit Europian si horizont i pazëvendësueshëm për të ardhmen e gjeneratave të tjera. Nuk e uroj natyrisht barbarizimin shoqëror që do të çonte ku thatë ju; sepse sot te dalësh nga Europa e Bashkuar do të thotë të dalësh nga historia dhe nga paqja. Ajo çka e lëkund sot projektin nuk është ideja e etërve themelues të BE-së po mungesa e strategjisë dhe e kurajos në drejtim. Projekti është i papërmbushur, po kjo nuk e bën më pak të vlefshëm”.

Çfarë ideje keni krijuar për krizen greke? Europa pëson disiplinën gjermane apo Athina nuk ka bërë reformat e duhura?
“Është shumë thjeshtëzuese, sipas mendimit tim, mbi një temë kaq komplekse të fajësosh Gjermaninë dhe ta shohesh Greqinë si viktimë të disiplinës gjermane. Po edhe, nga ana tjetër, nuk mjafton të mendosh se Athina ka jetuar me dekada duke konsumuar përtej mundësive të veta pa menduar se një ditë do të vinte fatura, dhe prandaj ka ardhur koha për të paguar. Mbase ka një pjesë të së vërtetës në këto, por mendoj se kjo temë nuk shterrohet pa folur për papërmbushmërinë e euros”.

E megjithatë monedha unike është praktikisht tipari më dallues i BE…
“Shumica e vendeve anëtare, mbase të gjithë perveç Gjermanisë, e jetojnë atë si një monedhë të huaj ose si një mark te maskuar. Sidoqoftë, për t’i prerë krahet populizmit dhe forcave të antipolitikës, duhet më shumë Europë jo më pak Europë. Dhe duhet patjetër një monedhë e aftë të kthehet në pasuri të përbashkët e të gjithëve. Për t’u rritur së bashku duke realizuar ëndrrën e etërve themelues dhe për të mos i transformuar në makthe nesër, ëndrrat e fëmijëve tanë”.

Kardinali gjerman në Shqipëri – Më 2013 ishit 3.2 milionë banorë, tani jeni 2.8 milionë

Ai është i mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë dhe mundësitë që ajo ofron, prandaj apeli i tij ndaj Shqiptarëve është ta ndërtojnë të ardhmen këtu dhe jo duke kërkuar azil. Ky është mesazhi që dha nga Shkodra, kardinali i Këlnit, Gjermani, Rainer Maria Woelki, i cili e quan azilin më së shumti problem të Shqipërisë.

“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani. E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara. Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”, tha Kardinali gjatë një vizite në Shkodër.

Kardinali ndalet tek disa prej fushave ku shteti duhet të ketë fokusin e zhvillimit dhe të orientojë politikat e veta, siç është arsimi, shëndetësia apo lufta ndaj korrupsionit. “Duhet çuar përpara arsimi jo vetëm ai shkollor por më shumë profesional. Sistemi shëndetësor le shumë për të përmirësuar, dhe duhet një shërbim që t’i shërbejë të gjithëve. Barazia shoqërore çon në luftimin e korrupsionit, dhe në paqe të mëtejshme.

Është e rëndësishme të investohet në shtresën e mesme, jo vetëm për shkollën por edhe për profesione artizanale. Qëllimi është një shoqëri solide, sepse nëse nuk është solide nuk ecën përpara. Nëpërmjet projekteve që kemi prezantuar qëllimi është formimi i një strukture shoqërore solide”, tha ai.

Ai nga ana tjetër vlerësoi Shqipërinë. “Gëzohem që jam këtu i pranishëm në Shqipëri mes jush. Kam tre ditë këtu dhe kam njohur këtë vend të mrekullueshëm. Jam i mrekulluar nga bukuritë dhe mundësitë e saj. Kam mësuar që ky vend është i begatë në pasuri tokësore dhe ujore, transmeton Oranews.

Kam mësuar që është aq e pasur me ujë sa e gjithë Shqipëria mund të furnizohet me elektricitet”, tha ai. Vizita e Kardinalit gjerman kishte të bënte me ndihmën që karitasi nga ky vend i ka dhënë Shqipërisë. Ai u prit nga Arqipeshkëvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra, i cili tha se:“Presidenti i karitas gjermane ka ardhur për të bërë një vizitë zyrtare këtu në Shqipëri dhe më pas do të shkojë në Kosovë. Deri tani ka vizituar vende ku Karitas ka bërë projekte të mëdha”.

Eleni Stefa, e shoqja e përkthyesit të amerikanëve pushkatuar nga diktatura tregon në librin e saj: Ja si na masakroi Sigurimi i Shtetit

Martirizimi i intelektualit Kostaq Stefa/në kuadër të 60-vjetorit të vrasjes“Amanet, fëmijët! Mos m’i lerë pa shkollë!”, do t’i thoshte ai nënës sonë Elenit një ditë para pushkatimit, ato katër minuta të takimit të fundit me të, tek i falte atë shami të përgjakur nga plagët të marra nëpër torturat çnjerëzore.“I thuajini gruas të më ketë amanet fëmijët dhe t’u japë atyre shkollë!” Këto do të ishin përsëri fjalët e tij të fundit.

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/04/kostaq-stefa.jpg

Libri i Eleni Stefës, dedikuar bashkëshortit të saj Kostaq Stefa, që u ekzekutua nga diktatura në moshën 42-vjeçare, me një paraqitje tipografike të bukur, i pajisur me foto në ballinë e në brendi, me redaktore Zhuliana G. Jorganxhiun dhe me ballinën e paraqitur artistikisht nga Kostandin Leka.

….Libri nuk përshkohet, pra, nga mllefe përkundrejt një regjimi që i shtonte “armiqtë” me kriteret e tij patologjike që e bënin të pandryshueshëm në bindjen se sistemi politik i vendosur, mbrohej përmes frikës dhe terrorit. Pastaj, vëllezërit e Elenit ishin partizanë dhe Kostaqi, me shpirtin e tij të butë, i kishte të gjithë miq. Kur ishte pedagog në shkollën teknike (1926-1933) kishte nxënës edhe Mehmet Shehun, me të cilin takohej edhe në kohën e Luftës…

u1_KostaqStefa1.jpg image by Besa_1980
Kostaq Stefa

…Portreti i martirit Kostaq Stefa plotësohet më mirë nga fëmijët e tij përmes kujtimeve, apo edhe nga shkrime e opinione të ndryshme që plotësojnë figurën shumëdimensionale të tij. Me mjaft interes janë fotografitë që mbyllin librin, të cilat, hap pas hapi, vit pas viti, etapë pas etape, sikur ngjizin fjalët e thëna me imazhin e atij intelektuali model, që la gjurmë në kujtesën e një kombi, që la pas një emër, një vepër që të bën të ndihesh krenar.

“Kostaq Stefa, martir i demokracisë”

http://www.shkoder.net/images/fjala/2008/eleni_kostaq_stefa.jpg

Titullohet libri in memoriam, me 234 faqe, i cili të ofron dy befasira: së pari, moshën e thyer të autores së tij, Eleni Stefa dhe së dyti, sepse është përmbushja e një pengu që asaj i ka vluar brenda vetes për vite e vite me radhë. Në qendër është figura e të shoqit, të ndjerit Kostaq Stefa, pushkatuar më 3 mars të vitit 1948 nga komunistët. Kujtime të trishta dhe rrëqethëse e përshkruajnë librin e 95-vjeçares Stefa. Një gjuhë e veçantë që rrjedh, jo vetëm nga kultura gjuhësore e autores arsimtare, por edhe nga dhimbja e dashuria e një gruaje, e cila vuajti persekutimin gjysmëshekullor, pas pushkatimit të të shoqit që i la pesë fëmijë. Kujtimet e zonjës Eleni nuk janë thjesht e vetëm personale, por ngacmojnë memorien e të gjithë atyre njerëzve që provuan tmerret e e genocidit të pamëshirshëm komunist. Në tregimin e jetës së saj, të shkrirë me atë të bashkëshortit dhe pesë fëmijëve, zonja e madhe beratase bëhet vetë ciceroni i dhimbjes familjare, i vuajtjeve dhe privacioneve që iu rezervuan gjatë gjithë jetës. Nga nënshtresa e radhojve të tregimit të saj mëson edhe një herë se, pak, shumë pak gra mbetën simbole të mbijetesës njerëzore, duke treguar se, përveç atyre që u nënshtruan dhe u vunë në shërbim të armës së ish-Sigurimit të Shtetit ekziston edhe një kontigjent tjetër, ai i të panënshtruarve, i atyre që pranuan privacionet e mëdha për të mos tradhtuar kujtimin e bukur të jetës. Njera prej tyre është edhe Eleni Stefa, apo zonja Leni siç vazhduan ta quajnë beratasit edhe pas pushkatimit të bashkëshortit të saj, Kostaq Stefa, i cili në vitin 1993 mori titullin “Martir i demokracisë”.

u1_KostaqStefa2.jpg image by Besa_1980

***

Në hyrje të librit autorja shkruan:

“Këtë libër ua kushtoj: bashkëshortit tim Kostaq Stefa, intelektualëve të nderuar beratas, Hamit Myftiu (ish-deputet), Tajfur Haznedari dhe njeriut të Zotit, Baba Bedri Cakranji, eshtrat e të cilëve u gjetën pas 45 vjetësh, më 18 janar 1993, të lidhur me zinxhir kuajsh, të mbyllur me dryn, ashtu siç ishin pushkatuar pa faj, më 3 mars 1948, si edhe gjithë intelektualëve dhe viktimave të pafajshme që e pësuan nga tragjedia komuniste shqiptare 1944-1992…”

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/04/eleni-stefa.bmp
Mëuesja dhe shkrimtarja Eleni Stefa

Më tej, në kapitullin hapës, dy prej vajzave të të ndjerit, Elda dhe Vitore Stefa (Leka), një emër i njohur në qarqet intelektuale krijuese e artistike të diasporës shqiptare, jo vetëm si shkrimtare e poete, por edhe si humaniste, citon: “Kur nisëm të hidhnim në letër fjalët e nënës sonë Eleni, “Mësuese e popullit”, dora dhe shpirti na dridhej. Po na dilte para syve portreti i një ati të dashur dhe të urtë, të thjeshtë deri në madhështi e të dashuruar pas jetës, dijes, kulturës; një bashkëshort i respektueshëm, i dashur; një prind që deri në frymën e fundit shpirtin dhe mendjen e pati tek ne, fëmijët e tij…” Krimi ndodhi më 3 mars të vitit 1948, kur Kostaq Stefa sapo kishte kapërcyer të 40-at, duke hyrë në pragun e burrit të pjekur.

“Na e martirizuan atin tonë të shtrenjtë atë natë marsi. Kishte shtatë muaj që na i kishin shkulur nga vatra familjare, duke e hedhur në birucat e errëta të Sigurimit të Shtetit, duke e torturuar çnjerëzisht, duke ia bërë trupin plagë…

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/04/kostaq-stefa-3.bmp

Shtëpia jonë mbeti pa kryefamiljarin e saj, tryezës sonë i mungonte kreu, nënës sonë, shenjtores sonë të bukur, Elenit, i prenë krahët, sepse e lanë pa bashkëshortin e dashur, pa shokun e jetës, të mendimeve, këshillave dhe mbi të gjitha, pa atin e fëmijëve të saj…”, – citojnë në kapitullin “Shenjtërimi i një martiri” Vitorja dhe Elda, ndërsa në faqet që do të vazhdojnë autorja Eleni Stefa, do të kujtojë:

Shtëpia e Stefave “Është një shtëpi e vogël aty në lagjen e bukur “Mangalem” të qytetit të lashtë dhe historik të Beratit, në pragun e së cilës hynë dhe dolën burrat patriotë të fisit Stefa, të cilët u përpoqën dhe luftuan për Shqipërinë, me zemër e shpirt tek liria…

http://2.bp.blogspot.com/_ULdLRa-xyao/RullTGM-p9I/AAAAAAAAACM/JEhiWMKPAT0/s320/vitoria%2520ne%2520pushime.1
HUMANISTJA DHE SHKRIMTARJA VITORE STEFA LEKA

Ndër ta do të shquhej në veçanti Gjergj Stefën, që së bashku me të vëllain, Kozmanë, ishte ndër patriotët më në zë të Sanxhakut të Beratit… Përveçse një ekonomist i zoti dhe një patriot zemërzjarrtë, Gjergji ishte edhe një diplomat i zoti dhe i shkathët. Gjergji drejtonte si kapedan i vërtetë një forcë prej 1300-1500 luftëtarësh, e cila ishte krijuar në Sanxhakun e Beratit për të qenë e gatshme të përleshej me trupat rregullta të ushtrisë osmane… Gjergji u aktivizua që në ditët e para të krijimit të degës së Lidhjes së Prizrenit për Beratin dhe u bë një mbështetje e fuqishme e kësaj lidhjeje.

u1_EleniStefa.jpg image by Besa_1980
Eleni Stefa

 

 

Ai njihej personalisht vetë me një nga prijësit e kësaj lidhjeje, me të ndriturin Abdyl Frashëri, i cili e vlerësonte shumë lart rolin e Gjergji Stefës. Por, figura e shquar e Gjergjit nuk mund të mos binte në sy edhe të të huajve që ndiqnin jetën shqiptare. Kështu zv.konsulli francez në Janinë, Ners, i shkruante qeverisë së tij më 1878-ën: “Shqiptarët e Beratit duan ndarjen nga Turqia. Një rol drejtues dhe komandues luan edhe kapedani trim Gjergj Stefa…”Vëllai i Gjergjit, Kozma Stefa, u martua me Marie Kristoforidhin, motrën e të përndriturit mëmëdhetar Kostandin Kristoforidhi. Nga kjo martesë u lindën djemtë: Jani dhe Vangjeli…”

http://kosova.albemigrant.com/wp-content/uploads/2008/04/k2.jpg

Kostaq Stefa

“Bashkëshorti im, Kostaq Stefa, u lind më 20 maj 1905, nga prindërit e tij Vangjel dhe Parashqevi Stefa, të cilët vazhduan të jetonin në shtëpinë e madhe të Stefave, në lagjen “Mangalem”. Në periudhën e fëmijërisë së Kostaqit familja e madhe e Stefave ishte një nga më të pasurat dhe më fisniket e qytetit të Beratit, ndaj dhe atij nuk i mungoi asgjë si nga ana ekonomike, por veçanërisht nga ana e formimit etiko-kulturor dhe patriotik. Pas përfundimit të shkollës qytetëse, duke parë rezultatet e shkëlqyera të të birit, Kostaqit, ati i tij Vangjeli, njeri arsimdashës dhe me kulturë të gjerë, vendosi që të birin ta çojë me studime në Shkollën Teknike shqiptaro-amerikane, që sapo ishte çelur në Tiranë. Kjo shkollë ishte krijuar me ndihmën e Kryqit të Kuq amerikan, në vitin 1922 dhe deri në vitin 1933, kur Zogu do ndërmerrte hapin përfundimtar për ta shtetëzuar, kjo shkollë u ndihmua nga Kryqi i të Rinjve dhe përmes veprimtarive të ndryshme ndihmuese. Dëshira për të mësuar, vullneti dhe zgjuarsia bënë që Kostaqi të shkëlqente si nxënës i kësaj shkolle, ku si drejtor, nga viti 1922-1933 do të ishte profesori i përkushtuar amerikan Harry Fultz, emrin e të cilit mban sot kjo shkollë. Duke vlerësuar këto rezultate të tij, pas përfundimit të shkollës në vitin 1926, drejtori dhe pedagogu Harry Fultz e emëroi atë pedagog në këtë shkollë. Kostaqi kishte shkëlqyer në mënyrë të veçantë në gjuhën angleze dhe në vizatim teknik, gjë kjo që ndikoi në caktimin e tij si pedagog pikërisht i këtyre dy lëndëve dhe i gjeografisë. Pedagogu njëzet e një vjeçar e mori me shumë pasion profesionin e tij të ri dhe iu përkushtua me gjithë shpirt mësimdhënies. Ndër nxënësit që ai ka mësuar kanë qenë: piktori i mirënjohur Ibrahim Kodra, dëshmori Muhamet Gjollesha, Eqrem Stërmasi, Avni Zajmi, Stavro Bojaxhi, Irfan Tërshana, ish-kryeministri shqiptar i kohës së komunizmit Mehmet Shehu, Mirush Përmeti, Anton Delhysa, Dhimosten Malo etj…

Ishte viti 1927 kur Kostaq Stefa u zgjodh kryetar i organizatës së parë “Boy Scouts” (boj skaut-ëve) të Shqipërisë, që u themelua brenda Shkollës Teknike dhe me nxënësit e saj. PO këtë vit ai u ftua në Londër nga organizata homologe “Boy Scouts”, për të marrë eksperiencë nga kjo organizatë me tradita të mëdha. Për këtë dëshmojnë dy fletore të trasha, që për fat i kanë shpëtuar kontrollit që Sigurimi i Shtetit i bëri shtëpisë sonë mbas arrestimit të bashkëshortit tim Kostaq Stefa…”

“Jeta ime me Kostaqin”
“Unë, Eleni, u linda në qytetin e bukur dhe historik të Beratit, më 15 qershor 1912, nga prindërit Theodhor dhe Theodhora Jançe, të cilëve u lindën gjashtë fëmijë. Im atë, Theodhori, këndonte shumë bukur dhe ishte psallt në një nga kishat e Beratit. Ai vdiq i ri, kur unë sapo kasha mbushur tetë vjeç. Ishte dhjetori i vitit shkollor 1924-1925 (atë vit u hap për të parën herë shkolla Normale Femërore në Korçë), ku u nisa së bashku me pesë vajza të tjera beratase. Ishte mëngjes herët, aty nga ora pesë, kur iu hipëm mushkave të dy qiraxhinjve voskopojarë, Naunin dhe Soton, burra me moshë aty tek 44-50 vjeç, duke udhëtuar për tri ditë rresht, rrëzës së malit Tomor dhe duke u çlodhur në ca hane me kushte jo të pëlqyeshme. Pas fillimit të Shkollës Normale, kthehesha në Beratin tim çdo verë, kur kishim pushimet. Kështu ndodhi edhe atë verë të viti 1927, kur në një nga ato ditët e gëzuara, pasi isha çmallur me të afërmit e mi, shkova të takoja një nga miket e mia më të ngushta, shoqen time të fëmijërisë Elpiniqi Stefën, ose siç e thërrisnim shkurt Niqin. U takuam dhe pasi shëtitëm dhe u çmallëm pak bashkë po ecnim rrugës që të shpinte për te shtëpia e saj. Aty, papritur na doli përballë vëllai i Niqit, Kostaqi. Kishim vite pa u parë. Ai ishte larguar nga Berati me vite dhe ja tani, unë para syve të tij nuk isha më ajo vogëlushja që rendte oborrit të shtëpisë së tij e luante me të motrën, Niqin. Vura re se për një çast sikur u shtang. Tani para tij unë isha një zonjushe që kishte hedhur shtat, e veshur bukur, sipas modës, por edhe ai kishte ndryshuar shumë. Ishte bërë një djalosh i bukur, me flokë të dredhura e të ndara në mes, me atë hundë të drejtë, me faqet ku i qëndronte një tis i lehtë i kuqi, me dy buzët e plota. Eshe ai ishte i veshur bukur, sipas modës, me kostum dhe kravatë.

U përshëndetëm dhe unë nuk i qëndrova dot shikimit të tij ngulmues. Na ftoi në shtëpi dhe unë me Niqin e ndoqëm pas.

Në vitin 1932 ne u martuam nëpërmjet një dasme të zhvilluar në Tiranë, ngaqë Kostaqi kishte ndërmend të jetonim aty. Pas martese ai vazhdoi të jepte mësim në Shkollën Teknike, kurse unë fillova të jepja mësim në një kopësht parashkollor. Në vitin 1933 Shkolla Teknike u mbyll, sepse u shtetëzua dhe Kostaqi, së bashku me shokun e tij të ngushtë, Beqir Haçi, fituan bursën për të vazhduar studimet në “Instituto Superiore di Magistero” në Firence të Italisë. Në mbrëmjen e 24 marsit 1934, duke u gdhirë Dita e Shën Vangjelizmoit (që ishte edhe shenjti i familjes Stefa), unë në dhomën lart, e ndihmuar nga nëna Parashqevi dhe mamia e qytetit prisja lindjen e fëmijës sonë të parë që lindi atë natë. Ishte djalë. Gëzimi ishte shumë i madh. Djalin e pagëzuam me emrin Alfredo dhe Llazar, sepse, sipas fesë ortodokse, fëmija duhej të mbante dy emra. Pas lindjes së djalit Kostaqi u kthye përsëri në Firence, ku studioi për tre vjet dhe në vitin 1936 u diplomua me rezultate shumë të mira. Tani ai ishte një pedagog i përgatitur katërcipërisht dhe u kthye në Beratin e tij të dashur, me dëshirën e madhe për t’iu dhënë dituri nxënësve të tij…”

Kujtimet e amerikanes Mangerich…

“Një mbasdite të ftohtë të javës së parë të nëntorit 1943 Kostaqi u vonua më tepër se zakonisht. Ne të gjithë ishim në merak të madh, sepse ai gjithmonë lajmëronte kur nuk mund të vinte për drekë. Kështu që, sapo hyri në shtëpi të gjithë filluan t’i tërhiqnin vërejtje. Ai na qetësoi, duke na thënë se nuk kishte ndodhur asgjë e veçantë dhe më vonë na tregoi se një avion me 30 amerikanë, ku bënin pjesë edhe infermiere femra, që të gjithë ushtarake, kishte rënë andej nga Belshi dhe pas disa ditë ecjeje në këmbë të udhëhequr nga korrierë partizanë priteshin që të nesërmen të mbërrinin në Berat. Ishte vendosur për shpërndarjen e tyre nëpër baza dhe dy nga infermieret ushtarake amerikane do të strehoheshin tek ne, për aq sa të vendosej largimi i tyre nga Berati. “Ata janë aleatët tanë në luftën kundër gjermanit dhe janë në rrezik të madh po t’i kapin gjermanët ose bashkëpunëtorët e tyre”, – na tha Kostaqi.

Të nesërmen në mëngjes ai më tha t’i bëja gati veshmbathjet dhe çfarë do t’i duhej për rrugën shoqëruese të amerikanëve, që nuk dihej për sa kohë do të zgjaste. Po ashtu, na porositi të gjithëve të përgatiteshim për pritjen e dy infermiereve amerikane, të cilat, me siguri do të kishin nevojë të laheshin dhe duhej të gjenin tek ne një mjedis çlodhës. Për të dhënë gjithçka sa më realisht, unë më poshtë po citoj pjesë nga libri “Ikje nga Shqipëria”, të cilin autorja e tij, Agnes Jensen Mangerich, njëra prej infermiereve të grupit që ra bashkë me helikopterin në Belsh, togere e ushtrisë amerikane, ma ka dërguar me përkushtim:

“Më 8 nëntor të vitit 1943, infermierja e ushtrisë amerikane Agnes Jensen linte pas krahëve një shi të ftohtë në Katania, Siçili dhe hynte në një C-53, aeroplan për transport. Por, ajo dhe 12 infermieret e tjera nuk aritën kurrë në Bari, Itali, ku duhej të transportonin ushtarët e plagosur, në spitale larg linjave të frontit. Një stuhi e fuqishme dhe ndjekja nga “Messerschshmitt”-ët gjermanë ishin shkaqet e uljes së detyruar të avionit në një vend të humbur të Shqipërisë, duke lenë infermieret, skuadrën e mjekëve dhe ekuipazhin e fluturimit të bllokuar dhe të humbur në një territor të pushtuar nga nazistët. Partizanët shqiptarë i ndihmuan amerikanët e humbur për të gjetur një Mision të Inteligjencës Angleze dhe grupi filloi kështu një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm drejt bregut të Adriatikut, gjatë javëve që ndoqën. Ata kaluan malin e dytë në Shqipëri për nga lartësia, nëpër stuhi të forta bore, u goditën nga aeroplanët gjermanë, arritën të braktisnin një qytet pak çaste para se të bombardohej dhe u gjendën në pamundësinë për të bërë diçka. Një përpjekje për t’i shpëtuar ata dështoi, duke u penguar nga forcat naziste.”
“Jensen ishte shumë e lumtur kur ajo dhe Vilma Lytlle, lindur në Kentucky, u caktuan te shtëpia e përkthyesit. Ishte me të vërtetë një fat të strehoheshe në shtëpinë e dikujt që fliste anglisht.

Burri prezantoi veten me emrin Kostaq Stefa.

Ishte gati duke rënë dielli, kur ato arritën në shtëpinë e rehatshme, dykatëshe, të Stefës… Dhoma ishte e ngrohur nga një sobë që shpërndante në mënyrë uniforme ngrohtësinë pa atë tymin e prodhuar nga oxhaqet. Stefa prezantoi gruan dhe prindërit e tij dhe pastaj ftoi Jensen dhe Vilmën të ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Znj. Stefa, një grua e dobët me flokë të zeza, e cila fliste një anglishte minimale, ishte mësuese në shkollën elementare të Beratit. Çifti kishte katër fëmijë, më i vogli i të cilëve ishte vetëm tre muajsh. “Anglishtja juaj është e përkryer”, – i tha Jensen të zotit të shtëpisë. – Nuk mund të rri dot pa pyetur veten nëse keni ndjekur ndonjë shkollë jashtë Shqipërisë?!” Stefa buzëqeshi: – “Po, kam bërë shkollë në Itali disa vite, por nuk kam studiuar kurrë në një vend ku flitet anglisht.”

Ashtu si Hasani, edhe ai e kishte mësuar anglishten në shkollën shqiptaro-amerikane. Por Stefa, ndryshe nga Hasani, e kishte frekuentuar këtë shkollë për katër vjet… “Shpresoj të mos të të bezdis me pyetjet e mia, por jam kurioze të di pse njerëzit këtu kujtuan se ne jemi një forcë pushtuese?”, – tha Jensen-i. “Njerëzit këtu kanë pritur një kohë të gjatë që amerikanët të na dërgonin ndihma, në mënyrë që ne të luftojmë efektivisht gjermanët. Kur u hap fjala e ardhjes suaj, të gjithë njerëzit kujtuan se filloi pushtimi amerikan…”

Ditë ankthi

“Ikja e Kostaqit në misionin e caktuar për shpëtimin e ushtarakëve amerikanë në mes të atij dimri të egër të vitit 1943 dhe sidomos rreziku që mbartte ky mision me gjermanët që gjendeshin kudo, për mua në veçanti, por edhe për gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes sonë ishte një gjendje ankthi shumë e vështirë. Megjithatë, kjo ngjarje sikur na bëri më të fortë dhe më të vendosur…

Një të shtunë Kostaqi ishte në Tiranë, sepse Maria, motra e tij e madhe ishte e sëmurë. U kthye të dielën dhe unë menjëherë e kuptova, sa e pashë, se ishte shumë i mërzitur. Nuk i fola para fëmijëve, por pasi ata të pestë fjetën, mbetëm të dy tek dhoma e zjarrit dhe unë e pyeta: “Maria ishte shumë e sëmurë? – Jo, jo. Maria ishte fare mirë. Kishte patur një grip të lehtë”, – m’u përgjigj. “Po unë të shoh të mërzitur”, – i thashë. “Ke të drejtë, – më tha. – Po jam i mërzitur se po bëhet kërdia. Kanë filluar me teknikasit dhe Andrea, burri i Marias, më tha se po arrestojnë njerëz që kanë patur të bëjnë me amerikanët, sepse tani që i kemi “armiq” dreqi e di se ç’po bëhet. Më tha të kem kujdes, të mos flisja me njeri. Bile ma tha: “Kostaq nuk ke mundësi të ikësh jashtë?” Kjo gjë më çuditi shumë dhe iu përgjigja menjëherë se as që e shkoj nëpër mend një gjë të tillë dhe se s’kam përse të merakosem. Unë isha profesor në shkollën e Fultz-it dhe amerikanët i shoqërova me urdhër dhe dijeni të plotë të partizanëve. Ti Andrea, – i thashë, – e di si ishte puna. Ai më tha se, nga mënyra sesi po zhvillohen gjyqet, arsyeja dhe drejtësia nuk ekzistojnë. Prandaj jam shumë i mërzitur”, – më tha Kostaqi dhe vazhdoi: “Por ti Leni, sido që të vij puna duhet të bëhesh shumë e fortë.”

Më 8 shtator 1947, sapo kisha rregulluar fëmijët, iu dhashë darkë dhe po bëhesha gati t’i vija në gjumë, kur ra zilja e portës. Pastaj porta u godit fort si me diçka të rëndë. Kostaqi, i cili ishte poshtë duke punuar në dhomën e pritjes, doli dhe e hapi portën. Ndërkaq, unë dhe prapa meje katër fëmijët dolëm poshtë. Aty ishin tre burra të veshur ushtarakë dhe të armatosur.

Dëgjova njerin që tha: “Ti je Kostaq Stefa?”, kurse Kostaqi iu përgjigj: – “Po, unë jam”. “Në emër të popullit je i arrestuar”, – foli përsëri ai burri. Kostaqi u vesh dhe pasi e prangosën, dy prej tyre e vunë në mes dhe qëndruan te porta, kurse i treti u ngjit lart dhe filloi të kontrollojë një baulk u nuk kishte veçse lapsa dhe fletore. Pastaj ai zbriti poshtë dhe së bashku me Kostaqin dhe ata dy ushtarakët e tjerë dolën në rrugë. Unë u bëra si e marrë. Hodha krahëve një xhaketë si automat dhe i thashë Alfredos: “Të keqen mamaja, merru ti me fëmijët se unë po shkoj të shoh ku po e çojnë Taçin”. Dola si e marrë nëpër natë, në errësirë dhe rrugët ishin pothuajse të shkreta. Nuk dija nga t’ia mbaja dhe mora drejtimin nga burgu. Nxitova hapat dhe i dallova nga larg që po ecnin me Kostaqin në mes tyre. I ndoqa nga largësia deri sa i pashë që hynë te dega e punëve të brendshme, ku dihej se ndodheshin birucat e torturave.

Prej asaj nate filloi kalvari i mundimshëm i jetës sime dhe i pesë fëmijëve të mi. “Jo, – thoja me vete, – këtu ka një gabim. Kostaqin duhet ta lirojnë sapo të sqarohet puna. Ai është i pafajshëm, pra duhet të vijë në shtëpi…”

“Agjent i amerikanëve”

“Sa shumë gabohesha. Këtë e kuptova kur fillova përsëri me ecejaket në Degën e Brendshme. Ushqimin që ia çoja, kur iu tekej ta pranonin e bënin copa-copa dhe e përzienin si me qëllim, të gjitha bashkë, të kripura dhe të embla. Ndërresat e Kostaqit, që merrja prej tij, ishin gjithmonë me shenja gjaku dhe plagësh. Atë po e torturonin dhe bashkë me të edhe familjen e tij. Unë isha si peshku pa ujë. Nuk dija çfarë të bëja. Nuk merrja dot vesh asgjë. Kishin kaluar tre muaj që s’e kisha parë Kostaqin. Fëmijët e ndjenin shumë mungesën e tij.

Disa ditë pasi Kostaqin e kishin kthyer nga Tirana në Berat, më thirrën në Degën e Punëve të Brendshme dhe më thanë se do të takohesha me një farë Arif Selenica, hetues i Kostaqit. Deri në ato çaste për avokat as që bëhej fjalë. Më futën në zyrën ku ishte ai dhe një burrë tjetër me një makinë shkrimi përpara. Hetuesi, një verdhacuk, më përshëndeti e më tha të ulesha me shumë mirësjellje, pastaj filloi të më pyeste se si quhesha e çfarë pune bëja. Kur i thashë mësuese, ai u shpreh i bindur se do të merreshim vesh dhe po këtë gjë ia pohova edhe unë. “Dëgjo, pa më thuaj, sa herë ka ardhur Fultz-i në shtëpinë tuaj?”, – vazhdoi të më pyeste. “Fultz-i në shtëpionë tonë?! As edhe një herë”, – iu përgjigja. “Qysh as edhe njëherë? Po mbledhjet që janë bërë tek ju me Fultz-in, Ali Orizajn, Selam Tepelenën, Andon Ziun, Gaqi Goxhomanin e të tjerë?!” “Dëgjo shoku hetues, Fultz-i në shtëpinë tonë nuk ka qenë kurrë. Në shtëpinë tonë nuk është bërë kurrë asnjë lloj mbledhje”, – i thashë unë. “Po Kostaqi na ka thënë kështu. Këto ishin fjalët e tij”, – vazhdoi në të tijën hetuesi. “Unë Kostaqin e kam burrë dhe e njoh mirë. Nuk e besoj kurrë të ketë thënë gjëra të paqëna. Ma sillni këtu t’ia them në sy. Veç në ka lajthitur”, – i thashë unë. Hetuesi shtrembëroi fytyrën dhe pastaj më tha: “Mirë, mirë, si të duash, ne e dimë të vërtetën. Ti mendohu dhe mbase do të shihemi përsëri”. “Nuk kam ç’të mendoj. E vërteta është ajo që ju shpjegova”, – i thashë. “Mirë, mirë, mund të shkosh”, – më tha ai…

Vendimi: “Dënim me vdekje”

“Gjyqi i Kostaqit u bë në mesin e janarit 1948. Një gjyq me dyer të mbyllura, pa avokat mbrojtës, një gjyq ushtarak që drejtohej nga gjyqtari “lopçar”, kapiteni kriminel Bexhet Mema, i cili ishte sjellë nga Gjykata Ushtarake e Elbasanit. Të gjitha këto i mora vesh nga im vëlla Mitaqi, i cili shërbente si ushtarak dhe më tha të përgatitesha për më të keqen, sepse gjyqi ushtarak me dyer të mbyllura ishte për atë kohë një shenjë ogurzezë. Sapo mbarova mësimin u drejtova nga salla e gjyqit, tek kinemaja e Beratit. Rrugës takova Andon Myzeqarin, kumbarin tonë. Me zerin që i dridhej ai më tha: “Leni, hajde shkojmë për në shtëpi. Gjyqi ka mbaruar dhe u morën vesh edhe vendimet. Duhet të bëhesh e fortë se Kostaqin e kanë dënuar me vdekje, me pushkatim.” M’u rrotullua çdo gjë që më rrethonte. Nuk di se si nuk rashë në tokë. Andoni më vuri krahun dhe më drejtoi për nga shtëpia. Lajmi u përhap si rrufe në të gjithë Beratin. Shumë njerëz rrugës më shikonin dhe ulnin sytë me keqardhje. Arrita në shtëpi dhe sapo hyra brenda shpërtheva në vaj. Alfredoja, Elda, Vitoria ishin aty. Dy të vegjlit, Tina dhe Vangjushi, ishin në kopësht dhe në çerdhe. Fëmijët rrinin të heshtur dhe m’u afruan si të frikësuar. Hymë në dhomën poshtë bashkë me xha Ndonin, siç i thoshin fëmijët e mi. Ai i përkëdheli dhe filloi t’iu thoshte plot fjalë të mira, po ashtu edhe mua më tha se nuk duhej të mërzitesha aq shumë, pasi duhej menduar për të bërë kërkesën për falje në Gjykatën e Lartë në Tiranë. Pastaj ai u largua dhe unë atij njeriu i mbeta mirënjohesë për gjithë jetën… Dënimi i Kostaqit kishte rënë si bombë, si një rrufe në qiell të hapur, sepse askush nuk e priste që ta dënonin me vdekje. Çfarë kishte bërë? Cilin kishte vrarë? Cilin mori në qafë? Çfarë aktiviteti armiqësor kishte kryer? Me siguri Gjykata e Lartë do ta rishikonte këtë punë dhe duhej t’i falnin jetën…

Atë natë për darkë erdhi Mitaqi, i cili, pasi më përqafoi fort mori në krahë Vangjushin, më të voglin e fëmijëve, të tjerët i puthi, iu dha një kuti me galeta, tip biskote që ua jepnin në ushtri dhe më tha t’i shkruaja një letër Aranit Çelës, kryetarit të Gjykatës së Lartë, ku t’i kërkoja që Kostaqit t’i falej jeta. Ai më tha ta shkruaja atë natë dhe të nesërmen t’ia jepja atij, pasi do të shkonte vetë në Tiranë dhe do të bënte të pamundurën që ajo letër të shkonte atje ku duhej. Shkrova një letër ku i shpjegoja jetën e Kostaqit, nga ç’familje patriotësh rridhte, se dhe ai vetë ishte një patriot demokrat i vërtetë, pastaj i lutesha që të kishte parasysh moshën e tij aq të re, 42 vjeç dhe pesë fëmijët, duke i shprehur besimin tim të plotë se do ta merrte parasysh lutjen time. Unë akoma mendoja se kisha të bëja me një njeri të arsyeshëm, një ish-partizan si vëllezërit e mi, me një njeri që përderisa kishte atë post të lartë do të vendoste vërtet drejtësinë. Ku e dija unë e mjera se po i lutesha një përbindëshi, një krimineli, që padronët e tij e kishin vënë atje, sepse ishte njësoj si ata dhe se Kostaqi ishte një nga “kurbanet” ndër mijëra të tjerë që dënoheshin si pa të keq nga këta katila të pashpirt dhe se urdhrin e jepte drejtpërdrejt diktatori Enver Hoxha.

Letrën erdhi e mori Mitaqi dhe më tha se do të bënte çmos që ajo të bionte në dorën e Aranit Çelës. “Le të shpresojmë se mund të bëhet diçka në Tiranë”, – më tha im vëlla dhe u nda me mua, duke më lënë pas një fije shprese. Katër ditë pas dënimit me vdekje të Kostaqit, pesë burra, nga të cilët njoha vetëm një polic që e kisha parë te Dega e Brendshme, trokitën në portën e shtëpisë për të bërë konfiskimin e të gjithë pasurisë. Nga gjithë ajo shtëpi e Stefave na lanë vetëm gjashtë lugë, gjashtë pirunj, një thikë, nja dy tenxhere, një tigan dhe gjashtë pjata. Gjithçka e mbyllën në dhomën e pritjes, duke e vulosur me dyll të kuq. Ata morën edhe një orë dore të Kostaqit (kjo më vonë u pa në dorën e policit) si dhe 500 napolona floriri, që kur gjetëm letrën e shtetëzimit në vitin 1993, nuk rezultonin në asnjerën nga dy fletët ku ishin shënuar plaçkat e konfiskuara. Shtëpia jonë mbeti bosh, por mua tashmë nuk më bënte përshtypje asgjë…”

Pabesia

“Pas dërgimit të letrës dhe pas konfiskimit të pasurisë shpirtin filloi të ma mbulojë një ankth i madh. Nuk dija çfarë të mendoja. Natyrisht, i vetmi mendim që më sundonte ishte falja e jetës së Kostaqit. Në vetvete po kuptoja se në Shqipëri po vendosej një diktaturë. Më kujtohej që së bashku me Kostaqin kisha lexuar një libër italisht të një autoreje ruse në mërgim, që titullohej “Noi vivi” (ne të gjallët). Aty përshkruheshin vuajtjet e familjeve borgjeze, pas triumfit të bolshevikëve. M’u kujtua që edhe atje kishin bërë të njëjtat gjëra që po përsëriteshin tek ne. Më kujtohej se kur e kishim mbaruar së lexuari atë libër me Kostaqin na ishte dukur si ekzagjerim i ngjarjeve.

Kaloi edhe muaji shkurt, kur në datën 1 mars 1948 më thirrën në degë. Më futën brenda shpejt, pa pritur jashtë dhe atje një oficer më komunikoi se nga Tirana kishte ardhur përgjigjja e Gjykatës së Lartë dhe se Kostaqit i ishte falur jeta. Nga dënim me vdekje ia kishin konvertuar në 101 vjet burg dhe të nesërmen në drekë, në orën 13:00 do ta takoja, pasi më datën 3 ose 4 mars do t’i nisnin për në Burrel.

Nuk e besoja dot këtë lajm dhe as nuk dita ta gëzoj aty ku isha, por, pasi falënderova oficerin, u largova dhe këtë lajm ua dhashë të gjithë atyre që takova rrugës. Po ashtu, me të mbërritur në shtëpi dërgova Alfredon që të lajmëronte nëpër “Mangalem” ku të donte ai. Pasdite shtëpia u mbush plot me njerëz që vinin për urim, duke sjellë pasta e llokume, sipas zakonit. Atë natë nuk më zinte gjumi. Pas gjashtë muajve do të takoja Kostaqin, bashkëshortin tim të mrekullueshëm dhe atin shembullor të pesë fëmijëve të mi. Në orën 12:30 u nisa për tek burgu. Nuk më lanë të prisja, por në orën 13:00 fiks më thirri një ushtarak dhe më futi brenda. Më erdhi keq se vura re që kishte kangjella nga të dyja anët, të ndara me një hapësirë në mes, por s’pata kohë të mendoja tjetër, sepse u duk Kostaqi, i shoqëruar me një polic, që ndaloi në anën tjetër. U trondita jashtë mase kur e pashë dhe sa nuk thirra, por arrita ta mbaja veten. Ai ishte tjetërsuar. I zbehtë dhe i dobësuar jashtë mase. Në faqe e mbi vetull kishte dy shenja mavi prej plagësh në shërim e sipër. Dukej i qetë dhe më tha: “Leni, duhet t’i jemi mirënjohës Pushtetit Popullor dhe Gjykatës së Lartë që më fali jetën. Ne do të na nisin për në Burrel, kështu që nesër, bashkë me rrobat e tjera, më sill edhe pallton e madhe.” Unë isha kthyer në një mumje dhe ende nuk kisha hapur gojën. “Fëmijët janë mirë? Vangjushi, Alfredoja, Elda, Viktorja? Tina nesër mbush një vjeç. Puthi të gjithë nga unë. Kujdesu që të venë mirë me mësimet dhe qëndro e fortë”, – vazhdoi të më thotë Kostaqi. Më në fund unë hapa gojën: “Ti ki kujdes veten dhe ruaju, sepse në Burrel është klima e ashpër. Sa për fëmijët mos u bëj merak. Ata janë shumë mirë dhe në shkollë shkojnë fare mirë. Ty të duan shumë dhe të puthin që të gjithë” Në këtë çast ndërhyri polici, i cili tha se kishte mbaruar koha e takimit. Kostaqi më dha shaminë me të cilën mbulonte faqen e bërë plagë dhe më uroi shëndet. Shtrëngoja në dorë shaminë e tij, ku ishin ende njolla gjaku dhe e putha. Thosha me vete se nuk duhej të dëshpërohesha, sepse tani Kostaqi do të ishte më i qetë dhe do ta merrte veten. Para se të largohesha nga burgu, pyeta se kur do t’i nisnin për në Burrel dhe më thanë që të pyesnim nesër në mëngjes. Kur u ktheva në shtëpi gjeta përsëri njerëz që vinin për urim.

Në mëngjesin e 3 marsit 1948, aty nga ora 10:00 unë mora leje për Alfredon në shkollë dhe e nisa me disa pasta të paketuara mirë, që t’ua jepte policëve për gëzimin që morëm me rastin e faljes së jetës së Kostaqit dhe të pyeste kur do të niseshin për në Burrel. Alfredoja shkoi, por u kthye shumë shpejt. I trembur dhe i alarmuar më tha: “Vajta atje, i dhashë pastat një polici dhe e pyeta për Taçin. Ai i mori pastat, ia dha një tjetri dhe m’u kthye e më tha: “Për Kostaq Stefën i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes.”

Mbeta si e ngrirë, por kolegia ime, Fili Cici, më tha: “Leni, mblidhe veten. Shko vetë më mirë se Alfredoja është kalama dhe kushedi ka ndonjë keqkuptim. Nisu se ta mbaj unë klasën.”

Ika me vrap, pa kthyer kokën prapa, por afër pazarit shikoj Ymer Haznedarin, i cili ishte i përlotur dhe më doli përpara. Më përqafoi dhe më tha: “Leni, moj motër! Na i kanë vrarë sot në mëngjes, Tajfurin (vëllain e tij) dhe Kostaqin.”Në ato çaste m’u nxi çdo gjë rreth e rrotull, por nuk e di se ku i gjeta forcat dhe i thashë Ymerit: “Unë do të shkoj atje!” Edhe pse ai këmbënguli që ishte e kotë, unë vrapova me një frymë drejt degës dhe kur ma përsëritën edhe mua të njejtën gjë si edhe djalit, Alfredos, nuk di se ç’kam nxjerrë nga goja, duke uluritur dhe sharë policët, derisa njëri nga ata më dha një pëllëmbë fytyrës dhe unë rashë përtokë… Nuk e di si u zvarrita deri në shtëpi, ku vura ulurimën së bashku me fëmijët e mi. Edhe sot e kësaj dite nuk arrij të kuptoj atë që ka ndodhur dhe nuk besoj se ka në botë njerëz të ndershëm që të mund të kuptojnë e t’iu japin shpjegim veprimeve djallëzore të këtyre përmasave…”“Ndodhi me Kostaqin diçka e pabesueshme. E urdhëruan të shoqëronte amerikanët gjatë operacionit të dimrit dhe sa u kthye prej aty e kryqëzuan si agjent të tyre. Ata që i besuan misionin e vështirë e vunë përpara skuadrës së pushkatimit”Rrëfimi i familjarëve të njeriut që u martirizua barbarisht një natë marsi të vitit ‘48, mundohet të përqendrohet në thelbin e metamorfozës që ka përjetuar Kostaqi i tyre i dashur. E para, Eleni, gruaja që ka kaluar pjesën më të bukur të jetës në krahë të tij, pastaj Elda, Vangjua, Vitorja e Parashqevia, fëmijët që i deshi si sytë e ballit profesori i “Harry Fultz”-it, teksa u kthehen kujtimeve për ditët që kanë kaluar bashkë, përloten e hera herës shpërthejnë në dënesë pavarësisht se tragjedia i përket një kohe të largët. Mundohen të jenë modest e të përmbajtur, pa e fshehur krenarinë për jetën dinjitoze të Kostaqit. Kur bie fjala për për mënyrën si u martirizua, të rekomandojnë për të lexuar shënimet që kanë mbajtur nga rrëfimet e Elenit gjatë viteve. Megjithëse ajo ende vazhdon ta ruaj kujtesën dhe dëshiron ti rrëfejë vet momentet kur sigurimi i shtetit në mënyrën më barbare do ti merrte jetën Kostaqit të saj…

Eleni: Ditët e ankthit pa Kostaqin

“Ishte një pasdite nëntori kur Kostaqi na foli për misionin që i kishin besuar. Pa shumë hollësi na shpjegoi se do shoqëronte një trupë ushtarake amerikane, që kishte mundur të mbijetonte pas rrëzimit të një avioni në Belsh të Elbasanit.

“Ata janë aleatët tanë në luftën kundër gjermanëve dhe janë në rrezik të madh po të kapen prej tyre”, shtoi ai. Të nesërmen sipas planit mbërritën në Berat. Dy prej tyre erdhën në shtëpinë tonë. Me sa mësuam ishin me profesion infermiere. Ndenjëm deri vonë atë natë me to. Ju ofruam gjithçka për t’u qetësuar dhe folëm gjatë rreth luftës dhe pushtuesit. Në mëngjes u nisën në inkursionin e riatdhesimit. Kostaqi u nis bashkë me ta. Na tha se do të kthehej sa t’i përcillte në një bazë të sigurt. Kaloi një ditë, dy, tre. Kaluan disa javë. Asnjë lajm për fatin e tij. Ankthi sa vinte e shtohej. Shumë herë kur merrja vesh ofensivën e forcave gjermane më bëhej sikur prisja kot kthimin e tij. Kishte raste që mendoja se s’do ta shihja më kurrë. E quaja mrekulli sikur të kthehej gjallë. Megjithatë shpresat nuk i humba deri sa pasditen e 30 janarit ‘44 Kostaqi trokiti në portë. Mjaftoi kaq që shtëpia të gjallërohej menjëherë. Të parët turfulluan fëmijët. U çuan në këmbë si të tërbuar dhe filluan të thërrasin “Erdhi Taçi” “Erdhi Taçi”. Ndenjëm deri në të gdhirë atë natë e folëm me të për ditët që kishte rrugëtuar me amerikanët e kërcënuar…

Misioni në vëmendjen e Ruzveltit

“Ushtarët e humbur” i kërkonte drejtpërdrejt Presidenti Ruzvelt. Ai interesohej orë e çast për fatin e tyre”. Në rrëfimin e Kostaqit ky pohim veçohej si një nga momentet kulmore të misionit. Pastaj tregimi i tij vazhdonte me përjetime nga ditë-netët e marshimit të jashtëzakonshëm. “Kaluam vështirësi e rreziqe të mëdha, po falë Zotit ia dolëm mbanë. Përshkruam tetëqind kilometra më këmbë, në borë e shpate të thepisura, poshtë fluturimit të avionëve gjermanë që na ndiqnin kudo. Na dha krahë bujaria e fshatarëve, që ndanë bukën e fëmijëve me ne. Trimëria dhe intuita e korrierëve partizanë, u bënë zemra e misionit. Forcë e kurajo na u bë sidomos qëndrueshmëria shembullore e ushtarakëve amerikanë. Dhjetë prej tyre ishin femra, madje në një moshë të re, por asnjëherë nuk thanë “u lodhëm”. Një trupë vërtetë heroike. Kur ecja në krahë të tyre më kujtoheshin fjalët e mikut tim Harri Fullc: ‘Mundohu ta bësh veten dhe Atdheun tënd sa më të nderuar dhe të vlefshëm për të jetuar dhe po qe nevoja të japësh edhe jetën për të’. Tek ta e pashë më së miri mishërimin e kësaj filozofie”. Ndërkaq, interesimi i krerëve të Pentagonit për fatin e tyre, për Kostaqin kishte qenë befasues. Ata e ndiqnin çast pas çasti inkursionin e “ushtarëve të humbur”. Në çdo kontakt me radio, shtabi madhor kërkonte të dhëna për t’u ardhur në ndihmë me të gjitha mundësitë. Një ditë afër Gjirokastrës, fluturuan dy aeroplanë të SHBA-së në përpjekje për të shpëtuar grupin e ushtarakëve amerikanë, po sa ishin dalluar nga gjermanët ishin përballur me një bombardim të rrufeshëm dhe ishin tërhequr menjëherë. Sakaq, qyteti ishte përfshirë në kaos e panik dhe njerëzit ishin larguar të traumatizuar. Sidoqoftë, me kalimin e ditëve misioni do të shkonte drejt suksesit dhe Kostaqi do të ndahej me ta në afërsi të Vlorës. Në ndarje e sipër aleatët i dhuruan një palë dylbi, të cilat ia fali Mehmetit (Shehut) qysh në takimin e parë. Rikthimi në shtëpi i dha në një farë mënyre fund makthit të pritjes së gjatë, po vetëm përkohësisht. Hallet e familjes Stefa do të vazhdonin dhe më tej. Mbarimi i luftës do të shoqërohej me një tjetër tronditje në familjen e përkthyesit në Mangalem…

Miqtë e amerikanëve në shënjestër

“Fill pas luftës, komunistët i shpallën amerikanët tradhtarë. Miqtë e tyre u vunë në shënjestër”. Retrospektiva e atyre ditëve të dhimbshme, në kujtimet e gruas së përkthyesit të pushkatuar, risjell momentet dramatike të zhgënjimit që shkaktoi sjellja monstruoze ndaj aleatëve. “Vizita e parë e në Tiranë, pas kthimit nga misioni me ushtarët amerikanë, e kishte tronditur e befasuar Kostaqin. Shkoi aty për të qëndruar disa ditë te motra, por u kthye që të nesërmen. Dukej i mërzitur e i prerë në fytyrë. E pyeta pse nxitoi, por më tha ta lija të qetësohej nga rruga. Vonë, diku nga mbrëmja më shpjegoi gjëra e gjatë për atë që e vlerësonte mosmirënjohje e pabesi. “Në Tiranë po bëhet hataja,- më tha. -Po arrestojnë teknikët dhe ata që kanë pasur lidhje me amerikanët. Qeveria ka shpallur tradhtarë, miqtë e aleatëve perëndimorë…”. Mu duk e pabesueshme dhe i thashë se do të ishte ndonjë e dhënë dashakeqe. Po ai këmbëngulte në të tijën dhe shprehej i bindur se kishim të bënim me një strategji të fshehtë. Më dukej marrëzi ajo që thoshte dhe aty për aty, i kërkova arsyet pse duhej të goditeshin miqtë e aleatëve. “Ku e di unë, bëri ai duke ngritur supet dhe nisi të rrëfejë atë që kishte mësuar në Tiranë. “Kështu më thanë miqtë e mi, bile më porositën të ruhem se edhe për mua kishin dëgjuar lajme jo të mira. Më porositën të kem kujdes, të mos flas me njeri, madje më sugjeruan që të ikja jashtë shtetit. U thashë që këtë nuk e shkoj kurrë në mëndje dhe se nuk kisha pse të trembesha. Në fund të fundit unë isha profesor në shkollën e Fullcit dhe amerikanët i shoqërova me urdhër të partizanëve. Ata kishin bindje të padiskutueshme se fushata antiamerikane do të zgjerohej shumë…”. Vetëm kaq më shpjegoi atë natë Kostaqi për lajmin ogurzi, që kishte mësuar në Tiranë. Në tronditjen që përjetonte, lexohej qartazi makthi se diçka do të ndodhte dhe me të e i vinte keq që ishte i pafuqishëm për ta ndryshuar rrjedhën e fatit…

Arrestimi: Në emër të popullit

“Kostaq Stefa, në emër të popullit je i arrestuar!” Mjaftoi kaq dhe tre ushtarakët e paraqitur te porta një mbrëmje vjeshte do ta merrnin për mos ta kthyer kurrë tek streha e tij. Edhe pas kaq dekadash, Eleni gruaja që lidhi jetën me të, e ka në sy dramën e atyre çasteve. “I pari shkoi te dera Kostaqi. Pas tij u avitëm unë me fëmijët. Policët i komunikuan urdhrin e arrestit dhe menjëherë i hodhën prangat. Pastaj e tërhoqën me forcë dhe dolën në rrugë. Ngriva e tëra dhe nisa t’i ndjek nga prapa. Ashtu nxitimthi vrapova deri te hyrja e Degës së Brendshme. Pyeta aty, por ishte e pamundur për të mësuar gjë. Prita disa minuta dhe ika me shpresën se do të ishte ndonjë keqkuptim. Por fatkeqësisht jo….”. Teksa flet për dramën e të shoqit, Eleni ndalon në momentet e përballjes me njerëzit e sigurimit. “Menjëherë pas arrestimit e nisën në Tiranë. E mbajtën tre muaj në hetuesinë speciale aty dhe e rikthyen Degën e Brendshme të Beratit. Një ditë më thirrën dhe mua atje. Shkova me shpresën e ndonjë lajmi të mirë. Më priti në zyrë njëri nga hetuesit e Kostaqit, i cili pas pyetjeve standarde, doli aty ku i interesonte. “Ju jeni mësuese, – më tha. – Besoj se do të kuptohemi mirë?”. – “Po”, i thashë. “Pa më thuaj sa herë ka ardhur Harri Fullci në shtëpinë tuaj?, “Fullci në shtëpinë tonë?! As edhe njëherë”,- iu përgjigja aty për aty. “Nuk besoj. Po mbledhjet që ka bërë tek ju me miqtë e tij?!” -”Në shtëpinë tonë, Fullci nuk ka qenë kurrë. Asnjë mbledhje sekrete nuk është bërë te ne”,- iu përgjigja unë. Pastaj ai ndërroi taktikë dhe me një lloj mirësjellje të stisur pohoi se Kostaqi kishte deponuar të kundërtën. “Nuk besoj kurrë që tim shoq të thotë gjëra të paqena. Ma sillni këtu t’ia them në sy.”, i thashë unë e turbulluar. Hetuesi shtrembëroi fytyrën dhe me vështrimin nga dritarja ma bëri me shenjë të dilja nga zyra. Ashtu bëra…

Vendimi: “Dënim me vdekje”

“Gjyqi i Kostaqit u bë në mesin e janarit 1948. Ishte një gjyq ushtarak me dyer të mbyllura. Mjaft nga të njohurit më thanë të përgatitesha për më të keqen. Sidoqoftë në ditën e caktuar u paraqita në kinemanë e qytetit, ku ishte paralajmëruar zhvillimi i tij. Kur mbërrita aty i pari që takova ishte një komshiu ynë. Me zërin që i dridhej më tha se çdo gjë kishte mbaruar dhe Kostaqin e kishin dënuar me vdekje, me pushkatim. Mu errën sytë dhe nuk dija çfarë të bëja. Ndenja një çast sa përmblodha veten dhe mora rrugën për në shtëpi. Sa mbërrita aty, ja behën njerëzit me radhë. Dënimi i Kostaqit kishte rënë si rrufe në qiell të pastër. Çfarë kishte bërë? Cilin kishte tradhtuar? Kë kishte vrarë? Cila ishte veprimtaria armiqësore e tij? E vetmja shpresë që na ngrohte ato momente ishte rishqyrtimi nga Gjykata e Lartë. Vetëm ajo mund të ndërhynte për t’i falur jetën. Po ende pa mbërritur përgjigjja prej saj, një tabor me policë trokitën në portën e shtëpisë dhe bënë konfiskimin e pasurisë. Diku pas një muaji nga Gjykata e Lartë na njoftuan se Kostaqit i ishte falur jeta. Nga dënim me vdekje ia kishin konvertuar në 101 vjet burg, të cilin do ta vuante në burgun e Burrelit. Kjo na gëzoi pa masë dhe në shtëpi filluan të na vijnë njerëz për urim. Sidoqoftë momentet e gëzuara nuk do të vazhdonin gjatë. Një ditë krejt papritur kur djali i madh, Alfredoja do çonte ushqimet për Kostaqin te Dega e Brendshme, oficeri i rojës, duke ia kthyer mbrapsht do t’i komunikonte lajmin e tmerrshëm: “Për Kostaq Stefën i keni këto? Thoni rroftë Partia, se ai është pushkatuar sot në mëngjes”. Nuk desha t’i besoja asaj që më tha Alfredoja me lot në sy dhe u nisa vetë për aty. Po edhe mua më thanë të njëjtën gjë. U kujtova për vendimin e Gjykatës së Lartë, por ishte e kotë. Ata rrinin përballë meje sikur mos të kishte ndodhur gjë dhe ma bënin me shenjë të largohesha prej aty. Një çast e humba durimin dhe nisa t’i shaja me zë të lartë, por shkelmi i njërit prej policëve më hodhi për tokë. Ndenja ashtu e përhumbur për disa çaste dhe pastaj mora rrugën për në shtëpi. Nuk e di se si mbërrita deri aty, po mbaj mënd që bashkë me fëmijët ia dhamë kujës me dënesë”.

Barbaria e natës së 3 marsit ‘48

Ishte natë kur i nxorën nga qelia, një natë marsi e errët pa hënë. I futën në gazin e Degës së Brendshme dhe i drejtuan tek vendi i pushkatimit. Të dënuarit me vdekje rrinin në heshtje dhe deshifronin secili në mënyrën e vet atë që i priste. Të mbështetur në supet e njëri-tjetrit, kujtonin kalvarin që kishin lënë pas, pa kuptuar çfarë do të ndodhte më tej. Madje, as Kostaqi, përkthyesi i aleatëve gjatë luftës, nuk ishte në gjendje të përkthente gjuhën e barbarisë që i shoqëronte në fundin greminor. “Këtu!” thirri eprori i skuadrës së pushkatimit dhe ata u shkundën nga përgjumja e thellë. Me sa dukej djalli vet kishte gjetur humbëtirën. U dëgjua breshëria e parë. Pastaj një breshëri tjetër. Kostaq Stefa ra në rrënjët e gëmushës. Pas tij ranë një nga një tre të tjerët. Lopatat që kishin hapur gropën e zezë, tani po kthenin baltën në vendin e saj, por me një ndryshim, për të bërë mbulojën që “dheu s’e fsheh dot”. Mjaftoi kaq dhe përkthyesi i viteve të luftës me tre të tjerë, u bënë shokë me baltën e përroit të Uznovës. Miqtë e tij u harruan në harrim. Sidoqoftë, misteri nuk do mbetej i tillë përgjithmonë. I fundmi i dëshmitarëve të natës tragjike, një ditë do të hapte gojën. Njerëzit e mirë do të nxitonin për te vendvarrimi i fshehtë. Kazmat do takonin eshtrat e pleksura me telin me gjemba dhe historinë e dhimbshme të natës pa hënë të 3 marsit ‘48. Dalëngadalë do të zbulohej dhe barbaria, që mjeshtri i përkthimeve Kostaq Stefa, nuk mundi ta përkthente ato çaste fatale.

Dhurata e Jordan Misjes

Familjarët e Kostaq Stefës, përkthyesit të amerikanëve gjatë luftës, janë të lumtur që kanë mundur të ruajnë nga koleksioni i tij një dhuratë të Jordan Misjes. Është një portret, që piktori i martirizuar në barrikadat e luftës për liri, e ka punuar me merak gjatë ditëve të miqësisë me Kostaqin. Eleni, e shoqja e tij, kujton se Jordani, një nga shokët e afërt të Kostaqit kur ishte mësues në Dibër, iu lut një ditë për t’i pozuar dhe hodhi në telajo portretin e tij. “Jemi në luftë, – i tha – dhe e nesërmja nuk i dihet”. Qysh atëherë, rrëfen e moshuara 100-vjeçare, e kemi ruajtur si diçka të rrallë e të shenjt( AFRIM IMAJ)

Fred Abrahams: Shqipëria sot tmerrësisht e korruptuar – problemi i madh mungesa e institucioneve

Shqipëria, vendi që të burgoste pse dëgjoje «The Beatles»

Eksperti i njohur, Fred Abrahams, reflekton për historinë tragjike të Shqipërisë dhe se si ka ndryshuar vendi

Nga Nick ROBINS-EARLY

Mbase në Perëndim pakkush ka dëgjuar për Shqipërinë, por është një vend me histori unike e tragjike. Nën diktaturën komuniste brutale gjatë pjesës më të madhe të shekullit njëzetë, Shqipëria ishte pothuajse tërësisht e izoluar prej botës derisa regjimi më në fund nisi të pësonte çarje me rënien e Murit të Berlinit.

Vetëm pasi mijëra shqiptarë u futën dhunshëm në ambasadat e huaja në vitin 1990 në kërkim të azilit gjatë kohës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Qeveria e shtetit të Ballkanit nisi të hapte rrugën për zgjedhje.

Transicioni i Shqipërisë në demokraci është rast studimi për shkak të sukseseve dhe dështimeve të një vendi që po merr veten pas shumë vitesh izolimi. Tani, si kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria ende përballet me sfida të jashtëzakonshme që kanë mbetur prej një trashëgimie të represionit dhe vështirësive që nuk kishin të sosur.

Në librin e tij të ri, «Modern Albania», autori dhe këshilltari special i «Human Rights Watch», Fred Abrahams, përshkruan hollësishëm sfidën e Shqipërisë drejt ndryshimit. «The WorldPost» ka folur me Abrahamasin për studimin e tij për transicionin mahnitës që ende po vazhdon.

http://www.modern-albania.com/

Sa represive ishte Qeveria e Shqipërisë para se të binte komunizmi?

Fred Abrahams: Po mirë, është e zorshme të imagjinohet një vend që ka qenë më represiv. Ma ha mendja se koreanoveriorët do të ndiheshin si në shtëpi të tyre; mbase rusët në ditët e errëta të Stalinit do të ndiheshin të familjarizuar me Shqipërinë komuniste, por mbase kurrkush tjetër.

Shqipëria ishte totalisht e izoluar prej botës së jashtme. Pothuajse askush nuk hynte në Shqipëri si vizitor. Askush, me përjashtim të atyre që ishin pjesë e elitës besnike të partisë, që dilnin jashtë Shqipërisë, dhe Partia e Punës e Shqipërisë sundoi me disiplinë e kontroll të hekurt.

Them partia, por çfarë aktualisht ishte unike në rastin e Shqipërisë, është se ishte një vend vetëm i një njeriu. Diktatori i Shqipërisë ishte një tip i quajtur Enver Hoxha, sundimi i pathyeshëm i të cilit zgjati prej Luftës së Dytë Botërore deri në vdekjen e tij më 1985, dhe nuk lejonte asnjë pakënaqësi.

Pamaturia ose divergjenca e vetme prej ideologjisë së tij do të mund t’ju kushtonte juve dhe familjes tuaj me burg. Besoj se ju keni përmendur se mund të përfundonit në burg edhe për gjëra të imëta, si, ta zëmë, po të dëgjonit «The Beatles»?

Fred Abrahams: Pikërisht, veprime shumë minore do të mund t’ju kushtonin me ndëshkime juve dhe krejt familjes tuaj me internim të përjetshëm në ekzil ose burgje.

Dëgjimi i muzikës së ndaluar, si «The Beatles», ta zëmë, ose po të mundoheshe të shikoje televizione të vendeve fqinje, si Italia, Greqia dhe Jugosllavia. Si rezultat i kësaj, kishte një gjendje frike dhe pothuajse kurrfarë pakënaqësie.

Kulti i personalitetit rreth Enver Hoxhës ishte i hatashëm, i kultivuar dhe zbatuar me përkushtim e besnikëri të madhe. Ai ishte ylli ndriçues, Vëllai i Madh. Ata e quanin «Xhaxhi Enver».

Njerëzit e shihnin si figurë patriarkale, që me mençurinë dhe dashamirësinë e tij, do t’i printe Shqipërisë drejt daljes prej varfërisë dhe hyrjes në modernitet. Fotografia e tij ishte në secilin mur, fjalimet i citoheshin në secilin shkrim dhe emri i ishte gravuar në faqe malesh e kodrash.

Pas rënies së komunizmit, si do ta përshkruanit transicionin e Shqipërisë nga një shoqëri krejtësisht e mbyllur në një njëfarë demokracie të hapur?

Fred Abrahams:Ka qenë kaos, punët të kryera shkel e shko, dhe në kohë të caktuar përshkuar prej dhunës – por gjithashtu kishte lëvizje drejt hapjes më të madhe. Shqipëria sot është një vend larg më i mirë se që ishte më parë. Është një vend, ku tani njerëzit mund të shprehin pak a shumë mendimet e tyre, dhe gëzojnë lirinë e fesë e lirinë e shprehjes.

Nuk mund ta krahasoni Shqipërinë e sotme me atë të kohës komuniste, por pas vuajtjes për pothuajse pesë dekada prej diktaturës, demokracia nuk ndërtohet me lehtësi.

Një prej gabimeve të mëdha të politikës perëndimore ishte që u besua se demokracia vjen vetëm me zgjedhje dhe reforma të tregut të lirë, dhe Shqipëria është një rast studimi se nuk shkon kështu kjo punë. Demokracia vjen prej institucioneve demokratike dhe kulturës demokratike, dhe këto janë dy gjërat që po i mungojnë sot Shqipërisë.

Çfarë roli ka luajtur politika amerikane në transicionin e Shqipërisë drejt demokracisë?

Fred Abrahams: Shtetet e Bashkuara kanë luajtur rol të madh; është fuqia më e madhe e rëndësishme e huaj deri tani në transicionin e Shqipërisë. Pas Luftës së Ftohtë, shqiptarët, me refuzimin e tyre të komunizmit, ndërruan përnjëherë drejtim dhe lavdëruan Shtetet e Bashkuara. Gjëja më e rëndësishme për një lider shqiptar është të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. Është nxitësi më i madh i popullaritetit që mund të fitoni kur të ktheheni në vendin tuaj.

Kështu që kjo marrëdhënie është shumë e fuqishme, por roli amerikan në Shqipëri ka qenë i përzier. Një prej kritikave kyç në librin tim është se si SHBA-ja u fiksua të liderët individualë në Shqipëri, e jo në institucione.

Politika amerikane, veçanërisht gjatë viteve të para, mbështeti liderin e ri të ashtuquajtur demokratik, këtë tipin e quajtur Sali Berisha. Ai fliste anglisht, i thoshte gjërat e duhura anglisht, ishte i vendosur të shkatërronte trashëgiminë e komunizmit, dhe amerikanët e mbështetën 110 për qind.

Por ky ishte një tip i lig, që nuk toleronte asnjë kritikë, burgoste gazetarë, rrihte anëtarët e opozitës dhe mbante kontroll të hekurt. Shtetet e Bashkuara mbyllën sytë ndaj gjithë kësaj gjatë atyre ditëve, sepse ishte njeriu i tyre.

Kam intervistuar shumë zyrtarë amerikanë gjatë asaj kohe dhe ata kanë thënë: «Çfarë prisni prej një vendi që po del prej diktaturës?»

Ma merr mendja se ky ishte një gabim i madh, sepse leva e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ishte shumë e fortë dhe amerikanët do të mund ta mbështesnin ende Berishën, por tërhoqën linjat për të frenuar pushtetin e tij. SHBA-ja dështoi ta bënte një gjë të tillë, dhe Shqipëria edhe sot po e vuan atë gabim.

Cilat janë disa prej problemeve që ende e pllakosin Shqipërinë?

Fred Abrahams: Mbase problemi më i madh i vetëm është mungesa e institucioneve – shtyllat e një shoqërie që ofrojnë shërbime dhe ruajnë kontrollin e njëra-tjetrës.

Është drejtësia, është media, është policia dhe policia sekrete që duhet të gjitha të operojnë bazuar në ligj në vend se t’i shërbejnë një fuqie politike.

Shqipëria sot ende është tmerrësisht e korruptuar, në nivele të ulëta dhe në ato të larta. Lidhjet ndërmjet biznesit dhe politikës ende janë shumë të forta dhe kjo është sfida më e madhe për një vend që të lëvizë përpara dhe t’i bashkohet BE-së.

A do të donit që njerëzit të dinin diçka në përgjithësi për Shqipërinë?

Abrahamas: Gjëja kryesore është se sa e vështirë ka qenë historia e këtij vendi. Koha komuniste është njolla më e madhe e zezë e kohës së fundit, por përpara kësaj, kishte vuajtje të tmerrshme dhe një trashëgimi pushtimi. Janë këta njerëz që kishin kaluar nëpër to, dhe po këta njerëz po mundohen të dalin prej gjithë kësaj historie të trazuar.

Ata qëndruan për pesë dekada në frigoriferin e akullt, dhe ai ende po shkrihet.

«Huffington Post» 25.07.2015

 

 

Dashamir Shehi – S’bëhet opozita me djem që dinë vetëm të lidhin kollare

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, apelon për ringritje të PD-së përmes një strategjie dyvjeçare si e vetmja mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Z.Shehi shprehet për “Gazeta Shqiptare” se e djathta duhet të ristrukturohet, ndërsa kreut demokrat, Lulzim Basha, i kërkon që për herë të parë të hapë letrat në tavolinë dhe të pranojë mendimin ndryshe në parti. Z.Shehi i kujton atij se PD-ja nuk mund të bëhet vetëm me djem që dinë të lidhin kollare, por të djathtës thotë ai I duhen edhe ata që nuk kanë nevojë të mbajnë kollare.

Z.Shehi, cilat janë arsyet e humbjes së thellë të së djathtës më 21 qershor?
Rezultati i 21 qershorit duhet parë në dy aspekte. Ne patëm humbje nga pikëpamja numerike, por opozita nuk u eliminua. Kushdo që mendoi se do ta eliminonte opozitën, gaboi, sepse opozita qëndroi. Duhet pranuar në fakt që shifrat janë të trishtueshme, po t’i shikosh pa i analizuar. Por ka edhe një lexim tjetër, nëse rezultatin e marrim në kontekstin e historisë në të cilën u zhvilluan zgjedhjet. Nuk kam parasysh këtu vetëm ankimin e vazhdueshëm në lidhje me presionin, vjedhjen, dhunën e ushtruar mbi elektoratin shqiptar, të cilat janë të gjitha të vërteta dhe unë jam nga ata që i kam denoncuar më herët dhe prej shumë vitesh. Nga ana tjetër, probleme dhe defekte ka pasur nga të gjithë, përfshirë edhe ne, partitë aleate.

Si mund të zgjidhet kjo situatë në të cilët ndodhet sot opozita, si mund të ringrihet e djathta shqiptare?
Një analizë më e ftohtë e gjithë asaj që ndodhi mund të bëhet në shtator. Kjo nuk është çështje thjeshtë e ish-ministrave, madje as e ish-kryeministrave. Kjo është një çështje që duhet ngritur nga e para, ku defekton oferta e kësaj opozite të re, e cila problemin më të madh të saj ka referencën me qeverinë e vjetër, pushtetin e vjetër, lavdinë e vjetër, kryeministrin e vjetër dhe kjo punë nuk mund të vazhdojë historikisht pa fund. Partia Demokratike dhe z.Basha duhet të shohin përpara që të ecin përpara, “kush sheh mbrapa, shkon mbrapa”. Kjo ide, kjo lloj përvuajtje që gjithmonë duhet të kritikojmë qeverinë e sotme dhe të lavdërojmë atë që ishte dje, ka bërë që shpeshherë tezat të jenë të paqëndrueshme.

…Dhe si mund të shkëputet opozita nga e shkuara?
Duhet një strategji afatgjatë dyvjeçare, e cila ta çojë opozitën drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nuk duhet të ketë kthim mbrapa. Të gjitha tezat duhet të jenë në funksion të perspektivës politike, jo të justifikimit të asaj që ka ndodhur para dy viteve. Duhet të shikohet drejt së ardhmes.

A i ka këto shanse e djathta?
Janë të gjitha shanset për t’u ringritur në nivelin politik dhe për t’u bërë një ofertë e besueshme. Vetëm në këtë mënyrë mund të rikthejmë besimin te qytetarët shqiptarë. Unë e kam thënë dhe më parë që ka ardhur koha që qendra e djathtë të pastrohet ideologjikisht në një farë mënyre. Raportin të mos e bëjë më me parti dhe partiza, por ta bëjë me qytetarët. Ata kanë milionat e numrave dhe votave dhe jo partitë politike. Për mua, shumica e atyre partive janë parazitë që hanë në shtratin qeveritar, siç hanin dhe shumica e aleatëve në kohën e PD. Pse kishte aq shumë aleatë PD? Ata nuk ishin aleatë moralë, ata ishin aleatë me pushtetin. Mua nuk më shqetësojnë këto lloj aleancash.

Çfarë ju shqetëson tjetër në raport me PD-në, pasi ju jeni shprehur se kjo parti është mbushur me djem që dinë të lidhin vetëm kollare?
Po, e kam thënë dhe e them sërish. Do të më shqetësonte që pas muajit shtator të mos ngrihet një platformë fituese dhe kur them fituese, të ketë edhe një lidership fitues dhe moral që t’u paraqitet shqiptarëve. Jo të rivendosen sërish ata që humbin dhe që janë përfolur. Edhe përzgjedhja që PD duhet të bëjë për lidershipin e ri duhet të jetë e kujdesshme, opozitës nuk i shërben çdo djalosh që ka marrë një diplomë dhe ka mësuar të lidhë kollaren. Në PD duhet të ketë vend si për ata që dinë të lidhin kollaret, edhe për ata individë që nuk kanë nevojë të lidhin kollare. PD-ja duhet të jetë e hapur për të gjithë dhe besoj se drejt kësaj do të shkohet, pasi vetëm në këtë mënyrë rimëkëmbet e djathta shqiptare. PD-ja ka humbur shumë dhe ringritja bëhet me punë dhe jo vetëm me 30-vjeçarë.

Si i keni përcjellë kritikat ndaj z.Basha nga brenda PD-së për humbjen e 21 qershorit?
Shpallja e rezultatit nxori në pah edhe zëra kundërshtues ndaj kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, brenda grupit të tij parlamentar. Zërat që nuk janë dakord me Bashën, të cilët dalin publikisht kundër tij, unë i konsideroj si emancipim brenda Partisë Demokratike. Situata brenda PD-së ka ndryshuar, si forcë politike është bërë më e hapur dhe lejon edhe zëra kundër. Unë nuk shikoj ndonjë dramë të madhe në këtë mes. Por, problemi i madh që ka Partia Demokratike është se, ngaqë nuk ishte mësuar me debatin e brendshëm, tani duket sikur ka ndodhur gjëma. Unë do gjykoja që nëse brenda këtyre debateve ka edhe qëndrime përtej manjilitetit politik, atëherë kemi një zgjerim të PD-së, që mund të ndryshojnë partinë dhe opozitën në përgjithësi. Edhe roli i ri i Bashës ky është. Jo të bëjë Berishën numër 2, nuk mund ta bëjë. Ai për herë të parë duhet të hapë kartat mbi tavolinë, duhet të pranojë mendimet ndryshe, pasi ndryshe do të vetëkufizohet në një grup të vogël njerëzish, të cilët shpeshherë nuk kanë as dimensionin e nevojshëm politik. Unë uroj që nga shtatori Basha të nisë tezën për të cilën fola dhe uroj, madje e kam sugjeruar që PD të bëjë opozitë 360 gradë.

Besoni te një koalicion PD-PS, siç po flitet kohët e fundit?
Opozita duhet të bëjë opozitarizimin dhe besoj se një aleancë e tillë do të kishte ndonjë avantazh. Gjërat nuk zgjidhen me kulisa koalicionesh, por bëhet duke ngritur problem dhe duke gjetur rrugët e zgjidhjeve. Pastaj, nëse bëhet fjalë për çështje madhore, le të bëjnë koalicion e ç’të duan, por nuk shoh asnjë avantazh. Ne duhet të bëjmë punën tonë si opozitarë.

Shqiptarët komuniteti i dytë më i fuqishëm në Itali me 3.2 miliardë Euro të ardhura – e kundërta në Greqi

“Thesari” shqiptar në Itali. Emigrantët, 3.2 miliardë euro të ardhura

Kjo është sa 32% e prodhimit të brendshëm bruto në Shqipëri dhe krahasuar me vitin e kaluar të ardhurat e shqiptarëve janë rritur me 2.8%.

Ekonomikisht shqiptarët janë komuniteti i dytë më i fuqishëm në Itali, pas rumunëve, të cilët vitin e kaluar deklaruan 6.4 miliardë euro të ardhura. Por, nëse shifrat raportohen për frymë, atëherë ndër emigrantët që vijnë nga vendet në zhvillim shqiptarët janë ata që kanë të ardhurat më të larta. Përkatësisht, vitin e kaluar pranë organeve fiskale në Itali paguan taksa 243 mijë e 781 shqiptarë dhe e ardhura mesatare e deklaruar ishte 12 mijë e 930 euro. Në vend të dytë vijnë indianët me 11 mijë e 860 euro.

Studimi, i cili vjen në një kohë tensionesh brenda Bashkimit Europian për çështjen e emigracionit, del në përfundimin se emigrantët janë një burim i rëndësishëm ekonomik për vendet pritëse. Më konkretisht, vitin e kaluar në Itali ata paguan 16.5 miliardë euro në formën e taksave dhe tatimeve, ndërkohë që shpenzimet publike për emigrantët ishin 12.6 miliardë euro.

Greqia, ana tjetër e medaljes

Por, nëse në Itali shqiptarët i kanë rezistuar krizës dhe kanë zgjeruar të ardhurat e tyre, në Greqi bashkëkombasit tanë nuk kanë qenë kaq me fat. Ndonëse nuk ka të dhëna të hollësishme mbi të ardhurat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, një studim i Bankës së Shqipërisë gjeti se dërgesat që ata sjellin në atdhe kanë rënë me 3 herë vitet e fundit.

Sipas Bankës, nëse në vitin 2007 emigrantët shqiptarë në Greqi dërgonin 45% të të gjithë remitancave që merrte Shqipëria, aktualisht pesha e tyre ka rënë në 25%. E përkthyer në vlerë monetare, kjo do të thotë se nga 440 milionë euro që dërgonin në vitin 2007, aktualisht emigrantët nga Greqia sjellin pranë familjeve të tyre më pak se 130 milionë euro në vit.

Tkurrja e dërgesave nga Greqia ka qenë dhe shkaku kryesor i rënies së të ardhurave që Shqipëria merr nga emigrantët. Sipas Bankës së Shqipërisë, nga 951 milionë euro që ishin në vitin 2007, në fund të vitit 2013 dërgesat e emigrantëve ranë në 541.7 milionë euro./ Top Channel

Misteri i anulimit të vizitës së kryespiunit grek në Tiranë në 30 qershor

Shefi i Inteligjencës greke, Janis Roubatis, kishte planifikuar një vizitë në vendin tonë më 30 qershor, por ajo është anuluar.

Agjenda e kësaj vizite është mbajtur sekret, po ashtu nuk është publikuar edhe lajmi për anulimin e vizitës.

Sipas gazetës Shqiptarja.com, gjithçka është mësuar gjatë një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, ku i pranishëm ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, por edhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani – citon e perditshmja Mapo.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, po diskutohej për miratimin e një borxhi tek banka gjermane “Deutsche Bank” dhe hedhjen e eurobondeve në treg në vjeshtë.

Ilir Meta, i cili nuk u shfaq gjëkundi në vizitën e kancelares Angela Merkel, thotë se nxitimi për miratimin e këtyre marrëveshjeve lidhet me vizitën e Merkel.

“Mesa duket kanë lidhje me vizitën e kancelares gjermane të dyja marrëveshjet,” thotë Meta.

“Për të qenë më të saktë, pasi nuk e di në e përmenda apo jo, duam që këtë të enjte të kalojnë këto marrëveshje,” thekson Cani.

“Kuptohet përderisa shefi i Shërbimit Sekret Grek anuloi vizitën nesër për në Tiranë, kuptohet që duhet të kalonin që sot, nuk e thërrasim dot përpara të enjtes,” thotë Meta.

Sipas gazetës, ish-gazetari Roubatis nuk erdhi në Tiranë për shkak të situatës së trazuar në Athinë.

Më herët ishte lajmëruar se edhe kryeministri grek do vizitonte Tiranën, por vizita e tij u anulua po ashtu.

Studiuesit: Ekonomia shqiptare në stanjacion, pasojat shumë të rënda

Studiuesit e ekonomisë shqiptare theksojnë me shqetësim faktin që rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë akoma më poshtë se parashikimet dhe rishikimi i buxhetit do të bazohet tek realiteti dhe jo tek shpresat apo euforitë e një viti më parë.

Ekonomia është pothuaj në stanjacion, të ardhurat kanë rënë, po ashtu ranë investimet vendase e të huaja, ndërsa borxhi dhe deficiti u thelluan.

stud

Profesor Arben Malaj i Universitetit të Tiranës thotë që ritmet e ulta të rritjes ekonomike do të zgjatin kohën për të ulur borxhin, masat do të jenë më të rrepta dhe pasojat sociale do të shtohen.

Studiuesit thonë se ekonomia po funksionon nën kapacitetet e saj të vërteta edhe për shkak të korrupsionit të përhapur në administratën shtetërore të gjithë niveleve, në sistemin gjyqësor dhe në fushën e pronave dhe respektimit të tyre.

​ Nga ana tjetër, drejtuesi i Qendrës për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi, thotë se ekonomia shqiptare është thuajse në të njëjtin prag stanjacioni si 2-3 vjet më parë dhe masat e qeverisë së re nuk dhanë rezultatet e premtuara.

Studiuesit besojnë se politikat fiskale kanë krijuar probleme të reja dhe nuk kanë zgjidhur problemet e vjetra. Ata pohojnë se rritja ekonomike mund të vijë vetëm nga përmirësimi i vërtetë i klimës së biznesit.

zef

Zoti Malaj thotë se qeveria duhet të përmbushë detyrimet e marrëveshjes me FMN për të rritur besueshmërinë e Shqipërisë në tregjet e huaja dhe për të treguar se vend po punon vërtet për të kapërcyer krizën ekonomike.

Të dhënat e fundit tregojnë se kanë rënë të ardhurat, konsumi, prodhimi vendas dhe investimet.

Sipas ekspertëve, bankat pohojnë se me shtimin e masave të sigurisë për të lëshuar kredi, ka rënë edhe agresiviteti i kompanive për të marrë kredi dhe për të shtuar prodhimin.

Zoti Preçi thotë që krahas politikave ekonomike për të përmirësuar klimën e biznesit, duhen përmirësuar edhe politikat fiskale, sepse taksat dhe detyrimet po bien kryesisht mbi shtresat e mesme dhe të varfëra, ndërsa grupet e pasanikëve janë të mbipërfaqësuar në parlament, janë aty në konflikt interesi dhe nuk mund të bëjnë ligje kundër vetes dhe bizneseve të tyre monopole dhe oligopole.

Analistët pohojnë se përshkallëzimi që u bë në taksën mbi punën, dhe rritja e taksës mbi fitimin dhe kapitalin, rëndoi statusin ekonomik e social të punëtorëve dhe nuk përmirësoi klimën e besimit të investitorëve vendas e të huaj për të rritur teknologjinë dhe vende të reja pune.

Sipas tyre, rishikimi me ulje i të gjithë treguesve kryesorë është shenjë se reformat nuk kanë funksionuar, se ligjet nuk janë zbatuar dhe se administrata duhet të shtojë përpjekjet në gjysmën e dytë të vitit.

Dërgonin klandestinë drejt Britanisë – pranga biznesmenit të huaj, pjesë e bandës shqiptare

 

Operacioni i nisur me arrestimin e bandës së shqiptarëve kontrabandistë që dërgonin emigrantë në Britaninë e Madhe, ka vijuar me arrestimin e një biznesmeni të huaj, pronar i një supermarketi, pjesë e bandës.

Illegal-immigrants_3348648b
Gazeta “The Telegraph” shkruan se biznesmeni u arrestua ditën e martë dhe “është personi i shtatë i të arrestuarve si pjesë e një operacioni të madh mbi një bandë shqiptare që fshihte emigrantë në kamione dhe i transportonin përtej kufirit”.
Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është drejtor i një supermarketi. Sipas burimeve policore, të cituara nga një gazetë lokale, ai dyshohet se siguronte strehimin e emigrantëve gjatë rrugës për në Britaninë e Madhe.

 

Operacioni 

 

Katër shqiptarë dhe dy gra franceze u arrestuan dje (12.08.2015)  në Angli, të akuzuar për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit për 100 shtetas shqiptarë.

Gjate kontrollit te policise

Sipas Daily Mail, qe i referohet policisë, dy francezet e ndaluara kanë pranuar se janë ‘truri’ i kesaj bande trafikuesish, që përfitonin nga nevoja e shqiptarëve për të mbërritur ilegalisht në Britani, daily

kundrejt pagesave prej 5 mijë paundësh secili. Shqiptarët fshiheshin në kamionë, për të udhetuar drejt Britanisë, ndërkohë që janë zbuluar pas informacioneve që policia kishte marrë paraprakisht.

Sipas raporteve te policise, gjashtë trafikantët kanë vepruar në bashkëpunim me shoferët e kamionëve, të cilët morën gjithashtu shuma parash në këmbim të udhëtimit që u siguronin emigrantëve.

Gjashtë trafikanët po mbahen në Boulogne në pritje të gjykimit të tyre.

Policia, kontroll në kufi gazetarëve të Agon Channel

Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi. Ndonëse mbi punonjësit e Agon Channel nuk ka ndonjë akuzë apo hetim, ata do t’i nënshtrohen një kontrolli selektiv, që përbën sheklje të lirive dhe të drejtave të tyre.
Nuk dihet nëse këtë masë të padëgjuar e ka kaëkruar prokuroria apo segmente të qeverisë me urdhër nga lart, por fakti që për këtë nuk ka një njoftim zyrtar dhe lista është shpërndarë në mënyrë të dyshimtë, përbën një skandal për të cilin të paktën ministri i Brendshëm duhet të japë një shpjegim. A është në dijeni pra Sajmir Tahiri për këtë listë kontrolli që të sjell ndër mend kohët e dikurshme të selektivitetit? Nëse po, ku e ka mbështetur një kërkesë të tillë dhe nëse jo, kush vepron mbi policinë pa dijeninë e tij?
Sipas burimeve nga policia, ky urdhër gojor për kontroll ka të bëjë me faktin se mos ndonjë nga punonjësit e italianit Françesko Beketi, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, mund të kalojë dorazi para në kufi. Siç dihet prej gati katër muajsh, gazetarët e Agon nuk kanë marrë pagat e tyre.
Në listën e shpërndarë mësohet se ndodhen emrat e të gjithë punonjësve të Beketit, duke nisur që nga Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Sonila Meço, Adi Krasta, Afrim Krasniqi, Saimir Kodra, Genti Zenelaj dhe emra të tjetër të njohur që punojnë në këtë media.
Disa ditë më parë, Gjykata e Tiranës nuk lejoi që të zhbllokoheshin disa llogari bankare që punonjësit të paguheshin, për shkak se u janë bllokuar të gjitha llogaritë nga frika se mos dikush nga ata bën transferta. Prokuroria e akuzon Beketin për pastrim parash dhe evazion fiskal dhe për këtë arsye e ka shpallur në kërkim. /lapsi.al/
12-08-2015 20-34-25
12-08-2015 20-33-30

E pushuan nga puna, ngjitet në shtyllë të bëjë vetvrasje: dërguan letër se jam me PD-në

VOAL – TIRANË – Në një intervistë të botuar në ‘Panorama’ sot, Nexhmije Bushi, nënë e tre fëmijëve, nga Burreli, tregon se e përjashtuan nga puna, duke u bazuar në një letër që iu ishte dërguar, ku thuhej se unë jam me PD-në.

Nexhmije Bushi ka punuar 17 vjet si operatore në stacionin e Suçit, në kuadrin e OSSHE, e cila e njoftonte se më 4 gusht i ndërpriten marrëdhëniet financiare, ndërsa punën e saj ia jepnin një djali të ri që nuk ishte asnjë përvojë. 41 vjeçarja u ngjit në shtyllë dhe tentoi të vetëvritej.

Shifër rekord – vetëm në korrik 7 mijë qytetarë të Shqipërisë kërkuan azil në Gjermani

Bild: 66.7 përqind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi

Mediat gjermane thonë se në muajin korrik u larguan 7 mijë qytetarë të Shqipërisë për në Gjermani dhe kjo cilësohet një shifër rekord.

“Frankfurter Allgemeiner Zeitung” shkruan se korriku ka shënuar një tjetër rekord shqiptarësh që kërkojnë azil. Sipas FAZ, janë plot 7 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil në këtë muaj, ndërkohë që vitin e shkuar ishin vetëm 766, pra një rritje e dhjetëfishtë.

Gazeta më e madhe gjermane, “Bild” raporton për një studim të fondacionit Fridrish Ebert, që arrin në përfundimin se 66.7 përqind e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi.

Destinacioni i preferuar: Gjermania, Zvicra dhe Britania. Shqiptarët janë në vend të parë përsa i përket dëshirës për të emigruar.

Studimet në Shqipëri, afati i fundit për shqiptarët e rajonit për aplikim është 21 gushti

Të rinjtë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë kësaj ministrie brenda afatit të përcaktuar.

TIRANË – Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë (MAS) ka konfirmuar nëpërmjet një njoftimi zyrtar se afati i fundit i aplikimit për të gjithë kandidatët shqiptarë për studentë nga rajoni është data 21 gusht 2015.

Kështu të gjithë ata të rinj shqiptarë nga Kosova si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë kësaj ministrie brenda afatit të përcaktuar.

“Njoftohen të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare, me kohë të plotë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016 se, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme është deri në datën 21 gusht 2015 pranë MAS”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.

Sipas kësaj ministrie, njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikimin në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) në Shqipëri.

Ajtanga Lubonja jeton në mjerim si në internim – rrezikon nga diabeti prerjen e këmbës – le ta ndihmojmë!

Nga: Ermelinda Hoxha*

TIRANE- Internimi nuk ka përfunduar ende për Ajtanga Lubonjën. 67-vjeçarja prej 23 vitesh jeton nëpër konviktet e Qytetit Studenti. Ajo ka luftuar për shumë çështje si pjesë e shoqërisë civile dhe gjithmonë ka ecur ë rrugën e drejtë, me sytë dhe shpresën se shteti do ta ndihmonte një ditë. Por ja ë askush nuk e vuri dorën ë zemër për të, për këtë zonjë luftarake që asnjëherë nuk ndali.

Zëri i saj përherë ‘buçiti’ kundër padrejtësive. Por sot ajo ndihet e pafuqishme, sëmundja e diabetit e ka vënë para. “I kam hipur vagonit të fundit, nuk mundem më. Dhe sëmundja ka avancuar shumë, as këmbët nuk më mbajnë. Shkopi është bërë miku im prej muajsh”, tha Ajtanga Lubonja. Mbijetesa e saj është e vështirë, ajo e mban frymën gjallë me 16 mijë lekë në muaj pension, ku një pjesë të mirë e shpenzon për ilaçe. Ndihmë tjetër nuk ka ku të kërkojë, djali i saj është i papunë, jeton në shtëpi me qira dhe të ardhurën e vetme ka rrogën e bashkëshortes. “Kërkoj ndihmë nga shteti, një pension suplementar. Po një shtëpi modeste për mua në kaq vite nuk e gjetën dot?!”, shprehet Lubonja.

SËMUNDJA & IZOLIMI
Një betejë e ashpër ka nisur për ish-të përndjekurën Ajtanga Lubonjën, ajo me vdekjen. Kjo e fundit po fiton terren, pasi aleanca e saj me sëmundjen e diabetit po e pengon Ajatagën edhe të dalë të shëtis, pasi këmbët po i gangrenizohen dhe rrezikon që t’ia presin. Shkallët e godinës 15 në Qytetin Studenti janë një tjetër armik i 67-vjeçares. Edhe ne na priti në krye të shkallëve, në katin e tretë të kësaj godine, pasi e ka pothuajse të pamundur që t’i zbresë. “Po më izolojnë këto shkallë. Nuk dal dot nga kjo godinë. Edhe me shkop e kam shumë të vështirë t’i zbres”, thotë Ajtanga. I afrohemi hyrjes së saj modeste, por para se të shkojmë, sytë na ndalen te tualetet e përbashkëta të kësaj godine, ku tavani është gati të bjerë për shkak të lagështisë. “Më iku jeta në këto mure, në këto konvikte, u bëra 23 vite që endem sa në një godinë të Qytetit Studenti në një tjetër. Kjo ku po jetoj prej vitit 2000 është pak më ndryshe se sa tek ato hyrjet që kam jetuar në godinën 13 dhe 19, por sërish konvikt mbetet”, shprehet ish-e persekutuara. Ajo ka mundur që brenda këtij ‘apartamenti’ të krijoi një dhomë ndenjjeje dhe një dhomë gjumi, ndërsa në një cep të vogël të korridorit ka vendosur një lavaman ku të mund të lajë enët. Te dhoma e ndenjjes ka disa mobilie të vjetruara, një pjesë të mirë i ka të dhuruara. Gjëja më e re që ka në apartamentin e saj është televizori. “Mundësia ime e vetme për të komunikuar me jashtë është ‘Facebook’-u. Aty flas me miqtë e mi, disa i njoh, disa jo. Por jemi bërë shumë miq nga ‘Facebook’-u. Kisha një televizor të vjetër, mu dogj para disa kohësh. Bërtita në ‘Facebook’: Mu dogje televizori. Mu përgjigjen miqtë. Një mikeshë nga Amerika më nisi lekët dhe e bleva. Por mbijetesa është e vështirë, jetoj me pensionin prej 16 mijë lekësh. Frigoriferi im është bosh, ka vetëm bidonët e ujit. Marr një gjysmë buke dhe me të zgjatem tri ditë. Pi cigare, sepse me to vras dhe urinë”, tregon e përlotur Ajtanga Lubonja. Shumëkujt i kujtohet kjo luaneshë vitin e shkuar, teksa luftonte dhe ngrinte zërin për lekët e vjedhura të shqiptarëve në Bankën e Shqipërisë dhe ndoshta lotët nuk i shkojnë. Por kur na tregon këmbën, e cila prej diabetit rrezikon që t’i pritet, currilat e ujit të kripur që i rrjedhin nga sytë nuk ndalen. “As pesimizmi, as mëshira nuk më shkojnë, por i kam hipur vagonit të fundit. Dhe doktori më tha që sëmundja nuk ka të ndalur. Por ku kam lekë unë të blej ilaçe të shtrenjta që të luftojë sëmundjen. Ishin 7 kokrra 42 euro. Unë këto ilaçe që i marr, i marr me rimbursim, por këto nuk kanë asnjë efekt, janë ilaçe qensh, nuk bëjnë asnjë efekt te të sëmurët. Bëj 4 insulina në ditë. Dhe fisha që të mat vlerat e diabetit nuk kam më, se këto nuk janë as me rimbursim, blihet 50 lekë copa. Po vdes në dëshpërim, nuk arrita që të shikoj një ditë të bardhë në këtë jetën time!”, shprehet Lubonja, e cila apelon për ndihmë nga shteti. “Një pension suplementar për mua nuk u lidhka dot?! Këtë kërkoj, ndihmë që të mos vdes në mizori”, thotë ajo./Bw

Kush dëshiron të ndihmojë Ajtangën – Kjo është llogaria bankare e hapur enkas : AJTANGA LLAZAR LUBONJA (Raiffeisen Bank Sh.A) IBAN(AL67202112570000000021048996…NUMRI I LLOGARISE<0021048996}! FALEMINDERIT!!!

Pyesin mediat – Sa i kushtojnë pushimet Sajmirit?!

VOAL – TIRANË, 11 GUSHT – Gazeta Dita, në ballinën e saj të parë, ka shtruar sot pyetjen me gërma të mëdha¨dhe me pikëpyetje e pikëçuditje ‘Sa i kushtojnë pushimet Sajmirit?’. Është fjala, kuptohet, për ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.

Përgjigjen e jep vetë ‘Dita’.

Takim sekret Edi Rama-Fatos Nano

TIRANË – Mediat online shkruajnë sot mbi një takim mes kryetarit të PS, Edi Rama dhe ish-drejtusit të PS ndër vite, Fatos Nanos. ‘Tema” citon se takimi është njoftuar nga një portal online pranë PD, kurse ‘Mapo’ shkruan se takimi mes Ramës dhe Fatos Nanos ka disa qëllime në vetvete.

Sipas tyre, Rama dhe Nano kane drekuar ne kryeministri, ne restorantitn e katit te dyte. Po kështu mediat shkruajnë se, arsyet e këtij takimi mund të jenë dy.

Së pari, duke njohur dëshirën e hershme të Fatos Nanos për t’u bërë president, mbase Rama kësaj here ka vendosur të lëshojë pe dhe t’ia ofrojë këtë post.

Opsioni i dytë mund të jetë ai i forcimit të vetë PS, duke parë rrjedhjen e votive në zgjedhjen e fundit.

Një rikthim i mundshëm i Nanos në PS mund të të ringallte shpresën e socialistëve të zhgënjyer si dhe mund të sheshonte rebelizmat e heshtura dhe të ndezura të socialistëve nanoistë Brenda vetë PS, sikurse mund të jenë Ben Blushi, Arta Dade, etj.

Ndeshja në Danimarkë – në stadium do të jenë mbi 10 mijë kuqezinj

VOAL – Ndeshja e 4 shtatorit mes Danimarkës dhe Shqipërisë do të zhvillohet në stadiumin ‘Parken Sport’ me 38 065 vende, shkruan voal.ch. Në këtë ndeshje pritet të marrin pjesë mbi dhjetë mijë tifozë shqiptarë. Ata duan kështu ta frymëzojnë Kombëtaren tonë që të shkojë me sukses sa më të plotë drejt kualifikimit për Evropa 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Vendësit fillimisht kishin vënë në dispozicion të tifozëve shqiptarë 2 800 bileta. Por ato ishin mbaruar shumë shpejt, prandaj numri i tyre u shtua në 5 mijë. Edhe këto u mbaruan shumë më shpejt se mendohej.

Tani duket se do të kalohet edhe numri dhjetë mijë, çka kërkon masa shtesë. Biletat janë blerë nga emigrantët e Danimarkës e të vendeve fqinje të saj, por edhe nga vende të tjera të Evropës.

Shiu i verës në Tiranë – foto e shkrepur nga Mali i Dajtit

Thonë se Tirana për punën e shiut është si Londra. Mund të kesh një ditë plot diell ku asnjë copëz re nuk e prish qiellin, dhe për një orë mund të kesh një rrebesh shiu që mund të mbushë plot rrugët e të derdhet trotuareve. Por përmes kësaj fotoje kuptojmë qartë se përse ndodh ky fenomen.

Tedi Arifi sjell këtë imazh të realizuar nga mali i Dajtit ku vihet re sesi një pjesë e kryeqytetit po mbytet nga shiu kurse pjesa tjetër gëzon thatësirën e Gushtit. Nuk është çudi që reja e zezë e tejmbushur të zhvendoset dhe të qullë mirë e mirë dhe një copëz tjetër Tirane, aty ku nuk e mendonte kush se do të binte shi. Ndaj këshilla? Mbani gjithmonë çadër me vete kur jetoni në Tiranë. bw

Elisa Spiropali – Zonja 5 milionë euro e doganave

Është thënë se arkës së shtetit i mungojnë 130 milionë dollarë nga doganat dhe tatimet, por askush nuk heton se ku kanë përfunduar ato para. Ku janë paratë që mungojnë nga ky krim ekonomik? Kryetari i PD, Basha prej më shumë se një muaji në çdo dalje publike i kërkon Prokurorisë që të hetojë se ku kanë përfunduar këto para që duhet të ishin në arkën e shtetit. Prokuroria hesht. Nuk ka asnjë hetim, ndonëse gjurmët e këtij krimi ekonomik janë të tmerrshme.

Një rritje e re taksave është programuar nga qeveria për muajt e ardhshëm. Një rritje që do të prekë shtresën e varfër të popullsisë ata me paga të ulëta që duhet të paguajnë një taksë që shkon deri në 27 mijë lekë në muaj. Gropa e shkaktuar nga babëzia e Ramës dhe klientelës së tij në Tatime dhe Dogana është e tillë që duhet mbuluar, duke rritur frikshëm taksat për pjesën më të pamundur të shoqërisë, ata me të ardhura të ulëta.

Megjithë krimin ekonomik me vjedhjen në dogana dhe tatime është mjaft i rëndë po kaq e rëndë mund të konsiderohet edhe heshtja e Prokurorisë.

Askush sot nuk heton ish-drejtoreshën e Doganave, Spiropali. ILDKP është e kapur prej kohësh, por tashmë edhe Prokuroria mund të konsiderohet se ka rënë nën thundrën e regjimit të oligarkëve. Nëse do të kishim një hetim të pasurisë së sotme të Spiropalit natyrisht do të kuptonim edhe mekanizmin e vjedhjes gjigante në Dogana. Spiropali nuk hetohet, sepse ka mbështetjen e Ramës dhe këtu Prokuroria stepet. Rama ishte ai që e katapultoi në krye të Doganave dhe kur kuptoi se ajo kishte përfituar shumat prej miliona eurosh nga skemat korruptive e largoi si drejtoreshë të Doganës dhe e katapultoi në një post politik si ai i këshilltares në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Po përse duhej të ngrihej politikisht Spiropali nga Rama, ndërkohë që ky i fundit e dinte shumë mirë skemën e vjedhjes në dogana? Arsyeja është e thjeshtë, sepse Spiropali ka qenë vetëm një shërbëtore që ka zbatuar urdhërat për të favorizuar klientelën për llogari të Ramës.
Rama është personi i cili në një komunikim të ngushtë me njerëzit e tij të besuar kur ka kërkuar largimin e Spiropalit ka dhënë edhe arsyen se përse. Ai ka treguar me 5 gishtat e dorës shumën që Spiropali ka përfituar gjatë 16 muajve në krye të doganave. Pra, 5 milionë euro, sqarojnë burimet të afërta me Ramën.

Skema e vjedhjes së Spiropalit në Dogana

Disa struktura të informacionit i kanë raportuar numrit një të qeverisë se një grup doganierësh, që njihej si “grupi i drejtoreshës” i kishin hapur rrugë kontrabandës, duke përfituar shuma të mëdha në mënyrë korruptive. Kështu, pas shumë vitesh ndërprerje, iu hap rruga zhdoganimeve fiktive të mallrave që vinin nga Kina, ku mendohet se për një maune abuzimi shkonte rreth 30-40 mijë euro. Deklarimi i ndryshëm nga ai i mallit që hyn në Shqipëri, i hapte rrugë një korrupsioni të pastër, ku ishin të përfshirë një zinxhir funksionarësh publikë, nga doganierët e thjeshtë, tek drejtorët e turnit, shefat e degëve e deri në zyrat qendrore në Tiranë. Bashkë me mallrat kineze, nuk mungonte edhe futja e cigareve kontrabandë dhe mjaft shkelje të tjera. Grupi i përfshirë në këto afera ishte aq i mbrojtur sa në një moment të caktuar, kjo masakër në Dogana bëhej thuajse hapur fare dhe me arrogancë. Deri ditën kur kupa jo vetëm u mbush, por filloi të derdhej.
Pjesë e kësaj skeme ishte edhe bashkëshorti i Spiropalit, Bitri. Vjedhja e milionave eurove nga Doganat nxiti edhe lidhjen e dashurisë mes çiftit. Bitri njihej si sekseri i punëve të pista në Dogana dhe realizonte skemën e kalimit të parave jo në arkën e shtetit, por në xhepat e drejtoreshës dhe shefit të saj në qeveri.

 

Bilanci i Doganave

Në fund të gjashtëmujorit të ardhurat nga administratat fiskale ishin 13.4 miliardë lekë më pak se, plani i periudhës. Sipas të dhënave të detajuara, në këtë mosrealizim 68% është pesha e doganave (-9.1 mld lekë) dhe 32% pesha e tatimeve (-3.4 mld lekë). Doganat mblodhën 12.2% më pak se, plani me 9,1 miliardë lekë të munguara.
Sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave për muajin janar, doganat shqiptare kanë arkëtuar 342 milionë lekë më pak sesa janari i vitit të kaluar, ose 3.7% më pak. Një tjetër çështje që ka shkaktuar pakënaqësi për punën e Spiropalit ka qenë edhe një numër i madh denoncimesh për korrupsionin në portalin  “Stop Korrupsionit”. Aty flitet për mangësi dhe për emërime nepotike.

 

U zhdoganuan 800 ton cigare më pak

Importet e cigareve ishin vetëm 840 ton për 5-mujorin e parë të këtij viti, duke shënuar një rënie prej 8.4% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.
Ky është niveli më i ulët i importeve në 15 vjet, që nga viti 2000, kur hynë gjithsej në Shqipëri 795 ton cigare. Më pas, importet u rritën ndjeshëm, për të arritur rekordin në vitin 2006, me gati 1600 ton.

Që nga 2013, importet e cigareve kanë shënuar një rënie të ndjeshme, që përkon dhe me periudhën e fillimit të rritjes së akcizës për paketë, që u shtrenjtua me 20 lekë për paketë në vit për të arritur aktualisht në 110 lekë për paketë.
Ndërsa ky shtrenjtim kishte për qëllim, sipas deklaratave të atëhershme të ministrit të Shëndetësisë, që të ndikonte drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të qytetarëve, kompanitë pohojnë se, në bazë të studimeve të tyre, rezulton se konsumi nuk ka rënë.
Sipas studimeve të kompanive, importet në vitin 2014 ishin rreth 2.9 miliardë fije, ndërsa këtë vit parashikohen 2.8 miliardë fije. Konsumi total mesatar në Shqipëri vlerësohet rreth 3.5 miliardë fije bazuar në importet mesatare të disa viteve rresht, përqindjes së konsumatorëve duhanpirës dhe numrit të cigareve në ditë, duke lënë në këtë mënyrë “zbuluar rreth 20% të konsumit”. Rreth 40% e popullsisë është duhanpirëse.
Rënia e importeve të cigareve është një nga arsyet e rënies së TVSH-së në dogana, që ranë me 2.9 miliardë lekë me bazë vjetore për 5-mujorin e parë 2015. Edhe të ardhurat nga akciza në doganë, megjithëse janë 1.4 miliardë lekë më shumë se fakti i 5-mujorit 2014, janë 4.4 miliardë lekë më të ulëta sesa planifikimi i financave në fillim të vitit, me optimizmin që vinte nga rritja e akcizës për disa produkte, si për shembull, cigaret.
Zhdoganimi i karburanteve rënie historike me 21%
Zhdoganimet e karburanteve njohën nivelin më të ulët të tre viteve të fundit. Deri në muajin prill, sipas të dhënave nga Ministria e Financave importet e karburanteve shënuan një rënie prej 21 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shkak kryesor për këtë rënie mbetet ulja e konsumit në tregun vendas, kryesisht nga çmimet e larta të hidrokarbureve në vend. Për shkak të barrës së lartë fiskale, Shqipëria ka humbur konkurrueshmërinë rajonale me çmimet e naftës, të cilat në vendet fqinjë janë 20 për qind më lirë se, në tregun vendas. Kjo diferencë në çmime ka bërë që mjetet e tonazhit të rëndë si autobusët, kamionët etj., të furnizohen në Malin e Zi, Kosovë dhe Maqedoni. Kjo ka ndikuar edhe konsumin e hidrokarbureve në tregun vendas me gati 13 mijë tonë më pak se, në janar–shkurt 2014. Rënia e xhiros këtë vit është konfirmuar edhe nga pikat e shitjes me pakicë të hidrokarbureve. Para pak ditësh INSTAT pohoi se, tregtia me pakicë e karburanteve ka shënuar ulje në tremujorin e fundit të vitit 2014 me 0.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT mbi ecurinë e tregtisë me pakicë. Ndërsa në krahasim me tremujorin e tretë të 2014, ulja ishte edhe më e madhe, 11 për qind. Nga ana tjetër të ardhurat nga tatimet dhe doganat rezultojnë të jenë në nivelin më të ulët të shënuar ndonjëherë në një tremujor. Duke ju referuar të dhënave që vijnë nga vetë Ministria e Financave të ardhurat prej këtyre zërave rezultojnë të jenë rreth 8.6% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Në të vërtetë, dobësitë e shfaqura qysh vitin e shkuar në mbledhjen e të ardhurave doganore arritën kulmin në muajin mars, ku të ardhurat ranë me 32,5% në raport me planin, duke shënuar një rekord në mosrealizimet e njohura deri më tani. Rënia është e madhe edhe krahasuar me faktin e vitit që shkoi. Në muajin mars 2015 doganat grumbulluan 14.7 për qind më pak të ardhura se një vit më parë. Si tremujor, të ardhurat shënuan rënie 11.5 për qind në raport me planin e 2015 dhe 6.9 për qind krahasuar me faktin e 2014./Arben SHAHINI

Arrestohen 22 azilkërkues shqiptarë në Gjermani, grabitën mbi 40 banesa në Lingen

 

20150808122436175646

VOAL – Mediat gjermane thonë se grupi prej 22 shqiptarësh ishte kthyer në mankthin e qytetit të Lingenit, aty ku kishin plaçkitur mbi 40 shtëpi. 22 azilkërkuesit shqiptarë banonin në dy shtëpi në Lingen, ndërkohë që vazhdojnë verifikimet për 19 shtetas të tjerë.

Azilkërkuesit shqiptarë të arrestuar janë të moshës 19 deri në 38 vjeç, të vendosur në rrugën “Friedrich-Ebert”. Tre prej azilkërkuesve, të moshës 21 vjeç, 23 vjeç dhe 38 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë dhe akuzohen se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh. Policia gjermane ka dyshime se, që nga mesi i muajit maj dhe deri në gusht, ata kanë grabitur më shumë se 40 shtëpi në qytetin e Lingenit, nga ku merrnin bizhuteritë, paratë, telefonat celularë, këpucët, laptopët dhe sendet e tjera me vlerë.

Mbi 90.000 njerëzve nga Ballkani do mund t’u ndalet hyrja në Gjermani

Manfred Schmidt, president i Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF)

Voal.online citon Radion gjermane DW që sjell informacionin sa më poshtë: Reformimi i ligjit për qëndrimin në Gjermani lejon nga 1 gushti vendosjen e sanksioneve mbi hyrjen në Gjermani të azilkërkuesve nga Ballkani që iu refuzohet kërkesa e azilit. Por a ka shanse për hyrje legale në Gjermani?

Më shumë se 90.000 azilkërkues nga Ballkani në Gjermani duhet të llogarisin tani me sanksione ligjore, si moslejimin e hyrjes në Gjermani për një afat të caktuar. Kjo deklaratë vjen nga presidenti i Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF), Manfred Schmidt në një intervistë të dhënë për gazetën gjermane “Die Welt” (të shtunën, 08.08). “Aktualisht kemi 94.000 kërkesa për azil nga vendet e Ballkanit në sistem”, i tha Schmidt gazetës gjermane. “Gati të gjithë ata do të marrin së bashku me njoftimin për refuzimin e kërkesës së azilit, edhe njoftimin tjetër për ndalimin e hyrjes në Gjermania dhe madje edhe ndalimin e qëndrimit. Azilkërkuesit nga Ballkani përbëjnë një ndër grupet më të mëdha të refugjatëve që hyjnë aktualisht në Gjermani, ndërkohë që “vetëm 0,1 deri në 0,2% kanë vërtet arsye për t’iu pranuar kërkesa për azil”, ka thënë kreu i BAMF-së.

Sanksionet ligjore bazuar në ligjin e ri për qëndrimin në Gjermani

“Nga 1 gushti ne kemi kompetencën të ndërhyjmë tek e drejta e qëndrimit, dhe të vendosim bllokimin e hyrjes në Gjermani dhe një ndalim qëndrimi për të të gjithë hapësirën e Shengenit, po qe se kërkesa e këtyre azilantëve për azil është qartësisht e pabazë”, thotë Manfred Schmidt. Një të huaji të dëbuar apo rikthyer në vendin e tij nuk do t’i lejohet hyrja në Gjermani për maksimalisht pesë vjet. Këto sanksione, të bazuara në reformimin e fundit të ligjit për të drejtën e qëndrimit në Gjermani, mund të prekin jo vetëm azilkërkuesit nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera të Ballkanit, por edhe nga Gjeorgjia e Tunizia. Ndërsa të huajt që janë të integruar mirë në Gjermani dhe deri më tani kanë qenë vetëm me “Duldung” “të toleruar” për një kohë të caktuar do mund të qëndrojnë në Gjermani.

“Më këto masa ne u dërgojmë një sinjal të qartë njerëzve në vendet e origjinës”, thotë Manfred Schmidt. “Po qe se ti i hyn rrugës së kërkimit të azilit, atëherë me shumë gjasa, ti nuk ke më shans të hysh në mënyrë legale në vendin tonë.” Kreu i Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët mbrojti ndaj kritikave kërkesën e tij që azilkërkuesve me shanse të pakta për azil t’iu hiqen paratë e xhepit prej 143 eurosh. Për këtë nevojitet një ndryshim në ligjin për ndihmat që iu ofrohen azilkërkuesve, sqaron Schmidt. “Landet e federatës mundet kështu që në qendrat e pranimit të kalojnë pa hezitim nga ofrimi i parave tek ofertat materiale.” Për Manfred Schmidt shikon tek oferta e parave në dorë një ndër arsyet themelore për rritjen drastike të kërkesave për azil nga njerëzit nga Ballkani.

Shqiptarë të punësuar në firmat gjermane?

Ndërkohë në debatin për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si “vende të sigurta origjine” pozicionohet edhe ministri gjerman i Integrimit të landit të Renanisë Veriore-Vëestfalisë, Guntram Schneider (SPD), i cili për shërbimin evangjelist të lajmeve, epd të shtunën (08.08) u shpreh se ai nuk shikon ndonjë përparësi nga ky kategorizim. “Po qe se ne duam të ndalim fluksin e ardhjes duhet të japim kontributin tonë që të ndryshojnë kushtet e jetesës në këto vende.” Kështu duhet bërë presion që në Serbi të drejtat e njeriut të vlejnë edhe për pakica etnike si sinti dhe roma, thotë Schneider. “Por kjo nuk mund të thuhet se është kështu për momentin.”

Ndërsa lidhur me propozimin e fundit të socialdemokratëve për krijimin e mundësive të punësimit për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, vijnë sinjale pozitive nga fraksioni i Unionit kristiandemokrat. “Ne duhet të shfuqizojmë për disa profesione ku ka mungesë punëtore verifikimin e prioritetit për vendin e punës”, është shprehur deputeti gjerman i CDU-së dhe kreu i grupit të punëmarrësve në Bundestag, Peter Weiß për gazetën gjermane “Rheinische Post”. “Në këtë mënyrë firmat gjermane mund të punësojnë më shumë shqiptarë apo kosovarë.”/RDW

Gjenocidi Komunist në Shqipëri – Të pushkatuarit ishin të dënuar edhe pas ekzekutimit

VOAL – Ndodhte që, pas pushkatimit, trupat e pajetë të të pushkatuarve nga regjimi komunist dërgoheshin në morgun e spitalit të Tiranës si mjet demonstrimi për studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti.

Faqja në facebook “Gjenocidi komunist në Shqipëri’ ka publikuar nje foto te nje dokumenti të cilën e kane derguar familjaret e nje te pushkatuari ku tregohet qe edhe kufomat e të pushkatuarve  i keqtrajtonin si armiq

“Nje shkrese sekret te MB ne te cilen eshte shkruar qe trupin e pushkatuar te Dom Shtjefen Kurti e kane derguar ne morgun e spitalit te Tiranes per tu perdorur si kadaver per studentet e pedagoget e Fakultetit te Mjeksesie,” thuhet më tej në faqen në facebook “Gjenocidi komunist në Shqipëri’.

Apeli i të ish-persekutuarës Ajtanga Lubonja që jeton më keq se në internim

Ajo është Ajtanga Lubonja. Dikur u quajt “Armike e Popullit” dhe për këtë vuajti në kurriz për dy dekada të gjithë mizorinë e diktaturës. E përndjekur dhe e persekutuar prej shume vitesh, Ajtanga Lubonja pati një shpresë se me demokracinë do të fitojë të drejtat e saj.

E vendosur prej 23 vitesh në konviktet e Qytet Studentit, kushtet e jetesës së saj nuk kanë ndyshuar aspak nga koha e diktaturës së egër.

Aktivistja e shoqërisë civile, Ajtanga Lubonja përcjell përmes faqes të saj në rrjetin social dy foto ku duken qartë kushtet skandaloze ku ajo jeton.

Ndër të tjera Ajtanga shton se edhe pse shpresat ishin të mëdhaja, asnjë nga politikanët e vendit nuk i ka kthyer sytë nga kjo shtresë e cila vijon prej dekadash të vuajë varfërinë dhe mizorinë.

08-08-2015 07-43-50

Ja çfarë shkruan në rrjetin social:

“Kam publikuar dy fotografi, shume te dhimbeshme edhe kurre i shikoj si foto, po une aty jetoj! NUK DUROVA DOT ME, KURRE SHIKOJ SE C’PISLLEQE PO BEHEN NE KURRIZ TE KETIJ POPULLI! E pra, une jam ajo Ajtanga lubonja, e persekutuar politike, me statusin me te eger ”ARMIKU I POPULLIT” , KAM 23 VJET QE JETOJ JA KETU NE KONVIKTET FAMILJARE TE Q.STUDENTI…DHE SHTETI HESHT! CFARE DUHET TE PRES ME,!? AS nje lloje ndihme, as leke burgu, as pension special, po me kane plasur ketu e nuk ndjejne asnje lloj pergjegjesie…nga sa shtepi kane, sa te ardhura kane …e cfare kane bere ata per kete vend …vec vjedhje korupsion! Do ti shperndaj ne gjithe ambasadat keto foto…si sillet shteti me nje te persekutuar politike, te semure e me te ardhura qesharake! A me besoni tani qe nuk jam QARAMANE!!!”-shkruan ajo në rrjetin e saj social./Civitas.al

08-08-2015 07-44-08

Hybert Vedrin vizitoi sot Sazanin

VOAL – SAZAN – Ish ministri i Jashtëm i Francës Hybert Vedrini vizitoi sot ishullin e Sazanit, një ishull që sapo është hapur edhe për vetë shqiptarët. Vedrin është interesuar për të shkuarën e ishullit dhe për mundësitë e tij turistike.

Në këtë kontekst, Vedrin, dëgjoi edhe për planet e ardhshme të qeverisë shqiptare për ishullin e Sazanit në kuadrin e zhvillimit të turizmit në vend.

Gjenocidi Komunist në Shqipëri – Emrat e të pushkatuarve në janar-dhjetor 1945

Emrat e te pushkatuarve me vendim te keshillit kriminal nacional gjakatar qe po vinte te Shqiperi ne Janar Dhjetor 1945
emri–babai–mbiemri–viti–qyteti i lindjes–vrare ne–me date

TEFIK SULEJMAN SPAHO 1894 BABAN KORCE 12/31/1944

YZEIR KAREMAN HOXHA 1885 BERAT BERAT 12/31/1944

ALIKO XHAFER RRAPAJ 1892 MAXHAR VLORE 1/1/1945

ISMAIL ISUF DEBROVA 1917 ELBASAN ELBASAN 1/1/1945

SHAHIN OSMAN CAUSHI 1911 BORJE KUKES 1/1/1945

ZEF GJON KOLAJ 1922 KRUJE KRUJE 1/1/1945

SALI TAHIR BRUFI 1905 ELBASAN LIBRAZHD 1/3/1945

GJON SOKOLL RRUKAJ 1873 KELMEND M. MADHE 1/6/1945

LILE RIZA MINA 1926 TIRANE TIRANA3 1/6/1945

NJAZI MEHMET PILKU 1890 DIBER TIRANA1 1/8/1945

NJAZI MEHMET PILKU 1900 DIBER TIRANA3 1/9/1945

SUL HASAN KURTI 1890 MACUKULL SHIJAK 1/9/1945

AHMET ALI VLADI 1927 TROPOJE TROPOJE 1/10/1945

KOL NDUE NIKA 1912 SHKODER LAC 1/10/1945

LUC GJON NIKAJ 1915 SHKODER M. MADHE 1/10/1945

MEHMET MUS HOXHA 1920 TROPOJE TROPOJE 1/10/1945

MET REXHE SARACINI 1920 BERISHE TROPOJE 1/10/1945

MUS AVDYL NEZAJ 1900 TROPOJE TROPOJE 1/10/1945

MUSE ZENEL AHMETAJ 1920 KEPENEK TROPOJE 1/10/1945

MUSE ZENEL AHMETI 1920 TROPOJE TIRANA4 1/10/1945

RAM OSMAN HOXHA 1910 TROPOJE TROPOJE 1/10/1945

SADRI DASH GJONPAPAJ 1919 BERISHE TROPOJE 1/10/1945

SALI SHPEND PRENGJONI 1926 ZHERKE TROPOJE 1/10/1945

SELIM MAL HOXHA 1901 REC TROPOJE 1/10/1945

SHABAN SADIK SARACINI 1915 BERISHE TROPOJE 1/10/1945

SHPEND HALIL HOXHA 1910 TROPOJE TROPOJE 1/10/1945

SHPEND ZEQIR PRENDGJONI 1904 ZHERKE TROPOJE 1/10/1945

UKE ARIF PRENDGJONI 1909 ZHERKE TROPOJE 1/10/1945

YMER HALIL PRENDGJONI 1915 ZHERKE TROPOJE 1/10/1945

ZOJE KAM LUSHI 1920 GOLAJ KUKES 1/10/1945

ALI MYFTAR ZHUTAJ 1919 KAPENEKE TROPOJE 1/11/1945

COL ISUF KOKAJ 1923 BERISHE TROPOJE 1/11/1945

ISMAIL SADIK KOKAJ 1900 BERISHE TROPOJE 1/11/1945

REXHE MEHMET TUTAJ 1910 PAL TROPOJE 1/11/1945

ZENEL MYFTAR ZHUTAJ 1927 KEPENEK TROPOJE 1/11/1945

FAIK HASAN BRAHIMI 1927 LEPENICE VLORE 1/12/1945

ISLAM ABDI ABDIU 1898 GJINAJ HAS 1/12/1945

AVDUL MEHMET KUCI 1882 KUC VLORE 1/14/1945

BEHAR TEFIK MEBELLI 1921 KADIPASHAI LUSHNJE 1/14/1945

GJON LLESH KOLA 1912 BORIZANE KRUJE 1/14/1945

LEF STILIANO NOSI 1873 ELBASAN ELBASAN 1/14/1945

MALIQ KADRI AVDULLAI 1885 LIN POGRADEC 1/14/1945

MYRTEZA BEKTASH SOTKO 1912 PERMET TIRANA2 1/14/1945

QAZIM ISMAIL MEREPEZA 1900 TIRANE TIRANA1 1/14/1945

QERIM SALI SHEHU 1870 BILISHT DEVOLL 1/14/1945

RESHIT HYSEN CUHLLAJ 1912 PEKISHT PEQIN 1/14/1945

RESHIT HYSEN CULLHAJ 1912 ELBASAN ELBASAN 1/14/1945

SALI QERIM SHEHU 1885 BILISHT DEVOLL 1/14/1945

ZYKE SHEFIT METUSHI 1912 FIER FIER 1/14/1945

DODE MEHILL NDRETHI 1925 SHKODER LEZHE 1/15/1945

HYSEN REXHE LUSHA 1921 GOLAJ HAS 1/15/1945

LAZER VAT GJONI 1900 XHAN SHKODER 1/15/1945

PJETER ZEF LUSHAJ 1919 BRAGJ M. MADHE 1/15/1945

PREL SMAJL TURKAJ 1883 BROJE M. MADHE 1/15/1945

PRETASH KOK KOLA 1914 BRATOSH LEZHE 1/15/1945

REXH UK HAXHIAJ 1900 TROPOJE TROPOJE 1/15/1945

XHAFER RAMAZAN GROMI 1926 NDROQ KAVAJE 1/15/1945

XHAFER RAMAZAN VOKSHI 1926 NDROQ TIRANA3 1/15/1945

ZEF NIK TURKAJ 1873 BROJE M. MADHE 1/16/1945

LULASH SHYTAN SHYTANI 1900 GIMAJ SHKODER 1/17/1945

MARASH GJELOSH TERTHORJA1914 TROPOJE SHKODER 1/17/1945

IBRAHIM MUSLI DEMALIAJ 1900 TROPOJE TROPOJE 1/20/1945

ISLAM ISMAIL SEJDO 1898 SUL TIRANA2 1/20/1945

LLESH CUB PRENDI 1904 KUM PUKE 1/20/1945

SALI SHPEND MUJA 1919 VLAD KUKES 1/20/1945

SHTJEFEN KIN KOCAJ 1945 DAJC LEZHE 1/20/1945

XHEVIT ZABIT ALIKAJ 1913 BOLENE VLORE 1/20/1945

NERIM TEKI SHAHOLLI 1923 GUACE DEVOLL 1/21/1945

KOL LEK DUCAJ 1918 SHKREL M. MADHE 1/23/1945

LUIGJ KOL SHOTAJ 1921 BRATASH M. MADHE 1/23/1945

MARK TOM MARKAJ 1903 BZHETI M. MADHE 1/23/1945

GJON MARTIN LULATI 1893 IVANAJ M. MADHE 1/24/1945

MIRASH PALOK KOKAJ 1900 IVANAJ M. MADHE 1/24/1945

PJETER KOL SOKOLAJ 1928 DEDAJ M. MADHE 1/24/1945

BAJRAM SALI GASHI 1914 PEJE TIRANA2 1/25/1945

GJON NDUE NDOKU 1911 MIRDITE LAC 1/25/1945

ZEF NIK TURKAJ 1926 KELMEND M. MADHE 1/25/1945

DED PRENG SHABANI 1895 SHKODER LEZHE 1/26/1945

ELEZ RUSTEM HOTI 1900 SHKODER SHKODER 1/26/1945

PALOK MARK PIKOLINA 1916 SHKODER SHKODER 1/26/1945

SELIM RAM RAMA 1910 SHKODER SHKODER 1/26/1945

SHABAN ELEZ MUHAJ 1894 TUZ SHKODER 1/26/1945

GJELOSH GJOKE DEKAJ 1910 HOT M.MADHE 1/27/1945

BANUSH ZENEL DERVISHI 1908 PICALL TIRANA4 1/30/1945

ISA HARUN ZEQIRAJ 1908 BELISHOVE MALLAKASTE 1/30/1945

MURAT ISUF HAXHIMUHAJ 1860 PODGORIC SHKODER 1/30/1945

NDUE SOKOL SOKOLI 1914 GIMAJ SHKODER 1/30/1945

NIKOLL NDOC NOGA 1893 SHKODER SHKODER 1/30/1945

VELI XHEP XHEPI 1895 TRUSH SHKODER 1/30/1945

AQIF OSMAN MIRACI 1887 TATZAT SARANDE 1/31/1945

FERAT BYDO MUJOLLARI 1895 KORCE KORCE 1/31/1945

GJOK KOLE PELLUMBI 1918 SHKODER M.MADHE 1/31/1945

HAXHI MYNYR HITA 1905 RUSAN DELVINE 1/31/1945

LULASH CUK CURAJ 1888 JERAN M.MADHE 1/31/1945

MARE ALI VACAJ 1870 KUC M.MADHE 1/31/1945

MARK PREN ALLAMANI 1895 KRUJE KRUJE 1/31/1945

MEÇAN AVDULLA MEÇAJ 1895 FIER MALLAKASTER 1/31/1945

NIKOLLE ZEF ISUFAJ 1944 NIKS M.MADHE 1/31/1945

SHABAN ASLLAN HOXHAJ 1905 CEREM TIRANA3 1/31/1945

SULO SHABAN BERAJ BELISHOV MALLAKASTE 1/31/1945

UJK MARASH RREKAJ 1860 SHKODER M.MADHE 1/31/1945

XHAFERR RAHMAZAN VOKSHI 1926 NDROQ DURRES 1/31/1945

XHAFERR RAMAZAN VOKSHI 1926 NDROQ TIRANA4 1/31/1945

ZEF KOL UKCENAJ 1903 APRIPE TIRANA3 1/31/1945

LESH KOL HAKA 1900 GJINAJ SHKODER 2/1/1945

TRIFON PREN MEMO 1878 ELBASAN ELBASAN 2/1/1945

XHEMAL YMER CAMI 1915 BERZESHTE LIBRAZHD 2/1/1945

FILIP KOLE VUKA 1902 SHLLAK SHKODER 2/2/1945

KOLE NURI SHELDIA 1900 KOLONJE SHKODER 2/2/1945

NIKE MARASH BUNGAJ 1898 SELIQ M.MADHE 2/2/1945

PASHUK HIL HAJDARI 1925 KOMAN PUKE 2/2/1945

PJETER DED SHKOZA 1885 SHKODER SHKODER 2/2/1945

QAZIM RUSTEM BUSHATI 1903 SHKODER LEZHE 2/2/1945

SADIK MEN ZOGORA 1912 TRUSH SHKODER 2/2/1945

SEIT CAN CANI 1895 SHKODER SHKODER 2/2/1945

TAIP HALIL HALILI 1903 BERDICE SHKODER 2/2/1945

VELI SALE SALA 1868 BERDICE SHKODER 2/2/1945

NDUE NDREC NIKOLLI 1913 KONAJ MIRDITE 2/3/1945

NIKOLL NDREC LUFI 1923 LUFAJ MIRDITE 2/3/1945

NIKOLLE NDREC SUFI 1923 SUFAJ LAC 2/3/1945

SELMAN ALI KACILLARI 1923 PERMET LAC 2/3/1945

PJETER GJOK HOTI 1905 HOT M.MADHE 2/4/1945

(Marrë nga faqja në facebook ‘Gjenocidi komunist në Shqipëri’)

Shqipëri – anembanë lulëzon stina e kanabisit

Policia e Shtetit vijon në shkallë vendi operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Në disa operacione të ndërmarrë në Shkodër, Lushnje dhe Krujë janë asgjësuar disa qindra mijë bimë narkotike.

Në Shkodër aksioni u zhvillua në fshatrat Mazrekë, Barcoll dhe Kron i Madhe, në Krujë në Thumanë dhe Dukagjin i Ri, ndërsa në Lushnje në fshatin Bregas.

Këtu policia e Lushnje prangosi shtetasin, Refik Petova, i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike.

Policia në Shkodër dhe Krujë njofton se vijojnë operacionet dhe paralelisht me to edhe hetimet për identifikimin dhe vendosjen para drejtësisë të personave kultivues të bimëve narkotike.


Send this to a friend