Pas konflikteve që u bënë publike këtë të shtunë mes deputetit të PS-së Armando Prenga dhe anëtarëve të familjes Cali në Patok të Laçit, të tjera incidente janë shënuar mes tyre pak ditë më parë.
Paraditen e djeshme, vëllai i deputetit Prenga është konfliktuar me fjalë me pjesëtarë të familjes Cali. Ndërkohë që mbrëmë në darkë vonë, deputeti Armando Prenga ka shkuar vetëm te lokali i familjes Cali në Patok.
Lokali ka qenë i mbyllur dhe jashtë tij ka qenë vetëm roja. Prenga ka nxjerrë pistoletën ka thyer xhamin me qytën e armës ka hyrë brenda dhe ka shkatërruar edhe disa sende brenda lokalit. Roja është larguar dhe ka njoftuar njërin nga familjarët Cali.
Më pas, familjari ka shkruar me makinë për të komisariati i Laçit për të kallëzuar dëmtimin e lokalit nga Armando Prenga. Në kohen që kanë hyrë për kallëzimin roja dhe pronari Cali, para komisariatit janë grumbulluar palët.
Nga dëshmitë dhe hetimet rezulton se të plagosurit kundërshtarë të Prengës, janë dëmtuar e plagosur ose me armë, ose të goditur me qytën e armës, ndërkohë që të afërmit të Prengës janë dëmtuar vetëm nga goditje me thikë dhe sende të forta.
Trafikantët i paguajnë drejtuesve të policisë 40 euro për çdo rrënjë të mbjellë – Balkan
Kështu thotë gazetari investigativ Artan Hoxha, që drejton emisionin “Xhungël” në një dalje tek News24 më 21 gusht, pra gati dy javë më parë, se si kriminelët dhe narkotrafikantët kanë kapur kokat e policisë së shtetit. A përkon kjo që thotë Artan Hoxha me ato që pohon ish-shefi i antdrogës Dritan Zegani, intervista e të cilit u censurua pikërisht nga News24 dhe GSH, ku punon si gazetar investigativ Artan Hoxha. Voal e ka botuar të plotë edhe intervistën e Dritan Zaganit, marrë nga gazetari Basir Çollaku, tani po ju sjell edhe ato që ka thënë Artan Hoxha, për t’ja lënë opinionit publik që të gjykojë vetë.
Në linkun poshtë keni intervistën e Dritan Zaganit dhe pastaj edhe prononcimin e Artan Hoxha bërë tek News24 më 21 gusht 2015.
Artan Hoxha: Goditja e Lazaratit ishte goditje e sipërfaqes dhe jo e kokave të narko-trafikut
* Operacionet anti-kanabis do të dështojnë dhe këtë vit nëse nuk goditen kokat e narko-trafikut * Policia dhe prokuroria të tentojë të hyjë brenda radhëve të organizatorëve dhe të ndëshkojë policët e implikuar * Operacioni në Kavajë, pati të shtëna armësh, u gjetën frigoriferë, tenda e gjeneratorë
TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar një sërë të dhënash të pabëra më parë publike në lidhje me operacionet anti-kanabis të policisë dhe kultivimit të bimëve narkotike në vend. Në studion e Opinion në Neës24, Hoxha tha se policia po punon mirë, por se nuk po goditet kokat e trafikut të marijuanës.
Ai tha se në zonën e Dukagjinit këtë herë po përdoret taktikë tjetër për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, çka ka sjellë edhe rezultate pozitive.
“Operacioni në zonën e Dukagjinit ka hyrë në ditën e katërt. Rezultatet pozitive, sasi e madhe është korrur. Mbi 35 mijë rrënjë. 480 forca FNSH, RENEA, të Shkodrës në mbështetje.
Këtë radhë u ndoq taktikë tjetër. Hyrja në zonë më parë është bërë gjatë orëve të mesditës, kësaj here u kapën pikat strategjike. Në mënyrë që kur të hynte policia të mos kishte kohë për reagim. Ndërhyrja është bërë sapo ka zbardhur dita, ka nisur operacioni. Forcat snajperiste me helikopter. I janë krijuar mundësitë policisë që të mos vihet nën zjarrin e atyre personave. Të gjithë trupat që janë në operacion nuk kthehen në shtëpi por flenë në mal”, tha Hoxha.
Sipas tij, shtrirja e kultivimit të kanabisit në çdo rreth të vendit edhe aty ku nuk është mbjellë më parë tregon se goditja e Lazaratit ishte goditje e sipërfaqes dhe jo e kokave të narko-trafikut. Hoxha tha se i gjithë territori i vendit është kthyer në një hambar për kultivimin e bimëve narkotike.
“Shtrirja e bimës narkotike uniformë në të gjithë vendin. Sasia e madhe e lëndëve narkotike në të gjithë territorin, tregon se trafikantët e vërtetë nuk u goditën në Lazarat, u godit vetëm sipërfaqja. Duke mos u goditur kokat kryesore në Lazarat dhe duke e ditur që ata që e kontrollonin Lazaratin. Nuk ishin lazaratasit, por persona të tjerë, ata kanë krijuar sot këtë situatë”, tha ai.
Autori i emisionin “Xhungël” ka zbuluar detaje edhe për operacionin e policisë në Kavajë, ku u asgjësuan 6500 bimë narkotike si dhe 12 thasë me lëndë të thatë. Ai tha se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se në vendin ku është gjetur lënda narkotike janë gjetur pajisje dhe infrastrukturë e posaçme.
“Kanabisi në të gjithë vendin duke filluar që nga qarku i Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Durrësit, etj. Çudia më e madhe në qarkun e Tiranës. Çudia më e madhe ajo që ka ndodhur mbrëmë natën në Kavajë. Në një patrullim është qëlluar me armë. Policia është larguar dhe ka raportuar. Është hartuar një plan masash. FNSH-të nga Tirana kanë shkuar në mëngjes dhe pasi kanë ecur 40 minuta më këmbë kanë gjetur 6500 rrënjë kanabis të mbjellë, më shumë se 2 ha. E gjithë zona ruhej me vend roje. Po ashtu janë gjetur edhe dy tenda të mëdha, një për procesin e tharjes dhe një kur qëndronin personat. Aty janë gjetur pije freskuese, frigoriferë, gjeneratorë silenciatorë. Një infrastrukturë e tyre. Është e cuditshme kur qarku i Tiranës është krehur 3 herë më parë. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që mesa duket lufta ndaj narkotikëve edhe këtë vit nuk ka për t’ia arritur qëllimit nëse nuk goditen trafikantët e mëdhenj. Policia dhe prokuroria të tentojë të hyjë brenda radhëve të organizatorëve dhe të tentojë të ndëshkojë të gjithë policët, drejtuesit që janë të implikuar. Është e pamundur që në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të mbillen sasi kaq të mëdha pa patur garanci”, tha Hoxha.
Sipas Hoxhës, kanabisi nuk mbillet nga fermerë dhe fshatarë të thjeshtë pasi tashmë kultivohet edhe në zona ku nuk ka ujë dhe i krijohet infrastruktura e nevojshme, çka kërkon shpenzime dhe një kosto relativisht të lartë. Duke u ndalur tek kostoja, Hoxha tha se këtu hyn edhe pagesa që trafikantët u bëjnë drejtuesve të policisë, duke treguar se për një rrënjë të mbjellë paguhet 40 euro.
“Kanabisi mbillet edhe në zona ku nuk ka ujë, pasi krijohet infrastruktura me mjetet e duhura, gjeneratorë. Në veri policia ka gjetur me kilometra të tërë tubacione. Nuk janë mbjellë nga fermerë e fshatarë por nga grupe kriminale që kanë financuar për kultivimin e këtyre bimëve, që kanë shpenzuar para dhe madje kanë korruptuar edhe drejtues të policisë. Për një rrënjë të mbjellë trafikantët paguajnë drejtuesit e policisë 40 euro. Duke parë në këtë tërësi, trafikantët kanë mbjellë sipërfaqe që ato i quajnë të humbura, domethënë i falen policisë. Qeveria pretendon që 70-80 % të sasisë e ka korrur sikur edhe 10% të shpëtojë justifikon gjithë koston e mbjelljes dhe u krijon mundësinë për të mbajtur linjën e trafikut ndërkombëtar”, deklaroi Hoxha.
Në lidhje me uljen e sasisë së kanabisit që del nga Shqipëria drejt tregut ndërkombëtar të narkotikëve, Hoxha tha se kjo vjen pasi ende nuk është korrur bima e re.
“Në 24 orët e fundit janë raportuar 2 raste të kanabisit të ardhur nga Shqipëria. Kanabisi i ri ende nuk është korrur. Rasti i Kavajës, u gjetën 12 thasë me kanabis të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e produktit është shitur. Produkti vjen në fundin e gushtit, në shtator dhe rezultati duket në tetor, nëntor. Duke patur parasysh këtë situatë ndaj nuk kemi patur raste nga vendet partnere të kapjeve. Për të asgjësuar një parcelë duhet një ditë e tërë për një skuadër policie. Çdo ditë raportohen sasi të kapura por jo autorë, kjo do të thotë se këta autorë do të jenë prezentë sërish vitin tjetër”, tha ai.
Intervista e paçensuruar e ish- Shefit të Antidrogës. Lidhjet e krimit me politikën dhe kokat e policisë
Në respekt të fjalës së lirë, interesit publik dhe njohjes të së vërtetës dhe në respekt dhe solidaritet me punën investiguese të gazetarit Basir Çollaku, voal.ch e boton nga lapsi.al të plotë intervistën e Dritan Zeganit. Kjo intervistë u la përgjysmë nga News 24 dhe Gazeta Shqiptare, për shkak të presionit qeveritar. Edhe pse gazetari Çollaku kishte një marrëveshje paraprake me televizionin News 24 dhe Gazetën Shqiptare, në momentet e fundit është urdhëruar nga qeveria të mos transmetohet intervista e Dritan Zaganit:
Intervista e plote ne Vlorë bërë më 24 korrik 2015
INTERVISTA E PLOTE
Si nisi karriera juaj në Policinë e Shtetit?
Kam mbaruar shkollën e Ministrisë së Brendshme, degën e policisë në vitet, ‘93-‘94, por duke qenë brezi i fundit i sistemit katërvjeçar të kësaj shkolle, vitin e fundit e kemi kryer në korrespondencë dhe në vitin 1993, jam titulluar oficer policie, me detyrë konkrete inspektor i sektorit të policisë kriminale në komisariatin e policisë Tropojë. Detyrë funksionale, që e kam kryer deri në nëntor të vitit 1996, muaj në të cilin me kërkesën time jam transferuar nga ky komisariat, për në komisariatin e policisë Vlorë. Nga komisariati policisë Tropojë në atë të Vlorës kam ardhur me ndryshim funksioni organik dhe jam emëruar një sektor tjetër, me detyrë specialist i luftës kundër narkotikëve.
Sa qëndruat në këtë detyrë?
Nga ai vit deri në vitin 2000 kam qëndruar në këtë drejtori si specialist. Në vitin 2000 jam shkëputur nga policia për nëntë vite, kohë në të cilën kam qenë emigrant ekonomik në Itali.
Përse u larguat nga detyra?
Ka qenë një urdhër i ministrit të asaj kohë, urdhër në vitin 2009, të cilin nuk e gjeta asnjëherë, me motivin se kisha kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të jashtëligjshme. Ndërkohë unë kisha shkuar në Kosovë, në vitin 1999, për motive private, vit në të cilin edhe ishin hapur kufijtë dhe isha kthyer. Ishte më tepër një sebep për t’u hequr nga puna. Pas konflikteve që pata edhe me drejtuesit e asaj kohe në Vlorë, të së njëjtës linjë në raport me punën.
Kur u rikthyet?
Jam rikthyer në gusht të vitit 2009, jam kthyer nga Italia, dhe më 1 mars të vitit 2010, pas kërkesës sime për t’u rikthyer në polici, ka dalë urdhri i drejtorit të përgjithshëm, ku jam emëruar me detyrë përsëri në sektorin e Antidrogës, në Drejtorinë e Policisë Vlorë. Detyrë që e kam kryer për 2 apo 3 muaj deri në një moment ku me kërkesën time u transferova nga eprorët nga Srejtoria e qarkut Vlorë, në Drejtorinë e Kufirit po në Vlorë. Me detyrën e shefit të seksionit të hetimit të krimit në kufi, detyrë të cilën e kam kryer deri në tetor të vitit 2012, kohë në të cilën pa kërkesën e dijeninë time më ka dalë urdhri i transferimit nga Drejtoria e qarkut Vlorë, për në Drejtorinë qarkut Fier, si specialist i qarkullimit rrugor.
Përse?
Ka qenë një periudhë parazgjedhore, ishte disi e vështirë situata në lidhje me trafiqet e paligjshme, që zhvilloheshin kryesisht nëpërmjet detit dhe sidomos në zonën që unë mbuloja, Fier, Vlorë, Sarandë, zona e bregdetit e cila mbulohet nga Drejtoria Rajonale e Kufirit Vlorë, ku unë isha shef i seksionit të hetimit për gjithë këtë vijë bregdetare.
Sa zgjati?
Aty punova disa muaj si specialist qarkullimi, jashtë profilit të specializimit tim. Me kërkesën time, drejtori i qarkut Fier më miratoi largimin nga ky sektor dhe më komandoi në sektorin kundër krimit të organizuar.
Ndodhën ndryshime?
Po në vend të zotit Bozhaj, në Fier vjen drejtor i policisë së qarkut, Ervin Hodaj, i cili vinte pas një karriere të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës.
Reformë?
Pas reformës së përfolur aso kohe pas ndryshimeve të pushteteve, drejtori Hodaj më thërret në zyrë dhe më thotë se kam vendosur të të riemëroj në atë detyrë, pasi kam pyetur dhe kam informacionin se ti mund ta bësh shumë mirë këtë detyrë të rëndësishme, duke më thënë se isha në aftësitë profesionale cilësore dhe më kërkon që të punonim së bashku sa më fort në Fier.
E nisët me vrull?
Jo, nuk e mora me eufori, pasi isha i sapoardhur në Fier dhe nuk e njihja zonën dhe terrenin aq mirë sa e njihja në Vlorë, ku kisha ushtruar aktivitetin tim profesional prej shumë kohësh. I thashë shefit se do bënim maksimumin, por i thashë gjithashtu që informacioni im ishte i shumtë për Vlorën.
Drejtori çfarë ju tha?
Nuk ka rëndësi se ku godasim, rëndësi ka të kemi rezultate konkrete dhe të godasim bazën e trafikut të drogës. Dakord i thashë drejtorit, e pranoj këtë sfidë dhe do të bëjmë maksimumin.
Si e nisët operacionin e parë?
Po e nisa me një informacion konkret për rrethin e Vlorës dhe i thashë shefit se kam një informacion shumë të fortë, që po punojnë shumë trafikantët si në drogat e lehta që ishte kanabis me origjinë nga Lazarati, po ashtu edhe në drejtim të trafikut të drogave të rënda.
Kanabis vinte nga Lazarati?
Po, vinte nga Lazarati dhe trafikohej në drejtim të Italisë dhe Greqisë, por kryesisht në Itali. E gjithë ngarkesa vinte nga Lazarati, bëhet fjalë për vitin 2013, kur unë u riemërova në detyrë në sektorin e Antidrogës në Fier.
Ishte vetëm një grup?
Jo, ishte një linjë e cila funksiononte shumë mirë për trafikantët dhe ishin disa grupe që funksiononin dhe janë ende të pagoditur dhe me një mbështetje logjistike shumë të fortë, sipas informacioneve që kisha unë dhe kolegët e mi.
Për çfarë fliste konkretisht informacioni juaj?
Fliste për një grup kriminal që transportonte tonelata marijuane nga brigjet detare me gomone, me një gomone të fuqishme, e cila mbahej në Greqi dhe vinte nëpërmjet detit deri në Borsh, në Palasë dhe ku të mundej ngarkohej, nga Llogaraja deri në Borsh, në këtë vijë bregdeti ngarkohej me drogë. Minimumi i ngarkesave ishte 1 dhe 1.2 tonë, por kam pasur të dhëna deri në 1.7 tonë një gomone 12 metra e gjatë.
Po ku merrej droga?
Sipas informacioneve të mia, trafikantët e kishin ngritur punën dhe e transportonin drogën nga Lazarati në Borsh. Pjesën më të madhe të transportit të drogës e bënin nëpërmjet linjës Gjirokastër, Fier, Vlorë nëpërmjet autostradës, por unë kisha të dhëna që e kanë sjellë edhe nga Saranda. Gjirokastër, Sarandë, Vlorë.
Sa shpesh trafikonin në këtë linjë drogë këto grupe kriminale?
Në atë periudhë, nëntor 2013 deri në maj 2015, ku unë isha në detyrë, të fiksuara janë shtatë rrugë. Ky grup ishte i mirorganizuar edhe si logjistikë, edhe si financim.
Ç’përfaqësonte ky grup?
Ky grup përfaqësonte një grup kriminal shumë të fuqishëm, me mbështetje të madhe edhe nga kolegët e mi.
Po thoni se grupi kishte në përbërje dhe ndihmohej nga policia?
Shumë të fortë e të fuqishëm në atë kohë dhe sipas informacioneve të mia, ende edhe sot.
Deri në çfarë niveli ishin të implikuar policët?
Homologu im i Vlorës, në një bisedë që unë kam zhvilluar me të gjatë kohës që isha në Fier, ku i thashë se kam të dhëna se x person, për një person që njihej për drejtuesin e këtij grupi dhe pronarin e mjetit si një nga skafistët me të mëdhenj të Vlorës, që po bën një aktivitet shumë të fortë në drejtim të trafikut. I thashë përse nuk nisni një procedim, të hetoni të bëni diçka, të dhëna mund t’jua jap edhe unë, sa të duash. Dhe ai në mënyrë konfidenciale, pasi deri në atë moment më hiqej si fort si koleg korrekt, ishte kolegu im i drejtpërdrejtë, më thotë: “Do një këshillë personale nga unë? Larg duart nga ky person dhe nga ky grup, mos u merr me këto se e ke të kot”.
Njeri i fortë i botës së krimit?
Po, shumë i fortë. Ai investon shumë dhe është i paarrestuar dhe ende në aktivitet.
Por ju nisët operacionin?
Në momentin kur kam nisur me të dhënat për këtë grup kriminal, më thërret drejtori Ervin Hodaj dhe më thotë ‘dua një informacion pikant që të zhvillojmë një operacion të bukur dhe me rezultat, një goditje të mirë’.
Si i thatë?
I thashë që kam informacion për një grup të madh në Vlorë, që përveç marijuanës po merret edhe me kokainë. Ai ka një linjë që ikën me makinën e tij private nga Vlora në Greqi. Në Greqi ka një mjet gomone me tre motorë me gjatësi 12 metra, me kapacitet deri në 2 tonë ngarkesë. Me këtë mjet vjen në Borsh, ngarkohet dhe zbarkon në Puglia dhe Leçe ku ka zonën e tij të zbarkimit. Por ka pasur kërkesa dhe për më tej. Ka pasur një mjet të fuqishëm dhe dilte edhe me det 5 ballë dhe mund ta dërgonte edhe në Kalabri zbarkimin e mallit.
E mbulonte ketë aktivitet me biznes. Në informacionet tuaja përmendej gjëkundi ky emër, nga burimet e tjera zyrtare apo konfidenciale?
Ky personazh së paku ligjërisht me aq sa unë di nuk është në asnjë biznes. Mund të them se ky është një ndër trafikantët dhe skafistët më të njohur në Vlorë dhe quhet siç e ka shkruar prokurori në aktakuzë, shtetasi A. D. Emri i tij përmendet në materialet e prokurorisë, nuk penalizohet asnjëherë. Madje, prokuroria pretendon se unë kam kryer një veprim arbitrar duke hetuar këtë shtetas jashtë territorit të kompetencës sime. Sipas prokurorisë, nëse unë marr një informacion jashtë Fierit për çështje trafiku, nuk kam të drejtë të hetoj. Në fakt, Ligji për Policinë e Shtetit ngarkon çdo punonjës policie kudo dhe kurdo që është edhe jashtë funksionit, kur vihet në dijeni për një vepër penale apo aktiviteti kriminal të shkruajë menjëherë informacionin dhe nisë menjëherë hetimin ndaj këtij aktiviteti kriminal dhe ta raportojë tek eprorët, siç unë kam vepruar.
Ju e raportuat dhe deri në ç’nivel e keni raportuar emrin e këtij personi?
Po, unë e raportova te drejtori i Fierit, Ervin Hodaj dhe ai më kërkoi të hetojmë dhe zhvillojmë operacionin deri në fund. Mbas kërkesës së drejtorit, kam përpiluar një informacion konkret, duke i bërë një kërkesë specifike drejtorit. Duke qenë se unë njihem në Vlorë për shkak të aktivitetit tim profesional, nuk kam kompetencë territoriale Vlorën, por edhe duke ditur lidhjet e fuqishme të këtij shtetasi me disa të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, këtë informacion ma kanë thënë njerëz të mi, që më përcillnin informacione.
Këto njohje të subjektit në hetim, sipas informacioneve që ju kishit, e kompromentonin operacionin tuaj?
Duke pasur këto të dhëna, unë i kërkova një kërkesë specifike drejtorit tim, duke i thënë se do të bëj të gjithë informacionin që kam, do ta jetoj e ndjek çështjen në detaje, por emri im nuk duhet të figurojë në materialet zyrtare.
Përse?
Për dy arsye. Së pari, jo për frikën time. Frika se po të dilte që unë hetoja çështjen, atëherë personi do të kuptonte menjëherë se cili ishte burimi. Kjo për arsye se burimi ishte i brendshëm dhe ai e dinte lidhjen e tij me mua.
U bë operacioni?
Jo.
Përse?
Sepse u shit informacioni. Unë e dërgova informacionin me email te drejtori, me emra konkretë, me mbiemra, me adresa, me banesa, me të dhëna të detajuara, me numra telefoni konkretë. Numra të tij dhe të lidhjeve të tij. Kanë qenë pesë numra telefoni që m’u kërkua t’i vija në vëzhgim, për të provuar nëse të dhënat që ne kishim ishin apo jo të sakta.
Si ndodhi më pas?
Pasi bëra informacionin, ia kalova drejtorit Ervin Hodaj dhe ai e korrektoi dhe më tha shumë mirë. Do ta dërgojmë në qendër lart në Tiranë dhe të bëhemi gati për operacionin. Rreth 15 apo 20 ditë pasi unë ia kisha dhënë këtë informacion drejtorit dhe ai e kishte dërguar në qendër, drejtori më thërret në zyrë dhe më thotë. ‘Ato pesë numra që ne kemi dërguar po i ndjek kolegu ynë në Tiranë, Ervin Hasrama, specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në sektorin e Antidrogës. Por më thotë që të gjithë numrat e dërguar nga ne janë mbyllur’. Këtë ne e mësojmë 15 ditë më pas…
Ç’bëtë pastaj?
I kërkova drejtorit 24 orë kohë që të merrja informacion se çfarë kishte ndodhur. Aktivizova burimin tim dhe të nesërmen mora numrat e rinj që kishin vënë në përdorim dhe mësova që drejtuesit të grupit i kishte vajtur një porosi nga lart, siç thoshin ata që duhej të ndërrosh numrat e telefonit. Unë rimora numrat. Subjekti që ne po hetonim ishte njoftuar ‘ndërro numrat se po të ndjek policia’, ai ishte vënë në dijeni për hetimin që po bënim ne. I raportova drejtorit për zhvillimet dhe dijeninë që kishte marrë ai për hetimin tonë, i thashë se kisha numrat e rinj dhe ai sërish me këto numra ishte në aktivitet kriminal.
Çfarë ju tha drejtori. A kishin shkuar informacionet tuaja në prokurori, përveçse në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë?
Drejtori më thotë më ribëj një informacion me të dhënat e reja që ke marrë, ma dërgo me email, t’ia dërgojmë qendrës dhe ta rifillojmë çështjen. Kur kam dërguar informacionin e dytë, drejtori më ka prezantuar me zotin Ervin Hasrama, ndonëse unë njihesha me inspektorin që ishte oficer drejtimi në sektorin e Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Prej tij mësova se ai kishte verifikuar nëpërmjet numrave dhe policia 15 ditë ka hapësirë ligjore të vëzhgojë. Dhe atij i rezultonte se ky ishte një grup me aktivitet kriminal, ashtu siç unë ia kisha përcjellë të dhënat.
Më pas?
Pasi është bindur se kemi të bëjmë me një grup me aktivitet kriminal, Hasrama ka bërë material për në prokurori për të kërkuar hetim të mëtejshëm me metoda speciale për këtë grup dhe ka dërguar kërkesën te Krimet e Rënda. Më thotë ‘kam dërguar dy herë kërkesën te Krimet e Rënda dhe nuk kam marrë asnjëherë përgjigje. Me sa duket lodhemi kot, se Krimet e Rënda nuk duan ta hetojnë këtë grup’. Ky informacion i është përcjellë dy herë qendrës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda në nëntor dhe dhjetor të vitit 2013.
Si vendosët të vepronit?
Në këtë situatë kërkova meqë informacionin e kemi të saktë, burimin gjithashtu të saktë, si për drogën, për qarkullimin e parave dhe njerëzit në grup të veprojmë vetë. Hasrama më thotë se mund të veprojmë vetëm në kushtet e flagrancës.
E ndoqët sërish?
Dy ditë më pas unë mësoj nëpërmjet burimit se grupi kishte një ngarkesë prej një ton drogë në një banesë në bregdetin e fshatit Borsh. Burimi si gjoja shoqërues rastësor i njërit prej anëtarëve të grupit kishte qenë dhe kishte parë ngarkesën në vilën dykatëshe dhe dy persona që e ruanin me armë zjarri kallashnikov gjatë natës.
Ju informoi?
Po, të nesërmen menjëherë. E pyes nëse vijmë mund të verifikojmë cila është banesa? Me thotë që ‘po, mundemi ta bëjmë’. Në këtë kushte, sapo shkoj në zyrë, marr takim me shefin e sektorit, zotin Skënder Hitaj, pak javë i emëruar dhe i them për informacionin që kisha. Më thotë të flasim me drejtorin dhe marrim udhëzimet. Drejtori kishte thënë që të bëjmë verifikimin në terren të banesës, të informojmë qendrën, të vijë dhe Hasrama dhe të bëjmë një operacion të koordinuar me eprorët tanë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe rezultati është i punës së përbashkët.
Si vepruat?
Gjithnjë pas miratimit të drejtorit, shefi i sektorit më dha porosinë e tij, mora një mjet të punës, ishte mjet i sekuestruar, një “Mercedes” që përdorej nga ne me urdhër të prokurorisë, e furnizuam me karburant nga magazinieri i drejtorisë. Kam ardhur në Vlorë, kam marrë burimin. Ndërkohë kam marrë urdhër edhe nga qendra, në komunikim të vazhdueshëm më Hasaramën. Dhe nisem gjoja si turist me burimin duke bërë një xhiro deri në Borsh, në plazh. Nga burimi mu bë me dije prezenca e vilës, nuk ndaluam që të mos binim në sy, se sipas burimit, kishte dhe roje të armatosura. Njoftoj Skënder Hitajn dhe Hasramën për verifikimet e bëra.
Çfarë ju thanë eprorët pastaj?
Hasrama më tha nxito ‘shko në zyrë, do të të dërgoj në email hartën e fshatit, do më lokalizosh objektin, ma dërgo menjëherë me email dhe veprojmë’. Kam bërë atë që më kërkoi Hasrama, ia dërgova materialin, i raportova dhe me telefon gojarisht edhe shefit të sektorit, duke kërkuar gjithnjë të mos dilte emri im për arsyet që ua isha bërë në dijeni. Në informacionet e dërguara qendrës ka firmosur drejtori Hodaj dhe z. Hasrama. Veprimet u mbyllën rreth orës 12 e gjysmë 13 dhe prisja urdhra konkretë nga eprorët. Asnjë përgjigje deri të nesërmen në drekë, kur më marrin në telefon njëri pas tjetrit Ervin Hasrama dhe Sokol Selfollari, ky i fundit shefi i sektorit të Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Dhe me thanë se informacioni që unë kisha dhënë 24 orë më parë, ndonëse unë e kisha verifikuar, sipas tyre nuk është i saktë, sepse është ndërhyrë në banesën në fjalë dhe nuk është gjetur lëndë narkotike. Dhe asnjeri. Kërkova shpjegime se si ishte bërë ky operacion që e kishim nisur ne pa na vënë në dijeni dhe bërë pjesë të operacionit.
Si ju shpjeguan?
Sokol Selfollari më thotë se ua kaluam informacionin atyre të Vlorës dhe kanë vepruar ata sot para gjysmë ore dhe thonë se nuk ka gjë. Pra, për 24 orë kur ishte dhënë informacioni. Pra, siç më thanë eprorët e Tiranës, informacioni ishte dhënë po dje, siç dhe kur unë e kisha raportuar, por Drejtoria e Vlorës nuk ishte pasur mundësi të kryente operacionin dhe e kishte lënë për ta kryer të nesërmen, duke lënë të kalojnë 24 orë. E njëjta gjë thotë është, ndonëse unë e çmoj si gabim, sepse nuk besoja te policia e Vlorës.
Ju dyshoni te policia e Vlorës?
Nuk kam për të dyshuar. Homologu im i Vlorës më kishte thënë, shefi i Antidrogës së Vlorës, kur unë ia kërkova që të goditej ky grup, më tha hiq dorë, mos u merr me këtë grup. Ky është fakti i dështimit, pasi sot shefi i Antidrogës së Vlorës bredh me makinë që ia ka bërë dhuratë ky person i këtij grupi. Mua thjesht më thanë se doli bosh. Të gjithë ishin njoftuar, por unë s’e mora me mend se ata do njoftonin Vlorën, sepse ua kisha thënë se Vlora nuk do ta godiste këtë grup.
Ju ku ishit në këtë moment kur po zhvillohej ky operacion?
Kur është kryer ky operacion, unë isha në funksion në zyrë në Fier dhe nuk jam njoftuar fare për veprimet e kryera. Personi dhe vendi ishin jashtë juridiksionit tim, në fshatin Borsh. Ishin vënë në dijeni edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Vënia në dijeni e Drejtorisë së qarkut Vlorë, sipas meje ka sjellë dështimin e operacionit, sepse është shitur informacioni.
Ju ia bëtë prezente dyshimet tuaja eprorëve?
Po, ua kam bërë, madje i kam thënë edhe në telefon z. Selfollari, ‘ta dija se do ia përcillnit menjëherë Vlorës, nuk do jua bija informacionin, sepse unë e dija se në policinë e Vlorës grupi që ne ndiqnim kishte dhe ka lidhje me policinë’.
Çfarë ju tha ai?
Ai më tha nuk bën mirë që paragjykon kolegët pa pasur fakte. Po fakti flet vetë i thashë. Ju keni marrë informacionin dhe godisni me 24 orë vonesë.
Po dështonit rregullisht?
U zhgënjeva shumë nga ky dështim. Shkova te shefi i sektorit dhe i thashë. Skënder, informacionet e mia po shiten, nuk e marr vesh nga dalin, pas këtij veprimi që u krye, zoti trafikant është njoftuar me hollësi edhe nga ikën informacioni. Pasi ka vajtur ditën e nesërme në banesën e burimit tim që më jepte informacionin dhe i ka thënë konkretisht që filani, duke përmendur emrin tim, është i informuar mbi aktivitetin tim dhe ti nuk ke bërë mirë që e ke informuar atë për aktivitetin tim. Pasi unë kam tabulatet e atij zotërisë, bëhej fjalë për numrin tim të punës, ku ti e ke marrë në telefon dhe i ke thënë për mua. Subjekti i kishte thënë burimit shikojë këto letra, këto janë tabulatet e Dritan Zaganit, ti i ke dhënë mesazh mbi aktivitetin tim. Nuk e kam problem për 2000 euro që kam blerë këto tabulate, jam gati të jap edhe 2000 euro të tjera dhe t’ju zhduk juve.
U tremb burimi?
Më erdhi i trembur dhe qante se ishte shumë i kërcënuar. Të të vijë një trafikant me të dhënat e një punonjësi policie në doreë?! Unë humba besimin dhe u betova që me këta drejtues të shitur nuk do të jepja më asnjë të dhënë.
Si vepruat?
Vajta te shefi im i sektorit dhe i thashë që informacionet e mia janë shitur dhe po shiten në vazhdimësi. Shefi më thotë që ti ia ke kaluar drejtorit dhe ata ishin kaluar me email, ndiqej gjithnjë procedura.
E njoftoi drejtorin?
Po, shkoi shefi të drejtori dhe unë ndërkohë e prita te dera dhe kur doli, më thotë se ‘drejtori ndihej i fyer, mos kujtoni se ia kam shitur unë?! I thashë s’e dimë por Zagani më thotë se janë shitur rregullisht, atëherë më thotë të vazhdojë me qendrën’. Ndërkohë më thërret në zyrë z. Arben Janaqi, nëndrejtori, që ishte dhe përgjegjësi për linjën e Antikrimit në drejtori sipas organikës.
Përse ju thirri?
Për një verifikim, sipas meje në kuadrin e SHKB, por rutinë. E vura në dijeni dhe atë për problemin për shitjen e informacioneve “më shkojnë tabulatet te trafikantët”. Ai ngritit supet dhe më tha s’di çfarë të të thotë vëllai.
Po punonit kot, si vazhduat?
Në këto kushte, në bashkëpunim me shefin e sektorit, që ka qenë dhe është sipas meje shumë korrekt, jam i bindur për këtë, fola me të dhe tha të punojmë. I them të bëjmë ndonjë goditje, ose kështu s’kemi pse punojmë. Çdo info që merrja nëpërmjet telefonit, informacioni përfundonte te subjektet që ndiqnim dhe më linte të kuptoja se çdo gjë që po hetoja shitej.
Si vepruat?
Mësova nëpërmjet burimeve të mia që Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria 15 apo 16 janar 2015 më ka vënë numrin tim të telofonit të punës në përgjim. Këtë ë mësova edhe kur një informacion tjetër që unë kisha, për një grup tjetër kriminal nga Vlora, që kërkonte transport, për një sasi 100 deri në 200 kilogramë marijuanë drejt italisë. Nëpërmjet një tjetër burimi, jo atij të parit, mësoj për këtë grup kriminal, flas me shefin z. Hitaj. I shpjegoj se kemi info se një grup kriminal mallin do e sjellin nga Lazarati, nga Levani për në Vlorë. Nëse është e mundur dhe kalon në Fier skam besim te Vlora, të bëjmë operacionin ne. Biem dakord me shefin, z Hitaj. Unë përpiloj informacionin, dhe i hedh në sistemin tonë policor sic e do procedura, vihet në dijeni drejtori Ervin Hodaj që jep miratimin e tij . Njoftojmë qendrën, lidhemi me z, Hasrama përsëri. Një informacion që kishim për bandën e parë se trafikonin jo vetëm marijuanë por dhe kokainë për në Greqi. Marrim info që do të kalonte personi nga Vlora drejt Greqisë me 2 deri në 3 kilogramë kokainë në makinë të fshehur dhe ne mësuam vennin ku e kishte fshehur në makinë. Do organizonim një postbllok në Levan për të verifikuar të dhënat. Në këtë moment vjen z. Hasrama me një grup pune, ne të Fierit, me shefin e sektorit në krye, organizojmë postbllokun lëmë mjetet në distancë, që të bllokonim rrugën dhe shoqëronim personin për të bërë kontrollin. Pritëm disa orë, të dhënat ishin të sakta por makina nuk erdhi. Unë jam i bindur se ai përsëri ishte njoftuar nga dikush, Edhe për këtë operacion ishin vënë në dijeni eprorët e mi në drejtori dhe në Drejtotrinë e Përgjithshme, se ishte dhe z Hasrama në operacion.
Po prokuroria?
Hasrama më ka thënë se kam dërguar dy herë kërkesë për fillim procedimi penal dhe nuk kam marrë përgjigje dhe ramë dakort që çfarë të bënim ta bënim vetë.
Nuk patët asnjëherë sukses?
Në drejtim të këtij grupi jo.
Po në Fier kishte banda apo vetëm në Vlorë?
Në Fier kishte. Flasin statistikat dhe rezultatet për punën që kam kryer.
Keni bërë një operacon dhe keni sekustruar në Fier marijuanë?
Po. Një burim i imi më thotë se një grup kriminal do të transportojë drogë nga Lazarati në drejtim të Italisë, informacioni i parë në dhjetor, Pasi e mora e përpilova informacionin e hodha në sistem, bisedova me shefin e sektorit dhe i thashë si të veprojmë se do të dështojmë se na shiten informacionin. Shefi më kërkon informacionin dhe më kërkon që të takohet edhe ai me burimin tim. Po i them dhe organizoj një takim me burimin. Theksoj gjithmonë se burim informacioni, jo informator se ka ndryshim shumë të madh ligjor. Oficeri policisë merr informacion në disa rrugë të ndryshme nëpërmjet bashkëpunëtorit, cili është dokumentuar në kartotekën e policisë kriminale, nëpërmjet burimeve kofidenciale, ku futen të gjitha lidhjet dhe njohjet personale që ka personi oficeri i policisë, apo burime të treta ku mund të futet edhe media çdo gjë që shërben punë. Organizova takimin, raportoi burimi për të dhënat siç ishin në detaje. Vendosëm me shefin, pasi burimi ishte pikë referimi për trafikantët, pasi ata mendonin se duke shfrytëzuar atë si shofer për të transportuar. Ai na tha që unë trafik nuk bëj, si të veprojmë. Diskutojmë më shefin e sektorit dhe udhëzojmë burimin tu thotë trafikantëve silleni mallin në Fier se e kam kamionin në një ofiçinë në Fier, ndonëse ai nuk ishte kamion të vetin ishte thjesht një shofer. Në këto kushte fiksuam ditën kur ai do tu thoshte sillni drogën në Fier, ju pres në Levan pasi nuk e marr përsipër ta transportoj drogën në Shqipëri. Burimi na raportonte, organizuam dy herë shërbim në pritje të ardhjes së ngarkesës dhe të dyja herët kemi dështuar. Herën e dytë në vendet e shërbimit me merr një oficer imi dhe më thotë se këtu pranë nesh janë dhe makina të antidrogës së Vlorës. Mos po ndjekim të dy palët të njëjtin subjekt. Marr shefin dhe ai lidhet me kolegët e Vlorës dhe rezulton se ashtu ishte, kishin ardhur ata në territorin tonë, çuditërisht pa dijeninë tonë. Komunikon shefi që të ishim bashkë të harmonizuar në një operacion se dështonim. Pas kësaj bisede mësojmë se bëhej fjalë për të njëjtin subjekt. Ata ikin dhe thonë po ikim ne por transportuesin mos e arrestoni se është i infiltruar. Kjo na fuste në paligjshmëri operacionin dhe sërish dështuam.
Përsëri?
Po ndonëse trafikantët e Vlorës vazhdonin t’i thoshin burimit kur do ta sjellim mallin që të na e çosh në Itali. Flas me shefin për të vendosur si të vepronim. Ai më thotë njoftojmë drejtorin dhe veprojmë vetë. I them nuk flas në telefon se me shiten informacionet e dal të komunikoj në teren me burimin. Ka qenë e shtuna e 13 janarit kam ardhur në Vlorë, kam folur me burimin, ndonëse isha në përgjim dhe vëzhgim, me autorizim nga prokuroria. Takova burimin i dhashë detyrën verbale si do sillte lamë takimin ora 6 o 6 e 30 që të vinte malli në Levan. Burimi vajti dhe nuk më mori në telefon por erdhi dhe më takoi ashtu sic kishim rënë dakord, sepse telefoni shitej. Ata do vinin në ora 6 e 30 do sillnin mallin në Levan, ishte skema jone dhe do vinin me një Volksvagen Polo gri. Mjeti që do sillte drogën.,Nën drejtimin e shefit të sektorit Hitja, dhe pas njoftimit të drejtorit Hodaj, organizuam shërbimet për të vëzhguar e rrethuar trafikantët. Rreth orës së caktuar marr sinjal nga burimi se po vinte malli dhe duket makina Polo me çanta të zeza të mëdha pas, që binin në sy. Në qendër të fshatit Levan ishte shefi sektorit me dy grupet unë me dy grupe të tjera pas dhe bllokuam rrugën në qendër të Levanit. Kështu i rrethuam. Ishin dy shtetas, Ermal Daja dhe Gani Shahi siç janë dhe të përmendur në materialet e prokurorisë, sekuestruam 109 kile, nga 110 qe kishim të dhëna.
Nuk dështuat?
Këtë herë jo se unë nuk përdora telefonin. Shoqëruam tre automjete të tjera dhe atë të burimit për të fshehur burimin. Bëmë procedurën ligjore por për të mos referuar te Krimet e Rënda sepse s’kisha besim, bëra referem në prokurorinë rrethit gjyqësor Fier, nën referimin dhe miratimin e shefit të sektorit dhe drejtorit të policisë së fierit. Kur të bëhej materiali dosja të shkoja t’ia raportoja drejtorit gojarisht se u krye detyra, ndonëse shefi i sektorit kishte vënë në dijeni Ervin Hodajn dhe Albert Janqin. Drejtori më falenderoi për këtë sukses.
Ju uroi?
Kjo dosje e operacionit me sukses është akuzë për mua për shpërdorim detyre, ndonëse unë dhe shefi i sektorit që ishte në operacion me armë në dorë dhe drejtori na kishte miratuar operacionin, Dhe prokuroria pretendon se ne kishim ndërprerë operacionin që do ndiqej deri në Itali, ndonëse ne kishim vënë në dijeni konform procedurës eprorin. Vetëm unë rezulton sipas prokurorisë të kem shpërdoruar detyrën se kam arrestuar trafikantët e sekuestruar drogën.
Nga vinte droga dhe u arrestuan të gjithë personat?
Transportuesi ishte nga Memaliaj dhe droga vinte nga Lazarati. Transportuesi u vu në dijeni që të vinte më aty. Blerësit e drogës u detyruan shkonin ta merrnin drogën vetë, jashtë Levanit, i thanë burimit do vijmë vetë dhe na prit atje. Personi transportues nga hetimi dhe nga jo qe unë kam parë në dosje s’me rezulton, sepse unë akuzohem se jam lidhur me një bandë nga Vlora. Unë kam hedhur informacione ne sistem për banda të trafikut të Vlorës. Ishte një linjë ku funksiononin banda të Vlorës dhe të Fierit nga Lazarati. Lidhja ishte transporti, e nxirrnin mallin nga Lazarati dhe kishin mbështetje.
Po Fieri kishte trafik droge se po flisni vetëm për Vlorën?
Ne hymë në një operacion dhe nuk donim të tërhiqeshim dhe na vinin informacione. Në Fier ka pasur dhe kam ende plot informacion. Në Fier është më specifike trafiku i drogës, pasi nuk është vetëm trafik marijuana. Fieri është një bazë shumë e fortë e trafikut të heroinës dhe kokainës, por dominon heroina. Janë disa grupe shumë të forta që merren me trafikun e heroinës dhe nga të dhënat e fundit të mia rreth para një viti kur isha në detyrë, në Fier them se ata disponojnë laboratorë që rafinojnë përpunojnë në cilësi maksimale heroinën pasi vjen e kamufluar me materiale të ndryshme përpunohet dhe rafinohet në Fier. Droga vinte nga Turqia, dhe destinacioni pas përpunimit kryesisht ishte perëndimi, si Italia, Zvicra, Gjermania, etj.
Nga këto iunformacione për trafik kokaine e heroinë dhe ekzistencën këtyre laboratorëve nisët ndonjë operacion për goditjen e këtyre grupeve kriminale?
Në atë periudhe prej shtatë tetë muajsh që unë isha në atë detyrë jam marrë personalisht me studimin e situatës, e gjendjes, kam diskutuar verbalisht, kam hedhur edhe ndonjë informacion në sistem, ndonëse nuk kisha shumë besim, kam pasur edhe rezultat duke bashkëpunuar me qendrën. Një herë kishim të dhëna interesante se na ishte larguar një subjekt nga Fieri drejt Kakavijës.
Si veprua?
Njoftova Selfollarin dhe arritëm ta kapnin dhe shefi me përgëzoi se informacioni rezultoi i saktë.
Prokruroia ju akuzon ndër të tjera se keni dhenë informacion të pautorizuar dhe keni bashkëpunuar në trafik me një officer të Guard di Finanzza, Alessandro Giuliani, qëndron ky fakt?
Pas emërimit tim në Drejtorinë Rajonale të Kufirit në Vlorë, pas rikthimit në punë në 2010, meqë isha dhe njohës i gjuhës italiane me një urdhër verbal të drejtuesve mbuloja dhe si pikë kontakti Guardia di Finanzza që operonte në Shqipëri dhe me policinë e Brindisit e Barit, si dhe me Igumenicën për një periudhë 3 vjeçare nga viti 2010 deri në 2012. Duke punuar në këtë pozicion kam pasur relacione të shumta me Guardian si këtu dhe jashtë. Në të gjitha takimet dypalëshe këtu dhe ne Brindisi kam qenë pjesë e delegacioneve dypalëshe.
Kur jeni njohur me zotin Giuliani?
Me zotin Giuliani jam njohur nga komandanti i tij Fabrizzio Cavalli në Vlorë në vitin 2012 në kazermën e Gurardias në Vlorë ku ai erdhi në Shqipëri si zëvendës drejtues i Guardia di Finanzza për distriktin e Vlorës. Ai mbulonte dhe anën informative në shërbimin e tij ndaj takimet me të ishin të përditshme në shkëmbimet e të dhënave për trafiqet e paligjshme në dy çantë e burgjeve. Ai ka qenë për një vit prezent në çdo operacion që kemi kryer dy palët.
Sa kanë shërbyer informacionet e tij?
Ne krijuam raport të mire profesional dhe patëm rezultate të mira në drejtorinë e rajonale të kufirit Vlore. Konkretisht mund të përmendim raste, ku them se janë arrestuar rreth 10 mjete lundruese që kryenin trafik janë kapur tonelata drogë edhe këtu edhe në brigjet e Italisë, janë kapur dhe mjete te kamufluara me drogë dhe logjistika e tyre na ndihmonte. Kemi kapur kështu marijuanë dhe heroinë, heroina në vitin 2011, një shtetas nga fieri me 4 kile heroinë.
Prokuroria thotë keni marrë para?
Guiliani pas mbarimit të mandatit u kthye në Itali në polici sërish. Ne u miqësuam dhe krijuam lidhje familjare pas largimit të tij në Itali. Nga kjo marrëdhenie kam përfituar edhe profesionalisht.
Si dhe a keni marrë para prej tij?
Do e sqaroj dhe punën e parave, sic pretendojnë ata të akuzës. Për cdo lloj informacioni që mua më duhej për element të ndryshëm, trafikatë apo veprimtari të ndryshme kriminale të grupeve Itali, Shqipëri që mua më duhej të bëja verifikimet, ai i kryente në kohë rekord.
Shkëmbimi i informaconit ishte me procedurë ligjore, apo tejkalohej disi?
Unë shfrytëzova në këtë rastë miqësinë me të për punën time zyrtare. Në të gjitha raste ishin në dijeni drejtuesit e mi. Ka pasur raste kur ata më kërkonin ta shfrytëzonim këtë mundësi.
Konkretisht?
Kur isha në Fier në një rast më merr në telefon nëndrejtori i Fierit z. Lorenc Meta dhe më thotë me miqtë e tu në Itali mund të na japësh një ndihmë të madhe. Kemi një rast grabitje me armë dhe kemi mundur të kapim vetëm makinën e djegur. Kanë grabitur argjendari kanë qëlluar dhe me armë në qytet në qendër katër persona të armatosur kishin terrorizuar njerëzit, duke qëlluar me që arme pronarin e argjendarisë. Ishte ditë pushim, por marr Alessandron dhe i them dua të më ndihmosh., Kishim një numër telajo të makinës dhe të gjenim kush e kishte sjellë makinën në Shqipëri. U lidha në telefon me Giulianin dhe kërkova ndihmën e tij. Ai brenda 24 orëve më solli dy emra shqiptarësh si blerës të automjetit dhe ia kalova nëndrejtorit, menjëherë për 24 orësh nëndrejtori Lorenc Meta dhe shefi sektorit Bejkush Sina, shefi sektorit të krimeve të rënda në drejtori më falenderuan për ndihmën e dhënë. Sepse u arrit në 24 orë të zbulohej grupi grabitësve dhe malli i grabitur , armët dhe katër arrestime, goditëm kështu një grup kriminal të rrezikshëm me këtë bashkëpunim, me emailin dhe telefonin e punës kanë qenë gjithnjë komunikimet e mia më Alessandro Giulianin dhe këdo tjetër. Sektori ku ai punonte ka akses ne informacionin për trafiqet në të gjithë botën. Dhe në një rast tjetër kishim një rast vrasje dhe një makinë të djegur. Sërish kolegu Sina kërkon që të përdorim ndihmën e Gulianit që aso kohe ishte në Shqipëri dhe erdhi shkuam në drejtori. Mori të dhënat e asaj që kishte mbetur nga makina, bëmë fotot dhe premtoi se sa të kthehej në Itali do të dërgonte të dhënat për të mundësuar zbulimin. Pas një muaj dërgon informacionin pas verifikimit dhe rezulton numri që kishim dhënë ishte i gabuar.
Po në rastet e trafikut të drogës keni bashkëpunuar?
Me vizitat në Shqipëri të Giu;ianit njëherë qëlloi të takohej dhe me një nga burimet e mia kofidenciale, Duke qenë dhe njohës i italishtes u miqësuan shpejt dhe i jepte të dhëna për trafikun e drogës kundrejt shpërblimit ligjor. Ai e pyeti edhe për info nëse kishte për ngjarje që lidheshin me trafikun drejt Italisë, Dhe ai kërkoi ta informonte kur bëhej fjalë për ngjarjë trafiku në itali. Burimi pranoi. Nëse ai do ishte bashkëpuntor me dosje mua sdo me lejohej kurrsesi as ta prezantohej e jo më ta lejoja të informonte. Ka pasur raste që kanë informuar dhe për këtë prokuroria më akuzon.
Ai, Alessandro, ishte njeri me merita në punë dhe na ka ndihmuar shumë në punën tonë, gjithnjë duke zbatuar ligjet tona korrektësisht.
Zhgenjyer nga shitjet këtu i thashë shefit verbalisht se kur të kem info për trafikantët anë në Itali do i trgoja taij dhe i thashë mua smë lënë ta kap trafikantin nëse të vjen atje e arreston ti?? Ok, më tha më jep të dhënat e arrestojmë. Por sërish dy herë që unë e njoftova Giulianin sërish dështova dhe sërish e informuan trafikantitn sepse më përgjonin mua dhe nga telefoni i punës.
Nga marsi prill 2014 një burim imi më thotë se kam një kërkesë nga x trafikant, të cilin unë e njihja shumë mirë, se ka një shoqëri transporti kamionësh dhe autobuzësh në Vlorë. Ai kërkontë burimit do vish të bësh me mua për një rrugë si shofer dhe do ikim pak larg në Gjermani. Dakort pranoi burimi , por donte të dinte se përse dhe cfarë do të merrnin. Ai i kishte lënë të kuptonte se do merrnin pak gjë, ndonjë lloj droge. I them mos të do për trafik kokaine??. Prano kërkesën i thahsë deri kur vjen momenti që do implikohet droga dhe aty tërhiqu, mos të jesh pjesë e trafikut. Dhe ramë dakort. Një ditë më merr në telefon burimi dhe me thotë se po nisem për Gjermani po nuk e di saktësisht e ka, apo nuk ka dhe se çfarë ka pasi po nisem me djalin e zotërisë dhe djali i tij nuk besoj se e bën atë punë. Po ikim me një kokë kamioni atjer djali ka blerë një rimorkio dhe do e sjellim në Shqipëri. E prorosita të bëjë kujdes mos implikohej. Për dy ditë dhe net nuk arrita të kontaktojmë me të as unë dhe as familjarët. Pas 48 orësh më merr në telefon dhe më thotë kemi qenë në Gjermani e kemi marrë një rimiorko
Ju ishit në përgjim?
Po isha dhe e dija. Ai më thotë se kur arrita në Brindizi dhe në një moment kur më la vetëm djali zbulova se ka drogë në kamion dhe tani po cmendem nuk di se cfarë të bëj. I thashë të qetësohej dhe të mendonim se çfarë duhej bërë. Nuk duihej nëse do vinin në Shqipëri dhe po mendonim si ta shmangnim dhe për këtë marr në telefon shefin e sektorit për të organizuar operacionin nëse ngarkesa vinte në Port. Zoti Hitaj më tha ok, njoftojmë drejtorin dhe qendrën dhe bëjmë operacionin
Cndodhi dështuat sërish?
Jo, pasi diçka më shumë se një orë më merr në telefon Giuliani dhe më thotë se jam nisur urgjent për Brindizi, sepse miku ynë më ka marrë në telefon se ka një ngarkesë kokainë në Brindizi te kamioni dhe po shkoj të organizoj punën të arrestojmë atje.
I them se nuk duhet të ndërhysh se po presim ne?
Ai më thotë se kjo ëhstë arsyeja spse ka mndryshuar destinacioni. Nëpërmjet fanmiljarëve arrij më pas të lidhem sërish me burimin dhe e ppyes se cfarë po ndodh. Më thotë se po pres Alessandron sepse ky ndërroi, i preu biletat për në Igumenicë, e jo për Vlorë dhe unë nuk iki më në kamion kam frikë. Ok thashë le të veprohet atje.
U krye?
Në darkë vonë më merr Giuliani në telefon dhe më thotë sekuestruam 5 kile kokainë dhe arrestuam djalin e atij subjektit trafikant shumë i fuqishëm në qarkun e Vlorës, aktualisht në burg për trafik droge. Ai dhe dy djemtë të arrestuar për trafik droge, njëri në Itali, dy të tjerët ktu, autobuzi tij është kapur në Kakavijë me hashash.
Burimi kërkonte shpërblimin?
Po atë priste. Në këtë periudhë burimit i ndodh një fatkeqësi djali bën një aksident dhe e merr përsipër e shoqja, djali është i sëmurë hemofilik Dajli merr makinën pa patente bën një aksident dhe largohet nga vendngjarja. Duke pasur nevojën për lek merr Alessandron dhe kërkon lek nëse ishte e mundur
Ai ia kaloi?
Guiliani me merr në telefon e më thotë duhet të më bësh një nder me jep një kod me 10 shifra. Do shkosh në Ëestern Union do marrësh këto lek e do ia dërgosh burimit se më mori në telefon dhe ka nevojë për lek dhe i duhen.
Përse në emrin tend?
I thashë i ke nisur, po më tha. I them mos e përsërit këtë se është gabim dhe jo i ligjshëm nuk më lejohet mua. Sigurisht bisedë në telefonin e punës I tërhoqa në Fier dhe pastaj u largova nga puna dhe ia dërgova burimit menjëherë, pasi kasha marrë leje nga shefi sektorit për tu larguar nga puna. Dhe burimi ka deklaruar në prokurori se ka marrë lekëet për punën që ka bërë
Zagani trafik nga deti toka por dhe nga ajri, nisi të vijë dhe nga ajri, droga tani me avionë?
Në fund marsi e fillim prilli 2014, më thërret në zyrë shefi im Hitaj dhe më thotë se kemi një të dhënë nga Shërbimi Informativ, dega Lushnje, që po zhvillohet trafik droge me avion dhe kjo është e dhënë e sakte se na ka ardhur një avion e është ulur në Divjakë para rreth 10 ditësh, sipas infos së SHISH, një avion i vogël
Ku e pyes?
Një zonë para mbërritjes në Divjakë një rrugë e vogël fshati dhe shefi kërkon të shkojmë të verifikojmë këtë informacion sepse na e kërkon infon qendra lart. Morëm një makinë të punës me shefin e sektorit dhe komisariati i Lushnjës na dha një inspektor të njohjes së zonës dhe u takuam me shefin e krimeve të lushnjes Geri Tona, dhe kur do të niseshim nga klubi i shoferit për në Divjakë, shefin e krimeve e merr shefi komisariatit që të kthehej në punë në komisariat sepse kishte një punë emergjente dhe na dha një inspektor rendi për të na shoqëruar, njohës i zonës.
Dhe u nisët?
Unë isha jo fort në gjendje të mirë shëndetsore nuk kisha as motiv ngaqë çdo punë po na shitej tek trafikantët. U nisëm për në Divjakë ku pa mbërritur është një kthesë një rrugë që të çon në fshatin Adriatik, një lagje me rreth 7-8 apo 10 pallate, një zonë internimesh në kohën e komunizmitdhe deri në buzë të detit shkon asfalti. Nga fshai Adriatik deri në buzë të detit është një rrugë të cilën e matëm me makinë duke zeruar kilometrazhin, 2.7 kilometra, e gjerë sa një korsi autostrade e asfaltuar në mënyrë të shkëlqyer e ngritur disi si pistë. Inpsketori na tha se ky është vendi i dyshuar se është ulur avioni, për këtu thuhet. Inspekjtori na tha se kështu thonë të gjithë banorët. Në fund të rrugës ishin disa stalla disa çoban por hezituan të na thonë saktësisht. Kthehemi në fshat anes rrugës ndalojmë dhe ishin dsisa njerëz që po punonin. Unë qëndrova dhe prita në makinë dhe spo dilja dot, shefi rendit dhe inspektoi vajtën dhe pastaj u afruan te makina dhe këtë që them e kam dëgjuar vetë si bisedë. Ai banori tha se një furiostradë ka bllokuar rrugën ktu, një tjetër në fund të rrugës dhe ajo kryq, fuoristradë e zezë, sa vajti në fund furoistrad ae zezë, pamë avionin e bardhë që u ul ktu dhe vajti deri në gjysëm të rrugës dhe dy fuoristradat ajo në fund dhe kjo në fillim u afruan tek avioni. Të dyja fuoristradat nxorrën kuti kartoni ngjyrë kafe dhe i vunë në avion. Pastraj largohen fuoristradat avioni siç ishte në gjysëm të rrugës u ngrit dhe iku u largua. Në u habitëm dhe pyetëm , njëri prej atyre në makinë na tha ikni ikni mos u bëni merka, se ishte ambasadori çek dhe donte të dilte për gjah se ktu është zonë gjahu, por kur u ul avioni u dje keq dhe nuk zbriti, kështu që iku.
Furistrada të zeza?
Po fuoristrada pikup me rimorkio m xhama të zit ë treja të zeza. Sipas banorëve një herë në ato dhjetë ditë, skishin parë më përpara. Dyshonim se kjo mund të ishte heroinë apo kokainë, pra saktësuam se ktu ishjte ulur avion dhe ne do bënim informacion dhe i them shefit ta bëjë ai se nesë do bëja unë do shitej informacioni. Ndërkohë zbuluam dhe gënjeshtrën tjetër kur në lajme pamë një kronikë ku ambasadorja çeke kishte qenë në një aktivitet dhe mësuam shumë shpejt gënjeshrtën.
Vendose të pyesësh?
Pyes nëj ekspert të trafikut e pyes dhe e provokoj po fluturoni tani. Po spo vjen më as avion ktu në Vlorë vjen në Lushnje. Vjen vjen më tha se është bërë llucë ktu se ka rnë shi ndaj.
Kishte të tjera pista?
Sipas verifikimeve që bëra avioni në mënyrë periodike vinte në Fushën e Porës, Pishporës në breg të detit. Atje unë kam parë vetë një fushë një mjedis i hapur rreth 3 kilometër katror që në periudhën e verës është mjediss shumë i përshtatshmë për ta përdorur si piste. Në kohën e verës sipas të dhënave kishte ardhur disa herë avioni dhe marrë hashash për në Itali në periudhën e fushtës zgjedhore 2013 e mbrapa. Informacion na kisthe ardhur nga SHISH dega Lushnje e cila kishte të dhëna se kjo ishte tarfik droge.
Sa kohë kaloi kur tip o verifikoje rastin e Divjakës deri sa u arrestove?
As një muaj. Pastaj shkoi në punë dhe flas më shefin e sektorit dhe i them shef kam mësuar se rasti avionit qenka i vërtetë por një herë paska ardhur ën Divjakë në Vlorë, qenka i përhershëm dhe ne skemi ditur gjë. Kam një dide të bëjmë një verifikim i thashë
Prapë Giuliani?
Verbalisht njoftova shefin. I thashë shefit të sektorit të bëjë këtë gjë ti kërkoj verifikim që a ka dhe nëse ka kush janë shtetas shqiptarë që kanë patentë për avionë piper(pajpër), kush kishte dëshmi aftësie të tillë. Guiliani më thotë se di një rast të një avioni që është përplasur në veri të Italisë dhe dyshohej për një gjë të tillë, por ishte pastruar shpejt. Kërkoj të më bësh një nder i them. Po më thotë. Dua të më dërgosh listën, me telefonin e punës gjithnjë që ishte në përgjim. Po do të më ndihmosh më verifiko nëse ka shtetas shqiptarë, në regjistrin e patentave italiane se atje çdo gjë është e dokumentuar dhe kush janë nëse janë, pavarësisht nëse kanë pasaportë italiane.
Ju ndihmoi, ju dërgoi një listë?
Nuk kishin kaluar as 10 ditë kur më merr Giuliani në telefon dhe më thotë të kam dërguar një listë me emrat që më kërkove ata që gjeta, në prill 2014 dhe unë arrestohem në maj po të këtij viti
Me sa emra ishte lista.?
Me 11 emra, që ishin shqiptarë, kishte dhe nga ata ata që kishin marrë nënshtetësinë italiane. Nga ata emra tre më rezultonin vlonjat, dy rezident në Siçili dhe një nga provincat e Veronës. Të tjerët nga Shkodra(kemi raste ulje avionësh dhe në Gjadër) ishin dy prej tyre, që ishin rezident në Itali, kishte nga Durrësi. Me këtë nuk them se këta ishin 11 shtetas trafikantë., ky informacion më erdhi në emailin tim të punës nga adresa emaili e punës e Giulianit.
Po përse te emaili i punës meqë e dinit që ishit në përgjim?
Nuk ksiha asnjë merak, doja tju bëja të ditur këtyre që po më hetonin e përgjonin se unë nuk jam trafikant, por do e kap trafikantin.
Çndodhi më pas?
Vura në dijeni shefin e sektorit se më ka ardhur një listë dhe i thashë sapo të verifikoj emrat do të bëj një informacion dhe do ja jepja listën bashkë me informacionin ashtu siç edhe shefi priste tia përcillja. Ndërkohë që kam qenë duke punuar për të përgatitur një informacon të detajuar, sa do mundja të identifikoja se sa nga pjesëtarë të kësaj liste ishin ose jo të implikuar në linjën e trafikut të drogës, për qarqet Vlorë, Fier ku unë mund të hetoja, pasi aty kishte nga Durrësi, Shkodra, Tirana, thjesht do të dërgoja informacion qendrës si informacion shoqërues. Kur po punoja për të plotësuar këtë informacion me datën 2 maj 2014 më kërcet dera e shtëpisë në orën 1 të natës, këtu ku jemi tani dhe shoh nga vrima e çelësit 20 e ca persona pas dere. Hap derën dhe pyes çfarë jeni dhe çfarë doni.
Kur keni qenë në përgjim sipas asaj që ju dini?
Përgjimi im ka nisur nga nëntor dhjetor 2013, unë jam vënë në dijeni në muajin dhjetor, pasi kishin kërkuar informacion në Itali për Guilianin se kush është, ia kishin kërkuar në mënyrë shkresore dhe miku im më tha kanë kërkuar të dhëna për mua se në shkresë thuhet se je në hetim ti.
Hapët derën çfarë ju thane dhe kush ishin?
Njëri nga ata më nxjerrë një shkresë dhe më thotë jemi Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm do të bëjmë kontroll banese. Zotëri i nderuar i them në baze të ligjit vetëm për cilësi të veçanta të autorit të krimit, cilësi që skishin lidhje me mua mund të bëhej një kontroll i tillë në një orë të tillë, pa vendim gjykate, thjesht me një urdhër ndalimi të Prokurorisë, dhe ata erdhën në mesnatë nuk erdhën ditën. Pasi nuk kishte mandat kontrolli gjykate dhe skishte motiv tjetër nuk lejova kontrollin. Ata u tërhoqën. Nga stresi dhe gjendja jo e mirë emocionale më ra të fikët dhe u rrëzova. Kam dëgjuar britmat e fëmijëve dhe gruas dhe punonjësit e SHKB më kanë ngritur e lënë në divan dhe pastaj ka ardhur ambulanca. U thashë të dilnin dhe të bëhej kontrolli dhe kishin urdhër verbal që të bënin një kontroll nga Arben Skëndo dhe zëvëndësi i tij Zamir Shtylla që ka ndjek edhe hetimet.
Pastaj?
Më kanë dërguar në spital, kam komunikuar në mëngjes me bashkëshorten dhe më tha janë ktu e presin të bëjnë kontroll, thashë mos lejo pa praninë time. Dola nga spiatli dhe kam telefonuar një mikun tim z. Tozaj një avokat dhe i kam thënë të shkojë te shtëpia ime e mbikqyrë kontrollin e SHKB, ka ardhur avokati në ora 5 të mëngjesit, është bërë rreth një ore e gjysëm dy, kanë kontrolluar dhe sekuestruar kompjuterin dhe telefonin e vajzës sime 16 vjeçare, telefonin tim dhe të bashkëshortes, hetimi ka përfunduar dhe nuk më janë kthyer në mënyrë arbitrare asgjë nga mjetet e sekuestruara..
Pas këtij kontrolli?
Më pas jam shoqëruar në drejtorinë e qarkut Tiranë, në këtë drejtori, dhe atje kam parë se kishin marrë edhe dy burimet e mia konfidenciale qe janë shoqëruar e marrë në pyetje për 24 orë dhe më pas janë lënë të lirë, megjithëse , njëri nga burimet e mia konfidenciale rezulton aoma edhe sot në hetim për trafik narkotikësh dhe unë në lidhje me burimin në arrest me burg, ndërsa burimi në hetim të drejtpërdrejtë ndodhet i lirë.
Ju ndaluan pastaj?
Pas mbajtjes në qeli me disa të arrestuar për trafik droge më kanë nxjerrë në vlerësim të masës së arrestit, gjykata i dha të drejtë prokurorit për të më lënë në arrest pa afat në burg, nën akuzën e shpërdorimit të detrës dhe moskallzimit të krimit
Pastaj?
Nëpërmjet avokatit tim të parë, kam marrë vendim për caktimin e masës së sigurimit ku lexoj se përse bëhej fajlë dhe në gjithë këtë material 10 faqesh një faqe e gjysëm flitet për mua. Aty bëhet fjalë që bënte trafik droge nga Lazarati në drejtim të Italisë, nëpërmjet Vlorës, vijës bregdetare të Vlorës, që unë kisha informacione për këtë bandë të cilat edhe i kam dokumentuar në system sipas ligjit
Ju dërguan në qeli me kë?
Më dërguan me gjashtë persona që unë i kisha hetuar për trafik drogë dhe aty ua pashë fytyrat se emrat ua dija nga hetimi. Atje mësova për cfarë bëhej fjalë dhe më lidhën me këtë bandë për info që unë i kisha hedhur në sistem. Lidhja ime ishte vetëm telefonata me burimin për të dhënat që ia më jepte për këtë bandë
Ju transferuan?
Po më kanë transferuan në burgun 313, ku demek aksidentalisht, ku pas një nate me minj në burg, më kanë ngjitur në katin e tretë të burgut, ku më lanë në një dhomë me dy shtetas nga Kosova dhe një nga Kukësi ku unë vetëm pak ditë më përpara me forcat e mia operacionale nën drejtimin e shefit të sektorit i kishim arrestuar me 2 (dy) kile heroinë në qytetin e Fierit.
Ju folën trafikantët?
Sa u futa në korridorin e burgut më del përpara kosovari që e kasha arrestuar me dy kile heroinë vëtëm 10 apo 20 ditë më para, dhe më thotë, ti more ishe polic i ndershëm edhe ti bën pislleqe.
Pas arrestit tuaj kemi dhe një deklaratë të minsitrit të brendshëm z Tahiri që thotë se me këtë arrest mundësuam shkëputjen e lidhjeve mes policisë dhe krimit, bandave?
E kam ndjekur nga shtypi deklaratën e z. Tahiri, dhe kam mbetur jo vetëm i zhgënjyer por dhe i mahnitur nga ky model shpifjes deri në nomenklaturën e lartë të shtetit. Herët a vonë do i kërkoj shpejgime zotit ministër kush ishin këto lidhje.
Përse do ia kërkoni ministrit e jo prokurorisë?
Kjo pasi në hetimet që kam pasur, në punë në vazhdimësi në qarkun e Vlorës, qoftë në kufi, apo në sektorin e antidrogës, për fatin tim të mirë dhe të keq, njoh gjithë kontingjentin e trafikantëve në qarkun e vlorës.
Çlidhje ka kjo me deklaratën e minsitrit?
Kjo ka një lidhje shumë të thjeshte. Para disa vitesh, unë kam rastisur të sekuestroj në punën time, qoftë drogë, qoftë para, vlera asete monetare të një familje trafikantësh, pasi nuk janë grup, por janë vëllezër, janë tre vëllezër, që punojnë bashkë dhe që merren me trafikun e drogës
Vlera e lekëve?
Në një rast nuk i sollën në Vlorë por në Durrës dhe në bashkëpunuam me kolegët duke sekuestruar 86 mijë euro, prerje 20 , 10 e pesëshe. Në rastin tjetër ka qenë në portin e Vlorës në një kamion, një ngarkesë e këtyre personave, pavarësisht se arrita të kap vetëm shoferin, transportuesin kam sekuestruiar 360 kile hashash. Në portin e Vlorës në disa raste, ca mbaj mend me detaje, në usb-në e punës, atë kërkonte SHKB, ato iunformacione i duheshin, atë natë në banesën time nuk kërkonin drogë, por informacione për drogë. Kam dokumenuara veprimet operacionale që kam kryer. Këtij grupi i kisha bërë goditje në disa raste
Po prapë më qartë ku lidhet ky grup pas ndryshimit të pushteteve nga e djathta në të majtën??
Pas zgjedhjeve ky grup u bë shumë i pushtetshëm në Vlorë. Dhe kam mësuar se kta ishin lidhje farefisnore e z. Sajmir Tahiri, aktualisht minsitër i brendshëm.
Si e provoni ketë pretendim se është dhe akuzë e rëndë?
Këtë pretendim e provoj lidhjen farefisnore. Kur isha shef i hetimit të kufirit, kisha një regjistër themelor ku kisha të dhënat e regjistruara të të gjithë mjeteve lundruese që qarkullonin në bregdetin e drejtorisë rajonale, që nga Saranda deri në Vlorë, dhe për shkak të moratoriumit të asaj kohe regjistronim dhe skedonim të gjitha mjetet me gjithë informacionet që na vinin. Që në atë kohë unë kam pasur informacion dhe të skeduar, një mjet gomone, jo shumë i madh, që përdorej nga ish-deputeti i asaj kohe, deputeti sot ministër i brendshëm Sajmir Tahiri të cilin e mirëmbanin dhe përdornin këta të tre personazhe. Përdorej për pushime xhiro në bregdet në mungesë të pronarit e mirëmbanin këta persona, mjeti ishte në emrin e zotit Tahiri. Këta perosna ishin A. H, M. H, L.H, nga Vlora kto ishin kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara.
Po kishit informacione për këtë se kishin lidhje me trafikun e drogës?
Në lidhje me trafikun e Vlorës, kam qenë në një moment kur do të verifikoja subjektin A.D, që po ndiqja në një takim që do bënte me disa porositës që do i çonte mallin në Itali me gomone, pas për hir të vërtetës, subjekti A. D nuk është se bëntë trafik vetëm për vetë bënte edhe për të tjerë, merrte porosi për të tretët, si transportues me mjetin e tij me gomone. Në një moment që unë doja të verifikoja me kë do të takohej ky subjekt, A.D në qytetin e Vlorës, kam parë një mjet me targa, AA 003 GB, audi A8 i zi me xhama të zi, që erdhi te makian e subjektit A.D. Nuk zbrit njeri, por subjekti A.D zbrit nga makina e tij dhe hipi në këtë audi. Unë u mundova ta ndjek që të marr vesh çfarë po bëjnë dhe ku po shkojnë, duket më kishin zbuluar dhe në vend që ti ndiqja unë me ndiqnin ata mua dhe më pas u shkëputa dhe shkova në punë. A. D ishte subjekti trafikant që unë kisha dhene informacione dy a tre herë dhe më ishte shitur. Në këto kushte shënova targën e audit dhe u largova. Të nesërmen në zyrë puna e parë që bëra ishte hapja e sistmeit TIMS dhe verifikova këtë targë, AA003GB. Targë e re shqiptare. Sapo e hap sistemin më rezultoi pronar i mjetit Sajmir Tahiri, ministër i brendëshëm.
Kur e keni bërë këtë verifikim?
Në muajin prill të vitit 2014, para se të më arrestronin. Mjetin e minsitrit tim e përdornin këta shtetas trafikant në Vlorë, deri atëherë se dija për këtë makinë por kur pashë A.D që u fut në makinë doja të verifikoja kush ishte ky mjet me kë u fut. Kur më doli emri i minsitrit u shtanga
Cfarë bëtë?
Në moment pa e hequr nga sistemi thërrita shefin e sketorit z Skënder dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministirt në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk janë ndalaur, nuk kanë pranuar të kontrollohen. I kanë shoqëruar në drejtori, ata kanë qenë të pirë nën shoqërinë e dy femrave, sa kanë hyrë në drejtori kanë nisur të shajnë e bërtasin oficerëve të policisë. Dhe ka marrë në telefon sallën operative, drejtori Ervin Hodaj, duke kërkuar sallës operative, të lihen të lirë dhe të largohen këto që ishin shoqëruar.
Kjo makinë është përdorur dhe në raster të tjera dhe për çfarë?
Kjo makinë përdorej nga ata kryesissht për levizjet Vlorë-Gjirokatër dhe ndonjëherë për të ikur edhe në Greqi me të.
Dyshonit se benin transport me lëndë të ndaluar?
Fakte konkrete nuk ka. Nuk mendosj se kanë në vojë ta bëjnë me kete makinë, sepse ata kishin mbështetje logjistike që munë ta bënin me kamion
Janë grup i strukturuar dhe me rrezik?
Janë grup që e kanë marrë nën adminsitrim gjithë aktivitetin kriminal këtu. Edhe me emërimet që ata kanë bërë në policinë e shtetit
Ata kanë bërë emërime, ku e mbështesni këtë pretendim akuzë?
Shefin e antidrogës së Vlorës ata e mbajnë fort.
Kjo sipas jush është burim i deklaratës së minsitrit?
Po e sqaroj me një fakt tjetër. Në dhjetor të vitit 2013, nëpërmjet dy miqve të mi, të njohurve jo miq, më është ofruar mundësia e njohjes me drejtorin e ri të kufirit të në Vlorë, për tu rikthyer me punë në Vlorë. Në Fier shkova nga halli se kisha familjen në Vlorë.Njëri prej këtyre elementëve ndonëse është dhe element i turbullt po kemi një lidhje fisnore të largët nga ana e nënës. Duke ditur hallet e mmia më thotë se njohim drejtorin e kufirit në Vlorë. Do të hyjmë mik të flasim të të marrë në punë në Vlorë. Ju ,më çoni në punë, e di drejtori me çfarë merreni ju? E kemi mik më thanë.
Si vepruat?
Pak nga kureshtja e pak se mbase rezulton e vërtetë shkova ta takoj. Vajtëm në një lokal ku ishte personi i tretë që kur i dhashë dorën mu prezantua Sokol Çela. E mora me mend se kush ishte dhe i thashë jam Dritan Zagani, ai mbeti si i mpirë dhe me pyet si ma the emrin. ??Ashtu siç e kam i thashë Dritan Zagani. Kthehet nga të dy të njohurit e mi dhge ju thotë. Të presim një moment se këtu ka një ngatërresë të vogël. Unë sia dija emrin, tani që e mësova emrin, një moment se do të flas unë thotë ai. Nxjerr nga xhepi një tip blloku të vogël, e hap dhe ma kthen mua dhe më thotë Dritan Zagani e ke emrin ti, dhe emri im ishteiI shkruar me germa të mëdha në bllokun e tij.
Më fal i them kush je ti që ke emrin tim në bllok e pyes?
Si u përgjigj?
Jam Sokol Çela tha drejtori i kufirit.Unë jam mik me të njohurit e tu më tha, jemi mes shokesh dua të ndihmoj tha, por emri yt ka vajtur me të madhe shumë kohë para se të vija unë tek ministri për të të zhdukur fare.
Si zhduk?
Kështu më tha ai. Përveç që të të lëmë në punë ku je në Vlorë harroje të vish.
Për arsye se ti ke punuar në Vlorë. Po ndaj i thashë se kam punuar dhe dëshiroj të vij prapë. Ti ke punuar në Vlorë më tha dhe ke punuar keq. Ke bërë dëme të mëdha në Vlorë.
Kush ishin këto dëme jua tha?
Më fal i them përveç luftës së hapur kundër trafikut rezultateve të larta kë quan dëm se nuk po të kuptoj. Këto janë dëme më tha. Nëse do kthehesha po për këto punë do të kthehesha i them për të bërë policin, ti për çfarë do më merrje. Mua ma kanë dhënë emrin tënd tha, emri yt ka vajtur te ministri dhe harroje se mund të vish në Vlorë. Dhe më premtoi se do mundohej të më mbante në punë të shteti. Nuk dua të kthehem i thashë se jeni njëlloj si ata që më hoqën. Dhe njëri nga të njohurit më tha për tu justifikuar se është buirrë i mirë. I them se ky është palaço. Jo më thotë është burrë i mirë punon me lekë në dorë. !!!!!!
Trafiku i drogës vijon ende në episoddin e avionëve?
Kur isha brenda për gjashtë muaj e tetë ditë nuk dija se çfarë bëhej. Kur dola jashtë po interesohem të kuptoj se çfarë më ka ndodhur që të heq këtë baltë të hedhur mbi mua. Çdo gjë është shpikur në adresën timë qe nga SHKB, dhe prokuroria
A ndiheni i kërcënuar ju dhe familja juaj?
I kërcënuar me shumë se nga kushdo tjetër ndihem nga shteti dhe falangat e tij aktuale, nga krimi i organizuar i mirëfilltë.
Po krimi dhe shteti nuk janë bashkë?
Në shumë pika janë të lidhura. Në rastin tim janë mish e thua.
Pse ndiheni ku e keni këtë burim kanosje?
Ju thashë se gjithë informacionet e mia, dhe puna e mirëfilltë policore eshte shitur, nga prokuroria dhe SHKB nga prokurori Martini dhe Shtylla, sepse vetëm këta kanë nxjerrë materialet në shtyp.
Keni siguri për familjen tuja ktu?
Gjatë periudhës që kam qenë në burg, familja ime përvec se e traumatzuar ka qenë edhe nën trysninë e frikës, deri në atë pikë sa nusja ime ka marrë dy fëmijët dhe ka vajtur në një kamp në Zvicër për të kërkuar azil, për të kërkuar mbrojtje, deri në momentin që unë kam dalë në arrest shpie me 8 nëntor dhe pas daljes sime iu thashë të kthehen në shtëpi.
Përse të ktheheshin se jani të sigurtë tani?
Jo, jo, i kërcënuar hapur nga njerëz që e bëjnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk fshihen fare. Një ditë kur po kthehesha nga një seancë gjyqsore, se kujtoj mirë datën, në një gjyq që vetëm zvarritet, ndaloj për një kafe para se të ngjitem në banesë. Me vjen kamarieri dhe më thotë të kërkon pronbari lokalit, që nuk e njihja dhe i them të vije ai se nuk e njihja. Kamarieri largohet dhe më vjen një djalë rreth të 30-tave dhe më prezantohet, jam filani E. H, i them jam Dritan Zagani, të njoh më thotë dhe kam respekt për ty. Pavarësisht asaj që më ke bërë, mban mend që në 1998 kamionin dhe më thoshte, e kisha arrestuar me 180 kile hashash në shasinë e kamionit , ishte kamioni i parë me drogë sekuestruar nga unë në 1998 kur ky ishte 18 vjec. I ati ishte dënuar për këtë. Po çfarë ke i them? Ky lokal është i imi dhe ketu ndodhen disa çuna që unë rastësisht e mora vesh që donin të vinin të të fusnin thikën pas shpine. Unë s’dua rrëmujë në lokalin tim, ndaj të lutem ik nga lokali im e shko pi kafe diku tjetër se mezi po i mbaj ata që mos e bëjnë këtë punë të vijnë e të të godasin.
I identifikuat?
Pashë lokalin dhe pashë në një tavolinë tre persona, njërin e njihja kushëri i ministrit Tahiri, që po më shihnin me jaht. Të nesërmen më ka ardhur në banesë dhe më ka thëne bëj kujdes mos dil më se ata duan të të godasin dhe më tha emrat e atyre që ishin në lokal. Dhe keta janë kushërinjte e zotit Tahiri.
A keni kërkuar mbrojtje nga kryeministri, presidenti, nga ndërkombëtarët, prokurorit të përgjithshëm??
Duke parë situatën ku ndodhesha ku vazhdoj nëntë muaj arrest shtepie dhe gjashtë muaj e tetë ditë arrest me burg, nga keto tetë ditë përtej afateve të paraburgimit, sipas vendimit të gjykatës, dhe prokuroria hesht për këtë shkelje që është vepër penale konsumuar ndaj meje. Kam bërë me dije dhe prokuror e president e trup diplomatik, te qeveria jo për mosbesim por sa të jetë minisitër z,Tahiri që ka këta kushërinj trafikant unë nuk kam besim.
Ndërkombëtarët?
Trupin diplomatik, president e prokuror. Si president e prokuror nuk me sqarojnë asgjë. Madje prokurori i Përgjithshëm për informacionin që kam dërguar për veçimin e çështjes e ndarjen nga banda e trafikut e dërgimi në prokurorinë e rrethit gjyqsor Fier, prokurori vonon dhe tre muaj të tjerë dosjen. Kjo është keqdashje dhe thellim i ligjshkeljes. Prokurori më kthen përgjigje dosja u nis, asgjë tjetër për shkeljet e bëra nga prokuroria në adresën time. Presidenca ia ka nis shqetësimin tim Prokurorisë.
A keni besim te gjykata?
Absolutisht jo. Sepse më ka arrestuar pa prova. Më ka mbajtur gjashtë muaj e tëte ditë në burg pa asnjë provë dhe nëntë muaj në arrest shtepie pa asnjë provë duke mos më lejuar të punoj që të mbaj familjen, tre fëmijët e mi dhe një grua që e kam të sëmurë. Kanë ndryshuar rrethanat si person në hetim për trafik dhe duhet të ndryshojë masa e arrestit. E njëta gjykatëse ka dënuar me burg të arrestuarit nga unë duke vlerësuar të drejtë punën time dhe i njëjti material më fajëson mua. Edhe Apeli dhe Gjykata e Lartë lanë masë arresti në burg për ktë akuzë trafiku ndërsa Krimet e Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda transferoi çështjen dhe ndryshoi akuza, duke dëshmuar se unë isha arrestuar pa prova. Dhe dërgoi çështjen për kompetencë në Fier dhe gjykata e Fierit se merr guximin të ndryshojë masën ndonëse kam tjetër akuzë.
Gjendja juaj familjare, ekonomike?
Prej më se një viti që më është bërë arrestimi të ardhurat janë vetëm dy pensionet e prindërve të mi, jemi shtatë vetë me 40 mijë leke, duke futur ketu dhe ilacet e prindërve të sëmurë edhe ushqimin dhe banesën e kam me kredi. Ndonëse në media sipas SHKB, mua më ka sekuestruar dhjetëra apartamente dhe makina. Ndonëse kam një makinë të viti 2002 që ka kushtuar 1200 euro.
Apel gjykatës?
Seancat janë formale. Mendoj se ka trysni shumë ndaj gjykatës dhe nuk pres drejtësi. Ka njerëz që tremben nga puna që unë kam bërë dhe nuk duan që unë të jem i lirë dhe të punoj këtu.
Do ta ndiqni çështjen dei në fund?
Derisa të marr frymë nuk do ti ndahem hetimit në çdo shkallë gjyqsori deri në Strasburg deri në pafajësinë e plotë. Kjo është thjesht një padrejtësi, por duhet të hiqej një polic që u ishte bërë ferrë kundër trafikantëve.
Voal – Ka lindur në Laç më 26 qershor të vitit 1974.
Ai është diplomuar në fakultetin juridik dhe ka punuar më parë si jurist në subjekte private.
Ai është zgjedhur si deputet në dy mandatet e fundit të zgjedhjeve paralmentare.
Pjesë e grupit parlamentar te Partise Socialiste, ai është anëtar i komisionit për sigurinë kombëtare.
Në prill të këtij viti PD e ka akuzuar deputetin Prenga, se vëllai i tij ka përfituar në mënyrë të paligjëshme.
“Dhënia e lagunës së Patokut, një prej pasurive kombëtare, vëllait të deputetit Armando Prenga, është padyshim thellimi i inkriminimit. Me një tender të dyshimtë, në shkelje të të gjithë kritereve teknike, vëllai i deputetit të Edi Ramës, ka arritur të fusë në dorë këtë aset të çmuar edhe pse ka një kompani të ngritur enkas, prej 2 muajsh. Kemi këtu dokumentat që tregojnë se kompania e vëllait të deputetit Prenga ka dalë fituese, ndonëse është krijuar vetëm dy muaj më parë”, thuhej asaj kohe në deklaratën e PD-së.
Në media qarkullon lajmi se Rudina Xhunga nuk do të jetë më pjesë e Top Channel me emisionin e saj “Shqip”. Xhunga gjatë gjithë verës ishte më pranë publikut të gjerë se kurrë ndonjëherë më parë me emisionet e saj promovuese turistike, duke shkuar cep më cep të Shqipërisë.
Xhunga nuk e pohon dhe as nuk e mohon këtë, por thekson se ende nuk e di çfarë do të ndodhë me emsionin e saj. Natyrshëm lind pyetja nëse mbyllja e emisionit të Xhungës do të vinte si rezultat i qëndrimeve të njohura kundërqeveritare të bashkëshortit të saj Dritan Hila, ish-zëvendës ministër i Mbrojtjes, duke patur parasysh faktin që politikat e televizionit të Top Channel janë të orientuara pro qeverisë.
Sakaq gazetarja, siç paralajmërohej në media për largimin e saj nga Top Channel dhe mbylljen e “Shqip”, dha emisionin e radhës. “Së afërmi!”, shkruan Xhunga.
Dritan Hila ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, se do të prishë restorantin e Fatos Nanos tek stadiumi Selman Stermasi.
Ai shkruan se prishja e tij do të ishte një makiazh i panevojshëm në njësinë 5, pas problemeve të shumta që ka kjo zonë.
“Pasi lexova deklaraten e Velise qe do te prishi restorantin e Fatos Nanos tek stadiumi “Selman Stermasi”, mu kujtua Lucio Kornelio Sila.
Ishte Konsull Romak. Dha doreheqjen nga gjithe funksionet dhe u terhoq ne jeten private, kur ishte ende ne kulmin e fuqisej. Pas aktit, rruges per te shkuar ne banesen e tij, nje qytetar e shau.
Reformatori qe kishte ringjallur edhe nje here madheshtine e Romes, ushtaraku i cili kishte ne dore te çonte ne kembe legjeone te tera besnike te tij qe rrinin ne dyert e qytetit, u mjaftua me nje thenie ironike qe ja shprehu mikut qe kishte ne krah dhe qe mbeti ne histori: ” Idioti. Pas kesaj nuk do te kete pushtetar ne bote te jape doreheqjen”.
Nuk e di a ka lexuar Nano per Silen dhe a e njeh kapiteni i Erjon Velise dhe Erioni vete konceptin e mirenjohjes, pasi pa sponsorizimin e Nanos dhe doreheqjen e tij, do te ishin ende rrugeve te botes. Por ne nje hale urbanistike qe eshte Komuna e Parisit ku edhe trotuari eshte koncept inegzistent, ky makiazh do te ishte gjeja e fundit qe ka nevoje Njesia 5.
Epitafi qe Sila e zgjodhi per veten e tij thoshte: “Nuk kam mik qe me ka sherbyer, nuk kam armik qe me ka ofenduar, te cilin nuk ja kam kthyer reston plotesisht”. Por kjo me kujton me shume Berishen.
P.s. Lidhur me lejen e lokalit, duhet me shume transparence, pasi deklarata e Veliajt ishte evazive. Lokali eshte bere kur kryeminister ishte Berisha dhe bashkiak Rama. Ka diçka qe nuk shkon”, shkruan Hila.
Erion Veliaj paralajmëron prishjen e restorantit të Xhoana Nanos. Në Top Story ai tha se aksioni në njësinë nr. 5 do të vazhdojë, edhe me prishjen e restorantit në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano.
Sipas Veliajt, pak rëndësi ka kush drekon në atë restorant. Ai tha se është konfirmuar se objekti është pa leje dhe për pasojë do të shembet.
“Jemi treguar të kujdesshëm për të respektuar të gjitha afatet ligjore. Fillimisht restorant “Pulëbardhës” tek stadiumi “Selman Stermasi”, i është kërkuar që të heqë të gjitha barrierat në rrugë, i është kërkuar gjithë dokumentacioni dhe pasi është verifikuar, ai është një ndërtim pa leje. Sigurisht që do shembet.
Klubi i Tiranës ka të drejtë nëse restoranti në fjalë do të shpëtonte nga ky aksion. Nuk më intereson se kush ishkryeministër drekon aty. Më intereson fakti që një çiban, në trup të stadiumit dhe kuzhinë, bombula gazi aty ku zhvishen lojtarët nuk mund të ketë.” –deklaroi Veliaj.
TIRANE- Poetja e njohur Zhuljana Jorganxhi i drejtohet me një letër ndjese bashkeshortit të këngëtares Lindita Theodhori, për të cilën, nipi i saj, kantautori Gjergj Leka përdori etiketime fyese dhe akuza të rënda.
Jorganxhi, autore e qindra teksteve poetike nëpër festivalet e këngës në RTSH dhe redaktore letrare e gjithë teksteve të festivaleve për mbi njëzet vjet, ia ka dërguar emailin nga Italia, ku jeton prej
vitesh. Emaili është publikuar sot nga gazeta “DITA”. Permes tij, ajo i kerkon ndjese Maqos dhe familjes Theodhori, duke thene se ndihen teper te prekura nga gjithe sa ka ndodhur e duke kujtuar se nipi Leka po e ndjek ceshtjen ligjerisht. Kujtojme se intervista dhene me deshire nga Leka per “Panorama”, e ku mes tjerash ai flet edhe per kengetaret Simaku e Theodhori eshte e regjistruar, e mund te perdoret si prove, nese ceshtja ndiqet ligjerisht.
Zhuliana Jorganxhi i shkruan bashkëshortit të Lindita Theodhorit
Megjithëse do të më duhej shumë guxim sot që t’ju thërrisja si dikur, miku im Maqo! Në radhë të parë ju falënderoj që pranuat miqësinë time në fb. Ju uroj me gjithë shpirt shëndet të plotë familjarisht, dhe mbarësi në familjen tuaj të mrekullueshme! Sot, si asnjëherë tjetër në jetën time po e ndjej vehten shumë ngushtë dhe keq që t’ju shkruaj ato që mendoj me zemër dhe shpirt si Zhuliana, për Linditën, e cila është rritur në sytë e mi dhe të motrës sime Rozmarisë si një filiz i njomë, i rrallë i artit shqiptar dhe sot i ngjan një selvie të bukur të lartë me krye deri në qiell, që vetëm bleron në çdo stinë të jetës.
Miqësia jonë ka zënë fill me këngën dhe aty në kemi venë shpirtrat tanë, ajo me zërin e saj të mrekullueshëm dhe unë me vargjet e mia, që Lindita dhe gjithë këngëtarët që nga e madhërishmja Vaçe dhe të tjerat i kanë përcjellë në zemrat e njerëzve për vite e vite me radhë dhe jehona e tyre nuk do të shuhet kurrë, se ka hyrë në zemrat e çdo shqiptari kudo që të jetë ai. Unë, megjithë fuqinë e shpirtit, aq sa më ka mbetur sot në këtë moshë kur po afroj të 70tat dhe motra të 80tat, ngrihemi dhe i kërkojmë të falur si familje bashkëshortes Suaj, mikes sime të shtrenjtë Lindita për gjithçka ka ndodhur këto ditë. Jemi tmerrësisht të tronditur si familje, sepse gjithë jetën kemi parë punën tonë dhe nuk kemi përgojosur njeri, kur ja në faqet e një gazetë nxijnë fjalë të padëgjuara të rënduara nga balta e banalitetit dhe këto fjalë duket sikur i ka thënë djali dhe nipi ynë Gjergj Leka.
Unë dhe Rozmaria jemi dy të moshuara që vitet na kanë lodhur dhe veçanërisht nga ikja nga kjo botë e bashkëshortit të saj Prof.Kostandin Lekës para dy vjetësh, dhe nuk mund të durojmë këtë tmerr që na ndodhi! Nëse një gazetë mbolli erë thashethemesh, kjo erë u bë furtunë dhe ra mbi ne si familje. Ne jemi në Trieste të Italisë prej 23 vjetësh dhe Gjergji është në Tiranë, por ju thashë, rrufeja ra mbi ne si familje. Nuk mund ta besojmë që djali dhe nipi ynë të ketë folur aq rëndë, me një fjalor, që veshët dhe goja jonë si familje nuk e pranon asnjë çast. Ai tani po e kërkon gjithçka në rrugë ligjore dhe do që të dalë e drejta, kurse ne si familje vijmë përulësisht para jush dhe ju kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur. Mbetemi me shpresë se kjo FALJE do të vijë nga ju, si njerëz të drejtë dhe si të krishterë të vërtetë. Edhe njëherë ju urojmë shëndet të plotë dhe mbarësi në familjen tuaj! Me respektin dhe nderimin me të madh për ju, të gjithë, Rozmaria, Zhuliana dhe gjithë familja LEKA.” bw
“Mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike të thellimit të varfërisë dhe papunësisë dhe humbjes së perspektivës për shqiptarët, të cilët po largohen masivisht nga vendi, pasoja që nuk janë më thjesht dhe brenda vendit, por që po ndihen edhe nga vendet anëtare të BE” Partia Popullore Europiane pranoi dje si anëtare me të drejta të plota Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kryetari i Partisë Demokrike, Lulzim Basha e ka konsideruar këtë vendim si vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian dhe mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike. “Është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm i Bashkimit Europian. Partia Popullore numëron Presidentin e Komisionit Europian, Presidentin e Këshillit Europian, grupin më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, numrin më të madh të komisionerëve në Komisionin Europian, pra është një vlerësim nga grupi më i fuqishëm politik i Bashkimit Europian. Prej sot Partia Demokratike është anëtare me të drejta të plota i këtij bashkimi politik, i Partisë Popullore Europiane”, u shpreh kryetari i PD. Basha deklaroi se anëtarësimi i Partisë Demokratike në grupimin më të madh politik të qendrës së djathtë në Europë është gjithashtu një mbështetje e fuqishme ndaj misionit të opozitës në luftën kundër inkriminimit të qeverisjes, zhbërjes së standardeve të demokracisë, vjedhjes së zgjedhjeve, krimit të organizuar, përhapjes së korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes etj. “Së dyti, është një mbështetje për aksionin opozitar të Partisë Demokratike për kundërvënien ndaj zhbërjes së standardeve demokratike të shtetit ligjor, për luftën pa kompromis kundër inkriminimit të politikës dhe korrupsionit që janë shkaqet kryesore të krizës ekonomike të thellimit të varfërisë dhe papunësisë dhe humbjes së perspektivës për shqiptarët, të cilët po largohen masivisht nga vendi, pasoja që nuk janë më thjesht dhe brenda vendit, por që po ndihen edhe nga vendet anëtare të BE”, tha Basha. Partitë Popullore Europiane janë grupimi më i madh dhe më me influencë në Europë në nivelin e partive politike të qendrës së djathtë. Ky grupim përfshin 75 vende anëtare nga 40 shtete, Presidentin e Komisionit Europian dhe Këshillin Europian, 10 presidentë të shteteve anëtare të BE dhe 6 presidentë të shteteve jo anëtare të BE, 15 anëtarë në Komisionin Europian dhe është grupimi më i madh në Parlamentin Europian.
Takimi dyditor i Asamblesë politike të PPE
Asambleja politike e Partive Popullore Europiane (PPE) përfundoi takimin dyditor në Bruksel, i cili u fokusua në mënyrë të veçantë në çështjen e krizës së migracionit, ashtu si edhe në përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të PPE në Madrid. Përfaqësuesit e partive anëtare të Partive Popullore Europiane zhvilluan diskutime të gjera mbi krizën e emigrimit, ku të gjithë të pranishmit ranë dakord se vetëm një përgjigje europiane mund t’i japë zgjidhje krizës. Gjatë takimit u diskutua për zgjidhje të ndryshme, të cilat do të shqyrtohen edhe më gjerë në takimin e ardhshëm ministerial të PPE. Duke qenë se kriza e migrimit është një nga sfidat më serioze me të cilat Europa po përballet së fundmi, do të jetë gjithashtu një nga pikat kyçe që do të diskutohen në Kongresin e ardhshëm të PEE, i cili do të zhvillohet më datat 21 dhe 22 tetor në Madrid, ku të pranishëm do të jenë rreth 2 mijë delegatë dhe të ftuar. Gjatë punimeve, Asambleja votoi për anëtarësimin me të drejta të plota të dy partive të PPE, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe AVH e Serbisë./ARBEN SHAHINI
Keto dite erdhi ne Tirane z Juri Lina, autor i librit ‘Under the Sign of the Scorpion: The Rise and Fall of the Soviet Empire’ (Nën shenjën e Akrepit: Shkëlqimi dhe rënia e Perandorisë Sovjetike).
Juri Lina eshte shkrimtar dhe regjizor antikomunist.
Ka lindur ne Estoni më 1949, ne kohen kur Estonia ishte e pushtuar nga Rusia Komuniste.
Më 1979 shkon ne Suedi dhe asnjehere nuk e ndali luften kunder komunizmit.
Eshte konsideruar nga KGB Ruse si shkrimtari me antikomunist.
Jüri Lina eshte anetar i Swedish Publicists’ Associacion (Shoqata Suedeze e Publicistëve).
Kisha fatin te bashkebisedoja me z. Juri Lina, te shkembenim mendimet tona dhe ti flisja per krimet komuniste ne Shqiperi.
Juri Lina po pregatit nje dokumentar per Krimet Nderkombetare te Komunizmit, ku nje vend do t’i kushtohet krimeve te bera ne Shqiperi nga regjimi diktatorial.
Avioni “Aeroprakt A22 S”, i sekuestruar vetëm pak ditë më parë në Itali, në përfundim të një operacioni të përbashkët italo-shqiptar kundër një grupi trafikantësh droge me në krye Vilson Lamajn, rezulton të jetë përdorur që prej vitit 2014. Ndryshe nga sa ka konfirmuar zyrtarisht Policia Shqiptare, Policia Italiane ka thënë se i njëjti avion, të cilin, banda shqiptare e trafikantëve e kishin blerë në Itali, nga disa bashkëatdhetarë të tyre, ka kryer trafik droge edhe në dy raste të tjera, një herë me 50 kg, dhe një herë tjetër me 300 kg marijuanë.
Por nga kjo foto e gjetur në rrjetet sociale, konkretisht në profilin e personit të quajtur “Babushi Vlorë”, shihet i njëjti avion i cili është përdorur edhe në vitin 2014, (kohë në të cilën është postuar fotografia).
Ky avion duket teksa fluturon mbi rivierën e bregdetit të Riminit, dhe pilotohet nga personi me pseudonimin “Babushi Vlorë”.
Duke hedhur dyshime se ky avion përdorej që prej 2014-ës.
Personi me pseudonimin “Babushi Vlorë” nga hulumtimet në profilin e tij në Facebook, duket se ka raporte miqësore me Vilson Lamajn, pilotin e prangosur si kreu i bandës së trafikantëve si dhe vëllanë e tij, Artjon Lamajn e kushëririn e tyre Kleo Lamaj.
Burimet thonë se avioni “Aeroprakt A22 S”, mbahej në një garazh në Itali, konkretisht në Rimini dhe kur nxirrej për t’u dërguar në pistën e ngritjes, transportohej me një kamion, duke e kamufluar.
Tonin Tërshana, një prej zërave më të mirë të këngës shqiptare në vitet ’80 të shekullit të kaluar, paska qenë i pastrehë dhe më në fund mori një banese sociale nga bashkia. Në facebook lexova shume komente revoltuese se si është e mundur që Tonin Tershana ishte pa shtëpi, ndërsa Sinan Hoxha, pershembull, blen saraje e merr dhurata nga 5 mijë Euro në dasmë.
Dhe për këtë bëjnë fajtor shtetin. Është e vërtetë që s’ka të krahasuar Tonini me Sinanin dhe gjithe sojin e sinanërve. Por tani jetojmë në ekonomi tregu. Tonini dikur merrte vetëm duartrokitje, Sinani tani merr para. Në një treg të lirë nuk imponon dot mallin, por do të shesësh atë që kërkon konsumatori. Psh, nëse konsumatori kërkon m… (shumë ndjesë për fjalen, por s’kam nga ja mbaj pa e përdorur), ti nuk mund të shesësh mjaltë. Kështu që i bie të pasurohet Sinani. Me pak fjalë, nuk është faji i atij që shet mut, por i atyre që e hanë mutin.
TIRANE-Ish shefi i zyrës së Interpol Tiranës, Artan Bajraktari kërkon hapjen e hetimeve për bllokimin e udhërit të arrestimit për deputetin e mazhorancës, Mark Frrokun, të lëshuar nga autoritetet belge. Bajraktari ka paraqitur një kërkesë në Gjykatë.
Ai kërkon zbardhjen e të vërtetës. Bajraktari u arrestua në fund të muajit mars dhe u pezullua nga detyra me udhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Artan Didi, i cili u dorëhoq edhe vetë pas daljes në dritë të skalndalit të bllokimit të udhër –arrestit për Mark Frrokun. Bajraktari e fitoi gjyqin dhe gjykata i dha të drejtën e rikthimit në detyrë. Ai tha gjatë procesit se kishte zbatuar ligjin duke vënë në dijeni Drejtorin e Përgjithshëm Artan Didin.
Por hetimet nuk nxorrën përgjegjësitë për këtë çështje ndaj Bajraktari kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjeve që çuan në bllokimin e urdhërit të interpolit belg dhe në vonimin e arrestimit të deputetit të mazhorancës, Mark Frroku, i cili akuzohet në Belgjikë për vrasjen e emigrantit shqiptar, Aleksandër Kurti, më 5 mars të vitit 1999, në stacionin e trenit në Bruksel.
Më 24 korrik, akuza kryeqytetase pushoi hetimet ndaj Artan Bajraktarit dhe Loreta Alles, specialiste në Interpol Tirana, me argumentin se ka pasur vetëm shkelje administrative për sa i përket ekstradimit të Mark Frrokut, i cili akuzohet për vrasje në Belgjikë.
Pak muaj më parë, në një aksion-blic, pas mesnatës, Alla dhe Bajraktari u vunë në pranga nga Kontrolli i Brendshëm i policisë, porse pa u mbushur 24 orë nga arresti, Gjykata e Tiranës vendosi lirimin e menjëhershëm të tyre. Pa kaluar shumë orë nga këto zhvillime të vrullshme, në mënyrë të befasishme dha dorëheqjen ish-kryepolici Artan Didi. Ky i fundit tha se nuk kishte arritur ta parandalonte fshehjen e kërkesës për ekstradim të Frrokut, ndaj largohej nga posti i drejtorit të Policisë së Shtetit. Nga ana e tij, pasi u lirua Bajraktari tha se arrestimi i tij ishte veprim emocional.
Në argumentimin e prokurorisë thuhej se veprimet e Allës dhe Bajraktarit bien në kundërshtim me një nen të marrëdhënieve juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale. Interpoli, kur merr një urdhër-ndërkombëtar arresti, nga një shtet i huaj, brenda pesë ditëve duhet t’ia përcjellë Ministrisë së Drejtësisë. Nga hetimi rezultoi se kjo vonesë në përcjelljen e praktikës së organeve kompetente nuk është bërë me dashje nga dy punonjësit e Interpol Tiranës, por për një shkak objektiv që kishte të bënte me verifikimin e dy email-eve, të datës 8 janar 2015 dhe 23 janar 2015, në sistemin e brendshëm dhe komunikimit me qendrën e Interpolit në Lion të Francës.
Meqenëse ky verifikim kërkonte kohë, praktika është bërë e mundur të përcillet disa ditë (katër ditë) jashtë afatit ligjor, pikërisht me datë 27 mars 2015, një ditë pas dhënies së autorizimit për arrestimin nga Kuvendi i Shqipërisë për deputetin Mark Frroku, i dyshuar për vepra penale të kryera brenda territorit shqiptar. Gjithashtu, si rezultat i këtij mosveprimi në afatin ligjor, dy personat nën hetim nuk kanë pasur për qëllim të favorizojnë interesat personale apo të të tretëve, por prioritet ka qenë saktësimi i informacionit të përcjellë nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranës.
Siç rezulton, veprimet e mosveprimet e personave nën hetim, Loreta Alla e Artan Bajraktari janë kryer në shkelje të dispozitave ligjore të shpërmendura, pra përbëjnë shkelje të ligjit, por duke pasur parasysh natyrën e shkeljes të evidentuar më lart, organi i akuzës arrin në konkluzionin se kjo shkelje me karakter administrativ./26.08.2015
Artan Didi paraqiti më 31 mars 2015 dorëheqjen e pa revokueshme
Më 31 mars 2015, Artan Didi i paraqiti kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dorëheqje që vetë ai e lidhi me fshehjen e urdhër-arrestit belg për deputetin Mark Frroku. “Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të INTERPOL-it dhe të shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri përpara përgjegjësisë penale, cenoi në një farë mase imazhin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye, duke vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të Policisë së Shtetit, të cilin unë e drejtoj, duke vlerësuar që nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë, vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim”, shkruante Didi në tekstin e dorëheqjes asaj kohe
Pas dorëheqjes shtypi përfoli një emërim të Artan Didit në SHBA
Rruga e kthimit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Artan Didit ka gjasë të jetë shumë më e shpejtë sesa është menduar. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra, pas skandalit të fshehjes në sirtarët e policisë të urdhër-arrestit belg për deputetin kristiandemokrat, Mark Frroku, është një hap pranë marrjes së një detyrë të rëndësishme, që do ta çojë sërish në Amerikë. Njeriut që iu besua detyra e rëndësishme e drejtimit të uniformave blu, prej së cilës u dorëhoq, i është propozuar një tjetër detyrë po aq e rëndësishme. Burime të besuara nga Policia e Shtetit thanë për “Gazeta Shqiptare” se Artan Didi pritet të marrë zyrtarisht emërimin si oficer kontakti i Policisë së Shtetit në Uashington. “Më kanë propozuar disa detyra, mes tyre edhe atë të oficerit të kontaktit në Uashington”, tha ish-numri një i Policisë së Shtetit për “GSH”. “Megjithatë – theksoi Didi – mua nuk është konfirmuar zyrtarisht emërimi”.
Drejtimi i policisë
Artan Didi, cili jetoi për shumë vite në SHBA dhe u kthye në Tiranë për të marrë postin e kreut të Policisë së Shtetit në 2013 kur socialistët morën pushtetin. Në detyrën e tij, që zgjati pak më shumë se një vit, sigurisht që shënoi suksese, sikurse pati edhe dështime. Didi ishte drejtuesi i Policisë së Shtetit, që nuk u ‘pranua’ nga opozita, me arsyetimin se ishte njeri politik, për shkak se kishte qenë numërues votash për llogari të Partisë Socialiste. Ish-komandanti i repartit special RENEA rrezikoi jetën në 1998, kur mbeti i plagosur gjatë operacionit për kapjen e arabo-egjiptianit, Muhamed Omar Al-Said, i kërkuar për terrorizëm. Por, duket se gjendja në të cilën e gjeti Policinë e Shtetit, përplasjet e forta brenda llojit, ishin pengesa të forta për oficerin e karrierës, për të mbajtur zotimin se do ta kthente policinë në një strukturë model. Por, kur nuk kanë kaluar as dy muaj nga largimi i tij nga drejtimi i uniformave blu në sfond shfaqet për të detyra e rëndësishme e oficerit të kontaktit në Uashington, që duket se pret vetëm një firmë./22maj2015 / Burimi i informacionit shtypi i Tiranës – gazeta Shqiptare, Balkanweb dhe gazeta Shqip
Mbi 400 forca të policore, të ndihmuara dhe nga njësitë speciale dhe helikopterë po ndërhyjnë në zonën e Dukagjinit. Më shumë se 4 mijë rrënjë cannabis sativa janë asgjësuar
Në Shqipëri, policia nisi sot një tjetër operacion masiv për shkatërrimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në Veri të Shqipërisë. Operacioni i sotëm është përqendruar në dy prej ish komunave malore të Dukagjinit, në atë të Planit dhe atë të Pultit, dhë në të janë angazhuar të paktën 400 forca policore e 60 automjete. Për shkak të vështirësive të shumta të terrenit malor dhe sigurisë së tyre, në operacion janë përfshirë edhe forcat speciale të policisë “Renea” si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa nga ajri po jepet mbështetje me 2 helikopterë, që transportojnë trupat “Renea” drejt zonave më të vështira.
Gjatë paradites së sotme, forcat e policisë arritën të asgjësojnë me djegje 109 parcela me 11 450 rrënjë të bimës narkotike cannabis sativa, ndërkohë që operacioni është në vazhdim e sipër në zonën e Pultit, Gjurës dhe Temalit.
Ky është operacioni i dytë masiv antidrogë që policia shqiptare ka ndërmarrë , gjatë javëve të fundit, në zonën malore të Dukagjinit, ku mendohet se gjendet edhe numri më i madh i parcelave të mbjella me bimë narkotike në zonën Veriore të Shqipërisë.
Në operacionin e parë masiv antidrogë, që nisi me 8 gusht të po këtij viti, dhe që u përqendrua në ish komunat malore të Shalës e Shoshit në Dukagjin, policia asgjësoi më shumë se 250 parcela me rreth 35 mijë bimë narkotike. 224 prej këtyre parcelave ishin identifikuar më parë përmes ajrit, me ndihmën e helikopterëve të specializuar të policisë italiane.
Operacionet antikanabis në zonën e Dukagjinit paraqesin shkallë të lartë vështirësie për policinë për shkak të terrenit tepër malor dhe të pyllëzuar, shtrirjes së madhe të territorit ku kultivohen bimët narkotike, por edhe largësisë së tyre nga zonat e banuara. Shumica e parcelave të drogës gjenden në toka pa pronar, çka e ka vështirësuar punën e policisë për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të drogës.
Vitin e kaluar, gjatë operacioni të ngjashëm me atë që po zhvillohet në zonën e Dukagjinit, forcat e policisë u goditën me armë nga një grup i armatosur, i cili qëlloi edhe një prej helikopterëve të përfshirë në operacion, duke e dëmtuar dhe shtyrë të bëjë zbritje të detyruar.
Që nga fillimi i këtij viti, në tre rrethet e Qarkut të Shkodrës; në Pukë, Malësi të Madhe dhe Shkodër, forcat e policisë kanë shkatërruar rreth 1000 parcela me bimë narkotike, duke shkatërruar me djegje më shumë se 140 mijë bimë narkotike, çka vazhdon ta renditë edhe këtë vit Qarkun e Shkodrës në krye të zonave, që vazhdojnë të kultivojnë bimët narkotike në Shqipëri.
Inspektoriati i Tatimeve dhe Taksave nisi sot një operacion të gjerë në Tiranë dhe qytete të tjera në përpjekje për të luftuar informalitetin dhe evazionin fiskal.
Edhe pse u deklarua se kontrollet do të nisin nga bizneset e mëdha, ku edhe evazioni është më i madh, ishin bizneset e vogla ato që i pritën me më shumë frikë kontrollet e tatimorëve.
Disa tregtarë thanë se e mbështetnin operacionin e tatimeve dhe kërkonin që grupet e kontrollit t’u dorëzojnë raporte me shkrim mbi situatën e gjetur, në mënyrë që t’ua tregojnë grupeve pasardhëse, sepse cdo kontroll po e nis punën nga e para.
Një pjesë e shitoreve i kishin mbyllur dyert, por edhe në ato që ishin hapur, tregtarët ndiqnin me shikime të frikësuara cdo person që hynte aty me dyshimin se mund të ishin inspektorë tatimesh.
Një pjesë e tregtarëve pohuan se vetëm sot kishin kaluar dy kontrolle dhe ishin gati ta mbyllnin fare biznesin, se fitimet janë minimale dhe aq sa mbeten nuk dalin për të paguar taksat apo gjobat.
Por ka edhe tregtarë më të mëdhenj, që i kërkojnë drejtorisë së tatimeve, që të hartojnë një histori të ecurisë së cdo biznesi, të ndajnë bizneset e rregullta nga ato të parregullta dhe t’i trajtojnë në mënyrë të diferencuar ata që i zbatojnë ligjet me përpikmëri prej dy dekadash.
Operacioni është pritur në mënyra të ndryshme nga tregtarët. Disa të parregullt e ndjekin me frikë cdo lajm mbi kontrollet, dhe po rendin të regjistrohen në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve.
Pjesa e bizneseve të rregullt po e presin me qetësi operacionin kundër informalitetit, sepse po presin t’u heqë barrën e konkurrencës së pandershme prej bizneseve të parregullta.
Ata thonë se kush është në rregull, nuk ka pse frikësohet, madje shtojnë se edhe taksat nuk janë aq të larta sa për t’u trembur.
Një sfidë më vete është edhe kontrolli i tregtarëve ambulantë, të cilët shesin në lëvizje dhe nuk tregojnë asnjë dokument fiskal.
Sipas tregtarëve, që komentojnë jashtë kameras, ata presin që inspektorët e tatimeve të kontrollojnë më shumë bizneset e mëdha, sepse ata i shmangin taksat dhe kontrollet duke shfrytëzuar lidhjet e tyre me zyrtarë të administratës shtetërore, pasatj gjithë barra e presioni u mbetet bizneseve të vogla.
Qeveria shqiptare ka pranuar se nga një studim i tregjeve, më shumë se një e treta e bizneseve veprojnë në informalitet, madje afro gjysma e tyre nuk përdorin kasa fiskale as u japin klientëve fatura tatimore.
Vuçiç: “une jam lider lokal, kryeminister i Serbise, kurse zoti Rama eshte lider boteror”!!
Ne paraqitjen televizive te dy kryeministrave, Rama dhe Vuçiç, ky i fundit i keputi Rames nje shpoti, ne fakt nje tallje ekzemplare. Ai i tha gazetarit se “une jam lider lokal, kryeminister i Serbise, kurse zoti Rama eshte lider boteror”!! Kjo ishte nje tallje cinike por dhe plotesisht e merituar, ndaj te ciles vet Rama nuk reagoi dot. Natyrisht, nuk me vjen absolutisht kurre mire qe kryeministri i Serbise apo cilido kryeminister te tallet me kryeministrin e Shqiperise. Por per kete fatkeqesia eshte e shqiptareve dhe vetem e jona.
Vuçiç u tall me Ramen pasi deklaratat e tij paranojake, apo te njeriut me hunde ne qiell dhe ate ne diell, kane marre dhene. Keshtu, kjo ishte tallje plotesisht e merituar sepse:
– Kur behesh per t’u tallur, vetem talljen meriton.
– Edi Rama, ne nje hark kohor dy javor, para, gjate dhe pas samitit te Vjenes, si “lideri boteror” cullak i Shqiperise, ka leshuar akuza, kercenime dhe prognoza fatale per Bashkimin Europian te padegjuara ndonjehere nga nje lider i ndonje vendi europian.
– Rama, para nisjes per ne Vjene, kercenoi BE-ne ne mediat amerikane per gjakderdhje te medha ne Ballkan, njelloj si dikur eterit e tij apo me vone Millosheviçet, Sheshelet dhe Arkanet e Beogradit. Ai, si nje lloj kasandre donkishoteske deklaroi ne mediat italiane se BE po deshton si motor shprese, madje e paralajmeroi Europen se po rrezikon “shpartallimin me themeli”.
– Gjate dhe pas Samitit ai beri aty bruto figuren e te fortit duke kercenuar se “nuk jemi engjej dhe nuk eshte se nuk jemi te afte te hapim probleme”, apo “Europa ka humbur drejtimin”, sepse per kasandren e keqe Rama, ajo “do shkaterrohet.”
– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse ne ekspozene e tij ne Vjene “furiozi” Rama, siç preferoi te quaj ai veten, rrjeshtoi suksese imagjinare me te cilat neveriti te tjeret saqe deryroi kryeministrin e Malit te Zi ti thoshte “liderit boteror” shqiptar pa te mbathura se, “shoh qe Rama ka shume deshire per t’u integruar ne BE por persa i perket vendit tim une shoh se kemi shume pune per te bere, sfidat e mia jane papunesia dhe krijimi i vendeve te punes”.
– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse “lideri boteror” cullak i Tiranes do genjente paturpesisht ne Vjene dhe do deklaronte ne prani te kancelares Merkel se shqiptaret qe kerkojne azil ne Gjermani jane emigrante shqiptare ne Greqi dhe nuk jane banor te Shqiperise, gje qe detyroi kancelaren te nxjerri te nesermen ministrin e saj te brendshem te pergenjeshtroje Ramen dhe te thote se ata jane qytetare qe banojne ne Shqiperi.
– Tallja eshte plotesisht e merituar sepse Edi Rama, ne prag te vizites se Kancelares Merkel ne Shqiperi dhe rajon, kercenonte kancelaren dhe Europen duke perdorur besimin musliman te shumices se shqiptareve, “na pranoni se Shqiperia mund te behet hapesire e madhe per islamin radikal”.
– Tallja ishte plotesisht e merituar sepse “lideri boteror” cullak i Tiranes, ne dy vjet kryeminister, ne arenen nderkombetare eshte provuar si absolutisht genjeshtari me i madh. Ai, per dy muaj me rradhe genjeu aleatin tone me kryesor SHBA, OKB dhe mbare boten.
Mediat shqiptare ne teresi, me ndonje perjashtim te ndonje portali qe ishte kritik, e percollen me heshtje apo indiference te plote talljen e merituar qe kryeministri i Serbise i beri Rames. Por Brukseli dhe jo vetem Brukseli gumezhijne nga gazi dhe hilariteti me shpotine e Vuçiç ndaj Edi Rames, qe si paranojak nxjerr pa dogane dhe me krenari nga goja cfare i thote mendja e tij e semure. Por ky eshte nje deshtim i madh per mediat tona ne qendrimin e tyre ndaj interesit publik, per te mos thene qe disa papagaje te Rames ne Shqiperi dhe keshilltare te tij neo-jugosllave ne Kosove (te cilet jane nisur sot heret ne mengjes per Beograd per ti marre nje interviste shterruese Vuçiçit per shpotine e tij), do ta paraqesin talljen Vuçiç si nje profeci te vertet, si kalim te Rames nga “lider i Ballkanit”, ne “lider boteror”, paçka se cullak!
Do njerëz mendojnë se prishja në gusht e një objekti me funksion fetar në Dhërmi ishte një akt i dhunshëm e i paligjshëm. Një pjesë syresh, nisur nga paragjykime me sfond etnik, fetar ose politik, ranë pre e dezinformimit që forume, zyrtare ose jo, bënë për këtë çështje, sikundër OMONIA, MEGA, KOASH, e tekembrama edhe vetë Partia Demokratike. U ngulmua të tërhiqeshin në debat besimtarët fanatikë, Greqia zyrtare, shqiptarët dhe grekofonët e Himarës, priftërinjtë e huaj (edhe ata me programe politike thellësisht antishqiptare), analistët “e gjithëdijshëm”, intelektualët myslimanë, ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri, albanistë etj. Por në të shumtën e rasteve me fort tymtoi një mjegullnajë se u sqarua gjëkafshë.
Në të vërtetë sqarimi nuk është fort i vështirë. Por ndërmendni paksa një tenxhere presioni, kapaku i së cilës nuk bën të hapet forcërisht, pa u mekur më parë presioni…; e ndërkohë që presioni shfryn, kurrnji fjalë e arsyeshme nuk gjen shteg për te veshët e atyre që fort vikasin e pak dëgjojnë. Mjafton t’u hedhësh një sy artikujve të panumërt lëshuar këto ditë në pazarin mediatik dhe sheh se, të ndezur prej sho-shoqit dhe artikull-pas-artikulli, po shkohet deri në piskama për një kryqëzatë të perëndimit Papal kundër lindjes ortodokse! Nën efektet e delireve konspirative po përmendet se sikundër dje Bizanti ra si rezultat i qëndrimit të Perëndimit, sot Papati çka s’e arriti me Kostandinopojën e shek.. e XV, po përpiqet ta arrijë me këtë kishëzën me blloqe betoni të Dhërmiut në shek.. XXI. “O kohë, o kishë e Shën Thanasit!” do thërriste Ciceroni sot.
U mbeltua në dheun e mosgjësë fakti themelor se kisha monumentale kish pasur një të kaluar kaq të rëndësishme për kulturën e trevës dhe të gjithë Arbërisë; madje u vu në diskutim si e paqenë lidhja e kësaj kishe me kulturën arbërore të ‘600-ës dhe ‘700-ës, e madje u tha se ajo i përkiste kohës para pushtimit osman. E ndërkohë që njerëzit të cilët e njihnin historinë e gurëve të saj nuk u ndjenë për t’i ikur rrokanisjes në ujëra të turbullta, iu hy një debati patetik, i lindur shterpë për sa kohë nuk sqaroheshin metimet e fanatikëve etno-religjiozë, pra nëse ndërtimi pa leje duhej të prishej apo të legalizohej; apo nëse duhej negociuar prishja e kioskës së betonit përmes një kuvendi popullor mbarëkrahinor e mundësisht ndërkombëtar apo jo. U arrit deri aty madje sa, me vrundull e me artikulime sofiste, u metua, herë nën zë e herë mbi zë, të mohohej edhe fakti se kisha ishte Monument Kulture që mbrohej nga shteti, duke ua atribuuar komunistëve prishjen e saj herë në 1967-ën, herë në vitet ’70 e herë në ato të ’80-a; herë për motive kinse ideologjike antifetare e herë sepse u qenë dashur gurë për të ngritur ujësjellësin e fshatit.
Kisha dhe hija e kishës, në fakt kanë qenë dhe mbetën Monument Kulture. Ajo është shpallur e tillë me Vendim nr. 6, datë 15.01.1963, mbështetur në VKM nr. 130, dt. 09.04.1955, në bazë të të cilit Kisha e Shën Thanasit, me nr. rendor 24 në listën përkatëse të monumenteve. “vihet në mbrojtjen e shtetit duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike…”.
Kisha si e tillë ka tërhequr edhe vëmendjen e dy studiuesve më të spikatur të trashëgimisë arkitekturore ortodokse në Shqipëri siç janë profesorët A. Meksi dhe P. Thomo, të cilët pasi e studiuan kishën, e kategorizuan si të ndërtuar mbas pushtimit osman dhe e përfshinë atë në artikullin tematik “Arkitektura pasbizantine në Shqipëri– Kishat njënefëshe”, në nr. 19 të revistës shkencore “Monumentet”, në vitin 1980.
Në fakt, rëndësia e kishës është me tepër historike sesa arkitekturore; madje edhe studiuesit e mësipërm pasi bëjnë përshkrimin e saj, teknikën e muraturës, tipologjinë planimetrike, këmbanaren e murit, ikonostasin e gurtë që ka pasur etj., nuk lënë pa e përmendur varfërinë stilistikore të saj. Afërmendsh klasifikimi i saj si Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ish-gjykuar atbotë nisur nga kujtesa historike që ajo kishë përcillte dhe nga prania e atyshme e varrit të një prej figurave më emblematike të shkrimit e mësimit shqip në Himarë e gjetkë, siç ishte ai i peshkopit të Durrësit, Nilo Catalano (1694).
Kjo rëndësi nuk i është bjerrë as sot e gjithë ditën atij vendi të shenjtë, ndonëse ngritja e ngutshme me gurë dhe blloqe betoni të një mjedisi të shfytyruar, që ofendonte rëndë çdo memorie historike, e të paprecedentë edhe në Shqipërinë e varfër, e vulosi rrënimin që iu pat bërë kishës pas viteve ‘80. Edhe pas 25 vjetësh, ai mjedis, pavarësisht fondeve shumëmiliardëshe që KOASH-i hodhi me zemërgjerësi për ringritjen e kishave ortodokse në Shqipëri, ai mjedis pra kaq i rëndësishëm për historinë kishtare të krahinës dhe historinë kulturore të krejt vendit, u la në shortën e vet të mjerë. Qeveritë për çerek shekulli erdhën e shkuan, por askush më parë nuk kish marrë përgjegjësinë historike e politike të rindërtimit të atij memoriali kulturoro-fetar kombëtar tipik nën moton “ubi erit, sicut erit”.
Pa dashur të ftilloj hollë rolin e murgjve bazilianë, apo të thuajse siculo-arbëreshit Nilo Catalano, pasi për ta është shkruar e debatuar mjaft, po nënvizoj këtu faktin që për E. Çabejn, kolosin e gjuhësisë shqiptare, kishte kaq rëndësi figura e Catalanos sa në librin e tij “Elementë të gjuhësisë e të literaturës shqipe” (1936), në kapitullin “A – Shkrimtarët e Vjetër”, i lë atij një vend të posaçëm krahas Buzukut, Matrangës, Budit e Bogdanit.
Kështu, edhe pas rrënimit të mureve, nuk doli asnjë akt ministror apo qeveritar që ta hiqte kishën nga lista e monumenteve dhe fakti që në listat e përditësuara ajo nuk rezulton, nuk ka të bëjë me stausin e rrënojave të saj dhe të truallit, por me praninë fizike aktuale. Objektivisht vendi, themelet, gurët e varret e saj janë ende aty, sikurse me fjalë të tjera shprehet edhe një thumbues i të dy krahëve “në konflikt” si A. Vehbiu, i cili së fundmi pohon thekshëm faktin se “kisha e Shën Thanasit në Dhërmi është objektivisht sot një monument kulture për arbëreshët dhe për shqiptarët, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare, sepse në Dhërmi dhe gjetkë, kur të tjerët merreshin vetëm me punët e feve përkatëse, murgjit bazilianë si Nilo Catalano, Filoteo Zassi, Zef Skiroi etj. krijonin vatra arsimore dhe kulturore që frekuentoheshin edhe nga besimtarë të feve të tjera”.
Gjithsesi, lidhur me këtë moment ligjor, qeveria shqiptare, pa u kompleksuar nga shprehje marrakote mbresëlënëse, të cilat sipas orarit e përcaktojnë atë herë si sadiste, herë si nacional-komuniste, herë si pro-ISIS e së fundmi edhe si nacional-katolike, po ndjek thjesht rrugën e saj të rivlerësimit të trashëgimisë kulturore të vendit, trashëgimi e cila po bdarej në nivele ngjethëse. Në mbështetje të projektit RAB (Rehabilitimi Arkitekturor i Bregut) ajo po punon sot për projekte rivlerësuese të një sërë objektesh private e shtetërore, sheshesh urbane e rurale, pejzazhesh natyrore e historike, restaurimesh dhe rikonstruksionesh të objekteve me vlera të veçanta kulturore e stilistike, e në këtë kuadër një projekt i rëndësishëm është dhe rikualifikimi i një vendi sakral për kulturën dhe fenë siç është kisha e Shën Thanasit. Fakti që kisha e vjetër nuk është më mbi kuotën e truallit, për rastin e një monumenti kulturor nuk do të thotë asgjë, pasi ligji nr. 9048 në fuqi, “Për Trashëgiminë Kulturore”, në nenin 14 të tij, shpreh qartë se “në rastin e fatkeqësive natyrore, të shembjes ose të djegies se objekteve me vlera të trashëgimisë kulturore, kur nuk vendoset kryerja e rikonstruksionit, mbi truallin e mbetur ose mbi pasurinë rrënojë, lejohet ndërtimi vetëm në sipërfaqen dhe vëllimin e mëparshëm, duke respektuar kategorinë dhe llojin e monumentit të dëmtuar”. Në këtë kuptim, ajo u përmbahet detyrimeve që rrjedhin nga nenet 59, 78 dhe 83 të Kushtetutës.
Natyrisht për një shkas a një tjetër, shpesh ndërhyrje të tilla ndezin konflikte pronësore, mendësie, intoleraca të natyrave të ndryshme religjioze e identitare në një vend si Shqipëria. Por në rastin konkret, bëhet fjalë pikërisht për ruajtjen dhe ekuilibrat e komponentëve identitarë të një kulture, popullsie e krahinë, duke u kujdesur pikërisht për të kundërtën e asaj që F. Lubonja ngre në një artikull të tij; pra për marrjen në konsideratë gjatë procesit të ndërhyrjes edhe të identiteteve që ndeshen në rajonet e ndryshme kur këto ndërhyrje janë në shkallë të gjerë. Gjithë duke cituar analistin e mësipërm, në rastin konkret, nuk kemi të bëjmë me një “identitet të vetëm e aq më pak të ngurtë, por kemi të bëjmë me shumë identitet në proces… që bashkëjetojnë e bashkëveprojnë me njëri-tjetrin përsa i përket rëndësisë dhe dominancës. Edhe kur flasim për shqiptarët dhe veçanërisht për raportin e feve të tyre me të ndjerit shqiptar, duhet të flitet për shumë identitet, ku hyjnë edhe identitetet fetare që ata kanë përqafuar në shekuj si të krishterë ortodoksë, katolikë, myslimanë sunitë dhe bektashi etj., e, po ashtu, duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një proces historik në të cilin kanë ndodhur ndryshime e formime dhe zhdukje e sinkretizma identitetesh në rrjedhë të shekujve…”.
Prandaj gjykoj se jo veç autoritetet politike dhe fetare, por edhe instrumentet e tyre lokale, duhet të bashkëpunojnë me të zgjedhurit vendorë e të mbështesin projekte të tilla rivlerësuese, që u japin dinjitet siteve të nëpërkëmbura apo të harruara nën peshën e hondraqeve dhe ujerkut të hedhurinave, e t’i shndërrojnë ato jo thjeshtë të vizitueshme, por edhe grishëse në pikëpamje të rilindjes urbane, duke i konsideruar shembull të mirë për qasjen ndaj temave monumentale të kujtesës sonë kombëtare.
Anishah Vlora, vajza e Eqerem Bej Vlores, ka qënë vetëm 9 muajshe kur babai i saj u largua nga Shqipëria.
Eqerem Bej Vlora u akuzua nga qeveria e re komuniste se bashkëpunoi me pushtuesit italiane dhe ata gjermanë dhe si kriminel lufte.
“Nuk di si të përgjigjem. Ishte lloji i sistemit. Për ne, ai nuk është tradhëtar. Ai njeri ka bërë albanologjinë kombëtare e si mund të jetë tradhtar? Si mund të quhet tradhtar dikush që ka hedhur themelet e shtetit shqiptar – thote Anishah ne nje interviste per gazetarin Roland Qafoku ne emisionin “Debati ne Channel One”.
Anishah tregon atë qe u ka treguar nena per largimin e Eqerem Bej Vlores nga vendi ne 1944:
“Ku do shkosh?”- i tha mamaja, kur u ndanë në atë që sot është Ambasada e Vatikanit. Unë do të ki por do të dërgoj dikë për t’ju marë – i tha ai. Dërgoi tre herë makina, por asnjëherë nuk arriti të na marrë. E vetmja mundësi ishte Riza Vlora, por ai preu damarët në burg.
Kur babai u largua nga shtëpia, që nga ajo ditë filluan vuajtjet tona. Na nxorrën nga shtëpia e hallës sime, duke lënë placken të gjithë. E dolëm në rrugë vetëm me rrobat e trupit. Vajtëm në Babrru, ishte një mikeshë e nënës. Po atje na diktuan, e na cuan në Durrës. E aty na ndoqën. Shkuam në Rrogozhinë, në fshatrat e Kavajës. Cdo bënte një grua me dy fëmijë jetim? Megjithatë nëna ime u bë e forte.
Jetuam duke shitur plackat që sillte im atë. Me emrat e dy shoqeve të nënës dërgonte rreth 10 dollarë. Më shume na sillte rroba.
Jetuam në vështirësi të mëdha, në borxhe.
Kur babai vdiq na dërgoi telegram Hëna Këlcyra. Mamaja ime me mamanë e Hënës, ishin motra.
E morëm telegram dhe e lexonim. Lotët prishin gërmat e letrës të shkruar me bojë. Nuk bënim dot kërkesë për në Vjenë, nga frika.
E pyetur nga kush e kishit gjithë këtë vuajtje, Anishah Vlora thotë:
Nga Enver Hoxha dhe regjimi komunist.
Por pyetjes cfare do t’i thonit Enver Hoxhës ajo i pergjigjet:
Do ta nderonim e nuk do t’i thonim asgjë. Asnjë hakmarrje nuk patem e nuk do të kemi. Jemi gjaku i babait tim, e ai nuk bënte të liga por vetëm të mira. Ai nuk i bënte keq njeriu edhe nëse e kishte hasëm.
Ajo ndihet më e qetë për faktin që eshtrat e babait prehen në vendin ku lindi dhe u rrit.
Falenderoj qeverinë për ceremoninë që i bënë në Vlorë. Ishte një njeri i lartë si nga shpirti ashtu dhe nga kultura, e meritonte.
Eshtrat e Eqerem Bej Vlores u kthyen ne Shqiperi pas nje vendimi te qeverise Rama në 5 mars 2014.
Personaliteti i shquar shqiptar ka vdekur në Vjenë në vitin 1964 dhe ishte varrosur po në kryeqytetin austriak.
Në amanetin e tij Vlora e kishte lënë me shkrim se do të donte që eshtrat e tij të preheshin në Shqipëri.
Në Tiranë, kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot qëndrimin e tij se Greqia nuk mund të ndërhyjë në çështjet që lidhen me ortodoksinë në Shqipëri, pas reagimeve të Athinës për prishjen e një kishe në Dhërmi javën e shkuar
Përmes zëdhënësit të saj ministria e Jashtme greke kishte kërkuar shpjegime zyrtare, ndërsa më pas e karahasoi prishjen e kishës me sulmet e xhihadistëve të ISIS-it ndaj objekteve të kultit. Por kryeministri shqiptar tha se “hapësira e ushtrimit të besimit për besimtarët ortodoksë është një hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka të drejtë mbi këtë hapësirë”, deklaroi zoti Rama duke shtuar se “ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë, janë shqiptarë, ndërkohë që për ortodoksët grekë që i përkasin minoritetit grek, është e garantuar njësoj me ortodoksët shqiptarë që të ushtrojnë lirisht besimin e tyre”, u shpreh kryeministri.
Zoti Rama saktësoi se në Dhërmi do të rindërtohet “shëmbëlltyra e kishës së vjetër dhe do jetë një hapësirë ku do të ekspozohet historia e jashtëzakonshme shqiptare e pararilindjes që ka marre jetë mbi atë truall”.
Për prishjen e objektit në Dhërmi reagoi ashpër edhe Kisha ortodokse duke e cilësuar ndërhyrjen si një akt vandal. Por sipas zotit Rama ky ishte “një moment ku për fat të keq ka patur një keqkuptim nga ana e tyre, që është keqpërdorur nga të tjerët”.
TIRANË – Një rrugë në Surrel ka marrë emrin e kryeministrit Edi Rama. Mjafton një kërkim i lehtë në ‘google earth’ ose ‘google map’ për ta vërtetuar këtë.
Por emërtimi i rrugëve bëhet me një vendim të këshillit Bashkiak, ndaj pritet një reagim zyrtar nga Bashkia nëse ka ndodhur realisht kjo.
Por lidhur me kete lajm ka reaguar sot edhe ish kryeministri Berisha.
“Rama si don Korleone, i ve emrin e vet rruges ku banon ne Surrel!
Te dashur miq, mediat njoftojne se Rama i ka vene rruges ku banon ne Surrel emrin e tij. Po ju rikujtoj ketu se sarajet e tij ne Surrel jane simboli me i shemtuar i korrupsionit. Ne vitin 2011 ai deklaroi se kishte si kursime vetem 3 mije euro, nderkohe qe vetem pigmenti i betonit ka kushtuar 76 mije euro dhe ne hipoteke ka deklaruar se token truall te sarajeve e ka blere me 2$ metrin katror ne nje kohe kur aty toka shitej me 50$ metri katror. Tani prisni kur te shpalle rrugen prone personale! Sb”.
Në vitin 2004, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë koncesionare me një kompani gjermane të njohur për ndërtime aeroportesh, për menaxhimin dhe modernizimin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, atij të Rinasit. Në entuziazmin e gjetjes së një investuesi të rëndësishëm për fluturimet civile të Shqipërisë, qeveria jonë pranoi një kusht të rëndë, atë që askush për 20 vjet të dhënies me koncesion të Rinasit, nuk do të mund të bënte veprues ndonjë aeroport tjetër për qëllime tregtare. Ky kusht sot po na kushton shumë. Po pse? Sepse kompanisë gjermane nuk i intereson të lejojë hapjen e aeroporteve të rinj në Shqipëri për fluturime tregtare dhe kësisoj i mban biletat e fluturimeve monopol për dhe nga Shqipëria në nivelet më të shtrenjta të kontinentit!.
Një fluturim Londër-Tiranë në këtë kohë të vitit kushton 400 euro, ndërsa Londër-Podgoricë vetëm 125 euro! Kjo kompani nuk lejon konkurrencën dhe licencimin e fluturimeve të reja të linjave kryesisht me çmime të lira, që ndryshe njihen si linjat “low-cost” (nga anglishtja, me kosto të ulët). Këto linja praktikisht lëvizin në ajër sot në ditët e turizmit masiv të verës dhe në festat e Krishtlindjeve, 90 për qind të pasagjerëve që fluturojnë nëpër Evropë dhe në botë, por jo në Shqipëri. Me mijëra shqiptarë që janë në Britaninë e Madhe, por edhe në Francë, Suedi e vende të tjera të Evropës, do të donin të vinin më shpesh në atdheun e tyre në rastet e pushimeve verore apo festive, por nuk munden, për shkak të çmimeve të shtrenjta të udhëtimit ajror për në Rinas. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për qindra e mijëra turistë perëndimorë, që stopohen nga biletat me herë më të shtrenjta për të ardhur në Shqipëri dhe këtë e bëjnë vetëm si pjesë e ndonjë pakete turistike për në ishullin e Korfuzit apo për në Mal të Zi. Si përfundim, mund të thuhet se në 10- vjetorin e parë të veprimit të koncesionit ajror me kompaninë gjermane, pasagjerët që udhëtojnë nëpërmjet Rinasit vërtet u shtuan me një milion (në vitin 2005 kishim 700 mijë pasagjerë, në vitin 2014 ishin 1.7 milionë), por në këto vitet e fundit koncesioni ajror po i bllokon Shqipërisë çdo vit me dhjetëra mijëra turistë shqiptarë (si emigrantë që vizitojnë atdheun) dhe turistë perëndimorë. Ky monopol po i shkakton ekonomisë shqiptare një humbje të paktën 20-30 milionë eurosh në vit, pse ata 15-20 mijë shqiptarë dhe të huaj që nuk vijnë çdo vit nga tarifat e papranueshme të fluturimeve për dhe nga Rinasi, i privojnë ekonomisë sonë të paktën mesatarisht nga 1 mijë e pesëqind euro shpenzime për udhëtues. Duke konsideruar që ky monopol do të vazhdojë deri në prill të vitit 2025, dëmi për ekonominë tonë shndërrohet në kolosal. Këtë dëm qeveria jonë nuk duhet kurrsesi që ta lejojë të vijojë, duke bërë spektatoren. Kompania gjermane “Hochtief Aktiengesellschaft”, zotëruesja e koncesionit ajror të Shqipërisë, me qendër në qytetin Essen në Landin e North Rhine-Vestfalia, është kompania më e madhe ndërtuese aeroportesh në Gjermani, me një xhiro punësh mbi 23 miliardë euro në vit. 80 për qind të biznesit të saj, ajo e ka jashtë Gjermanisë.
Është mësuar të zbatojë koncesione dhe të ribisedojë kushtet e tyre. Kjo ndodh rëndom me koncesionet në vendet e tjera edhe evropiane dhe s’ka asgjë të keqe që edhe qeveria jonë të përpiqet për këtë ribisedim. Madje, edhe duke përdorur diplomacinë ekonomike pranë qeverisë në Berlin. Një delegacion qeveritar i yni i nivelit të lartë, ndoshta dhe i kryesuar nga ministri i Transporteve, duhet të shkojë urgjentisht në Essen të takojë drejtuesit e kompanisë. Këtu në Tiranë drejtuesit e saj lokalë të tundin vetëm kontratën koncesionare të vitit 2004, krejtësisht të padrejtë për Shqipërinë dhe ekonominë e saj. Me pak mirëdashje dhe mirëkuptim edhe nga Berlini, kontrata mund të ribisedohet dhe ekonomisë sonë të mos i humbin 20-30 milionë euro çdo vit (këto humbje janë në rritje) nga mosardhjet e emigrantëve dhe turistëve perëndimorë. Kjo është ekonomia e ajrit shqiptar, për të cilin kërkojmë nga qeveria që ta drejtojë si duhet. Dhe t’i japë fund absurdit që duhet të presim vitin 2025 për të parë një aeroport në Sarandë, Vlorë apo Shkodër.
Në mediat e majta të Tiranës kjo video është një ndër më të komentuarat, për shkak se Kastriot Islami, i përjashtuar nga Partia Socialiste, në kohën kur kryetar ishte Edi Rama, u bashkua me Partinë Demokratike, në kohën kur kryetar ishte Sali Berisha.
Përveç shqetësimit të ngritur nga vetë qytetarët dhe drejtuesit e agjencive turistike, këtë fakt e tregojnë edhe shifrat e Institutit të Statistikave, raporton TV Klan.
Sipas të dhënave zyrtare nga ky institucion numri i pasagjerëve gjithsej që kanë hyrë ose dalë në aeroportin e Tiranës në vitin 2014 është më i vogël se katër vite më parë.
Shifrat tregojnë që në vitin 2014 nëpëmjet aeroportit të Rinasit qarkulluan 6779 më pak pasagjerë se në vitin 2011.
Këto shifra tregojnë më së miri se qytetarët po i shmangen dita – ditës gllabëruesit të madh të xhepave të tyre.
Në vitin 2014 numri pasagjerëve total që kanë hyrë dhe dalë nga Rinasi është 6779 më i vogël se katër vite më parë.
Rënia më e madhe vërehet në pasagjerët që kanë dalë nga Shqipëria, se sa ato që kanë hyrë. Kjo fakton edhe njëherë faktin se ky aeroport nuk është më tërheqës për qytetarët.
Kështu, në vitin 2014 nëpërmjet aeroportit Nënë Tereza kanë dalë 6655 pasagjerë më pak se në vitin 2011.
Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe nga drejtues të agjencive të cilët thonë se qytetarët udhëtojnë më shumë se 8 orë për të shfrytëzuar lehtësitë dhe çmimet e lira të aeroporteve të tjera. Sipas agjencive turisike sot ardhja e turistëve të huaj nga vendet e largëta drejt plazheve të Shqipërisë është me prejardhje nga aeroportet e Korfuzit apo Podgoricës.
Që do të thotë se këta turistë sakrifikojnë kohën e pushimit të tyre për të udhëtuar nga këto aeroporte drejt plazheve shqiptare, vetëm për t’ju shmangur çmimeve të larta të avioneve që fluturojne nga Rinasi.
Përveç shfrytëzimit të aeroporteve fqinje, përballja me çmime biletash afro katërfish më të shtrenjta se në vende të tjera të Europës i ka detyruar qytetarët të gjejnë edhe alternativa të tjera, si përshembull me traget apo autobus.
Rritjen e kërkesave të qytetarëve për të udhëtuar me transport detar e konfirmojnë edhe shifrat e INSTAT. Kështu, numri i qytetarëve vendas dhe të huaj që kanë udhëtuar në rrugë detare në vitin 2014 është rritur me 49 535 pasagjerë më shumë, krahasuar me vitin 2013.
Tarifat e larta të shërbimeve të aeroportit të Rinasit për avionet e rrjedhimisht çmimet shumë të larta të biletave të fluturimit, po i detyrojnë shqiptarët ta bojkotojne Rinasin si mundësi fluturimi, duke shtuar udhëtarët e autobuzave, trageteve apo të aeroporteve të Podgorices, Prishtinës, Shkupit apo Korfuzit.
Koncensioni monopol i aeroportit të Rinasit, i pambikqyrur nga qeveria, po rëndon dhe po vështirëson çdo ditë e më shumë mundësinë për të fluturuar nga ky aeroport i vetëm në Shqipëri.
Kryetari socialist i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka marrë nënshtetësinë greke. Vendimin e ka publikuar gazeta greke Proto Thema.
“I dhamë nënshtetësinë dhe nxorëm vetë sytë tanë”, thuhet në shkrim. Sipas gazetarit grek, Jorgo Goro ka deklaruar se në Himarë nuk ekziston asnjë element grek.
Gazeta vijon duke theksuar se aktiviteti anti-grek i Goros ka vazhduar edhe me prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.
Vetë Goro ka pranuar se e ka marrë nënshtetësinë greke. “Nuk ka asnjë problem në këtë mes. Pasaportën greke e kam marrë para një viti”, tha ai.
Dy minatorë humbën dje jetën, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në brendësi të galerive, në minierën e Selishtës, në rrethin e Dibrës. Shkëputja e një masivi dheu aksidentoi dy minatorët, njëri 54 dhe tjetri 35 vjeçar, duke u shkaktuar plagë të rënda në trup. Njëri prej minatorëve mbeti i bllokuar për disa orë në brendësi të galerisë dhe u desh ndërhyrja e forcave të policisë për ta nxjerrë në sipërfaqe.
Me ndihmën e policisë vendore dhe të një ekipi mjeksor nga Peshkopia, të dy minatorët e plagosur u nisën me helikopter në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë, por gjatë rrugës ata humbën jetën.
Njëri prej të aksidentuarve punonte me detyrë drejtues teknik në këtë minierë.
Policia ka nisur hetimet mbi shkaqeve e aksidentit të rëndë, që u morri jetën minatorëve.
Në minierat e shumta, në Veri të Shqipërisë, megjithë përmirësimin e kushteve teknike dhe kontrollet e herë pas herëshme nga ekipet e Ministrisë së Energjitikës dhe Minierave, thuajse çdo muaj vazhdojnë të rregjistrohen aksidente me pasojë humbjen e jetës së minatorëve.
Është e thjeshtë ta kuptosh sa e ka peng Parashqevinë: “E mori në qafë Hollivudi,” thotë ai plot me keqardhje.
VOAL – TIRANË, 30 GUSHT – Kompozitori Agim Krajka, një ndër ata që i ka vënë vulën këngës së re shqiptare, është ndër zbuluesit e parë dhe përkrahësit e mëdhenj të talentit të jashtëzakonshëm të Parashqevi Simakut.
Ai e mban mend momentin kur ajo i trokiti në derë dhe kërkoi që ta dëgjojë: “E mrekullueshme. Ajo u bë shkak që unë të kompozoja disa nga këngët e mia më të zgjedhura,” pohon kopozitori i shquar në një intervistë për suplementin ‘Unë gruaja’. Për Agim Krajkën nuk kanë fare rëndësi lidhjet e saj personale gjatë kohës së diktaturës, çka është bërë temë debatesh në media për këngëtaret e viteve ’70 dhe ’80.
Kompozitori flet edhe për fakte të panjohura nga 6 muajt e parë të këngëtares në SHBA, ku ajo u strehua pikërisht në familjen e tij. Bashkë filluan të japin koncerte nëpër lokale. Pastaj lindi ëndrra hollivudiane e Parashqevisë.
Krajka është absolutisht i bindur se Shqipërisë vështirë do t’i vijë një talent si Parashqevia, me një zë aq i bukur, aq i kontrolluar, aq emocional. Këngëtarja ishte një mbajtëse e emocioneve të këngës, iu jepte emocione edhe kur nuk i kishin.
Është hapur një debat këto ditë mbi këngëtaret “big” të viteve ’80-’90, që disa prej tyre nuk i kanë merituar çmimet e para që u janë dhënë. Një ndër to, është përfolur edhe Parashqevi Simaku. Cili është vlerësimi juaj për këtë këngëtare?
Unë nuk po nisem nga çmimet, por nga portreti artistik i Parashqevi Simakut. Vështirë është që t’i vijë Shqipërisë një zë aq i bukur, aq i kontrolluar, e aq emocional, aq sa Parashqevi Simaku. Ka qenë një përjashtim. Parashqevia ishte tmerrësisht mbajtëse emocionale e këngës. Shpeshherë kishte edhe këngë që në thelb nuk kishin aq emocion, por Parashqevia arrinte t’u jepte jetë. Për mua është një nga zërat më të rrallë që ka pasur Shqipëria, për aq sa e kam njohur unë. Deri tani nuk i ka ardhur një zë i tillë vendit tonë, në të ardhmen nuk e di a do t’i vijë…
Si jeni njohur me Parashqevi Simakun?
Që në fillimet e saj, pasi kishte bërë pak emër në Kavajë e Durrës, erdhi një ditë në derë dhe më tha: Jam Parashqevi Simaku, të lutem profesor, a mund të më dëgjosh njëherë? Ishin vitet ’80. E dëgjova. E mrekullueshme. Ajo u bë shkak që unë të bëja disa këngë shumë të zgjedhura. Një nga ato ka qenë “Sonet për veten”, ia kisha shkruar vetes sime, me poezi të Jorgo Papingjit. Për mua, kur e mbaroi këngën Parashqevia, ishte një simfoni… Parashqevia ishte e pavetëdijshme sa gamë të madhe kulturore kishte për zhanret e muzikës që ishin në Shqipëri. Ajo e këndonte muzikën e lehtë a thua se ishte e specializuar, por ama të nesërmen këndonte “Qamilen” dhe të rrëqethte mishin. E “qante” edhe muzikën tiranase, ndërkohë që këngëtarët e tjerë nuk merrnin kurajën ta këndonin, përveç Afsa Zyberit. Parashqevia e zotëronte skenën. Si anën vokale, por edhe emocionale. Ishte unike, sa kohë këndoi në Shqipëri. Ah, gjërat e tjera pastaj që thuhen, jo jeta private e saj, jo lidhje me këtë apo atë, mua nuk më duhen fare. Sepse lidhjen nuk e shpiku ajo, as zgjidhjen. Ishin emocionet e moshës, të rinisë dhe ajo kishte të drejtë që të zgjidhte një simbol shpirtëror dhe kjo gjë nuk ka pse të ngatërrohet me muzikën. Sepse i shoh këngëtaret e sotshme, kanë një shkallë të madhe degjenerimi vokalisht. Nuk po mbahen aspak me vokal, por me shalë, të pasme e me gjoks silikoni. Ndaj sa vjen dita dhe i rritet vlera një këngëtareje si Parashqevia, Lindita Theodhori, për të mos shkuar deri te Vaçe Zela e ikona të tjera të skenës. Ato këngëtare që kanë qenë asokohe, nuk e merrnin kollaj emrin “këngëtare”, as të dilnin dot në festival, as të merrnin çmime, sepse kishte një kontroll gati barbar në të gjitha drejtimet. Këngëtaret që arrinin të dilnin në festival ishin si ato pikat e vajit të futura në një fuçi të madhe me ujë, që dilnin në sipërfaqe. Dhe Parashqevia ishte një pikë vaji…
A ka marrë ndonjëherë çmime të pamerituara?
Unë mendoj që nuk ka marrë asnjëherë çmim të pamerituar. Madje, ajo nuk ka marrë çmime që ka merituar. Kjo, po. Unë e kam mbajtur edhe në Amerikë, ndenji gati 6 muaj te shtëpia ime, në vitin 1990. Dhe ajo vuante nga diçka, sepse një pjesë të rëndësishme të trurit e kishte bosh për probleme të tjera.
Debati i dukshëm rreth kishës ortodokse të Shen Thanasit në Dhërmi, është kërpudha e sajuar që tenton të fsheh vatrën e nxehtë të një problemi fontamental në raportet historike midis fesë së krishtere ortodokse dhe asaj katolike. Si i tillë tejkalon Himarën, Epirin, Greqinë apo Shqipërinë. Duke u përpjekur për lexuar skenarin e debatit kupton se ai synon të fshehë rinisjen e një misioni të dështuar 135 vjeçar, (1628-1763) të ngritur nga kongregata e Propagandës Fide për të mbjellë katolicizmin në zonët e Himarës, (dhe të Pargës) qoftë edhe në formën e Unias (Baziliane). (Në një raport të misionarit Silvestro Sladhi drejtuar Vatikanit me 1760 midis të tjerash theksohet se “midis Himariotëve nuk ekziston asnjë katolik. Të gjithë janë armiq të Papës dhe përndjekës të pamëshirshëm të tij…”)
Tërheq vëmendjen fakti që një rinisje të misionit me qëllime të vjetra e të reja, zë fill pas 350 vjetëve. Debati nisi pikërisht në përvjetorin e vdekjes së Shën Kozmait që konsiderohet një nga dy shkaktarët kryesorë të dështimit të katolicizmit të Himarës. Arsyeja e parë lidhet me shfaqjen në skenën gjeopolitike të kohës të Rusisë, që i dha fund krahut ushtarak e ekonomik të Vatikanit në Ballkanin Perëndimor,- Republikës së Venedikut. (Është koha që Himariotët nuk i shkruajnë me letra Papës për ndihmë ushtarake kundër Turqisë, por Shën Petërburgut).
Kuptohet që sot ata morën përsipër një nismë të tillë nuk janë, as të vetëm, as aq të thjeshtë, as se ky skenar është i momentit. Prapa tyre ka projekte të kushtueshme, por jo të panjohura. Aplikimi i tyre kësaj here bëhet sipas fjalës së urtë, “gjetkë pula kakaris e gjetkë e bën vezën” (për të humbur gjurmët) Një nga protagonistët e këtij debati, A. Shkreli është i njohur në implementimin e dy projekteve të tjera me po këto ngjyrime, por të dështuara. Bëhet fjalë për projektin në lidhje me objektin “kishë -xhami” në kalanë e Shkodrës dhe ai me qendrën kulturore për intelektualët myslimanë në kishën-teqe të Melanit në Gjirokastër. Nga ana tjetër debati i nisur duket se kërkon të lehtësojë punën e institucioneve që do të thonë fjalën “shkencore” më pas, duke hapur shtegun publik për teza të manipuluara. (Pak a shumë kjo histori i ngjan heroizmit të Shkurtë Palvata-ve nga regjimi komunist)
Ky manipulim ngërthen deformime në një serë drejtimëshe dhe nivelesh ku mbizotëron ai patriotik si më i afti për të mbuluar çdo prapësi.
Deformimi më i thjeshtë. Ai i realitetit të objektit të kultit sot.
Dihet se një objekt kulti përcaktohet nga raporti qe vendosin besimtarët me të, pavarësisht nga parametrat dhe natyra arkitekturore. Besimtarët ortodoksë në Dhërmi e pranuan atë ndërtim, ngritur në vendin e shenjtëruar nga një kishë e shek. VI, si kishën e tyre. Fakti që ata falen atje me përkushtim prej 23 vjetësh dhe janë gati për çdo sakrificë në mbrojtje të saj, nuk lejon asnjë ekuivok dhe nuk pranon asnjë ndërhyrje. Çdo qëndrim i kundërt përbën provokim dhe shkelje të së drejtës fontamentale të njeriut, të drejtës së besimit.
Se dyti. Në një vend ku masa e legalizimit të objekteve të paligjshme përbën suksesin politik të çdo qeverie, nuk mund të pranohet arsyetimi se duhet prishur një objekt kulti në emër të zbatimit të ligjit.
Se treti. Vet strukturat përgjegjëse të shtetit deklarohen se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me vlerë aktive dhe të regjistruar kulturore, për arsyen e thjeshtë së është shembur përfundimisht që me 1972.
Duket se synohet personalizimi i vendit të shenjtë nga figura e një misionari të katolicizmit, për ta glorifikuar sa më bindshëm atë. (Edhe perandoria otomane, adoptonte kishat në xhami me shpresë se tradita e besimit do të bënte më të lehtë ndërrimin e fesë) Por e vërteta historike nuk pranon identifikimin e kësaj kishe, jo me një murg, por as me fenë katolike e as me hallkën e saj kalimtare të UNIA-s. Themelimi i saj daton në shek.. VI si kishë ortodokse. Misionari Catalano erdhi këtu pas mbi 10 shekujsh. Kisha e Shën Thanasit vazhdoi ekzistencën e saj si kishë ortodokse deri me 1972.
Së katërti. Dhe arsyetimi i shembjes së kishës për gjetjen e varrit të misionarit të Propagandës Fide, Nilo Catalano, përbën një abuzim. Të dhënat që fshihen, flasin se eshtrat e tij janë tërhequr nga italianët në luftën italo-greke me 1940. Pra, në mënyrë shumë abuzive dhe për të mbjellë mëri publike thuhet se varri ndodhet nën muret e këtij objekti semblist kultit që forca madhore e shtetit e shembi me pabesi.
Abuzimi me Nilo Catalanon dhe me historinë e misionit 135 vjeçar për përhapjen e katolicizmit në Himarë.
Pas etikitemit të Catalanos si arberesh, (Prof Matteo Mandala na thotë se është me origjinë spanjolle), harrohet se ai ishte një misionar fetar për të ndërtuar midis himariotëve urën për në fenë katolike dhe në mënyrë apriori i vishet manteli i pionerit të shqiptarësisë dhe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Faktet historike janë shumë kokëfortë për të kundërtën. Pas kryengritjes së dështuar të Dhionisios Filosofos me 1611 në Epir, u intensifikua myslimanizimi i dhunshëm e popullsisë së krishterë. Në këtë situatë nga Himara e lidhjeve të kahershme me Venedikun u shpeshtuan kërkesat drejtuara Papës për ndihmë ushtarake. Shpresa e himariotëve për ndihmë ushtarake, bashkë me krizën që përjetonte kisha ortodokse, u përdorën nga Vatikani, nëpërmjet Propagandës Fide, si mundësi për të ngritur në Himarë sistemin e misionarëve të katolicizmit të rajonit. Si bazë ekzistonte letra e famshme e himariotëve e 1581, sipas të cilës, ata, në këmbim të ndihmës ushtarake pranonin njohjen e autoritetit të Papës dhe besimin e tij. (Një vit më vonë Papa iu përgjigj me ironi të shenjtë. “Ne do t’ju kujtojmë në lutjet tona”.
Ndihmë ushtarake nuk arriti kurrë në Himarë. Misionet fetare vazhduan deri me 1763. I pari misionar, me 1628-1643, ishte qiprioti Neofitos Rodhinos, i cili kishte braktisur fenë ortodokse. Atij i takon merita e hapjes së shkollave fetare në Vuno, Himarë dhe Nivicë.
Periudha e pranisë së tij në Himarë përcakton dhe fazën e pare të Misioni mbi një-shekullor i Propagandës Fide në Himarë. Faza e dytë shkon deri me 1693 dhe e treta deri në fundin e misionit, me 1763. Përcaktimi i fazave lidhet më shumë me përbërjen e misionarëve. Kështu edhe misionarët e fazës së dytë vazhdojnë të jenë me prejardhje greko-ortodokse.
Nilo Catalano, me prejardhjen spanjolle shënon fillimin e fazës së tretë, që do të pasohet nga Filoteo Zaosi, Bazilio Matranga, Xhuzepe Skivo dhe Ioani Strati (1733) nga Dhërmiu. Kontributi i secilit misionar në favor të katolicizmit nuk kishte me pak vlera se ai i Catalanos. Ndryshimi i vetëm është se ai u varros në Dhërmi.
Abuzimi i radhës është ai në lidhje me kontributin “kombëtar fetar shqiptar” të Catalanos dhe të misionarëve të tjerë paraardhës dhe pasardhës të tij. Ne radhë të parë në atë periudhë asnjë mision fetar nuk kishte lidhje me kombin dhe kombësinë. Kështu që misionarët katolikë, ose bazilianë në Himarë, aq më tepër ata, i shërbenin me besnikëri misionit për të cilin kishin ardhur, që ishte përhapja e fesë së tyre. Edhe hapja e shkollave i shërbenin këtij qëllimi.
Historia dhe prof. Matteo Mandala na thonë se këta misionarë ishin Bazilian. Nathalie Clayer na njofton se në fillim të shekullit të XVIII, ekzistonte urdhri monastik grek, i bazilianëve të cilët arritën të kishin edhe seminarët e tyre “të destinuara për formimin e klerit të ritit grek, që dhanë po ashtu ndihmesën e tyre për formimin e një elite laike greko-shqiptare” Kjo do të thotë se nga pikëpamja hierarkike ky komunitet njeh autoritetin e Papës, ndërsa në funksionin praktik fetar, aplikonin ritin bizantin në gjuhën greke, i cili zbatohet ende midis arberëshëve të Italisë. Për këtë u quajtën Unitarë-bazilianë. Nathalie Clayer na thotë për këtë se “riti greko-bizantin kishte qenë një element qendror që karakterizonte italo-shqiptarët dhe, në veçanti, institucionet e tyre specifike (kishat, kolegjet, seminarët) cilësoheshin zakonisht si greco-albanese ose dei Greci (“e grekëve”).
Realiteti ortodoks i Himarës dhe qëllimi i përhapjes së katolicizmit nëpërmjet Unias e bënte më të domosdoshëm, ruajtjen e ritit bizantin, pra atij grek. Kjo do të thotë se edhe shkollat e hapura këtu ishin të karakterit fetar dhe i shërbenin këtij qëllimi edukimit në gjuhën e fesë. Skenaristët e këtushëm dhe të tanishëm, përpiqen me disa “ndoshta”, për fjalor të shqipes, dorëshkrime të humbura etj., ta identifikojnë Catalanon me kombëtaristin shqiptar me të hershëm edhe në lëmin e kishës.
Por i këto pretendime i rrezojnë pa mëshirë peshkopët arbëreshë që vizituan Tiranën në prillin e 2014. Ata deklaruan zyrtarisht se KOASH, “për ne arbëreshët me ritin bizantin në Itali ish dhe qëndron si një pikë referimi i përditshëm. Ne nuk kemi asnjë interes material ose territorial dhe fetar këtu në Shqipëri, ku Kishta Orthodhokse e bën shumë mirë e me nderë e shenjtërimit e popullit. …”
Raportet historike dhe aktuale greko-arbëreshe- në sferën fetare e laike – dhe fetare midis arbëreshëve dhe KOASH-it e bën të pavlerë demonizimin e faktorit grek në debat. Fatkeqësisht e riaktivizuan rishtazi skemën e njohur të antihelenizmit për të forcuar shqiptarizmin, deklaratat e OMONIAS dhe PBDNJ-së. Këto subjekte politike, për rritjen e kredibilitetit të tyre, arritën, që nëpërmjet disa qarqeve të caktuara greke me interesa në minoritetin etnik grek në Shqipëri, të futin në hullinë e tyre Ministrinë e Jashtme Greke. Ky ishte një As në duart e skenaristeve për “memoralizimin” e Catalanos, jo aq në favor të idesë për të krijuar piedastele për simbole fiktive të një krenarie virtuale kombëtare. Por edhe për ta shkëputur Propagandën e re Fide nga kuadri strikt fetar, drejt një horizonti “laik” me perspektivë të qartë politike dhe gjeopolitike.
Për skenarin ka kohë që punohet
Nga ana tjetër skenari nuk është i momentit. At Foti Fico nga Bregdeti, brenda mëkateve të tij kishte tërhequr vëmendjen Kryepeshkopit Anastas për tolerimet që ishte detyruar të bënte ndaj strukturave katolike, protestante, ungjillore e të tjerë në territorin e Mitropolisë së Gjirokastrës. Fshati i Shën Ilisë përballë Butrintit me banorë katolikë e myslimanë nga Veriu i vendit (nga ku më parë ishte rrëzuar me dhunë një kryq ortodoks), u ngrit nga këto strukturat katolike fill pas ngjarjeve të 1997 dhe përbën ndoshta treguesin e parë praktik të realitetit të pritshëm.
Nuk duhet harruar se censusi i 2011 i nxori katolikët gati sa dyfish të ortodokseve dhe strukturat ortodokse e kaluan thuaj në heshtje këtë abuzim historik.
Pak para vizitës së Papës së në Shqipëri, shtator 2014, nga “analistë” politikë shumë afër grupit të skenarit të tanishëm pati botime dhe analiza në media ku ortodoksia shqiptare identifikohej me strukturat ortodokse te shekullit XIV-XV që bënin aleanca me otomanët për të përballuar katolikët. Protokolli i vizitës së Papës kishte parashikuar kreun e ortodoksëve shqiptarë të rreshtuar midis krerëve myslimanë që rrinin vazhdimisht përballë grupit katolik. Një skemë e tillë çuditi dhe vet Papën, i cili tha se “ç’është ky rreshtim sikur jemi në ndeshje!” Vet apostrofat e Papës për “shqiponjën që duhet t’i kthehet folesë” u interpretua gjithashtu si nxitje për të përqafuar besimin katolik, atë që po bën vet kryeministri apo figura të tjera laike shqiptare.
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për trafikun e drogës me avion nga Vlora drejt Italisë, kurse kreun e qeverisë për heshtjen dhe mosreagimin për rastin në fjalë.
Në një deklaratë për mediat, deputeti Flamur Noka tha se prej 4 ditësh, as ministri dhe as kryeministri nuk japin asnjë shpjegim për përfshirjen direkte të funksionarit të lartë të policisë së Vlorës në trafikun e drogës, ashtu sikurse nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për përfshirjen e këtyre elementeve kriminal në nivelet drejtuese në Policinë e Shtetit.
“Edhe pse Rama gjendej sot në vendin e krimit, ai nuk gjeti asnjë moment për ta dënuar ngjarjen e përfshirjen e zyrtarëve të lartë në trafik droge,ashtu sikurse nuk ka gjetur asnjë moment të shpjegojë hashashizimin e Shqipërisë duke treguar në këtë mënyrë qe gjithshka ka edhe ka patur bekimin e tij dhe mburojën e sejmenit të tij”- tha ai.
Sipas tij, edhe pse Partia Demokratike dhe opozita kanë denoncuar parreshtur me fakte trafikun e drogës me avionë, megjithëse ju ngeci në rërë Riformato, përsëri ky trafik ka vazhduar të zhvillohej dhe do të zhvillohej dhe sot e kësaj dite nëse nuk do të ndërhynin autoritetet italiane.
“Trafikantët kishin garanci për aktivitetin kriminal nga shefi i policisë së Vlorës, dhe shefi i policisë së Vlorës kishte garanci e imunitet edhe më lart për trafikun e drogës. Përgjegjësia shkon tek Ministri i Brendshëm. Ky është rasti tipik i krimit të veshur me pushtet e pushtetit të veshur me krim”- tha ai.
Noka theksoi se derisa ministri “nuk jep asnjë shpjegim se përse u rikthye në detyrë shefi i policisë i kapur në krye të trafikut, pasi ishte përjashtuar në 2007 me po keto argumenta, nuk jep pergjigje se kush i jepte atij pushtet për të lëvizur drogën, cili deputet apo qeveritar i ofronte atij mbrojtje e paprekshmëri, atëherë ministri i Brendshëm është vetë drejtpërdrejt i lidhur me këtë aferë e duhet të mbajë përgjegjësi për të”.
Çdo student i historisë dhe çdo studiues që punon me dokumentet burimore të historisë e ka të qartë ligjin e heshtur se çdo dokument ka një parahistori, një histori, dhe një pas-histori. Keqkuptimi apo shpërfillja e këtyre elementëve krijon pashmangshmërisht keqkuptim ose ngatërrim të informacionit historik që buron prej dokumentit. Këto mendonim këtyre ditëve, teksa ndiqnim në mjetet e informimit publik çështjen e tempullit të Shën Athanasit në Dhërmi dhe projektin për kthimin e asaj kishe në faltore për të nderuar Peshkopin e Durrësit, Nilo Catalano.
Parahistoria
Për misionin e atë Nilo Catalano-s në Himarë folën dhe shkruan jo pak personalitete dhe persona. Ca më pak u fol për Misionin Bazilian. Aspak nuk u fol për karakterin që kishte ky Mision. Meqenëse historia nuk fillon me misionin dhe vdekjen e atë Catalano-s në Dhërmi, ndejmë se këtu lind nevoja për të vërtetën.
Pas skizmës (çarjes) së Kishës më 1054, Kisha e Lindjes dhe ajo e Perëndimit filluan të baresin në udhët e tyre të veçanta. Rrjedhimisht, edhe zonat e influencës së tyre u ndanë. Gjatë shekujve në vijim, komunikimet mes palëve nuk mungojnë, deri sa arrijnë kulmin tek Këshilli i Firence-Ferrarës (1438-1445), në të cilin diskutohet bashkimi i dy kishave. Perëndimi do të kontribuonte me të holla dhe ushtri, kurse Lindja duhej vetëm të njihte primacinë e Selisë së Shenjtë. Marrëveshje nuk u arrit, Konstandinopoja ra, Patriarkana e Konstandinopojës u kthye në institucion të administratës osmane.
Pavarësisht, këtyre ngjarjeve, ëndrra e bashkimit mes kishave nuk u shua në mendjet e të krishterëve të cilësdo palë. Dikur u mishërua si ndjesi e pastër shpirtërore, dikur si nevojë e diktuar nga rrethanat, herë me dëshirë (p.sh., rasti i arbëreshëve), herë me dhunë (rasti i Polonisë, ku nën ndikimin e murgjve Jezuitë, mbreti i Polonisë imponon me dhunë primacinë Papale mbi ortodoksët polakë, litanë dhe ukrainas, duke përndjekur kundërshtarët). Pavarësisht mënyrave, bashkimi ndodhi dhe dukuria u quajt uniatizëm.
Me themelimin e Kongregacionit të Propagandës së Fesë më 1622, parimi i bashkimit filloi të përdorej gjithnjë e më shpesh. Kisha e Lindjes nuk e dëshironte aspak misionarizmin katolik në zonat e veta, madje, e dënonte. Klerikë e murgjër të urdhrave të ndryshëm katolikë dërgoheshin në çdo anë të botës, edhe ku nuk ishte shpallur, edhe ku ishte shpallur Ungjilli. Me të njëjtin parim u dërgua edhe Misioni i Murgjve Bazilianë në Himarë. Por, ishte apo nuk ishte Himara vend i ungjillëzuar? Sipas të dhënave historike, në shek. XVII Himara është një nga peshkopatat e Mitropolisë së Janinës, ndodhet në jug të peshkopatës së Apollonisë, Bylisit, Vlorës, Gllavenicës dhe Kaninës, në perëndim të Mitropolisë së Beratit dhe në veri të peshkopatës së Drinopojës. E gjithë krahina ka një numër të madh kishash bizantine dhe pasbizantine, si dhe kler vendas. Të gjitha këto janë shenja se është zonë që e ka pranuar Ungjillin dhe ka një kishë të vetën aktive.
Historia
Në rrethanat e vështira që i kishte vënë pushtimi osman, banorët e Himarës i dërgojnë më 1577 dhe 1581 dy letra Selisë së Shenjtë. Kërkesat e tyre janë konkrete: kërkojnë ushtri dhe para, me qëllim që t’i kundërvihen Perandorisë Osmane. Në rast fitoreje, Filipi i Spanjës do të jetë prijësi i tyre shtetëror, kurse Papa prijësi shpirtëror. Për fatin e keq të himariotëve, asnjë nga kërkesat e tyre nuk u përmbush, për arsye që nuk lidhen me palët. Ndërsa më 1633 në Himarë mbërriti misionari i parë bazilian, Neofito Rodinò, i cili filloi misionin e përhapjes së Ungjillit në një vend tashmë të ungjillëzuar.
Çfarë nënkuptojmë, konkretisht, me mision? Pasi popullata e zonës ka pranuar të renditet nën udhëheqjen shpirtërore të Romës, misionarët katekizojnë besimtarët duke përdorur tekstet e miratuara nga Kongregacioni i Propagandës. Një element thelbësor në procesin e katekizmit ishte gjuha e përdorur. Punët ishin fort të thjeshta në këtë pikë, pasi që më 1592 Vatikani kishte miratuar përdorimin e E Mbsuame e Krështerë hartuar nga arbëreshi Lukë Matrënga. Pyetja është: këta misionarë, vallë, kishin mision të drejtpërdrejtë përhapjen e gjuhës shqipe? Sigurisht që jo. Gjuha ishte mjeti për të arritur qëllimin kryesor, konvertimin, pranimin e Doktrinës Katolike nga të krishterët ortodoksë. Kongregacioni i Propagandës u këshillonte misionarëve të saj, që vepronin në vende të huaja, të mësonin gjuhën lokale. Në rastin e misionarëve arbëreshë, gjuha ishte e njohur. Kjo vërteton pa asnjë pikë dyshimi se banorët e Himarës nuk ishin katolikë, përndryshe, nuk do të ishte i nevojshëm misioni. Bëhet, njëkohësisht, i qartë edhe dallimi mes kishave, të cilin duhet ta themi shkoqur. Po ashtu, nuk u tha se ka një ndryshim mes Peshkopit të Durrësit dhe Vikarit Papnor të Himarës, tituj të cilët mori Catanalo më 1693, dhe Mitropolitit të Janinës, autoriteti tradicional dhe i ligjshëm kishtar nga i cili varej Himara në po atë vit.
Le t’u hedhim, ndërkohë, një sy ca dokumenteve të mëvonshme të vitit 1759 që lidhen me këtë temë. Në dokumentet e Arkivit të Politikës së Jashtme të Perandorisë Ruse, ruhen 4 dokumente që lidhen me këtë zonë. Në dokumentin nr. 1 (Gregory Arsh, Rusia dhe Pashallëqet e Epirit, 1759-1831, dokumente nga arkivat e Rusisë, Athinë 2007, fq. 35-36), himarjotët dërgojnë dy të besuar të tyre që të bisedojnë me Ministrin e Jashtëm të Rusisë në Stamboll. Këtyre u japin edhe një letër drejtuar Perandorisë së Madhërishme Ruse (sic.), së cilës i komunikojnë se “nëpërmjet kësaj letre dëshirojmë t’ju sigurojnë për nënshtrimin me dëshirë dhe të vullnetshëm të një populli që deri tani shquhet për shërbimet e tij ndaj të tretëve, dhe i cili do ta kishte edhe më shumë për lavdi që të jepte jetën e tij për një shtet që ka të njëjtin besim me të”. Duket haptazi se, teksa misioni bazilian është aktiv në Himarë, vendasit gjetiu deklarojnë se janë ortodoksë…. Ndërsa në dokumentin nr. 4 (po aty, fq. 40-42), përfaqësuesit e Himarës bëjnë një përshkrim të historisë e vendit dhe të trimërive të tyre në beteja. Nga ky dokument, citojmë: “Republika e Venedikut …. gjithmonë i shpërblente familjet më të rëndësishme me pensione të veçanta, me qëllim që të ruante zellin e tyre dhe të siguronte përgjithmonë mundësinë e rekrutimit të çetave”. Ajo që deduktojmë nga këto dokumente është se himarjotët ishin tejet pragmatistë, elastikë dhe mendjehapur ndaj realitetit praktik të jetës së përditshme, marrëveshjet e tyre ishin të qëndrueshme apo fluide, sa dhe siç i diktonte nevoja. Nuk ishin të lidhur pazgjidhshmërisht me asnjë pushtet politik dhe, siç duket, deklarimi i besimit ishte mjet në aleancat e tyre me botën përreth.
Në artikujt e këtyre ditëve lexuam shpesh se “kisha e Dhërmiut është kishë katolike e ritit ortodoks”. Kjo, në fakt, mbeti në fjalë, sepse në formë të dokumentuar, askush nuk solli ndonjë argument. Informacione mbi kohën, themeluesit dhe ndërtuesit e tempullit të Shën Athanasit, nuk kemi. I vetmi dokument që na mbërrin gjendet në botimin e Theofan Popës Mbishkrime kishtare në Shqipëri, fq. 297-298, dhe është një mbishkrim në prothesis, vendi ku përgatitet buka dhe vera, para se të shndërrohen në Trup dhe Gjak të Krishtit. Mbishkrimi (i paraqitur në foto) përkthyer në shqip thotë: “Dedë, Nikolo Lekas, Dhimo, Thodhora, Nikolo, Dedë dhe të bijtë e tyre, Gjini, Kokali”. Katër germat e fundit janë data: 1671. Sipas Popës, me mendimin e të cilit bashkohemi, mbishkrimi i përket një periudhe të afërt me ndërtimin e tempullit. Personat që përmenden ndoshta janë dhe kontribuuesit më të mëdhenj në ndërtimin e tempullit, pasi është krejt normale që emrat e dhuruesve të vendosen në këtë pjesë të tempullit. Gjuha e shkrimit është greqishtja. Këtu mbetet në fuqi tradita bizantine, e cila përdor greqishten si gjuhë të adhurimit në kishë, dhe si gjuhë të teksteve fetare, pasi për miletin e rumëve kjo është gjuha e ligjshme e lejuar nga Porta e Lartë. Pse ndodh që, në një kohë kur himarjotët janë konvertuar në katolikë, përdorin greqishten si shkrim liturgjik? Siç thamë, për misionarët bazilianë ishte shqipja gjuhë e misionit, as latinishtja, as greqishtja, argument mbi të cilin mbështeten fort mëtuesit e katolicizmit të Himarës dhe të tempullit në fjalë.
Ndërkohë, tempulli i Shën Athanasit ndodhej në një fshat i cili sot i përket besimit ortodoks, ku nuk rezulton të ketë asnjë shpirt katolik. Tempulli ndodhet edhe mes 18 tempujsh të tjerë ortodoksë (sipas një dokumenti të vitit 1922). Kjo tregon se, me gjithë përpjekjet e misionit bazilian, në Himarë nuk u arrit të ndërtohej një Kishë (bashkësi) e qëndrueshme katolike e ritit bizantin. Po ashtu, duke e parë nga ana e kundërt, nëse Shën Athanasi është tempull katolik, po të tjerët rreth e rrotull, ç’janë? Nëse e gjithë zona pohoi katolicizmin, të gjithë tempujt e tjerë të mëvonshëm duhet të jenë katolikë…
Duke pasur parasysh sa më sipër, të pohosh se Himara është katolike, është një e vërtetë e nevojshme, e fabrikuar prej pushtetit që flet me majën e matrapikut, apo akademizmave që flasin nga podiume autoritare, për të justifikuar arbitraren. Duket sikur në këtë vend nuk udhëheq arsyeja, por forca, dhe kur forca ndjehet e kërcënuar, atëherë qeveris barbaria. Në fund, nga gjithë ky gërshet barbarie dhe budallallëku, i humburi më i madh është… Nilo Catalano.
Pas-historia
Në kohët e sotme, mosmarrëveshjet që ndanë dikur Kishën e Krishtit janë zgjidhur në nivel teologjik, duke hapur rrugën për bashkimin praktik të kishave dhe sheshimin e ndryshimeve. Ndërkohë, mes të krishterëve të Shqipërisë, këto ndryshime nuk kanë lënë shenja të thella, as kanë ngritur ndonjëherë pengesa që nuk lejojnë komunikimin mes komuniteteve. Duke shprehur mes tyre frymën e bashkëpunimit, Kisha Katolike e Shqipërisë dhe KOASh kanë nënshkruar edhe një marrëveshje, në të cilën përmendet specifikisht varrosja një herë e mirë e prozelitizmit mes kishave, duke e konsideruar uniatizmin si të papërshtatshëm për kohët e sotshme.
Kësisoj, në realitetin shqiptar mirëkuptimi mes të krishterëve është krejtësisht në përputhje me ligjet dhe Ungjillin, dhe ngritja e një përmendoreje për nder të atë Nilo Catalano-s, për të kujtuar kontributin e tij në dobi të gjuhës shqipe do të ishte, mendojmë ne, vepër e përkrahur edhe nga të krishterët ortodoksë të Shqipërisë. Misionit të tij, sa lidhet me gjuhën dhe kulturën, nuk i ndryshojmë asnjë presje, madje mbështesim pa asnjë hezitim gjithë sa janë thënë më parë nga të tjerë. Emri dhe figura e Catalano-s nuk ishte nevoja të molepseshin me epitetet që u thanë dhe veprat fyese që u kryen ndaj ortodoksëve shqiptarë, apo me histori rrënimesh, hapje varresh, eshtrash dhe zhvarrosjesh.
Lexuam dje frazën sarkastike se “kisha e Shën Thanasit do të rilindë”. Sot, fatkeqësisht, pamë gërmadhat e mbetura, teksa tempulli ishte shembur natën. E padëgjuar kjo që nga koha e Diktaturës së Proletariatit. Si do të vijë rilindja, duke shtërzyer mbi rrënoja? Me çfarë fytyre? Me çfarë autoriteti dhe prej kujt? Nëse do të investojë shteti, si do të bëhet kjo, për sa kohë shteti është laik dhe taksapaguesit e tij duhet të miratojnë një veprim të tillë. Kurse trualli i tempullit është, ligjërisht, pronë e KOASh, dhe, siç thotë ligji, prona është e paprekshme, pavarësisht e kujt. Nëse do të investohet nga ndonje orgatizëm tjetër, përsëri, mbi cilën pronë dhe me miratimin e kujt? As përfaqësuesit lokalë, as pushteti qendror nuk i përmendën këto “çikërrima” ligjore! E kthyen Nilo Catalano-n, nga një simbol të gjuhës dhe kulturës, në një sinonim të arrogancës shtetërore dhe të shpërfilljes ligjore.
Për ortodoksët, Kisha janë besimtarët, jo tempulli, vendi ku mblidhen është tempulli, shtëpia e tyre shpirtërore. Kur cenohet tempulli i tyre, është cenuar jo garazhi, por shtëpia. Për Kishën tempulli nuk është me vlera vetëm atëherë kur u përgjigjet disa shijeve të caktuara estetike, apo moshës së mureve. Tempulli është vendi ku kryhen Sakramentet, të cilat, për ata që besojnë në to, janë të shenjta dhe të shtrenjta. Vallë, a nuk duhet t’i dijë këto katoliku i vërtetë? Matanë kësaj, dhunimi i objekteve fetare është dhunim i lirisë së njeriut për të jetuar i lirë, të drejta të cilat shteti dhe shoqëria ka detyrë t’i mbrojë. Ndërtim pa leje? Vërtetë, të ishte kjo arsyeja…?!
Në Plavinac, ku Tito kalonte pushimet e tij verore, kronikat na kanë lënë evidenca për shumë dinjitarë, politikanë dhe artistë të njohur …… botërorë, që dëgjonin udhëheqësin e madh jugosllav teksa u jepte këshilla dhe… benefice. Tito shpjegonte sistemin e tij të vetadministrimit me një siguri e patos, që e besonte vetëm vetë. Shumë syresh, që i qëndronin përballë, e dinin se ishte në një qerthull, që do ta çonte drejt kolapsit. E megjithatë dëgjonin, argëtoheshin dhe iknin, duke u lënë vendin të tjerëve të dëgjonin të njëjtat.
Shumë vjet më vonë, disa nga politikanët ballkanikë, s’janë aspak më të varfër se Tito, por njësoj shpalosin ide dhe mundësi, që kanë pak gjasa të ndodhin. Më së shumti, janë të huajt që i marrin dhe u tregojnë udhën ballkanasve, pa ditur se shumë syresh, janë më të sofistikuar dhe e njohin politikën, biznesin dhe të ardhmen e kontinentit shumë më mirë sesa ata. Pa përmendur rastin e kryeministrit kroat Sanader, liderit malazez Gjukanoviç apo maqedonasit Nikolla Gruevski, këta të dy ende në fuqi, mjaftohemi me dy kryeministrat tanë të fundit. Pa formimin bazë në shkencat politike, jurisprudencës dhe ekonomik, ata i kanë besuar shumë talentit të tyre oratorik e mendimit, dhe i kanë dhënë vetes shpesh leje të artikulojnë gjëra që i kalojnë këllqet e tyre. Duket se rastin më flagrant e pati z. Berisha kohë më parë, kur pohoi se Shqipëria gjatë kohës që qeverisej prej tij ishte i vetmi vend në Europë që kishte rritjen më të madhe ekonomike pas Gjermanisë!! Edi Rama nuk është aq i çartur në dukje, por para Samitit të Vjenës, arriti të bënte një deklaratë gati të pabesueshme edhe për veten, kur pohoi se azilkërkuesit shqiptarë që shkojnë në Gjermani nuk nisen nga tokat e tyre, por nga vendet e BE-së, kryesisht nga Greqia!!! Këto mini-dëshmi janë në bazë të argumentit që e shpjegon formimin e munguar politik, juridik dhe ekonomik, që i bën shpesh politikanët shqiptarë, jo vetëm të stonojnë në artikulimet e tyre, por më shumë se kaq, të jenë zorshëm patetikë. Ndërkohë që vendi ka nevojë për liderë më kokulur, që e shikojnë realisht problematikën e vendit dhe nuk mbahen me propagandë boshe. Dhe, retorika e liderëve tanë, sidomos në takimet ndërkombëtare, është një palimpsest i gjërave që shkruajnë dhe përcjellin mendimtarët e njohur, pa qenë asnjëherë vetvetja.
Dhe, të kthehemi në aktivitetin e fundit, ku Serbia mori maksimumin e gjërave falë një politike pas Berlinit më kokulur, më të bindur dhe me më pak fryrje. Beogradi arriti që falë lëshimeve (të detyruara) ndaj Kosovës të marrë benefice, por edhe të shikojë gati të hapur procesin e saj evropian shumë shpejt. Gjithsesi s’është vonë edhe për Shqipërinë, megjithëse Vjena e kaloi në plan të dytë. Samiti më 27 gusht ishte i dyti, pas një serie prej pesë samitesh që janë planifikuar të zhvillohen deri në vitin 2018 dhe ku nuk besohet se të gjithë këta personazhe politike që e nisën, do e përfundojnë.
Në argumentin tonë, vendi ka nevojë për liderë që të mendojnë për shumë më tepër jashtë fryrjeve, pasi objektivat e samiteve janë tashmë disi jashtë kontekstit, kur Evropa po mësyhet prej lëvizjeve të mëdha migruese prej të gjitha anëve. Mesazhet e Vjenës në letër ishin të bukura, por kur Rama artikuloi sipas mendimit të vet “të hapur”, mori përgjigjen e zakonshme se: “para mbështetjes financiare, Evropa ishte aplikim vlerash dhe kjo ishte sfida kryesore.”
Në terren, qëndrimi i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit është tepër cinik. Një shifër që llogaritet e rrumbullakosur në rreth 85 miliardë do i jepet Greqisë me 10 milionë banorë dhe për tre vjet, ndërkohë që kjo masë e madhe e Ballkanit Perëndimor do përfitojë vetëm 1 miliard për 5 vjet. E më shumë, kjo do shkojë, për hir të së vërtetës, për të trasuar udhën që qarkullimi i tregtisë së Evropës të jetë më i shpejtë.
Në argumentin tonë, një lider i mirë, që i di limitet e veta dhe caqet e formimit politik, mund të ishte i kursyer, jo thjesht për të konstatuar problematikën, por për të përcjellë realisht kërkesa reale të vendit, pa i fshehur fare problemet e vërteta.
Është afërmendsh që BE-ja i di mirë sot gabimet e saj, ku dallon Euro dhe politika e jashtme evropiane. Por, nga ana tjetër, e dimë mirë se Evropa ka frikë dhe sot është e pafuqishme.
Pas Luftës së Ftohtë, Evropën e kapi një gjumë letargjik sikur gjithçka u zgjidh dhe tashmë nuk ekzistonte rreziku. Ndërkohë që Evropa, si shkak i kësaj mungese vizioni, nga muret imagjinare, në kontinent po ngre mure reale kudo. Teksa Rusia e kërcënon dhe e sfidon hapur, njësoj si Lindja e Mesme me valët e refugjatëve dhe krimin e ISIS-it. Ndaj, i gjithë ky cinizëm i kohës e bën të vogël artikulimin shpresëdhënës të liderëve ballkanikë, që tashmë, edhe pse u thonë se nuk ka Evropë pa ta, askush prej tyre nuk e beson realisht hapjen shpejt të derës. Kontinentit i mungon strategjia, por më shumë liderët që vërtet dinë të bëjnë diferencë. E kur dëgjojnë patetizmat e ballkanasve, si liderët tanë, që s’kanë ç’t’u bëjnë deputetëve të tyre, funksionarëve të inkriminuar, kur s’dinë të bëjnë një reformë si duhet, gjithçka e bën më të pamundur. Dhe, s’është detyrë e Shqipërisë, si në rastin e Ramës, të tregojë defektet e Evropës, sesa t’i mbulojë qoftë edhe një andrallë të vogël kontinentit, që edhe pa të ka shumë.
Ndaj, diskurset e politikanëve tanë, më shumë se i tundin evropianët, i vënë më në letargji për të besuar se rruga e integrimit është e vështirë dhe e ardhmja e kontinentit është sërish e zymtë. Por, edhe pse Rama ka sharm, mungesa e formimit bazë, ashtu si paraardhësi i tij Berisha, e bën tejet patetik dhe pak të besueshëm. Qoftë edhe për qytetarët e vet që ikin dhe ikin dhe janë gjithnjë e më të stresuar prej mungesës së shpresës. Sepse nuk mund të thuash më bëma si ato të Titos, që gënjente për një sistem gati irreal.
Të takosh Luan Zhegun dhe Arben Dukën e të bisedosh me ta kupton se jeta është edhe muzikë.
Aty për aty humbasin në vite, kujtojnë këngët, tekstet, kolegët e tyre për të cilët kanë shumë nostalgji. Janë vitet më të bukura të jetës, vitet e rinisë, kur edhe fryma e punës ishte e përzier me atë të pasionit.
Muzika e përpara viteve ‘90 për ta është ar i kulluar, dhe këngëtarët që i kanë dhënë zë teksteve dhe kompozimeve ishin ndër më të mirët e vendit.
DITA ka ftuar dy emra të rëndësishëm të penës dhe muzikës shqiptare për një debat të hapur këto ditë në lidhje me ecurinë e këngëtareve në ato vite.
Pas reagimit të ashpër të Lindita Theodhorit, DITA ka biseduar me dy mjeshtër të këngës. Njëri është ndër poetët më të njohur nëpër festivale, i cili ka vendos vulën e tij nëpërmjet fjalës së kënduar dhe tjetri një këngëtar dhe kompozitor, me titullin Mjeshtër i Madh.
Leka u shpreh se personi që di shumë për marrëdhëniet e këngëtareve në kohën e regjimit është Luan Zhegu (“por ai nuk flet”).
Për të thënë ato që di, ne kemi ftuar në bisedë Arben Dukën dhe Luan Zhegun. Si i njohin ata këngëtaret Lindita Sota (Theodhori) dhe Parashqevi Simaku.
Si qëndron e vërteta e ecjes përpara me anë të hireve të tyre.
Pse nëse nuk kishe talent avulloje shumë shpejt, dhe cilat janë arsyet e një reagimi aspak etik të një muzikanti?
“Pas 30 apo 40 vjetësh, më duket absurditet të dalësh me këto skema që për mua janë të turpshme. Nëse do ishte ashtu, mund të dilje në një festival dhe avulloje, por një këngëtare që është e talentuar, rron gjatë në skenë.
Për ato që ka thënë ai zotëria (Gjergj Leka), janë këngëtare që kanë qëndruar shumë gjatë në skenë.Nuk besoj se ai i ka qenë në një gjendje normale që i ka thënë ato fjalë.
Unë Gjergjin në atë kohë e kam pasur shok të afërt, pinte raki, fliste shumë, por kurrë nuk ka qenë thashethemexhi. Jam i befasuar nga kjo deklaratë,” shprehet Arben Duka.
Ndërsa kantautori Luan Zhegu shton se: “Gjergjin e njoh shumë mirë dhe jam njohur dhe me të ëmën, Rozmarinë, një këngëtare e mrekullueshme e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Njoh Zhuliana Jorganxhiun, tezen e Gjergjit dhe kam bashkëpunime të mrekullueshme me të. Gjergji është djalë shumë i talentuar, qoftë si kompozitor edhe si orkestrues. Jam i befasuar si ndodhi kjo mes artistëve”.
1.
Sulmi fetar që qeveria Rama ndërmori kundër Kishës Ortodokse në Dhërmi sot ka tronditur opinionin shqiptar. Tronditja është e shumanshme. Në njërën anë nacionalistët dhe mbështetësit e kryeministrit Rama këtë sulm e shohin si triumf apo më saktë hakmarrje mbi helenizmin. Ka të tjerë që e shohin si triumf të katolicizmit mbi ortodoksinë. Por ka edhe shumë të tjerë, e sidomos besimtarët ortodoks shqiptarë që e shohin si një agresion të hapur nga qeveria katolike e Rilindjes kundër fesë së tyre.
2.
Rrënimi që qeveria Rama i bëri kishës së Shën Athanasit në Dhërmi, nuk është sulmi i vetëm që qeveria katolike e Edi Ramës i ka bërë tolerancës fetare në Shqipëri. Që prej ardhjes së saj në pushtet qeveria Rama ka bërë disa sulme kundër komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare të vendit tonë. Këtu lë të përmendim shkarazi sesi me fondet e shtetit tonë laik, kryeministri Rama solli Papën në Tiranë dhe çoi qeverinë e tij në Vatikan që të marri bekimin e Kishës Katolike. Për herë të parë që nga koha e komunizmit, në vitin 2014 qeveria e Edi Ramës bëri arrestimin e parë masiv të besimtarëve myslimanë ku pasi dhunoi disa xhami në të gjithë vendin, arrestoi dhjetëra besimtarë dhe dy hoxhallarë të cilët mbahen në burgje deri në këtë moment. Në përgjigje ndaj luftës së amerikanëve në Siri, qeveria Rama ka vënë të gjithë policinë e shtetit në gatishmëri për të survejuar xhamitë dhe spiunuar të gjithë myslimanët nën pretekstin e terrorizmit. E në anën tjetër, qeveria shqiptare e ka mbushur vendin tonë me terroristë iranianë të grupit Moxhahedin el-Halk dhe ka armatosur grupe terroriste kurde në Irak dhe në Siri.
Përpos arrestimit masiv të myslimanëve dhe bashkëpunimit me terrorizmin ndërkombëtar, kur Papë Bergolio vizitoi Tiranën në 2014, kryeministri Rama, për herë të parë në historinë e vendit tonë i deklaroi hapur të gjithë botës që Shqipëria nuk është vend mysliman edhe pse në fakt, akoma shumica e popullsisë së Shqipërisë i përket fesë myslimane. Kolegu i tij Ilir Meta e largoi Shqipërinë nga Konferenca Islamike edhe pse qeveria Rama e çoi qeverinë e tij në Vatikan.
3.
Sulmet e qeverisë Rama kundër fesë dhe tolerancës fetare në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm nga kryeministri. Miqtë dhe këshilltarët e tij më të ngushtë, që nga Artan Shkreli, Maks Velo, Sandër Lleshi etj në mënyrë të vazhdueshme kanë sulmuar komunitetet fetare jo-katolike në vendin tonë. Kanë sulmuar historinë e Shqipërisë të cilën në mënyrë të vazhdueshme e tregojnë si të lidhur me Katolicizmin, duke përjashtuar kështu Islamin dhe Ortodoksinë. Kur në shtator 2014 në Tiranë erdhi Papa i Romës, ministrat, këshilltarët dhe kolegët e kryeministrit Rama u rreshtuan të gjithë në meshën e Papës dhe para kamerave i treguan të gjithë shqiptarëve që nuk janë laikë, por janë besimtarë të betuar katolikë.
Por megjithatë, nëse deri më sot qeveria Rama sulmet më së shumti i ka drejtuar kundër myslimanëve në emër të Perëndimit, luftës kundër terrorizmit dhe Evropës (e cila portretizohet si e krishterë në hartat që Artan Shkreli i ka vënë kryeministrisë), sulmi më i fundit që qeveria Rama ka bërë kundër Kishës Ortodokse në Dhërmi është i paprecedent. Edhe pse propaganda nacionaliste shqiptare ka qejf ti portretizojë si grekë, komuniteti ortodoks në Shqipëri është i urtë dhe paqësor. Me në krye peshkopin Janullatos ata janë munduar në këto 20 vitet e fundit të ringjallin komunitetin e tyre, i cili, si pasojë e lidhjeve me Greqinë, shpesh është gjendur i anatemuar për keq.
4.
Sulmi që qeveria Rama ndërmori kundër Kishës së Shën Athanasit sot në Dhërmi, është shqetësues për dy arsye kryesore. Arsyeja e parë ka lidhje me laicizmin apo shekullarizimin e shtetit shqiptar. Ndërsa deri më sot, këshilltarët dhe shokët e kryeministrit Rama, fundamentalizmin e tyre katolik e lëshonin më shumë si skizofreni personale, sulmi që shteti shqiptar ndërmori në Dhërmi është rrëfyer nga të fundit si një sulm fetar. I pari që na tregoi në media që kisha e Dhërmiut nuk po rrëzohej për arsye laike (ndërtim pa leje), por për hir të katolicizmit dhe për të nderuar një prift katolik, ishte këshilltari i kryeministrit për kulturën, Artan Shkreli i cili u prononcua i pari për këtë sulm. Në daljen e tij publike ai shpjegoi që Kisha Ortodokse në Dhërmi do të rrënohej për të nxjerrë eshtrat e një misionari katolik të vdekur. Këtë fakt e përforcoi edhe miku i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima i cili në një shkrim që botoi në gazetën Shekulli shpjegoi që Bashkia e Himarës kishte rënë dakord për të shembur Kishën Ortodokse të Shën Athanasit, gjetur eshtrat e misionarit katolik Nil Katalani dhe ndërtuar një kult katolik mbi kultin e ortodoksëve. Kokëdhima tregoi që në këtë projekt ishte përfshirë shteti shqiptar dhe italian. Profesorati i Universitetit të Vlorës, profesorët italianë Francesko Altimari, Mateo Mandala, Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo; si dhe disa studiues të tjerë nën kujdestarinë Edi Ramës do të organizonin një konferencë për të nderuar misionarët katolikë që janë munduar të prozelitojnë ortodoksët.
Faktet që Kokëdhima dhe Shkreli shpallën me arrogancë në media, ndërsa i sqaruan opinionit tonë publik që shteti ynë nuk është më laik, por është kato-laik dhe ka hedhur para, profesorë, dhe buldozerë për të rrënuar një objekt kulti ortodoks dhe zëvendësuar atë me një katolik; i treguan opinionit publik edhe mos respektin total që qeveria shqiptare ka për Kishën Ortodokse, ligjin dhe akordet që ajo ka me këtë institucion të rëndësishëm fetar. Edhe pse Kisha Ortodokse protestoi në mënyrë të vazhdueshme kundër dhunimit të kultit të saj, edhe pse shteti grek i kujtoi qeverisë së Tiranës që të respektojë të drejtat e minoritarëve grekë, qeveria Rama vazhdoi me të vetën. Ajo shembi në mënyrë tinëzare Kishën e Shën Athanasit dhe mesa duket do të vazhdoj me ngulm të ndërtoj një kult për prozelitin katolik Nil Katalani në Himarë, duke ofenduar kështu disa qindra mijëra ortodoksë në të gjithë vendin.
5.
Miqtë e mi ortodoksë, me të cilët kam biseduar këto ditë më thonë që Kisha Ortodokse do të ankohet pranë Bashkimit Evropian për dhunën fetare që qeveria Rama po kryen kundër fesë së tyre. Ndërsa unë shpresoj që Bashkimi Evropian dhe instancat e tjera ndërkombëtare të reagojnë sa më shpejt për të ndaluar kryqëzatën katolike që kryeministri Rama po kryen kundër ortodoksëve në jug, unë do të doja që edhe ambasada amerikane të bënte një gjë të këtillë.
Kuptohet që unë nuk do të doja që amerikanët të përdorin dronet siç bëjnë në Siri, për të ndaluar shkatërruesit e kishave, por të doja që ambasador Lu-ja që u flet myslimanëve natë e ditë për tolerancën fetare, një gjë të këtillë ta bënte edhe me kryeministrin tonë dhe stafin e tij ekstremist katolik.
Por më shumë në këtë debat unë do të doja që të reagonte shoqëria civile shqiptare. Ajo duhet të protestojë kundër kato-laicizmit të qeverisë Rama dhe të mbrojë me vendosmëri shekullarizimin dhe largimin e politikës nga feja. Shoqëria jonë, kryeministrin tonë katolik duhet ta pyesë për paratë që ai harxhoi për të sjellë Papën në Tiranë, dizainimin e kryeministrisë së tij si një kishë katolike, dhe ti kërkojë llogari për fundamentalistët katolikë sikur Artan Shkreli me shokë që ai mban rreth vetes. Ne duhet ta pyesim kryeministrin Rama, nëse shteti që ai drejton është shtet shekullar apo fetar katolik?
Nëse është shtet katolik, atëherë myslimanët dhe ortodoksët e Shqipërisë duhet ta kuptojnë që jemi duke jetuar në kohën e Haxhi Qamilit dhe Spiro Milos. Por nëse kryeministri ynë do të na thotë që jetojmë ende në një shtet shekullar ku shteti është i ndarë nga politika, atëherë ne duhet ti kërkojmë llogari kryeministrit tonë për kishën e Dhërmiut dhe incidentet e tjera fetare që ai ka kryer në muajt e fundit.
Deklaratë e Përbashkët mbi themelimin e Zyrës së Bashkëpunimit Rinor Rajonal të Ballkanit Perëndimor
Ne, kryeministrat e vendeve pjesëmarrëse të Ballkanit Perëndimor, në takimin e Vjenës, në kuadër të Konferencës mbi Ballkanin Perëndimor.
– Duke pasur parasysh objektivin e vendosur në “Procesin e Berlinit” për të zgjeruar shkëmbimet ndërmjet vendeve, në veçanti midis të rinjve,
– Me synimin për të bërë më thelbësor bashkëpunim rajonal me anë të identifikimit të interesave të përbashkëta, që kanë për qëllim forcimin e kontakteve ndërmjet popujve dhe rritjen e besimit në shërbim të bashkëpunimit rajonal qytetar,
– Duke pasur parasysh se bashkëveprimi në të gjithë rajonin dhe bashkëpunimi midis të rinjve janë të një rëndësie vendimtare për të çuar më tej integrimin europian, promovimin dhe përhapjen e vlerave europiane, nxitjen e shpirtit europian, si edhe të kuptuarit e konceptit të Bashkimit Europian dhe rëndësisë e tij për qytetarët,
– Të vetëdijshëm se lidhjet më të ngushta mes të rinjve do të nxisin frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe miqësisë dhe duke pranuar faktin se rajoni mund të arrijë progres vetëm duke zbatuar parimet e barazisë, nëpërmjet veprimit të përbashkët dhe promovimit të përfshirjes, solidaritetit dhe bashkëpunimit,
– Të angazhuar për të përhapur dhe forcuar miqësinë mes të rinjve në rajon dhe promovuar dhe zbatuar e politikat, programet dhe aktivitetet e përbashkëta në zona që janë në interesin e drejtpërdrejtë të të rinjve,
– Duke ndjekur shembujt më të mirë europianë të përballjes me hidhërimin e së kaluarës dhe duke parë përpara për një të ardhme më të mirë të ndërtuar mbi bashkëpunim rajonal dhe frymëzuar nga modeli i Zyrës Franko-Gjermane për Rininë,
– Duke pasur parasysh se bashkëpunimi i qëndrueshëm rajonal mes të rinjve është një mekanizëm i nevojshëm për të forcuar frymën e mirëkuptimit, tolerancës, miqësisë, dhe bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë;
– Në dritën e Deklaratës së Përbashkët mbi Bashkëpunimin Rinor miratuar nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, më 22 Maj 2015, dhe të Axhendës Pozitive për Rininë në Ballkanin Perëndimor, një nismë e lançuar gjatë Samitit të Brdos nga Ministrat e Punëve të Jashtme, më 23 Prill 2015
Kanë rënë dakord si më poshtë:
– Të mbështesin shkëmbimin rinor rajonal dhe ndarjen e ideve të tyre, si hapësirë për bashkëpunimin e ardhshëm në rajonin tonë, bazuar në vlerat e bashkekzistencës, tolerancës dhe respektit për të drejtat e njeriut dhe diversitetin, si dhe në angazhimin për përfshirje dhe siguri,
– Të rrisin më tej bashkëpunimin rajonal mes të rinjve dhe institucioneve për rininë dhe të sigurojnë zbatimin e programeve rinore të përbashkëta me fokus parimet e qeverisjes demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, të arsimit dhe inovacionit,
– Të krijojnë Zyrën e Bashkëpunimit Rinor Rajonal të Ballkanit Perëndimor, si strukturë rajonale që drejton dhe koordinon bashkëpunimin e të rinjve në rajonin tonë,
– Të ngarkojnë institucionet kompetente të vendeve pjesëmarrësve, në bashkëpunim të ngushtë me Grupin e Punës për bashkëpunimin rinor rajonal, me hartimin e propozimeve konkrete që kanë të bëjnë me misionin, strukturën, aktivitetet dhe financimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor, e cila do të përfundojë më 1 Mars 2016,
– Të mbështesin financiarisht krijimin dhe funksionimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor;
– Të mbështesin pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile në punimet e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor,
– Të kërkojnë fonde nga BE dhe shtetet anëtare, si dhe nga organizata ndërkombëtare dhe rajonale dhe donatorë për mbështetje të mëtejshme përmes mekanizmave ekzistuese të dhënies së fondeve.
Me synimin e :
– Promovimit të frymës së pajtimit dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve në rajonin tonë duke hartuar programe të përbashkëta mbi vlerat më të mira dhe traditat kulturore të popujve tanë.
– Inkurajimit dhe mbështetjes së të rinjve në rajonin tonë për të luftuar dhe për t’u distancuar nga praktikat dhe fenomeni i racizmit, ksenofobisë, gjuha e urrejtjes, diskriminimi mbi baza etnie, feje dhe gjuhe amtare;
– Bashkëpunimit në fushën e arsimit akademik dhe shkencor duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet universiteteve, institucioneve akademike dhe shkencore.
– Promovimit të lëvizjes së të rinjve në rajonin tonë dhe në vendet anëtare të Bashkimit Europian, brenda programeve ekzistuese dhe skemave të lëvizshmërisë së studentëve.
– Hartimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta në kuadrin e programeve europiane, si Erasmus +, Europa për Qytetarët, EASI, dhe të tjerë, në funksion të promovimit të shkëmbimeve të studentëve, praktikave, lëvizjes dhe projekteve të përbashkëta.
– Forcimit të aktivizimit dhe vullnetarizmit mes të rinjve, duke përfshirë vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe organizatave rinore të rajonit, si dhe mbështetjes së pjesëmarrjes së të rinjve në procesin e vendimmarrjes.
– Krijimit të një platforme të përbashkët rajonale për të rinjtë për trajnimin shkencor dhe profesional në fushat e infrastrukturës së teknologjive të informacionit, turizmit, energjisë dhe bujqësisë, në përputhje me nevojat dhe prioritetet specifike kombëtare dhe rajonale.
– Promovimit të punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve duke paraqitur modele të praktikave të mira rajonale, si dhe inkurajimit të lëvizshmërisë për të fituar përvojë në punë/trajnim profesional dhe punësim.
– Krijimit të mekanizmave të përshtatshëm për zhvillimin e trajnimit profesional të të rinjve për t’ju përshtatur kërkesave dhe kritereve të tregut të punës.
– Krijimit të kontakteve me organizatat simotra në Europë, në mënyrë që të organizohen veprimtari të përbashkëta me kontribut për paqen, pajtimin, integrimin dhe progresin.
– Inkurajimit dhe mbështetjes së aktiviteteve kulturore rinore duke pasur në fokus traditat më të mira rajonale dhe në artet moderne, si elementë të rëndësishëm për të rinjtë dhe bashkëpunimin mes popujve.
– Organizimit të aktivitete të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë së shëndetit midis të rinjve.
– Organizimit të aktivitete të përbashkëta rinore për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimit vullnetar të të rinjve në aktivitetet për të mirën e shoqërisë.
Nga Komuniteti Sant’Egidio, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare
TIRANË – Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator, që organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Për këtë qëllim u zhvillua sot në ambientet e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë mbledhja e radhës e Komitetit Ndërshtetëror për organizimin e këtij aktiviteti, i cili u drejtua nga ministri Blendi Klosi, dhe ku merrnin pjesë përfaqësues të Sant’Egidios, të komuniteteve fetare, të Policisë së Shtetit, dhe shumë përfaqësues të institucioneve të tjera. Gjatë këtij takimi u raportua nga institucionet përkatëse për plotësimin e detyrave konkrete në kuadër të organizimit të këtij eventi, si dhe u detajuan çështjet e axhendës dhe masat e tjera organizative.
Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” janë ftuar të marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (myslimanë, katolikë, ortodoksë, protestantë, hebrenj, budistë, etj), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine. Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur, etj. Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm.
Ceremonia e Inaugurimit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, pas së cilës ndjek dita e dytë me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare. Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë. Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë “Apelin për Paqen” në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin.
TIRANE – “Nuk ka notë proteste të Greqisë ndaj nesh për kishën e Dhërmiut. Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, në një intervistë në “Gazeta Shqiptare”. Ai sqaron edhe detajet e një takimi të mbajtur dje në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, për çështjen e Shën Thanasit. Takimi ka shpalosur edhe njëherë qëndrimet e dy palëve dhe në fund është folur për ulje tonesh mes dy vendeve.
A ka pasur notë proteste ndaj ambasadës shqiptare në Athinë nga Ministria e Jashtme greke për çështjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi?
Është përmendur nga mediat. Sot (dje) ka pasur një takim në Ministrinë e Jashtme greke, ku ka qenë e pranishme e Ngarkuara me Punë e Ambasadës, Enkeleda Mërkuri dhe drejtori për Drejtorinë Rajonale në MPJ greke dhe është diskutuar në lidhje me këto ngjarjet e fundit në Dhërmi. Janë shprehur nga të dyja palët qëndrimet tona tashmë të njohura. Jo vetëm verbalisht, por edhe me shkrim. Janë bërë shpjegime, por pa notë proteste.
Kur ka qenë takimi?
Takimi është bërë në mesditë.
Si ka qenë atmosfera dhe klima e këtyre ditëve në Greqi për shkak të kishës?
Shtypin grek e keni ndjekur. Nga ana tjetër, ju dini tashmë edhe tri deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke dhe deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme shqiptare. Përmbledhja e këtyre deklaratave ka qenë objekt i diskutimit në takimin e së enjtes. Nga pala shqiptare, Mërkuri ka shprehur kundërshtimin tonë të prerë ndaj ndërhyrjeve të Greqisë në punët e brendshme të Shqipërisë, për një çështje siç është prishja e ndërtesës pa leje dhe është sqaruar se aty do të ngrihet një objekt kulti, siç ka qenë, duke e rikthyer në identitet dhe duke e bërë të përshtatshme për besimtarët e zonës. Nga ana tjetër, drejtori i Ministrisë së Jashtme të Greqisë ka shpjeguar arsyet e kësaj ndërhyrjeje, duke e konsideruar sipas tyre, një mbështetje për minoritetin grek të zonës. Më tej, nga pala shqiptare është kundërshtuar me forcë mënyra e shprehjes në deklaratën e fundit të Ministrisë së Jashtme greke, ku u bënë krahasime fare pa vend.
E keni fjalën për krahasimin që ju bë ngjarjes së Himarës me aktet xhihadiste?
Po, krahasime tërësisht pa vend. Nuk bëhet fjalë për një objekt historik apo kulturor, bëhet fjalë për një ndërtim-ngrehinë pa leje, sikundër është sqaruar tashmë, ku do të ngrihet një kishë siç ka qenë. Krahasimet janë tërësisht pa vend, theksoj. Së fundmi u shpreh nga të dyja palët dëshira për të ulur tonet, për të mos u bërë pre e polemikave dhe retorikave pa vend. Do të vazhdojmë dialogun dhe komunikimin në të ardhmen mbi bazën e parimeve të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit reciprok, edhe mbi ato baza që janë diskutuar në vizitën e fundit të ministrit të Jashtëm grek në Tiranë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke është shprehur se vendimet e Greqisë kundrejt Shqipërisë dhe të komunitetit ndërkombëtar do të bëhen me dije në vijim. Në dijeninë tuaj, a ka nga Greqia ndonjë ankesë në institucionet ndërkombëtare për këtë çështje?
Në dijeninë time, jo dhe nuk kam asnjë njoftim zyrtar. Kjo gjë nuk u tha as në takimin e sotëm (djeshëm). Mediat raportojnë se kjo do të përshkallëzohet dhe se kjo ndodhi, do t’u bëhet me dije vendeve të BE dhe institucioneve të BE. Edhe nëse ndodh, kjo nuk përbën risi, sepse Greqia ka kohë që e bën, jo vetëm për ne, por edhe për fqinjë të tjerë dhe partnerët ndërkombëtarë janë mësuar me këtë. Tashmë, Shqipëria është e pranishme në këto organizma dhe e kemi mundësinë të bëjmë shpjegimet e nevojshme, të cilat në fakt janë të qarta: shembja e një ndërtimi pa leje, ku do ngrihet një objekt i kthyer në identitet. Nuk ka të bëjë me pronë private, as me objekte kulti.
A mendoni se kjo situatë e krijuar mund të ndikojë negativisht për shqiptarët që jetojnë në Greqi, sikundër ka ndodhur më herët?
Nuk besoj. Duhet të them se qeveria aktuale ka një qëndrim mjaft solidar dhe nuk i ngatërron marrëdhëniet e ngjarjet sporadike me qëndrimin ndaj emigrantëve. Praktikisht kohët e fundit kjo është vërtetuar me qëndrime të ndryshme. Nuk mendoj se do ketë reagime negative ndaj shqiptarëve si në të kaluarën. Mund të përmend faktin që dje (pardje), ka dalë një qarkore e Ministrisë së Brendshme të Greqisë, ku futet në fuqi ligji i miratuar së fundmi në Parlamentin grek për dhënien e nënshtetësisë brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë.
Si u prit në Athinë vizita e Kryepeshkopit Anastas?
Nuk ka lidhje me Kishën. Kryepeshkopi ka qenë për kurim. Koincidoi që doli nga spitali dhe mori një takim me kryeministrin e presidentin grek, ku u mor në konsideratë puna e tij fetare, roli i tij në fushën e arsimit, edukimit etj. Nuk pati lidhje me ngjarjet e fundit dhe qe një vizitë kortezie. Ai e përshëndeti dëshirën e Cipras për një vizitë në Shqipëri./Fatmira Nikolli
Policia dhe prokuroria ngrenë dyshime për përfshirjen e të tjerë efektivëve të policisë
Priten arrestime
Avioni i pilotuar nga djali me origjinë nga Sevasteri i Vlorës, me të cilin kishte vendosur të kryente disa rrugë të trafikut të drogës, ka hyrë në vendin tonë dhe ka dalë prej tij pa u vënë re nga radarët. Edhe pse, policia dhe prokuroria bëjnë me dije se lëvizja e mjetit fluturues ka qenë nën vëzhgimin e dy njësive hetimore; atë italiane dhe shqiptare, ditën e djeshme është bërë me dije se ky avion mund të ketë hyrë edhe herë të tjera në vendin tonë. U bë me dije se, në fakt, avioni i pilotuar nga Vilson Lamaj, ka hyrë dhe ka dalë nga territori jonë i papikasur nga asnjë autoritet përgjegjës, ndërsa këta të fundit kanë saktësuar se për një avion të tillë sportiv, as radarët nuk funksionojnë, pasi ata nuk kapen.
Ndonëse mekanizmi i hyrje-daljes së avionit të drogës, i paregjistruar në asnjë protokoll të “Albkontrollit”, ende nuk është kthyer në një shqetësim për hetimin e vendit tonë, janë të dhëna të reja që dalin për funksionimin e organizatës fisnore të trafikut të drogës. Edhe pse krerët shqiptar të hetimit të këtij rasti kanë vendosur të kyçin informacionet në lidhje me ekzistencën e këtij grupi kriminal, janë burime konfidenciale që vijnë nga Vlora, të cilat saktësojnë se Vladimir Zanaj, zyrtari i policisë, nuk është i vetmi funksionar i përfshirë në rrjetin e djemve të dy fiseve që kishin marrë përsipër të furnizonin gjysmën e Italisë më lëndë narkotike të dalë nga Shqipëria.
Dyshimet
Nga burime të besueshme të gazetës, bëhet e ditur se Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me homologët italianë kanë në duar një sërë të dhënash për përfshirjen e personave të tjerë në këtë organizatë. Hetimet mbi këto fakte, kanë implikuar edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në grupin që drejtohej nga djemtë e familjes Lamaj, nga Sevasteri i Vlorës. Sipas burimeve, ka dyshime që janë të përfshirë edhe dy punonjës policie, të cilët sipas të dhënave janë në funksione të ndryshme në Policinë e Vlorës.
Megjithatë policia dhe prokuroria kanë qenë tejet të rezervuara në nxjerrjen e informacionit, kjo për shkak se të dyshuarit edhe mund të largohen nga Shqipëria. Gjithashtu, burimet tregojnë se, në bazë të hetimeve të deri tanishme, priten të tjerë urdhër-arreste për trafikun e drogës, ndërsa nuk bëhet ende me dije se djali 26-vjeçar ta kishte rrugën e parë të trafikut të drogës me avion, apo e ka bërë edhe herë të tjera. Prokuroria ka grumbulluar të dhënat që kanë të bëjnë me hyrje-daljet e të riut në vendin tonë, por pa saktësuar për asnjë moment se prej sa kohësh Lamajt, ishin bërë zot të bimës narkotike në zonën e Sevasterit.
Mediat italiane ditën e djeshme kanë vijuar të flasin për superoperacionin e autoriteteve të tyre, ndërkohë që mësohet se piloti shqiptar nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim që ndihmon hetimin, edhe pse prej më shumë se 8 muajsh është në përgjim, në çfarë do lloj sipërmarrjeje të tij individuale. Mirëpo, Vilson Lamaj, ka pasur të ndryshuar emrin me të cilin thirrej dhe policia italiane shumë vonë ka mundur të bëjë lidhjen mes tij dhe grupit të cilin kishte vendosur të drejtonte, edhe pse direktivat i merrte nga vëllai i tij, Sokol Lamaj.
Avioni i drogës nuk u kap nga radarët
Avioni “Aeroprakt A22”, që u kap në Itali me 128 kg marijuanë brenda sapo zbriti në një ish-pistë, ka hyrë në vendin tona pa kaluar, në asnjërën rrugë nga Aeroporti i Rinasit. Piloti, i cili mësohet se ka dalë vetëm pak ditë më parë nga Shqipëria, e ka bërë rrugën fiks në kohën e përcaktuar prej 10 minutash. Një eksperti i Aviacionit, shpjegon për gazetën se asnjë lloj fluturimi, që niset nga një vend në drejtim të vendit tonë, nuk mund të ndodh pa lejen e autoriteteve të vendit ku niset dhe pa konfirmuar lejen e pritjes nga vendi pritës, në rastin konkret, Shqipëria.
Nuk dihet se çfarë praktike është ndjekur nga autoritetet italiane në lidhje me fluturimin e Vilson Lamajt në drejtim të vendit tonë, por sipas ekspertit, i cili vendos të mbetet anonim, në vendin tonë janë dy lloje radarësh, që funksionojnë për të gjitha fluturimet. Avioni ka hyrë dhe ka dalë direkt nga Vlora, ndërsa mësohet se vetëm sistemi ndërkombëtar i fluturimeve, njeh vetëm Rinasin si aeroportin e vetëm, ç’ka do të thotë që uljen e parë avioni duhej ta bënte pikërisht në Rinas.
Në një konferencë për shtyp me gazetarët në lidhje me Kishën e Dërmiut ish-kryeministri u shpreh:
Voal – “Tani lidhur me rastin e Dhërmiut, u tha Berisha gazetarëve, ” unë personalisht kam denoncuar dhe denoncoj mënyrën arbitrare të ndërhyrjes në kishë. E kam denoncuar dhe e denoncoj. Shqipëria ka një histori unike të shkatërrimit barbarisht të kishave dhe xhamive. Duke thënë këtë, dhe prapë i qendroj, qeveria dhe autoritetet nuk mund të kryejnë një veprim arbitrar por nga ana tjetër është e domosdoshme të respektohet plotësisht historia në zhvendosjen e himarjotëve drejt Vatikanit, por duke ruajtur ritin oriental, qendron rezistenca e tyre ndaj Fanarit dhe Portës së Lartë, në kohën kur Fanari flirtonte me Portën nga mëngjesi deri në darkë himarjotët i kërkuan Vatikanit dhe Vatikani pranoi kërkesën e tyre. I kërkuan për ti rezistuar, për të ruajtur besimin e tyre ortodoks dhe për ti rezistuar edhe Fanarit edhe Portës së Lartë. Pra, problemi i priftit që është i varrosur aty është shumë i ndjeshëm sepse Vatikani mbi bazën e kërkesës së Himarës ngriti një kolegj të veçantë për të përgatitur priftërinjtë, natyrisht jo vetëm për Himarën, por edhe për arbëreshët edhe për zona të tjera, vareshin nga Vatikani por ritin oriental duke respektuar riti bizantin. Tani, kjo përbën një trashëgimi të madhe historike, të kombit shqiptar. Përsa i përket ndërhyrjeve janë absolutisht mentalitet bizantin dhe është totalisht e papranueshme.
Qeveria greke nuk është qeveri e Perandorisë Bizantine, është qeveri e një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe duhet të çlirohet nga dogma sipas të cilës ortodoksit janë vetëm grekë. Së dyti, Himara ska qenë dhe nuk është kurrë zonë minoritare, Himara është një bastion i fuqishëm i shqiptarisë dhe atdhetarisë me një popullatë me gjashtë fshatra dhe qytetin e Himarës bilinguale, dy gjuhëse. Ndaj dhe as nuk mund të bëhet fjalë për minoritet, as nuk është në interesin e qeverisë greke apo të marrëdhënieve që të marrë funksione bizantine të trashëguara nga një prenadori që ëhstë shuar prej shekujsh. Edhe njëherë vandalizmi ndaj kishës është plotësisht i dënueshëm të tjerat pastaj, himarjotëve nuk duhet ti preket historia. Gjithë ato çka ata trashëgojnë nga ritet orientale nën Vatikanin janë pjesë e qendresës së tyre shekullore”.
‘Kisha’ e Dhërmiut, qëndrimi i Ramës për Greqinë, PD-në dhe ortodoksët
Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje me një postim të gjatë në Facebook, Partisë Demokratike, Kishës Ortodokse dhe qeverisë greke lidhur me debatin e ditëve të fundit për prishjen e një kioske, siç e quan ai në Dhërmi.
Fillimisht kreu i ekzekutivit i referohet PD-së, për të cilën thotë se i jep shqiptarëve ushqim të pacertifikuar njësoj si mishi që tregohej në kthesën e Kamzës, mes baltës dhe gjakut.
Rama e quan si punë të brendshme të Shqipërisë këtë debat dhe të papranueshëm reagimin e shtetit fqinj.
“Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Ndërsa për Kishën kryeministri shkruan “Jam i bindur se shumë shpejt do të kemi mundësinë ta tresim bashkarisht, me mirëkuptimin e përhershëm, renë e përkohshme të këtij keqkuptimi të përfaqësuesve të Kishës Ortodoke ndaj nesh”.
Postimi i Rames në Facebook:
E PABESUESHME DHE E MËSHIRUESHME
Eshtë e pabesueshme edhe për mua që ka kohë që nuk çuditem nga ushqimi i paçertifikuar që Partia Demokratike u jep përditë shqiptarëve, njësoj si ato thertoret e kthesës së Kamzës të cilat shisnin mish të therur në kohë reale mes baltës e gjakut.Eshtë e pabesueshme që Partia Demokratike, në injorancë të plotë të historisë, aktualitetit dhe të nesërmes së projektuar të kishës së vjetër të Dhërmiut, t’i bashkohet një kujeje të pabesueshme të kujt u vu në mbrojtje të ngrehinës skandaloze të së ashtuquajtur kishë; një ngrehinë e ndërtuar jo nga kisha, po nga brutaliteti individual i viteve ’90 mbi një monument kulture, të cilën në asnjë lloj konkursi për t’a gjetur se çfarë është, nuk do të dilte dot njeri në botë që të thoshte është kishë.Po jo vetëm kaq, është e pabesueshme që Partia Demokratike, për të sharë medoemos qeverinë, t’i bashkohet një përçapjeje dhe një përçartjeje që nuk ka asnjë lidhje me raportet e shtetit me fenë; nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet e qeverisë me kishën e me klerin ortodoks; nuk ka asnjë lidhje me fqinjin jugor jo e jo. I cili nga ana e tij, duhet të vetëdijësohet se asnjë çështje apo problem i Kishës Autoqefale Shqiptare apo i ortodoksëve shqiptarëve nuk ka asnjë lidhje me shtetin fqinj.Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do të ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë.
Shqipëria është një vend ku kisha ortodokse është në shtëpinë e saj dhe jo në shtëpinë e komshiut, e po njësoj në shtëpinë e tyre janë edhe besimtarët ortodoksë të minoritetit grek. Të cilët e marrin meshën mes ortodoksëve shqiptarë dhe gëzojnë po njësoj si ata, të njëjtën liri fetare të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Këto të vërteta janë të qarta si drita e diellit dhe shosha e politikës së kujtdo apo e politizimit nga kushdo, të çfarëdo problemi në këtë mes, nuk mund të lejohet të dëmtojë cilësinë e lartë të marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri apo të marrëdhënieve të shtetit e të qeverisë shqiptare me të gjitha institucionet klerikale të Shqipërisë.
Eshtë ky vendi për të nënvizuar se marrëdhëniet e qeverisë sonë me klerin ortodoks dhe me përfaqësuesit e tij më të lartë, si edhe marrëdhëniet e mia personale me kryepeshkopin Anastas, kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera. Mosdakordësitë krejt të natyrshme për ndonjë problem krejt periferik jashtë çdo natyre fetare, nuk e zbehin dot shkëlqimin e kësaj marrëdhënieje dhe të respektit të merituar që kleri ortodoks, ashtu si edhe çdo kler tjetër në Shqipëri ka marrë prej nesh.
Gabojnë ata që në emër të Kishës Ortodokse e trajtojnë me fjalorin e ngarkuar të deklaratave të ditëve të fundit, prishjen e asaj ngrehine pa lidhje me trajtën e me funksionet e një kishe. Po vetëm zoti është i pagabueshëm, të gabosh është njerëzore. Jam i bindur se shumë shpejt do të kemi mundësinë ta tresim bashkarisht, me mirëkuptimin e përhershëm, renë e përkohshme të këtij keqkuptimi të përfaqësuesve të Kishës Ortodoke ndaj nesh. Sepse s’ka mendje të arsyeshme që ta ketë të pamundur ta kuptojë se çka po bëhet në atë truall në Dhërmi është një punë fisnike, që ngre lart vlerat e fesë, të historisë e të trashëgimisë kulturore të atij vendi dhe të kësaj toke. Bashkia e Himarës do të rindërtojë aty shembëlltyrën e kishës së vjetër të Dhërmiut dhe meriton vetëm përgëzime në synimin e vet, për ta bërë atë truall përçues të jehonës së një kohe e historie të shkuar që brezat po edhe vizitorët meritojnë ta përjetojnë.
Ndërsa me Partinë Demokratike ndryshon shumë puna, sepse është e pabesueshme që një forcë e madhe politike shqiptare t’i fryjë një zjarri të patolerueshëm për historinë e për të ardhmen e Shqipërisë. Unë e di, siç e dinë shumica dërrmuese e shqiptarëve, se Partia Demokratike është në vazhdën e një rrënimi dëshpërues dhe po ashtu, të gjithë e dimë se njerëzit e dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara. Po që dëshpërimi në PD të arrinte deri në orvajtjen e dëshpëruar për të sulmuar qeverinë e Shqipërisë në emër të lirisë fetare, kjo është e pabesueshme. Dhe prandaj është thjesht e vetëm e mëshirueshme.