VOAL

VOAL

Gërdeci, Berisha: OSBE bën shpifje për mua dhe familjen

Deputeti i PD-së, Sali Berisha i ka shkruar një letër të gjatë ambasadorit të OSBE-së, Florian Raunig lidhur me raportin e OSBE-së.

Berisha ka shprehur keqardhje, që sipas tij, ambasadori Raunig merret dhe riciklon “shpifje të ulëta për të dhe familjen e tij”.

Në letër Berisha sqaron pozicionin e tij dhe te familjes në çeshtjen “Gërdeci”, si edhe për disa afera, për të cilat ai përmendet në raport, si privatizime të pronave  shtetërore, koncesione hidrocentralesh, apo edhe lidhjet e tij me biznesmenin Fazlliç.

Berisha e nis letrën me tone të ashpra ndaj ambasadorit Raunig, duke shkruar se qëndrimet e tij për këtë raport e bëjnë ambasadorin indirekt palë me shpifësit.

-LETRA E PLOTE-Leter publike drejtuar shkelqesise se tij, ambasadorit te Prezences se OSBE-se ne Shqiperi, zotit Florian Raunig!

“I nderuar zoti ambasador,

Me kete leter deshiroj, se pari t’ju pershendes dhe t’i jap nje pergjigje me te zgjeruar raportit tuaj ne lidhje me pjesen ku flitet per mua. Qe ne fillim dua te theksoj, se ky raport paraqet nje lloj kolektori te ujerave te zeza, qe kane qarkulluar si akuza, kunderakuza, shpifje, trillime, madje, siç shpreheni ju vete, edhe thashetheme qe nuk njohin kufije etike, morale dhe kohore dhe qe, ne teresi, jane bere me goje dhe me shkrim nga kundershtaret e mi, ne mediat e tyre, ne kuadrin e nje lufte politike. Por, une mendoj zoti ambasador se, kur nje zyrtar, cilido qofte ai, rendit ne nje raport vetem akuza, thashetheme e shpifje ndaj nje personi, eshte ne detyrimin e tij civil, qe ne emer te paanesise se tij dhe zyres qe ai drejton, dinjitetit njerezor te personit apo personave qe pergojon, te pasqyroje ne raport, kur ekzistojne, edhe pergjigjet, sqarimet pergenjeshtrimet, hetimet apo vendimet e gjykatave te vendit apo te huaja te pales se akuzuar, te botuara edhe ato ne media. Injorimi total i tyre, siç beni ju ne raport, pavaresisht se kane pare dhe ato driten e diellit, me duhet te them se me se paku provon njeanshmerine e ekstreme tuaj dhe indirekt ju ben ju pale me shpifesit. Kurse raportin e shnderron thjesht ne nje kolektor shpifjesh, falsifikimesh, thashethemesh, dokument dizinformimi. Nje raport me nje njanshmeri te tille te skajshme do ta kishte patur zili edhe qatipi Hysmetullah i nje krahine te larget te Perendorise Otomane, i cili 187 vjet me pare, kur nuk kishte çfare te shkruante ne raportin e radhes dhe ne mungese te mediave, mblidhte ne darke vone plakat e mehalles dhe ju kerkonte atyre ti tregonin te gjitha thashethemet, madje edhe endrrat me te keqia qe ato kishin pare apo degjuar dhe ndertonte me to raportin per gjendjen ne nahije qe ia dergonte myteserifit. Mirepo, qatipi Hysmetullah vuante nga alergjia ndaj se vertetes, semundje pothuaj epidemike ne diktatura dhe tiranira, kurse ju keni bere zgjedhjen tuaj ne liri te plote dhe kjo eshte e vajtueshme. Por pavaresisht nga keto konsiderata per raportin tuaj une jam i detyruar, qe ne respekt te zyres qe ju perfaqesoni, t’ju ktheje pergjigje.

Ne krye te heres, une dua te shtoj se ju, duke mos dashur apo duke mos mundur te seleksiononi per raportin tuaj disa “perla” nga seria akuzave te panumerta direkte ndaj meje, keni perzgjedhur me kujdes te gjitha shpifjet, trillimet e kundershtareve te mi politike ndaj femijeve te mi, me objektin e vetem Sali Berishen, gje qe me detyron mua te pergjigjem per akuzat e raportit  tuaj ndaj Argites dhe Shkelzenit, pavaresisht se ata mund ta benin fare mire vete kete gje.

Ne raportin tuaj ju z. ambasador shkruani se: “vendimi i Sali Berishes per te transformuar nje moçalishte te pavlere ne pasuri te patundshme kryesore ne zonen e Porto Romanos ndihmoi familjen e tij dhe biznesmenin Damir Fazliç qe te fitonin miliona euro”. Ketu, ne te vertete ju ricikloni nje shpifje te ulet dhe qesharake te BIRN, e cila nga ana e saj ka ricikluar ad literam shpifjet dhe trillimet e Edi Rames dhe suites se tij per kete problem. E verteta per kete çeshtje, per ata qe jane te intersuar, eshte krejt tjeter.

– Se pari, qeveria ime qe erdhi ne pushtet ne vitin 2005 ka gjetur ne perfundim e siper ndertimet nga nje kompani vendase ne portin energjitik te Porto Romanos, bazuar kjo ne nje vendim te vitit 2000 te qeverise socialiste. Sot Porto Romano, per shkak te pozicionit te tij eshte pothuaj port rajonal energjitik.

– Se dyti, qeveria qe une drejtoja, ne perputhje me interesat zhvillimore te vendit, bazuar ne studime seroze dhe kerkesa te shumta te kompanive vendase dhe te huaja ka vendosur:

a- zgjerimin e territorit te zones se portit ne Porto Romano me 500 hektare. Sot ne zonen e portit kane investuar dhjetera kompani vendase dhe te huaja.

b- krijimin e zones industriale ngjitur me zonen e portit me 800 hektare toke per t’jua ofruar investitoreve.

Keshtu qe, nga 1300 hektare toka te shtuara ne zonen e portit dhe zonen industriale, siperfaqja qe kompania Croën Acqusition kishte blere me ndermjetesimin e studios ligjore te vajzes sime dhe partnereve te saj eshte gjithsej 14 hektare. Kjo eshte me pak se 1/100 e siperfaqes totale te shtuar ne zonen e portit dhe ate industriale, pasi rreth 1/3 e tokes se blere nga kompania shtrihej ne zonen e portit para zgjerimit te saj. Te gjitha keto vendime dhe dokumenta si dhe reagimet e te akuzuarve ndaj shpifjeve, jane botuar disa here ne mediat e vendit.

Sikunder, keto akuza jane hetuar nje per nje nga  prokurorja Ina Rama  (dhe ju e keni te qarte se pse po permend emrin e saj) dhe ato jane gjetur qe te gjitha  te pabaza. Raporti juaj per shkak te njeanesise nuk mund te raportonte per keto hetime (Dosja eshte ne prokurori).

Ju ne raport shkruani se: “Argita Berisha, vajza e ishkryeministrit u akuzua me shume  se nje here se ka vepruar si ndermjetese ndermjet qeverise shqiptare dhe investitoreve duke i ngarkuar ata me shuma te konsiderueshme ne kembim te favoreve per nje investim potencial”. Kjo akuze e pergjithshme eshte bere nga Edi Rama dhe kundershtaret e mi disa here, por problemi qendron se ata kurre nuk kane qene ne gjendje te shqiperojne emrin qofte dhe te nje kompanie te vetme, per te cilen vajza ime te kete bere ndermjetesine midis saj dhe qeverise dhe anasjelltas. Ajo nuk mund ta bente kete, sepse kodi im etik i punes nuk lejonte nje gje te tille. Perndryshe, ju sot nuk do te ishit duke u marre me thashetheme si keto. Feet (pagesat) e zyres se saj te avokatise kane qene ne perputhje te plote me rregullat e Dhomes se Avokatise dhe ligjin e avokatise se vendit, sic eshte konfirmuar publikisht nga kjo dhome. Rasti i Konsullit pakistanez, qe asistohej nga vajza ime dhe zyra te tjera avokatesh per investimin e tij strikt privat, ne perputhje me ligjin e avokatise, ju kerkua nga nje nga zyrat e avokatise te angazhuara prej tij, te paguaje punen e avokateve ne baze te pagesave mujore ose ne perfundim te saj me nje shume fikse sa 3%  e investimit ne rast finalizimi te projektit. Por mediat gjithashtu kane informuar se sapo ky investitor privat ndryshoi formen e investimit, duke kerkuar mbeshtetje nga qeveria per blerjen e produktit nga ana e saj, mori nga qeveria por edhe nga kryeministri nje “jo” te prere, konform interesit publik. Perveç kesaj, mbi akuzat e lidhura pikerisht me kete ceshtje, gjykata, pasi i ka gjetur si shpifje ato, ka dhene ndeshkim civil per autorin e tyre (shih dosjen). Keto jane te gjitha ne media por raporti i juaj nuk i lexon ato.

Lidhur me pretendimin tuaj se Argita ka aksione ne Universitetin e deputetit Astri Velia mund t’ju them me pergjegjesi te plote, se vajza ime nuk ka aksione ne Universitetin e dhene dhe as ne ndonje kompani tjeter ne Shqiperi apo ne bote. Konfrontimi me burimin e kesaj shpifje, te cilen e degjoj per heret te pare, mund te behet ne cdo kohe, pasi nuk besoj se ju jeni autori i saj.

Ju perseri, bazuar ne media, rendisni ne raportin tuaj shpifje dhe trillime te kundershtareve te mi ndaj djalit tim Shkelzen Berisha. Ne raport ju shkruani se: “Shkelzen Berisha, djali i ishkryeministrit ka qene gjithashtu i akuzuar se shpesh ka perdorur emrin dhe influencen e babait per te bere biznes. Ka patur spekullime mbi rolin e tij ne fabriken e demontimit ne Gerdec dhe trafikun e pligjshem te armeve. Ne maj te vitit 2009 nje kabllogram i ambasades amerikane permend pergjime qe tregojne lidhjet e Shkelzenit me Fatmir Mediun, ministrin e mbrojtjes dhe Mihail Delijorgjin, pronarin e kompanise qe manaxhonte Gerdecin”. Keto qe thoni ju, keshtu, jane thene shume here nga kundershtaret e mi politik, por mediat gjithashtu kane njoftuar se nga hetimi i hollesishem i ceshtjes se Gerdecit nga Prokuroria e Shtetit (perseri e drejtuar nga Ina Rama ) dhe gjykimi i kesaj çeshtje, per te cilen u denuan 13 persona, ka dale qarte se Shkelzen Berisha nuk kishte asnje lidhje apo implikim ne çeshtjen e Gerdecit apo sipermarrjen Aldemil. Madje dhe nje faks qe u perdor per te implikuar Shkelzenin, pasi u hetua dhe u krahasua me faksin origjinal te administruar nga Prokuroria, rezultoi se ishte nje fallsifikim i mirefillte nga kundershtare te mi, me qellimin e vetem implikimin e djalit tim (dosjen e keni ne prokurori). Pervec kesaj, eshte publikisht e njohur se Gjykata e Apelit ka denuar ministrin aktual te rendit per shpifje ndaj Shkelzen Berishes per akuzen e tij se ai eshte i implikuar ne ngjarjen tragjike te Gerdecit.

Mendoj se raporti juaj duhet te pasqyronte per hir te se vertetes edhe keto aspekte te paraqitura plotesisht nga te gjitha  mediat.

Per sa i perket trafikut ilegal te armeve qe ju permendni ne raport, pra çeshtjes Deviroli, theksoj se eshte e vertete se Deviroli tregtar, i cili i liçensuar nga Pentagoni bente tregti armesh, ka deklaruar se ne nje takim me nje person ne dhome ndodhej dhe nje person tjeter qe nuk fliste por qe i thane se eshte djali i kryeministrit. Mirepo hetimet dhe verifikimet e institucioneve ligjore provuan se personi ne fjale nuk ishte Shkelzen Berisha.

Pervec ketyre, per kete çeshtje ka dy procese gjyqesore te zhvilluara, njeri ne SHBA dhe tjetri ne Shqiperi. Deviroli eshte denuar me 10 vjet burg dhe ne keto procese ne asnje rast nuk ka dale se djali im ka patur lidhje me kete çeshtje.

Ne raportin tuaj ju zoti ambasador, pa cituar burime thoni se: “Shkelzeni ka qene konsultuar shpesh si konsulent nga shume kompani te huaja te cilat shpresonin te hynin ne tregun shqiptar per gjoja lidhjet dhe influencen e tij tek autoritetet me te larta shqiptare, nje nga rastet me te fundit eshte privatizimi i 4 HECeve ne maj te vitit 2013″. Zoti Ambasador, se pari dua t’ju sqaroj se tregu shqiptar ka qene nje treg i hapur. Perveç kompanive te ndeshkuara nga OKB, nuk ka patur dhe ne dijenine time nuk ka, kompani apo list kompanish te ndaluara, pra qe nuk pranohen te investojne ne Shqiperi. Gjate periudhes qe ju keni qene ambasador i Austrise ne Shqiperi qindra dhe mijera kompani te huaja, nder to edhe kompani te medha austriake, kane investuar ne tregun shqiptar. Se dyti, Shkelzen Berisha nuk e ka patur kurre te ndaluar, e nuk e ka as sot, te takoje, te keshilloje kompani qe duan te hyne te investojne ne Shqiperi. Ai, per kohen qe une kam qene kryeminister, e ka patur absolutisht te ndaluar njelloj si dhe Argita, te beje ndermjetesin e kompanive me qeverine apo te qeverise me kompanite. Ju e dini se Edi Rama dhe deputete te tjere socialiste, ne mitingje elektorale dhe konferenca shtypi, e kane akuzuar shume here Shkelzenin se ka aksione ne Llotarine Austriake. Madje gjate fushates elektorale te zgjedhjeve te vitit 2013, Rama per kete shkak deklaroi se do anullonte kete konçesion. Shkelzeni per kete akuze ngriti padi civile pas zgjedhjeve dhe gjykata denoi per shpifje zedhenesin kryesor te Rames, deputetin Taulant Balla, i cili sot ka te punesuar te motren si zedhense te kesaj kompanie.

Une nuk kam degjuar kurre se Shkelzeni eshte akuzuar per implikim ne privatizimin e 4 HECeve, por nuk perjashtoj mundesine qe kjo akuze te jete bere, pasi perseri jam i bindur se ju nuk e keni shpikur kete shpifje. Me kete rast sqaroj se privatizimi  i 4 HECeve eshte bere me ekspertizen e plote dhe ndihmen e çmuar te IFC. Per 4 HECet shprehen interes 11 kompani, disa prej tyre nder me te medhat ne bote. Ne fund te gares u shpall fitues kompania Kurum. Hidrocentralet u privatizuan me 1.4 milione euro per megavat nderkohe qe ate vit çmimi per megavat ne vende si Kanadaja, Turqia, Bullgaria, Gjerogjia etj etj, luhatej ne 0.3-1.4 milione US$. Shtoj ketu se paraardhesit e mi kishin privatizuar para vitit 2005 afro 15 HECe me 150 mije euro megavatin. Perveç ketyre, ju bej me dije se per shkak te transparences se procesit per privatizimin e 4 HECeve nuk ka patur asnje ankese. Me kete rast ju siguroj me garanci te plote se Shkelzen Berisha nuk ka dhene kurre konsulence ligjore per asnjeren nga kompanite qe ka marre pjese ne kete gare, apo mijera e mijera kompani te tjera vendase apo te huaja, qe kane marre pjese ne gara te tjera publike gjate kohes qe une kam qene kryeminister i vendit. Ai nuk mund te bente kete sepse e ndalonte kodi i prere etik i punes time.

Ne raportin tuaj ju shkruani se: “Shkelzeni eshte akuzuar publikisht per trafik nderkombetar droge nga Izet Haxhia, i cili eshte i denuar per vrasjen e Azem Hajdarit”. Mirepo, si per te qendruar ne anen e Izetit, ju ne raport nuk citoni faktet e botuara po ne media, te cilat deshmojne se Izet Haxhia, vrasesi i Azem Hajdarit, eshte denuar kur une kam qene ne opozite, me 25 vjet burg mbi bazen e deshmise dhe fakteve te paraqitura nga Sali Berisha nepermjet ambasadorit te SHBA para prokurorit nderkombetar te caktuar per kete çeshtje, dhe se ai prej 13 vjetesh ndodhet ne arrati. Ai tani, ne vend qe te paraqitet per te vuajtur denimin per vrasjen e shemtuar, duke menduar se mund te lehtesoj denimin, ben shpifje dhe trillime per llogari te kundershtareve te mi, sipas te cilave Shkelzeni ne moshen 17 vjeçare, gjimnazist, paska qene trafikant nderkombetar droge. Ju per shkak te anesimit tuaj nuk keni pasqyruar ne raport as pergjigjen qe vet Shkelzen Berisha, i ka dhene publikisht akuzave te vrasesit ne arrati Izet Haxhia.

Zoti ambasador, me siper thashe se çuditerisht ju keni injoruar dhe nuk keni paraqitur ne raport asgje nga mali i akuzave direkte qe kundershtaret e mi kane bere ndaj meje keto 25 vite. Druaj se kete nuk e ke bere per te me kursyer mua, por ke patur frike se mund te te ktheheshin ne bumerang.

Une jam Sali Berisha; kam nisur karrieren time politike ne nje apartament banimi 87m2 dhe sot pas 25 vitesh jetoj ne nje apartament 125m2. Ky apartament dhe 80 mije euro kursime te miat dhe bashkeshortes time mjeke qe kam te depozituara ne banka jane e gjithe pasuria ime. Nuk kam reaguar kurre ndaj akuzave dhe trillimeve me padi ndaj autoreve, por jam mjaftuar me pergenjeshtrimin dhe nuk jam penduar per kete. Ndaj dhe me kete rast dua t’ju them se, pavarsisht nga thashethemet dhe shpifjet e ulta qe keni renditur ne raportin tuaj, ne vendin tim, as ne vendin tend mik dhe ne as ne ndonje vend tjeter te kesaj toke, ju apo ndonje si ju, dhe asnjeri tjeter nuk do gjeni dot kurre, burre apo grua, njeri te ndershem apo te pandershem, njeri te thjeshte, zyrtar, diplomat apo shtetare, qofte ai shqiptar apo i huaj, qe te mund te thote se Sali Berisha i detyrohet qofte dhe nje qindarke apo dhe e kunderta.

Femijet e mi sigurisht kane jeten e tyre, por nuk e mohoj se per veprimet e tyre une mbaj pergjegjesi te plote morale. Pikerisht per kete arsye, ata jane te vetmit ne kete vend qe kane deklaruar te ardhurat e tyre ne ILDKP menjehere sapo jam zgjedhur Kryeminister, dy vite perpara se sa kjo te kerkohej nga ligji i deklarimit te pasurive. Sikunder, ndaj meje edhe ndaj tyre, ka patur nga kundershtaret e mi akuza, shpifje dhe trillime te shumta. Keto dy vite, ndaj meje dhe veçanerisht ndaj tyre, kundershtaret politike kane ndermarre te gjitha llojet e hetimeve brenda dhe jashte vendi, por perveç shpifjeve qe ju rrjeshtoni ne raport nuk kane qene ne gjendje te shtojne asnje gje te re. Ata jo vetem nuk kane faktuar dhe provuar dot asnjeren prej shpifjeve te listes te raportit tuaj, por perkundrazi, autore te tyre jane denuar nga gjykata ne gjyqe civile si fabrikues te tyre.

Zoti ambasador, une jam politikani me jetegjate ne politike ne vendin tim dhe njeri nga me jetegjatet ne Europe. Ne jeten time politike, siç theksova me siper, une jam perballur me akuza nga me te ndryshmet nga kundershtaret e mi, te cilet ne vitin 2000 me hoqen imunitetin me akuzen per krime kunder njerezimit dhe e bene kete 8 muaj para se sa Gjykata Nderkombetare e Hages te paraqiste kete akuze per Sllobodan Milloshevicin. Une dhe femijet e mi, me kerkesen time, duke patur ne kujtese gjithnje te fresket te shkuaren tone diktatoriale, kurre nuk kemi ngritur  padi civile apo penale ndaj ndonje gazetari apo medie per shpifje. Une personalisht nuk e kam bere kete as ndaj kundershtareve politike, por jam mjaftuar me botimin ne media te pergenjeshtrimit te akuzave nga zyra ime e  shtypit. Ndersa femijet e mi, te gjitha akuzave te kundershtareve politike ndaj tyre, u jane pergjigjur me pergenjeshtrim dhe padi civile ne gjykata, dhe per keto padi ka vendime te qarta te ketyre institucioneve. Per te gjitha akuzat dhe shpifjet qe ju rendisni ne raport, pervec rastit te aksioneve te Argites ne Universitetin e deputetit Velia dhe konsultes se Shkelzenit per privatizimin e 4 HECeve, akuza te cilat i degjoj per here te pare, ata jane perballur me autoret e tyre ne gjykata dhe keto te fundit i kane konsideruar ato shpifje dhe kane dhene vendimet perkatese.

Ju keto dite keni shprehur keqardhje per shqetesimin qe iu ka krijuar personave te caktuar botimi i raportit. Njerezisht ju kerkoj te mos ndjeni asnje keqardhje per pjesen qe me takon mua. Ne periudhen qe ju keni qene ne Shqiperi si ambasador i Austrise, ne kemi patur se bashku nje bashkepunim shume te mire, nuk e mohoj se per kete shkak raporti i juaj i njeaneshem me ben te ndiej keqardhje per ju. Por keqardhja ime me e thelle eshte per OSBE, institucionin qe ju perfaqesoni, por qe eshte dhe institucioni im, rolin e te cilit une e vleresoj shume.

Ndaj dhe me respekt, ju ftoj te vendosni interesin e organizates qe perfaqesoni para interesit dhe emocioneve tuaja.

Me konsiderate per ju,

Sali Berisha

Paskal Milo: OSBE të largohet nga Shqipëria

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo e konsideron të tepërt qëndrimin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropën, në Shqipëri. Sipas tij, para vitit 2000, OSBE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në Shqipëri, por më pas ky mision ka nisur të zbehet dukshëm, sepse Shqipëria nuk është më vend që prodhon konflikte. Madje Milo shprehet se ka një kontradiktë mes qëndrimit të këtij misioni dhe strukturave të tjera ndërkombëtare për sa kohë që këto struktura kanë dhënë vlerësimet përkatëse, të cilat kanë mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, por edhe marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare nuk rezervohet ta quajë të dështuar rolin e OSBE-së sa i përket kontributit të saj për zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa kujton projekte të mbështetura fort nga misioni siç ishte numërimi elektronik i votave, një projekt që megjithëse u testua nuk mundi të zbatohej. Milo pranon se vendi ynë ka ende disa probleme në mënyrë të veçantë sa u takon proceseve zgjedhore, por, sipas tij, kontributi i OSBEsë në këtë drejtim mund të zgjidhet më së miri me një komision ad-hoc dhe jo me një mision të përhershëm. Lidhur me raportin më të fundit të dalë nga zyrat e OSBE-së për lidhjet e biznesit me politikën apo influencat politike për të interesa të caktuara personale, për të cilin vetë misioni ka deklaruar se nuk është qëndrimi i tyre zyrtar, Milo nuk pranon të japë komente. Misioni i OSBE- së në Shqipëri përfundon mandatin e tij të radhës në fund të vitit.

Zoti Milo në politikën shqiptare prej kohësh ka nisur të diskutohet se sa i nevojshëm është misioni i përhershëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE-së, në vendin tonë. Ju sa të dobishëm e cilësoni veprimtarinë e këtij misioni në Shqipëri?

Çështja e OSBE-së ka të paktën 15 vite që diskutohet. Pastaj dobia ose jo e misionit të OSBE-së është edhe çështje interpretimi politik. Por një vend që është anëtar i NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, mendohet se parametrat e demokracisë, funksionimit të saj dhe të shtetit ligjor i ka të plotësuara dhe nuk do të kishin vlerë gjykimet e këtyre institucioneve të rëndësishme në rast se del një institucion tjetër dhe vë në dyshim këto vlera në të cilat janë mbështetur NATO-ja dhe Bashkimi Evropian për t’i dhënë Shqipërisë në rastin e parë anëtarësimin dhe në rastin e dytë statusin e vendit kandidat. Kështu që ka një kontradiktë të brendshme në vetë gjykimin e institucioneve ndërkombëtare. Në rastin konkret, për mendimin tim, OSBE-ja ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në fazën e parë, deri në vitin 2000, por pastaj roli i saj erdhi duke u zbehur sepse Shqipëria nuk është më vend burim konfliktesh dhe shqetësimesh të mëdha. Shqipëria prodhonte siguri pas këtyre viteve, nuk konsumonte siguri prandaj dhe për rolin e OSBE-së në Shqipëri, tashmë ka ardhur koha që të merret një vendim.

Pra sipas jush nuk duhet të zgjatet më afati i qëndrimit të këtij misioni në Shqipëri, mandati zyrtar i të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti?

Unë mendoj se Shqipëria ka ende deficite demokratike sidomos në proceset zgjedhore kur OSBE-ja nuk ka arritur të plotësojë misionin e saj. Kam parasysh këtu standardet, kam parasysh këtu çfarë u tentua me vendosjen sistemit të numërimit elektronik të votave, projekte këto që u mbështetën nga OSBEja, por që, për fat të keq, nuk u zbatuan. Ka edhe projekte të tjera, por ato mund të zgjidhen edhe me komisione ah-hoc dhe jo me mision permanent të OSBEsë në Shqipëri.

Pak ditë më parë është publikuar në media një raport i OSBE-së ku përmenden emrat e shumë politikanëve, pasuria e tyre, por dhe lidhjet mes politikës apo biznesit. Si e konsideroni këtë raport të cilin OSBE e konsideroi si përmbledhje të informacioneve mediatike dhe jo qëndrim zyrtar të saj?

Abstenoj t’i përgjigjem kësaj pyetje.

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë u rrit 425 milionë euro brenda një viti

Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 425 milionë euro ose mbi 18 për qind në harkun kohor të një viti, duke shënuar një nga rritjet më të forta gjatë viteve të fundit.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të tremujorit të dytë, borxhi i jashtëm publik arriti në 2 miliardë e 807 milionë euro nga 2 miliardë e 383 milionë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas bankës, rritja i dedikohet kredive që Shqipëria ka marrë nga institucionet ndërkombëtare të financave si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore.

Sapo erdhi në pushtet, qeveria e majtë kontraktoi nga këto dy institucione një paketë emergjente kredish me mbi 600 milionë euro, para të cilat sipas saj ishin të nevojshme për të shlyer borxhet e prapambetura që la qeveria e mëparshme.

Aktualisht borxhi i jashtëm përbën rreth 42.6 për qind të totalit të borxhit publik të vendit, ose i shprehur si raport ndaj prodhimit kombëtar, rreth 29.1 për qind.

Vitet e fundit financimi me kredi nga jashtë është parë si një mënyrë e mirë për të siguruar valutë, por edhe për të financuar ekonominë pa prekur burimet e brendshme.

Por rritja e tij e ekspozon ekonominë përballë dy rreziqeve: kursit të këmbimit dhe riskut të rifinancimit. Vitin e kaluar vetëm për shkak të dobësimit të lekut, veçanërisht ndaj dollarit, borxhi i vendit u rrit me 9.6 miliardë lekë.

Nga ana tjetër, rritja e vazhdueshme e borxhit të marrë nga jashtë ka rritur edhe pagesat që shkojnë për shërbimin e tij.

Vitin e kaluar buxheti pagoi 26 miliardë lekë, ose mbi 200 milionë dollarë për të shlyer borxhin e jashtëm, nga të cilat 17.8 miliardë lekë ishin shlyerje të kredive që janë marrë në vitet e mëparshme, ndërsa 8.2 miliardë lekë ishin interesa.

Një pjesë e kredive që Shqipëria ka marrë vitet e para të tranzicionit tani janë duke u maturuar dhe duhet të shlyen mbrapsht. Bashkë me interesat që paguhen për stokun ekzistues të kredive nga jashtë, kjo e vendos buxhetin përballë nevojës për të siguruar fonde në valutë.

Për të minimizuar këtë risk, në strategjinë për menaxhimin e borxhit, qeveria është angazhuar që të mos e rrisë raportin e borxhit të jashtëm mbi kufirin 45 për qind të totalit.

Urdhërarresti për Mark Frrokun, Artan Bajraktari prapë në gjykatë

VOAL – TIRANË, 14 SHTATOR – Shefi i Interpolit Artan Bajraktari kërkon që t’i shkohet deri në fund çështjes së fshehjes së urdhërarrestit për deputetin Mark Frroku.

Pas vendimit të Prokurorisë për ta pushuar këtë çështje, Artan Bajraktari i është drejtuar sot Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe ka kërkuar që hetimit t’i shkohet deri në fund.

Bajraktari ka thënë se nuk i takon Prokurisë që ta mbyllë çështjen. Kjo i takon vetëm Gjykatës. Vetëm ajo mund ta ‘pastrojë’ figurën time.

Këto ditë Bajraktari është rikthyer në detyrën e tij të mëparshme, pasi ishte pezulluar nën akuzën se e kishte fshehur urdhërarrestin e ardhur nga Belgjika për deputetin e maxhorancës aktuale Mark Frroku.

Këngëtaret dashnore të Sigurimit, përgjigja e Myfarete Lazes për Gjergj Lekën*

Gjergj Leka, sipas saj, nëse nuk qëndron dot në skenë me vlerat e atij artistike, mos të krijojë skupe

TIRANE – Këngëtarja e njohur Myfarete Laze, me zërin e ëmbël, vibrato, që të kujtonte këngëtaret e famshme franceze në intervistën e saj për “Panorama” komenton edhe akuzat e bëra në adresë të këngëtareve si Parashqevi Simaku, apo Lindita Theodhori, duke i dhënë përgjigje kantautorit Gjergj Leka.

Gjergj Leka, sipas saj, nëse nuk qëndron dot në skenë me vlerat e atij artistike, mos të krijojë skupe.

“Po kush është Gjergj Leka që të japë këto vlerësime për këngëtaret si Parashqevia apo Lindita? Është gjë kritik muzike, çfarë veprash ka bërë Gjergji që të mbahen mend? Çfarë çmimesh ka Gjergji vetë? Kush është ai, Çesk Zadeja, Tish Daija, Limos Dizdari Aleksandër Lalo, Agim Krajka, Feim Ibrahaimi etj., që ishin krijuesit dhe kritikët e muzikës shqiptare. Me gjithë respektin që kam për familjen e Gjergjit, që e kam adhuruar, nëse ai nuk qëndron dot në skenë me vlerat e atij artistike, mos të krijojë skupe”­ – thotë ajo.

* VOAL nuk ndan të njëjtat mendime me zonjën Laze, por po e botojmë në kuadrin e debatit

Deputeti socialist Artan Gaçi: PS zgjodhi deputetë të inkriminuar për t’u mbrojtur nga PD?!!

Artan Gaçi çudit me deklaratën e tij

Deputeti socialist në Qarkun e Tiranës, Artan Gaçi në një intervistë dhënë për Panoramën jep një përgjigje që lë vend për interpretim sa i takon dekriminalizimit të vendit. I pyetur mbi akuzat e opozitës për deputetë të inkriminuar në PS në një kohë që Ndoka dhe dorëheqjen dhe Prenga u përfshi në një konflikt me armë, deputeti Gaçi ka një qendrim që hap debat. Ai thotë se e sheh këtë nga një këndvështrim tjetër duke pohuar se kjo ishte mënyra e ruajtjes së votës që sipas tij, vidhej nga e djathta.

“Dua ta shoh nga një këndvështrim tjetër duke mos parë pasojë, por duke u nisur nga shkaku pse erdhëm deri këtu.

Në vitin 2009 rezultati ishte shumë i ngushtë, pati një presion të jashtëzakonshëm  nga PD sepse vinte pas Gërdecit. E gjithë administrata e policia u angazhua në fushatë pa lënë pas dore dhe gjithë kriminelët që nxorën me leje javën e zgjedhjeve”, thotë deputeti ndërsa shton: “Kjo ka qenë një metodë historike e PD-së duke përdorur elementë të inkriminuar. Ishte shteti me bandat që fitonte zgjedhjet  jo njerëzit e ndershëm e shpresëplotë që na votonin pa mundur që vullneti i tyre të shndërrohej në përfaqësim politik sikurse ata kishin votuar”, thotë Gaçi teksa kujton edhe grevën e urisë : “Tentuam një grevë urie për transparencë, unë isha pjesë e saj, duke kërkuar hapjen e kutive. Kjo nuk u arrit sepse manipulimi ishte brenda në kuti.

Në 2011-ën Rama i fitoi zgjedhjet dhe më pas ato u manipuluan përmes rregullave të vendosura nga KQZ-ja duke rinumëruar kutitë.

Njerëzit ishin tejet të zhgënjyer me ne sepse ata po votonin dhe ne nuk po mundnim të ruanim votat e tyre”.

Kjo do të thotë se PS iu përgjigj me të njëjtën monedhë PD-së?

“Vijmë në vitin 2013. A mund të rrezikonim ne dhe të thoshim se na i vodhën votat përsëri?! Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli do na votonte dhe bandat do të tjetërsonin votën.

Këtu luheshin fatet e vendit dhe jo të Partisë Socialiste.

Imagjinoni se çfarë dite do ishte nëse më 24 qershor 2013 fitues do shpallej Sali Berisha?! Çfarë drame do ishte për shqiptarët? Ne do ta lejonim këtë rrënim të mëtejshëm të vendit?!

Atëherë për të mbrojtur votën që hidhej për Partinë Socialiste ne kontaktuam njerëzit më me influencë në komunitetet e tyre për të ruajtur votën.

Na duheshin njerëz që i rezistonin presionit dhe kërcënimeve të banditëve të PD”, thotë deputeti i PS në intervistë ndërsa përmbyll duke pohuar se sipas tij dekriminalizimi është thjesht propagandë politike.

Dokumente: Si po financohet LSI-a nga Thesari i Shtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar online disa dokumente, duke theksuar se Thesari i Shtetit po përdoret për të financuar LSI-në.

“Ne Shqiperi, si ne asnje vend tjeter ne bote, Thesari i Shtetit eshte shnderruar ne thesarin e partise.

Ketu kemi liste pagesat sesi Kuvendi i Shqiperise dhe Ministria e Mjedisit perdorin Thesarin e Shtetit per te financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kerkeses se Ministrise se Mjedisit, kane kaluar pagesat ne llogari te Levizjes Socialiste per Integrim me pershkrimin “Min. Mjedisit kuote partie gusht 2015” sic jane bere edhe te shume muajve te tjere pergjate 2015.

Duket se ne kete vend institucioni shteteror eshte bere anetar i LSI dhe si i tille paguan kuotizacion, ndersa Thesari i Shtetit kthehet ne llogaritar te LSI.

Ky eshte shembull i keqperdorimit me ekstrem i institucioneve publike qe kthehen ne leva partie ne kundershtim me dispozitat ligjore. I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi kete skandal te paprecedent, ne te cilin duart e zeza te partise, kovat e saj mbushen direkt ne kundeshtim flagrant me cdo ligj nga Thesari i Shtetit duke shnderruar ate ne thesar te partise!”shkruan Berisha në FB.

thesari2

thesari3

Daily Mail: Uji i çezmes në Shqipëri nuk mund të pihet, ka kolerë

Gazeta britanike, Daily Mail, ka publikuar një hartë të vendeve në të cilat nuk mund të pihet uji i çezmes. Nga harta vërehet se në shtetet ku nuk pihet uji, janë edhe Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Sipas kësaj gazete, pirja e ujit në këto vende do mund të shfaqte sëmundje si diareja, hepatiti A dhe kolera.
Infografiku është postuar nga analizat e Just the Flight.
Raporti sqaron se edhe pse disa shtete bejne pjese ne harten e vendeve te pasigurta, kjo nuk do të thotë se uji i çezmave është i papastër apo i ndotur. Lapsi.al

Flasin deputetët e përmendur në raportin e OSBE

Të pyetur nga gazeta Shqip, flasin Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Parid Cara e Agron Çela

Disa nga deputetët e mazhorancës, të përmendur në raportin konfidencial të OSBE që u publikua ekskluzivisht nga lapsi.al, kanë reaguar për përmbajtjen e tij. Ata mbrojnë bizneset e tyre, thonë se kanë respektuar ligjet dhe se raporti nuk është zyrtar. Të pyetur nga gazeta Shqip, Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Parid Cara e Agron Çela shprehen njëzëri se dokumenti konfidencial i OSBE është ndërtuar mbi bazë thashethemesh. Kanë reaguar edhe deputetët e opozitës të përmendur në raport, Roland Keta, Agron Duka, Bedri Hoxha e Kozma Dashi.

Paulin Sterkaj: Nuk ka asnjë të vërtetë për mua çfarë është thënë në atë raport. Unë jam një qytetar i lire dhe cdo akuzë që është bërë për mua në Kuvend për një vrasje është mirë që të pyetet familja e personit për të cilin më kanë akuzuar. Për sa i takon shkollimit tim mund të verifikohet shumë lehtë në Universitetin e Sporteve, ku kam dalë me mesatare 8.5. E kam bërë shkollën në kohën e Enverit dhe jo në kohën e partisë së Saliut. Kam mbaruar edhe për juridik. Nuk më shqetëson aspak raporti në këtë pikë, pasi kam arritur me meritë deri në gradën e nënkolonelit. Ndërsa për bizneset çdo gjë është conform ligjeve dhe fare thjesht e verifikueshme aty ku regjistrohet çdo biznes. Ajo që është publikuar nuk është raport, por shpifje e Sali Berishës, pasi jam një qytetar dhe politikan që kam zbatuar çdo ligj të këtij vendi ndaj dhe jam zgjedhur e votuar në Parlament.

Sadri Abazi: S’e besoj që të jetë një raport zyrtar, por vetëm thashetheme gazetash. Janë më së shumti thashetheme të Sali Berishës që bën nëpër media apo shpik në kuvend. Ajo që është e vetmja e vërtetë është se pikërisht ky, Sali Berisha, ka mbetur i vetmi plak i keq që i ka mbetur Shqipërisë dhe që merret me të tilla gjëra joserioze. Që të shkruash diçka të vërtetë duhet të ketë prova. Nëse është për t’ia futur kot për gjithçka, këtu ia fut vetëm Berisha. Bizneset e mia janë në respektim të çdo ligji.

Parid Cara: Vij nga një profesion i tillë (biznesmen). Kam disa kompani të themeluara shumë komë më parë 2001 – 2011. Në shkur të 2013 vendosa të kthehesha në Shqipëri. Unë kam një të shkuar pune, theksoj vetëm pune dhe jam krenar për këtë.

Agron Çela: Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar.

Roland Keta: Megjithëse nga OSBE u përgënjeshtrua ky raport, nuk më vjen mirë që një institucion ndërkombëtar nga një anë nxjerr një lajm dhe nga ana tjetër e përgënjeshtron, duke thënë që këto janë fjalë. Normalisht që jo vetëm OSBE, por cilido inditicion që të jetë nuk mund të raportojnë gjëra të tilla, pa i faktuar dhe pa nxjerrë fakte që ato që raportojnë. Gjithësesi këtë shqetësim do ta shpreh edhe në seancën e ardhshme plenare. Unë jam për dekriminalizimin e Parlamentit, por jo që të fyhen intelektualët.

Agron Duka:  Por çfarë raporti është ai? Ndër 700 grupe kriminale që kanë nxjerrë unë regjistrohem me pistoletë në xhep. Këto janë budallallëqe.

Bedri Hoxha: Para vitit 2003 kam punuar me vëllain, isha pjesë e kompanisë së tij, pr unë s’kam asnjë lloj aksioni, pasi po të kisha, do ta kisha darë përgjysmë me OSBE.

Kozma Dashi: Ajo që është paraqitur atke është pasqyruar në raport dhe asgjë më shumë e asgjë më pak. Nuk bëhet dot asnjë kopemt për diçka që s’ka asnjë koment.

Çfarë shkruhet në raportin e OSBE për deputetët: 

Sadri Abazi (PS): Aktivitetet kryesore të Abazit janë ne ndërtim, turizëm dhe prodhimin e duraluminit xhamit. Ai është pronar i Kompanise Usluga, një distributor kryesor i xhamit, duraluminit, materialeve të ndërtimit dhe hidroizolimit, investimit dhe zhvillimit të pasurive, arredimit e pronar i agjencive imobiliare dhe aktiviteteve te asiciuara. Ai pretendon se ka diplomë të IRU nga Akademia e Gjenevës, e cila në të vertete është një institut trajnimi (Unioni Ndërkombetar i Transportit Rrugor). Lidhjet e tij të forta me liderët e PS i kanë siguruar mbrojtje dhe fshehje të aktiviteteve kriminale të kompanive te tij. I krakterizuar nga një arrogancë ekstreme dhe një tendencë për shantazh, ai është gjothnjë nën shoqërinë e vëllëzërve të tij, te cilet janë shumë agresivë. Pasuria e tij përllogaritet në rreth 100 milionë euro.

Anastas Angjeli (PS): Pronar i Universitetit Mesdhetar. Babai i tij është me origjinë greke dhe karriera e tij politike është sponsorizuar nga lobi grek prej vitit 1992.  I përfshirë në aktivitete ekonomike me greqinë, thuhet se ai ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës Greqi-Shqipëri-Jugosllavi në vitet 90. Ai ka qenë një prej sponsorve kryesorë të marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, e cila i garantoi një kompanie greke monopolin e depozitave te naftës në portin e Durrësit.

Agron Çela (LSI): Pronar i klubit të futbollit Vllaznia dhe ndërtues, tregtar karburantesh dhe pronar restorantesh. Thuhet se ka qenë një prej bosëve të kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë.

Tom Doshi (PS): Ai mendohet se ëahtë një ndër njerëzit më te pasur të PS-së dhe si sponsori kryesor i fushatave elektorale të PS, agresiv dhe i dhunshëm (ai është përmendur në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për goditjen e një gazetari në hotel Sheraton). Burimi i vërtetë i pasurisë se Doshit është i lidhur me trafikun e drogës, zhvatje dhe kontrabandën e naftës me ish-Jugosllavinë. Ka qenë i persekutuar gjatë diktaturës komuniste. Ka lidhje të forta me krerë të mafias në Shqipëri. Aktualisht thuhet se ai është pas disa kompanive të importit të barnave dhe ka aksione në më shumë se një spital privat. Sipas deklarimit të pasurisë në ILDKPI në 2010 ai përfitoi 4 milionë dollarë nga shitja e një kompanie farmaceutike. Të ardhurat i investoi më pas në pasuri të patundshme në Australi (ai ka nënshtetësi australiane), në blerjen e aksioneve në një kompani të tregtimit të naftës dhe të antibiotikëve. Sipas një kabllogrami të Ëikileaks të vitit 2009, Doshi ka një pasuri të deklaruar ne më shumë se 15 milionë euro dhe dyshohet për trafik droge.

Agron Duka (PR): Ish-Ministër i Bujqesisë me biznese në fushën e prodhimeve ushqimore, ndërtim dhe eksport-import. Dyshohet për evazion fiskal me shmangien e taksave në vlerën e rreth 30 milionë eurove. Thuhet se ka lidhje të forta me grupe kriminale ne Shijak, Durrës e Vlorë.

Mark Frroku (PKD): Në 2013 Frroku deklaroi 1.4 milionë euro të ardhura nga shitja e aksioneve të një kompanie bastesh. Media belge raportoi në janar 2014 se Frroku ishte akuzuar për vrasje dhe i dënuar me 10 vjet burg. Thuhet se Frroku ishte i lidhur me shfrytëzimin e prostitucionit, trafikimin e qenieve njerëzore dhe trafikun e drogës. Vëllai i tij, Arben Frroku, u akuzua nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një oficeri të policisë. Hetimet po vazhdojnë, por fakti që identiteti i dëshmitarit kryesor u zbulua ndonëse ishte dëshmitar i mbrojtur, mund të jetë një dëshmi për lidhjet e forta të familjes Frroku. Në vitin 2013 media raportoi se Frroku i dërgoi një mesazh Jozefina Topallit deputetes së PD dhe ish-Kryetares së Parlamentit, sepse ajo e akuzoi atë për lidhje me krimin e organizuar dhe zbuloi se ai ishte i dënuar me 10 vjet burg.

Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit.

Roland Keta (PD): Një nga bosët lokalë të minierave në Bulqizë. Keta shfrytëzoi mundësitë që i jepte posti i tij si Kryetar i Bashkisë së Bulqizës dhe kryetar i degës së PD-së për të marrë licensa të shumta, një pjesë të së cilave ai ua shiti kompanive të treta. Thuhet se ai është lidhur me grupe kriminale lokale dhe kombëtare, pasi industria e minierave, sidomos për sipërmarrjet e vogla, është një biznes në rrezik që kërkon “mbrojtje” nga dhe ndaj kriminelëve apo grupeve kriminale.

Koço Kokëdhima (PS): Një biznesmen nga qyteti i Fierit, me aktivitete kryesisht në Tiranë, ai është i fokusuar në ndërtim, media, telekomuniacion dhe tregtim të produkteve ushqimore. Supozohet se në mënyrë të dyshimtë privatizoi frigoriferin shtetëror në Durrës me çmime qesharake. Ai është pronar i gazetës Shekulli dhe i një televizioni privat. Lidhjet e supozuara me aktivitete kriminale janë kryesisht të lidhura me lejet e ndërtimit, pastrimin e parave dhe pasuritë e paluajtshme. Flitet për lidhje të dyshimta me interesa, biznese dhe mafian ruse.

Arben Ndoka (PS): Ka qenë i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, pengmarrje dhe trafik droge në Itali dhe i dënuar me 7 vjet burg në Itali. Deklarata e pasurisë në 2012 përfshin dy apartamente me vlerë rreth 200 mijë euro secili, pasuri të patundshme në Lezhë (60 mijë euro plus 70 mijë euro truall) dhe një skaf me vlerë 20 mijë euro.

Gramoz Ruçi (PS): Sekretar i Përgjithshëm i PS, flitet për lidhje të vjetra me trafikantë droge dhe krimin e organizuar. Ruçit i është ndaluar hyrja në SHBA prej vitit 2005, për shkak të mospasjes së drejtë për të marrë vizë.

Ylli Shehu (PR): Shehu thuhet se pagoi 200 mijë euro për të qenë i pari në listën e Partisë Republikane si kandiat për deputet në Tiranë, përveç kontributit të tij për “shpenzimet elektorale”. Shehu nuk ka të shkuar në politikë. Ai ka studiuar për drejtësi (2006-2011) në Universitetin Kristal dhe në 2009-përpara se të mbaronte studimet (sipas CV-së së tij të publikuar në faqen e parlamentit)-ai nisi të punonte si ekspert ligjor në Prefekturën e Kukësit. Përveç një video të transmetuar në emisionin Fiks Fare ku Shehu mezi lexonte një deklaratë gjysmë faqje, nuk ka informacione të tjera rreth tij apo babait të tij, Vesel Shehut, në internet. Origjina dhe shtimi i pasurisë së Ylli Shehut është e panjohur, ndonëse Vesel Shehu, bazuar në informacione të marra në Kukës, thuhet se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e duhanit me Kosovën dhe Malin e Zi.

Paulin Sterkaj (PS): Një ish-mundës profesionit me pak ose aspak edukim formal. Ai ka qenë pjesë e PD dhe u akuzua nga një mik për vrasjen e një politikani në Shkodër, disa vite më parë. Sterkaj pretendon të këtë interesa biznesi në hidrokarbure, restorante dhe ndërtim, por shumë pak dihet mbi aktivitetet e tij.

Astrit Veliaj (PD): Pasuria e Veliajt vlerësohet në rreth 50 milionë euro. Deklarimi i pasurisë në 2012: 36 pasuri të patundshme të blear mes 2003 dhe 2013 (me vlerë të pazbuluar) dhe 26 apartamente me vlerë rreth 3.9 milionë euro; 1 332 metër katrorë tokë në Tiranë me vlerë rreth 1.8 milionë euro: 747 metër katrorë tokë dhe një ndërtesë 1 264 metër katrorë në Tiranë (dhuratë nga një person i panjohur, vlera e përcaktuar), borxhe të dhëna 7 personave (4.4 milionë dollar). Edhe pse ka qenë mekanik përpara vitit 1990 ai u bë një biznesmen i suksesshëm në tregti dhe shërbime (1990-1995) dhe ndërtues (1995-2000). Nga viti 200 ai ka qenë president i Universitetit UFO dhe Klinikës Dentare UFo. Thuhet se Argita Berisha e Fatmir Mediu (kryetari i PR) kanë aksione në bizneset e Veliajt.

Fidel Ylli (PS): Ai është një ish-truprojë dhe nip i një zyrtari të lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dyshohet se nisi të bëjë para nga kazinotë dhe aktivitete ilegale të lidhura me mafian bullgare. Ai ka në pronësi grupin “House of Arts”, me vlerë rreth 5 milioën euro, grup që përfshin një restorant, dy bare, një stacion radioje dhe një kompani sigurie. Thuhet se ka aksione në disa kompani ndërtimi, por nuk e ka pranuar kurrë publikisht.

Në mbyllje të raportit thuhet se “është thuajse e gjithëpranueshme se shumë deputetë që parqiten si “biznesmenë” janë në fakt fort të dyshuar se kanë lidhje me krimin e organizuar. Këta individë janë tani në Parament, kanë imunitet dhe janë përgjegjës për të hartuar dhe miratuar ligjet që do ta çojnë Shqipërinë përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Sjellja e sëmurë, me gjasë kriminale, e disa deputetëve shqiptarë është shqetësuese dhe nuk është shenjë e mirë për zhvillimet demokratike. Ka një pikëpamje të përgjithshme në Shqipëri se të gjitha partitë kanë deputetë të lidhur me krimin e organizuar dhe pranojnë para nga krimi i organizuar. Ky është një fenomen shumë shqetësues që ne dhe komuniteti ndërkombëtar duhet ta adresojmë në të ardhmen. Një pikë shprese, gjithësesi, është fakti se disa deputetë kanë filluar të kuptojnë se Shqipëria nuk duhet të ketë karaktere të tillë të pëfaqësuar në parlament. Se sa kohë do të duhet për t’i shkulur këta rufjanë nga pushteti, kjo është një pyetje tjetër. Tek e fundit, paraja është gjaku i politikës, dhe në një vend të varfër pa transparencë të financimeve të fushatave elektorale, kriminelët janë një burim i lehtë për fondet e fushatave.”

OSBE e ka pranuar ekzistencën e këtij raporti të hartuar rreth një vit më parë, por duke sqaruar se ai nuk përbën një qëndrim zyrtar të saj. Megjithatë, ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu. Lapsi.al

Vendndodhja e Dritan Zaganit – strehim në Zvicër

Ish-shefi i antidrogës në Fier Dritan Zagani, i akuzuar per shpërdorim detyre, duket se ka gjetur strehim ne nje kamp refugjatesh ne Zvicër.

Burime te Vizion Plus, kane bere me dije se ai i është bashkuar bashkëshortes dhe tre vajzave qe ndodheshin me pare ne kete shtetet, ndërsa ende nuk konfirmohet fakti, nëse ka bere kërkese për azil.

Nuk dihet ende mënyra qe ka përdorur per t’u larguar ish-oficeri i policisë, i cili ndodhej ne masën arrest shtëpie.

Nga kërkimet e policisë dhe verifikimet e kryera, rezulton se nuk ka kaluar nëpërmjet kufirit, pasi nuk figuron sistemin Tims.

Pra dyshohet se mund te ketë përdorur dokumente te falsifikuara apo mund te ketë zgjedhur nje mënyre, duke e kaluar ilegalisht kufirin.

Ndërkohe Prokuroria e Fierit, ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e largimit nga vendi i vuajtjes se dënimit.

Gjatë qëndrimit në masën e arrestit në shtëpi për akuzën e shpërdorimit te detyrës, Zagani nuk ka qenë në asnjë moment nën mbikëqyrjen e policisë. Kjo i ka dhënë atij mundësi që të largohet pa u vënë re nga askush.

Gjykimi ndaj Zaganit nisi disa muaj më parë pasi u transferua nga Gjykata e Krimeve të Rënda drejt Gjykatës së Fierit.

Procesi është ne fazën e paraqitjes se provave shkresore me dëshmitë e personave që kanë dijeni për dekonspirimin e operacioneve antidrogë të policisë.

Vete i akuzuari kishte kërkuar ndryshimin e masës ne detyrim paraqitje, kërkese kjo qe i ishte refuzuar.

Zagani dyshohet se ishte rekrutuar dhe jepte informacione për trafikun e drogës tek policia italiane e Guardia di Financa.

Për këto informacione në një rast ai edhe është shpërblyer me një shumë parash, e cila është dërguar nëpërmjet agjencisë së transfertave të parave.

Ish-drejtori çek i CEZ hetohet për mashtrim dhe pastrim parash

Ish-­drejtori çek i kompanisë CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, po hetohet nga Njësia e Specializuar Task-­Forcë, pasi dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash.

Lajmi konfirmohet  nga burime të besuara të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilat saktësuan se Hejsek, dyshohet se në bashkëpunim me administratorin e shoqërisë “Debt International Advisory” (DIA), Kastriot Ismailaj, kanë përfituar miliona nga një skemë mashtruese për mbledhjen e borxheve të CEZ-­it.

“Ka dyshime të arsyeshme se Josef Hejsek, ka përfituar në mënyrë të paligjshme dhe ka vepruar në bashkëpunim me Kastriot Ismailajn”, tha një burim për “GSH”.

Por, ndërsa Ismailaj ndodhet prapa hekurave dhe gjykata ka urdhëruar sekuestrimin e llogarive të tij bankare, Hejsek vijon ende të ketë statusin e personit nën hetim.

Deri në këto momente, ish­-drejtori i CEZ­-it nuk është pyetur nga prokuroria dhe nuk ka dhënë shpjegime lidhur me dyshimet që rëndojnë mbi të.

Ndërsa Kastriot Ismailaj, prej momentit të arrestimit, nuk ka preferuar të flasë për grupin hetimor, duke kërkuar që më parë të njihet me aktet e akuzës dhe më pas të japë shpjegime.

Mësohet se në Prokurori është thirrur pak kohë më parë edhe Petrit Ahmeti, vëllai i ish-kryeministrit Vilson Ahmeti, sot kreu i ERE-s.

Rrëfehet Myfarete Laze: Pse qava në zyrën e Ramiz Alisë dhe ç’më tha për Festivalin

Myfarete Laze është një nga ikonat e muzikës me dhjetra çmime të fituara . Ajo numëron një sërë titujsh si “Naim Frashëri”, “Çesk Zadeja” e ndërsa ka hyrë edhe në mesin e këngëtareve “big”  bashkë me Vaçe Zelën, Tonin Tërshanën, Luan Zhegun e të tjerë. Në një rrëfim për Panoramën, Myfarete Laze tregon se si një “njollë në biografi”  sa nuk i shkatërroi gjithë jetën e karrierën. Këngëtarja “big” tregon për takimin me Ramiz Alinë në zyrën e tij dhe gjithë peripecitë për të hyrë në Festival.

“Gjyshi im Mile Xhafo Laze, u pushkatua menjëherë pas marrjes së pushtetit. Që atëherë nisën pasojat për familjen tonë. Babai im nuk gjente dot punë. Im atë u pushua për herë të tretë nga puna, në 1972 dhe nga cdo punë shtetërore dhe vdiq pa vënë firmë në bordero për 13 vite rresht”, rrëfen Myfarete Laze kohët e vështira ndërsa kalon te Festivali dhe peripecitë që iu desh të kalonte për të marrë pjesë.

“Festivali zhvillohej në tre netë. Deri atëhere nuk më ishte përmendur puna e biografisë. Unë këndova dy net shumë mirë. Interpretimi im u pëlqye shumë. Isha shumë e gëzuar. Ne futeshim në sallën e festivalit dy orë para se të bënim grimin, rregulloheshim. Kur sapo do hyja në derën e pasme të sallës roja më thotë se do kalosh te kjo dhoma tjetër dhe do kalosh Marash Hajatin, drejtorin e Televizionit. Shtanga, “E dija ndodhi”, thashë me vete.

Dhe çfarë ndodhi…

“Te dera, roja menjëherë i tha Marashit se :” Shoku Ramiz ju pret lart”. U ngjitëm me vrap. Në fillim hyri Marashi. Ai ndenji brenda 5 minuta dhe pastaj doli. M’u afrua dhe më tha për çdo gjë thuaj që s’e di.

U preva e tëra. Fillova të dridhesha. S’di si u futa brenda. Isha gati të më binte të fikët. Sapo futem në zyrë Ramizi më foli plot mirësjellje. S’u besoja syve që isha në zyrën e tij. As e mendoja kurrë në jetë se do shkelja në atë zyrë.

Pasi më pyeti si i kisha nga shtëpia etj.. më thotë: “ Si munde të hush në Festival?”. “Po, ja shkova u paraqita për konkurim, pasi vij nga Shkodra me një biografi të pasur me çmime e përfaqësime”.

Lotët më rridhnin vetiu. “Mirë mos qaj! Ke një zë të bukur dhe ke kënduar shumë mirë.

Po ja, nga Konispoli dhe Saranda na kanë ardhur shumë letra për biografinë tënde”, dhe më tregoi në dysheme një pirg me letra. S’dija ç’të flisja. Rrija si e hutuar. Ai e kuptoi gjendjen time dhe më thotë: “Do shkosh të këndosh. Këndo bukur”. Sa nuk fluturova nga gëzimi.

“Nisu shpejt”, më tha. Pas 20 minutash duhej të isha në skenë. Marashi më mori për krahu dhe vrapuam si atletë.

Dikujt i mora këpucët, dikujt tjetër karficën a ku ta di unë. Nuk di çfarë vesha, gjithçka u bë fluturimthi. Këndova me tërë forcën e shpirtit.

Kur mbarova, duartrokitjet nuk kishin të mbaruar. Kisha realizuar ëndrrën më të madhe të jetës”.

Ambasadori i OSBE komenton raportin sekret: S’i verifikuam dot informacionet e mbledhura

Florian Raunig

Voal – Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Florian Raunig ka komentuar sot raportin publikuar dje nga mediet për lidhjet kriminale dhe pasuritë e Edi Ramës, Ilir Metës dhe Sali Berishës. Raunig ka shprehur keqardhjen që ky raport u bë publik, sepse raporti konfidencial përmban informacione të paverifikuara  prezenca.

“Informacioni nuk përfaqëson politikën e OSBE. Përmbledhja ishte një grumbullim informacioni. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur. Keqardhje që ky informacion u bë publik. Qëllimi i përmbledhjes është pasqyrimi i pretendimeve. OSBE ka marrëdhënie të shkëlqyer me institucionet shqiptare”, tha ambasadori i OSBE-së.

 

Më poshtë ju sjellim raportin sekret:

Raporti sekret i OSBE: Ja lidhjet kriminale të Ramës, Metës dhe Berishës

 

Deputetë shqiptarë të lidhur me mafian ruse, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës

‘Thashethemet’ e OSBE-së mjerisht janë të vërteta – Nga MENTOR KIKIA

 Ambasadori i OSBE-së dukej në hall të shtunën, ndërsa përpiqej të shfajësohej lidhur me një raport që listonte një dyzinë deputetësh, … biznesmenësh dhe politikanësh të lartë, të cilëve u përmendeshin pasuritë dhe lidhjet e mundshme me korrupsionin dhe krimin dhe organizatat mafioze. Sqarimi i parë që bëri ambasadori Raunig ishte se materiali ishte publikuar pa autorizimin e zyrës. Pasi OSBE nuk ka për qëllim të hetojë politikën e inkriminuar. Dhe i dyti lidhej me përmbajtjen. “Përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhjeje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i së vërtetës”.
Pra OSBE-ja është marrë me thashetheme. Çka lexuar ndonjë gjë nëpër gazeta, të cilat, nga ana e tyre, nuk shquhen për ndonjë korrektesë të madhe, si dhe ka dëgjuar muhabete kafenesh në Rogner e Sheraton, ku bëjnë pazaret zakonisht edhe politika, edhe mafia, ose edhe të dyja së bashku.

Raporti i “thashethemeve” të OSBE-së përfshinte një listë prej 31 deputetësh, njëri më i pasur se tjetri, të gjithë evazorë, financues të partive të tyre, të gjithë të lidhur me politikën jo nga pasioni e profesioni, shumica që kanë paguar para për të blerë vendin në listën e deputetëve, të dyshuar se paratë kanë filluar ti vënë me kontrabandë nafte, droge ose shfrytëzim prostitucioni dhe pothuajse të gjithë gdhë për nga arsimimi. Raporti përfshin edhe tre politikanët më me ndikim në vend, Ramën, Berishën dhe Metën. Për Ramën thotë se ka pasuri 200 milionë euro. Për Berishën tregon rolin e djalit dhe vajzës në vënin e parave, ndërsa për Metën thotë se ka “thashetheme” se ka porositur edhe dy vrasje.

Ky pra ishte raporti për të cilin OSBE kërkoi ndjesë dy herë rresht dhe mbi të gjitha u kërkoi ndjesë politikanëve “për shqetësimet që u shkaktoi”. Me pak fjalë zyra e OSBE-së tha: Janë thashetheme, mos u shqetësoni, nuk janë zyrtare.

Por, për ne shqiptarët, këto thashetheme nuk janë edhe shumë thashetheme dhe mbi të gjitha, as të reja. Hiq shifrat se sa para ka Sadri Abazi, sa para ka Rama, Tom Doshi, apo të tjerë deputetë e biznesmenë, apo se vrasjen e kujt ka porositur Ilir Meta, të tjerat ne i dinim dhe nuk na duken fare thashetheme. Kështu, që Shkëlzen Berisha ishte ortak në Gërdec apo që Argita ishte bërë paradhoma juridike e qeverisë për investitorët e huaj, këtë e dinim. Por s’kishim prova. Që politikanët dhe deputetet biznesmenë janë pa arsim e dimë, që shumica prej tyre kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale, edhe këtë e dimë, dhe që kanë hedhur para për të blerë vendet në listat, që kanë hedhur para për të ushqyer makinerinë politike të partive të tyre, edhe këto i dimë, sikundër dimë që në shpërblim të këtyre ata kanë siguruar favore për të përfituar tendera publikë, ose për ti shpëtuar ndëshkimit të ligjit për krimet financiare që kanë bërë. Por edhe për këto ne nuk kemi prova. Pra raporti konfidencial i OSBE-së ishte pak më shumë nga ç’kemi shkruar e dimë të gjithë. Ai ka shumë shifra, për të cilat vetë ambasadori i OSBE-së tha se vërtetësia e tyre nuk është vërtetur, pra nuk ka prova donte të thoshte ambasadori Raunig.

Ne realisht nuk e dimë se sa aksidentalisht ia kanë vjedhur raportin OSBE-së, por e tmerrshmja është se shumica e tyre janë të vërteta, edhe pse në gjuhën juridike thuhet se nuk ka prova. Ose më keq, s’ka denjuar njeri t’i kërkojë provat. Raporti i “thashethemeve” të OSBE-së doli në pikun e debatit për dekriminalizimin e politikës. Kur gishti është drejtuar tek ata që kanë qenë në burg, pasi kanë plagosur, vrarë, apo trafikuar drogë, janë lënë në “harresë” ata që në fakt duhej të ishin në burg para atyre, por që ende janë në Parlament dhe së shpejti do të votojnë edhe ligjin e dekriminalizimit edhe reformën në drejtësi.

Ata nuk kanë vrarë njerëz, të paktën nuk ka as thashetheme, por ama kanë vjedhur, kanë kontrabanduar mallra, kanë bërë evazion fiskal, kanë shitur drogë, kanë zhvatur shtetin, kanë rrjepur pasuritë kombëtare, kanë përfituar në kurriz të fondeve publike, sa meritojnë të ishin në burgun e Hagës e jo të Rrogozhinës. Por ky soj nuk është përmendur fare deri tani. Kur flitet për dekriminalizim të politikës nuk duhet të nënkuptohet domosdoshmërish ai që ka qenë në burg në Itali a Belgjikë dhe këtu na siguron një dëshmi penaliteti të bardhë. Jo jo, këta që janë në Parlament janë 1 mijë herë më të rrezikshëm se ata që kanë kryer burgun. Sepse janë këta që kanë kapur prej fyti politikën, pushtetin dhe shtetin. Ata vetë nuk dinë të shkruajnë fjalime dhe lexojnë shumë keq kur ua shkruajnë, por ata janë gjaku i politikës, janë ata që e ushqejnë me para të pista këtë gjiriz që ka zhytur vendin në krizë të përhershme dhe tërë shoqërinë në depresion. Ndaj kësaj kaste nuk është ngritur asnjëherë asnjë dorë e drejtësisë, sado që shefi i prokurorisë shqiptare paralajmëron stinë pas stine sezonin e ri të arrestimeve.

Unë dua të besoj me kënaqësi që raporti i “thashethemeve” të OSBE-së, që i është përcjellë edhe selive diplomatike “për informacion të brendshëm”, nuk është publikuar aspak rastësisht, apo i është vjedhur nga media. Dua të besoj me kënaqësi se, edhe pse nuk është një aktakuzë shoqëruar me prova, ajo është fërshëllima e tenxheres me presion që tregon se është gati të shpërthejë.
Në kushtet kur ky vend nuk ka drejtësi dhe kur institucioni i zgjedhjeve është bërë qendër tregtare nga sipërmarrësit e politikës, atëherë diskreditimi publik, qoftë edhe përmes të tilla raporteve me “thashetheme”, është një mënyrë për tu çuar mesazhe qytetarëve që dëgjojnë dhe shikojnë.

Piloti italian i drogës ka hyrë 4 herë në Shqipëri

Pas operacionit italian “Krahu i hekurt” ku u sekuestrua një avion i vogël që dyshohet se transportonte drogë nga Shqipëria në Itali të tjera detaje bëhen me dije për grupin e goditur me 7 shtator në Torino. Piloti italian Pasquale D’Ambrosio i cili rezulton të jetë një prej personazheve kryesore te grupit rezulton të ketë udhëtuar drejt Shqipërisë plot 4 herë gjatë vitit 2015. Prokuroria e Torinos dhe Inter-forca Italiane po bashkëpunojnë me autoritet shqiptare për të zbuluar me shumë rreth aktivitetit të D”Ambrosios në Shqipëri. Ndërsa mësohet se një përfaqësues i prokurorisë së Torinos dhe policisë italiane të kenë mbërritur në Tiranë. Një grup oficerësh të drejtorisë së Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe një Prokuror i Krimeve të Rënda janë vënë tashmë në punë për të identifikuar të gjitha lëvizjet që ka kryer në Shqipëri dhe personat ka takuar gjatë udhëtimeve të tij kryesisht 24 orëshe që 58 vjeçari. Më konkretisht sipas informacioneve nga burime të grupit hetimor bëhet me dije se Pasquale D`Ambrosio të ketë hyrë dhe dalë nga Rinasi në këto data:

HYRJET DALJET

3 GUSHT 2015 04 GUSHT 2015

28 PRILL 2015 29 PRILL 2015

26 MARS 2015 27 MARS 2015

17 SHKURT 2015 20 SHKURT 2015

Sipas të njëtave burime, paraprakisht nga hetimet e kryera deri në këto momente rezulton se gjate dy udhëtimeve të fundit D`Ambrosia të ketë takuar tre shtetas nga Vlora në Tiranë. Identiteti i këtyre personave nuk mund të bëhët publik për arsye hetimi, njëri prej shqiptarëve që ka takuar rezulton të jetë dhe boss-i që siguronte marijuanën në Shqipëri, ky person rezulton të jetë lidhje e afërt shoqërore e shtetasve Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj. Deri në këtë fazë të parë të hetimeve janë arrestuar 2 shtetas shqiptar Maksim Llanaj 37 vjecc dhe Fitor Alliaj 43 vjeç i njohur me pseudonimin Vito si dhe dy italianët Pasquale Dambrossio 58 vjecc piloti avionit dhe Rosario Camprisi 60 vjecc

Të arrestuarit

1. Maksim LLANAJ -37 vjeç Dusharak Vlorë i gjykuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

2. Fitor ALLIAJ, 43 vjeç Dusharak Vlore me preçedent penal.

3. Pasquale D’AMBROSIO 58 vjeç , Angera (VA), me preçedent penal.

4. Rosario CAMPISI 60 vjeç Borgosesia (VC), me preçedent të shumtë penal.

Sipas hetimeve rezulton se në daten 31 gusht, shtetasi italian Pasquale D’Ambrosio në pilotim të avionit të tij ultra të lehtë model “Dynamic”, i modifikuar posaçërisht për të lehtësuar transportimin e lëndës narkotike, u ul në Leçe.  Nga përgjimet rezultoi se në datën 1 shtator ai do të nisej për në Shqipëri nga ku, duke ndjekur të gjitha mënyrat operative të realizuara edhe në rastin e importimit të parë të kryer nga grupi me të 4 Qershor 2015 (80 kg marijuanë), duhet të mbërrinte në një zonë të papërcaktuar në territorin shqiptar dhe të transportonte 120 kg marijuanë. Për shkak të disa rrethanave të paparashikuara, grupi kriminal nuk e realizonte deri në fund udhëtimin dhe D’Ambrosio është kthyer me avionin e tij.

Plas humori me deklaratat e Adriatik Llallës

Po troket vjeshta dhe nuk mund të mungonin deklaratat e Adriatik Llallës, kryeprokuror i Shqipërisë, se do ketë arrestime të bujshme.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen të tilla komente nga ana e tij, vetëm se këtë herë ai nuk tha se arrestimet e tij do i hapin rrugën integrimit të vendit.

Rrjeti e ka pritur me humor deklaratën e radhës.

Disa ironizojnë se përse kjo puna e arrestimeve duhet bërë në vjeshtë, sikur krimet ndodhin vetëm në një periudhë të caktuar të vitit.

Sqarimi i OSBE-së për raportin sekret, OSBE: Informacionet i kemi nga mediat vendase

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar lidhur me një raport sekret të lidhjeve të politikanëve shqiptarë me krimin.

Sipas Prezencës, informacioni që përmban raporti e ka bazën e tij në lajmet që janë publikuar në mediat vendase.
SQARIMI I OSBE
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është njohur me botimin, të paautorizuar, të disa pjesëve nga një përmbledhje e brendshme e vitit 2014, bazuar në informacion që qarkullonte në publik, për lidhjet e mundshme mes biznesit dhe politikës.Përmbledhja bazohej në informacionin e nxjerrë nga raportimet në mediat lokale në Shqipëri, si background për klimën politike dhe për akuzat që qarkullonin në publik në atë kohë. Ne nuk mund të komentojmë lidhur me vërtetësinë e raportimeve në media.

Përmbledhja nuk pasqyron asnjë qëndrim zyrtar apo gjykim të OSBE-së.

Prezenca e OSBE-së beson fuqimisht në rëndësinë themelore të etikës në jetën publike dhe do të vijojë të punojë me Kuvendin e Shqipërisë dhe me të gjitha partitë politike për ta theksuar këtë.

Berisha reagon pas raportit sekret të OSBE-së: Trillim i gazetarëve

Pas publikimit në media të një raporti sekret nga OSBE, raport i cili thuhet se është hartuar rreth një vit më parë dhe nuk përmban qëndrimin zyrtar të organizatës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha sqaron se raporti është një trillim i disa gazetarëve dhe emri i tij nuk ka lidhje me ato çfarë shkruhen.

“Sqarim!
Sot mediat kane botuar nje raport te OSBE, ne te cilin perflitet dhe emri im. Lidhur me kete raport theksoj me pergjegjesi te plote se, ashtu siç pohon dhe vete raporti, kemi te bejme thjesht me nje ricikilim te nje trillimi te turpshem e qesharak te ish gazetareve te Koço Kokedhimes dhe te ndonje tjetri, ndaj te cileve jane ndermarre dhe jane ne vazhdim pergjigjet e duhura ligjore per shpifjet dhe trillimet e tyre te ulta, te verifikuara si te tilla tashme nga organet kompetente”,-thuhet në komentin e Berishës.

Ndërkaq, raporti kofidencial përmend emrin e Sali Berishës, duke iu referuar investigimit të BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri, Shkëlzen Berisha dhe e bija Argita,  për të bërë biznes në shuma marramendëse.

Ndërsa për pasurinë e kryeministrit Edi Rama, shkruan për fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për rryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjitikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias.

Raporti sekret i OSBE: Ja lidhjet kriminale të Ramës, Metës dhe Berishës

Një raport konfidencial, prej disa faqesh, i OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë), i siguruar nga Lapsi.al, sjell informacione, të dhëna të mbledhura në terren në mënyrë operative, raportime të shtypit dhe agjensive të tjera, të cilat kanë të bëjnë me një grup politikanësh, nga më të lartët e deri tek ata më rishtarët, që dyshohen për lidhje direkte ose të tërthorta me krimin e organizuar, trafiqet dhe kontrabandën.Raporti konfidencial i OSBE
Raporti, i hartuar rreth një vit më parë, nuk përbën një qëndrim zyrtar të OSBE, por ai përbën padyshim një nga platformat mbi të cilat prej disa muajsh tashmë, ka nisur beteja për dekriminalizimin e politikës në Shqipëri. Angazhimi i madh i ndërkombëtarëve, krahas presionit të opozitës shqiptare, merr shkas edhe nga këto të dhëna tronidtëse që implikojnë emra të njohur të politikës dhe biznesmenëve politikanë. Data e raportit përkon me fillimin e kësaj beteje për pastrim, e cila mori një hov edhe më të madh pas ardhjes në Tiranë të ambasadorit të SHBA, Donald Lu.

Raporti, i hartuar nga njësia për çështje politike dhe publike e OSBE mbi bazën e burimeve të hapura, flet për lidhje të politikanëve e anëtarëve të parlamentit me krimin e organizuar, për përtifime të tyre nga të ardhura të investuara në kompani të ndryshme apo nga biznese që i drejtojnë familjarët  e tyre. Të dhënat u referohen informacioneve konfidenciale, ato të publikuara në media apo kabllogramet e ambasadës amerikane, të publikuara nga Wikileaks.

Në fokus të dokumentit konfidencial, që OSBE mësohet ta ketë shpërndarë edhe në selitë diplomatike të BE dhe SHBA janë kryesisht 31 deputetë të parlamentit shqiptar, të konsideruar si biznesmenë, anëtarë të të gjitha partive politike, shumica e të cilëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialsite për Integrim.

Për herë të parë një raport ndërkombëtar përmend shifra mbi pasurinë e kryeministrit Edi Rama, fshehjen e saj në SHBA përmes të vëllait, Olsi Ramës dhe akuzat për rryshfet me lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës.

Për Ilir Metën raporti evidenton interesat e tij në biznese si ndërtimi, turizmi, materialet e ndërtimit dhe në fushën e energjitikës dhe flet të lidhjeve të tij me aktorë të mafias.

Për Sali Berishën, raporti konfidencial i OSBE përmend investigimin e BIRN mbi lidhjet e tij me Damir Fazlliç dhe dyshimet për përdorimin e influencës së tij nga i biri, Shkëlzen Berisha dhe e bija Argita,  për të bërë biznes në shuma marramendëse.

“Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve (Fidel Ylli, Koço kokëdhima, Valentina Leskaj, Tom Doshi, Nard Ndoka, Sadri Abazi etj janë përmendur në këtë kontekst), në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.

Meta, Ilir (LSI): Kryetar i LSI, ish Kryeministër dhe Zëvendëskryeministër, aktualisht Kryetar i Parlamentit. Interesa në ndërtim, turizëm, materialet e ndërtimit dhe energjitikë. I dyshuar për lidhje të forta me aktorë të mafias, kryesisht nga Jugu i Shqipërisë. Ka zëra se udhëroi të paktën dy vrasje ndërsa ishte Zëvendëskryeministër. Halit Shahini, ortak dhe korrier i Metës, dyshohet të ketë lidhje të forta me grupe kriminale në Shujak, të përfshira kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Berisha, Sali (PD): Ka thashetheme të përhapura rreth përfshirjes së familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, (BIRN) publikoi një investigim të zgjeruar mbi atë se si rrethin i ngushtë i Berishës kishte përfituar kontrata toke disa miliona euroshe në bashkëpunim me Damir Fazlic – një biznesmen i përfolur nga Bosnje – Hercegovina dhe mik i Berishës. Vendimi i Berishës për të transformuar një moçalishte të pavlerë në pasuri të patundshme kryesore në zonën e Porto Romanos (Durrës) ndihmoi familjen e tij dhe Fazlic –in që të fitonin miliona euro. Argita Berisha, vajza e ish –Kryeministrit u akuzua më shumë se një herë se ka vepruar si ndërmjetëse mes Qeverisë Shqiptare dhe investitorëve, duke i ngarkuar ata me shuma të konsiderueshme në këmbim të favoreve për investitorët potencialë. Shkelzen Berisha, djali i ish –Kryeministrit, ka qenë i akuzuar gjithashtu se shpesh ka përdorur emrin dhe influencën e babait për të bërë biznes: ka patur spekulime mbi rolin e tij në fabrikën e demontimit në Gërdec dhe trafikun e paligjshëm të armëve. Në maj 2009 një kabllogram i Ambasadës Amerikane (Wikileaks) përmend përgjime telefonike që tregojnë lidhjet e Shkëlzenit me Ministrin e Mbrojtjes së asaj kohe, Fatmir Mediun dhe Mihal Delijorgjin (pronarin e Albademil, kompania që menaxhonte Gërdecin). Shkëlzeni ka qenë kontaktuar shpesh si konsulent nga shumë kompani të huaja, të cilat shpresonin të hynin në tregun shqitpar, për gjoja lidhjet dhe influencën e tij tek autoritetet më të larta shqiptare. Një nga rastet më të fundit është privatizimi i katër hidrocentraleve në maj të vitit 2013. Shkëlzeni është akuzuar publikisht se është përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga Izet Haxhia, i cili është i dënuar për vrasjen e deputetit të PD –së, Azem Hajdarit. lapsi.al

Kryeprokurori Llalla paralajmëron arrestime, nuk bën asnjë koment për Tahirin

Voal- Kryeprokurori Adriatik Llalla ka komentuar shkurt pas takimit të sotëm me njësinë anti-korrupsion, se për rastet që janë në hetim nga Prokuroria do të ketë edhe arrestime.I pyetur rreth akuzave për përfshirjen e ministrit Saimir Tahiri në trafikun e drogës, Llalla nuk ka bërë asnjë koment. Në dosjet që po hetohen nga Prokuroria e Përgjithshme janë edhe zyrtarë të lartë, përfshi edhe dy ish-ministra në Qeverinë Berisha që akuzohen për fshehje pasurie. Në takimin e sotëm me njësinë anti-korrupsion ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

 

Albin Kurti: Kosova po federalizohet, populli duhet të ngrihet në këmbë

PRISHTINE – Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, ka paralajmëruar se partitë opozitare janë duke punuar për mobilizim kudo në Kosovë. Ai thotë se rasti është urgjent dhe se populli po u lutet per proteste.

“Jemi koordinuar deri më tash me partitë opozitare dhe ato, po ashtu, pajtohen se nevojitet një lëvizje popullore për ta çuar këtë Qeveri drejt dorëheqjes e për ta ndaluar kështu edhe asociacionin. Opozita e udhëhequr nga Vetëvendosje e ka edhe vullnetin, edhe guximin, edhe besimin për ndryshime, prandaj ajo është shpresa për ndryshime. Mobilizimi duket shumë më i madh sesa në janar, apo në herët e mëparshme.

Njerëzit kudo që shkojmë po na luten ta shpallim sa më shpejt protestën, pasi ka padurim për shumë arsye. Nuk janë vetëm asociacioni dhe demarkacioni, por edhe papunësia, rritja e çmimeve, shkatërrimi i shkollave e i spitaleve. Asgjë nuk po shkon mirë”, ka deklaruar Kurti në këtë intervistë për “Epokën e re”.
Kurti ka thënë se asociacioni i komunave me shumicë serbe është një “para-shtet” i krijuar. Sipas tij, me këtë asociacion Kosova po federalizohet.

“Mustafa me dekret qeveritar do ta sajojë një entitet që s’do të mund ta zhbëjmë dot e as ta kontrollojmë mandej”, është shprehur Kurti. Ndërkaq, duke folur për arrestimet e fundit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!, Kurti ka potencuar se arrestimet po e shpërfaqin tendencën e këtyre forcave qeveritare për ta ruajtur pushtetin nëpërmjet dhunës policore. “Ata po arrestojnë aktivistë për aktivitete simbolike, por po arrestojnë edhe qytetarë thjesht pse shprehin zemërimin e tyre në ‘Facebook’. Por, askush nuk merret me krimin e rëndomtë, aq më pak me fajdetë, me trafiqet, me kontrabandën, me korrupsionin dhe me krimin e organizuar. Në Kosovë vrasësit dhe mafiozët lihen të lirë, ndërsa aktivistët politikë arrestohen. Ky është realiteti i kësaj Qeverie që i shërben mafies njësoj siç u shërben familjarëve të vet”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se kjo Qeveri është përcaktuar ta mbrojë Kosovën nga Lëvizja Vetëvendosje!, e jo nga Serbia, krimi e korrupsioni.

“Prandaj, ajo duhet të bjerë”, ka thënë ish-lideri i VV-së. Kurti ka bërë me dije se aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje! në kundërshtim të asociacionit do të jenë të përditshme, të paparashikueshme dhe të pandalshme. “Reagimi ka për të qenë popullor dhe në mbarë Kosovën, e nuk ka për të pasur vetëm protesta”, ka thënë ai.
Kurti ka shtuar se projektet e dëmshme të kësaj Qeverie mund të ndalen edhe prej saj, nëse kryeministri Mustafa vendos ta anulojë marrëveshjen.

“Por, siç e njohim ne, ai është një njeri frikacak, që kurrë nuk bën veprime të tilla pa pasur presion të madh popullor. Edhe Jabllanoviqin ai kishte frikë ta hiqte nga pozita e ministrit. Dhe u desh ta detyrojnë qytetarët në protesta masive”, ka thënë Kurti.

Ish-lideri i VV-së e ka porositur kryeministrin Mustafa, se nëse nuk e anulon marrëveshjen për asociacion dhe e shpall veten të pafuqishëm për t’i realizuar interesat e vendit të vet, atëherë le të japë dorëheqje.

Kurti folur edhe për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se nuk mund të ketë normalizim dhe stabilizim të situatës kur Serbia nuk e njeh Kosovën.

“Nuk mund të ketë normalizim dhe stabilizim të situatës kur Serbia nuk e njeh Kosovën sepse nëse mosnjohja stabilizohet, ajo do të mbetet aty përgjithnjë. Pas njohjes, duhet të vijë edhe ballafaqimi me të shkuarën, dhe një kërkesëfalje e dëmshpërblimi për humbjet e vuajtjet e luftës dhe okupimit”, ka deklaruar Kurti.

Topalli: Ti, Valentina Leskaj ke lavdëruar Berishën në zyrën time

Dhe je ankuar për Edi Ramën

TIRANE – Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kërkoi dje në Kuvend që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm në seancë, ndërsa diskutohej akti normativ për buxhetin e 2015-ës. Por, kjo degjeneroi më pas në një përplasje mes saj dhe nënkryetares socialiste të Kuvendit, Valentina Leskaj. Sipas Topallit, Rama duhej të kishte hapur i pari diskutimet për aktin normativ. Ajo tha se mosprezenca e kreut të qeverisë në diskutim është e paprecedentë.

“Nuk ka ndodhur kurrë që në rastet e paraqitjes së buxhetit të mos jetë kryeministri, dhe të fillojnë diskutimet kur nuk është paraqitur projekti i aktit normativ. Ju lutem, vini në shinat e ligjshmërisë seancën plenare. As herën tjetër nuk ishte; fshihet, ka frikë?” – u shpreh Topalli gjatë fjalës së saj, ndërsa seancën e drejtonte Leskaj. Por deputeti socialist Taulant Balla e sqaroi se Ramës i duhej të nisej në një vizitë urgjente zyrtare në Gjermani. Pjesë e debatit mes tyre është bërë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, e cila korrigjoi Topallin duke i thënë se bëhej fjalë thjesht për aktin normativ dhe jo buxhetin e shtetit, por kaq ka mjaftuar që ish-kryeparlamentarja të shpërthejë në akuza. Topalli foli për një takim që ka pasur në zyrën e saj me Leskajn dhe ku kjo e fundit, sipas Topallit, ka shprehur lëvdata për Sali Berishën dhe është ankuar për Ramën, si kreu i PS-së.

“Më keni thënë ju zonjë në zyrën time që ‘ne s’na hap telefonin kryetari Edi Rama, ndërsa kryeministri juaj përgjigjet për të gjitha’”, – iu drejtua Topalli Leskajt. Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit, iu përgjigj: “Këtu u bë një shpifje që më ka çuditur se sa poshtë mund të bjerë piaza në parlament, megjithatë, nuk dua të bëj koment për këtë piaza kaq të ulët. E para, s’kemi pasur asnjë bisedë bashkë, dhe më vjen mirë që kolegu im Braçe i ka të gjitha dokumentet që flasin për të kundërtën e asaj që thatë ju. Nuk më vjen mirë që një zonjë gënjen dhe mashtron”.

Disa herë gjatë seancës së djeshme deputetët e opozitës kërkuan praninë e kryeministrit dhe të ministrave. Më tej, seanca ka vijuar mes debatesh dhe herë-herë deputetët e opozitës i janë kthyer debatit se përse salla e Kuvendit ishte bosh. Në fakt, në orët e vona të pasdites, në sallë kishin mbetur vetëm dy ministre dhe shumë më pak deputetë, ndërsa diskutohej për aktin normativ.

Gazetari gjirizesh Nga Mesila Doda

Reagon deputetja Mesila Doda pas një dizinformacioni botuar sot me tituj të mëdhenj tek gazeta Shqip.

Shoh nje titull qe hap gazeten shqip, sipas te cilit deklaroj se ne PD spiunet kane mbrojtje te veçante. Mund te kisha thene deklarata edhe me te forta dhe me te egra, po kjo nuk eshte deklarata ime dhe as qellimi i prononcimit tim. manipulimi eshte me se i shemtuar sepse deklarata ime eshte si me poshte vijon:

Spiunet ne politiken shqiptare dhe administraten e larte shteterore jane kudo dhe gezojne mbrojtje speciale.

E kote te bejne sot politikanet dhe shoqeria civile sikur interesohen sepse e pame shqetesimin e tyre dhe sulmin e gjithanshem kur depozituam ligjin qe i hiqte xhelatet nga politika dhe egzekutivi.

Halli i shefave eshte si ti kene sa me te perdorshem, nuk shqetesohen nga asnje kriter etik e njerezor.

Gazetaret qe nuk kane asnje etike profesionale nuk mund te vene ne gojen time mbrojtje per spiunet a xhelatet e te gjitha kraheve…

Postriba na kujton: Një jetë pa liri, pavarësi e dinjitet, nuk vlen të jetohet – Nga BESIM NDREGJONI*

Postribas e shkodranë, ju jo vetëm ishit dëshmitarë të një historie të tmerrshme, por për më tepër, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj historie, nga krimet më çnjerëzore që mund të ndërmerrte një regjim kundër qytetarëve të vet. Por ju, me gjithë vuajtjet kishit forcën, vendosmërinë dhe guximin për të mbrojtur parimet e lirisë dhe të drejtat e njeriut, si shembull për brezat e ardhshëm. Kjo është tepër e rëndësishme, sepse për shumë shqiptarë, siç e dini, pasojat nga abuzimet e të drejtave të tyre të njeriut në të kaluarën, mbeten ende plagë të gjalla jo vetëm në kujtimet e tyre personale, por edhe në shoqëri, në përgjithësi si shenja të pashlyeshme të krimeve dhe abuzimeve nga regjimi diktatorial nën të cilin ata kanë jetuar – madje edhe 25 vjet pas shembjes së komunizmit. Në këtë përvjetor të kryengritjes antikomuniste të Postribës, më lejoni të kaloj në vëmendje të lexuesit një mesazh të ikonës antikomuniste shqiptare, shkodranit, të mbijetuarit të diktaturës, aktivistit të të drejtave dhe lirive të njeriut, Prof. Sami Repishtit, ku u drejtohej ish-të përndjekurve politikë të Vlorës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ku ai theksonte: Kurrë kombi ynë nuk mund të eci përpara duke mos dënuar krimin komunist apo duke përdor fenomenin “harresë” siç është përdorur këto 25 vite pluralizëm. Repishti citon, më kujtohet shoku i burgut, Hamit Kazazi, njëri nga të pesë vëllaznit e familjes fisnike shkodrane Kazazi. Një ditë gjatë drekës, ai e ndërpreu, u ngrit, ndezi nji cigare, e ra në mendime të thella. Tre vllazën ishin vra. I katërti ishte në burgun e Burrelit, ai në moçalet e Vloçshtit. Nuk e trazova. E pashë me dhimbje e kur shikimet tona u ndeshën, ai tha me nji za sikur dilte nga varri: “Ç’kuptim ka jeta për mua? Edhe me dalë i gjallë nga kjo gropë e zezë ku kemi ra, unë nuk kam ku të shkoj. Në tryezën e familjes sime, tre vende do të mbeten bosh përjetë… e unë vëllau do të pyesim veten, ç’të keqe i kemi ba Shqipërisë që na trajton kështu? Unë nuk pres mirëkuptim nga ata që jetojnë vetëm për nji copë buke… e janë shumë nga ata. Të tjerët do të kritikojnë ose do të jenë të lodhun nga vuajtjet e tyne që nuk lanë vend për mirkuptim … Vëlla i dashtun, jemi vetëm, tmerrsisht vetëm, dhe kjo më frikson”. Sot, mendoj për vllaun e vuajtjeve, Hamit Kazazi… e dhjetëra mijëra si ai që u kalbën nëpër burgjet e punës së detyrueshme e të dëbimit nën komunizëm që mbuluen Shqipërinë për afër gjysëm shekulli… e familje të tana të pafaj, si nana ime, motra e vëllau akoma fëmijë, e pyes veten si shoku i im: “ç’të keqe i kemi ba Shqipërisë”…

Para disa muajsh vendin tonë e vizitoi Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulc, i cili në fjalimin e tij gjatë vizitës në Kuvendin e Shqipërisë, deklaroi se është e rëndësishme që të kujtohet historia, që të mos harrohen ngjarjet tragjike të historisë së kaluar, pasi nuk mund të ketë pajtim pa kujtesë. “Pajtimi, – u tha deputetëve shqiptarë udhëheqësi europian nga Gjermania, – nuk mund të ndodhë në qoftë se nuk pranohen dhe në qoftë se nuk flitet për vuajtjet dhe dhimbjet e së kaluarës dhe në qoftë se nuk pranohen si të tilla”. Te ne, edhe sot mbas 25 viteve nuk është dënuar krimi komunist 45-vjeçar, me gjithë sjelljen fisnike tonën që përbuzi hakmarrjen. Postriba na kujton: Duhet dokumentuar dhe dënuar krimi për hir të së ardhmes së fëmijëve tanë. Duhen informuar brezat e rinj për të kaluemen tonë tragjike që mos të përsëritet. Kjo është nji detyrë primare për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Çdo shqiptar duhet të bëhet palë në dënimin e krimeve të komunizmit, se kështu u shërbehet jetëve njerzore të pafajshme shqiptare. Postriba dhe Shkodra na kujton dhe detyron të luftojmë “harresen”, këtë nocion të politikës që e motivuar politikisht e përdori gjatë këtij 25-vjeçari pluralizëm kundra ish-të përndjekurve politikë. Komunistët kanë vrarë me mijëra burra e gra, dhe ti harrojmë sakrificat e tyre, këta dëshmorë të lirisë do të vdesin përfundimisht. Dhe po të ngjasë kjo, ne jemi të gjithë përgjegjës. Ne duhet çdo ditë të ballafaqojmë përpara shqiptarëve të vërtetën e krimit, dhe të ndalojmë këtë helmatisje antikombëtare… që bëjnë ideologët dhe historianët e diktaturës. E dyta, Postriba na kujton se ne antikomunistët shqiptarë, ish-të përndjekur politikë, të kemi solidaritet në nesh. Të duam njëri-tjetrin dhe të mos ngelemi peng i politikës komuniste, që na ka përçarë dhe ka ndërtuar murin e ndarjes që ne mos të jemi pjesë e politikëbërjes. Gjendja e sotme në Shqipëri është mjaft shpëtuese.

Nuk jetohet vetëm me bukë dhe për bukë. Mazhoranca e majtë që ka pushtetin politik të dhuruar nga një e djathtë e fragmatizuar nuk ka nxjerrë mësime nga e kaluara e saj ideologjike staliniste, por fatkeqësisht e përdor atë ideologji për të mbajtur pushtetin duke bërë veprime arbitrare nëpërmjet pushtetit. Në vitin 1997 kur erdhi në pushtet nëpërmjet dhunës dhe kaosit të firmave piramidale, tregoi se nuk është reformuar, përkundrazi, forcoi pushtetin me ligje “demokratike” dhe ndërtoi skemën e korrupsionit duke e deklamuar si formë të demokracisë. Po kjo mazhorancë, atë vit që mori pushtetin përdori armën në parlament, duke plagosur deputetin e opozitës, Azem Hajdarin. Mbasi dorëzoi pushtetin në vitin 2005, erdhi në qeverisje në vitin 2013, me vota të vjedhura dhe duke përfituar nga pushteti i degraduar i së djathtës, në aleancën që krijoi me LSI-në, një grup i ekstremit të majtë dhe tepër i korruptuar. Mbasi mbushi parlamentin me individë të inkriminuar dhe të babzitur me korrupsion, deputetët e saj i kthyen institucionet në arena përleshjeje me armë, siç ndodhi në Laç para pak kohësh. Këta nderojnë kriminelet që vranë postribasit e shkodranët, dibranët e vlonjatët, korçarët e tiranasit. Mentalitetit utopist i komunizmit e ka kthyer qeverisjen e vendit në një pashallëk krimi ku të drejtat dhe liritë e njeriut shkilen çdo ditë, duke pushuar nga administrata specialistët dhe duke i mbushur me militantë ekstremistë. Një jetë pa liri, pamvarsi e dinjitet nuk vlen të jetohet. Postriba antikomuniste na kujton për breznitë e ardhshme që nuk duhet të rijetojnë komunizmin, të ngrejmë zanin tonë sa ma nalt që mundemi, të punojmë sa ma shumë e me sistem, të mobilizohemi me gojë e shkrim me manifestime publike e sidomos me forcën e votës së lirë që të ringjallim interesimin kombëtar e ndërkombëtar për padrejtsitë që jetojmë sot, dhe të zgjedhim si përfaqësues të së drejtës kolegët tanë që kanë jetuar vitet e shtypjes së militantizmit të çmendun komunist. Ne vetë e familjet tona, le të nxjerrim në dritë dokumentacionin e duhun akuzues dhe ta bëjmë publik, materialin pedagogjik për edukimin e të rinjve me frymën e demokracisë që siguron lirinë e dinjitetin e çdo qytetari, pamvarsisht nga ndryshimet e bindjeve politike që kemi. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën luftuan postribasit e shkodranët. Kjo nuk është Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarëve të lirë për të cilën kemi andruar në këto 25 vite. Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim.

“Dielli”, 24 janar 1925, Faik Konica. Aktuale kjo profeci e Konicës!
* Fjala e mbajtur në Postribë me rastin e 69-vjetorit të kryengritjes së parë antikomuniste në Europë

Pas krahëve të Ilir Metës – Nga AGRON GJEKMARKAJ

Pas krahëve të Ilir Metës zien një intrigë e madhe. Një thashethemnajë politike është ulur mes nesh prej kohësh. Edi Rama dhe enturazhi i tij duket se janë arkitektët e kësaj ngrehine. Mozaikut nuk i mungojnë ngjyrat e ndërkombëtarëve. Nevoja për të mbajtur pushtetin dhe frika se mos nga i njëjti e humbasin atë sjell një çoroditje alogjike. Për Ilir Metën kanë nevojë të gjithë dhe sapo e përmbushin atë (nevojën), i zapton dhe udhëheq frika, i ndezullon ideja si mund t’ia hedhin, jo nga ndonjë parim, por nga makthi se mos ua hedh ai. Veçse në anë, si aleat, apo përballë, si kundërshtar, nuk kanë një shenjtor apo babaxhan që ia këput gjumit. Deri tani përvoja ka treguar se shpenzimet Ilir Meta i ka bërë me harxhet e të tjerëve dhe e gjithë politika me tonat.

Në fushën e lojës thirret me zyrna “virtyti” dhe “vesi”. Në këtë rast shtjella mundohet ta identifikojë Edi Ramën me virtytin, ndërsa Ilir Metën me vesin. Një skaner i etikes së marrëdhënieve të dy partive të mëdha me të tretën na ndihmon të kuptojmë më mirë. PD-ja përgjegjësinë e keqqeverisjes u mundua ta shkarkojë te LSI-ja, vulën e korrupsionit krejt mbi atë. A është LSI-ja tempull virtyti dhe përshpirtjeje?! Sigurisht që jo, askush nuk e beson këtë. Modelet e saj të administrimit të gjësë publike, po të gjykojmë edhe nga një sërë denoncimesh, të kallin datën me kusarinë dhe plaçkitjen. Çdo fëmijë do të qeshte me të madhe nëse pyetja i bëhet në këtë forme dhe çdo plak i padhëmbë do të zgërdhihej.

Ç’do të thotë korrupsion që ta thjeshtojmë përfytyrimin nëpërmjet përgjigjes?! Para publike të vjedhura në Tiranë dhe në provincë, të materializuara si vila, në mal e breg, në kryeqytetin tonë dhe në ato të Europës, sidomos në Vjenë e Londër, biznese e dyqane, me emrat e të tjerëve, makina luksoze, fëmijë në shkollat më të shtrenjta të Europës, llogari bankare, orë, kostume, këpucë, brekë, sytjena, prezervativë firmato etj. Një vend që zhvatet në mënyrë që pasardhësit të jetojnë të qetë në Europë.

Në këtë kontekst, nëse u bëhet një vëzhgim i imët ish-zyrtarëve të PD-së dhe atyre të LSI-së, nuk është çudi që konkurrenca të jetë mjaft e ndershme mes tyre, mbase barazim dhe në pjesë të veçanta dalin në epërsi ish-pushtetarët e PD-së. Kjo do të thotë që vesi i ka pushtuar të gjithë dhe kjo vlen si për lidershipin, ashtu edhe për hierarkinë shkallare, deri te një qyqar që paguan 5000 euro për një vend pune.

Hajdut është si ai që vjedh pesë, si ai që vjedh pesëqind, kur e rras dorën një herë, të tjerat janë çështje guximi, jo morali. Si parti qendrore në qeverisje PD-ja me 80% pushtet kishte edhe 80% në tortën e korrupsionit. Fshehja pas retorikës nuk bind askënd. Projektimi i fajit te një segment, kur ai shtrihet këmbëkryq, gjithkund është hipokrizi publike dhe mashtrim. Pak veta mund ta luajnë kartën morale në politikën shqiptare. Ndaj nuk është folklor t’i kërkosh ata.

Pas denoncimit të BIRN-it, në të cilin flitet për miliona euro që kanë përfunduar në mekanizmin e vjedhjes, Prokuroria shqiptare, drejtësia në përgjithësi, duhet të bëjë dritë, ndonëse pothuaj gjithmonë ka qenë aleate e errësirës. Pse jo edhe kësaj here problemi do të tretet si kripa në ujë. Opozita me të drejtë po e kthen në kauzë të dorës së parë dhe po përpiqet ta shndërrojë në betejë të madhe politike postin e Ilir Metës.

Por dyshimi se mos opozita po bie në kurthin e Edi Ramës dhe po i shërben atij në dukje pa dashje, ekziston. Çështja “Meta” shpërtheu ose u servir tani kur ministri i Brendshëm është i rrezikuar seriozisht me një imazh publik copë-copë me pasoja mbi vetë ekuilibrin e qeverisë. Unifikimi i Metës me Tahirin ndoshta për herë të dytë është një mënyrë për të shpëtuar Saimirin e përfolur së tepërmi gjatë këtij viti. Rama e di që sakrifikimi i Metës i kushton shumë dhe është operacion tejet i vështirë, por me vëmendje të madhe. Rama ka gjasa që hedh gurin si pjatë gjelle për opozitën e uritur si iluzion të këtij sakrifikimi dhe fsheh dorën duke i hedhur spirancën për ministrin.

Një Metë i dobësuar dhe në grushtin e tij si lodër duhet të jetë një ëndërr e hershme e piktorit. Edi Rama me kapilarët e tij ka interes të hedhë në treg “tezën Meta” si një ushqim politik bio për mediat dhe shoqërinë, e cila e etur surprizash harron për momentin keqqeverisjen dhe gjeografinë e skandaleve, ekonominë e rrënuar dhe krimin, i cili nga rruga shkon deri në Parlament.

PD-ja për një sërë arsyesh e kishte të domosdoshëm shtimin e agresivitetit ndaj LSI-së për të ndalur hemorragjinë e elektoratit të saj përkundrejt kësaj partie që rritet duke joshur. Por në këtë rast bashkimi i çështjes Meta me çështjen Tahiri shton unitetin mes tyre, kur në prag trokiste lufta. Përpjekja ndyn pak Metën po jo aq sa për ta rrezikuar seriozisht dhe mban në karrige Saimir Tahirin si pjesë e paketës që maxhoranca duhet të mbrojë. Çdokush e ka të qartë se dorëzimi i të dyve do të thotë rënie e kësaj maxhorance. Edi Rama hesht dhe nuk e mbron Metën, teksa opozita e sulmon vendçe, duke mos i lënë hapësirë manovrimi.

Pas zgjedhjeve lokale, Meta i tradhtuar nga braktisja e socialistëve ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë, mbi taksat, turizmin, biznesin, situatën e rendit publik, duke shmangur përgjegjësitë nga vetja dhe duke i adresuar qartë ato mbi Ramën, çka e thellonte hendekun mes tyre. Njerëzit e Ramës ndoshta me bekimin e tij ndryshe nga koha e Berishës, që ky bekim nuk stimulohej, përflasin kudo e pa mëshirë aleatin e tyre qeverisës si problemin e problemeve, si dështimin kryesor të këtij vendi. Por kush e drejton ekonominë, turizmin, rendin publik, diplomacinë, tatimet, doganat etj?! A nuk është PS-ja në krye të tyre?!

A nuk është vetë Edi Rama dhe të përzgjedhurit e tij?! Kjo nuk e shpëlan Metën nga mëkati, por as Rama nuk bëhet djall më i bardhë.
Në dy vite qeverisja Rama-Meta ngjan sikur ka dhjetë vjet në pushtet për nga konsumimi, mediokriteti në kult, përfoljet për afera korruptive e kriminale, por përsëri proporcioni i fajit shkon sipas përqindjeve në pushtet. Nga pikëpamja njerëzore, kush sot në Shqipëri mendon se Saimir Tahiri është më i ndershëm se Klajda Gjosha, se Arben Ahmetaj është më i ndershëm se Edmond Panariti, apo Damian Gjiknuri është më i ndershëm se Edmond Haxhinasto etj?!

Askush! Por gjithashtu askush nuk mendon se Edi Rama është me i ndershëm se Ilir Meta. Nëse ka edhe diplomatë që mendojnë si kërthiu, janë thjesht hipokritë, sepse naiviteti i fëmijës nuk përkon me zanatin e tyre. Mjafton të shohim Tiranën që kemi sot, një monstër urbane. E pra, ajo nuk është kështu, se të tillë na e la komunizmi, as Sali Kelmendi me Brojkën e Bashën, madje as Ilir Meta dikur Kryeministër, por se kështu e bëri Edi Rama. A mund të katandiset kështu një qytet nga ndershmëria?! Kurrë jo. Dy vitet e qeverisjes së Ramës nuk kanë asgjë të përbashkët me “virtytin” që Kryeministri do të stimulojë kundër vesit. Ato janë vesi në çdo pikëpamje.

Rama, pasi i lëpiu të gjitha ato që kishte hedhur ndaj Ilir Metës, bëri paktin e aleancës për të ardhur në pushtet dhe me instrumentet e pushtetit do ta diskreditojë Metën që të ketë mundësi të ndahet prej tij pa kosto në emër të një kauze morale. Në këtë pikë do të trumbetojë diferencën me Berishën. Gjithsesi, te kjo histori morali ka vdekur që në djep. Kush do t’ia besojë këtë pragmatizëm banal, pas së cilës fshihet një ego e frikshme për pushtet absolut?!

Fakti që Sali Berishës, dhe jo për faj të Lulzim Bashës, fati po i servir shakatë e radhës me deputetë të zgjedhur prej tij, që ikin prej PD-së për t’i shërbyer qeverisë, tregon se Edi Rama po mbledh zahire për dimër. Por përtej çdo lëvizjeje që llogarit ai, nuk ka asnjë epërsi morale ndaj Ilir Metës, në planin etik, në raport me korrupsionin dhe malavitën, por thjesht i druhet atij. Prej kohësh dyshja udhëton në të njëjtën varkë, me ndryshimin që paktet i mban Meta dhe i prish gjithmonë Rama. Domethënë, ky i fundit pret rastin për ta hedhur vërtik e në det. Pas krahëve të Ilir Metës rri pezull e shtyra.

Reforma në drejtësi, nëse realisht do të bëhet ajo që qarkullon në media, kryesisht i duhet shefit të ekzekutivit si sëpatë demokleu mbi kokën e Metës dhe ndonjë tjetri që e rrezikon apo nuk i bindet. Ndaj Meta kërkon që ajo të miratohet në konsensus me opozitën, fakt ky që do të zbehte ndikimin e Ramës mbi sistemin e drejtësisë. Bindja prej hallexhiu e nxjerr Metën të dobësuar në këndvështrimin popullor, ndërsa rezistenca jep të tjera mesazhe. Tani veç reformës në drejtësi, Kryetari i Parlamentit mund ta shfaqë atë te dekretet e Presidentit që priten të rishqyrtohen siç është edhe ligji famëkeq për arsimin e lartë. Në LSI ka mbetur ende ndonjë profesor universiteti që ta udhëzojë në këtë drejtim, po i pyeti. Pas krahëve të Ilir Metës ka pritje.

Praktikisht Meta është mes dy zjarresh, i shtrënguar t’i bëjë luftë të padëshiruar opozitës dhe t’i ofrojë buzëqeshje të padëshiruara Ramës. Në shënjestër e ka nxjerrë Rama, mbi të po gjuan Basha. E drejta po udhëton në labirinth. Mbetet për t’u parë nëse kemi një fajtor, një doras apo një ngas! Koha si ilaçi më i mirë do të na tregojë se cila sëmundje duhet kuruar më parë. Pas krahëve të Ilir Metës nuk projektohet një e ardhme e themeluar mbi moralin.

Topalli tregon sekretin e Leskajt në Kuvend – nxehet socialistja: sa poshtë bie piaca

Jozefina Topalli është përplasur sot në Kuvend me zëvendëskryetaren Valentina Leskaj. Ajo ka treguar një bisedë sekrete mes saj dhe Leskajt, gjë që ka revoltuar deputeten socialiste. Mes tyre ka ndërhyrë në debat edhe Erion Braçe, duke qeshur me Berishën dhe batutën e tij për ‘’famozin’’.

Leskaj: Në bazë të rregullores nuk është se ka replikë për replikë

Topalli: E para ishte procedurë, kjo është replikë. Zonjë ju keni qenë kryetare grupi. Është kryeministri këtu që nuk ndalet. Më keni thënë ju që kryetari i opozitës nuk na hap telefonin. Zonjë kur flas unë të tjerët nuk duhet të ndërhyjnë.

Sa herë Erion Braçe merrte fjalën për procedurë. Gënjeshtra del shpejt mor ti

Leskaj: Këtu u bë një shpifje që sinqerisht më ka çuditur se sa poshtë bie piaca në Parlament, s’dua të bëj koment për këtë piacë kaq të ulët.

Skemi patur ndonjë bisedë bashkë. Megjithatë fjalën e ka Z.Braçe e ka kërkuar para jush. Edhe për ju Z.Berisha do ta keni fjalën.

Braçe: E kam koment, ja urdhëro, kape prej zhelesh dhe nxirre jashtë. Z.Leskaj që në këtë Kuvend gënjehet, shihet. Pa merak

(Ndërhyn Berisha)

Se kush famozi në këtë sallë e dinë të gjithë në këtë sallë. Në fakt unë kam ardhur vetëm për atë zotërinë, mezi pres të flasë për CEZ-in. Do ia tregoj unë me firmë dhe me vulë.

Në asnjë rast se ka hapur seancën plenare kryeministri. E kemi hapur herë unë, herë deputetët. Doni të flasim për përmbajtjen, hajde flasim. Këtë mund ta bëjë kushdo, i fillon emri me ‘’Qim’’.

Leskaj: Z.Berisha urdhëroni

7 skandale dhe një e-mail! – Nga BLEDIAN KOKA

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar në muajin mars ministrave të kabinetit të tij me një e-mail ku i paralajmëronte se “anija-qeveri” po mbytej dhe ata, ministrat “marinarë” kishin në dorë ose të ndryshonin ose të hidheshin nga anija. E-maili i shfaqur sot 7 muaj pasi ka mbërritur te të adresuarit, duket si një prelud i një mbytjeje të paralajmëruar, i një qeverie-anije e cila nga atëherë e deri më sot ka futur kaq shumë ujë. Por jo më shumë se në javën që lamë pas. 7 “vrima” në 7 ditë, mund të duket në pamje të parë si lojë fjalësh, por faktet konkrete e zhbëjnë këtë perceptim.

1. Ish-oficeri i Antidrogës në Fier, Dritan Zagani artikuloi akuza të ashpra në drejtim të kupolës së Policisë së Shtetit e madje edhe ndaj vetë ministrit Tahiri, se kanë favorizuar trafikun e drogës brenda dhe jashtë kufijve. Qeveria u angazhua vetëm në një drejtim, anatemimin e figurës së ish-oficerit Zagani e ndërsa opinioni publik priste shumë më shumë se kaq. Priste shumë më shumë se një status të lodhshëm (siç vetë Tahiri e pranonte) që u postua në “Facebook”, përballë një interviste më shumë se 60-minutëshe të Zaganit që u transmetua nga PD-ja. Priste shumë më shumë nga Rama sesa një postim në “Twitter”, për akuzat publike sa i përket arrogancës së ministrit në ushtrimin e detyrës. Fundja, a nuk ishte ARROGANCA, kryefjala e kritikës së Ramës në e-mailin që ka mbërritur edhe në postën e ministrit Tahiri, dhe aspak për çudi të këtij të fundit!…
2. Në 26 gusht, një avion me drogë e llojit hashash, fluturoi nga Shqipëria drejt Italisë dhe, në këtë rast, Rama e kishte të pamundur të bënte humorin morboz të radhës se këta avionë po “dezinsektonin” zonat turistike. Arroganca, dhe jo përulësia përballë një situate anakronike në ruajtjen e rendit, shoqëroi edhe kësaj here reagimin e qeverisë. Justifikimi ishte se, ndryshe nga qeveria e mëparshme, qeveria-anije e ditëve të sotme i arreston trafikantët dhe se operacioni qe monitoruar prej kohësh nga dy policitë përkatëse. Ndërkohë, një tjetër avion me drogë nga Shqipëria u kap në Piemonte dhe Rama me arrogancë deklaroi se bëhej fjalë për një fluturim kombëtar Torino-Leçe. Të vërtetën e gjejmë këtu: (www.poliziadistato.it/articolo/view/39784/).
3. Armando Prenga është ndoshta një nga goditjet më të forta që Edi Rama ka pësuar në investimet e tij në politikë “të të fortëve” dhe mbrojtja e tyre deri në ARROGANCË edhe përballë presionit të ndërkombëtarëve për të larguar personat me precedentë penalë nga radhët e grupit socialist. Prenga është sot një ish-deputet i grupit socialist në arrest me burg për plagosjen e të paktën 2 qytetarëve me pistoletë. Akoma pa u tharë boja në relacionin e prokurorisë për incidentin e Laçit, kryeministri Rama nxori deputeten Olta Xhaçka për ta bërë “lanet” Prengën nga grupi i PS-së, pa marrë përgjegjësi për kandidimin e tij dhe me të njëjtën “arrogancë” me të cilën muaj më parë e mbronte studiove televizive e në takimet me ambasadorët!…
4. “Kurbani” i Ramës, ndoshta për të hequr sadopak ujë nga qeveria-anije e tij në këto skandale të njëpasnjëshme, ishte Arben Ndoka. Me një hartim të klasës së 4-rt, ish-deputeti Arben Ndoka dha dorëheqjen si rrufe në qiell të hapur. Por që më shumë se dorëheqje, ky duket qartazi që është “nderi” i fundit i Ndokës për shefin e tij politik, i cili e mbrojti me mish e me shpirt, si kur mori me shpulla në mes të Kuvendit Gent Strazimirin, si kur dosjet për inkriminimin dhe dënimin e tij për trafik prostitucioni bënin xhiron në itinerarin Itali-Tiranë-SHQUP-Rruga e Elbasanit-Prokurori! Qershia mbi tortë: Rama deklaroi mbrëmë në një intervistë televizive, se “parlamentet janë shprehje të zonave, traditave dhe njerëzve”. Pra, me arrogancë na tha se Veriu nuk e kalon dot nivelin Prenga-Ndoka.
5. Në gjithë këtë tollovi ngjarjesh, ku fjala “hashash” është e ndaluar të përmendet qoftë edhe për shaka në oborret e mazhorancës, ka një individ që përbën një bezdisje të madhe për vetë Edi Ramën. Dhe ky është vizioni i Koço Kokëdhimës, që vazhdon t’i mëshojë idesë së kultivimit të kontrolluar nga shteti të hashashit për qëllime mjekësore. Artikulimi në përsëritje i një opsioni të tillë për një vend që është vetëm një hap larg identifikimit si “Kolumbia e Europës”, është tejkalim pritshmërish nga deliri edhe për vetë “Kapitenin”.
6. Në gjirin e mazhorancës po konsumohej një tjetër situatë tensioni, kësaj here në oborrin e aleatëve të LSI-së. Në një artikull të agjencisë mediatike investigative BIRN, u hodhën dyshime për afera korruptive në marrëdhëniet e Qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ. Në këtë shkrim (pjesa e dytë e të cilit u botua dje) hidhen dyshime se ish-kryeministri ka kryer favorizime klienteliste ndaj një kompanie, e cila sipas shkrimeve të BIRN, ka marrë tenderin për vjeljen e borxheve për llogari të CEZ-it. Përtej përçartjeve PS-LSI në marrëdhëniet e tyre dhe cic-micet politike për ta lënë “fëmijën pa baba” në derën e njëri-tjetrit, qeveria dhe kryeministri që shikon si problem të funksionimit të saj “arrogancën”, dështoi me vetëdije të angazhohet deri në fund për të zbardhur të vërtetën. Në dosje thuhet “ish-kryeministri” dhe, cilido qoftë ai, shqiptarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe jo të marrin si përgjigje nga qeveria, batuta dhe lojëra fjalësh.
7. Por skandali më i madh në analizën të vogël të të gjithë kësaj situate, mbetet vetë e-maili i dërguar nga kryeministri Edi Rama për ministrat e tij. Edi Rama e ka kuptuar që në muajin mars se qeveria-anije e tij po fut ujë, se marinarët e tij janë arrogantë. Por që nga muaji mars e këtej ai s’ka bërë asgjë për të marrë masat si “kapiten” që anija të mos fundoset. Ai ka vazhduar ta udhëheqë qeverinë-anije të tij në “Drejtimin e Duhur”, por skandalet e mësipërme tregojnë se busulla e Ramës, në mos është humbur krejt, po e drejton vendin në “Drejtimin e Gabuar”. Qeveria-anije, nuk është jaht personal i Edi Ramës e as i marinarëve të tij, prandaj, nëse Rama ka ndërmend të lundrojë edhe për ca kohë, është mirë që, ose të ndërrojë marinarët-arrogantë, ose të heqë dorë si “kapiten”. Në të kundërt, ai vetë, bashkë me marinarët e tij rrezikon të mbytet mu aty në detin e ARROGANCËS, veçse në këtë rast, pasojat nuk do të rëndojnë vetëm mbi Ramën e të tijtë, por edhe mbi Shqipërinë e të sajtë!…

Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë – Nga BESAR LIKMETA, BIRN

Kryeministri Edi Rama ka shkelur premtimin e tij elektoral se nuk do të ndërtonte më hidrocentrale të rinj në lumin Vjosë dhe do ta kthente luginën e saj në park kombëtar.

 

Me datë 29 korrik, 2015 Këshilli i Ministrave ka miratuar një bono prej 8 për qind të pikëve për kompaninë turke Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi, në procedurën e dhënies me koncesion të hidrocentralit Poçem në lumin Vjosë.

Vendimi që është botuar në fletoren zyrtare me datë 10 gusht i hap rrugën ndërtimit të një hidrocentrali të dytë pas Kalivaçit në lumin Vjosë, ndërtim i cili kundërshtohet me forcë nga organizatat mjedisore vendase dhe të huaja, si dhe nga Parlamenti Europian.

Vendimi i marrë nga qeveria në korrik gjithashtu bie ndesh me angazhimet që kishte marrë kryeministri Edi Rama një muaj më parë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore, kur kishte premtuar se në Vjosë nuk do të ndërtoheshin më hidrocentrale dhe se lugina e saj do të kthehej në zonë të mbrojtur.

“Hidrocentrali i Poçemit, është një nga 8 HEC-et e planifikuara në Vjosë nga qeveritë e mëparshme, te cilin ne e kemi kundërshtuar qe nga fillimi i fushatës sonë si dhe gjate turit te takimeve me komunitetin e luginës se Vjosës, megjithëse kontrata në fjale ishte vetëm një plan,” u shpreh Besjana Guri, përfaqësuese Eco Albania, një organizatë mjedisore që lobon për ruajtjen e ekosistemit në luginës së Vjosës.

“Tashmë që kjo konkretizohet në vendimin e qeverise, në një kohe kur vetë kryeministri ka deklaruar se po punohet për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar, ne gjendemi përballe një situate shume kontradiktore,” Guri shtoi.

Gjatë një mitingu në Tepelenë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore në 13 qershor, kryeministri Edi Rama u shpreh që qeveria do t’i ndalonte planet për hidrocentrale në lumin Vjosë duke e orientuar ekonominë e zonës nga turizmi familjar duke e shpallur luginën park kombëtar.

“Do transformojmë luginën e Vjosës në një park kombëtar që të frenohet barbarizimi nga hidrocentrale dhe të zhvillohet turizmi, ekonomia, bujqësia, të fuqizohet ekonomia familjar duke rritur numrin e vizitorëve në këtë park të madh të Vjosës,” tha Rama.

“Vjosa është një ndër lumenjtë më të bukur dhe me tiparet më interesantë të Europës, është një pasuri e madhe europiane. Ne në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare të interesuara do të realizojmë projektin e Vjosës në një Park Kombëtar,” ai shtoi.

I gjatë 270 kilometra, lumi Vjosës konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit e egër të Europës, duke rrjedhur në mënyrë të natyrshme dhe të pandikuar nga burimi i tij në Greqi në afërsi të fshatit Vouvoussa e deri në grykëderdhjen në detin Adriatik.

“Ajo çka e bën unik është vetë fakti se rrjedh i pandërprerë nga burimi ne grykëderdhje dhe ndërtimi i qoftë dhe një dige do të shkatërronte ne mënyre përfundimtare këtë pasuri të jashtëzakonshme të natyrës,” u shpreh Guri.

“Parku Kombëtar i Vjosës do të ishte parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë i cili përveç ruajtjes se biodiversitetit do të siguronte një zhvillim të qëndrueshëm për banorët e luginës së Vjosës,” shtoi ajo.

Sipas Eco Albania, hidrocentralet e planifikuara të ndërtohen në shtratin e Vjosës në të dyja anët e kufirit përbëjnë kërcënim serioz për ekosistemin e saj.

Sipas organizatës mjedisore një total prej 38 HEC-esh janë parashikuar në ujëmbledhësin e Vjosës.

Në anën greke të ujëmbledhësit, janë parashikuar 6 diga të reja, ndërkohë që është vetëm një ekzistues, HEC-i i madh i Pigait.

Në Shqipëri janë planifikuar 8 diga në rrjedhën kryesore, ndërsa 23 HEC-et e tjera janë projektuar në degët e tij – 4 nga të cilat kanë përfunduar tashmë, ndërsa 4 të tjerë janë në ndërtim.

HEC i Poçemit është diga e dytë pas Kalivaçit e aprovuar nga qeveria shqiptare në rrjedhën kryesore të Vjosës.

Ndërtimi i HEC në Vjosë dhe degët e saj nuk kundërshtohet vetëm nga grupimet mjedisore, por edhe nga Parlamenti Europian.

Nëpërmjet një rezolute të aprovuar në 22 Prill, eurodeputetët i kërkojnë Shqipërisë “t’i rishikoi planet për të ndërtuar hidrocentrale në lumin Vjosë dhe degët ë tij, për shkak se ato do të dëmtonin një ekosistemet e fundit të paprekura në Europë.”

“Vjosa është cilësuar nga ekspertët ndërkombëtarë si lumi i fundit i “egër” ne Evrope, shpallja e saj Park Kombëtar do të mbronte integritetin e këtij lumi unik në Evropë,” Guri tha.

“Ne vazhdojmë të besojmë se shpallja e Vjosës Park Kombëtar nënkupton mospranimin e asnjë dige në të gjithë pellgun ujëmbledhës të saj dhe do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht komunitetin në kundërshtimin e ndërtimit të HEC-eve në Vjosë,” përfundoi ajo.

Arkivat sekrete britanike: Masakrat në Shqipëri, stërvitja e Mehmet Shehut në Spanjë për tortura dhe vrasje

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë me dosjen referenciale HS 5/73. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945. Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara.

Mehmet Shehu, që qëndroi në krah të Enver Hoxhës për 40 vjet, ka qenë një nga udhëheqësit më të egër e mizorë në diktaturë, një vrasës i stërvitur. Kjo është dëshmia që del nga arkivat sekretë britanikë rezervuar për historinë në dosjen HS 5/73, që përkon me raportime të vitit 1945, kur sapo erdhi në fuqi regjimi i Hoxhës.

Çfarë zbulohet nga ky dokumentacion është cilësimi britanik për Shehun si një krijesë e egër dhe e paskrupullt, i cili la përgjysmë shkollën ushtarake, duke u nisur në luftën e Spanjës. Nga dokumentet thuhet se Shehu u përfshi në ushtrinë komuniste spanjolle së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun, me të cilin u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Letrat sekrete britanike pas kësaj stërvitjeje rendisin një listë të gjatë të krimeve të Mehmet Shehut në Shqipëri, nisur nga më ordinerët deri në pabesitë e tij edhe ndaj miqve. Por më e famshmja është masakra e Selenicës, ku shpella e Kremenarit është dëshmitare e vrasjes së 63 robërve italianë, ku Shehu i kreu ekzekutimet me dorën e tij, pas torturave çnjerëzore ndaj tyre. Po ashtu në kujtesën të ashtuquajtur sekrete të arkivave britanikë pasojnë dhe krime të tjera kur një konflikt në Lushnjë mes komunistëve dhe jokomunistëve u burgosën dhe u masakruan nga Shehu 64 persona. Ndërsa një nga historisë pa precedent është vrasja dhe masakrimi i një të riu, të cilin Mehmet Shehu me dorën e tij ia sharroi të dyja këmbët, duke e lënë të vdiste nën gjak. Janë tmerre të parrëfyera këto histori, që edhe vetë britanikët si duket kanë qenë të detyruar t’i zbulojnë mjaft vonë, duke mos bërë gjë tjetër veçse duke ia zgjatur jetën diktaturës e duke lënë në errësirë sot e asaj dite shqiptarët për krimet e komunizmit.

Më poshtë botojmë të plotë gjithë dokumentin që flet për profilin e Mehmet Shehut, një prej 11 udhëheqësve shqiptarë të përfshirë në listën e zezë të drejtimit të Shqipërisë në diktaturë. Sigurisht që më mizori në këtë listë dhe me një të shkuar kriminale, arkivat britanike paraqesin Mehmet Shehu.

***

Mehmet Shehu

I lindur në fshatin Corush të Mallakastrës, ai është i biri i Ismail Shehut dhe i nipi i Sheh Aliut, që nihen si dy eksponentë të rëndësishëm të rebelimit të viteve 1914-1915, të udhëhequr nga Haxhi Qamili kundër qeverisë shqiptare të asaj kohe. Sheh Aliu, që në vetvete ishte një krijesë e egër dhe e paskrupullt, ka vrarë Hajredin Fratarin dhe Ismail Klosin, që ishin nacionalistët e njohur të provincës së Mallakastrës. Mehmet Shehu la përgjysëm shkollën e tij ushtarake dhe shkoi në Spanjë së bashku me shokun e tij Hulusi Spahiun. Atje së bashku u bënë pjesë e ushtrinë komuniste Spanjolle ku u stërvitën në kryerjen e torturave dhe vrasjeve. Ja disa nga krimet e tij nga lista e gjatë e krimeve të kryera në Shqipëri:

Ai u kthye në Shqipëri fill pas pushtimit italian dhe i grabiti 400 napolona Jonuz Nurës ( në fshatin Murtajas të Mallakastrës). Më vonë ai hyri në partinë komuniste. Pas betejes së Selenicës, ku u kapën 63 të burgosur italianë, ai i torturoi dhe i vrau të gjithë me dorën e tij, duke i treguar rekrutëve të rinj komunistë se si duhen bërë gjërat. Midis të burgosurve ishte një kapiten Italian, një ish shok i vjetër shkolle nga Modena. Ai e hoqi qafe edhe atë pasi e mbajti si të ftuar për një javë. Shpella e Kremenarit është dëshmitar i këtyre masakrave. Në një konflikt të Lushnjes ndërmjet komunistëve dhe jo komunistëve, të kuqtë burgosën 64 persona që u masakruan të gjithë nga Mehmet Shehu. Në fshatin Velçan të Mokrës ai goditi për vdekje me thikë dy nipërit e Hasan Beut. Në fshatin Corush ai torturoi dhe vrau kapitenin Idriz Drizarin. Në fshatin Cepan të Skraparit ai torturoi Seit Cepanin, të birin e Asllan Bej Cepanit duke i prerë me sharrë të dy këmbët dhe duke e lënë të vdesë në agoni. Sot një krijesë e tillë mban një post të rëndësishëm në ushtri me gradën Major-gjeneralit.

Lista e 11 kriminelëve

Një listë prej 11 emrash të komunistëve që udhëhoqën diktaturën është nxjerrë nga arkivat sekretë britanikë. Konsultimi historik i këtij dosieri lidhet me të shkuarën e tyre kriminale derisa morën pushtetin më 1945. Këta ishin emrat kryesorë, nisur që nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu deri te ministri i Drejtësisë, Manol Konomi, i cili firmosi masivisht pushkatimet e urdhëruara. Nga arkivat shqiptarë të dhëna të tilla, mbi të shkuarën kriminale të njerëzve, përveç fakteve mbi krimet e bëra gjatë diktaturës pak njihen. Ndërsa dokumentet e arkivit britanik befasojnë me biografinë e detajuar mbi studimet, veprimtarinë, karrierën e udhëheqësve shqiptarë të pasluftës. Në krye të kësaj liste janë emrat: Enver Hoxha, Myslim Peza, Baba Faja Martaneshi, Bedri Spahiu, Kosta Boshnjaku, dr. Omer Nishani, Mehmet Shehu, Sejfulla Malëshova dhe Manol Konomi. Dokumentet britanike nuk kursejnë asgjë nga biografia e tyre, shpesh fakte e dëshmi të panjohura për publikun shqiptar që rrëfejnë arsyet pse diktatura u shndërrua në një model të krimeve.

Këto dëshmi janë shkruar në kohë reale me ngjarjet e fundluftës për ata që ishin në pushtet për atë moment në Shqipëri. Në këtë duhet marrë parasysh që shpesh përdoret termi “sot”, duke analizuar Shqipërinë përmes tyre dhe si rrjedhojë të kampeve të ngritura në këtë moment. Në atë kohë, sipas vëzhgimit të treguara në dokumente, thuhet se në Shqipëri ekzistonin grupe të ndryshme komuniste te cilat ishin në kontradiktë me njëra tjetrën dhe si rrjedhojë ishin të shpërqendruara, ndërsa Enveri këmbëngultë në bashkimin e tyre, për të formuar partinë komuniste shqiptare, etaloni i luftës së sotme për çlirim.

(Standard)

Emaili i Edi Ramës për ministrat e tij: Jeni ju armiku i kësaj qeverije – ose ndryshoni ose lini anijen

Voal – Kryeministri Edi Rama nuk ka menduar në tre mujorin e vet të këtij viti se qeveria që drejton ishte më e mira, dhe ishte e duhura për qytetarët. Madje, në mesin e marsit të këtij viti, me një email të gjatë drejtuar vetëm ministrave socialistë, ai thotë se ministrat e tij, janë bërë “arrogantë”, se njerëzit që ata i rrethojnë, janë njerëz që më së shumti po shkëpusin ministrat nga puna e përditshme, dhe ndërkaq, qyfyret për sjelljen e ministrave, janë bërë subjekt i ambasadorëve. Edi Rama, duke shkruar emailin, thotë se ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët, dhe, orëve të para të entuziazmit të qeverisjes, ua kanë lënë vendin pasditet “turkoshake” të kafeve, drekave e darkave të gjata.

Edi Rama në emailin e vet, i paralajmëron ministrat, se ky është një S.O.S dhe jo një sosje e durimit të tij. Nëse ata nuk ndryshojnë sjelljen, atëherë do të duhet të përgatiten që të lënë anijen.

Po çfarë ka ndryshuar që nga koha e dërgimit të këtij emaili të kryeministrit e deri më sot? A ka pasur ndonjë performancë të ministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm, apo këta kanë vazhduar të jenë të njëjtit? Si është sjellja e ministrave me deputetët të cilët sipas Ramës “janë ata që janë dhe si janë”, edhe pas këtij email?

Po me “miletin”, sikurse pretendon kryeministri për qytetarët, si është sjellja e ministrave dhe a ka ndryshuar arroganca e tyre në raport me njerëzit?

“E pra, mësojeni përpara se sa të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, qe nga shqiptarët e deri tek ndërkombetaret që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj! Dhe nuk honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era!…” shkruan Edi Rama në emailin e vet, siç meson newsbomb.al.

Që nga koha kur është bërë email, në mes të marsit, Partia Socialiste ka kaluar edhe zgjedhjet lokale, ku padyshim, ka pasur edhe rrjedhje votash. Por duket se në fund të muajit gusht, Rama shpalli një objektiv shumë ambicioz, për 150 mijë anëtarësime të reja.

“Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbyteni o përgatituni për të lënë anijen!!!” shkruan Rama sipas email qe disponon newsbomb.al.

Vlorë, zbulohet sera për tharjen e kanabisit

Mesditën e së martës, Policia Kufitare në bashkëpunim me Delta Forcë kanë arritur të zbulojnë rreth 2 mijë bimë narkotike, të dyshuara kanabis sativa, në një serë në fshatin Bishan të Vlorës.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se sera shërbente për tharjen e hashashit. Bimët e asgjësuara ishin në procesin e fundit të tharjes, ndërsa ishin të varura në tela, raporton Tch.

Sipas policisë, këto bimë mendohet të kenë ardhur nga zonat e “Lumit të Vlorës” për t’u tharë në këtë serë në fshatin Bishan.

Policia në vendngjarje gjeti edhe një çifte me fishekë si dhe një vend që shërbente për rojën, i cili mësohet se është larguar menjëherë kur ka pikasur afrimin e forcave të policisë.

Po gjatë ditës së martë, Policia e Vlorë ka zbuluar edhe dy parcela në fshatin Poro, me rreth 600 bime narkotike, të cilat ishin mbjellë anës lumit të Vjosës.

Hartat e ditës: Kanabisi dje – kanabisi sot

VOAL – TIRANË, 8 SHTATOR – Shqipëria deri më 2013 kishte vetëm dy vatra kanabisi, një vatër të famshme në Lazarat, në juglindje të Republikës, dhe një vatër të vogën, në Mbishkodër, në veriperëndim të Republikës. Pa pikë lezeti!

Avokati Altin Goxhaj në faqen e tij në facebook ka paraqitur dy harta: njëra me sfond blu, kur në pushtet ishte PD-ja, tjetra me sfond mavi, kur në pushtet është PS-ja. Tashmë, Shqipëria e viti 2013 është shndërruar tërësisht në një vatër kanabisi, ku gjelbërimi ia ka marrë krejtësisht frymën mavisë. Eh, çfarë lezeti!

Papa Françesku: paqja gjithmonë e mundshme, fetë ta ndërtojnë atë

Voal  – “Paqja është gjithmonë e mundshme”. “Si besimtarë jemi të thirrur ta rizbulojmë thirrjen universale të paqes së depozituar në zemër të traditave të ndryshme fetare, e atë t’ia propozojmë sërish njerëzve e grave të kohës sonë”. Kështu shkruan mes tjerash Papa Françesku në mesazhin dërguar takimit ndërkombëtar të organizuar në Tiranë nga Komuniteti i Shën Egjidit, në të cilin, nga 6 deri më 8 shtator, marrin pjesë 400 personalitete e përfaqësues të besimeve, mbi temën: “Paqja është gjithmonë e mundshme. Dialogu mes besimeve dhe kulturave”, 20 vjet pas shpërthimit të luftës së fundit në Ballkan.

Papa Françeskan thotë se mbështet zgjedhjen e këtij takimi pikërisht në Shqipëri, e kujton se nga ana e tij pati zgjedhur Shqipërinë “si të parin ndër Vendet evropiane për ta vizituar, pikërisht për të inkurajuar udhën e bashkëjetesës paqësore pas persekutimeve tragjike që pësuan besimtarët shqiptarë gjatë shekullit të kaluar”.

“Është e nevojshme të ripohohet” se paqja është gjithmonë e mundshme, shkruan Papa, “sidomos sot, ndërsa në disa pjesë të botës duket se mbizotërojnë dhuna, persekutimet dhe shkeljet e të drejtave kundër lirisë fetare, së bashku me dorëzimin përballë konflikteve që zvarriten. Nuk duhet të dorëzohemi kurrë para luftës!

E nuk mund të rrimë indiferentë përballë atij që vuan nga lufta e dhuna. Për këtë arsye kam zgjedhur si temë të Ditës së ardhshme Botërore të paqes: ‘Mposhte indiferencën e fitoje paqen’. Por është pikërisht dhuna – nënvizoi Papa Françesku – ajo që ngre e mure dhe krijon pengesa  për të ndalur atë që kërkon një vend paqeje. Është dhuna që kthen mbrapa  atë që ikën prej kushteve çnjerëzore me shpresën në një të ardhme më të mirë.Është dhuna që flak larg fëmijë e të moshuar nga shoqëria e nga vetë jeta! Është dhuna që zgjeron hendekun ndërmjet atij që i çon damë tepricat e pasurisë dhe atij që cilit i mungon e domosdoshmja!” për jetës.

Pohimi “të mbështetësh paqen është gjithmonë e mundur – argumenton Papa- nuk është një pohim naiv, por shpreh besimin tonë se asgjë nuk është e pamundur për Hyjin. Sigurisht, prej nesh kërkohet një përfshirje dhe angazhim si personal e po kështu edhe nga komunitetet tona për punën e madhe të paqes. Uroj që nga toka e Shqipërisë, toka e martirëve, të nis një profeci e re e paqes. Bashkohem me ju të gjithë, në mënyrë që, në varietetin e traditave fetare, të mund të vazhdojë të jetojë pasioni i përbashkët për rritjen e bashkëjetesës paqësore ndërmjet të gjithë popujve të tokës”/RV

Dokument: Vendimi i drejtësisë italiane që ia dogji mandatin Arben Ndokës

TIRANË – Një vendim i drejtësisë italiane, ku deputeti socialist Arben Ndoka dënohet me 7 vjet dhe 27 ditë burg, me akuzën për ushtrim prostitucioni dhe trafik droge, e ka detyruar, më në fund, atë të heqë dorë nga mandati i deputetit.

Partia Demokratike kishte kohë që këmbëngulte edhe për rastin e Ndokës dhe raste të tjera në shumicën qeverisëse aktuale, ku deputetët dhe zyrtarët e lartë kanë kryer krime në vende të tjera dhe janë në ndjekje nga drejtësia e huaj.

Deputeti socialist Arben Ndoka heq dorë nga mandati: Jam pafaj, betohem në jetën e dy vajzave të mia

TIRANË – Partia Socialiste humbet edhe një deputet. Arben Ndoka, deputeti i qarkut Lezhë ka vendosur të heqë dorë nga mandati i tij. Vendimi i tij bëhet i ditur përmes një letre të hapur drejtuar kolegëve të grupit të Partisë Socialiste.

Në këtë letër, Ndoka tregon problemet e tij me drejtësinë italiane, e cila e ka akuzuar për favorizim prostitucioni dhe pengmarrje. Ai thotë se pas burgut në Itali, është rikthyer në Shqipëri ku ka rinisur jetën me shumë vështirësi. Mes rreshtave të letrës, Arben Ndoka betohet për “jetën e dy vajzave të mia” se nuk ka të bëjë me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai i kërkon falje grupit të PS-së për akuzat që kanë ardhur dhe problemet që janë hapur për shkak të tij. Arben Ndoka deklaron se do të vazhdojë betejën ligjore me shtetin italian për të fituar pafajësinë. Arben Ndoka do të zëvendësohet nga Eduart Ndocaj.

LETRA E PLOTE

E ndjej për detyrë ndaj jush t’ju jap një shpjegim që dua ta bëj edhe publik. Unë jam një njeri që jeta nuk më ka ardhur asnjëherë e lehtë. Ajo ka nisur në Skuraj, një fshat i Kurbinit, ku bëra katër vitet e para të shkollës. Isha nxënësi më i mirë në shkollë dhe fotografia ime ishte në tabelën e të dalluarve. Por, si fëmijë i një familjeje kulakësh në fund të vitit nuk më jepnin fletë-­lavdërimi.

Ishim të varfër po asgjë nuk më bënte përshtypje më shumë se sa ky diskriminim. Pastaj zbritëm në Lezhë, ku bashke me prinderit dhe vellezerit ndertuam nje shtepi te vogel me gure. Ne Lezhe nuk isha me i dalluar ne mesime sikur ne Skuraj sepse u dhashe krejt mbas sportit. Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetem 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia.

Ne vitin 1993 iku vellai. Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i cili kishte makine. I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje.

Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait, Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve. Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes policie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne proces-verbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare fallso dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje.

Nga lidhja e vajzes me policin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. Akuzat mbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire. Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i cili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me policin italian dhe me kete vajzen. Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin.

Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore.

Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi.

E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me të cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare.

Une pas 7 muaj qendrim gjithsej ate kohe ne Itali kam marre kursimet e punes dhe kam blere nje makine me te cilen jam kthyer ne Shqiperi. Kam vazhduar shkollen e mesme ne Lezhe pasi e kisha Iene ne vit te pare kur ika ne ’91-­shin ne Itali e s’isha marre me. Bera dy shkolla te mesme, gjimnazin dhe nje agronomi me korrespondence. Isha i fejuar dhe pas dy vitesh u martova.

E kam filluar punen ne Shqiperi si menaxher i nje biznesi te vogel dhe me vone kam filluar pune ne Garden e Republikes. Pastaj me moren në Drejtorine e Pergjithshme te Policise Ndertimore. Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-­deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri im del ne kompjuter si person me precedent!

Polici qesh dhe thote: “Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!” (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuter. Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport. Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej!

Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte! Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet. E kote tju lodh me pershkrimin e ferrit shpirteror brenda mureve te nje burgu, ku me kishte nderprere jeten nje padrejtesi ekstreme. Mbijetova me stervitje te forte fizike dhe libra qe lexova sa ne gjithe jeten time bashke.

Kur dola i lire nuk kisha leke te jetoja. Askush ne bote nuk e kuptonte hallin qe me hante gjalle nga brenda. Doja te vazhdoja shkollen e larte me cdo kusht, te cilen me pas e mbarova me shume sakrifica. Nisa me biznes te vogel derisa krijova nje rrjet modest lokalesh, ku luhej bilardo, me fitimet e te cilave erdha me vone ne Tirane, ku hapem firmen e duraluminit qe me krijoi pune ne te gjithe vendin.

Kam punuar edhe si drejtor i Drejtorise se Ekzekutimit dhe me pas si drejtor i Drejtorise se Inspektimit Teknik ne INUK. Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht.

Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime. Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim.

Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall çdo siklet qe kaluat per hatrin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete.

Deputetja Mesila Doda përjashtohet nga PD – kalon me PDIU

TIRANË – Mediat në kryeqytetin e Shqipërisë thonë se deputetja Mesila Doda është përjashtuar nga Grupi Kuvendor i Partisë Demokratike. Ndaj saj është marrë masë disiplinore për shkak të kritikave sistematike në drejtim të kreut të PD-së.

Në seancën e sotme plenare, e cila hap sesionin vjeshtor të Kuvendit, zonja Doda nuk është ulur në bankat e parë, por është zhvendosur në radhët e prapme. Ajo tashmë është pjesë e Grupit Kuvendor të PDIU, Parisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet – partisë së çamëve.

Në nisje të seancës ka qënduar në krah të kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Basir Çollaku :Jam une deshmitar i censures z. minister Tahiri. Presion nga ju dhe z. Kryeminister

Gazetari Basir Çollaku intervista e të cilit me Dritan Zaganin u censurua nga News24 dhe GSH për shkak të presionit të politikës reagon sot në faqen e tij në Facebook:

“Jam une deshmitar i censures z. minister Tahiri. Presion nga ju dhe z. Kryeminister.

Lexova reagimin e gjate te z Sajmir Tahiri, meqe jemi friends ne FB, te mundesia e Markut. Nder te tjera z minister thoshte se “..sot ne Shqiperi nuk ka asnje informacion qe mund te censurohet, nuk ka asnje komunikim me publikun qe mund te bllokohet, nuk ka asnje media qe mund te kercenohet..”

Jo z. Minister. Mos e teproni me garanci per te cilat keni kontribut personal se mungojne.

Une jam bllokuar ne nje media News 24 dhe gazeta Shqiptare per te publikuar vijimin e nje interviste problematike per ju dhe te tjere rreth jush.

Dhe kjo, jo se kjo media e beri me vullnetin e saj, por siç miqesisht dhe me inat ta thone koleget fale presionit e dhunes se pushtetit.

Presion nga ju dhe Kryeministri. Të tjerat jane telenovela partie per hesapin tuaj.”

Përfundon statusin e tij në Facebook gazetari Basir Çollaku

Artan Hoxha: Policia fshehu dy pistoletat që u përdorën për të qëlluar familjen Cali

 

Artan Hoxha: Ja si policia fshehu kamerat dhe dy pistoletat e bandës socialiste në Laç

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për News24 ka dhënë detaje lidhur me konfliktin e ndodhur në Lac, duke thënë se në vendngjarje janë përdorur dy armë dhe se gëzhojat nuk kanë dalë të pistoletës me leje që ka Armando Prenga.

Sipas Hoxhës, arma nga ku kanë dalë gëzhojat nuk është me lejedhe se grupi hetimor nuk e ka këtë armë.

Artan Hoxha thekson se armët që ndodhi plagosja e vëllezërve Cali nuk ndodhen në duar të grupit hetimor.

“Në këqyrjen e bërë në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja model 56 dhe pesë gëzhoja fishekësh model 54. Sot ka dalë avokati i deputetit dhe ka paraqitur një lejearme. Sipas kësaj leje, deputeti Armando Prenga është pajisur me këtë leje më datë 26 janar 2015, pra të këtij viti. Dhe bëhet fjalë për armë pistoletë tip Berretë, e kalibrit 9 mm dhe kjo armë i është vënë në dispozicion grupit hetimor. Nga kjo armë që është me leje, rezulton se asnjë gëzhojë e dalë nga kjo armë nuk është gjetur në vendin e ngjarjes. Kjo do të thotë se në vendngjarje janë përdorur dy armë pa leje, të cila duhet të jenë përdorur për të plagosur vëllezërit Cali”, ka thënë Artan Hoxha.

 

Gjergj Cali: Prenga na qëlloi në zyrat e policisë – 3 kile gjak në komisariat

“Ne na vrau Armand Prenga dhe policia”. Gjergj Cali, 55 vjeç, është një prej personave të përfshirë në përplasjen e armatosur mesnatën e së premtes në Kurbin.

Pas disa orësh nga ngjarja, atij iu vunë prangat në Spitalin Ushtarak, ku po mjekohej për plagët e marra. Për Policinë, ai akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Duke folur për “abc news” nga spitali, Cali rrëfen versionin e tij të ngjarjes, duke akuzuar direkt deputetin Armando Prenga se u ka drejtuar dhe qëlluar me armë. Akuza direkte shkojnë dhe mbi policinë e Laçit, që sipas tij nuk i mbrojti.
Çfarë ndodhi konkretisht?

Deputeti Armando Prenga gjuajti një orë para se të ndodhte përplasja e madhe mbi djalin e axhës tim. Atëherë kam marrë në telefon drejtorin e Policisë së qarkut Lezhë, duke i kërkuar ndihmë për çfarë kishte ndodhur. Ai më ka thënë se është shkarkuar nga detyra dhe se duhej të telefonoja te numri 129.

Pas tre herësh mezi ma kanë hapur telefonin. U thashë që jam Gjergj Cali, kryeplaku i fshatit Patok. Ka ndodh një ngjarje e rëndë, ju lutem na eliminoni ndonjë gjakderdhje.

Na çoni policinë në ndihmë. Kanë ardhur te qendra e punës sonë në Patok dhe u kemi treguar vendin ku ishte qëlluar djali i axhës. U kemi thënë: Ju lutemi shumë, mbasi nuk jeni të zotë, mos na çoni në Laç për të na rrezikuar. Na çoni në Tiranë. Do të shkojmë në Tiranë të bëjmë kallëzim penal. Na kanë thënë: Hajdeni në policinë të Laçit se ju mbrojmë ne.

Kur ndodhi përplasja masive mes jush dhe palës tjetër?

Kur kemi shkuar në policinë e Laçit dhe sa kemi arritur, djalin e axhës e kanë futur brenda, ndërsa ne të tjerët na kanë nxjerrë jashtë. Për tre minuta ka ardhur grupi i tyre dhe kanë hapur zjarr kundër nesh, si mbi bagëti.
Kush ju qëlloi konkretisht?

Deputeti Armand Penga i pari dhe pastaj ata që kishte me vete. Deputeti e ka pas pistoletën të hapur kur na e drejtoi neve. Dy kushërinjtë e mi janë plagosur me plumba në këmbë. Njërit ia kanë nxjerrë plumbin, tjetrit jo. Unë kam plagë në fytyrë e vëllai im në vesh. Kështu jemi të gjithë.

Ka reaguar policia kur u konfliktuat ju?

Jo, fare. Policia nuk ka dashur të ndërhyjë se ndryshe nuk do ishte bërë kaq keq. Na kanë kërcënuar e gjuajtur në zyrat e policisë së Laçit e në spital. Të thonë ndryshe, por kanë 3 kile gjak brenda në zyrat e policisë.

A keni qenë ju të armatosur? Sipas Policisë, keni pasur armë me vete kur u përplaset me palën tjetër…

Sikur të kisha pasur armë po, po nëse do të kisha qenë i armatosur, nuk do të isha bërë copash nga fytyra e duart.

Si ndiheni tani?

Unë jam jashtë rrezikut për jetën, bashkë me vëllezër e kushërinj.

Pse akuzoni deputetin Prenga?

E thashë se ai ishte me armë. Ai qëlloi i pari kundër nesh e më pas nja 20 veta të tjerë që kishin automatik me vete. Pas atij, ishte dhe policia, që nuk arriti apo nuk donte të ndërhynte për të na mbrojtur.


Send this to a friend