VOAL

VOAL

Helikopterët e parë ushtarakë Black Hawk mbërrijnë në Shqipëri

Dy pilotë duke e shikuar helikopterin UH-60 Black Hawk në Tiranë, pas mbërritjes së dy të tillëve nga Shtetet e Bashkuara të shtunën, 13 janar 2024.

Jetmira Delia-Kaci

Shtetet e Bashkuara ia kanë dorëzuar të shtunën vonë Shqipërisë porosinë e parë prej dy helikopterëve UH-60 Black Hawk, duke e cilësuar mbërritjen e helikopterëve ushtarakë amerikanë në Tiranë si historike.

Këta janë helikopterët e parë të këtij lloji të blerë nga Shqipëria në SHBA falë ndihmës së kësaj të fundit prej 50 milionë dollarëve.

Në një njoftim në Facebook, Ambasada amerikane në Tiranë tha se helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, tha Ambasada amerikane.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilësoi mbërritjen e këtyre helikopterëve si një investim “shumë të rëndësishëm për sigurinë e vendit, në bashkëpunim me aleatin strategjik, SHBA”.

Ai theksoi në rrjetin social Facebook se ky investim ndikon drejtpërdrejt në rritjen dhe modernizimin e Forcave Ajrore të Shqipërisë.

Edhe ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, e quajti të rëndësishëm për vendin pajisjen me helikopterët dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

Ai shtoi se mbrojtja dhe siguria e vendit mbeten prioritet “absolut”.

‘15 janar protestë’- Bardhi: Aksioni i grupit parlamentar do vijojë! Rama kërkon eliminimin e opozitës

Opozita do të vazhdojë aksionin e saj edhe gjatë seancës parlamentare të së hënës.

Gazment Bardhi tha gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se opozita duhet të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese një sërë ligjesh.

Gjithashtu, Bardhi ka folur edhe për krijimin e konfederatës së opozitës.

Bardhi: Aksioni ynë në Kuvend do të vazhdojë edhe ditën e hënë, edhe në çdo seancë, derisa të përmbushen kushtet tona. Pra dita e hënë, 15 janar kemi protestë. Mbi formën dhe nëse është momenti për përshkallëzim mund të diskutojmë. Ne kemi shprehur gatishmërinë për zgjidhje, por ka qenë Edi Rama që kërkon eliminimin e opozitës. Këtë e kemi të papranueshme dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet. Nga ana tjetër, kemi dy çështje që duhet ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.

E para ligji special për grabitjen e Portit të Durrësit dhe faljen e pronës publike. E dyta, ligji për tatim fitimin për profesionistet e lira dhe shtresën e mesme, që parashikohet të paguajnë dyfishin krahasuar me oligarkët. Këtë pabarazi duhet ta godasim në Gjykatë dhe të mbrojmë interesin e 260 mijë qytetarëve. Gjithashtu, dua t’ju informoj mbi përpjekjet për bashkimin në një front të gjithë opozitës. Me aleatët po punojmë për një konfederatë bashkimi për të gjithë faktorët opozitarë. Të gjithë aleatët që janë në opozitë me Edi Ramën. Bashkë me Flamurin kam takuar Dukën, Mediun dhe Vasilin, ndërkohë që dje jam takuar edhe me Shpëtim Idrizin, që në parim nuk është kundër frontit opozitar por kërkon më shumë detaje sigurisht sesi do funksionojë kjo gjë. Po punojmë për një axhendë të përbashkët opozitare me të gjithë aleatët dhe do ua bëjmë të ditur.

Këshilli i Europës: Burgu i Tepelenës i papërshtatshëm, duhet të mbyllet

VOA/Armand Mero

Burgu i Tepelenës “ka mangësi të mëdha strukturore dhe është thuajse i papërshtatshëm për t’u përdorur si institucion ndëshkimi”, e për pasojë, Komiteti për Parandalimin e Torturës i Këshillit të Europës i rekomandon autoriteteve shqiptare mbylljen e tij. Një raport i hartuar pas një vizite që një delegacion i këtij Komiteti, zhvilloi në Shqipëri në maj të vitit të kaluar vë në dukje se “mjediset e burgut të Tepelenës ishin të degraduara”.

Sipas dokumentit të publikuar të premten “qelitë e vendosura në katin përdhes ishin të ajrosura keq, shumë prej tyre gjithashtu ishin në gjendje të keqe për t’u riparuar. Dushet e përbashkëta ishin të rrënuara dhe pati ankesa të shumta nga të burgosurit për ngrohje të pamjaftueshme në dimër. Një numër të burgosurish mbaheshin në mjedise shumë të ngushta, ku qelitë ofronin më pak se 3 m2 hapësirë banimi për person” . Në vlerësimin e Komitetit “situata aktuale në këtë institucion cënon seriozisht cilësinë e jetës së të burgosurve dhe kushtet e punës së stafit” duke vënë në pah se ndërhyrjet për përmirësime thelbësore do të ishin me një kosto shumë të lartë. “Prandaj Komiteti rekomandon që t’i jepet prioritet i lartë, tërheqjes nga shërbimi i këtij burgu”, nënvizon raporti.

Një situatë problematike paraqitet, sipas raportit, dhe në Bllokun A të burgut 313 në Tiranë, ku Komiteti shprehet i shqetësuar se “pavarësisht garancive të dhëna nga autoritetet shqiptare gjatë vizitës në vitin 2018, Blloku i vjetër A nuk i ishte nënshtruar një rinovimi të madh. Kushtet e ndalimit në këtë ndërtesë mbetën jashtëzakonisht të këqija (mbipopullim serioz, akses shumë i kufizuar në dritën natyrale, ajrim i dobët në qeli, mure me lagështirë, etj.) dhe në disa raste mund të konsideroheshin si trajtim çnjerëzor dhe degradues”. Por delegacioni thekson se ka marrë garanci se qeveria shqiptare ka ndarë fondet e nevojshme për rindërtimin e plotë të këtij Blloku.

Dhe në spitalet ku trajtohen të burgosurit, gjendja vlerësohet kritike në disa raste. “Pavarësisht përmirësimeve të dukshme të bëra në Spitalin e Burgut të Tiranës, Komiteti vazhdon të konsiderojë se kushtet e jetesës që u ofrohen pacientëve mbeten të papërshtatshme”, shkruhet në raport. Po ashtu dhe një mjedis i përkohshëm, i përshtatur në burgun e Lezhës, ku strehohen pacientë të burgosur që më parë ishin mbajtur në Institucionin e Posaçëm për të paraburgosurit me sëmundje mendore në Zahari të Krujës, vuan nga “mbipopullimi, mungesa e personelit mjekësor dhe terapeutik, ndërsa ndërtesa është e papërshtatme”. Një situatë e cila sipas raportit “zhbën, thuajse totalisht, çfarëdo kontributi pozitiv që mund të ishte bërë, pas transferimit në 2021. Akoma më keq, nëse numri i pacientëve vazhdon të rritet, kushtet e jetesës në objektin e përkohshëm mund të degradojnë lehtësisht edhe më tej, deri në një trajtim çnjerëzor dhe degradues”. Sipas dokumentit, autoritetet shqiptare synojnë ndërtimin e një objekti të ri që të mbledhë të gjithë pacientët me probleme shëndetësore, kryesisht mendore, e se për këtë kanë aplikuar për financim në kuadër të Instrumentit III të Asistencës Para-Aderimit të Bashkimit Evropian.

Një problem madhor, i trashëguar në kohë, mbetet mbipopullimi në burgje e në paraburgim. Shqipëria vlerësohet të ketë “një nga nivelet më të larta të burgosjeve ndër vendet anëtare të Këshillit të Evropës”. Numri i të paraburgosurve është rritur me 22 përqind, duke përbërë me shumë se gjysmën e popullsisë së burgjeve. Komiteti vë në dukje se ky fenomen “siç pranohet nga autoritetet, mbeti një sfidë kryesore për administratën e burgjeve në sigurimin e kushteve të kënaqshme të jetesës në të gjithë sistemin e burgjeve”. Sipas raportit “autoritetet shqiptare duhet t’i kushtojnë një prioritet të lartë masave të projektuara për të trajtuar problemin e mbipopullimit të burgjeve në rrënjët e tij, në mënyrë që t’i jepet një fund një herë e mirë këtij fenomeni. Në veçanti, duhen bërë përpjekje të forta për të kufizuar përdorimin e paraburgimit, dhe për të shkurtuar kohën e kaluar nga të burgosurit në ambientet e paraburgimit, me synimin për të ndalur rritjen e vazhdueshme të popullsisë së paraburgosur dhe për të përmbysur tendencën e deritanishme”.

Raporti ndërkohë, ka konstuar pozitivisht faktin që të ndaluarve nuk u pengohet qasja për të patur një avokat mbrojtës, si dhe trajtimin e personave që kishin qenë në paraburgim apo institucione policore, përveç disa episodeve të izoluara. Megjithatë Komiteti vlerëson se “ende kërkohet një veprim i fuqishëm shtesë për të çrrënjosur keqtrajtimin e policisë”.

Noka: Grupi parlamentar është i bashkuar dhe Partia Demokratike është e bashkuar!

Edi Rama kot shpreson dhe ëndërron që me këto mënyra do të nënshtrojë opozitën, se me arrestimin e Sali Berishës mund t’i mbyllte gojën Sali Berishës dhe opozitës.”

“Grupi parlamentar është i bashkuar, edhe Partia Demokratike është e bashkuar. Modalitetet janë në përfundim, – tha sot Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i PD pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD. –  Diskutuam format dhe mënyrën e aksionit tonë opozitar, vazhdimësinë . besoj se jemi të qartë të gjithë që Edi Rama është njeriu që ka instaluar narkoregjimin më të egër në histori.

Edi Rama është njeriu që e urren parlamentin dhe fakti që Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD i pamundësoi atij, të kishte një sukses në parlament, i pamundësoi përballjen, se ju jeni dëshmitarë që Rama prej muajsh e ka braktisur parlamentin, se nuk mund të përballet me të vërtetat e Sali Berishës, të deputetëve të PD dhe opozitës, si pasojë e kësaj ai ndërmori aktin nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi, aktin e arrestimit të Sali Berishës.”

Por, ky parlament, sot që përfaqësohet nga Rama, Balla dhe narkotrafikantët e tij, është i eklipsuar përballë parlamentit të qytetarëve që është zhvendosur tek “rruga e shpresës”.

Edi Rama kot shpreson dhe ëndërron që me këto mënyra do të nënshtrojë opozitën, se me arrestimin e Sali Berishës mund t’i mbyllte gojën Sali Berishës dhe opozitës.

Por, ky parlament, sot që përfaqësohet nga Rama, Balla dhe narkotrafikantët e tij, është i eklipsuar përballë parlamentit të qytetarëve që është zhvendosur tek “rruga e shpresës”.

Edi Rama kot shpreson dhe ëndërron që me këto mënyra do të nënshtrojë opozitën, se me arrestimin e Sali Berishës mund t’i mbyllte gojën Sali Berishës dhe opozitës.

Thjesht, diversifikon mundësitë e reagimit tonë dhe ja pra, një nga rrugët është parlamenti. Zhvendoset nga parlamenti i narkotrafikantëve tek parlamenti i qytetarëve, te rruga e shpresës.

Pyetje: Po ju bashkohen në këtë rrugë të shpresës edhe deputetët e Gazmend Bardhit?

Flamur Noka: Deputetët janë të gjithë të partisë demokratike. thashë, jemi bashkë në aksion. Formalitet janë për të përfunduar bashkimin tërësor dhe fuzionin total në PD.

Pyetje: A jeni bashkë dhe jashtë parlamentit?

Flamur Noka: Bashkë jemi kudo dhe në çdo hap tonin.

Pyetje: Si i komenti deklaratat e Lulzim Bashës që tha se tymi në parlament i shërben, Edi Ramës.

Flamur Noka: Të njëjtat gjëra ka thënë edhe Edi Rama. Ju lutem, kur të më bëni pyetje për opozitën ju flas për opozitën. Kur më bëni pyetje për marionetat e pushtetit, ju vetë e thatë, çfarë thotë Edi Rama e thotë dhe marioneta e tij.

Pyetje: A keni diskutuar në këtë mbledhje dhe ka një vendim që të protestohet në datën 15 me nisjen e sesionit parlamentar, para parlamentit.

Flamur Noka: Që ky sesion parlamentar nis si një nga sesionet më të errëta të parlamentarizmit nuk ka nevojë për koment. Fakti që ne jemi në fillim të këtij sesioni me ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore, tregon që kemi një parlament që vetëm për qytetarët nuk është, po tentativë për të shuar mekanizmat e kontrollit që ka opozita në parlament, praktikisht për ta kthyer opozitën në fasadë, dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta refuzojmë. Ai e ka bërë këtë me shpresën se nuk do të hetohet, por Edi  Rama ta harrojë! Pavarësisht se është përpjekur që ta servirë si fakt, një ligj që vetëm demokratik nuk është, një gjë do të ju them, Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për abuzimet me PPP-të, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës; bashkëshortes. Edi Rama dhe Taulant Balla ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për TIMS, se aty janë vjedhur të dhënat, dhe u janë dërguar armiqve të Shqipërisë dhe NATO, se aty janë zhdukur të gjitha provat që e lidhin, Olsi Ramën me drogën dhe kokainën në pikat e kalimit kufitar, aty janë zhdukur edhe hyrjet – daljet dhe shoqëritë e pafundme me McGonigal. Që të gjitha këto PD-ja është e vendosur dhe do të gjejë mënyrën për t’i hetuar.

Pyetje: Si do të shkoni të hënën në parlament, si një grup parlamentar bashkë siç ishit këtu sot dhe si do ta koordinoni aksionin politik në vazhdimësi?

Flamur Noka: Ne prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo akt e aksion në parlament. Ai parlament është i narkotrafikantëve dhe jo i shqiptarëve.

Pyetje: A i frikësoheni bashkimit të votave të Lulzim Bashës me Edi Ramën për reformën zgjedhore, sikurse e paralajmëroi një ditë më parë, se nëse miratohet me konsensus, pra me grupin e tij reforma zgjedhore, ai mund të shikojë mundësinë të japë votat për projektligje të tjera. 

Flamur Noka: Unë shpresoj dhe besoj shumë tek koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu sigurisht bëhen përjashtim dy pengjet, Brava dhe Alibasha, të cilët nuk kanë asgjë që i lidh me opozitën, por gjithçka që i lidh me Edi Ramën.

Pyetje: Me Bashën  keni përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi, po me deputetë të tij keni komunikime?

Flamur Noka: Unë sapo thashë që deputetë që kanë dalë nga votat e demokratëve, do të jenë në lartësinë  e kërkesave që demokratët kanë ndaj tyre dhe të përgjegjësisë që ata i kanë motivuar. Këtu i përjashtoj vetëm dy pengjet.

Pyetje: PS-së vetëm dy vota i duhen…

Flamur Noka: Atëherë po vërtetoni këtë që po them, që në Shqipëri nuk ka demokraci, por është një narkoregjim. E tha Rama, nuk do të konsensus për reformën zgjedhore apo për akte të tjera madhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar deri në fund parlamentarizmin dhe demokracinë në vend. Ne jemi të vendosur për ta mbrojtur atë.

Lubonja: Edi Rama është rreziku numër 1 i trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “Open”, ka komentuar ndryshimet në qeveri dhe shkrirjen e ministrisë së Kulturës në atë të Ekonomisë. Gjatë bisedës kujtoi një libër të botuar më shumë se 20 vite më parë mbi mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe se Rama kishte shkruar parathënien.

Lubonja: Të ndryshosh gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Që të kuptosh të tashmen duhen ti kthehemi të kaluarës. Unë kam sjell këtë librin “Trashëgimia kulturore në rrezik” nga Fatos Lubonja dhe Artan Shkreli dhe parathënien e ka bërë Edi Rama kur ishte ministër i Kulturës. Ky libër është në kuadër të politikave evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë. Në thelbin e vet unë jam marrë me jugun midis magjisë dhe shkatërrimit, Artan Shkreli merret me të gjitha shtresëzimet kulturore. Ishte koha kur edhe vetë Rama hidhte tezën kthim në identitet.

Është një mrekulli thotë në libër që në këtë dekadë plot zemërim dhe mllef të shqiptarëve kanë shpëtuar kaq shumë monumente kulture dhe tani thotë ne duhet të punojmë t’i sigurojmë të ardhmen të kaluarës tonë. Çfarë ndodhi? Ndodhi që ky zotëria shumë shpejt, u bë rreziku numër një i trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Thelbi ishte që ky mësoi shumë shpejt që pushteti mbahet me të fortët.

Ky libër u zhduk. Pse u zhduk asnjëherë nuk më thoni dhe vetëm kur erdhi Luan Rama ministër kulture e nxorën nga një magazinë në Rinas. Është metafora e këtij zotërie. Projektin e teatrit e kishte që atëherë. Projekti i parë ishte të ndërtonte një kullë dhe dy kate të bëheshin teatër. U zhduk kultura dhe në vend të asaj u ndërtua kultura e imitimit. Rama qeveris me të pasurit dhe për të pasurit. Që atëherë filloi dhe kishte një logjikë.

Profil i kryqëzuar- Nata që ndau Ramën me Blendi Gonxhen

Edi Rama ka pasur pak data të errëta në karierën e tij politike, po me siguri njëra prej tyre, ajo që mund ta nxirrte përfundimisht nga arena, ku po përdorte çdo mjet për të ngecur, është ajo e 27 shtatorit 2002. Vetë  i interesuari, gjendej atë ditë, mijëra kilometra larg nga qyteti që e drejtonte prej dy vitesh si kryebashkiak. Dhe atje në Pekin, me një diferencë kohore prej shtatë orësh me Tiranën, ai do të njoftohej për tragjedinë që po ndodhte. Në Tiranë çelsat e Bashkisë i kishte lënë në duart e zëvendësit të tij të parë, Blendi Gonxhes, njeriut që sot e ka rikthyer si ministër, në plan të parë të skenës politike.

Ky i fundit pavarësisht përpjekjeve, nuk po i jepte dot dum, shpërthimit të digës së liqenit e cila po përmbyste shtëpi, pallate, biznese dhe rrugë të tëra në Tiranën e re.

Image

Për më tepër, në nxitim e sipër, ndoshta nga dëshira për manipulim, ndoshta nga mospasja në kontroll e situatës, Gonxhe kishte gënjyer publikisht në një intervistë radiofonike, duke thënë se shpërthimi i ujrave qe një test, që po e bënin për të provuar kolektorin që shkarkonte derdhjet e liqenit në Lanë. “Situata është nën kontroll”, pati siguruar ai.  Më vonë Bashkia do të pranonte versionin se një punonjës i saj, i dehur kishte hapur portën e digës së liqenit.

Orët kalonin dhe as trupat e ushtrisë, as specialistët e digave, as bashkia nuk gjenin dot zgjidhje. Bilanci përfundimtar do të qe i frikshëm: mbi 150 shtëpi, mbi 120 biznese, makina personale dhe bodrume pallatesh të përmbytura gjatë katastrofës.

Për të rrokur përmasat faktike të tragjedisë, Lapsi.al e ka vendosur në kontekstin e saj politik. Që prej verës, 2002, Fatos Nano kishte mundur Ilir Metën dhe ishte rikthyer kryeministër. Ai kishte nisur një periudhë paqeje rozë me shefin e opozitës Sali Berishën. Të dy kishin rënë së bashku dakord për të zgjedhur një president konsensual, Alfred Moisiun (foto poshte). Të dy kishin tërhequr pas akuzat e rënda për njëri-tjetrin dhe ashtu siç ndodh rëndom kur urrejtjet e mëdha transformohen në dashuri, kjo valë e re po shoqërohej me prerje kokash.

Image

I pari që e pagoi çmimin ishte shefi i shërbimit sekret Fatos Klosi. I dyti që përmbushte kushtet për të qenë viktima e radhës qe Edi Rama.

Fatos Nano nuk ia falte kurrë rreshtimin pro Metës dhe kundër tij, aq më pak përshkrimin e njeriut dallaveraxhi e dembel të realizmit socialist, “Robert Çamçakëzi, që vërsillej në kantier me duar në xhepa”.

Sali Berishës, përpos urrejtjes patologjike për Ramën, që buronte që prej dhjetorit “90, goditja e tij i duhej edhe për të mbajtur pak gjallë, atë që në fakt është ADN e tij, flakën e opozitarizmit që qe fashitur së tepërmi nga muaji i zgjatur i mjaltit me Nanon.

Pra, hapja e digës së liqenit dhe dëmet e shkaktuara prej saj qenë rasti më i mirë për të përmbytur karierën politike të Ramës, një vit përpara se ai të imagjinonte rikandidimin për një mandat të dytë në Tiranë. Këtë herë vetë Bashkia që mburrej me lyerjen e fasadave dhe shkuljen e kjoskave, u kishte dhënë mundësinë e artë për ta demaskuar për inefikasitetin dhe amatorizmin e saj. Berisha duke shkuar në zonat e përmbytura, të nësërmen e asaj të shtune fatale të 27 shtatorit, kërkoi spastrimin e Ramës nga kryeministri, të cilit i tregoi edhe nenin 115 të kushtetutës që i mundësonte atij shkakrkimin e kryebashkiakëve për shkelje të rënda. As Nano nuk ishte treguar i mëshirshëm. I ndodhur atë fundjavë në një nga darkat e tij të gjata në restorantet e kryeqytetit, që vazhdonin deri në orët e para të mëngjesit, kur i kishin raportuar për katastrofën, ai i ishte drejtuar personalisht digës së liqenit (foto poshte per inspektim 28 shtator tek diga). Njeriu që i kishte dalë përpara ishte zv/kryetari i Bashkisë, Blendi Gonxhe, i cili me pafuqinë e njeriut që nuk e ndal dot dëmin e shkaktuar (rreth orës 3 të mëngjesit uji në qytet kishte arritur në 70 cm) orvatej ti raportonte kryeministrit. “Unë nuk kam ardhur të të pyes, por të të arrestoj ty”, ia kishte prerë shkurt kryeministri.

Image

Të nesërmen pa u gdhirë ai kishte mbledhur shefin e ri të SHISH-it dhe Kryeprokurorin Theodhori Sollaku për ti këkruar ndëshkimin e rreptë të fajtorëve. Edi Rama i tmerruar u kthye urgjent nga Pekini pasi ndjeu se po i rëshqiste toka nën këmbë. Hipoteza se ato ishin orë të vështira për të, do të përforcohej ditë më pas, kur në 10 tetor, në një takim në presidencë mes Moisiut, Berishës dhe Nanos, mediat konfirmuan se të tre kishin folur kundër tij. Po si fillim, Berisha si opozitë, kishte kërkuar një mocion për shkarkim në Këshillin Bashkiak, dhe frika qe se mos  Nano i bashkëngjitej atij, si një shpagim për hakmarrjet e vjetra.

Berisha: Blendi Gonxhe, hajduti më i madh, pas Ramës dhe Veliajt!

Në këto kushte Rama ishte më në rrezik se kurrë. Obsionet e djegjes së tij, apo ato të një kandidtimi për Tiranën, jo më për ngjyrat e PS-së ishin të hapura. Madje u fol edhe për dorëheqje. Por përpara saj Edi Rama vendosi të bëjë një provë të fundit. Ta fillojë me sakrifikimin e atij që sot e ka rikthyer në skenë si ministër, Blendi Gonxhes. Boshllëku që po krijonte nuk qe i vogël. Ish studenti i tij në akademinë e arteve ishte një nga themelet e sistemit të ngritur në Bashki. Sipas aleatëve të Ramës, ai qe njeriu i domosdoshëm që i jepte drejtim çdo pune. Sipas PD, ai qe Mon Kukaleshi, njeriu që mblidhte paratë e korrupsionit të lejeve të ndërtimit, në favor të shefit. Si në të mirë edhe në të keq, ai dukej i pa zëvendësueshëm. Por koka e tij ishte haraçi i domosdoshëm për të mos rënë ajo e Ramës. Tre ditë më pas, nga e shtuna e 27 shtatorit, deri pasditen e së martës, ndërsa vërshimi i ujrave tashmë ishte ndalur, ndërsa punëtorët e komunales të veshur me uniforma qenë duke pastruar pellgjet e fundit në rrugët e Tiranës së re, Blendi Gonxhe, së bashku me një të rikthyer tjetër në administratën e lartë, ish drejtorin e Punëve Publike, Dritan Agolli, shpallën dorëheqjen. Arsyeja e tekstit të Gonxhes ishte “përgjegjësia morale për mos kordinimin dhe mosqarimin e menjëhershëm të situatës”.

Image

Pak ditë më pas kur Këshilli bashkiak u mblodh për mocionin e opozitës (foto lart), socialistët e Nanos votuan kundër. Kurbani Gonxhe me sa duket ia kishte vlejtur. Por ama jo sakrifica personale e nën kryetarit të Bashkisë. Ashtu sikurse ndodh rëndom me Ramën, që pasi i bëhesh i panevojshëm, mund të të shkelë me këmbë, Blendi Gonxhes iu veshën edhe mëkatet për të cilat nuk kishte dhënë dorëheqjen. Njerëzit e afërt të Ramës, ata të cilët kundërshtonin ashpër akuzat e opozitës, tani u bënë të parët që mëkatet e parave të errëta të lejeve të ndërtimit, ti’a mvishnin atij që u përmbyt bashkë me digën. Versioni i djeshëm i shprehjes së sotme që hanë kumblla dhe dardha pas shpinës sime ishte: “Gonxhja kishte dorë, por shefi s’dinte gjë”.

Rama i fitoi zgjedhjet e një viti më pas për Bashkinë, ndërsa Nano e humbi pushtetin në 2005, në favor të Berishës. I braktisur nga të gjithë, me frikën se akuzat e qeverisë së re që premtonte “duar të pastra”, mund të shndëroheshin në ndëshkim, njësoj si pas revolucionit të ’90, Gonxhja u detyrua të merte sërish rugën e mërgimit.

Kur u rikthye tre vite më pas, me shpresën se Rama që ishte pranë fitores së pushtetit në zgjedhjet e radhës, nuk do ta kishte harruar, ai dha një intervistë për Gazetën Shqiptare në 30 shtator 2008, ku lavdëronte ish shefin dhe shpjegonte një skenar të mundshëm nëse ai mund ta drejtonte Bashkinë duke qenë vetë violinë e parë.

Image

Por, Rama as nuk fitoi dhe as u kujtua për bashkëpuntorin e dikurshëm. Gonxhja mbeti i deziluzionuar, e shprehte frustrimin në rrethe të ngushta me “zhgënjimin më të madh të jetës së vet”, ndërsa Rama me sa duket mendonte se nuk kishte kaluar aq shumë kohë që ish studenti i tij i dikurshëm të rehabilitohej në publik.

Ky moment mbërriti në 2015, kur sa për të testuar oponionin, Erion Veliaj, vendosi ta rikthejë në Bashki si një drejtor të vogël të parqeve dhe gjelbërimit. A e dinte kryebashkiaku aktual, se në 2008 Gonxhja kishte shprehur ambicien për ta drejtuar i vetëm institucionin nga i cili pati dhënë dorëheqjen për shkak të përmbytjes? Me siguri që jo. Por ama Rama e dinte se 2027 është mandati i fundit i Veliajt të cilit duhet ti gjejë një pasardhës. Askush nuk mund të hedhë fall më tepër sesa kaq. Por një gjë qështë e sigurtë. Edi Rama ia ktheu borxhin Blendi Gonxhes duke e emëruar ministër. Ai e reabititoi, aq më tepër që tashmë ka shpallur tigra të tjerë, që kanë bërë namin pas shpinës së tij.

Proceset në gjykatën e Tiranës, gjyqtarët të “mbytur” nga dosjet, 48 mijë vendime për një vit

Një gjyqtar i vetëm në Dhomën Penale të gjykatës së Tiranës ka firmosur 1 mijë vendime përgjatë vitit 2023, ndërsa kolegët e tyre të Dhomës civile kanë shqyrtuar deri në 2300 çështje.

Ngarkesa në punë e gjyqtarëve, është problematika më e madhe që haset më së shumti në shumicën e gjykatave në vend, ndikuar kjo edhe nga largimi i togave të zeza për shkak të procesit të vettingut. Por pavarësisht stokut të madh të dosjeve, Gjykata e Tiranës thotë se ecuria e proceseve gjyqësore, ka qenë e kënaqshme.

“Ajo që më së shumti konstatohet, është fakti se ndonëse numri i gjyqtarëve aktualisht pjesë efektive e organikës së trupës gjyqësore pranë kësaj gjykate, është sa gjysma e kapacitetit të parashikuar me ligj (76 gjyqtarë në total), puna që përballohet prej këtij numri thuajse të përgjysmuar gjyqtarësh, është vetëm në rritje. Gjatë vitit 2023, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, rezultojnë të jenë gjykuar/shqyrtuar 48.000 çështje gjyqësore”, njoftoi gjykata.

Duke u ndalur tek gjykata e shifrave, rezulton se ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Dhomën Penale në datën 31 dhjetor 2023, është 250 – 300 dosje në gjykim, ndërsa ka firmosur 1 mijë vendime përgjatë 2023.

“Ngarkesa mesatare e një gjyqtari në Dhomën Civile, në datën 31.12.2023, është 500 – 1.000 dosje në gjykim.  Një gjyqtar në dhomën civile rezulton të ketë përfunduar/shpallur, arsyetuar dhe dorëzuar mesatarisht 700 – 1.000 vendime përfundimtare, gjatë periudhës 1 janar – 31 Dhjetor 2023”, thuhet në dokument.

Pavarësisht nga hyrja në fuqi e hartës së re gjyqësore, ngarkesa e numrit të çështjeve që prsin për tu gjykuar në gjykatën e Tiranës, vijon të mbetet e lartë.

Programi i Transparencës

Në kuadër të “Programit të Transparencës”, Zyra e marrëdhënieve me publikun dhe Median në Gjykatën e Tiranës, bëri publike iniciativën e ndërmarrë që ka qëllim transparencë të plotë për proceset gjyqësore.

Sipas gjyqtares për Median, znj.Migena Laska, kjo iniciative ka për qëllim: “bashkë-rendimin dhe mirëfunksionimin e të gjithë punëve dhe veprimtarisë institucionale në kuadër të gjetjes së mekanizmave efikase që vendosin ura të reja bashkëpunimi dhe  forcojnë dialogun midis sistemit gjyqësor, publikut dhe medias”. Gjatë një takimi me gazetarë që ndjekin çështjet gjyqësore, u diskutua, lidhur me çështje që kanë të bëjnë me Marrëdhëniet mes Gjykatës dhe Medias, mundësinë e përafrimit dhe lehtësimit të këtij komunikimi e po ashtu u evidentuan problematika të ndryshme të konstatuara.

Të pranishmit dhanë disa sugjerime, me qëllim gjetjen e mekanizmave në përmirësimin, bashkërendimin, dhe vijimin gjithnjë në progres të  marrëdhënieve të Gjykatës me publikun në tërësi si dhe me median”.

Më tej, Gjyqtarja për Median, znj.Laskaj prezantoi për të pranishmit, ecurinë e veprimtarisë së Zyrës për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median, përgjatë vitit 2023, si dhe parashtroi vizionin, iniciativat e propozuara për mirëfunksionimin e zyrës së marrëdhënieve me median e publikun.

“Në disa takime, mbledhje pune, si dhe aktivitete zyrtare të organizuara dhe të iniciuara nga Zyra e Marrëdhënieve me Median e Publikun, është kërkuar dhe janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të krijuar me veprime konkrete mekanizma të cilat të bëjnë sa më konkrete dhe efektive transparencën dhe hapjen e veprimtarisë së gjykatës kundrejt publikut dhe medias”, thuhet në reagimin e gjykatës.

Konkretisht është kërkuar nga Këshilli i Gjykatës, që në momentin e kryerjes së njoftimeve procedurale të palëve në proces, t’u komunikohet njëkohësisht edhe kodi i anonimizimit të çështjes tek e cila janë palë në gjykim. Në mënyrë që të kenë të drejtën e aksesit dhe të marrjes së informacionit të nevojshëm drejtë për së drejti nëpërmjet të dhënave të publikuara në faqen zyrtare online të Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jo vetëm për datën dhe orën e seancave gjyqësore, por gjithashtu edhe për të gjithë ecurinë e gjykimit. Po ashtu është urdhëruar “nxjerrja si dhe vënia në dispozicion e informacioneve/ të dhënave/ vendimeve të ndryshme, të kryhet vetëm në formë dhe në rrugë zyrtare”. Kalendari i seancave gjyqësore do të publikohet online, me qëllim që palët të kenë akses. Programi i transparencës parashikon publikimin në një kohë sa më të shpejtë të vendimit të gjykatave, si ne momentin e shpalljes, po ashtu dhe vendimeve përfundimtare.BW

Gjykata e Lartë refuzon rekursin, kompania e inceneratorit të Tiranës mbetet nën sekuestro

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e avokatëve për të hequr sekuestron preventive mbi kompaninë “Integrated Energy B.V SPV”. Në këtë mënyrë, mbetet në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Kompania në fjalë drejton zyrtarisht incenetatorin e Tiranës dhe u vu nën sekuestro më 1 gusht të vitit 2023.

Gjashtë vjet pas miratimit të kontratës, gropa financiare është e stërmadhe me gati 100 milionë euro të shpenzuara përmes buxhetit të shtetit, tarifës së depozitimit të mbetjeve dhe tarifës së operatorëve privatë për depozitimin e dherave, ndërkohë që inceneratori i premtuar nuk u ndërtua asnjëherë.

Pavarësisht dëmeve, akuzat u kufizuan te shpërdorimi i detyrës për ish-ministrin Lefter Koka dhe 11 zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Bashkisë së Tiranës, Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ATRAKO.

Ish-deputeti Alqi Bllako akuzohet për korrupsion, ndërsa Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për aferën e inceneratorit të Tiranës zgjatën tre vjet dhe identifikuan shtatë shkelje të mëdha ligjore në procedurat e dhënies së bonusit nga Këshilli i Ministrave, përgatitja e dokumenteve të koncesionit, studimi i fizibilitetit me të dhëna fiktive e deri te fshehja e pronësisë përmes një kompanie guackë në Holandë dhe paraqitja e të dhënave të rreme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.bw

Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjen e hidrocentralit të Skavicës të mërkurën

VOA/Ilirian Agolli

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese pritet të zhvillojë nesër një tjetër seancë gjyqësore, kërkuar nga tre organizata për shfuqizimin e ligjit dhe vendimit qeveritar, të cilët i hapin rrugën ndërtimit të një hidrocentrali mbi Drinin e Zi në Skavicë të Kukësit.

Përfaqësues të këtyre organizatave pohojnë se këto dy akte bien ndesh me Kushtetutën, si dhe shkaktojnë dëme të mëdha në ekonominë dhe mjedisin e Dibrës.

Ata theksuan se kjo digë përmbyt së paku 30 fshatra dhe lë pa strehë mijëra banorë, ndaj të cilëve nuk po bëhet asnjë transparencë.

Përfaqësues të qeverisë nga ana tjetër, e kanë cilësuar hidrocentralin e Skavicës si projektin më të rëndësishëm në sektorin energjitik.

Shoqata “Për Mbrojtjen e Pronave dhe Mjedisit të Pellgut të Drinit të Zi”, Shoqata “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese në maj të këtij viti që të shfuqizojë si të papajtueshme me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ligjin e 23 marsit 2021 mbi “përcaktimin e procedurës së veçantë për negocim dhe ekzekutim të kontratës me shoqërinë Bechtel International Inc, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

Ato kërkuan po ashtu shfuqizimin edhe të VKM-së së 30 korrikut të po atij viti “Për miratimin e kontratës së fazës së parë për shërbime teknike- projekti hidroenergjitik i Skavicës ndërmjet KESH dhe Bechtel Limited”.

Një muaj pas kërkesës së tre organizatave Gjyktata Kushtetuese rrëzoi në qershor një pjesë të kërkesës, për të pezulluar zbatimin e dy akteve, ndërsa vijoi më tej gjykimin mbi kërkesës për t’i shfuqizuar ato.

Veprimtarët besojnë se projekti nuk i nënshtrohet marrëveshjejeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Shqipëria si dhe shmang thelbësisht konkurencën dhe transparencën, thotë Ferzileta Gjika, përfaqësuese e njërës prej shoqatave që iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, “Kundërshtimi ndaj Digës së Skavicës”

“Ligji dhe VKM-ja janë antikushtetues, sepse shkelin disa ligje kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtën e konkurrencës së lirë. Asnjë kompani tjetër private nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë garë, por iu dha kompanisë Bechtel pa një tender. Ligji në parlament u miratua duke kapërcyer disa procedura pa u marrë parasysh, duke kryer një miratim të shpejtë të ligjit”, tha zonja Gjika.

Përfaqësues të qeverisë kanë pohuar se “hidrocentrali i Skavicës siguron pavarësinë e plotë energjitike të vendit”, dhe maksimalizon prodhimin në kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Qeveria e cilëson hidrocentralin e Skavicës si “projektin më të rëndësishëm dhe më strategjik për sektorin energjetik shqiptar, të cilën është gati për ta bërë realitet”, si dhe “me fitime të drejtpërdrejta në energji, punësim, turizëm dhe ekonominë kombëtare”.

Ajo ka ngarkuar kompaninë amerikane Bechtel që të kryejë studime dhe propozime për digën. Kontrata për fazën e parë të projektit u nënshkrua me këtë kompani në korrik 2021, ndërsa në shtator të një viti më pas kompania kishte gati një raport mbi studimet në terren.

Por përfaqësuesit e organizatave pohojnë se banorët e krahinës janë të shqetësuar për përmbytjen dhe zhvendosjen e së paku 30 fshatrave dhe izolimin e shumë të tjerëve, zhdukjen e bujqësisë dhe blegtorisë, bimëve dhe kafshëve të egra në sipërfaqe disa dhjetëra kilometra katrore.

Ndërsa veprimtarët besojnë se ndërtimi i një tjetër hidrocentrali do ta thellonte varësinë e sistemit energjitik të Shqipërisë nga rreshjet dhe ujërat.

“Banorët kanë të drejtën njerëzore të jetës, por ata nuk janë pyetur fare për çfarë po ndodh. Për ta nuk janë kryer konsultime publike, nuk kanë marrë pjesë në vendimmarrje dhe nuk janë konsideruar si palë kryesore në çështjet e vendimmarrjes në lidhje me hidrocentralin e Skavicës. Kanë vazhduar punimet në fazë të parë me kërkime shkencore gjeologjike në vend, ndërkohë që populli mbahet i painformuar dhe në errësirë, si të thuash, pa ditur se çfarë ndodh me jetën e tyre”, tha zonja Gjika.

Sipas të dhënash jozyrtare, diga mund të shkojë mbi 440 metra e lartë me një kosto mbi 500 milionë euro.

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) në publikimet e veta thotë se po kryen me kompaninë Bechtel një studim realizueshmërie për ndërtimin e HEC-it Skavica, e më tej një projektim paraprak, si dhe vlerësim mbi kostot e projektit, me qëllim që të sigurohet furnizim shtesë me energji elektrike, përmirësohet menaxhimi i kaskadës së Drinit si dhe reduktohen përmbytjet nga reshjet sezonale.

Ndër botimet publike të KESH-it gjendet edhe Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis i këtij projekti.

Mbi lumin Drin janë ndërtuar deri tani tre hidrocentrale, VaDeja, Komani, dhe Fierza, ndërsa projekti për Skavicën synon një digë të sipërme kontrolluese për mirëmenxhimin e gjithë kaskadës.

Por veprimtarët theksojnë se ndërtimi i Skavicës është shumë i shtrenjtë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë, se nuk është i domosdoshëm, se aq sa pritet të prodhojë ky HEC Shqipëria mund t’i prodhojë me impiante të erës dhe të diellit, që janë me kosto dhe dëme më të ulëta dhe duke pakësuar varësinë nga ujërat dhe duke shmangur dëmet e pakthyeshme nga pëmbytja e një territori të gjerë në Dibër.

VIDEO- I riu doli në ballkon për të pirë cigare, por u qëllua për vdekje nga një distancë e afërt. Si u eliminua me 1 plumb në kokë nga snajperisti

Pamjet që shihni tregojnë pikërisht vendin ku u vra 22-vjeçari mbrëmë në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga ballkoni i banesës së viktimës. Gëzim Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon kur është qëlluar nga një distancë e afërt me snajper. Policia ka gjetur edhe një makinë të tipit BMW, të djegur në brendësi të lagjes “24 Maji”. Mësohet se rreth 10-15 persona janë pyetur në polici për ngjarjen që ndodhi të dielën në mbrëmje. Ata janë kryesisht familjarë të viktimës, por edhe persona që mund të kenë parë autorin. Në dëshminë e tyre nuk është se kanë treguar diçka reale që mund të ndihmojë për ngjarjen në fjalë. Autori ngjarjes ka qenë thuajse i padukshëm në kryerjen e këtij krimi.

22-vjeçari Gëzim Sinomati kishte pak kohë që ishte rikthyer në Vlorë në fund të dhjetorit për festat e fundvitit dhe do të largohej sërish në drejtim të Belgjikës. Ai qëndronte i vetëm në banesën në katin e tretë në një pallat në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës. Autorët e kanë goditur me snajper nga shumë pranë, ndërsa dyshohet se goditja erdhi nga godinat e banimit shumë pranë shtëpisë së tij, pallate banimi disa katësh një i përfunduar prej kohësh dhe tjetri në ndërtim e sipër. Nga grupi hetimor mësohet se ndaj objektivit është qëlluar vetëm një herë, ndërsa plumbi e ka goditur në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhur në një zonë të populluar që ka biznese dhe kamera sigurie krahas banesave. Kamerat mund të kenë fiksuar lëvizjet e autorit apo autorëve të mundshëm të ngjarjes. Gjatë momentit kur ndodhi vrasja lagjja “Hajro Cakërri” ka qenë pa drita, ndërsa nuk dihet nëse kjo është një rastësi apo ka të bëj me krimin.

Mjeti i llojit BMW që u gjend i djegur është lënë pranë shinave të trenit në lagjen “24 Maji” në një zonë të mirëmenduar në errësirë, veçmas bllokut të banimit çka tregon se autorët e kanë njohur zonën dhe atentatin e kanë mirëmenduar. Po ashtu bëhet e ditur se brenda mjetit të djegur që mendohet se përdorën autorët, nuk është gjetur arma e krimit.

Ngjarja dyshohet për larje hesapesh. Gëzim Sinomati, është djali i Sokol Sinomatit i njohur me pseudonimin Sokol Buzëderri anëtar i bandës së Gaxhait. Ndaj duket se saga e hakmarrjes dhe përplasjes së bandave vazhdon. Gëzim Sinomati dyshohet i ekzekutuar për llogari të babait të tij, por nuk përjashtohen as prishje e pazareve të drogës. Xhaxhait të viktimës Benard Sinomatit vëllait të Sokolit në 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje. Edhe Benardi aso kohe sapo ishte kthyer nga Belgjika. Benard dhe Sokol Sinomati të dy vëllezër, janë figura të njohura për policinë, ndërkohë viktima nuk figuron person me precedent penal.

Policia ka ngritur postobllok në pikat kyçe të qytetit, por pa mundur të arrestojë apo identifikojë autorët e ngjarjes. Pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe strukturat FNSH dhe RENEA.bw

Fatos Klosi shkaktoi aksidentin me makinën e Policisë së Shtetit!

Disa ditë më parë një automjet i Policisë së Shtetit është aksidentuar rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk u lënduan por pati vetëm dëme materiale.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Burime për VoxNews thanë se shkaktari i aksidentit ishte ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi.

Nuk dihet ende nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi apo dyshohet se ka qenë i (dehur) në automjet.

Image

Gazment Bardhi intervistë për News24, zbulon ç’po “gatuhet” në PD: Jemi drejt bashkimit të opozitës, në një koalicion të gjerë

Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, në një intervistë për News24 me gazetarin Osman Stafa, ka deklaruar se tashmë janë drejt bashkimit të opozitës në një koalicion të gjerë opozitar.

Bardhi ka komentuar po ashtu edhe masën e arrestit në shtëpi të Sali Berishës, duke e cilësuar si një masë të panevojshme, ndërsa ndërprerja e komunikimit me publikun sipas tij është tejkalim. Sipas tij Prokuroria mund ta kishte hequr masën.

“Kemi lënë mënjanë konfliktin, në fokus bashkimi. Po punojmë për bashkimin në një formacion të opozitës dhe shumë shpejt do të kemi zhvillime sa i përket bashkimit”, është shprehur ai ndër të tjera.

“Ligji i PS për Komisionet Hetimore, mekanizëm i mazhorancës. I jam drejtuar me letër zyrtare Presidentit Begaj. Presidenti të ngrihet në lartësinë e përfaqësuesit të popullit”, tha ai.BW

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”, Këlliçi për mediat: Ja faktet që dëshmojnë se Veliaj është pronar i inceneratorit të Tiranës

Anëtari i Kryesisë së Sali Berishës, Belind Këlliçi, në një dalje për mediat ka paraqitur fakte që sipas tij vërtetojnë se Erion Veliaj është pronar i inceneratorit të Tiranës.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se me këto fakte do t’i drejtohen SPAK, “por këtë herë me një kallëzim penal të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn”.

 

Deklarata e plotë:

 

Të nderuar qytetarë, sot po ju paraqesim dokumente dhe fakte të reja, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se si Inceneratori fantazmë i Tiranës, vihet në dispozicion të pronarit real të saj, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjetkompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.

Në kontratë palët shprehen se këto mjete janë në pronësi të kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV sipas të dhënave të lejeve të qarkullimit të tyre sipas Aneksit numër 1 bashkëlidhur kësaj kontrate.

Kjo kontratë është amenduar në datën 15.10.2020 dhe 15.10.2021 e në vijim.

Ende sot këto mjete janë në përdorim të Policisë Bashkiake.

Këto mjete i kushtojnë Integrated Energy BV SPV 80.000 euro çdo vit. Pra deri më sot, për dhunimin sistematik të shitësve ambulantë, për gjobvënien e përditshme ndaj qytetarëve të Tiranës, që kanë frikë të kthejnë kokën nga një anë, pasi të vjen gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt, janë paguar mbi 300.000 euro, para të cilat buxheti i shtetit i jep për investimin dhe ndërtimin e Inceneratorit, që ende sot nuk ekziston.

Ndërkohë në e-mailin që mban datën 6 prill, 2020, ora 22.41 minuta, Mirela Veli, Drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, i drejtohet Administratores në letra të Inceneratorit të Tiranës, duke i nisur draft kontratën që ju treguam pak më parë.

Ditën e nesërme, më datë 7 prill, 2020, ora 11.48, ky e-mail i përcillet Klodian Zotos, ku i kërkohet informacion nëse duhet të bëhet ndonjë koment, pasi nuk Administratori nuk e dinte për çfarë Klodian Zoto kishte rënë dakord kur kishte bërë biseda me Bashkinë Tiranë në lidhje me këtë çështje.

Pyetja që i drejtojmë sot SPAK-ut, e nesër do ia përcjellim zyrtarisht është: Me kë komunikoi Klodian Zoto në Bashkinë Tiranë? Me “lalin” si në rastin e çerdhes 1 milionë dollarë që ia bëri dhuratë për zgjedhjet e 2019, apo me Veliajn i cili firmosi angazhimin financiar të Bashkisë Tiranë, pa pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as shokët e qarkut, në vitin 2017, duke e futur Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar qindra miliona eurosh për 30 vite me rradhë?

Për këto fakte të reja dhe të tjera që do të nxjerrim lidhur me këtë çështje në ditët në vijim, pasi ku ka Veliaj firmë, ka dhe një drejtor që i përfiton këto para, do t’i drejtohemi sërish SPAK, por këtë herë me një kallëzim penal të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn.

Nëse Rama dhe Veliaj mendojnë se me burgosjen e Kryetarit të Opozitës, do të shuajnë zërin e saj, unë jam sot përpara jush për t’i kujtuar dhe njëherë ata, se zëri ynë është i fortë, Partia Demokratike është në këmbë dhe çdo ditë e më shumë ne do të vijojmë betejën tonë pa kthim, për largimin një orë e më parë të kësaj dyshe që ka shënuar rekorde botërore korrupsioni dhe kriminale. bw

“Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve”, Sula: Në 50 nga 61 bashki ka më shumë pleq se të rinj

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se “Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve”.

Sipas tij Shqipëria e cila para pak vitesh mbante rekord për popullsinë më të re, sot ka më shumë pleq se të rinj në 8 nga 12 qarqe apo thënë ndryshe 50 nga 61 bashki.

Ai shtoi se kjo është një panoramë e zymtë edhe pse e paralajmëruar dhe se nga ana tjetër qeveria hedh çdo hap në shërbim të propagandës së saj dhe interesave elektorale.

Reagimi i plotë:

Shqipëria po kthehet në vendin e pensionistëve.
Me ritme shumë më të shpejta sesa mendohej, Shqipëria e vogël e cila para pak vitesh mbante rekord për popullsinë më të re, tani po kthehet në vendin e pensionistëve.
Sipas INSTAT, 8 nga 12 qarqe apo 50 nga 61 bashki kanë më shumë pleq sesa të rinj. Për ta sqaruar: nuk kam asgjë të keqe me moshën e tretë, por është problem se me këtë raport, nuk do mjaftojnë kontributet e atyre që punojnë për të mbuluar pensionet e të moshuarve.
Si deputet i zonës, e përjetova edhe më shumë këtë fakt kur në radhët e qarqeve me më shumë të moshuar sesa të rinj ishte edhe Qarku i Elbasanit.
Prej disa vitesh e kam ngritur si shqetësim dhe i kam bërë thirrje qeverisë që të ndërmerrte politika stimuluese për të mbajtur të rinjtë në vend, por sic tregojnë faktet thirrjet kanë rënë në veshë të shurdhët.
E kam thënë që pa rini, vendi nuk ka të ardhme dhe ja sesi po faktohet. Të rinjtë kanë marrë rrugët e botës, po punojnë dhe sigurojnë një jetë më të mirë jashtë vendit të tyre. Kjo do të thotë se ata kanë qenë të aftë për të ndërtuar një të ardhme të mirë edhe këtu, por u janë mohuar mundësitë.
Edhe ata pak investitorë që kanë ardhur në këtë dekadë në Shqipëri, në sektorin fason tani po ikin sepse në Shqipëri nuk kanë më punëtorë.
Në Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd dhe në të gjithë vendin tashmë nuk ka më të rinj për të punuar për të zhvilluar ekonominë e tyre por edhe vendin.
Kjo është një panoramë e zymtë edhe pse e paralajmëruar. Ndërkohë që mazhoranca dhe qeveria hedh cdo hap në shërbim të propagandës së saj dhe interesave elektorale. Pas 11 vitesh në qeverisje lajmëron se para zgjedhjeve për 2025 do të rris pagën për mësues, policë, mjekë e infermierë. Ndërkohë që në krye të 11 viteve janë me mijëra policë të larguar, mjekë të larguar etj.bw

Mbështetësit i shkojnë tek shtëpia, kryetari i PD, Sali Berisha i përshëndet nga ballkoni

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pati qindra mysafirë mesditën e sotme pranë banesës së tij.

Qindra mbështetës ishin mbledhur poshtë pallatit ku me një vendim anti-kushtetues gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

Brohoritjeve dhe ovacioneve të mbështetësve të tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha u është përgjigjur duke i përshëndetur ata nga ballkoni i banesës së tij.

Ai ka përshëndetur qytetarët që ishin mbledhur, duke ngritur dy gishtat lart.sn

Sihana dhe Amar, bebet e para të 2024-ës te “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”

Sihana dhe Amari janë bebet e para të cilët kanë ardhur në jetë në minutat e para të vitit 2024 në dy maternitetet në Tiranë dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar sot të porsalindurit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.

Në Maternitetin Koço Gliozheni”, ministrja Koçiu teksa uroi për një vit sa më të mbarë dhe të begatë për të gjithë shqiptarët, ka dhënë çekun e bebes për Sihanën, vajzën që lindi shëndoshë e mirë 1 minutë pas mesnate.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Koçiu ka falënderuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë stafin mjekësor që ishin në shërbim të nënave dhe fëmijëve në natën e ndërrimit të viteve dhe në ditët e para të Vitit të Ri.
Koçiu ka theksuar se qeveria dhe MSHMS do të vijojnë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri.

Gjithashtu, ministrja Koçiu ka dhënë bonusin e bebes edhe për Amarin i cili erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Që prej vitit 2019 kur dhe nisi zbatimi i programit i bonusit të bebes kanë përfituar mbi 190 mijë fëmijë.
“Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë”, ka nënvizuar ministrja Koçiu.bw

Arrestimi i Berishës, Salianji bashkohet me Rithemelimin: Të hedhim pas çdo problem të brendshëm, të unifikohemi

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji përmes një deklarate për shtyp komentoi vendimin e GJKKO për të ashpërsuar masën e sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest në shtëpi”, duke e cilësuar si një goditje ndaj lirisë.

Ai theksoi rëndësinë e lënies pas krahëve të të gjithë problemeve të brendshme të opozitës sidomos pas goditjes së liderit të saj.

“Prej dy vjetësh nuk kam hyrë në këtë godinë dhe jam kthyer sot qëllimisht dhe me përkushtim të plotë sepse sot më shumë çdo ditë tjetër duhet të jemi në krah të njëri-tjetrit.
Që ditën e parë që jam angazhuar në politikë, kam kërkuar para ligjit, por kthimi i heqjes së pandëshkueshmërisë si qëllim më vete, pa proces të pastër ligjor dhe kushtetues dhe pa prova të qarta dhe transparente, mund të jetë po kaq i rrezikshëm se pandëshkueshmëria, selektiviteti më i keq se të dyja bashkë.
Duhet ta themi qartë dhe pa mëdyshje se Shqipëria vuan dhe lëngon nga korrupsioni agresiv dhe i pashembullt i një qeverie që në 10 vite thuajse ka bërë batërdinë në çdo sektor dhe në çdo element të financave publike.
Ndërkohë që pritej goditje e korrupsionit të nivelit të lartë qeveritar, vjen lajmi për izolimin e liderit të opozitës.
Nxitimi dhe masa ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës, është minimialisht joproporcionale, është kufizim i të drejtave politike dhe shkel të drejtën kushtetuese për të ushtruar funksionin e deputetit, duke i mbivendosur pushtetit legjislativ, pushtetin gjyqësor.
Kjo bën që të jemi në tejkalim të së drejtës dhe përforcon perceptimin për padrejtësi dhe selektivitet.
Liria ka simbolikat e saj dhe më kryesorja prej tyre është opozita.
Garancia për të pasur opozitë është garancia për të ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Lideri i opozitës është izoluar duke i hequr edhe të drejtën elementare të komunikimit dhe të shprehjes, dhe pa diskutim të ushtrimit të funksionit parlamentar.
Mijëra shqiptarë, demokratë dhe opozitarë, nuk janë të gatshëm që të dorëzojnë asnjë prej lirive të fituara në këto 34 vite, askush nuk do të jetojë në një sistem njëpartiak.
Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të instalojë një sistem njëpartiak përtej autokracisë që është instaluar në çdo institucion të këtij vendi, duke e bërë inekzistente ndarjen e pushteteve.
Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të mbjellë frikë dhe përçarje dhe ne duhet t’i përgjigjemi me bashkim me kurajo.
Demokratët janë dhe mbeten në këmbë për t’u përballur me këtë qeveri, siç janë përballur në vite, tanimë më të shumtë, edhe më të bashkuar.
Nëse ky izolim ka kërkuar të mbjellë përçarje dhe frikë, personalisht erdha këtu për t’u përgjigjur se do bashkohem dhe do përballem.
Bashkimi sot nuk duhet të vihet në diskutim dhe pas tij duhet të fillojë përballja me regjimin”, u shpreh ai.bw

Arresti shtëpiak ndaj liderit të opozitës- Gazment Bardhi: Masat ndaj Berishës antiligjore dhe sulm ndaj opozitës

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë së dhënë ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Deklaratë e kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.

Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.

Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!

Edi Rama thotë se Ballkani i Hapur nuk është shuar

Liderët e disa prej vendeve të Ballkanit gjatë samitit të Ballkanit të Hapur në Beograd, gusht 2022.

Jetmira Delia-Kaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë të shtunën se ai asnjëherë nuk e kishte deklaruar të mbyllur nisëm e Ballkanit të Hapur, duke theksuar se deklaratat e tij të mëparshme janë keqkuptuar.

Duke folur në një konferencë të fundvitit në Tiranë, Rama tha se “sot po e marr vesh se unë e paskam mbyllur Ballkanin e Hapur se nuk më rezulton që unë të kem bërë ndonjë mbyllje, madje unë e kam shpjeguar që Ballkani i Hapur nuk hapet dhe nuk mbyllet me një çelës nga një person apo nga njëra palë”.

Ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e tij në korrik, kur kishte thënë se Ballkani i Hapur ishte një nismë për “ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se e kishte kryer atë mision për të cilin lindi”.

Duke iu përgjigjur pyetjes, Rama tha: “Unë nuk kam thënë asnjëherë që kam mbyllur Ballkanin e Hapur se është dhe si shprehje qesharake. Unë kam thënë diçka krejt tjetër që është thënë në një kontekst të caktuar dhe shprehimisht kam thënë që e ka kryer misionin e vet në atë kontekst, por që nisma në vetvete është një nismë që është si nisma të tjera dhe që nuk hapet dhe nuk mbyllet nga unë.”

Nisma Ballkani i Hapur, e cila fillimisht është quajtur Mini Schengen, është ndërmarrë më 10 tetor 2019, në Novi Sad, dhe është nënshkruar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nisma është kundërshtuar nga opozita në Shqipëri dhe është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Në kuadër të saj janë arritur disa marrëveshje, si për bashkëpunim ekonomik dhe lëvizje të lirë.

Lidhur me paralajmërimin e Ramës për shuarjen e saj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte thënë asokohe se “nuk mund ta besojë se ai [Rama] e ka thënë një gjë të tillë”.

Rama konfirmoi se nisma rajonale vazhdon dhe për ta konkretizuar këtë solli në vëmendje, panairin e verërave që u mbajt pak kohë më parë në Beograd, duke e cilësuar atë si produkt të kësaj nisme.

“Ajo nismë vazhdon, që të jemi shumë të qartë dhe Shqipëria as nuk e ka mbyllur se nuk e mbyll dot një palë”, sqaroi Rama.

Berisha reagon për herë të parë nga arresti: “Me apo pa policë te dera, asgjë nuk më ndan nga ju”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas miratimit të masës së “arrestit në shtëpi” ndaj tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Berisha u shpreh se sot ndodhi heqja e së drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi, ndërsa shtoi se kjo masë arresti është dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës.

Ai theksoi më tej se me apo pa policë te dera asgjë nuk do ta ndajë nga mbështetësit e tij, ndërsa shtoi se çdo masë që merr pushteti ndaj tij dhe opozitës është e përkohshme.

 

Reagimi i plotë:

 

Të nderuar miq, demokratë, shqiptarë kudo ku ndodheni.
Sot ndodhi ajo që të gjithë e dinim, izolimi dhe heqja e të drejtës së fjalës të liderit të opozitës nga narko-regjimi më mafioz i bastardit të ish-xhelatëve shqiptarë Kristaq Rama dhe Spiro Koleka, Edi Ramës që është dhe regjimi diktatorial më i korruptuar në Europë dhe më gjerë.
Kjo masë arresti politik, dëshmi e një hakmarrje politike të verbër të Edi Ramës, nuk shpreh vetëm urrejtjen e tij të trashëguar ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha shpreh frikën, tmerrin që ne të dashur miq i kemi kallur atij deri në palcë dhe botës së tij të krimit me betejën tonë pa kthim.
Ai që mendon se asgjesoi pluralizmin dhe opozitën do ketë fatin që populli opozitar i rezervon armiqve të lirisë, diktatorëve.
Të dashur miq, Sali Berisha është dhe do të jetë ai që ka qënë gjithmonë. Me apo pa arrest shtëpie, me apo pa policë tek dera, asgjë nuk do mund ta ndajë dot atë nga ju, jo vetëm demokratë, por edhe shqiptarë kudo që ata ndodhen.
Sali Berisha do të vazhdojë të punojë dhe të luftojë çdo minutë, me të gjitha format dhe mjetet për të rikthyer demokracinë që aktualisht është e shpërfytyruar: Më shumë nga të gjithë që e kupton se litari i kalbur po i këputet është vetë Edi Rama.
Unë jam i bindur se sot jemi sëbashku jo thjesht ata demokratë që janë në krah të Sali Berishës, por dhe ata shqiptarë që e ndjejnë dhe e përjetojnë se Shqipëria është në rrezik. Ata janë shumica e qytetarëve të këtij vendi, ndaj a e dini pse fitorja jonë është e padiskutueshme? Është e tillë sepse ata që duan Shqipërinë janë më shumë se ata që duan thjesht Sali Berishën.
Së fundmi, çdo masë që merr ky pushtet ndaj meje dhe opozitës është e përkohshme. Ajo që mbetet e pamposhtur është mosdorëzimi ynë dhe vendosmëria jone që izolimin e opozitës ta kthejmë në betejë lirie dhe në fitore për shqiptarët.
Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me moton “O SOT O KURRË” betejën tonë pa kthim edhe më të fortë, të vendosur dhe më me pasion e guxim se kurrë më parë.

Dy oficerë të policisë gjyqësore mbërrijnë në shtëpinë e Berishës për t’i komunikuar masën

Dy oficerë të policisë gjyqësore kanë mbërritur në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’i komunikuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Berisha do të duhet të zbatojë këtë masë sigurie derisa të ketë një vendim të Gjykatës së Apelit.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, të cilin ish-kryeministri e ka akuzuar në vijimësi se është në konflikt interesi për shkak se e ka shkarkuar atë në vitin 1996.bw

Gjokutaj: Mbikëqyrja policore në arrest shtëpie ndaj z. Berisha, masë esktraligjore, nuk e dimë si do procedohet

Avokati i liderit të opozitës, Genci Gjokutaj, tha se vendimi i GJKKO sot për heqjen e lirisë, liderit të opozitës Sali Berisha, “pritej, sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha dhe në vazhdën e tyre ishte edhe vendimi i sotëm.”

Ai tha para mediave se në fakt ndaj z. Berisha ishin vendosur dy masa shtrënguese, arrest shtëpie dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, por më shqetësuesja ishte ajo e ndalimit të komunikimit. Ndërsa përsa i përket mbikëqyrjes policore, kjo ishte masë ekstraligjore, sepse arresti shtëpiak nuk shoqërohet me mbikëqyrje policore.

Duke iu përgjigjjur pyetjeve të gazetarëve, Gjokutaj shpjegoi se:

“Gjykata do të japë një shkurtim vendimi, ekzekutimin e bën SPAK me oficerët e policisë së tij. “

Pyetje: A do t’i ndalohet z. Berisha edhe komunikimi në rrjetet sociale?

Gjokutaj: Vendimi ishte i thatë: “Ndalim i komunikimit përveç personave të familjes”.

Pyetje: A keni folur me z. Berisha, a do ta zbatojë këtë vendim apo jo?

Gjokutaj: Kjo nuk është pyetje, a do ta zbatojë apo jo. Ai ndodhet në banesë, kështu që ne do të ndjekim rrugën e ankimit sipas ligjit brenda afatit ligjor.

Pyetje: Po nëse Berisha e thyen masën e arrestit?

Gjokutaj: Tashti, bëni një pyetje që është për t’u bërë, jo për të shuar kuriozitetin se çfarë do të ndodhë.

Pyetje: Kur flet gjykata për mbikëqyrje policore, si e specifikoi?

Gjokutaj: E specifikoi “nën mbikëqyrjen policore”. Kaq. Kaq, nuk e dimë mënyrën se si do të procedohet. Kjo është ekstraligjore, sepse asnjëherë arresti i shtëpisë nuk shoqërohet me mbikëqyrje policore.

Arrestimi i Berishës- Manjani: Pjesë e një axhende politike, nuk ka lidhje me drejtësinë, shpikje ligjore e SPAK!

“Shpikja e parë ligjore e SPAK:  Pas 3 viteve hetim, vazhdojmë prapë të kemi një person në hetim ose disa persona në hetim, tashmë dhe me masa sigurie!!!”

“E dyta, ligji nuk parashikon marrjen e masave të sigurisë për persona nën hetim!”

Av. Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka reaguar pas vendimit të GJKKO për t’i hequr lirinë, liderit të opozitës Sali Berisha.  Në një prononcim për SYRI TV, Manjani i pyetur në ishte i pritshëm vendimi i sotëm, tha:

“Sigurisht që po, nuk e bënë kot, nuke bënë gjithë këtë teatër. E gjitha kjo  është pjesë e asaj që e kemi thënë dhe stërthënë jo vetëm unë, por shumica e komentuesve publikë, edhe ata që e shajnë Berishën, këtë kanë thënë që është një lojë… një gjykim i merituar në kuptimin politik të fjalës, pra, Berisha meriton një gjykim politik, kështu që ai ka filluar gjykimin politik.”

“Sigurisht që kjo është një çështje, fund e krye, pjesë e një axhende politike, nuk ka lidhje me drejtësinë.

Megjithatë, unë mund t’ju bëj shkurtimisht një përmbledhje të standardeve të dhunuara, juridike, flas gjithmonë juridike apo ligjore, sepse duhet t’i bëjmë këto, pavarësisht se e dimë që është politike. Por, mirë është të kuptojmë se ku është shkelur ligji.

Së pari, duhet të kuptojmë një gjë që pas tri viteve hetime, përsëri SPAK vazhdon hetimet. Në këtë kuptim, ligjërisht është një gjë e paqartë. Pas tri viteve punë hetimore, SPAK duhet të kishte, cilido prokuror, aq më tepër prokurori i SPAK, që supozohet se është ajka e shërbimit të prokurorisë, duhet të dilte në një konkluzion: Ose personi merret i pandehur dhe çohet në gjykim me prova dhe fakte, ose çështja mbyllet. Rrugë të tretë nuk ka. Domethënë, kjo është një rrugë e tretë që e ka shpikur SPAK-u.

Ideja që pas tri vitesh hetime, po bëj hetim prapë, por tashmë po marr masa sigurie, është një shpikje juridike, është një racionalizim juridik nga ato që në kohën e shokut Enver mund të merrje gradën “Mjeshtër i kategorisë VII”. Mund ta merrte kategorinë cilido prokuror po të ishte në kohën e Enver Hoxhës. Në këtë kuptim, kjo është shpikja e parë ligjore. ”

E dyta: në të gjitha kuptimet e ligjit të shkruar, përfshirë edhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, edhe këtu jam gati të bëj debat me cilindo koleg, avokat ose jo avokat, ligji nuk parashikon marrjen e masave të sigurisë për persona nën hetim! Ligji parashikon marrjen e masave të sigurisë – veçanërisht arresti lidhet gjithmonë me persona që kanë një akuzë në kurriz. Një akuzë që bazohet në prova.

Që t’jua shpjegoj: për të ngritur prokurori, akuzë, duhet të thotë që është bindur, ka prova bindëse të mjaftueshme për ta akuzuar dikë për një vepër penale. Në çastin që flasim, asnjë nga personat e kësaj çështjeje nuk ka një akuzë. Vazhdojnë të jenë persona nën hetim, megjithëse ka tri vjet që hetohen.

Duke e pasur personin ende jo të pandehur, atëherë si të shkon mendja të marrësh masë sigurie?! Sepse ligji thotë, kur ti merr vendimin e arrestit, ka një kriter bazik që e ndaj personin nën hetim nga i pandehuri dhe kjo është “prova”.

Në qoftë se prokurori ka prova, duhet t’i marrë të pandehur dhe pastaj mund të kërkojë masën e sigurisë. Prokurori nuk e ka bërë këtë gjë. Prokurori vazhdon t’i ketë në statusin e personit nën hetim. Për pasojë, e thënë thjesht, Gjykata e Posaçme siç në fakt gjithë trupa gjyqësore e Shqipërisë së sotme e pasreformuar, bën të njejtën gafë juridike me pasojë shumë të rëndë për liritë dhe të drejtat themelore të individit tashmë në kuptimin kushtetues të fjalës, marrin masa sigurie për persona nën hetim. Kjo është e paligjshme!”

 

“I ndalohet komunikimi me persona të tjerë”, REL për ‘arrestin shtëpiak’ të Berishës: 5 ditë kohë të apelojë

Gjykata e Posaçme e Shqipërisë njoftoi të shtunën se e ka vendosur nën arrest shtëpiak ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Berisha, 79 vjeç, do të mbikëqyret nga policia në banesën e tij, pasi pas këtij vendimi e ka të ndaluar largimin nga ajo dhe komunikimin me persona të tjerë, përjashtuar ata me të cilën jeton, njoftoi gjykata.

Prokuroria e Posaçme e Shqipërisë (SPAK) kishte kërkuar arrest shtëpiak për Berishën, duke thënë se ai e kishte shpërfillur vendimin e prokurorëve për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Avokati i Berishës, Genci Gjokutaj e kundërshtoi vendimin dhe tha se do të bëjë ankesë ndaj tij. Mbrojtja e ish-kryeministrit ka pesë ditë kohë për t’u ankuar ndaj vendimin pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit. Më 21 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë votoi në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit Berishës.

Në tetor, SPAK-u njoftoi se Berisha akuzohet për korrupsion në një rast bashkë me dhëndrin e vet, Jamarbër Malltezi, për privatizimin e paligjshëm të kompleksit sportiv Partizani.

 

Për çfarë akuzohet Berisha?
Berisha u akuzua në tetor se e kishte abuzuar pozitën e tij duke e ndihmuar dhëndrin Jamarbër Malltezi të blejë tokë në Tiranë e cila ishte në pronësi të qytetarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe t’i ndërtojë 17 ndërtesa banimi në atë tokë. Berisha dhe Malltezi i kanë hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se rasti ndaj tyre është i nxitur nga partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste.

 

Prej tetorit, deputetët e Partisë Demokratike në opozitë i kanë penguar vazhdimisht seancat e Kuvendit për ta penguar, siç e quajnë ata, sundimin tejet autoritar të socialistëve. Berisha shërbeu si kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri më 2013, si dhe si president nga viti 1992 deri në vitin 1997. Shtetet e Bashkuara në maj 2021 dhe Britania e Madhe në korrik 2022 ia ndaluan Berishës dhe familjarëve të tij të afër të udhëtojnë në këto dy vende, për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në korrupsion./REL

GJKO caktoi “arrest në shtëpi” për Sali Berishën, zbardhet vendimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Zëvendësim i masave të sigurimit personal shtrëngues, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Z. Sali Berisha.

 

  1. Në seancën gjyqësore të datës 30.12.2023, ora 12.00, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtarja Irena Goka, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, bazuar në nenet, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 237, 249, 260/2, 466 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  2. Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ramës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.bw

BKH dhe policia mësyjnë në “Delta Farma”, hetim për një çështje të re penale, çfarë e lidh Ilir Beqjan me pronarët e farmacive?

Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryejnë në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për BalkanWeb se kontrolli ka nisur që prej mesditës së sotme, në kuadër të një hetimi të ri të lidhur me kontratat që këto kompani kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqja.

Kontrolli në “Delta Farma” dhe farmaci të tjera është ende në vijim, ndërsa mësohet se janë sekuestruar dokumente që mund t’i shërbejnë hetimit, e po ashtu edhe kompjutera.

Lidhur me këtë çështje të re penale, po hetohet roli i ish-ministrit Ilir Beqja, për të parë lidhjet që mund të ketë me pronarët e këtyre farmacive, dhe sesi janë lidhur kontratat. Pra, nëse janë lidhur me procedurë sipas ligjit, apo në mënyrë klienteliste, por ende nuk dihet se për cilat kontrata bëhet fjalë konkretisht.

Po ashtu mësohet se kontrolle janë kryer edhe në disa banesa të personave që dyshohet se kanë lidhje me ish-ministrin Beqja.

Kontrolle në këto kompani kanë nisur pas indicieve që SPAK ka marrë lidhur me shkeljet e pretenduara, kur ky institucion drejtohej nga Beqja. Theksohet se ky është një hetim i ri, i cili nuk lidhet me hetimet e mëparshme për Ilir Beqjan.

Ndërkohë, hetimi po mbahet sekret në mënyrë që mos ketë mundësi për prishje të provave.

GJKKO kundër SPAK, pranon ankimin e Fredi Belerit për dëshmitarin Arsen Rama

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kallëzimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ndaj dëshmitarit Arsen Rama.

Me anë të një vendimi të gjyqtarin, Erjon Bani, thuhet se SPAK nuk ka kompetencë lëndore për shqyrtimin e kallëzimit të bërë nga ankuesi Dhionisios Alfred Beleri. Në këtë mënyrë, gjykata pranon ankimin e Belerit.

22121

Takimi me gazetarët- Paralajmëron Bardhi: Një PD dhe Nr. 1. Gëzuar festat!

Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi ka pritur gazetarët të cilët mbulojnë zhvillimet në PD, ku ka vlerësuar punën e tyre gjatë vitit 2023.

Duke uruar festat, Bardhi ka paralajmëruar se në vitin 2024 do të ketë vetëm një PD.

Me PD 1, PD 2, PD 3…PD 4 i lodhëm gjatë gjithë vitit 2023, por mbetën gjithmonë Nr. 1! Me shpresën se edhe në 2024 do mbeten Nr. 1 dhe shembullin e gazetarëve që mbulojnë PD, do ta ndjekim edhe vetë ne në PD. Një PD dhe Nr. 1. Gëzuar festat!’, shkruan Bardhi në Facebook. sn

“PD ka nevojë për rikonceptim”, Salinaji nga Korça: Fuqia jonë vjen nga rrënjët, strukturat duhen “ushqyer” e jo “gërryer”

Deputeti Ervin Salianji mbrëmë ka zhvilluar një takim me anëtarë të partisë demokratike në qytetin e Korçës dhe gjithë situata vjen pas zhvillimeve të fundit politike ne kryeqytet.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Salianji shprehet se sot më shumë se kurrë Partia Demokratike  ka nevojë për rikonceptim dhe bashkim. Më tej ai shprehet se fuqia PD-së vjen nga rrënjët që janë strukturat, të cilat duhen “ushqyer” e jo “gërryer”

 

Postimi i plotë i Salianjit në Facebook:

Korçë, me drejtuesit e seksioneve të Partisë Demokratike, luftetarë të pashembullt, që së bashku e mundëm qeverinë në zonën tonë elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021!

Forca e madhe e Partisë Demokratike janë anëtarët, simpatizantët, gendrestarët! Duke vlerësuar së pari kapacitetet e sprovuara si fitues në fushata, PD ka nevoje jetike për bashkim e më tej rinovim, rikonceptim! Burimi, themeli, zanafilla jonë, janë dhe duhet të jenë njerëzit!

Fuqia më e madhe e Partisë Demokratike janë, anëtarët, ata që kurrë nuk të lëshojnë edhe pse kanë të drejtë, më shumë se kushdo, të kritikojnë.

Fuqia e këtyre njerëzve qëndrestarë e luftarakë, buron nga energjia e rinovimit, rikonceptimit, risive të pashterueshme që duhet të ketë dhe i ka jetike sot me shumë Partia Demokratike. Fuqia jonë vjen nga rrënjët që janë strukturat e që duhen “ushqyer” e jo “grryer”.bw

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin që njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin që njeh Sali Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Gjykata e Lartë vendosi që të mos njohë vendimin e Gjykatës së Apelit, duke theksuar se ajo ka kryer shkelje pasi nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim, dhe që gjithsesi nuk përbëjnë shkak për prishjen e vendimit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim.

Kjo do të thotë se në fuqi është vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

“1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2. Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombëtar të PDSH duke regjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike”.

Vula dhe logo e PD, Gjykata e Lartë kthen në Apel për rishqyrtim çështjen

Gjykata e Lartë ka kthyer për rishqyrtim në Apel çështjen për vulën dhe logon e PD. Lajmi bëhet me dije nga gazetarja Klodiana Lala.

Kështu Gjykata e Lartë vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Vendimi i plotë:

Në vijim të informacioneve të dhëna më herët dhe në respekt të së drejtës së publikut për tu informuar mbi çështjet me interes publik dhe posaçërisht proceset mbi kërkesat për regjistrim në regjistrin e partive politike për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, ju njoftojmë sa më poshtë :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga gjyqtar Agron Zhukri, me vendimin nr.3, të datës 25.03.2022, ka vendosur:

“1.Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimit te Kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1, dt.11.12.2021 me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë.

Vendimin nr 2, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 3, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 4, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 5, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 6, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vendimin nr 7, dt.11.12.2021, të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim sipas ligjit.

Në datë 04.04.2022, kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me të cilin është kërkuar :

“Prishja e Vendimit Nr. 1346/222 Akti Nr. 3 Vendimi, datë 25.03.2022 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë por me tjetër trupë gjykuese”.

Ne lidhje me ankimin e mësipërm është shqyrtuar në Gjykatën e Shkallës të Parë “Disponimi i ankimit” dhe me vendimin nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me gjyqtare Blerina Muça ka vendosur:

“- Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në datë 16.05.2022, u depozituan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë :

(i) Apel kundërshtues në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, me të cilin është kërkuar mospranimi i ankimit të bërë nga Z. Enkelejd Alibeaj datë 04.04.2022;

(ii) Ankimi në emër të Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit dhe me autorizim nga Z. Ivi Kaso, kundër vendimit nr. 508 Regj. Them, datë 22.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilin kërkohet prishja e këtij vendimi, duke vendosur mospranimin e ankimit të palës ankuese Partia Demokratike e Shqipërisë, të përfaqësuar nga nënkryetari Z. Enkelejd Alibeaj, ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Çështja në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, u shqyrtua sot më datë 03.03.2023 ora 11:00. Trupi gjykues përbëhet nga : Relatore Gjyqtare znj. Elona Mihali dhe anëtarë z. Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, trup gjykues i caktuar me shortin elektronik të datës 03.02.2023.

Që në fillim të seancës gjyqësore, pala kërkuese përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit parashtroi si kërkese paraprake kërkesën për mopranimin e ankimit të paraqitur nga PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak mungese legjitimimi në paraqitjen e ankimit. Sipas kësaj kërkese të palës kërkuese, ankuesi PDSH , përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim, nuk ka të drejtë për të bërë ankim dhe për të qënë pjesë e procesit gjyqësor.

Kundrejt këtij pretendimi, përfaqësuesi i ankuesit PDSH, përfaqësuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj me Autorizim u shpreh se tërheq të drejta në këtë proces gjyqësor dhe i takon të bëjë ankim ndaj vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Sipas nenit 15 të Ligjit ‘Për partitë politike”.

Trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendim të ndërmjetëm dhe pas konsultimit, u vendos që në lidhje me këtë kërkesë, Gjykata do të shprehej pasi të shqyrtonte ankimin dhe apelin kundërshtues.

Në vijim të seancës, pati debat gjyqësor duke paraqitur parashtrime shtesë me shkrim dhe realizuar pyetje palët ndaj njëra-tjetrës.

Pala kërkuese e këtij gjykimi PDSH përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit kishte ushtruar njëkohësisht apel kundërshtues dhe gjithashtu ankim ndaj vendimit për disponimin e ankimit nr. 508 Regj.Them, datë 22.04.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.Në përfundim pala kërkuese kërkoi: Mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ose rrëzimin e ankimit.

Pala ankuese PDSH përfaqësuar nga Nënkryetari Enkelejd Alibeaj me autorizim kërkoi: Prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 dhe pushimin e gjykimit ose në alternativë, prishjen e vendimit nr. 3, të datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore znj. Elona Mihali dhe anëtarë z.Astrit Kalaja dhe znj. Irida Kacerja, me unanimitet, me vendimin nr. 44, datw 03.03.2023, vendosi:

Mospranimin e ankimit të ankuesit Partia Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, të ushtruar ndaj vendimit nr. 508 rregj them, datë vendimi 22.04.2022 me objekt “Disponim ankimi” të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si vendim ndaj të cilit nuk lejohet ankim.

Prishjen e vendimit nr. 3, datë 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dergimin e çështjes për rigjykim pranë asaj gjykate me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs i veçantë në Gjykatën e Lartë brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, 03.03.2023/ GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

bw

Gjykata e Lartë vendos sot për vulën dhe logon e PD-së, Berisha në protestë

Sali Berisha duke folur para mbështetësve të tij gjatë protestës të mërkurën, para Gjykatës, Tiranë 27 dhjetor 2023.

Jetmira Delia-Kaci

Gjykata e Lartë në Shqipëri pritet të vendosë sot se kujt i takon vula, logoja dhe drejtimi i Partisë Demokratike. Çështja tashmë është dërguar në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Rithemelimit i Sali Berishës.

Kjo kërkesë është dorëzuar për vendimin e 3 marsit, kur Apeli i Përgjithshëm e ktheu për shqyrtim në Gjykatën e shkallës së parë çështjen e pronësisë së logos dhe vulës së Partisë Demokratike. Në pritje të këtij vendimi, Sali Berisha, thirri në protestë mbështetësit e tij.

Protesta në Tiranë para selisë së PD-së, 27 dhjetor 2023.

Protesta në Tiranë para selisë së PD-së, 27 dhjetor 2023.

Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se edhe Gjykata e Lartë është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më së shumti foli për hetimet ndaj tij për rastin “Partizani” sesa për përplasjen brenda PD-së për vulën dhe logon e partisë.

“Kjo nuk është betejë e Sali Berishës, ndonëse unë po burgosem në mënyrën më të padrejtë. Kjo është betejë për lirinë e shqiptarëve, për dinjitetin e tyre apo nënshtrimin e tyre”, tha Berisha.

Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar forca të shumta të policisë përreth ndërtesës së Gjykatës së Lartë.

Policia e angazhuar në Tiranë gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, 27 dhjetor 2023.

Policia e angazhuar në Tiranë gjatë protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, 27 dhjetor 2023.

Berisha u ul për disa minuta në trotuarin para Gjykatës së Lartë, dhe më pas marshoi bashkë me mbështetësit e tij drejt selisë së Partisë Demokratike, apo siç njihet selia e Rithemelimit.

Po sot, Gjykata e Posaçme pritet të vendosë për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK), për arrestimin e Berishës për rastin “Partizani”. Në kërkesë specifikohet se kërkohet “arrest shtëpie”, se duhet të ruhet nga policia dhe se i ndalohet komunikimi me këdo tjetër pos personave me të cilët jeton në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.

Para mbështetësve në selinë e partisë që ai drejton, Berisha tha se “askush dhe asgjë nuk më ndan nga ju” . Më pas hyri në selinë e partisë, ku pret vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Kuvendi i Shqipërisë më 21 dhjetor votoi në favor të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë (SPAK) për t’ia hequr imunitetin e deputetit ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i hapur rrugën arrestimit të tij nën dyshimin për korrupsion.

Prokurorët u kërkuan ligjvënësve javën e kaluar t’ia heqin Berishës imunitetin parlamentar, sepse ai nuk i ishte përmbajtur urdhrit për të raportuar në SPAK çdo dy javë dhe për të mos u larguar nga vendi, derisa po hetohej për korrupsion.

Me 75 vota në favor, Kuvendi e miratoi kërkesën për t’ia hequr Berishës imunitetin parlamentar të enjten.

Për çfarë akuzohet Berisha?

Berisha, 79 vjeç, u akuzua në tetor se kishte abuzuar me pozitën e tij duke e ndihmuar dhëndrin Jamarbër Malltezi të blejë tokë në Tiranë, e cila ishte në pronësi të qytetarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe t’i ndërtojë 17 ndërtesa banimi në atë tokë.

Berisha dhe Malltezi i kanë hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se rasti ndaj tyre është i nxitur nga partia në pushtet e kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste.

Prej tetorit, deputetët e Partisë Demokratike në opozitë i kanë penguar vazhdimisht seancat e Kuvendit për ta penguar, siç e quajnë ata, sundimin tejet autoritar të socialistëve.

Berisha shërbeu si kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri më 2013, si dhe si president nga viti 1992 deri në vitin 1997.

Shtetet e Bashkuara në maj 2021 dhe Britania e Madhe në korrik 2022 ia ndaluan Berishës dhe familjarëve të tij të afër të udhëtojnë në këto dy vende, për shkak të dyshimeve të përfshirjes së tij në korrupsion.

Berisha kërkoi përjashtimin e gjyqtares, GJKKO rrëzon kërkesën

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me pretendimin se ka konflikt interesi pasi e ka shkarkuar vite më parë nga detyra.

“Kjo kërkesë i’u kalua për shqyrtim gjyqtarit të gatshëm, i cili në përfundim të gjykimit vendosi rrëzimin e kërkesës”, bën me dije për BalkanWeb gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë po sot, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e SPAK, për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga ‘detyrim paraqitje’, në ‘arrest shtëpie’.bw

‘Opozita në aksion’: Sot protesta përpara Gjykatës së Lartë, e drejta për vulën e PD

Partia Demokratike e kryesuar nga lideri historik i saj që nga themelimi, Sali Berisha, do të protestojë sot përpara Gjykatës së Lartë, e cila duhet të japë vendimin për çështjen e vulës së Partisë Demokratike, e cila i është marrë peng për të penguar përfaqësimin zyrtar të partisë më të madhe opozitare.

Kjo protestë u lajmërua që më 18 dhjetor 2023 nga Berisha, në protestën që PD-ja dhe forcat mbështetëse opozitare zhvilluan përpara Kryesisë së Kuvendit për të kërkuar me ngulm të drejtën e mohuar opozitës në Kuvend, krijimin e komisioneve hetimore parlamentare ndaj qeverisë, të drejtën e mohuar tetë herë radhazi nga mazhoranca.

Berisha atë ditë theksoi në fjalën e tij përpara demokratëve dhe qytetarëve që iu bashkuan protestës se “me Edi Ramën kemi hesape të rënda për të larë. Edi Rama është sjellë ndaj nesh, ndaj jush njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit me hebrenjtë. Ata hebrenjve u hiqnin emrat dhe u jepnin nga një numër dhe ditë,javë, muaj atë thërriteshin me numra. Harronin emrat e tyre. Por ne e garantojmë Edi Ramën se do e paguajë shumë shtrenjtë ata që ka bërë dhe përpiqet të bëjë me identitetin tonë.

Më 27 dhjetor, çdo demokrate dhe demokrat, përpara Gjykatës së Lartë, ku Edi Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do qëndrojmë. Ne do fitojmë!” ishte bindja  e fortë që shprehu lideri i PD.

Dje, Belind Këlliçi, anëtari i kryesisë së PD, duke i ftuar qytetarët sot në orën 9:00 të protestojnë përpara Gjykatës së Lartë, në thirrjen e tij argumentoi se “përvetësimi i vulës së Partisë Demokratike ka për qëllim afatgjatë zhbërjen e simboleve historike dhe identitetit të forcës së parë demokratike në vend, organizim në bllok nga qeveria e nipërve dhe mbesave për të zhbërë historinë e Shqipërisë pluraliste. Protesta për mbrojtjen e simboleve tona është protestë për dinjitetin tonë si të djathtë. O sot, o kurrë,” përsëriti ai.

Image

Nga Shqipëria po ikën edhe veterinerët, Urdhri Profesional i Mjekëve: Të ndërhyhet me rritje rrogash

Në tre vitet  e fundit rreth 8% e mjekëve veterinerë kanë emigruar nga vendi me qëllim punësimin jashtë. Në total, në vend numërohen 1,220 mjekë veterinerë.

Presidenti i Urdhrit Profesional i Mjekëve Veterinarë, Ervin Resuli, në një takim me gazetarët pohoi se pjesa dërmuese e veterinerëve emigrojnë drejt shteteve, si: Anglia, Gjermani dhe Zvicra, për shkak të lehtësisë në njohjen e diplomës.

Në 3 vitet e fundit, janë larguar për t’u punësuar jashtë në shërbimin veteriner, mesatarisht 25 deri 30 veterinerë në vit.

“Janë të shumta kërkesat për dhënien e referencave me qëllim punësimin e mjekëve veterinerë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ndër shtetet ku mbetet kërkesa më e lartë për t’u punësuar janë Anglia, Gjermania dhe Zvicra pasi nuk është e nevojshme njehsimi i diplomës, duke iu njohur diploma shqiptare”.

Resuli rekomandoi me qëllim uljen e numrit të larguarve në emigracion institucionet shqiptare duhet të ndërhyjnë me masa stimuluese për rritjen e pagave dhe përmirësimit të kushteve në mbrojtje të kësaj kategorie gjatë ushtrimit të profesionit. Sipas tij paga e veterinerëve në institucionet shtetërore varion nga 60,000 lekë deri 78,000 lekë në muaj.

Pavarësisht rënies së numrit të krerëve të bagëtive, sipas Resulit nevojat e vendit për mjekë veterinerë nuk duhet të kalojnë numrin mbi 2,000. Pra rritja e kuotave për të diplomuarit në këtë profesion nuk shihet si një masë frenuese ndaj largimit të kësaj kategorie të profesionistëve.

Pranë  Urdhrit Profesional i Mjekëve Veterinare janë të regjistruar 800 veterinerë nga 1,220 që është numri total i tyre, duke përfshirë edhe të punësuarit pranë institucioneve shtetërore./Monitor

Një varr për katër të pushkatuarit e revoltës së Spaçit, lokalizohet vendndodhja e eshtrave

Katër të pushkatuarit e Revoltës së Spaçit, Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashaj, mund të kenë së afërmi një varr ku familjarët të vendosin një kurorë me lule dhe të nderojnë kujtimin e tyre.

Në këtë përfundim ka ardhur grupi i punës në AIDSSH, pas hetimit 6 mujor për verifikimin mbi vendvarrimet e dyshuara dhe qartësimin e fatit të dyzet e katër të zhdukurve, të vrarë ose të vdekur gjatë vuajtjes së dënimit, në burgun e Spaçit, i cili u ndërmor në kuadër të përkujtimit të 50-vjetorit të revoltës së të burgosurve më 21-23 maj1973.

Raporti cilëson se, vendi i identifikuar ku ata mund të jenë varrosur, ndodhet rreth 20 metër larg vendvarrimit të njohur të Shpalit. Vendi i dyshuar është i pastruar dhe lehtësisht në të mund të bëhen kërkime apo dhe gërmime për eshtrat. Lënia pa skica varri, hartë topografike, e të dhëna të tjera, (cilësime këto edhe me shkresa zyrtare nga Ministria e Brendshme) nga autoritetet e kohës ka qenë e qëllimshme.

Në kuadër të këtij hetimi, grupi i punës ka përcaktuar edhe koordinatat e sakta në lidhje me vendvarrimin e të pushkatuarit Ahmet Hoxha, dënuar me pushkatim, pas tentativës së arratisjes, në moshën 39 vjeçare, 20 vjet nga të cilat i kaloi në burg.

Trupat e të vrarëve dhe të vdekurve, të të arrestuarve dhe të dënuarve politikë në hetuesitë, kampet dhe burgjet e regjimit komunist në vitet 1945-1991, sipas rregullave çnjerëzore të përcaktuara nga regjimi, nuk u dorëzoheshin familjarëve.

Grupi punës, për daljen në këtë përfundime realizoi komunikim shkresor me institucione që kishin të dhëna rreth burgut të Spaçit; kërkim të thelluar në Arkivin e AIDSSH; bashkëpunoi me Drejtorinë e Arkivit në Ministrinë së Brendshme, për të dhëna rreth të ekzekutuarve, vrarëve, dhe të vdekurve në burgun e Spaçit, si dhe qartësimin e praktikave të ndjekura, të rregulloreve, urdhrave dhe udhëzimeve që kanë përcaktuar këto praktika.

Paralelisht grupi mblodhi dëshmi nga familjarë e të vrarëve dhe të vdekurve në Burgun e Spaçit, nga ish- punonjës të policisë, banorë të fshatit Spaç dhe ish -punonjës të lirë; mbajti takime me përfaqësues të pushtetit lokal në Mirditë dhe Fusharrëz, kreu këqyrje në vendvarrimet e njohura si pranë Kishës Katolike, Shpal, si dhe në vendet të cilat mendohen si vendvarrime të dyshuara për të vrarët dhe të vdekurit në Burgun e Spaçit.

Me vendim të Autoritetit raporti i është dërguar për veprim Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Bashkisë Mirditë, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Zyrës së ICMP-së Tiranë, për marrjen e masave në ruajtjen nga tjetërsimi i vendeve të dyshuara si dhe marrjen e hapave konkretë në përshkallëzimin e procesit të rikuperimit të eshtrave të personave të pushkatuar.

Autoriteti vlerëson bashkëpunim e deritanishëm me institucionet përgjegjëse dhe shpreh bindje se bashkërisht do të veprojnë më tej për të bërë të mundur që plaga e pambyllur e familjeve, të cilat janë në kërkim të qartësimit të fatit të familjarit, të vrarë pa gjyq apo ekzekutuar në kushte jo njerëzore, të mbyllet me gjetjen e tyre dhe nderimin që u takon, pranë familjeve.

GJKKO shtyn seancën për kreun e opozitës, avokatët kërkojnë përjashtimin e Irena Gjokës

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Seanca e radhës do të zhvillohet nesër në orën 11:00. Shkak për këtë shtyrje u bë kërkesa e avokatëve të Berishës që të njihen me parashtrimet e prokurorisë.

Avokatët kërkuan po ashtu përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Kjo e fundit është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996, kur ai si president drejtonte edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Por edhe pse në konflikt të hapur interesi, Irena Gjoka nuk pranoi herën e parë që të jepte dorëheqjen. Ajo po ashtu nuk ka pranuar asnjëherë të komentojë faktin se pse ka pranuar të shqyrtojë këtë dosje, kur është shkarkuar nga Berisha.

Avokatët e pranishëm në sallë kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për njëanshmëri. Mësohet se avokatët kanë dorëzuar prova që faktojnë shkarkimin e gjyqtares në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, kur kryetar ishte Sali Berisha.

Burime pranë SPAK thonë se kanë kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.sn

Pukë, familjet e varfëra në pamundësi për të kremtuar festat e fundvitit

VOA/Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, në këtë fundvit, një numër i madh familjesh gjenden në varfëri dhe pamundësi për të festuar si pjesa tjetër e familjeve shqiptare. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, në bashkinë malore të Pukës, me mbështetjen financiare të shqiptarëve të Amerikës, një grup të rinjësh vullnetarë po shpërdajnë pako me ushqime për familjet e varfëra, që edhe ato të festojnë Krishtlindjen dhe Vitit e Ri

Ndërsa qendrat e qyteteve shkëlqejnë nga atmosfera e festave të fundvitit, në lagjet periferike dhe në fshatrat malore në veri të Shqipërisë ditët janë të zakonshme për familjet e varfëra dhe ato në varfëri ekstreme. Në Bashkinë e Pukës, një nga më të varfërat në veri të vendit, një grup të rinjsh, të mbështetur për të tetin vit radhazi nga artisti pukjan me banim ne SHBA, Fran Gjoka, prej disa ditësh po shpërndajnë pako ushqimore për familjet e varfëra, në Pukë dhe Fushë-Arrës, që edhe ato të festojnë në këtë fundviti.

“Numri i familjeve që janë në vështirësi sa vjen e po shtohet, kryesisht në zonat rurale. Njerëzit që kanë mbetur në këto zona përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe, nisur nga ideja jonë që askush të mos mbetej pa festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, ne nisëm këtë aksion me ndihmën financiare të Fran Gjokës”.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, 21.8% e shqiptarëve jetojnë në kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, ndërsa, sipas Bankës Botërore, varfëria është e përhapur në rreth 38% të popullatës në Shqipëri.

Në periferi të qytetit të Pukës, në një banesë plot lagështi dhe gati për tu shembur, jeton mes varfërisë dhe shpresës se dikush do ta ndihmojë Qamile Demushi Murataj, gruaja e dyte në Shqipëri që ushtroi profesionin e shoferes.

“28 vjet kam punu shofere. Kam pasë katër fëmijë dhe i kam rritë si të thuash jetima, me halle dhe vuajtje. Kena arritë me 5 mijë lekë pension. Koha dhe vendi duket si janë këtu. Këto janë mundësitë tona”.

Ndër përfituesit e nismës “Askush ndër ne pa festuar” është edhe Mark Bardhoshi, një person me aftësi të kufizuar që drejton shoqatën e paratetraplegjikëve në Pukë. Ai thotë se vështirësitë e tyre janë të shumta dhe se kanë nevojë për më shumë mbështetje.

“Barrierat e infrastrukturës, barrierat shëndetësore, barrierat shpesh here edhe paragjykuese. Por ajo që mendoj, prap se prap jetën duhet me e jetu sa ma denjësisht, sa ma bukur. Edhe se je në karrige me rrota”.

Ashtu si dhe bashkitë e tjera të zonës veriore të Shqipërisë, Puka ka pasuri të shumta natyrore, me pyje, miniera dhe burime ujore që vënë në punë hidrocentralet e Kaskadës se Drinit. Megjithatë, niveli i varfërisë këtu është më i madh se në pjesën tjetër të vendit, kontrast ky që vërehet nga vullnetarët e nismës “Askush ndër ne pa festuar”.

Koordinatori i nismës Armir Mehaj thotë se, përveç shqiptaro-amerikanit Fran Gjoka, edhe bashkëvendas të tjerë po mbështesin nismën e tyre që asnjë familje e varfër në Pukë dhe Fushë-Arrës të mos mbetet pa festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

“Këtë vit kemi planifikuar që aksioni jonë “Askush ndër ne pa festuar” të trokasë në dyert e rreth 250 familjeve të varfëra në territoret e bashkive Pukë dhe Fushë-Arrës. Dhe, Fran Gjoka është donatori kryesor dhe nismëtari i financimeve të aksionit që ne ndërmarrim. Por, vitet e fundit, është rritur edhe ndihma dhe zemërgjerësia e të tjerë shqiptarëve që jetojnë në SHBA”.

Ashtu si të gjithë përfituesit e nismës “Askush ndër ne pa festuar”, edhe Mark Bardhoshi e ka një urim për personat që i mbështetën në këtë fundviti.

Gjykata e Posaçme shqyrton më 26 dhjetor masën e arrestit për deputetin Berisha

VOA/Ilirian Agolli

Në Tiranë, Gjykata e Posaçme bëri të ditur se do të shqyrtojë më 26 dhjetor kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për zëvendësuar masën e sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, person nën hetim i dyshuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim, për çështjen e privatizimit të ish Kompleksit Sportiv Partizani.

Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, tha dy ditë më parë për mediat se masa e re e sigurisë ndaj zotit Berisha mbetet në vlerësimin e prokurorëve të çështjes, ndërsa burime nga ky institucion, kanë bërë të ditur se për ish kryeministrin është kërkuar masa “arrest shtëpie”.

Kuvendi autorizoi një ditë më parë Prokurorinë e Posaçme për arrestin e zotit Berisha, i cili nuk respektoi masën e mëparshme “detyrim paraqitje”, duke e quajtur si antikushtetuese. Ai cilësoi si antikushtetues edhe vendimin e Kuvendit për të lejuar arrestimin e tij.

Zoti Berisha quan si sulm politik nga kryeministri Rama përfshirjen e tij në hetimet për çështjen e ish kompleksit Partizani, ky dyshohet se me akte të ndryshme gjatë procedurave të privatizimit, favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, si një nga pronarët e terrenit, ku më pas u ndërtua një grup pallatesh.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posçme kundërshtoi në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së arrestit të Jamarbër Malltezit nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit dhe masa e parë ndaj tij ishte arrest me burg, por më pas Apeli e ndryshoi masën e sigurisë.


Send this to a friend