VOAL

VOAL

Rreth 15 mijë tonë mollë pa shitur, fermerët e Korçës në protestë: Po na bllokojnë produktet e ardhura nga Serbia

​Molla e Zvirinës e mbetur stok ka detyruar fermerët të dalin në protestë mëngjesin e kësaj të shtune.

Dhjetëra fermerë janë mbledhur në kryqëzimin e fshatit Zvirinë në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Fermerët e fshatit Zvirinë thonë se molla e tyre ka mbetur pa shitur për shkak të hyrjes së mollës nga importi, kryesisht nga Serbia.

Në këtë protestë të lajmëruar më herët ka edhe forca policie te cilat janë pozicionuar në këtë aks për të kontrolluar situatën.

Rreth 15 mijë ton molle kanë mbetur pa u shitur në frigoriferët e juglindjes së vendit dhe shkak sipas grumbulluesve të mëdhenj të këtij fruti janë grumbullimi që është bërë me çmim të lartë në sezon si dhe hyrja e mollës nga importi.bw

Këlliçi publikon dokumentat e reja: Inceneratori i Tiranës financohet nga para ruse

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorin Sonila Meço për të komentuar deklaratat e bëra nga ish zv.kryeministri, Arben Ahmetaj në emisionin Çim Peka Live, ishte anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi duke bërë deklarata të forta mbi futjen e parave ruse në inceneratorin e Tiranës.

Këlliçi ka bërë të ditura faktet e reja që kanë dalë në dritë mbi vjedhjen e inceneratorëve ku sipas dokumentar të reja, pronari i 40% të inceenartorit të Tiranës Blerim Hoxha dhe bashëkëpronarët e kompanisë së tij financohen nga para ruse.

“Ahmetaj ka konfirmuar të gjitha ata që ne i kemi bërë publike dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe dokumenta konfirmoi SPAK e ka fshehur këtë aferë. Është e pamundur që të bëhet një hetim i detajuar për shtëpinë e Ahmetaj dhe nga ana tjetër të mos hetohet se ku kanë shkuar 60 milionë euro që janë vjedhur.

SPAK nuk ndërpret kontratën sepse dhe ditën e sotme janë vjedhur 80 mijë euro në qytetin e Tiranës dhe nga ana tjetër të mos ketë asnjë masë për personat që janë realisht përgjegjës.

Në gusht të viti të kaluar është vendosu në sekuestro inceneratori i Tiranës dhe ka kaluar me administrator shtetëror. Kam mua që po unoj me grupin e ekspertëve dhe përse nuk p ndërpritet kontrata sepse është lidhur me dokumenta të falsifikuar, me mashtrim ndërkombëtar dhe duhet të kontrollohen paratë përmes administrimit shtetëror. Edhe para dy ditësh janë aguar 1.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.

Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% aksionare në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet  që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerin Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë eARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse.”

Gazment Bardhi reagon pas intervistës së Ahmetajt: Rama dhe Veliaj të japin dorëheqje

Pas intervistës së mbrëmshme të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se ai përdori kodin e mafies për të dhënë mesazhe. Në një reagim, Bardhi kërkon nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj që të japin dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të tyre.

Reagimi i plotë:

Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafies për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.

Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.

Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!

Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!

Gjykata Kushtetuese vendos hapjen e seancës plenare për Butrintin

VOA/Raimond Kola

Gjykata Kushtetuese vendosi rihapjen e seancës plenare për Butrintin duke njoftuar se i ka kërkuar Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore të vërë në dispozicion raportin përfundimtar të misionit të përbashkët të UNESCO-ICOMOS, të tetorit të vitit 2022.

Gjykata Kushtetuese thotë se, “me qëllim administrimin në gjykim të këtij raporti duke qenë se ka rëndësi për çështjen në shqyrtim , me vendimin e ndërmjetëm të 31 janarit të këtij viti ka vendosur riçeljen e seancës plenare dhe vijimin e zhvillimit të saj mbi bazë të dokumenteve”.

Gjykata Kushtetuese thotë se Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore pas kërkesës së saj për informacion ka konfirmuar se Raporti i UNESCO /ICOMOS i është dërguar këtij institucioni dhe është administruar prej tij.

Avokati Agron Alibali, përfaqësues i grupit të deputetëve opozitarë që kanë ngritur çështjen, tha për Zërin e Amerikës se vendimi më i fundit për riçeljen e seancës plenare dhe kërkimi i raportit të organizmave të UNESCO-s është sa i mirëpritur aq edhe i pashembullt në praktikën e Gjykatës Kushtetuese.

Dokumenti

Dokumenti

“Vendimi i mbledhjes së gjyqtarëve demonstron në rastin konkret maturi, durim e mençuri, pavarësisht nga sjellja jotransparente e subjekteve të interesuara apo trysnia për ta ngutur Gjykatën në vendimmarrje”, tha zoti Alibali.

Zëri Amerikes ka mësuar se raporti përfundimtar mbi misionin e UNESCO / ICOMOS në Butrint në tetor të vitit 2022 nuk është publikuar në faqen zyrtare të UNESCO-s pasi pala shqiptare nuk dha autorizimin.

Më 27 janar të këtij viti ,Zëri i Amerikës i kërkoi Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Ministrisë së Kulturës dhe Misionit të Shqipërisë pranë UNESCO-s në Paris vënien në dispozicion të Raportit të misionit të UNESCO ICOMOS, për Butrintin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ende përgjigje.

Qeveria shqiptare vendosi që menaxhimi i Parkut Kombëtar të Butrintit të kryhet nga një fondacion i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe AADF, për një afat 10-vjeçar, me të drejtë ripërtëritje.

Ligji u miratua nga Kuvendi në maj të vitit 2022 dhe shkaktoi protesta dhe debate të ndezura nga shoqëria civile dhe nga deputetët opozitarë, që dyshojnë për shfrytëzim të paligjshëm dhe antikushtetues të një pasurie të madhe të vendit, e cila mund të dëmtohet nga menaxhimi përmes kësaj forme.

Një grup prej 36 deputetësh opozitarë i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që ta shfuqizojë si antikushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit.

Hakerat iranianë “godasin” sërish, sulmohet faqja zyrtare e webit të Institutit Shqiptar të Statistikave

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e webit të INSTAT.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google. Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmuar sulmin për BalkanWeb.

Dashamir Shehi: Bashkimi i opozitës rreth një njeriu, jo vendim i duhur. Ja skema si mund të fitojmë zgjedhjet e 2025

Lideri i LZHK Dashamir Shehi ka deklaruar se rruga e vetme që opozita të fitojë në zgjedhjet e 2025, nuk është bashkimi rreth një lideri, por secili grup të hyjë në garë i vetëm.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, ai u shpreh se po punohet për krijimin e një grupi të ri, që mund të jetë edhe koalicion, në mënyrë që të hyhet në zgjedhje. Ai shpjegoi se pas zgjedhjeve grupet e opozitës mund të bashkohen për të krijuar qeverinë e re dhe se grupimi me më shumë mbështetës mund të vendosë për emrin e kryeministrit.

Ai shtoi se platforma është gati dhe se synimi i parë është rikthimi i një jete normale në Parlament.

“Konfederatë e opozitës? Nuk jam pjesë e saj, nuk kemi rënë dakord. Jemi ftuar të aderojmë por nuk jam dakord sepse gjykoj se nuk është kjo rruga. Brenda opozitës kemi 2-3 grupime, gjykoj se në zgjedhjet e 2025, opozita duhet t’i ofrojë qytetarëve sa më shumë mundësi zgjedhjeje. Nuk mendoj se unifikimi me një lidership është më i vlefshëm për opozitën, është skemë e provuar dhe nuk ka rezultat.

Rruga e suksesit për opozitën shqiptare, dhe pse duke absurde, nuk është bashkimi rreth një njeriu, është të hyjë në zgjedhje me disa grupe.

Ka ardhur koha për të çarë një trajektore të re. Kur të mbarojnë zgjedhjet të krijojmë një qeveri të përbashkët. Secili grup të marrë mbështetjen që grupimi tjetër si merr., kjo do të sjellë edhe fitoren.
I ftoj kolegëve t’i kthehemi politikës me programe politike. Po punoj për një grupim të ri, do hyjmë në zgjedhje me këtë ide. Mund të bëhet një koalicion i ri.

Duam tu kthejmë shqiptarëve një opozitë kundër Ramës. Platformën e kemi gati. E para gjë është të kemi një jetë parlamentare normale”, tha ai.

(BalkanWeb)

Ndërroi jetë pas lindjes në maternitetin e Beratit, bashkëshorti i 40-vjeçares: I lanë pjesë nga placenta pa hequr, autopsia…

Thellohet skandali në lidhje me vdekjen e 40-vjeçares Miliena Sadushi, pas lindjes së vajzës së saj të tretë në Maternitetin e Beratit. Bashkëshorti i saj, shtetasi kosovar Fisnik Habibi nxjerr “fotot skandaloze” pas operacionit të saj të dytë, foto që tregojnë se çfarë kanë nxjerrë mjekët nga barku i të ndjerës.

Është thelluar më tepër skandali në lidhje me vdekjen e 40-vjeçares Miliena Sadushi,pas lindjes së vajzës së saj të tretë në Maternitetin e Beratit 6-muaj më parë.

Bashkëshorti i saj, shtetasi kosovar Fisnik Habibi ka nxjerrë “fotot skandaloze”, të bëra prej tij pas operacinionit të dytë të bashkëshortes në Maternitetin e Beratit, ku ajo qëndroi e shtruar 1 muaj e 20-ditë,pas lindjes. Ai tashmë jeton në Mitrovicë me tre vajzat që pati nga martesa me Milienën dhe mbrëmjen e djeshme ai ka dhënë një deklaratë për mediat para Maternitetit të Beratit.

Fisnik Habibi ka deklaruar se mjekët italian kanë përfunduar autopsinë mjeko-ligjore, të cilën ai e posedon që prej ditësh së djeshme dhe është në pritje që kjo autopsi të mbërrijë zyrtarisht në Prokurorinë e Beratit, ku ka nisur prej 4-muajsh hetimi në lidhje me vdekjen misterioze të 40-vjeçares.Habibi pohon se, mjekët italian kanë konfirmuar se bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm, që çoi në përhapjen deri në gjak të një virusi multiplex që shkaktohet nga infeksionet e brendshme.

Pasi i ka mbajtur të rezervuara deri në përfundimin e autopsisë, Finsnik Habibi bën publike edhe fotot e bëra prej tij pak sekonda pas përfundimit të operacionit të dytë të bashkëshortes së tij në Maternitetin e Beratit.

Në foto duket qartë e ndjera që ndodhet ende nën efektin e narkozës dhe në një legen afër saj shfaqen të hedhura pjesë të placentës së gruas, që i ishin lënë nga mjekja brenda në trup, pas operacionit.

Habibi ka denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Beratit në 20 Shtator 2023,një ditë pas varrimit të gruas, mjeken gjenekologe në Maternitetin e Beratit Edlira Shkëmbi dhe kërkon që ajo të përgjigjet para drejtësisë për vdekjen e gruas së tij.

“Dua vetëm drejtësi, për gruan dhe tre vajzat tona që tashmë janë pa nënë, mjekja të përgjigjet para drejtësisë për këtë vdekje pasi gruaja ime hyri me këmbët e saj në këtë maternitet dhe pasi nuk u përmirësua asnjë ditë që pas lindjes, ajo vdiq.

Unë do luftoj sa të kem frymë për të vendosur në vend drejtësinë dhe në qoftë se kjo drejtësi nuk vihet në vend në shtetin shqiptar, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut”-shprehet Fisnik Habibi.

Vdekja e 40-vjeçares ndodhi në 16 Shtator 2023 në një spital në Milano, ku familjarët e kishin çuar Milienën për ta përmirësuar po ajo vdiq menjëherë pas mbërritjen në gjendje të rëndë në këtë spital. Miliena lindi vajzën e saj të tretë në Maternitetin e Beratit në 19 Korrik 2023,me një ndërhyrje çezariane. Pas operacionit ajo ka pasur vetëm dhimbje dhe temperaturë dhe ka qëndruar e shtruar në Maternitet 1 -muaj e 20 ditë, pa u përmirësuar asnjë ditë. Mjekja që kreu lindjen, Edlira Shkëmbi, e ka operuar për herë të dytë pas një muaj shtrimi në spital, për të parë infeksionin e rëndë brenda në bark. Pas operacionit-familjarët kanë deklaruar asokohe-që ajo i ka thënë nuk kam çfarë ti bëj më sepse infeksioni i është përhapur në gjak.

Fisnik Habibi e ka nisur gruan me urgjencë në një spital në Milano, ku Miliena vdiq disa minuta pas mbërritjes. Mjekët italian kishin konfirmuar paraprakisht se Miliena gjeti vdekjen nga një infeksion i rëndë dhe nisën edhe procedurat e autopsisë. Akuzat e rënda dhe denoncimin ndaj mjekes gjenekologe Edlira Shkëmbi e ka bërë vetë bashkëshorti i Milienës, që e akuzon mjeken për mjekim të gabuar dhe pakujdesi në mjekim, duke i shkaktuar komplikacione serioze gruas së tij.

BalkanWeb

Gazment Bardhi në Kongresin Amerikan, takim me kongresmenin Pete Sessions

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ditës së sotme ai është takuar me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Bardhi është shprehur se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht dhe se Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara.

Postimi i plotë:

Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Republikan Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht.

Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.

Transparency International: Përparimi në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri, varet nga mbikqyrja efektive ndaj ekzekutivit

VOA/Keida Kostreci

Shqipëria u vlerësua në vitin 2023 me një pikë më shumë se vitin e mëparshëm në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, duke shënuar 37 pikë dhe duke u radhitur në vendin e 98-të mes 180 vendeve, sipas organizatës Transparency International.

Të martën kjo organizatë publikoi Indeksin e përvitshëm të Perceptimit të Korrupsionit dhe raportin për gjendjen e korrupsionit në botë.

Transparency International përdor një sistem llogaritjeje të indeksit nga zero në 100 pikë, ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni.

Në raport thuhet se Shqipëria po shënon përmirësim në drejtim të hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit në nivel të lartë, duke iu referuar punës së SPAK-ut.

“Por përparimi i mëtejshëm në këtë drejtim varet nga zbatimi i mëtejshëm i legjislacionit të drejtësisë penale dhe sigurimi i mbikëqyrjes efektive ndaj degës ekzekutive”, thuhet në raport.

Transparency International thotë se vendimi për krijimin e një ministrie të re ngarkuar me luftën kundër korrupsionit shoqërohet me pritshmërinë për mekanizma efektivë të integritetit.

“Megjithatë, kjo nuk mund të arrihet nëse parlamenti nuk ka autonomi më të fortë dhe nëse organizatat e shoqërisë civile dhe mediat nuk mund të kryejnë rolin e tyre mbikëqyrës pa pengesa nga autoritetet”, thuhet më tej në raportin e Transparency International.

Këtë vit, sipas organizatës shumica e vendeve kanë bërë pak ose aspak përparim në luftën kundër korrupsionit në sektorin publik.

Në vitin 2022 Shqipëria ishte radhitur në vendin e 101. Që nga viti 2012, Shqipëria është përmirësuar me 4 pikë.

Transparency International thotë se bota po përjeton një rënie në funksionimin e sistemeve të drejtësisë dhe vendet që kanë sisteme të dobëta drejtësie kanë nivele të larta korrupsioni.

“Korrupsioni do të vazhdojë të lulëzojë derisa sistemet e drejtësisë të mund të ndëshkojnë shkeljet dhe të mbajnë nën mbikqyrje qeveritë. Kur drejtësia blihet ose ndaj saj ndërhyhet politikisht, janë njerëzit që vuajnë pasojat. Udhëheqësit duhet të investojnë plotësisht tek insitutcionet që respektojnë ligjin dhe luftojnë korrupsionin dhe të garantojnë pavarësinë e tyre. Është koha për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsionin”, shprehet në publikimin e raportit kreu i Transparency International, François Valérian.

Danimarka kryeson indeksin për nivelin më të ulët të korrupsionit për të gjashtin vit radhazi me 90 pikë, pasuar nga Finlanda dhe Zelanda e Re, me 87 dhe 85 pikë respektivisht.

Somalia me 11 pikë, Venezuela me 13 pikë, Siria me 13 pikë, Sudani i Jugut me 13 pikë dhe Jemeni me 16 pikë zënë vendet e fundit në Indeks.

Rajoni i Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore ku bën pjesë Shqipëria ka rezultate shqetësuese me një mesatare prej 35 pikësh nga maksimumi prej 100 pikësh, i dyti me rezultatin më të dobët pas Afrikës Nën Sahariane.

“Hapat mbrapa në demokraci dhe dobësimi i sistemeve të drejtësisë, që janë mjaft të përhapura, po minojnë kontrollin ndaj korrupsionit, ndërsa institucionet si policia, prokuroria dhe gjykatat shpesh nuk janë në gjendje të hetojnë dhe ndëshkojë ata që abuzojnë me pushtetin”, thuhet në raport.

Mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria radhitet më poshtë sesa Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndërsa ka respektivisht një pikë më shumë se Serbia dhe dy më shumë se Bosnja.

Në këtë nëngrup bëjnë pjesë Ukraina dhe Rusia dhe raporti thotë se lufta dhe inflacioni kanë rritur nivelet e varfërisë dhe për këtë arsye është thelbësore që udhëheqësit të veprojnë për të mirën e përbashkët.

“E megjithatë ka shembuj të panumërt të zyrtarëve publikë që ndikojnë sistematikisht mbi politikat dhe institucionet për të rritur fuqinë e tyre dhe vjedhin fondet publike. Udhëheqësit duhet urgjentisht të forcojnë sundimin e ligjit, të drejtat dhe demokracinë, por në fakt shumë prej tyre po i sulmojnë sistematikisht”, thotë raporti.

“Në të gjithë rajonin, shumë qeveri kontrollojnë gjyqësorin dhe institucionet e zbatimit të ligjit ruajnë pandëshkueshmërinë për korrupsionin për ata në qarqet e tyre të privilegjuara”, thotë Transparency International, duke theksuar se për Gjeorgjinë dhe vendet në në Ballkanin Perëndimor, “këto praktika të vazhdueshme janë pengesa për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.”

Kushtetuesja i hapi rrugë marrëveshjes me Italinë, të rinjtë ironizojnë vendimin, “homazhe” te dera e gjykatës

Një grup të rinjsh ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sot tha se marrëveshja e Shqipërisë me Italinë për emigrantët ilegalë është e ligjshme.

Të rinjtë kanë vendosur një kurorë me lule në derën e Kushtetueses, ndërsa mbi të shkruhet “Gjykata Kushtetuese”.

Sipas tyre Gjykata Kushtetuese “ka vdekur”, ndërsa kanë deklaruar se nuk e pranojnë këtë vendim që është i paligjshëm.bw

‘Më pyetën nëse kam biseduar me kryeministrin Kurti’, Klara Sanduloviq tregon se çfarë i thanë agjentët e BIA

Klara Sanduloviq, vajza e politikanit serb Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht nga agjentët e BIA pasi kërkoi falje për krimet kundër shqiptarëve, kreu homazhe disa ditë më parë në Prekaz.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania ajo zbuloi ndalimin në pikën kufitare të Merdarës, pas kthimit nga Kosova.

Sipas saj agjentët e shërbimit sekret serb e morën në pyetje për tre orë dhe i kërkuan të tregonte kë kishte takuar në Prishtinë.

“Ata mendojnë se veprimi im është një veprim kundër qeverisë serbe, se unë po komplotoj kundër qeverisë serbe. Ata më pyetën me kë fola, nëse fola me kryeministrin Kurti, çfarë mesazhesh kishte ai për babain tim, pyetje të ndryshme për aktivitetin tonë politik. Më pyetën kush e mbështet babain dhe me kë jemi në kontakt, nëse njoha njerëz gjatë qëndrimit tim në Prishtinë. Unë nuk mund t’ju përgjigjesha këtyre pyetjeve pasi nuk takova askënd në Prishtinë, thjesht vendosa lule në varrin e Jasharajve dhe ata u acaruan me këtë përgjigje. Më pyetën ku punoj, cilat janë pasionet e mia dhe çfarë bëj në kohë të lirë. Më pyetën pse kam një pasaportë kroate dhe cili është emri i mamasë time”, tha ajo.sn

Spahia: Skandal, Beci ka vendosur shkrirjen e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia ka denoncuar vendimin arbitrar për shkrirjen e disa institucioneve përnjëherësh nga Benet Beci, vendim i cili është në kundërshtim me interesat e qytetit të Shkodrës.

Spahia është shprehur se shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar

Reagimi:

Me një akt të paprecedent, njeriu që Rama i imponoi shkodranëve përmes krimit, kërcënimit dhe blerjes së votës, ka marrë përsipër të shkrijë disa institucione përnjëherë, pa asnjë konsultim publik dhe pa asnjë shpjegim se si do të menaxhohen në vazhdim institucione të rëndësishme në territorin e Bashkisë Shkodër.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni”, institucioni më i rëndësishëm i kulturës në Shkodër, e përtej, që mban titullin “Nderi i Kombit”, është akti më i turpshëm që i bëhet tempullit të artit, aty ku u vu në skenë opera e parë shqiptare, e më pas kryevepra kombëtare e botërore të dramës, komedisë, e muzikës, e prej ku kanë dalë emrat ikonë të artit kombëtar.

Shkrirja e Teatrit “Migjeni” na kujton shembjen e Teatrit Kombëtar. Këtë herë jo duke futur fadromat, por më keq duke rrënuar strukturën e tij e duke i hequr krejtësisht pavarësinë. E për cfarë? Që ta kenë të komandueshëm për të luajtur cic-mice disa njerëz anonim, që nuk kanë lidhje me artin dhe kulturën në Shkodër.

Dega ekonomike e kulturës, një tjetër institucion i rëndësishëm që shkrihet, i cili ka administruar Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”, Bibliotekën “Marin Barleti”, Galerinë e Arteve, Muzeun “Oso Kuka”, Muzeun e Kështjellës dhe “Vendin e Dëshmisë e Kujtesës”. Të gjitha fshihen dhe hidhen tutje, pa ditur askush për fatin e tyre.

Një pyetje që vjen natyrshëm: Çfarë mbetet në këmbë dhe sadopak i lirë prej pushtetit nga institucionet kulturore?

Drejtoria e çerdheve e kopshteve, institucioni i cili mbikqyr, administron dhe përkujdeset për të gjitha çerdhet dhe kopshtet publike në territorin e Bashkisë Shkodër, duke patur si detyrë sigurinë e mirqënien e fëmijëve të të gjithë shkodranëve, shkrihet gjithashtu, pa asnjë shpjegim se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e fëmijëve në radhë të parë, por edhe të punonjësve.

Me të njëjtin trajtim shpërfillës Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, që mbulon një bashki ku problematikat e bujqësisë janë të pafundme dhe me sipërfaqen më të madhe të pyjeve. Nga përmbytjet, investimet në rrjetin kullues e vaditës, apo tek menaxhimi i sipërfaqes pyjore.

Ky shkatërrim i qëllimshëm ka vetëm një arsye, abuzimin, mos mbajtjen e përgjegjësisë dhe rrënimin e bashkisë Shkodër. Në vend që të shkohet drejt decentralizimit siç edhe rekomandohet me forcë nga institucionet ndërkombëtare, modeli rilindas kthehet mbrapsht duke përqendruar gjithçka në pak duar afër titullarit.

Këto vendime janë njëlloj si ato që bëri kryeministri i tij, që Shkodrës i hoqi thuajse të gjitha drejtoritë dhe nuk ndalet së rrënuari traditën dhe historinë shekullore.sn

Kushtetuesja në Shqipëri kundërshton bllokimin e diplomave për studentët e Mjekësisë

Jetmira Delia-Kaci

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri pranoi pjesërisht të enjten një kërkesë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, duke shfuqizuar disa nene të ligjit që i detyronte ata të punonin në Shqipëri deri në pesë vjet pas diplomimit.

Sipas Gjykatës, dispozitat e kundërshtuara nga studentët, sjellin kufizim të të drejtave për arsim dhe punësim, por ky kufizim ka ardhur për shkak të interesit publik, për të garantuar kujdes shëndetësor.

Ky institucion e ka cilësuar si joproporcional afatin e vendosur nga Qeveria, për ‘mbajtjen peng’ të diplomës, me kërkesë të punës së detyrueshme për pesë vjet.

“Afati pesëvjeçar (i parashikuar nga neni 4 i ligjit) rezulton më i ashpër sesa nevoja për të përmbushur objektivin legjitim. Duke u nisur nga premisa që afati pesëvjeçar nuk është proporcional, dhe duke marrë në konsideratë eksperiencën e vendeve të tjera, ku ky afat nuk tejkalon gjysmën e kohëzgjatjes së studimeve, u gjykua që të rishikohen edhe afatet e tjera trevjeçare dhe dyvjeçare, të përcaktuara në të njëjtin nen”, është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji, që synon të ndalojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, u miratua nga Kuvendi, më 21 korrik.

Sipas Qeverisë, Ligji për “trajtimin e veçantë të studentëve, që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë ‘mjekësi e përgjithshme’ në institucionet publike të arsimit të lartë”, ishte masa e duhur për të siguruar shërbime shëndetësore për qytetarët.

Ligji parasheh që studentët që nuk nënshkruajnë marrëveshjen për të zbatuar këtë detyrim, duhet të paguajnë një tarifë që, sipas Qeverisë, është 6.500 euro në vit, por nga përllogaritja e bërë nga Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë, kjo kosto kap vlerën e 2.300 eurove.

Studentët e dërguan ligjin në Gjykatë Kushtetuese në tetor të vitit 2023. Në atë kohë ligji u pezullua deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Me shpalljen e këtij vendimi, Gjykata i la Kuvendit tre muaj kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme.

Gjykata ka konstatuar, gjithashtu, se në ligj mungojnë kriteret për “punësimin me prioritet, trajtimin financiar deri në gjetjen e punës, si dhe përllogaritjen e periudhës së pritjes për t’u punësuar në kohëzgjatjen e detyrimit për punësim”.

Organizata “Qëndresa Qytetare”, që monitoron problemet në arsim në Shqipëri, dhe ka mbështetur studentët në protestat e tyre, ka reaguar e para, pas vendimit të Gjykatës.

Migen Qiraxhi, drejtues i kësaj organizate, e cilësoi vendimin si një fitore për studentët dhe tha se në këtë mënyrë, “Qeverisë i bllokohet rruga për të mbajtur peng dhe kushtëzuar edhe diplomat e mësuesve, inxhinierëve apo profesioneve të tjera”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kur bëri publike nismën për të frenuar largimin e mjekëve, pati paralajmëruar se i njëjti model do të aplikohet edhe për disa degë të tjera studimi, që vendit të mos i mungojnë profesionistët e fushave të ndryshme.

Ekspertë të mjekësisë kanë deklaruar se “eksodi” i mjekëve nuk zgjidhet me nisma të tilla, por duke rritur pagat e mjekëve dhe duke krijuar kushtet e nevojshme për ushtrimin e këtij profesioni.

Ja kërkesa e 47 deputetëve të opozitës: Të ndryshohet përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Zbardhet kërkesat e 47-deputetëve të opozitës, të cilët kërkojnë të ndryshohet përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në një kërkesë drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni Ambasadorëve të Quint-it dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, 43 deputetët e PD të grupimit Bardhi-Berisha, 3 deputetët e Partisë së Lirisë dhe deputeti i PD Agron Shehaj, i kanë kërkuar Kryetares së Kuvendit të procedojë me ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

47 deputetët e opozitës, të cilët së bashku me 7 deputetët e Grupit Parlamentar për Demokraci dhe Integrim që kanë caktuar Shpëtim Idrizin si anëtarë të tyre, përbëjnë shumicën absolute të deputetëve të opozitës, kanë theksuar se përveç faktit që Shqipëria ka detyrimin ndërkombëtar për reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR, nga ana tjetër Kuvendi ka detyrimin për të reflektuar edhe 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, që lidhen kryesisht me formulën ligjore të përllogaritjes së mandateve për deputet, si dhe votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

 

Në një letër të gjatë deputetët e opozitës kanë shpjeguar në detaje sesi puna e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore u bllokua për rreth 2 vite nga bashkëkryetarët aktual. “Për shkak se në 18 muaj Komisioni i Posaçëm zhvilloi vetëm dy mbledhje inaguruese dhe nuk përmbushi përgjegjësinë e ngarkuar nga Kuvendi dhe as afatet e kalendarit të punës që kishte miratuar vetë, në 14 Maj 2023, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje pa asnjë ndryshim ligjor dhe pa adresuar asnjë nga Rekomandimet e OSBE-ODIHR të vitit 2021”- thuhet në shkresë.

Deputetët nënshkrues shprehen se kanë analizuar situatën që në muajin Shtator 2023 dhe kanë konstatuar se asnjë përfaqësues i mazhorancës dhe opozitës, roli udhëheqës i përket bashkëkryetarëve, nuk kishin kërkuar asnjëherë zyrtarisht mbledhjen e Komisionit, nuk kishin patur asnjë reagim apo nuk kishin nxitur asnjë debat publik mbi këtë çështje, nuk kishin informuar asnjëherë Grupin Parlamentar apo vetë Kuvendin për ekzistencën e ndonjë arsyeje objektive për bllokimin e punës në Komision, si dhe drejtuesi i opozitës në Komision nuk kishte zhvilluar asnjë takim, konsultim apo mbledhje me anëtarët e tjerë të opozitës. “Nga kjo analizë rezultoi e provuar që qartësisht Reforma Zgjedhore po lihej në heshtje, po mbahej qëllimisht e bllokuar, edhe pse koha po kalonte dhe zgjedhjet e ardhshme ishin afër” – shkruajnë deputetët e opozitës.

“Është e drejtë e trupës që ka mandatuar përfaqësuesit që të rishoh rolin e tyre, si dhe t’i mbajë përgjegjës kur cënohen interesat politike apo kur shpërdorohet besimi i dhënë. Në këtë kuptim, koha e mjaftueshme prej 22 muajsh për të ushtruar përgjegjësinë e ngarkuar dhe mungesa e progresit në këtë çështje, e bën të domosdoshëm ndryshimin e përbërjes së Komisionit” – thuhet në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit.

Deputetët evidentojnë se në kuadër edhe të dialogut konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Grupi Parlamentar “Aleanca për Ndryshim” dhe deputetët e tjerë të opozitës, vendosën të propozojnë ndryshimin e përbërjes së Komisionit të Posaçëm, duke theksuar për herë të parë zyrtarisht se në rast se 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të cilët mungonin në mbledhje (Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano, Flutura Acka, Kreshnik Çollaku, Lulzim Basha, dhe Orjola Pampuri) shprehin vullnetin të përfaqësohen me një anëtar të zgjedhur prej tyre, atëherë grupi parlamentar shpreh gadishmërinë për të tërhequr një anëtar nga propozimi dhe caktimin e njërit prej kolegëve që mungon në mbledhje si anëtar të Komisionit.

Letra e deputetëve mbyllet me thirrjen drejtuar Kryetares së Kuvendit që t’i përgjigjen thirrjes së partnerëve ndërkombëtar për gjetjen e rrugës së dialogut mes palëve dhe të mbajnë në konsideratë dakordësinë e arritur në Rezolutën e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ku theksohet nevoja për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Deputetët e opozitës protestojnë me pankarta në Kuvend: Rama në burg si McGonigal

Deputetët e opozitës kanë shkuar sot në Kuvend me pankarta, me mesazhe kundër qeverisë.

“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot, në shqip dhe anglisht, në kuadër të protestës së tyre që vijon prej disa kohësh.

Ndërkohë disa deputetë kanë zgjedhur që të bllokojnë në rresht foltoren, duke mbajtur në duar dhe pankarta të vogla, si shenjë e skenarit të bllokimit të punimeve të Kuvendit.sn

ImageImageImage

Bardhi: Nuk do të lejojmë Reformë Zgjedhore të njëanshme, Rama ka strategji të vijojë bllokimin e saj

Kryetari i Grupit Parlamnetar të PD, Gazment Bardhi është shprehur se reforma zgjedhore duhet të adresojë të gjitha problematikat që janë hasur prej kohës në zgjedhje bazuar në rekomandimet e forta të OSBE-ODIHR.

Bardhi ka theksuar se një reformë e njëanshme mes Ramës dhe grupit të Bashës cenon rendë besueshmërinë dhe vërtetësinë e Reformës Zgjedhore, por është një marrje peng e saj.

“Reforma zgjedhore duhet të përfshirë shit-blerjen e votës, keqpërdorimin e administratës shtetërore, intimidimin e votuesve dhe administrim korrekt të zgjedhjeve dhe duke mbajtur në konsideratë rezolutën e miratuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë ku për herë të parë theksohet nevoja jo thjesht për gjithëpërfshirje por për një përfaqësim të vërtetë të opozitës në komisionin e reformës zgjedhore ka vendosur të ridërgojë edhe njëherë duke shpjeguar bazueshmërinë kushtetuese dhe rregulloren e kuvendit të vullnetit të shumicës së opozitës të përfaqësuesve të tyre ne komisionin bipartizan të reformës zgjedhore.

Kuvendi ka një traditë të të funksionit të këtij komisioni  dhe tradita është që opozita dhe mazhoranca duhet të kenë numra të njëjtë në komision por vullneti i njërës palë nuk mund ti mbivendoset palës tjetër në këtë komision.

ky është koncepti se si funksionon komisioni i  reformës zgjedhore dhe kjo është dhe kërkesa e deputetëve të opozitës dhe grupit parlamentar të PD.

Vijimi i farsës nga korporata e viti 2020 në një reformë të njëanshëm zgjedhore që është paralajmëruar të premten është një fasadë e atyre që bllokun reformën zgjedhore për 22 muaj dhe që i siguruan Ramës mandatin e tij të tretë.

OSBE-ODIHR kishte si thelb në deklaratë që të mos bëjnë shaka me reformën zgjedhore por të adresojnë problematikat kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri, deformimi i vullnetit të qytetarëve të Shqipërisë nga mazhoranca.”sn

Procesi farsë- Gjokutaj: Berishën e pyetën se ku ka punuar pas vitit 1995

Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj ka rrëfyer në studion e Debatit në A2 CNN detajet dhe të pathënat e seancës në SPAK, ku u mor në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas Gjokutajt, të martën ra alibia që Berisha nuk shkon në SPAK, duke dokumentuar respektin e tij ndaj ligjit.

“Shoqërimi ishte shumë korrekt, Berisha për arsye sigurie lëvizi me mjetin e tij. E vërteta nga ne ka qenë që asnjë nga ne avokatët nuk ishte atë ditë, kjo ishte arsyeja pse ne kërkuam që të shtyhej. Ata nuk e prisnin prezencën e zotit Berisha, prezenca e zotit Berisha është dokument i gjallë i respektit të tij ndaj ligjit dhe rënie e alibisë që ai i shmanget drejtësisë. Rasti i Berishës është sui generis”.

I pyetur se çfarë ndodhi ato 90 minuta në sallën e SPAK, Gjokutaj shprehet se prokurorët i gjeti të papërgatitur në marrjen në pyetje ndaj Berishës.

“Atje ishte një zyrë shumë e vogël. Më vjen keq që gjeta një SPAK të papërgatitur për pyetjet. Ata nuk kishin pyetje. Një nga pyetjet ishte; ku keni punuar zoti Berisha pas vitit 1995? Berisha i denoncoi prokurorët aty në zyrë, denoncoi procesin ndaj tij, ju shpjegoi shkeljet edhe për masën e sigurimit me një etikë ekstreme”.

Gjokutaj theksoi se nuk ishin 90 minuta marrje në pyetje në sallën e SPAK, por kishte shumë debat e përplasje.

“Berisha bëri ekspozenë e vet pavarësisht procedurës, ata donin ta ndërprisnin, t’i thoshin që këtu nuk jeni në miting, por Berisha me një tis humori u thotë; mos me thoni qe nuk ua thashë. Hymë në SPAK, por 90 minuta nuk ishte pyetje. Pas përplasjeve procedurale, ata bënë 3- 4 pyetje, po kishte debat shumë për argumentimin e pyetjes dhe mënyrën sesi Berisha përgjigjej, në fund Berisha dorëzoi një material në lidhje me ato elementë të paqenë në akuzën e ngritur në regjistrimin e procedimit ndaj tij”.

Ai tregoi se Berisha u kërkoi llogari prokurorëve të SPA, që pse nuk përmendin kryeministrin Rama në çështjen “Partizani”, pasi sipas tij ai është strumbullari.

“Zoti Berisha në të drejtën e tij ju kërkoi llogari, u tha që pse nuk e përmendni  Ramen në këtë hetim kur ai është strumbullari i Partizanit? Ka dhënë leje ndërtimi dhe është gjobitur nga gjykata. Çfarë keni dëgjuar në dalje të gjykatës, e gjitha është biseduar në atë zyrë”.

I pyetur nëse Berisha ka intimiduar prokurorët, Gjokutaj u përgjigj: “Berisha nuk i intimidoi prokurorët, Berisha kërkon të drejtën e tij. Intimidimi nuk bëhet në rrugë institucionale në zyrë. Berisha ishte në pozitë avantazhuese se u tregoi me zë e figurë që: nuk jam si që më keni përshkruar për 3 muaj që të kem frikë të përballem, për të cilën është marrë edhe masa. Se ai nuk paraqitet. Berisha nuk mban qëndrim ndaj organit ligjvënës, por ndaj shkeljes skandaloze të Kushtetutës. Berisha është në pozitë të pabarabartë me ta se këtu është kapur Kuvendi”.

Rama shpërblen me kullë 28 kate te liqeni botuesen e librit të tij ‘Kurban’

Vazhdon masakra urbane në Tiranë. Kryeqyteti vijon të betonizohet për interesat e oborrit të Ramës.

Këtë herë është, as më pak e as më shumë, botuesja e librit “Kurban”, Arlinda Dudaj, bashkëshorti i së cilës ka marrë një leje ndërtimi në hyrje të Liqenit Artificial të Tiranës.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama, miratoi tetorin e vitit të shkuar një mori lejesh ndërtimi, ndër të cilat ishte kulla 28-katëshe tek Liqeni në pronësi të Dudajt, bashkëshortit të botueses së “Kurbanit”.

Kompania që do ndërtojë kullën është “Vistas Enterprises”, ku Arlinda rezulton ndër të tjera, anëtare e Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë.

Kulla do të ndërtohet në hyrje të Liqenit artificial tek universiteti “Marin Barleti” dhe do të jetë “strukturë shërbimi, hoteleri dhe banimi 2-8 kate dhe 28 kate mbi tokë, me 5 kate nëntokë.

Pra, Rama vijon të shpërblejë ‘oborrtarët’ e tij me kulla, konçensione, investime strategjike etj.sn

 

 

‘Partizani’- U pyet për herë të parë si person nën hetim, Berisha del nga SPAK

Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat pas përfundimit të marrjes në pyetje nga SPAK.

Berisha: Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrike bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie.

Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje.

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi detaje nga dëshmia e tij sot në SPAK si person nën hetim për çështjen “Partizani”.

“Dua t’iu them qytetarëve, të gjitha ato që kam denoncuar, Edi Ramën dhe gripin e tij mercenar. Kam ardhur këtu të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar. Me shpifje dhe trillime. Nuk ka asgjë të vërtetë, por zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuar kriminal. Ju deklarova aty; jam këtu për të shembur piramidën tuaj. Për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese, të cilat ju vendosët. Masat që vendosët kundër Berishës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antilogjore të turpshme, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin Parlamentit për llogari të Ramës. Jam këtu për të denoncuar refuzimin e provave që nuk mund të ndodhë kurrë në një vend. Provat e paraqitura nga avokatët dhe Malltezi, ishin shkatërrimtare. Refuzuan prova që shembin piramidën e tyre të mashtrimit. Ekspertizën e ekspertëve të pavarur. Refuzuan dokumentet që faktojnë se vepruan mbi urdhrin politik të Ramës. Janë këtu kriminelët që kanë bashkëpunuar. Gjeta aty një atmosferë mortore. Shihnin të hutuar njëri tjetrin dhe nuk dinin ç’të përgjigjeshin. Kur përmenda Taulant Ballën fytyrat u prishën direkt. Nuk ishin pyetje ata, ishin vetëdenigrim që i bënin vetes.”, tha ai.

Berisha tha se prokurorët gjatë marrjes në pyetje nuk paraqitën asnjë provë, ndërsa i quajti “mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”.

Ish-kryeministri u mor sot në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”, për të cilën është edhe nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

“I gjeta të terrorizuar, gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjerë. Siguroj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitore të pashmangashme dhe Rama do përfundojë në galerat e historisë bashkë me SKAP dhe Gjykatën Speciale. Berisha do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në thirrjen time. Nuk kishin asnjë provë vetëm mashtrim dhe riciklim të tyre.
Mjeranë që përsërisnin trillimet e tyre”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se pyetjet që i bënë sot oficerët e SPAK për çështjen Partizani, ishin idiote. Ai madje kërkoi ndihëm e avokatit të tij mbi ato që u pyet në SPAK.

“Ata kishin marrë një listë personash dhe thoshin; A i njeh ti këta. Se nga e kishin marrë këto lista, nga zyrat e Ramës apo jo. Pyetje tjetër: çfarë ka bërë Abi Malltezi.”, tha Berisha.

Berisha: Genc na i memorizo pak se ishin kaq pyetje idiote sa…
Ndërhyn avokati Gjokutaj: Ka rënë çdo masë sigurie. Nuk kishte asnjë pyetje që t’i referohej një prove

Berisha: A ke ti dijeni për aktin e kontrollit të atij gjenerali?! Ai akt është trillim.

Ai u shpreh se mes të tjerash u pyet në lidhje me letrat me vlerë.

Berisha u shpreh se si pasojë e ligjit të dekretua nga ai në 1995 kur ishte president i vendit, dhëndri Jamarbër Malltezi, ka përfituar vetëm 64 euro.

“Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguaj.
Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro.

Së fundi, Edi Rama është personi që…nëse Berisha nuk ka asnjë firmë në procesin e parablerjes, kryeministri ka një seri firmash në këtë proces. Akuzat që i bëhen Berishës se e ndryshoi destinacinin, është identike që Berisha bleu Ramën për të pasuruar dhëndrin e tij. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin.

Ua përmenda emrat, por kur përmenda Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Iu thashë; çfarë qeniesh jeni ju. Rama ka firmosur privatizimin, kthimin, ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur ishte pronë shtetërore. Si ka mundësi që Rama e kalon gjithë klubin në zonë. Si ka mundësi që Rama firmos lejen e ndërtimit në shesh, dhe ju mashtroni. Si ka mundësi që ju injoroni hijen e Ramës”, tha mes të tjerash ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se nuk i trembet asnjë mase, ndërsa theksoi se nëse do të përballet me gazetarët, ai nuk do të ndalet për fjalën e lirë. Në një komunikim për gazetarët pasi dëshmoi për herë të parë në SPAK për çështjen “Partizani”, Berisha tha se beteja e opozitës do të vijojë.

“Tani që thua ti, ajo është një masë staliniste që tregon frikën dhe tmerrin e regjimit nga fjala e Berishës. Sa i përket komunikimit, po më dolën para gazetarët, harroje se do të ndalem për fjalën e lirë.”, tha ai.

Duke u ndalur tek e ardhmja e opozitës, Berisha shtoi; “Opozita ecën në fitore të sigurt.”.
(BalkanWeb)

“Fitore!”, Berisha flet pak para marrjes në pyetje, mesazhi nga SPAK: Jam këtu për të denoncuar Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK ku do të merret në pyetje si person nën hetim në lidhje me dosjen “Partizani”.

Në ambientet para SPAK ai është pritur me ovacione nga mbështetësit.

Berisha në fjalën për mediat, u shpreh se opozita do të fitojë dhe se ndodhet në SPAK për të denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe sipas tij “grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”.

“Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike!
Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit.
Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore!”, tha ai.bw

Në ‘arrest shtëpie’ për çështjen ‘Partizani’, Berisha sot në SPAK për herë të parë

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Berisha do të shkojë në SPAK, ndërsa thuhet se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’.

U përmend në dosjen “McGonigal”, Agron Neza paraqitet në SPAK

Agron Neza është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”, ku përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama dhe ish-zyrtarit të FBI. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se SPAK ka nisur hetim mbi këtë çështje, ndërsa më herët është pyetur edhe Dorian Duçka.

Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.

McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për zotin Neza, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.

Shpopullohet fshati Nartë në Vlorë, banorët e vetëm janë të moshuarit

Dikur jetonin rreth 1 mijë familje, ndërsa sot kanë mbetur rreth 100 të tilla, të përbëra nga të moshuar. Edhe Fshati Nartë në Vlorë nuk i ka shpëtuar shpopullimit, ku të rinjtë kanë ikur për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën aty.

Syri tv

Shpopullimit nuk i ka shpëtuar as fshati Nartë në Vlorë. Dikur në këtë fshat jetonin rreth 1000 familje, ndërsa sot, kanë mbetur pas banesa të braktisura e që po shkojnë drejt rrënimit.

Aktualisht, sipas banorëve, në fshat janë rezidentë, rreth 100 familje, të përbëra kryesisht nga të moshuar. Ata thonë se të rinjtë kanë ikur për shkak të pamundësisë për të ndërtuar jetën në këtë fshat.

Fëmijët apo nipërit dhe mbesat e tyre siç tregojnë edhe vetë banorët  nuk mendojnë të rikthehen.

Në Nartë edhe mosha e tretë më dëshirën për të emigruar, por mundësitë familjare i kanë detyruar të jetojnë ende në fshat.

“Vetë i çuat dhe i vratë!”, i riu thirrje kundër Ramës, çfarë ndodhi gjatë homazheve për viktimat e ‘21 Janarit’: Më keni shkatërruar!

Teksa kryeministri Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të protestës së dhunshme të 21 janarit vendosën lule dhe bën homazhe në vendin ku ndodhën vrasjet, një i ri ka bërë thirrje kundër qeverisë.

“Vetë i çuat atje, vetë i vratë”, ishte thirrja e fortë që bëri një i ri, ndërkohë që ai u ndalua nga civilë, të cilët kërkuan shoqërimin e tij.

“Nuk kam bërë gjë. S’kam pse të jap mjetet e identifikimit. Mos më prekni, s’bëra gjë. Më lini të qetë, më ktheni telefonin. Nuk bëra gjë! Nuk bëra asgjë.

 

Ju lutem shumë, më keni lënë pa punë, më keni shkatërruar. Më keni lënë pa punë. Më kthe telefonin, se është pronë e imja. Thjesht! Kaq. Më keni lënë pa punë.”, tha i riu, teksa shfaqet në një video të siguruar për BalkanWen nga gazetari Osman Stafa, ku ai shfaqet teksa debaton me punonjësit e sigurisë.

Kërcënohet me jetë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Arnisa Këlliçi

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Arnisa Këlliçi, është kërcënuar me jetë dhe për këtë arsye ajo ka kërkuar mbrojtje pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në shkresën që ajo I ka drejtuar KLGj-së i vë në dijeni se letra e kërcënuese i ka ardhur këtë të shtunë, kur data shënon 20.01.2024.

SYRI ka siguruar edhe letrën kërcënuese me shkrim dore në të cilën shkruhet:

Pjesë nga letra kërcënuese:

E dashur Arnisa.

Keni dy fëmijë ….. dhe ….. Mendoni për ta!

Si mund të rroni ju, e jo ata e kjo është e vërtetë.

Me respekt

Letra mendohet që të ketë ardhur nga burgu, teksa përballë këtij kërcënimi gjyqtarja Arnisa Këlliçi ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ti mundësohet mbrojtje e posaçme.

‘Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnisa Kēlliçi, ka patur një kërcënim me jetë.

Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sot më datë 20.01.2024, m ë ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj

përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time.

Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre

Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni te nevojshme’, shkruhet në letrën e plotë të gjyqtares Arnisa Këlliçi drejtuar KLGJ.

“U krijuan kushtet e një puçi shteti “, Bamir Topi zbulon prapaskenat e ’21 Janarit’

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka zbuluar ato që mund të konsiderohen si “të pathënat” e ngjarjes së rëndë të 21 janarit të para 13 viteve.

Topi zbuloi për gazetaren Nisida Tufa se ai ka pasur komunikime me ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Basha, ndërsa u shpreh se këtij të fundit i ka dhënë edhe një këshillë.

“Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite”, u shpreh Topi në lidhje me takimin me Bashën.

Po ashtu ai theksoi se Prokuroria e asaj kohe është penguar në lidhje me hetimet për këtë rast dhe se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Topi: Unë kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për qetësi dhe për drejtësi. Natyrisht e di, jam i qartë, Berishës nuk i ka pëlqyer kur unë flas për ngjarjen në bulevard sepse vrasjet ndodhën aty. Vrasjet ndodhën kur protesta praktikisht kishte mbaruar.

Ju telefonuar ministrin e Brendshëm Basha në atë kohë dhe nuk u përgjigj, për t’i thënë çfarë?

Topi:Për ti thënë shqetësimin tim si kreu i shtetit dhe për tu interesuar. Komunikimet me të më pas janë konfidenciale, por thirrja ka qenë për vetëpërmbajtje dhe për të eliminuar episodet e dhunës që mund të vazhdonte.

Si e kuptuat që Berisha kishte vërejtje për qëndrimin tuaj?

Topi:Eksperienca ime politike dhe ajo e komunikimit e njohjes së fizionomisë politike të Berishës, më jepnin mundësinë të gjykoja si e kishte perceptuar ai deklaratën time.  Prokurorisë i dhashë mbështetjen 100%, kishte ndodhur një tragjedi në bulevard dhe njerëz të pafajshëm u vranë dhe të tjerë u plagosën. Përmasat e tragjedisë mund të ishin shumë më të mëdha.

Çfarë i thatë Ina Ramës në ato momente?

Topi:Prokuroria u pengua për të marrë provat. Për këtë janë dëshmitarë shumë njerëz që kanë punuar në prokurori asokohe. Prokuroria u fut në një konflikt të fortë institucional, nuk u zbatuan urdhrat e ndalimit të prokurores.

A u reflektuan këto te takimi që patët me Bashën?

Topi:Zoti Basha ishte ministër i Brendshëm dhe kërkoi të takoheshim. Zhvilluam një bisedë lidhur me atë ngërç.

Si ishte Basha, i trembur, i shqetësuar?

Topi:Nuk besoj të kishte njeri të pashqetësuar në ato momente. I kam dhënë gjithë besimin tim prokurorisë, këtë ia bëra të qartë. Palët politike u treguan të pabesa ndaj njerëzve. Tek e fundit politika e ka shfrytëzuar situatën e 21 janarit.

Ju Bashës i dhatë një këshillë pas takimit apo jo?

Topi:I dhashë një këshillë që mund edhe të mos ia jepja. Secili e di mirë detyrën e tij. Kjo është një çështje e rëndë. Nuk e di si e ke raportin me letrat i thashë, por kjo situatë do të ketë jehonë për shumë vite. Edhe sot është diçka e pagjykuar drejt.

Ju thoni se ka pasur porosi të Berishës për mjekët e Spitalit Ushtarak, ku bazoheni për këto?

Topi:Unë kam thënë se ajo që dëshmuan mjekët ishte qartazi një mashtrim i madh dhe kjo u vërtetua më pas nga urdhri i mjekut. Ajo që doli vërtetoi se goditjet nuk ishin brenda turmës si e reklamonte Berisha.

Ishit kreu i Shtetit dhe u informuat se ishin vendosur kamera pranë banesës tuaj. Megjithatë thatë se nuk u trembët pasi keni një perceptim për Berishën që mundohet të trembë por nuk i shkon deri në fund.

Topi:Asnjëherë nuk e kam ndjerë veten të frikësuar. Kur kam kaluar situata në vitin ;87, ajo situatë nuk përbentë problem për mua. Problemi ishte se brenda shtetit u krijuan kushtet e një puçi shteti.

Ju shkruani se iu është dashur të dilnit nga banesa për dy orë dhe kërkuat vetëm shoferin për një takim shoqëror në Linzë, kush ishin këta persona?

Topi:Ishin pjesë e grupit parlamentar. Do ishte një paradoks të lëvizje me punonjësit e gardës ndërkohë që këta të fundit rrethonin me urdhër të kryeministrit.

Ka pasur një përpjekje të jashtëzakonshme të prokurorëve për t’i shkuar drejtësisë deri në fund. Linja e tyre nuk ka qenë e njëjta me linjën e gjykatës. U kërkua nga prokuroria e shkallës së parë, u rrëzua nga gjykata. U apelua në Apel nga prokurorët që e kanë mbrojtur dhe në gjykatën e Apelit janë ndarë 2 me 1.

“Protesta e 21 Janarit tejet e dhunshme. Rama i braktisi protestuesit”, Bamir Topi tregon si e kujton takimin me ambasadorët dhe deklaratën që irritoi Berishën

Ndërsa ndodhemi në prag të përvjetorit të radhës së 21 janarit, Presidenti i Shqipërisë në atë kohë, Bamir Topi, kujton takimin me ambasadorë të akredituar në Tiranë një ditë para ngjarjes. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News 24, Topi theksoi se Rama i braktisi protestuesit në Bulevard.

“Është një rikthim traumatik në qenien time për çka Shqipëria dhe unë personalisht kam kaluar më 21 janar. Ishte më dominanti i jetës politike. Duke parë një lloj braktisje nga të gjitha palët, kisha detyrimin ti kthehesha kësaj ngjarje, kësaj here duke e shkruar, së paku ata që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt. Jam mundur të jem konciz sepse libri aq pranon. Palët ishin deklaruar.

Të gjithë ata që përbënin opozitën kishin deklaruar në mënyrë virulente dhe kishin paralajmëruar se si do të zhvillohej ajo situatë. Pa dyshim që kishte edhe paralajmërime nga qeveria. Erdhi nga një moment korruptiv nga një video. Solli një akumulim të egërsisë qeveritare për t’iu kundërvënë qeverisë.

Ka qenë data 20 janar, kisha organizuar në Pallatin e Brigadave një takim me trupin diplomatik dhe natyrisht isha shumë i kujdesshëm, por informacionet që vinin ishin të tilla sa unë jam shkëputur nga leximi. Ua kam bërë me dije edhe trupit diplomatik. Informacionet merreshin hap pas hapi dhe palët politike kishin një lloj ekzibicioni që të shfaqen me gjithë virulencën e tyre. Kryetari i Shtetit në çdo rrethanë së bashku me kryeministrin është destinacioni i parë i informacionit. Kishte arritur pika e konfliktualitetit në maksimum.

Në atë mbledhje me trupin diplomatik u kam bërë thirrje forcave politike që të ulin tensionet dhe të gjejnë kurajo për të dialoguar dhe sikurse u pa ditën e nesërme, askush nuk e dëgjoi. Kur në zyrën e kreut të Shtetit, takimet janë intensive në momente të tilla kur paralajmërojnë një trazirë. Në historinë e tranzicionit shqiptar, 21 janari është futur në kalendarin historik si ngjarja më traumatike dhe e dhunshme. Së pari është dimensioni politik dhe së dyti, dimensioni juridik. Dimensioni tjetër ka të bëjë me atë çka ndodhi në familjet e të prekurve nga kjo lloj tragjedie. Kam kontaktuar edhe me njerëz të mediave, pasi është mediator shumë i rëndësishëm qoftë në perceptimin e situatën, qoften në përçimin e mesazheve.

Ajo ishte një demonstratë, e cila nisi si paqësore që precipitoi si një protestë e dhunshme. Ajo që unë nuk kam pranuar tek kjo protestë, është kalimi i limiteve, pra tejet e dhunshme dhe e dyta, që unë nuk e kam kuptuar, ka qenë braktisja e kësaj proteste nga njeriu që duhet ta drejtonte politikisht këtë protestë. Zt. Rama i doli zot kësaj proteste dhe në fund i la protestuesit të dhunojnë dhe iku dhe në sytë e mi ishte një braktisje totalisht e pa justifikuar e saj.

Gjithmonë një drejtues politik i orienton njerëzit dhe brenda asaj turme ka njerëz që administrojnë vetveten dhe braktisja në mënyrë të qëllimshme, është përgjegjësi direkte e zt.Rama. situata precipitoi në mënyrë dramatike. Komunikimin e parë e kisha një natë përpara, komunikimi i dytë është momenti kur u ekzekutuan qytetarë, kam dënuar dhunën, kam bërë thirrje për drejtësi dhe qetësi. Berishës në atë kohë kryeministër nuk i ka pëlqyer ai momenti kur unë flas për ngjarjen në bulevard, unë flas për vrasjet në Bulevard. Unë nuk specifikova që vrasja kanë ndodhur në Kryeministri, vrasjet ndodhën në Bulevard”, tha midis të tjerash Topi.bw

Reforma zgjedhore- Bylykbashi: 50 deputetë të opozitës kërkojnë rishikimin e anëtarësisë së komisionit

Deputetët demokratë dolën në një konferencë për shtyp, duke kërkuar që të të rishikohet përbërja e komisionit të Reformës Zgjedhore.

Oerd Bylykbashi tha se nuk do ketë normalitet parlamentar nëse nuk pranohet kjo kërkesë, mes kërkesave të tjera të opozitës.

“Pothuajse 50 deputetë të opozitës kanë kërkuar zyrtarisht që të rishikohet anëtarësia e komisionit dhe të rikthehet tradita 20-vjeçare, e cila ka garantuar 2 rotacione politike me votë, sepse rregullat e përbashkëta kanë garantuar zgjedhje normale në përputhje me standardet.

Ne kërkojmë me forcë që të rikthejmë këtë traditë sepse reforma zgjedhore është një nga reformat më të rëndësishme që do të prodhojë një stabilitet apo destabilitet për më shumë se një dekadë.

Kërkojmë që pa vonesë, parlamenti i Shqipërisë të marrë në konsideratë kërkesën tonë që komisioni t’i kthehet normalitetit, konsensualitetit dhe funksionalitetit.

Sa kohë kjo nuk do të bëhet sepse Edi Rama nuk do dhe me ndihmën e të tjerëve do të arrije qëllimin për të veshur komisionin me një vello bipartizanizmi, ne nuk do pranojmë dhe ky parlament do të vazhdojë të jetë mosfunksional,” tha Bylykbashi.

Sipas tij, reforma zgjedhore është një nga arsyet kryesore të krizës që ka përfshirë parlamentin.sn

Nuredin Dumani kthehet në “minierë ari”, agjentët italianë zbarkojnë në SPAK

Agjentë të autoriteteve italiane kanë zbarkuar të enjten në SPAK, për të marrë në pyetje killerin me pagesë Nuredin Dumani, i cili po shihet si “minierë ari” edhe nga agjencitë e huaja.

Dyshohet se Dumani ka dijeni edhe mbi ngjarje të rënda kriminale të ndodhura jashtë vendit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas informacioneve hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafik lendesh narkotike por edhe vepra të tjera penale.

Mësohet gjithashtu se interes për të pyetur vrasësin me pagese për ngjarje të caktuara ku janë përfshire grupe kriminale shqiptare kanë shfaqur edhe agjenci te tjera ligjzbatuese të vendeve europiane.

Kujtojmë se Nuredin Dumani  u arrestua në 2022, i dyshuar si autor i atentatit në Elbasan ku mbeti i plagosur Talo Çela.

Ai ishte një emër shumë i njohur për policinë. Emri i tij u lakua në tetor të vitit 2020, kur ai u shpall në kërkim si autor i vrasjes së Bujar Çelës, vëllai të Talo Çelës.

Ai është autor i dyshuar edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, sipas Policisë dhe dy personave të tjerë.

Autorësia e tyre në këtë ngjarje është dëshmuar nga i penduari i drejtësisë, Klevis Alla, ndërsa dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë pasi akuzoheshin se nuk i kishin kthyer një shumë të konsiderueshme parash që kishin lënë në servisin e tyre.

Vëllezërit Haxhia, gjithmonë sipas dëshmisë së Klevis Allës, kanë deklaruar se paratë i kanë humbur në muajin janar të këtij viti, kur servisi i tyre ra pre e vjedhjes, ku i morën edhe materiale dhe nuk kishin asnjë mundësi për t’i kthyer pas. Dumani është shok me Klevis Kapllanin, i ekzekutuar me 14 plumba më 15 shtator.

Ai akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020. Po ajo që bie më shumë në sy është se në vrasjen e katër të rinjve në Durrës, Dumani ka bashkëpunuar së bashku me Talo Çelën, ndërsa së fundmi ai akuzohet për vrasjen e vëllait të tij

Nuredin Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre. Po ashtu, Nuredini ka qenë i arrestuar më herët edhe për akuzën e vjedhjes.bw

Bardhi: Alibeaj mund të shkojë edhe te vila e Ramës, por reforma duhet të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se opozita nuk bllokoi komisionin e Reformës Zgjedhore, por ishte mazhoranca që kërkoi t’i hidhte sy qytetarëve.

Bardhi u shpreh se Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, ndaj nuk do pjesëmarrjen e opozitës në komision. Bardhi shtoi se opozita dëshiron të marrë pjesë në Komision po nuk po lejohet ta bëjë një gjë të tillë.

“Në fakt, qëllimi i sotëm ishte t’i hidhnin hi sy qytetarëve se dëshirojnë Reformë Zgjedhore. Po të donin, do e kishin mbyllur brenda këtyre dy viteve. Sot, opozita nuk ka bllokuar komisionin. Është mozhoranca që ka bllokuar opozitën, pasi ka qëllim të bllokojë komisionin e Reformës Zgjedhore. Rama nuk do të bëjë zgjedhje të ndershme, prandaj nuk e lejon opozitën. Opozita do të marrë pjesë në Komision, por nuk po lejohet. Reforma Zgjedhore po mbahet peng nga Edi Rama. I kemi mbështetur për dy vite për ta çuar para Reformën. Ata e bllokuan punën e Komisionit për dy vite. Nëse ne nuk do të ngrinim zërin, sot Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të ishte fare temë. Do të ishte e varrosur, siç e kishin varrosur në harresë gjatë këtyre dy viteve,” tha Bardhi.

“Kompozimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore është një model që është aplikuar në Shqipëri që nga viti 2002. Kolegëve ne u kemi dhënë besimin për dy vite ta bënin reformën zgjedhore, e mbajtën të bllokuar. Kanë humbur besimin e atyre që i kanë mandatar. 

Ju e patë që një pjesë e atyre që pretendojnë se përfaqësojnë popullin opozitar, sot nuk ishin as në mbledhje. Ata mund të shkojnë edhe të mblidhen edhe te vila e Edi Ramës në Surrel. Unë po flas për një reformë zgjedhore që përmbush standardet e OSBE/ODIHR. Dhe që të përmbushë standardet e OSBE/ODIHR duhet të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse. Dhe gjithëpërfshirje do të thotë sipas proporcionit që ka secili grupi parlamentar të ketë përfaqësimin në komision.

Nuk mund të ndodhë që 7 deputetë të kenë 4 anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore dhe 50 e ca deputetë të kenë 3 anëtarë sepse do ishte jashtë çdo logjike parlamentare, por dhe matematikore. Unë e kuptoj që ata kanë probleme matematikore, por nuk mundet që 7 deputetë të përbëjnë dy të tretën e përfaqësimit në komisionin e reformës zgjedhore,” tha Bardhi.

Këlliçi publikon listën: Ja provat që fshehu Dritan Prençi për të mbrojtur Veliajn, prokurori i SPAK vijon të pengojë hetimin e plotë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar listën me provat ku tregohet se si prokurori i SPAK ka fshehur provat në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në deklaratën e bërë nga selia blu, Këlliçi theksoi se prokurori Dritan Prençi po vijon të pengojë hetimin e plotë të aferës së inceneratorit, me qëllim mbrojtjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Deklarata e anëtarit të Kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Të nderuar qytetarë,

U bënë tashmë 3 muaj që sjellim përpara jush fakte të pakontestueshme se si prokurori i çështjes së hetimit të inceneratorit të Tiranës, ka fshehur provat që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj me këtë mega vjedhje.

Në vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, për masat e sigurisë ndaj punonjësve të Bashkisë Tiranë, shihet fare qartë se prokurori i kësaj dosje, Dritan Prençi ka fshehur:

1. Shkresën e Erion Veliajt dërguar ish-Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, në të cilën kërkonte miratimin për të zhvilluar këtë koncesion, kërkesë të cilës ish-ministri i Financave i përgjigjet negativisht.

2. Komunikimin shkresor të Erion Veliajt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, të cilit i ridërgon kërkesën për miratimin e fillimit të procedurave për këtë koncesion. Arben Ahmetaj me një gjuhe dhe më të prerë dhe kategorike, i rikujton Veliajt se kjo kërkesë nuk është e bazuar në ligj, se studimi është i paplotë dhe se mungojnë fondet për të përballuar këtë koncesion.

3. Shkresat e dërguara në Këshill të Ministrave të ish-Ministrit Lefter Koka, ku citohet shprehimisht se ky është një projekt i kërkuar me ngulm nga Erion Veliaj, për të cilin vetë kryebashkiaku kishte filluar dëgjesat publike, pasi e  konsideronte si prioritar këtë koncesion.

4. Mbledhjen zyrtare të datës 28 shtator të vitit 2017, të Këshillit Bashkiak Tirane, ku Erion Veliaj me zë dhe figure mashtronte këshilltarët në vendimmarrjen e tyre, duke thënë se ky koncesion nuk do të sillte asnjë implikim financiar për Bashkinë Tiranë.

5. Të dhënat e dosjes hetimore ndaj Arben Ahmetajt, ku vetë drejtuesi i SPAK Altin Dumani si prokuror i kësaj dosje, përmend e-mailet e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, komunikime të cilat çuditërisht janë zhdukur nga dosja hetimore e Dritan Prençit.

6. Raportin e KLSH, të zhvilluar pranë Ministrisë së Financave ku citohet shprehimisht se Erion Veliaj nuk ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak për këtë kontratë koncensionare, e cila e futi Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar 30 vjeçar, në vlerën 91 milionë euro.

Të nderuar qytetarë,

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga publikimi i këtyre fakteve tronditëse, të pamohueshme, të dokumentuara nga vetë institucionet e shtetit shqiptar dhe madje edhe të vetë drejtuesit të SPAK, sërish prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës, vijon të pengojë hetimin e plotë dhe të thelluar të kësaj mega afere.

Çdo ditë që kalon, qytetarët e Tiranës vijojnë të paguajnë 80.000 euro në ditë për një shërbim të cilin nuk e marrin, për një incenerator fantazmë që nuk ekziston, e ndërkohë personat dhe pronarët realë të kësaj sipërmarrje, Erion Veliaj dhe vetë kreu i qeverisë Edi Rama, vijojnë të projektojnë vjedhje të tjera në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Është koha që SPAK të mos fshihet më. Është koha që përfituesit dhe pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrje korruptive të dalin përpara drejtesisë. Nuk ka asnjë shqiptar në bote, që beson se në një aferë si inceneratori fantazmë i Tiranës, ku deri më sot janë vjedhur rreth 120 milionë euro, fajin e ka një ish- drejtor periferik i dalë në pension dhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë, i cili as në banjë nuk shkonte dot pa lejen e Erion Veliajt.

Hi sy shqiptarëve nuk i hidhni dot më.

sn

Agron Shehaj: “Në Shqipëri bëhesh i pasur falë lidhjeve me politikën”

Shehaj: Vjedhja është një gjë, biznesi është gjë tjetër. Këta njerëz tek ne nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por vetëm…

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht një biznesmen i njohur, Agron Shehaj, i ftuar në “Open” në News 2, tha se ndryshe nga vendet Perëndimore, në Shqipëri njerëz bëhen të pasur dhe të fuqishëm falë lidhjeve me politikën.

Ai shton se njerëzit e pasur në botë kanë bërë histori dhe kanë dhënë kontribute për shoqërinë, ndërsa në Shqipëri jo vetëm që nuk kanë dhënë kontribute, por kanë sjellë pasoja negative për tregun.

Ai thekson faktin se të vjedhës është gjë tjetër dhe të bësh biznes është gjë tjetër.

Këta njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë historinë e njerëzit, ndërsa njerëzit e pasur në Shqipëri janë të zakonshëm, që fal lidhjeve, servilizmit, në një mënyrë kriminale sepse korrupsioni është krim, kanë arritur të krijojnë një pasuri të caktuar. Gjëja e dytë që duhet t’i japim rëndësi është që këta njerëz kanë dhënë kontribut. Kanë ulur çmimet, kanë bërë të aksesueshme shumë produkte për shtresa të ulëta.

Në Shqipëri nuk kanë dhënë asnjë kontribut. Shqipëria në raport me rrogat ka çmimet më të larta në Evropë. Jo vetëm këta nuk kanë sjellë asnjë kontribut, por kanë sjellë pasoja negative për tregun. Vjedhja është një gjë, biznesi është një gjë tjetër. Ata që pasurohen përmes korrupsionit janë hajdutë jo biznesmenë.

Disa njerëz janë pasur në mënyrë të veçantë për shkak të lidhjeve me politikanin e radhës. Cila është pasoja tjetër që kanë sjellë këta njerëz të jashtëzakonshëm kanë sjellë opurtinitete për të rinj. Janë qindra dhe mijëra njerëz që kanë ngritur biznese mbi këto mjete si Facebook. Cila janë pasojat që sjellin kapja e tregut dhe lidhjet nepotike të biznesmenëve të fuqishëm në Shqipëri, mbi mundësinë që kanë qytetarët e thjeshtë, pasojat janë vjedhja e mundësive” tha Shehaj.Panorama

Ermal Hasimja: “Duhet bërë dallimi mes të pasurve dhe oligarkëve”

Hasimja: Në Shqipëri 10 njerëz përfitojnë shumicën e fondeve publike në mënyrë të padrejtë dhe 30-40 të tjerë…

I ftuar përmes një lidhje live për emisionin “Open” në News 24, analisti Ermal Hasimja foli për njerëzit më të pasur në botë dhe në Shqipëri duke bërë një paralelizëm mes tyre.

Hasimja tha se në Shqipëri janë 10 njerëz që përfitojnë shumicën e fondeve publike në mënyrë të padrejtë dhe 30-40 të therë  që po ashtu përfitojnë në mënyrë të padrejtë, por në mënyrë më të ulët.

Ai thekson faktin se duhet bërë dallimi mes të pasurve dhe oligarkëve.

Duhet bërë dallimi mes të pasurve dhe oligarkëve. Sot në Shqipëri janë 10 njerëz që përfitojnë shumicën e fondeve publike në mënyrë të padrejtë. Ka dhe 30-40 të tjerë që përfitojnë, por këta në mënyrë më të ulët.

Në Shqipëri mund të ketë 120 mijë sipërmarrës, ndoshta nja 20-30 mijë mund të konsiderohen si të pasur. Një nga gjërat që nuk u përmend është se po të kthehemi 20 vite më pas dhe do shihnit emrat e listave, s’do gjenit asnjë prej tyre, mund ta mbani mend ndoshta që kompjuterët e parë ka qenë ato të EMP. Në treg voton përditë, ndërsa në demokraci një herë në katër vjet.

Gjysma e njerëzve që janë në listë e kanë nisur biznesin e vetë nga garazhi. Po ashtu duhet të shihet edhe strategjia gjeografike, ku shumica janë në Amerikë, ku ka më shumë mundësi. I vetmi përjashtim është Rusia, ku ndodh e kundërta, ku paratë sigurohen nga lidhjet politike dhe aferat”, u shpreh analisti. Panorama

Ndërkombëtarët kërkojnë gjithpërfshije politike për reformën zgjedhore

Bashkimi Europian, ambasada Amerikane dhe Britanike, kërkuan dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirje në reformën zgjedhore, por hodhën poshtë aludimet për përfshirjen e tyre në një proces negocimi mes partive politike.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kërkoi të martën një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës për realizimin e reformës zgjedhore.

Reagimi vjen në një moment kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se reforma do të bëhej me Partinë Socialiste në pushtet, ndërkohë që një pjesë e madhe e opozitës që nuk përfaqësohet nga partia e Bashës e ka kontestuar përbërjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

““Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,” ”- tha Gonzato duke folur për mediat gjatë një aktiviteti në Gjirokastër.

Ai shtoi se “ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv”.

Sipas ambasadorit, për BE-në është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR në realizimin e reformës zgjedhore.

Ai i quajti “thashetheme” një deklaratë të mëparshme të Bashës që fliste për ndërmjetësim të partnerëve ndërkombëtarë, BE, ambasada Amerikane dhe ajo Britanike, për nisjen e punës së komisionit parlamentar për reformën.

Basha deklaroi të hënën fillimin nga puna të këtij komisioni dhe pranoi se reforma do të bëhej në bashkëpunim me partinë socialiste në pushtet. Por, edhe pse drejton partinë më të madhe në opozitë Basha nuk e kontrollon grupin e tij parlamentar.

Ambasada Amerikane në një reagim për mediat tha se realizonte takime me aktorë të ndryshëm përfshirë dhe anëtarë të komisionit për reformën zgjedhore, por mohoi të ishte përfshirë në ndërmjetësimin e partive politike për këtë çështje.

“Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi”- thuhet në reagimin e ambasadës, ku theksohej se “interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”.

Edhe Ambasada britanike në Tiranë e përgënjeshtroi përfshirjen në ndërmjetësimin e ndonjë marrëveshje politike, ndërsa apeloi që për “bashkëpunim konstruktiv” në parlament.

“Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe kontruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar”- thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Komisioni për reformën zgjedhore prej 2 vitesh nuk ka prodhura asnjë rezultat konkret dhe vetëm ka kërkuar shtyrjen e afatit çdo 6 muaj në Kuvend.

Së fundmi përbërja e tij është kontestuar nga grupimi më i madh i opozitës që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, duke kërkuar zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkeljed Alibeaj, një përkrahës i Bashës, me deputetin Oerd Bylykbashi.

Kjo kërkesë u rrëzua nga Partia Socialiste, duke sjellë si pasojë kontestimin e punës së komisionit nga opozita që nuk ndihet e përfaqësuar.

Ditët e fundit Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-se, Lulzim Basha, kanë shfaqur vullnetin për avancimin e reformës, pavarësisht kontestimeve për mungesë gjithpërfshirje.

Për herë të fundit Kodi Zgjedhor u ndryshua në vitin 2020 pas një marrëveshje të gjërë të partive politike dhe ndërmjetësimit të delegacionit të BE-së e ambasadave amerikane dhe britanike.reporter.al

BE e prerë: Reforma zgjedhore me konsensus dhe dialog gjithëpërfshirës

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, u tregua i prerë për çështjen e reformës zgjedhore. Duke folur nga Gjirokastra, ai tha se ajo duhet të kalojë me konsensus. Ambasadori po ashtu kërkoi dialog gjithëpërfshirës.

“Në bazën e të gjithë këtij vlerësimi ne mund ta përcaktojmë më mirë se si mundemi ta arrijmë këtë objektiv, pra jemi ende në këtë fazë.

Kjo nuk është në përshtatje me temën e ditës dhe unë do doja shumë të fokusoheshim në tranzicionin e gjelbër për Shqipërinë, por meqë e bëtë këtë pyetje. Unë e di që ka pasur thashetheme që qarkullojnë për përpjekjet e ndërmjetësimit etj…

Më lini të them vetëm një gjë, për ne është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR. Mendoj se kjo është normale, ju kërkoni prezencën e misionit të OSBE-ODIHR, ata shohin situatën, bëjnë disa rekomandime pra është normale që ju të reagoni ndaj kësaj. Dhe ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv.  Kështu funksionojnë demokracitë parlamentare.

Dhe mendoj se reforma zgjedhore është e rëndësishme për të gjithë. Ka rëndësi për të gjithë, jo vetëm për mazhorancën apo opozitën, por për të gjithë.

Mendoj se kam qenë shumë i qartë dhe kjo është e shkruar bardh e zi në raportin vjetor. Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Nuk mendoj se mund të jem më i qartë se kaq,” tha ai.sn

Presidenti Begaj: Kuvendi ka nevojë për opozitën, interesat partiake s’duhet të jenë pengesë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka mbajtur një deklaratë për media pasi nuk arriti të mbajë fjalimin e tij para deputetëve në sallë.

“Për çdo çelje sezoni gjeni mesazhin e presidentit, sot zgjodha të komunikoj drejtpërdrejtë me deputetët për shkak të rrethanave që sollën mbylljen e sesionit të kaluar. Këtë mesazh po e përcjell përmes mediave.

Kjo ishte një mundësi që deputetët të shënonin kthesën për situatën në parlament. Me përgjegjësinë madhore që mban detyra juaj, deputetët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të krijojnë një atmosferë ku dominon interesi kombëtar dhe dialogu mes palëve.

Pozita dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për të mirën e vendit. Kuvendi është vendi ku ka diskutime konstruktive mes palëve dhe është hapësira e debateve ku të gjithë të kenë mundësinë të përfshihen dhe të dëgjohen. Kuvendi ka nevojë për opozitën, argumentet e saj dhe përballjen në debat me argumente.

Bashkëpunimi mes palëve ka mundësinë të çlirojë energjinë pozitive. Aty duhet të kultivohet shpresa për të ardhmen dhe demokracia”, tha Begaj.bw

“Vizionar që mishëronte fuqinë e barazisë dhe drejtësisë”, Ambasada e SHBA në Tiranë kujton Martin Luther King

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka kujtuar sot Martin Luther King. Përmes një mesazhi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut, ambasada thekson se ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë.

Kujtojmë se Martin Luther King u qëllua për vdekje në Motelin Lorrene në Memfis, më 4 prill të vitit 1968.

MESAZHI I AMBASADES
“Errësira nuk mund ta dëbojë errësirën; vetëm drita mundet. Urrejtja nuk mund ta dëbojë urrejtjen; vetëm dashuria mundet.” – Martin Luther King Jr.
Sot është Dita e Martin Luther King Jr. dhe ne nderojmë rolin e tij në Lëvizjen për të Drejtat Civile në Shtetet e Bashkuara, në luftën ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë racore. Ai ishte një vizionar që mishëronte fuqinë e mirësisë, barazisë dhe drejtësisë. Në këtë ditë, ne nderojmë ndikimin e tij në të drejtat civile dhe krijimin e një bote pa diskriminim dhe paragjykime.bw

Në 1 dekadë kanë ikur 1 milion shqiptarë- Drejtoresha e INSTAT kërcënon ata që nxjerrin të dhënat e shpopullimit

Ditët e fundit opozita dhe gazetarë të ndryshëm kanë bërë me dijë se INSTAT po mban të fshehtë të dhënat e Censit të fundit në Shqipëri për shkak të numrit të lartë të ikurve, rrënimit të ekonomisë familjare etj.

Për shkak të daljes së informacionit, drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka bërë një paralajmërim për personat që kanë nxjerrë të dhëna nga rezultatet e Censit para se të bëhen publike nga institucioni.

Ajo deklaroi se të dhënat i menaxhon një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe kjo e bën thuajse të pamundur informacionin të rrjedhë.

Megjithatë, Dhuli tha në Euroneës Albania se personat që nxjerrin të dhëna do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

“Në radhë të parë unë nuk mund të diskutoj mbi shifrat, sepse jemi ende në procesin e përpunimit. Në lidhje me rrjedhjen e informacionit, në momentin që informacioni mblidhet ai menaxhohet nga një grup shumë i ngushtë profesionistësh të teknologjisë së informacionit dhe është e pamundur që informacioni të rrjedhë.

Sepse në radhë të parë jo vetëm që i gjithë stafi që ka qenë në terren prej 7500 personash por edhe i gjithë stafi i INSTAT ka nënshkruar një deklaratë konfidencialitetit të informacionit të mbledhur gjatë periudhës së terrenit por edhe tani. Edhe pasi databaza të jetë gati dhe të filloj procesi i prodhimit të indikatorëve.

Ky staf ka të nënshkruar deklaratën e konfidancialitetit dhe mban përgjegjësi për çdo informacion që mund të nxjerrë. Këto shifra nuk kanë dalë nga ne”, theksoi drejtoresha e INSTAT.

Reagimi i drejtoreshës së INSTAT tregon se të dhënat e dala deri tani janë të vërteta dhe i gjithë Censi mbahet qëllimisht i fshehtë. Duke ditur paudhësitë e këtij pushteti, nuk është çudi që ato të dhëna të manipulohen në rastin më të keq, ose mos publikohen të plota në rastin më të mirë.

Ajo që është e sigurtë me të dhënat e deritanishmë është se shpopullimi dhe varfëria janë fakt.

2.8 milionë banorë kanë qenë në censusin e vitit 2011. 2.8 milionë. Sot numri i banorëve është më pak se 1.8 milionë. Është 1 milionë më pak për 10 vite. 1 milion më pak shqiptarë gjatë qeverisjes 11 vjeçare të Edi Ramës.sn

Këlliçi komenton rezultatet e IPSOS – ‘Tirana, ndër 10 qytetet më të këqija në Evropë për të jetuar’

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, komentoi sot rezultatet e anketës së IPSOS, të cilat e nxjerrin Tiranës si ndër 10 qytetet më të këqija për të jetuar. Sipas Këlliçit, Kryebashkiaku Veliaj, administrata vendore e Tiranës, mediat e kapura, janë zhytur në llumin urban, mjedisor dhe moral.

Këlliçi sgkruan: “Me kërkesë të Komisionit Evropian, IPSOS organizoi një anketë në 83 qytete të Europës, gjatë harkut kohor janar-prill 2023. Qytetarët u pyetën se sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banojnë, bazuar mbi disa kritere, si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, gjithëpërfshirja, vetmia, siguria, kostot e strehimit, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni, gjithashtu u pyetën për nivelin e jetesës për grupime të ndryshme shoqërore, si familjet me fëmijë, të moshuarit, etj.

Përfundimet janë të pritshme: Tirana renditet e parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël. Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit.

Erion Veliaj, administrata e tij e tejfryrë, mediat e kapura dhe votuesi i verbuar nga propaganda, janë të gjithë të zhytur në këtë llum urban, mjedisor dhe moral. Nuk ka vizion për Tiranën. Ekranet funksionojnë si agjenci publicitare për Veliajn. Nga mëngjesi në darkë: “Doni më për Belulin?!”. Mesa duket një pjesë nuk janë ngopur ende me ato të Veliajt,” gjykon Këlliçi.


Send this to a friend