VOAL

VOAL

Bardhi thirrje kreut të SPAK: Të rihapet dosja e Xibrakës, të hetohet roli i Olsi Ramës. Nesër dorëzojmë faktet

Gazment Bardhi ka mbajtur sot një konferencë urgjente për mediat.

Ai ka treguar fakte që sipas tij lidhin vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Ai tha se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.

“Pra, sipas dosjes penale policia ka identifikuar çdo person të përfshirë, përveç një personi që shoqërohej me drejtuesit kryesorë të grupit. Ajo i di pamjen personit, i di fiks moshën, por nuk i ka gjetur dot emrin!

Ky person i paidentifikuar nga policia, një ditë përpara operacionit për arrestimin e grupit, pra më 13 janar 2015, ka qenë prezent në bazën e grupit kriminal, në një nga zonat e Tiranës, sëbashku me drejtuesit kryesorë të grupit kriminal. Nga raportet e shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit personi pa emër përshkruhet, po citoj: “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, përdorues automjetit me targa AA653DM.

Vëllai i kryeministrit Edi Rama është i datëlindjes 09.09.1969 dhe në vitin 2014-2015 ka qenë ekzaktësisht 45 vjeç. Por do të ishte qesharake të akuzosh dikë vetëm për shkak të moshës dhe të pamjes.

Nuk do ta bëja nëse nuk do të disponoja të dhëna se Olsi Rama, sipas provave të sistemit TIMS, është ekzaktësisht përdorues i automjetit me targa AA653DM.

Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton gjithashtu se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj kanë përdorur disa herë, së bashku dhe veç e veç, automjetin me targa AA653DM.

Gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, kur u planifikua dhe u zbatua plani për ngritjen e laboratorit të kokainës, automjeti me targa AA653DM është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal). E ndërsa tre të tjerët janë identifikuar nga Policia, duke përshkruar edhe automjetet me të cilët kanë lëvizur gjatë takimit me grupin kriminal në bazën e tyre në Tiranë, 45 vjecari, përdorues i automjetit me targa AA653DM nuk është identifikuar me emër. Pra, policia dhe prokuroria, i vendosin në dosje moshën fikse të personit, por jo emrin!

Përdorimi i një automjeti nga i njëjti grup personash, tregon ndër të tjera besimin dhe miqësinë e ngushtë që kanë katër personat e sipërcituar me njëri-tjetrin”, tha Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës.

Gazment Bardhi ka zbuluar emrin e një individi, që thotë se ka qenë mik i Olsi Ramës dhe policia nuk e ka përmendur, edhe pse kishte lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Bardhi deklaroi se Genci Xhixha nuk është identifikuar, sepse ka qenë mik i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

“Nuk u arrestua për dosjen e Xibrakës Genci Xhixha, që u kthye nga rruga ditën kur u kryen arrestimet. Të gjithë të arrestuarit morën dënime minimale. Genci Xhixha nuk u gjend asnjëherë nga policia dhe është në kërkim. Ka një arsye. Kreu i organizatës të trafikut të kokainës ishte mik i Olsi Ramës, vëllai i Edi Ramës. Këto janë fakte që ndodhen në dosjen e Xibrakës.

Në dosje provohet marrëdhënia e besimit mes Olsi Ramës dhe kreut të organizatës kriminale që merrej me trafik droge. Policia ka identifikuar çdo person, përpos një personi. Policia di pamjet e personit, di moshën, por nuk e ka identifikuar. Policia e identifikoi të dyshuarin si person që ka një makinë që i është identifikuar targa”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD, ka deklaruar se dyshohet se ka qenë vetë Olsi Rama ai që ka nxjerrë jashtë territorit shqiptar, Genci Xhixhën.

“45 minuta pas arrestimeve, makina me të cilin udhëtonte nuk është regjistruar në të dhënat e TIMS duke lënë dyshimin se mund të ketë nxjerrë Genci Xhixhën jashtë kufirit. Asgjë nga këto nuk është rastësi. Nuk ka rastësi kur me detaje e planifikuan transportin nga Kolumbia të drogës dhe laboratorin në Xibrakë.

Makina me targa AA653 DBM nuk është e vetmja makinë që Olsi Rama përdori bashkë me të dhënat e grupit kriminal. Ata përdorën edhe dy automjete të tjera”, tha ai.

Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia.

“Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa për Edi Ramën kam një pyetje se përse krerët e organizatës kriminale përdorën me Olsi Ramën të njëjtën makinë.

Thelbi i çështjes është se çfarë bën Olsi Rama në të njëjtën makinë, ku kanë udhëtuar edhe kriminelët. Është koha që kryeministri të provojë mjerimin e së vërtetës dhe të çlirohet nga banditët dhe trafikantët”, deklaroi Bardhi.

(Balkanweb)

‘Bordin e fondacionit për Butrintin e drejton një personazh i panjohur’

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë sot një denoncim në rrjetin social ‘Facebook’ sa i takon Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për çështjen e Butrintit.

Në reagim theksohet se AADF sjell për drejtim të fondacionit drejtorin nga Amerika Latine, një personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.

DENONCIMI

…dhe tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon!

Pas bordit shkencor me hortikulturistë pensionistë dhe specialistë të historisë koreane, AADF sjell për drejtim të fondacionit, drejtorin nga Amerika Latine, personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.

Gjithashtu zv.drejtor është zgjedhur një guidë turistike.

Edhe më i çuditshëm është fakti që dy punonjëse të Parkut Kombetar, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato janë tashmë edhe pjesë e fondacionit të AADF. E publikuar kjo në uebsite zyrtar të fondacionit.

A ka dijeni Ministria e Kulturës për këto emërime në konflikt të pastër interesi? A ka dijeni z. Gonxhja për emërimet e paraardhëses së tij, që i shërbente edhe AADF, edhe shtetit shqiptar? A bien ndesh këto emërime me ligjin e administratës publike?SN

Transporti hekurudhor mori 40 mln euro më 2023, 60% shkoi për Tiranë-Durrës

Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliardë lekë shpenzime vitin e shkuar, apo rreth 40 milionë euro. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë se plani i përgjithshëm i shpenzimeve ishte sa 90% e planit fillestar. “Plani vjetor, për shpenzimet korrente në vlerën 515 mln lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 503 mln lekë, ose 97.6%. Plani vjetor, për shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në vlerën 860 mln lekë, realizimi financiar vjetor në vlerën 815 mln lekë ose 94.8%.

Plani vjetor, për shpenzimet kapitale me financim të huaj, në vlerën 3,2 mld lekë, realizimi financiar në vlerën 2,8 mld lekë 88.1%” thuhet në dokument. Sa u takon projekteve të financuara, duket se shumica e këtyre shpenzimeve kanë shkuar për investimin që po kryhet në rehabilitimin e Tiranë-Durrës dhe shtesës së re të hekurudhës në Rinas. Fondet që kanë shkuar për këtë projekt janë sa 60% e totalit dhe janë të klasifikuara si investime me fonde të huaja.

“Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranës–Rina 1, planifikuar për vitin 2023 në shumën 1,78 mld lekë dhe është realizuar investimi në vlerën 1.35 mld lekë lekë ose në masën 75%.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Termali i pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranës-Rinas2, planifikuar investime për vitin 2023 në vlerën 1.25 mld lekë dhe është realizuar financimi në vlerën 1.15 mld lekë ose në masën 92%. Supervizioni i punimeve “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Tiranë dhe ndërtimin e linjës së re hekurudhore për në Aeroportin e Rinasit”, planifikuar për vitin 2023 në vlerën 75,000,000 lekë dhe është financuar në vlerën 45,000,000 lekë ose në masën 60%” thuhet në përmbledhjen e raportit të buxhetit.

Një tjetër projekt që është financuar nga fondet e huaja është ai për hartimin e projektit paraprak Rrogozhinë – Pogradec – Lin (Kufi me Maqedoninë e Veriut) planifikuar për vitin 2023 në vlerën 81.6 mln lekë dhe është realizuar financimi në vlerën 52.4 mln lekë ose në masën 64.3%. Punimet për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës kanë filluar në nëntor 2021 kur nisi edhe zhvendosja e shinave të vjetra. Kompania që po zbaton këtë projekt është INC spa, e cila u shpall fituese në vitin 2020, me një ofertë 69.7 milionë euro.

Linja e rikonstruktuar e Tiranë-Durrës do të kalojë mbi linjën e vjetër ndërkohë që shtesë do të jetë pjesa e Tiranë-Rinas, linjë hekurudhore totalisht e re. Sa u takon stacioneve nga Hekurudha Shqiptare është konfirmuar më herët se stacionet ekzistuese do të vijojnë të mbeten në të njëjtat vendndodhje, ndërsa stacionet e reja do të jenë në aksin e ri nga Domje në Aeroportin e Rinasit.

Në fillim të marsit Hekurudha Shqiptare njoftoi mbi hapjen e procedurës për ndërtimin e stacioneve përgjatë linjës së re që po ndërtohet dhe që në disa dalje nga ana e përfaqësuesve të qeverisë është deklaruar se do të përfundojë brenda këtij viti./Monitor

U arrestua me urdhër të Ramës për të shpëtuar Olta Xhaçkën, Jorgo Goro jep dorëheqjen si kryebashkiak i Himarës

Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen.

Goro u arrestua pasi janë gjetur shkelje të ligjeve në procedurat e tenderimeve publike, mosmbledhjes së të ardhurave, mospasqyrimit të drejtë të të ardhurave dhe debive në buxhetin e bashkisë dhe në dhënien e lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.

Goro akuzohet edhe për falsifikimin e dokumenteve në rastin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Kjo është edhe arsyeja kryesore që Rama lëshoi Goron, përtej asaj që thonë se është edhe përpjekja për të zbutur marrëdhëniet me Greqinë.sn

Letra e dorëheqjes:

Tiranë, 25 Mars 2024

Lënda: Dorëheqje nga detyra e Kryetarit të Bashkisë

Drejtuar:

Këshillit Bashkiak Himarë

Për dijeni:

Prefektit të Qarkut të Vlorës

Të nderuar,

Ishte një nder i madh dhe motivim i veçantë t’i shërbeja qytetit tim për 12 vite e 10 muaj si qytetari i parë falë votës së himariotëve të mi. Kandidova për të fituar dhe megjithëse humba mbeta këto kohë lidhur në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve.

Megjithëse e dija se sa shumë ishin lidhur fijet e manipulimit propagandistik për gjoja shpëtimin e pronave të Himarës me fijet e manipulimit elektoral për të mbushur autobuzët me premtime dhe xhepat e pasagjerëve elektoralë me para, nuk e prisja atë rezultat. Por nuk kisha as si të flisja dhe t’i hidhja benzinë një zjarri përçarjeje që përfshiu mediat e Athinës dhe Tiranës dhe arriti deri në Bruksel. Një organizatë anadollake e minoritetit fatkeqësisht bindi një shtet të BE-së se po lufton gjoja për të drejtat e njeriut në Himarë. Po në fakt ajo organizatë orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale. Përveç parasë dhe rakisë! Marifetçinj të babëzitur që kush i njeh e di për kë dhe për çfarë flas. Tamam një çetë nga ato të kohërave të errëta që mbahet për forcë politike. Vetëm sherrin i ka parë dhe do t’i shohë Himara dhe minoriteti grek në tërësi për sa kohë nuk do t’u bjerë maska edhe në Athinë.

Himara është shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes dy vendeve fqinje. Ndërsa pretendimet e mia për batërdinë që u bë me lloj-lloj marifetesh, listat e asistencave dhe bursave matanë kufirit, kërcënimet me heqjen e letrave të qëndrimit andej për të sjellë votues që kishin ikur nga Himara fëmijë dhe s’kishin shkelur më, pagesat me listë për blerje votash, nuk kishin më asnjë kuptim mbas arrestimit në flagrancë të “fitimtarit”. I dhashë dorën sa mbaroi numërimi dhe e mbylla kapitullin tim bashkë me gojën.

Por di të them se zullumi i asaj “fitoreje” me më pak se 20 vota ishte shumë më i madh se sa duket nga ato që dëgjohen në media për hetimin. E vetmja gjë që dua sot është që Himara të vazhdojë punën e nisur dhe fqinjësia e vjetër tradicionale mes dy shtetesh të mos bëhet pengu i ca spekullantëve lokalë të maskuar si viktima të një padrejtësie të re shtetërore që nuk ekziston për pronat e himariotëve. Një marrëzi qesharake dhe e rrezikshme e ngritur si kurth ndërshtetëror nga këta spekullantë të djallëzuar.

Himara sot ka statusin e transformimit total të saj, ku prona dikur e destinuar për të provokuar deri edhe tragjedi familjare vlen shumëfish më shumë. Ku çdo banor ka shërbime në mjekësi, shikon investime të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në arsim, infrastrukturë, energji elektrike, ujë i pijshëm, etj. Dhe për të shkuar tek turizmi, Himara dikur vetëm me shqiptarë nga vendi dhe Kosova sot kampione e frekuentimit masiv të miliona turistëve nga mbarë bota. Jo në hotele dhe rezidenca të ndërtuara mbi prona të grabitura nga shteti për “oligarkët” siç bërtasin spekullantët anadollakë të lokalitetit, po në troje të kontraktuara me çmime apo kushte gjithnjë dhe më të favorshme nga cilado familje himariote që ka dëshiruar t’i japë të vetat për zhvillim.

Po ndërkohë nga fundjava që sapo kaloi jam në një situatë absurde me drejtësinë për një faj që nuk e kam bërë. Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentash që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet me të cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral.

Prandaj duke i falenderuar me shpirt të gjithë himariotët (më kanë votuar apo s’më kanë votuar, ky falenderim nuk i ndan), për të gjithë nderin e madh që më bënë në këto vite, dorëhiqem nga detyra me kokën lart dhe zemrën plot me mirënjohje të përulur. Natyrisht e doja të ishte ndryshe largimi im dhe jo me një letër nga një qeli paraburgimi, po jeta kjo është nuk i kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqiat që na gjejnë!

Me shumë respekt,

Jorgo Goro

Bardhi pret raporteren e PE: Të drejtat e opozitës bllokohen nga Kuvendi! Mazhoranca kontrollon drejtësinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka pritur Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se e ka informuar Znj. Isabel Santos për përpjekjet e opozitës në lidhje me funksionimin e parlamentit, moszbatimin nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetutese, si dhe tentativat e mazhorancës socialiste për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë.

Postimi i plotë:

Znj. Isabel Santos, raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, e informova për përpjekjet e opozitës që Shqipëria të ketë një Parlament funksional, që respekton të drejtat kushtetuese të opozitës, lejon kontrollin efektiv ndaj Qeverisë, dhe që punon në interes të qytetarëve. Moszbatimi nga Kuvendi i vendimeve të Gjykatës Kushtetutese është minim i parimeve të shtetit ligjor dhe akti më brutal antikushtetues i ndodhur në 33 vite. Mazhoranca duhet të heq dorë nga tentativa për të kontrolluar politikisht institucionet e drejtësisë dhe nga çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e organeve të drejtësisë.

Gjithashtu, e informova për bllokimin 2 vjeçar të Reformës Zgjedhore nga mazhoranca dhe nevojën që ka Shqipëria, si vend kandidat për anëtar të BE, që të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm. E sigurova se për opozitën përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, garancitë për barazi të palëve në zgjedhje, dhe zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, janë një prioritet jo vetëm i shpallur, por pikënisja e një reforme kuptimplotë zgjedhore, që duhet përmbyllur sa më parë në kohë.sn

Bardhi kërkesë Kuvendit: Zbatoni vendimin e GJK, po mbroni politikisht Olta Xhaçkën

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit duke I kërkuar të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhackës, i cili po mbahet I bllokuar, prej më shumë se një viti.  Në një shkresë drejtuar  kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës dhe disa prej  përfaqesive diplomatike në vend, Bardhi  akuzon mazhorancës se po mbron politikisht, ish ministren e Punëve të Jashtme, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të saj, pas evidentimit të qartë të faktit se bashkeshorti I saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

“Pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka” tha Bardhi.

Në këto kushte, Bardhi i bën thirrje kryeparlamentares, të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese, duke thirrur mbledhjen e  konferencës se kryetarëve, për të kaluar në seancën plenare këtë vendim, për të urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i grupit të PD, e përmbyll reagimin e tij, duke thënë se çdo venoesë e metejshme e kësaj çështje do ishte dhunimi më flagrant që kuvendi I ka bërë kushtetutës në 33 vjet dhe një mesazh I vullnetit të mazhorancës socialiste për ofrimin e mbrojtjes politike ndaj deputetëve socialiste. sn

Gazment Bardhi nga Dibra: Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit

Nga Dibra, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi sulmoi qeverinë duke akuzuar se me paratë e korrupsionit janë blerë votat e shqiptarëve. Ai tha se qytetarët janë harruar ndërsa keq-qeverisja ka bërë që të braktiset vendi.

‘Një tjetër leksion që kemi marrë nga Dibra dhe u përpoqëm që ta bëjmë realitet, ishte nevoja për bashkim.

Sa herë që keni qenë të bashkuar, e keni mundur PS. Lajmi i mirë për demokratët e Dibrës dhe të gjithë demokratëve në mbarë Shqipërinë, është që pas 2 vitesh, PD është më e bashkuar dhe më e fortë, gati për t’u përballur me betejën për zgjedhjen e 2025-ës.

Nëse do të shihni qeverisjen e Ramës, shikoni Rrugën e Arbrit. Rruga është gjysmë e shkatërruar, dhe e painuguruar. Paratë shkojnë te xhepat e ministrave dhe drejtorëve, që më pas me paratë e korrupsionit, vinë dhe blejnë qytetarët’, tha Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij.sn

Humb betejën me sëmundjen e rëndë, shuhet mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë, prej të cilës vuante prej vitesh.

Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

Muajt e fundit ajo kishte kërkuar të kthehej pranë familjes në Vlorë nga Strasburgu, ku mbahej në jetë nga aparaturat, prej të cilave nuk mund të shkëputej.sn

Edhe 100 vjet të tjera Maestro Kapexhiu! Artisti i shquar Bujar Kapexhiu mbushi 80 vjeç!

Bujar Kapexhiu, Artisti i shquar shqiptar multidimensional festoi më 22 mars 2024 – 80 vjetorin e lindjes!

Një jetë e mbushur me Art të bukur shqiptar, karikaturist që me penelin e tij kritikon dhe ironizon kohën ku jetojmë, pra mban qendrim me integritet si artist i shquar, nuk i mbyll sytë përpara asaj që sheh. Arti i tij do të jetojë me shekuj!

Voal.ch i uron Mastros shëndet dhe krijimtari të pandalshme plot dekada të tjera.

Më poshtë po sjellim një biografi të shkurtër të Artistit.


Bujar Kapexhiu (lindur më 22 mars 1944 në Tiranë) është regjisor, skenarist, karikaturist dhe aktor i mirënjohur shqiptar.

Kapexhiu studioi për aktor në shkollën e lartë pranë Teatrit Kombëtar, si edhe kursin e lartë pasuniversitar për regjisor po aty. Më 1968 filloi punë si regjisor në Teatrin e Estradës së Tiranës ku shkroi shumë skeçe, parodi, kuplete si edhe u mor me karikaturë për organet e shtypit. Pas një periudhe 2 vjeçare largimi nga Tirana, për shkak të “shfaqjeve liberale dhe moderniste” në Festivalin e 11 të Këngës në RTSH ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye më 1975 si regjisor dhe piktor në sektorin e sapo ngritur të filmit vizatimor pranë Kinostudios “Shqipëria e re”. Filmi “Zhgarravinat” (1977) ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjinë u vlerësua me çmimin e Parë të Festivalit të III-të të filmit Ballkanik të organizuar në Stamboll, Turqi, 1979 ; me Kupën e Festivalit të III të Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979 si dhe me çmim në Napoli të Italisë në 1984. Deri në vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimorë në shumicën e të cilëve është skenarist ose bashkëskenarist, regjisor dhe piktor ; mes tyre spikat edhe Pipiruku, personazhi i dashur për fëmijët i ndërtuar prej tij. “Pipiruku pret 2 miq” u vlerësua me çmim të dytë në Festivalin e VI të filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit ’85 iu përkushtua zhanrit të kinokomedisë duke u shquar për individualitetin e spikatur. Në një kohë mjaft të shkurtër xhiroi katër filma artistikë : “Dy herë mat”, 1986, “Tela për violinë”, 1987, “Stolat në park”, 1988, “Edhe ashtu, edhe kështu”, 1989.
Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dueli i heshtur[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

“Shumë njerëz mendojnë se unë jam ndëshkuar nga vetë personazhi i Bepinit”. Kështu e nis rrëfimin e tij Bujar Kapexhiu. Nëse i rikthehemi kujtesës dhe ndalojmë në vitin 1967, vit kur Kapexhiu interpretoi rolin e tij të parë në kinema, atë të një të riu të pakënaqur, që kërkon të arratiset përtej detit, para syve na del një personazh mjaft interesant, i vërtetë, me “look” perëndimor dhe ide kundrarevolucionare. Një rol shumë impresionues, në kohën kur ishim mësuar të shihnim heronj të realizmit socialist, të fortë, të paepur, me bindje të pastra… Aq mirë është mishëruar ky rol sa të duket që vetë Bujari ka qenë i tillë, njëri prej atyre njerëzve që donin të kapërcenin kufirin.

“Aktorit i takon shpesh të interpretojë vetveten, mendon Bujari. Mesa duket, Bepini kishte një lloj ngjashmërie me mua në atë kohë, kishte rininë, aspiratat, dëshirat e mia. Madje ka edhe diçka interesante që ndodhi pas filmit. “Kur unë u dënova për të vajtur në prodhim, për tendenca moderniste, kryeredaktori i revistës “Hosteni” në atë kohë, Niko Nikolla, më thotë: “Ti Bujar e pësove pikërisht nga filmi. Sepse ata e kanë parë filmin dhe kanë thënë, përderisa luan kaq bukur, edhe ky duhet të jetë i poshtër me siguri, me këto mendime dhe këto tendenca”.

Ky ishte roli i parë i imi, asaj kohe isha student në vitin e katërt të Institutit të Arteve për aktor. Të them të drejtën si aktor, e kam pasur me shumë dëshirë teatrin. Teatrin e adhuroja dhe nuk mendoja se do të luaja në film, ndonëse këmbëngulja e regjisorit Dhimitër Anganosti më mbushi mendjen që unë duhet të interpretoj tek “dueli”. Aty jam munduar të bëj mjeshtri aktori. Ndoshta ky rol qëlloi i suksesshëm, pasi ka edhe një afërsi, ndoshta me moshën, aspiratat, dëshirat dhe kështu, përputhja e atij personazhi me veten time, bëri që Bepini të dukej, ashtu, i besueshëm, i pëlqyeshëm dhe i admirueshëm.

Aq më tepër që në atë periudhë, personazhet negative pëlqeheshin shumë, sepse thonin batuta që ndoshta i mendonin të gjithë, por nuk guxonin t’i shprehnin. Kurse ne si personazhe na lejohej që t’i deklaronim. Përshembull, aty ka batuta kur unë them: “Si është e mundur që doni ta ndërtoni socializmin me kuleçë ?”, ose kur pyes për atë vajzën në fotografi : “E keni dashnore kolektive ?”, ose kur shprehem për komisarin: “Burrë i pashëm kodoshi !”. Janë disa batuta që kanë ngelur edhe sot.

Atëherë punohej me një pasion të jashtëzakonshëm, vijon kujtimet e tij Bujar Kapexhiu, dhe punonim në kushte shumë të vështira. “Mendo, të udhëtosh me anije, që nuk është kollaj. Niseshim nga Durrësi dhe dilnim në det të hapur, sepse duhej që kamera kur të lëvizte, të mos kapte breg.

Të gjithë i zinte deti përveç Rikard Ljarjes dhe nuk e di pse. Mbase ngaqë kishte rol pozitiv”, shton duke qeshur. “Rikardi në atë kohë ishte edhe provokativ me ne, pasi na afrohej me cigare, na hidhte tymin në fytyrë, bënte zhurmën e të vjellës dhe ne të gjithë tmerroheshim nga kjo gjë, pasi na zinte vërtet deti. Por, vërtet që ruaj nostalgji për atë kohë. Për pasionin, për punën e bukur artistike që kemi bërë me regjisorin. Ishte një eksperiencë e re, e para në film dhe shumë interesante”.
Dy herë mat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pak kush e di që filmi komedi “Dy herë mat”, që mban autorësinë e Bujar Kapexhiut, fillimisht ka qenë ideuar për “Tre herë mat”. Ndërsa flet për komeditë që ka realizuar në vite, e gjithë fytyra i merr një pamje hareje. Duket se humori është argument për të cilin pëlqen të flasë pa fund. Që fëmijë thotë së ka pasur një prirje natyrore ndaj humorit, mbase të mbartur nga familja. Babai i tij, një burrë nga Dibra e Madhe me një humor fin dhe elegant, ndërsa e ëma, një korçare me shpirt të pasur artistik. “Nga e kam marrë unë humorin ?, përsërit pyetjen e bërë Kapexhiu… Epo, shpesh e kam thënë, nëse palosim në mes hartën e Shqipërisë, Dibra bie mbi Korçën, dhe unë nuk kisha nga dilja ndryshe…”

“Më pëlqente gjithmonë të bëja humor në shoqëri, familje”, kujton ai. “Interpretimi i filmit “Dy herë mat ka qenë edhe si një vazhdë e punës sime si regjisor në Estradën e Tiranës. Aty u caktova, sapo mbarova shkollën. Gjatë gjithë këtyre viteve jam marë me humorin, si me shkrimet, ashtu edhe me regjinë. Kështu që kur shkova në Kinostudio, fillimisht shkrova një komedi e cila u pëlqye mjaft.

Atëherë isha piktor dhe skenarist i filmit vizatimor. Mirëpo dëshira ishte që të kaloja në filmin artistik. Ndaj shkrojta skenarin, që në atë kohë titullohej “Tre herë mat”. Por meqë filmi dilte shumë i gjatë, hoqëm një “mat” dhe e bëmë “Dy herë mat”. Por unë nuk e kisha menduar që do ta interpretoja vetë rolin kryesor të këtij filmi, e kisha taksur këtë rol për aktorin Agim Qirjaqi. Atë e kam pasur student në Institutin e Arteve dhe më kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme, si një student i rrallë dhe më vonë, si një aktor i mrekullueshëm.

Mirëpo kur kërkova Agimin, ai ishte i angazhuar në një film tjetër. Kështu që u vendos që këtë rol ta interpretoja unë. Padyshim nuk është lehtë që edhe të interpretosh, edhe të drejtosh. Gjithmonë duhet të kesh një sy tjetër që të shikon dhe të korrigjon. Por kam bashkëpunuar shumë me operatorin Lionel Konomi, i cili më ka ndihmuar në këtë drejtim dhe ka qenë ai që ka bërë syrin korrigjues gjatë filmit”.
Regji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe kështu, edhe ashtu (1989)
Stolat në park (1988)
Tela për violinë (1987)
Dy herë mat (1986)
Kallza e grurit (1976) vizatimor
Lisharësi (1976) vizatimor
Majlinda dhe zogu i vogël (1976) vizatimor
Pika e ujit (1976) vizatimor

Skenarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe kështu, edhe ashtu (1989)
Dy herë mat (1986)

Interpretime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dy herë mat (1986) Ilo Pinci
I teti në bronz (1970) Spiro
Gjurma (1970)
Duel i heshtur (1967) Bepini

Denoncimet për dhunë- Princ Leka merr urdhër mbrojtje për 1 vit nga Gjergj Zaharia

U mbajt sot në Gjykatën Civile seanca gjyqësore për Princin Lekën dhe Elia Zaharian, të cilët denoncuan njëri-tjetrin për dhunë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se gjykata i ka dhënë urdhër mbrojtje për një vit Princit Leka ndaj babait të Elia Zaharaisë, Gjergj Zaharia.

Princi ka marrë urdhër mbrojtje për Gjergj Zaharian. Ndërsa për urdhrin e mbrojtjes së Elias është shtyrë seanca, me kërkesë të mbrojtjes.

Kjo, sepse nuk i kishin gati të gjitha provat.

Mësohet se në seancë janë paraqitur vetëm avokatët e tyre ligjorë, ndërsa Princi dhe aktorja nuk kanë pranuar të jenë në sallë.

Pak ditë më parë, ish-çifti u përplasen fizikisht pas pretendimeve se Leka Zogu i kishte dhunuar babanë aktores së njohur. Video e sherrit të tyre bëri xhiron e rrjetit.

Kujtojmë se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë një vajza nga martesa e tyre, ndërsa prej disa kohësh jetojnë të ndarë dhe kanë nisur procesin e divorcit.

‘Rama më gjuajti në faqe’- Gazetarja e SYRI-t, Ambrozia Meta: Gjest i turpshëm, nuk më intimidon

Ambrozia Meta ka reaguar pas incidentit të rëndë që ndodhi dje paradite me Kryeministrin Edi Rama, i cili e gjuajti në faqe duke shkelur çdo lloj etike.

Gazetarja shpreh keqardhjen që sot u bë ajo lajm e jo pyetjet e saj për Kryeministrin.

“Kryeministri bëri një gjest të ulët dhe të turpshëm, duke më gjuajtur në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike. Është një veprim që nuk më intimidon, siç nuk më step fare gjuha e tij ofenduese, sepse unë kam guximin t’i kërkoj llogari, pasi nuk bëj kurrë pazare me profesionin tim dhe e kam shumë të shenjtë dinjitetin”, shkruan gazetarja.

Reagimi i plotë i Ambrozias

Siç tashmë është marrë vesh, sot pata një përplasje me Kryeministrin Edi Rama, gjatë një prononcimi për media. Pas një sërë pyetjesh lidhur me investimet e reja në Sazan, skemën e përdorur në portin e Durrësit dhe përfitimet që do të kenë shqiptarët nga këto marrëveshje, në përpjekje për të shmangur llogaridhënien, Kryeministri bëri një gjest të ulët dhe të turpshëm, duke më gjuajtur në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike. Është një veprim që nuk më intimidon, siç nuk më step fare gjuha e tij ofenduese, sepse unë kam guximin t’i kërkoj llogari, pasi nuk bëj kurrë pazare me profesionin tim dhe e kam shumë të shenjtë dinjitetin.

Jam shumë mirënjohjese për reagimin e gjithë shoqatave të gazetarëve, kolegëve dhe gjithë njerëve të tjerë, që kanë shprehur solidaritet me mua, në mënyrë që ai veprim aq i shëmtuar dhe i ulët, që Rama e cilëson si përshëndetje miqësore, mos të kthehet në një normë komunikimi të Kryeministrit siç janë bërë tashme të zakonshme, ofendimet, arroganca ndaj gazetareve dhe masat qesharake si riedukimi.

Edi Rama e ka kuptuar sot më shumë se kurrë, që unë i bëj pyetjet e mia e pa ndikuar nga askush, siç besoj se duhet bërë në interes të opinionit publik dhe të vendit tim, të cilin ai mendon se mund ta ndajë si ta ketë pronë të familjes, duke ja falur oligarkëve vendas dhe të huaj;të lidhur me të apo me politikanë të tjerë, nga të cilët mund te ndikohet fati i tij. Më vjen shumë keq që sot përfundova unë duke u bërë lajm dhe jo pyetjet, për të cilat kërkova me aq ngulm përgjigje.sn

Gjyqi për vulën e PD- Hidhet shorti, ja kush janë gjyqtarët e çështjes

Ka përfunduar hedhja e shortit për përzgjedhjen e trupës gjykuese per vulën e Partisë Demokratike.

Mësohet se relator është vendosur Alma Ahmeti ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë.

Një ditë më parë Gjykata e Lartë e ktheu çeshtjen për rigjykim, pasi prishi vendimin e mëparshëm të Apelit si të paligjshëm duke pranuar si palë Alibeajn dhe Bashën.

Në arsyetimin e vendimit nga GJL rezulton se trajtimi i kësaj çështje nga Gjykata e Apelit ka qenë një farsë dhe e jashtligjshme.

Gjykata thotë në vendim se kjo çështje nuk mund të ketë palë, pra, palë është vetëm kërkuesi, që në këtë rast është pala që ka bërë kërkesën në Gjykatën e Shkallës së Parë për regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, ndërsa Basha e Alibeaj duke mos qenë palë, ankimimi i tyre në Apel nuk do duhej të merrej parasysh fare dhe është i pavlerë.

Me tej GJL thekson në vendimin e zbardhur se rifillimi i çështjes, pas pezullimit, nga gjyqtari Zhukri, i cili ka shqyrtuar kërkesën për regjistrimin e Kuvendit të 11 Dhjetorit 2021, ka qenë konform gjithë dispozitave ligjore në fuqi.SN

Konjufca për zgjedhjet në veri: Peticioni mund të ketë sukses, flamuri do të mbrohet me çdo kusht

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë një interviste mbrëmë ka folur për zgjedhjet në veri.

Ai tha se bashkësia ndërkombëtare nuk kishte arritur t’i bindte serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill të vitit të kaluar ndonëse shteti i Kosovës, sipas Konjufcës, dy herë kishte bërë kompromis.

“Dy herë shteti i Kosovës ka bërë kompromis, i ka thy rregullat e veta të KQZ’së për me ia mundësu serbëve me marrë pjesë në zgjedhje. Dy herë. Edhe bashkësia ndërkombëtarë nuk ka mujt me i bind serbët me marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai në Kanal10.

Konjufca tha se “zgjedhjet janë krejt legjitime, edhe bashkësia ndërkombëtare ka thënë”.

Kryekuvendari është optimist sa i përket suksesit të peticionit që ka nisur në fund të janarit në komunat veriore e që tashmë është caktuar 21 prilli si datë për votimin për shkarkimin ose jo të kryetarit.

“KQZ e ka shpallë procesin e peticionit, peticioni siç duket mundet të ketë sukses dhe do të ketë zgjedhje të reja. Tash ata po thonë duam të marrim pjesë në zgjedhje dhe kjo ia jep një drejtim të ri krejt procesit politik”, tha ai.

Konjufca u pyet se çka do të ndodhë nëse në zgjedhje marrin pjesë edhe serbët, fitojnë kandidatët serbë dhe flamuri i Kosovës hiqet nga objektet komunale.

“Është e paligjshme. Efekti është që ata kur hyjnë në zgjedhje dhe e pranojnë shtetin e Kosovës nuk mund të thonë zgjedhjet po i pranojmë por jo simbolin e shtetit të Kosovës. Kanë ditur ta bëjnë, por kjo na ka sjellë këtu. Cila është zgjidhja, zgjidhja është pranimi i realitetit të Kosovës, pranimi i shtetit të Kosovës. Do të mbrohet me çdo kusht, flamuri është simbol shtetëror dhe është obligative për komunat me pasë flamurin e Kosovës”, tha Konjufca. /GazetaExpress/

VOA: SPAK: Ish ministri Ilir Beqja akuzohet për shpërdorim detyre me koncensionin e sterilizimeve

Ilirian Agolli

Në Tiranë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sot ish ministrin e shëndetësisë, Ilir Beqja, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqja, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetejeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale.

Ai u miratua nga ministria e shëndetësisë në dhjetor 2015, që shpalli fitues kompaninë SaniService, por afro 8 vjet pas kësaj, SPAK-u arrestoi në gusht 2023 sipërmarrësin e koncensionit në akuzën e mashtrimit, Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendës ministrin Klodian Rrjepaj për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ndërsa sot edhe ish ministri Beqaj u akuzua për shpërdorim detyre.

Ata dyshohen se kanë shkelur procedurat ligjore të dhënies së koncensionit, kanë toleruar shkeljet e njëri tjetrit, duke përshtatur dokumentat dhe treguesit spitalorë dhe financiarë me qëllimin e paracaktuar, që koncensionin ta fitonte shoku i vjetër i ish-zëvendës ministrit Rrjepaj.

Duke dalë nga sot SPAK-u, ku iu njoftua akuza e shpërdorimit të detyrës, ish ministri Ilir Beqja nuk foli për shkeljet e dyshuara ligjore në procedurat e koncensionit, por përsëri theksoi cilësinë e shërbimit që solli ai.

“Për fat të mirë, që nga fillimi i kontratës, 445 mijë shqiptarë janë operuar në kushte shumë të sigurta”, tha zoti Beqja. Ai nuk e ka pranuar akuzën, dhe sot tha sërish që do të përballej me të para gjykatës, ndërsa shtoi se SPAK-u nuk kishte hetuar vlerën e parasë dhe ndarjen e riskut privat në këtë koncension.

Por hetimet janë përqëndruar tek shkelja e procedurave ligjore, nga ka dalë se ish ministri Beqja ishte në dijeni të plotë të gjithë procedurave dhe dokumentave, dhe se ai ka lejuar të pasqyrohen në studimin e fizibilitetit të dhëna të rreme lidhur me kostot e projektit, mbi bazën e të cilave u zgjodh më pas koncensioni si më i favorshme se sa prokurimi publik.

Hetimet flasin për fryrje të shifrave në llogaritjet e kostove të sterilizimit, për të cilat ish ministri Beqja dyshohet se i ka toleruar dhe nuk ka ndërhyrë për t’i anulluar.

Zoti Beqaj dyshohet se nuk ka shmangur konfliktin e interesit që vinte prej miqësisë së hershme mes zëvendës ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të cilën hetuesit e provuan me një seri komunikimesh postare elektronike midis tyre.

Sipas gjithë gjasave dhe hetimeve, prej kësaj miqësie mes tyre erdhën gjithë tolerimet dhe shkeljet proceduriale të mëparshme, që kulmuan me fitoren e Rrapajt, i cili përdorte automjetet e institucionit dhe udhëtonte me autoritetet e ministrisë brenda dhe jashtë vendit.

Po ashtu hetuesit dyshojnë se ish ministri nuk mori masa për të vënë në punë Qendrën e re bashkëkohore shtetërore të sterilizimit, por ia kaloi atë koncensionarit. Ai dyshohet që nuk vlerësoi nëse funksionimi i asaj qendre do të ishte më me leverdi ekonomike se sa kontrata PPP.

Prokuroria e Posaçme sekuestroi në shkurt disa pasuri të biznesmenit Ilir Rrapaj, 40 për qind të aksioneve të kompanisë SaniService, dy kompani ku ai është aksioner, dy llogari bankare, 13 automjete dhe një apartament banimi.

Ndërsa ka hyrë në vitin e nëntë të tij, tashmë pritet të hapet procesi gjyqësor ndaj 3 protagonistëve kryesorë, bashkë me 6 nëpunës dhe ekspertë, në çështjen që Prokuroria e Posaçme e ka regjistruar në janar 2020, ku bëhej fjalë për shpërdorim detyre në bashkëpunim, shkelje të barazisë në tendera dhe korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

Denoncimi për çështjen Rama – McGonigal, Bardhi informacion shtesë SPAK: Të hetohet Kryeministri

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues lidhur me cështjen Edi Rama – McGonigal, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive..

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal lidhur me cështjen Edi Rama – McGonigal, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive..

Në 20 Shtator 2023, Charles McGonigal pranoi fajësinë lidhur me të gjitha akt-akuzat, të cilat përfshinin, ndër të tjera, vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Edi Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënie të vazhdueshme me të”. Në të dhënat shtesë të dorëzuara në SPAK dokumentohet se McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit dhe gënjeu FBI-në për aktivitetin e tyre të përbashkët me Edi Ramën, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në vendimin e drejtesise amerikane thuhet shprehimisht se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze”.

Nga faktet dhe dokumentet e dorëzuara sot në SPAK del qartë se tashmë organet e drejtësisë amerikane, Prokuroria dhe Gjykata, kanë provuar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, u përfshi në një marrëdhënie të paligjshme dhe korruptive me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke pasur për qëllim që Edi Rama të dëmtonte partinë e tij kundërshtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe shtetasi Charles McGonigal të realizonte përfitime monetare dhe favorizime shtetërore për shërbimet e ofruara kryeministrit shqiptar. sn

Shfryhet operacioni: Gjykata liron 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët në Sarandë

Gjykata e Sarandës vendosi të lirojë 11 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e ndaluar të IKMT dhe ASHK, të cilët akuzoheshin për shpërdorim detyre për ndërtimet pa leje të ndodhura në zonë.

Dy punonjësit inxhinierë hartografë pranë ASHK Sarandë, përkatësisht Ermen Stroka dhe Erald Lika janë lënë në arrest shtëpie.

Ndërsa tre inspektorët e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Sarandës, përkatësisht shtetasit Viktor Qesari, Tonin Simoni dhe Oltion Durmishti; dy specialist/inspektorët në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë, Denis Balili e Manushaqe Saliko dhe Ina Papa me detyrë specialiste pranë ASHK janë lënë nën masën detyrim paraqitje.

Personat e ndaluar dhe ata në kërkim akuzohen se kanë lejuar në shkelje të ligjit, ndërtimin pranë vijës bregdetare në qytetin e Sarandës të një objekti 7-katësh pa leje ndërtimi dhe në vijim, kanë proceduar me legalizimin e këtij objekti.

Që prej marsit të vitit 2022, në Sarandë janë ndaluar për shkelje të ndryshme të lidhura me pronat më shumë se 25 zyrtarë lokalë, ndërsa zyrtarisht është pranuar se situata hartografike në bregdet është kaotike dhe më shumë se 80% e pronave kanë probleme me dokumentacionin.sn

VOA: Korrupsion dhe pastrim parash, arrestohet Drejtori i ARRSH Evis Berberi

Në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njejtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Gjithshka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku. Ai do të shfaqet si një bashkëpunëtor i ngushtë i ministres, pranë së cilës ai punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas, drejtimin, si i komanduar, të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit rrugor, një prej strukturave më të rëndësishme, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administron.

Kompania “Daam” e blerë nga Berberi me një shumë simbolike, shitet prej tij, me një çmim të shumëfishuar, ndërsa ndryshon pronësi dhe administrim disa herë, mes Bulos, Begaj dhe Lamajt. Por sipas Prokurorisë së posaçme, zotëruesi indirekt i saj, ka mbetur zoti Berberi.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave. Transaksione nga “net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e zotit Berberi, janë gjetur piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.

Nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka patur ndonjë reagim mbi arrestimin e zyrtarit të lartë të saj.

Cilat janë destinacionet e reja nga Aeroporti i Tiranës?

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ofron këtë sezon mundësi të reja fluturimi për qytetarët shqiptarë dhe turistët që vizitojnë vendin tonë, duke rritur ndjeshëm numrin e destinacioneve direkte. Zgjerimi i hartës së destinacioneve dhe larmia e linjave ajrore janë zhvillime të jashtëzakonshme për pasagjerët që fluturojnë nga ky aeroport, duke shmangur kështu ndalesat tranzit në vende të tjera.TIA ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh të reja me disa linja ajrore që më parë nuk operonin në Shqipëri si edhe ka shtuar listën e vendeve me linjat ekzistuese. Nisja e fluturimeve në destinacionet e reja pritet të rrisë edhe më shumë numrin e pasagjerëve që vazhdon të kapë shifra rekord edhe për muajt e parë të vitit 2024.

Mbi 100 destinacioneve aktuale dhe 40 linja ajrore (24 linja të skeduluara dhe 16 linja çarter turistik), i shtohen edhe qytete që më parë nuk mund të udhëtohej pa tranzit. Tashmë, kushdo mund të planifikojë një udhëtim drejt e në Abu Dhabi, të kalojë pushimet e verës në Rhodos, të vizitojë qytetin e magjishëm të Amsterdamit, të shkojë në Riga për një eksplorim të veçantë të vendeve balltike apo të mrekullohet nga perfeksioni i qyteteve të veriut të Europës si Oslo, Kopenhagen dhe Stockholm ose të ketë një aventurë në shkretëtirën arabe të Kuvajtit. Në Valencia mund të keni patur gjithmonë dëshirë të provoni paejan shoqëruar nga një Agua de Valencia dhe të vizitoni qytetin e shkencës dhe natyrës projektuar nga Kalatrava.

Ndërsa për ata që dëshirojnë komoditetin, mund të zgjidhni një prej resorteve të Antalias apo Izmirit. Ky rrjet i zgjeruar e vendos Tiranën në një pozicion qendror që i shërben jo vetëm udhëtarëve lokalë por edhe atyre të vendeve fqinje. Vetëm përgjatë muajve të parë të këtij viti, në TIA numërohen mbi 20,000 pasagjerë nga Mali i Zi, mbi 42.000 nga Kosova dhe më shumë se 10.000 nga Maqedonia e Veriut. Kjo tregon që larmia e destinacioneve në TIA është tërheqëse edhe për udhëtarët e vendeve fqinje.

Nën drejtimin e Kastrati Group, aksionerit të vetëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe bashkëpunimit me Autoritetin e Aviacionit Civil, po punohet intensivisht për të akomoduar kërkesat në rritje të udhëtarëve dhe njëkohësisht për të shtuar përherë e më shumë gamën e destinacioneve.

Me Croatia Airlines, nisin fluturimet direkte drejt Zagrebit, nga 20 qershori. Air Baltic shton qytetin e Rigës si destinacion në periudhën maj – tetor. WizzAir shton Valencian dhe Leipzig në listën e destinacioneve të këtij viti. Sun Express do të ketë linjë direkte me Izmirin për sezonin qershor – tetor. Transavia ka nisur lidhjen direkte me Amsterdamin. RyanAir do të shtojë Marsejën, Kalabrinë, Birmingamin dhe Bristolin, nga Tirana. Aegean do të lidhë Tiranën me ishullin e Rhodos dhe Heraklion përgjatë muajve qershor – tetor. Norwegian çel destinacionet drejt Kopenhagen dhe Oslo, gjatë muajve maj – tetor. Antalia do të jetë e aksesueshme nga Tirana që prej qershorit, me Pegasus. Si edhe Stutgarti me Eurowings duke nisur nga marsi e në vazhdim.

Rrjeti i zgjeruar i TIA ofron variacion destinacionesh, duke siguruar që pasagjerët të mund të arrijnë në vendet e dëshiruara në mbarë botën, të gjitha me çmime konkurruese.bw

Atentati mafioz në Shkodër- Vendi i ngjarjes i ngjason një skene lufte

Shkodra u trondit mbrëmjen e 12 marsit 2024 nga një atentat, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, kunetër mes tyre.

Dyshohet se shënjestra ka qenë Gjon Nika, kunati i studentit të Akademisë së Sigurisë, Gjergj Ndershtiqaj. Ky i fundit është vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë.

Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete, të tyrin dhe të të plagosurve. SYRI TV ka arritur të sigurojë dëshmitë e dy të plagosurve nga ky atentat.

“Sapo zbritëm nga makina, dëgjuam të shtëna armësh. Nuk kemi arritur që të shohim se kush ishin ata që na qëlluan me armë. Nuk kemi konflikte me persona të tjerë dhe nuk e dimë arsyen përse na qëlluan. Në momentin kur nisën të shtënat, kemi lëvizur me shpejtësi duke u munduar të shpëtojmë. Derisa janë larguar, qëndruam pas makinës”, thanë të plagosurit përpara hetuesve.

Ndërkohë, vendngjarja i ngjason një skene lufte për nga moria e arsenalit të plumbave që janë derdhur në drejtim të dy të plagosurve. Më shumë se 80 gëzhoja kallashnikovi u gjetën në vendngjarje, çka do të thotë se autorët kanë qëlluar me shumë se 80 plumba.

Sipas dëshmitarëve, kanë qenë 4 persona që morën pjesë në atentat, nga të cilët 3 qëllonin me armë. Kamerat e sigurisë pranë lokalit nuk kanë fiksuar pamje të qartë të autorëve, teksa këta të fundit dyshohet se kanë qenë të maskuar.

Në makinën e djegur që kishin lënë pas autorët, grupi hetimor gjeti edhe 3 armët kallashnikov të përdorur në atentat, që janë dërguar për ekspertim.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me këtë ngjarje, por nuk ka ende të dhëna për identitetin e autorëve.

Rikthimi i normalitetit në Parlament, reagon ambasada amerikane në Tiranë: Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci

Ambasada e Shteteve të Bashkuara reagon pas sinjaleve të dhëna nga mazhoranca dhe opozita për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare, ndërsa socialistët kanë pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.

Ndërsa palët janë angazhuar në bisedime prej ditësh, ajo që dihet deri më tani është arritja e dakordësisë për ngritjen e komisionit hetimor për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është e inkurajuar nga njoftimi për rikthimin e rendit normal në Parlament. Institucionet funksionale janë thelbësore për çdo demokraci të shëndetshme dhe anëtarët e zgjedhur duhet të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në mirëbesim brenda Parlamentit”, thuhet në reagim.bw

SPAK do hetojë 21 janarin, Lubonja: Vendim politik, nuk ka drejtësi të pavarur. Të dyja palët përgjegjëse për ngjarjen e rëndë

TIRANË – Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke komentuar faktin se Gjykata e Lartë vendosi që hetimet e 21 janarit do të bëhen nga SPAK, deklaroi se beson se këto janë vendime që merren nga PS, duke shtuar se nuk ka drejtësi të pavarur. Lubonja theksoi se përgjegjës për ngjarjen e rëndë janë të dyja palët.

“Për vendimin për 21 janarin, do të thosha se këto janë vendime të PS, nuk ka drejtësi të pavarur. Ngjarja është e rëndësishme, por se nuk është bërë asnjëherë drejtësi, por është instrumentalizim politik. Kjo sepse nëse do të bëhej drejtësi e vërtetë, përgjegjësit për vrasjet janë të dyja palët. Unë shoh përgjegjëse të dyja palët, të dyja palët duhen hetuar”, tha Lubonja.

Më tej, Lubonja komentoi marrëveshjen mes maxhorancës dhe opozitës, që kjo e fundit të hyjë në Kuvend dhe të ngrihen dy Komisione Hetimore. Sipas tij, nga marrëveshja fiton më shumë Rama sesa opozita.

“Mendoj se maxhoranca ka shumë gurë, që i lëviz këtej e andej. Edhe marrëveshjet janë strategji, që bëhen më së shumti për interesa të maxhorancës. Me këtë marrëveshje, duket sikur maxhoranca po e njeh Rithemelimin. Edhe ndërkombëtarët kanë kërkuar normalitet në parlament. Edi Rama ka dhënë dy çështje për hetime, pse nuk i dha të gjitha çështjet për hetim. Jep për hetim atë që dëshiron Rama. Duhet të tërhiqej ligji i ri për Komisionet Hetimore. Kjo që u arrit mund ta kthejë edhe opozitën një fasadë në parlament. Opozita ka nevojë për një mbështetje më të madhe të njerëzve. Gjithashtu opozita duhet të reflektojë edhe për bashkim sa më të gjerë, por duket se nuk kanë fuqi për këtë punë. Me këtë situatë, Rama merr më tepër fitore se opozita. Për Ramën, legjitimimi ndërkombëtar është i rëndësishëm. Duhet që të gjithë opozitarët, pavarësisht dallimeve, të bashkohen dhe të mendojnë për rikthimin e demokracisë. Duhet menduar për rezistencë, pastaj për fitore, e cila ndoshta vjen edhe për faktin se maxhoranca mund të shkatërrohet së brendshmi”, deklaroi Lubonja.bw

Negociatat PD-PS, Bardhi: Ne tërhiqemi vetëm duke i marrë të gjitha

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në një mesazh drejtuar gazetarit Çim Peka, moderatorit të emisionit “Çim Peka Live” shprehet se ne nuk tërhiqemi pa kushte në negociatat me socialistët.

“Nuk mund të flas pasi nesër kemi takimin në Kryesinë e Kuvendit, por për zotin Bushati kanë këtë mesazh: ne nuk tërhiqeni pa kushte, tërhiqemi duke i marrë të gjitha dhe nëse i marrim të gjitha a është sukses”, shkruan Bardhi në mesazhin e tij.

Në anën tjetër, gazetari Andi Bushati tha se nga 2013-ta ka zero marrëveshje që opozita ka ftuar me Edi Ramën.

“Nuk ka njeri që fiton marrëveshje me Putinin, në regjim marrëveshjet janë letra higjenike. Edi Rama nuk pyeti për deklaratat e Pompeos dhe për tre ambasadorë që bënë marrëveshjen e 5 qershorit”, tha Bushati.

Sherri me Elia Zaharian- Gjykata e Tiranës nxjerr princin jashtë pallatit mbretëror

Zbardhet urdhri i plotë të gjykatës, që pajisi me urdhër mbrojtjeje Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, të cilët paditën njëri-tjetrin për dhunë.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, theksohet që Princi mund t’i afrohet Pallatit Mbretëror, vetëm në rastet kur do të takojë vajzën e mitur.

Pasi ka pranuar padinë e Elias, gjykata ka urdhëruar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të:

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditëses Elia Zogu.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 metrash.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur, Geraldina Zogu.

I padituri Leka II Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me fëmijën e mitur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe ditën e shtunë dhe të diel nga ora 11:00 deri në orën 13:00, marrja dhe dorëzimi i fëmijës do të realizohet në prezencën e dados.

Gjykata ka pranuar padinë edhe nga Princ Leka dhe ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për të:

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune ndaj paditësit Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, kërcënojë paditësin Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka II Zogu, vendit të tij të punës apo vendeve të tjera që frekuenton, përtej një distance 5 metër.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, gjatë orareve të takimit të paditësit Leka II Zogu me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.

E paditura Elia Zogu deri në marrjen e vendimit për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, do të qëndrojë në banesën ku jeton aktualisht, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë.

Ky urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i fillon efekte që nga data 7 mars 2024.

Data e gjykimit për vërtetimin e këtij urdhri do të jetë në 21 mars, ora 114:00.

Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjëherë nga Zyra e Përmbarimit.

Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale, sipas nenit 320 dhe 321 të Kodit Penal. /TCH

SHBA kërkon rikthimin e jetës normale parlamentare, Burimi: Sinjalet erdhën se Rama shkeli në dërrasë të kalbur, ai nuk do zbrampset e do gabojë rëndë

TIRANË – Sot i ngarkuari me punë i SHBA, David Uisner takoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla, ku ka kërkuar edhe rikthimin e jetës normale parlamentare në vend. Në lidhje me këtë lajm, Burimi deklaroi se sinjalet për kthimin të parlamentit në normalitet erdhën nga SHBA, sepse Edi Rama shkeli në dërrasë të kalbur.

Sipas Burimit, Edi Rama nuk do të zbrampset dhe ky do jetë një gabim i tij i madh. Ai kujtoi faktin se Rama është konsideruar nga mediat perëndimore si një autokrat, që nuk respekton opozitën.

“E kam thënë shpesh në intervista se SHBA do të kërkojë rikthimin e jetës normale parlamentare. Fajin gjithmonë e kanë ata që drejtojnë dhe jo opozita e ndaj maxhoranca do të kritikohej se nuk bashkëpunon me opozitën. Edi Rama po shkelte në dërrasë të kalbur. Mua situata më kujton vitin 1996, kur Berisha fitoi zgjedhjet e diskutueshme dhe amerikanët u zgjuan dhe i dhanë sinjale Berishës që të bëjë marsh mbrapsht, ai nuk bëri pas dhe e pamë ku shkoi më pas Shqipëria. Sali Berisha nuk e merrte me mend se SHBA do ishte kundër tij. Edhe Rama mendon se ka gjithçka.

Rama shkeli në dërrasë të kalbur me ndalimin e opozitës në qasjet ndaj Komisioneve Hetimore. Rama nuk do zbrapset e do të bëjë gabim të madh. Edi Rama thotë se drejtësia vendos, një gjë të tillë e thoshte edhe Erdogani. Refereni “vendos drejtësia” nuk pi më ujë. Gazetarët francezë e kanë quajtur Ramën autokrat dhe ka arsye të panumërta për këtë. Kjo është qeveri hajdute, sepse ka gjysmën e qeverisë në dyert e SPAK. Maxhoranca të respektojë ligjet”, deklaroi Burimi.

Në lidhje me faktin se a rrezikon Sali Berisha mandatin, Burimi deklaroi se kjo është e vërtetë. Sipas tij, kjo vjen sepse Rama po kalon caqet dhe ky ishte paralajmërimi i parë i SHBA. “Po rrezikon mandatin. Por, këtu ka gisht edhe Rama. Edi Rama sa më tepër e tepron, më tepër e martirizon Berishën. Edhe Donald Trump që ndodhet në akuzë të rëndë, po hetohet në gjendje të lirë? Pse mos ndodhë kjo me Berishën dhe Belerin? Kjo tregon se në Shqipëri nuk ka demokraci”, u shpreh Burimi.

(BalkanWeb)

Protesta në Shkodër: Të vendoset busti i Lekë Dukagjinit në qendër të qytetit

Disa banorë të Dukagjinit janë hedhur sot në protestë, para Bashkisë së Shkodrës.

Ata kërkojnë vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në qendër të Shkodrës. Banorët kërkojnë që të takohen me kryetarin e bashkisë, Benet Beci lidhur me këtë çështje.

Protestuesit shprehen se kanë marrë shpesh herë premtime për vendosjen e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër, hartues i Kanunit dhe krahu i djathtë i Skënderbeut në mbrojtjen e kombit shqiptar përballë pushtuesve osmanë.

Protestuesit shprehen se Shqipëria është mbushur me varre greke, serbe e malazeze, dhe me buste te pushtuesve turq e grekë, ndërkohë që një figurë si ajo e Lekë Dukagjinit hezitohet që të vendoset.sn

Kompozitori i shquar shqiptar Maestro Aleksandër Peçi bën me dije se Bordi Score Follower në Amerikë ka publikuar Koncertin për violinë Love

Përkeqësohet moti deri më 11 mars, pezullohet lundrimi për disa tragete

Drejtoria Detare njoftoi se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 9-10-11 mars 2024 duke filluar nga ora 14:00 e datës 9 mars në drejtimin jug-juglindje, jug-jugperëndim në forcën deri 7-8 bft deri 9 bft me shpejtësi ere deri 25-45 m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ditën e shtunë, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindizi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Ditën e diel, datë 10 mars do të ndalohet lëvizja e anijeve pasagjere në linjat ndërkombëtare Durrës – Bari – Durrës dhe Vlorë – Brindisi-Vlorë.

Trageti i linjës Durrës – Ankona – Durrës do të operoje normalisht ditën e diel.

Në lidhje me linjën Sarandë – Korfuz – Sarandë do të njoftojmë në ditët në vijim.

Ndalohet dhënia e lejenisjes gjatë datave 9-10-11 mars 2024 duke filluar nga ora 17:00 datë 9 mars 2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar dhe të jenë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 22:00 të datës 11 mars 2024.sn

PD: Dhuna ndaj grave, betejë e të gjithëve, duhet një plan kombëtar kundër dhunës ndaj grave

Partia Demokratike me anë të një konference për mediat, ka kërkuar që të ketë një plan kombëtar për dhunën ndaj grave.

Deputete dhe anëtare të departamenteve të ndryshme në PD, janë shprehur se, dhuna ndaj grave është betejë e të gjithëve dhe jo vetëm e ndonjë sektori në veçanti.

Deklaratë e PD:

Vit mbas viti Shqipëria përballet me një realitet të trishtë për sa i përket dhunës ndaj grave. Përtej fjalëve dhe fjalimeve të qeverisë, gati asnjë gjë nuk bëhet në të vërtetë për të luftuar këtë fenomen.

Koha e vështrimit dhe e pasivitetit ka kaluar. Dhuna ndaj grave është një realitet por jo një fatalitet. Edhe pse dhuna ushtrohet ndaj grave, beteja në vetvete është e të gjithëve. Shteti ka mjete te nevojshme për të luftuar këtë fenomen.

Që kjo të ndodh duhet në radhë të parë një shprehje e qartë e vullnetit politik. Partia Demokratike propozon që lufta kundër dhunës ndaj grave të shpallet kauzë madhore dhe të hartohet një Plan Kombëtar ndërdisiplinor zbatimi i të cilët ti ngarkohet një Koordinatori ndërministror pranë Kryeministrit. Mbikëqyrja e këtij Plani të bëhet nga një grup deputetësh të gjithë krahëve politik.

Arsimi duhet të jetë shkalla e parë dhe e pazëvendësueshme për të ulur në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjate dhunën kundër grave. Masat për trajnimit e personelit arsimor, koha e kushtuar në klasë për këto tema duhet të rriten ndjeshëm.

Gratë nuk duhet të prezantohen si qenie të brishta. Duhet të ketë çdo semestër orë të veçanta të përqendruara tek suksesi i grave për ti treguar vajzave larmin e drejtimeve që mund t’ju japin jetës së tyre.

Shteti duhet të lidh një kontratë të re bashkëpunimi dhe besimi me organizatat jo qeveritare dhe me psikologët për tëri përkufizuar rolin e tyre dhe për ti bërë pjesë të plotë të planit kombëtar në të gjitha hallkat e tij.

Çlirimi i fjalës, zgjidhja e gjuhës është një sfidë tjetër të cilës duhet ti përgjigjet Plani Kombëtar. Hendeku i parë që haset në çështjen e luftës kundër dhunës ndaj grave është çlirimi i fjalës që mundëson identifikimin e viktimave. Në Shqipëri ka akoma pengesa të mëdha shoqërore për sa i përket denoncimit të rasteve të dhunës, sidomos kur këto të fundit shkaktohen nga persona të njohur apo nga familjarë.

Që kjo të ndryshoj, duhet menduar një sistem i tërë ku struktura të ndryshme të shtetit apo të shoqërisë të identifikojnë tregues apo shenja që ngrenë dyshime për raste të dhunës ndaj grave.

Personali mjekësorë në të gjitha hallkat duhet të luaj një rol më të rëndësishëm në identifikimin dhe shoqërimin e viktimave. Farmacistët duhet të trajnohen që të identifikojnë shenja të tilla në bazë të ilaçeve të blera, mjekët në bazë të simptomave të pacientëve. Mund t’ju lihen pyetësor që duhet t’ua bëjnë grave dhe një dokument sintetik të cilin duhet t’ua japin në çdo rast nëse kanë dyshime.

Duhet të krijohet mundësia e ngritjes së një padie penale drejtpërdrejtë në spital apo në farmaci, në një zonë të mbrojtur pra nga dhunuesi nëse mbas bisedës viktima pranon që të kërkojë ndihmë dhe mbrojtje nga shteti;

Mbrojtja e viktimës, një tjetër çështje ku ne çalojmë. Viktima gjatë procesit të hetimit vazhdon në shumicën e rasteve të gjendet në situata ku takon dhunuesin. Qoftë sepse banojnë në një shpi apo në një komunitet të vogël. Dihet sot se barrierat janë të shumta për viktimën.

Një prej arsyeve të mos ngritjes së padisë është mungesa e mbrojtjes nga dhunuesi apo edhe nga shoqëria që gjykon viktimën në vend se të dënoj dhunuesin.

Shteti nëpërmjet veprimtarisë së tij duhet të ngrejë këto barriera për të siguruar mbrojtjen e viktimës. Mbasi kemi arritur të krijojmë një sistem ku fjala lirohet duhen marrë menjëherë masa të forta.

Të paktën një komisariat për çdo rreth duhet të ketë një ekip të specializuar për çështjet e luftës kundër dhunës ndaj grave. Një specializim i tillë i një strukture është thelbësore për kuptimin dhe trajtimit me seriozitet të kësaj çështje.

Viktimave duhet tu jepet një ‘Telefoni rrezik i madh’ i cili të jetë i lidhur drejtpërdrejtë me shërbimet e ndërhyrjes së shpejtë nëse dhunuesi i afrohet përsëri viktimës.

Menjëherë mbas padisë dhe në pritje të gjykimit, mund të vendoset një masë parandaluese të vendosjes së një byzylyku elektronik kundër afrimit i pajisur me një gps që të lajmëroj viktimën në rast se dhunuesi i afrohet brenda një qarku të përkufizuar.

Duhet të krijohet procedura ‘ndihmë urgjente’ për viktimat që për shkak të presionit shoqëror apo rrezikut që u kanoset duhet të lënë banesën e tyre. Kjo procedurë duhet të parashikoj strehimin falas ne banesa të veçanta në qytete të tjera, larg presioneve.

Në raste të veçanta, duhet të vendoset që hetimi dhe trajtimi i padisë të bëhet nga një komisariat i një qyteti tjetër (ose nga ekipi i specializuar i rrethit). Kjo gjë është veçanërisht e nevojshme në rastet e komuniteteve të vogla ku mund të ushtrohet trysni mbi policët e ngarkuar me hetimin;

Ndëshkimi duhet të bazohet mbi parimin e tolerancës zero që frika të ndryshojë krahë. Mos ndëshkimi i duhur përçon një mesazh negativ brenda shoqërisë dhe kjo i pengon viktimat që ti shkojnë deri në fund procesit kundër dhunuesit të tyre. Ndaj propozimet e PD janë në kuadër të një plani kombëtar sepse asnjëra nuk mund të kuptohet në mënyrë të pavarur nga tjetra. Duhet që të gjitha këto propozime të miratohen dhe zbatohen njëkohësisht.

Dënimet duhet të jenë të larta dhe të një natyre të tillë saqë të shënojnë vullnetin e shtetit për të luftuar një fenomen i cili nuk duhet ta ketë më vendin në shoqërinë shqiptare;

Duhet të krijohet një procedurë e përshpejtuar të gjykimit në mënyrë që viktima të mos pres gjatë. Në rastet e dhunës ndaj grave çdo sekondë që kalon pa mbrojtje apo pa ndëshkim është një sekondë që rrit rrezikun e përsëritjes së aktit ndaj viktimës.

PD: RTSH si çiflg personal, Alfred Peza ka shkelur ligjin, shkarkime masive pa motivacion

Partia Demokratike ka denoncuar sot, abuzimet që po bëhen në Radio-Televizionin Shqiptar dhe ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm Alfred Peza. “ëhet fjalë për 125 veta të shkarkuar nga Alfred Peza në krye të RTSH-së. I fundit është rasti i regjisorit, Ergi Hasku”, deklaroi deputetja e PD-së, Ina Zhupa para mediave.

“Zgjedhja antiligjore në krye të RTSH-së, është denoncuar herë pas here nga ne, ka çuar në veprimet e tij antiligjore, abuzive në krye të RTSH-së, – theksoi Zhupa. – Sigurisht njeriu që vjen në krye të institucionit pa njohur ligj, do të veprojë duke mos e njohur ligjin edhe gjatë drejtimit të këtij institucioni.

Ne do të bëjmë një seri denoncimesh për abuzimet për abuzimet e RTSH-së me në krye drejtorin e ri të paligjshëm, Alfred Peza.

Sot do të përqendrohem në rastet e shkarkimeve masive në thyerje të rregullave të kodit të punës të Republikës së Shqipërisë, që ka kryer Drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza, që me marrjen e pozicionit dhe deri para dy ditësh, ku rasti flagrant ishte i regjisorit i cili kishte bërë dëmin e madh, që kishte lavdëruar emisionin e tij që zhvillohet në RTSH, në Instagramin e tij personal. Për këtë u dënua nga Drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza duke e shkarkuar nga puna.

Ky rast dhe qindra raste të tjera të cilat unë do ti lexoj për transparencë për publikun, tregojnë se si Alfred Peza e ka kthyer RTSH në një çiflig personal, pa ligj, e pa moral, ku bën veprime nga më antiligjore dhe antimorale për nga mënyra se si duhet administruar një institucion që mbahet nga fondet publike dhe taksat e shqiptarëve.

Një gazetare është shkarkuar, Magdallena Alla pse ka shkruar në Facebook kundër dhunës ndaj kafshëve.

Një gazetar është shkarkuar pse nuk ka çuar karriget në mbledhjen e drejtorit.

Një tjetër është shkarkuar pse i ka çuar SMS, Alfred Pezës, ndërkohë që madhëria e tij kërkonte një komunikim më formal dhe më zyrtar.

Sot unë do të lexoj emrat e të shkarkuarve dhe kam edhe motivacionet e secilit nga ta, dhe janë totalisht antiligjore.

Bëhet fjalë për 125 veta të shkarkuar nga Alfred Peza në krye të RTSH-së. I fundit rasti i regjisorit, Ergi Hasku.

Kjo është një listë e limituar e të gjithë atyre që janë pushuar në mënyrë të padrejtë nga drejtori i RTSH-së, Alfred Peza.

Sigurisht ai anëtare e Komisionit të Edukimit, komisioni përgjegjës për kontrollin e RTSH-së, do të ndjek të gjitha hapat ligjor, për ta ndalur dhe çuar përpara përgjegjësisë ligjore, Alfred Pezën. Ashtu siç i bëj thirrje, organeve të drejtësisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit për monitorimin e këtij institucioni që është kthyer në një institucion të paligjshëm, në një institucion ku vullneti i një individi vlen më shumë se sa rregullat e shtetit, kodi i punës dhe se sa morali dhe përgjegjshmëria që duhet të kryen funksionet publike në këtë rast, në RTSH-së e mbajtur me taksat e shqiptarëve.”

Mrekulli- Ra nga kati i shtatë i pallatit, 3-vjeçarja jashtë rrezikut për jetën

Vajza 3-vjeçare që ra nga kati i shtatë i një pallati në plazhin e Durrësit është jashtë rrezikut për jetën, por ende nën kujdesin e mjekëve.

Fëmija ra mbrëmjen e së martës nga lartësia dhe u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas në atë të Traumës, ku vazhdon të ndodhet për shkak të dëmtimeve të marra.

Sipas policisë vendore, ngjarja ka qenë aksidentale. Në një moment vogëlushja është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë nga ballkoni i apartamentit.

Tenda e një dyqani në katin e parë të godinës ka zbutur forcën rënëse të trupit nga lartësia që më pas ra në arkat me fruta e perime.SN

Organizatat mjedisore kërkojnë takim me Presidentin: Ligji për Zonat e Mbrojtura të kthehet në Parlament

VOA/Raimond Kola

Një grup prej 42 organizatash mjedisore dhe 39 akademikë e ekspertë të fushës së mjedisit kërkuan një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj lidhur me ndryshimet që Parlamenti shqiptar miratoi pak ditë më parë në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Qëllimi ynë për takimin me Presidentin, është ta kthejmë këtë ligj për një vështrim të dytë dhe të sigurojmë që Zonat tona të Mbrojtura të mbeten pikërisht të tilla; të mbrojtura”, thonë organizatat përmes një deklarate.

“Më 22 shkurt 2024, vijon deklarata e organizatave mjedisore, u miratua një ligj i ri që mund të ndryshojë përgjithmonë pamjen e peizazheve tona natyrore”.

Ky ligj, sipas organizatave, lejon ndërtimin e hoteleve dhe objekteve të tjera infrastrukturore pikërisht në zemër të Zonave të Mbrojtura.

Edhe Delegacioni i Bashkimit Euopian në Shqipëri ka këmbëngulur për nevojën e një konsultimi të gjerë për ndryshimet që u ndërmorën në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent”, u shpreh Delegacioni i Bashkimti Europian pas votimit të ndryshimeve në parlament.

Shqetësimi më i madh i organizatave mjedisore nga ndryshimet e reja të Ligjit të Zonave të Mbrojtura lidhet me lejimin e ngritjes së “strukturave akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit apo dhe të agroturizmit brenda Zonave të Mbrojtura si dhe me kompetencat që i jepen Këshillit Kombëtar të Territorit në përcaktimin e rregullave dhe kritereve për zhvillimin e këtyre zonave, ndonëse ky këshill është një strukturë kolegjiale dhe që nuk përfshin këshillimin publik në vendimarrjen e tij”

Në Janar të vitit 2022 qeveria shqiptare rishikoi kufijtë e Zonave të Mbrojtura natyrore në Shqipëri dhe në disa prej sipërfaqeve të hequra janë shfaqur pasojat e para negative.

Qeveria u vu në kritika të forta nga një misoni i UNESCO-ICOMOS për Butrintin, i cili shprehu shqetësimin e thellë për heqjen e 600 ha nga Parku Kombëtar i Butrintit.

Sipas misionit vendimi përfaqësonte një ndryshim në regjimin e mbrojtjes së një pjese të ndjeshme të zonës tampon të Parkut Kombëtar, pjesë e trashëgimsië botërore.

Misioni tha se lidhur me ndryshimin e kufijve nuk ishte njoftuar Qendra e Trashëgimisë Botërore dhe misioni ua kishte bërë të qartë autoriteteve shqiptare se duhet të paraqisnin një kërkesë zyrtare në Komitetin e Trashëgimisë Botërore lidhur me këtë ndryshim.

Beleri dënohet me 2 vite burg. Kokaveshi me 3 vjet shërbim prove

Gjykata e Posaçme ka dhënë verdiktin e saj për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

GJKKO ka dënuar me 2 vite burg Belerin.

Ndërsa, GJKKO ka dënuar 1 vit e 6 muaj burg Pandeli Kokaveshin, por dënimi me burg për të është pezulluar dhe do të qëndrojë 3 vite në shërbim prove.

Mbështetësit e Belerit, pas vendimit të gjykatës kanë thirrur në kor “Turp”.

Dëshmia e Belerit në sallën e gjyqit:

I nderuar zoti Kryesues i seancës!

Të nderuara anëtare të trupit gjykues!

Seancën e kaluar kisha në plan të lexoja vetëm pak rreshta, sepse nga ana e avokatëve ishin sqaruar çështjet juridike hollësisht, por duke qënë se nga ana Juaj, u ndërprenë diskutimet përfundimtare të mbrojtjes dhe të pandehurit si rrallë ose kurrë ndonjëherë, po shfrytëzoj rastin që më dhatë duke parashtruar gjerësisht diskutimet e mia përfundimtare.

Paraprakisht, për t`ju sqaruar Ju, zoti kryesues i seancës, në lidhje me sa kam parashtruar çdo seancë për mënyrën tuaj të drejtimit të seancave gjyqësore, Ju sqaroj që është e drejta ime të bëj deklarime sa herë e ndjej të nevojshme, me ose pa konsulencën e mbrojtësve të zgjedhur.

Së dyti, kam mësuar gjatë kësaj kohe në paraburgim, që seanca drejtohet nga kryesuesi me urdhëra dhe vendime të ndërmjetme, ndaj çdo vërejtje për drejtimin e seancës ju drejtohet Juve, me cilësinë e kryesuesit. Po ashtu, vendimi për përjashtimin e gjyqtares, znj. Gjoka, pasi kishte mbajtur zvarrë procesin për kallëzimin tim kundër shtetasit Abdul Rama,për dy muaj, duke ia arritur qëllimit, është përgjegjësia juaj personale.

Përgjegjësia juaj personale është edhe arsyetimi i vendimit për rrëzimin e kërkesës time për dhënien e lejes për të kryer procedurën e betimit nëKëshillin e Bashkisë Himarë. Në atë vendim Ju, me arsyetimin tuaj politik zgjidhet problemet që kishte Kryeministri, duke propozuar zgjidhje antikushtetuese, të vendoset gjendja e jashtëzakonshme në Bashkinë Himarë.

Të nderuar gjyqtarë!

Në çdo seancë kam parë këtu nga kafazi një gjykim që mund të ndodhte dikur, por jo në një shtet evropian në vitin 2024, kur mendohet që drejtësia është konsoliduar pas të paktën 30 viteve formalisht jo në diktaturë, kur drejtësia duhet të kishte guximin të bënte drejtësi. Kafazi nuk të rrënon vetëm psikologjikisht, por vështirëson edhe komunikimin me avokatin. Nga këtu kam parë përpjekjet e vazhdueshme të prokurorit,

z Xholi, i cili për ťju tërhequr vëmendjen, me qëllim që të pranonit çdo lloj kërkese të tij, kërciste stilolapsin në tavolinë. E kuptoj shumë mirë që jeni nën presion të vazhdueshëm, por ky nuk është faji im. Ju kërkuat të kryeni këtë detyrë me dëshirë, kurse unë jo. Ky është një problem politik, i cili lidhet me drejtimin e bashkisë së Himarës dhe këtë problem vendosën ta zgjidhin jo me votë, por me sajesa qesharake dhe amatoreske, duke kërkuar në vijim nga ju si trup gjykues, ta certifikoni këtë farsë.

Lexova me vëmendje konkluzionet e prokurorëve, konkluzione që qartazi tregojnë një memorial gënjeshtrash të pabazuara, të cilat në vitet në vijim, pedagogët e jurisprudencës do i përdorin para studentëve të tyre si referencën më produktive për të treguar si manipulohet nga fillimi deri në fund një proces gjyqësor. Këto konkluzione, prokurorët e nderuar me krenari mund ťua dërgojnë eprorëve të tyre politik, atyre që ua porositën, me nënshkrimin: “Misioni u krye me sukses”! Por kurrsesi këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga një trup gjykues.

Gjatë procesit nuk pranuat asnjë nga kërkesat e mia për ekspertizë. Nuk e detyruat policinë e shtetit të sjellë para jush vendimin e paligjshëm për pagesën e dëshmitarit. Nuk e sollët dëshmitarin të ballafaqohej me personin në fotografi që prokuroria pretendon se është i infiltruari.

Nga këto fakte dhe shumë të tjera, rezulton se edhe pse nuk kisha kërkuar gjykim të shkurtuar, procesi u realizua me praktikën e gjykimit të shkurtuar, por unë nuk përfitoj uljen e një të tretës së dënimit. Mënyra se si u zhvillua procesi prej jush dukshëm, u imponua nga prokurori.

Të gjitha pretendimet e prokurorisë u kundërshtuan nga avokatët e mi dhe u zbërthyen në detaje, si organi i akuzës në këtë çështje është udhëhequr nga policia që nga fillimi e deri në fund.

Prokuroria në çdo fazë të hetimit dhe gjykimit është përpjekur të sajojë prova të mbulojë gafat e policisë, që e vërteta të mos dalë në dritë. Që me ankimin kundër masës së sigurimit kemi pretenduar se nga vëzhgimi 24 orësh i policisë duket qartë që nuk e kam takuar asnjëherë “Detarin” e prokurorisë. Prokuroria justifikohet se është e vërtetë që jam vëzhguar dhe ndjekur 24 orë në ditë, por rezultati nuk është ezaurues dhe për të provuar këtë sjell ca gjoba që ka marrë “Detari” me një makinë, një vit më parë në Vlorë dhe po e njëjta makinë duket diku përballë një lokali ku unë qëndroja.

Po ashtu gjeti një njeri me kapuc në një foto prokuroria e posaçme dhe e hodhi shashkën, duket si Arseni. Arsenin te gjallë në seancë nuk e pyeti për foton, por e pyeti për veshjet që mbante. Kur i sjellim njeriun që ka qënë atë ditë me mua, prokuroria e posaçme kqyr kamerat nga kaloi majtas apo djathtas, dhe kaq mjafton për të bërë të pabesueshëm dëshmitarin. I kërkuam gjykatës të thirrej përsëri “Detari”, të bëhej ballafaqim ndërmjet tyre, le t`i shikonte vetë Gjykata, me sytë e saj, pse t`i besonte syve të oficerit të policisë gjyqësore, ne fund te fundit tre pale sy gjyqesore jane me shume se dy sy oficeri, por gjykata e refuzoi edhe këtë kërkesë.

Kemi deklaruar që “Detari” gënjen, është dënuar për mashtrim, prokuroria duhet t`i verifikojë deklarimet e tij. Nuk mund të mbahem në burg me deklarimet e një njeriu të vërtetuar si mashtrues dhe hajdut. Një 20 vjeçar, para 10 viteve është 10 vjeç dhe nuk mund të ketë bërë biznes me mua siç deklaronte ai. Kur i merren deklarimet e tjera, prokuroria e posaçme kujdeset që “Detari” të thojë që familja e tij kishte biznes me mua, më shiste peshk, dhe ai ndihmonte familjen, ndërkohë që po ky “Detari” duhet të ketë bërë shkollën këto 10 vitet që më shiste peshkun, siç e tha dhe vetë, në Vlorë, në një shkollë që nuk i kujtohet. Po gjatë këtyre 10 viteve ky “Detari” ka qënë në burg në Vlorë për mashtrim e në Durrës për vjedhje banesash në bashkëpunim me autorë që nuk i tregoi kurrë.

Kundërshtuam përgjimin se prokuroria i kishte bërë letrat pas arrestimit tim, dhe i ka dorëzuar në gjykatë jashtë afatit. Gjykata e posaçme e apelit në një gjykim të filluar me ankimin tim, e pranon që kërkesa e prokurorisë është pa orar, por i kërkon prokurorisë Vlorë, më dërgo një regjistër ku të jetë shënuar ora e dorëzimit të kërkesës në gjykatë. Pra i tregon prokurorisë, gjej një regjistër e shëno orën e ma dërgo. Dhe prokurorja Matilda Peza e gjeti nje protokoll ku një punonjës anonim i gjykatës së Vlorës, ku kryetar është i vëllai Enkel Peza, hodhi një firmë, pa emër e mbiemër. Me kaq, një regjistër pa vlerë, me një firmë anonime, shërbeu për të ligjëruar veprimet e policisë pa vendim gjykate. Nuk i bëri përshtypje askujt që del sekretarja në punë në orën 12 të natës, për një kërkesë që sikur është dorëzuar në orën 14/45 të ditës, një veprim ky që

mund të kryhej prej saj vetëm me urdhër të kryetarit vëllait të prokurores Peza. I kemi kërkuar këtij kryetari regjistrin e përgjimeve, emrin e punonjësit që ka firmosur në protokollin e prokurorisë, por refuzon të përgjigjet, normalisht do mbulojë të motrën. Dhe nga Ju është konsideruar veprim normal, nuk pranuat kërkesën time që t`i kërkonit Ju informacion gjykatës së Vlorës.

Kundërshtuam dëshminë e penalitetit datë 12 maj që kishte futur në dosje prokuroria Vlorë, por prokuroria e posaçme gjeti një punonjëse rrogëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë që të deklarojë se ndryshimet në sistem janë bërë në datën 6 qershor 2023, ndërkohë që po I njëjti sistem kishte qënë i ndryshuar të paktën që në muajin mars. Gjatë gjithë vitit 2023 sistemi ka qënë i ndryshuar, vetëm në datën 12 maj kur duhej për caktimin e masës së sigurimit ndaj meje, sistemi nuk ishte ndryshuar.

Kundërshtuam përgjimet dhe vëzhgimet, si të kryera nga policia pa autorizim të prokurorisë, se nga vetë aktet e prokurorisë Vlorë, përgjimi dhe vëzhgimi policor ka filluar një ditë para se procedimi penal të regjistrohej në atë prokurori, por për prokurorin Xholi, është lapsus I sekretarisë.

Tani jemi në pritje, cfarë provash do sajojë prokuroria kundër tabulateve telefonike të “Detarit” apo kamerave të Ermira Stolit, që i ka marrë vetë si prova. Se ndaj u shty dhe seanca, t`i jepej kohë prokurorisë, të nxirrte nga sirtaret e policisë apo prokurorisë së Vlorës ndonjë letër tjetër që të shpjegojë:

– si ndodhet në të njëjtën datë dhe orë në dy vende njëkohësisht “Detari”, edhe në qëndër të Himarës duke folur në telefon edhe në prokurorinë Vlorë duke dhënë deklarime në orën 14, dhe duke firmosur marrëveshjen me prokuroren Matilda Peza, (se kështu tha polici Ermal Ajdini, kjo prokurore e kishte çështjen dhe me të kishte komunikuar gjithë kohës), në orën 15 të datës 8 maj.

– si ndodhet në të njëjtën datë dhe orë në dy vende njëkohësisht “Detari” edhe në qëndër të Himarës duke folur në telefon, edhe me mua në Potam, 2 km larg, në datën 10 maj ora 08/40;

-si ndodhej në të njëjtën datë dhe orë në dy vende njëkohësisht “Detari” edhe në Vlorë, edhe në Komisariatin e policisë Himarë në datën 12 maj ora 6, të dorëzonte paratë që sikur ia kishte dhënë Pandeliu, që edhe i numëroi po asnjë gisht nuk u gjet mbi to, dhe listën që edhe e kishte Pandeliu, por në xhep nuk ju gjet, edhe ia dorëzoi Arseni policit të zellshëm Ermal Ajdini.

-Si bisedoi me mua “Detari” në datën 11 maj ora 10/17 pa zbritur nga automjeti i parkuar përballë me lokalin “ICELAND”, kur në të njëjtën datë dhe orë unë gjendesha brenda lokalit.

Mbase këtu në këtë çështje, për shkak të rëndësisë që ka për policinë dhe prokurorinë janë përdorur metoda speciale teletransporti, metoda speciale komunikimi telepatik. Do dëgjojmë prokurorinë, se diçka do e ketë gjetur këto 5 ditë që ju dha kohë gjykata të marrin frymë.

Të nderuar Gjyqtarë!

Shqipëria është një vend i vogël, i cili vitet e fundit nga ikja masive e qytetarëve është bërë edhe më i vogël. Të mirë dhe të këqij, grekë apo shqiptarë, akuzues dhe të akuzuar, jemi shumë pak. Si rrjedhim, njihemi mirë dhe herët a vonë, të gjitha të vërtetat do të dalin në dritë të diellit. Dua ťju them me besim të plotë se që nga dita e parë që u iniciua kjo çështje dhe deri më sot, është dhe mbetet një çështje vetëm politike. Vendimi për arrestimin tim është marrë të mërkurën, datë 10.05.2023, në një mbledhje të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku morën pjesë drejtues nga të gjitha dikasteret e policisë. Pikërisht këtë vendim, erdhi të legjitimojë pretenca e prokurorëve. Plani ishte të më arrestonin sa të humbisja zgjedhjet dhe të më lironin përsëri një javë pas zgjedhjeve. Plan, i cili u prish nga qytetarët e Himarës që më zgjodhën kryetar.

Kjo është arsyeja që e tërheq zvarrë këtë çështje që nga fillimi, duke shkelur të gjitha parimet e drejtësisë, prezumimin e pafajësisë, barazinë para ligjit, procesin e rregullt ligjor, hierarkinë gjyqësore etj. Të gjitha vendimet tuaja ishin vendime politike. Vendim politik ishte dhe refuzimi i lejes për kryerjen e betimit, duke tejkaluar kompetencat. Këtë pjesë të vendimit ua rrëzoi Gjykata e Apelit. Vendim politik përbën edhe fakti se kallëzimet e mia janë në shqyrtim pa përgjigje, edhe pse ka kaluar shumë kohë. Po ashtu edhe kërkesa e prokurorisë për masën e dënimit 2 vjet e 6 muaj burg, nuk ka asnjë logjikë juridike. Për asnjë të pandehur me të njëjtën akuzë nuk është kërkuar kjo pretencë. Të gjitha vendimet e GJKKO-së për këtë akuzë, janë një vit me shërbim prove. Dy kryetarë bashkie me të njëjtën akuzë, jo vetëm nuk gjenden në burg si unë, por qëndrojnë në detyrë.

Natyrshëm lindin pyetja: Pse të gjendem unë përballë këtij diskriminimi? Kërkesa e prokurorisë nuk ka aspak qëllim për të bërë drejtësi. Qëllimi I saj i vetëm është dënimi im me burg për aq kohë sa i duhet Kryeministrit të bëjë zgjedhje të reja në Himarë. Dua t`i garantoj që edhe tek ky objektiv do dështojnë sepse sa herë që të bëhen zgjedhje në Himarë rezultati do jetë i njëjtë. Shurdhët dëgjuan dhe të verbrit panë, qytetarët e Himarës nuk mund t’i gënjejë njeri, siç nuk I ka gënjyer historikisht.

Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’ i jepet konotacion patriotik. Është e pavërtetë dhe në të njëjtën kohë ofendim dhe moskonsideratë, jo vetëm për qytetarët e Himarës që më votuan, pavarësisht etnisë dhe besimit fetar, por edhe kundrejt opozitës së bashkuar. Ekskluzivitetin e patriotizmit nuk e ka vetëm Kryeministri, policia, prokuroria dhe patronazhistët e PS-së, por është detyrë kushtetuese e çdo qytetari.

Patriotizëm nuk është të rreshtohesh me gazetarë dhe avokatë që duan të bëjnë gjykatësin publik per t’i shërbyer regjimit apo interesave të pronarëve të mediave. Patriotizëm është të duash vendin dhe të mos bësh asnjë që cënon pavarësinë dhe përparimin e tij, të zbatosh Kushtetutën dhe ligjet, pavarësisht kostove momentale personale që mund të kesh.

Patriotizëm është të kryesh detyrën me ndershmëri, të mos bëhesh vegël e qëllimeve momentale të politikës. Patriotizëm është të vësh para përgjegjësisë penale këdo sado i pushtetshëm të jetë. Patriotizëm është t`i trajtosh të gjithë në mënyrë të barabartë, si shtetas të barabartë të të njëjtit shtet, të përdorësh të njëjtat mjete hetimi dhe gjykimi për të gjithë, të mos fshehësh shkeljet e ligjit nga kushdo që i ka kryer.

Zoti Xholi, ne gjendjen qe jane aktet e kesaj dosje, do te ishte e vetmja rruge ligjore te terhiqnit akuzen, dhe te gjeni pergjegjesit e vertete te kesaj situate qe ka vene sistemin e drejtesise ne prove.

Unë jam i qetë dhe besimplotë. Nuk e ndiej veten fajtor për asnjë akuzë. Herët a vonë, unë do ta gjej drejtësinë. Do të doja të ishte ky trup gjykues që t’i jepte fund kësaj farse dhe marrëzie. Nëse kjo nuk ndodh, unë kam aq durim sa t’i shkoj deri në fund çështjes.

Të nderuar zotërinj gjyqtarë!

Jo në shumë raste në jetën e një njeriu të zakonshëm i jepet mundësia të thotë një po ose një jo të madhe. Ju gjyqtarët, nga ky aspekt jeni me fat se kjo mundësi u jepet shumë herë.

Ky proces është një nga këto raste që ju viheni para historisë. Sot ju duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, jo dënimit pa prova, jo diskriminimit, t’i thoni jo nacionalizmit të sëmurë, t’i thoni po ndarjes së pushteteve, t’i thoni po drejtësisë së pavarur, t’i thoni po barazisë para ligjit. Të gjithë ata që marrin vendimin e saktë historia i respekton edhe i nderon, të tjerët thjeshtë janë kalimtarë. Si kalimtarë edhe besnikë të partisë – shtet do trajtojë historia prokurorët znj. Bejko edhe z Xholi. Besoj se gjatë procesit i keni shërbyer mjaftueshëm pushtetit dhe patriotizmit imagjinar. Ju lutem, është koha t’i shërbeni edhe drejtësisë, që sipas Aristotelit, është më i larti nga të gjitha virtytet.

Ju faleminderit,

Dhionisios Alfred Beleri

(syri.net)

Ish-prokurorja: Deputeti Bujar Çela përgjegjës moral dhe formal për shpërthimin te biznesi i tij

Ish-kryeprokurorja Elisabeta Imeraj, e ftuar në studion e “Open” ka folur rreth shpërthimit të fuqishëm që tronditi qytetin e Lushnjës ditën e premte.

Imeraj u shpreh se për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera nga autoritetet përkatëse.

Sipas saj duke parë të dhënat e prokurorisë që tregojnë se leja është marrë nga vetë deputeti Bujar Çela ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur.

Ajo shtoi se Çela mban përgjegjësi në rangun moral, por me aq sa paraqitet nga dokumentacioni ai mund të mbahet përgjegjës edhe në rangun formal.

“Ne nuk mund të gjykojmë çfarë do të ndodhte nëse personi në fjalë nuk do ishte deputet. Prokuroria dhe policia kanë detyrën të kryejnë veprimet hetimore. Për të përcaktuar individualizimin e autorëve të veprës penale do duhen edhe veprime të tjera. Duhet parë kush e ka marrë lejen e ndërtimit, kush e ka dhënë, etj.

Duke parë të dhënat e prokurorisë ngrihen dyshime për fiktivitet të asaj që ka ndodhur. Në rastin konkret kemi dy viktima dhe disa të plagosur, në rangun moral mban përgjegjësi, por me aq sa duket nga dokumentacioni nuk besoj se do shpëtojë pa përgjegjësi në rangun formal deputeti socialist Bujar Çela”, u shpreh ajo.

Arrestimi i banorit të BBVIP, reagon avokati: Liamin nuk e ndaloi policia as kur zbriti në Rinas

TIRANË – Policia në Tiranë ka ekzekutuar sot një vendim të gjykatës të shkurtit 2022, që dënonte Liam Osmanin, banorin më të ri të Big Brother Vip me 2 vite e 6 muaj burg. Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar avokati i Liamit, Dritan Shehaj.

Shehaj tha se policia e akuzon Liam Osmanin se ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat. Por, avokti shton se vetë klienti i tij nuk ka pasur dijeni për këtë dënim. Ai thotë se edhe policia nuk e ka ndaluar Liamin, kur ai ka zbritur në Rinas.

Shehaj shprehet se Liam Osmani është një shtetas gjerman që punon dhe jeton në Këln të Gjermanisë dhe se autoritetet shqiptare nuk iu janë drejtuar asnjëherë autoriteteve gjermane për ta kërkuar ose për t’i njoftuar.

Reagimi i avokatit të Liam Osmanit:

“Lidhur me ndalimin e kryer sot nga forcat e policise per banorin e big brother, Liam Osmani, dhe njoftimit se ai eshte denuar per mashtrim nga Gjykata e Tiranes, sqarojme se behet fjale per nje ceshtje per te cilen Laim Osmani nuk ka patur asnjehere dijeni, dhe eshte teresisht i paqarte per rrethanat per te cilat ndaj tij jane ngritur akuza te tilla. Vetem diten e sotme, pas shoqerimit nga policia, Liam Osmani ka ardhur ne dijeni te akuzave ndaj tij dhe ekzistences se nje vendimi gjyqesor qe e ka shpallur fajtor per vepren penale te Mashtrimit ndaj nje personi tjeter, per shumen prej 6000 euro.

Ky proces penal ne ngarkim te tij, eshte zhvilluar ne mungesen e Liam Osmanit, ai nuk eshte vene asnjehere ne dijeni te ketij fakti, nuk eshte njoftuar asnjehere nga organet e policise, organi i prokurorise, dhe ne fund as nga gjykata perkatese. Liam Osmani nuk ka patur asnje dijeni per keto akuza, as ka mashtruar apo genjyer ndonjehere ndokend, por te gjitha marrdheniet e tij te biznesit i ka te dokumentuara me kontrata dhe dokumenta financiare te rregullta, te cilat rrezojne katerciperisht akuzen e mashtrimit, te ngritur padrejtesisht ndaj tij, dhe te gjykuar ne fshehtesi te plote nga institucionet e gjykates dhe prokurorise.

Liam Osmani eshte nje shtetas gjerman, qe jeton dhe punon ne Keln, Gjermani, ne nje nga spitalet e ketij qyteti, dhe eshte e paimagjinueshme qe organet ligjzbatuese te shtetit shqiptar, te mos ti drejtohen asnjehere autoriteve gjermane per ta kerkuar, per ta njoftuar, per ta thirrur per te dhene shpjegime, per ta vene ne dijeni te akuzave qe jane ngritur ndaj tij, per ta degjuar perpara se te nxirrnin konkluzionet perkatese, dhe perpara se ta denonin ne mungese, dhe nxitimthi.

Madje ne menyre paradoksale, per denimin e tij nuk kane dijeni as autoritetet e kufirit te aeroportit te Rinasit, nga ku Liam Osmani ka hyre ne territorin shqiptar perpara 1 jave, nuk kane dijeni as sherbimet e policise te komisariateve te Tiranes, ku Liami ka jetuar keto dite, por cuditerisht kjo gje behet publike vetem pas hyrjes se tij ne shtepine e Big Brother. Sqarojme se Liam Osmani do te ndjeke te gjitha procedurat ligjore per te vene ne vend padrejtesine qe i eshte bere, vendimi i gjykates brenda pak ditesh do te behet null, dhe ceshtja do te shqyrtohet nga e para, dhe jemi te sigurt se ne perfundim Liam Osmani do te shpallet i pafajshem”.

(BalkanWeb)

Gjok dhe Roza Uldedaj, çifti që e ringjalli Institutin Kyrias-Dako, ëndërrën e Sevasti e Kristo Dakos Nga Shefqet Meko

 

GJOKA DHE “EGOIZMI” I ÇIFTIT ULDEDAJ

-Një urim ndryshe për Gjok Uldedën në 23741-ditë-netët e Tij-

Ju e njihni Gjok Uldedën. Por jo si unë. Jo nga afërsi shqiptare dhe largësi kontinentale si fjalëshkruasi.Ne njihemi qysh në mesin e viteve 1970-të. Ishim “udhëheqsa” rinie. Ishim ëndërrimtarë.Qysh ato vite, Gjoka nga Velipoja më thoshte: “Ta lexova shkrimin tek “Zëri i rinisë”…Edhe atë tek “Jeta e re”…” Unë gëzohesha ndërsa një zë na thoshte “filloi mbledhja…” Ne dëgjonim. Merrnin direktiva dhe dilnim prej andej duke qeshur. Ne qeshnim edhe në socializëm.Nuk ishim “skëterrë”. Qeshnim dhe bënim shaka, mbrëmje vallzimi, eskursione në Razëm, dhe në çdo mbledhje rinie ishte një “çekan” në çdo rend dite: “Kuotat…Kuotat…Kuotat”. Ne kruanim xhepat dhe qeshnim…

Me Gjok Uldedën, edhe pse vitet ushtar i kanë dhënë një “vrazhdësi” malësori, ne përherë kemi qeshur. Edhe tani ne takohemi duke qeshur, duke kujtuar gallata dhe “çërr-fërre” që vetëm unë, ai dhe ndonjë tjetër ua di kuptimin. E qeshura dhe humori me Gjok Uldedën, ka qënë “boshti ynë ideologjik”: Edhe kur na thoshin kuotat, kuotat…Edhe kur na thoshin: “Shfaqet e huaja…” Duke qeshur kemi përcjellë dekada dhe nuk dihet dhe se sa të tjera…“Po na bën Gjokën si Zef Deda…Nuk është.” më thotë dikush nga ju. Nuk është, por ka humor. Mjafton të ulesh në një tavolinë me të dhe kupton “seriozitetin” e Gjok Uldedës…

Viti 2002. Sapo isha kthyer për herë të parë nga “stazhi” në Botën e Lirë. Kisha mall. Kujtoja se pa mua, Tirana nuk do ishte më Tiranë. Kujtoja se kudo në ILB, në radio, në bulelvard, dikush pyeste : “Ku ka humbur Shefqet Meko?” Askush nuk e çante kokën. Askush nuk pyeste për mua, veç mallit tim për atë që kisha lënë pas. Gjok Uldedaj ishte kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe kishe organizuar një pritje. Më ftoi dhe mua. U ndjeva përsëri si në Shqipëri:Mes shokësh, miqsh dhe kolegësh. Gjoka duke më prezantuar me disa që nuk i njihja më tha: “Pse tradhëtuat Atdheun? E latë në duart tona dhe ne do ta bëjmë, jo ju që ikët…” “Ikëm për të ardhur Gjok”-i thashë. “Mos hajdeni. Nuk ju duam shko dhe mbytuni në Bunë se Lana ka shteruar. Shqipërinë do e bëjmë ne…” Të gjithë qeshëm…

Prej atij kthimi të parë nga Amerika, sa herë kam ardhur, asnjëherë nuk kam ikur pa u takuar me Gjok Uldedën, Rozën, bashkëshorten e Gjokës dhe familjen. Më shumë se një dekadë më parë ishte ditë marsi si kjo. Unë shëtisja në mendime mes lulishetes “Rinia”. Kujtoja lukuninë e kioskave, zhurmave, rrëmujës dhe zymtësisë në tranzicion . Një zë më bërtet nga restorant “Tajvani”: “Eja Çet Meko. Mos u mendo”. Ishte Gjok Uldedaj që më kishte pikasur në atë shëtitje të heshtur. “Hajde të hamë një picë. Jam me Rozën dhe fëmijët”. Ju bashkova asaj tavoline familjare që mbeti si një pikturë e bukur në kujtimet e mia: Gjoka, Roza-Trashëgimia. Një aureolë që krijon dashuria e vërtetë e një çifti, siç janë miqtë e mi. Gjoka ishte bërë edhe deputet, por kjo nuk ja kishte “rritë kryet”. Pëkundrazi, më ftoi në një drekë të thjeshtë familjare në ditlindjen e vet. Thjesht, bukur mes të qeshura fëmijësh. E ç’të duhet një diltindje tjetër? Prania ime ishte një rastësi e bukur që më vjen në mendje herë pas here.

Në atë tavolinë Gjok Uldeda dhe Roza do më respektonin si një mik të hershëm. Ne njiheshim familjarisht. Kisha qënë mysafir tek Gjoka dhe Roza herët në vitet 90-të, bashkë me Almën time dhe ajo darkë mbeti kujtesë dhe bujari e rrallë. Atë mars sikur Gjoka do më thoshte përsëri: “Pse ike more Çet Meko. Do kishim bërë gjëra të mira këtu”. Unë qesha përsëri. “Të ik të mbytem tek Buna?”- i thashë. “Jo, Buna është plot krapa…” Qeshnim. Më vinin në mendje shumë gjëra. Kujtoja edhe kur Gjok Uldedaj bashkë me Kristaq Patën, Sabah Senën, do ishin në bordin drejtues në Qëndrën Kerkimore të Zhvillimit Rural që unë kisha themeluar e tash është bërë “ilegale” në Tiranë. Duke kujtuar këtë fakt Roza dhe Gjoka gati me një zë më thanë: “Prit edhe pak. Edhe pak…Ajo qëndra që krijove do të të dukt një hiç.Ne kemi tjetër plan. Një plan të madh…” Ata nuk më dhanë detaje, por ajo ditlindje ishte edhe ditë-ëndërrimi. Çifti Uldedaj kishte plane të tjera, krejt ndryshe nga çdo çift që kishte kaluar në bankat e “Qytezës së Blertë”. Ata kishin filluar të bëheshin “çifti më egoist” i brezit tonë: Synonin të themelonin një shkollë private. “Ju nuk talleni!” ju thashë. “Nuk bëhet duke u tallur Shqipëria o Meko. Bëhet me punë…Do ta shohësh”- më tha atë pranverë Gjok Uldedaj…

Vjeshtë 2021. Kisha 10 vjet pa ardhur nga Amerika. Roza dhe Gjok Uldedaj më bëjnë një ftesë surprizë: “Eja të pimë një kafe tek Shkolla e Dakës”. Ajo vizitë më la pa mend. Çifti Uldedaj kishte blerë ndërtesën madhështore të ish-Fakultetit të Pyjeve: Aty ishte ngritur një fanar drite në shekullin e shkuar. Aty, Kristo Dako dhe Sevasti Qirjazi hapën kolegjin që çifti Uldedaj ëndërronte të ringrinte më të bukur, më të kompletuar dhe më modern. Aty, tek ajo ndërtesë kishte shumë histori, shumë ëndrra dhe zhgënjime. Roza Uldedaj nuk pushoi duke më rrefyer planet e mëdha se si Kolegji “Qirjazi” do të funksiononte, në çfarë degë do specializohej dhe si do të rekrutonin studentët e ardhshëm. “Nuk kemi më gjumë qysh kur kemi filluar këtë projekt” do më thoshte Roza me një enthuziazëm flakërues. Bashkë me Gjokën diskutojmë për shumë gjëra dhe nuk do tërhiqemi…Ne do bëjmë histori Meko”. Gjoka qeshte: “Po mos dëgjo Rozën o Meko…Më dëgjo mua. Unë jam President i Kolegjit. Ajo, asistentja ime. A kupton?…”

Ne qeshnim. Godina ishte në rindërtim dhe planet që më rrëfente çifti Uldedaj ishin ambicjoze si një ëndërrim i madh. Duke ndjekur atë pasion të natyrshëm, atë gurgullimë besimi tek vetja e tyre, më ardhën në mëndje çifti i parë që ndërtoi atë shkollë:Kristo Dako dhe Sevasti Qirjazi. Ky lloj entuzuasmi do ishte edhe brënda atij çiftit ëndërrimtar të fillimshekullit të shkuar? A e kishin menduar tmerrin që hoqën vetëm e vetëm se sillnin një dritëz diturie në Shqipëri?… Vallë të kishin parë ndonjë ëndërr që veprën e tyre që një sistem politik deshte ta varroste, por një “çift verior” do ta ringrinte më bukur duke vijuar “nusërimin” e dijes në atë kodër të bukur në Kamëz?…

Nuk ka një përgjigje. Nuk ka një shpjegim. Por ka diçka të veçantë: Stërnipi i “çiftit themeltar” të asaj shkolle, tashmë Kolegji Universitar “Qirajzi”, nga Honoluluja, nga “fundi i botës”, siç na ishte rrëfyer në fëmijëri, Arjan Hoxha si një mirënjohje thotë: “Gjok dhe Roza Uldedaj ringritën një ëndërr të bukur. Faleminderime nga Perëndimi i largët amerikan…”

Çifti Uldedaj, Gjoka dhe Roza, janë miqtë e mi dhe krenaria ime për atë që kanë bërë. Jo kushdo mund të bëjë diçka të tillë. “Egoizimi” i Uldedajve, kthimi i tyre tek shkolla ku provuan “pudhjen e parë” (Sipas arshivavae të mia), është një shembull i madh nxitës dhe kuptimplotë: Shqipërinë do ta bëjën ata që janë aty. Askush tjetër. Çifti Uldedaj e dëshmon këtë me “Egoizmin” intelektual që kapërcen shumë parashikime.

Sot, Gjok Uldedaj mbush 23741-ditënetë ose 65 pranvera-dimra të jetës së vet. Roza Uldedaj, vështron një ëndërr të bërë realitet, duke u përpjekur ta befasojë të dashurin e saj në këtë përvjetor ditlindje. Çfarë dhuratë mund ta befasojë Gjokën? Shkrimi im? Urimet po fund në këtë ditlindje, apo diçka tjetër?

Roza Uldedaj është një zonjë dinjitoze, që ja ka zbukuruar jetën dhe ëndërrimet Gjok Uldedës. Ajo ka suprizën e vet sekrete sot në këtë 3 Mars 2024, ndërsa unë nga Amerika gati me zë të ngjirur them: Qeshu Gjok, qeshu, Roza është e jotja….

 

EDHE 100 MIJË DITË-NETË TË TJERA GJOK ULDEDAJ!

Shefqet Meko
Minneapolis, 3 Mars 2024

Bashkimi i PD-së bëhet edhe ‘de jure’. Ja formula

Bashkimi i Grupit të Bardhit me atë të Berishës, tashmë do të bëhet edhe ‘de juro’, pasi ditën e martë, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i kësaj force politike për të zyrtarizuar shkrirjen në një formacion të vetëm politik. Sipas burimeve për gazetarin e News24, Osman Stafa, kryesia e vogël e PD-së së Rithemelimit, ku bëjnë pjesë Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Nënkryetarët Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi si dhe kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, janë mbledhur për të diskutuar formulën se si do të ndodhë kjo shkrirje.

Ky takim ka pasur edhe bekimin e Sali Berishës. News24 mësoi se formula e bashkimit do të bëhet nëpërmjet propozimeve për ndryshime statutore. Te njëjtat burime bëjnë me dije ditën e martë, 1 orë përpara mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së së Rithemelimit, do të mbledhet Kryesia e Partisë, ku do t’i propozohen ndryshimet statutore, që më pas do i kalojnë për miratim Këshillit Kombëtar.

Sipas informacioneve të siguruara, pritet që të propozohet se ai/ajo, që mban postin e kryetarit të grupit parlamentar, do të jetë automatikisht edhe nën/kryetar i partisë. Çka do të thotë se kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, pritet të jetë nënkryetar i Rithemelimit.

Burimet i thanë News24 se një tjetër propozim, do të jetë, se edhe ai i cili është nënkryetar i Kuvendit, do të ketë postin e nënkryetarit të partisë. E thënë ndryshe, nënkryetari i katërt i PD-së së Rithemelimit do të jetë Agron Gjekmarkaj. Bashkimi i grupit të Bardhit dhe Berishës do të prodhojë ndryshime edhe në kryesinë e partisë, ku në këtë forum do të bëjnë pjesë edhe deputetë të grupit të Gazment Bardhit.

Edhe sa i takon këtij ndryshimi, formula do të gjendet në propozimet për ndryshime statutore, ku me propozimin që do të bëhet, në kryesi automatikisht do të bëjnë pjesë kryetarë, nënkryetarë të komisioneve parlamentare, nënkryetari i grupit parlamentar, etj. Po ashtu një emër i cili ende nuk është bërë pjesë e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD-së, është Jorida Tabaku. Kjo e fundit me ndryshimet statutore që priten të miratohen nga Këshilli Kombëtar, ka të drejtë të jetë anëtare e kryesisë. Por kjo sipas burimeve do të ndodhë në momentin kur Tabaku do të njohë PD-në e Rithemelimit.

Një tjetër emër i cili do të jetë në kryesi është edhe Ervin Salianji, i cili është nënkryetar i grupit parlamentar të PD-së. Një tjetër pikë e rendit të ditës, të martën, do të jetë edhe krijimi i grupeve të punës, që do të merren me zgjedhjet e kryetarëve të 19 degeve të PD-së, të cilat janë pa drejtues.

2 të vdekur nga shpërthimi në Lushnjë. Pas babait, ndërron jetë edhe djali

LUSHNJË – Shkon në 2 numri i viktimave nga shpërthimi i ndodhur në një magazinë në Lushnjë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për Balkanweb se pas babait Landi Verçani, ka ndërruar jetë edhe djali i tij.

Viktima rreth 20 vjeç, ka qenë pranë të atit, në momentin e shpërthimit. Ata kanë qenë të dy në vinç, kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. I riu ka ndërruar jetë në ambulancë.

Nga shpërthimi në magazinë në Lushnjë, tashmë 2 persona (babë e bir) kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur.bw

Shpërthim në Lushnje, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur, mes tyre deputeti i PS, Çela

Lushnje, kapanoni ku ndodhi shpërthimi

VOA

Në Shqipëri, të paktën 1 person mbeti i vdekur dhe 8 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi të ndodhur pasdite pak pas orës 16.00, në një kapanon në ndërtim, në zonën industriale të qytetit të Lushnjës. Mes të plagosurve është dhe deputeti socialist Bujar Çela, në pronësi të të cilit, mendohet të ketë qenë dhe kapanoni ku ka ndodhur shpërthimi.

Sipas policisë, shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të një vinçi, i cili aksidentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë, duke provokuar dhe shpërthimin.

Personi që ka humbur jetën mësohet të ketë qenë drejtuesi i vinçit. Ndër të plagosurit, 3 janë në gjendje të rëndë, me djegie dhe plagë të ndryshme. Deputeti socialist po ashtu i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale, por mësohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi në Lushnje- Rëndohet bilanci, një viktimë dhe 10 të plagosur mes tyre dhe deputeti i PS Bujar Çela

Një shpërthim i fortë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Si pasojë e këtij shpërthimi raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur.

Sipas gazetares së SYRI TV nga ngjarja janë plagosur rëndë dy punëtorë dhe deputeti i PS, Bujar Çela.
Sipas informacioneve paraprake gjatë punimeve viçi ka prekur shtyllën e tensionit të lartë dhe për pasojë është shkaktuar edhe shpërthimi.


Send this to a friend