VOAL

VOAL

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

Ndonëse kanë ardhur në ulje, vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri mbeten ndër më të lartat në Europë.

Sipas INSTAT, në vitin 2022, 164 persona humbën jetën nga aksidentet me makinë, ose 59 persona për 1 milion banorë. Kjo shifër është më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 46 viktimash për 1 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Në total, Shqipëria renditet e gjashta, pas Rumanisë që mban rekordin me 86 vdekje për 1 milion banorë, Bullgarisë (78), Kroacisë (71) dhe Portugalisë (60).

Nuk ka të dhëna të fundit për vendet e rajonit, por statistikat e mëparshme referojnë se numri i tyre është më i ulët se në Shqipëri.

Megjithatë një zhvillim pozitiv është se numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri ka ardhur në rënie të ndjeshme vitet e fundit.

Në 2022 u shënuan 164 humbje jete, që është shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë që nga viti 2000, kur raportohen të dhënat (shiko grafikun: Të vrarë në aksidente rrugore, Shqipëria). Në krahasim me 2077-n, ku u shënua rekordi i viktimave, jetët e humbura janë përgjysmuar në 2022.

Sipas INSTAT, rreth 70-80% e aksidenteve shkaktohen nga drejtuesit e mjeteve. Grupmoshat e reja 25-34 vjeç janë në përgjithësi më të pakujdesshmit.

Vdekjet nga aksidentet rrugore në BE u rritën me 4% në 2022

Sipas Eurostat, 20 653 persona humbën jetën nga aksidentet e trafikut rrugor në Bashkimin Europian gjatë vitit 2022, duke shënuar një rritje prej 4 për qind krahasuar me vitin 2021 (19 917 viktima). Numri i viktimave është rritur për dy vite radhazi pas rënies së paprecedentë në vitin 2020 (18 833), vit ku kufizimet e COVID-19 prekën transportin e pasagjerëve.

Shkalla me e lartë e vdekshmërisë rrugore u regjistrua në Rumani, ndërsa më e ulëta në Suedi.

Në vitin 2022, në BE kishte mesatarisht 46 viktima në trafikun rrugor për 1 milion banorë. Duke marrë në konsideratë popullsinë e çdo vendi të BE-së, shkalla më e ulët e vdekjeve në rrugë në vitin 2022 u regjistrua në Suedi (22 vdekje rrugore për 1 milion banorë), e ndjekur nga Danimarka (26) dhe Irlanda (31).

Ndërsa normat më të larta u regjistruan në Rumani (86 vdekje rrugore për milion banorë), e ndjekur nga Bullgaria (78) dhe Kroacia (71).

Burimi: INSTAT

Elvi Fundo: SPAK i ka dërguar Veliajt dy fletë-thirrje për tu paraqitur

Gazetari Elvi Fundo në një intervistë për Syri Tv tha se Erion Veliajt i kanë shkuar dy thirrje nga SPAK. Fundo tha se thirrja e parë i kërkonte të paraqitej në datën 10 prill në SPAK, por ishte ditë Bajrami, ndërsa thirrja e dytë i ka shkuar dje ose sot.

Fundo tha se besonte që thirrja në SPAK ka lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku hetimet kanë avancuar, ndërsa paralajmëroi se Prokuroria Speciale ka nën hetim të tjerë drejtorë të Bashkisë së Tiranës.

“Janë drejtorë në detyrë që po hetohen nga SPAK, ndërsa Veliaj po i mban në detyrë. Ka materiale të tjera që implikojnë drejtorët e Veliajt dhe këtë të fundit në afera korruptive, të cilat do të publikohen. Është një mal korrupsioni në bashkinë e Tiranës”, tha ai.

Argita Malltezi: Nuk kam dyshim që do e fitojmë këtë betejë! A do futem në politikë? Nuk do hezitoj të bëj atë që duhet

Argita Malltezi u shpreh sot gjatë konferencës për shtyp se për çështjen e masave të sigurisë për liderin e opozitës, Sali Berisha dhe për Jamarbër Malltezin, do i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin.

Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar.  Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi,” tha Malltezi.

E pyetur nëse do futet në politikë, ajo tha se nuk do hezitojë të bëjë atë që duhet bërë.

“Unë nuk kam thënë në mënyrë kategorike jo ndonjëherë, kam thënë që politika nuk është në planet e mia të ardhshme. Unë mendoj se kontributi i gjithsecilit mund të jetë edhe pa u angazhuar në politikë, duke mbështetur kauza të caktuara. Kuptohet që unë jam një njeri i angazhuar politik për shkak të rrethanave familjare.

Për sa i përket rrethanave, unë nuk do të hezitoj të bëj atë që duhet të bëj,” theksoi Malltezi.

“Edi Rama dëshiron t’i marrë zgjedhjet pa luftuar. Sigurisht Edi Rama e di se tashmë ka përballë një opozitë të vërtetë. Iku koha kur opozita blihej në pazare të fshehta. Kjo është një betejë e vërtetë dhe Rama e ka të pamundur të përballet.

Koha do e tregojë nëse PD do ngrihet në vitalitetin e nevojshëm për të përballur këtë regjim që duhet shkulur me çdo mjet” deklaroi ajo.sn

Gazetari pyet drejtorin e Policisë për Ervis Martinajn, Rrumbullaku nuk përgjigjet dhe braktis konferencën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat, ka sqaruar operacionin, ku janë arrestuar disa efektivë, të dyshuar në përkrahje të personave që ndihmojnë në trafikimin e klandestinëve.

Në këtë konferencë, Rrumbullaku u pyet nga gazetari i News 24 Igli Çelmeta për fatin e Ervis Martinaj, ndërsa përgjigja e tij ishte aspak dinjitoze.

Gazetari Igli Çelmeta: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

Muhamet Rrumbullaku: Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.

(Balkanweb)

Shtyhet seanca në Apel, Salianji: Kam prova që denoncimi është i saktë! Ja çfarë do të paraqes më 24 prill

Deputeti i PD Ervin Salianji, në fjalën e tij për gazetarët pas shtyrjes së seancës për rastin “Babale” në Apel, u shpreh se ka prova shkencore se i gjithë denoncimi është 100 përqind i vërtetë.

Ai u shpreh se institucionet shmangën hetimin për zyrtarët përfshirë edhe hetim pasuror.

Salianji shtoi se të gjitha detajet do të shpërfaqen në seancën e datës 24 prill

“Është një denoncim i bërë nga trafikanti Geron Xhafaj. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 përqind i vërtetë denoncimi dhe sesi institucionet kanë shmangur hetimet për Geron Xhafajn dhe Fatmir Xhafajn dhe që nuk iu janë sekuestruar pasuritë.

Besoj se detajet do të jepen më datë 24 prill. Unë nuk sulmoj personalisht asnjë gjyqtar. Gjyqtari Artan Gjermeni është në përgjime të Prokurorisë italiane, që ishte shërbëtor i fëlliqur i një anëtari të një bande në Lushnjë”, u shpreh Salianji.bw

“Kushtetuesja u asgjësua me votën e PS-së në Kuvend”- Bardhi: Rama i përdor institucionet e drejtësisë dhe SPAK-un vetëm për propagandë

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Badhi ka dhënë një deklaratë për mediat, pasi mazhoranca votoi kundër dërgimit të mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi tha se sot Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend, e sipas tij tanim çdo qytatar i icl është duke zbatuar një vendim gjykate, i lind e drejta të mos e zbatojë më.

Ai theksoi se Rama e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe në rastet kur i pëlqejnë vendimet, në të kundërt i trajton si letër higjenike.

 

Gjykata Kushtetuese u asgjësua me votë të PS në Kuvend. Cdo qytetar që është duke zbatuar një vendim gjykata, i lind e drejta të mos e zbatojë.

Ka rënë sistemi i vlerave dhe parimeve të shtetit  ligjor.

Nëse një qytetari i rrëmbehet prona dhe e dërgon çështjen në Kushtetuese, ku i jepet e drejta dhe më pas është në dorë në Ramës, të zbatohet apo jo.

Ditë shumë trishtë për kushtetutshmërinë, republikën dhe shtetin shqiptar.

Kushtetuesja  nga sot paguhet kot. Vendimet e tyre  merren dhe hidhen në kosh. Ata normal që nuk kanë koment, kur kanë parë vendimet e Ramës.

Mos  e vini në siklet kot kryetarin e Kushtetueses. Nga sot ata janë pa punë, sepse nuk kanë asnjë vlerë.

Unë i kam respektuar vendimet e drejtësisë edhe kur nuk më kanë pëlqyer. Mund të kem dhënë mendimin e tim, por asnjëherë nuk e kam vënë në mëdyshje vendimet e tyre.

 Ky njeri e përdor Reformën në Drejtësi vetëm për propagandë dhe për rastet kur i pëlqejnë vendimet e tij. Kur nuk i pëlqen, i trajton institucionet si letër higjenike” tha Bardhi.

E teksa u pyet në lidhje me rritje e mundshme të pagave për anëtarët e Kushtetueses, Bardhi me ironi tha se për këtë pyesni Bashën, pasi ky i fundit ka shprehu gatishmërinë për ta votuar.

Për këtë pyesni Bashën, sepse ai ishte gati për ta votuar. Për ne Kushtetuesja qëndron në majën e pagave, por nga sot e morën vesh që e marrin kot dhe atë pagë që marrin” shtoi ai. gsh

Lubonja komenton raportin e ‘Freedom House’: Nuk kam parë vend në botë me kryeministër që ka ERTV, ky është skandal!

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar raportin për median të ‘Freedom House’ ku thotë se gjendja në vendin tonë është shumë rëndë.

Ai u shpreh në studion e emisionit  ‘Open’ në News24, se nuk ka parë në ndonjë vend të botës që kryeministrat të kenë një televizion si ERTV-ja e Edi Ramës.

Lubonja e cilëson skandal një gjë të tillë, ndërsa thotë se shoqatat të cilat duhej të vinin alarmin, nuk reaguan.

 

 “Nëse iu kujtohet tv kombëtare nuk kishin të drejtë të ishin pronë e një individi të vetëm. Unë nuk kam parë një vend në botë që të ketë kryeministri një Ertv. Ky është një skandal që duhet të vinte në alarm gjithë këto shoqata dhe nuk ndodh gjë. Ndërkombëtarët vijnë rreth e rrotull dhe thonë ke dy hapa mbrapa. Këtu është skandal me median. Mjafton të shikosh sjelljen e Edi Ramës.

Për të gjitha këto skandale, jo Xhaçka, jo inceneratorët, jo drejtorët e Bashkisë dhe dalin sikur i kanë shpikur ne,  mediat, ndërkohë që mediat nuk kanë bërë detyrën pasi janë të kapura nga gjithë ky sistem që kontrollohet prej tyre. Nuk ka njeri që nuk e di që Bashkia ka fondin kryesor të korruptimit të medias pasi ajo ka fondet më të mëdha. Ka disa që thonë është më mirë se në kohën e Berishës. Me këtë mbahen! Ata që mbrojnë Ramën nuk thonë dot se ky është burrë i mirë, ndërkohë që thonë është më mirë se Berisha. Gjendja është më e rëndë edhe sa i përket korrupsionit”, tha Lubonja.

Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, policia merr në mbrojtje hajdutët

Qytetarët janë mbledhur në një protestë masive para bashkisë Tiranë, ku kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Erion Veliajt.

Me thirrjet, ‘qytetarë çlironi bashkinë, bashkia është e juaja, merrni në dorë fatin tuaj…’, qytetarët janë përplasur me policinë e shteti e cila ka blinduar bashkinë e duke marrë në mbrojtje hajdutët.

Këshilltarët e opozitës kanë kërkuar mbledhje urgjente, por Erion Veliaj ka refuzuar, madje nuk i lejon as të futen në godinë të zgjedhurit e popullit të Tiranës.

Image

Kujtojmë se kupola drejtuese e bashkisë së Tiranës ndodhet në burg për korrupsion me aferën “5D”, ku njerëzit e besuar të Erion Veliajt ndërkohë që punonin si drejtorë përlanin taksat e qytetarëve duke i dhënë tendera kompanisë së tyre.

Kjo është hera e parë që qytetarët ngrihen në një protestë kaq masive kundër një kryebashkiaku në 33 vite pluralizëm në Shqipëri.

Kjo sepse Erion Veliaj është i pari kryebashkiak që ka ndërtuar një skemë të tillë korrupsioni në në një bashki.

Image

Image

Masakra e Peshkëpisë, Braçe: Autorët dihen, drejtësia e re të hetojë ngjarjen deri në detaje

Deputeti i PS Erion Braçe, në fjalën e tij në parlament, ka kujtuar ngjarjen e rëndë të masakrës së Peshkëpisë.

Braçe theksoi se kjo ngjarje kurrë nuk është hetuar siç duhet dhe se institucionet e kohës nuk kanë bërë mjaftueshëm, për të zbardhur vrasjet e dy ushtarakëve shqiptarë. Braçe tha se autorët e ngjarjes dihet dhe se drejtësia e re duhet të zbardhë gjithçka.

“30 vjet më parë, si sot, një organizatë e shpallur terroriste nga Greqia, mori përsipër sulmin e armatosur në postën e Peshkëpisë. Gjatë sulmit mbeten të vrarë dy ushtarakë shqiptarë dhe u lënduan edhe disa të tjerë. Organizata terroriste MAVI mori përsipër sulmin. Kjo çështje nuk është hetuar në detaje. Ngjarja ka persona të njohur të përfshirë gjerësisht, që mbështeten dhe nga politika. Një vit më pas ka pasur tjetër sulm në një tjetër postë. Ngjarja nuk u pasua me viktima. Greqia në atë kohë vuri para përgjegjësisë disa persona, shtetas shqiptarë dhe grekë, por u vunë në akuzë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet shqiptare nuk kanë këmbyer asnjë letër-porosi me shtetin grek në atë kohë. Personat janë të njohur dhe unë e kam foton e tyre, kjo është. Institucionet shqiptare nuk kanë dërguar asnjë letër-porosi për të vijuar hetimet. Kjo ngjarje nuk u mor seriozisht. Drejtësia e re të merret seriozisht me këtë ngjarje. Duhet të ndërtojmë raporte fqinjësie me shtetin grek, duke vendosur drejtësi. Nuk mundet që njerëz që janë terroristë në Greqi, të vijnë në Shqipëri dhe jo vetëm që janë brenda ligjit, por edhe dominojnë skenën politike”, deklaroi Braçe.

(Balkanweb)

Kosova i pranon pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania

Dy ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qëndruar pranë kamionëve ushtarakë që Gjermania ia dhuroi Kosovës të enjten, 11 prill.

Kosova i ka pranuar të enjten në një ceremoni në Prishtinë pesë kamionë ushtarakë në vlerë rreth tre milionë euro si mbështetje nga Gjermania.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se kjo ndihmë do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“[Donacioni prej] 2.7 milionë eurosh që pranuam sot janë në vazhdën e donacioneve prej 3.5 milionë eurove që pranuam vitin e kaluar nga Republika Federale e Gjermanisë”, tha Maqedonci.

Ai tha se Gjermania ka luajtur rol të “jashtëzakonshëm” në rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Mbështetja me automjete ushtarake për forcën është vetëm njëra nga fushat ku gjermania kontribuon ndjeshëm për sigurinë e vendit tonë”, shtoi ai.

Përveç pesë kamionëve donacion, Kosova do t’i blejë edhe 10 kamionë të tillë ushtarakë gjermanë me mjete nga buxheti i vet, sipas ambasadorit të Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde.

“Dua ta theksoj edhe sot se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera… bashkëpunimi me FSK-në po bëhet çdo herë e më i ngushtë, posaçërisht në fushën e sigurisë”, tha Rohde.

Kamionët ushtarakë HX3, sipas kompanisë gjermane që i prodhon Rheinmetall, shërbejnë për të kryer operacione taktike dhe logjistike në kushte sfiduese dhe në terrene të vështira.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke ia dorëzuar çelësat një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë një ceremoni në të cilën Kosova i pranoi pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania, të enjten më 11 prill.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, duke ia dorëzuar çelësat një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë një ceremoni në të cilën Kosova i pranoi pesë kamionë ushtarakë donacion nga Gjermania, të enjten më 11 prill.

Në buxhetin e Kosovës për vitin 2024, të miratuar fundin e vitit të kaluar, Ministrisë së Mbrojtjes i është ndarë buxhet në vlerë prej 153.049.911 eurosh.

Kosova i ka shtuar përpjekjet për të blerë armatim dhe pajisje të tjera këtë vit. Në fillim të janarit, Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Kosova ka bërë kërkesë që të blejë raketa Javelin në vlerë prej 75 milionë dollarësh.

Kjo vjen në një kohë tensionesh të rritura mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajin e kaluar, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e akuzoi Serbinë për dërgimin e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit të saj me Kosovën.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qëndruar pranë kamionëve ushtarakë që Gjermania ia dhuroi Kosovës gjatë një ceremonie në Prishtinë, të enjten më 11 prill.

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës duke qëndruar pranë kamionëve ushtarakë që Gjermania ia dhuroi Kosovës gjatë një ceremonie në Prishtinë, të enjten më 11 prill.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës bëri të ditur se ka bërë kërkesë për blerjen edhe të armëve të tjera, përveç 246 raketave kundërtanke të tipit Javelin.

FSK-ja është në një process të shndërrimit në Forcë të Armatosur të Kosovës, i cili nisi në dhjetor të vitit 2018, kur Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e saj.

Ky proces është planifikuar të zgjasë dhjetë vjet – deri në vitin 2028.

Forca e Sigurisë e Kosovës aktualisht ka rreth 2.500 pjesëtarë. Pas periudhës së tranzicionit, ky numër pritet të rritet në më shumë se 7.500 dhe do të përfshijë anëtarë aktivë dhe rezervë.

Raporti: Me këto ritme, të përndjekurit do dëmshpërblehen pas 30 vitesh

Ish-të përndjekurit, që sipas legjislacionit vendas kanë përfituar dëmshpërblim, do të duhet të presin të paktën 3 dekada për të marrë plotësisht atë që u është llogaritur dhe takon.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) vëren se, nëse do të ecet me këto ritme ku çdo vit miratohet në buxhet një shumë e papërfillshme në raport me totalin, mbyllja e këtij kapitulli do të jetë shumë afatgjatë.

“Vlera e detyrimit të mbetur për ish të përndjekurit politik deri në fund të viti 2022 është 29.88 miliardë lekë (290 mln euro) dhe nëse buxhetimi dhe çelja e fondit për ish të përndjekurit do të vazhdojë me këtë ritëm apo më të ulet, ky detyrim do të mund të shlyhet mesatarisht pas rreth 30 vitesh” nënvizon raporti.

Për vitin 2024, shuma e miratuar për këtë kategori është 1 miliard lekë.

Mënyra e kompensimit për ish të përndjekurit ka ndryshuar vazhdimisht që nga koha e qeverisjes së djathtë e deri më sot.

Në vitet 2009-2018, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në atë kohë ishin mbi 13 mijë dosje të miratuara të aplikuara nga ish të përndjekurit politikë. Kategoritë që përfitonin këtë dëmshpërblim ishin të ndara në parësore dhe dytësore.

Për parësorët në ato vite u miratua dhënia e 8 kësteve me shuma 1 milionë dhe jo më i vogël se 100 mijë lekë teksa u kërkua që të shtohej edhe një këst i nëntë për shkak se kishte ende dëmshpërblim të pashpërndarë për disa raste.

Ritmi i pagesave ka ardhur në rënie nga viti në vit. Kështu nga viti 2010 deri në vitin 2014, janë shpërndarë 7.9 miliardë lekë. Më pas nga viti 2014 deri në vitin 2018, janë shpërndarë 9.1 miliardë lekë. Në vitet 2019 dhe 2020 shuma e dhënë ishte 2.19 miliardë lekë.

Nga viti 2021 përfshirë planifikimin e bërë për këtë kategori në buxhetin e vitit 2024 fondi në total është pak më shumë se 4 miliardë lekë. Pra në total janë rreth 23 miliardë lekë të shpërndara për këtë kategori dhe mbetet akoma më shumë se gjysma ende e pashlyer.

Këto janë pagesa të kryera cash nga buxheti i shtetit teksa ndër vite ka pasur edhe forma të tjera të lidhura me avancim privatizimi me bono privatizimi, ku për herë të fundit kjo shumë e raportuar ishte në vitin 2018 dhe llogaritej në gati 34 milionë dollarë./MONITOR

Këlliçi: Të nxjerrim nga zyra Veliajn, kreun e organizatës kriminale ‘5D’

Belind Këlliçi, drejtues politik për degën e PD-së së Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale i ka drejtuar një apel qytetarëve që të bashkohen në protestën që do të mbahet ditën e enjte, në orën 11:00, para Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa e cilëson Veliajn si kreun e organizatës kriminale ‘5D’, Këlliçi shprehet se ai ka marrë peng zyrën e Kryebashkiakut dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij.

“Nesër, e enjte, ora 11:00, sërish në protestë përpara Bashkisë Tiranë.

Të nxjerrim Erion Veliajn, kreun e organizatës kriminale 5D dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, nga zyra që ka marë peng dhe e ka vjedhur me paratë e korrupsionit të tij!”, shkruan Këlliçi.sn

Genc Burimi: Pse mbahet sekret vizita e Edi Ramës në Paris?

Analisti Genc Burimi në një lidhje live me Skype në rubrikën Opinion në News24 deklaroi se kryeministri Edi Rama do të vizitojë Parisin për pak ditë, ku do takohet me presidentin francez Emanuel Macron.

Burimi thekson se i bën përshtypje fakti që mediat e Tiranës nuk kanë dhënë informacione për këtë vizitë, e cila është tepër e rëndësishme. Për Burimin, ka disa arsye se përse vizita në Francë e Ramës po mbahet sekret.

‘Rama do pritet me ceremoni shtetërore në Elize. Nuk e di pse e mbajnë sekret vizitën e Ramës? Shërbimet diplomatike janë detyruar që të çojnë ftesë për diasporën dhe prandaj e kuptova se kryeministri ynë do vizitojë Parisin. Arsyeja pse Rama nuk do ta bëjë publike vizitën besoj se është edhe për shkak të vizitës së Vuçiç në Paris përpara disa ditësh. Ndoshta kjo vizitë e Ramës është vendosur në moment të fundit, me qëllim që të balancohet vizita e Aleksandër Vuçiç. Edi Rama ndoshta do thotë pse ju nuk e dinit këtë vizitë? Por, mungesa e informacionit për media më bën përshtypje.

Këtë herë ceremonia do jetë ushtarake. Ndoshta arsyeja tjetër mund të jetë sepse mund t’i frikësohen diasporës, pasi besoj e keni vënë re që dalin me pankarta ‘Poshtë qeveria etj’. Ndoshta për të ndaluar propagandën antiqeverisë shqiptare. Unë doja ta mbyllja me shprehjen se a nuk është mosinformimi një lloj dezinformimi?’, deklaroi Burimi.

Shqipëri: Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin

Fiter Bajrami festohet në Tiranë
VOA/Ilirian Agolli

Besimtarët myslimanë shqiptarë po festojnë sot Fiter Bajramin, pas një muaji sakrificash të Ramazanit. Shumë prej tyre falën namazin në sheshin Skënderbej në Tiranë, uruan njëri tjetrin pas agjërimit gjatë në muaji dhe dëgjuan mesazhet e drejtuesve fetarë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, u bëri thirrje besimtarëve të respektojnë prindërit, të ndalin dhunën në familje dhe të mos largohen nga vendi, por të punojnë për zhvillimin e tij.

“Le të bëhet ky Bajram një ditë uniteti mes nesh, ditë mirëkuptimi dhe tolerance ndërfetare me të tjerët. Uniteti, harmonia e dialogu janë vlera unikale të shoqërisë tonë, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë dhe si të tilla ato janë një garanci e sigurtë për të ardhmen e shoqërisë tonë dhe të brezave pas nesh. Thirrja ime është që t’i ruajmë këto vlera”, tha zoti Spahiu.

Një pjesë të madhe të fjalës gjatë ceremonisë së sotme ai ia kushtoi dhunës në një pjesë të familjeve shqiptare.

“Njerëzve që kanë humbur durimin u bëj thirrje që të ndalin agresivitetin, të qetësojnë shpirtërat e tyre, duke u kthyer nga e mbarë e Zotit. Mos i prekni gratë, se ato janë shpirti i familjes, bërthamës së shoqërisë”, tha zoti Spahiu.

Ai tha se shoqëria po kalon një krizë morale, ndërsa dukuri si emigrimi dhe ulja e lindshmërisë po e mpakin familjen.

“Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshme; garanci për të rinjtë, përkujdes për të moshuarit dhe mbështetje për të varfërit e të pamundurit. U bëj thirrje të rinjve: Mos e braktisni vendin tonë! Rezistoni përballë çdo vështirësie!”, tha zoti Spahiu.

Ai theksoi se prindërit, shoqëria dhe Shqipëria kanë nevojë për të rinjtë, ndaj ata duhet të qëndrojnë dhe punojnë në atdhe, për ta bërë atë më të mirë dhe më të begatë, duke shmangur edhe pabarazitë ekonomike mes njerëzve.

“Ka pabarazi të jashtëzakonshme në nivelin e jetesës së njerëzve. Një pjesë që janë në bollëk nuk ndajnë ndihmë, ndërsa shumica e njerëzve mundohen të mbijetojnë në kushte tepër të vështira e primitive, kushte jo të denja jetese. Indiferenca për hendekun mes shtresave të shoqërisë është e pafalshme dhe e patolerueshme”, tha kryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Udhëheqësit fetarë drejtuan ceremonitë e festës së Fiter Bajramit, ndërsa besimtarët dhuruan shuma të hollash për të varfërit. Sipas regjistrimeve statistikore, besimtarët myslimanë janë komuniteti më në shumicë në Shqipëri, ndërsa më të pakët janë besimtarët katolikë, ortodoksë e bektashi. Mes tyre në shekuj nuk ka patur ndonjë konflikt me bazë fetare, përkundrazi, ekziston një bashkëjetesë dhe tolerancë e vlerësuar nga studiuesit sociologë.

Skandali i TIMS- Hetimet ndaj Muçës nisën pas insistimit të amerikanëve…

Detaje të reja zbardhen nga hetimet për drejtorin e Teknologjisë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit, Ervin Muça.

Kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri, të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS.

Mësohet se pasi shkarkoi të dhënat e paautorizuara dhe duke përdorur pin-in e një punonjëse, Ervin Muça i kaloi ato në kompjuterin e tij.

Para hetuesve në deklarimet paraprake, Muça ka mohuar kryerjen e veprës penale të “Hyrjes së paautorizuar në të dhënat kompjuterike”.

Provat e ndërhyrjes së tij u përforcuan pas zbulimit të pamjeve filmike në ambientet ku ruhen të dhënat e TIMS.

Muça është rekrutuar në polici kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Bledi Çuçi.sn

Arrest shtëpiak për drejtorin e IT-së në Policinë e Shqipërisë

Jetmira Delia-Kaci

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muço, u vu në “arrest shtëpiak”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve në pikat kufitare.

Prokuroria e Tiranës tha se ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak dhe të pezullimit të ushtrimit të detyrës, pasi po e heton për “hyrje të paautorizuar” në sistemin e njohur si TIMS.

Sipas Prokurorisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar.

“Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, kur persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër joprezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jokorrekte dhe në kundërshtim me ligjin”, tha Prokuroria e Tiranës.

Gjithashtu, hetimet e deritashme tregojnë se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit është këshilltar i jashtëm i drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës – gjë të cilën Ligji për Policinë e Shtetit nuk e lejon.

Sipas Prokurorisë, Muço nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikuese për pozicionin e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit.

Urdhri për arrestin shtëpiak vjen në kohën kur është ngritur një komision hetimor parlamentar për ndërhyrjet e dyshuara në të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni është ngritur pas kërkesës së opozitës shqiptare.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se vënia në arrest shtëpiak e Muços “është rezultat i punës së këtij komisioni, si dhe i denoncimeve të vazhdueshme të opozitës për këtë çështje”.Radio Evropa e Lirë

‘Bajrami’ është vëllazërim! – Mijëra besimtarë myslimanë falen bashkarisht në Sheshin Skënderbej

Mijëra besimtarë myslimanë janë falur sot në sheshin Skënderbej në Tiranë, bashkarisht, në ritin e tyre, faljen e namazit me rastin e Fitët Bajramit. Mesazhi kryesor që u shfaq në ekranet ishte ” Bajrami është vëllazërim”.

Kremtimi i kësaj feste vjen pas 30 ditësh agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit, sipas besimtarëve myslimanë. Në këtë ditë Allahu i shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit.

Drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë drejtuar faljen duke lexuar Kuranin dhe me ligjerata për paqe, harmoni, gëzim.sn

Trumpi përballet me gjyq penal – përvoja e parë e tillë për një ish-president amerikan

Reuters

Donald Trump, javën e ardhshme, do të bëhet ish-presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, që do të përballet me gjyq penal.

Rasti përfshin ryshfetin që i është paguar yllit të pornografisë, Stormy Daniels.

Ai bart edhe pasoja të mëdha politike dhe ligjore, pasi që Trump do të garojë sërish për të parin e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.

Gjyqi pritet të nisë në Manhatan, më 15 prill.

Është i pari nga katër gjyqet e mundshme penale, me të cilat përballet Trump, por mund të jetë i vetmi që do të zhvillohet përpara zgjedhjeve të 5 nëntorit.

Trump, 77 vjeç, u deklarua i pafajshëm për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave biznesore në rastin që ngriti prokurori i Qarkut në Manhatan, Alvin Bragg.

Trump akuzohet se ka aranzhuar një pagesë prej 130.000 dollarësh nga avokati i tij, Michael Cohen, për Stormy Danielsin, në ditët e fundit të fushatës presidenciale të 2016-ës.

Pagesa dyshohet se është bërë për ta detyruar Danielsin që të heshtë për një takim seksual, që ajo ka thënë se ka pasur me Trumpin në një hotel në vitin 2006.

Trump dyshohet se ka falsifikuar edhe të dhëna për ta mbuluar atë.

Duke mohuar çdo takim të tillë me yllin e pornografisë, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, Trump tha se pagesa është bërë për t’i ndaluar “akuzat e saj të rreme dhe zhvatëse”.

Trump përballet, gjithashtu, me akuza federale në Uashington dhe me akuza shtetërore në Xhorxhia, për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden, si dhe me akuza federale në Florida, për mbajtjen e paligjshme të dokumenteve të klasifikuara, pas largimit nga detyra në vitin 2021.

Trump u deklarua i pafajshëm për secilin rast, ndërsa akuzat i cilësoi si të motivuara politikisht.

Akuzat në rastin e ryshfetit për Danielsin nuk janë të reja – lajmet për fitimet e saj krijuan tituj qysh në vitin 2018.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së e hetoi edhe më herët këtë rast dhe Cohen u deklarua fajtor në vitin 2018 për shkelje të Ligjit federal të financimit të fushatës, duke dëshmuar se Trump e ka orkestruar pagesën për Danielsin.

Prokurorët federalë vendosën të mos e akuzojnë Trumpin, duke i dhënë fund hetimit të tyre në vitin 2019.

Por, Bragg argumentoi se rasti ka të bëjë me përpjekjen e Trumpit për t’i korruptuar zgjedhjet e vitit 2016, të cilat i ka fituar kundrejt kandidates Hillary Clinton, duke blerë heshtjen e njerëzve me informacione potencialisht të dëmshme për të.

Sipas prokurorëve, Cohen gjithashtu organizoi një pagesë për modelen e Playboy-t, Karen McDougal, e cila ka thënë, po ashtu, se ka pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin – gjë të cilën Trump e ka mohuar.

Në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave biznesore për të kryer ose fshehur një krim tjetër, është krim që dënohet deri në katër vjet burgim.

Pas aktakuzës së Braggut të ngritur në prill të vitit 2023, donacionet për fushatën e Trumpit u rritën.

I kontaktuar nga agjencia e lajmeve, Reuters, zëdhënësi i tij, Jason Miller, nuk pranoi të komentojë për gjyqin.

Disa strategë politikë parashikojnë se dënimi i mundshëm mund ta dëmtojë Trumpin në fushatën e tij presidenciale.

Mary Anna Mancuso, një stratege republikane që nuk e mbështet Trumpin, thotë se nëse ai dënohet, do të jetë një “realitet i kthjellët” që shumë votues do ta kenë të vështirë ta injorojnë.

“Ata do të detyrohen t’i bëjnë vetes pyetje të tilla si: Si të votoj për një person që mund të mos jetë në gjendje t’i kryejë detyrat e një presidenti?”, thotë Mancuso.

Kyle Kondik, analist jopartiak në Qendrën për Politikë të Universitetit të Virxhinias, thotë se ai nuk është i sigurt nëse gjyqi për ryshfet do ta dëmtonte Trumpin, sepse shumë njerëz, sipas tij, janë mësuar që ai t’i shkelë normat.

“Ne, në fakt, nuk kemi asnjë lloj precedenti për këtë”, thotë Kondik.

Dënimi, sipas tij, do të kishte ndikim nëse gara do të ishte tejet e ngushtë dhe një numër i vogël votash do ta përcaktonte fituesin.

Në zgjedhjet e nëntorit, Trump pritet të garojë kundër Bidenit. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Valona Tela

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Drejtorëve e Veliajt përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane me ‘5D’

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, duke folur për kompaninë “5D” të drejtorëve të arrestuar të bashkisë së Tiranës, deklaroi se ata përdorën skemën e përmbysur të mafias italiane, duke marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

“Në rast se shohim skemën kemi alarm. Mafia ka përdorur një skemë të përmbysur të mafias italiane. Mafia kishte paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjente prestanome dhe paratë e krimit mafia i gjeneronte në punët publike. Këtu është e kundërta. Është marrë një prestanome dhe nuk kanë marrë paratë e krimit, por paratë publike dhe i kanë bërë para të krimit.

Përveç përmbysjes së skemës së mafias italiane, Prokuroria e Posaçme thotë se kemi të bëjmë me një brez drejtorësh modernë, me shtëpi në Tiranë, me kontakte të pafundme dhe brezi i të ardhmes së politikës shqiptare, nëse s’do të ndërhynte prokuroria”, tha Beci në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Deklarata e fortë e gazetarit Fundo- ‘SPAK ka 5 dosje për Veliajn’

Gazetari Elvi Fundo bëri një deklaratë të fortë mbrëmë, teksa foli për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe hetimet e SPAK-ut.

Fundo tha në emisionin e Ylli Rakipit se Veliaj është thirrur në SPAK dhe brenda kësaj jave do të shkojë të dëshmojë.

Ai deklaroi se për Veliaj janë 5 dosje në SPAK, ajo e inceneratorit të Tiranës, “5D”-ja, ndërtimet te “5 Maji”, shembja e Teatrit Kombëtar dhe lejet e ndërtimit.

“Në dijeninë time i ka shkuar një thirrje, do ta shohim brenda kësaj të premteje në SPAK dhe në dijeninë time është për çështjen e inceneratorëve, jo për dosjen “5D”. Janë edhe 2-3 hetime të tjera, njëra për ndërtimet te “5 Maji”, ku përfshihen sërish këta individët, si Qato, është dosja e Teatrit dhe dosja e lejeve të ndërtimit. Pra nuk janë dy dosje, por pesë.

Prej gati një viti e një muaji z. Erion Veliaj, është në dijeni të bandës “5D”. Është konferenca e shtypit e marsit ku fillon hetimet SPAK-u dhe kallëzimi i Belind Këlliçit në maj. Pas zgjedhjeve vendore, në shtator 2023 e heq Redi Mollën nga DC dhe çon Mariglen Qaton, pra i qarkullon këta drejtorë për të cilët kishte informacion. Nuk mund të thotë se nuk ka qenë në dijeni. Sa për atë vajzën që ka çuar kodin e tenderit, ky është rasti më i rëndësishëm që duhet parë në detaje, sepse dikush nga shumë lart e ka urdhëruar jo një drejtor i të njëjtit nivel, sepse ajo në përgjime thotë qartë: më bëni derman për burgun.

Këta mua më duken një grup i strukturuar kriminal. Janë të njëjtët njerëz të përfshirë edhe tek inceneratorët, siç është Taulant Tusha, ku është Mariglen Qato në rolin e tij te IMT-ja”, theksoi gazetari.

‘SPAK duhet ta sqarojë’, Klodiana Lala: Veliaj dhe drejtorët e bashkisë, pushime luksoze jashtë vendit

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe Erion Veliaj kanë udhëtuar jashtë vendit për udhëtime të shtrenjta dhe i bëri thirrje SPAK-ut që të sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”.

“SPAK duhet të na sqarojë se ku kanë shkuar paratë e marra nga tenderat e kompanisë “5D”. A kanë udhëtuar drejtorët Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tusha me Erion Veliajn dhe persona të tjerë jashtë vendit, pushime të shtrenjta. Nuk bëhet fjalë vetëm për udhëtime pune, por udhëtime që janë lehtësisht të aksesueshme në sistemin TIMS, janë lehtësisht të eksesueshme në shpenzimet që kanë bërë në vende të ndryshme. P.sh. rezulton një udhëtim në Finlandë se çfarë shpenzimesh kanë bërë atje, cilat janë transfertat, cilat janë kontaktet”-tha Lala.

Inceneratori- Këlliçi publikon dokumentin: Veliaj pranoi grabitjen e 132 milionë eurove! Të enjten kërkojmë largimin nga detyra…

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Në deklaratën për shtyp nga selia blu, Këlliçi thekosi se Erion Veliaj pranoi autorësinë e grabitjes së 231 milionë eurove me inceneratorin e Tiranës dhe i bëri thirrje qytetarëve që të enjten datë 11 prill në orën 11:00 të mblidhen para bashkisë për të kërkuar largimin e kryebashkiakut dhe vendosjen e tij para drejtësisë.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYSISË DHE KORDINATORIT POLITIK PËR TIRANËN, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive.

Të dashur qytetarë,

Ditën për diell, Erion Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije të plotë, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

Image

Fill pas kësaj ngjarjeje, Erion Veliaj vendosi të gjithë organizatën kriminale të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk është njëri prej klientëve të kësaj kontrate, por pronari faktik dhe përfituesi kryesor nga kjo aferë korruptive.

Image

Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.

Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë.

Vetëm një drejtësi e pakapur dhe që nuk mban anë, mund të garantojë besimin e opinionit publik dhe të qytetarëve shqiptarë, që në këto 11 vite janë qytetarët më të vjedhur të Europës.

Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.

O sot, o kurrë.

Ju faleminderit.

Teliti-Veliajt: Ke afat deri të enjten për dorëheqjen, Tirana do të vijë te Bashkia…

Dorian Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, i  ka drejtuar një thirrje Erion Veliaj që të mbledhë Këshillin Bashkiak dhe të paraqesë aty dorëheqjen e tij.

Teliti paralajmëron se nëse Veliaj nuk do të dorëhiqet, atëherë protetat do të vazhdojnë.

“Tirana nuk harron se çfarë ka ndodhur e se çfarë keni bërë.

Ndaj kot lodheni, kot mundoheni, prano kërkesën e këshilltarëve të opozitës, mblidhni Këshillin Bashkiak dhe hajde aty e jep llogari për çfarë ka ndodhur.

Hajde në Këshill e mos u shmang më, ashtu siç ke bërë këto 10 muajt e fundit që nuk je përballur me opozitën as edhe 1 minutë të vetme.

Hajde në Këshill dhe kërkoji ndjesë qytetarëve të Tiranës për gabimet, me dashje apo pa dashje qofshin ato.

Hajde në Këshill dhe merr me vete një fletë 2D dhe aty si burrat jepe dorëheqjen, ashtu siç do i kishte hije çdo Kryebashkiaku të një kryeqyteti të një vendi europian”, shprehet Teliti.

Postimi nga Dorian Teliti

Kryebashkiaku i Tiranës të mbledhë Këshillin Bashkiak dhe të prezantojë dorëheqjen e tij në një fletë 2D.

❌Kryebashkiaku Veliaj pasi mori mbështetjen e pakufijshme të shefit të tij, i cili lexoi qartë mesazhet e koduara që i dërgoi vartësi në bashki, zgjohet sot duke menduar “të shkuara e të harruara” dhe e fillon ditën me një video 3D sikur të mos kishte ndodhur asgjë këto ditët e fundit.

👉Tirana nuk harron që 30 milionë euro janë zhdukur nga e famshmja kompani 5D.

👉Tirana nuk harron që tenderat e 5D janë me vetë Bashkinë dhe UKT-në.

👉Tirana nuk harron që drejtorët e bashkisë në vend që të punonin për qytetin, kopsisnin letrat dhe ngrinin skema “quasi mafioze” për të gllabëruar paratë e taksapaguesve.

👉Jo jo, Tirana nuk harron se cfarë ka ndodhur e se cfarë keni bërë.

🔷Ndaj kot lodheni, kot mundoheni, prano kërkesën e këshilltarëve të opozitës, mblidhni Këshillin Bashkiak dhe hajde aty e jep llogari për cfarë ka ndodhur.

🔷Hajde në Këshill e mos u shmang më, ashtu sic ke bërë këto 10 muajt e fundit që nuk je përballur me opozitën as edhe 1 minutë të vetme.

🔷Hajde në Këshill dhe kërkoji ndjesë qytetarëve të Tiranës për gabimet, me dashje apo pa dashje qofshin ato.

🔷Hajde në Këshill dhe merr me vete një fletë 2D dhe aty si burrat jepe dorëheqjen, ashtu sic do i kishte hije cdo Kryebashkiaku të një kryeqyteti të një vendi europian.

🔷Qytetarët janë gati, opozita po të pret, në cdo ditë që të duash, në cdo orë që të vendosësh, ne të presim në Këshill.

📌Nëse jo, protesta vazhdon dhe nëse ti nuk vjen te Tirana, atëherë do jetë përsëri Tirana që vjen te Bashkia të enjten e ardhshme. sn

Këlliçi-Veliajt: Pacient politik terminal, do përgjigjesh për çdo vjedhje. Prova e fakte të reja do publikohen

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, paralajmëroi Erion Veliajn, se do të përgjigjet për çdo vjedhje, abuzim dhe masakër urbane që i ka bërë kryeqytetit, Tiranës.

Veliaj, i konsideruar si pronari faktit i inceneratorit të Tiranës, por edhe i organizatës ‘5D’, ku drejtorët dhe shtabistët e tij elektoralë, grabisnin paratë publike përmes tenderave që fitonin në Bashkinë e Tiranës, por jo vetëm, mori një ditë më parë në mbrojtje pikërisht këta drejtorë, të arrestuar nga SPAK, ose nën hetim nga Prokuroria Speciale.

“Pacienti politik terminal dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës & organizatës 5D, Erion Veliaj, së shpejti do të përgjigjet përpara qytetarëve shqiptarë për çdo vjedhje, abuzim dhe masakër urbane që i ka shkaktuar kryeqytetit.

Me kërcënimin e hapur  ndaj Edi Ramës, ai thjeshtë dëshmoi se ‘Rilindja’ është tashmë një organizatë kriminale, ku kodet mafioze funksionojnë më së miri. S’ka faj. Të tjera fakte e prova të pakontestueshme do bëhen publike shumë shpejt, ndaj dhe kërcënimi ndaj Ramës është tërësisht i përligjur. Bashkë kanë vjedhur e bashkë do ikin”, shkruan Këlliçi në një postim në rrjetet sociale. sn

Bardhi-Veliajt: Shërbimet shëndetësore do i marrësh në spitalin e burgut shumë shpejt

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nuk do të jetë e largët dita kur Erion Veliaj do ti marrë shërbimet shëndetësore në spitalin e burgut.

Bardhi shkruan se deri atëherë, Veliaj vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij.

“Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!

Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani, duke u përpjekur ta mbrojë publikisht. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.

Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg!”, shkruan Bardhi.sn

Droga e Xibrakës- Kuvendi ‘mbushet’ me targën e makinës së Olsi Ramës

Deputetët e opozitës e kanë nisur senancën parlamentare duke vendosur në tavolinat e tyre targën e makinës së trafikantëve të kokainës në Xibrakë, ku sipas denoncimeve nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi është i përfshirë dhe vëllai i kryeministrit, Rama, Olsi Rama.

Më herët nga Bardhi është kërkuar që të thirret në interpelancë kryeministri Edi Rama, kërkesë që, edhe pse kushtetuese, nuk është pranuar nga mazhoranca socialiste.

Kujtojmë se denoncimi i bërë nga PD është shoqëruar me fakte nga sistemi TIMS për hyrjet dhe daljet e makinës së përdorur nga Olsi Rama.sn

Gjykata e Posaçme: Të hetohen përgjegjësitë e Erion Veliajt

 

Gjykata e Posaçme i sugjeron SPAK që tyë hetojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajt. Në vendimin për masat e sigurisë ndaj drejtorëve të Bashkisë që fitonin tendera me shoqërinë ‘5D Konstruksion’, evidentohen të paktën 3 prokurime ku autoritet kontraktor ka qenë Bashkia e Tiranës me titullar Erion Veliaj. Gjyqtarja e Posaçme Rudina Palloj, arsyeton se SPAK duhet të hetojë dhe vlerësojë përgjegjësitë e mundshme të kryebashkiakut në lidhje me detyrimet ligjore të tij.

Nga SYRI TV

Gjykata e Posaçme i ka sugjeruar SPAK që të hetojë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj në kuadër të dosjes së 5 drejtorëve bashkiakë, 3 prej të cilëve përfunduan në pranga. Në pikën 88 të vendimit të gjyqtares Rudina Palloj, evidentohet qëndrimi përmbledhës i gjyqtares, mbi gjetjet e praktikës dokumentare lidhur me procedurën e prokurimit të zhvilluar drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës, me objekt ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave në Liqenin e Thatë, me fond limit rreth 700 milionë lekësh të vjetra.

‘Në raport me faktet dhe rrethanat si më sipër, gjykata vlerëson se në vijim të hetimeve, duhet të hetohen dhe vlerësohen edhe përgjegjësitë e mundshme të titullarit të autoritetit kontraktor ose nëpunësit të autorizuar, në lidhje me detyrimet ligjore të tij për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të prokurimit objekt procedimi, për të vlerësuar nëse në to ka elemente të figurës së veprës penale’, thuhet në vendimin e GJKKO-së.

Por vetëm 6 pika më lartë të vendimit, në atë me numër 82, Gjyqtarja e Posaçme arsyeton gjetjet që ka bërë SPAK. Në Procedurën e prokurimit në fjalë, përshkruhet se ka një fond limit prej 700 milionë lekësh dhe është zhvilluar në harkun kohor 4.10/2021, me nxjerrjen e urdhrit të prokurimit, deri më datë 28.12/2021, lidhja e kontratës mes Autoritet Kontraktor Bashkinë e Tiranës me Titullar Erion Veliajn, dhe operatorin Ekonomik ‘Vas Konstruksion’ të drejtorëve bashkiak Redi Molla e Mariglen Qatos.

‘KVO e përbërë nga Taulant Tusha. Enton Punavija dhe Julian Zanaj kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke krijuar privilegje dhe avantazhe të parregullta Operatorit Ekonomik ‘Vas Konstruksion’ shpk, duke e shpallur fituese këtë operator, pavarësisht se për të kanë rezultuar prezent kushtet ligjore të skualifikimit nga procedura’, është argumentimi i GJKKO-së.

Në këtë garë morën pjesë 22 operator ekonomik dhe të gjithë u skualifikuan, pavarësisht se SPAK thotë se kishte prej tyre që plotësonin edhe kriteret shumëfish më shumë se shoqëria e drejtorëve. Kjo e fundit paraqiti ofertën prej 48. 987. 046 lekë, rreth 70% e fondit limit. ‘5D’ nuk kishte stafin, mjetet përgatitjet apo kualifikimet e duhura ndryshe sa parashtroi në garë.

Punimet zgjatën për rreth 1 vit e 6 muaj tej afatit të caktuar në kontratë. Ajo çfarë bie në sy, është fakti se nga 22 operator konkurues, ‘Albavia’ që paraqiti ofertën më të ulët, u skualifikua me argumentin se ka plotësuar gabim adresën e Ëeb të organit lëshues të dokumentit, që ka qenë portali ‘e-Albania’.

Por nuk mbaron me kaq.

Pika 83 e vendimit flet për procedurën e prokurimit me objekt ‘Rehabilitimi i qendrës Kinostudio’, urdhër i dt.22.09.2022 me autoritet kontraktor Bashkinë Tiranë me fond limit 583.046,084 49 lekë. Me urdhrin e datës 22.09.2022 të titullarit Erion Veliaj por që SPAK nuk e përmend me emër, është ngritur Komisioni Vlerësimit të Ofertave i përbërë nga Taulant Tusha, Julian Zanaj dhe Enton Punavija. Në datën 07.11.2022 KVO-ja mbahet mbledhja ku marrin pjesë 12 operator ekonomik mes tyre bashkimi i operatoreve ‘5D Konsiraksion’ sh.p.k dhe ‘Bami’ sh.p.k.

Rezulton se KVO-ja skualifikon të shumicën e operatorëve të tjerë, duke lënë në krye ofertën e bashkimit të operatorëve ‘5D Konstruksion’ sh.p.k dhe ‘Bami’ Shpk në vlerën 345.099.918 lekë, që i korrespondon rreth 59% të fondit limit. Edhe në këtë tender, pavarësisht opsionit që një nga operatorët ti përmbushte kërkesat, nuk ka ndodhur, pasi ‘5D Konstruksion’ dhe ‘Bami’ janë zgjedhur në mënyrë preferenciale.

Sipas vendimit të Gjykatës, një tjetër pikë ku ndalet hetimi, që nga rrethanat e faktit përfshin edhe kryebashkiakun Erion Veliaj si autoritet kontraktor, është ai i rikonstruksionit të Shkollës ‘Hasan Vogli’. Rëndësia që kishte tenderi shihet tek mënyra se si Taulant Tushe komunikon me një vartës të tij, ku ka një urgjencë të pazakontë për kopsitjen e shkresave që shoqëria ‘5D Konstruksion’ të fitonte tenderin. Tusha i nis në Ëhatsapp një punonjësi të shoqërisë një folder me emrin ‘Mangësitë.Doc’. Ky i fundit e pyet Tushën se kush e solli këtë, teksa drejtori i përgjigjet ‘drejtoria ime’. Tusha e porosit bashkëbiseduesin të flasë shpejt me Nestor Muhametllarin që ky i fundit të flasë me punonjësen e Bashkisë Anjeza Çallpati për projektin ndërsa për kolegen e kësaj të fundit thotë ‘Ilda Qenka 1’. Bashkëbiseduesi i bindet dhe i thotë Tushës se ‘i kam thënë unë shpejt’.

Pasi radhit këto 3 episode të mësipërme për 3 prokurime që kalojnë vlerën e miliona eurove, GJKKO vlerëson në vendimin e saj se SPAK duhet të sqarojë edhe pozitën ligjore të Erion Veliajt i cili deri më tani rezulton i amnistuar nga drejtësia.

Të premten në orën 11, i bashkohemi thirrjes së Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë

Të premten në orën 11, i bashkohemi thirrjes së Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë.
Erion Veliaj duhet të largohet një orë e më parë nga bashkia.
Veliaj, DORËHIQU!
RESIGN NOW!

Bujqësia merr pikiatën- Rënia më 2023, më e forta që nga 1997-ta. Çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT

Struktura e rritjes ekonomike në vitin 2023 tregoi rënie të theksuar të prodhimit në vend dhe sidomos bujqësisë, që është edhe sektori më i madh në ekonomi.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referuan se bujqësia shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta që nga viti 1997 (shiko grafikun bashkëngjitur).

Tendenca rënëse e ritmeve të rritjes filloi që nga viti 2013. Në 10 vitet e fundit, bujqësia është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.

Nga viti 2000 deri në 2010, bujqësia është rritur mesatarisht 3.7% në vit. Të dhëna më të detajuara tregojnë se rënia më e madhe ka ndodhur në sektorin e blegtorisë dhe në mbylljen e fermave të vogla, ngastrave për vetë-konsum.

Pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, në njërën anë, dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në tjetrën, e kanë përkeqësuar klimën në sektor.

Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan.

Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë dhe bujqësisë janë të larta, pasi shteti nuk e subvencionon sektorin.

Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke rikthyer edhe një herë nivelin 20%, situata u përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 60% më i lartë se në BE dhe rajon.

Në Shqipëri, vitin e kaluar, blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste. Ndërsa në Serbi, pas grevës së blegtorëve, vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 euro dhe për çdo litër, blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.

Kjo diferencë në çmime po i orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, gjë që do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë. Bujqësia kontribuon me mbi 18% të rritjes ekonomike në vend dhe është sektori më i madh në vend, por dy vitet deficitet në prodhimin po zgjojnë sërish kanalet e importit, teksa eksportet kanë mbetur në vendnumëro.

Aktualisht rreth 70% e produkteve bujqësore në tezga dhe supermarkete vijnë nga importi, duke konkurruar në çmime edhe ato pak fermerë vendas që tentojnë të prodhojnë për treg.

Situata në sektor pritet të përkeqësohet më tej këtë vit, pasi buxheti i shtetit dha më pak financim, teksa mbështetja e BE nga fondet IPARD mbetet e bllokuar. Në buxhetin 2024, sektori i bujqësisë mori 9% më pak financime se plani i 2023.

Të dhënat nga tabelat që shoqërojnë buxhetin 2024 tregojnë se fondet totale për Ministrinë e Bujqësisë do të jenë 14,1 miliardë lekë më 2024, nga 15,6 miliardë lekë më 2023.

IDM, Studimi: Ekstremizmi politik në Shqipëri, më shumë shqetësues se sa ai fetar

VOA/Ilirian Agolli

Në Tiranë, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) publikoi sot një studim, sipas të cilit qytetarët janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik se sa për atë fetar.

Nga studimi doli se ekstremizmi fetar është shqetësim për mbi 30 për qind të qytetarëve, ndërsa ai politik për mbi 43 për qind të popullatës.

Mbi 76 për qind e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

Ky Vlerësim Kombëtar mbi Ekstremizmin e Dhunshëm në Shqipëri mbështetur në një pyetësor, i cili iu drejtua rastësisht në terren një mijë e 600 të anketuarve në 61 nga nga 62 bashki të vendit.

Nga studimi doli se mbi 30 për qind e të anketuarve janë të shqetësuar për ekstremizmin fetar në Shqipëri

Vetëm 6.6 për qind e tyre anketuarve pohuan se në zonën ku ata jetojnë ka individë ose grupe, që nxisin ekstremizmin fetar, me sjellje intolerante, islamofobe, apo edhe të feve të tjera.

Afro 37 për qind e të anketuarve besojnë në studim se komuniteti i tyre fetar është i përfaqësuar sa duhet në politikë dhe institucione shtetërore.

Ndërsa mbi 43 për qind e tyre pohuan se në lagjet e tyre ka grupe fetare, që u ofrojnë të mira materiale ose ekonomike praktikantëve të fesë së tyre.

Një gjetje shqetësuese për autorët e studimit lidhet me shifrat se mbi 30 për qind e të anketuarve mendojnë që pasurimi i shpejtë nuk është gabim, ndërsa afro 28 për qind pohuan se e justifikojnë çdo lloj veprimtarie ekonomike, qoftë edhe të paligjshme.

Vetëgjyqësia zë një vend me rëndësi në pohimet e qytetarëve. Mbi 40 e qytetarëve thanë se njerëzit kanë të drejtë të bëjnë vetëgjyqësi, kur u mohohen liritë e të drejtat nga institucionet shtetërore.

Madje mbi 46 për qind besojnë se sistemi politik në Shqipëri është i padrejtë dhe duhet ndryshuar, madje edhe me dhunë po qe nevoja.

Përfshirja ose nxitja e e civilëve për t’u përfshirë në konflikte të armatosura cilësohet si një veprim i lejueshëm për 23 për qind të anketuarve.

Më shumë se 47 për qind e të anketuarve nuk besojnë se institucionet shtetërore respektojnë të drejtat dhe liritë e qytetarit.

Një e katërta e tyre u shprehën se çdo qytetar duhet të mbrojë ideologjinë e vet me çdo mjet dhe çmim. Po aq ishin edhe ata që besojnë se është detyrë e çdo besimtari të mbrojë vlerat dhe dinjitetin e vet fetar me çdo mjet dhe çmim.

Por nga ana tjetër, 13.6 për qind pohuan se një besimtar i denjë nuk duhet të denoncojë anëtarët e komunitetit të tij që kanë bindje ekstremiste fetare.

Çereku i qytetarëve të anketuar (26.4%) besojnë se vendet me shumicë të krishterë në Ballkan kanë pasur më shumë mbështetje nga Perëndimi pikërisht për shkak të përkatësisë fetare. Vetëm një pakicë nga 7- 11 për qind mendojnë se në Shqipëri është e vështirë të jesh besimtar mysliman apo i krishterë.

Mbi gjysma e të anketuarve thanë se (54.1%) besojnë që qëndrimet e kreut të komunitetit fetar (në Tiranë) gëzojnë mbështetjen e plotë të besimtarëve të zonës ku jetojnë. Ndërsa

40.5% besojnë se njerëzit kanë të drejtë të ndjekin interpretime fetare jozyrtare nëse nuk pajtohen me bashkësitë përkatëse fetare.

Ndër kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm edhe motivet politike dhe ato etnike-nacionaliste.

Studimi tregon se të anketuarit janë më shumë të shqetësuar për ekstremizmin politik mbi 43 për qind, dhe më pak për ekstremizmin fetar (30 për qind) dhe Akoma më pak atë etno-nacionalist.

Mbi 29.2% e të anketuarve pohuan se në zonën ku ata banojnë, ka politikanë që shprehimisht bëjnë thirrje për dhunë ndaj kundërshtarëve politike.

Sipas studimit, 76.5% e të anketuarve besojnë se aktorët qeverisës në Shqipëri keqpërdorin institucionet dhe burimet shtetërore për interesa të ngushta politike.

Në studim thuhet se 3 në 4 shqiptarë besojnë se disa anëtarë të elitës politike kanë lidhje me kriminelë dhe i shërbejnë interesave të njëri-tjetrit.

Pritshmëria e lartë dhe besimi tek drejtësia shfaqen sërish edhe në këtë studim: mbi 40.9% e të anketuarve besojnë se pandëshkueshmërisë së njerëzve me pozita të larta në Shqipëri gjithnjë e më shumë po i vjen fundi.

Megjithatë mbi 68.1% e të anketuarve pohojnë se në zonën ku ata banojnë, votimi për partinë në pushtet është i domosdoshëm për të mbajtur një vend pune në administratën publike.

Vetëm 35 të anketuar sugjeruan praninë e ekstremizmit etno-nacionalist, të cilin ata e asocionin me raste të diskriminimit racial, etnik ose kombëtar që ata kishin vënë re; si dhe raste të dhunës ose kërcënimeve për shkak të përkatësisë etnike.

Ky është vlerësimi i katërt kombëtar i ekstremizmit të dhunshëm kryer nga IDM gjatë dekadës së fundit.

Autorët besojnë se studimi ka zbuluar dhe trajton çështjeve kyçe dhe sfidave të reja të identifikuara në kohët e tashme, ku mund të bazohen përpjekjet mbi shmangien e këtyre rreziqeve, duke rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë e bashkësive qytetare.

Shtatë emigrantë të parregullt dhe shoferi shqiptar humbin jetën në një aksident rrugor në Përmet

VOA/Raimond Kola

Të paktën 7 persona, të cilët dyshohet të jenë emigrantë të paligjshëm si dhe shoferi shqiptar i automjetit me të cilin ata po udhëtonin, humbën jetën në një aksident në Jug të Shqipërisë, në rrugën “Këlcyrë- Përmet”. Sipas Policisë së Gjirokastrës, makina mendohet të ketë humbur kontrollin, dhe ka dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi e madhe.

Pamje nga vendngjarja

Pamje nga vendngjarja

Sipas të dhënave të para, migrantët duket të kenë kaluar kufirin ilegalisht në zonën pranë “Tre urave”, ku dhe më pas janë marrë nga shoferi, një 21 vjeçar nga Shkodra. Gjatë rrugës nga Përmeti në Këlcyrë, automjeti, është kthyer pas, në momentin që ka hasur një patrullë policie, duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Pasi kalojnë kufirin greko-shqiptar, migrantët transportohen nga trafikantët drejt veriut të vendit, për t’i kaluar ata drejt Malit të zi apo Kosovës. Gjatë viti të shkuar, numri i atyre që kanë kaluar përmes Shqipërisë, erdhi duke u ulur. Sipas të dhënave të Frontex-it, në territorin shqiptar u evidentuan më pak se 9 mijë migrant të huaj të parregullt, ku pjesa më e madhe e të cilëve kishin hyrë nga Greqia, në pikën e Qafë Botës në Sarandë.

Shqipëria, ishte vendi i parë i Ballkanit Perëndimor, i cili në maj 2019, nënshkroi marrëveshje me Frontex-in për kontrollin e kufijve. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë kufitare Shqiptare.

Foto nga vendngjarja

Foto nga vendngjarja

Në të ashtuquajturën “Rrugë ballkanike”, të kalimit të migrantëve të paligjshëm, të cilët hyjnë kryesisht nga Greqia, gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të Frontex-it, kanë lëvizur afro 99 mijë qytetarë, pjesa dërrmuese afganë dhe sirianë. Krahasuar me vitin 2023, bëhet fjalë për një rënie prej 31 përqind.

“Bashkitë e kapura nga krimi duhen shkrirë”, Lubonja: Blerina Bala u zgjodh kryebashkiake që “mos zbulohen kartat”

 

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Open në News24, komentoi situatën politike në Himarë.

Lubonja theksoi se bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë. Ai shtoi se Blerina Bala u zgjodh si kryebashkiake e Himarës, pasi ajo ishte zëvendësuese e Goros dhe për rrjedhojë, me të në krye të bashkisë, maxhoranca bën të mundur “që të mos hapen kartat” në Himarë.

“Nuk është e drejtë moralisht zgjedhja e Blerina Balës. Zgjedhja e saj është e padrejtë moralisht, sepse është zgjedhur nga Jorgo Goro. Në Itali ka një ligj, që nëse dyshohet se bashkia funksionon si organizatë kriminale, shkrihet. U vendos zonja, që mos t’ua zbulojmë kartat. Këtu bëhet fjalë për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Është sistematike në Shqipëri që bashkitë funksionojnë si organizata kriminale, grabisin toka dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar dhe të gjithë mbahemi nga këta para. Bashkitë që janë kapur nga krimi duhen shkrirë”, deklaroi Lubonja.

Bardhi kërkesë urgjente për interperlancë me Ramën, për përfshirjen e vëllait të tij në laboratorin e drogës në Xibrakë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama pas akuzave të përfshirjes së  vëllait të tij në laboratorin e drogës në Xibrakë.

NJOFTIM PËR SHTYP I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Në vijim të të dhënave të bëra publike të enjten, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, si dhe kërkesës zyrtare të dorëzuar të premten pranë SPAK për nisjen e hetimeve penale ndaj tij dhe rihapjen e procedimit penal të pezulluar nr.335/1-2016 për identifikimin e bashkëpunëtorëve të paidentifikuar, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ndërmarrë një tjetër iniciativë.

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, Kryetari i Grupit Gazment Bardhi ka thirrur në një interpelancë urgjente Kryeministrin Edi Rama, në seancën e datës 4 Prill 2024.

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeminsitri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 cështje:

 1- A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2- A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3- Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

“Duke qenë se kjo çështje përbën shqetësim madhor dhe një çështje me natyrë urgjente për opozitën parlamentare, si dhe dhe në kushtet e një mungese tërësore të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë përfshirjen e kësaj kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024.” – thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi dhe që pritet të depozitohet nësër në mëngjes për shkak të pushimit zyrtar të sotëm.

E rëndë në Tropojë, alpinistja kroate bie nga lartësia në Majën e Jezercës dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tropojë, më konkretisht në Majën e Jezercës, pasi alpiniste me origjinë kroate ka rrëshiktur dhe ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Raportohet se 43-vjeçarja ishte pjesë e një grupi alpinistësh kroatë të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezercës”.

Grupi i alpinistëve ka lajmëruar sallën operative të Komisariatit të Policisë Tropojë duke raportuar se një prej anëtareve të grupit kishte rënë nga lartësia.

Dyshohet se turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor.

Sakaq, nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/Informacion paraprak

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim nga një grup alpinistësh, që mendohet të jenë shtetas kroatë, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”, se njëra nga anëtaret e grupit kishte rënë nga një terren i thepisur malor dhe me borë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, janë nisur bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Maja e Jezerces”.

Turistja kroate, shtetasja Z. L., 43 vjeçe, për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rrëshkitur nga një lartësi dhe për pasojë kishte humbur jetën.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Vijon operacioni i shpëtimit, mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve të tjerë, nga vendi ku janë bllokuar.

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim ish-ministrin Beqja, ish-zëvendësin e tij dhe personat e tjerë të akuzuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, ish-zëvendësin e tij, Klodian Rjepaj dhe personat e tjerë të akuzuar. Po ashtu janë përcaktuar dhe akuzat për gjithsecilin, si dhe përfshirjen në skemën korruptive.

AKUZAT
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve:

1.Ilir Beqaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25, të Kodit Penal;

2.Klodian Rjepaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 143/2, 3, 186/3-25 dhe 248-25, të Kodit Penal.

3.Ilir Rrapaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim, me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143/2, 3, të Kodit Penal.

4.Marsela Serjani, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

5. Saimir Kadiu, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

6.Petref Mersini, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

7.Arben Gjata, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

8.Genc Burazeri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal.

9.Naile Ajazi, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25, të Kodit Penal.

Procedimi penal nr.13, është regjistruar në datën 13.01.2020, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” , e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, e parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncesion “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga ana e organit procedues janë kryer një numër jashtëzakonisht i madh veprimesh hetimore në analizë të të cilave rezulton e provuar se ish Zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, është personi i cili ka kryer të gjitha veprimet e përllogaritjeve financiare. Ai ka ndryshuar disa herë këto të dhëna financiare, deri në arritjen e atyre të miratuara nga Komisioni i Dhënies së Koncensionit. Këto ndryshime janë kryer me qëllim arritjen e treguesve financiarë IRR dhe NPV, në nivele të pranuara nga Ministria e Financave, në funksion të miratimit të projektit nga Ministria e Financave. Në veprimet e përllogaritjeve financiare rezulton plotësisht e provuar se numri i ndërhyrjeve kirurgjikale është raportuar i rremë në këto dokumente, që janë paraqitur Ministrisë së Financave. Gjithashtu në këta tregues financiar, me qëllim uljen e normës së IRR dhe NPV, i pandehuri Klodian Rjepaj, ka shtuar si zëra të kostove të shërbimit në kohëzgjatjen e koncensionit, mirëmbajtje të instrumenteve, të sistemeve dhe centralit të sterilizimit, në vlera disa herë më të larta se vlera e blerjes së tyre të reja. Gjithashtu në Krahasuesin e Sektorit Publik, si treguesi kryesor për dhënien e këtij projekti me Koncension/Partneritet Publik Privat, janë përdorur kosto të rreme të këtij shërbimi në QSUT për vitin 2013, duke vendosur vlerat e barnave dhe medikamenteve mjekësore, që nuk janë pjesë e këtij shërbimi. Kjo kosto është rritur dhe mbivlerësuar në mënyrë të rreme në masën 56.4%. Gjatë gjithë periudhës përgatitore të projektit, procedurën e tenderimit dhe dhënies së koncensionit deri në firmosjen e kontratës koncensionare, i pandehuri Klodian Rjepaj ka bashkëpunuar ngushtësisht me te pandehurin Ilir Rrapaj, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë, ku pjesëmarrës është me 40% subjekti tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues po të pandehurin Ilir Rrapaj.

Për këto veprime, të pandehurit Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj, provohet se kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Mashtrimit”, e kryer në bashkëpunim dhe me pasoja të rënda, të parashikuara si vepra penale nga nenet 143/2, 3, të K.Penal.

Ish Zëvëndësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Dhënies së Koncensionit, si personi i cili ka bërë pasqyrat financiare dhe studimin e fizibilitetit, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit Marsela Serjani, Petro Mersini, Arben Gjata, Saimir Kadiu, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi, për të gjitha veprimet ose mosverpimet e sipërcituara, provohet plotësisht se kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave”, e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe dhe 248 – 25 të Kodit Penal, pasi me veprime aktive, kanë ligjësuar këta dokumente me të dhëna të pavërteta.

Për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e kësaj kontrate koncensionare, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për konçesionet, rezulton e provuar plotësisht, se ish Ministri i Shëndetësisë, i pandehuri Ilir Beqaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, e kryer në bashkëpunim, me Klodjan Rjepajn, të parashikuara nga 248 -25, të Kodit Penal.

Gjithashtu, në kuadër të këtij procedimi penal është proceduar me caktimin e masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive, vendosur me vendimin nr. 46, datë 22.01.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën takuese prej 40 % të Shoqërisë “Sani Servicve” Sh.p.k.; Shoqërinë ‘Globalsher’ Sh.p.k. dhe asetet e saj, me ortak të vetëm të pandehurin Ilir Rapaj.

Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, është kryer sekuestrimi i 40% të kuotave të shoqërisë “Sani Service” Sh.p.k.. Konkretisht, kuota që i përket subjektit tregtar “Investital Llc”, me përfaqësues të pandehurin Ilir Rrapaj, si dhe është kryer sekuestrimi i 100% të kuotave të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., duke u bërë dhe shënimet përkatëse në Ekstraktin Historik të Regjistrit Tregtar, për shoqërinë e mësipërme.

Janë sekuestruar dhe llogaritë bankare të subjektit “Globalsher” sh.p.k., një llogari në shumën prej 285,412,48 Euro dhe një llogari me balancë prej 113,610.93 Lekë (llogari që gjendeshin në një bankë të nivelit të dytë).

Janë sekuestruar 13 (trembëdhjetë) automjete të shoqërisë ‘Globalsher’ sh.p.k., nga të cilat 3 të marra me qira dhe 9 në pronësi të kësaj shoqërie, si dhe një pasuri e paluajtshme apartament 2+1, në pronësi të shoqërisë “Globalsher” sh.p.k., në qytetin e Vlorës.

Hetimet vazhdojnë në kuadër të procedimit penal të ndarë nr.13/1, të vitit 2020, lidhur me dyshimet për veprime në kundërshtim me ligjin nga persona subjekte të hetimit të kësaj prokurorie gjatë fazës së ekzekutimit të kontratës konçesionare etj.

(Balkanweb)

Laboratori i drogës në Xibrakë, Bardhi dorëzon në SPAK provat për përfshirjen e Olsi Ramës: Na provoni që nuk ka persona të paprekshëm!

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në SPAK provat e bëra dje publike që lidhin vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë.

Në një reagim, ai tha se nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës.

“Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjësisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit”, shkruan Bardhi.

NJOFTIMI:

Në vijim të të dhënave të bëra publike dje, ku provohet dyshimi i arsyeshëm për përfshirjen e vllait të Kryeministrit Olsi Rama, në organizatën kriminale të Laboratorit të Xibrakës, sot kam përcjell zyrtarisht pranë SPAK kërkesën për nisjen e hetimeve penale ndaj tij.

Janë kaq shumë fakte, rrethana dhe indicie në dosjen e hetuar keq nga prokuroria e kohës, saqë drejtësia ka për detyrë të rihapë menjëherë dosjen e procedimit penal nr. 335/1 të vitit 2016, lidhur me bashkëpunëtorin e paidentifikuar, 45 vjeç, që përdorte automjetin me targa AA 653 DM. Të dhënat e TIMS-it dhe ato që gjendjen në dosjen penale, janë të mjaftueshme për të rihapur hetimin e kokainës së Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me grupin kriminal dhe përfshirjen ose jo të tij në organizatën e trafikut të kokainës.

Nuk ka më vend për vonesa, zvarritje apo fshehje për të hetuar rolin e Olsi Ramës në organizatën e trafikut të drogës së Xibrakës. Prandaj thirrja ime sot shkon edhe njëherë për drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: Na provoni që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit.

Nga ana tjetër, SPAK ka për detyrë të hetojë edhe rolin e dy prokurorëve të asaj çështje z. Olsian Çela (promovuar me votë të mazhorancës socialiste si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës) dhe z. Edvin Kondili (mbështetur nga Edi Rama si kandidat për drejtimin e SPAK një vit më parë dhe për të cilin zhvillojë një konflikt të hapur kundër Ambasadores së SHBA-ve në Tiranë), si dhe të Policisë së Shtetit, në fshehjen apo prishjen e provave, mospërmbushjen e rregullt të detyrës, dhe moskryerjen e asnjë veprimi për të hetuar deri në fund procedimin e veçuar 335/1 – viti 2016. SPAK ka përgjegjësinë përpara publikut të jap një informacion të plotë se kush e ka penguar hetimin e këtij procedimi, pse është lënë në heshtje apo harresë kjo dosje, dhe cili është fati i këtij procedimi deri dje?

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, për Edi Ramën vijon të mbetet e njëjta pyetje, edhe pse ai kishte zgjedhur dje të fshihet pas shkrimit të hartimeve në emrin e vëllait Olsi Rama. Qytetarët shqiptarë prej 24 orëve presin një përgjigje: “Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? Kush është personi i paidentifikuar, i moshën 45 vjeç, që përdor makinën me targa AA 653 DM”.bw

VIDEO- Banorët largojnë Vangjel Tavon nga mbledhja në Bashkinë Himarë, e pështyjnë në fytyrë

Tensionet kanë përfshirë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, nga ku do të zgjidhet kryetari i komanduar, pas arrestimit të kryetarit në detyrë Jorgo Goro.

Qytetarë të shumtë kanë hyrë në ambientet e brendshme të bashkisë, duke kërkuar të largohen nga mbledhja Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI, dallohen qytetarët të cilët kanë përzënë Tavon nga mbledhja duke e përshtyrë në fytyrë.

Vangjel Tavo, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallë.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga PD, ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Korrupsion, arrestohen dy ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri dy ish drejtuesë në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ata dyshohen për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Një urdhër i dytë arresti, është lëshuar dhe për Taulant Tushen, ish Drejtor i Përgjithshëm, i arrestuar më herët, për përfshirjen në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tendera”.

Masa më të lehta, “Detyrim për paraqitje”, janë dhënë ndaj katër drejtuesve dhe ish drejtuesve në Bashki, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit, Julian Zanaj Drejtor i Prokurimeve, Eglantina Zere e shoqërisë “Tirana Parking” dhe Deborah Keçi, titullare e Klubit Sportiv “Tirana”, ndaj një përgjegjësi sektori si dhe ndaj administratorit të kompanisë “5D Konstruksion”, Nestor Muhametllari.

Eshtë pikërisht kjo kompani, që ka ngritur dyshime e rreth së cilës janë zhvilluar hetimet e Prokurorisë së posaçme. Sipas njoftimit zyrtar “janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Maringlen Qato, janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Ata. e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktiv në aktet e rregjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë”.

Kompania, e cila ka ndryshuar disa herë dhe emër, rezulton të ketë përfituar “në kundërshtim me rregullat” një seri tenderash nga agjencitë në varësi të Bashkisë së Tiranë, përfshirë 7 raste nga “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, kur ajo drejtohej pikërisht nga Redi Molla, ndërsa Maringlen Qato ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Disa procedura të tjera prokurimi, janë fituar direkt nga Bashkia e Tiranës. Në këtë rast, sipas Prokurorisë së Posaçme, është zbuluar përfshirja e Drejtorit të Përgjithshëm Tusha, i cili dyshohet se së bashku me disa anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshme të bazuara se Tusha, ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qënë zotëruesit indirekt të aksioneve të shoqërisë”.

Dy raste me flagrante, janë procedurat e prokurimit nga shoqëria “Tirana Parking” dhe Klubi sportiv Tirana. Sipas Prokurorisë së Posaçme, titullaret e tyre ia kanë besuar vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender, vetë punonjësve të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”

“Kryeministri bashkëpunëtor”, Bardhi denoncon: Olsi Rama lidhje me laboratorin e drogës në Xibrakë. Ja 10 faktet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp.

Teksa e nisi fjalën e tij me një ndjesë për vonesën e kësaj konference, Bardhi denoncoi vëllanë e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, duke e përfshirë si pjesë e trafikut në laboratorin e drogës në Xibrakë.

“Pak kohë më parë bëmë publik faktin se kemi prova që lidhin Olsi Ramën me organizatën kriminale të trafikut të drogës në Xibrakë. Provat faktojnë se vendi ynë nuk udhëhiqet nga qeveri demokratike, por një kryeministër i marrë peng nga trafiku ndërkombëtar i kokainës. Faktet sot mund ta bëjmë bashkëpunëtor, por të organizatave.

Çështja Xibraka është modeli i rënies së shtetit dhe ngritjes së krimit. Ishte laboratori parë i kokainës i zbuluar në Shqipëri vetëm një vit pas ardhjes në pushtet të Ramës. Zbulimi i tij nuk ishte një vepër e policisë shqiptare megjithëse ishte në një vend të hapur, as policia jonë e as shërbimet sekrete nën drejtimin e Ramës nuk kishin asnjë informacion. Sinjalizimi erdhi nga policia gjermane në Hanover.”, tha ai.

10 FAKTET DHE “RASTËSITË DOMETHËNËSE” QË PROVOJNË PËRFSHIRJEN E OLSI RAMËS NË DOSJEN “XIBRAKA” JANË:

1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.

2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.

3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.

4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.

5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.

6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).

7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.

9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Walther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014.

(BalkanWeb)


Send this to a friend