VOAL

VOAL

“Secili të jetë në zonat e përcaktuara gjatë protestës”, zbardhet fjala e Bardhit në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi ka folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Bardhi tha se secili person duhet të angazhohet maksimalisht për protestën e thirrur nesër përpara Kuvendit. “Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara”, tha Bardhi në mbledhje.

Gazment Bardhi ne mbledhjen e Grupit Parlamentar: Gjithsecili prej nesh duhet të angazhohet maksimalisht për protestën që kemi thirrur nesër përpara Kuvendit. Duhet angazhim maksimal, dhe secili prej nesh do duhet të jetë ne zonat e përcaktuara.

Duhet të tregojmë vendosmëri dhe qëndrueshmëri kundër qeverisë e cila çdo ditë po na i fakton akuzat për lidhje me krimin dhe e zhytur në korrupsion.

(Balkanweb)

“Mund të ketë zemërim të qytetarëve”, gazetari jep detaje për protestën e nesërme te Kuvendi

Gazetari Osman Stafa, në një lidhje live në News 24 ka dhënë detaje për protestën e nesërme të opozitës përpara parlamentit.

Sipas gazetarit, në protestën e nesërme mund të ketë edhe zemërim të qytetarëve dhe se pritet që tubimi të jetë i ngjashëm me ato që mbahen përpara Bashkisë së Tiranës. Gazetari Stafa tha se PD po organizohet edhe në rrethe, me qëllim që të zhvillojë një protestë të madhe.

Osman Stafa: Nesër përpara Kuvendit opozita pritet të mbledhë shumë qytetarë. PD është organizuar edhe në rrethe, pasi po mobilizohen të bëjnë një protestë, pas investigimit të RAI3. Opozita do zhvillojë nesër dy beteja. Në Kuvend është dërguar një kërkesë për mocion për debat, për lidhjet e qeverisë me krimin, ndërsa jashtë do ketë protestë, që pritet të shikohet nëse do ketë zemërim të qytetarëve.

Në protestë mund të përdoren edhe mjete të ndryshme nga qytetarët, pas akuzave në drejtim të kryeministrit Edi Rama për lidhjet me krimin e organizuar dhe se me këtë formë, ai po qëndron në pushtet prej 11 vitesh. Opozita ka hedhur akuza se me ndërtimet në Tiranë pastrohen paratë. Siç kemi parë në RAI3, Arben Ahmetaj thoshte se i ka parë me sytë e tij takimet e Ramës me kriminelë. PD e Rithemelimit ka njoftuar autoritetet për mbajtjen e protestës.

(Balkanweb)

Shkarkimi nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano fiton gjyqin me Policinë e Shtetit, dëmshpërblehet me 60 paga

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka fituar gjyqin me institucionin që drejtonte dhe kësisoj do të dëmshpërblehet me vlerën e 60 pagave.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja administrative Afërdita Caco, e cila urdhëroi Ministrinë e Brendshme, Këshillin e Ministrave dhe Policinë e Shtetit, të paguajnë pagën për 60 muaj me radhë, njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.

Tashmë shteti Shqiptar, në borderonë ekonomike paguan dy Drejtorë të Përgjithshëm Policie, Muhamet Rrumbullakun që është në detyrë dhe Gledis Nanon që u shkarkua në gusht 2022.

Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 nga detyra me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. bw

Këlliçi: Do intensifikojmë protestat! Të enjten para parlamentit dhe të hënën më 10 qershor këtu sërish

Belind Këlliçi deklaroi në protestën e dhjetë përpara Bashkisë së Tiranës se teksa ata protestojnë, Erion Veliaj i jep miliona kompanive të tij.

“Duhet të dini të gjithë ju se javën e kaluar, ndërkohë që qytetarët ishin në protestë këtu duke kërkuar veprime konkrete të SPAK dhe të organeve ligjzbatuese, Erion Veliaj i jepte me dhjetëra mijëra euro kompanisë së tij 5D.

Për çfarë e paguante? Për një punë të kryer, për një tender prej gjysmë milionë euro që 5D ka marrë për të bërë një korsi biçikletash, por jo që korsi nuk ka, por aty është dhënë leje për të bërë një tjetër shumëkatësh.

Erion Veliaj vetëm këtë javë që kaloi pagoi 800 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston. Kjo është një tallje që i bëhet jo vetëm Shqipërisë, por edhe ‘kolegëve’ të tij në SPAK,” tha Këlliçi.

Ai theksoi se protestat do të intensifikohen.

“I bëj me dije qytetarëve se ndërkohë që jemi këtu në proestë, banorët e Shkozës kanë katër ditë pa ujë. Për këtë duhet të shqetësohet Policia e Shtetit, për qytetarët qënuk kanë ujë, nuk kanë kopshte, nuk kanë shkolla.

Ju ftoj që ta intensifikoni protestën tuaj. Ju ftoj të enjten në orën 10 para parlamentit.

Me atë që ka ndodhur me reportazhin e RAI 3, me artikullin e BILD, me faktin që të gjithë mediat e mëdha e cilësojnë Shqipërinë si narkoshtet, çdo qytetar duhet të vijë përpara parlamentit për të larguar Edi Ramën.

Javën tjetër, ditën e hënë më datë 10 qershor, në orën 11 do jemi sërish këtu në protestë, sërish këtu në ballafaqim,” tha Këlliçi.

Në fund ai u bëri thirrje drejtorëve të 5D që të kthehen në të penduar.

“Bëjeni për fëmijët tuaj, për të ardhmen tuaj,” tha Këlliçi. sn

Gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi transportohet drejt Athinës

6 ditë pasi avokati Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje kome, pasditen e kësaj të hëne do të transportohet drejt Athinës.

Sipas raportimeve Mëngjesi do të transportohet me avion për mjekim në shtetin helen.

Avokati, Sokol Mëngjesi qëndron prej gjashtë ditësh në gjendje kome pasi në datën 29 maj sapo la djalin në kopsht në zonën e ish-bllokut 5 shtetas e sulmuan brutalisht duke i shkaktuar plagë të shumta.

Teksa 4 shtetasit e përfshirë në ngjarje janë shpallur në kërkim, njëri prej tyre është vetëdorëzuar.

Dorian Alia 32 vjeç ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano.

I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45 vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. bw

U dhunua barbarisht në mes të ish-Bllokut, lajme të mira nga avokati Sokol Mëngjesi, ja si paraqitet gjendja e tij

Kur kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.

Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces. Avokati vijon të jetë në intubim dhe mjekët kanë vendosur që ta mbajnë edhe dy ditë në intubim. Nga skaneri kane vene re një ulje të vogël të edemës.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ku raportohej se ishte në gjendje të rëndë, pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.

Gjykata liron protestuesin e opozitës, bie akuza e çmendur e policisë së Ballës për vrasje në tentativë

Gjykata e Tiranes ka dhënë masën arrest shtëpie për Sokol Bushkolajn.

Gjykata nuk ka marrë në konsideratë kërkesën e prokurorisë për arrest në burg dhe po kështu nga 6 akuzat e ngritura nga Policia e Shtetit, prokuroria ka hequr dorë nga akuza për vrasje e mbetur në tentative, përdorimi i paligjshëm i municioneve dhe lëndëve plasëse dhe prishja e qetësisë publike.

Është pranuar akuza goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrim i pronës publike.

Po kështu organi i akuzës në asnjë rresht të pretendimeve të saj nuk ka ngritur pretendime lidhur me cenimin e jetës së punonjësve të medias dhe punonjësve të Policisë së Shtetit. sn

BE dhe SHBA nuk pajtohen rezolutën e nxituar të Ramës, nuk mund të bëhen reformat pa opozitën

VOA/Armand Mero

Në Shqipëri ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian këmbëngulin në nevojën e gjithëpërfshirjes në procesin përmes së cilit, shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama, synon realizimin e një cikli të ri reformash që do të duhet të trajtojnë problemet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit. Dy përfaqësitë kryesore diplomatike në Tiranë, komentuan për Zërin e Amerikës hapat e hedhur në parlament për këtë nismë, ku brenda katër ditësh u miratua rezoluta e më pas dhe ngritja e një komisioni të posaçëm. Ambasada amerikane “vëren nxitimin me të cilin u kaluan në parlament rezoluta dhe vendimi”. Ndërsa Delegacioni i BE-së nga ana e tij, vë në dukje faktin që ngritja e komisionit u bë “pa mbështetjen e opozitës”.Kjo e fundit ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe në të dy rastet zgjodhi të bojkotojë votimin e tyre në parlament.

Si në rezolutë ashtu dhe në objektin e punës së Komisionit të Posaçëm, flitet për një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”. Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Ndonëse në dokumentat e propozuara prej saj, shumica flet për një proces gjithëpërfshirës shoqëruar me konsultime të gjera, mënyra se si ajo avancoi me shpejtësi, përballë një opozite që po i kritikonte hapat e saj, duket se ka bërë që si ambasada amerikane ashtu dhe Delegacioni i BE-së, t’i mëshojnë me forcë këtij momenti. “Besojmë se procesi i propozuar kërkon një diskutim të bashkërenduar, gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët, çka është kyç për suksesin e punës se komisionit të posaçëm”, shprehet ambasada amerikane duke vënë në dukje se diçka e tillë do të jetë po ashtu “kyçe dhe për mbështetjen tonë për të”.

Ndërsa Delegacioni i BE-së , thekson se “konsultimet kuptimplotë dhe gjithëpërfshirëse janë po aq të nevojshme sa gjithnjë, duke marrë parasysh rëndësinë thelbësore të çështjeve të trajtuara nga kjo nismë. Do të jetë thelbësore të arrihet një mbështetje ndërpartiake”. Sipas përfaqësisë europiane “është me rëndësi jetike që procesi parlamentar i propozuar të jetë i bazuar në prova, të jetë transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, duke përfshirë edhe shoqërinë civile”.

Debatet që kanë shoqëruar nismën e socialistëve kanë ushqyer shqetësime për ndërhyrje të mundshme në reformën në Drejtësi, e cila pati SHBA-të dhe BE-në si sponsorët e saj të fuqishëm. Në dokumentat e miratuara socialistët zotohen të garantojnë “pakthyeshmërinë” e kësaj reforme. E megjithatë, ambasada amerikane në komentet e saj për Zërin e Amerikës shprehet se “theksojmë angazhimet e ndërmarra brenda masave të miratuara në parlament për pakthyeshmërinë e reformës në drejtësi, angazhime të cilat njohin shtyllat dhe parimet kushtetuese që janë në themel të reformës në drejtësi të miratuar në vitin 2016. Kjo përfshin pavarësinë dhe paanësinë e institucioneve të drejtësisë dhe vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë. Këto parime janë kyçe për punën e komisionit të posaçëm për të çuar përpara mirëqeverisjen, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit”. Edhe Delegacioni i BE-së vë në dukje se “parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016”.

Shumica shprehet se procesi do të ketë si “udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit Screening të Komisionit Evropian për grupkapitullin e pare”. Delegacioni i BE-së nga ana e tij nënvizon se “nisma duhet të bazohet në arritjet e mëparshme të reformës dhe të jetë në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit, me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit dhe me angazhimet në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE. Duhet të respektojë plotësisht marrëdhëniet ekzistuese mes Kuvendit dhe institucioneve të pavarura, siç garantohet nga Kushtetuta”.

Mbetet për t’u parë nëse shumica do të përpiqet të tërheqë në këtë proces opozitën, e cila duhet të përfaqësohet me 5 nga 11 anëtarët e komisionit, apo do të vijojë e vetme për ta çuar përpara nismën e saj.

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR: Deklaratë për mediat

LËVIZJA PËR ZHVILLIM KOMBËTAR

Tiranë, më 31.05.2024

Deklaratë për mediat

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” ka zhvilluar takimin e parë kombëtar më 24.05.2025 në kuadrin e përgatitjeve për zgjedhjet politike të vitit 2025.

LZHK është një forcë politike por jo si një parti sipas konceptit klasik të fjalës. LZHK është krijuar 20 vite më parë nga Mbreti Leka I me frymën e një lirie dhe pluralizmi të brendshëm, ku ka vend për të gjithë ata të cilët mendojnë në të mirë të vendit.

Në këtë kontekst, ne jemi bashkuar me mbretërorët shqiptarë duke u rikthyer në formatin e krijimit të LZHK, ku zotërinjtë Dashamir Shehi dhe Ekrem Spahiu kanë qenë bashkëdrejtues të kësaj lëvizje dhe drejtuan fushatën elektorale të vitit 2005.

Sigurisht që ideja jonë e bashkëpunimit shkon edhe më tej, për të bashkëpunuar dhe me parti të tjera, të cilat janë në opozitë me qeverinë. Ky bashkëpunim do të varet shumë nga ligji i ri zgjedhor por edhe nga pozicioni që do të marrin ato vetë gjatë periudhës parazgjedhore.

Situata në Shqipëri është tejet e rëndë dhe është domosdoshmëri për ndryshim radikal, jo thjeshtë për të ndryshuar një qeveri me një tjetër por për të ndryshuar të gjithë çasjen e qeverisë në raport me qytetarin dhe shtetit.

Platforma jonë është!

LZHK, prezantohet me një alternativë të re që merr në konsideratë dhe ka në thelb të saj problemet reale të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Sllogani ynë është: “Ne dimë të bëjmë shtet”.

Ne, i propozojmë shqiptarëve alternativën si më poshtë:

Në aspektin politik
Pjesëmarrje dhe jetë aktive parlamentare
Reforma zgjedhore
Mbështetje të sistemit të drejtësisë
Përmirësim i raportit me ndërkombëtarët
Luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Reforma Zgjedhore
Shqipëria me sistem proporcional kombëtar ose 4 zona elektorale
Lista të hapura
Votim dhe numërim elektronik
Vota e diasporës

Drejtësia
Mbështetje për Reformën në Drejtësi dhe organet e dala prej saj.
Mbështetje pavarësisë absolute të organeve të drejtësisë nga subjektet politike.

Politika e Jashtme
Rindërtim i marrëdhënieve ndërkombëtare
Marrëdhënie të ngushta me Aleatët strategjikë SHBA dhe BE

Projeksioni politik 2025
Pjesë e pandarë e moralit tonë
Familja
Prona dhe të përndjekurit
Aspekti ekonomik
Rindërtimi i sektorit industrial
Investim masiv në sektorin bujqësor
Aspekti social
Arsimi dhe shëndetësia
Rritje të pagave dhe pensioneve

Projeksioni politik pas 2025
Ndryshim i Kushtetutës të Shqipërisë
Reformë e re administrative

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar

Dashamir Shehi Ekrem Spahiu

Ramës i dështon takimi në Londër pasi… nuk merr administratën me vete

Edi Ramës i ka dështuar takimi me emigrantët në Londër, pasi shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe nuk kanë pranuar ta takojnë dhe Rama nuk e merr dot adminisrtratën me vete që të mbushë salla.

I parashikuar që të zhvillohej ditën e djelë në 2 qershor, Rama ka vendosur ti japë edhe ca ditë kohë vetes dhe e ka shtyrë takimin për në datën 9 qershor.

Si shkak zyrtar i shtyrjes së këtij takimi janë bërë vizat e pasagjerëve që do të marrë në avionin që e përdor si charter personal, që të mbushë sado pak sallën që ka marrë me qira në Londër.

Mësohet se këtë herë Rama në Londër ka marrë me qira një sallë të vogël, për rreth 1 mijë persona, por siç duket as kaq nuk i ka mbledhur. sn

“Kujdes, kam 1 milion miq!”, denoncimi i fortë i ish-deputetit të PD: Si e kërcënoi zyrtari i lartë nën hetim me sms prokurorin e SPAK

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë ku denoncoi se një zyrtar i lartë i shtetit i ka dërguar një mesazh kërcënues një prokurori të SPAK.

Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live tha se zyrtari i lartë i shtetit, që sipas tij është nën hetim, ka kërcënuar prokurorin e SPAK duke i thënë që të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.

“Një nga këta jo bota e krimit, por krimet e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik. Një nga këta krimat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq. Këta janë shenjtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhsitët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë.”, tha Murrizi.
(BalkanWeb)

Doli në bisedat e ‘Ndraghetës’- SPAK kontroll oligarkut Besnik Halili, sekuestrohen 11 telefona

Zyrat e Grupit ‘G.T.S’ në Shqipëri që administrohen nga biznesmeni Besnik Halili, i cili zotëron monopolin e tregtimit të oksigjenit të lëngshëm dhe kompresuar, i janë nënshtruar një vale kontrolli nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK.

Hetimi nr.17 i rregjistruar kryesisht nga SPAK në datën 25 janar 2021, brenda tre viteve ka kryer një seri verifikimesh, ku është verifikohet nëse zyrtarë të Ministrive të ndryshme në bashkëpunim me punonjës të kompanisë ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’, kanë paracaktuar kriteret dhe format e procedurave tenderuese, duke shpallur fituese në të gjitha rastet kompaninë e oksigjenit të Besnik Halilit.

Hetimi i këtij rasti ka nisur pas shkrimeve në media lidhur me bisedat e transkriptuara nga Autoritet Italiane të Drejtësisë, nga të cilat rezulton se italianët e klanit mafioz ‘Ndragheta’, Antonio Gallo, Antonio Speziali dhe Claudio Larusa, flasin për një person shqiptar i njohur prej tyre me emrin ‘Nik’, i cili sipas bisedave, kishte lidhje në Bashkinë Tiranë dhe mund të siguronte leje ndërtimi të objekteve të reja që po ndërtoheshin në qëndrën e Tiranës kundrejt rryshfetit të dhënë tek punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Po kështu, sipas bisedave, personi i cili njihej me emrin ‘Niku’ kishte marrë pjesë dhe ishte shpallur fitues dhe në disa tendera të kryera nga Ministria e Shëndetësisë, ku sipas mediave operonte kryesisht në fushën e furnizimit të spitaleve me oksigjen.

Sipas SPAK nga bisedat e zhvilluara nga shtetasit Italianë rezulton se ka dyshime, se të ardhurat me të cilat janë krijuar dhe përdorin këto shoqëri për të realizuar veprimtarinë e tyre, burojnë kryesisht nga aktivitetet e kundërligjshme të kryera në kuadër të krimit të organizuar i cili vepron në Territorin e Shtetit Italian dhe në Republikën e Shqipërisë.

Nga verifikimet e bëra nga SPAK, ka rezultuar se personi i njohur me emrin ‘Nik’ është Besnik Halili, i cili është themeluesi dhe administratori i shoqërisë ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k.’

Halili rezulton të ketë ngritur një zinxhir kompanish si ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’, ‘Hydro Energy Sotira’, ‘Idro Energia Pulita’, ‘Adr-Trans’, ‘Green Tech’, ‘N3H’, ‘Messer Albagaz’, ‘Sofigaz’, ‘Sapio Produzione Idrogeno’ ku në disa prej këtyre qëndron si pronar në hije, duke kryer dhjetëra transaksione të dyshimta.

Përmes këtyre kompanive, SPAK dyshon dhe po heton nëse janë lëshuar fatura fiktive duke sjellë transaksione bankare për fshehje.

Sipas dosjes hetimore të siguruar ekskluzivisht nga Elton Qyno rezulton se nga periudha e vitit 2014 deri në vitin 2020, shoqëria ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’ që administrohet nga Besnik Halili, ka lidhur 223 kontrata me autoritet kontraktor, kryesisht në furnizimin me gazra teknike mjekësore, ndër të tjera me Ministrinë e Shëndetësisë si dhe me Drejtoritë e Spitaleve Rajonale.

Gjatë hetimit të këtij rasti SPAK, ka kërkuar nga Agjensia e Prokurimit Publik, të gjitha kontratat që janë lidhur me këtë subjekt.

Në datën 23 shkurt 2021 informon SPAK se ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’ është një shoqëri e krijuar nga shoqëria italiane S.O.L s.p.a dhe më saktë kjo e fundit ka 100 për qind të aksioneve të shoqërisë ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’.

‘…në këto rrethana shoqëria ‘S.O.L’ s.p.a funksionon si një shoqëri guaskë…’-thuhet në dosjen e SPAK.

Të nisur nga dyshimet të forta se punonjës të kompanisë dhe zyrtarë shtetërorë kanë paracaktuar në tavolinë tenderat me vlera miliona euro, në datën 20 Maj 2024 SPAK dhe BKH kanë ushtruar kontrolle në zyrat e biznesmenit Besnik Halili dhe tek rrethi i punonjësve të kësaj kompanie.

‘Ora News’ ka siguruar dokumenta që tregojnë se SPAK dhe BKH, kanë kryer bastisje në zyrat e grupit ‘S.O.L’, duke sekuestruar prej andej kompjuterat, dokumenta dhe aparate telefonike.

Veprimet e SPAK janë kryer nga prokurori Sotir Kllapi, i cili ka autorizuar 14 oficerë të BKH-së, për ekzekutimin e veprimeve kontrolluese.

Më konkretisht kontrollet janë kryer tek zyrat e kompanisë ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’, kontroll personal i është bërë biznesmenit Besnik Halili, të cilit i është marë telefoni dhe sende të tjera elektronike.

Më tej kontrolli është kryer dhe tek bashkëshortja e Besnik Halilit, Luneda Sufali, e cila ka qënë ish-punonjëse e kompanisë së tij. Sufali aktualisht drejton Shërbimin Social Shtetëror.

Në nëntor të vitin 2015, Sufali jep dorëheqjen nga posti në Ministrinë e Financave dhe emërohet Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, e cila në atë kohë drejtohej nga Blendi Klosi.

Më pas, në nëntor 2017, zonja Sufali emërohet Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me firmën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kontrolle dhe sekuestrime janë kryer edhe vëllai i Besnik Halilit, Ergys Halili, i cili është administrator i kompanisë ‘NCI’, kjo e fundit ka kryer dhjetëra transferta të shumta parash me shoqëritë e administruara nga Besnik Halili.

Telefonat dhe kompjuterat i janë marë shtetasit Aldo Muça, administrator i kompanisë ‘N3H’, shoqëri e cila ka transferta të shumta bankare me kompanitë e administruara nga Besnik Halili.

Kontrollit i është nënshtruar dhe Gerti Idrizi, i cili është punonjës i ‘GTS-Gazra Teknike Shqiptare’ dhe figuron si përfaqësues ligjor në QKB tek të gjitha shoqëritë e administruara nga Besnik Halili.

Valës së kontrollit nuk i ka shpëtuar dhe Alban Zoraqi, Elona Hoxhafi, të cilët janë financierët kryesorë dhe njerëzit që kanë kryer veprime të transfertave bankare tek të gjitha kompanitë e administruara nga Besnik Halili.

Gjithashtu kontrolle dhe sekuestrime janë kryer edhe tek Ardian Strazimiri, administrator i kompanisë ‘Sofigaz’

BKH-ja ka marë telefonin dhe kompjuterin e Ervin Tushes, i cili është hartuesi i specifikimeve teknike tek çdo procedurë prokurimi të fituar më pas nga GTS-Gazra Teknike Shqiptare’.

Një tjetër emër që i është marë telefoni dhe kompjuterat janë Migel Zallëmi, shefi i financës së shoqërisë ‘Messer Albagaz’, e cila në shumë raste është fituese e tenderave në shoqërinë G.T.S, ku së bashku hynin në formën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë.

Stojan Angjellari, në cilësinë e menaxherit teknik të kompanisë ‘Messer Albagaz’, i është marë telefoni dhe kompjuteri.

Kjo kompani në shumë raste rezulton të jetë fituese e tenderave në shoqërinë G.T.S në formën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë.

Kontroll i është bërë dhe Ela Strazimirit, specialistes së financës së shoqërisë ‘Messer Albagas’, e cila ka qënë në dijeni të transaksioneve fiktive të bëra midis shoqërive ‘Messer Albagas’ dhe ‘G.T.S’.

Personat e kontrolluar

1. Besnik Halili administrator i shoqërisë ‘G.T.S-Gazra Teknike Shqiptare’.

2. Luneda Sufali gruaja e Besnik Halilit

3. Ergys Halili vëllai i Besnik Halilit, njëherësh administrator ‘NCI’

4. Aldo Muça administrator i ‘N3H’

5. Gerti Idrizi përfaqësuesi i të gjitha kompanive të Halilit në QKB

6. Elona Hoxhafi financiere e të gjitha kompanive të Halilit

7. Ervin Tushe hartues i specifikimeve teknike tek çdo procedurë prokurimi të fituar më pas nga ‘G.T.S’.

8. Alban Zoraqi financier i autorizuar në të gjitha kompanitë e Halilit.

9. Ardian Strazimiri administrator i shoqërisë ‘Sofigaz’.

10. Migel Zallëmi shefi i financës në kompaninë ‘Messer Albagaz’.

11. Stojan Angjellari menaxheri teknik i shoqërisë ‘Messer Albagaz’.

12. Ela Strazimiri specialiste e financës në shoqërinë ‘Messer Albagaz’.

/Ora News

Erion Veliaj urdhëron policinë bashkiake të kontrollojë fizikisht këshilltarët e opozitës

Sjellje skandaloze të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliajt ndaj këshilltarëve të opozitës.

Siç edhe duket në videon e filmuar nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti kontrollet fizike janë bërë nga policët e bashkisë.

Në krye të kontrolleve ka qenë vetë drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllani.

Në lidhje me këtë kontroll nuk është lëshuar asnjë urdhër me shkrim.sn

Ky është 58-vjeçari që dyshohet se organizoi sulmin ndaj avokatit Mëngjesi

Personi që shihni në foton e mësipërme është Dritan Nano, 58 vjeç, i dyshuar si “porositësi” i sulmit ndj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në ambientet e një kopshti në Tiranë.

Ka qenë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit, i cili deklaroi sot në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi.

Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Lidhur me ngjarjen tre autorë të tjerë të sulmit  Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku, viojnë të jenë në kërkim nga policia, ndërkohë që janë ngritur kontrolle në të gjitha pikat kufitare.

Ndërkohë avokati Mëngjesi, i cili ra pre e sulmit, aktualisht ndodhet në terapi intensive te Spitali i Traumës ku raportohet në gjendje të rënduar shëndetësore.sn

Gjekmarkaj: ‘Njerëz të ish-Sigurimit në media’

Nënkryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, duke folur për projekt-rezolutën për krimet e komunizmit në seancën plenare, vuri në dukje se nuk është kërkuar falje për krimet e diktaturës.

Duhet të reflektojmë mbi të kaluarën, që të mos përsëritet më, tha deputeti, ndërkohë që kërkoi hetime pasi “nuk mund të jetohet me zhgënjimin e tmerrshëm të drejtësisë”.

“Asnjëri prej nesh nuk e zgjedh trashëgiminë e tij, por të gjithë kemi mundësi të reflektojmë mbi të. Kur kjo nuk ndodh, historia përsëritet si shaka, si komedi, tragjedi. Ata që u burgosën nga diktatura, kanë provuar represionin, persekutimin, por edhe krenarinë e të qenit në anën e drejtë të lirë, humanizmit dhe dinjitetit njerëzor.

Shumëkush, kundërshtinë e pati zgjedhje të vetëdijshme, të tjerët të vetëdijshëm nënshtrimin. Të parët, janë heronj, të dytët janë njerëz. Heronjtë krijojnë shembullin, njerëzit duhet të mësojnë prej forcës së tij e depersonalizomi mos të mbetet e vetmja rrugë për ta. Gjithmonë është dikush që qëndron. Nga kjo masë njerëzore, dalin individë, që shpëtojnë dinjitetin e një kombi përballë historisë.

Të qenit në atë anë do të thotë të mishërosh, të falësh të ngjashmin tënd që u shndërrua në instrument shtazërie, ndërkohë ke gjetur rrugën të bashkëjetosh me zhgënjimin e tmerrshëm të mungesës së drejtësisë, dikush të kërkojë falje, dikush të hetojë mbi të kaluarën, që dikush në majë të gishtave të lërë një pusullë që nuk mbërrin kurrë me fjalën ndjesë. Kjo nuk ndodh. Për çudi, shoh njerëz të sigurimit të shtetit, prokurorë, që japin intervista, shpërlarje në media, me një dialekt nga koha e vjetër ‘Enveri inë’”.

Dhunuan barbarisht avokatin Sokol Mëngjesi, tre nga autorë vijojnë të jenë në arrati, Policia jep 20 mijë euro për kapjen e tyre

Tre nga autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi vijojnë të jenë në kërkim.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit.

Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Policia e ka arrestuae atë dje disa orë pas ngjarjes.

Në kërkim vijojnë të jenë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”. Ndërsa Dorian Alia i cili gjithashtu ishte protagonist i goditjeve barbare ndaj Mëngjesit është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës pak pasi u shpall në kërkim.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve.

Detajet e ngjarjes
Arrestohet organizatori i sulmit – Dritan Nano
Vetëdorëzohet – Dorian Alia

Në kërkim
Elton Kasaj
Romario Tabaku
Drivald Alia

bw

Ja si është gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Pse ndodhi ngjarja:

Avokati Sokol Mëngjesi ka përfaqësuar një palë që e ka fituar në proces gjyqësor çështjen e pronësisë në shkallë të parë edhe në Apel. Pala fituese nuk ka respektuar detyrimet që kanë pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore “ALTERUM SHPK”. Disa prej përfituesve nuk kanë rënë dakord me shpenzimet në studion ligjore.

Kanë qenë më total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte si avokat Mëngjesi dhe një nga 8 trashëgimtarët nuk ka pranuar të zbatojë kontratën mes Mëngjesit dhe 8 trashëgimtarëve. Çështja është fituar në dy shkallët e gjyqësorit nga 8 trashëgimtarët që përfaqësonte avokati. Në të tilla kushte, avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur dhe dyshohet që vetëm Dritan Nano nuk ka pranuar.

I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Takimi i para një muaji ka qenë i fundit para dhunës, sqarues, por nuk kanë rënë dakord, pasi Sokol Mëngjesi ka pretenduar se ka një kontratë që duhet ta zbatojë studio ligjore. Çështja për të cilën bëhet fjalë është një truall toke ku rezultojnë pronarë 8 anëtarët, ku momentalisht mbi këtë truall është ndërtuar.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, 3 persona kanë kryer sulmin, një i ka pritur me makinë, ndërsa një i pestë është ndaluar si organizator i sulmit. Dritan Nano dyshohet se ka porositur dhunën ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Vijojnë të jenë në kërkim Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku. Ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka larguar tre autorët nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Audi”. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka ofruar 20 mijë euro për këdo që jep informacion që çon në arrestimin e autorëve të cilët vijojnë të jenë në kërkim.

Organizatori i sulmit Dritan Nano është arrestuar ditën e djeshme, ndërsa Dorian Alia është vetëdorëzuar.

Në kërkim mbeten tre anëtarë të tjerë pjesëmarrës në sulm, Elton Kasaj, Romario Tabaku dhe Drivald Alia.

(BalkanWeb)

Dhuna ndaj avokatit, akuza hap dosje për ‘Vrasje të funksionarit publik’, autorët rrezikojnë 30 vjet deri në burgim të përjetshëm

Goditja me sende të forta, si doreza hekuri dhe leva ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ka bërë që prokuroria e Tiranës të nisë hetim për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim.

Materiali policor që prej ditës së djeshme është përcjellë për vlerësim nga policia në drejtim të prokurorisë, ku grupi i hetimit që ka ndjekur rastin në polici ka sugjeruar regjistrimin e procedimit dhe vijimin e hetimeve pikërisht për veprën penale 79/a të Kodit Penal.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur në mëngjesin e ditës së djeshme në hyrjen e një kopshti shtetëror në Tiranë, policia ka ndaluar me iniciativë 58-vjeçarin Dritan Nano, i cili dyshohet si organizatori dhe financuesi i rrahjes brutale të avokatit, njëherësh dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesi.

Ai u sulmua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, sapo kishte çuar djalin në kopsht. Agresorët duken me kapele në kokë, ndërsa janë publikuar edhe emrat dhe fotot e autorëve të sulmit brutal.

Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia janë autorët e dyshuar dhe të shpallur në kërkim që kanë dhunuar avokatin e Sokol Mëngjesit.

Nëse do shpalleshin fajtorë dhe dënohen nga gjykata e Tiranës për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve Publikë” kryer në bashkëpunim por mbetur në tentativë, këta persona rrezikojnë një dënim nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm. sn

Çfarë po mundohet të fshehë policia për sulmin brutal ndaj avokatit Sokol Mëngjesi?

Më shumë se sa për të zbardhur krimin e rëndë, sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, deklarata e drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka shtuar edhe më shumë misteret në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orën 08:50 minuta të mëngjesit të sotëm.

Në deklaratën për mediat të lexuar nga ai, kreu i Policisë së Tiranës tha se, njëri nga personat e shpallur në kërkim, Romario Tabaku ka larguar me një makinë ‘Audi’ me targa AB 696 JT, autorët e sulmit ndaj  avokatit Sokol Mëngjesi.

Por vëetëm pak minuta më vonë, gjatë konferencës, i pyetur nga gazetarët drejtori Tonin Vocaj e ndryshoi këtë version.

Ai tha se, pas sulmit ndaj avokatit, tre autorët janë ndarë dhe njëri prej tyre ka ikur me makinën ‘Audi’ dhe dy të tjerët kanë marrë një taksi.

Sipas tij, të tre të dyshuarit kanë ikur në drejtim të zonës së Astirit, ku policia i ka humbur gjurmët dhe për kapjen e tyre ka vënë në dispozicion edhe shumën prej 20 mijë eurosh.

Dyshimi tjetër që ngrihet pas deklaratës së policisë, është edhe versioni i se pse ka ndodhur sulmi ndaj avokatit Mëngjesi.

Më herët policia kishte deklaruar gjithashtu se, ishin arrestuar katër autorët e ngjarjes, por Vocaj tha se ata janë në kërkim dhe ende nuk janë ndaluar.

Tonin Vocaj deklaroi se, sulmi ka ndodhur pasi avokati Sokol Mëngjesi, ka përfaqësuar një familje në një proces gjyqësor dhe e ka fituar këtë çështje. E pikërisht fitimi i çështjes dhe mos dakrodësia e palës fituese për ti dhënë avokatit hakun që i takonte, ka bërë që ai të sulmohet brutalisht deri në prag të humbjes së jetës.

Nëse do të ishte pala humbëse ajo që do të sulmonte, ky version mund të ishte edhe më bindës.

Një tjetër mister në lidhje me këtë ngjarje është edhe numri i personave të përfshirë në të, 5.

Njëri prej tyre organizator, dhe katër të tjerë ekzekutorë. Dhe të gjithë këta sipas drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj kanë vendosur ta sulmojnë avokatin Sokol Mëngjesi në zonën më të populluar të Tiranës dhe në pikun e orarit të lëvizjes së qytetarëve.

Nëse dikush do të kërkonte të ndëshkonte avokatin, mund ta kishte bërë në mes të natës dhe askush nuk e shikonte, por sulmi i ndodhur menjëherë pasi ai kishte lënë djalin në kopësht ngre dyshime se, nuk ka ndodhur për shkak të një pagese për fitimin e një procesi gjyqësor.

Paqartësitë në lidhje me çështjen drejtori Tonin Vocaj i transmetoni fort gjatë deklaratës së tij për mediat, dhe ai vetë dukej se nuk ishte i bindur se ajo që po lexonte ishte e vërtetë. sn

Këta janë 4 autorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Janë shpallur ne kerkim katër sulmuesit e avokatit Sokol Mëngjesi.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, janë identifikuar dhe po ndiqebn 4 persona, ndërsa është zbardhur dhe ngjarja.

Të arrestuarit janë:

Drivald Aliaj

Dorian Aliaj

Elton Kasaj

Romario Tabaku.

ImageImageImage

Image

© SYRI.net

Nisën ta godisnin, avokati tentoi të largohej, por u rrëzua. Zbardhen detaje nga dhunimi i Sokol Mëngjesit

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me dhunimin e avokatit të njohur Sokol Mëngjesi, i cili ra pre e dhunës mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ndodhi pranë një kopshti në zonën e ish-Bllokut. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sipas dëshmitareve okularë, në momentin që Mengjësi është sulmuar nga tre agresorët dhe goditur, ai ka tentuar që të largohet, por fatkeqësisht ka rrëshqitur dhe ka goditur kokën në trotuar.

Fill pas dhunës, autorët, ku dy prej tyre janë identifikuar dhe për tjetrin po punohet ende, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, avokati ka pësuar lëndime në kokë dhe fraktura, duke i shkaktuar një hemorragji të vogël.bw

Të veshur me të zeza dhe me kapele- Detaje të reja nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në zonën e ish-Bllokut

Gazetari Igli Çelmeta, në një raportim nga Spitali i Traumës tha se gjendja e tij është e stabilizuar. Në spital ka qenë edhe drejtori i policisë Tonin Vocja.

Polica është drejt identifikimit të autorëve, ku janë identifikuar dy prej tyre.

Mësohet se autorët e kanë mbajtur Mëngjesin nënë vëzhgim dhe më pas mëngjesin e sotëm e kanë sulmuar.

Kamerat e sigurisë. Pamjet e të cilave janë sekuestruar nga autoritetet, kanë regjistruar tre autorët të veshur me të zeza dhe me kapele.bw

Gjithçka e planifikuar! Dyshohet se autorët përgjonin prej ditësh Sokol Mëngjesin

E paprecedentë ishte ngjarja që ndodhi sot në mes të ish-Bllokut, ku Dekani i Fakultetit Juridik, avokati i njohur që mbron edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Në një lidhje live për News24, nga vendi i ngjarjes, gazetari Igli Çelmeta raportoi se gjithçka ndodhi pasi Mëngjesi, ashtu si për çdo ditë, po çonte djalin e tij në kopsht.

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, pasi prej ditësh mendohet se ndiqnin avokatin, i kanë zënë këtij të fundit dhe e kanë dhunuar. Kjo gjë është faktuar dhe nga kamerat e sigurisë të zonës që duket se kanë filmuar gjithçka.

 

Sakaq, avokati ndodhet në spital, pasi ka dëmtime në kokë dhe trup, për shkak të goditjeve që ka pësuar nga grushtet, por dhe leva.
Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup i posaçëm hetimor i ngritur nga prokuroria dhe komisariati nr.2.

Sokol Mëngjesi është avokat me përvojë disa vjeccare në jurisprudencë. Ai është angazhuar si ekspert në fushën e ndryshimeve ligjore nga institucione publike, të tilla si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Drejtësisë dhe Shkolla e Magjistraturës.

Prej shtatorit të vitit 2020, Sokol Mëngjesi është Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Mëngjesi ka një përvojë të gjatë edhe në mësimdhënie, ndërsa është autor edhe i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujsh shkencorë të botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe monografish e tekstesh shkollore në Shqipëri dhe Greqi.

(BalkanWeb)

E goditën në fytyrë dhe trup- Çoi djalin në kopsht, si e “zunë mat” avokatin e Berishës tre autorët

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me sulmin e ndodhur ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, aty ku avokati Sokol Mëngjesi ka shtëpinë.

Tre autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar i kanë zënë pritë Mëngjesit pranë një kopshti, ku avokati kishte dërguar të birin dhe e kanë goditur me grushte e sende të forta në fytyrë dhe trup.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Gazetari Çelmeta raporton se Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital.

Mësohet se ai ka fraktura në kokë dhe dertime në trup, por për momentin është në urgjencë në gjendje të stabilizuar.

Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

(BalkanWeb)

Dhunohet në TIranë Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare

Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha është goditur me grushte.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut.

Ai është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar. sn

Policia gjen armë dhe municion në Zveçan dhe Leposaviq

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion Leposaviq, ku ka gjetur armë dhe municion.

Në rastin e parë gjatë bastisjes së një shtëpie të një (mashkulli, kosovar), është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Derisa, në rastin e dytë është bastisur po ashtu edhe një shtëpi në pronësi të një (mashkulli, kosovar), është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe 115 fishekë për të cilat i dyshuari nuk kishte leje. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse, në Zveçan i dyshuari mashkull kosovar ka dorëzuar në stacion policor dy armë të gjuetisë dhe një revole pa fishekë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. sn

‘Autoritetet franceze sollën blloqe edhe për politikanët’- Eugen Beçi tregon detaje nga mesazhet e operacionit ‘Metamorfoza 3’

Eugen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se në mesin e materialeve që kanë ardhur nga autoritetet franceze në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”, apo zyrtarisht “Revanshi”, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, ata për korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorësh policie dhe administrate.

“Në bazë të CD-ve të ardhura nga autoriteteve franceze për krimin e organizuar shqiptar, zyrtarëve shqiptarë, “Metamorfoza” do të vazhdonte me numra 10, 11, 12. Me ato materiale që unë kam dijeni se ka, prokuroria mund të vazhdojë 10 vite. Revanshi i “Metamorfozës” duhet të përcaktojë prioritetet për indentifikuesit konkretë sepse vonesa në hetime i bëri njerëzit që do të identifikohen dhe shumica ikën në Dubai.

Prokuroria duhet të krijojë grupe dinamike që edhe këta që kanë mbetur këtu të mos shkojnë në Dubai.

“Metamorfoza”, në materialet që kanë ardhur nga autoritetet franceze, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, për korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorësh policie dhe administrate.”,- ka thënë Beci.

“Arben Ndoka ditën votonte ligje, natën porosiste vrasje”, Bardhi: Korrupsioni s’luftohet me fjalë dhe rezoluta! S’e votojmë!

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita nuk do të votojë pr.rezolutën e PS-së për korrupsionin. Ai tha se edhe për Arben Ndokën Rama thoshte se është deputet, por doli që porosiste vrasje.

Mes të tjerash ai tha se korrupsioni nuk luftohet me fjalë dhe rezoluta.

“E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj në këtë qeveri dhe nga ky kryeministër ditën e sotme, edhe pse iu deshën më shumë se 4000 ditë ta kuptonte, është pranimi prej tij se na u dashka më në fund një përpjekje e veçantë, ndryshe dhe e vendosur kundër korrupsionit të kësaj qeverie. Lufta ndaj korrupsionit të përhapur që është rrënjosur si asnjë herë më parë nën administratën e kryeministrit Edi Rama, duhet të trajtohet nga Kuvendi si prioritet kombëtar, sepse kjo është një çështje e një rëndësie kritike për të ardhmen e Shqipërisë:

Por një nismë e tillë do të ishte e besueshme, diçka pozitive për vendin, do të ishte serioze, vetëm nëse ata që e propozojnë, janë vetë seriozë dhe të gatshëm për ta luftuar korrupsionin.

Grupi Parlamentar i PD ka mbështetur dhe mbështet fuqimisht luftën ndaj korrupsionit, mirëqeverisjen dhe shtetin ligjor. Jemi ne që kemi bërë 11 vite betejë për këtë, me qeverinë më të korruptuar të këtyre 34 viteve, më e korruptuara në Rajon e Europë.

· Jemi ne që kemi denoncuar me fakte aferën korruptive të inceneratorëve. Edi Rama i doli në mbrojtje.
·Jemi ne që kemi denoncuar aferën me kontratat korruptive në sektorin e shëndetësisë. Edi Rama i doli në mbrojtje.
· Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Bashkinë e Tiranës. Edi Rama i doli në mbrojtje.
·Jemi ne që kemi denoncuar korrupsionin në Policinë e Shtetit që solli kanabizimin e vendit. Edi Rama i doli në mbrojtje.
·Jemi ne që luftojmë për tolerancë zero ndaj korrupsionit zgjedhor. Edi Rama është arkitekti i tij.
·Jemi ne që luftojmë kundër qeverisjes dhe fuqizimit nga qeverisja të krimit të organizuar, si mundësia e vetme që lejon mirëqeverisjen dhe respektin ndaj shtetit ligjor. Edi Rama është arkitekti i kriminalizimit të institucioneve, duke vënë në rrezik serioz funksionimim demokratik të institucioneve publike.

Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë as për fjalë dhe as për rezoluta. Ka nevojë për akte, për veprime. Edi Rama kishte 11 vite kohë të na tregonte të paktën një akt, një veprim, që ka vullnet për të luftuar korrupsionin, ka vullnet për të mirëqeverisur, ka vullnet për të respektuar shtetin ligjor.

Por për fat të keq, si çdo gjë tjetër, edhe luftën ndaj korrupsionit e konsideron çështje të propagandës së ditës apo PR, e lufton me fjalë, ndërkohë që veprat i ka krejt të kundërta. Dhe për propagandë dhe fjalë, Shqipëria ka humbur 11 vite, sepse Edi Rama tjetër thotë, tjetër premton, dhe komplet tjetër gjë bën.

Gjatë 11 viteve të fundit, qeveria e Edi Ramës ka demonstruar vazhdimisht se nuk është ajo fanar i përparimit dhe transparencës që pretendon të jetë, por përkundrazi një regjim që frymëzon dhe përjetëson korrupsionin në të gjitha nivelet e shoqërisë. Prandaj ndërsa Edi Rama propozon rezolutë për të luftuar korrupsionin, ne duhet të shqyrtojmë me kujdes rekordin e tij dhe të pyesim nëse qëllimet e tij përputhen me veprimet dhe politikat që kanë karakterizuar mandatin e tij.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2013, Rama ka drejtuar një qeveri që është akuzuar vazhdimisht për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të fondeve publike. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i Transparency International e rendit Shqipërinë vazhdimisht ndër vendet më të korruptuara në Evropë. Pavarësisht kësaj, qeveria e Ramës ka bërë pak për të adresuar këto shqetësime, shpesh duke ndërmarrë hapa që përkeqësojnë, në vend që të zbusin problemin.

Administrata e Ramës ka qenë gjithashtu e mbushur me skandale që përfshijnë PPP dhe koncesione qeveritare. Këto marrëveshje, shpesh të mbuluara me “Sekret”, janë marrëveshje me mungesë transparence dhe për përfitimin e një rrethi të ngushtë biznesesh me lidhje të ngushta me qeverinë. Ky model i dhënies së kontratave fitimprurëse firmave të lidhura politikisht minon konkurrencën e ndershme dhe gërryen besimin publik në qeverisje. Ky model nuk ka asnjë lidhje me mirëqeverisjen apo aq më pak me shtetin ligjor.

Kur të gjithë ngrinin zërin për inceneratorët, Edi Rama na nxorri një video se sa mbetje digjeshin nëpër vendet e Europës dhe sa mirë ishte kjo për ambientin, duke vënë qeverinë e tij, dhe paratë publike në dispozicion të reklamave për përfitimin e Klodian Zotos dhe Mërtirit. Mori grupin e tij parlamentar dhe e dërgoj si mburojë në sheshin e krimit, nga një incenerator tek tjetri. Kur ne flisnim për koncesionet në shëndetësi, Antropologu i shquar i shekullit 21, Edi Rama, na tregonte se sa i gjatë duhet të ishe për të qenë hajdut. Aq sa Ilir Beqja dmth, pak a shumë gjatësia e Edi Ramës. Më tej doli edhe si gjinekolog me vegla operacionesh lindje në dorë, studio më studio. Ai nuk e kuptoi kurrë që është aty jo për të mbrojtur hajdutët, por për të ruajtur lekët e shqiptarëve, një detyrë që thellësisht dhe solemnisht e shpërdoroi me dëme të mëdha.

Po si ka mundësi, një Kryeministër që pretendon se është duar jashtë nga këto afera korruptive, nuk bëri kurrë një verifikim për hir të qytetarëve, për hir të transparencës dhe për hir të gjithë atyre që minimalisht shprehnin dyshim? Asgjë, përveçse i la të vidhnin deri në fund dhe kur ranë në rrjetën e drejtësisë, tani po i sheh kur bien si mollët e kalbura.

Po ka hipokrizi më të madhe sesa të thotë Edi Rama se ka vullnet për të bërë reforma që sigurojnë mirëqeverisjen e vendit. Po a nuk është ky i njëjti individ që për “mirëqeverisje” i ofroi qytetarëve të Lezhës qeverisjen nga Arben Ndoka, qytetarëve të Krujës qeverisjen nga Rrahman Rrahja, e kështu me rradhë në çdo qytetet, të cilët pasi qeverisnin me delegim nga Edi Rama gjatë ditës, në darkë bënin planet sesi të vrisnin njëri- tjetrin apo qytetarët që qeverisnin. Dhe ky hesht, nuk thotë dot asnjë fjalë, asnjë ndjesë për qytetarët që në vend të përfaqësuesve të tyre u ofrojë përfaqësues të krimit të organizuar për ti qeverisur, madje “drejtues të grupeve të strukturuara kriminale”.

A nuk ishte propozuesi i kësaj Rezolute, që korruptoi një zyrtar të huaj, ish agjentin e FBI McGonigal, për llogari të pushtetit të tij? Po si mund të besohet Edi Rama kur thotë se do të përmirësojë procesin legjislativ për të parandaluar konfliktin e interesit dhe lobimin për interesa private gjatë ligjbërjes, ndërkohë që pasi ka depozituar draft rezolutën, ekzaktësisht një javë më parë, brenda 24 orëve propozoi ndryshimet në ligjin për privaitizimin e pronave shtetërore, për llogari të klientëve të tij. A nuk është ky po i njëjti që shtyu 5 herë ligjin për investimet strategjike për llogari të Pëllumb Gjokës? Edhe ky ditën me firmë të Edi Ramës bëhej investitor strategjik, ndërkohë që natën porosite vrasje. E keni dëgjuar të thotë, gabova, me firmën time fuqizova një eksponent të krimit të organizuar.

Nuk e thotë dot, sepse me ta ka qeverisur, për shkak se me ta ka fituar zgjedhjet, sipas parimit “të vjedhim Shqipërinë për të vjedhur zgjedhjet, dhe të vjedhim zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”. Duke minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, Edi Rama ka gërryer themelin e demokracisë dhe ka përjetësuar një sistem ku korrupsioni nuk është thjesht i toleruar, por aktivisht i përdorur si një mjet politik.”, tha ai.

Ai shtoi mes të tjerash se: “Edi Ramës ka treguar vazhdimisht në këto 11 vjet se nuk është as i aftë dhe as i gatshme të luftojë korrupsionin në mënyrë të efektshme. Në vend të kësaj, qeveria e tij ka frymëzuar dhe përjetësuar një sistem ku korrupsioni është bërë normë, duke dëmtuar demokracinë, duke minuar besimin publik dhe duke dëmtuar shërbimet thelbësore për qytetarët shqiptarë. Prandaj dhe rezoluta është një dokument pa vlerë, fjalë boshe, sa kohë nuk ekziston vullneti real për mirëqeverisje, luftë ndaj korrupsionit apo shtet ligjor.

Nëse ju kolegë e keni seriozisht vullnetin për të luftuar korrupsionin, për të garantuar mirëqeverisjen, për të respektuar parimet e shtetit ligjor, e nisim nga korrupsioni zgjedhor, i përkushtohemi atij në këto muaj të mbetur të këtij sesioni, e luftojmë sic do t’i kishte hije cdo vendi kandidat për në BE.

Opozita qëndron fort kundër përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë aktuale për të minuar demokracinë dhe për të forcuar korrupsionin, duke e trajtuar edhe korrupsionin si cështje propagande. Ne i qëndrojmë fort vullnetit për ta konsideruar domodoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet. Dhe për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luajmë rolin tonë, e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë me shumë përkushtim, duke i shërbyer interesit të qytetarëve, interesit publik.

Por kjo nuk bëhet as me rezoluta dhe as me fjalë. Kuvendi nuk ka nevojë që ti thotë vetes me shkrim që është i ndërgjegjshëm që duhet luftuar korrupsioni. Kush është realisht i ndërgjgjshëm për këtë ska nevojë t’ia pohoi vetes as me shkrim dhe as me zë të lart. Mjafton ta bëjë pjesë të përditshmërisë së tij gjatë ushtrimit të funksionit, të punojë për këtë çdo ditë, të tregojë shembullin personal, të ngrejë zërin ndaj akteve korruptive. Ne këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë, pa qenë nevoja që tja themi vetes përpara pasqyrës dhe as për të bërë propagandë me këtë cështje. Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e cmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se cfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim. Që ditën kur jemi betuar mbi Kushtetutë, e kemi të qartë se cfarë duhet të bëjmë. Ju që nuk e keni ende të qartë axhendën tuaj, ju që keni nevojë t’ia konfirmoni vetës para pasqyrës që do luftoni korrupsionin me fjalë, mund ta bëni, mund të votoni rezolutën, mund të botoni madje edhe një libër apo manual sesi mirëqeveriset me Arben Ndokën apo Rrahman Rrahjan.”.
(BalkanWeb)

Igli Çelmeta: E vërteta për Ervis Martinajn, ja pse mbetet enigmë fati i tij

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Kjo Javë” në News24 tha se Policia e Shtetit e di fatin e Ervis Martinajt.

Çelmeta tha se për shkak të lidhjeve që ka pasur Ervis Martinaj çështja e tij nuk do të zbardhet.

Ai tha se është pikërisht kjo arsyeja pse nuk thuhet publikisht ajo e vërtetë që dihet nga Policia.

“Janë bërë bashkë disa banda kriminale, ka edhe implikim të Policisë së Shtetit në këtë ngjarje. Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e Ervis Martinajt. E vërteta e Ervis Martinajt do të lihet enigmë”, tha Çelmeta.bw

‘Qeveria vendosi të mos u njohë mësuesve më shumë se 20 vite punë, u mohon përvojën – themel për profesionin

Partia Demokratike dënoi sot me forcë, “agresionin” siç e cilësoi, që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ndërmarrë ndaj profesionit të mësuesit. Znj. Lili Sula, shefe e departamentit të Arsimit në PD, doli me një deklaratë pas udhëzimit më të fundit nga qeveria lidhur me profesionin e arsimtarit.

“Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit nr. 8, datë  03.05.2024 ‘Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, – tha Sula, – është shprehje e flagrante e politizimit të sistemit të punësimit;  e centralizimit të procedurave të punësimit; e mungesës së përgjegjësisë dhe respektit për punën dhe karrierën e mësuesve.

Sipas këtij vendimi, mësuesit  i njihen vetëm 20 vite punë, pra deri në moshën 42-43 vjeç dhe pas këtyre viteve mësuesi nuk merr më asnjë vlerësim kur garon për ushtrimin e profesionit– duke u mohohuar kështu përvoja e punës- tregues vendimtar në punësime dhe vlerësime profesionale ndërkombëtare, duke u vendosur në pozita diskriminuese ndaj kolegëve të tyre më të rinj që kanë më pak vite në profesion. 

Kreu V, pika 14 godet rëndë të drejtën e ushtrimit të profesionit të mësuesit edhe pse e ka fituar një herë. ‘Mësuesit që rezultojnë pa ngarkesë mësimore dhe mbeten të pasistemuar si pasojë e mungesës së vendeve të lira u ndërpritet marrëdhënia e punës me të drejtën e konkurrimit sipas këtij udhëzimi’.

Udhëzimi, nga njëra anë përligj dështimin e Rilindjes në arsimin parauniversitar, mbylljen e klasave dhe shkollave për shkak të shpopullimit dhe nga ana tjetër, shantazhon dhe mban në presion mësuesit sepse atyre u lidhen kontratat të përkohshme pune dhe janë të detyruar të konkurojnë çdo vit për shkak të rënies së thellë të numrit të nxënësve.

Është antiligjore që të drejtën e ushtrimit të profesionit të fituar tashmë– të mos ta gëzosh dot për shkak të dështimit të sistemit, për shkak të dështimt të qeverisë dhe të detyrohesh të konkurosh përsëri.

Qeveria e Edi Ramës, menjëherë pas ardhjes në pushtet, në kundërshtim me interesin publik, bëri një seri ndryshimesh në aktet ligjore dhe nënligjore duke cenuar profesionin e mësuesit dhe vënien e marrëdhënieve të punës së tyre nën trysninë partiake të Rilindjes.

Krahas ndryshimeve në ligjin nr. 69/2012 ‘ Për sistemin arsimor parauniversitar’, Rilindja, gjatë periudhës 10 vjeçare të saj në pushtet, 2014-2024, ka ndryshuar 5 herë udhëzimin ‘Për procedurat e pranimit, pezullimit dhe të largimit nga puna të mësuesit’.

Udhëzimi nr. 35, I vitit 2014;

Udhëzimi nr. 38, I vitit 2015;

Udhëzimi nr. 13. I vitit 2019;

Udhëzimi nr. 12 I viit 2021 dhe së fundi

Udëzimi nr.8 i vitit 2024,

Këto Udhëzime, që mbajnë firmën e të gjithë ministrave të Rilindjes, flasin për:

Trysninë politike, që Rilindja vijon të ushtrojë mbi mësuesit.

Braktisjen dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të zhvilluar burimet më të rëndësishme të sistemit, sikurse janë Mësuesit.

Papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie, në menaxhimin e shërbimit arsimor, gjendja e të cilit u raportua si katastrofike nga vlerësimet ndërkombëtare të Pisa 2022.

Mjerimin profesional të administratës së sistemit rsimor.

I bëjmë thirrje znj. Manastirliu të shfuqizojë vendimin nr 8, vendim që i vendos mësuesit në tabelën e qitjes të shantazhit e presionit, që godet dhe asgjëson të drejtat e fituara profesionale.

Miratimi i statusit të mësuesit me qëllim garantimin e statusit të tij ligjor, ekonomik, të marrëdhënieve të punës dhe zhvillimit të karrierës, është objektiv kryesor i Partisë Demokratike që do të shmangë kontratat e punës me afat dhe do t`u garantojë mësuesve që ushtrojnë me dinjitet profesionin më fisnik, atë të formimit të brezave e të qytetarëve të Shqipërisë.” sn

Banorët e Lumit të Vlorës protestojnë para Kryeministrisë kundër ujësjellësit që merr ujin e Shushicës

“Jemi të bindur se juve Kryeministër ju kanë keqinformuar me shifrat e studimit që ju kanë paraqitur. Ju sigurojmë që sasia e ujit në burim sot që duhet të jetë prurje maksimale, nuk mjafton për të mbushur tubat e atij projekti dhe këtë e vërtetojnë shumë mirë specialistët e qeverisë shqiptare.”

Banorët e krahinës së Lumit të Vlorës janë mbledhur sot në një protestë para Kryeministrisë duke i bërë thirrje kreut të qeverisë, Edi Ramës, të ndalë projektin që i merr ujin lumit të Shushicës për të furnizuar Himarën.

Në deklaratën e tyre që e lexuan me megafon, protestuesit i bënë të ditur Ramës se sasia e ujit që po i merret krahinës së tyre është e pamjaftueshme dhe do ta shkretojë zonën, kurse nga ana tjetër do t’i lërë një mollë sherri brezave të ardhshëm me himariotët.

Pavarësisht se dje ata janë takuar me Ramën në Himarë dhe ai u ka premtuar se do ta shqyrtojë problemin, banorët e Lumit të Vlorës janë nxitur për të ardhur në protestë të ngopur nga premtimet e deritanishme, pasi gjysma e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës tashmë janë shtrirë në pyjet e Kuçit të Vlorës.

“Banorët e Lumit të Vlorës, të cilët edhe pse nuk jetojnë atje për shkak të emigrimit, me mendje e zemër janë në vendlindjen e tyre dhe nuk do ta braktisin kurrë, – theksoi kreu i protestës. – Ne kemi më shumë se një vit që kemi nisur protesta për të kundërshtuar projektin dhe u kemi kërkuar të gjitha institucioneve të shtetit që të na ndihmojnë për zgjidhjen e këtij problemi, por për hir të së vërtetës, bashkëpunimi i tyre me ne ka munguar dhe ka vazhduar puna, pyjeve të Kuçit duke vendosur deri tani gjysmën e tubacioneve.

Ne kemi ardhur sot t’i themi me zë të lartë,kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, se jemi ne që e kemi falendruar publikisht dhe i kemi kënduar edhe këngë zemre dhe për këtë nuk na vjen fare turp. E meriton falënderimin tonë për rrugën e mrekullueshme të Lumit të Vlorës që na lidh me bregun e detit për 15 minuta nga një orë e gjysmë që ishte më parë apo me Tepelenën e Gjirokastrën në më pak se një orë nga 3-4 që ishte më parë.

Të parët tanë fisnikë kanë jetuar qindra vite pa rrugë, por asnjë orë të jetës së tyre pa ujë. Mos harroni që lugina e Lumit të Vlorës, që nga Kuçi, në Selenicë e Llakatund, me rreth 20 mijë ha tokë pjellore dhe resurset, del prapë në Kuç e rrugën e re duke krijuar një unazë fantastike të turizmit.

Ne nuk jemi kurrë kundër furnizimit të Himarës me ujë, por mos harrojmë se bregdeti i jugut të Shqipërisë noton mbi ujë dhe ka disa mundësi për zgjidhjen e këtij problemi.

Ne jemi të bindur se juve Kryeministër ju kanë keqinformuar me shifrat e studimit që ju kanë paraqitur. Ne ju sigurojmë që sasia e ujit në burim sot që duhet të jetë prurje maksimale nuk mjafton për të mbushur tubat e projekti dhe këtë e vërtetojnë shumë mirë specialistët e qeverisë shqiptare.”sn

“Nuk i bindem askujt, përveç ligjit dhe Zotit”, Bardhi: Hetoni dy prokurorët e ‘Xibrakës’, të gjenden kokat e laboratorit të kokainës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat kërkoi hetimin e dy prokurorëve të dosjes ‘Xibraka’, të cilët sipas tij nuk kanë gjetur se kush janë kokat e laboratorit të kokainës.

Ai tha se ai nuk i bindet dhe nuk ka frikë nga askush, por vetëm nga ligjit dhe Zoti.

“Nuk i bindem, përveç ligjit dhe Zotit, askush tjetër. Këtë çështje e kam trajtuar në rrugë institucionale. Nuk kam bërë politikë me këtë çështje. Presim që prokuroria e Posaçme të zbatojë ligjin.

 

Të hetohet dhe roli i dy prokurorëve që kanë pasur në dorë dosjen Xibraka. Kokat e grupit kriminal ndoshta kanë ngelur pa identifikuar. Bëhet fjalë për laboratorin e parë të kokainës në vendin tonë, duhet të kishte hetim serioz. Të dy prokurorët zgjodhën që të bënin punën Ramës, se kishin interes vettingun.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Dy deputete të PD dorëzojnë projektrezolutë në Kuvend për dhunën ndaj mediave, Zhupa: Gjuhë seksiste dhe linçuese ndaj grave gazetare

Dy deputete të Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Ina Zhupa kanë dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit një pr/rezolutë për gratë gazetare.

Gjatë fjalës së saj para mediave, Zhupa tha se brenda këtij viti janë regjistruar 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, ndërsa theksoi se raste tmë të shpeshta janë të gazetareve.

“Unë si anëtare e Komisionit të Medias, kemi ngritur shpesh në fokus çështjen e Lirisë së Medias. Janë regjistruar 30 sulme ndaj gazetarëve, ku natyra e tyre janë më shumë seksiste. Rastet janë të shumta, si nga kryebashkiaku Veliaj, ndaj gazetares Ola Xama, apo dhe kryeministri Rama ndaj gazetares Ambrozia Metaj.

 

Ne kemi një gjendje kritike në RTSH, ku gazetarët pushohen masivisht dhe gazetaret femra trajtohesh me harbutëri, dhe gazetarët largohen me një të rënë të lapsit. Kam paraqitur një pr.ligj në Kuvend, për dhunën ndaj gazetarëve. Maxhoranca me të gjitha institucionet dhe krerët e institucioneve, kanë një qasje të keqe ndaj gazetareve femra.”, tha Zhupa.

(BalkanWeb)

Tiranë, Arrestohen 9 administratorë dhe përmbarues për skema mashtrimi në kredidhënie

VOA/Ilirian Agolli

Prokuroria e Tiranës arrestoi sot nëntë persona të dyshuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale” nga subjektet Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, administratorë dhe përmbarues të tyre.

Në dyshimin për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, gjykata vendosi arrest me burg për pesë prej tyre, Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Arben Meskuti, Alban Kote, si dhe arrest në shtëpi për katër të pandehurat Kejda Seferi, Elda Ibro, Jorsida Dervishi dhe Alketa Tanushi.

Prokuroria bëri të ditur se këto shoqëri morën nga Banka ProCredit 3 mijë e 999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe “përdorën një skemë shtrënguese të kredimarrjes, ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimernin kredi, edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat”.

Subjekti MCA dyshohet se ka përdorur vjedhjen për likuidimin e këtyre kredive të blera, duke i detyruar kreditorët që të marrin kredi të reja pranë këtij institucioni financiar, për të zhbllokuar të vjetrën, që përsëri e zotëronte po kjo agjenci.

Pas marrjes së një kredie të re pranë saj, zhbllokohej përkohësisht pasuria dhe llogaritë e kreditorëve, por më vonë MCA u kërkonte atyre likuidimin e shumave të tjera.

Një numër kreditorësh janë viktima të kësaj skeme që vidhte pasuritë e tyre, duke shkaktuar një dëm shumë të lartë ekonomik ndaj këtyre shtetasve apo enteve private dhe publike.

Pjesë e skemës abuzuese këto institucione financiare kishin edhe kamatë vonesa nga 2% deri në 8% për çdo vit, veprim që thellonte ndjeshëm vjedhjen e shumave të konsiderueshme.

Prokuroria solli si një shembull të abuzimit të skajshëm rastin kur një shtetasi iu sekuestruan nga MCA 14 pasuri të paluajtshme për një detyrim të prapambetur afro 3 mijë e 500 dollarë.

Ky është një nga rastet e vendosjes së sekuestrove konservative mbi pasuritë e paluajtshme, që janë shtrirë dhe ndaj personave që nuk kanë lidhje fare me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Sipas prokurorisë, të dyshuar për vjedhje janë administratorja e MCA-së Elda Ibro dhe administratorët e shoqërisë përmbarimore Star-FS Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, ndërsa të dyshuar për shpërdorim detyre u arrestuan Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi.

Për këtë veprimtari kallzimin e kishte bërë ministria e Drejtësisë më shumë se katër vjet më parë.

Debati, rezultatet e drejtësisë së re- Burimi: Dumani kërkon të dyfishojë mandatin

Kryetari i SPAK, Altin Dumani ka lexuar raportin vjetor të këtij institucioni në Komisionin e Ligjeve.

Dumani akuzoi bankat se janë të përfshira në pastrimin e parave në vend.

Ndërkohë, ai tha se me pasuritë e krimit po blihen apartamente dhe biznese në Tiranë dhe në bregdet.

I ftuar në edicionin e pasdites në ‘Syri Televizion’ analisti Genc Burimi shpreh se sot në sallën e Kuvendit Dumani erdhi me një mesazh mjaft të qartë, do të donte të shtonte mandatin dhe për çështje të tjera nuk pati interes.

Genc Burimi:

“Jam shumë i zhgënjyer me mungesën e një prononcimi të qartë të zotit Noka në emër të Partisë Demokratike, kur Dumani sot kërkon një ‘puç kushtetues’ kërkojnë që t’i dyfishohet mandatin.

Këtë duhet ta kuptojnë shqiptarët sot dhe aty doja një qëndrim të qartë të Partisë Demokratike.

Varrezat le të themi, siç është një shprehje në frengjisht ‘janë mbushur me njerëz që e mendonin veten të pazëvendësueshëm, por në demokraci askush nuk është i tillë.

Dhe këtë do të doja ta dëgjoja sot në sallën e Kuvendit, kur Dumani erdhi me një mision shumë të qartë, do të donte të shtonte mandatin dhe për çështje të tjera nuk pati asnjë interes.

Ai thoshte, kjo çështje është në procedurë, kjo tjetra është në hetim, pra nuk pati asnjë interes.

Një farë interesi ishte kur mund të thoshte që bankat janë të përziera sot ne skema korrupsioni, atherë Dumani të propozojë ndryshime ligjore, prandaj kryeson SPAK-un, ndërkohë ai thotë se janë ligji është në rregull, nuk e di ligji shqiptar detyron sot (tatimet, bankat, apo KLSH) që kur kanë raste dyshimi për korrupsion, pra vepra penale të jenë të detyruar me ligj t’i transmetojnë drejtësisë dyshimet.

Në Francë dhe në Berlin i kemi këto ligje, dhe kur një bankë shikon se ti shkon me një valixhe të madhe me para sigurisht që do të të transmetojë”.

Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në plazhin e Potamit, jepet dënimi për Arjan Tasen

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg Arjan Tasen, policin që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdiaj.

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit u gjykua për vrasje me dashje në mënyrë indirekte, teksa me skafin e tij doli në breg për të sjellë familjen e tij dhe i mori jetën një të miture e cila kishte ardhur nga Anglia të bënte pushime në jug të vendit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht 2022 në Plazhin e Potamit në Himarë, ku 7- vjeçarja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një gomonia me drejtues policin Arjan Tase, teksa ajo po lahej në det. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte jashtë shtetit me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano,  aso kohe drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, e përjashtoi përfundimisht nga policia.

Për këtë ngjarje u shkarkuaa i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës. sn

‘Do vazhdoj detyrën në KLP’- VOA: Alfred Balla sfidon vendimin e KPA

Në Shqipëri, kryetari Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) Alfred Balla nuk do të mund të jetë më pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme, e për pasojë “nuk mund të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm”. Vendimi u mor të martën nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), struktura më e lartë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi deri në vitin 2017, kur kishin hyrë në fuqi ligjet e reja të Reformës në Drejtësi, ai kishte punuar si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Por zoti Balla i tha në mbrëmje Zërit të Amerikës, se vendimi, të cilin ai e cilëson “të turpshëm”, nuk ka të bëjë me detyrën e tij aktuale në KLP, pasi ai është zgjedhur anëtar i saj nga parlamenti, si përfaqësues i shoqërisë civile dhe jo si magjistrat e për pasojë “jam ende në detyrë si kryetar dhe anëtar i KLP-së”, deklaroi ai duke shtuar se “nëse do të dojë, mund të më shkarkojë vetëm parlamenti”.

Zoti Balla është zgjedhur në vitin 2018 si anëtar i KLP-së, dhe në mars të 2022, u zgjodh në krye të “qeverisë së prokurorëve” me një mandat dy vjeçar. Ndërkohë, mandati tij si anëtar ka përfunduar që prej dhjetorit të vitit të kaluar, por procedurat për përzgjedhjen e 3 kandidatëve jo magjistratë u zgjatën përtej afateve.

Ndonëse për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ai konsiderohej subjekt i procesit të rivlerësimit kalimtar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) organizoi shortin për caktimin e trupit gjykues për rastin e tij në fund të dhjetorit të vitit 2021. Trupës iu desh më pas 1 vit e gjysëm për të vlerësuar nëse ai e gëzonte statusin e magjistratit e për pasojë të përcaktonte nëse do të duhej që ai t’i nënshtrohej ose jo, të ashtuquajturit proces të Vettingut. Përfundimisht në qershor të 2023-it, KPK-ja mbylli procesin e rivlerësimit ndaj zotit Balla, pa një vendim përfundimtar, duke konstatuar se ai e kishte humbur statusin e magjistratit pasi ishte liruar nga detyra me vendim të kryetarit të Gjykatës së Lartë në korrik 2017.

Vetë zoti Balla e kishte kundërshtuar me forcë, procesin e rivlerësimit, madje në fillim të vitit 2023 ai ishte ankuar dhe në Bruksel, ndaj vëzhguesit ndërkombëtar Theo Jacobs, duke e akuzuar atë se po ushtronte trysni ndaj anëtarëve të KPK-së, që ky institucion të kryente vettingun ndaj tij.

Vendimi i KPK-së, u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Komisioneri Publik Florian Ballhysa, sipas të cilit, përkundër pretendimeve se me lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë, është humbur dhe statusi i magjistratit, vetë zoti Balla kishte ndërmarrë beteja ligjore që atij t’i njihej ky status, si përmes një padie në Gjykatën Administrative ashtu dhe me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Sipas akteve të bëra publike nga Komisioneri Publik, zoti Balla është tërhequr më pas, si nga padia në shkallët e gjyqësorit dhe nga kërkesa bërë në KLGJ “kur nga ana e trupës gjykuese të KPK-së vijoi dërgimi i pyetësorëve të procesit të rivlerësimit”.

Sipas Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, zoti Balla “e ka humbur statusin për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve, në kushtet kur, ndërsa nuk e kontestoi urdhërin (lirimin nga detyra në Gjykatën e Lartë shën. red.) në rrugë ligjore, ka shfaqur vullnetin për t’u zgjedhur në një organ tjetër kushtetues. Kjo sjellje u vlerësua si shkaku përcaktues për përfundimin e marrëdhënies së tij të punës si ndihmës ligjor dhe u bvlerësua se përmbush kushtet për t’u kualifikuar si dorëheqje nga detyra”. Sipas Nenit G të Aneksit të Kushtetutes, dorëheqja nga një subjekt i rivlerësimit çon në ndërprerjen e procesit dhe pasohet nga pamundësia për të qenë pjesë e sistemit të Drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Në reagimin e tij në mbrëmje, zoti Balla shprehet se “edhe pse shpresova se nuk do të ndikohej, sot KPA-ja (shumica) mori një vendim të turpshëm që të ndërpresë pa një vendim përfundimtar vetingun tim si ish-këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë ku kam punuar para 8 vitesh, duke e shoqëruar edhe me ndalesat e nenit “G” të Aneksit të Kushtetutës, të cilat u vihen vetëm atyre që dorëhiqen ose shkarkohen nga detyra ku nuk ishte asnjë rast për mua”.

Ashtu siç dhe i konfirmoi Zërit të Amerikës, zoti Balla është i mendimit se vendimi “nuk ka lidhje me statusin tim aktual në KLP, si i zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Për sqarim, ky nuk është një vendim shkarkimi, pasi nuk është bërë hetim administrativ ndaj meje. Në bazë të këtij vendimi, në të ardhmen nuk mund të kandidoj për vende të caktuara, kuptohet deri sa të shprehet Gjykata për të Drejtat e Njeriut”, duke paralajmëruar një ankim në Strasburg.

Humbi jetën në minierë, publikohet fotoja e 29-vjeçarit

Armond Peshku, minatori i cili humbi jetën

Është publikuar fotoja e 29-vjeçarit Armond Peshku i cili humbi jetën ditën e sotme në minierën në Thekën të Martaneshit.

Dy minatorë të cilët punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi mineral teksa po punonin.

Si pasojë e plagëve të marra minatori Armond Peshku humbi jetën, ndërsa 40-vjeçari Hajdar Bala mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e sotme, ku mësohet se Hajdar Bala po i nënshtrohet operacionit.

Bëhet me dije se subjekti minerar në të cilin ka ndodhur aksidenti është “Ylberi sh.p.k”.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Më datë 21.05.2024, rreth orës 12.50, dyshohet se janë aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Thekën, Martanesh, shtetasi  A.P.,  dhe H.B., të dy me detyrë vagonist në minierë. Si pasojë e plagëve të marra shtetasi A.P., ka humbur jetën, ndërsa shtetasi H.B., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi policia./Pamfleti

KPA shkarkon nga detyra kreun e KLP-së Alfred Balla. Përjashtohet 15 vite nga sistemi i drejtësisë, i hiqet e drejta për të…

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kaloi sot në veting në shkallëtn e dytë kreun e KLP-së Alfred Ballën. Pas shqyrtimit të rastit, KPA vendosi largimin nga sistemi të Ballës.

Për Alfred Balllën, ankimoi në KPA Komisioneri Publik. Sipas KPA-së, Alfred Balla nuk duhet që të ushtrojë funksione në drejtësi për 15 vitet e ardhshme.

Rezulton se subjekti i vlerësimit ka përfunduar në kuptimin ligjor marrëdhënien e punësimit në Gjykatën e Lartë për shkak të vullnetit të tij, ka kërkuar të mos i nënshtrohet procesit të rivlerësimit edhe ndërsa ai vetë ka pretenduar gjyqësisht se e gëzonte statusin e këshilltarit ligjor, që e bënte atë subjekt vlerësimi dhe më pas ka hequr dorë nga pretendimi i këtyre të drejtave në funksion të mosushtrimit ndaj këtij procesi. Këto rrethana përfaqësojnë një situatë të kualifikueshme sipas nenit G të aneksit të Kushtetutës. Përfundimisht, trupi gjykues, bazuar në analizën e mësipërme, e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit Publik duke konkluduar se vendimi i Komisionit objekt shqyrtimi numër 675 datë 16.06.2023 është i pabazuar në fakte dhe në ligj dhe si i tillë duhet ndryshuar, duke u zbatuar në këtë rast neni G i aneksit të Kushtetutës me ndalimet përkatëse. Trupi gjykues i KPA vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e vlerësimit Alfred Balla. Balla nuk mund të punojë në sistemin e drejtësisë për 15 vite. Ky vendim ka efekt të menjëhershëm dhe është përfundimtar”, thuhej në vendimin e lexuar nga anëtarja e KPA, Ina Rama.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtar.

 

Procesi i gjatë dhe i veçantë ndaj Alfred Ballës

Procesi ndaj Ballës, i cili prej vitit 2018 mban detyrën e anëtarit dhe njëkohësisht kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përbën një nga rastet e veçanta që u shqyrtua nga institucionet e rivlerësimit. Balla, deri në vitin 2017, ka mbajtur pozicionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, një detyrë që e shndërronte në subjekt të ligjit për Vetingun.

Ai u largua nga detyra me një vendim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Xhezair Zaganjori, pasi largimit të gjyqtarit, me të cilin Balla punonte si ndihmës.

Në qershor të vitit 2018, Balla iu drejtua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të ndërpriste procedurën e rivlerësimit për të, pasi ai nuk e gëzonte statusin e ndihmësit ligjor, për shkaqe që nuk vareshin prej tij. Gjithashtu, ai njoftoi KPK-në se e kishte ankimuar vendimin e kreut të Gjykatës së Lartë që i ndërpreu marrëdhëniet e punës me atë institucion.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në vendimin e marrë në Korrik 2021, ndër të tjera, arsyeton mbi: […] pavlefshmërinë absolute të urdhrit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe faktit se subjekti i rivlerësimit gëzonte statusin deri kur me zgjedhjen e tij si anëtar i KLP-së, ku paditësi ka humbur çdo të drejtë që rrjedh nga qenia e tij si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

Përtej sa konstatonte gjykata në vendim, vetë subjekti i rivlerësimit, duke synuar pranimin e plotë të objektit të padisë të paraqitur në shkallën e parë të gjykimit dhe për shkak të gëzimit të statusit, kërkonte edhe rikthimin në detyrën e Këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në këto kushte, Balla u përfshi në listën e subjekteve që i nënshtrohen Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në janar 2022, e njoftoi Ballën (në cilësinë e këshilltar ligjor) për caktimin e trupës që do të kryente Vetingun e tij.

Në përgjigje të këtij njoftimi, Balla kërkon ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim, për shkak se ai nuk është më ndihmës ligjor dhe se mban funksion tjetër kushtetues.

Më tej, në datën 4.4.2023, Balla iu drejtua me një shkresë Komisionit, ku e informon lidhur me vendimin datë 10.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, e cila ka vendosur “Prishjen e vendimit datë 29.97.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë”. Sipas tij, edhe bazuar në këtë vendim, ai nuk ishte subjekt i ligjit të Vetingut.

Po ashtu, Balla, në mars 2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, duke arsyetuar se: […] duke qenë se tashmë ka përfunduar gjykimi në të dyja shkallët e tij dhe unë mendoj se pozicioni im aktual si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pajtohet me statusin e Ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, heq dorë nga kërkesa drejtuar para jush në vitin 2020 dhe pushimin e shqyrtimit të saj […].

Në qershor të vitit 2023, KPK vendosi të pranojë kërkesën e Alfred Ballës, duke vendosur ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të tij pa vendim përfundimtar, për shkak se u konsiderua se ai nuk ishte subjekt i ligjit.

Komisioneri Publik nuk ishte dakord me këtë vendim. Irena Nino iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e tij për t’u përfshirë në organet e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Sipas Komisioneres Publike, Alfred Balla e ka pasur statusin e ndihmësit ligjor në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut dhe e ka humbur atë me dorëheqjen drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2023.

Ndaj, për komisioneren Nino, Alfred Balla ka dhënë dorëheqjen pa u përfshirë në veting, gjë e cila e pengon të emërohet në detyra të tjera në gjyqësor.Në seancën e zhvilluar më datë 29 prill 2024, Komisionerja Publike i qëndroi të njëjtës kërkesë.

(Balkanweb)


Send this to a friend