VOAL

VOAL

Dumani e konfirmon: Kemi rihapur dosjen ‘Xibraka’, po e hetojmë edhe McGonigalin

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka bërë të ditur se, dosja ‘Xibraka’ është rihapur dhe po hetohet edhe njëherë roli i të gjithë personave, përfshirë edhe Olsi Ramën.

Deklarata e Dumanit është bërë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, në takimet e tij mujore.

Gjithashtu drejtuesi i SPAK ka konfirmuar se është duke u hetuar edhe skandali McGonigal ku është i përfshirë edhe Edi Rama.

I pyetur në lidhje me shkresën që ka nxjerr në Facebook, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi që rezulton se është rihapur dosja ‘Xibraka’, Dumani e konfirmoi.

‘Po SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka të regjistruar procedim penal për dosjen “Xibraka”, po hetohet. Ne kemi disponuar mosfillimin dhe thuhet qartësisht që nuk ka bërë kallëzim Bardhi’, tha Altin Dumani

Ndërsa për çështjen e skandalit McGonigal ku është i përfshirë Edi Rama, Dumani tha se, SPAK është në fazë hetimi.

‘Jemi në fazën e hetimit paraprak,’ tha drejtuesi i SPAK, për gazetarët. sn

VOA- Ish ministri Ilir Beqja mbahet në arrest me burg nga Gjykata e Posaçme pas akuzave për korrupsion

Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, duke dalë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbahet nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai dhe disa persona të tjerë ishin sot në një seancë mbi gjashtë orë para Gjykatës për masat e arrestit pas akuzave për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Zoti Beqaj dhe dy persona të tjerë u arrestuan dy ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).

Veç këtyre tre arresteve me burg për Ilir Beqajn, Alfred Nikollën dhe Ermal Kurtullën, SPAK-u kërkoi arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për katër të dyshuar të tjerë.

Nga seanca gjyqësore e masave të sigurisë bëhet e ditur se zoti Beqaj i ka mohuar të gjithë akuzat, dhe ka kërkuar të lirohet me një masë më të lehtë sigurie, me një garanci pasurore 50 mijë euro.

Por propozimi i tij nuk është pranuar dhe masa e arrestit me burg e kërkuar nga Prokuroria e Posaçme u miratua nga Gjykata.

Masa është lehtësuar vetëm për Alfred Nikollën nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Prokuroria e Posaçme dyshon se zoti Beqaj ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Zoti Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Në këtë çështje ai akuzohet për shpërdorim detyre si ish ministër i Shëndetësisë, ndërsa janë arrestuar ish zëvendës ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj.

Prokuroria hetim vjedhjes në Poliçan, Çuçi del në përgjimet telefonike

Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi thirret në prokurori për vjedhjen e 50 tonë metalesh në Kombinatin e Poliçanit. Sipas burimeve nga Prokuroria, Çuçi ka dal në përgjime telefonike me ish-kreun e Partisë Socialiste të Poliçanit, Erion Zylyftari, i cili njëherësh ka qenë edhe Drejtor I Kombinatit, dhe akuzohet si I përfshirë në këtë vjedhje.

Nga SYRI TV

Ish-ministri i Brendshëm njëherësh kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi thirret në prokurori për abuzimet me metalet në Kombinatin e Poliçanit. Ish-ministri ka dal në bisedat telefonike me personat që janë përfshirë në abuzime, ndaj dhe është thirrur për tu marrë në pyetje si persona që ka dijeni mbi çështjen.

Burime nga Prokuroria konfirmojnë se ish-ministri do të paraqitet në Prokurori më datë 15 korrik ora 12:00 për të dhënë sqarime mbi vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.

Mësohet se Çuçi është evidentuar në biseda me drejtuesin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari i cili ishte edhe drejtues i PS-së në Poliçan.

Ish ministrit i ka mbërritur fletëthirrja në banesë në kryeqytet dhe duhet të paraqitet detyrimisht në prokurorinë e Beratit. Bëhet fjalë për mbi 50 ton metale në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ku është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm, thonë burime nga organi i akuzës.

Ndërkohë, janë bërë edhe audite rreth dëmit ekonomik për të cilat është vënë në dijeni edhe ministria e Mbrojtjes. Lidhur me këtë moment, pritet që edhe ministri Niko Peleshi të japë deklarime, por nuk konfirmohet zyrtarisht thirrja e tij.

Duke qenë se dosja përfshin edhe emra të zyrtarëve të lartë, në varësi të hetimeve do të mbahet një qëndrim në vijim nëse do ti kalohet ose jo për kompetencë SPAK-ut.

Gjithçka ka nisur në fund të dhjetorit të 2020 kur kombinati u mbyll, ndërsa Krimi Ekonomik kishte nisur një hetim të thelluar mbi zhdukjen e rreth 50 tonë tunxh. Hetimi ka evidentuar se lënda e parë dyshohet të jetë shitur nga ish-drejtuesit e ndërmarrjes.

I dha fund jetës në dyert e SPAK, kalvari 4 vjeçar i Pal Trashajt- Kredia që i mori jetën historianit

Emisioni Në Shënjestër në News24 i gazetares Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë, ku Pal Trashaj, i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Trashaj zgjodhi dyert e SPAK për të ndërmarrë aktin e rëndë, pasi prej 4 vitesh kërkonte drejtësi dhe nuk po arrinte ta gjente. Shkaku, një kredi e marrë më 2008, të cilën ai pretendonte se e kishte shlyer, por  që dukej se ishte futur në një rreth vicioz, ku vazhdimisht paguante dhe sërisht dilte debitor.

Pal Trashaj nuk është më.

Nuk është më në këtë jetë, sepse ia morën edhe kur ai bërtiti fort për të.

Të hënën e këtij fillim korriku, pas një beteje të gjatë me shurdhësinë që shoqëron shpesh drejtësinë në këtë vend, ai vendosi t’i japë fund jetës pikërisht përballë SPAK, institucionit të vetëm ku ai kishte varur shpresat se zëri i tij më në fund do të dëgjohej.

Siç shikohet edhe në këto pamje të tij të fundit në këtë jetë, ai kishte mbërritur në derën e këtij institucioni për t’u takuar me një nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për t’i shprehur dëshpërimin e tij, pas katër vitesh kalvari të gjatë në kërkim të së drejtës së mohuar.

Pas një padrejtësie të madhe që ai mendonte se i ishte bërë nga një institucion mikrofinanciar, që i kërkonte të paguante këstet e një kredie të marrë në vitin 2008, që ai pretendonte që e kishte shlyer.

Por që disa vite më pas, kur po mendonte se ishte në pagimin e këstit të fundit, papritur ai gjendet përballë një situate të pazakontë, të njohjes me faktin që kishte shumë këste pa derdhur në llogari.

Por ky takim me oficerin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk u realizua, dhe kjo duket se e çoi drejt mendimit fatal Pal Trashaj, historianin nga Lezha, që në mungesë të drejtësisë dhe lodhjes së gjatë duke trokitur nëpër dyer që nuk i hapeshin, vendosi t’i japë fund jetës ndoshta në shenjë revolte, pikërisht në oborrin e SPAK.

Si për t’u thënë të gjithëve, që akti i tij i vetëflijmit, le të jetë  si një thirrje ulëritëse për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që kanë në dorë fatin e njerëzve.

Edhe të Pal Trashaj në këtë rast, që pasi piu kokrrën e fostoksinës që kishte marrë me vete në oborrin e SPAK, u nda nga jeta një ditë më pas në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Por pse Pal Trashaj, vendosi t’i japë fund jetës në këtë akt tragjik, të padëgjuar më herët?

Cila është historia e tij me institucionet jofinanciare të mikrokredisë, që daton që nga viti 2008 dhe si këto institucione e mashtruan dhe e futën sërish në borxhe, tashmë te disa insitucuone të tjera të mbledhjes së debiteve.

Që janë trajtuar më herët edhe në emisionin ‘Në Shënjestër’ dhe që ashtu si shushunjëzat, po u pijnë gjakun qytetarëve, duke u bllokuar pasuritë, në emër të mbledhjes së borxheve.

Sipas informacioneve të emisionit ‘Në Shënjestër’, i gjithë kalvari i gjatë i Pal Trashaj me këto insitucione nis në vitin 2008.

Koha kur ai merr në institucionin jo financiar ‘Oportunity’ një kredi me vlerë 5 milionë lekë të vjetër, që me shlyerjen përfundimtare të kësteve, shuma shkonte në 8 milionë lekë të vjetër.

Kjo me qëllim për të shlyer një detyrim të mëparshëm që ai kishte.  Sipas të dhënave, Pal Trashaj, duke qenë se ‘Oportunity’ nuk ishte një institucion financiar, këstet e kredisë do të duhej t’i shlyente në një bankë të nivelit të dytë.

Kjo ishte në thelb edhe marrëveshja që palët kishin rënë dakord.

Por ndërsa çdo gjë duket se po shkonte normalisht, një ditë atë e marrin nga institucioni ku kishte marrë kredinë dhe i thonë që tani e në vazhdim nuk ishte më e nevojshme të shkonte në një bankë të nivelit të dytë për të shlyer këstet e mbetura.

Por këtë mund ta bënte fare mirë në ‘Oportunity’ që në këtë moment emrin e kishte ndërruar në ‘NOA’. I bindur se çdo gjë ishte në rregull, Pal Trashaj vendos t’i paguajë këstet e mbetura të kredisë prej 5 milionë lekë të vjetra, në institucionin ku edhe i kishte marrë.

Një këst mujor që në vetvete ishte 150 mijë lekë të vjetra. Por ndërsa mendonte se më në fund po e shlyente kredinë, nga të cilat një pjesë të kësteve te ‘NOA’, telashet për të një ditë fillojnë dhe nuk përfundojnë nga një telefonatë që merr nga drejtori i ri i këtij institucioni.

I cili pasi i prezantohet në telefon, e fton të paraqitet në zyrat e mikrokredisë. Aty ku Pal Trashaj, pasi hedh sytë, nuk njeh asnjë nga punonjësit e dikurshëm.

Por ajo që dëgjon nga drejtori i ri i ‘NOA’-s për të është me të vërtetë e habitshme. Ku ai i tregon Pal Trashaj se kishte disa këste kredie të pashlyera ndër vite të ndryshme.

Shumë e cila sipas drejtorit të ri të ‘NOA’, ishte 4 milion e 400 mijë lekë të vjetra. Gjë e surprizon jo pak klientin, i cili në pretendimin se e kishte paguar këto këste në ‘NOA’, i kërkon menjëherë drejtuesit të këtij institucioni, dokumentacionin përkatës.

Por edhe pse e kërkoi me shkrim këtë informacion, Pal Trashaj nuk mori kurrë përgjigje se ku kishin avulluar ndërkohë pagesat e kësteve që ai kishte bërë në ‘NOA’.

Përkundrazi ai mori vetëm një grafik pa firmë dhe vulë, ku shkruhej se në muajin nëntor 2011 ai nuk kishte paguar një këst. Po kështu edhe në shkurt 2012.

Dhe me radhë ishin 6 këste që ai nuk kishte paguar sipas ‘NOA’-s.  Këste që në vetvete përbënin shumë 900 mijë lekë të vjetra, por që bashkë me interesat kishin shkuar në 4 milion e 400 mijë lekë të vjetër.

Pra sipas ‘NOA’-s, tashmë Pal Trashaj, do të duhet të paguante mbi shumën e parë të kredisë prej 8 milionë lekë të vjetër edhe pothuaj 3 milionë e 500 mijë lekë të vjetra.

Pra në total për kredinë prej 5 milionë lekë të vjetra që mori në fillim, ai duhet të paguante 11 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Kjo për shkak të vjedhjes që punonjësit e këtij institucioni kishin bërë.

I gjendur në një situatë të tillë, ai kërkon të hapë një proces gjyqësor.  Por edhe këtu ‘NOA’ përpiqet të bëhet pengesë.

Pasi nuk i jep dokumentacionin përkatës të shlyerjes së kësteve të kredisë.  Por ndërsa mendoi që këtë çështje ta linte pezull, pikërisht në vitin 2017, për të fillon një tjetër kalvar.

Ai i institucioneve të cilat mbledhin kreditë e këqija. Ku ‘NOA’ del se ashtu si shumë klientëve të tjerë të saj, ia kishte shitur borxhin e Trashaj, institucionit jo financiar ‘STAR’.

Që nis nga ana e saj ta telefonojë vazhdimisht, duke i kërkuar të shlyente borxhin. Duke iu prezantuar si institucioni që tashmë kishte për detyrë të mblidhte këtë borxh. Ndryshe në rast se ky borxh nuk kthehej, atëherë ata do auorizonin përmbarimin që të bllokonte pasuritë e Trashaj.

Këto telefonata duket se u bënë gjithmonë e më të shpeshta, dhe po kështu edhe zarfet që vinin në adresë të tij nga kompania ‘STAR’.

E cila nga ana e saj nuk pranonte asnjë kontakt me këta klientë. Madje shpesh përdornin edhe dhunën ndaj qytetarëve që shkonin në zyrat e tyre, sa herë ata ngrinin zërin dhe kërkonin të informoheshin mbi gjendjen e tyre.

Aq sa arritën në rastin e Pal Trashaj, t’i bllokonin edhe banesën, por jo të kryenin sekuestrimin e saj. Por ndërsa ai çështjen ia kaloi për hetim Prokurorisë, ky organ akuze e zvarriti pa fund denoncimin e tij, pa i dhënë kurrë një përgjigje. Duke e lënë të pashpresë dhe të vetmuar në luftën e tij në kërkim të drejtësisë.

Çështje e cila u konfirmua edhe nga SPAK në njoftimin e saj, lidhur mbi incidentin e ndodhur në oborrin e këtij insitucioni, ku Pal Trashaj zgjodhi më pas të pinte fostoksinë dhe t’i jepte fund jetës.

Ashtu sikurse edhe ndodhi fatkeqësisht në vazhdim.

SPAK

Qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.  Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje. 

Pas disa orësh, jashtë ambjenteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj.

Por historiani 63 vjeçar, Pal Trashaj, që i dha fund jetës për shkak të mashtrimit me mikrokreditë  nuk është as i pari dhe as i fundit që bie pre e këtij mashtrimi.

Në Shqipëri thuhet se janë 17 mijë qytetarë të mashtruar nga këto institucione të cilët i kanë zhvatuar në forma nga më të ndryshmet, duke u bllokuar, sekuestruar pasuritë, për kredi që kanë qenë në shuma tejet qesharake.

Dhe kjo në sytë e Bankës së Shqipërisë, e cila duhet të kishte ndërhyrë në kohë për të ndalur këtë masakër me klientët e këtyre institucioneve jo financiare.

KQZ-ja ia heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Jetmira Delia-Kaci

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim muajin e kaluar.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha të premten Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ-së.

Beleri, me shtetësi shqiptare dhe greke, i fitoi zgjedhjet e majit 2023 si kandidat i opozitës për kryetar të Bashkisë së Himarës – qytet i banuar edhe me popullsi greke në jug të Shqipërisë.

Por, ai u arrestua pak ditë para zgjedhjeve nën dyshimet për blerje votash dhe u dënua me dy vjet burgim në mars. Apeli e konfirmoi dënimin e tij në qershor.

Beleri ishte i pranishëm në seancën që u zhvillua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të premten. Ai u përcoll nga forcat e policisë nga burgu i Fierit, ku po e vuan dënimin me dy vjet burgim për vjedhje votash.

Ai bëri thirrje që çështja e vlefshmërisë së mandatit të tij të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ t’i bashkohet kësaj kërkesë. Kam frikë se gjysma e bashkisë do të verë në burg”, tha Beleri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi ta shqyrtojë vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Himarës, pas një kërkese të dorëzuar nga kryetari i forumit të të rinjve socialistë të Himarës.

Ekipi mbrojtës i Belerit ka një muaj kohë për t’u ankuar ndaj vendimit vendimin në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve. REL

Ish-drejtorët, grup i strukturuar kriminal, Lala: Vendimi orienton SPAK të hetojë Veliajn

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se rëndimi i akuzave ndaj ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, duke i cilësuar grup i strukturuar kriminal shton presion që të hetojnë në drejtim të kryetarit të bashkisë, Veliaj. Sipas saj do të hetohet se cili është roli i Veliajt, a ka patur dijeni për tenderat dhe lejet e ndërtimit që ka marrë 5D.

“Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka orientuar SPAK-un të hetojë se brenda bashkisë ka vepruar një grup i strukturuar kriminal që ka abuzuar me taksat, nëpërmjet tenderave dhe lejeve.

Gjykata ka lënë një sërë orientimesh, të hetohen për pastrimi parash edhe persona të tjerë. Të hetohet Taulant Tusha, një nga njerëzit më të besuar të Erion Veliajt. Të hetohet lidhja e tij e mundshme me kompaninë 5D, për t’u parë nëse ka edhe ai lidhje me këto kompani.

Një tjetër aspekt, që orienton gjykata prokurorinë, keni sjellë vetëm disa procedura, por janë minimalisht 23 procedura, analizoji dhe specifikoji, në këto procedura, është vepruar si grup i strukturuar apo bashkëpunim i thjeshtë?

Në rastin konkret ngritja e dyshimeve, që ka patur grup të strukturuar, shton presion që te hetojnë në drejtim të kryetarit Veliaj. Një grup i strukturuar kriminal nuk mund të operojë në bashki, janë përfshirë njerëzit kryesorë pranë Veliajt, me poste të ndryshme, atëherë, nëse ka vepruar ky grup kriminal brenda bashkisë, a është Veliaj i përfshirë në të? Cili është roli i Veliajt? A ka patur dijeni? Krahas tenderave, 5D ka marrë edhe leje ndërtimit. Ka marrë tendera për të shkatërruar ndërtesat nga tërmeti.

Ky vendim e orienton SPAK-un të hetojë”, tha Lala.

Nisur nga ky vendim, nëse gjykatësi paraprak, filtra paraprak, ai gjykatës ka më pas mundësi ta detyrojë SPAK të marrë një person nën akuzë. Në rastin konkret kemi evidentim të faktit. Është hera e parë që ndodh që nga krimi i gjykatës së Apelit të Posaçëm, që për një institucion, të ngrihen dyshime për grup të strukturuar kriminal”-tha Lala.

Inceneratori i Fierit, arrestohet në Itali Juri Ymeraj. Roli i tij në skemat mashtruese

Është arrestuar në Itali Juri Ymeraj, një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për aferën e Inceneratorit të Fierit.

Ymeraj dhe disa persona të tjerë akuzohen për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, në bashkëpunim.

Sipas SPAK, i kërkuari tjetër për këtë aferë, Klodian Zoto, në cilësinë e aksionerit tek shoqëria ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k, si dhe të pandehurit Arenc Myrtezani dhe Loran Dusha, në cilësinë e administratorit të shoqërisë ‘Integrated Technology  Ëaste Treatment Fier’ sh.p.k., kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë ‘përftim të parregullt’, si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

Këto pagesa të përfitimit të parregullt janë bërë nga shoqëria koncesionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k, nëpërmjet transaksioneve fiktive në drejtim të shoqërive ‘Pivot 04’ sh.p.k, me administrator shtetasin Arbër Denizi, ‘Sili’ sh.p.k, me administrator shtetasin Silvestër Driza, ‘J.P.Y’sh.p.k, me administrator shtetasin Juri Ymeraj.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Arrestohet në Itali, për t’u ekstraduar në vendin tonë, një 35-vjeçar i akuzuar nga GjKKO-ja, për pastrim parash.

Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe shkëmbimit të menjëhershëm të këtij informacioni, nga Interpol Tirana me Interpol Romën, Policia italiane arrestoi në Padova, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin J. Y., 35 vjeç.

Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri. sn

GJKKO vendos arrest me burg për Jorgo Goron, ish-Kryebashkiakun e Himarës

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për ish-Kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Vendimi është marrë me kërkesë të SPAK, ndërsa Goro dyshohet se ka konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi J. G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi A. B. dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr. 9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar, si dhe pikat 1, 2, 3 të VKM-së me nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Njoftimi nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të dërguar për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka regjistruar procedimin penal nr. 127, të vitit 2024, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe analizës së provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi J. G., në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë, gjatë procesit të trajtimit të kërkesës së paraqitur nga shtetasi A. B. dhe më tej pajisjen e këtij shtetasi me aktin e marrjes së tokës në pronësi, ka kryer veprime/mosveprime në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr. 9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar, si dhe pikat 1, 2, 3 të VKM-së me nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, duke konsumuar në këtë mënyrë elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Si rezultat i veprimeve të Bashkisë Himarë, shtetasi A.B. ka përfituar sipas Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi nr….., datë 25.08.2016, një sipërfaqe toke prej 4263 m2. Kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme pasi hetimi ka provuar se shtetasi A.B. është trajtuar me tokë bujqësore bazuar në Ligjin nr. 7501/1991 “Për Tokën” sipas AMTP nr…….., datë 08.03.1996, me sipërfaqe totale 7700 m2.

Nisur sa më sipër, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim J. G. me detyrë ish-kryetar i Bashkisë Himarë dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 67 datë 03.07.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Në datën 04.07.2024, Byroja Kombëtare e Hetimit ka ekzekutuar masën e sigurimit “arrest në burg”, caktuar ndaj shtetasit J.G.

Hetimet vijojnë me qëllim evidentimin e përgjegjësisë së personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprës penale. bw

Arrestohet me urdhër të SPAK ish-ministri Ilir Beqja, në pranga dhe dy bashkëpunëtorë të tij

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka përfunduar në pranga.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala

Mësohet se bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk dihen.

SPAK vendosi ish ministrin nën akuzë më 18 mars, 2024, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me koncensionin prej 100 milionë euro për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale në spitalet shtetërore.

Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Ilir Beqja, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në SPAK.

Koncensioni afro 100 milionë euro në 10 vjet siguron instrumentat kirurgjikale të personalizuar, mjete njëpërdorimëshe kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve biologjike dhe desinfektim të sallave kirurgjikale.

Beqja ka qenë deputet i Partisë Socialiste për disa legjislatura dhe ishte ministër i Shëndetësisë nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta caktuar atë me masën e sigurimit “detyrim paraqitje” në lidhje me akuzat për sa i përket aferës së sterilizimit, Beqja dha dorëheqjen nga SASPAC dhe pozicioni si negociator mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

(BalkanWeb)

Hetimet për 5D- Apeli i GJKKO rëndon akuzat ndaj Mariglen Qatos dhe Redi Mollës: Kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rënduar pozitat ligjore për Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, duke i konsideruar si grup të strukturuar kriminal.

Në vendimin e gjyqtarit të GJKKO, Florian Kalaja, argumentohet se Apeli  i GJKKO nuk pajtohet me kualifikimin e veprës penale nga SPAK dhe Shkalla e Parë, si ‘bashkëpunim i thjeshtë’ si formë bashkëpunimi që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos.

“Lidhur me kualifikimin e veprës penale nga Prokuroria dhe nga Gjykata e Shkallës së Parë, të bashkëpunimit të thjeshtë si formë e bashkëpunimit që ka ekzistuar ndërmjet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, gjykata ndan qëndrim krejt tjetër dhe nuk mund të pajtohet në këto pjesë të kërkesave dhe vendimeve.

Gjykata vlerëson se në rastin konkret ka dyshime të arsyeshme se bashkëpunimi ndërmjet subjekteve të proceduar penalisht dhe atyre eventualisht të paproceduar penalisht deri më tani, nuk ka qenë i thjesht por, duke kaluar kufijtë e këtij organizimi sporadik dhe episodik, ka qenë i mirëmenduar, i planifikuar, me një kohëzgjatje të qëndrueshme dhe i vijueshëm ndër vite, nën një mekanizëm pothuajse identik në çdo episode të kryerjes së veprave penale materiale të dyshuara dhe me një pluralitet subjektesh si bashkëpunëtorë, karakteristika këto të cilat të marra parasysh dhe të vlerësuara të gjitha së bashku, plotësojnë parashikimin/ përkufizimin e pikës 4 të nenit 28 të kodit penal””, thuhet në vendimin e Apelit të GJKKO-së.

Ish-drejtorët Redi Molla dhe Mariglen Qato po gjykohen për korrupsion dhe fshehje pasurie, bashkë me Taulant Tushen, i arrestuar më herët nga SPAK.

Në vendimin e Apelit, arsyetohet se Grupi i strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet rastësisht e nuk është e nevojshme të dallohet për anëtarësi të qëndrueshme, ndarje detyrash, organizim dhe strukturim të zhvilluar.

“Në këtë kuptim, gjykata ndan pikëpamje të ndryshme nga SPAK dhe Shkalla e Parë lidhur me kualifikimin juridik të faktit penal të bashkëpunimit i cili i kundrejtohet Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, duke e kualifikuar sakaq bashkëpunimin e tyre, me personat e tjerë të proceduar apo jo eventualisht përgjegjës, persona fizikë apo persona juridikë, si bashkëpunim penal i posaçëm, dhe i kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nën këtë logjikë, Gjykata vlerëson se edhe kualifikimi juridik i dyshimeve të arsyeshme të kundrejtuara ndaj Nestor Muhametllari, sipas nenit 244 të Kodit Penal, është i gabuar, pasi ai dyshohet arsyeshëm se është bashkëpunëtori-mëkëmbës dhe ndërmjetës i Redi Mollës dhe Mariglen Qatos në veprimtarinë e shoqërisë 5D konstruksion shpk”

Apeli i Posaçëm gjithashtu urdhëron SPAK të hetojë edhe për ndërtimin e një hoteli në Durrës, duke kërkuar nga SPAK duhet të marrë në pyetje shtetasen Jona Bejko, për të mësuar dijeninë që ka, të dhënat apo informacionet që di rreth këtij hoteli.

Gjyqtari Florian Kalaja, vlerëson se duhet bërë një hetim i plotë për të verifikuar këdo person fizikë apo zyrtarë në qoftë dhe zbulimin e lidhjeve që kanë patur interesa financiare.

“Gjykata vlerëson se është e nevojshme dhe e domosdoshme për ecurinë e mbarëvajtjen e hetimit që Jona Bejko të pyetet dhe të hetohet lidhur me të dhënat e përmbajtjes së këtij komunikimi apo të kësaj dijenie të saj, duke e verifikuar gjithashtu edhe ekzistencën e këtij projekti në Durrës, natyrën e investimit të tij dhe kontributin apo përfshirjen e subjektit tregtar 5D KONSTRUKSION në këtë investim dhe gjithashtu edhe identifikimin e plotë të subjekteve që hasen apo që kanë interesa nga kjo shoqëri tregtare, qofshin ato persona fizikë, zyrtarë apo jo dhe qoftë edhe persona juridikë të tjerë të lidhur me të”. bw

VIDEO- Piu fotoksinë përpara SPAK duke kërkuar drejtësi – ndërron jetë Pal Trashaj

Historiani Pal Trashaj, ish-kreu i PD në Lezhë, i cili dje piu fotoksinë përpara godinës së SPAK në shenjë revolte për padrejtësitë që i ishin bërë nga drejtësia, ka ndërruar jetë sot. Ai ishte 63 vjeç.

Z. Trashaj kërkonte takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, pasi i kishin marrë shtëpinë, firmat e mikrokredive, në një kohë kur ai pretendonte se e kishte shlyer kredinë ndaj tyre dhe pikërisht këtë fakt donte të denonconte.

Çfarë ndodhi dje

Z. Pal Trashaj është parë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme prej orës 12;00 të datës 2 korrik. Ai ka komunikuar me disa gazetarë mes të tjerave ka thënë “kam pirë fotoksinë”. Gazetarët i kanë kërkuar me insistim letrën, mbështjellësen, ambalazhin e barnit të pretenduar dhe qytetari nuk e ka dhënë, nuk e ka treguar se ku e kishte.

Një nga gazetarët ka telefonuar policinë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur para dyerve të SPAK. Zotëria dukej i prekur, kishte shenja të diçkaje në buzë, por nuk mund të përcaktoje çfarë.

“Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes”, tha Trashaj.

4 vite më parë Trashaj ka denoncuar shumëfishim të vlerave të kredive që e kanë futur në procese pafund gjyqësore, me përmbarues e banka teksa mësohet se i kanë marrë gjithçka, përfshirë banesë, makinë e prona të tjera.

Sipas informacioneve të fundit për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj, që ka tentuar ti jap fund jetës ditën e sotme para ambjenteve të SPAK, ka mbërritur rreth orës 13 në urgjencën e QSUT me diagnozë intoksikimi.

VIDEO- Dr. Shkëlzen Ibra: Çmenduria e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon mbylljen e spitalit të Hasit

VIDEO- Dr. Shkëlzen Ibra: Çmenduria e Ministrisë së Shëndetësisë, kërkon mbylljen e spitalit të Hasit.

VOAL- Siç dihet, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e spitalit të Hasit dhe kthimin e tij në qendër ditore.

Banorët e Hasit se bashku edhe me mjekët kanë protestuar duke kundërshtuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e spitalit dhe kthimin e tij në qendër ditore.

Banorët e irrituar kërkojnë përshkallëzim të protestës, pasi sipas tyre mbyllja e spitalit i lë ata në rrugë dhe mund të shkojnë vetëm në Gjakovë. Mjekët shprehen se spitali Hasit i plotëson të gjitha kushtet, si numër personeli dhe në aparatura.

Mbyllja e spitalit të Hasit me  urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, që mbanë datën 30/05/2024 dhe kalimin e tij si spital ditor, ka shkaktuar reagime të forta dhe kundërshtime, si nga ana e banorëve ashtu edhe e mjekëve.

Banorët të irrituar kërkojnë që i gjithë Hasit të protesojnë, madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se nëse u heqin edhe spitalin të shkojnë të bashkohen me Gjakoven.

Ndërkohë mjekët Sahit Jaku dhe Shkelzen Ibra thonë se spitali i bashkisë Has përmbush të gjitha kushtet, që nga numri i personelit, mjediset, aparaturat e deri tek mjekët specialist për të qenë spital bashkiak. Prandaj urdhri i MSH duhet të rishikohet.

Kryetari i bashkisë Has, Myftar Dauti, kundërshton një vendim të tillë duke lënë  pa shërbim shëndetësorë 23 mijë banor të kësaj bashkie.

Spitali i bashkisë së Hasit ka 57-punonjës dhe u ofron shërbime katër njësive administrative dhe qytetit të Krumës si dhe katër fshatrave kufitarë të bashkisë Tropojë.

Ndiqeni intervistën e dhënë dje televizionit Syri nga mjeku Shkëlzen Ibra:

 

Shtëpia Botuese ‘Onufri’ deklaratë zyrtare për vdekjen e Kadaresë: Ndërroi jetë në QSUT

Shtëpia botuese ‘Onufri’ përmes një reagimi zyrtar ka treguar detaje nga ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare.

Shtëpia botuese konfirmon se Kadare humbi jetën mëngjesin e sotëm në QSUT, pasi pësoi një arrest kardiak.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë.”, thuhet në reagimin e shtëpisë botuese. bw

Shuhet shkrimtari Ismail Kadare, nënkryetari i Akademisë së Shkencave: Humbje e madhe për botën akademike

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole teksa vlerësoi kontributin e çmuar të Ismail Kadaresë, theksoi se bota akademike pësoi një humbje të madhe.

Në një lidhje telefonike për News24, Tole theksoi se Kadare i zotëronte të gjitha artet.

“Ndarja nga jeta fizike e akademikut të shquar, është humbje e madhe për botën akademike shqiptare. Ai është figura qendrore e shekullit XX. I shpreh ngushëllime familjes, botës akademike dhe krijuese shqiptare. Vetë Kadare thoshte; s’jam desident, por kam bërë letërsi. Ai nuk ishte vetëm shkrimtar, por zotëronte të gjithë artet. Humbja e tij fizike është tronditje e madhe për ne. Në pikëpamjen e veprës, ai nuk do të lërë asnjë boshllëk. Kemi një vepër të stërmadhe, botërore që ka krijuar Kadare. Do të ngushëllohemi me faktin se e patëm mes nesh Kadarenë.”, tha Tole.

Raportimet e KLSH në Komisionin e Shëndetësisë e zbuluan se korrupsioni në Shëndetësi është projekt i Rilindjes

Pavarësisht përpjekjeve të Rilindjes për t’ia faturuar skandalin e Onkologjikut vetëm mjekëve, të dhënat, edhe të institucioneve shtetërore tregojnë se korrupsioni nuk është çështje e thjeshtë disa mjekëve, por e sistemit korruptiv që ka ngritur Edi Rama.

Kjo gjë është dëshmuar edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë, i drejtuar nga demokratja, Albana Vokshi, ku audituesit e KLSH kanë bërë të qartë rapotin auditues për periudhën 2015-2017 për konçensioni e “check up” dhe “Sterilizimit”.

KLSH ka provuar se në 2.9 muaj, koncensionari i check up është paguar për mbi 455 mijë analiza të pakryera nga buxheti i shtetit, ndërsa fitimi kompanisë pas këtyre pagesave është rritur deri në 32%.

Shërbimi i “Check up” që duhej t’i ofrohej falas qytetarëve, rezulton që në një mënyrë ose një tjetër të ketë rënduar në xhepat e taksapaguesve miliona euro.

Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, gjatë raportimit të disa prej audituesve të KLSH u deklarua se buxheti i shtetit në 2 vite e 9 muaj, për periudhën mars 2015 deri në 2017-ën, ka paguar koncensionarit afro 413 mln lekë të reja për 455.145 kontrolle të pa kryera.

Audituesja e KLSH, Selime Bregu, tha se këto shifra rezultojnë të kenë rritur fitimin e kompanisë koncesionare deri në 32%.

Image

“Ne themi kosto shtesë. Këto janë 182 milion kosto variabël, nga TVSH janë 413 milion lekë. Është bërë analiëz  për rastet e pakryera, por për efektin nuk e kam një analizë. Në auditimin e parë në 2016, ne kemi konstatuar rritje të fitmit të koncesionarit nga 8 duke shtuar tvsh dhe kostot variable deri në 32 %”, u shpreh Selime Bregu.

Referuar kostove të larta për shërbimet e pakryera, dhe numrit të analizave të check up që sipas auditimeve të KLSH është larg numrit të parashikuar në kontratë ( 475 mijë analiza në vit), KLSH ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të ndryshojë termat e kontratës, pikërisht për të zbutur efektet negative në buxhetin e shtetit, por ky rekomandim nuk është zbatuar.

Pra, Rilindja, përkundër rekomandimeve të KLSH e ka patur të qartë objektivin e saj, vjedhjen, dhe jo ofrimin e shërbimit të qytetarëve dhe nuk i ka marrë fare parasysh rekomandimet.

“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës: Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up. ishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up. Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” shprehet Alketa Kalleshi, audituese e KLSH.

Sipas kontratës koncensionari do të paguhet nga shteti shqiptar për 475 mijë kontrolle të check up në vit, ose 40 mijë në muaj, pavarësisht numrit real që do të kryejë.

Nga ana tjetër nëse kompania do të kryente mbi 475 mijë kontrolle atëherë për çdo kontroll mbi këtë shifër do ta merrte pagesën ekstra nga buxheti i shtetit.

Për periudhën mars 2015 deri në shtator 2017 duhet të ishin realizuar të paktën 1.3 mln analiza nga të cilat janë kryer vetëm 851 mijë, ndërsa koncensionari është paguar për 455 mijë shërbime të pakryera për të plotësuar parashikimin kontraktual.

Në 2018 KLSH ka rekomanduar amendimi i kontratës koncencionare të “check up”, detyrë që i është lënë Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSDKSH-së, por amendimi i kontratës nuk është realizuar as sot.

Ndryshimet në kontratën e koncensionarit nga ana e KLSH-së është kërkuar për të zgjeruar fashën e moshës së përfituesëve nga “Check up” për shkak se numri i analizave të kryera ka qënë larg përbushjes së numrit të parashikuar në kontratë (475 mijë analiza në vit), si dhe për të zbutur efektet negative në buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shërbime të pakryera.

“I rikërkojmë Fsdksh në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë dhe në dakordësi me koncensionarin të ndryshojë kushtet e kontratës:

-Përmes modaliteteve shtesë të arrihet masa e kontrolleve mbi të cilat është dakordësuar cmimi I këtiij shërbimi. Nisur nga fakti që numri I analizave është larg pritshmërive të numrit të kontraktuar të shikojë mundësinë e eliminimit të tavanit të sipërm për fashën e përfituesëve të check-up.

-Të ndërmarrë rregullime ligjore për të zvogëluar efektet negative për “pagesa pa shërbim” në këtë koncension.

Rishikimin e pagesës së check up dhe eliminin e kostove shtesë për buxhetin e shtetit për shkak të pagesave për shpenzimet variabël që llogariten rreth 400 lekë për xheck up pa tvsh për kontrollet e pakryera dhe pjesë e amendimit të jetë edhe saktësimi I shërbimit të ofruar në këtë kontratë si një shërbim I përjashtuar nga TVSH.

Nga MSH janë ngritur grupet e punës për negocimin e kontratës koncensionare për “check up”. Por deri në mbyllje të auditimit nuk na është ofruar një amendim kontrate,” ka deklaruar audituesja e KLSH, Alketa Kalleshi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Pra siç shihet, sistemi i ngritur është i qëllimte për të zhvatur paratë e qytetarëve dhe jo rastësisht pas çdo auditi dhe sugjerimi të KLSH, Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu apo Albana Koçiu kanë bërë të shurdhërin.

E jo më kot Edi Rama përpiqet çdo ditë me çdo mënyrë të sabotojë edhe punën e Komisionit Hetimor Parlamentar. sn

U arrestua në shtëpinë e tij në Shijak- Kush është Astrit Avdyli, si nisi ‘’karriera’’ e tij kriminale

I shpallur në kërkim nga operacioni ‘’Revansh’’, Astrit Avdyli u arrestua mesditën e 29-qershorit në banesën e tij në Shijak.

Sipas burimeve, Avdylit iu gjet një armë zjarri pistoletë të cilën e ka pasur pa lejë.

Por kush është Astrit Avdyli, si nisi të bëhej njeri i rëndësishëm në botën e krimit dhe si arriti ti krijojë lidhjet e rëndësishme…

Astrit Avdyli, ishte në listën e top njerëzve më të kërkuar nga drejtësia shqiptare në vitin 2013, pasi rezultonte si i dënuar me 12 vite burg për vrasje.

Me origjinë çame, Astrit Avdyli njihet si i “Urti”, pasi në dallim nga të tjerët e grupit, Astriti i zgjidhte punët pa dhunë.

Grupi i Shijakut njihet si një grup i përbërë me njerëz të dhunshëm.

Babai i tre fëmijëve, u përfshi që në vitet ’90 në trafikun e drogës dhe kokainës.

Me kalimin e viteve, ai u bë edhe më i fuqishëm, me lidhje të forta.

Vëllezërit Avdyli, Shkëlqim, Jasin, Astrit dhe Altin akuzohen për vrasje, prostitucion, trafik droge dhe disa vepra të tjera penale.

Vrasja e vitit 1996, Astrit Avdyli mori hak për kushëririn

Në vitin 1996 u vra më armë zjarri, Dritan Avdyli, kushëriri i parë i Astrit Avdylit kokës së bandës.

Ai i kishte vendosur një gjobë biznesmenit Tefik Hyka, pronari i fabrikës së tullave në Vlorë.

Dritan Avdyli u telefonua nga një bashkëpunëtor shijakas i Tefik Hykës për të shkuar në zonën e “Katër Rrugëve të Shijakut” për të marrë paratë që i kishte kërkuar Tefikut, por në momentin që bashkë me shokun arrin në lokal goditet me një breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë i ardhur nga Tirana, Durim Kusi.

Astrit Avdyli, djali i xhaxhit të Dritanit, i dënuar më parë për prostitucion në Itali merr hak duke vrarë në qendër të Shijakut personin që nxori në pritë Dritanin. Ndërkohë që spiralja e hakmarrjes nuk u ndal me kaq, pasi vëllai i Astritit, Shkëlqimi vrau në Tiranë, Durim Kusin. Ndërkohë që Jasmin Avdyli është dënuar më parë në Itali pasi u përfshi në vrasjen e një marshalli italian. Ai kishte disa vite që ishte liruar nga burgu dhe jetonte në Shijak.

Operacioni i 21 tetorit, Volvo 4

Policia e Shtetit goditi familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.

Të arrestuar ishin vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli, (që u lirua më vonë) dhe Shkëlqim Avdylin.

Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre kompania ‘Orges Albania 2016’ dhe hoteli luksoz ‘Germany’ në Durrës. bw

PD: INSTAT mashtron me numrin e popullsisë dhe banesave. Janë larguar 900 mijë shqiptarë

Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në PD, Ines Nurja me anë të një deklarate nga selia blu, ka deklaruar se shifrat e censusit që paraqiti sot INSTAT janë të manipuluara.

Deklarata e Ines Nurjas:

Sot INSTAT publikoi të dhënat e Census-it për numrin e popullsisë dhe banesave.

Në të dyja rastet ka manipulim.

Sepse, sipas INSTAT popullsia në Shqipëri është 2.4 milionë dhe për 12 vjet janë shtuar vetëm 70 mijë banesa.

Ky është një mashtrim krye e këput.

E para, manipulimi i të dhënave me numrin e popullsisë së mbetur në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga EUROSTAT, nga Shqipëria janë larguar mbi 900 mijë banorë vetëm në vendet e Bashkimit Europian, pa përfshirë këtu ata që janë larguar në Britaninë e Madhe, Kanada, Autrali, SHBA etj, për të cilët nuk ka një llogaritje zyrtare.

E dyta, numri i banesave nuk mund të jetë shtuar vetëm me 70 mijë për 12 vite sepse në një llogaritje të thjeshtë vetëm në Tiranë për 3 muaj Erjon Veliaj ka dhënë 231 mijë metra katrorë për ndërtim.

INSTAT-i ka mashtruar edhe me numrin e banesave.

Numri real i popullsisë ka qenë një çështje shumë e diskutuar si pasojë e largimeve të shumta nga Shqipëria në vitet e fundit.

Si rrjedhim, përgjigje për këtë mund ta jepte vetëm një regjistrim popullsie i rregullt dhe i saktë, i cili sipas rezultateve të publikuara sot nuk ka ndodhur.

Censusi duhet të ishte kryer ne vitin 2021, por:

• U planifikua fillimisht në 2020 dhe nuk u krye për arsye të pandemisë.

• Pas kësaj u shty përsëri në 2021 për arsye së përkonte me zgjedhjet e përgjithshme qendrore.

• Në 2022, u shty përsëri për një arsye totalisht qesharake që INSTAT nuk arriti të bënte tenderin për blerjen e 8 mijë tabletave, diçka e paarsyeshme dhe e pabesueshme.

Arsyeja e vërtetë është që qeverisë Rama nuk i intereson të dijë sa kemi ngelur.

Këtë arsye e përforcon dhe më tepër fakti që edhe kur u zhvillua në vitin 2023 pasi u shty dy herë, rezultatet dolën rreth 8 muaj më vonë me një arsyetim totalisht të pabesueshëm: ‘Të dhënat duhen të jenë të sakta’.

Ndërkohë që në CENSUS-in e vitit 2011 të dhënat paraprake në nivel vendi dhe qarku kanë dalë pas gjashtë javësh (CENSUS-i u bë në tetor 2011 dhe rezultatet dolën më 21 dhjetor 2021).

Ndërsa në vitin 2023 të dhënat për popullsinë e regjistruar duhen të dilnin sa të përfundonte dhe pyetësori i fundit sepse janë përdorur tabletat dhe çdo pyetësor shkon direkt në databazë. Ndërsa të dhënat në nivel qarku dhe bashkie mund të kërkonin disa javë më shumë.

Pra 12 vjet më vonë të dhënat donin 8 muaj per t’u përpunuar gjë që është totalisht e pavërtetë.

Po të shohim vendet e rajonit që ka përdorur të njëjtën metodogji me tableta i kanë botuar në një kohë më të shkurtër.

1. Kosova e zhvilloi CENSUS-in në 4 prill deri në 24 maj 2024. Më datë 27 maj është dhënë popullsia rezidente si numër, ndërsa më 12 korrik 2024 do publikohen ta dhënat ma ta detajuara paraprake (afërsisht për 7 javë).

2. Serbinë e zhvilloi CENSUS-in 1 deri 31 tetor 2022 dhe publikoi të gjitha rezultatet për 7 javë më datë 21 dhjetor 2022.

3. Mali i Zi e zhvilloi censusin 3 deri 30 Dhjetor 2023 dhe i publikoi rezultatet paraprake me 25 janar 2024 pra në më pak se një muaj.

Sot del një shifër totalisht e pabesueshme nisur nga të dhënat indirekt te publikuara nga Eurostati:

Instat jep një shifër te manipuluar pasi mbi këtë shifër do bëhet çdo politikë ekonomike dhe sociale për dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Shpopullimi i Shqipërisë tashmë është i dokumentuar në databazën e vendeve ku kanë emigruar duke shkretuar vendin tonë nga fuqia punëtore, profesionistët, të rinjtë dhe fëmijët.

Kjo politikë spastruese duhet të marrë fund.

Më 11 Korrik të gjithë në protestë. sn

Olsi Rama del nga SPAK: Makinën e mora për dy ditë të bëj udhëtime, por nuk i njoh trafikantët e Xibrakës

Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama ka dalë nga ambiente e SPAK pak çaste më parë dhe ka dhënë një deklaratë për media ku është shprehur se nuk i njeh trafikantët e drogës së Xibrakës .

Rama ka akuzuar Gazmend Bardhin se ka manipuluar faktet, në lidhje me provat e nxjerra disa kohë më parë në media ku e implikonin me një grup kriminal të trafikut të drogërave të forta.

Disa javë më parë, Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike Gazmend Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama.

Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

“Kam bërë kallëzim pasi kam konstatuar manipulim të fakteve në lidhje me akuzat ndaj meje. Unë nuk i njoh trafikantët e drogës së Xibrakës.

Unë ja kam marrë automjetin një e personi në atë kohë dhe kam shkuar në Selanik për dy ditë dhe vetëm aq.

Jam i gatshëm të vij në SPAK kurdo që të jetë nevoja.” – U shpreh Rama.

Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj në raportimin e tij është shprehur se bëhet fjalë se ka ardhur në SPAK për të marrë një material i vënë në dispozicion akte të cilat mund të jenë nga kallëzimet që ka bërë ndaj Bardhit për shpifje. Ai ka qëndruar jo më shumë se 5-6 minuta. Në hyrje të SPAK ai nuk kishte asnjë material por kur doli në dorë mbante një dosje e cila kishte mbishkrimin e SPAK.

Këlliçi: Protestë edhe javën tjetër dhe më 11 korrik, të gjithë përpara Kryeministrisë!

Nga fjala e Belind Këlliçit në protestën anti-korrupsion që u zhvillua sot përpara bashkisë së Tiranës.  

“Erion Veliaj, sot që ne flasim, në orën 4 të mëngjesit, e kanë parë qytetarët në avion duke u larguar nga Shqipëria. Pse?! Sepse ka një debat dhe një luftë të egër në ditët e fundit, midis SPAK-ut, Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Nga njëra anë është Edi Rama që ka dhënë urdhër  të bllokohet pasaporta e Erion Veliaj, për të mos e spiunuar Erion Veliaj, Edi Ramën, nëpër kancelaritë evropiane.

Nga ana tjetër është Arben Ahmetaj që i bën ftesë sot në Zvicër të shkojë dhe të bëhet “pentito” dhe të flasë njësoj si Arben Ahmetaj.

Ne nuk tërhiqemi!

Qoftë Erion Veliaj sot tek Arben Ahmetaj sot në Zvicër, a e zbaton apo jo Altin Dumani, urdhrin e Edi Ramës, për ne pak rëndësi ka. Për ne rëndësi ka që taksat e qytetarëve t’i mbrojmë çdo ditë.

Për ne rëndësi ka që Erion Veliaj të shkojë para drejtësisë!

Shiheni policinë (moment përleshjeje me protestuesit). Shko kap Veliajn, o plehrë, mos u bjer qytetarëve! O ordiner! Mos i prek qytetarët! O bandit! O terrorist! Kamikaz i Erion Velisë, kamikaz i Taulant Ballës, kamikaz i Edi Ramës!

Godet protestuesit në vend që të kapësh Erion Velianë që ka vjedhur deri tani 130 milionë euro! Te nderuar qytetarë! Kjo është Policia e Shtetit. Shiheni fytyrën e Policisë së Shtetit!

E nderuar Policia e Shtetit! Mos harroni se bota rrotullohet dhe jeta është e gjatë. Partia Demokratike me ardhjen e saj në krye të qeverisë dhe në pushtet do të çojë para ligjit një për një të gjithë policët që kanë dhunuar qytetarët, oficerët që kanë arrestuar protestuesit pa të drejtë.

Të nderuar qytetarë! Do doja t’ju bëj një ftesë.

Ne do të vijojmë protestën sërish edhe javën tjetër. Edhe më 11 korrik. Do të jemi të gjithë bashkë për të protestuar tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, për t’u mbledhur të gjithë para selisë së kryeministrisë që është kthyer në strofkullën e bandave dhe karteleve më të mëdha të narkotrafikut në botë!” sn

Grupi Parlamentar i PD kërkesë për interpelancë urgjente me Ramën: Emëroi këshilltar një agjent të huaj të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

Grupi Parlamentar i PD ka dorëzuar kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e Gazment Bardhit: 

Edi Rama pa asnjë transparencë ka emëruar si këshilltar të jashtëm Florian Coldea, ish drejtor i Shërbimit Sekret Rumun. Ish agjenti sekret rumun është nën hetim për korrupsion, si dhe është referuar si drejtuesi i një linje trafiku ndërkombëtar të kokainës, që transportohej nga Meksika në Shqipëri dhe më pas nga Shqipëria në Rumani.
Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kam kërkuar zyrtarisht një interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të bëjë transparencë për Kuvendin dhe qytetarët shqiptar: (1) Si është njohur me këshilltarin e tij të jashtën Coldea dhe a ka cënuar kjo sigurinë kombëtare për shkak të funksionit të tij si punonjës i shërbimeve të huaja sekrete; dhe (2) Cili ka qenë roli i z. Coldea dhe çfarë veprimtarie këshillimi konkretisht ka kryer ai për Kryeministrin e Shqipërisë dhe për të cilën është paguar më taksat e shqiptarëve, ndërkohë që udhëhiqte një linjë të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Shqipëria në Rumani.
Është rastësi e shumëfishtë që në çdo aferë të organizatave kriminale, përfshirë krimin e organizuar ndërshtetëror, përfshihen lidhje personale apo institucionale të Edi Ramës, ndërkohë që ky i fundit hesht. Por nuk është asfare rastësi që në qeverisjen 11 vjecare të Edi Ramës, krimi i organizuar jo vetëm është fuqizuar, por ka përfaqësues të tij në çdo institucion. Shqipëria, një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një vend anëtar i NATO-s, nuk meriton të qeveriset nga krimi i organizuar.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë edhe zyrtarisht nga SPAK të hetojë rolin e Këshilltarit të Jashtëm të Edi Ramës në Shqipëri dhe sesi ka ndikuar marrëdhënia e tij me Edi Ramën për realizimin e veprimtarive të dyshuara kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Meksika në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Rumani. bw

Belind Këlliçi: – ‘Në korrik 2023, Veliaj me drejtorët e tij shpenzuan 100 mijë franga një fundjavë në Zvicër! Verifikojeni’

Nga fjala e Belind Këlliçit në demonstratën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.

“Kjo nuk është më godina e bashkisë së Tiranës. kjo është një skenë krimi, ku çdo ditë, kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës shkon në zyrë për të vjedhur taksat tona.

Ndërkohë që kishte nisur protesta, falënderoj një punonjës të ndershëm të bashkisë së Tiranës që sjell një informacion me vlerë për SPAK: “Shikoni pak në sistemin TIMS datën 14 korrik të vitit të kaluar. A ka udhëtuar Erion Veliaj së bashku me drejtorët e 5D për në Zvicër? Shikoni hotelet ku kanë ndenjur dhe a kanë shpenzuar 100 mijë franga vetëm për një fundjavë në Zvicër apo jo?!”

Që ta dini qytetarë, sot familjet në nevojë të pastrehën ata që nuk kanë mundësi financiare nuk mbyllin dot muajin, kurse ky hajdut ordiner me banditët e tij, me Taulant Tushën, me Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, Kapllanin, Malokun, Kacidhen harxhonin 100 mijë franga në fundjavë!”

Image

Kalaja-policisë: Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do përgjigjeni para ligjit

Opozita dhe Aleanca e Mbrojtjes së Teatrit po zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.

Adriana Kalaja: I bëj thirrje policisë së pushtetit që të heqë duart nga qytetarët.

Të dashur qëndrestarë, protestues, ne prej 12 vitesh nuk na ka zmbrapsur asgjë dhe nuk do te mundet as policia e krimit dhe drogës e narkoshtetit të na zmbrapsë. Duhet të largohen banditët me uniforme policie nga këtu.

Zoti Tonin Vocaj, largo nga radhët e policisë banditët që godasin e dhunojnë qytetarët. 

Ashtu siç ju premtojmë se shumë shpejt Erion Veliaj dhe Edi Rama do jenë para ligjit, edhe ju policë që nuk njihni ligj dhe Kushtetutë, do jeni para ligjit.

Për çdo akt dhune ndaj qytetarëve, do të përgjigjeni para ligjit. sn

The Albanian Policy Center publikon raportin: Në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë!

“Të gjithë të dhënat nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë” . Ky është rezultati alarmant i një analize të mbështetur në shifra dhe të publikuar sot nga “Albanian Policy Center” – qendra kryesore e mendimit konservator shqiptar për marrëdhënie ndërkombëtare, siguri kombëtare, qeverisje e politika ekonomike.

Këtë analizë e ka përcjellë sot edhe diplomatja Edith Harxhi, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtare e bordit e “Albanian Policy Center, tek shkruan në Fb:

“Gjeni bashkëlidhur analizën më të re për shpopullimin nga ekspertë të The Albanian Policy Center, vetëm një orë para publikimit të Censusit, i cili ka kushtuar 14 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe rezultatet e të cilit dalin 9 muaj me vonesë e janë krejtësisht të pabesueshme. Shpopullimi është plaga më e madhe e këtij vendi dhe axhendë e mirëmenduar, – nënvizon zonja Harxhi.

Ndërkohë, në deklaratën për shtyp të “Albanian Policy Center”, thuhet:

“Kriza e shpopullimit, numri i të larguarve nga Shqipëria në dekadën e fundit dhe rekomandimet e ekspertëve: Një analizë nga “Albanian Policy Center”.

Në një kohë kur Shqipëria ballafaqohet me sfida të mëdha demografike dhe territoriale, të shkaktuara nga një shpopullim i frikshëm, Albanian Policy Center ka organizuar një Tryezë Kombëtare me ekspertë të fushave të ndryshme për të adresuar këto çështje kritike dhe për të propozuar rrugëzgjidhje konkrete, si dhe ka prodhuar një raport studimor, bazuar mbi të dhënat e Eurostat dhe Qeverisë Britanike.

Disa nga të dhënat shqetësuese më të rëndësishme që dolën gjatë punës kërkimore:

Janë 478,245 të larguar me dokumente të rregullta për në vendet e BE

191,670 persona nga viti 2014-2023 kane kërkuar azil në vendet e BE-së

311,650 individë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së

Janë 12,301 shqiptarë të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet anijeve të vogla vetëm në vitin 2022, sipas një raporti të vitit 2023 të Parlamentit Britanik. Në vitin 2020, një vit pandemie, 50 shqiptarë mbërritën me varka të vogla, ndërsa vitin pasardhës ishin 800.

Në vitin 2019, Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar thoshte se ka dy herë më shumë shqiptarë që hyjnë ilegalisht në vend përmes porteve të saj se çdo kombësi tjetër. Një raport i vitit 2017, përmend se “shqiptarët kapen duke hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se çdo kombësi tjetër”

Të gjithë këto të dhëna nga institucionet ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri janë aktualisht më pak se 2 milionë banorë. Albanian Policy Center, nëpërmjet ekspertëve të saj jep ne raport rekomandime dhe propozime për adresimin e kësaj plage të shoqërisë.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të lexoni raportin e plotë.“- përfundon deklarata.

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira

Gjykata Kushtetuese rrëzon ligjin për tatimin mbi profesionet e lira.

Kështu, është shfuqizuar tatimi 15 deri në 23 përqind për profesionet e lira.

Vendimi u mor pas ankimit të bërë nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile.bw

Dr. Jakaj: Sistemi shëndetësor i kalbur e i degraduar ka çuar në largimin masiv të mjekëve

Dr. Besnik Jakaj, i ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ka dhënë mendimin e tij mbi korrupsionin e mjekëvë te Spitali Onkologjik që ka nxitur nisjen e hetimeve.

“Më çudit fakti që është ngritur e gjithë media shqiptare, i gjithë opinioni publik në këtë ngjarje, – tha dr. Jakaj ndër të tjera. – Kjo është një ngjarje banale. Nëse vërtetohet në gjykatë, është makabritet. Duhet të marrin dënimin maksimal. Minimalisht nuk mund të punojnë ata njerëz në institucione publike në asnjë kohë dhe asnjëherë kur të dalë me vendim gjykate.

Por, për të gjithë dështimin e sistemit shëndetësor, të gjitha ato që kemi thënë, fryhet opinioni publik dhe i hidhet kjo lloj gjëje për t’u debatuar në mënyrë ekstreme, sikur çfarë ka ndodhur.

Duhet të kuptojmë një gjë: në çdo lloj institucioni, në çdo lloj vendi në botë, në çdo lloj grupi profesional ka njerëz abuzivë, të papërgjegjshëm, jo korrektë profesionalisht.

Marrim të mirëqenë rastin e një apo dy mjekëve tek spitali Onkologjik e të koordinatorëve, të të gjithë zinxhirit që prokuroria ka nxjerrë në media, por nuk është ky problemi. Problemi është se i gjithë sistemi shëndetësor i kalbur, i degraduar dhe i shkatërruar ka çuar në largimin masiv të mjekëvë.

Në një studio një gazetar ngriti një hipotezë: Pse nuk reagojnë mjekët?! -Jo, zotëri, mjekët kanë reaguar dhe kanë reaguar në mënyrë të vazhdueshme. Është rasti i Ilir Allkjas. Reagoi në pandemi, largohet nga puna, largohet nga sistemi publik, nuk punon sot e kësaj dite.

E njëjta histori është me zotin Vargu: reagon, kalon kalvarin e gjyqeve, fton gjyqin, merr paratë e kthehet në punë e nuk mban përgjegjësi askush.

Është rasti i dr. Hotit te Onkologjiku, që ka ngritur shqetësime, por të ngrihet gjithë kjo tymnajë për një abuzues (nëse është e vërtetë e nëse është e vërtetë meriton ndëshkimin maksimal që përmban ligji e neverinë publike ndaj atij lloj profesionisti) por këtu janë dhënë me dhjetëra raporte të KLSH, janë ngritur me qindra probleme dhe …”

Ndiqni reagimin e plotë në videon në vazhdim të dr. Besnik Jakajt.

Kur Rama krenohej me aparatin e kobaltit, 18 herë më rrezatues se normalja

Nuk u vu në punë asnjëherë, për shkak se nuk u gjet vendi i duhur ku duhej të ishte, sepse rrezatimi që ai lëshonte ishte 18 herë më i lartë se normalja, por edhe për shkak se munguan gjithmonë njerëzit për ta përdorur.

Bëhet fjalë për aparatin e kobaltit me të cilin Edi Rama krenohej duke bërë propagandë në vitin 2020, kur shqiptarët ende ishin të kapluar nga Kovidi dhe kriza ekonomike sapo kishte filluar.

Por skandali i plasur ditët e fundit në Spitalin Onkologjik, risolli në vëmendje propagandën e Ramës me aparatin e kobaltit që duhej të shërbente për pacientët me kancer, por që kurrë nuk u shërbeu atyre.

Ishte 12 nëntori i vitit 2020, kur Rama do të postonte në faqen e tij në Facebook, propagandën e radhës.

Image

‘Deri dje në Spitalin Onkologjik kishte vetëm një aparaturë prehistorike me kobalt, sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, si në çdo spital europian ku kurohen të sëmurët me kancer. Vetëm kush nuk do që të shikojë nuk e sheh ndryshimin epokal që vazhdon në shëndetësi’, shkruante Edi Rama në postimin propagandë të tij.

Me instalimin e akseleratorëve është arritur reduktimi i radhës së pritjes, nga 10 javë në dy deri në tri javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit, vijonte më tej propaganda e qeverisë, por që nuk u bë kurrë realitet për pacientët që vuanin nga kanceri. sn

Nevojat për ilaçe në QSUT, 4 herë më të larta se realiteti: Si po keqmenaxhohet spitali më i madh në vend

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” në vitin 2023 përballoi 42 për qind të fluksit të shërbimit spitalor në vend sipas të dhënave zyrtare.

Spitali më i madh publik në vend prej vitesh vuan nga menaxhimi i dobët, abuzimet me fondet dhe sidomos me medikamentet. Po përfundon mesi i vitit dhe QSUT ende nuk ka kontraktuar shërbimin e mirëmbajtjes kur të gjitha pajiset dhe furnitura prishet dhe digjet çdo ditë dhe nga ana tjetër kontratat koncesioneve me PPP i thelluan problemet financiare ndër vite.

Shërbimet mjekësore në ditën e sotme udhëhiqen nga pajisjet mjekësore , por në QSUT shumica e pajisjeve nuk punojnë për shkak të mosmirëmbajtjes dhe shërbimi shëndetësor është i varur nga burimet njerëzore.

Nevojat për ilaçe në QSUT katër herë më të larta se realiteti

Kontrolli i Lartë i Shtetit vërejti vitin e kaluar se nevojat për ilaçe në QSUT ishin 3-4 herë më të larta se sa buxheti që miratohet për këtë qëllim.

Çdo vit kur hartohet buxheti afatmesëm entet publike raportojnë për nevojat qe kanë për financime gjatë një viti. Këto kërkesa në fund i përcillen Ministrisë së Financave që më pas miraton fondin përkatës, i cili për shumë funksione nuk mund të jetë sipas nevojave.

Kjo është e kuptueshme në rastin e investimeve publike, apo shërbimeve të tjera, por në rastin e barnave mungesa e financimit sipas nevojës përkthehet në më pak jetë ose në shpenzime të larta nga xhepi i pacientëve për tu kuruar jashtë sistemit publik.

Shefat e shërbimeve në QSUT kërkojnë çdo vit medikamente që kushtojnë rreth 10-11 miliardë lekë, por në vërtetë qeveria financon nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm vetëm 1 të katërtën ose një pestën e kësaj shume. Kjo anomali është vënë në dukje edhe nga Kontrolli i Lartë i shtetit gjatë një auditimi në Qendrën Spitalore.

Për kryerjen e përllogaritjeve të nevojave të QSUNT për fonde, zhvillohet një procedurë nga shefat e shërbimeve të tilla si konsum historik i llojit të barnave, nevojat për barna sipas mjekimit, numrit të të sëmurëve në periudhat e mëparshme dhe sasinë e barnave të akorduara sipas pacientëve, etj., bazuar kryesisht në kërkesat e periudhave të mëparshme, dhe jo në alokimet reale të fondeve për barna.

“Kërkesat e përcjella nga shefat e shërbimeve janë një “wish list”, dhe nuk merren në konsideratë, për vetë vlerën e lartë të këtyre shpenzimeve, dhe fondet e akorduara bazohen në buxhetin historik të vendosur në dispozicion për këtë zë. Në vijim të kërkesave sipas shefave të shërbimit për Barna dhe materiale mjekësore, QSUNT, përcjell për MSHMS në cilësinë e Organit Qendror Blerës sasinë e barnave, duke qëndruar brenda limiteve buxhetore dhe çmimeve të publikuara, ku sasitë janë të reduktuara, duke theksuar se ky planifikim do të sjellë një pamundësi të plotësimit të nevojave për të gjithë pacientët që marrin shërbimin pranë qendrës spitalore”, ka vërejtur KLSH ne auditin që ka bërë QSUT.

KLSH vërejti se buxheti për spitalin “Nënë Tereza” mbetet i pandryshuar për vite me radhë si për barnat ashtu edhe në totalin e tij, nga ana tjetër barra e sëmundjeve që kërkojnë trajtime të kushtueshme të tilla si neoplazmat dhe sëmundjet kardiovaskulare po rriten me shpejtësi nga viti në vit.

Gjatë dekadës së fundit në QSUT ka një rritje progresive të shtrimeve (nga 68,273 pacientë në 2013, në 116 mijë pacientë në vitin 2022). Ka rritje të aktivitetit në shërbimet e urgjencës, rritjen e numrit të konsultave dhe ekzaminimeve ambulatorë, rritje të procedurave invazive dhe mini invazive, rritjen e trajtimeve në onkologji, hematologji, onko-hematologji, pediatri, etj.

Ndërkohë që financimi i barnave në QSUT ka një hendek të thellë, nën anën tjetër buxheti i Qendrës Spitalore po gërryhet nga pagesat e larta për shërbime dytësore që ofrojnë privatet dhe koncesionaret.

Koncesionet e laboratorit dhe sterizilimit po kanalizojnë buxhetin e “varfër” të QSUT drejt financimit të shërbimeve dytësore me kosto shumë të lartë.

QSUT përballon gjysmën e ngarkesës, merr vetëm 23% të buxhetit spitalor

Në fillim të këtij viti Këshilli i Ministrave miratoi dhe detajoi fondin për shërbimin spitalor, sipas të cilit QSUT do të financohet me 7.8 miliardë lekë, shumë kjo sa 23 për qind e fondit prej rreth 33 miliardë lekësh që do të ndahet me 2024 për spitalet.

Por nga ana tjetër QSUT përballon gati gjysmën e volumit të punës që ofrojnë spitalet tona publike në rang vendi. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 rreth 278 mijë persona u shtruan në spital, ku rreth 115 mijë ose 42 % u shtruan në pavijonet e spitalit universitar “Nënë Tereza”.

Të dhëna të tjera tregojnë se QSUT është ofruesi më i madh të gjithave shërbimeve spitalore. Përqendrimi i shërbimeve në këtë qendër ka ardhur në rritje vit pas viti, për shkak të mungesave në burime njerëzore dhe pajisje në spitalet rajonale.

Spitalet e qarqeve kanë mungesa të mëdha në të gjitha specialitetet, duke bërë zhvendosur marrjen e shërbimeve në QSUT edhe për anomali të thjeshta në shëndet.

Por përveçse QSUT ka pak buxhet në raport me shërbimin që ofron, fondet e tij gërryhen nga koncesionet. Duke qenë se shtrimet dhe ndërhyrjet kirurgjikalë janë të shumta, një pjesë e mirë e buxhetit të QSUT shkon për koncesionet PPP dhe shërbimet mbështetëse. Psh këtë vit 10,8 për qind e buxhetit total të QSUT do të jetë pagesa për koncesionin e laboratorit, teksa shpenzime të mëdha shkojnë për sterilizimin e sallave kirurgjikale, pastrimin, ushqimin etj.

Nga ana tjetër QSUT aktualisht ka mungesa në burime njerëzore në të gjitha pavijonet si në infermieri dhe mjekë.

Shpenzimet buxhetore në shëndetësi janë deformuar nga kontratat koncesionare, të cilat po përthithin fondet për shërbime dytësore, në një kohë që shpenzimet publike për shëndetësinë mbeten ende shumë të ulëta në vendin tonë.

Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë për vitin 2022 ishin 63.8 miliardë lekë. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ato arritën në 2.98% dhe kanë shënuar rënie vjetore me 0,44 pikë përqindje, ndërsa shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rënie me 0,90 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021.

Shpenzimet buxhetore për shëndetësinë në raport me PBB-në ishin në nivelin më të ulët që nga viti 2017.

Ekonomia dhe kapacitetet buxhetore janë shtuar përgjatë dekadës së fundit, por financimet për shërbimet themelore shëndetësore, të tilla si rimbursimi i barnave dhe kujdesi parësor kanë mbetur në vendnumëro, në një kohë që nevojat për produkte farmaceutike dhe shërbime shëndetësore në një popullsi në plakje po rriten./MONITOR

Image

Kuvendi iu jep fund spekulimeve, kryetarit të PD Sali Berisha nuk i hiqet mandati i deputetit

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, gjatë mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ka sqaruar se liderit të opozitës, Sali Berisha, nuk i mbaron mandati i deputetit nga mosprania në senaca.

Kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se Sali Berisha ka munguar me arsye në parlament për më shumë se 6 muaj ndaj atij nuk i hiqet mandati.

“Dua t’i japim fund spekulimeve. Qënia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës”, ka thënë Lindita Nikolla në mbledhjen e kryetarëve.

Kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mësohet të jetë shprehur se, Kryetarja e Kuvedit, këtë herë ka lexuar drejt Kushtetuten sa i përket mandatit të kreut të opozitës, Sali Berisha.  Strukturat ligjore të kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në kuvend nuk është pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve të sponsorizuara nga segmenete të mazhorancës. Ne kërkuam që zotit Berisha, në përputhje me Kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë në seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare. sn

“Drejtuesja e SHISH ndodhet në Beograd” Debate te “TIMS”

Debate ka pasur në komisionin hetimor për të dhënat e TIMS, pas deklaratës së kryetarit Ervin Salianji, se drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni ndodhet në një aktivitet në Beograd dhe nuk mund të dëshmojë në këtë komision.

Deputeti Nasip Naço, i kërkoi Salianjit që të jetë më i kujdesshëm me akuzat ndaj Hysenit, duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj.

Pjesë nga debati:

Naço: Kjo është për lavdinë tuaj personale

Salianji: E pranoni që jeni kapur.

Naço: Për pjesën e drejtueses së SHISH, që qenkeni i zoti ne te Siguria nuk e morëm dot, ajo ka ardhur edhe kur anëtarët e opozitës nuk ishin. Vini birbilosni sot…

 

Si mund të thoni ka ikur në Beograd, si mund ta përdorësh. Kur të bëni akuza e të thoni të pavërteta të jeni më i rezervuar për pozicionin e saj të punën. Pastaj sa i zoti jeni do ta shohim kur të jetë ajo këtu se çfarë pyetjesh do ti bëni.

Salianji: Të gjithë ju e keni drejtorin e departamentit më të rëndësishëm. Keni një drejtor me masë arresti e nuk e shkarkoni dot. Nuk keni guximin të kërkoni pse nuk përjashtohet nga policia.

(BalkanWeb)

CNA: SPAK masë sigurie për Erjon Veliajn

Pas hetimeve të thelluara të SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, Gjykata ka nxjerrë 19 masa sigurie me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi.

Burime jo zyrtare thonë se ka masa sigurie për disa shtetas.

CNA ka mësuar nga burimet e saj se një masë sigurie është dhënë dhe për kryetarin e Bashkisë Tiranë, zotin Erion Veliaj.

Personat në hetim janë rreth 19, ku përfshihen dhe disa shtetas të huaj, personazhe të politikës dhe personazhe publikë.

Të njëjtat burime konfirmuan se ka masa për disa gazetarë por dhe ortakë të kompanisë së inceneratorëve, të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, po ashtu dhe për persona të tjerë publikë. sn

Skandali tek Onkologjiku- Gazetarja: Është përfshirë i gjithë sistemi, nga roja te…

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në reja në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut, ku pacientët detyroheshin të shkonin për trajtim në spital privat, pacientëve u jepej më pak ilaç se sa duhej dhe medikamentet u jepeshin farmacive që t’i shisnin.

Lala ka zbuluar se gjithçka ka nisur në momentin që është ndërmarrë një operacion për barna kontrabandë, nga zbulimet e komunikimit mes personave të përfshirë, “nxori zbuluar” edhe mjekët e Onkologjikut dhe skemës së përdorur.

Lala: Është histori i sistemit, janë përfshirë institucionet, Përfshihet nga roja deri te instancat më të larta. Prokuroria krijoi përshtypjen për një skemë abuzive që i drejtonin pacientët drejt privatit. Hetimi ka nisur në 2022, pas dyshimeve të forma për ilaçe kontrabandë. Në 2023 janë arrestuar 2 punonjës të agjencisë së barnave dhe një është shpallur në kërkim. Kjo ka qenë zanafilla.
Duke pasur komunikimin pas tyre, ka pasur disa operacion nga ku janë marrë masa për disa punonjës të farmacive.
Nga kpmunikimet zbulohet se ishin kryesisht barna nga Italia e Greqia, por kishte edhe barna turke. sn

Dr.Taulant Muka: KIZ ka shkelur ligjin kur ka lejuar kandidimin për rektor e dekane z.Artan Hoxha e Dorina Hoxha me doktoratura të plagjiatuara

Kërkesa për Anulimin e Vendimit të Komisionit Zgjedhor të Universitetit të Tiranës për Zgjedhjen e Rektorit, Kërkesë që i Kam Dërguar Komisionit të Apelimit të UT!
Komisioni Zgjedhor (KIZ) ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke lejuar kandidaturat e rektorit z. Artan Hoxha dhe Dekanes znj. Dorina Hoxha, të cilat përmbajnë plagjiaturë në punimet doktorale.
Anëtarët e komisionit do të kallëzohen për shpërdorim detyre.
Komisioni i Apelit duhet të respektojë ligjin!
Plagjiatura është vjedhje, dhe figurat drejtuese universitare duhet të jenë elita që i japin nder dhe reputacion institucioneve akademike.
Ky veprim vjen pas shpërdorimit të detyrës nga ana e KIZ, pasi është lejuar kandidimi i personave me plagjiaturë.
Hapa të tjerë ligjorë do të ndiqen për të vënë drejtësi në arsimin e lartë!
Plagjiatura nuk duhet normalizuar!

Safet Gjicit i rëndohet dënimi- BIRN: Shumë kryebashkiakë nën hetim, mes tyre edhe Erion Veliaj

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici mori një zgjatje të masës së dënimit në shkallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pasi apeli vendosi të prishë dënimin e shkallës së parë, i cili e dënonte atë vetëm për abuzim me detyrën dhe e dënoi atë për korrupsion.

Për korrupsion u dënua edhe Alma Kaçi, gruaja që regjistroi një video në të cilën ajo dhe Gjici shfaqen duke kryer seks në zyrën e kryetarit të bashkisë si dhe duke biseduar për përfitimin e fondeve nga ana e Kaçit për ndërtimin e një qendre për trajtimin e qenve të rrugës në qytetin veri-lindor.

Gjici ishte dënuar në shkallën e parë për abuzim me detyrën dhe duhej të vuante 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim që niste nga qershori i vitit të kaluar, ditën kur ai u arrestua dhe që pritej të përfundonte së shpejti. Por gjykata e Apelit doli në konkluzionin se Gjici nuk duhej të dënohej për abuzim me detyrën por për korrupsion aktiv. Rrjedhimisht ai u dënua me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të duhet të vuajë 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjici është një nga shumë kryetar bashkish të dënuar apo në proces hetimi për korrupsion nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më herët, Fatos Tushe, ish-kryebashkiak i Lushnjës u dënua me 2 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe po për abuzim me detyrën u dënua edhe ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit Fran Tuci.

Ish-kryetarja e Bashkisë Patos Rajmonda Balilaj është në proces gjykimi nën akuzat e manipulimit të tenderëve ndërsa Luiza Mandi, ish-kryebashkiake e Libohovës, u dënua për abuzim me detyrën. Kryebashkiaku aktual i Libohovës Leonard Hida është marrë i pandehur ndërsa ai i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dërguar për gjykim nën dyshimin e veprës penale falsifikim dokumentesh. Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është dërguar për gjykim për korrupsion në zgjedhje ndërsa kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, sipas dokumenteve të rrjedhura në media, është nën hetim pasuror. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është dënuar me 2 vjet burg për shkelje të barazisë në tenderë./BIRN

SPAK ka nisur hetimin pasuror, Tahiri lë Prokurorinë Speciale pas dy orësh

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qëndruar për mbi 2 orë në SPAK, ku u thirr si person në dijeni, ndërsa Prokuroria Speciale ka nisur një hetim pasuror ndaj tij.

Tahiri nuk ka pranuar të flasë për mediat, ndërsa ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

Sipas raportimeve, Tahiri ka dhënë shpjegime si person në dijeni të rrethanave për të cilat SPAK ka nisur hetimin pasuror.

Ish-ministri i Brendshëm ka vuajtur një dënim prej 3 vjet e 4 muaj burg për shpërdorim detyre , ndërsa kjo ishte hera e parë që ai shfaqej në publik që prej daljes nga burgu. bw

U përvetësuan me dokumente të falsifikuara, sekuestrohet 247.000 m2 prona në Himarë, kapin vlerën e 35 mln eurove

Prokuroria e Vlorës sekuestron 247.000 m2 prona në Himarë në vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë sekuestroi 30 pasuri në Himarë të regjistruara në emër të shtetasve J.J. dhe K.J. nën hetim për veprat penale ‘Falsifikimi i Dokumenteve’ e kryer më shumë se një herë dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Në kuadër të procedimit penal nr.51 të vitit 2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, konstatoi gjatë hetimeve, se pronat, në total 247.000 metra katrorë në Himarë, me një vlerë rreth 35 milionë euro, janë përfituar nga personat e mësipërm nëpërmjet dokumente të falsifikuara.

Gjatë hetimeve, Prokuroria arriti të provojë se dokumenti kryesor që ka shërbyer për regjistrimin dhe përvetësimin e këtyre pronave në Gjykatën e Apelit Vlorë, ka rezultuar i falsifikuar.

Për rrjedhojë, me kërkesë së prokurorisë, gjykata vendosi sekuestro preventive të 30 pronave në Zonën Kadastrale 1592 në Himarë. bw

Resuli: Sistemi, jo në favor të fermerëve! Me mish Brazili, domate Turqie e dele Greqie nuk bëhet turizëm

Majtas, Ervin Resuli – Djathtas kryeministri Rama gjatë vizitave në projektet e IPARD II

 

Z. Ervin Resuli, president i Urdhrit të Mjekut Veterinar, ka deklaruar sot se Shqipëria nuk ka për të parë fonde nga Bashkimi Europian, hapje të programit të tretë për bujqësinë dhe blegtorinë IPARD, “derisa i gjithë sistemi, që nga zyra në Kryeministri që merret me bujqësinë e blegtorinë e deri te agropika ku është punonjësi më i thjeshtë, nuk rifreskohet, rishikohet, rivlerësohet.”

“BE e ka lënë me shkrim që duhet të rishikohet e gjithë struktura në bujqësi, përfshirë në Kryeministri, në Ministrinë e Bujqësinë, në AZHBR dhe në bazë, ndryshe nuk hapet IPARD III, – nënvizoi z. Resuli sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, ku ai ngriti problemet e rënda me të cilat po ballafaqohet sot sektori më i rëndësishëm i ekonomisë së vendit.

“Fatkeqësisht, se është fatkeqësi në fakt – tha eksperti i fushës së blegtorisë, – që ne nuk po shohim, pavarësisht se porositë janë lënë, nuk po shohim ndonjë lloj ndryshimi apo lëvizje apo ristrukturimi në aspektin për të lëvizur, pasi fare thjesht, OLAF ishte gati një – dy vjet në Shqipëri dhe besoj se e ka grumbulluar informacionin e duhur dhe ka kuptuar në detaje që nuk kemi të bëjmë thjesht me emra, po kemi të bëjmë me sistem. Pra ne kemi të bëjmë në tërësi, në të gjithë zinxhirin e bujqësisë dhe të blegtorisë, me një sistem që nuk punon më në favor të fermerëve dhe blegtorëve, por punon në favor të klientëve të qeverisë, të miqve të ministres, të njerëzve të afërt që kanë interesa me Ministrinë e Bujqësisë dhe në fakt, ajo që është thelbi dhe ajo që është pasuria kombëtare, bujqësia dhe blegtoria, është lënë në harresë prej vitesh.

Këtë nuk e them unë, por e thotë INSTAT-i. Pra, nëse ka një institucion për të cilin biem bashkarisht dakort, që edhe ai ka mangësitë e veta, por po e marrim të mirëqenë siç është, është INSTAT, i cili nga viti në vit, të paktën që nga 2017-a e këtej, tregon rënie: rënie të prodhimtarisë së mishit, të qumështit, të blegtorisë e kështu me radhë ç’ka do të thotë se problemi nuk qëndron thjesht në emra individësh. Është në sistem. Pra ne duhet ta ndryshojmë tërësisht të gjithë linjën e logjikës për sa i takon zhvillimit të blegtorisë dhe bujqësisë dhe është një nga sektorët që në fakt shkon paralel me atë që Kryeministri thotë përditë që “Shqipëria është potencial përsa i përket të ardhurave nga turizmi”. Absolutisht, nuk funksionon!

Nëse ne bëjmë turizëm me mish Brazili apo me domate Turqie a bëjmë turizëm me dele Greqie e kështu me radhë, atëherë ne nuk po bëjmë turizëm! Ne thjesht kemi vënë një copë rëre dhe det që është aty se e ka dhënë Zoti dhe askush nuk mund t’i ndalojë qytetarët e Evropës të vijnë ta shohin pra, për inerci, të eksplorojnë një vend që nuk do të mbetet gjatë; pra do të jetë çështje valësh. Do të kalojmë një valë me 10-15 milionë turistë apo 20 milionë dhe pastaj do të kthehemi prapë në atë geton tonë të rrudhur, në hallin tonë dhe të vetmuar në një cep të Europës, së cilës nuk i prodhojmë asgjë.”/SYRI.NET

Padi në SPAK, Kalaja: Personazhe të botë së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejt Dubait

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD dhe aktivistes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka dorëzuar një padi në SPAK kundër Engjëll Agaçit dhe Ina Ramës.

Kalaja në një deklaratë për mediat është shprehur se ka dyshime të forta bazuar në indicie se personazhe të botës së krimit kanë paguar udhëtimet e Ina Ramës drejtë vendeve të luksit.

“Një padi në SPAK për Engjëll Agaçin dhe për disa zyrtarë të tjerë që do të zbulohen nga hetimet e SPAK, në lidhje me falsifikimin në deklarimin që ka bërë zonja Ina Rama ku dhe ndaj anëtarëve të KPA dhe KPK nuk është zhvilluar një veting që e parashikon Kushtetuta.

Ka dyshime të forta në lidhje me fshehjen e të ardhurave, dhe persona të arrestuar në çështjen Metamorfoza kanë paguar udhëtime turistike të zonjës Rama në Dubai, të cilat janë kryer nënë monitorimin e Engjëll Agacit.

Veprat penale që janë konsumuar në këtë padi janë falsifikimi i dokumentave, shpërdorimi i detyrës, falsifikim në deklarime dhe fshehje të të ardhurave.

Ne  i kemi kërkuar SPAK që minimalisht të mbajë precedentin e KPA dhe kemi kërkuar si një masë të shpejtë pezullimi nga detyra e Ina Ramës dhe Engjëll Agaçit ku të sekuestrohen dhe të gjitha pajisjet elektronike pasi ekziston mundësia të prishë provat”. sn

‘Godasin’ në Shqipëri sërish ‘hakerat iranianë’- Nga numrat e telefonit te ID, publikohen të dhënat e 65 mijë qytetarëve

Faqja në Telegram, që pretendohet se është e hakerave “iranianë”, ka publikuar sot, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: numri i kartës së identitetit, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit.

Kjo nuk është hera e parë që faqja në Telegram, që pretendohet se është e “hakerave iranianë” publikon të dhëna sensitive për qytetarët shqiptarë.

‘Hakerat iranianë’ kanë kryer një sërë sulmesh kibernetike edhe mbi institucionet e vendit tonë, ku më i fundit ishte ai ndaj faqes së INSTAT. Pas kësaj, Instituti i Statistikave reagoi, duke thënë se hakerat nuk kanë prekur të dhënat e Censit.

(Balkanweb)

FSK trajnohet nga ushtria amerikane në Shqipëri

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë realizuar një trajnim nga ushtria amerikane me mortaja në poligonin Melle në Shqipëri.

Në njoftimin e publikuar, FSK thotë se pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ndërsa pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë”.

Qëllimi i trajnimit, sipas FSK-së, ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes, me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së. sn


Send this to a friend