VOAL

VOAL

SHBA: Uragani Nate ka arritur në Luizianë

Uragani i kategorisë 1, Nate, ka arrritur në lumin Misisipi, në skajin juglindor të shtetit amerikan, Luiziana.

Qendra Kombëtare e Uraganeve ka njoftuar mbrëmë se uragani ishte nisur për një pjesën veriore me shpejtësi prej 140 kilometrash në orë.

Përgjatë Bregut të Gjirit të Shteteve të Bashkuara është urdhëruar evakuim.

Konsiderohet se uragani nuk pritet ta godasë direkt qytetin, Nju-Orleans.

Raportohet se dhjetëra njerëz kanë humbur jetën nga vërshimet e gjëra në Amerikën Qendrore, pasi disa stuhi natyrore vdekjeprurëse i kanë goditur Karaibet, Meksikën dhe pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara.

Trumpi thotë se nuk do ta lëvizë ambasadën në Jerusalem

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste televizive tha se tash për tash nuk do ta vazhdojë procesin e përkushtimit të tij për lëvizjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

Duke folur mbrëmë në programin televiziv të ish-guvernatorit republikan, Mike Huckabee, presidenti Trump tha se ai nuk do të punojë në planet për lëvizjen e ambasadës, që ishin konsideruar kundërthënëse, derisa të ketë përpjekje të reja për marrëveshjen paqësore ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.

“Dëshiroj që kjo të ndodhë para se të mendoj për lëvizjen e ambasadës në Jerusalem”, tha Trump gjatë intervistës në rrjetin televiziv, TNB.

“Ne do të marrim vendim në një të ardhme jo të largët”, tha Trump.

Statusi i Jerusalemit është njëra prej çështjeve më të ndjeshme në konfliktin izraelito-palestinez.

Palestinezët e konsiderojnë Jerusalemin si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli e ka aneksuar Jerusalem Lindor dhe e ka shpallur për kryeqytet, por kjo shpallje asnjëherë nuk është pranuar nga komuniteti ndërkombëtar. Shumica e shteteve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale të vitit të kaluar, zoti Trump pat shprehur përkushtim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe për ta lëvizur ambasadën amerikane në këtë qytet.

SHBA: Rusia t’i gjejë ideologët e vrasjes së gazetares Politkovskaya

Një grua duke vendosur lule në pllakën përkujtimore në vendin ku është vrarë gazetarja ruse Anna Politkovskaya

Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë thirrje Rusisë që t’i gjej dhe dënojë ata që e kanë urdhëruar vrasjen e gazetares së njohur investigative ruse, Anna Politkovskaya, në vitin 2006.

Në kumtesën e mbrëmshme, një ditë para 11 vjetorit të vrasjes së gazetares Politkovskaya, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se raportimet e kësaj gazetareje “kanë vënë dritë në shkeljen e të drejtave të njeriut në Rusi dhe për vuajtjet e viktimave të luftës në rajonin e Kaukazit Verior”.

“Ne vazhdojmë të kërkojmë nga autoritetet e Rusisë që ta identifikojnë dhe dënojnë personin apo personat që urdhëruan, planifikuan dhe e financuan këtë krim të tmerrshëm”, tha Nauert.

Anna Politkovskaya, kritike e ashpër e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, raportimet e së cilës e kanë zbuluar korrupsionin e nivelit të lartë në Rusi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin Çeçeni në Rusi, është vrarë më 7 tetor të vitit 2006, në ndërtesën ku banonte në Moskë.

Në vitin 2014, dy persona janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me burgim, për përfshirjen e tyre në këtë vrasje.

Por, të afërmit dhe kolegët e gazetares së vrarë thonë se drejtësia nuk do ta kryejë detyrën e saj, derisa ata që e urdhëruan vrasjen e saj të identifikohen dhe dënohen.

Meqë Politkovskaya ishte vrarë në ditën kur Putin e shënon ditëlindjen e tij, janë përhapur spekulime se vrasja e saj mund të ishte “dhuratë” për presidentin rus.

Pentagoni beson se kreu i ISIS-it është gjallë

“Inteligjenca amerikane vërtetoi se audio-regjistrimi që pohohej t’i përkiste Abu Bakr al-Bagdadit është i vërtetë”, tha Pahon

UASHINGTON – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) ka njoftuar se kanë analizuar dhe kanë verifikuar vërtetësinë e audio-regjistrimit që pohohej t’i përkiste kreut të organizatës terroriste DEASH, Abu Bakr al-Bagdadi.

Zëdhënësi i Deskut të Lindjes së Mesme të Pentagonit, Eric Pahon, për AA tha se analizat e audo-regjistrimit tregojnë se Bagdadi ende është gjallë.

“Inteligjenca amerikane vërtetoi se audio-regjistrimi që pohohej t’i përkiste Abu Bakr al-Bagdadit është i vërtetë. Logjikisht, kjo tregon se Bagdadi të paktën ka jetuar deri në kohë të afërt, kur është bërë ky audio-regjistrim”, tha Pahon.

“Ne duam ta dimë vendin e tij më shumë se gjithkush”, shtoi Pahon, duke mos dhënë përgjigje në pyetjet nëse inteligjenca amerikane ka verifikuar se nga ku është marrë audio-regjistrimi.

Zhvillimi në fjalë vjen pasi muajin e kaluar u publikua një audio-regjistrim prej 46 minutash, për të cilin pohohej t’i përkiste Bagdadit. Personi që fliste në regjistrim përmendte disa zhvillime të fundit, duke shkaktuar komente se regjistrimi në fjalë nuk është i vjetër.

Pas kësaj, Pentagoni njoftoi se do të analizojë audio-regjistrimin.

Personi në regjistrim fliste edhe për kërcënimet e Koresë së Veriut ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë dhe për takimet për gjetjen e zgjidhjes së krizës siriane në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, të kryesuara nga Turqia, Irani dhe Rusia.

Personi po ashtu u bënte thirrje pjesëtarëve të organizatës për rritjen e sulmeve terroriste në qytetet perëndimore, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve dhe bombardimeve ndaj DEASH-it.

Më herët, Rusia kishte pohuar se ka vrarë Bagdadin në një sulm në muajin korrik.

Ndërkaq, Organizata për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut në Siri, duke u bazuar në të dhëna nga burime të DEASH-it, kishte theksuar se kanë verifikuar vdekjen e Bagdadit.

Raportohet se hakerët rusë kanë vjedhur materiale sekrete nga NSA

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), Mike Rogers.

Mediat raportojnë se hakerët e mbështetur nga qeveria ruse, vodhën materiale shumë të rëndësishme të spiunazhit të SHBA-së, pasi një kontraktues i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i kishte vendosur materialet në kompjuterin e tij në shtëpi.

Autoritetet e SHBA-së, besojnë se vjedhja e supozuar, së pari e raportuar nga Wall Street Journal, mund të jetë kryer duke shfrytëzuar souftuerin antivirus të krijuar nga kompania me bazë në Moskë, Kaspersky Lab.

Uashtingtoni muajin e kalura i ndaloi agjencitë federale të Shteteve të Bashkuara që të përdorin produketet e Kasperskyt, duke konkluduar për “lidhje të dyshimta në mes të zyrtarëve të Kasperksit dhe inteligjencës ruse dhe agjencive tjera qeveritare”.

Kremlini ka dënuar këtë ndalim dhe themeluesi i kompanisë Eugen Kaspersky, vazhdimisht ka mohuar se kompania e tij ka lidhje me inteligjencën ruse.

Raportet mbi vjedhjen e dyshuar të NSA thanë se hakerët u kanë dhënë informata Rusisë, se si agjencia e spiunazhit amerikan shkel rrjete të huaja dhe mbron vetën nga sulmet kibernetike.

NSA nuk ka komentuar mbi këto raportime.

SHBA: Pesë ish-presidentë në koncertin për ndihmë të viktimave të uraganit

Ish-presidentët amerikanë Barack Obama (i pari majtas), George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush (në karrocë) dhe Jimmy Carter

Të gjithë ish-pesë presidentët amerikanë, që janë gjallë, parashihet të marrin pjesë në një koncert në një universitet në Teksas, për t’i ndihmuar viktimat e uraganit. Koncerti do të mbahet më 21 të këtij muaji.

Në kumtesën e mbrëmshme, theksohet se Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter, do të paraqiten së bashku në koncertin në Universitetin A&M në Teksas.

Me këtë koncert do të tubohen fonde për viktimat e stuhive natyrore, që e kanë goditur pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe rajonin e Karaibeve.

Kjo shpallje u bë nga Libraria e Fondacionit Presidencial, George H.W. Bush, ku, po ashtu, theksohet se “të gjitha shitjet e biletave dhe të ardhurat e tjera” do të përdoren për ripërtritjet nga shkatërrimet e shkaktuara nga stuhitë në Teksas, Floridë dhe në Karaibe, përfshirë territorin amerikan, Porto-Riko.

Në Teksas jeton familja Bush, nga e cila George H.W. dhe djali i tij, ishin presidentë të Shteteve të Bashkuara.

I dërguari amerikan takohet në Beograd me ndihmësin e Kremlinit

Kurt Volker (djathtas) dhe Vladislav Surkov

Kurt Volker, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara për përpjekjet për ndaljen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, tha se do të takohet me ndihmësin e Kremlinit, Vladislav Surkov, në kryeqytetin Beograd në Serbi.

“Ne do të takohemi me kolegun rus më 7 tetor në Beograd për të diskutuar se si ta shpejtojmë implementimin e marrëveshjes së Minskut dhe ta ripërtrijmë integritetin territoril të Ukrainës”, ka shkruar sot herët në mëngjes zoti Volker në rrjetin Twitter.

Ky do të jetë takimi i dytë ndërmjet amerikanit Kurt Volker dhe Vladislav Surkovit, që është përfaqësues i presidentit të Rusisë, Vladislav Surkov, për konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës.

Warner: rusët kanë siguruar dokumente gjatë zgjedhjeve

Kryetari demokrat i Komisionit të Zbulimit të Senatit thotë se “ekziston një konsensus i gjerë” se rusët kanë siguruar përmes hakerimit dokumente politike dhe e kanë bërë të njohur informacionin e siguruar, në përpjekje për të patur ndikim tek zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Senatori i Virxhinias Mark Warner i bëri këto komente në një konferencë shtypi që tha të mërkurën lidhur me hetimin që po zhvillon Komisioni i Senatit për ndikimin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane. Konferencën e shtypi senatori demokrat e dha së bashku me Kryetarin republikan të Komisionit, senatorin republikan të Karolinës së Veriut, Richard Burr.

Komisioni i Zbulimit i Senatit është njëri prej disa komisioneve që janë duke zhvilluar hetime lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes Rusisë dhe anëtarëve të ekipit të fushatës së zotit Trump.

Senatori Warner tha se përpjekja e Rusisë për të patur ndikim tek zgjedhjet amerikane, po ashtu përfshin edhe disa përpjekje për të testuar dobësitë e sistemeve zgjedhore të 21 shteteve amerikane.

Senatori Burr tha se Rusia nuk ka mundur të ndikojë në procesin e numërimit të votave. Ai tha se Komisioni i Senatit është duke e vazhduar hetimin lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të ekipit të zotit Trump me Rusinë gjatë fushatës elektorale, por ai shtoi se ende nuk ka ka një përfundim të qartë për atë që ka ndodhur.

Senatori demokrat Mark Warner tha se qeveria federale duhe të mbajë “një qëndrim më agresiv” lidhur me ndërhyrjen ruse, meqenëse hetimi i deritanishëm ka treguar për depërtimin rus në sistemet elektorale të 21 shteteve amerikane.

Megjithëse senatori republikan Burr theksoi se hetimi ende nuk ka arritur në konkluzione, ai tha se beson që komisioni nuk mund të presë derisa të përfundojë i gjithë hetimi. Ai tha se publiku duhet ta dijë se Rusia mund të ndërhyrë përsëri.

Shumica e ekipit të sigurisë kombëtare të presidentit Trump bie dakord me përfundimin e komunitetit të zbulimit se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e vitit të kaluar në favor të tij. Por Presidenti nuk ka thënë se ai u beson atyre.

Gjatë hetimit, anëtarët e komisionit si dhe stafi i hetuesve kanë zhvilluar kryesisht intervista me dyer të mbyllura me disa anëtarë të rrethit të ngushtë të presidentit dhe komunitetit të zbulimit.

CIA: Kim Jong Un nuk është i çmendur

Pavarësisht provokimeve të tij të vazhdueshme dhe gatishmërisë për t’u angazhuar në retorikë të nxehtë, zyrtarët e lartë të zbulimit amerikan thonë se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk është i çmendur.

“Kim Jong Un është një aktor shumë racional,” tha të mërkurën zëvendësndihmës drejtorja e Qendrës së Misionit të Koresë në Agjencisë Qendrore të Zbulimit, CIA.

“Me përjashtim të retorikës agresive, Kim Jong Un nuk ka dëshirë të përballet me forcat e komandës së përbashkët (të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut)”, tha Yong Suk Lee në një konferencë për zbulimin në Uashington, të organizuar nga CIA.

“Kim Jong Un dëshiron atë që të gjithë sundimtarët autoritarë duan, të qeverisë për një kohë të gjatë dhe të vdesë paqësisht në shtratin e tij”, tha zonja Lee.

Vlerësimi i agjencive të zbulimit duket se është në kundërshtim me retorikën që përdoret nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një seri mesazhesh në Twitter, Presidenti Trump e ka quajtur udhëheqësin e Koresë së Veriut një “njeri të vogël raketash” dhe në një mesazh të postuar muajin e kaluar, ai tha se Kim është “padyshim një njeri i çmendur”.

Megjithatë, zonja Lee dhe zyrtarë të tjerë të CIA-s besojnë se ka pasur një “qëllim të caktuar” në mënyrën se si udhëheqësi i Koresë së Veriut po vepron në skenën botërore.

Tillersoni mohon zërat se ka qenë në prag të dorëheqjes

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson hodhi poshtë njoftimet se ai ishte në prag të dorëheqjes.

“Nënpresidentit kurrë nuk i është dashur të më bindë që të qëndroj në këtë post, sepse asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga kjo detyrë,” tha zoti Tillerson.

Ai e bëri deklaratën për gazetarët të mërkurën, të njëjtën ditë në të cilën televizioni NBC News njoftoi se para pak kohësh sekretari ishte “në prag” të dorëheqjes, pas disa muaj tensionesh me presidentin Donald Trump dhe se kishte mbetur në post vetëm me nxitjen e nënpresidentit Mike Pence.

Në njoftim thuhej gjithashtu se zoti Tillerson e kishte quajtur presidentin Trump “idiot” pas një takimi me zyrtarë të tjerë të lartë në Pentagon në muajin korrik.

I pyetur mbi komentet e sotme, zoti Tillerson tha se nuk do të merrej me “vogëlsira pa kuptim”. Ai vlerësoi presidentin Trump dhe synimet e tij të politikës së jashtme, që ai tha se “thyejnë kornizat” e asaj që është e arritshme.

Presidenti Trump po ashtu komentoi në Twitter të mërkurën, duke thënë se “lajmet e NBC-së janë të rreme”.

Njoftimi i televizionit NBC News dhe deklarata e zotit Tillerson vijnë vetëm pak ditë pasi presidenti Trump bëri komente që mesa duket e vinin në pozitë të vështirë diplomatin e tij të lartë, duke thënë se Tillerson po “e humb kohën kot” duke u përpjekur të negociojë me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Në një seri komentesh, presidenti shkruante: “Kurseji energjitë Rex, ne do të bëjmë atë që duhet bërë!”

Të shtunën në Pekin, zoti Tillerson pohoi se Shtetet e Bashkuara kanë kanale të drejtpërdrejta diplomatike përmes të cilave do të negocionin me Phenianin lidhur me provat bërthamore dhe ato balistike të Koresë së Veriut.

E pyetur nga gazetarët, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha këtë javë se presidenti ka besim tek zoti Tillerson.

Ky ishte një tjetër incident në tensionet që thuhet se ka patur midis sekretarit Tillerson dhe presidentit Trump, pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Departamenti i Shtetit dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti Trump sot në Las Vegas

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkon sot në Las Vegas, ndërkohë që hetuesit e atjeshëm vazhdojnë përpjekjet për të kuptuar motivin se përse një person i armatosur hapi zjarr mbi turmën që po ndiqte një festival muzikor.

Stephen Paddock shtiu nga kati i 32 i një hoteli, duke vrarë të paktën 58 vetë dhe pastaj veten.

Autoritetet shpresojnë se e dashura e personit në fjalë do të mund të ndihmojë në hetimin e tyre. Marilou Danley ishte në Filipine në kohën e sulmit dhe u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën vonë.

Ajo u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit nga agjentët e FBI-së. Sheriffi i zonës së Las Vegasit, Joseph Lombardo, tha se Marilou Danley duket se është person me interes për hetimet.

Sheriffi nuk komentoi mbi njoftimet se Paddock kishte dërguar në mënyrë elektronike në Filipine rreth 100 mijë dollarë pak para masakrës, por është e paqartë se për kë ishin dërguar paratë.

Hetuesit nuk kanë arritur të kuptojnë se përse Paddock, person në gjendje të mirë financiare dhe pa të dhëna kriminale apo lidhje politike ose fetare, qëlloi mbi turmën duke shkaktuar masakrën.

Sherifi dha disa hollësi rreth asaj që hetuesit kanë mundur të gjejnë deri tani.

SHBA, tre uraganet shkaktuan mbi 260 miliardë dollarë humbje

Uraganet Harvey, Irma dhe Maria i kanë kushtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) më shumë se 260 miliardë dollarë në shkatërrim dhe humbje të prodhimit ekonomik, tregojnë të dhënat që Anadolu Agency (AA) përpiloi të mërkurën.

Uragani Harvey, i cili goditi shtetin federal amerikan të Teksasit në gusht, ka kushtuar 87 miliardë dollarë në dëmtim të pronave dhe 10 miliardë dollarë humbje të prodhimit ekonomik, treguan të dhënat nga analiza e kompanisë Moody’s Analytics.

Sipas të dhënave, Uragani Irma, që ndikoi në shtetin e Floridës në fillim të shtatorit, shkaktoi shkatërrime në vlerë prej 56.5 miliardë dollarë dhe 14 miliardë dollarë në humbje të prodhimit.

Ndërkaq, Uragani Maria, i cili goditi Porto Rikon, shkaktoi dëm të pronave në vlerë prej 55 miliardë dollarë dhe 40 miliardë dollarë humbje të prodhimit ekonomik.

Kjo solli koston totale të tre uraganeve në 262.5 miliardë dollarë, apo rreth 1.4 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-ve, i cili vitin e kaluar arriti në 18.5 trilionë dollarë.

Kompania e shërbimeve meteorologjike AccuWeather, në anën tjetër, tha më 11 shtator se ka parashikuar që uraganet Harvey dhe Irma do të kushtonin 290 miliardë dollarë.

Ndërsa Uragani Katrina në gusht të vitit 2005 arriti një kosto totale prej 174.5 miliardë dollarësh, uragani Sandy në tetor të vitit 2012 i kushtoi ekonomisë amerikane 73 miliardë dollarë, treguan të dhënat e Moody’s Analytics.

Prodhimi i naftës bie në masë të konsiderueshme

Tre uraganet e fundit kishin një ndikim negativ në ekonomitë e shteteve federale.

Ndërkohë që Florida dhe Porto Riko u përballën me pengesa në turizëm dhe sektorin e shërbimeve, Teksasi gati e kishte të mbyllur industrinë e naftës.

Gjatë stuhisë Harvey në Teksas, prodhimi i naftës u zvogëlua, derisa shumica e puseve dhe rafinerive ndaluan veprimtarinë e tyre, gjë që gjithashtu ndikoi negativisht në sektorin e naftës në SHBA.

Uragani Harvey shkaktoi ndërprerjen 20 deri në 25 përqind të kapacatitetit rafinues të SHBA-ve.

Parashikimi i rritjes u ul

Tre uraganet gjithashtu kishin një ndikim negativ në parashikimin e rritjes së ekonomisë amerikane.

Kompania bankare e investimeve globale Goldman Sachs tha më 9 shtator se ka ulur parashikimin e rritjes së tremujorit të tretë të ekonomisë amerikane në 2 për qind nga 2.8 për qind.

“Presim zvarritje të rëndësishme në treguesit kryesorë të rritjes gjatë dy muajve të ardhshëm”, tha firma bankare në deklaratën e saj.

Sistemi i Rezervave Federale, megjithatë, tha se nuk pret që uraganet të kenë shumë ndikim në rritjen ekonomike të SHBA-ve në periudhë afatmesme.

“Uraganet Harvey, Irma dhe Maria kanë shkatërruar shumë komunitete, duke shkaktuar vështirësi të mëdha”, tha Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC) në përfundim të takimit të tij dy-ditor më 20 shtator.

“Dëmet nga stuhitë dhe rindërtimi do të ndikojnë në aktivitetin ekonomik në afat të shkurtër, por përvoja e kaluar tregon se stuhitë nuk kanë gjasa të ndryshojnë materialisht rrjedhën e ekonomisë kombëtare në periudhë afatmesme”, thuhej në deklaratën e FOMC-së.

Presidenti i Rezervave Federale të New York-ut, William Dudley tha më 8 shtator se uraganet do të nxisin ekonominë amerikane.

“Këto efekte të uraganave kanë tendencë të jenë kaluese. Efekti afatgjatë i këtyre fatkeqësive, për fat të keq, është që në të vërtetë ai rrit aktivitetin ekonomik, sepse ju duhet të rindërtoni të gjitha gjërat që janë dëmtuar nga stuhitë”, tha Dudley në një intervistë për CNBC.

63.5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Irani për ish-marinsin amerikan

Ish-marinsi amerikan me origjinë iraniane, Amir Hekmati.

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara, ka urdhëruar qeverinë e Iranit, të paguajë 63.5 milionë dollarë ish-marinsit amerikan, Amir Hekmati i cili ishte mbajtur në burgjet iraniane për katër vite.

Gjykatësja e qarkut, Ellen Huvelle, vendosi në favor të 33 vjeçarit me origjinë iraniane, Hekmati, pasi Irani nuk arriti t’i përgjigjej ankesës.

Hekmati ishte ndaluar në gusht të vitit 2011, pasi ai ishte kthyer në Iran për të vizituar familjen e tij.

Ai ishte akuzuar për spiunazh dhe i ishte shqiptuar dënim me vdekje. Dënimi ishte hedhur poshtë më vonë, nga Gjykata Supreme e Iranit dhe ai u dënua me 10 vjet burgim.

Hekmati ishte liruar në janar të vitit 2016 së bashku me disa të burgosur tjerë amerikanë, pasi Uashingtoni kishte falur dhe liruar shtatë iranianë.

Hekmati kishte paditur Iranin në vitin 2016, nën akuzën se ishte torturuar dhe mashtruar për të dhënë deklaratë të pavërtetë derisa ishte në Tehran.

Bashkë me Hekmatin, ishin liruar edhe gazetari i Washington Post, Jason Rezaian dhe dy amerikanë tjerë me origjinë iraniane.

FBI: Ende i paqartë motivi i sulmit në Las Vegas

Policia e Las Vegasit njoftoi se një 64 vjeçar qëlloi me armë mbi turmën në një koncert të muzikës country të dielën në mbrëmje. Sipas njoftimeve, janë vrarë të paktën 58 persona dhe mbi 515 të tjerë janë plagosur. Personi që shtiu vrau veten, sipas burimeve të policisë.

FBI-ja është angazhuar në hetime, në mbështetje të forcave lokale të rendit. Sipas FBI-së, autori i sulmit nuk ka patur lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Edhe CIA këshilloi të kihet kujdes dhe të mos nxirren përfundime të nxituara, pas një deklarate të bërë prej grupit Shteti Islamik i cili mori përgjegjësinë për tragjedinë në Las Vegas. Zëdhënësi i CIA-s Jonathan Liu tha se agjencitë amerikane të zbulimit janë në dijeni të pretendimit të ISIS-it. Por ai shtoi se njerëzit nuk duhet të nxitojnë për të gjykuar “para se të gjenden faktet”.

Shteti Islamik ka thënë se personi që shtiu, Stephen Paddock e kreu sulmin në emër të këtij rrjeti sepse kishte përqafuar fenë islame dhe kishte shprehur besnikëri ndaj kësaj organizate disa ditë më parë, por policia thotë se nuk ka asnjë sinjal, asnjë dëshmi që ai kishte kontakte me rrjete ndërkombëtare terroriste.

Forcat e rendit thonë se ende nuk kanë një shpjegim për këtë akt. Në fakt, personi në fjalë Stephen Paddock, nuk kishte pasur asnjë kontakt me forcat e rendit më parë. Sherifi i Las Vegasit Joseph Lombardo tha se janë kontrolluar të gjitha sistemet kompjuterike dhe se emri i tij nuk ka dalë asnjëherë në skenë. Ai as nuk ka qenë ndëshkuar ndonjëherë qoftë edhe ndonjë me gjobë trafiku rrugor. Polia ka zbuluar se ai ishte i dhënë pas kumarit, por motivi mbetet mister.

Forcat e policisë arritën të futen në banesën e tij sot dhe reagimi i tyre ishte habia që nuk gjetën asnjë të veçantë, asgjë të pazakontë që lidhej me këtë akt tronditës.

Sipas sherifit të Las Vegasit, policia kishte gjetur pak municion, por asgjë të përmasave dhe natyrës makabre të sulmit. Personi hapi zjarr nga kati 32 i Hotelit Mandalay Bay në Las Vegas, pasi theu xhamin e dritares së dhomës së Hotelit. Ai shtiu mbi turmën prej rreth 22 mijë njerëzish që kishte ardhur për të ndjekur koncertin.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, ku ndodhen hotelet dhe kazinotë më të famshme të qytetit, tregonin njerëzit që fshiheshin për t’u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

“Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh”, tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia.

Sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ndodhej në katin e 32-të të kazinosë Mandala Bay, përballë vendit të ngjarjes.

“Mendojmë se ai është vendas. Nuk mundem t’jua them ende vendbanimin e tij, pasi po zhvillohet hetimi. Nuk dimë se në çfarë besonte”, tha sherifi Lombardo.

Autoritetet ishin gjithashtu në kërkim të një gruaje që mendohej se ishte shoqëruese e të dyshuarit 64-vjeçar, Stephen Paddock.

Ndër të vrarët janë edhe disa oficerë policie që po ndiqnin koncertin.

Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin, njerëzit kërkuan strehim në hotelet e shumtë përgjatë distriktit turistik. Në zonë ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i Las Vegasit, ku fluturimet u pezulluan.

Ylli i muzikës country, Jason Aldean, ishte duke kënduar në skenë kur filluan të shtënat. Disa orë më vonë, ai shkruajti në Instagram, duke e përshkruar momentin “të llahtarshëm”.

Arrin në 58 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Las Vegas

Policia e Las Vegasit njoftoi se një 64 vjeçar sulmoi me armë një koncert të muzikës country që po zhvillohej mbrëmjen e së dielës. Sipas njoftimeve, janë vrarë të paktën 58 persona dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur. Personi që shtiu vrau veten dhe sipas burimeve të policisë ai nuk kishte lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.

Pamjet filmike nga vendi i ngjarjes në pjesën jugore të qytetit, e njohur si Las Vegas Strip, tregonin njerëzit që fshiheshin për t’u mbrojtur dhe vraponin duke bërtitur, ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna armësh.

“Të shtënat vazhdonin pa pushim. Kishte vetëm pauza të shkurtra. Por, dukej se vazhduan për rreth 20 minuta. Sapo krijohej një pauzë, vraponim dhe vetëm vraponim. Nuk isha e sigurtë nëse ishin realisht plumba, por njëri prej miqve tanë na tha se u godit dikush pranë nesh”, tregon Vanessa, vizitore nga Kalifornia.

Sherifi i policisë së Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ndodhej në katin e 32-të të kazinosë Mandala Bay, përballë vendit të ngjarjes.

“Mendojmë se ai është vendas. Nuk mundem t’jua them ende vendbanimin e tij, pasi po zhvillohet hetimi. Nuk dimë se në çfarë besonte”, tha sherifi Lombardo.

Autoritetet ishin gjithashtu në kërkim të një gruaje që mendohej se ishte shoqëruese e të dyshuarit 64-vjeçar, Stephen Paddock.

Ndër të vrarët janë edhe disa oficerë policie që po ndiqnin koncertin.

Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin, njerëzit kërkuan strehim në hotelet e shumtë përgjatë distriktit turistik. Në zonë ndodhet edhe aeroporti ndërkombëtar i Las Vegasit, ku fluturimet u pezulluan.

Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter: “Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e sulmit të tmerrshëm në Las Vegas. Zoti ju bekoftë!”.

Ylli i muzikës country, Jason Aldean, ishte duke kënduar në skenë kur filluan të shtënat. Disa orë më vonë, ai shkruajti në Instagram, duke e përshkruar momentin “të llahtarshëm”.

Las Vegas , ISIS merr përsipër sulmin. Ja çfarë kishte ndodhur pak muaj më parë me agresorin

ISIS ka marrë përgjegjësinë për vrasjen më masive në historinë amerikane, atë në Las Vegas.

Agresori që vrau 50 e sa persona dhe lëndoi disa të tjerë ishte kthyer në islamik disa muaj më parë. Kështu të paktën raportojnë mediat e huaja pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shkruan ‘Panorama’.

Sulmi është kryer në krah të terroristëve të ISIS është bërë e ditur nga ky grup. ISIS ka marrë përgjegjësi të plotë për këtë sulm vdekjeprurës. Gjithsesi asnjë provë nuk është ofruar për të provuar këtë teori. Dy zyrtarë të lartë të SHBA-ve kanë thënë se nuk dihet shkaku ose nëse sulmi ka qenë me bazë terroriste.

Sulmi në Las Vegas – Kush është 64-vjeçari i masakrës, çfarë u gjet në dhomën e hotelit

Policia thotë se ka mbetur i vdekur autori i sulmit ne Las Vegas, qe shkakoi dhjetera viktima dhe mbi 200 te tjere te plagosur.

 

Mediat e huaja raportojne se ai eshte 64-vjeçari Stephen Paddock, i cili hapi zjarr në Festivalin 91 Harvest nga një dhomë në Hotelin e Mandalay Bay.

Policia po heton edhe nje gruas me emerin Mary Lou Danley, aziatike, e cila ka pasur lidhje me agresorin.

“Ajo qe dime per momentin eshte se banonin te nje shtepi”- thote policia.

Zyrtarët thonë se Paddock u qëllua dhe u vra, nderkohe qe ne dhomen e tij ne hotel iu gjet arsenal armesh te cilat i kishte perdorur gjate masakres.

Hetuesit tani po bastisin shtëpinë, nderkohe qe nje shok i tij po merret ne pyetje per te hedhur drite rreth sulmit.

Sherif Joseph Lombardo, i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, tha se hetimet janë ende në vazhdim dhe policia ende nuk ka përcaktuar një motiv.

Polica e Las Vegasit eshte ne ndjekje te nje makine, Hyunday dhe nje Chrysler Pacific, regjistruar ne emrin e sulmuesit.

Amerikanët fitues të Çmimit Nobel në fushën e Mjeksisë

Tre hulumtues amerikanë janë nderuar me Çmimit Nobel në fushën e Mjeksisë, për zbulimet e tyre rreth ritmeve kardiake, funksionimit ditor të trupit të njeriut.

Fituesit janë, Jeffrey Hall, Michael Rosbach dhe Michal Young, njofton instituti, Karolinska, në Suedi.

Fituesit e Çmimeve në fushën e Fizikës, Kimisë dhe për Paqe do të bëhen të ditur gjatë javës.

Për fituesin e Çmimit në Ekonomi do të njoftohet javën e ardhshme.

Çmimi i shumë pritur është ai për Paqe, që do të prezantohet në kryeqytetin norvegjez, në Oslo.

Pritet që ky çmim të shpallet me 6 tetor.

Mbi 50 të vrarë në Las Vegas

Policia në Las Vegas, tha se të paktën 50 veta u vranë dhe mbi 200 u plagosën gjatë sulmit në një koncert të muzikës “country”.

Sherifi i Las Vegasit, Joseph Lombardo, u tha gazetarëve se sulmuesi ishte në katin e 32 -të kazinosë Mandalay Bay, përballë vendit ku mbahej koncerti prej nga videopamjet tregojnë njerëz që po vraponin për t’u strehuar e o klithnin derisa po dëgjohehdin breshëritë e të shtënave.

Sherifi Lombardo tha se policia vrau sulmuesin që ai i identifikoi si 64 vjeçarin Stephen Paddock, i cili besohet të ketë vepruar i vetëm.

Në mesin e të vrarëve janë edhe disa oficerë policie jashtë detyrës.

Sulmi në Las Vegas – Dy të vdekur, 24 të plagosur. Një i dyshuar gjendet i vrarë

Të paktën një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr në një festival muzikor në Las Vegas. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 (05:30 GMT) dhe ka njoftime për te pakten 2 viktima dhe 24 te plagosur.

sulmi

Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën. Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se së paku 24 vetë po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.

Raportohet se nje person i dyshuar eshte gjetur i vdekur në katin e 32-të prane Mandalay Bay. Nuk ka ende konfirmime nese ai eshte sulmuesi, apo jo, por policia po vijon hetimet.

Video në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin nga skena nderkohe qe ne sfond degjohen te shtenat.

vrap

Ne vend ka prani te shtuar te forcave  te policise dhe eshte vendosur shiriti i sigurise.

vrap1

Trumpi kufizon numrin e refugjatëve në 45 mijë për vitin 2018

Në vitin fiskal 2016, SHBA ka pranuar afro 85 mijë refugjatë, ndërsa ish-presidenti Barack Obama donte ta rriste këtë shifër në 110 mijë në vitin 2017

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-së Donald Trump, në vitin fiskal 2018 do të lejojë që në vendin e tij të hyjnë maksimalisht 45 mijë refugjatë, që paraqet numrin më të vogël në dekadat e fundit.

Trump nënshkroi memorandumin dhe njoftoi vendimin mbrëmjen e së premtes. Shtëpia e Bardhë thotë se Trump ka aplikuar një “qasje të përgjegjshme dhe humanitare” duke argumentur se reduktimi është i nevojshëm për të mundësuar kontroll më të detajuar të aplikantëve.

Në vitin fiskal 2016, Shtetet e Bashkuara pranuan 84 mijë e 995 refugjatë, ndërsa ish-presidenti Barack Obama donte ta rriste këtë shifër në 110 mijë në vitin 2017.

Trump vendosi kufizimin e migrimit në qendër të angazhimit të tij të politikës së jashtme.

Parashikohet që numri real i refugjatëve që do të shpërngulen në SHBA të jetë shumë më i ulët se 45 mijë. aa

Dunford: Ukrainës i duhet dhënë armatim vdekjeprurës për mbrojtje

Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, tha mbrëmë se rekomandon që Shtëpia e Bardhë ta ndihmojë Ukrainën me armatim mbrojtës vdekjeprurës, në mënyrë që ajo të jetë në gjendje që më mirë ta mbrojë vetveten kundër çfarëdo avancimi të mundshëm të ardhshëm të Rusisë në këtë vend.

Gjenerali Dunford, mëtutje, në dëshminë e tij në Komitetin e Shërbimeve të armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, tha se propozimi i tij për këtë gjë është në pritje për vendim në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ish-presidenti, Barack Obama, e kanë ndihmuar Ukrainën me armatim ushtarak jovdekjeprurës, siç janë radarët dhe pajisje të tjera, por kanë refuzuar ta furnizojnë me ndihmë vdekjeprurëse, me të cilën do të mund të përshkallëzohej lufta me separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të këtij vendi.

Gjenerali Dunford tha se “sipas vlerësimit tim, nga perspektiva ushtarake, Ukrainës i duhen kapacitete shtesë për ta mbrojtur sovranitetin e saj”.

Gjashtë anëtarë të administratës Trump kanë përdorur emailin privat

Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Së paku gjashtë anëtarë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump – në mesin e tyre dhëndrri dhe vajza, që të dy këshilltarë të tij – kanë përdorur emailet private për punë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Dhëndrri i Trumpit, Jared Kushner, ka pranuar përmes avokatit se ka përdorur emailin privat në ditët e para të administratës.

Sipas gazetës New York Times, Ivanka Trump, këshilltarët e tjerë, Gary Cohn dhe Stephen Miller, si dhe ish-anëtarët e administratës, Steve Pannon dhe Reince Priebus, kanë përdorur po ashtu emailin privat për punë zyrtare.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kritikuar vazhdmisht rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, për përdorimin e emailit privat gjatë kohës së ka qenë sekretare e shtetit.

Trump ka thënë se do ta burgoste Clintonin nga shqetësimet se mund t’i ketë keqpërdorur informacionet e klasifikuara.

Hetimet për këtë çështje janë mbyllur pa akuza.

Clinton tha se raportet se gjashtë zyrtarë të administratës Trump kanë përdorur emailet private për punë zyrtare janë “kulmi i hipokrizisë”.

Shtëpia e Bardhë: Pohimet për luftë kundër Koresë Veriore janë “Absurde”

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut që SHBA-ja i ka shpallur luftë Koresë së Veriut, këto pretendime u quajtën “absurde”.

Kjo deklaratë erdhi nga Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders, disa orë pasi diplomati verikorean tha se Phenjani ka të drejtë të mbrojë vetën dhe të sulmojë bombarduesit strategjik të SHBA-së.

“Ne nuk i kemi deklaruar luftë Koresë së Veriut. Sinqerisht, ky sugjerim është absurt”, ka thënë Sanders.

Ri Yong Ho, duke folur në Nju Jork, në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara,si përgjigjie ndaj SHBA-së, ai u ka thënë gazetarëve se “ të gjitha opsionet janë në tryezë” për Korenë e Veriut.

“Bota duhet të kujtojë se SHBA-ja ishte e para që i shpalli luftë vendit tonë”, ka thënë Ri.

Ri ka paralajmëruar se Phenjani ka të drejtën të sulmojë bombarduesti strategjik të SHBA-së, edhe nëse janë jashtë zonës ajrore të Koresë së Veriut.

Javën e kaluar, Trump e quajti liderin verikorean, Kim Jong Un-in “ të çmendur”, vetëm një ditë pasi Kim e quajti presidentin amerikan “ matuf i çmendur amerikan”.

Anketa: Shumica e amerikanëve mbështesin kthimin e DACA-s

Katër ndër pesë amerikanë mbështesin të drejtën e qëndrimin të përhershëm për emigrantët pa dokumenta që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, sipas një ankete të re të televizionit ABC News dhe gazetës Washington Post.

Të dhënat që tregojnë se 86 për qind e të anketuarve nga i gjithë spektri politik e mbështesin qëndrimin e tyre, vjen vetëm disa javë pasi administrate e Presidentit Donald Trump e shfuqizoi programin e quajtur DACA.

Sipas politikës së administratës së ish-Presidentit Obama, emigrantët pa dokumenta që ishin sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë, mund të merrnin autorizim për qëndrim që mund të ripërtërihej çdo dy vjet. DACA nuk parashikonte një rrugë për shtetësi, duke i lënë rreth 800 mijë përfituesit e asaj politike në një status gjysmë ligjor.

Anketa e së hënës tregonte gjithashtu se dy të tretat e amerikanëve duan që një marrëveshje e ngjashme me DACA-n të zbatohet paralelisht me masa më të forta kontrolli në kufi.

SHBA paralajmëron përshkallëzim të mundshëm nga shkaku i referendumit kurd në Irak

ERBIL – Ambasada e SHBA-ve në Bagdad paralajmëroi se mund të ketë një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rajon në qoftë se Administrata Rajonale Kurde në veri të Irakut nesër do të mbajë referendumin “jokushtetues”.

Në deklaratën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Ambasadës thuhet: “Paralajmërojmë qytetarët e SHBA-ve në Irak në një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rast të mbajtjes së referundimit të pavarësisë së Administratës Rajonale Kurde më 25 shtator”.

Kundër një situate të mundshme, në deklaratë thuhet se misioni diplomatik i SHBA-ve në Irak do të kufizohet dhe shtohet se “Sidomos qytetarët e SHBA-ve duhet t’iu shmangen udhëtimeve në rajonet e diskutueshme mes qeverisë qendrore të Irakut dhe rajonit të Kurdistanit”.

Vendimi i diskutueshëm për referendum i Administratës rajonale kurde në veri të Irakut

Kryetari i Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Mesut Barzani pas një takimi të zhvilluar me partitë politike më 7 qershor deklaroi se më 25 shtator do të organizojnë referendum, përfshirë Kirkukun dhe rajonet tjera të diskutueshme.

Ndërsa kryeministri i Irakut, Hajdar el-Ibadi, pas shpalljes së referendumit nga Barzani tha se “Kjo nismë është në kundërshtim me kushtetutën dhe se nuk do të njihnin rezultatin”. Gjithashtu edhe Gjykata Federale e Irakut me të njëjtin arsyetim vendosi për ndalimin e referendumit duke e shpallur atë si të pavlefshëm.

SHBA ka paralajmëruar se është i rrezikshëm vendimi mbi referendumin i cili ka shkaktuar debate të mëdha dhe bëri thirrje që të anulohet menjëherë. aa

Trump: Irani punon me Korenë Veriore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se prova iraniane e raketës së re balistike, tregon se marrëveshja madhore atomike është e diskutueshme dhe se Irani bashkëpunon me Korenë Veriore.

“Irani posa e ka testuar raketën balistike me kapacitet për të arritur në Izrael. Ata po ashtu, punojnë me Korenë Veriore. Nuk ka mbetur shumë nga marrëveshja që e kemi!” ka shkruar mbrëmë vonë në rrjetin Twitter presidenti Trump.

Irani e ka testuar raketën përkundër vërejtjeve nga Uashingtoni.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, ka dhënë pamje të lansimit të raketës, Khorramshahr, që së pari ishte zbuluar në paradën ushtarake të profilit të lartë para dy ditësh, me të cilën është shënuar lufta e viteve të 80-ta ndërmjet Iranit dhe Irakut.

“Kjo është raketa e tretë iraniane me rreze të veprimit prej 2 mijë kilometrash”, u tha në raportin e transmetuesit.

Televizioni shtetëror iranian nuk tha se kur ishte kryer testi, megjithëqë zyrtarët iranianë thanë para dy ditësh se ajo do të provohej “së shpejti”.

Gjatë paradës ushtarake, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Teherani do ta vazhdoj programin e vet raketor dhe do t’i forcoj kapacitetet ushtarake iraniane, përkundër kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, që Irani ta ndal zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 19 shtator, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Iranin për mbështetje të terroristëve, ndërsa qeverinë iraniane e ka vlerësuar se është “diktaturë e korruptuar”.

Zoti Trump, po ashtu, ka kërkuar qëndrim më të ashpër kundër Iranit nga shtetet e tjera anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se “ne nuk mund ta lejojmë regjimin vrasës të vazhdojë me aktivitete destabilizuese, derisa prodhon raketa të rrezikshme”.

Duke iu referuar marrëveshjes atomike të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, në vitin 2015, Trump tha se Uashingtoni “nuk mund ta respektoj një marrëveshje, e cila shfrytëzohet si mbulesë për ndërtimin eventual të programit atomik”.

Në fjalimin e tij një ditë më vonë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti iranian, Hassan Rohani, u është përgjigjur komenteve të Trumpit, derisa fjalimin e presidentit amerikan e ka vlerësuar si “injorant, absurd dhe retorikë urrejtëse”.

Rohani tha se Irani nuk do të jetë pala e parë që do ta shkelte marrëveshjen atomike.

Nuk është e qartë nëse zoti Trump e ka marrë vendimin përfundimtar për të vazhduar të veproj në harmoni me marrëveshjen atomike me Teheranin, sipas së cilës Irani është pajtuar për t’i kufizuar aktivitetet e veta bërthamore, në këmbim për tërheqjen e sanksioneve ndërkombëtare.

Administrata e Trumpit dy herë ka certifikuar se Irani po bashkëpunon me marrëveshjen, duke i respektuar obligimet e veta të parapara me këtë dokument.

Por, administrata amerikane, po ashtu, ka thënë se programi raketor iranian paraqet shkelje të frymës së marrëveshjes atomike.

Pritet që më 15 tetor, Uashingtoni do të shpall nëse konsideron se Irani ende po e respekton marrëveshjen.

Nënshkruesit e tjerë të kësaj marrëveshjeje janë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Uashingtoni ka imponuar sanksione të njëanshme kundër Iranit, duke thënë se testet e raketave balistike paraqesin shkelje të rezolutës së OKB-së, me të cilën mbështetet marrëveshja atomike dhe i bën thirrje Iranit që të mos ndërmerr aktivitete të ndërlidhura me raketa balistike, me kapacitet për të bartur armatim atomik.

Irani këmbëngul se programi i tij raketor nuk paraqet shkelje të rezolutës së OKB-së, pasi raketat nuk janë të parapara për bartje të armatimit atomik.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

SHBA kërkon të rinegociohet marrëveshja bërthamore me Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se shpreson se Irani do të pajtohet për t’i negociuar ndryshimet që i kërkon SHBA-ja në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, pavarësisht kundërshtimeve nga presidenti i Iranit për bisedime të reja.

Në një konferencë për media, pas takimit në Kombet e Bashkuara me palë të tjera të marrëveshjes , Tillerson për herë të dytë veçoi klauzolat e marrëveshjes, të cilat u japin fund kufizimeve të aktiviteteve bërthamore të Iranit – të tilla si pasurimi i uraniumit – në vitin 2025. Këto kufizime janë vënë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve kundër Iranit.

Tillerson tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do që këto klauzola të rienegociohen.

Por, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, kujtoi vështirësitë në arritjen e marrëveshjes komplekse, e cila, përveç SHBA-së dhe Republikës Islamike, ka përfshirë Francën, Gjermaninë, Rusinë, Kinën dhe Britaninë.

“Është një marrëveshje që ka marrë mbi dy vjet negociata mbi çdo fjalë dhe fjali”, tha Rohani për gazetarët në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Kemi arritur të pajtohemi për data dhe afate të pranueshme reciprokisht. Prandaj, kjo marrëveshje nuk është diçka që mund ta prekni. Nëse nxirrni një tullë të vetme, e gjithë ndërtesa do të shembet”, tha Rohani.

Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se dëshiron të rihapë negociatat për klauzolat skaduese dhe të përpiqet të ndërmjetësojë mosmarrëveshjet e tjera midis SHBA-së dhe Iranit.

Por, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se kundërshton rihapjen e negociatave për marrëveshjen. Ajo tha se marrëveshja “po funksionon” dhe se BE-ja “do të sigurojë që ajo të vazhdojë”.

Rohani tha se kërcënimet e vazhdueshme të administratës Trump për të braktisur marrëveshjen, tregojnë se asaj nuk mund t’i besohet.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Marrëveshja bërthamore është negociuar fillimisht nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

“Një qeveri amerikane që zgjedh të shkelë angazhimet e saj ligjore ndërkombëtare… Bisedimet me një qeveri të tillë do të ishin humbje kohe”, tha presidenti iranian.

Rohani tha se, në çdo rast, Trump së pari duhet të kërkojë falje për akuzat “jashtëzakonisht ofenduese” dhe “të pabaza” se Teherani është një “diktaturë e korruptuar” dhe “regjim vrasës”.

Trump, qysh përpara se të merrte detyrën e presidentit në muajin janar, ka thënë se marrëveshja bërthamore me Iranin është ujdia më e keqe që ka dëgjuar ndonjëherë.

Në fjalimin e parë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të mbajtur të martën, Trump tha se bota duhet t’i kundërvihet Iranit, i cili “minon paqen në të gjithë Lindjen e Mesme”.

Përgatiti: Valona Tela

Përgjohet ish-udhëheqësi i fushatës së Trumpit

Ish- udhëheqësi i kampanjës presidenciale te Donald Trumpit, Paul Manafort.

Mediat amerikane po raportojnë se nën urdhërat e një gjykate sekrete, hetuesit federalë kanë përgjuar ish- udhëheqësin e fushatës së presidentit, Donald Trump, Paul Manafort.

Gazeta, New York Times, ka cituar dy persona të kenë thënë se agjentët e SHBA-së e kanë njoftuar Manafort se po planifikojnë ta padisin atë, derisa po e bastisnin shtëpinë e tij në shtetin e Virgjinias.

CNN, duke cituar burime anonime, ka raportuar se hetuesit kishin urdhër sekret për të përgjuar Manafort-in, para dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.

Manafort dhe avokatët e tij nuk kanë reaguar ndaj raportimeve.

Manafort u bë udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në qershor të 2016-tës, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje pas dy muajve, pas raporteve se biznesi i tij kishte lidhje me partinë e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovich.

SHBA: Projektligji që lufton propagandën ruse

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbështetur fuqishëm një projektligj 700 miliardë dollarësh, të politikës së mbrojtjes, që i bën thirrje Pentagonit të luftojë propagandën ruse.

Akti i autorizimit të mbrojtjes kombëtare pre 1.215 faqesh, po ashtu do të përfshijë një dispozitë që ndalon përdorimn e softuerit, Kaspersky Lab, në kompjuterët e qeverisë.

Departamenti i mbrojtjes është i autorizuar të shpenzojë 65 milion dollarë, për të ndërtuar një raketë të re, si përgjegjie e deklaratave se Rusia ka shkelur traktatin e Forcave Bërthamore në vitin 1987.

Rusia vazhdimisht ka refuzuar akuzat e SHBA-së se ajo ka testuar dhe lëshuar një raketë që prishë marrëveshjen e njohur si INF.

Në projektligji udhëzon Departamentin e Mbrojtjes të raportojë në Kongres për përpjekjet e Rusisë, që të “shpërndajë propaganda, përmes aplikacioneve në rrjete sociale apo përmes internetit”

Ky projektligj është mbështetur fuqishëm nga Demokratët dhe Republikanët, ndërsa kritikët cilësojnë se kjo do të çojë në shkatërrimin e marrëveshjes së Luftës së Ftohtë.

SHBA: Reporteri veteran televiziv Bob Martin u vra nga përplasja e helikopterit

Bob Martin kishte raportuar edhe gjatë luftës së Kosovës

Reporteri me përvojë të gjatë në një rrjet televiziv nga qyteti Albukerki, Bob Martin, është vrarë pasi helikopteri, pilot i të cilit ishte ai, është përplasur dhe përfshirë nga flaka, në një fushë afër shtetit amerikan, Nju Meksiko, kanë thënë mbrëmë autoritetet.

Sipas policisë shtetërore në Nju Meksiko, i ndjeri Martin, 64 jeçar, është shpallur i vdekur në vendin e rrëzimit, të shtunën gjatë natës, raporton agjencia AP.

Helikopteri i tij i tipit, The Bell B200, ishte shkatërruar, tha Administrata e Aviacionit Federal.

Rrjeti KRQE-TV tha se Bob Martin kishte punuar për këtë stacion më tepër se 20 vite, duke xhiruar, shkruar dhe redaktuar raporte dhe tregime të ndryshme.

Bob Martin, që ishte edhe pilot i aeroplanëve dhe helikopterëve komercialë, shpeshherë kishte raportuar për zjarret, që i kishin përfshirë territoret e ndryshme.

Ai, po ashtu, kishte raportuar edhe nga zonat e luftës, përfshirë Afganistanin, Irakun, Kosovën, El Salvadorin dhe Nikaraguan.

Trump: Thirrje për reformë të OKB-së

Donald Trump flet me gazetarët derisa sot arriti në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje për reformë të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se kjo organizatë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet.

“Në vitet aktuale Kombet e Bashkuara nuk e kanë arritur potencialin e tyre të plotë për shkak të burokracisë dhe keqmenaxhimit”, tha sot Donald Trump, në një ngjarje të mbajtur në selinë e OKB-së në Nju Hork, ku ai ka synuar të arrijë mbështetje globale për reformim të Kombeve të Bashkuara.

Sipas zotit Trump, Kombet e Bashkuara shpenzojnë shumë para dhe kanë shumë të punësuar.

“Ne nuk shohim rezultate në linjë me këtë investim”, tha Trump.

Në këtë tubim mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, dhe liderët e 120 vendeve, që e kanë nënshkruar një propozim-deklaratë në mbështetje të reformave.

Nesër, presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë flet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila zgjatë deri më 25 të këtij muaji.

Uashington: protestuesit pro dhe anti-Trump përfundojnë në përqafim

Disa qindra përkrahës të Presidentit Donald Trump u mblodhën të shtunën pasdite para Monumentin të Washingtonit, në një aktivitet të quajtur “Nëna e të gjitha mitingjeve”.

Në protestë papritur u përfshinë një grup aktivistësh të lëvizjes “Jeta e zezakëve është e rëndësishme, pranë skenës ku po zhvillohej mitingu pro -Trump. Tensioni i momentit u kapërcye, kur një folës në mitingun pro-presidentit i ftoi palën tjetër të protestuesve në skenë:

“Ne u themi atyre se edhe ne i duam. Nëse duan të jenë në qendër të vëmendjes, le të vijnë këtu bashkë me ne.”- tha protestuesi pro-Trump.

Organizatori i protestës pro-Trump i dha njërit prej protestuesve të palës tjetër mikrofonin:

“Edhe ne duam ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri. Le ta bëjmë këtë gjë së bashku.”

Të dyja palët folën në miting për unitet dhe për fillimin e një dialogu, pastaj përqafuan njëri tjetrin dhe shtrënguan duart miqësisht:

“Njehem shumë mirë. M’u duk sikur ndërtuam një urë, se po ndihmoja dy njerëz që nuk merreshin vesht, që ta kuptojnë më mirë njëri tjetrin. Kjo është diçka shumë e veçantë. Unë mendoj se kështu mund të cecet përpara.”- tha protestuesi anti-Trump.

Përkrahësit e zotit Trump kishin shpresuar që në mitingun e tyre të mblidheshin mijëra vetë, por në fund, qindra demonstrues valëvitën flamujt në mbështetje të presidentit, i cili kishte shkuar për fundjavë në klubin e tij të golfit në Nju Xhërsi. Javën e ardhshme ai do të marrë pjesë në takimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Mitingu pro-Trump u mbajt pas një tjetër proteste të aktivistëve anti-Trump pranë Shtëpisë së Bardhë, që cilët kërkuan që Presidenti të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Presidentirt rus Vladimir Putin, si përgjigje ndaj ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale.

Në Uashington pati të shtunën edhe një tjetër grumbullim, ku grupi i muzikës Hip Hop, ICP, dhe rreth 1 mijë admirues të tyre, të vetëquajtur

“Juggalos,” u mblodhën pranë Memorialit të Lincolnit, për të protestuar ndaj qeverisë federeale, që e ka cilësuar si “bandë rrugësh”.

Marshuesit mbanin parrulla ku shkruhej “Muzika nuk është krim” dhe “Unë jam Juggalo, jo anëtar bande.”

Në një raport të vitit 2011 të FBI-së “Juggalo” cilësohej si “një grup që sillen si gangsterë dhe janë angazhuar në aktivitet kriminal dhe dhunë.”

Presidenti Trump, thirrje për “ndalim më të ashpër” të udhëtimeve për në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje sot për një “ndalim më të ashpër dhe më konkret” të udhëtimeve drejt Shteteve të Bashkuara, pas shpërthimit të një bombe artizanale në një tren të Londrës.

Në një seri komentesh në Twitter sot në mëngjes, zoti Trump e quajti shpërthimin një tjetër sulm të ndërmarrë “nga një dështak terrorist” dhe la të kuptohej se policia e Londrës humbi një rast për ta parandaluar atë.

Presidenti Trump tha gjithashtu se ndalimi i udhëtimeve për gjashtë vende kryesisht muslimane duhet të jetë “shumë më i madh, më i ashpër dhe më konkret, por kjo nuk do të quhej politikisht korrekte!”

Bomba shpërtheu në një tren të mbushur plot gjatë orëve me trafik të dendur, duke lënë të paktën 22 të plagosur, por jo rëndë. Policia tha se shpërthimi ishte një sulm terrorist, i pesti në Britani këtë vit.

Duke komentuar në Twitter, Presidenti Trump shkruante: “Është fjala për njerëz të sëmurë dhe të çmendur që ishin të njohur për policinë britanike. Duhet të tregohemi aktivë.”

Policia britanike nuk pranoi të komentonte, por Kryeministrja britanike Theresa May u përgjigj pa vonesë, duke thënë: “Asnjëherë nuk mendoj se është e dobishme kur dikush shpreh hamendje rreth diçkaje në hetim e sipër.”

Zoti Trump u tha gazetarëve se kishte në plan t’i telefononte zonjës May.

Uashingtoni shqyrton marrëdhëniet me Mianmarin (Birmaninë)

Dhuna që ka detyruar afro 380 mijë myslimanë Rohinga të largohen nga pjesa perëndimore e Mianmarit po bën që Uashingtoni të shqyrtojë marrëdhëniet me qeverinë thuajse tërësisht ushtarake të atij vendi. Siç na njeh materiali në vazhdim, kriza humanitare madje po ndikon edhe tek marrëdhëniet e ngushta të Uashingtonit me ikonën e hershme për demokracinë në Mianmar, Aung San Suu Kyi.

Qindra mijëra myslimanë rohinga mbërrijnë në Bangladesh. Ata po largohen nga Mianmari me shumicë budiste, eksod që Kombet e Bashkuara e quajnë spastrim etnik. Qeveria e Mianmarit i hedh poshtë akuzat dhe thotë se dhuna është vepër e kryengritësve rohinga.

Kjo tregon se tanzicioni i Mianmarit nga junta ushtarake drejt demokracisë mund të ketë dalë nga binarët, duke shkaktuar reagime në Uashington. Senatori demokrat Ben Cardin thotë se:

“Qeveria e Birmanisë duhet t’i japë fund krizës. Administrata amerikane mund ta bëjë të qartë se këto veprime janë të palejueshme.”

Shumë kritika janë përqendruar edhe ndaj udhëheqëses de fakto të Mianmarit, Aung San Suu Kyi.

Aktivistja e vjetër për demokraci – tani është objektiv i dënimit ndërkombëtar mbi çështjen e popullsisë rohinga. Analisti Joshua Kurlantzick foli me skype për Zërin e Amerikës.

“A mund ta ndalojë ushtrinë Suu Kyi? Ndoshta jo. Por mendoj se ka veprime që ajo mund të ndërmarrë, nëse do të dëshironte.”

Madje, edhe nëse është e pafuqishme të ndalojë masakrën, shumë duan që ajo të paktën ta pranojë problemin. Nga ana tjetër, laureatja e Çmimit Nobël për Paqen, e ka minimizuar çështjen, dhe në disa raste e ka portretizuar popullsinë rohinga si kërcënim, thotë aktivisti birmanez për të drejtat e njeriut Maung Zarni.

“Pikërisht për çështjen rohinga, Aung San Suu Kyi dhe ushtria birmaneze po i përmbahen të njëjtit manual.”

Por disa në Uashington e shohin atë si shpresa më e mirë për ndryshime demokratike në Mianmar.

“Pikpamja ime personale është se nuk janë të dobishme kritikat vetëm ndaj saj kur ajo ndodhet në një pozitë shumë sfiduese”, thotë senatori republikan Mitch McConnell.

Por durimi po mbaron. Një grup senatorësh amerikan nga të dy partitë i kërkuan publikisht zonjës Aung San Suu Kyi, siç u shprehen ata që “ të zbatonte fjalët e sajë frymëzuese” dhe trajtojë represionin brutal ndaj popullsisë myslimane rohinga.

Senatori John McCain njoftoi këtë javë se do të tërhiqte një propozim për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak me Mianmarin. Aktivisti birmanez Maung Zarn thotë se ky është hapi i parë .

“Para gjithçkaje, Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin përpjekjet që Kombet e Bashkuara t’i cilësojnë si gjenocid krimet e shtetit birmanez. Dhe jo më pak.”

Trumpi firmos Dekretin me të cilin dënon të gjitha grupet ekstreme

“Ne si amerikanë, dënojmë aktet e fundit të dhunës në Charlottesville, dhe kundërshtojmë çdo lloj përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”, thuhet në Dekret

UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump firmosi Dekretin me të cilin dënon të gjitha grupet që synojnë dominimin e të bardhëve ndaj njerëzve me ngjyrë, grupet neo-naziste dhe të ngjashme.

Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, në dekretin e nënshkruar thuhet: “Ne si amerikanë, dënojmë aktet e fundit të dhunës në Charlottesville, dhe kundërshtojmë çdo lloj përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”.

Trump gjithashtu u bën thirrje të gjithë shtetasve të SHBA-ve që përsëri të mblidhen në dashuri dhe besim dhe në vlerat që i bashkojnë ata.

Pas trazirave në Charlotesville, në shtetin federal amerikan Virxhinia, në të cilat një person humbi jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, Trump fillimisht hezitoi të dënonte grupet ekstremiste, që shkaktoi shumë mospajtime dhe kritika në opinionin amerikan.

Trump tha se të dyja palët duhet të fajësohen për dhunën dhe trazirat në rrugët e shtetit federal të Virxhinias.AA

Senatori Cardin: Turqia mund të ballafaqohet me sanksione

Senatori demokrat, Ben Cardin, thotë se Turqia mund të ballafaqohet me sanksione automatike amerikane, për shkak të blerjes aktuale të sistemeve raketore kundërajrore nga Rusia, pasi kjo mund të paraqes shkelje të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.

Zoti Cardin, anëtar i Komitetit për raporte të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, këtë vërejtje e ka bërë në letrën e djeshme dërguar administratës së presidentit, Donald Trump.

Në letër theksohet se blerja e raketave ruse të tipit S-400 nga ana e Ankarasë, që ishte finalizuar para disa ditësh, paraqet shkelje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, që ishin shndërruar në ligj në muajin gusht.

Cardin ka theksuar se ky legjislacion kërkon sanksione për “çdo person që ndërmerr transakcione të rëndësishme” me mbrojtjen e Rusisë ose me sektorët e inteligjencës.

SHBA kërkon nga Kina dhe Rusia të veprojnë kundër Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin “aksione direkte” kundër Koresë Veriore, pasi ajo sot e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoninë.

“Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme”, tha sekretari amerikan i shtetit , Rex Tillerson, dhe ka shtuar se “Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane”.

“Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lansime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte”, tha Tillerson.

Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj për lansimin e fundit verikorean, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara.

Fitore e pjesërishme e Trumpit në Gjykatën Supreme

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara dje ka vendosur që presidenti, Donald Trump, mund ta zbatojë ndalesën e tij të përkohshme për refugjatët që hyjnë në Amerikë.

Gjyqtarët e pranuan kërkesën e Departamentit të drejtësisë për ta bllokuar një vendim gjyqësor të apelit federal, për të cilën departamenti tha se lejon 24 mijë refugjatë shtesë, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, vendimi i Gjykatës Supreme paraqet një fitore të pjesërishme, derisa kjo gjykatë përgatitet për dëgjimin më 10 tetor për kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të përkohshëm të Trumpit, me të cilin u ndalohet hyrja refugjatëve dhe udhëtarëve nga gjashtë vende me popullatë shumicë myslimane.


Send this to a friend