VOAL

VOAL

Seanca – Drejtori i FBI dëshmon në Senat: Inspektori i Përgjithshëm po heton për rastin e McGonigal

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, ishte i pranishëm sot në Komisionin e Mbikëqyrjes së Gjyqësorit në Senat, për të dëshmuar për një seri çështjesh.

Që në pyetjet e para, ligjvënësit amerikanë u interesuan për të mësuar për skandalin e Charles McGonigal. Senatori Sheldon Whitehouse e pyeti nëse ka pasur një hetim të pavarur, përtej hetimit të gjyqësorit, në lidhje me këtë skandal.

Wray konfirmoi se Inspektori i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë është ai angazhuar në këtë hetim.

Kujtojmë se në këtë çështje është i implikuar në çdo aspekt të dosjes shqiptare, edhe kryeministri Edi Rama.

Sheldon Whitehouse: Doja të flisja me ju në lidhje me Charles McGonigal sot. Ai është një agjent i FBI, që është interesant në dy drejtime. Së pari, ai ka pranuar fajin për sa i përket akuzës për një faturë të padeklaruar prej 225 mijë dollarësh nga një shtetas i huaj dhe ai pret dënimin për krimet që ka pranuar në shkurtin që vjen.

Gjëja e dytë interesante është se ai ka drejtuar zyrën e kundërzbulimit në Nju Jork gjatë kohës që raportohej gjerësisht se agjentët e FBI-së në Nju Jork dhe ish-prokurori i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, po i bënin presion drejtorit Comey për të ndërhyrë në fushatën e Hillary Clinton dhe për ta dëmtuar, diçka që ne për fat të keq e dimë se Comey e bëri me konferenca për shtyp që dhunuan rregullat dhe procedurat e Departamentit të Drejtësisë.

Pra, eksperienca ime është se kur dikush është në periudhën përpara dënimit për një çështje penale, kjo është një kohë shumë e mirë për të marrë informacione prej tyre, dhe bashkëpunim prej tyre. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me zyrën në terren të Nju Jorkut gjatë asaj periudhe, por dua të di se a ka pasur një hetim të pavarur nëse kanë ndodhur mashtrime më FBI gjatë kësaj periudhe në detyrë. Nuk kam marrë asnjë konfirmim se ka ndodhur diçka e tillë. Marrëveshja e pranimit të fajit nuk reflekton asnjë shenjë bashkëpunimi jashtë kësaj marrëveshje. Nuk kam qenë në gjendje nëse Inspektori i Përgjithshëm po e sheh këtë çështje. Çfarë dini për këtë çështje?

Christopher Wray: Së pari, e vlerësoj që po e ngrini këtë çështje.

Kam disa gjëra për të thënë. E para, divizioni ynë i kundërzbulimit është ai që ka zbuluar shkeljet e McGonigal, e ka ndjekur atë dhe e ka arrestuar.

Ne jemi shumë të fokusuar në përpjekjet për të përcaktuar në të gjithë mënyrat që imagjinoni ju se cilat mund të jenë gjërat që ai ka ndikuar gjatë sjelljes abuzive të tij.

E dyta, mendoj se janë dy zyra prokurorësh të përfshira, ajo e Nju Jorkut dhe Distrikti i Kolumbias. Pra, janë dy çështje, në fazën e paradënimit dhe bashkëpunimi i tij mund të jetë potencialisht i përshtatshëm.

Nuk mund të jemi sa larg do shkojmë këtu, por mund t’u them se ne kemi angazhuar Inspektorin e Përgjithshëm sepse donim të kuptonim përmasat e vërteta të asaj se çfarë ka bërë zoti McGonigal dhe se çfarë di.

Sheldon Whitehouse: Pra, Inspektori i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë është i përfshirë?

Christopher Wray: Po, ai është i angazhuar.

Sheldon Whitehouse: Mirë, kjo është gjë e mirë./sn

Një ish diplomat amerikan akuzohet se për dy dekada ka punuar si agjent i Kubës

Ish ambasadori Manuel Rocha/Foto e lëshuar nga Departamenti i Shtetit përmes AP

VOA/Marrë nga Associated Press

Ndaj një ish diplomati amerikan, i cili ka shërbyer në postin e ambasadorit në Bolivi, janë ngritur akuza për bashkëpunim me shërbimet e zbulimit të Kubës për shumë dekada, tha të hënën Departamenti i Drejtësisë.

Në dokumentet e publikuara së fundmi pretendohet se Manuel Rocha është angazhuar në “aktivitete të fshehta” në shërbim të Kubës, të paktën që nga viti 1981, përfshirë takime me agjentë të shërbimeve të zbulimit të Kubës, duke u dhënë zyrtarëve të qeverisë amerikane informacione të rreme mbi udhëtimet dhe kontaktet e tij me shtetas të huaj.

Në dokumentet e dorëzuara në një gjykatë federale në Majami thuhet se zoti Rocha akuzohet për vepra kriminale, përfshirë angazhimin si agjent i paligjshëm i një qeverie të huaj dhe ofron një rast të qartë studimi mbi, siç thonë zyrtarët amerikanë, përpjekjet e avancuara të shërbimeve të zbulimit nga Kuba për të rekrutuar zyrtarë të qeverisë amerikane.

73-vjeçari Rocha, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Majami të premten, do të paraqitet në gjykatë të hënën dhe ende nuk është e qartë nëse ai ka një avokat mbrojtës.

Në karrierën e tij 20 vjeçare si diplomat amerikan, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në vendet si Bolivia, Argjentina dhe si zyrtar i lartë për çështje që lidhen me interesat amerikane në Havanë deri në mes të viteve 1990. Departamenti i Drejtësisë nuk njoftoi menjëherë se si zoti Rocha tërhoqi vëmendjen e anëtarëve të shërbimit kuban të zbulimit dhe për llojin e informacionit që u ka dhënë atyre gjatë kohës kur ai punonte për qeverinë amerikane.

Akuza thotë se ish diplomati Rocha kishte lidhje të paligjshme me qeverinë e Kubës që nga viti 1981, ku ai filloi punën në Departamentin e Shtetit, që kishin vazhduar edhe pas largimit të tij nga qeveria federale, kur ai punonte si këshilltar për marrëdhëniet me publikun në sektorin privat, duke marrë paga të larta.

FBI-ja mësoi rreth marrëdhënieve të tij me shërbimet e zbulimit nga Kuba vitin e kaluar dhe kreu një operacion në Majami, duke organizuar takime mes zotit Rocha dhe një personi që pretendonte se ishte agjent i shërbimeve të zbulimit të Kubës.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, gjatë njërit prej këtyre takimeve, zoti Rocha tha se ishte urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës nga Kuba që të “bënte një jetë normale” dhe kishte krijuar imazhin e një “personi me pikëpamje djathtiste”.

I lindur në Kolumbi, ish diplomati Rocha u rrit në një familje të shtresës së varfër në qytetin e Nju Jorkut. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Harvardit, Yale dhe Georgetown përpara se të fillonte punën në Departamentin e Shtetit në 1981.

Përveç Argjentinës dhe Bolivisë, ai ka punuar si diplomat edhe në Itali, Honduras, Meksikë dhe në Republikën Domenikane. Zoti Rocha ka shërbyer edhe në rolin e ekspertit për çështjet e Amerikës Latine në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Pas largimit nga Departamenti i Shtetit, ish diplomati Rocha filloi një karrierë të dytë në fushën e biznesit, duke shërbyer si president i kompanisë së nxjerrjes së arit në Republikën Domenikane, e cila pjesërisht është në pronësi të kompanisë nga Kanadaja, “Barrick Gold”.

John Feeley, i cili e përfundoi karrierën e tij të gjatë diplomatike në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Panama, tha se ai ndjente “keqardhje dhe ishte i tronditur që ish këshilltari dhe kolegu i tij ka punuar si agjent i Kubës”.

Ish diplomati Feeley, i cili u largua nga Departamenti i Shtetit për shkak të dallimeve të tij me administratën e Presidentit Donald Trump, tha se herën e fundit që ai është takuar me zotin Rocha ishte befasuar se si një diplomat që kishte punuar në administratat demokrate dhe republikane e kishte përqafuar plotësisht llojin e politikës së zotit Trump.

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni dhe sistemi i dobët gjyqësor, penguan zbatimin e ligjit

Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e tij ka analizuar përpjekjet e Shqipërisë për luftën kundër terrorizmit. Në raportin e DASH, thuhet se Shqipëria ka vijuar përpjekjet kundër terrorizmit në vitin 2022, duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi i al-Hol në Siri. Mes të tjerash përmendet fakti se Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi, pasi ka përpjekje nga organizata të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë.

Ndër të tjera thuhet se: “Por, korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. Vazhdoi zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë. Verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, kompetencë dhe lidhje me krimin e organizuar ishte 75% i përfunduar në fund të vitit.”.

 

RAPORTI
Shqipëria vazhdoi mbështetjen e saj të fortë për përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në vitin 2022, duke riatdhesuar 13 shtetas të saj nga kampi i personave të zhvendosur al-Hol në Siri dhe duke u angazhuar në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit të tyre gjatë gjithë vitit. Vendi ka miratuar strategji kombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE) deri në vitin 2025 dhe po rishikon strategjinë e CVE. Kërcënimi i terrorizmit në Shqipëri konsiston në përpjekjet e organizatave të huaja terroriste për të radikalizuar të rinjtë shqiptarë.

Incidentet terroriste për vitin 2022:
Nuk ka pasur incidente terroriste të raportuara në Shqipëri në vitin 2022. Legjislacioni, Zbatimi i Ligjit dhe Siguria Kufitare: Në Shqipëri është e paligjshme të bashkohesh me një organizatë terroriste, të ofrosh dhe të marrësh pjesë në trajnime lidhur me terrorizmin, të ofrosh mbështetje materiale (përfshirë financimin) për një organizatë terroriste dhe të marrësh pjesë në një ushtri të huaj.

Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit (CTU) ka punuar ngushtë me agjencitë amerikane për të harmonizuar përpjekjet e qeverisë shqiptare për CT me ekspertizën dhe burimet e SHBA-së, duke siguruar që qeveria shqiptare të zhvillojë aftësi të përqendruara CT. Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori trajnime dhe pajisje të gjera gjatë gjithë vitit nga programi i Asistencës kundër Terrorizmit të Departamentit të Shtetit.

Prokuroria e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin ka akuzuar dy persona për nxitje dhe propagandë në favor të organizatës terroriste ISIS, bazuar në hetimet e kryera nga Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit. Në dhjetor, Gjykata Speciale për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin dënoi një shtetas iranian me 15 vjet burg për përgatitjen e akteve terroriste.

Më 28 maj, Shqipëria riatdhesoi me sukses 13 shtetas nga kampet e zhvendosura në Siri. Qendra CVE e qeverisë shqiptare drejtoi rehabilitimin dhe riintegrimin e këtyre individëve dhe koordinoi përpjekjet e ministrive të ndryshme, donatorëve ndërkombëtarë, anëtarëve të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare për të mbështetur këto përpjekje. Ky ishte riatdhesimi i dytë në një periudhë një vjecare të kryer nga autoritetet shqiptare, për 38 gra dhe fëmijë të riatdhesuar.

Por, korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit ndërmjet agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem i dobët gjyqësor vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit të Shqipërisë në të gjitha nivelet, përfshirë ato që lidhen me luftën kundër terrorizmit. Vazhdoi zbatimi i reformave të thella në sektorin e drejtësisë. Verifikimi i 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë për korrupsion, kompetencë dhe lidhje me krimin e organizuar ishte 75% i përfunduar në fund të vitit.
Shqipëria është zotuar të rrisë sigurinë e saj kufitare dhe përpjekjet e kontrollit për të ndaluar terroristët, me mbështetjen e ekspertëve dhe programeve të SHBA. Shërbimet e zbatimit të ligjit shqiptar bashkëpunojnë gjerësisht me INTERPOL-in dhe organe të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare. Shqipëria vazhdon punën për zbatimin e rezolutës 2396 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me Informacionin e Avancuar të Pasagjerëve dhe të dhënat e Emrave të Pasagjerëve dhe krijoi një Njësi të Informacionit të Pasagjerëve me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Shqipëria mbështet një sistem të mbikëqyrjes së sigurisë portuale për të zbatuar kërkesat sipas Kodit Ndërkombëtar të Sigurisë së Anijeve dhe Porteve të Organizatës Ndërkombëtare Detare.

Kundër Financimit të Terrorizmit:
Shqipëria është anëtare e MONEYVAL (Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit). NjIF e saj, Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave, është anëtare e Grupit Egmont. Shqipëria mbeti në “listën gri” të FATF në vitin 2022.

Në vitin 2022, FATF raportoi se Shqipëria ndërmori hapa drejt përmirësimit të regjimit të saj Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, duke përfshirë finalizimin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përfundimin e një projekti afatgjatë për të reduktuar ekonominë informale, duke rritur fokusin dhe përpjekjet të autoriteteve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për zbatimin e të gjithë gamës së masave të sekuestros dhe konfiskimit, miratimin e një kuadri ligjor adekuat për shkeljet e detyrimeve të regjistrimit të shoqërive dhe organizatave jofitimprurëse dhe zbatimin e sanksioneve proporcionale dhe bindëse ndaj subjekteve që nuk kanë deklaruar pronarët e tyre përfitues në regjistrin brenda afatit. Në raportin e saj vijues të majit, Shqipëria vuri në dukje përparim në adresimin e mangësive të identifikuara të pajtueshmërisë teknike.

Kundër ekstremizmit të dhunshëm:
Qeveria e Shqipërisë ka një strategji kombëtare të CVE deri në vitin 2025 dhe ndaj ka hartuar një të re. Qendra Kombëtare e CVE koordinon dhe menaxhon programimin e CVE midis donatorëve ndërkombëtarë dhe kërkon të sigurojë që të gjitha ministritë të bashkëpunojnë në mënyrë efektive dhe të shmangin dyfishimin e përpjekjeve. Qendra Kombëtare e CVE koordinoi dhe menaxhoi pritjen, rehabilitimin dhe riintegrimin e të gjitha grave dhe fëmijëve të kthyer. Qendra Kombëtare e CVE është kërkuar për këshilla nga vende të tjera për shkak të sukseseve të saj me riintegrimin.

Ambasada në Tiranë mbështet përpjekjet e CVE me një gamë të gjerë programesh ndihme dhe angazhimesh diplomatike, duke përfshirë grupet e komunitetit lokal që identifikojnë dhe zbutin faktorët në themel të ekstremizmit të dhunshëm. Fondi Global i Angazhimit dhe Rezistencës së Komunitetit, në koordinim të ngushtë me Qendrën Kombëtare të CVE, financon tre organizata që punojnë në çështjet e CVE: Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Linja e Këshillimit për Gratë dhe Terre des Hommes.

Departamenti i Shtetit mbikëqyri zbatimin e një granti të gjashtë të CVE për Komunitetin Mysliman Shqiptar, i cili përfshinte angazhimin e klerit islamik me të rinjtë në rrezik, prindërit e tyre dhe udhëheqësit qytetarë për t’i larguar të rinjtë nga radikalizimi drejt dhunës, si dhe informimin e tyre për parimet demokratike, të drejtat e njeriut, angazhimin qytetar dhe tolerancën.

Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Rajonal:
Shqipëria është anëtare e Këshillit të Adriatikut, Këshillit të Evropës, NATO-s, Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, OSBE-së, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal për Evropën Juglindore, Kombeve të Bashkuara dhe Qendrës Ndërkombëtare të Ekselencës për Kundërshtimin. Ekstremizmi i dhunshëm (Hedayah). Në vitin 2022, ajo vazhdoi të shërbente si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Zyrtarët shqiptarë të drejtësisë penale morën pjesë rregullisht në shoqata të ndryshme rajonale, konferenca dhe shkëmbime të tjera informacioni kundër terrorizmit.

(BalkanWeb)

Henry Kissinger dhe qëndrimi i tij i transformuar për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë

VOA/Garentina Kraja

Ish Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, njihet si një figurë e rëndësishme, por edhe kundërthënëse në traditën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I tillë ishte edhe qëndrimi i tij ndaj luftës në Kosovë dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO-s.

Ndonëse ish diplomati amerikan nuk kishte ndonjë rol vendimmarrës gjatë luftës në Kosovë, ai ishte një nga zërat më kritik ndaj ndërhyrjes ushtarake të NATO-s dhe posaçërisht i angazhimit ushtarak dhe diplomatik amerikan në Ballkan. Por menjëherë pas luftës, pas suksesit që ndërhyrja ushtarake e NATO-s ndaj Serbisë pati për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, ish Sekretari Kissinger vazhdoi ta kritikojë atë lidhur me përplasjet që ajo shkaktoi në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lidhjet e Uashingtonit me Moskën.

Në një shkrim të botuar në të përditshmen amerikane “The Washington Post” më 22 shkurt të vitit 1999, ndërkohë që përpjekjet diplomatike amerikane dhe evropiane kishin dështuar ta bindin Serbinë për t’u tërhequr nga Kosova, ish Sekretari Kissinger shkruante se, “nuk ndihej rehat me zgjerimin e përkushtimeve amerikane të pakufishme që parashihnin vendosjen e trupave amerikane në terren”.

Sipas tij, angazhimit të administratës amerikane në Kosovë dhe në Bosnjë “i mungonte përkufizimi i qëllimit strategjik në bazë të cilit do të matej suksesi dhe strategjia e tërheqjes”. Amerika rrezikonte të përfshihej në një konflikt të pafund, shprehej ai.

“Problemi i Kosovës nuk është i ri. Konflikti etnik ka qenë dukuri shekullore e Ballkanit. Valë pushtimesh shkaktuan përçarje ndërmjet grupeve etnike dhe fetare, mes kishës ortodokse dhe kishës katolike, ndërmjet krishterimit dhe fesë islame, ndërmjet trashëgimtarëve të Perandorisë Austriake dhe Osmane”, shkruante zoti Kissinger.

“Gjatë shekujve ka patur konflikte mizore të pashembullta pavarësisht se asnjëri nga popujt nuk ka përvojë dhe as besim në konceptet perëndimore të tolerancës.”

Në artikullin me titullin “Jo trupa amerikane tokësore në Kosovë”, zoti Kissinger e paralajmëronte administratën e Presidentit Bill Clinton se, “sundimi i shumicës dhe kompromisi, që përbëjnë bazën e propozimeve ‘për zgjidhje’ asnjëherë nuk kanë rezonuar në Ballkan”, duke shtuar se marrëveshja për Kosovën ka pak gjasa të përkrahet nga palët e armiqësuara për një kohë të gjatë.

Duke kundërshtuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, zoti Kissinger e nxiti Evropën që të marrë përgjegjësitë në Kosovë.

“Evropianët kurrë nuk lodhen duke theksuar nevojën për një autonomi më të madhe evropiane. Pra, ekziston mundësia për ta demonstruar atë. Nëse Kosova paraqet problem sigurie, atëherë është e tillë për Evropën… Kosova paraqet kërcënim për Amerikën aq sa Haiti paraqet për Evropën”, shkruante ai.

Megjithatë disa muaj më vonë, pasi ndërhyrja ushtarake e NATO-s i dha fund luftës në Kosovë dhe i hapi rrugë administrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe vendosjes së forcave paqeruajtëse të NATO-s, zoti Kissinger e zbuti qëndrimin ndaj ndërhyrjes amerikane në Ballkan përmes një artikulli në të përjavshmen amerikane “Newsweek”

“Të gjithë ne që kishim mëdyshje për përparësitë që diplomacia duhej të kishte ndaj luftës në Kosovë ia kemi borxh administratës së Presidentit Clinton t’i shprehim respektin tonë për guximin me të cilin këmbënguli, aftësinë me të cilën a mbajti unitetin e aleancës dhe përmes të cilës arriti të sigurojë pajtimin rus”, shkruante zoti Kissinger më 20 qershor të vitit 1999, vetëm 8 ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Por edhe në artikullin me titullin “Një e drejtë e zbrazët”, ai vazhdoi të paralajmëronte diplomacinë amerikane që të mos përkushtohej pafund në Ballkan.

“… Fitorja na lë me një sfidë po aq serioze: si të shmangim ngecjen e përhershme në një cep të Ballkanit si një ekuivalent modern i perandorive austriake dhe osmane.”

Sipas zotit Kissinger, planet që i japin fund konfliktit në Kosovë ka rrezik që, “të shndërrohen në përkushtim të pafund që çojnë drejt një angazhimi edhe më të thellë, që na vendosin në rolin e policit në një rajon me urrejtje pasionante dhe ku kemi pak interesa strategjike”.

Ish-sekretari Amerikan i Shtetit, Henry Kissinger ndërron jetë në moshën 100-vjeçare

VOA

Henry Kissinger, i cili vdiq të mërkurën në moshën 100-vjeçare, personifikoi politikën e jashtme të SHBA-së gjatë administratave të presidentëve Richard Nixon dhe Gerald Ford, duke shërbyer si sekretar i shtetit i të dy presidentëve dhe duke fituar lavdi për sukseset diplomatike, por duke nxitur edhe polemika për pikëpamjet e tij politike për botën.

Njoftimi për vdekjen u dha nga kompania e tij e konsulencave e cila nuk shpalosi shkaqet.

I njohur si një studiues, fitues i çmimit Nobel për Paqe dhe një refugjat i shquar në Shtetet e Bashkuara, Henry Kissinger u bë një ikonë kulturore, duke frymëzuar biografi të shumta, të mira e të këqija dhe të satirizuara nga grupi Monty Python.

Mendimtari konservator ndihmoi në ndërtimin e një sërë suksesesh diplomatike, duke përfshirë afrimin me Kinën dhe shtensionimin me Bashkimin Sovjetik. Atij iu dha Çmimi Nobel për Paqe së bashku me Le Duc Tho nga Vietnami i Veriut, për përpjekjet e tyre për të negociuar përfundimin e Luftës së Vietnamit.

Henry Kissinger gjithashtu shënoi arritje të shumta në Lindjen e Mesme, duke përfshirë negocimin e Marrëveshjes së Sinait të vitit 1975 midis Egjiptit dhe Izraelit, dhe punën për të çuar përpara procesin më të gjerë të paqes arabo-izraelite në përpjekjet që u bënë të njohura si “diplomacia e vajtje ardhjeve”.

Pavarësisht arritjeve të tij në mbarë globin, Henry Kissinger ishte një figurë e diskutueshme, me kritikët që pretendonin se ai lejoi bombardimet në Kamboxhia, mbështeti goditjen e Pakistanit ndaj Bangladeshit dhe bëri pak për të ndaluar fushatën e Argjentinës kundër disidentëve.

Vitet e hershme

I lindur si Heinz Kissinger në Furth të Gjermanisë, ai mbërriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 1938 në moshën 15-vjeçare pasi familja e tij iku nga përndjekjet naziste të hebrenjve. Familja fliste anglisht në shtëpi dhe Heinzi u bë i njohur si Henry, duke u bërë më vonë një qytetar i natyralizuar amerikan.

Z. Kissinger u kthye në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore si pjesëtar i Ushtrisë Amerikane në Divizionin e 84-të të këmbësorisë.

“Unë i kujtoj ato vite me shumë krenari”, tha ai për Chicago Tribune kur ishte në të 80-at. “Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë pa asnjë paqartësi morale”.

Pas luftës, z. Kissinger u regjistrua në Harvard në kuadër të programit G.I. Bill, që ofronte përfitime për të kthyerit nga lufta, dhe aty më pas doktoroi, duke iu bashkuar më vonë kuadrit mësimdhënës.

Pikëpamja e tij për politikën e jashtme pa dyshim u formësua nga përvoja e arratisjes nga Gjermania naziste.

Ai është i njohur për qasjen e tij “realpolitike” të përqendruar në marrjen e vendimeve praktike diplomatike dhe jo në ato që i kanë rrënjët në një kuadër moral.

Kur u pyet nga The New York Times në vitin 1974 për ndjenjën e pesimizmit dhe madje edhe të tragjedisë në shkrimet e tij politike, z. Kissinger u përgjigj: “Unë e mendoj veten më shumë si historian sesa si burrë shteti. Si historian, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për faktin se çdo qytetërim që ka ekzistuar ndonjëherë, në fund është shembur”.

“Historia është një rrëfim mbi përpjekjet që dështuan, mbi aspiratat që nuk u realizuan, mbi dëshirat që u përmbushën dhe më pas dolën të ishin të ndryshme nga ajo që pritej”, tha ai.

Roli në Shtëpinë së Bardhë

Pasi shërbeu si konsulent në agjencitë qeveritare të SHBA gjatë administratave të presidentëve Dwight D. Eisenhower, John Kennedy dhe Lyndon Johnson, z. Kissinger iu bashkua Shtëpisë së Bardhë në vitin 1969 gjatë administratës së presidentit Nixon. Ai shërbeu si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe më pas sekretar i shtetit, punë qe e vazhdoi nën presidentin Gerald Ford.

Ai kishte një marrëdhënie të ngushtë me presidentin Richard Nixon dhe e vlerësoi bashkëpunimin si një arsye kryesore për sukseset e tyre në politikën e jashtme.

Ai tha për Newsweek në vitin 2009: “E takoja presidentin çdo ditë kur ishim të dy në qytet, sepse e ndjeja se ishte absolutisht thelbësore që ne të mendonim në të njëjtën linjë. Unë isha me fat. Kam pasur marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me dy presidentët me të cilët kam shërbyer. Në fakt, nëse shikohet historia e sekretarëve të shtetit, kjo është e rrallë”, tha ai.

Z. Kissinger bëri dy udhëtime në Kinë përpara se të shoqëronte presidentin Nixon në vizitën e tij që shënoi kthesë në Pekin në 1972, për t’u takuar me kryetarin e Partisë Komuniste të Kinës, Mao Ce Dun. Gjatë vizitës, Shtetet e Bashkuara dhe Kina zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike pas një ndërprerjeje prej 23 vitesh.

Ish sekretari Kissinger dhe ish presidenti Nixon gjithashtu punuan ngushtë së bashku për të zbutur tensionet me Bashkimin Sovjetik, duke çuar në Bisedimet për Kufizimin e Armëve Strategjike (SALT) si dhe në Traktatin Kundër Raketave Balistike (ABM).

Ish diplomati më i lartë amerikan mori çmime të shumta për arritjet e tij. Së bashku me Çmimin Nobel për Paqen në 1973, ai fitoi Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 1977, nderimi më i lartë civil në Shtetet e Bashkuara, dhe Medaljen e Lirisë në vitin 1986, e cila iu dha 10 prej udhëheqësve më me ndikim të Amerikës me origjinë të huaj.

Kundërthëniet

Pavarësisht arritjeve të tij, z. Kissinger ka nxitur shumë kritika, shumica e të cilave u përqendruan në veprimet e tij gjatë Luftës së Vietnamit.

Ai i mbajti sekret bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Kamboxhia dhe Laos në vitin 1969, të cilat përshkallëzuan Luftën e Vietnamit, duke mos e informuar Kongresin ose publikun amerikan për to.

Atij gjithashtu iu dha pushtet nga presidenti Nixon për të zhvilluar negociata të fshehta me vietnamezët e veriut. Ndërsa z. Kissinger përfundimisht ndihmoi arritjen e Marrëveshjes së Paqes të Parisit si rezultat i negociatave, kritikët e tij thonë se vitet e bisedimeve të fshehta vetëm sa e zgjatën luftën.

Ish sekretari Kissinger është kritikuar gjithashtu për rolin e tij në konfliktet në mbarë botën, përfshirë luftën civile të Angolës, e cila u shndërrua në një fushë beteje të Luftës së Ftohtë, dhe përfshirjen e SHBA-së në Kili, që kulmoi me një grusht shteti në vitin 1973.

Ndonëse z. Kissinger qëndroi në rolin e tij si sekretar i shtetit pasi presidenti Nixon dha dorëheqjen në vitin 1974, ai nuk mbeti i paprekur nga skandali Watergate që e rrëzoi presidentin Nixon. Skandali zbuloi se z. Kissinger kishte urdhëruar FBI-në të përgjonte anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të parë se kush kishte nxjerrë në media lajmet për bombardimin e Kamboxhias nga Shtetet e Bashkuara.

Periudha pas Shtëpisë së Bardhë

Pas largimit nga qeveria, z. Kissinger punoi si këshilltar dhe pedagog ndërkombëtar, si dhe shkroi një duzinë librash. E fundit e tij, “Udhëheqja” (Leadership), u botua kur ai ishte 99 vjeç.

Ai vazhdoi të fliste dhe të shkruante për punët e jashtme, madje duke nxitur polemika në maj të vitit 2022, kur ai argumentoi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, se Ukraina duhet të heqë dorë nga pjesë të territorit për të bërë paqe me Rusinë. Ai tha se një humbje e turpshme për presidentin rus Vladimir Putin mund të përkeqësojë qëndrueshmërinë afatgjatë të Evropës.

Z. Kissingeri la pas vetes gruan e tij të dytë, Nancy, me të cilën u martua në vitin 1974. Ai pati dy fëmijë me gruan e tij të parë, Ann Fleischer, dhe pesë nipër e mbesa.

AMBASADORI I KOSOVES NE SHBA MBAJTI NJE LIGJERATE NE UNIVERSITETIN SHTETEROR TE ARIZONES KUSHTUAR INVESTIMEVE EKONOMIKE KOSOVE-SHBA- Nga Mr.Sc.Lulzim Mulliqi 

Organizuar nga Universiteti Shteteror i Arizones dhe ne bashkepunim me Qendren Melikan,si dhe me Shoqaten inovative amerikane ne ambientet e ketij universiteti ne Tempe te Arizones,u mbajt nje takim me Zotin Ilir Dugolli,Ambasador i Republikes se Kosoves i akredituar ne Washington,D.C.Temat e ligjerates qe ambasadori i Kosoves,Ilir Dugolli mbajti para profesoreve,studenteve e ish studenteve shqiptare dhe amerikane dhe anetareve te shoqerise civile ishin:inovacionet dhe investimet ekonomike ne mes Kosoves dhe SHBA-ve,pastaj ndikimi i ekonomise se Kosoves dhe perspektivat e saj tregtare me SHBA-ne,si dhe perceptimi dhe ndikimi ne investimet e huaja direkte ne Kosove.Ne fillim te fjales se tij ambasadori Dugolli pershendeti te pranishmit per interesimin e tyre per proceset inovoative dhe investimet ne shtetin e Kosoves,duke vleresuar bashkepunimin e frytshem qe ekziston ne te gjitha fushat me SHBA-ne.Ai theksoi se duhet te vazhdohet me aktivitete ekonomike te cilat kane per synim sigurimin e partneriteteve per bizneset kosovare ne SHBA dhe anasjelltas.Ai foli ne vecanti per mundesite e shumta ekonomike dhe investimet amerikane dhe bashkepunimin ne kete fushe,qe ka me se shume nevoje shteti i ri i Kosoves.Perkitazi me kete u theksua se sa eshte e rendesishme edhe bashkepunimi me institucionet financiare amerikane dhe nderkombetare,te cilat do te mbeshtetin aktivitetet e inovacionit dhe te ndermarresise ne mes te dy vendeve te cilat kane mundesi per zgjerimin e biznesit dhe forcimin e ekonomise.Ambasadori Ilir Dugolli ishte i shoqeruar edhe nga prof.dr.Visar Berisha dhe prof.dr.Stiven Batalden,profesore nga Universiteti Shteteror i Arizones.Poashtu nga te pranishmit si gjate ligjerates,po ashtu edhe gjate bashkebisedimit zgjoi kureshtjen e te pranishmeve qe te bejne pyetje per procesin e njohjes  se Kosoves edhe nga vendet te tjera,pastaj situaten aktuale politike ne Kosove dhe ne ate qe po kalojne vendet e rajonit te Ballkanit perendimor.Lidhur me kete pyetje ambasadori Dugolli theksoi se”Ne bejme te pamunduren qe ne te gjitha kontaktet tona diplomatike me partneret tane ndekombetar per te lobizuar per njohjen e Kosoves,por kjo nuk verehet  deri sa te arrihet rezultati perfundimtar.

Askush nuk e konteston ekzistencen e Kosoves ne mardheniet e sotme nderkombetare,por angazhimin yne eshte konsistent per te siguaruar sa me shume njohje per Kosoven,kur dihet se pavaresia e Kosoves eshte e njohur edhe nga GjND-ja.Njohja e nderkombetare e Pavaresise dhe e sovranitetit te Kosoves mbetet prioritet i punes se ambasades sone.Procesi i njohjes se Kosoves eshte nje realitet dhe nje faktor i domosdoshem i paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Me se miri kjo deshmohet nga fakti i njohjes formale te Kosoves nga shumica dermuese e shteteve nga rajoni dhe komuniteti Euroatlantik.Arritjet e deritanishme jane pjese e diplomacise proaktive dhe dinamike te Kosoves,por edhe nje merite e partnereve tane nderkombetare qe kane mbeshtetur procesin e njohjes dhe kane lobuar per Kosoven,e vecanerisht kemi gezuar perkrahjen e SHBA-ve.Ambasada e Republikes se Kosoves ne Uashington,do te mbetet fuqimisht e angazhuar per te lobuar per numrin e rritjes se njohjeve ku do te forcohet edhe me tej pozita nderkombetare e Kosoves.Nderkaq ne pyetjen e gazetarit,mr.Lulzim Mulliqi,se cili do te ishte mesazhi per shqiptaret e mergates sone qe jetojne ne SHBA?

Ambasadori Ilir Dugolli theksoi” Mesazhi im,eshte mesazh inkurajimi dhe falenderimi per mergaten tone e cila e ka ndihmuar gjithmone atdheun.Mesazhi im,eshte per te vazhduar edhe me tej te punojne me qellimin e perbashket ne te mire te atdheut dhe kombit tone.

Ceremoni mortore për ish Zonjën e Parë Rosalyn Carter

VOA

Ish Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Rosalynn Carter, u nderua të martën në një ceremoni në Atlanta, ku morën pjesë të gjitha zonjat e para dhe tre presidentët, përfshirë bashkëshortin e saj, ish-presidentin 99-vjeçar Jimmy Carter, i cili në shkurt iu nënshtrua kujdesit profesional mjekësor në shtëpinë e tij për mbajtjen nën kontroll të dhimbjeve në prag të fundit të jetës.

Ceremonia u shoqërua me muzikë klasike dhe shumë nga himnet e saj të preferuara dhe lexime të vargjeve biblike. Në mesin e pjesëmarrësve në në këtë ceremoni ishin edhe Presidenti Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden, ish-presidenti Bill Clinton dhe ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton, ish zonjat e para MelaniaTrump, Michelle Obama dhe Laura Bush, së bashku me Nënpresidenten Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj Doug Emhoff.

Më shumë se 1000 njerëz ishin të pranishëm në kishën ku u mbajt ceremonia, përfshirë fëmijët e saj dhe dhjetëra nipër e mbesa, të ulur rreth ish Presidentit Jimmy Carter. Jimmy dhe Rosalynn Carter janë çifti presidencial me lidhjen martesore më të gjatë në historinë amerikane. Ata ishin të martuar për 77 vjet.

Në cerominë për nder të ish Zonjës së Parë Rosalynn Carter, folën djali i saj James Earl “Chip” Carter III, gazetarja Judy Woodruff, ndihmësja e saj gjatë kohës kur ajo ishte në Shtëpinë së Bardhë, Kathryn Cade, nipi i saj dhe kryetari i “Qendrës Carter”, Jason Carter dhe pastori Tony Snowden.

Rosalynn Carter, e cila është vlerësuar për jetën e saj si aktiviste politike, ishte zonja e dytë më jetëgjatë e Shteteve të Bashkuara pas ish Zonjës së Parë Bess Truman, e cila vdiq në moshën 97 vjeçare.

Ajo vdiq më 19 nëntor në moshën 96 vjeçare.

Funerali do të mbahet të mërkuren në qytetin Plains të shtetit të Xhorxhias, që do të pasohet nga një cermoni private varrimi në shtëpinë e familjes Carter.

Ceremonitë përkujtimore filluan të hënën me anëtarët e publikut që iu dha mundësia për të bërë nderimet e tyre në Bibliotekën Presidenciale Jimmy Carter.

Disa të dhëna për këtë lajm u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, Agence France-Presse dhe Reuters.

111-vjetori i Pavarësisë- Blinken uron shqiptarët: SHBA krenare që punon me ju, mbështesim integrimin tuaj drejt anëtarësimit në BE

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony J. Blinken, ka uruar qeverinë dhe popullin shqiptar me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një deklarate për shtyp, ai ka thënë se SHBA është krenare që punon me Shqipërinë si aleate dhe partnere të NATO-s.

Blinken ka falenderuar vendin tonë për mirëpritjen dhe mbështet fuqishëm integrimin e plot në komunitetin euroatlantik dhe në rrugën drejt anëtarësimit BE.

Sipas sekretarit të Shtetit Amerikan, lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme.

Deklarata e plotë e Blinken:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj qeverinë dhe popullin e Shqipërisë dhe ju uroj një festë të gëzuar për 111-vjetorin e Pavarësisë.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që punojnë me ju si aleatë dhe partnerë të NATO-s të angazhuar për të forcuar përpjekjet e Shqipërisë për reformën në drejtësi, për të çuar më tej bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe për të vazhduar mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën përballë luftës së agresionit të Rusisë. Ne ju falënderojmë për mirëpritjen tuaj bujare dhe me zemër të hapur të afganëve dhe mbështesim fuqishëm integrimin tuaj të plotë në komunitetin euroatlantik, veçanërisht përmes përparimit në reformat e sundimit të ligjit dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhja e fundit e Shqipërisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut është një shenjë respekti ndërkombëtar për përparimin e fuqishëm që ka bërë kombi juaj në dekadat e fundit dhe një njohje e shërbimit të tij shembullor në 2015-2017. Ne jemi krenarë që shërbejmë përkrah Shqipërisë dhe presim me padurim të punojmë së bashku për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Lidhjet midis kombeve tona, të bazuara në vlerat, kulturën dhe miqësinë e përbashkët mbeten të qëndrueshme. Le të vazhdojë të përparojë puna jonë së bashku.

“Replicator”, iniciativa e Pentagonit për mijëra sisteme autonome të inteligjencës artificiale

VOA/Marrë nga Associated Press

Forcat e armatosura amerikane kanë rritur prej vitesh përdorimin e inteligjencës artificiale. Por gjatë dekadës së fundit, Pentagoni ka përfshirë format më të përparuara të inteligjencës artificiale që do të ndryshojnë rrënjësisht natyrën e luftës. Tashmë Pentagoni synon të fusë në përdorim mijëra sisteme autonome të inteligjencës artificiale deri në vitin 2026, për të konkurruar me Kinën.

Iniciativa ambicioze, për të cilën nuk është ende e qartë se sa para do të shpenzohen, do të përshpejtojë miratimin për teknologjinë e inteligjencës artificiale që do të vlerësohet e gatshme për t’u bërë pjesë e aktivitetit ushtarak.

“Inteligjenca artificiale është qendrore për axhendën tonë të inovacionit, duke na ndihmuar të përllogarisim më shpejt, të ndajmë informacionin më mirë dhe të përdorim platforma të ndryshme. Dhe kjo është thelbësore për luftimet e së ardhmes”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Koloneli i Forcave Ajrore, Matt Strohmeyer thotë se është tepër e rëndësishme aftësia për të marrë vendime më të mira dhe më shpejt se konkurrentet dhe kundërshtarët, ndërsa ushtria amerikane po shqyrton përfshirjen e teknologjive të reja.

“Nuk bëhet fjalë për teknologji thjesht për hir të teknologjisë. Është teknologji që do t’u mundësojë ushtarakëve të marrin vendime më të mira dhe më të shpejta”, thotë ai.

Nuk ka ndonjë dyshim në radhët e shkencëtarëve dhe zyrtarëve të Pentagonit, se arsenali ushtarak amerikan do të përmbajë rrjedhimisht edhe sisteme luftarake krejtësisht autonome. Dronët autonomë pritet të hyjnë një ditë në fushëbetejë në grupe të mëdha, disa për qëllime zbulimi, të tjerë për të sulmuar.

Iniciativa e re, e quajtur Replicator, përshpejton integrimin e inteligjencës artificiale në ushtrinë amerikane.

Dy ndër kompanitë që po konkurrojnë për të prodhuar sisteme luftarake plotësisht autonome janë Anduril dhe Shield AI. Ato kanë siguruar financime prej qindra miliona dollarësh dhe punojnë për të zhvilluar kryesisht programet kompjuterike, ndërsa dronët do të blihen në masë nga kompani të tjera.

 

Craig Martell, drejtues në Pentagon për teknologjinë dixhitale dhe inteligjencën artificiale, është i shqetësuar më pak për armët autonome që do të marrin vendimet vetë, se sa për sistemet që mund të mos funksionojnë sipas planit.

“Pavarësisht nga autonomia e sistemit, do të ketë gjithnjë një zyrtar përgjegjës që kupton kufizimet e sistemit, që është trajnuar së bashku me sistemin, që ka sigurinë e duhur se kur dhe ku duhet dislokuar, dhe që do të marrë përgjegjësinë për dislokimin dhe zbatimin e kuadrit rregullator”, thotë zoti Martell.

Një sfidë urgjente mbetet rekrutimi dhe mbajtja në punë e personave të talentuar që nevojiten për të provuar teknologjinë e inteligjencës artificiale, ndërkohë që Pentagoni gjendet në një situatë të pafavorshme për të konkurruar me nivelin e pagave në sektorin privat.

Miqësia e Edi Ramës me Changpeng Zhao – Edhe një tjetër mik i Ramës shpallet kriminel dhe pranon fajin për pastrim parash

Ku ka njerëz që pastrojnë para është edhe Rama.

Në nëntor të vitit të shkuar, kryeministri i Shqipërisë ia behu në rrjetet sociale me një foto me CEO-n e “Biance”, kompania më e madhe në botë e kriptovalutave.

“Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë”, shkruante Changpeng Zhao në Twitter në një foto ku kishte dalë së bashku me Edi Ramën.

“U takova me Kryeministrin e Shqipërisë, Shkëlqësinë e Tij Edi Rama në këtë të shtunë të bukur. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë“, ishte mesazhi i plotë i Changpeng, pa dhënë asnjë detaj më shumë për këtë takim misterioz me kryeministrin e një vendi që peshën ekonomike në ekonominë globale, apo për kompani globale e ka sa një pupël.

Changpeng Zhao është bashkëthemeluesi dhe shefi i kësaj kompanie, pasuria e të cilit vlerësohet në 17 miliardë dollarë.

Si është e mundur që çdo biznesmen i koorporatave të mëdhaja që takon Rama akuzohet për lidhje me Rusinë ose me Kinën, dhe i faktohen akuzat nga drejtësia amerikane?

Para disa kohësh kryeministri Rama, njerëz të afërt me të politikisht, por edhe familjarë të tij janë akuzuar për përfshirjen në skema gjigante botërore të pastrimit të parave, flitet për shifra mbi 2.2 miliard euro të pastruara nëpërmjet Bitcoin.

Dhe jo rastësisht, Shqipëria është një nga 3-4 vende në Europë që ka bërë gjasme një legjislacion për kriptovalutat. Nxitim i pakuptueshëm i Parlamentit për të votuar pa dekret presidencial një ligj të tillë.

Në shtator të 2020 Shqipëria bëhet një nga tre vendet e para në Europë që bën një ligj për kriptomonedhat.

Ligji i kthyer nga ish-presidenti i kohës, Ilir Meta, u kalua pa dekret në Parlament pas refuzimit nga presidenti për ta dekretuar.

Ligji që u kalua në Parlament me forcën e kartonave dyshohet se shërben për pastrim parash nga ana e zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe bandave që kryejnë veprimtari të paligjshme.

Dhe vetëm pak kohë pas kalimit të ligjit, kryeministri del foto me bossin e kriptomonedhave. Pra, asgjë nuk është rastësi.

Në relacionin, që shoqëroi ligjin, pranohej se siç ka përfitime ka edhe rreziqe nga ai ligj.

“Për të shfrytëzuar sa më mirë përfitimet që ofron kjo teknologji, por edhe për të adresuar një sërë rreziqesh të mundshme, siç janë krijimi i skemave mashtruese, apo i skemave të paautorizuara për të ofruar aktive virtuale, rreziku i përdorimit të aktiveve virtuale për të pastruar para, si dhe manipulimi i tregut, nevojitet një kornizë ligjore e plotë, në mënyrë që ky aktivitet të rregullohet” thuhej në relacion.

Në relacion pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

Blockchain shmang rregullatorët dhe është rrezik për pastrim parash.

Blockchain është një teknologji e re dhe jo më e thjeshta për t’u kuptuar. Kjo teknologji vlerësohet se do të kërkojë vite për t’u zbatuar nga komunitete shumë më të edukuara nga pikëpamja financiare se Shqipëria për të zgjidhur problemet me standardet e sigurisë dhe për të kthyer reputacionin nga hakerimet, sidomos për Shqipërinë sistemi i së cilës është sulmuar nga hakerat vazhdimisht dhe sulmet kanë patur sukses.

Si dyshohet se kryhet pastrimi i parave?

Nëpërmjet teknologjisë mund anashkalosh kontrollin e bankës qendrore aksionet e një biznesi, hipotekën e shtëpisë, sigurimin e pronës apo transfertat e emigrantëve, duke shmangur sinjalizuesit e fenomenit të pastrimit të parave. Këtë funksion e kryejnë aktualisht bankat / shoqëritë financiare që duhet të njoftojnë në kohë reale pastrimin e parave për transaksione mbi 10 000 euro, ashtu si dhe noterët që e kanë të detyrueshme të njoftojnë, në rast dyshimi për pastrim parash.

A po shërben ligji për kriptomonedhat për të pastruar para në Shqipëri?

Dubai njihet si një vend parajsë fiskale dhe ekonomistët më në zë të vendit kanë hedhur dyshimet se pikërisht investimi në Portin e Durrësit do të jetë një prej skemave gjigante të pastrimit të parave.

Pak kohë më parë një sarandiot u arrestua në Greqi me dyshimin e përfshirjes në një skemë pastrimi parash në vlerë 250 milionë euro. Pastrimi i parave dyshohet se kryhej nëpërmjet agjencive imobiliare.

Një tjetër lajm i rëndësishem u publikua disa muaj më parë, por që mediat në Shqipëri nuk i “kushtuan” shumë vëmendje.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ raportonte se kinezo-kanadezi Changpeng Zhao, president i kompanisë Binance u vu në hetim nga FBI.

Zhao është president i një burse të këmbimit të kriptomonedhave, ndaj tij rëndojnë 13 akuza të ngritura nga rregullatorët amerikanë, të cilët e akuzojnë se ka ngritur një ‘rrjet mashtrimi’. Ky rrjet mashtrimi ka ushtruar presion duke bërë që Bitcoin të bjerë në nivelin më të ulët në pothuajse tre muaj.

Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka depozituar padinë në një gjykatë federale në Uashington.

Siç është bërë tashmë e ditur Edi Rama rezulton mik i ngushtë me Zhao dhe të gjithë njerëzit që dyshohen e merren në hetim nga FBI për skema pastrimi parash. Kujtoni edhe rastin e aferës me McGonigall.

Ajo çfarë deri para pak kohësh ishte dyshim, sot është fakt. Edhe miku tjetër i Edi Ramës,  Changpeng Zhao, ka pranuar të gjitha akuzat para drejtësisë amerikane.

CNN raportonte këtë të martë (21 nëntor 2023) se, Drejtori Ekzekutiv i bursës më të madhe të kriptomonedhave në botë pranon fajësinë pastrim parash

Miliarderi Changpeng Zhao dhe Binance pranuan fajësinë të martën për akuzat federale në një moment vendimtar projektuar për të vendosur rregull në industrinë e kriptomonedhave që shpeshherë janë të paligjshme.

Si pjesë e një ujdie të koordinuar në qeverinë federale, Binance ka rënë dakord të paguajë më shumë se 4 miliardë dollarë gjoba dhe penalitete të tjera. Zhao, një nga figurat më të fuqishme në fushën e kriptovalutës, ka rënë dakord të largohet si drejtor ekzekutiv nga kompania që ai themeloi dhe do të paguajë 200 milionë dollarë gjobë.

Binance, bursa më e madhe e kriptovalutës në botë, pranoi se ishte përfshirë në pastrim parash, transferim të palicensuar të parave dhe shkeljeve të sanksioneve.

Zyrtarët amerikanë e përshkruan këtë si vendimin më të madh të korporatës që përfshin akuza penale për një ekzekutiv.

Pas një hetimi prej vitesh, autoritetet pretendojnë se Binance ka lejuar aktorët e këqij të kryenin transaksione lirisht në platformë, duke mundësuar gjithçka, nga abuzimi seksual i fëmijëve dhe narkotikët deri te financimi i terrorizmit për ISIS-in, Al Kaedën dhe Brigadat Al-Qassam të Hamasit.

Zhao, i cili ka grumbulluar një pasuri të vlerësuar në më shumë se 23 miliardë dollarë, u deklarua fajtor për mosmbajtjen e një programi efikas kundër pastrimit të parave.

Autoritetet amerikane shpresojnë se pranimi i fajit nga Binance dhe nga themeluesi i saj, pas dënimit të fundit të bashkëthemeluesit të FTX, Sam Bankman-Fried, do të dërgojë një mesazh të qartë për aktorët e këqij në të gjithë industrinë e kriptovalutës.

“Binance u bë bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë pjesërisht për shkak të krimeve që kreu – tani po paguan një nga gjobat më të mëdha të korporatave në historinë e SHBA-së”, tha në një deklaratë Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland.

Zhao përballet me një maksimum prej 10 vitesh pas hekurave, megjithëse dënimi i tij përfundimtar ka të ngjarë të jetë shumë më i ulët. Udhëzimet federale ka të ngjarë të vendosin maksimumin e një dënimi të mundshëm për Zhaon rreth 18 muaj. Dënimi në fund vendoset nga një gjyqtar.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Zhao ra dakord me rekomandimin e prokurorëve që ai të paguante një gjobë prej 50 milionë dollarësh. Përveç gjobës penale, Zhao do të paguajë 150 milionë dollarë në gjoba civile, sipas Commodity Futures Trading Commission. Urdhri i propozuar i miratimit kërkon gjithashtu që Binance të heqë 1.35 miliardë dollarë nga fitimet e paligjshme dhe të paguajë një gjobë monetare civile prej 1.35 miliardë dollarësh për CFTC.

“Binance mbylli një sy ndaj detyrimeve të saj ligjore në ndjekje të fitimeve,” tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në një deklaratë. “Dështimet e tij të qëllimshme lejuan që paratë të rrjedhin te terroristët, kriminelët kibernetikë dhe abuzuesit e fëmijëve përmes platformës së saj.”

Pranimi i fajësisë së Binance është pjesë e një marrëveshjeje të koordinuar të arritur me një gamë të gjerë agjencish qeveritare, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë, Rrjetin e Zbatimit të Krimeve Financiare të Thesarit (FinCEN), Zyrën e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) dhe Komisionin e Tregtisë së të Ardhmes së Mallrave. Thesari e përshkroi marrëveshjen e Binance si dënimin  më të madh në histori. “Platforma Binance po lehtësonte disa gjëra vërtet të tmerrshme – nga financimi i terrorizmit deri te veprimet e ransomëare, pornografia e fëmijëve dhe mashtrimet e ndryshme”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i Thesarit.

Zyrtarët amerikanë thonë se Binance lejoi më shumë se 100,000 transaksione që përfshinin aktivitete të paligjshme, si dhe më shumë se 1.5 milionë tregti me monedhë virtuale që shkelnin sanksionet e SHBA, duke përfshirë sanksionet ndaj Iranit, Sirisë dhe Kubës.

Kur autoritetet njoftuan marrëveshjen, Zhao konfirmoi në një postim në X (ish-Tëitter) se ai ka dhënë dorëheqjen si drejtor ekzekutiv. “Pa dyshim, nuk ishte e lehtë emocionalisht të largoheshe. Por unë e di që është gjëja e duhur për të bërë”, tha Zhao. “Kam bërë gabime dhe duhet të marr përgjegjësi. Kjo është më e mira për komunitetin tonë, për Binance dhe për veten time.”, raporton CNN dhe mediat e tjera amerikane./syri.net

zeriamerikes.com

Zëri i Amerikës: Binance, platforma më e madhe e kriptomonedhave, gjobitet 4 miliardë dollarë

Marrë nga Associated Press

Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave. Firma Binance ra dakord të martën që paguajë një gjobë prej rreth 4 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi dhe shefi i kompanisë Changpeng Zhao u deklarua fajtor për një krim që lidhej me dështimin e tij për të parandaluar pastrimin e parave në platformë.

Zoti Zhao dha dorëheqjen nga drejtimi ndërsa firma Binance pranoi shkeljet e shumta.

“Përdorimi i teknologjisë së re për të shkelur ligjin nuk ju bën novator, ju bën kriminel”, tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, i cili e quajti marrëveshjen si një nga dënimet më të mëdha të korporatave në historinë e vendit.

Në bazë të marrëveshjes, Departamenti amerikan i Thesarit tha se Binance do t’i nënshtrohet vëzhgimit për pesë vite, mes të tjerash, edhe sigurimin e largimit të plotë të firmës nga Shtetet e Bashkuara. Binance është një kompani me qendër në Ishujt Cayman.

Zoti Zhao njihet si rivali kryesor i zotit Sam Bankman-Fried, themeluesit 31-vjeçar të firmës FTX, platforma e dytë më e madhe i kriptomonedhave përpara kolapsit nëntorin e kaluar. Zoti Bankman-Fried u gjet fajtor në fillim të këtij muaji për mashtrim dhe vjedhjen e të paktën 10 miliardë dollarëve nga klientët dhe investitorët.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se firma Binance lejoi në platformën e saj veprimtari financiare nga aktorë të paligjshëm, “duke mbështetur aktivitete që nga abuzimi seksual i fëmijëve, tek narkotikët e paligjshëm dhe terrorizmi, në më shumë se 100,000 transaksione”.

Firma Binance nuk paraqiti asnjë raport lidhur me aktivitetet e dyshimta për ato transaksione, tha zonja Yellen, dhe kompania lejoi mbi 1.5 milionë dollarë shkëmbime me monedha virtuale çka bie ndesh me sanksionet amerikane, përfshirë veprimtaritë nga Brigadat al-Qassam të Hamasit, al-Kaida dhe organizata të tjera kriminale.

Ndërron jetë Rosalynn Carter

Ka ndërruar jetë dje në moshën 96-vjeçare bashkëshortja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

VOAL- Rosalynn Carter, ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, u nda nga jeta të dielën në moshën 96-vjeçare. Këtë e bën të ditur Qendra Carter. “Bashkëthemeluesja jonë, ish-Zonja e Parë Rosalynn Carter, ndërroi jetë këtë pasdite në Plains, Georgia. Ajo vdiq e qetë, me familjen pranë saj”, lexojmë në një deklaratë.

“Rosalynn ka qenë partnerja ime në gjithçka që kam arritur”, tha ish-shefi 99-vjeçar i Shtëpisë së Bardhë. “Për sa kohë që Rosalynn ishte në botë, unë gjithmonë e dija se dikush më donte dhe më mbështeste.” Të dy ishin të martuar për 77 vjet.

Në maj u zbulua se Rosalynn Carter vuante nga demenca. Të premten e kaluar fondacioni njoftoi se 96-vjeçarja po merrte kujdes paliativ në shtëpi. Ish-presidenti gjithashtu i është nënshtruar kujdesit paliativ në shtëpi që nga mesi i shkurtit. rsi-eb

Guvernatori i Illinoisit i shqetësuar nga retorika e Trumpit: Të kujton epokën naziste, është e frikshme

Retorika e Donald Trump mbi emigracionin, planet e tij për një presidencë të dytë nëse fiton zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe përshkrimi i tij i armiqve politikë si “të dëmshëm” pasqyrojnë gjuhën e Gjermanisë së viteve 1930 dhe ngritjen e nazistëve në pushtet atje, paralajmëroi JB Pritzker.

Pritzker, wshtw guvernatori i Illinois me origjinë hebraike, i cili ndihmoi në ndërtimin e Muzeut të Holokaustit dhe Qendrës Arsimore të shtetit në Çikago.

Joe Biden javën e kaluar gjithashtu i krahasoi komentet e Trump me epokën kur Gjermania naziste orkestroi vrasjet e 6 milionë hebrenjve gjatë Holokaustit, duke thënë se “nuk është as hera e parë” që ai e bën këtë.

Trump kishte zgjedhur qëllimisht të përdorte fjalë “që për fat të keq të kujtojnë të kaluarën”, tha Pritzker gjatë një paraqitjeje në MSNBC’s Inside me Jen Psaki.

“Retorika që po përdoret nga Trump, nga disa ekstremistë Maga është retorikë që u përdor në vitet 1930 në Gjermani dhe unë jam shumë i shqetësuar për drejtimin e vendit nëse shohim politika si ajo që Donald Trump po përkrah doli në dritë”, tha ai.

“Në Gjermaninë e viteve 1930 njerëzit që nuk donin të kishin pushtet, njerëz që donin t’i ndanin dhe ndanin, filluan t’i quanin emigrantë, madje edhe njerëz që kishin qenë në Gjermani për breza. Kjo është një mënyrë për të filluar ndarjen e njerëzve dhe më pas përfundimisht … çnjerëzimin dhe vrasjen e njerëzve.

Nuk e di se ku po shkon me Donald Trump. Ajo që mund t’ju them është se gjërat për të cilat ai flet janë të frikshme për ne që njohim historinë e Evropës në vitet 1930 dhe 40. Dhe unë jam thellësisht i shqetësuar për predikimin e tij për hakmarrje dhe çfarë do të thotë kjo për grupet e njerëzve që nuk e mbështetën atë në zgjedhjet e 2024 nëse ai zgjidhet”, tha ai.

SHBA-ja i fut në listë të zezë 10 individë nga Ballkani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të enjten kanë futur në listën e zezë 10 individë, teksa kanë shpallur raundin e radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.

Sipas ueb-faqes zyrtare të Thesarit amerikan, individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në mesin e tyre janë Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq dhe Dushko Peroviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaciq e Nenad Popoviq nga Serbia.

Dy të fundit janë sanksionuar edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit për lidhje me ndikimin dashakeq të Rusisë në rajon, dhe me korrupsionin e mundësuar prej tij.

Thesari dhe Departamenti i Shtetit, po ashtu, kanë sanksionuar edhe 18 kompani.

“Rusia ka vazhduar të përdorë ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor për të parandaluar integrimin e rajonit në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe të përdorë juridiksionet kryesore për të lehtësuar aktivitetet e saj agresive destabilizuese,” ka thënë nënsekretari për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare i Thesarit amerikan, Brian E. Nelson.

“Veprimi i sotëm rikonfirmon përpjekjet më të gjera të qeverisë amerikane për të promovuar paqen, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Nelson.

Ministri i Republikës Sërpska dhe shefi i Përfaqësisë së RS-së në Moskë

Petar Gjokiq është Ministër i Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Republikës Sërpska (RS) dhe president i Partisë Socialiste atje.

Që nga viti 2010, ai ka mbajtur poste të ndryshme ministrore në qeverinë e këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës.

Petar Gjokiq.

Petar Gjokiq.

Në fillim të nëntorit, në Beograd, me rastin e festimit të festës ruse, Ditës së Bashkimit Kombëtar, atij iu dha një çmim për shërbimet e tij “në forcimin e miqësisë midis RS-së dhe Rusisë”.

Dushko Peroviq është kreu i Përfaqësisë së RS-së në Moskë. Ai është kryesisht i pranishëm gjatë vizitës së presidentit të RS-së, Millorad Dodik, në kryeqytetin e Rusisë, dhe takimeve të tij me liderin rus, Vladimir Putin.

Gjokiq dhe Peroviq nuk iu përgjigjën thirrjeve të REL-it për koment.

Savo Cvijetinoviq, i njohur me pseudonimin “Tigri”, është biznesmen nga Bijelina, në verilindje të Bosnje- Hercegovinës. Ai është themelues dhe drejtor i kompanisë “Inženjering-BN”, e cila gjithashtu u vendos në listën e sanksioneve amerikane.

Cvijetinoviq është edhe kryetar i komunitetit serbo-rus “Zavet”. Gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ai ishte kreu i Njësive Speciale të Policisë së RS-së.

Partneri i koalicionit i Vuçiqit dhe kreu i “Të djathtës serbe” proruse

Nenad Popoviq, politikan nga Serbia, i afërt me autoritetet ruse, është kryetar i Partisë Popullore Serbe – partnere koalicioni e Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Në mbledhjen e fundit të Parlamentit të Serbisë, të shpërndarë para zgjedhjeve që do të mbaheshin më 17 dhjetor, ai ishte deputet i shumicës qeverisëse.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022 ka qenë ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë. Partia e Popoviqit bashkëpunon me Rusinë e Bashkuar, partinë e presidentit rus Putin, me të cilën ka nënshkruar disa marrëveshje ndërpartiake.

Si ministër dhe deputet, Popoviq pati takime të shumta me zyrtarë rusë në Serbi dhe Rusi, dhe që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ai avokoi që Serbia të mos vendoste sanksione ndaj Rusisë.

Misha Vaçiq.

Misha Vaçiq.

Misha Vaciq është udhëheqës i organizatës ultradjathtiste proruse “E djathta serbe”.

Vaciq është në listën e të sanksionuarve për, siç thuhet në shpjegim, aktivitete që “minojnë paqen, sigurinë, stabilitetin politik ose integritetin territorial të Shteteve të Bashkuara, aleatëve ose partnerëve të tyre”, dhe që janë në favor të qeverisë ruse.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, ai mori pjesë në takime në tubime të Rusisë, dhe kundërshtoi vendosjen e sanksioneve kundër atij vendi.

Biznesmenë nga Mali i Zi – njëri i akuzuar për vrasje, tjetri i përfshirë në luftë

Branisllav “Brano” Miqunoviq nga Nikshiqi prej vitesh është i lidhur me biznesin e ndërtimit dhe lojërave të fatit në Mal të Zi, si dhe me kompanitë “Jack Pot” dhe “Zeta Film”.

Pranë Qytetit të Vjetër në Budvë, në vendin e ish-ndërtesës së “Zeta Film”, kompania e Miqunoviqit po ndërton, me partnerë të huaj, një hotel dymbëdhjetëkatësh me kazino.

Miqunoviq njihet si mik i ish-presidentit malazias, Millo Gjukanoviq. Ai u akuzua për vrasjen e Radovan Kovaçeviqit nga Nikshiqi në tetor të vitit 2000, por në vitin 2007 u shpall i pafajshëm, sepse përkundër disa personave të pranishëm gjatë vrasjes, askush nuk e identifikoi Miqunoviqin si personin që qëlloi me armë zjarri.

Branislav "Brano" Miqunoviq

Branislav “Brano” Miqunoviq

Miqunoviq ishte gjithashtu një nga të pandehurit në Bari të Italisë për kontrabandë cigaresh gjatë viteve 1990, por, në vitin 2019, kolegji i Gjykatës në Bari e pezulloi procedurën kundër tij për shkak të parashkrimit.

Çështja e duhanit u hap në Mal të Zi në vitin 2001, pasi në Bari filloi një hetim për kontrabandën e cigareve nga Mali i Zi në Itali, në fillim të viteve nëntëdhjetë.

Në hetim janë përfshirë rreth pesëmbëdhjetë persona nga Mali i Zi dhe Italia, mes të cilëve edhe Gjukanoviq. Të gjithë u shpallën të pafajshëm më vonë.

Miodrag “Daka” Davidoviq është biznesmen nga Mali i Zi. Në fillim të viteve ’90, ai ishte shef i policisë në Nikshiq, ndërsa gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ai ishte ministër në të ashtuquajturën krahinë autonome serbe të Hercegovinës, e cila u themelua nga partia e Radovan Karaxhiqit, i cili u dënua për krime lufte para gjykatës në Hagë.

Në fund të viteve ‘90, Davidoviq ishte gjithashtu i dyshuar për kontrabandë cigaresh, por ato akuza nuk u vërtetuan kurrë.

Miodrag “Daka” Davidoviq

Miodrag “Daka” Davidoviq

Arrestimi i tij, për shkak të disa hetimeve financiare, përfundoi me faljen e tij në vitin 1998 nga ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviq, me të cilin ishte në marrëdhënie kumbarie.

Davidoviq është një nga donatorët më të mëdhenj të Kishës Ortodokse Serbe, prandaj ai mori disa çmime. Edhe pse herë pas here kishte ambicie politike në Mal të Zi, Davidoviq jetonte kryesisht në Beograd, prej nga i drejtonte punët e tij.

Pronari i klubeve sportive maqedonase dhe nëna e biznesmenit të sanksionuar

Sergei Samsonenko është biznesmen i pasur rus, i cili ka në pronësi klube maqedonase të hendbollit dhe futbollit.

Ratka Kunoska Kamceva është nëna e biznesmenit maqedonas Orce Kamcev, i cili, po ashtu, është në listën e zezë amerikane.

Bllokimi i aseteve dhe transkasioneve

Siç përcaktohet nga Departamenti i Thesarit, të gjitha asetet e personave të shtuar në listë, që janë në Shtetet e Bashkuara ose në pronësi ose kontrollin e personave amerikanë, ngrihen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Thesarit.

Gjithashtu, bllokohen edhe të gjitha subjektet që janë në pronësi të një ose më shumë personave të bllokuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, individualisht ose në total, me 50 për qind e më shumë.

Po ashtu, ndalohen të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda (ose në tranzit) në Shtetet e Bashkuara, që përfshijnë çdo pasuri ose interes në asetet e personave të caktuar ose të bllokuar, përveç nëse lejohen nga një autorizim i përgjithshëm ose i veçantë i lëshuar nga OFAC, ose nëse përjashtohen.

Përveç kësaj, institucionet financiare dhe personat e tjerë që angazhohen në transaksione ose aktivitete të caktuara me individë të sanksionuar mund t’i nënshtrohen sanksioneve.

Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se spitali më i madh në Gazë, Shifa “duhet të mbrohet”. Luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit – organizatë e shpallur terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen.

“Shpresa dhe pritja ime është që të ketë veprime më pak ndërhyrëse” nga forcat izraelite, tha Biden në Zyrën Ovale.

Qe tre ditë, spitali Shifa ka mbetur pa rrymë dhe ujë, përderisa luftimet me armë zjarri dhe bombardimet jashtë ndërtesës së spitalit e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.

“Ne nuk duam të shohim luftime në spitale”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“Ne duam që pacientët të jenë të mbrojtur. Ne duam që spitalet të jenë të mbrojtura. Ne kemi biseduar me Qeverinë izraelite për këtë çështje dhe ata kanë thënë se ndajnë mendimin se nuk duan të shohin luftime në spitale”.

Sullivan tha se nuk ka përgjigje të lehta lidhur me atë se si Izraeli shtyn përpara operacionet ushtarake rreth spitaleve, por shtoi se këto pyetje janë për ushtrinë izraelite e jo për SHBA-në.

Mijëra persona ishin strehuar në spitalin Shifa, por zyrtarët shëndetësorë në Gazë një ditë më herët njoftuan se shumë palestinezë janë zhvendosur nga spitali si pasojë e luftimeve.

Izraeli ka thënë se ka ofruar korridor të sigurt për ata që duan të largohen. Izraeli ka akuzuar se nën spitalin Shifa, Hamasi ka një qendër komanduese.

Hamasi – që nisi sulmet ndaj Izraelit më 7 tetor, që nxitën luftën aktuale – por edhe stafi shëndetësor në Shifa, mohojnë pretendimet e Izraelit.rel

Sullivan: SHBA është kundër luftimeve në spitalet e Gazës

VOA/Marrë nga Reuters

Shtetet e Bashkuara kërkojnë shmangien e luftimeve brenda spitaleve në Rripin e Gazës, të cilat rrezikojnë jetët e civilëve. Uashingtoni i ka shprehur Izraelit qëndrimin e tij lidhur me këtë çështje, tha të dielën për kanalin televiziv CBS News këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin luftime në spitale ku njerëz të pafajshëm, pacientë që marrin kujdes mjekësor, janë bllokuar në mes të zjarrit dhe ne kemi zhvilluar konsultime aktive me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit për këtë”, tha zoti Sullivan në programin televiziv “Face the Nation” të kanalit CBS.

Ushtria izraelite tha se ishte gati të evakuonte foshnjat nga spitali më i madh i Gazës, por zyrtarët palestinezë thanë se njerëzit ishin ende të bllokuar brenda tij, me dy të porsalindur të vdekur dhe dhjetëra të rrezikuar nga një ndërprerje e energjisë elektrike mes luftimeve intensive aty pranë.

Al-Shifa dhe spitalet e tjera në Gazën veriore, objektiva të luftës një mujore të Izraelit për të eliminuar Hamasin dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga militantët, mezi janë në gjendje të kujdesen për pacientët. Çdo ditë ka njoftime për të plagosur nga bombardimet izraelite.

Zoti Sullivan tha se sipas të dhënave “Hamasi po i përdor spitalet dhe shumë objekte të tjera civile si qendra komande, për magazinimin e armëve dhe strehimin e luftëtarëve të tij. Kjo është shkelje e ligjeve të luftës”.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Gaza.

FBI sekuestron pajisje elektronike të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams

VOA/Marrë nga Associated Press

Agjentët e FBI-së sekuestruan telefona dhe një iPad nga kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams këtë javë, në kuadër të një hetimi mbi mbledhjen e fondeve për fushatën e tij, konfirmoi avokati i tij të premten.

Konfiskimet ndodhën pas një ngjarjeje të hënën mbrëma, sipas një deklarate nga avokati i kryebashkiakut, Boyd Johnson.

“Të hënën në mbrëmje, FBI iu afrua kryebashkiakut pas një ngjarjeje. Kryetari i Bashkisë e plotësoi menjëherë kërkesën e FBI-së dhe dorëzoi pajisjet e tij elektronike”, thuhet në deklaratë. “Kryetari i bashkisë nuk është akuzuar për ndonjë shkelje dhe vazhdon të bashkëpunojë me autoritetet për hetimin.”

Sekuestrimi i pajisjeve, i raportuar fillimisht nga gazeta New York Times, erdhi disa ditë pasi agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e drejtueses për mbledhjen e fondeve të fushatës së zotit Adams, Brianna Suggs, në Bruklin. Kjo shkaktoi anulimin e një udhëtimi të planifikuar të kryebashkiakut në Uashington për takime me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë në Uashington për çështjen e strehimit të imigrantëve në Nju Jork.

Adams, një demokrat, nuk tha asgjë në lidhje me sekuestrimin e telefonave të tij gjatë një konference shtypi të mërkurën dhe tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë shkeljeje ligjore nga anëtarët e ekipit të tij të fushatës.

Në një deklaratë të premten, avokati Boyd Johnson tha se Adams është zotuar se do të bashkëpunojë me hetimin.

“Pasi u mësua për hetimin federal, u zbulua se një individ kishte vepruar së fundmi në mënyrë të papërshtatshme. Në frymën e transparencës dhe bashkëpunimit, kjo sjellje u raportua tek hetuesit”, tha ai, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.

Një zëdhënës i prokurorit të Manhattanit nuk pranoi të komentonte.

“Si një ish-anëtar i forcave të zbatimit të ligjit, pres që të gjithë anëtarët e personelit tim të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë plotësisht me çdo lloj hetimi – dhe unë do të vazhdoj të bëj pikërisht këtë. Nuk kam asgjë për të fshehur”, tha kryebashkiaku Adams, një ish-kapiten policie, përmes një deklarate.

Objektivi i hetimit nuk është bërë publik nga prokurorët, por në një urdhër kontrolli, të siguruar nga gazeta New York Times, thuhet se autoritetet po bëjnë një hetim mbi dyshimet për një komplot të fushatës së kryebashkiakut Adams me qeverinë turke për të marrë fonde nga burime të huaja, përmes personave ose entiteve vendase.

Kryebashkiaku Adams të mërkurën tha se ai nuk kishte njohuri personale për ndonjë rast të papërshtatshëm të mbledhjes së fondeve dhe nuk besonte se ai kishte arsye për t’u frikësuar nga hetimi. Ndaj zotit Adams dhe zonjës Suggs nuk janë ngritur akuza për shkelje ligji.

“Ka prirje diktatoriale”, Hillary Clinton krahason Trumpin me Hitlerin: Nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë demokracia do përfundojë!

Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ka folur kundër ish-presidentit të SHBA-ve dhe ish-kundërshtarit të saj në zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë.

Ajo e ka krahasuar Trumpin me ish-diktatorin e Gjermanisë naziste, Adolf Hitler, duke thënë se me rikthimin e tij në pushtet demokracia në SHBA do të marrë fund.

“Hitleri u zgjodh siç duhet në zgjedhje. Por kur dikush me ato prirje, tendenca diktatoriale dhe autoritare vjen në pushtet… Trumpi po na tregon se çfarë ka ndërmend të bëjë”, tha ajo.

Komentet e Clinton erdhën disa ditë pas një raporti të Washington Post që detajonte se si Trump po diskuton se si të përdorë departamentin e drejtësisë për të hetuar rivalët politikë dhe ish-aleatët që kanë qenë kritikë ndaj tij nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë.bw

Zgjedhjet e së martës në SHBA, demokratët sigurojnë fitore të rëndësishme në disa shtete

VOA/AP

Demokratët arritën të sigurojnë disa fitore të rëndësishme në zgjedhjet e së martës në nivel shtetëror. Në Ohajo një nga çështjet në fletët e votimit ishte dhe ajo e abortit kur zgjedhësit votuan në shumicë për të ndryshuar ligjin e shtetit, duke rivendosur të drejtën për abort. Duket se çështja e abortit ka ndikuar edhe për fitore të tjera të demokratëve, si në Virxhinia ashtu dhe në Kentaki. Zgjedhjet e së martës ofrojnë një pamje të asaj se si mund të dukej terreni politik amerikan përpara garës presidenciale të vitit 2024.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara ndodhen vetëm një vit larg zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, demokratët dhe mbrojtësit e të drejtave të abortit siguruan një sërë fitoresh në zgjedhjet e së martës në disa shtete.

Votuesit e Ohajos miratuan një amendament në ligjin themelor të shtetit që garanton qasjen tek aborti dhe tek forma të tjera të kujdesit shëndetësor riprodhues.

Aborti është kujdes shëndetësor dhe qasja tek aborti është një e drejtë që garantohet nga ligji themelor i Ohajos. Sonte banorët e këtij shteti u bashkuan për të drejtat riprodhuese dhe vendosën veten e tyre sërish në krye të vendimeve për shtatzëninë dhe abortin”, tha Lauren Blauvelt, Drejtore Ekzekutive e Organizatës për Planifikim Familjar në Ohajo.

Ky zhvillim vjen pas vendimit të vitit të kaluar të Gjykatës së Lartë të vendit, që rrëzoi një vendim të vitit 1972, njohur si çështja “Roe kundër Wade’, e cila kishte ofruar për dekada mbrojtje kushtetuese të së drejtës për abort.

Me hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës së Lartë, Ohajo ishte një prej disa shteteve ku aborti u ndalua me ligj.

Të martën në shtetin e Kentakit, Guvernatori demokrat Andy Beshear u rizgjodh sërish në këtë detyrë falë një fushate përqendruar tek e drejta për abort, pas një ndalimi pothuajse total në nivel shtetëror të abortit.

Votuesit në shtetin e Virxhinias u dhanë një goditje shpresave të Guvernatorit republikan Glen Youngkin për të vënë organin legjislativ shtetëror nën kontrollin e partisë së tij.

Demokratët ruajtën shumicën e brishtë në Senatin e shtetit ndërsa rimorën shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Zoti Youngkin ka propozuar vendosjen e një ndalimi 15-javor të abortit në Virxhinia, përjashtuar rastet e përdhunimit, incestit ose kur jeta e nënës është në rrezik. Marrja e kontrollit të organit legjislativ nga demokratët u jep atyre mundësi që t’i bllokojnë këto përpjekje.

Escobar: Nënshkrimi ose jo i marrëveshjeve nuk ndikon tek detyrimi për zbatimin e tyre

VOA

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës se marrëveshjet që Serbia dhe Kosova kanë arritur janë një detyrim ligjor për të dyja palët dhe se nënshkrimi ose jo i tyre, nuk ndikon në detyrimin që ato kanë për t’i zbatuar ato.

Në takimin e fundit me udhëheqësit evropianë në Bruksel, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se është i gatshëm të pranojë dhe të nënshkruajë projektstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiç bëri të qartë se nuk do të pranojë asgjë që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës.

I pyetur se si do të vazhdohet më tej pas këtyre qëndrimeve, zoti Escobar tha se këto dy deklarata nuk pasqyrojnë realitetin pasi ato marrëveshje janë të ligjërisht të detyrueshme, gjë që të dy udhëheqësit e kanë pranuar sikurse tha ai.

Po kështu ai tha se të dy udhëheqësit e kanë marrë këtë angazhim përpara Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe se palët kanë detyrime specifike për të ndërmarrë, në rrugën drejt normalizimit; Kosova Asociacionin dhe Serbia njohje e dokumenteve doganore të Kosovës, targave, letërnjoftimeve e të tjera si këto, tha zoti Escobar.

Zyrtari amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht dialogun dhe se ajo që ka mbetur lidhet vetëm me kohën dhe mënyrën se si do t’i zbatojnë të dyja palët detyrimet.

Dorëheqja e Shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit

I pyetur lidhur me dorëheqjen sot të shefit të Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksandar Vulin, zoti Escobar tha se ai ka qenë një një figurë jashtëzakonisht destabilizuese në rajon për një kohë të gjatë, gjë mbi të cilën u bazuan edhe sanksionet amerikane.

Lidhur me komentet e Aleksandar Vulinit se ai dha dorëheqjen pasi Uashingtoni dhe Brukseli po e kërkonin një gjë të tillë si parakusht për të mos i vendosur sanksione Serbisë, zoti Escobar tha se “ne (SHBA) nuk marrim vendime në emër të qeverisë serbe”.

Dhoma e Përfaqësuesve miraton 14.5 miliardë dollarë ndihma për Izraelin

VOA/Marrë nga Associated Press

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ushtarake prej gati 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, një mbështetje e fuqishme amerikane ndaj luftës me Hamasin, por edhe një qasje partiake nga kryetari i ri Mike Johnson, e cila përbën një sfidë të drejtpërdrejtë për demokratët dhe Presidentin Joe Biden.

Ndryshe nga e kaluara, paketa e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e kryesuar nga zoti Johnson, kërkon që ndihma urgjente të kompensohet përmes shkurtimit të shpenzimeve qeveritare diku tjetër.

Presidenti Biden ka thënë se do t’i vërë veton projektligjit, i cili u miratua me 226 vota pro dhe 196 kundër, me 12 demokratë që iu bashkuan shumicës republikane. Dy republikanë votuan kundër.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se paketa republikane do t’i sigurojë Izraelit ndihmën e nevojshme për t’u mbrojtur, liruar pengjet e marra nga Hamasi dhe për të çrrënjosur grupin militant palestinez. Ai tha se ligjvënësit po punojnë për të siguruar investime të përgjegjshme dhe zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

Demokratët thanë se kjo qasje do ta vononte ndihmën për Izraelin. Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, ka paralajmëruar se projektligji “jashtëzakonisht joserioz” nuk ka shanse të miratohet në Senat.

Presidenti Joe Biden i ka kërkuar Kongresit një paketë ndihme prej 106 miliardë dollarësh, ku përfshihen ndihmat për Izraelin dhe Ukrainën si dhe fonde për të rritur konkurrencën me Kinën në rajonin e Azi-Paqësorit, si dhe fonde për rritjen e sigurisë përgjatë kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Zoti Johnson ka thënë se dëshiron t’i trajtojë çështjet ndarazi, ndërsa do të shqyrtojë më pas ndihmat për Ukrainën dhe çëshjen e sigurisë së kufirit. Në radhët e republikanëve janë shtuar zërat kundër ndihmave për Kievin.

Duke paralajmëruar për veton, Shtëpia e Bardhë theksoi se qasja e zotit Johnson “dështon të përmbushë nevojat urgjente të momentit” dhe se do të krijonte një rast të rrezikshëm duke kërkuar që fondet urgjente të vijnë nga shkurtime diku tjetër.

Shifra në projektligjin e miratuar nga republikanët është e ngjashme me shumën që ka kërkuar zoti Biden, por Shtëpia e Bardhë tha se mospërfshirja e ndihmës humanitare për Gazën është “një gabim i rëndë” ndërsa kriza thellohet.

“Ky projektligj bie ndesh me qasjen normale, qasjen dypartiake për miratimin e ndihmës urgjente për sigurinë kombëtare”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Qëndrimi i republikanëve “do të sillte ndërlikime shkatërrimtare për sigurinë tonë gjatë viteve të ardhshme”, thuhet më tej në deklaratë.

Republikanët kanë një epërsi të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve ndërsa demokratët kontrollojnë Senatin. Që të bëhet ligj, një projektpropozim duhet të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat dhe më pas të nënshkruhet nga Presidenti Biden.

Biden përballet me presion nga votuesit arabë dhe myslimanë

VOA/Patsy Widakuswara

Presidenti Joe Biden po përballet me reagimet e disa anëtarëve të Partisë së tij Demokrate për mbështetjen e palëkundur për Izraelin ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, ushtria izraelite po zgjeron operacionet tokësore në Gazë dhe numri i viktimave civile palestineze po rritet.

Ndërsa vazhdojnë sulmet ajrore izraelite në Gazë, përfshirë atë në kampin e refugjatëve al-Shati, Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman i ka dërguar një letër Presidentit Joe Biden duke kërkuar që ai të ndërmjetësojë një armëpushim ose të përballet me humbjen e mbështetjes së miliona myslimanëve amerikanë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024.

“Ne e dimë se komuniteti ynë mund të ndryshojë rezultatin në shtetet ku gara për President është e fortë. Unë mendoj se udhëheqësit e Partisë Demokrate po i kushtojnë vëmendje kësaj dhe kanë frikë nga ajo që po ndodh dhe po i dërgojnë mesazhin Shtëpisë së Bardhë se kjo do të dëmtojë shanset tona në zgjedhjet e vitit 2024”, tha Basim Elkarra nga Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman.

Mbi një milion myslimanë hodhën votën në zgjedhjet e vitit 2020, një numër i mjaftueshëm votash që mund të luhasë rezultatin në disa shtete ku garat zgjedhore janë të papërcaktuara.

Myslimanët dhe arabo-amerikanët votojnë tradicionalisht për kandidatët demokratë, por kjo prirje mund të jetë duke ndryshuar.

Një sondazh i ri nga Instituti Arabo-Amerikan tregon se mbështetja për zotin Biden ra tek votuesit e këtij komuniteti, nga 59% sa ishte në zgjedhjet e vitit 2020 në 17%.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me komunitetin mysliman, komunitetin arabo-amerikan dhe udhëheqësit palestinezë amerikanë për të dëgjuar shqetësimet e tyre”, thotë Karine Jean-Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Në anën tjetër, hebrenjtë amerikanë janë “thellësisht mirënjohës” për mbështetjen e Presidentit Biden për Izraelin.

“Izraeli mbetet një çështje shumë e rëndësishme për votuesit hebrenj. Është një çështje për të cilën ka një lidhje shumë të fortë emocionale midis hebrenjve amerikanë dhe mbështetjes për Izraelin”, thotë Halie Soifer, e cila drejton Këshillin Demokratik Hebre të Amerikës.

Rreth 7 milionë hebrenj jetojnë në SHBA, po aq sa jetojnë edhe në Izrael. Ata përbëjnë 3% të elektoratit amerikan.

Presidenti Biden vlerësohet gjerësisht edhe në Izrael. Ai i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanyahu që të udhëheqë luftën sipas ligjit ndërkombëtar humanitar për të mbrojtur civilët.

“Ajo që ai po i thotë Izraelit është më ndihmo që të jem në gjendje të të ndihmoj. Nëse bëni përpjekje maksimale për të luftuar sipas ligjeve të luftës, atëherë më lehtësoni mua t’ju mbështes dhe të marr mbështetje për ju në komunitetin ndërkombëtar, në Amerikë dhe në Partinë Demokrate”, thotë Jonathan Rynhold, kreu i Departamentit të Studimeve Politike në Universitetin izraelit Bar-Ilan.

Sondazhet tregojnë se më shumë republikanë sesa demokratë e mbështesin vendimin e zotit Biden për të dërguar armë në Izrael.

“Republikanëve, qoftë (ish-presidenti) Trump, apo atyre të Kongresit, nuk u ka mbetur shumë hapësirë për ta rritur mbështetjen për Izraelin më shumë se Presidenti Biden”, thotë Norman Ornstein nga Instituti “American Enterprise”.

Ndërkohë presioni për një armëpushim po rritet, përfshirë edhe ata që protestuan gjatë seancës dëgjimore të Kongresit të së martës. Zyrtarët amerikanë kanë kërkuar “pauza humanitare” për të lejuar ndihmat të arrijnë te civilët, por thonë se nga një armëpushim në këtë pikë do të përfitojë vetëm nga Hamasi.

Vrasësi i Maines është gjetur i vdekur

Bëri vetëvrasje pasi kreu një masakër që iu kushtoi jetën 18 njerëzve

 

VOAL- Vrasësi i Maine u gjet i vdekur pasi qëlloi veten në kokë. Këtë e raporton CNN. Trupi i tij u gjet në pyll, jo shumë larg nga Lewiston ku ai kishte kryer masakrën e tij, duke vrarë 18 persona. Seria e vrasjeve u kryen në fund të një historie romantike. Ai do të kishte hapur zjarr në vendet ku frekuentohej me gruan, veçanërisht në një rrugicë bowling dhe një restorant.

Sipas mediave lokale, trupi i Robert Card u gjet jo shumë larg qendrës së riciklimit ku ai punonte. Megjithatë, një punë që ai e kishte humbur kohët e fundit. Një humbje e rëndë që iu shtua – sipas thashethemeve – në fund të një historie sentimentale.

Menjëherë pas masakrës së së mërkurës, policia nisi një gjueti masive. Fillimisht duke gjetur makinën e vrasësit, më pas duke kontrolluar shtëpinë e tij dhe duke skanuar lumin ku Card zotëronte një varkë. Të enjten zona e kërkimit u zgjerua me autoritetet amerikane që alarmuan kolegët e tyre kanadezë duke pasur parasysh afërsinë e kufirit mes dy shteteve dhe frikën se njeriu mund të ikte në Kanada.rsi-eb

Konfliktet botërore shtojnë trysninë politike ndaj Presidentit Biden brenda vendit

VOA

Presidenti Biden bëri fushatë me premtimin për t’u dhënë fund “luftrave të përhershme”. Por tani para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, ai përballet me një konflikt në Gazë, agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rritjen e tensioneve mes Kinës dhe Shteteteve të Bashkuara, lidhur me Tajvanin. Qëndrimet e tij përballë këtyre sfidave mund të ndikojnë tek shanset e tij për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gazë thotë se numri i viktimave palestineze nga sulmet ajrore izraelite ka arritur në mbi 7,000.

“Nuk e kam idenë nëse palestinezët po thonë të vërtetën lidhur me numrin e të vrarëve. Jam i sigurt që janë vrarë njerëz të pafajshëm dhe ky është çmimi i luftës”, tha presidenti Biden.

Kjo deklaratë zemëroi arabo-amerikanët, myslimanët dhe të tjerët që janë të pakënaqur me qëndrimin e presidentit ndaj luftës në Gazë.

“Kjo është absolutisht tronditëse dhe çnjerëzore. A do të ndihej më mirë presidenti nëse do të vdisnin vetëm 1000 fëmijë palestinezë?”, thotë Robert McCaw i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike.

Nëntë anëtarë të Kongresit, kryesisht nga krahu më liberal i Partisë Demokrate të zotit Biden, votuan kundër një rezolute që mbështet Izraelin dhe dënon Hamasin, sepse nuk shprehte keqardhjen për humbjen e jetëve palestineze.

Sondazhe të ndryshme tregojnë se më shumë amerikanë mbështesin izraelitët sesa palestinezët, megjithëse të rinjtë janë më të ndarë.

“Mes hebrenjve amerikanë, një grup shumë i rëndësishëm për sa u përket votave dhe kontributeve financaire për Partinë Demokrate, vlerësimi për Presidentin Biden dhe qëndrimin e tij ka qenë pothuajse unanimisht pozitiv”, thotë profesori i shkencave poltike në Universitetin e Virxhinias, Larry Sabato.

Republikanët në Kongres janë gjithnjë e më skeptikë ndaj angazhimit të zotit Biden për të financuar luftra jashtë vendit, përfshirë kryetarin e sapozgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, i cili mbështet Izraelin, por është kundër fondeve të mëtejshme pa kushte për Ukrainën.

“Paketa e parë që do të paraqes së shpejti për votim në këtë sallë do të jetë në mbështetje të vendit tonë mik, Izraelit. Dhe jemi të vonuar”, u shpreh ai.

Mbështetja mes votuesve për politikën e presidentit Biden për këtë çështje është rritur me 9 për qind, që nga ditët menjëherë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.

Se sa do të ndikojë lufta në Gazë në fushatën e zotit Biden për një mandat të dytë në vitin 2024, do të varet nga fakti nëse zgjerohet apo jo konflikti. Në Libanin fqinj, sulmet ndërkufitare janë intensifikuar midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

“Nëse përfshihemi drejtpërdrejt në këto luftra të përhershme, po, Biden do të vuajë pasojat. Por për sa kohë, që ai i mban trupat amerikane larg vijës së zjarrit, nuk besoj se do të ngjallë aq shumë debat. Dhe nuk besoj se do të jetë faktor përcaktues për votuesit”, thotë prof. Sabato.

Një faktor tjetër kyç sipas tij: Kufizimi i vdekjeve mes palestinezëve dhe sigurimi i ndihmës humanitare për ta.

Janusz Bugajski & Ivana Stradner reagojnë pas dekorimit të Grenell nga Vuçiq: “Ka mbetur ta dekorojë edhe Putini…”

Kanë reaguar dy ekspertë Amerikanë të Ballkanit – Ivana Stradner dhe Janusz Bugajski pas lajmit se presidenti serb Aleksandër Vuçiq i kishte dhënë Medaljen e Nderit Richard Grenellit.

Ivana Stradner shkruan në Twitter:

“Wow 🤦‍♀️ Richard Grenell, ish-Drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare gjatë administratës Trump sapo ka marrë një çmim nga qeveria serbe – Serbia 🇷🇸 është një aleat i Rusisë dhe Kinës. Nuk kam fjale.

Ndërsa nga ana e tij Janusz Bugajski shkruan: “Çfarë tjeter? Një çmim nga Putini për ndihmën e përfaqësuesit të tij në Ballkan dhe minimin e sigurisë evropiane dhe interesave kombëtare të SHBA-së?”

What next? An award from Putin for aiding his Balkan proxy and undermining European security and US national interests?

Gjykata e Nju Jorkut gjobit Trumpin

 

VOAL- Donald Trump është gjobitur: ai do të duhet të paguajë 10,000 dollarë për shkeljen e dispozitave të gjykatës së Nju Jorkut që e ndalojnë atë të bëjë deklarata publike për stafin e gjykatës. Ish-presidenti u thirr në qëndrimin e dëshmitarit gjatë gjyqit të tij civil që po zhvillohej në Nju Jork dhe në të cilin ai akuzohet për fryrje të vlerës së aseteve të kompanisë së tij.

Gjyqtari Arthur Engoron e thirri atë, duke i kërkuar të dëshmonte në lidhje me një shkelje të mundshme të urdhrit të ndalimit në deklaratat publike kundër dëshmitarëve, stafit të gjykatës dhe prokurorëve.

Referenca e Ergonit është një koment i bërë pak orë më parë nga Trump dhe që duket se i është referuar një anëtari të stafit të gjykatës. Trump e mohoi atë dhe shpjegoi se referenca e tij ishte për Michael Cohen, fiksuesin e tij. Gjyqtari nuk u pajtua: “dëshmitari nuk është i besueshëm”, tha ai dhe i shqiptoi një gjobë prej 10.000 dollarësh. Për Trump, kjo është shkelja e dytë në 20 ditë.

Problemet ligjore të Donald Trump

Rrethi rreth ish-presidentit po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Ndërsa ish-këshilltari i tij personal – si dhe ligjor – Michael Cohen e sfidon atë me dëshminë e tij në gjykatë, madje edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows, ish-shefi i shtabit i cili për muaj të tërë e mbrojti atë për marrëveshjet e shpatës, i kthen shpinën dhe bën marrëveshje me prokurorin special Jack Smith, armikun e madh të Trump, atë që rrezikon ta gozhdojë.

Meadows i jepet imuniteti – çdo gjë që ai thotë para jurisë së madhe nuk mund të përdoret kundër tij – në këmbim të dëshmisë së tij, e cila rrezikon t’i japë një goditje potencialisht fatale ish-shefit të tij në çështjen federale të drogës. Sulmi i 6 janarit në Kongres dhe përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020.

Lajmi i raportuar nga ABC nuk e bind Trumpin i cili e cilëson menjëherë si lajm të rremë, një “persekutim”. “Unë nuk mendoj se Mark Meadows do të gënjejë për zgjedhjet e manipuluara dhe të vjedhura të 2020. Disa njerëz të dobët dhe frikacakë ndoshta do të pranonin një marrëveshje, por nuk mendoj se Mark Meadows është në mesin e tyre,” tha ai në mediat sociale.

Megjithatë, pakujdesia u konfirmua më pas nga media të tjera, duke i bërë fjalët e Trumpit të pakuptimta, pasi ai u detyrua të trette dezertime të tjera të ashpra në rrethin e tij të brendshëm. Ish-avokatja e tij Jenna Ellis, e përlotur në gjykatë, u deklarua fajtore në Gjeorgji për përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të shtetit të vitit 2020. Me Ellis, numri i të pandehurve në procedurë që kanë pranuar fajin rritet në katër, duke i hapur rrugën dëshmisë së tyre kundër të tjerëve të paditur.

Dezertimet e fundit i shtohen atij të disa viteve më parë, ndoshta më i bujshmi, ai i Michael Cohen, i cili deklaroi se ishte gati të merrte një plumb për Trump. Për herë të parë në pesë vjet, Cohen vjen ballë për ballë me Trump dhe e akuzon atë nën vështrimin e tij të habitur. Ai e bën këtë nga qëndrimi i dëshmitarit në gjyqin civil në Nju Jork, në të cilin ish-presidenti akuzohet se ka fryrë vlerën e aseteve të kompanisë së tij. “Ai më urdhëroi t’i fryj ato sipas dëshirës së tij,” tha Cohen në gjykatë nën syrin vigjilent të Trump.

Megjithatë, problemet ligjore nuk e minojnë popullaritetin e ish-presidentit mes votuesve dhe në Kongres. Trump është fort përpara në sondazhe midis kandidatëve republikanë për Shtëpinë e Bardhë dhe është në qafë me Joe Biden. Dhe tani një nga aleatët e tij është zgjedhur kryetar i Dhomës.rsi-eb

Sulm me armë në Maine të SHBA, 22 të vdekur, rreth 60 të plagosur. Agresori ende i lirë

Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës. Nga 50 deri në 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.

Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ndërsa ka dhënë detaje edhe se si agresori është veshur.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një rezervist 40-vjeçar i quajtur Robert Card. Burri, i armatosur me një pushkë lufte të tipit Ar-15, mbërriti në vendngjarje me makinën e tij dhe shënjestroi klientët e disa klubeve, duke përfshirë një ambient ku luhet bowling dhe një restorant. Autori i masakrës veproi në dy qytete të afërta, Lewiston dhe Auburn, të cilat ndahen nga një lumë.bw

Sulm masiv me armë në shtetin Maine, të vrarë dhe të plagosur

I dyshuari për sulmin me armë në shtetin Maine

VOA/Marrë nga Reuters

Të paktën 22 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u plagosën të mërkurën në të shtëna masive me armë në qytetin Lewiston të shtetit Maine, raportojnë mediat amerikane të cilat citojnë burime të ndryshme nga organet e zbatimit të ligjit. Deri në publikimin e këtij lajmi ende nuk dihet numri i saktë i viktimave.

Departamenti i policisë në Lewiston identifikoi në rrjetin Facebook një person që besohet se ka lidhje me të shtënat masive në një bar sportiv. Robert Card, 40 vjeç, duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, tha policia.

Policia e shtetit Maine dhe një sherif i qarkut raportuan më herët për një sulmues aktiv por pa dhënë detaje.

“Në Lewiston ka një sulmues aktiv”, shkroi në rrjetin X policia e shtetit Maine, duke u kërkuar banorëve që të mbylleshin në shtëpi ndërsa organet e rendit po hetonin të shtënat në disa vende.

Organet e rendit postuan në rrjetin Facebook dy foto të një të dyshuari, duke thënë se ende nuk ishte kapur.

Spitali i qytetit Lewiston tha përmes një deklarate se: “po reagonte ndaj një sulmi masiv me viktima të shumta dhe po koordinohej me spitalet e zonës për pranimin e pacientëve”.

Gazeta e qytetit Lewinston “The Sun Journal” citoi zëdhënësin e policisë të ketë thënë se ishin regjistruar incidente me të shtëna në tre zona të ndryshme.

Presidenti Joe Biden është informuar dhe do të vazhdojë të marrë përditësime, tha një zyrtar në Uashington. Guvernatorja e shtetit Maine, Janet Mills, tha në një deklaratë se ishte informuar për situatën.

Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

VOA/Marrë nga Reuters

Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën të mërkurën republikanin Mike Johnson, një ligjvënës konservator, me pak përvojë në drejtim, si kryetar të kësaj Dhome. Ky zhvillim pason një periudhë të trazuar tre javore për zgjedhjen e kreut të ri për shkak të ndasive në gjirin e republikanëve. Punimet e dhomës ishin të bllokuara ndërsa vendit i duhet të trajtojë çështje të rëndësishme sikurse kriza në Lindje të Mesme apo mosmarrëveshjet mbi buxhetin, që rrezikojnë sërish mbylljen e qeverisë/

Me 220 vota pro dhe 209 kundër, ligjvënësi 51 vjeçar Johson, u zgjodh kryetar duke plotësuar vendin e lënë bosh të krijuar nga shkarkimi i ligjvënësit republikan Kevin McCarthy, më 3 tetor, me iniciativë të një grup ligjvënësish republikanë të vijës së ashpër. Zemërimi i tyre u nxit nga një marrëveshje që zoti McCarthy arriti me ligjvënësit demokratë, që shmangu mbylljen e qeverisë.

Gjatë tre javëve të fundit, ligjvënësit republikanë, që gëzojnë një shumicë të brishtë në Dhomën e Përfaqësuesve, shqyrtuan dhe refuzuan tre kandidatë para se të votonin për kryetar republikanin Johnson, një avokat me profesion, nga Luiziana, që mbështetet nga ish Presidenti Donald Trump, i cili njihet për nxitjen e politikave konservatore, siç është çështja e lutjes në shkolla.

Zoti Johnson u zgjodh si ligjvënës për herë të parë në vitin 2016 dhe ai do të jetë kryetari më me pa përvojë ndër dekada, që është vënë ndonjëherë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai njohet si autor i përpjekjeve të pasuksesshme nga 126 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në shtetet ku zoti Trump kishte humbur.

Zoti Johnson refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari rreth kësaj çështjeje, pak pasi u emërua si kandidati republikan për pozitën e kryetarit të martën në mbrëmje.

Përmes një letër drejtuar kolegëve, zoti Johnson u zotua të bëjë përpara me ligjin mbi buxhetin dhe të sigurohet që qeveri amerikane të mos mbyllet, me skadimin e afatit më 17 nëntor.

Gjithashtu ai duhet të ballafaqohet me kërkesën e Presidentit demokrat Joe Biden për ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe për sigurinë e kufirit amerikan, me vlerë prej 106 miliardë dollarësh. Edhe pse republikanët në tërësi përkrahin ndihmën financiare për Izraelin dhe kufirin amerikan, ata janë të ndarë sa i përket ndihmës për Ukrainën.

Zoti Johnson njihet më shumë si një mbrojtës i qëndrimeve shoqërore konservatove.

Ai ka mbështetur ligjin që ndalon operimet që lidhen me ndryshimet gjinore dhe trajtimet hormonal të adoleshentëve transgjinorë. Po kështu ai është kundër mbajtjes së maskës në aeroplanë dhe mbështet politikat që shtrëngojnë çështjet e migracionit dhe të abortit.

Në cilësinë e kryetarit, zoti Johnson do të përballet me të njëjtat sfida si paraardhësi i tij zoti McCarthy, sikurse kërkesat e një grupi më radikal ligjvënësish përballë faktit, që me një Senat të kontrolluar nga demokratët e një president demokrat, asnjë ligj nuk mund të miratohet pa përkrahjen e të dyja partive.

Është Mike Johnson kandidatura e re e republikanëve amerikanë për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

VOAL- Të martën në mbrëmje, republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara emëruan Mike Johnson si kandidatin e tyre të ri për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo erdhi në fund të një dite të vështirë që ilustron kaosin në të cilin është zhytur Kongresi i Shteteve të Bashkuara.

Pas javësh përpjekjesh për të gjetur një kryetar të ri, të martën republikanët ranë dakord fillimisht për emrin e Tom Emmer, numri tre i partisë në Dhomën e Përfaqësuesve. Megjithatë, kandidatura e këtij përfaqësuesi të zgjedhur nga Minesota, zëri i establishmentit të partisë, u duk shpejt e dënuar me dështim.

Më shumë se njëzet anëtarë Trumpistë menjëherë bënë të ditur se nuk do ta mbështesin kurrë gjatë votimit në seancën plenare, edhe pse republikanët kanë vetëm një shumicë shumë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve.

Politikani nga Luiziana, Mike Johnson fitoi më pas një tjetër zgjedhje shtetërore të mbajtur të njëjtën mbrëmje, tha deputetja republikane Elise Stefanik. Megjithatë, Johnson ka ende një sërë pengesash për të kapërcyer para se të mund të fitojë akses në vendin.

Këto mosfunksionime brenda Partisë Republikane po e pengojnë Kongresin që t’i përgjigjet kërkesës së Joe Biden për të liruar më shumë se 100 miliardë dollarë fonde emergjente, kryesisht ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin në luftërat e tyre kundër Rusisë dhe Hamasit, respektivisht.

“Në një moment kritik kur aleatët tanë po llogarisin tek ne për të treguar lidership (…), republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve po tallen me qeverinë tonë dhe po turpërojnë vendin në skenën botërore,” denoncoi zëdhënësja Komitetin Kombëtar Demokratik Sarafina Chitika. rsi-eb

SHBA këshilllon Izraelin të shtyjë ndërhyrjen me trupa tokësore në Gazë

VOA/Marrë nga Associated Press

Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar zyrtarët izraelitë që të shtyjnë ndërhyrjen e mundshme me trupa tokësore në Gazë, çka do t’u jepte më shumë kohë Shteteve të Bashkuara të punonin me partnerët në rajon, për lirimin e personave të tjerë që po mbahen peng nga grupi militant i Hamasit, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press, një zyrtar i administratës amerikane që ka dijeni për çështjen.

Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se ishte e paqartë nëse ky argument do të ndikonte mbi Izraelin.

Zyrtari amerikan vuri në dukje se falë ndihmës së Katarit në ndërmjetësimin me Hamasin, u bë i mundur lirimi i dy pengjeve, Judith dhe Natalie Raanan.

Përpjekjet për lirimin e 2 nga 222 personat që janë marrë peng nga Hamasi, nisën menjëherë pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit që la 1400 viktima.

Blinkeni letër personelit të DASH-it, pas shprehjes së pakënaqësisë nga disa prej tyre lidhur me krizën në Gazë

VOA/Cindy Saine

Pakënaqësitë mbi politikën e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Izraelin në luftën kundër militantëve të Hamasit u bënë publike këtë javë pasi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit dha dorëheqjen në shenjë proteste.

Josh Paul ka punuar në çështjet globale të transferimit të armëve dhe ka qenë drejtor i Zyrës për Çështjet e Kongresit dhe Marrëdhëniet me Publikun në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake të Departamentit të Shtetit. Ai njoftoi dorëheqjen të mërkurën përmes një postimi në platformën LinkedIn, duke përmendur kundërshtimin e tij ndaj vazhdimit të ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Izraelin ndërkohë që vazhdon fushata e bombardimeve në Rripin e Gazës dhe bllokada ndaj këtij territori palestinez.

Zoti Paul tha se përgjigjia e Izraelit ndaj sulmit brutal të Hamasit ndaj civilëve izraelitë më 7 tetor ka rënduar krizën humanitare për 2.2 milionë palestinezë. Ai tha për kanalin PBS lidhur me transferimin e armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Izraelin se “sistemi është i dëmtuar”.

“U kam shkruar një numri udhëheqësish brenda Departamentit të Shtetit, duke i pyetur ‘a mund të ndalemi dhe të analizojmë nëse ky veprim na ndihmon të arrijmë aty ku duam përpara se të marrim një vendim të tillë (për dërgim të armëve)’…nuk mora përgjigje për këtë”, tha ai.

Zoti Paul ka punuar në Departamentin e Shtetit për 11 vjet. Në letrën e tij të dorëheqjes, ai dënon sulmin e Hamasit ndaj civilëve izraelitë.

“Më lejoni të jem i qartë, sulmi i Hamasit në Izrael ishte një sulm monstruoz”, tha ai.

“Por unë kam bindjen e thellë se përgjigja e Izraelit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për këtë dhe për status kuonë, do të thellojnë më tej vuajtjet për popullin izraelit dhe atë palestinez dhe nuk është në dobi të interesit afatgjatë të Amerikës”, tha zoti Paul.

Departamenti i Shtetit nuk bëri komente të drejtpërdrejta mbi dorëheqjen e zotit Paul, duke thënë se kjo ishte një çështje personale. Por në një letër, të siguruar nga Zëri i Amerikës, drejtuar të gjithë personelit të Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken shprehë falënderimin e tij për punën e tyre ndërsa ai po kthehej nga një udhëtim në shtatë vende të Lindjes së Mesme. Zoti Blinken në letër thotë se dinte që konflikti kishte ndikim personal tek disa diplomatë dhe anëtarë të tjerë të personelit.

“Disa kolegë në rajon, veçanërisht personeli vendas, kanë qenë drejtpërdrejtë të ndikuar nga dhuna, përfshirë humbjen e të dashurve dhe miqve të tyre.”

Zoti Blinken e pranoi se disa anëtarë të personelit të Departamentit të Shtetit në Shtetet e Bashkuara ishin ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.

“Të tjerët kanë ndjerë pasojat e valës së fanatizmit të nxitur nga konflikti, përfshirë ata që janë në Shtetet e Bashkuara, ku veprimet e urrejtjes ndaj arabo-amerikanëve, myslimanëve dhe hebrenjve po i bëjnë njerëzit të ndihen të pambrojtur në komunitetet e tyre, thjeshtë për shkak të identitetit dhe besimit të tyre”, thuhet në letrën e zotit Blinken.

Sekretari Blinken theksoi se Presidenti Biden e ka bërë të qartë që nga fillimi i krizës se ndërsa Shtetet e Bashkuara mbështesin të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, mënyra se si bëhet kjo është gjithashtu e rëndësishme. “Kjo do të thotë se Izraeli duhet të veprojë në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare dhe humanitare dhe të tregohet i kujdesshëm me mbrojtjen e civilëve”, tha ai.

Letra e Sekretarit Blinken pasoi njoftimet në media për reagime të zemëruara dhe me lotë nga anëtarë të personelit të Departamentit të Shtetit ndaj krizës humanitare në Rripin e Gazës në javën e fundit.

Shprehja publike e pakënaqësive të zyrtarit Josh Paul ndodhi përpara fjalimit të Presidentit Biden të enjten mbrëma, në të cilin i bëri thirrje Kongresit që të miratonte më shumë se 100 miliardë ndihma për Izraelin, Ukrainën dhe Tajvanin.

Presidenti Biden tha se pozicionimi kundër terroristëve të Hamasit dhe Presidentit rus Vladimir Putin është çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.

Akuzat ndaj ish-presidentit, gjykatësi kërcënon se do ta burgosë Trumpin për shkeljen e urdhrit gjyqësor

Gjykatësi që kryeson  gjyqin e mashtrimit civil të Donald Trump në New York, ngriti mundësinë e burgosjes së ish-presidentit, pasi Trump dështoi të përmbushte një urdhër të pjesshëm që i kërkonte të hiqte një postim për nëpunësin ligjor të gjykatësit në mediat sociale.

Gjykatësi Arthur Engoron tha në gjykatë mëngjesin e sotëm se Trump kishte publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale “një postim të pavërtetë dhe nënçmues për nëpunësin tim” dhe se ai foli me ish-presidentin për këtë çështje.

“Unë e urdhërova atë të hiqte postin menjëherë dhe ai se e hoqi atë. Pavarësisht këtij urdhri, mbrëmë mësova se postimi fyes nuk u hoq kurrë nga një faqe interneti. Kjo është një shkelje e hapur e urdhrit. E bëra të qartë se moszbatimi do të rezultojë në probleme serioze,” tha Engoron.

Nga ana tjetër Trump ka kritikuar Engoron në deklaratat publike dhe në emailet e dërguara nga fushata e tij presidenciale, duke përfshirë një që kritikon gjyqtarin si një “demokrat i së majtës ekstreme”.bw

Qindra protestues në Nju Jork kërkojnë lirimin e pengjeve nga Hamasi

VOA/Marrë nga Reuters

Qindra protestues u mblodhën në sheshin “Times Square” të Nju Jorkut të enjten për të kërkuar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi, ndërsa Presidenti Joe Biden përballet me trysninë në rritje për të përdorur çdo mjet diplomatik për të siguruar lirimin e pengjeve amerikane.

Në ekranet gjigande u shfaqen fotot e atyre që besohet se po mbahen peng nga Hamasi, përfshirë foshnjat dhe të moshuarit, ndërsa protestuesit brohorisnin për lirimin e tyre.

Mes folësve në tubim ishin edhe Ronan dhe Orna Neutra, djali 22-vjeçar i të cilëve, Omeri, mendohet se është marrë peng. Ata e përshkruan atë si një udhëheqës natyral dhe atlet të zjarrtë që drejtonte ekipet e basketbollit, volejbollit dhe futbollit në shkollën e tij.

Nipi i të mbijetuarve të Holokaustit, Omer Neutra shtyu planet për shkollën e lartë për të shkuar në Izrael, ku u bashkua me Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.

Natën përpara sulmeve, 22-vjeçari Neutra foli në telefon me prindërit e tij, duke u thënë atyre se mezi priste një fundjavë të qetë pas një muaji patrullimi në kufi, tregoi babai i tij.

“Jemi zemërthyer dhe të shqetësuar”, tha nëna e tij. “Por jemi të përqendruar dhe të vendosur të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që Omeri të kthehet në shtëpi”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Hamasi po mban peng rreth 200 persona pas sulmit të befasishëm të grupit palestinez më 7 tetor në Izrael, kur militantët vranë rreth 1400 izraelitë.

Ndërsa nuk ka asnjë listë zyrtare të amerikanëve të rrëmbyer, republikani kryesor në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Jim Risch, u tha gazetarëve të mërkurën se 10 nga pengjet ishin amerikanë. “Përparësia jonë kryesore është kthimi i tyre në shtëpi”, tha zoti Risch.

Protesta e së enjtes në Nju Jork u organizua nga Këshilli Izraelit Amerikan, një organizatë jofitimprurëse e cila përfaqëson izraelito-amerikanët në SHBA.

Folësit në protestë, përfshirë Senatorin Chuck Schumer, udhëheqësi i parë në histori i shumicës në Senat me prejardhje izraelite, u zotuan të qëndrojnë me Izraelin dhe të luftojnë kundër Hamasit.

Amerikanët anembanë SHBA-së po protestojnë pothuajse çdo ditë në mbështetje të Izraelit ose popullit palestinez, ndërsa shfaqen hapur dallimet për konfliktin prej disa dekadash në Lindjen e Mesme.

Ish-ambasadori amerikan: Përpjekjet për ta tërhequr Serbinë nga krahët e Rusisë dhe Kinës nuk dhanë rezultate

Përpjekjet e perëndimit për ta tëhequr Serbinë nga krahët e Rusisë dhe Kinës, nuk kanë dhënë rezultate.

Kështu ka deklaruar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Kosnett në një intervistë për Euractiv tha se është koha për një qasje të re.

Ai theksoi se gjatë përpjekjeve gati dy dekadëshe të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, kishte tendencë për t’u frustruar me Kosovën dhe për ta trajtuar atë si “fëmijë të padisiplinuar, që duhet të bëjë siç është thënë”.

“Kjo, e kombinuar me idenë se Serbia është më e rëndësishmja në rajon dhe ne duhet ta “fusim në vathën evropiane dhe jo ta shtyjmë në krahët e Rusisë dhe Kinës”, nuk ka qenë qasja më e mençur”, tha Kosnett.

“Unë mendoj se Serbia qartazi është e futur thellë në krahët e Rusisë dhe Kinës. Pra, çfarëdo përpjekjesh që ndërkombëtarët kanë ndërmarrë gjatë gjithë këtyre viteve për të tërhequr Beogradin drejt Perëndimit nuk ka treguar ende ndonjë rezultat”, tha ai.

Diplomati amerikan theksoi është koha që Evropa dhe Perëndimi duhet të jenë më realistë për këtë.

“Mendoj se kjo do të ishte kohë e mirë për SHBA-në dhe Bashkimin Evropian që t’i bëjnë një thirrje të fortë atyre vendeve evropiane që janë anëtare të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë”, theksoi ai. /klankosova

Joe Biden dënon vrasjen e fëmijës 6-vjeçar mysliman në Çikago

Krimi ka ndodhur në këtë shtëpi

 

Nëna shpëtoi, 71-vjeçari arrestohet me thikë. Joe Biden: “Një krim i tmerrshëm urrejtjeje”

 

VOAL- Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur vrasjen e një djali 6-vjeçar pranë Çikagos “një krim të tmerrshëm urrejtjeje”. Fëmija u godit me thikë 26 herë të shtunën dhe u shpall i vdekur në spital, ndërsa nëna e tij 32-vjeçare është ende gjallë, sipas sherifit të Will County, Illinois.

Hetuesit arritën të konstatonin se autori i krimit, 71-vjeçari Joseph Czuba, kishte vënë në shënjestër familjen për shkak se ata ishin myslimanë (me origjinë palestineze) në sfondin e konfliktit që ka shpërthyer sërish ditët e fundit në Lindjen e Afërt. Arma e përdorur është një thikë ushtarake me një teh të dhëmbëzuar 15 centimetra të gjatë.

Dy viktimat u qëlluan brenda një shtëpie, ndërsa vrasësi – i cili është pronari i shtëpisë – u gjet nga efektivët e ulur jashtë. Para se ta godiste me thikë gruan, ai tentoi ta mbyste, por ajo arriti të telefononte 911.rsi-eb

SHBA paralajmëron për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

VOA/Marrë nga Reuters

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, paralajmëroi të dielën për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe tha se SHBA po bën përpjekje për kalimin e sigurt për qytetarët amerikanë nga Gaza në Egjipt.

Në intervista me emisionet e së dielës në televizionet amerikane, zoti Sullivan tha se Shtetet e Bashkuara duan të sigurohen që popullata civile që po largohet nga Gaza të ketë qasje në artikuj ushqimorë, ujë dhe strehim dhe që të arrijnë në zona të sigurta.

“Ekziston rreziku i një përshkallëzimi të këtij konflikti, hapja e një fronti të dytë në veri dhe, sigurisht përfshirja e Iranit”, tha zoti Sullivan. Shtetet e Bashkuara mbeten të shqetësuara nga Hezbollahu në Liban, tha ai.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë tha se shumica dërrmuese e popullsisë së Gazës nuk ka asnjë lidhje me Hamasin, duke shtuar se ata”meritojnë dinjitet dhe siguri”.

Ai tha se SHBA nuk po ndërhyn në planifikimin ushtarak të Izraelit, por po e vë theksin publikisht dhe në biseda private tek ligji ndërkombëtar rreth luftës dhe tek nevoja që Izraeli të respektojë të drejtat demokratike.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u takua me kryeministrin izraelit, Banjamin Netanyahu, dhe zyrtarë të lartë qeveritarë më 13 tetor për të riafirmuar mbështetjen amerikane dhe për të parë nga afër armët dhe asistencën e sigurisë që Uashingtoni me shpejtësi ia dërgoi Izraelit, në javën e parë të luftës së Izraelit me grupin militant palestinez, Hamas.

Austin është zyrtari i dytë më i lartë amerikanë që ka vizituar Izraelin në dy ditët e fundit. Një ditë më herët në Izrael qëndroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po vazhdon vizitat e tij në rajon.

Të premten, ushtria izraelite u bëri thirrja qindra mijëra banorëve të Qytetit të Gazës të evakuohen “për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre”, teksa është rritur frika se Izraeli do të kryejë sulm tokësor. Militantët e Hamasit, që udhëheqin Gazën, u përgjigjën duke iu bërë thirrje palestinezëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

I pyetur për gjasat që të ketë viktima në mesin e civilëve në Gazë, Austin tha se Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe shtoi se ai ka punuar për vite të tëra me forcat izraelite, kur kishte shërbyer në ushtri.

“Ata janë profesionistë, janë të disiplinuar dhe janë të përqendruar në gjërat e duhura”, tha ai për gazetarët pas takimit me ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe kabinetin e luftës të Izraelit.

Gallant nuk iu përgjigj pyetjes nëse forcat e tij do t’iu japin vetëm 24 orë kohë civilëve në Gazë që të largohen. Por, ai tha se ata që duan të shpëtojnë jetën e tyre “duhet të shkojnë në jug”.

“Izraeli kurrë nuk do të shtie me qëllim drejt civilëve. Kurrë”, tha Gallant. Ai shtoi se militantët e Hamasit do ta kamuflojnë veten në mesin e popullatës dhe Izraeli duhet t’i ndajë ata nga civilët.

Para kësaj konference për media, Austin u takua me Netanyahun të cilin e sigurojë se “siç ka thënë edhe presidenti [i SHBA-së, Joe Biden] ju keni mbështetjen tonë. Ne qëndrojmë me ju”.

Zyrtarët e mbrojtjes që ishin në udhëtim me Austinin thanë se kjo vizitë u bë për të shfaqur mbështetjen e palëkundur të Amerikës për popullin e Izraelit dhe për t’u siguruar që këtij shteti t’i ofrohen mjete për mbrojtur veten.

Dërgesa e dytë me armë në Izrael arriti më 13 tetor, tha SHBA-ja dhe Gallant.

Më 7 tetor, Hamasi nisi një sulm të befasishëm, duke sulmuar Izraeli nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me bombardime në Rripin e Gazës, që është shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve.

Si pasojë e dhunës, mbi 1.500 persona janë vrarë në Izrael dhe 1.400 të tjerë në Rripin e Gazës.rel

Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t’u bërë

VOA/Anita Powell

Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës ndërsa Izraeli po intensifikon përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmit të fundjavës nga militantët palestinezë të Hamasit. Të enjten kryediplomati i lartë amerikan mbërriti në rajon për një raund të rrufeshëm bisedimesh diplomatike e dëshmuar solidaritet me Izraelin.

Zyrtarët e ndihmave thonë se nevojat humanitare janë të mëdha dhe analistët thonë se nuk ka një zgjidhje të lehtë për shqetësimet në rritje.

Ne jemi duke biseduar me zyrtarët izraelitë mbi nevojën e vazhdueshme për ndihmë humanitare për popullin palestinez, që gjithashtu është viktimë”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Është gjëja e duhur për të bërë“, shtoi ai, në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se çfarë mendimi kishte Shtëpia e Bardhë mbi zërat për krijimin e një korridori humanitar.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë këtë javë se po bisedojnë me Egjiptin për një korridor të mundshëm humanitar. Ka vetëm dy pika zyrtare të daljes nga Rripi i Gazës. Si pasojë e bombardimeve izraelite të martën u godit kalimi kryesor, i cili të çon drejt Egjiptit. Korridori tjetër të çon në Izrael.

Grupet humanitare dhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për një krizë të afërt ndërsa ushtria izraelite po përparon në Rripin e Gazës, ku jetojnë rreth 2 milionë njerëz.

Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha për televizionin N1 në Serbi gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi, do të ketë “disa propozime interesante për të dyja palët”.

I dërguari Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, do të zhvillojë takime në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor. Ai do të shoqërohet nga i dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nga i dërguari i Francës, Emmanuel Bonn, ai i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe i Italisë, Francesco Talo.

Sipas Brukselit, qëllimi i vizitës është të shtyhet përpara zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti.

Hill po ashtu tha se Lajçak “ka dëgjuar shumë” dhe mendon se e di “çfarë ka nevojë Serbia dhe Kosova”.

Ambasadori Hill tha se SHBA-ja dëshiron “një Kosovë të pavarur, me një mjedis shumetnik” dhe mënyra përpara sipas tij, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është normalizimi i raporteve.

Më herët gjatë 12 tetorit, Hill deklaroi se “dua që Serbia ta kuptojë dhe ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur”.

“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe të lëvizë përpara. Edhe unë do të doja këtë, por fakti është që problemi është më i ndërlikuar”, tha ai.

Vizita në Kosovë dhe Serbi e grupit që njihet si “Pesëshja e madhe” është e para që nga sulmi i 24 shtatorit kundër policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Një grup serbësh të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve, autoritetet thanë se u vranë edhe tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka thënë se nuk ka gisht në të. Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiq, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

SHBA-ja dhe BE-ja kanë dënuar ashpër sulmin.


Send this to a friend