VOAL

VOAL

Departamenti i Thesarit publikon listën e rusëve të pasur, të lidhur me Kremlinin

Departamenti amerikan i Thesarit ka publikuar një listë të politikanëve dhe biznesmenëve rusë, të cilët janë të afërt me qeverinë e Presidentit rus Vladimir Putin, ku bëhet e njohur marrëdhënia e tyre me udhëheqësit e lartë rusë, si dhe pasuria e tyre. Lista u publikua pas kërkesës së Kongresit amerikan ndaj administratës Trump, për vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lista me më tepër se 200 emra nuk përmban sanksione të reja, megjithëse një numër i figurave të përfshira në të kanë qenë objekt sanksionesh të mëparshme.

Një masë e nënshkruar me hezitim nga Presidenti Trump gushtin e kaluar, i kërkonte administratës së tij të vendoste sanksione ndaj çdo individi që angazhohet në transaksione të konsiderueshme me sektorët e mbrojtes, apo të zbulimit të qeverisë ruse.

Demokratët e kritikuan presidentin që nuk vendosi sanksione të reja, apo që nuk paraqiti një plan i cili do të frenonte më tej ndërhyrjen ruse, pasi agjencitë amerikane të zbulimit thanë se Moska pati ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Shefi i CIA-s: Kina, një kërcënim po aq i madh për SHBA-në sa dhe Rusia

Përpjekjet e Kinës për të ushtruar ndikim të fshehtë mbi Perëndimin janë po aq shqetësuese sa dhe ndikimi rus, tha drejtori i CIA-s

Mike Pompeo, tha për BBC se gjurmët e Kinës në këtë lloj ndikimi janë madje më të mëdha se ato të Rusisë.

Si shembuj, ai citoi përpjekjet për të vjedhur informacionin e tregut të SHBA si dhe infiltrimin e shkollave dhe spitaleve.

Ndërhyrja ruse ka qenë fokusi i debatit politik në Uashington me pohimet për hakmarrje dhe dhënie informacioni. Por shefi i CIA-s tha se Kina ka bërë një ndryshim akoma më të madh në aftësinë për të pasur impakt me influencën e saj.

SHBA publikon Raportin e Kremlinit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, (majtas) dhe zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov.

Departamenti amerikan i Thesarit publikoi një listë të shumëpritur të rusëve që besohet se kanë lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin dhe që mund të jenë shënjestra të mundshme të sanksioneve të SHBA-së.

I ashtuquajturi Raport i Kremlinit përfshin emrat e 114 figurave politike të Rusisë dhe të 96 oligarkëve, të cilët, sipas autoriteteve amerikane, kanë bërë pasuri ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me Putinin.

Jozyrtarisht, raporti është cilësuar si “Lista e Putinit”.

Ai përfshin 43 ndihmës të Putinit, përfshirë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, 31 ministra të kabinetit, në mesin e tyre kryeministri Dmitry Medvedev dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, si dhe zyrtarë të lartë të agjencive ruse të inteligjencës.

Shefat ekzekutivë të shumë kompanive shtetërore, përfshirë gjigantin e energjisë Rosneft dhe bankën Sberbank, janë po ashtu në listë, së bashku me disa nga rusët më të pasur, si manjati Roman Abramovich.

Miliarderi rus, Roman Abramovich.

Miliarderi rus, Roman Abramovich.

Megjithatë, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka njoftuar Kongresin se, tash për tash, nuk do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë.

Raporti i Kremlinit u dorëzua në Kongres më 29 janar, ashtu siç është kërkuar me Aktin e Luftimit të Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve.

Trump e ka nënshkruar këtë akt në muajin gusht, pasi i njëjti ka kaluar në të dyja dhomat e Kongresit, si përgjigje e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se SHBA e shfrytëzon raportin si përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Rusi, më 18 mars, të cilat pritet t’i fitojë Putini.

“Ne vërtet besojmë se kjo është përpjekje e drejtpërdrejtë dhe e qartë për të ushtruar ndikim në zgjedhje”, u tha Peskov gazetarëve.

Por, agjencitë e inteligjencës amerikane kanë konstatuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, në favor të zgjedhjes së Trumpit president përballë rivales demokrate, Hillary Clinton.

Këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, dhe së paku tre komitete të Kongresit amerikan janë duke hetuar ndaras përfshirjen ruse në procesin zgjedhor.

Kremlini i ka mohuar akuzat dhe Trump vazhdimisht ka thënë se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë midis ekipit të tij dhe Rusisë.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër 21 personave dhe nëntë kompanive që kanë lidhje me konfliktin e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.

Qysh në vitin 2014, kur Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë dhe kur ka nisur konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar disa njerëz dhe kompani në Rusi, ashtu si dhe liderë separatistë, duke iu ngrirë asetet dhe duke iu ndaluar udhëtimin.

Përgatiti: Valona Tela

Trumpi mban sot fjalimin e parë drejtuar kombit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mbajë sot fjalimin e parë drejtuar kombit.

Trump do të flasë në Kongresin amerikan, pas një viti në detyrë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se temë e fjalimit do të jetë “ndërtimi i një Amerike të sigurt, të fuqishme dhe krenare”.

Presidenti republikan pritet të lavdërojë rritjen ekonomike, kalimin e legjislacionit për shkurtimin e taksave, si dhe të bëjë thirrje për politika më të ashpra kundër emigracionit.

Në politikën e jashtme, Trump pritet të theksojë mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, të qenët i ashpër ndaj programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

Trumpi: Statuset në Twitter i postoj shtrirë nga krevati

Donald Trump ka përdorur intervistën e tij me Piers Morgan për të pohuar se ai është shumë popullor në Britani të Madhe dhe zbuloi se statuset në Twitter i shkruan teksa është në krevat.

Presidenti amerikan, në intervistën e parë ndërkombëtare televizive, këmbënguli se ai ishte popullor në Britani të Madhe, pavarësisht thirrjeve për protesta masive nëse ai pranon ftesën e Theresa May për një vizitë shtetërore.

Morgan, i cili gjithashtu është redaktor US Mail Online, intervistoi  Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër këtë javë.

“Unë mendoj se jam shumë popullor në vendin tuaj. Unë e di dhe e besoj atë. Unë marr shumë email-e mbështetëse nga njerëz të shtetit tuaj” u shpreh Trump.

Ai shtoi se “Ata e duan ndjenjën e sigurisë, e duan atë që po them për shumë gjëra të ndryshme. Ne kemi mbështetje të jashtëzakonshme nga njerëzit në Britani të Madhe. ”

Trump, nëna e të cilit lindi në ishullin Hebridean të Lewis, gjatë intervistës u shpreh se : “Vetja ime e vërtetë është dikush që e do Britaninë, e do Mbretërinë e Bashkuar. E dua Skocinë. Një nga problemet më të mëdha që kam me fitimin, është se nuk do të mund të kthehem kaq shpesh. Do të doja të shkoj atje “.

Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i FBI-së

Zëvendësdrejtori i Byrosë Federale të Hetimeve në SHBA (FBI), Andrew McCabe, ka dhënë dorëheqje, raportojnë mediat amerikane.

“Është pritur që McCabe të largohet nga agjencia federale e zbatimit të ligjit në muajin mars, por ai do të jetë në pushim deri në datën e daljes në pension”, raportoi NBC.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar atë për njëanshmëri politike.

Dorëheqja e McCabe nga FBI-ja vjen një javë pas një raporti se Trump e ka kërkuar largimin e tij.

McCabe për kohë të shkurtër është bërë ushtrues i detyrës së drejtorit të FBI-së në maj të vitit të kaluar, pasi Trump e ka shkarkuar shefin e mëparshëm, James Comey.

Comey ka mbikëqyrur hetimet e FBI-së mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.

Trump e ka emëruar Christopher Wray për drejtor të FBI-së dhe ai është konfirmuar nga Senati në muajin gusht.

Uashington: anëtarë të KS, drekë pune me Presidentin Trump

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po vizitojnë sot Uashingtonin për një drekë pune me Presidentin amerikan Donald Trump, si dhe për të parë pjesë që dyshohen t’i përkasin raketave iraniane.

Anëtarët e Këshillit do të kenë mundësinë të shohin pjesë të mëdha mbetjesh të raketave me rreze të shkurtër veprimi, të cilat i prezantoi në muajin dhjetor ambasadorja Nikki Haley gjatë një konference për shtyp në një bazë ushtarake në Uashington. Zonja Haley tha se ato ishin prova “të pamohueshme” se Irani po armatoste ilegalisht rebelët Houthi në Jemen.

Uashingtoni kërkon që Irani të mbahet përgjegjës nga Kombet e Bashkuara për shkelje të një embargoje ndërkombëtare të armëve ndaj rebelëve të Jemenit.

Kjo është pjesë e një strategjie më të madhe të administratës Trump për t’i qëndruar marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, por duke u përpjekur që qëndrimet e tjera negative në rajon të Teheranit t’i sjellin atij pasoja, siç është mbështetja për grupe si Houthi në Jemen dhe Hezbollahu në Liban.

Në muajin dhjetor zonja Haley akuzoi Teheranin se po fshihet pas marrëveshjes bërthamore.

Presidenti Trump i ka ftuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një drekë pune sikurse bëri një vit më parë.

Trumpi: BE është shumë e “padrejtë” në praktikat tregtare me SHBA-në

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Bashkimi Evropian bën tregti “shumë të padrejtë” me Shtetet e Bashkuara dhe ka paralajmëruar “se mund të shndërrohet në diçka shumë të madhe”.

Komentet e Trumpit kanë ardhur pas publikimit të intervistimit të tij nga Piers Morgan, që është realizuar më herët, mirëpo është publikuar dje.

“Bashkimi Evropian e ka trajtuar SHBA-në në mënyrë shumë të padrejtë kur është puna te tregtia”, ka thënë presidenti amerikan.

“Ne nuk mund të vendosim produktet tona brenda. Është shumë shumë e vështirë. Derisa ata dërgojnë produkte te ne, pa taksa, apo shumë pak taksa”, ka thënë ai.

Trump thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i padrejtë vetëm në tregti, “mirëpo e gjithë BE-ja ka qenë e tillë ndaj SHBA-së. Dhe mendoj se kjo do të jetë në dëm të madh të tyre”.

Trump po ashtu ka thënë se do të ketë qëndrim më të “ashpër” përballë negociatave për Brexit.

“A do të ishte kjo mënyra se si do të negocioja? Jo, nuk do të negocioja në këtë mënyrë, do të kisha një qasje tjetër”, ka thënë ai.

Kryeministrja britanike, Theresa May është e përfshirë negociatat e komplikuara me BE-në, në kuadër të planifikimeve që deri në mars të vitit 2019, Britania të largohet nga Bashkimi Evropian.

Trump po ashtu ka thënë se do të vizitojë Britaninë gjatë këtij viti, duke shtuar se beson që është “shumë i popullarizuar” në këtë shtet.

Në komentet e raportuara më herët, Trump ka thënë, se ka mundësi të kthimit në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, mirëpo vetëm nëse bëhen ndryshime të mëdha.

“Nëse ata krijojnë një marrëveshje të mirë, ka gjithmonë një mundësi për t’u kthyer”, ka thënë Trump.

“Nëse dikush do të thotë “Shkoni prapë në Marrëveshjen për Klimën”, do të duhej të ishte një marrëveshje plotësisht e re, sepse e kaluara ka qenë e tmerrshme, ka shtuar ai.

Në qershor të vitit 2017, Trump ka njoftuar se është duke larguar SHBA-në nga ky pakt, duke e konsideruar “marrëveshje të keqe” për ekonominë amerikane.

Aktualisht SHBA është vendi i vetëm jashtë paktit, i cili është nënshkruar nga paraardhësi i Trumpit, Barack Obama.

Senatorët i kërkojnë Trumpit të përmbahet nga komentet për çështjen ruse

Senatorët republikanë, Lindsey Graham dhe Susan Collins, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të mënjanojë komentet publike lidhur këshilltarin që po heton çështjen ruse.

Këto deklarata janë bërë ndaras në studio televizive, pas raportimeve, se Trump ka tentuar të shkarkojë këshilltarin special, Robert Mueller, i cili aktualisht është duke hetuar nëse ka pasur ndonjë lindhje eventuale në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Trump, i cili ka bërë një varg komentesh në Twitter lidhur me këtë çështje, i ka kundërshtuar raportimet e mediave amerikane, duke i cilësuar “lajme të rreme”.

Të gjithë hetimin ai e konsideron “gjueti shtrigash”.

“Mendoj se do të ishte më së miri, që presidenti të mos e përmend më asnjëherë hetimin, madje as në postime në Twitter, përveç bisedave private me avokatin e tij”, ka thënë Collins në CNN.

Raportimet e mediave, fillimisht nga The New York Times, kanë thënë se Trump ka udhëruar këshilltarin Donald McGahn të shkarkojë Muellerin, mirëpo e ka tërhequr këtë vendim, pasi McGahn ka kërcënuar me dorëheqje.

Graham dhe Collins po ashtu kanë thënë se Kongresi duhet të konsiderojë një legjislacion për mbrojtjen e Muellerit në rast të shkarkimit të padrejtë nga ana e presidentit.

Graham dhe tre senatorë demokratikë kanë prezantuar gushtin e kaluar një legjislacion, sipas së cilit do t’i kërkohej panelit të gjyqtarëve federalë për të shqyrtuar ndonjë vendim për të shkarkuar këshilltarin special.

“Unë kam legjislacionin për mbrojtjen e zotit Mueller dhe do të isha i lumtur nëse e miratojmë atë nesër”, i ka thënë Graham në programi në ABC.

Përfaqësues të rëndësishëm republikanë, mbështetje për Prokurorin Mueller

Dy senatorë republikanë shprehën sot mbështetje për menaxhimin nga prokurori i posaçëm Robert Mueller të hetimeve për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, por mbajtën qëndrime të ndryshme për sa i përket çështjes nëse Kongresi duhet të miratojë një legjislacion që do të bllokonte shkarkimin e Prokurorit Mueller nga Presidenti Donald Trump.

Senatorët Lindsey Graham dhe Susan Collins, në dallim nga kolegët e tyre republikanë, deklaruan në emisione të veçanta lajmesh se do të mbështesin një legjislacion të kërkuar nga demokratët, ku do të parashikohej një shqyrtim gjyqësor i një vendimi të mundshëm të Presidentit Trump për shkarkimin e zotit Mueller.

Dy ligjvënës kryesorë republikanë, Kevin McCarthy dhe Trey Gowdy, gjithashtu thanë se ata mbështesin punën e zotit Mueller në hetimin penal që po vazhdon. Sidoqoftë, ligjvënësi McCarthy shtoi se ai nuk e shikon të nevojshme miratimin e një ligji që do të mbronte Prokurorin Mueller, ish-drejtor i FBI-së.

Fati i prokurorit Mueller është në qendër të hetimit për ndërhyrjen e Rusisë pas njoftimeve të lajmeve ditët e fundit se presidenti Trump urdhëroi avokatin e Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn, të shkarkonte nga detyra zotin Mueller qershorin e kaluar, por se ai u tërhoq pasi McGahn kërcënoi të jepte dorëheqjen. Presidenti Trump ka mohuar në disa raste në muajt e fundit se kishte menduar edhe rreth shkarkimit të zotit Mueller dhe e quajti informacionin e raportuar javën e kaluar, fillimisht nga The New York Times, si “lajme të rreme”, shprehja e tij e preferuar për njoftimet që nuk i pëlqejnë.

Pritshmëritë nga fjalimi i Presidentit Trump për gjendjen e kombit

Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e tij të parë mbi gjendjen e vendit, gjatë një sesioni të përbashkët të dy dhomave të Kongresit. Ligjvënësit dhe një audiencë televizive në mbarë botën presin të dëgjojnë prioritetet e politikës së brendshme dhe të jashtme për vitin 2018. Presidenti Trump synon të marrë mbështetje publike pas një viti të parë të debatueshëm në detyrë, gjatë të cilit arriti një fitore me uljen e taksave, por pati edhe shumë shpërqëndrime dhe debate që kanë sjellë nivelin më të ulët historikisht të miratimit të një presidenti të ri.

Është një ritual i demokracisë amerikane, një fjalim presidencial në Kongres që ka substancë, por edhe madhështi.

Presidenti Trump foli vitin e kaluar gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit, por nuk u konsiderua si një fjalim për gjendjen e vendit pasi ai kishte qenë në detyrë për vetëm pak javë.

“Jam sot këtu për të dhënë një mesazh uniteti dhe fuqie, një mesazh që vjen nga thellësia e zemrës time”, tha Presidenti Trump.

Këtë vit, Presidenti Trump pritet të theksojë ekonominë e fortë amerikane.

“Do të thoja se vendi ynë po ecën shumë mirë. Ekonomia është ndoshta më mirë se ndonjëherë. Shikoni shifrat e punësimit, investimet që vijnë nga vende të tjera, bursën që është në nivelin më të lartë”, është shprehur Presidenti Trump.

Megjithatë, rritja ekonomike nuk ka mjaftuar deri më tani për të rritur nivelin e miratimit të publikut për Presidentin Trump.

Demokratët ankohen se ai nuk i bën të qarta prioritetet e tij.

“Udhëheqësit republikanë nuk duan të lëvizin vetë. I frikësohen Presidentit Trump. Duan të dinë se çfarë do të bëjë, por ai nuk u thotë asgjë. Dhe kështu paralizohemi”, shprehet Senatori demokrat Chuck Schumer.

Fjalimi do të jetë një shans për presidentin që të rrisë mbështetjen e publikut, thotë republikani Morton Blackwell:

“Kam besim se anketimet do të ndryshojnë dhe se popullariteti i Presidentit do të rritet”.

Megjithatë, Presidenti Trump përballet me një vend të ndarë, thotë demokrati Jim Kessler:

“Këto fjalime të japin mundësinë për t’iu riparaqitur votuesve. Por, shumë votues e kanë mbledhur mendjen”.

Hetimi për Rusinë do të jetë një sfond kryesor, në veçanti njoftimet se Presidenti urdhëroi shkarkimin e prokurorit të posaçëm Robert Mueller vitin e kaluar dhe u tërhoq vetëm pasi këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të largohej.

Hetimi do të jetë një temë edhe për zgjedhjet e këtij viti në Kongres, thotë analisti John Hudak:

“Hetimi i Prokurorit Mueller është një re që qëndron vazhdimisht mbi kokën e administratës dhe që do të ndikojë tek këndvështrimi i votuesve për Partinë Republikane”.

Krahas ekonomisë, tregtisë dhe emigracionit, Presidenti Trump pritet të trajtojë sfidat e politikës së jashtme, ndër to Korenë e Veriut, Iranin dhe Afganistanin.

Trumpi i gatshëm për kërkim falje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ai do të kërkonte falje për ripostimin e videove kundër myslimaneve, të postuara fillimisht nga liderja e një grupi të së djathtës ekstreme në Britani të Madhe.

Duke folur në një televizion britanik që është transmetuar sot, Trump ka thënë se nuk ka synuar të shkaktojë fyerje në Britani duke e shpërndarë atë video.

Trump po ashtu ka thënë se “nuk ka ditur asgjë” për grupin.

Trump që aktualisht ka 47 milionë ndjekës në Twitter, ka ngjallur pakënaqësi në Britani kur ka shpërndarë videon kundër myslimanëve nëntorin e vitit të kaluar.

Kur është pyetur nga prezantuesi nëse ai do të kërkonte falje për këtë gjë, ai ka thënë se “nëse më tregoni se ata janë njerëz të tmerrshëm, racistë të tmerrshëm unë do të kërkoja falje nëse ju do të më kërkonit një gjë të tillë”.

Të tri videot ishin publikuar fillimisht nga zëvëndësliderja e organizatës Britania e Para, Jayda Fransen, e cila më 2016 ishte dënuar për ngacmime të rënda fetare ndaj një gruaje myslimane.

Trumpi ka synuar shkarkimin e hetuesit të çështjes ruse

The New York Times ka raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka udhëruar shkarkimin e këshilltarit special, Robert Mueller në muajin qershor, mirëpo e ka kthyer mbrapsht vendimin pasi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Donald McGahn ka kërcënuar me dorëheqje.

Në raportin e Times të publikuar më 25 janar janë cituar katër persona të paidentifikuar që janë të afërt me ngjarjen.

Sipas gazetës ende nuk ka komente nga Shtëpia e Bardhë.

Times ka raportuar, se pasi Trump ka urdhëruar shkarkimin e Muellerit, këshilltari McGahn, ka thënë se ai do të dorëhiqet në vend të përcjelljes së një udhri të tillë.

Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë ardhur në përfundim se Rusia ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara në favor të Trumpit dhe në dëm të rivales së tij, demokrates, Hillary Clinton.

Mueller dhe të paktën tre panele kongresionale janë duke hetuar ndërhyrjen e supozuar dhe lidhjet në mes të fushatës së Trumpit dhe Rusisë.
Administrata amerikane kundërshton se ka pasur ndonjë bashkëpunim me Rusinë.
Ka pasur shumë spekulime për synimet e Trumpit për të shkarkuar Muellerin, derisa po vazhdojnë hetimet e këtij të fundit.

Trump i ka cilësuar më herët hetimet se “gjueti shtrigash”.

Sipas raportimeve të gazetës, Trump ka argumentuar në qershor se Mueller ka tri konflikte të interesit, të cilat e diskualifikojnë atë për të kryer hetime.

Në mesin e atyre për të cilat ka pretenduar Trump, në gazetë është përmendur edhe një konflikt vite më parë për taksa në Klubin Trump të Golfit në Virxhinia, i cili ka detyruar Muellerin të heqë dorë nga anëtarësia.

Trumpi i gatshëm t’u japë nënshtetësi “ëndërrimtarëve”

Ky pohim i Trumpit, paraqet herën e parë në të cilët ai flet afirmativisht për programin i cili mbron nga dëbimi qindra mijëra emigrantë që kanë hyrë në vend ilegalisht kur ishin fëmijë

UASHINGTON – Presidenti amerikan Donald Trump, deklaroi se është i hapur ndaj idesë për t’u dhënë nënshtetësi amerikane qindra mijëra personave të cilët kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Do të ndryshojmë qasjen ngadalë. Do të ndodhë dikur në të ardhmen”, tha Trump para nisjes për në Davos.

Ky pohim i Trumpit, paraqet herën e parë në të cilët ai flet afirmativisht për programin i cili është një urdhër ekzekutiv i nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, në vitin 2012 dhe si i tillë mbron nga dëbimi qindra mijëra emigrantë që kanë hyrë në vend ilegalisht kur ishin fëmijë.

Numri i tyre përllogaritet të jetë rreth 800 mijë. Megjithatë, DACA, asnjëherë nuk u dha nënshtetësi amerikane këtyre personave, ndërkohë që vitin e kaluar Trump i dha fund programit duke i bërë thirrje Kongresit që kjo gjë të rregullohet me ligj. Sipas presidentit amerikan, procesi i marrjes së nënshtetësisë amerikane do të zgjasë mes 10 dhe 12 vjet.

Tani u mbetet kongresistëve që deri më 5 mars të arrijnë një marrëveshje e cila do të mbajë gjallë DACA-n, në mënyrë që parandalohet deportimi i personave nga programi në fjalë. Paraprakisht, Trump ka thënë se përkrahja e tij për një ligj që ka të bëjë me emigrantët përfshinë financimin e murit të shumëpremtuar përgjatë kufirit me Meksikën, i cili siç kishte thënë, do të paguhet nga Meksika. aa

Trumpi: “Pres me kënaqësi” të intervistohem nga Prokurori i Posaçëm

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën në mbrëmje se “pret me kënaqësi” të intervistohet në kuadër të hetimeve lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe lidhur me mundësinë që ai të ketë penguar drejtësinë për shkak të shkarkimit të drejtorit të FBI-së.

Presidenti Trump tha se ai është i gatshëm t’u përgjigjet pyetjeve, nën betim, gjatë intervistës që ka kërkuar të zhvillojë me të Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

“Pres me kënaqësi, në të vërtetë”, u përgjigj presidenti, i pyetur nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë. Përsa i përket kohës se kur, “besoj se ata po flasin brenda dy, tri javëve të ardhshme, por do ta bëja me shumë dëshirë”, tha ai.

Presidenti theksoi, ashtu siç ka pohuar më parë, se “nuk ka patur asnjë bashkëpunim” me rusët dhe absolutisht “asnjë pengim të drejtësisë”.

Pistat e plota të hetimeve të zotit Mueller, të cilat përfshijnë qindra mijëra dokumente dhe dhjetra intervista me dëshmitarë, nuk janë të njohura.

Por tani që ekipi i Prokurorit të Posaçëm pothuajse i ka përfunduar intervistat me zyrtarë aktualë dhe ish zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe pasi ka shprehur interes për të intervistuar vetë presidentin, duket se fokusi i hetimeve duket të jenë zhvillimet në Shtëpinë e Bardhë pas inaugurimit të presidentit. Kjo përfshin shkarkimin e drejtorit të FBI-së James Comey dhe diskutimet që i paraprinë shkarkimit të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn.

Koha dhe logjistika e intervistës me presidentin nuk janë vendosur ende. Por kur të ndodhë, presidentit do t’i duhet të shpjegojë se si veprimet e tij nuk përbëjnë pengim të drejtësisë.

Prokurori Mueller po heton në se presidenti pengoi drejtësinë, kur, ashtu siç pretendon ish drejtori i FBI-së Comey, presidenti i kërkoi atij në fillim të vitit 2017 të ndërpriste hetimet për kontaktet e zotit Flynn me ish ambasadorin e Rusisë në Uashington, në javët para se zoti Trump të merrte detyrën. Disa muaj më pas, presidenti e pushoi Comey-n nga puna, që në atë kohë drejtonte hetimet për Rusinë.

FILE - President Donald Trump (2-R) shakes hands with then-FBI Director James Comey (R) in the Blue Room of the White House in Washington, Jan. 22, 2017, as Vice President Mike Pence (L) and Secret Service Director Joseph Clancy look on. Trump fired Comey in May of that year.

FILE – President Donald Trump (2-R) shakes hands with then-FBI Director James Comey (R) in the Blue Room of the White House in Washington, Jan. 22, 2017, as Vice President Mike Pence (L) and Secret Service Director Joseph Clancy look on. Trump fired Comey in May of that year.

Presidenti Trump e ka mohur t’i ketë kërkuar Comey-t të pushojë hetimet, duke i quajtur pohimet e tij “gënjeshtra”.

Në bazë të ligjit është krim të pengosh drejtësinë, ose të pengosh “procedurat zyrtare”.

Ekspertët ligjorë thonë se ndërsa prokurorët federalë nuk mund të ngrejnë akuzë ndaj një presidenti në detyrë për pengim të drejtësisë, ose ndonjë vepër tjetër penale, Kongresi mund të vendosë ta gjykojë presidentin (Dhoma e Përfaqësuesve ngre akuzat) dhe të fillojë procedurat (gjykimi zhvillohet në Senat) për shkarkimin e tij.

Në vitin 1998, Kongresi akuzoi dhe hapi gjyqin ndaj ish presidentit Bill Klinton, ndër të tjera, për pengim të drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me ish presidentin Nixon në vitin 1974, ku një ndër akuzat e ngritura nga Kongresi ishte pengimi i drejtësisë. Presidenti Klinton u shpall i pafajshëm në gjyqin e zhvilluar në Senat, ndërsa presidenti Nixon dha dorëheqjen, mes skandalit të korrupsionit në të cilin ishte përfshirë.

Prokurori i Posaçëm Mueller shqyrton mundësinë të intervistojë Presidentin Trump

Prokurori i posaçëm, Robert Mueller po shqyrton mundësinë të intervistojë Presidentin amerikan Donald Trump lidhur me shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey dhe ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn si pjesë e hetimit të tij për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Prokurori Mueller po heton nëse zoti Trump pengoi drejtësinë. Hetimet kanë në bazë deklaratën e zotit Comey, se në fillim të vitit 2017, presidenti i kishte kërkuar të mbyllte hetimin për kontaktet e zotit Flynn me ambasadorin e atëhershëm rus në Uashington. Kontaktet kishin ndodhur disa javë para se zoti Trump të merrte detyrën. Disa muaj pas ardhjes në pushtet, presidenti e shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së i cili në atë kohë kryesonte hetimet për Rusinë.

Sipas njoftimeve në mediat amerikane, nuk dihet nëse Presidenti Trump do të bjerë dakord të intervistohet, kur mund të bëhet intervista dhe nëse po, në çfarë formati: me shkrim apo personalisht.

Ai i ka hedhur vazhdimisht poshtë sugjerimet se ka patur bashkëpunim të fshehtë midis këshilltarëve të tij gjatë fushatës dhe zyrtarëve rusë për ta ndihmuar atë që të fitonte në zgjedhje.

Para disa muajsh, zoti Trump tha se do të ishte “100 për qind” dakord të takohej me hetuesit e ekipit të zotit Mueller, por së fundmi ka ngritur pyetje se pse do të ishte e nevojshme një intervistë, derisa nuk ka patur “bashkëpunim”.

Kërkesa e zotit Mueller ndaj avokatëve të zotit Trump për ta pyetur presidentin lidhur me shkarkimin e zotit Flynn, për shkak se gënjeu nënpresidentin Mike Pence lidhur me kontaktet e tij me ambasadorin Sergey Kislyak; bisedat me zotin Comey, për të hequr dorë nga hetimi i ish-këshilltarit Flynn dhe shkarkimi më pas i zotit Comey, lënë të kuptohet se Prokurori i Posaçëm Mueller po fokusohet tani tek çështja e pengimit të drejtësisë.

Presidenti Trump ka mohuar t’i ketë kërkuar zotit Comey që të heqë dorë nga hetimin i zotit Flynn, duke e quajtur këtë pohim “një gënjeshtër”.

Dënohet për abuzim seksual me gjimnastet ish-mjeku i ekipit olimpik amerikan

Ish mjeku i ekipit kombëtar amerikan të gjimnastikës Larry Nassar u dënua me deri në 175 vjet burg, pasi pranoi fajësinë për abuzim seksual me gjimnastet, disa të moshës 10 vjeç.

Një gjykatëse e shtetit të Miçiganit e dha dënimin të mërkurën. Nassar kishte pranuar fajësinë në nëntor të vitit të kaluar për 10 akuza për sulme seksuale të shkallës së parë.

Ai aktualisht po vuan një dënim me 60 vjet për pornografi me fëmijët.

Sapo firmosa urdhrin për dënimin tend me vdekje”, tha gjykatësja Rosemarie Aquilina pas njoftoi dënimin, që erdhi pasi më shumë se 150 viktima dhanë dëshmi të dhimbshme të abuzimit me to nga ish doktori i skuadrës. “Ti nuk e meriton të dalësh nga burgu kurrë më”, tha gjykatësja.

Atlete amerikane fituese të medaljeve të arta në lojrat olimpike si Simone Biles, Gabby Douglas dhe McKayla Maroney ishin ndër ato që dëshmuan se pak muaj më parë ishin përdhunuar nga Nassar gjatë trajtimit mjekësor.

Shumë viktima kanë akuzuar “Federatën Amerikane të Gjimnastikës”, për injorim të ankesave të tyre dhe trupën drejtuese të saj për fshehje të ankesave, në një përpjekje për të shmangur publicitetin negativ.

Si pasojë e kritikave tre anëtarë të lartë të bordit dhanë dorëheqjen të hënën, që pasojnë dorëheqjet e marsit të kaluar të presidentit dhe shefit ekzekutiv të organizatës.

54 vjecari Larry Nassar shërbente si mjek për ekipin amerikan të gjimnastikës në katër Lojëra Olimpike. Ai ishte gjithashtu mjeku i ekipit të gjimnastikës për universitetin shtetëror të Miçiganit dhe profesor i asociuar në Kolegjin universitar të Mjekësisë Osteopatike.

CIA: Vetëmbrojtja dhe frikësimi, synim i programit bërthamor të Phenianit

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo tha të martën se programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut nuk është i projektuar vetëm për vetëmbrojtje, por edhe për frikësim.

“Mund ta quani shtrëngues”, tha zoti Pompeo në një aktivitet të organizuar në Uashington nga organizata konservatore, Instituti “American Enterprise”.

Zoti Pompeo tha gjithashtu se CIA beson se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të përdorte armët bërthamore jo vetëm për të ruajtur pushtetin, por edhe si kërcënim për ribashkimin e Gadishullit të ndarë të Koresë nën regjimin e tij autokratik.

Zoti Pompeo shtoi se Pheniani është më pak se një vit larg rrezikimit të amerikanëve dhe tha se lëvizja tjetër e dukshme e vendit do të ishte zhvillimi i aftësive për të hedhur raketa të shumta në të njëjtën kohë.

“Hapi i ardhshëm logjik do të ishte zhvillimi i një arsenali armësh që është i aftë të lëshojë jo vetëm një raketë ose të shërbej si një demonstrim forceje, por aftësia për të hedhur raketa të shumta në të njëjtën kohë”.

Drejtori i CIA-s tha se Presidenti amerikan Donald Trump është i përqendruar në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për krizën e Koresë së Veriut, por CIA po punon për t’i dhënë atij një sërë alternativash të tjera.

Koreja e Veriut ka zhvilluar në mënyrë agresive programet e saj të armëve bërthamore dhe balistike në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare.

SHBA, merr fund mbyllja e përkohshme e qeverisë

Pas tre ditë negociatash të vështira, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votuan të hënën mbrëma për t’i dhënë fund mbylljes së pjesshme të qeverisë federale që filloi të shtunën.

Demokratët në Kongres ranë dakord t’i besojnë premtimit të udhëheqësit të shumicës republikane të Kongresit Mitch McConnell se ai do të adresojë pa vonesë shqetësimet e tyre lidhur me programin DACA, i cili mbron nga deportimi emigrantët e sjellë në SHBA që fëmijë nga prindërit e tyre.

Programi përfundon më 5 mars.

Bëhet fjalë për rreth 700 mijë të ashtuquajtur “ëndërrimtarë”, e ardhmja e të cilëve në SHBA është e pasigurt.

Ndikimi që pati mbyllja e agjencive qeveritare ishte minimal. Qindra mijëra punonjës të qeverisë që u prekën nga mbyllja qëndruan vetëm një ditë në shtëpi.

Të hënën pasdite, demokratët pranuan një kompromis mbi projektligjin e shpenzimeve, pas premtimit të zotit McConnell

Udhëheqësi i pakicës demokrate të Senatit Chuck Schumer njoftoi të hënën se anëtarët e partisë së tij do të votonin bashkë me republikanët për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë.

Por ai paralajmëroi zotin McConnell se pret që republikanët të mbajnë premtimet lidhur me programin DACA.

Nëse ai nuk e bën këtë, por unë sigurisht pres që ai ta bëjë, do të shkelë jo vetëm mbi besimin e senatorëve demokratë, por edhe të anëtarëve të partisë së tij“, tha senatori Schumer.

Ngërçi, i pari i këtij lloji që nga viti 2013, mjegulloi përvjetorin e parë të inaugurimit të Presidentit Donald Trump që u shënua të shtunën.

Sessions merret në pyetje nga zyra e Prokurorit të Posaçëm

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions është marrë në pyetje nga zyra e prokurorit të posaçëm Robert Muller, e cila po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 si dhe mbi një bashkëpunim të mundshëm të fshehtë mes njerëzve të fushatës së Presidentit Donald Trump dhe zyrtarëve rusë.

Lajmi u njoftua sot nga gazeta New York Times që citon një zëdhënëse të departamentit të Drejtësisë. Sipas gazetës, zëdhënësja Sarah Isgur Flores, konfirmoi se intervista u bë javën e kaluar.

Kjo është hera e parë që një anëtar i kabinetit të Presidentit Trump merret në pyetje nga Prokurori i Posaçëm Mueller.

SHBA nis zbatimin e politikës tregtare “Amerika e para”

Shtetet e Bashkuara miratuan tarifa të reja mbi lavatriçet e importuara dhe tablotë diellore.

Ky veprim është në përputhje me politikën tregtare “Amerika e para” të presidentit Donald Trump, e cila synon të mbrojë prodhuesit vendas nga konkurrenca e huaj.

Prodhuesit kinezë të tablove diellore dhe prodhuesit e lavatriçeve në Korenë e Jugut do të preken më së shumti nga tarifat e reja.

Të dyja vendet i kanë kritikuar ato.

Tarifat, sidomos për lavatriçet dhe pjesët e tyre, në disa raste do të jenë më të larta për 50 përqind.

Por, tarifat e reja shihen si lëvizja më e rëndësishme në tregti e presidentit Trump prejse ai ka tërhequr SHBA-në nga Marrëveshja Partneriteti Trans-Paqësor dhe prejse ka vendosur të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Amerikën e Veriut.

Tarifat e reja u miratuan nga presidenti Trump pasi Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare i SHBA-së konstatoi se prodhuesit vendorë po dëmtohen nga importet më të lira.

Administrata Trump mbush një vit

Më 20 janar, Presidenti Donald Trump shënoi vitin e tij të parë në detyrë. Viti i parë i Presidentit Trump ishte plot ngjarje dhe shumë i ndryshëm nga çdo president tjetër në historinë politike amerikane të dekadave të fundit. Viti 2018 mund të ofrojë pak a shumë të njëjtën gjë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone na jep këtë vështrim.

Presidenti i 45-të i Amerikës e nisi me një fillim të guximshëm.

“Duke filluar nga kjo ditë do të jetë vetëm Amerika e para, Amerika e para,” tha ai.

Pa humbur kohë, ai filloi punën për të shfuqizuar urdhrat ekzekutivë të paraardhësit të tij Barak Obama dhe plotësoi vendin e mbetur bosh në Gjykatën e Lartë.

Fitorja e tij më e madhe, një ligj gjithëpërfshirës për shkurtimin e taksave erdhi në dhjetor, pas 11 muajsh në detyrë.

“Pra, ja ky këtu është ligji dhe ne jemi shumë krenarë që ia dolëm. Do të jetë diçka e jashtëzakonshme për popullin amerikan; do të jetë fantastike për ekonominë,” tha Presidenti Trump.

Miratimi i ligjit për taksat mund të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor të këtij viti, thotë analisti John Fortier:

“Republikanët arritën ta miratojnë ligjin për taksat, një ligj i rëndësishëm. Kjo për ta ishte një arritje e madhe, që i ka vënë në udhë më të mirë”.

Viti i parë për Presidentin Trump ishte me shumë pengesa, siç ishte dështimi i përpjekjeve për të shfuqizuar ligjin shëndetësor të Presidentit Obama, shpërthimet e shumta në Twitter dhe, nganjëherë, retorika fyese, siç ishin komentet e fundit vulgare për Haitin dhe vendet afrikane.

Kjo nxiti zemërimin e demokratëve, si senatori Cory Booker:

“Këto fjalë nuk treten si mjegulla në ajër. Ato ngjisin, kthehen në helm dhe janë pasaportë për fanatizëm dhe urrejtje në vendin tonë”.

Stili polemik dhe ndonjëherë polarizues i zotit Trump vazhdon ta dëmtojë atë në sondazhe, pavarësisht nga ekonomia e fortë, thotë analisti John Hudak:

“Mendoj se njerëzit e gjykojnë zotin Trump nga shumë aspekte, jo thjesht nga ekonomia dhe kjo shpjegon vlerësimin e tij të ulët në sondazhe.”

Niveli historikisht i ulët i vlerësimit për presidentin Trump mund t’u japë dorë demokratëve të marrin më shumë vende në zgjedhjet e mesmandatit për Kongres, thotë analisti Larry Sabato.

“Kur vjen vala, uji të merr me vete dhe nuk bën dallim mes atyre që e identifikojnë veten me një president jopopullor dhe atyre që u përpoqën të mbajnë distancë me të.”

Për vitin 2018, zoti Trump shpreson se një ekonomi e fortë do të përmirësojë sondazhet në favor të tij.

Por, mundësia e humbjeve në zgjedhjet e nëntorit dhe hetimet për çështjen e Rusisë që nuk po njohin fund, mund ta bëjnë vitin e dytë të Presidentit Trump edhe më sfidues se i pari.

E ardhmja e lëvizjes #MeToo

Aktivistet feministe amerikane nga i gjithë spektri politik po parashikojnë një vit trazirash në 2018-ën, pas akuzave për sulme seksuale të profilit të lartë, të cilat diskredituan figura të shquara në botën e argëtimit, biznesit dhe politikës.

Në prag të një vjetorit të marshimit të grave më 21 janar, të cilin disa e kanë cilësuar si katalizatorin kryesor për ndryshimet që përmirësuan jetën e grave në vitin 2017, aktivistet thonë se lëvizja #Metoo, ndërsa vazhdon, është në rrezik të fragmentohet.

“Nëse historia është një udhëzues, viti 2018 do të jetë shumë i çrregullt”, tha feministja Jennifer Baumgardner në një intervistë të kohëve të fundit për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës. “Historikisht, kur ka një rritje të madhe të feminizmit, ajo shoqërohet me shpejtësi nga ndarjet dhe ballkanizimet”.

Megjithëse zonja Baumgardner mirëpret klimën e re në të cilën gratë ndjehen të lira të flasin për ngacmimet seksuale, “Unë mendoj se shumë nga këto raste që po përbëjnë lajm, duken shumë të pasinqerta për mua, sepse ato po shpërndahen për qëllime partiake”, tha zonja Baumgardner , ish-redaktore e revistës feministe të majtë dhe producente e dokumentarit me ndikim të vitit 2013 “Ishte Përdhunim”.

Temperaturat e ulëta në SHBA, dallgë të mëdha dhe plazhe të ngrira në Çikago

Stuhia e borës dhe temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht në jetën e banorëve në verilindje të SHBA-së

ÇIKAGO – Moti me stuhi ka shkaktuar ngritjen dallgëve edhe në disa metra në zonën e Çikagos në SHBA.

Temperaturat e ulëta çuan në ngrirjen e pjesshme të parkut të plazhit Whihala. Stuhitë e borës dhe temperaturat e ulëta kanë një ndikim negativ në jetën e banorëve në verilindje të SHBA-së.

Më shumë se 100 mijë njerëz në verilindje të vendit kanë mbetur pa energji elektrike. Mbi 3.000 fluturime janë anuluar për shkak të stuhisë së madhe në ditët e kaluara. Gjithashtu edhe në aeroportin JFK të New Yorkut fluturimet u anuluan. Fluturimet në aeroportin JFK në New York u pezulluan gjithashtu.

Për shkak të motit të ftohtë, në gjashtë ditët e fundit jetën e kanë humbur 17 persona. aa

“Shutdown” në SHBA – asnjë marrëveshje për financimin e administratës federale e bllokim i aktiviteteve jo të domosdoshme

VOAL – Senati i SHBA, me një shumicë të vogël repulikane, nuk e ka miratuar ligjin e financimit, duke shkaktuar kështu “shutdown”-in, bllokimin e aktiviteteve jo të domosdoshme të administratës federale për mungesë fondesh. Votimi është përmbyllur 50-49. Për ta miratuar ligjin duheshin 60 vota. Kjo ndodh ditën kur presidenti Trump bën vitin e parë në drejtimin e Shteteve të Bashkuara.

Për miratimin e tekstit, demokratët kërkonin konfirmimin e përkujdesjes ndaj ‘dreamers’, të rinjve emigrantë që kanë ardhur në moshë të vogël me prindërit klandestinë.

Demokratët shpallen në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë përgjegjës të situatës bllokuese, ndërsa demokratët thonë se faji bie mbi Donald Trumpin,  i cili javën e shkuar kishte refuzuar një propozim bipartizan për të dalë nga ngërçi, pavarësisht takimeve ku dukej se po gjendej një spirale për rrugëdalje.

Për SHBA nuk janë të reja sitata të tilla. Herën e fundit shutdown ndodhi më 2013 me presidentin Barack Obama.

Sekretari Mattis bëri të njohur strategjinë e re të mbrojtjes

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se Shtetet e Bashkuara po humbasin avantazhin ushtarak ndaj Kinës dhe Rusisë, duke vënë theksin tek sfidat kryesore të forcave të armatosura amerikane.

Konkurenca e fuqive të mëdha, jo terrorizmi, është tashmë fokusi kryesor i sigurisë kombëtare të SHBA“, – tha zoti Mattis të premten, pasi prezantoi në Uashington atë pjesë të Strategjisë të Mbrojtjes Kombëtare të administratës Trump që nuk përmban informacion të klasifikuar.

Dokumenti akuzon Kinën për “ekonomi grabitqare që ka për qëllim të frikësojë fqinjët” dhe se ka ndërtuar e pajisur ushtarakisht ishuj të rremë në Detin e Kinës Jugore.

Dokumenti pohon se Rusia ka shkelur kufijtë fqinjë dhe se po kërkon të shkatërrojë NATO-n me qëllimin “për të ndryshuar në favor të saj strukturat e sigurisë dhe ato ekonomike të Evropës dhe t[ Lindjes së Mesme“.

Zoti Mattis foli gjithashtu për “regjime mashtruese” të tilla si Koreja e Veriut dhe Irani që po vazhdojnë siç tha ai “veprimet që kërcënojnë stabilitetin rajonal, madje edhe atë botëror” ndërsa “shtypin popullin e tyre”.

Terrorizmi, që konsiderohej prioritet kryesor në fushën ushtarake në dy administratat e mëparshme, është ende një shqetësim për Shtetet e Bashkuara pavarësisht nga rënia fizikisht e kalifatit të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Në Strategjinë Kombëtare të Mbrotjes udhëzohet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mohojnë “parajsat” terroriste anembanë globit, ndërsa modernizojnë ushtrinë në një mënyrë që është “e përshtatshme për kohën”.

Sipas dokumentit përpjekjet për modernizim do të përqëndrohen tek kapacitetet bërthamore, sistemet e mbrojtjes me raketa, hapësira, përfshirë ato virtuale.

Zoti Mattis tha gjithashtu se Departamenti i Mbrojtjes do të përqëndrohet tek puna me aleatët, të cilët “mbajnë pjesën e tyre të barabartë” të barrës për sigurinë, gjatë ndërtimit të partneriteteve të reja anembanë globit.

Forca në rritje ekonomike e demokracive dhe partnerëve të sotëm dikton se duhet të bëjnë më shumë” tha ai.

Sekretari i Mbrojtjes Mattis tha se që proceset ushtarake amerikane duhet të jenë “miqësore ndaj aleatëve” dhe të gatshëm të ndikohen nga miqtë besnikë të Amerikës.

Jo të gjitha idetë e mira vijnë nga vendi me më shumë aeroplanmbajtës”, tha ai.

Presidenti Trump iu drejtua aktivistëve në Marshimin Vjetor për Jetën

Presidenti Donald Trump tha në një fjalim që mbajti të premten në një tubim të aktivistëve që morën pjesën në Marshimin Vjetor për Jetën, se administrata e tij “do ta mbrojë gjithmonë të drejtën e parë të Deklaratës së Pavarësisë, që është e drejta për jetën.”

Zoti Trump u foli aktivistëve përmes videos, nga Kopështi i Trëndalifilave i Shtëpisë së Bardhë, i rrethuar nga pjesëmarrës në aktivitetet kundër abortit.

Ai tha, “E ardhmja e Amerikës do të mbushet me të mira, paqe, gëzim, dinjitet dhe jetë për çdo fëmijë të zotit.”

Më parë, të premten, Presidenti Trump e shpalli 19 janarin “Dita Kombëtare e Shenjtërisë së Jetës”.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, ku thuhej se Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore do të propozojë kufizimin e fondeve të taksapaguesve, që ato të mos përdoren nga grupe që mbështesin politika, apo praktika diskriminuese; për të mbrojtur amerikanët që kanë besime fetare dhe morale, që lidhen me disa shërbime të kujdesit shëndetësor” dhe për të pranuar se Amerikanët nuk duhen diskriminuar për besimet e tyre fetare, apo morale kur marrin shërbime të tilla të kujdesit shëndetësor.

Në takim foli edhe nënpresidenti Mike Pence, i cili njihet prej vitesh si mbështetës i Lëvizjes për Jetën. Ai e cilësoi Donald Trumpin si “presidentin më pro-jetës në historinë amerikane.”

Aktivistët kundër abortit shpresojnë se administrata Trump do t’i mbështesë përpjekjet e tyre për ta nxjerrë abortin jashtë ligjit.

Qeveria e SHBA-së përballet me mbyllje

Qeveria e Shteteve të Bashkuara, mesnatën e 19 janarit (sipas kohës lokale), përballet me mbyllje, nëse demokratët dhe republikanët nuk arrijnë marrëveshje për ligjin e financimit.
Dhoma e Përfaqësuesve, një ditë më herët, e ka miratuar një ligj për të zgjatur fondet deri më 16 shkurt.
Në Senat, megjithatë, demokratët kanë thënë se do ta pengojnë legjislacionin, nëse nuk negociohet marrëveshja për mbrojtjen nga dëbimi të rreth 700,000 emigrantëve që kanë arritur në SHBA si fëmijë dhe kanë qëndruar atje ilegalisht.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump nuk do të shkojë në Floridë për fundjavë, siç ka qenë e planifikuar, nëse nuk miratohet ligji i financimit.
Nëse mbyllet qeveria, shërbimet jetësore, si inspektimi i ushqimeve, kontrollimi i sigurisë në aeroporte dhe zbatimi i ligjit federal do të vazhdojnë.
Punonjësit federalë, megjithatë, nuk do të paguhen.

Presidenti Trump viziton Pentagonin për të shprehur mbështetjen për ushtrinë

Presidenti Donald Trump kritikoi Kongresin për mënyrën lidhur me buxhetin dhe paralajmëroi se një mbyllje e mundshme e qeverisë do të kishte pasoja “shumë negative” për ushtrinë.

Një masë për financimin e përkohshëm të qeverisë, skadon të premten në darkë, duke sjellë mbylljen e qeverisë të shtunën nëse republikanët dhe demokratët në kongres nuk bien dakord.

“Negociatat për buxhetin duhet të menaxhohen ndryshe. Nëse për çfarëdolloj arsyeje, qeveria mbyllet, do të ishte gjëja më e keqe që do t’i ndodhte ushtrisë sonë”, tha ai gjatë një vizite në Pentagon.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White i tha Zërit të Amerikës se “fokusi kryesor i vizitës së Presidentit ishte diskutimi i pasojave të mbylljes së mundshme të qeverisë dhe masave për financimin e përkohshëm, tek Departamenti i Mbrojtjes”.

Ajo tha gjithashtu se presidenti dhe nënpresidenti do të flisnin me Sekretarin e Mbrojtjes, Jim Mattis për Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes që ky i fundit do t’ia paraqesë publikut të premten.

Presidenti Trump tha të enjten se ai kishte shkuar në Pentagon për të shprehur mbështetjen për ushtrinë, që siç tha ai do të kishte pasoja të konsiderueshme pa fondet e nevojshme.

Ai shtoi se vendi kishte nevojë për një ushtri të fortë “ndoshta më shumë se asnjëherë tjetër në të kaluarën”.

Trumpi ‘tërbohet’, nxjerr nga zyra gazetarin e CNN

Presidenti amerikan Donald Trump behet serish lajm ne media me sjelljen e tij. Kete radhe ka nxjerre jashte nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë reporterin e CNN, Jim Acosta. Mediat e huaja qe transmetojne lajmin bejne me dije se gjithcka ndodhi gjatë një konference për media, ku Trump u përplas me gazetarin.

Ai këmbëngulte në pyetjet që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra.

“A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje.

Trump reagoi me pergjigje te prere: ‘dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet’.

Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.

Këtu Trump shpërtheu dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë. I drejtoi gishtin dhe i tha: Jashte…

Por nderhyri stafi i tij. Gazetari nuk e ka lene me kaq, por ka komentuar ne Twitter gjithe sa ndodhi.

Joe DioGuardi: “Në Reçak nuk pati masakër, por akt gjenocidar!”

NEW YORK : Në ditën e përvjetorit të 16-të aktit gjenocidar kundër popullatës shqiptare në Reçak, ish-kongresisti dhe kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi – ka postuar në profilin e tij në facebook, një mesazh – ku ai ka theksuar se :Libri me titull “Mashtrim i Madh” të autorit Mr.Bardhyl Mahmutit ” tregon se “Reçaku, nuk ishte masakër, por një akt i gjenocidit!”.

Ai thotë se ky libër, është për të i treguar botës, mbarë, dhe për të kuptuar urrejtjen ekstreme që qeveritë serbe kanë promovuar historikisht kundër popullit tolerantë shqiptarë, që çuan atë në “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, dhe të një gjenocidi të paparë nga regjimi i Millosheviqit në Serbi nga periudha ; 1989 deri 1999.

“Ky libër, simbas DioGuardit, duhet të përkthehet në anglisht sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që gënjeshtrat e qeverisë serbe dhe partnerit të tyre, Kishës Ortodokse serbe, mund të jenë të ekspozuara nëpër botë, në mënyrë që njerëzit e ndershëm kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe gjithë botës, me fakte të mësojnë dhe të kuptojnë se cila është e vërteta dhe çfarë ka ndodhur në Kosovë. Dhe, në këtë mënyrë, edhe bota ka për të parandaluar atë që të mos ndodh kurr më” shkruan DioGuardi, i cili ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij Shirli Cloyes – DioGuardi – Këshilltaren e Çështjeve Balkanike, për më shumë se dy dekada një nga udhëheqësit e parë dhe më të rëndësishëm të çështjes së Kosovës, dhe të gjitha trojeve shqiptare nën ish “Jugosllavi”, për më shumë të drejta, lirinë, çlirmin dhe pavarësinë.

Ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi së bashku me anëtarët e bordit të Ligës Shqiptaro Amerikane (AACL), kan dhë një kontribut të madh në çlirmin dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe kan ngritur zërin e tyre për të drejtat e shqiptarëve në tokat e tyre dhe hapjen e Shqipërisë demokratizimin e saj.

“Në Reçak nuk pati masakër, por akt gjenocidar!”

Në të njëjtin mesazh Ramadan Avdiu ka shkruar se gjashtëmbëdhjetë vjet pas vrasjes së civilëve shqiptarë në fshatin Reçak, debati rreth asaj se a ishte ky veprim i forcave serbe një “masakër e vërtet” apo nuk ishte e tillë, ka bërë që edhe ndër shqiptarët të dominojë ky debat.

Ai thotë se libri i politologut Bardhyl Mahmuti, gjatë shkrimit të së cilit jemi konsultuar çdo ditë, sqaron se çka fshihet prapa debatit të tillë.

Avdiu ka sqaruar se :”Për të shmangur grackat e këtij debati që synojnë të fshehin gjurmët e gjenocidit, në librin “Mashtrimi i Madh” sillen aktet më të rëndësishme të së Drejtës Ndërkombëtare. Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit përcakton se cilat akte hyjnë në këtë kategori krimi. Duke analizuar këtë konventë që është në themelet e të Drejtës Ndërkombëtare Penale, lexuesi do të sheh se qëllimi i autorëve që pohojnë se “në Kosovë ka pasur masakra” ishte të fshihet fakti se në Kosovë ka ndodhur gjenocidi.”

Cilësimi i krimeve serbe në Kosovë si “masakra” është i qëllimshëm, sepse ky nocion nuk bën pjesë në përkufizimin e krimit të gjenocidit. Masakra, si nocion bën pjesë në krimet e luftës por jo në krimin më të rëndë kundër njerëzimit: gjenocidin!

Më tej në mesazhin e tij ai thotë “Sikur vrasjet në Reçak të kishin qenë vrasje të izoluara dhe që nuk do të kishin pasur për qëllim shkatërrimin e tërësishëm apo të pjesshëm të shqiptarëve, atëherë do të mund të flisnim për “masakër”. Në Reçak ka ndodhur një akt gjenocidar që nuk mund të shihet i shkëputur nga ajo që ndodhi në Prekaz, në Obri, në Izbicë, në Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Gjakovë, në Meje, në Pejë, në Studime, në Makoc, në Suharekë, … në tërë Kosovën. Pra, në Kosovë ka ndodhur gjenocid!”

Në fund zoti Ramadan Avdiu, thekson se libri i Bardhyl Mahmutit, sqaron në mënyrë shkencore tërë këtë problematikë dhe do të jetë një armë e fuqishme në duart e politologëve, historianëve dhe të gjithë atyre që u intereson të dinë se çka ndodhi në Kosovë në periudhën 1998-1999.

Image
Image

 

 

Presidenti Trump ka gjendje shumë të mirë shëndetësore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përfunduar “jashtëzakonisht mirë”, testimin për harresën, i cili ishte kryer javën e kaluar, pas kërkesës së Shtëpisë së Bardhë, për të vërtetuar shëndetin e tij mendor, kanë thënë doktorët e Trumpit.
Doktori Ronny Jackson, i cili ka përcjellur kontrollimin e tij fizik gjatë javës së kaluar, ka thënë se Trump ka fituar shumë pikë, në një testim të dizajnuar për të kuptuar shenjat e para të humbjes së kujtesës.
Ndonëse 71 vjeçari Trump është me mbipeshë, duhet të ketë një regjim në ushqim dhe të ushtrojë më shumë “në përgjithësi shëndeti i presidentit është në gjendje shumë të mirë”, ka thënë Jackon, i cili ka parashikuar se Trump do të vazhdojë të jetë i shëndetshëm gjatë periudhës sa do të jetë në presidencë.
“Është gjenetike”, ka thënë Jackon.
“Ai ka gjene jashtëzakonisht të mira dhe kjo është mënyra si Zoti e ka krijuar atë”, ka shtuar ai.
Presidentët amerikanë nuk kanë kryer zakonisht teste të tilla, gjatë kontrolleve mjekësore. Mirëpo Jackson ka thënë se një gjë e tillë është kërkuar nga presidenti Trump, pasi vazhdimisht po përballet me pyetje për gjendjen e tij mendore.

Steve Bannon në pyetje lidhur me hetimet për Rusinë

Siç njofton gazeta New York Times, prokurori i posaçëm Robert Mueller ka nxjerrë një urdhër që detyron ish-strategun e Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon të dëshmojë para një jurie të madhe që po heton rreth kontakteve të fushatës së zotit Trump me Rusinë. Sipas gazetës, urdhri është nxjerrë javën e kaluar.

Ndërkohë, zoti Bannon po merret në pyetje nga ligjvënësit lidhur me një tjetër hetim që po bën Kongresi për këtë çështje.

Zoti Bannon, i cili ishte një nga ndihmësit kryesorë të fushatës zgjedhore të zotit Trump dhe për shtatë muaj këshilltar i lartë i administratës së tij, ka dalë përpara Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve në një seancë me dyer të mbyllura.

Hetimet që po kryen Dhoma e Përfaqësuesve janë një prej disa hetimeve në Uashington rreth lidhjeve të njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë.

Steve Bannon vazhdon ta ofrojë hapur mbështetjen e tij për Presidentin Trump. Por marrëdhëniet e tij me Presidentin u dëmtuan shumë kur zoti Bannon u citua gjerësisht për kritika rreth fuksionimit të Shtëpisë së Bardhë muajt e saj të parë. Citimet bëhen në librin e ri të autorit Michael Wolff, Zjarr dhe Furi: Brenda Shtëpisë së Bardhë të zotit Trump.

Ish-këshilltari i zotit Trump citohej ta kishte cilësuar “tradhti” dhe “jopatriotik” takimin gjatë fushatës që djali i madh i Presidentit, Donald Trump Jr, dhëndri i tij Jared Kushner tashmë këshilltar në Shtëpinë e Bardhë dhe dikur menaxheri i fushatës Paul Manafort patën zhvilluar me një avokate ruse, në përpjekje për të marrë prova “inkriminuese” kundër kandidates presidenciale të Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Pas botimit të librit, zoti Trump tha se: “Bannon nuk kishte të bënte fare me të apo me presidencën e tij”. “Pas pushimit nga puna ai jo vetëm humbi punën por dhe mendjen“, tha zoti Trump.

Javën e kaluar zoti Bannon u shkarkua gjithashtu nga detyra e drejtuesit ekzekutiv më lartë të Breitbart News, një agjenci lajmesh e së djathtës ekstreme që ka mbrojtur qasjen populiste të zotit Trump.

Komisioni i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve ka të ngjarë ta pyesë zotin Bannon rreth takimit të qershorit 2016 të organizuar nga Trump Jr., i cili u ka thënë hetuesve se avokatja ruse nuk ofroi informacione të dëmshme për zonjën Clinton. Hetuesit gjithashtu po shqyrtojnë rolin e zotit Trump kur ishte kandidat për President, në hartimin e një deklarate dizinformuese në lidhje me qëllimin e takimit, një shpjegim që ra poshtë shumë shpejt.

Me gjasa zoti Bannon do të pyetet rreth pohimeve të tij për librin e zotit Wolff se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, kreu i hetimit penal për lidhjet e dyshuara të njerëzve të fushatës së zotit Trump me Rusinë, është duke u përqendruar në dyshimet për pastrimin e parave nga zyrtarët e fushatës. Ai mund të pyetet gjithashtu për ato çka di lidhur me bisedat e ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Michael Flynn me ambasadorin e atëhershëm rus Sergej Kislyak, disa javë përpara se zoti Trump të merrte detyrën. Po kështu ai mund të pyetet edhe nëse Presidenti Trump ka ndonjë synim të shkarkojë Prokurorin e Posaçëm Mueller, pavarësisht se ai e ka mohuar.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka patur “bashkëpunim të fshehtë” mes njerëzve të fushatës së tij dhe Rusisë, edhe pse hetimet prej disa muajsh të Kongresit apo të zotit Mueller nuk ka dalë ende në ndonjë përfundim.

Walker: Nuk jam i gatshëm të pranoj një dekorim nga Thaçi

Diplomati veteran amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Walker, ka treguar se a ishte i vërtetë lajmi që ka refuzuar të dekorohet nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

Walker ka sqaruar në Info Magazine se si ka qenë puna.

“Nuk është që kam refuzuar, por më është kërkuar nëse do të pranoja dhe për disa arsye kam thënë jo, për momentin jo, nuk jam i gatshëm të pranojë një dekorim nga Thaçi. Kemi dallime unë dhe ai”.

Dallimet me Thaçin Walker ka thënë se i ka edhe sa i përket dëgjueshmërisë së madhe që Thaçi ka treguar ndaj ndërkombëtarëve.

“Komuniteti ndërkombëtarë sipas mendimit tim ka bërë shumë gabime këtu dhe ai e ka dëgjuar shumë. Për shembull kushtetua nuk është e shkruar mirë, mendoj që duhet të ndryshohet”.

“Por, ka edhe arsye të tjera”.

“Pra, nuk e kam refuzuar medaljen, por jam pyetur nëse do ta pranoja dhe kam thënë se për momentin jo”.

Trumpi: Nuk jam racist

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “nuk është racist”, pasi ai ishte kritikuar se ka bërë komente vulgare për Haitin, El Salvadorin dhe disa shtete në Afrikë.

I pyetur për akuzat nga disa kritikë se ai është rascit, mbrëmë presidenti Trump u tha gazetarëve se “jo, jo, unë nuk jam racist”.

“Unë jam personi më së paku racist që ju ndonjëherë e keni intervistuar”, tha Trump në klubin e tij privat të golfit në Floridë.

Mediat e Shteteve të Bashkuara kanë raportuar se presidenti Trump i kishte përshkruar emigrantët nga Afrika dhe Haiti, se vijnë nga vendet “e pista” (“shithole”), gjatë një takimi me gjashtë senatorë në Shtëpinë e Bardhë më 10 janar.

Në këtë takim, senatorët e kishin shtruar çështjen e mbrojtjes për emigrantët nga Hait, El Salvadori dhe Afrika.

Trump i ka hedhur poshtë pohimet se ka bërë deklaratë të tillë, por nuk e ka elaboruar se çka ka thënë ai gjatë takimit.

Në raportet e mediave, që i kanë cituar burimet e paemëruara të afërta me takimin në Shtëpinë e Bardhë, është thënë se komentet vulgare të zotit Trump kanë hasur në kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

Trumpi, replika me gazetën The Wall Street Journal

Presidenti Donald Trump shkëmbeu replika të dielën me gazetën The Wall Street Journal mbi një citim të tij – nëse ka tashmë apo do të ketë në të ardhmen një marrëdhënie të mirë me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un, që ka qënë një objektiv i shpeshtë i udhëheqësit amerikan lidhur me zhvillimin e armëve bërthamore nga Pheniani.

Katër gazetarë të gazetës intervistuan presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar, intervistë që u regjistrua si nga gazeta ashtu edhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Por tani të dyja palët po debatojnë për atë që presidenti tha rreth Kim Jon Unit.

Në një pikë, presidenti Trump, sipas transkriptit të gazetës, thotë se ai ka një “marrëdhënie të mirë” si me presidentin kinez Xi Jinping ashtu edhe me kryeministrin japonez Shinzo Abe, duke shtuar, “dhe ndoshta kam një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Unin e Koresë së Veriut”.

“Unë kam marrëdhënie me njerëzit, dhe mendoj se ju si gazetarë jeni të habitur nga ky fakt”, tha presidenti.

Një nga gazetarët ndërhyri duke thënë, “që të jemi të qartë, ju nuk keni folur me udhëheqësin e Koresë së Veriut, kur thoni se keni një marrëdhënie me Korenë —”

Por presidenti Trump u përgjigj, “Unë nuk dua të komentojë për këtë – nuk them as kam dhe as nuk kam marrëdhënie. Por unë thjesht nuk kam—”

Gazetari tha, “disa njerëz shohin tweet-et tuaja, që janë ndonjëherë luftarake ndaj Kim Jon Unit…”

Trump përgjigjet, “Sigurisht, ju shihni shumë gjëra dhe pastaj papritur jam mik i ngushtë me dikë. Mund t’u jap 20 shembuj. Ju më jepni 30. Jam njeri shumë fleksibël.”

Të dielën megjithatë, përmes një komenti në Twitter presidenti Trump, hodhi poshtë version e gazetës lidhur me citimin për Kim Jong Unin duke thënë, “The Wall Street Journal deklaron gabimisht se iu kam thënë se “kam një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un. Sigurisht nuk e kam thënë këtë. Thash ‘do të kem një marrëdhënie të mirë me Kim Jong Un,’ dhe kjo është diçka shumë ndryshe. Fatmirësisht tani i regjistrojmë bisedat me gazetarët dhe ata e dinin mirë çfarë doja të thoja. Ata thjesht donin një ngjarje. Lajme të Rreme!”

Si gazeta ashtu edhe Shtëpia e Bardhë postuan regjistrimet e tyre të intervistës dhe duket se kuota e gazetës është e saktë, edhe nëse tani zoti Trump thotë tani se ai donte të thoshte se do të kishte një marrëdhënie të mirë me zotin Kim në një të ardhme.

SHBA, dhjetra të vdekur nga përmbytjet në Kaliforni

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e fatkeqësisë në pjesën bregdetare të shtetit kanë humbur jetën 19 persona

MONTECITO – Të paktën 19 persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin e Kalifornisë në SHBA.

Zyrtarët njoftuan se si pasojë e fatkeqësisë në pjesën bregdetare të shtetit kanë humbur jetën 19 persona.

Pesë persona llogariten të zhdukur ndërkaq vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit në rajon. Ndërkohë bëhet e ditur se ende vazhdon urdhri për evakuim të detyrueshëm për rreth 9 mijë persona.

Në këtë rajon më shumë se 100 shtëpi janë nën ujë dhe baltë. Në lagjen Montecito e cila banohet nga persona të famshëm kanë pësuar dëme rreth 300 shtëpi, në mesin e të cilave është edhe shtëpia e prezantueses amerikane Oprah Winfrey. aa

Zyrtarët e Havajit: Alarmi për raketë ishte një gabim

Zyrtarët e emergjencave në Havaji thanë të shtunën se alarmi për një kërcënim me raketë balistike ishte i rremë.

Në tekstin e alarmit thuhej se drejt Havajit po vinte një kërcënim dhe se nuk ishte fjala për ndonjë alarm stërvitor. Ndërkaq banorëve u kërkohej që të gjenin strehim për t’u mbrojtur.

Alarmi shkaktoi panik kur u shfaq në celularët e njerëzve të shtunën në mëngjes, por pak pas kësaj, autoritetet thanë se fjala ishte për një gabim.

Në këtë ekran celulari shihet alarmi i rremë për një raketë balistike që vjen nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havajit më 13 janar 2018.

Në këtë ekran celulari shihet alarmi i rremë për një raketë balistike që vjen nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Havajit më 13 janar 2018.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave në Havaji Richard Rapoza tha se nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi alarmin.

Senatori i Havajit Brian Schatz tha se alarmi i rremë për kërcënim me raketë erdhi si pasojë e një “gabimi njerëzor” dhe ishte “krejtësisht i pafalshëm”.

Senatori i bëri komentet në llogarinë e tij Twitter, pasi zyrtarët e menaxhimit të emergjencave konfirmuan gabimin. Zoti Schatz bëri thirrje për përgjegjshmëri dhe për krijimin një procesi alarmesh që të jetë i imunizuar nga gabimet.

Mjeku i Trumpit, presidenti gëzon “shëndet të shkëlqyer”

Mjeku i presidentit Donald Trump e shpalli atë me “shëndet të shkëlqyeshëm” pas kontrollit të parë fizik të presidentit që nga inaugurimi i tij gati një vit më parë.

“Presidenti gëzon shëndet të shkëlqyer dhe mezi pres të jap disa detaje të martën”, tha Dr. Ronny Jackson, në një deklaratë që u nda me shtypin nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders.

Jackson, një kundër-admiral i marinës amerikane, është mjeku personal i presidentit.

Presidenti Trump kaloi pak më shumë se tre orë në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed.

Presidenti mbërriti në Palm Beach të Floridas, pak pasi mjeku njoftoi se ai është në gjendje “jashtëzakonisht të mirë”.

Presidenti Trump po e kalon fundjavën në vendpushimin e tij në Mar-a-Lago me zonjën e parë Melania Trump dhe djalin e tyre, Barron Trump.

Meqënëse ligjet federale për privatësinë e shëndetit mbulojnë edhe presidentin, do të jetë në dorën e zotit Trump të vendosë se çfarë informacioni do të bëjë publik lidhur me kontrollin mjekësor.


Send this to a friend