VOAL

VOAL

Strategjia e Presidentit Trump për zgjedhjet e Kongresit në nëntor

Presidenti Donald Trump pritet ta vërë theksin tek forcimi i ekonomisë dhe përpjekjet diplomatike me Korenë e Veriut, gjatë fushatës për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e kongresit të këtij viti, ku përcaktohet fati i kontrolli të senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve. Aktualisht ky kontroll është në duart e republikanëve dhe demokratët e opozitës pritet të fitojnë terren duka ia ndërlikuar atij shpresat për rizgjedhje në vitin 2020.

Donald Trumpi shpreson që imazhet e përpjekjeve të tij diplomatike me Korenë e Veriut, do t’i ndihmojnë republikanët që të ruajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

“Por Kina ka bërë një punë të mrekullueshme. Po ashtu edhe President Xi dhe Presidenti Moon. Të gjithë po bashkëpunojmë falë meje”.

Por ditët e fundit, vëmendja është zhvendosur tek kufiri jugor i Shteteve të Bashkuara dhe protestat kundër politikës për “tolerancë zero” së administratës ndaj imigracionit të paligjshëm, që përfshin ndarjen e fëmijëve nga prindërit.

Demokratët si kongresmeni Jerrod Nadler, po ngrenë zërin.

“Këto janë gabimet e një administrate që flet në emrin tonë, por së cilës i mungon një kompas moral”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen po e mbron këtë qëndrim.

“Ne duhet të bëjmë punën tonë. Nuk do të kërkojmë ndjesë se po bëjmë punën tonë.”

Zoti Trump është ndoshta në qendër të fushatës për zgjedhjet e kongresit këtë vit dhe kandidatë republikanë si Katie Arrington në Karolinën e Jugut, e mbështesin atë pa rezerva.

Kandidate republikane

“Ne jemi partia e Presidentit Donald Trump.”

Por disa republikanë paralajmërojnë kundër kultit të individit të Presidentit, përfshirë senatorin që po del në pension, Bob Corker.

“Nuk është e shëndetshme për asnjë parti që të përfundojë me një situate kulti individi përsa i takon presidentit”.

Mbështetja e ulët në sondazhe për presidentin Trump, është rritur së fundmi por pozita e tij vazhdon të jetë politikisht e luhatshme. Ndërsa afrohen zgjedhjet e Kongresit, thotë eksperti i sondazheve, Frank Newport.

“Shifrat për mbështetjen e zotit Trump nuk janë pozitive. Çdo president do që të ketë mbi 50 për qind miratim dhe për zotin Trump është 42, 43 për qind. Megjithatë këto shifra nuk janë shumë të ndryshme nga ato të disa presidentëve, një vit pas pas marrjes së detyrës”.

Presidentët Ronald Reagan, Bill Clinton dhe Barack Obama përsuan humbje në zgjedhjet e mesit të mandatit në mandatin e tyre të parë, një prirje që mund të vazhdojë edhe për zotit Trump, thotë analisti Bill Galston.

“Duket se demokratët janë më entuziastë për zgjedhjet e këtij viti sesa republikanët. Gjithashtu historikisht, partia e Presidentit humb terren në zgjedhjet që mbahen dy vjet pas zgjedhjes”.

Zoti Trump pritet t’i përqendrojë përpjekjet për të rritur mirëqenien në vend dhe paqen në arenën ndërkombëtare, ndërsa përpiqet të ndihmojë republikanët dhe veten në nëntor.

Senati amerikan miraton ndalimin e shitjes së avionëve luftarakë në Turqi

Avion luftarak F-35

Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një projektligj që do të bllokojë shitjen e avionëve luftarakë amerikanë F-35 në Turqi, nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga një marrëveshje për blerjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Legjislacioni po ashtu përmban një dispozitë që bllokon marrëveshjen e presidentit Donald Trump me Kinën, për t’i mundësuar gjigantit të telekomunikimeve ZTE të mbetet në biznes, pavarësisht shkeljes së sanksioneve amerikane kundër Iranit dhe Koresë së Veriut.

Dy dispozitat që prekin Turqinë dhe ZTE-në janë pjesë e një Akti masiv të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 700 miliardë dollarë në shpenzimet për programet ushtarake dhe armët.

Projektligji duhet të nënshkruhet nga presidenti Trump.

Zyrtarët e NATO-s e kanë paralajmëruar vazhdimisht Turqinë se sistemet ruse S-400 nuk janë në përputhje me mbrojtjen e NATO-s, por Turqia i ka hedhur poshtë këto shqetësime.

Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë për reformën e emigracionit

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet për të votuar këtë javë në lidhje me reformën në ligjin e emigracionit, administrata e Presidentit Trump i doli në mbrojtje ndarjes së fëmijëve imigrantë pa dokumente nga prindërit e tyre.

Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo përpiqen të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme. Afërsisht 2 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe gjashtë javore deri në fund të majit, thanë zyrtarë të administratës javën e kaluar.

Pamjet e publikuara nga qeveria amerikane tregojnë kushte humane në një vend strehim për fëmijët. Por zemërimi po rritet lidhur me politikën e “tolerancës zero” të administratës për kalimet e paligjshme në kufi.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, tha të hënën se pengesa e prindërve duke shkaktuar abuzim ndaj fëmijëve është e “padrejtë”.

“Zoti President, njerëzit nuk humbasin të drejtat e njeriut duke kaluar kufirin pa viza”, tha zoti Zeid.

Mbrojtja e Politikës

Presidenti Trump vazhdon ta shohë debatin për emigracionin përmes lentes së sigurisë publike, duke përmendur shpesh anëtarë të një bande kriminale nga Amerika Qendrore, ndërsa kërkon politika më të rrepta.

Presidenti po ashtu ka fajësuar vazhdimisht demokratët për të ndarjet e familjeve, duke pretenduar në mënyrë të gabuar se ata janë përgjegjës për situatën. Administrata aktuale po zbaton politikën e arrestimit të të gjithë imigrantëve që kalojnë kufirin në rrugë të paligjshme, përfshi ata që kërkojnë azil, dhe meqenëse fëmijët nuk mund të dërgohen në të njëjtat qendra ndalimi, ata po ndahen nga prindërit e tyre.

“Demokratët duhet të bashkëpunojnë me homologët e tyre republikanë për të zgjidhur disa çëshjte së sigurisë kufitare. Mos prisni deri pas përfundimit të zgjedhjeve, sepse ju do humbisni”, tha zoti Trump mbrëmjen e së dielës përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Republikanët e zotit Trump kanë shumicën në të dy dhomat e Kongresit. Presidenti ka në plan të takohet të martën me shumicën republikane të Dhomës së Përfaqësuesve për të diskutuar dy projektligje të propozuara nga ata për reformën e imigracionit.

Që të dy propozimet do të siguronin status ligjor për qindra mijëra imigrantë pa dokumente të sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë. Propozimet po ashtu do të bënin ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet aktuale të imigracionit të ligjshëm si dhe do të shtonin sigurinë kufitare. Nuk është e qartë nëse propozimet do të marrin vota të mjaftueshme.

Ekspertë të imigracionit dhe specialistë ligjorë thonë se administrata Trump po i interpreton ligjet aktuale si asnjë administratë tjetër. Demokratët e kanë dënuar si politikën ashtu edhe logjikën e administratës për të zbatuar atë politikë.

“Në botë dihet se njerëzit mund të kërkojnë azil, përveç me sa duket në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Nancy Pelosi, udhëheqëse e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve.

Protesta në Teksas

Gjatë fundjavës u zhvilluan disa protesta në mbarë vendin ndërsa ligjvënës, udhëheqës fetarë dhe shtetas amerikanë kritikuan politikën për ndarjen e familjeve.

Ligjvënësi demokrat nga shteti i Teksasit, Beto O’Rurke udhëhoqi qindra njerëz në një marshim të dielën në Tornillo të Teksasit, vend ku qeveria po mban disa prej fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre. Qëllimi i marshimit, tha ai, ishte të “ndihmonte vendin të ndërmerrte vendimin e duhur, dhe pjesë e saj është njohja e situatës”.

Zotit O’Rurke, i cili po sfidon senatorin republikan Ted Cruz, iu bashkua edhe kongresmeni Joe Kennedy i Masaçusets, po ashtu demokrat. Udhëheqësi fetar Franklin Graham, një mbështetës i zëshëm i Presidentit Trump, po ashtu foli kundër politikës së ndarjes së familjeve.

Zonja e Parë, Melania Trump publikoi një dekleratë që duket se kundërshton politikën e bashkëshortit të saj.

“Zonja Trump urren të shohë fëmijët që ndahen nga familjet e tyre dhe shpreson që të dy palët të bashkëpunojnë që të arrijnë një reformë të suksesshme imigracioni. Ajo beson se ne duhet të jemi një vend që zbaton të gjitha ligjet, por edhe një vend që qeverisë me zemër”,thuhet në dekleratën e publikuar të dielën nga zyra e saj.

Ish zonja e parë, Laura Bush shkroi në gazetën “Washington Post” se politika ishte mizore dhe imorale.

“Qeveria jonë nuk duhet të merret me futjen e fëmijëve në dyqane të konvertuara si qendra strehimi apo hartimin e planeve për t’i vendosur ata në tenda në një shkretëtirë pranë qytetit El Paso. Këto imazhe të kujtojnë kampet japoneze të Luftës së Dytë Botërore, që tani konsiderohen si një prej episodeve më të turpshme në historinë e Amerikës”, thuhet mes të tjerash në artikullin opinionist të zonjës Bush në gazetën Washington Post.

Melania Trump shpreh shqetësim për politikën e emigrimit në SHBA

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Melania Trump dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foto nga arkivi.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka shprehur shqetësimin e saj për politikën e emigrimit që ndan familjet që ilegalisht hyjnë në SHBA.

Zëdhënësja e saj ka thënë se zonja Trump “urren kur sheh fëmijë të ndarë nga familjet e tyre” dhe dëshiron të shohë “reforma të suksesshme të emigrimit”.

Komentet e saj kanë ardhur pas rritjes së pakënaqësive për politikën “zero-tolerancë” për emigrimin të presidentit amerikan, Donald Trump.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-Zonja e Parë amerikane, Laura Bush, duke e cilësuar politikën në fjalë si të “pamoralshme”.

Në periudhën e fundit gjashtë-javore është raportuar për rreth 2,000 ndarje të familjeve për shkak të kalimit ilegal të kufirit.

Të rriturit që tentojnë të kalojnë kufirin, shumica prej të cilëve planifikojnë të kërkojnë azil, janë duke u përballur me vepra penale për hyrje ilegale në shtet.

Si rezultat i kësaj gjendje, qindra fëmijë janë duke u mbajtur në qendra të ndalimit, larg prindërve të tyre.

Kjo politikë është kritikuar edhe nga grupe për të drejtat e njeriut dhe është cilësuar e pashembullt.

Giuliani këshillon presidentin të mos japë falje presidenciale

Një nga avokatët e Presidentit Trump tha të dielën se e ka këshilluar të mos falë asnjë individ të lidhur me hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet presidenciale 2016, pasi do të krijonte përshtypjen se ka pasur shkelje.

Rudy Giuliani, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut dhe një ndër avokatët e Presidentit Trump, tha në një intervistë për rrjetin CNN se nuk do të falet ndonjë individ që ka qenë nën hetimet e Prokurorit Mueller. Por ai shtoi se gjatë muajve të ardhshëm, nuk përjashtohet mundësia e faljeve presidenciale, nëse zoti Trump arrin në përfundimin se një person është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Gjatë javëve të fundit Presidenti Trump ka falur disa figura të njohura konservatore, por Rudy Giuliani tha se askush që po hetohet nga Mueller nuk duhet të varë shpresat tek falja presidenciale.

Por zoti Giuliani shtoi se është në dorë të presidentit, pasi ai gëzon autoritetin për të falur.

Ish-drejtuesi i fushatës presidenciale të Donald Trump, Paul Manafort u arrestua javën e kaluar, duke zgjuar pyetje nëse Presidenti Trump do ta falë ish-bashkëpunëtorin e tij. Manafort u akuzua se është përpjekur të pengojë drejtësinë duke u bërë presion dëshmitarëve. Presienti e kritikoi arrestimin e Manafortit duke e quajtur një veprim të padrejtë. https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1007679422865006593

Nuk ka shenja se hetimet e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller po i afrohen fundit.

SHBA: Rreth 2 000 të mitur ndahen nga prindërit

Rreth 2 000 të mitur janë ndarë nga familjet e tyre në kufirin me Shtetet e Bashkuara, gjatë një periudhe gjashtë javore, sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Të dhënat tregojnë se 1 995 minorenë janë ndarë nga 1 940 të rritur nga 19 prilli deri m2 31 maj të këtij viti.

Ndarjet u bënë për arsye të ndryshme si, hyrje ilegale, thyerje të rregullave të emigrimit, si dhe krime të mundshme. Nën masa zero tolerante, ky vendim i marrë nga Prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, ka bërë që zyrtarët e sigurisë shtetërore t’i shqyrtojnë hyrjet ilegale si hetime për krime.

Protokolli i SHBA-ve nuk lejon ndalimin e fëmijeve me prindërit e tyre sepse fëmijët nuk akuzohen për krim ndërsa prindërit e tyre po.

Derisa beteja në Kongres lidhur me këtë vendim po vazhdon, ky vendim ka hyrë në fuqi nga maji i këtij viti.

DASH, paralajmërim për shtetasit amerikanë në Rusi

Departamenti i Shtetit ka nxjerrë paralajmërim për shtetasit amerikanë që të shmangin planet për turizëm në Rusi, pasi mund të bëhen objekt “terrorizmi ose ngacmimesh”.

Udhëzimi doli sot, ndërkohë që në Rusi po zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit me ndeshje në 11 qytete të ndryshme të vendit.

Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit thotë se aktivitete të mëdha ndërkombëtare si Botërori “përbëjnë një objektiv me interes për terroristët” dhe se “sulmet mund të ndodhin papritur në objekte me interes për turistët, në mjete të transportit urban ose në vende publike”.

Po sipas udhëzimit “shtetasit amerikanë bëhen shpesh viktima frikësimesh, keqtrajtimesh dhe ngacmimesh të tjera nga forcat e rendit dhe zyrtarë të tjerë” dhe se shpesh herë “personeli konsullor pengohet në përpjekjet për t’u ofruar ndihmë shtetasve”.

Po ashtu Departamenti i Shtetit thotë se Rusia ka reduktuar numrin e diplomatëve amerikanë në atë vend, duke kufizuar “aftësinë e misioneve diplomatike për t’u ofruar shërbime shtetasve amerikanë”.

Trump: Obama është fajtor pse Rusia ka aneksuar Krimenë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “është i mundshëm” takimi i tij me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë kësaj vere, derisa ka vazhduar të shtyjë përpara idenë që Moska t’i kthehet grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

Në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 15 qershor, Trump ka fajësuar paraaardhësin e tij në presidencë, Barack Obama, për lejimin e Rusisë që të aneksojë Krimenë nga Ukraina.

Rusia është përjashtuar më 2014 nga ajo që atëherë ishte quajtur G8, për shkak të vendimit të Moskës për aneksuar Krimenë dhe për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.

Para nisjes së samtit të G7-ës në Kanada, këtë muaj, Trump ka shokuar aleatët e tij kur ka thënë se kombet anëtare “duhet të lejojnë kthimin e Rusisë” në grupin elitar.

Trump u ka thënë gazetarëve se Obama është fajtor që ka lejuar Rusinë ta pushtojë Krimenë.

“Putin nuk ka respektuar presidentin Obama… presidenti Obama ka humbur Krimenë, vetëm ta dini”, është shprehur ai.

Deklaratat e Trumpit për ndonjë takim eventual me Putinin kanë ardhur pasi lideri rus ka thënë më 10 qershor se ai do të kishte dëshirë të takonte Trumpin kurdo që Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të mbajtur samitin.

Ka kohë që Trump kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Moskën, ndonëse administrata e tij ka vazhduar politikën e Obamas për të shënjestruar Rusinë me sanksione.

Demokratë dhe disa republikanë në Kongresin amerikan i kanë bërë thirrje Trumpit të vazhdojë presionin ndaj Rusisë.

Ish-menaxheri i fushatës së Trumpit do të mbahet në paraburgim

Të premten një gjykatës federal urdhëroi që ish-drejtuesi i fushatës së zotit Trump, Paul Manaforti të mbahet në burg lidhur me akuzat për manipulim të dëshmitarëve, duke refuzuar lirimin e tij me kusht.

Zoti Manaforti u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të reja për manipulim të dëshmitarëve, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.

Por gjyqtari federal i distriktit Amy Berman Jackson, pranoi mocionin e zotit Mueller për të hedhur poshtë një garanci pasurore nga ana e zotit Paul Manaforti, duke e dërguar atë në burg, ku dhe do të presë zhvillimin e procesit gjyqsor në ngarkim të tij, që nis në muajin shtator.

Trumpi vendos tarifa 25 përqind në produktet kineze

Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur tarifa 25 përqind në produktet kineze në vlerë të 50 miliardë dollarëve, duke akuzuar Pekinin për vjedhje të pronës intelektuale.

Tarifat prekin më shumë se 800 lloje të produkteve, të cilat do të nisin së zbatuari më 6 korrik.​

Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa tjera, nëse Kina hakmerret, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump ka thënë se tarifat do të godasin planin “Made in China 2025”, i cili ka për qëllim që të kthejë në industri dominante sektorin e teknologjisë së lartë.

Ai ka thënë se ky plan do të “dëmtonte rritjen ekonomike për Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete tjera”.

SHBA-ja kërkon që Kina të ndalojë praktikat që supozohet se inkurajojnë transferimin e pronës intelektuale te kompanitë kineze.

Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Geng Shuang, ka paralajmëruar se të gjitha negociatat tregtare mes Kinës dhe SHBA-së do të anashkalohen nëse Uashingtoni vendos sanksione tregtare.

Shuang ka thënë se Kina do të hakmerret nëse dëmtohen interesat e shtetit të tij.

Comey theu protokollin e FBI-së në rastin Clinton

Një raport i shumëpritur i Departamentit amerikan të Drejtësisë akuzoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, për sjellje “të paarsyeshme”, por jo politikisht të njëanshme.

Inspektori i përgjithshëm, Michael Horowitz, tha se ai nuk ka vepruar me normat e FBI-së gjatë hetimit të emaileve të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Ajo është hetuar për përdorim të emailit privat për punë zyrtare gjatë kohës sa ka qenë sekretare e Shtetit.

Clinton e ka fajësuar Comeyn për humbjen e saj përballë Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Raporti po ashtu zbuloi se Comey ka përdorur një llogari private të postës elektronike për të kryer punë zyrtare të FBI-së.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, tha se i pranon gjetjet e raportit, por shtoi se asgjë në këtë dokument nuk tregon për anshmërinë politike të institucionit të tij.

Në raport, inspektori i përgjithshëm, Horowitz, e kritikoi vendimin e Comeyt për të zbuluar publikisht, një javë përpara zgjedhjeve, se ai ka rihapur hetime ndaj emaileve të Clintonit dhe e hodhi poshtë argumentin e Comeyt se ai ka vepruar në interes të transparencës.

Horowitz tha se veprimet e Comeyt nuk kanë qenë rezultat i anshmërisë politike, porse “me largimin dramatik” nga normat e FBI-së, vendimi ka ndikuar negativisht në perceptimin e FBI-së si “administrator i drejtësisë”.

Raporti prej 500 faqesh po ashtu gjeti “mungesë shqetësuese të komunikimit direkt dhe substancial” midis Comeyt dhe ish-prokurores së përgjithshme, Loretta Lynch.

Hillary Clinton
Hillary Clinton

John Podesta, i cili ka udhëhequr fushatën e Clintonit, i tha agjencisë Reuters se raporti tregon padyshim se Comey ka qenë i padrejtë ndaj Clintonit, kur i ka bërë publike zhvillimet rreth hetimeve të emaileve të saj në kulmin e fushatës. Podesta po ashtu theksoi se Comey nuk ka thënë asnjë fjalë për hetimet e Rusisë, që janë hapur qysh në korrik të vitit 2016.

Rusia dyshohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në nëntor të vitit 2016, në favor të zgjedhjes së Donald Trumpit president, ndonëse e mohon një gjë të tillë.

Në reagimin e parë ndaj raportit, Comey shkroi në Twitter dhe në një artikull në gazetën New York Times se nuk ndjen keqardhje për mënyrën se si i ka trajtuar hetimet ndaj Clintonit.

“Në vitin 2016, ekipi im u përball me një situatë të jashtëzakonshme që nuk ofronte zgjedhje të mira, por detyronte disa nga vendimet më të vështira që kam bërë ndonjëherë”, shkroi Comey në New York Times.

Ish-Prokurorja e Përgjithshme, Loretta Lynch, lëshoi një deklaratë që përshkruan se si raporti e mbështeti “besnikërinë e saj ndaj sundimit të ligjit” dhe nuk përmend asnjë nga kritikat që ka raporti.

Përgatiti: Valona Tela

Si shënohet Ramazani në Shtetet e Bashkuara

Thuajse sikurse pjesa e tjetër e myslimanëve të botës, myslimanët në Amerikë janë tani në muajin e shenjtë të Ramazani – ata luten, agjërojnë, bëjnë vepra bamirësie dhe ulen për ngrënë vetëm në perëndim të Diellit. Por si njoftojnë shërbimet urdu, kurde dhe turke të Zërit të Amerikës, që janë autorë të kësaj kronike, myslimanët mblidhen së bashku për t’u gëzuar në muajin e shenjtë me mënyra të ndryshme:

Në Harrisonburg të Virxhinias jetojnë rreth 300 familje kurde. Sikurse familjarët dhe miqtë e tyre me mijëra milje larg, në Kurdistan, familja e Pshder Mirawdalit mblidhet çdo natë për Iftar, siç quhet riti kur ata ulen për të ngrënë pas një dite të gjatë. Ata ulen përdhe dhe hanë së bashku ushqimin e sapogatuar.

“Të gjithë ne këtu kemi një lidhje shumë të mirë. Kemi edhe një xhami. Atje ka arabë, persianë dhe afganë. Ne e prishim agjërimin së bashku, në mbrëmje. Shumë herë hamë së bashku edhe me fqinjët. E bëjmë këtë, në mënyrë që fëmijët tanë të mësojnë më tepër për kulturën e tyre dhe për rëndësinë e Ramazanit.”– thotë një banor i Harrisonburgut.

Matanë Lumit Potomak është shteti i Merilendit, që ka gjithashtu një numër të madh banorësh të besimit mysliman. Në qytetin Lanham, Iftari organizohet çdo ditë gjatë muajit të Ramazanit, tek një qendër komuniteti turke. Qendra Diyanet e Amerikës ofron një darkë Iftari për të gjithë myslimanët, qofshon ata që agjërojnë, apo jo. Qindra vetë shkojnë atje çdo mbrëmje për Iftar.

Qeveria lokale e Distriktit të Montgomerit organizon një Iftar special për banorët myslimanë. Atje shkojnë zakonisht edhe zyrtarë lokalë. Një prej tyre ishte ligjvënësi John Sarbanes:

“Është privilegj dhe nder për mua që ftohem nga komuniteti mysliman gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për të ngrënë darkë së bashku,”– thotë ai.

SHBA, referendum për ndarjen e Kalifornisë në 3 shtete

Propozimi që parasheh ndarjen e Kalifornisë në SHBA në tre rajone ka arritur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve për të shkuar në referendum.

Referendumi i planifikuar të mbahet më 6 nëntor do të jetë në formë pyetjeje për qytetarët në zgjedhjet afatmesme, në të cilat do të reformohet Kuvendi i Përfaqësuesve në tërësi dhe një e treta e senatit.

Qytetarët kanë arritur të tubojnë 420 mijë nënshkrime për mbajtjen e referendumit, në të cilin ata do të votojnë nëse shteti i Kalifornisë do të ndahet në tri shtete, “Kalifornia, Kalifornia Veriore dhe Kalifornia e Jugut”.

Edhe nëse referendumi rezulton me ndarje të shtetit, propozimi sërish duhet miratuar edhe në Kongresin Amerikan.

Nëse propozimi rezulton me vendim për ndarjen e Kalifornisë, atëherë për herë të parë që nga viti 1863 do të ketë ndarje të një shteti në SHBA.

Kalifornia i është bashkangjitur zyrtarisht SHBA-së në vitin 1850, ndërsa në vitin 1859 ishte subjekt i një referendumi i cili rezultoi me ndarje në dy pjesë, por u bllokua në Kongresin Amerikan.

Prokuroria e Nju Jorkut ngre padi dhe kërkon shkrirjen e Fondacionit Trump

Barbara Underwood

Prokurorja e Përgjithshëm e shtetit të Nju Jorkut ngriti padi të enjten ndaj Fondacionit Trump, përfshi Presidentin Donald Trump dhe tre fëmijët e tij, duke e akuzuar organizatën bamirëse se ka shërbyer si një bankë personale e zotit Trump për të paguar shpenzime që lidhen me bizneset e tij, me faturat ligjore dhe fushatën elektorale.

Në padinë e paraqitur të enjten në mëngjes, Prokurorja e Përgjithshëm e Nju Jorkut, Barbara Underwood thekson se Fondacioni Trump ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë dhe nga afër, në shkelje të ligjeve, me ekipin e tij elektoral, gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016.

Prokuroja kërkon shkrirjen e Fondacionit Trump. Sipas akt-padisë, pjesa e mbetur e fondeve të organizatës bamirëse, rreth 1 milion dollarë, t’i shpërndahet organizatave të tjera dhe që zoti Trump të paguajë të paktën 2.8 milionë dollarë gjoba dhe dëmshpërblime.

Prokurorja Underwood kërkon gjithashtu që presidenti Trump të ndalohet që të drejtojë ndonjë organizatë tjetër jo-fitimprurëse në Nju Jork për 10 vjet.

Trump: Pheniani nuk përbën më një kërcënim bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se “Koreja e Veriut nuk përbën më një kërcënim bërthamor”, ndërsa u kthye në Uashington pas takimit të nivelit të lartë në Singapor me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Të gjithë tani mund të ndihen shumë më të sigurt se ditën kur unë mora detyrën“, shkruante në një postim në twitter zoti Trump. “Takimi me Kim Jong Un-in ishte një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka një potencial të madh për të ardhmen!”, shkruante ai.

Zoti Trump shkruante gjithashtu se “kursyem shumë duke mos bërë lojëra lufte, për sa kohë që po negociojmë në mirëbesim, gjë që dy palët po e bëjnë“.

Gjatë takimit të martën udhëheqësi i Phenianit ra dakord “për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean”, ndërsa presidenti Trump njoftoi papritur pezullimin e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut.

Dokumenti i nënshkruar nga dy udhëheqësit nuk përfshin detaje se si dhe kur Koreja e Veriut do të nisë procesin e çarmatosjes bërthamore, as nuk qartëson se çfarë “garancish sigurie” do t’i japin Shtetet e Bashkuara, Koresë së Veriut.

Kritikët vunë në dukje mungesën e detajeve në marrëveshje duke vënë në pikëpyetje nëse zoti Trump ofroi shumë duke marrë shumë pak si shkëmbim gjatë bisedimeve me udhëheqësin e Phenianit.

Presidenti Trump e ka mbrojtur marrëveshjen si një hap të madh në trajtimin e kërcënimit që vjen nga një Kore e armatosur me armë bërthamore. Ai tha se besonte se qeveria e Kim Jong Un-it do të niste menjëherë procesin e realizimit së marrëveshjes.

Teksti i plotë i deklaratës së përbashkët SHBA – Koreja e Veriut

Teksti i plotë, siç u publikua nga agjencia koreanoveriore “Yonhap” dhe televizioni “CNN”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, dhe Kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Demokratike Popullore të Koresë (DPRK), Kim Jong Un, zhvilluan një takim të parë historik në Singapor, më 12 qershor 2018.

Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un patën një shkëmbim opinionesh gjithëpërfshirës, të thelluar dhe të sinqertë, për çështje që lidhen me vendosjen e marrëdhënieve të reja mes SHBA-së dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë së Veriut, DPRK, si dhe ndërtimin e një regjimi paqeje afatgjatë dhe të fortë në Gadishullin Korean. Presidenti Trump u zotua t’i ofrojë DPRK-së garanci sigurie, dhe Kryetari Kim Jong Un përforcoi angazhimin e tij të qëndrueshëm dhe të palëkundur për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Me bindjen se vendosja e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK do të kontribuojë për begatinë e Gadishullit Korean dhe të botës, si dhe duke pranuar se ndërtimi i besimit reciprok mund të nxisë çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un deklarojnë si më poshtë:

  1. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për vendosjen e marrëdhënieve të reja SHBA – DPRK, në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe dhe begati.
  2. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja do të bashkojnë forcat për të ndërtuar një regjim afatgjatë dhe të qëndrueshëm paqeje në Gadishullin Korean.
  3. Duke rikonfirmuar Deklaratën e Panmujom-it të nënshkruar më 27 prill 2018, DPRK-ja angazhohet për të punuar drejt çarmatosjes së plotë bërthamore të Gadishullit Korean.
  4. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për gjetjen e eshtrave të ushtarakëve, si dhe për rikthimin e menjëhershëm të eshtrave të identifikuara.

Duke pranuar se samiti SHBA – DPRK, i pari në histori, ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe, që lë pas dekada tensionesh dhe armiqësie mes të dy vendeve, si dhe duke hapur një të ardhme të re, Presidenti Trump dhe Kryetari Kim Jong Un angazhohen të zbatojnë plotësisht dhe me shpejtësi parashikimet e kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe DPRK-ja angazhohen për zhvillimin sa më shpejt që të jetë e mundur të negociatave të mëtejshme të kryesuara nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo dhe nga një zyrtar i nivelit të lartë i DPRK-së, për të zbatuar rezultatet e takimit SHBA – DPRK.

Kryekëshilltari ekonomik i Trumpit përjetoi sulm në zemër

Larry Kudlow, ish i varur nga droga dhe alkooli, nga muaji mars kryekëshilltar i Trumpit për çështje ekonomike u shtrua në një spital në Maryland

UASHINGTON – Këshilltari ekonomik i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump Larry Kudlow ka pësuar sulm në zemër.

“I madhi Larry Kudlow, i cili ka punuar shumë në çështjet tregtare dhe ekonomike, sapo ka pësuar një sulm në zemër”, shkroi Trump në Twitter këtë mëngjes. aa

Zëri i Amerikës: ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare

Nuk do ketë rivlerësim për ish Kryeprokurorin Llalla

Në Shqipëri, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, duke qenë se ky i fundit kishte hequr dorë nga e drejta për t’u emëruar në Gjykatën e Apelit, e për pasojë mbetej jashtë radhëve të sistemit të Drejtësisë. Kolegji u vu në lëvizje nga një ankim i Komisionerit publik, sipas të cilit, dorëheqja e zoti Llalla nuk ishte bërë konform rregullave e për pasojë ai konsiderohej ende një magjistrat. Por avokati i ish Kryeprokurorit, mbrojt gjatë gjithë kohës tezën se dorëheqja është shprehje e një vullneti personal të sanksionuar në Kushtetutës.

Por ndërsa mbylli këtë kapitull, zoti Llalla ka ende llogari të hapura më drejtësinë shqiptare. Që prej 15 marsit ndaj tij ka nisur nje hetim për të paktën 4 vepra penale të ‘Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurisë , interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim’, ‘Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi’, ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale’ dhe të ‘Shpërdorimit të detyrës’. Hetimet nisën fillimisht në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Zoti Llalla u largua nga detyra në fillim të Dhjetorit të kaluar, në përfundim të mandatit, ndërsa zëvendësimi i tij me një drejtues të përkohshëm, zonjën Arta Marku u shoqërua me polemika të forta dhe kundërshtime nga ana e opozitës, sipas së cilës qeveria po vendoste kontrollin mbi Prokurorinë. Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje pubike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”. Në muajin Shkurt të këtij viti Departamenti i Shtetit njoftoi se i kishte ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, duke shpjeguar se Sekretari i atëhershëm I Shtetit Rex Tillerson, e miratoi masën e ndalimit për shkak të përfshirjes së ish zyrtarit shqiptar në raste të mëdha korrupsioni.

Shtëpia e Bardhë: Trump – Kim takim kokë më kokë

Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Trump do të mbajë një takim kokë-më kokë me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un të martën në mëngjes, ku të pranishëm do të jenë vetëm përkthyesit. Më pas ata do të kenë një drekë pune dhe një takim dy-palësh më të zgjeruar, ku do të jetë të pranishëm Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë John Kelly dhe Këshilltari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se më pas, Presidenti Trump do të mbajë një konferencë shtypi dhe në mbrëmje me orën lokale do të largohet po të martën nga Singapori. Në deklaratë thuhet gjithashtu se bisedimet mes zyrtarëve të SHBA dhe të Koresë së Veriut po vazhdojnë dhe se ato kanë përparuar më shpejt se sa pritej.

Presidenti Trump sot pati një drekë pune të organizuar nga kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong, në Istana, që është rezidenca zyrtare e presidentit të qytetit.

Në drekën me Presidentin Trump u servir edhe një tortë me rastin e 72-vjetorit të tij që është në datën 14 qershor

Trump sot foli në telefon edhe me Presidentin koreanojugor Moon Jae-in, i cili sipas zyrtarëve të Seulit, ai është shprehur se në se takimi i së martës përfundon me sukses, kjo do ishte një dhuratë për të gjithë botën.

Shtrëngimi historik i duarve mes zotit Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim do të ndodnjë në mjedisin 12 hektarësh të hotelit luksoz Capella një vendpushim në ishullin e Sentozës.

Për të ndjekur takimin historik, në Singapor kanë shkuar rreth 5,000 gazetarë, por vetëm një grup i vogël reporterë amerikanë dhe koreanoveriorë do të lejohen të ndjekin momentin kur të dy udhëheqësit të përshëndein njëri tjetrin.

Joe Dioguardi: Dështim i plotë prandaj mjaft më kësaj klase politike!

Intervistë tek KOHA TV Interaktiv e Kongresmenit dhe Presidentit të LQSHA Joe DioGuardi. DioGuardi është shumë kritik ndaj kësaj klase politike.

SHBA i dorëzon Spanjës letrën e vjedhur të Kristofor Kolombit

Një letër e 500 viteve më pare e shkruar nga Kristofor Kolombi, që tregon zbulimet e tij në Amerikë, iu dorëzua Spanjës, pasi ishte vjedhur më parë në Biblotekën Kombëtare të Katalonjës, në Barcelonë.

Letra ishte dorëzuar në Uashington nga prokurori amerikan David C Weiss, pas shtatë vitesh hetime, kur policia kishte marrë një sugjerim për disa letra të shekullit XV që ishin vjedhur nga bibliotekat europiane, ku ishin ndërruar me letra të falsifikuara.

Hetimet treguan se letra e vjedhur ishte shitur në nëntor 2005 për shifrën 600 mijë euro, dhe në qershor 2011 për 900 mijë euro.

Prokuroria e distriktit të Delaware në SHBA nxorri një mandat për rikuperimin e letrës për personin që e dispononte, pa bërë të ditur se si funksionarët arritën të zbulonin identitetin e personit posedues.

Dokumentit iu bë një analizë për të vërtetuar autenticitetin si dhe u stabilizuan marrëveshjet për dorëzimin e saj.

Letra iu dorëzua ambasadorit të Spanjës në SHBA, Pedro Morenes.

”Ceremonia e sotme është një vitrinë e lidhjeve që bashkojnë SHBA me Spanjën. Bashkëpunimi dhe hetimet ishin shumë efikase për të bërë të mundur kthimin e këtyre pasurive kulturore në Spanjë’’, theksoi Morenes.

Trumpi deklaron se mund ta ftojë Kimin në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ai do të konsiderojë mundësinë që t’i bëjë ftesë liderit verikorean, Kim Jong Un në Shtëpinë e Bardhë, nëse punimet në samitin e Singaporit shkojnë mirë.

Trump i ka bërë këto komente pasi është takuar me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, për të diskutuar samitin e 12 qershorit.

Ai ka thënë se është e munduar arritja e një marrëveshje për t’i dhënë fund Luftës Koreane, ndonëse ai këtë proces e ka cilësuar “pjesë të lehtë” të negociatave.

“Çfarë do të ndodhë pas atij procesi është shumë e rëndësishme”, u ka thënë ai gazetarëve.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë dëshirojnë që Koreja Veriore të heqë dorë nga armët bërthamore, mirëpo Trump ka pranuar se për të arritur në atë pikë nuk mjafton një takim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, duke folur më vonë në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se Kim Jong-un ka dhënë shenja se ai personalisht ka gatishmëri për të denuklearizuar Gashishullin Korean, ndonëse nuk është e qartë nëse synimet e tij përkojnë me kërkesat e SHBA-së.

Hawaii, llava formon sipërfaqe të reja tokësore duke mbushur ujërat

Wendy Stovall, gjeologe në Qendrën Amerikane të Vrojtimeve Gjeologjike, tha se disa rajone në Hawaii janë zhdukur në tërësi, ndërsa disa gjire janë mbushur me llavë, me çka janë formuar sipërfaqe të reja tokësore

HONOLULU – Llava e nxjerrë nga Vullkani Kilauea i aktivizuar në fillim të muajit të kaluar në Hawaii të SHBA-së, ka filluar të formojë sipërfaqe të reja tokësore duke mbushur ujërat në rajon.

Wendy Stovall, gjeologe në Qendrën Amerikane të Vrojtimeve Gjeologjike, tha se disa rajone në Hawaii janë zhdukur në tërësi, ndërsa disa gjire janë mbushur me llavë, me çka janë formuar sipërfaqe të reja tokësore.

Stovall tha se qendra turistike “Vacationland” është gëlltitur në tërësi nga llava, duke shtuar se në rajonin e Kapohos llava ka formuar sipërfaqe të reja tokësore duke u derdhur në gjirin ujor.

Stovall paralajmëroi shpërthime edhe më të mëdha të vullkanit.

Afër dy mijë persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga Vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj. aa

Trump shtron iftarin e parë në Shtëpinë e Bardhë

UASHINGTON – Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka shtruar iftarin e parë në Shtëpinë e Bardhë ku morën pjesë përfaqësues të misioneve të huaja në Washington nga disa vende me shumicë myslimane.

Trump i cili ka filluar detyrën e tij para një viti e gjysmë ka shtruar për herë të parë iftar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump doli nga tradita e Shtëpisë së Bardhë për shkak se nuk organizoi iftar vitin e kaluar. Këtë vit me një ftesë me pjesëmarrje të ngushtë ai ka pritur kryesisht përfaqësues të misioneve të jashtme në Washington.

Lista e pjesëmarrësve nuk është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë, por sipas njoftimeve të bëra nga gazetarët e Shtëpisë së Bardhë mësohet se në këtë program kanë marrë pjesë përfaqësues diplomatikë të Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Tunizisë, Irakut, Katarit, Bahreinit, Marokut, Algjerisë dhe Libisë.

Në një fjalim të shkurtër para hapjes së iftarit, Trump u ka uruar muajin e Ramazanit të gjithë botës myslimane duke thënë se ka kënaqësinë që pret në Shtëpinë e Bardhë përfaqësues nga vendet me shumicë të popullsisë myslimane.

Pasi ka rikujtuar se vizitën e tij të parë jashtë vendit e ka zhvilluar në Lindjen e Mesme dhe në Arabinë Saudite, Trump tha se “Ne mund të arrijmë një të ardhme ku do të ketë siguri dhe prosperitet për të gjithë ne, vetëm duke punuar së bashku”.

Protestë jashtë Shtëpisë së Bardhë

Nga ana tjetër, disa OJQ myslimane që kanë protestuar ndaj retorikës islamofobe të Trump si dhe për atë që nuk janë ftuar në iftarin e shtruar në Shtëpinë e Bardhë, kanë zhvilluar një program iftari “alternativ” në Lafayette Park para Shtëpisë së Bardhë.

Në iftarin jashtë Shtëpisë së Bardhë morën pjesë përfaqësues të organizatave kryesore të shoqërisë civile në SHBA si Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) dhe Bashkësia Islame e Amerikës së Veriut (ICNA).

Rreth 150 muslimanë amerikanë me ardhjen e kohës fillimisht kanë falur namazin e akshamit dhe më pas së bashku kanë vazhduar iftarin.

Zahid Buhari, drejtori i ICNA-së për AA deklaroi se “Në iftarin e organizuar në Shtëpinë e Bardhë mos ftesa jonë si përfaqësues të miliona myslimanëve në Amerikë është një shembull i qëndrimit të Trump-it ndaj myslimanëve dhe Islamit”.

“Nëse liderët e rëndësishëm muslimanë të Amerikës nuk janë ftuar për një aktivitet për të përkujtuar Ramazanin, atëherë qëllimi nuk është toleranca, por për fat të mirë shtruan një iftar pas 17 muajsh pasi vitin e kaluar nuk e bënë dhe po ashtu kanë rikujtuar praninë e Ramazanit pavarësisht se edhe kjo gjysëm. Gjithashtu edhe ne jemi këtu për ta plotësuar këtë gjysmë-iftar, dhe ne po bëjmë iftarin tonë pikërisht drejt përpara Trump-it”, tha Buhari.

Në protestë në mbështetje të myslimanëve ka marrë pjesë edhe prifti i krishterë Ruben Eckels, i cili duke tërhequr vëmendjen në retorikat islamofobe të Trump-it tha se “Ne ndodhemi këtu për të mbështetur vëllezërit tanë myslimanë të cilët përballen me diskriminim, pabarazi dhe ofendime, gjëra të cilat nuk duhet të ndodhin në këtë vend”.

Programet e iftareve janë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë për gati 20 vjet deri në vitin 2016, edhe në periudhat e mëparshme të presidentëve të SHBA-ve si Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. Presidenti i SHBA-ve Trump e braktisi këtë traditë vitin e kaluar në Ramazan, duke mos shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë gjë e cila shkaktoi edhe reagime në publik.

Trumpi ia fal dënimin një trafikanteje droge pas kërkesës së Kim Kardashianit

Presidenti Donald Trump i ka falur dënimin me burgim të përjetshëm Alice Marie Johnson, çështja e së cilës u mor në mbrojtje nga ylli i programeve televizive “reality TV” Kim Kardashian West.

Në muajin maj Kim Kardashian West u takua me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe i kërkoi presidentit ta falte 63 vjeçaren Johnson 63, e cila po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për një vepër kriminale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në vitin 1996 Xhonson u dënua për tetë akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis.

Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me tregtarët e drogës ndodhën pasi ajo kishte humbur vendin e punën, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ja kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk kishte qenë në gjendje të paguante kredinë.

Ryan hedh poshtë thëniet e Presidentit për një informator të FBI-së në fushatën e tij

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan, të mërkurën e hodhi poshtë pretendimin e Presidentit Donald Trump, se FBI-ja kishte një “spiun” në fushatën e tij eletorale të vitit 2016.

Trump e ka cilësuar shfrytëzimin e një informatori nga FBI-ja, për të marrë detaje të bisedave të tij me tre zyrtarë të fushatës së tij elektorale, “Spygate”, apo një “skandal spiunësh”.

Presidenti republikan pretendon se FBI-ja kishte futur një spiun në fushatën e tij, në përpjekje për të minuar garën e tij presidenciale.

Mediat e identifikuan informatorin në fjalë, si Stefan Halper, profesor në Universitetin Cambridge të Britanisë, i lindur në Shtetet e Bashkuara.

Paul Ryan, udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, kohët e fundit shqyrtoi informacionet e klasifikuara lidhur me përdorimin e informatorit nga FBI-ja, si pjesë e hetimit që po zhvillohet lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhje.

Ai u tha gazetarëve se ishte dakord me vlerësimin e një tjetër ligjvënësi republikan, Trey Gowdy, i cili kishte studjuar dokumentacionin lidhur me këtë çështje dhe arriti në përfundimin se FBI-ja nuk kishte bërë asgjë të keqe.

Gowdy, ligjvënës i Karolinsë së Jugut, tha: “Jam i bindur që FBI-ja ka bërë pikërisht atë që kanë dashur që ajo të bënte qytetarët tanë, për sigurimin e informacioneve dhe kjo nuk kishte të bënte aspak me Donald Trump-in. Informatorët përdoren gjithmonë nga punonjësit e zbatimit të ligjit.”

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Ryan tha: “Unë mendoj se vlerësimi i ligjvënësit Gowdy është i saktë.”

Megjithatë, ai shtoi se: “Hetimet duhet të vazhdojnë. Ka dokumente të tjera që duhen shqyrtuar.”

E pyetur lidhur me komentet e ligjvënësit republikan Gowdy, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se presidenti “vazhdon të ketë shqetësime lidhur me çështjen në se FBI-ja ka vepruar në mënyrë të përshtatshme, duke patur njerëzit e saj në fushatën e tij elektorale.”

Trumpi sulmon shtypin lidhur me mbulimin mediatik të Zonjës së Parë

Presidenti amerikan Donald Trump i rifilloi sulmet ndaj mediave të mërkurën, duke thënë se ato ishin treguar të “të padrejtë” dhe “të egër” ndaj gruas së tij Melania, e cila ka bërë pak dalje publike që nga koha kur u shtrua në spital muajin e kaluar.

Zoti Trump tha se Zonja e Parë “është mirë” dhe ka akuzuar shtypin për raportimin e lajmeve të gabuara në lidhje me gjendjen e saj shëndetsore dhe vendndodhjen e saj pas kryerjes së një ndërhyrjeje në veshkë, pas së cilës Zonjës së Parë i duhej të qëndronte pesë ditë në spital.

Presidenti tha se gazetarët e kanë parë Melania Trump-in “duke ecur pa asnjë shqetësim” në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar dhe në vend të raportonin këtë gjë nxitën një “tregim të sëmurë” se ajo ishte në gjendje të keqe dhe nuk qëndronte më në Shtëpinë e Bardhë.

Zonja e parë qëndroi jashtë vëmendjes së publikut për më shumë se tre javë që kur u shtrua në spital, përpara se shfaqej në një pritje private në Shtëpinë e Bardhë që u zhvillua të hënën.

Ndërsa mungesa e saj në ngjarje publike tërhoqi vëmendje të madhe, Melania Trump kritikoi mediat në një postim në Twitter. Ajo tha se mediat “po punonin jashtë orarit” duke spekulluar rreth saj, duke shtuar se ajo” ndihej shumë mirë”.

Zonja e Parë pritet ta shoqërojë presidentin për një konferencë të mërkurën në selinë e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave Federale në Uashington. Kjo do të jetë dalja e saj e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë që nga 10 maji.

Zyrtarja që bëri shaka me sëmundjen e McCainit, largohet nga puna

Senatori amerikan, John McCain.

Një ndihmëse për komunikime e Shtëpisë së Bardhë, e cila ka bërë shaka me sëmundjen e senatorit John McCain, u largua nga detyra.

Muajin e kaluar, është raportuar se Kelly Sadler ka thënë se vota e McCainit nuk ka rëndësi, sepse ai “po vdes”.

Ajo i ka bërë këto komente në një takim për drejtoren e CIA-s, Gina Haspel, emërimin e së cilës e ka kundërshtuar McCain.

McCain, 81 vjeç, vuan nga një formë e rrallë e kancerit në tru.

“Kelly Sadler nuk është më e punësuar në Zyrën Ekzekutive të Presidentit”, konfirmoi për BBC-në zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Raj Shah.

Pas komenteve të bëra, Sadler raportohet se i ka telefonuar vajzës së senatorit, Meghan McCain, për t’i kërkuar falje.

Caktohet ora e takimit Trump-Kim Jong un

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë më 1 qershor tha se më 12 qershor në Singapor do të takojë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un

UASHINGTON – Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se takimi në mes të presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të realizohet më 12 qershor në orën 09:00 sipas orës lokale në Singapor.

Sanders në brifingun e saj ditor në Shtëpinë e Bardhë dha deklarata në lidhje me samitin Trump-Kim.

Ajo tha se përgatitjet për samitin vazhdojnë shumë mirë. “Presidenti çdo ditë informohet në brifingun ditor në lidhje me Korenë e Veriut nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare. Në kuadër të kësaj mund të them se takimi i parë (Trump-Kim) do të fillojë më 12 qershor në orën 09:00, sipas orës lokale në Singapor”, tha Sanders.

Zëdhënësja u përgjigj edhe në lidhje me pyetjen për letrën e Kim të pranuar nga Trump. Ajo tha se nuk do të hyjë në përmbajtjen e letrës por sipas saj shprehjet në letër “kanë treguar se janë në rrugë të drejtë”.

Ndërsa lidhur me pyetjen se “SHBA-të do të vazhdojë apo jo fushatën e presionit në maksimum ndaj Koresë së Veriut”, Sanders tha se sanksionet ndaj këtij shteti do të mbesin aktive derisa Gadishulli Korean të pastrohet nga armët bërthamore.

Presidenti amerikan, Trump, në një deklaratë më 1 qershor tha se më 12 qershor në Singapor do të takojë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Trump këtë deklaratë e ka dhënë pas takimit me zyrtarin e lartë verikorean, Kim Yong Chao në Shtëpinë e Bardhë.

Ai nuk ka pretenduar asnjëherë se vetëm me një samit në Singapor do të përmirësohet gjithçka. “Ky është një proces, do të marrë kohë. Kurrë nuk kam thënë një takim të vetëm. Këtë e shohim si një proces”, ka potencuar Trump. aa

Mueller ngre akuza të reja kundër ish-kryetarit të fushatës së Trumpit

Paul Manafort

Robert Mueller, këshilltari i posaçëm amerikan që po heton ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA më 2016, ngriti akuza të reja kundër ish-udhëheqësit të fushatës së presidentit Donald Trump, duke thënë ai ka bërë përpjekje të manipulojë me dëshmitarë.

Mueller tha se Paul Manafort, në liri me kusht, në pritje të gjykimit, ka bërë vazhdimisht përpjekje të komunikojë me dy persona nga Grupi Hapsburg, një firmë me të cilën ka punar përpara vitit 2014, për të promovuar interesat e ish-presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych.

Në dosjen që Mueller dorëzoi në gjykatë, thuhet se FBI ka dokumente, deklarata dhe regjistrime telefonike që tregojnë se Manafort ka bërë përpjekje të komunikojë me dëshmitarë të mundshëm në muajin shkurt, në shkelje të kushteve të lirimit të tij me kusht.

Manafort është akuzuar më herët për pastrim parash, dështim për t’u regjistruar si agjent i huaj dhe mashtrim me taksa.

Ai nuk e ka pranuar fajësinë.

Manafort është anëtari më i lartë i fushatës së Trumpit që paditet, edhe pse asnjë prej akuzave kundër tij deri më tash nuk lidhen me aktivitetet e tij gjatë kohës sa ka qenë kryetar i fushatës së Trumpit, në vitin 2016.

Një numër akuzash lidhen me punën e tij për Yanukovychin, i cili është rrëzuar nga pushteti në vitin 2014 dhe tani jeton në mërgim në Rusi.

SHBA arreston një ish-zyrtar që donte të spiunonte te Kina

Ilustrim

Një ish-oficer i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në SHBA u arrestua pas përpjekjeve për të spiunuar te Kina për Shtetet e Bashkuara.

Ron Rockwell Hansen, 58 vjeç, u arrestua në rrugën drejt aeroportit në Sietëll, nga ku do të fluturonte për në Kinë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se Hansen akuzohet për përpjekje për të transmetuar informacione rreth mbrojtjes kombëtare dhe për marrjen e së paku 800 mijë dollarëve për të vepruar si agjent i Kinës.

Ndihmësi i prokurorit të përgjithshëm, Jihn Demers, tha se veprimet e dyshuara të Hansenit janë “tradhti ndaj sigurisë kombëtare” dhe “fyerje për ish-kolegët e tij të inteligjencës”.

Nëse dënohet për spiunazh në tentativë, Hansen përballet me dënimin maksimal: burgim të përjetshëm.

Presidenti Trump thotë se ka të drejtën të falë veten

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se studiuesit ligjorë kanë konfirmuar se ai ka “të drejtën absolute për të falur” veten, por e vuri në diskutim nëse do ta bënte ose jo një gjë të tillë, përderisa nuk ka “bërë asgjë të keqe” në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Duke komentuar të hënën në Twitter, zoti Trump e quajti përsëri hetimin e drejtuar nga prokurori i posaçëm Robert Mueller “një gjueti shtrigash që nuk po përfundon kurrë”.

Të dielën, avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani tha se presidenti, që ka falur tre figura konservatore të dënuar për krime “nuk ka synim të falë veten”. Por zot Giuliani shtoi se “do të ishte një pyetje e hapur” nëse mund ta bënte një gjë të tillë, megjithëse e pranoi që do të ndodhte një stuhi politike në Shtetet e Bashkuara, nëse e bënte një gjë të tillë.

“Është e paimagjinueshme që ai të falë vetveten dhe ndoshta do të sillte si rezultat menjëherë ngritjen e akuzave për shkarkim”, tha zoti Giuliani për televizionin NBC.

Në një postim tjetët në Twitter, zoti Trump tha se emërimi i zotit Mueller, para një viti me gjithë kundështimet e tij “është krejtësisht JOKUSHTETUES! Megjithatë, ne luajmë lojën sepse unë, ndryshe nga demokratët, nuk kam bërë asgjë të keqe”.

Zoti Giuliani tha në televizionin ABC se është “një pyetje e hapur” nëse zoti Trump do t’u përgjigjet pyetjeve nga anëtarë të ekipit të zotit Mueller, por se avokatët e tij po anojnë nga vendimi për të mos ta lejuar atë që të intervistohet.

Zoti Trump ka thënë prej kohësh se do që t’u përgjigjet pyetjeve të Prokurorit Mueller, por zoti Giuliani tha se “po merr formë” zgjidhja për të mos e lejuar udhëheqësin amerikan të intervistohet. Zoti Giuliani ka lënë të kuptohet se zoti Trump mund të zihet në një kurth padie të rreme dhe të akuzohet se ka gënjyer nën betim, një vepër penale.

Zoti Giuliani, tha se ekipi ligjor i zotit Trump mund të lejojë një intervistë nëse është “e shkurtër dhe vetëm për temën”, por gjasat më të mëdha janë që të mos ta lejojë.

Avokatët e Presidentit Trump argumentuan në një letër me 20 faqe dërguar Prokurorit Mueller në janar, para se zoti Giuliani të bëhej pjesë e ekipit ligjor, se ai nuk mund të detyrohet të dëshmojë dhe se ai nuk ka se si të ketë penguar drejtësinë kur shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey kur ai drejtonte hetimin për Rusinë sepse si president ai ka kompetenca të pakufizuara për të ndërprerë hetimin.

Zoti Giuliani e quajti letrën, për të cilën njoftoi së pari gazeta “The New York Times”, “shumë, shumë bindëse.” Ai tha se avokatët e zotit Trump do ta sfidonin në gjykatë çdo përpjekje për ta detyruar Presidentin Trump t’u përgigjej pyetjeve.

Vullkani në Hawaii, brenda 24 orëve ndodhin 500 tërmete

Brian Shiro nga Observatori i Vullkaneve në Hawaii pranë USGS-së, tha se 500 dridhje të tokës janë regjistruar brenda 24 orëve në fundjavë në rajon

Pesëqind tërmete janë regjistruar brenda 24 orëve në rajonin e vullkanit Kilauea në Hawaii të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Qendra Amerikane e Vrojtimeve Gjeologjike (USGS) njoftoi se një tërmet prej 5,5 ballësh sipas Rihterit ka ndodhur me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të vullkanit, në thellësi prej 1,1 kilometrash.

Sipas një raportimi në CNN, Autoriteti i Mbrojtjes Civile në Hawaii ka thënë në një deklaratë se pas tërmetit që ka ndodhur në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, hiri vullkanik i nxjerrë nga vullkani Kilauea ka arritur në rreth 2,5 kilometra lartësi mbidetare.

Brian Shiro nga Observatori i Vullkaneve në Hawaii pranë USGS-së, tha se 500 dridhje të tokës janë regjistruar brenda 24 orëve në fundjavë në rajon.

Autoritetet thonë se një numër i madh njerëzish kanë ngelur pa zgjidhje në rajon për shkak të llavës pas shpërthimit të vullkanit, duke paralajmëruar personat e mbetur në rajonin e privuar nga uji, energjia elektrike dhe telefoni që të largohen sa më parë, para se lava t’ua presë rrugën.

Zyra e Zjarrfikësit të Hawaiit bëri të ditur se tre persona të bllokuar nga lava në rajonin Kapoho janë evakuuar dje me avion.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Talmadge Mango të shtunën kishte deklaruar se llava e nxjerrë nga vullkani Kilauea, i cili shpërthen prej një muaji, ka shkatërruar dhjetë shtëpi të tjera.

87 shtëpi bëhet e ditur të jenë shkatërruar deri më tani si pasojë e llavës.

Afër 2.000 ishin evakuuar në zona të sigurta muajin e kaluar për shkak të llavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga vullkani. aa

Sekretari Mattis bën thirrje për vigjilencë ndaj Koresë së Veriut

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë Itsunori Onodera, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Song Young-moo në Singapor, 3 qershor 2018.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, tha sot se sanksionet ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut do të hiqen vetëm kur Pheniani të ndërmarrë hapa konkrete për të shpërbërë programin bërthamor. Ai gjithashtu qartësoi se çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve me Phenianin.

Duke folur përkrah homologëve të tij të Koresë së Jugut dhe Japonisë, zoti Mattis u përpoq të ulë pritshmëritë për bisedimet që po zhvillohen mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut.

“Si ministra të mbrojtjes, ne duhet të ruajmë qëndrimin tonë të përbashkët për mbrojtjen, në mënyrë që në këto kohëra kritike t’u japim diplomatëve tanë mundësinë të negociojnë nga një pozicion i qetë dhe i fortë. Në veçanti tani, duhet të jemi vigjilentë dhe të vazhdojmë të zbatojmë të gjithë rezolutat e Këshillit të Sigurimit për Korenë e Veriut. Koreja e Veriut do të lehtësohet vetëm kur të provojë se ka ndërmarrë hapa të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm drejt çmilitarizimit bërthamor”, deklaroi Sekretari Mattis.

Ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut, Song Young-moo, u shpreh më parë se ishte disi optimist.

“Jam sigurisht shumë i matur për shkak të sjelljeve të Koresë së Veriut në të kaluarën. Megjithatë shikojmë një të ardhme më të ndritur për shkak të masave që ka ndëmarrë rishtazi Koreja e Veriut, dhe duhet të përfitojmë nga ky shans”, tha zoti Song Yong-moo.

Sekretari Mattis tha gjithashtu se çështja e pranisë së njësive amerikane në Korenë e Jugut nuk do të jetë pjesë e diskutimeve gjatë takimit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong Unit. Ai tha se nëse palët vendosin të diskutojnë për këtë aspekt, ajo nuk do të ndodhë në kuadrin e bisedimeve me Phenianin.

Presidenti Trump pati bërë thirrje fillimisht për një proces të shpejtë çmilitarizimi bërthamor, duke thënë se përqasja graduale nuk ka funksionuar në të kaluarën. Por, pasi u takua të premten me një zyrtar të lartë koreanoverior, u duk se u tërhoq nga ky qëndrim.

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në nivelin më të ulët në 18 vjet

Departamenti i Punës në SHBA

Shtimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara në maj u bë më shpejt sesa pritej, pasi punëdhënësit shtuan 223,000 poste.

Norma e papunësisë ra në 3.8 përqind, krahasuar me 3.9 përqind në muajin paraprak, duke e sjellë atë në nivelin më të ulët në 18 vjet, tha Departamenti amerikan i Punës.

Sondazhet e ekonomistëve kishin parashikuar se do të kishte një shtim prej rreth 188,000 vendeve të punës në maj.

Norma e papunësisë nuk ka qenë kaq e ulët qysh në prill të vitit 2000 dhe tashmë e ka përmbushur parashikimin e Rezervave Federale për 3.8 përqind deri në fund të vitit 2018.

Trump: takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Presidenti Donald Trump tha se takimi me udhëheqëson koreanoverior Kim Jong Un do të ndodhë në datën e caktuar, më 12 qershor, në Singapor.

Këto komente persidenti amerikan i bëri pasi priti në Shtëpinë e Bardhë zyrtarin e lartë të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol. Ai është zyrtari i parë i lartë i vendit të mbyllur, që vjen për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në 18 vitet e fundit.

Presidenti Trump tha se gjatë takimit dy-orësh me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior, kishin biseduar për një sërë çështjesh, mes të tjerash, për sanksionet ndaj Koresë së Veriut, për të cilat ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Ai tha se kishin biseduar me zyrtarin koreanoverio, për t’i dhënë fund luftës rreth 70-vjeçare mes dy Koreve.

Presidenti Trump tha se takimi i 12 qershorit do të jetë i pari, gjatë një procesi të gjatë diplomatik për ndërtimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Ai tha se në këtë proces një rol të rëndësishëm do të kenë Koreja e Jugut, Japonia dhe Kina, fqinjët e fuqishëm të Koresë së Veriut.

Presidenti Trump tha se takimi i një presidenti amerikan me udhëheheqësin koreanoverior duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, të cilin ai e quajti një takim të rëndësishëm për t’i dhënë fund luftës koreane.

I pyetur nga gazetarët nëse kishte hapur çështjen e të drejtave të njeriut me përfaqësuesin e lartë të vendit komunist, Trump tha se kjo çështje nuk ishte diskutuar në takimin e së premtes në Shtëpinë e Bardhë. Por ai tha se udhëheqësit koreanoveriorë janë të interesuar që vendi i tyre të zhvillohet dhe në këtë proces ai tha se fqinjët e tyre do të kenë një rol të rëndësishëm.

Kim Yong Chol erdhi në Uashington nga Nju Jorku, ku zhvilloi dy ditë bisedime me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

Ai i dorëzoi Presidentit Trump një letër të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, por presidenti nuk komentoi mbi përmbajtjen e letrës.

Trump: Kanë marrë fund marrëdhëniet e pandershme tregtare

Trump vendosi tarifa të cilat hynë në fuqi të premten, dhe kanë të bëjnë për importe nga Kanadaja, Meksika dhe BE

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se kanë marrë fund ditët në të cilat SHBA-të kanë qenë të shfrytëzuara në çështjet tregtare. Kjo ishte kundërpërgjigja e ashpër e presidentit Trump për deklaratën e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeu, i cili kritikoi vendosjen e tarifave nga SHBA për import të çelikut dhe aluminit.

Trump vendosi tarifa të cilat hynë në fuqi sot dhe kanë të bëjnë për importe nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Evropian (BE). Paralelisht me këtë, administrata e tij është duke negociuar një marrëveshje të re për tregti të lirë në Amerikën Veriore (NAFTA).

“Sot, kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i është përcjellë ky mesazh: SHBA-të do të bien dakord për një marrëveshje të drejtë, në të kundërtën nuk do të ketë fare marrëveshje”, tha Trump në deklaratën e tij lidhur me NAFTA.

Trudeau nga ana e tij tha se vendosja e tarifave është “tërësisht e papranueshme“, duke paralajmëruar se kjo do të ndryshojë raportet mes dy vendeve, ndërkohë që paralajmëroi vendosjen e tarifave për importet nga Amerika, në vlerë prej 12.8 miliardë dollarë (rreth 11 miliardë euro). aa

Delegacioni verikorean viziton Uashingtonin më 1 qershor

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se takimi ne mes të zyrtarëve verikoreanë dhe atyre amerikanë në Nju Jork ka shkuar “shumë mirë” dhe se delegacioni nga Phenjani pritet të shkojë në Uashington më 1 qershor për t’i dorëzuar Trumpit një letër nga lideri verikorean, Kim Jong Un.
Trump ka njoftuar për takimin e rradhës, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo është takuar më 31 maj me personin e afërt të Kimit, gjeneralin Kim Young Chol, në Nju Jork me ç’rast kanë diskutuar plane për mbajtjen e samitit që ishte planfikuar të mbahej më 12 qershor në Singapor.
Kim Yong Chol, diplomati më i lartë verikorean që ka vizituar SHBA-në në 20 vjetët e fundit ka darkuar me Pompeon më 30 maj në Nju Jork, derisa është takuar sërish me të më 31 maj.
Turmp ka anuluar ditë më parë samitin në Singapor, mirëpo të dy palët kanë bërë përpjekje të reja për të zhvilluar takimin siç ishte planifikuar.
Uashingtoni synon denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean në këmbim të disa përftimeve ekonomike për Phenjanin.

8-vjeçari i shkrin të gjithë së qeshuri, përpiqet disa herë të përqafojë Trumpin

Një djalë 8-vjeçar, i cili ndihmoi në inspirimin e legjislacionit federal në nismën “Right to Try” tërhoqi të gjithë vëmendjen të mërkurën gjatë firmosjes nga Presidenti Trump.

Djali, Jordan McLinn, nga Indianapolis, u çua nga karrigia me rrota për të qëndruar pranë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili hidhte firmën e tij në dokumentin e legjislacionit.

Ndërsa Presidenti nënshkruante, djali përpiqej vazhdimisht ta përqafonte. Pas disa përpjekjeve, presidenti e shpërbleu me një përqafim të ngrohte dhe një puthje.

Ai gjithashtu i dha 8-vjeçarit stilolapsin me të cilin firmosi aktin.


Send this to a friend