VOAL

VOAL

SHBA, panair i aviacionit dhe detarisë

CHICAGO – Sot në Chicago, SHBA, është hapur Panairi i 60-të i aviacionit dhe detarisë.

Manovrat ajrore mbi liqenin Michigan nga bregu i ndiqnin disa mijëra persona.

Në panair morën pjesë ekipet Aerostars, AeroShell Aerobattic, brigade zjarrfikëse Chicago, Policia detare e Chicago-s, Thunderbirds, P-51 Mustang dhe A-10 Thunderbolt.

Akrobacionin drejtpërdrejt e transmetuan disa kanale televizive, ndërsa vazhdimi i manifestimit është planifikuar për të dielën. aa

Shtohen tensionet mes komunitetit të zbulimit dhe Shtëpisë së Bardhë

Tensionet mes komunitetit të zbulimit dhe Shtëpisë së Bardhë janë shtuar kohët e fundit, ndërsa Presidenti Donald Trump dhe ish zyrtarë të lartë të zbulimit u përfshinë në një betejë fjalësh lidhur me certifikatat e sigurisë.

Të premten presidenti Trump kërcënoi se do t’i hiqte certifikatën e sigurisë një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë dhe shtoi se vendimi tij për heqjen e certifikatës së sigurisë ish Drejtorit të CIA-s John Brennan, është pritur me “reagime të jashtëzakonshme”.

Objekt i zemërimit të zotit Trump të premten ishte zyrtari i Departamentit të Drejtësisë Bruce Ohr, që ishte në mesin e nëntë zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, që rrezikojnë ta humbin certifikatën e sigurisë.

Zoti Trump bëri lidhje mes Bruce Ohr-it dhe Prokurorit Special Robert Mueller, duke e quajtur lidhjen mes tyre “të papranueshme” për Mueller-in. Mueller po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, hetim që Trump e quajti të premten “gjueti shtrigash të manipuluar”.

“Ju e dini këtë,” u tha presidenti Trump gazetarëve. “Zoti Mueller është në konflikt interesi”.

Trump kritikoi përsori ish-drejtorin e CIA-s të shtunën, John Brennan, duke pyetur në mënyrë retorike në Twitter nëse dikush ka “shikuar gabimet që bëri John Brennan ndërsa shërbente si drejtor i CIA-s” , pa dhënë shpjegime dhe e etiketoi atë si një “llafazan, njeri partiak, të cilit nuk mund t’i besohen sekretet e vendit tonë!”

Komentet e presidentit Trump, së bashku me kërcënimin e heqjes së certifikatës së sigurisë zyrtarëve të tjerë të mëparshëm dhe të tanishëm, kanë shkaktuar një zemërim në rritje.

Të premten, ish zyrtarë të CIA-s u kundërpërgjigjën për sjelljen ndaj zotit Brennan: më tepër se 60 persona nënshkruan një deklaratë, duke kritikuar ato që i cilësojnë “komente dhe veprime të papërshtatshme e të pashembullta nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me heqjen e çertifikatës së sigurisë së John Brennan-it”.

Gjykatësi i çështjes Manafort thotë se e kanë kërcënuar

Gjykatësi që po shqyrton çështjen e ish manaxherit të fushatës së Presidentit Donald Trump, Paul Manafort, thotë se e kanë kërcënuar dhe se aktualisht, ai po mbrohet nga njesitë speciale të organeve të rendit:

Gjyaktësi T.S. Ellis nuk i ka pranuar kërkesat e medias për të publikuar emrat e anëtarëve të jurisë, duke theksuar shqetësimet për sigurinë. Juria prej 12 anëtarësh i vazhdoi diskutimet të premten për të dytën ditë rresht, ndërsa Presidenti Trump u shpreh se gjyqi ndaj zotit Manafort “është për të ardhur keq”.

“Është një ditë e trishtuar për vendin tonë. Ai ka punuar për mua për një kohë shumë të shkurtër. Por ai është njeri i mirë. Mendoj se është për të ardhur keq ajo që kanë bërë ndaj zotit Paul Manafort”.

Presidenti u pyet rreth mundësisë së faljes për 69 vjeçarin Manafort, por ai nuk pranoi të përgjigjej. Juria e përbërë nga gjashtë burra dhe gjashtë gra filloi diskutimet pas dyerve të mbyllura të enjten, në një gjykatë në shtetin Virxhinia. Juria i drejtoi gjykatësit katër pyetje, mes të tjerash, që të sqaronte kuptimin e fjalës “dyshim i arsyeshëm”.

Në bazë të ligjit amerikan, fajësia e të akuzuarit duhet të provohet bazuar në fakte të besueshme, ose përndryshe nuk do të ketë dënim. Pyetjet e tjera të jurisë kishin të bënin me detaje specifike lidhur me rastin e evazionit fiskal dhe mashtrimeve financiare.

Akuza dhe pala mbrojtëse të mërkurën paraqitën argumentet mbyllëse. Prokuroria argumentoi se jeta luksoze e zotit Manaforti ishte “e mbushur me gënjeshtra”. Prokurori Greg Andres i tha jurisë se “Paul Manafort gënjente në mënyrë që të fitonte sa më shumë para“.

Por avokati mbrojtës i zotit Manafort, Richard Westling, tha se qeveria nuk arriti të provojë që zoti Manaforti ishte “fajtor bazuar tek fakte të besueshme”, që është standardi për t’u dënuar sipas sistemit ligjor amerikan.

Avokati Westling tha se kjo ishte arsyeja që pala mbrojtëse vendosi që të mos thërresë asnjë dëshmitar për çështjen, përfshirë vetë zotin Manafort.

Ish-figura të zbulimit amerikan kritikojnë presidentin

Dymbëdhjetë ish-zyrtarë të lartë të zbulimit lëshuan një deklaratë duke kritikuar ato që e cilësojnë “komente dhe veprime të papërshtatshme e të pashembullta nga Shtëpia e Bardhë, lidhur me heqjen e çertifikatës së sigurisë së John Brennan-it”.

Deklarata vjen si reagim ndaj vendimit të marrë të mërkurën nga Presidenti Donald Trump, për t’i hequr ish-drejtorit të CIA-s zotit Brennan, çertifikatën e sigurisë.

“Veprimi i presidentit në lidhje me John Brennan dhe kërcënimet për veprime të ngjashme kundër ish-zyrtarëve të tjerë, nuk kanë të bëjë me atë se kush duhet dhe nuk duhet të mbajë çertifikatë sigurie. Gjithçka ka të bëjë me një përpjekje për të mbytur fjalën e lirë”, thuhet në deklaratën e publikuar të enjten vonë.

Deklarata u nënshkrua nga gjashtë ish-drejtorë të CIA-s, pesë ish-zëvendësdrejtorë të agjencisë dhe një ish-drejtor i Shërbimit Kombëtar të zbulimit.

Presidenti Donald Trump ka thënë se John Brennan ka mbjellë “përçarje dhe kaos” për administratën e tij tek njoftoi vendimin për t’i pezulluar çertifikatën e sigurisë ish-drejtorit të CIA-s. Zoti Brennan e pati quajtur “asgjë më pak se tradhëti” daljen e Presidentit Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin rus Vladimir Putin.

Më parë një ish-admiral i Marinës amerikane, i cili pati udhëhequr operacionin për vrasjen e Osama bin Ladenit, sfidoi presidentin Trump duke i kërkuar t’ia heqë çertifikatën e tij të sigurisë.

Në një letër të hapur drejtuar zotit Trump publikuar në gazetën “ The Washington Post”, admirali në pension William McRaven shkruante se do ta konsideronte veprimin si “nder”.

“Nëpërmjet veprimeve tuaja, na keni turpëruar në sytë e fëmijëve tanë, në skenën botërore dhe më e keqja, na keni ndarë si komb”, thuhej ndër të tjera në letren e hapur të ish-ushtarakut të lartë.

SHBA shtyn mbajtjen e paradës ushtarake deri më 2019

Presidenti amerikan, Donald Trump.

Një paradë kontraverse ushtarake të cilën presidenti amerikan, Donald Trump kishte shpresuar ta realizonte në muajin nëntor, është shtyrë për vitin e ardhshëm, për shkak të siç është raportuar shpenzimeve më të larta se që janë planifikuar.

“Ne fillimisht kemi vënë cak 10 nëntorin e vitit 2018 për këtë ngjarje, mirëpo jemi pajtuar me Shtëpinë e Bardhë për të shtyrë këtë organizim më 2019”, ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Koloneli, Rob Manning.

Burime të paidentifikuara në Pentagon, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se arsyeja e shtyerjes ka qenë shifra prej 90 milionë dollarëve për të realizuar këtë paradë dhe e cila është rreth tri herë më e lartë se planifikimet fillestare të Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur para gazetarëve në Bogota, Kolumbi, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka refuzuar të konfirmojë për shifrën 90 milionë dollarë, duke iu bërë thirrrje mediave “të sigurojnë burime më të mira”.

Zyrtarisht, Parada ishte menduar të organizohej për nder të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Trump kishte urdhëruar Pentagonin të organizonte këtë ngjarje, pas pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Paris më 2017.

Më herët gjatë këtij viti, Trump ka anuluar stërvitjet e përbashkëta me Korenë Jugore, duke thënë se një gjë e tillë do t’i kursente SHBA-së, “një shumë të jashtëzakonshme të parave”.

Pentagoni më vonë ka njoftuar se ky hap u ka kursyer autoriteteve amerikane 14 milionë dollarë.

Pentagoni: Ushtria kineze mund të jetë trajnuar për sulme drejt SHBA-së

Pjesëtarë të forcave kineze.

Ushtria e Kinës ka zgjeruar operacionet bombarduese në vitet e fundit dhe se të njëjtat ka mundësi të kenë pasur qëllim trajnimin për sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, është thënë në një raport të publikuar nga Pentagoni të enjten, transmeton Reuters.

Ky raport, që vjen në kohën e tensioneve të larta SHBA-Kinë, për shkak të çështjeve tregtare, ka treguar përpjekjet e Kinës për të rritur ndikimin në botë me shpenzime ushtarake, të cilat sipas Pentagonit kanë kaluar shifrën e 190 miliardë dollarëve amerikanë më 2017.

Një vlerësim i tillë është bërë teksa të dy vendet planifikojnë të zhvillojnë negociata për tregti, duke synuar të zgjidhin konfliktin e përshkallëzuar për tarifa, që rrezikon të kthehet në luftë tregtare.

Këtë vit, forcat ajrore të Kinës kanë ulur disa bombardues në ishujt e rajonit të diskutueshëm të Detit të Kinës Jugore, në kuadër të stërvitjeve ushtarake.

Në muajin janar, Pentagoni pati vendosur luftimin e Pekinit së bashku me Rusinë në qendër të Strategjisë për Siguri Kombëtare.

Sipas raportit të Pentagonit, pavarësisht parashikimeve për ulje të trendit të rritjes ekonomike, buxheti i Kinës për mbrojtje mund të tejkalojë shifrën e 240 miliardë dollarëve deri më 2028.

Në po të njëjtin raport është thënë se programi hapësinor i Kinës është duke u zhvilluar me shpejtësi.

SHBA ndëshkon kompani ruse dhe kineze për shkelje të sanksioneve ndaj Koresë Veriore

Anije verikoreane

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër një agjencie ruse për shërbime të portit dhe disa kompanive kineze për ndihmën që u kanë ofruar anijeve verikoreane, por edhe për shitje të alkoolit dhe duhanit në Phenjan, duke shkelur sanksionet amerikane, transmeton Reuters.

Thesari amerikan ka njoftuar përmes një deklarate të mërkurën, se dy kompani me bazë në Kinë kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë në vit, duke eksportuar alkool dhe cigare në Korenë Veriore.

Po ky Departament ka sanksionuar kompaninë me bazë në Rusi, Profinet Pte Ltd dhe drejtorin e përgjithshëm të së njëjtës, Vasili Aleksandrovich Kolchanov, e cila ka ofruar shërbime të portit të paktën gjashtë raste ndaj anijeve që kanë bartur flamurin e Koresë Veriore.

”Taktikat e këtyre subjekteve me bazë në Kinë, Singapor dhe Rusi, janë përdorur në tentim e sipër për t’iu ikur sanksioneve dhe përbëjnë shkelje të ligjit amerikan, andaj të gjitha industritë e tregtisë janë përgjegjëse t’iu ikin atyre, apo ekspozojnë veten në rrezik të madh”, ka thënë Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin.

Sipas sanksioneve, asnjë qytetar amerikan nuk mund të bëjë marrëveshje me personat e ndëshkuar dhe pronat e tyre në Shtetet e Bashkuara “duhet të bllokohen”, ka njoftuar Thesari.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë presion të vazhdueshëm Koresë Veriore për të hequr dorë nga programi i armëve bërthamore.

Presidenti Trump ia heq certifikatën e sigurisë ish drejtorit të CIA-s John Brennan

Presidenti Donald Trump po ia heq certifikatën e sigurisë së lartë ish drejtorit të CIA-s të administratës Obama, John Brennan, një zë i hapur kritik ndaj Presidentit. Këtë njoftim e bëri zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders.

“Zoti Brennan kohët e fundit e ka shfrytëzuar statusin e tij të ish zyrtarit të lartë, që ka akses ndaj informacioneve tepër delikate, për të ngritur akuza të pabaza dhe shfrime të zemëruara në internet dhe televizion lidhur me adminsitartën aktuale”, – tha zonja Sanders.

Zoti Brennan ka qenë shumë kritik ndaj sjelljeve të zotit Trump, duke e cilësuar konferencën e përbashkët për shtyp që ai dha krahas me Presidentin rus Vladimir Putin në Finlandë, si“asgjë më pak, se sa tradhëti”.

Zëdhënësja Sanders tha se janë duke u rishikuar edhe certifikatat e sigurisë të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të tjerë.

Në mesin e tyre janë: ish Drejtori i FBI-së James Comey; James Clapper, ish drejtori i zbulimit kombëtar; ish drejtori i CIA-s Michael Hayden; ish këshilltarja për sigurinë kombëtare Susan Rice; si dhe Andrew McCabe, i cili shërbeu në postin e zëvendës drejtorit të FBI-së, deri kur u shkarkua në muajin mars.

Pensilvani: Rreth 300 priftërinj kanë abuzuar seksualisht fëmijë për dekada të tëra

Priftërinjtë katolikë në Pensilvani abuzuan seksualisht me mijëra fëmijë gjatë një periudhe 70 vjeçare dhe i mbajtën të heshtur nëpërmjet “armatimit të besimit”, si dhe nëpërmjet një fushate sistematike të fshehjes nga peshkopët e tyre, bën të ditur Avokati i Shtetit.

Në një raport prej 884 faqesh, të publikuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë, Josh Shapiro, tregohen shembuj të paraqitur grafikisht të fëmijëve, të cilët i pastronin paraprakisht dhe më pas i dhunonin seksualisht, klerikët e kishës katolike.

Prokurori është bazuar kryesisht në dokumentet e arkivave sekrete të mbajtura nga dioqezat, duke përfshirë këtu rrëfimet e shkruara nga priftërinjtë.

“Ishte abuzim seksual i fëmijëve, përfshirë këtu përdhunimin, i cili u krye nga burra të rritur, priftërinjë kundër fëmijëve”, tha Shapiro.

Përfaqësuesit e gjashtë dioqezave të Pensilvanisë të përfshirë në raport nuk dhanë ndonjë koment.

Prokurori i Përgjithshëm tha se ky është raporti më i madh mbi abuzimet seksuale të klerikëve të kishës katolike në historinë amerikane, pothuajse dy dekada pas ekspozimit të abuzimit në Boston, që tronditi kishën katolike romake.

“Priftërinjtë dhunuan djem dhe vajza,”tha Shapiro. “Ata fshehën të gjitha për dekada të tëra”.

Në raport përmenden 301 priftërinj, disa prej të cilëve kanë vdekur. Vetëm dy prej priftërinjëve do te ndiqen penalisht.

Prokurori Shapiro tha se janë identifikuar rreth 1000 viktima, por beson se mund të ketë shumë më tepër.

Gjithashtu, Shapiro bëri të ditur se një prift kishte ngacmuar pesë motra në një familje. rel

Zëdhënësja e Pentagonit nën hetime

Pretendohet se White stafin e afërt brenda Pentagonit e ka shfrytëzuar për kryerjen e punëve private, si dhe është hakmarrë ndaj disa punonjësve që kanë raportuar tek eprorët e tyre

UASHINGTON – Kundër zëdhënëses së Pentagonit, Dane White, është ngritur një hetim nën dyshimin se disa punonjës të këtij institucioni të lartë shtetëror i ka shfrytëzuar për çështje private.

Televizioni amerikan CNN raporton se White për disa javë është nën hetime nga kryeinspektori i Pentagonit.

Pretendohet se White stafin e afërt brenda Pentagonit e ka shfrytëzuar për kryerjen e punëve private, si dhe është hakmarrë ndaj disa punonjësve që kanë raportuar tek eprorët e tyre.

Ndër të tjera për White thuhet se ka urdhëruar punonjësit e stafit të çojnë rrobat e saj në pastrim kimik, por edhe të blejnë ilaçe dhe ushqim.

CNN thekson se sipas rregullave etike në Pentagon një zyrtar nuk ka të drejtë të shfrytëzojë punonjësit e tjerë për kryerjen e punëve private.

White mban postin e zëdhënëses së Pentagonit nga qershori i vitit 2017 dhe personalisht i raporton sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis. aa

Trumpi sulmon përsëri Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions

Presidenti amerikan Donald Trump të martën sulmoi përsëri Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions dhe agjentin e shkarkuar të FBI-së Peter Strzok, duke i fajësuar ata për hetimin mbi lidhjet e mundshme të Rusisë me fushatën e tij presidenciale të vitit 2016 që ka konsumuar presidencën e tij.

Në një postim në Twitter presidenti u shpreh se “Nëse do të kishim një Prokuror të Përgjithshëm të vërtetë, kjo gjueti shtrigash kurrë nuk do të kishte filluar. Po hetohen njerëzit e gabuar”.

Sulmi i Presidentit Trump ndaj zyrtarit më të lartë të zbatimit të ligjit në vend erdhi disa ditë pasi ai e cilësoi Prokurorin Sessions si “të frikësuar dhe të ngurtë” dhe “të pa pranishëm në betejë”.

Presidenti Trump për një kohë të gjatë e ka kritikuar zotin Sessions, por nuk e ka shkarkuar atë nga detyra për tërheqjen vullnetare nga mbikëqyrja e hetimeve të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller. Hetimet shtrihen mbi dy pista, bashkëpunimin e mundshëm të zyrës elektorale të kandidatit Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 dhe mbi nëse zoti Trump ka penguar drejtësinë duke u përpjekur të shmangte fillimin e hetimeve.

Në bazë të rregullave të Departamentit të Drejtësisë, Sekretari Sessions ishte i detyruar të tërhiqej nga mbikqyrja e hetimeve për shkak të konfliktit të interesit. Zoti Sesssions vetë kishte patur kontakte me ish ambasadorin e atëhershëm të Rusisë në Uashington dhe ishte mbështetës i fortë i kandidaturës së zotit Trump për president.

Zoti Trump gjithashtu sulmoi ish agjentin e FBI-së Strzok, i cili ishte një nga zyrtarët kyç në ekipin hetues të prokurorit Mueller, derisa prokurori Mueller e largoi atë pas bërjes publike të disa teksteve nga celulari i tij, ku ai kritikonte ashpër zotin Trump.

FBI e shkarkoi atë javën e kaluar, megjithëse raporti i hetimeve të brendshme të Departamentit të Drejtësisë theksonte se nuk ka ndonjë provë se zoti Strzok dhe avokatja e FBI-së Lisa Page, gruaja me të cilën ai kishte shkëmbyer mesazhet personale, kishin kryer ndonjë veprim që lidhej me detyrën e tyre, bazuar në pikëpamjet personale që kishin për zotin Trump.

Shtëpia e Bardhë, Omarosa dhe regjistrimet e fshehta

Vazhdon skandali mes Presidentit Donald Trump dhe ish-ndihmëses së tij dhe personalitetit televiziv Omarosa Manigault Newman, e cila ka publikuar regjistrimet e bisedave që zhvilloi me Presidentin dhe Shefin e Personelit në Shtëpinë e Bardhë. Zonja Manigault Newman thotë se fshehurazi ka regjistruar bisedat me Presidentin Trump dhe Shefin e Personelit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, gjë që mund të përbëjë shkelje të rregullave të sigurisë në Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara, sjell hollësitë.

Omarosa Manigault Newman i përket një numri të vogël nga bashkëpunëtorët e mëparshëm zotit Trump që mori një post në Shtëpinë e Bardhë. Ajo e kishte njohur zotin Trump për më shumë se një dekadë, duke u shfaqur në emisionin televiziv “The Apprentice.”

Por, në një intervistë me kanalin televiziv NBC, ajo tani thotë se gjithçka ndryshoi pas pushimit të saj nga puna në dhjetor të vitit të kaluar.

“Shumë gjëra të korruptuara po ndodhin në Shtëpinë e Bardhë dhe unë do t’i nxjerr në dritë shumë prej tyre”, thotë ajo.

Dy ditë radhazi, ish-ndihmësja e Presidentit Trump, e njohur si Omarosa, publikoi regjistrime të fshehta të bisedave që kishte bërë në Shtëpinë e Bardhë.

Të dielën, ajo publikoi një bisedë me Shefin e Personelit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly që ajo e kishte regjistruar në një dhomë ku mbahen takime të rëndësishme, të quajtur “The Situation Room”.

Të hënën, ajo publikoi një regjistrim tjetër që, sipas saj, është dëshmi se Presidenti Trump nuk ishte në dijeni të shkarkimit të saj.

Zëri i Presidentit Trump

“Ju e dini se ata menaxhojnë një operacion të madh, por unë nuk e dija këtë”.

Dhoma e Shtëpisë së Bardhë ku ishte bërë regjistrimi është e rezervuar për diskutimet më sekrete dhe më kritike të sigurisë kombëtare. Ndihmësit që marrin pjesë në mbledhjet e zhvilluara në këtë dhomë zakonisht nuk lejohen të sjellin me vete pajisje elektronike.

Analistët e sigurisë janë shprehur të alarmuar për faktin që është regjistruar fshehtazi një bisedë në një dhomë kaq sekrete.

Përmes një deklarate, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders tha se regjistrimi ishte një mospërfillje e hapur për sigurinë kombëtare dhe e denoncoi Omarosën si një ish-punonjëse të pakënaqur, e cila nuk kishte “karakter dhe integritet”.

Omarosa i doli në mbrojtje veprimit të saj në një intervistë në kanalin NBC.

“E bëra si masë për t’u vetëmbrojtur, sepse kjo është një Shtëpi e Bardhë, ku të gjithë gënjejnë. Presidenti e gënjen popullin amerikan. Sarah Huckabee çdo ditë prezantohet para vendit dhe gënjen. Duhet të mbrosh veten, përndryshe të godasin me 17 thika pas shpine”.

Zonja Newman po promovon librin e saj të ri, “Unhinged”, me tone shumë kritike ndaj Presidentit Trump dhe Shtëpisë së Bardhë. Në librin e saj, ajo pretendon se i është ofruar një pagë prej 15,000 mijë dollarësh në muaj nëse ajo nuk do të kritikonte Presidentin Trump.

Presidenti Trump dha këtë pëgjigje në lidhje me librin e Omarosës:

“Ajo është një individ shumë i ulët”.

Presidenti Trump gjithashtu e sulmoi atë në Twitter të hënën në mëngjes, duke e quajtur të krisur dhe të paskrupullt.

Mbështetësit e të djathtës ekstreme marshojnë në Uashington

Pamje nga protestat e një viti më parë në Virxhinia.

Nacionalistët e racës së bardhë kanë mbajtur një marsh afër Shtëpisë së Bardhë në Uashington, mirëpo janë përballur me një numër të madh të kundërprotestuesve.

Rreth 20 mbështetës të së djathtës ekstreme kanë mbajtur protestën, e cila është zhvilluar një vit pas dhunës në Sharllotsvill të Virxhinias, që pati rezultuar me një person të vdekur.

Qindra kundërshtarë të kësaj proteste kanë mbajtur një tjetër marsh afër, duke dënuar racizmin.

Të dyja palët janë mbajtur larg njëra-tjetrës nga prezenca e madhe e policisë.

Në organizimin e nacionalistëve ishte planfikuar të merrnin pjesë rreth 400 persona, mirëpo në ditën e protestës kanë marrë pjesë shumë më pak njerëz.

Protestat janë përcjellur me siguri të lartë, teksa janë ndaluar të gjitha armët e zjarrit në atë zonë.

Pas gati dy orëve dhe shiut të rrëmbyeshëm, marshi ka përfunduar dhe protestuesit janë larguar nga zona me automjete të policisë.

Grupi tjetër i kundërprotestuesve është mbledhur në një tjetër zonë, duke brohoritur dhe duke valëvitur pllakata në duart e tyre.

SHBA, shënohet me protesta përvjetori i mitingut të nacionalistëve të bardhë

Ndërsa zyrtarët në qytetin amerikan Uashington dhe në shtetin fqinjë, Vixhinia, marrin masa për përvjetorin e parë të një mitingu të nacionalistëve të bardhë, që përfundoi në dhunë vdekjeprurëse,

Presidenti Donald Trump bëri thirrje të shtunën për unitet:

“Duhet të qëndrojmë së bashku si komb. Unë dënoj çdo lloj racizmi dhe veprime me dhunë. Paqe për të gjithë amerikanët!”, – shkroi në Twitter Presidenti, ndërsa ndodhet në klubin e tij të golfit në shtetin e Nju Xhërsit.

Zoti Trump shtoi se ai “ka luftuar” për përmirësimin e jetës për të gjitha pakicat dhe u zotua se “Nuk do të pushoj kurrë së luftuari për të gjithë amerikanët!”.

Përgjigja e presidentit ndaj mitingut të vitit të kaluar në Sharlotsville të Virxhinias, shkaktoi kritika të mëdha kur ai deklaroi nga dhoma e konferencave për shtyp të Kullës Trump, se “të dyja palët në miting ishin njerëz normalë.”

Të shtunën në mbrëmje, në qytetin e Charlotsvillit u zhvilluan në mënyrë paqësore marshime dhe aktivitete të tjera të komunitetit, në praninë e një numri të madh trupash policore.

Policia kishte vendosur barriera betoni dhe pika kontrolli për kalimtarët:.

“Vitin e kaluar policia nuk u tregua e aftë, ose nuk mori vendimet e duhura për të zbatuar ligjin. Këtë vit është shumë ndryshe. Policia e shtetit të Virxhinias është e pranishme në mënyrë masive dhe ata e kanë nën kontroll situatën,”– thotë një banor i Sharlotsvillit.

Në kampusin e Universitetit të Virxhinias të shtunën në mbrëmje pati një tensionim të gjendjes për shkak të thirrjeve të një grupi demonstruesish dhe një konfrontim mes tyre dhe policisë, por pas vetëm disa minutash, situata u qetësua.

“Kam 10 vjet që jetoj në Charlottesville. Jam student i mjekësisë. U shqetësova për shkak të masave të pakta të adminsitratës vitin e kaluar. Duke dashur të përfaqësoj shkollën dhe shokët mi të klasës, them se ne jemi kundër supremacisë të bardhë dhe kundër asaj që ndodhi vitin e kaluar.”– thotë një student i Universitetit të Virxhinias.

Mbrëmja e së shtunës shënoi përvjetorin e parë të marshimit me pishtarë në duar të supremacistëve të bardhë, në kampusin e Universitetit të Virxhinias. Të nesërmen pati një miting me pjesëmarrjen e shumë njerëzve në qendrën e qytetit të Sharlotsvillit.

Më 12 gusht 2017, qindra nacionalistë të bardhë, në mesin e tyre neonazistë, elementë esktremistë dhe anëtarë të organizatës Ku Klux Klan, u mblodhën në Sharlotsvill, mes të tjerash për të protestuar kundër vendimit të zyrtarëve të qytetit për heqjen e monumentit të gjeneralit të Konfederatës Robert E. Lee nga një park.

Mather Jones: Ish-këshilltari në fushatën presidenciale të Trump po lobon për partinë pro-ruse sepseratiste të Bosnjes Nga Dan Friedman

Në foto: Corey Lewandowski me Zheljka Cvijanoviq, kryeministrja e Republika Srpska, në Tower Hotel Trump më 25 korrik

Përfaqësuesit e një partie separatiste serbe, të mbështetur nga Rusia, ndaj liderit të së cilës janë vënë sanksione nga Departamenti i Thesarit, janë takuar me zyrtarë dhe aleatë të administratës Trump dhe kohët e fundit janë lidhur me dy ish-zyrtarë të fushatës Trump për t’i ndihmuar ata t’u lidhur me ligjvënësit republikanë.

Ish këshilltari i fushatës Trump Jason Osborne dhe Mike Rubino janë regjistruar me Departamentin e Drejtësisë për të lobuar për partinë politike të Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska, enklava serbe në Bosnje. Dodik ka folur për shkëputje të Republikës së tij shkëputje nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë, duke shkallëzuar tensione në një vend të qeverisur nga 1995 nga Marrëveshja e Dejtonit pas përfundimit të një lufte 3 vjeçare të përgjakshme luftë tre-vjeçare në mesin e ish-shteteve jugosllave. Shtetet e Bashkuara i kanë vënë saknksione Dodik vitin e kaluar për shkak të thirrjeve të tij për shkëputje dhe veprime të tjera.

Dodik ka fituar mbështetjen nga Rusia, e cila ka përqafuar kundërshtimin e tij që Bosnje t’i bashkohet NATO-s dhe përgjithësi mbështet partitë dhe lëvizjet nacionaliste, sidomos ato në Evropën Lindore. Rusia dyshohet se mbështeti një grusht shteti të bërë në Malin e  Zi për të ndaluar hyrjen në NATO. Një botim boshnjak ka raportuar në fillim të vitit se inteligjenca ruse ka ndihmuar për të trajnuar një njësi paraushtarake që vepron si një forcë e sigurisë për Dodik.

Osborne tha për Mother Jones tha se partia e Dodik, Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur, ka rënë dakord verbalisht për t’i paguar Twin Rocks Global 10,000 $ në muaj për tre muaj, një kompani me përgjegjësi të kufizuar që ai dhe Rubino e kanë themeluar muajin e kaluar. Në aktin e regjistrimit të kësaj kompanie thuhet  se ajo do të sigurojë “udhëzime strategjike dhe këshillime në lidhje me çështjet e qeverisjes dhe aktiviteteve të Marrëdhënieve me Publikun në SH.B.A.”

Osborne tha se puna e tij për serbët e Bosnjës deri tani ka patur rezultate pozitive sikur vizita e kryeministres të Republika Srpska Zheljka Cvijanoviq e cila vizitoi Uashingtonin muajin e kaluar. Osborne tha se ai  organizoi për Cvijanovic takimin me senatorin Roger Wicker (R-Mis.), i cili është kryetar i Komisionit të Helsinkit të SHBA, një agjenci federale që promovon të drejtat e njeriut dhe demokracinë në Evropë. Ai gjithashtu organizoi një takim mes Cvijanoviq dhe Rep. Dana Rohrabacher (R-Calif.), që kryeson në Kongresin Amerikan Nënkomitetin e Politikës të  Jashtme për Evropën, Euroazinë ndaj kërcënimeve dhe që mbështet shpesh grupe etnike që kërkojnë të krijojnë shtete të pavarura. Rohrabacher është i njohur për pikëpamjet e tij miqësore ndaj Rusisë – dhe është konsideruar “anëtar i Kongresit i preferuar nga Putin” – dhe një herë FBI ia ka tërhequr vemendjen duke i kujtuar se inteligjencia ruse e konsideron atë një aset potencial.

Gjatë vizitës në Washingtonj DC, Cvijanoviq  mori pjesë një festë libri organizuar më 25 korrik, të mbajtur në Tower Hotel Trump për Jeanine Pirro, një ish-prokurore dhe mbështetëse e fortë e Trump. Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e Cvijanoviq propogandohet takimi i saj i saj në manifestim me “bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit amerikan Donald Trump,” duke përfshirë Kellyanne Conway Sarah Huckabee Sanders, dhe ish-drejtuesi i fushatës Trump Corey Lewandowski (me të cilin-Cvijanoviq pozon në foto).

Gjithashtu Cvijanovic është takuar më 29 korrik me ish-ndihmësin e lartë të Shtëpisë së Bardhë Steve Bannon në shtëpinë e tij në Uashington, sipas njoftimit të Republikës Serbe. Bannon, i cili u shkarkua nga puna e tij në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, tha javën e shkruar për Daily Beast se ai ka në plan që të krijojë një fondacion me seli në Bruksel për të ndihmuar krahun e djathtë populistët në Evropë. Takimi i tij me Cvijanovic nxjerr në pah planet e tij që koincidojnë të përputhen me politikën e jashtme ruse. Bannon nuk iu përgjigj pyetjeve, as zëdhënësit i Rohrabacher dhe Wicker.

“Dodik është i dobishëmpër rusët sepse ai është kundër anëtarësimit në NATO dhe ka shkaktuar ngecje në kërkesat e BE për Bosnjën”, tha David Salvo, një ish-zyrtar i shërbimit të jashtëm që studion politikën ballkanike të Rusisë në erman Marshall Fund’s Alliance for Securing Democracy. “Loja e Dodik në favor të interesit të Rusisë”.

Osborne, i cili tha se ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e takimit meBannon, vuri në dukje se Cvijanovic minimizoi lidhjet ruse të partisë së saj dhe shpalli dëshirën e saj për marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara. Ajo donte të krijonte një linjë komunikimi që nuk ishte atje më parë, “tha ai. “Ajo donte të ulet në tavolinë dhe të ndajë historinë e anës të saj”.

Dodik është shpallur publikisht për shkëputjen nga Bosnja dhe bashkimin me Serbinë, por Osborne tha se Cvijanoviç i tha Wicker dhe Rohrabacher se serbët boshnjakë “nuk duan pavarësi” dhe thjesht duan të sigurojnë autonominë e tyre brenda Bosnjës. Osborne tha gjithashtu se nuk kishte asnjë kontakt me Dodik dhe mori garanci nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur se lobimi i firmës së tij nuk do të kishte “të bënte asgjë me nxitjen e interesave ruse”.

Osborne dhe Rubino drejtojnë firmën lobuese Turnberry Solutions, të quajtur sipas emrit të një fushë golfi që Trump zotëron në Skoci. Të gjithë klientët e raportuar të Turnberry janë vendas. Osborne tha se ai dhe partneri i tij krijuan Twin Rocks Global, të quajtur sipas një qyteti të Oregonit, ku ai ka një shtëpi, për të trajtuar veçmas lobimin e huaj, i cili ka kërkesa të ndryshme.

Megjithatë, Lewandowski duket se ka një lidhje me punën e Osborne dhe Rubinos. Në prill, të dy burrat u bashkuan me Lewandowski në një vizitë në Beograd, Serbi, ku Lewandowski foli në një tryezë të rrumbullakët dhe u paraqit në fotografi me drejtuesit e biznesit dhe politikanët. Një anëtar i partisë opozitare të Serbisë pretendoi se Lewandowski po përpiqej të fitonte një kontratë për Turnberry për të përfaqësuar presidentin serb Aleksander Vuçiç në Uashington.

“Çdo vend që dëshiron të ketë marrëdhënie më të forta dhe më të mira me SHBA ka një mundësi unike për ta bërë këtë tani gjatë administratës së Presidentit Trump, sepse ai shikon në të ardhmen dhe ndërton marrëdhënie të reja”, tha Lewandowski në takim, sipas një publikimi lokal . “Prania juaj në Uashington është një çelës për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Unë shpresoj se ju do të përdorni këtë mundësi. “/ Përg. për botim Elida Buçpapaj

Shirley Cloyes DioGuardi: Lobi Serb po bën përpjekje që politikën e jashtme Amerikane për Kosovën ta kthejë në favorin e Serbisë

Shirley Cloyes DioGuardi: Rreziku nga mbajtja e gojes mbyllur nga shqiptaret!

Shirley Cloyes DioGuardi: Lobi Serb po bën përpjekje që politikën e jashtme Amerikane për Kosovën ta kthejë në favorin e Serbisë

Qëllimi i Lobit serb është që nëpërmjet propagandës të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqet ta bëjë duke instaluar frikë në ShBA, me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se shumica shqiptare e Kosovës, veçanërisht në botën e pas 11 shtatorit 2002, paraqet një forcë myslimane potencialisht armiqësore në zemër të Evropës.

Shkruan: Shirley Cloyes DioGuardi

Së bashku me sinjalet që kanë ardhur nga Grupi i Kontaktit se në tryezën e negociatave Prishtinë-Beograd, së shpejti, do të diskutohet edhe çështja e statusit final të Kosovës, është shfaqur edhe një hare dhe ngazëllim jo i pakët në radhët e çarqeve politike shqiptare. Ngazëllimi për mundësinë e marrjes fund të vendnumërimit politik, social dhe ekonomik të Kosovës si një protektorat i OKB-së, gati shtatë vjet të plota pas mbarimit të luftës, është i kuptueshëm, por ky ngazëllim mund të jetë i parakohshëm.

Ndërkohë që Kosova gjithnjë e më shumë po afrohet drejt bërjes shtet i pavarur, lobi serb në Uashington (duke përfshirë edhe Kongresin e Unitetit Serb dhe përfaqësuesit e kishës ortodokse serbe në ShBA, në Serbi dhe në Kosovë), i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta nxjerrë nga binarët pavarësinë e Kosovës.

Duke e pasur të qartë se Grupi i Kontaktit dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë janë të përgatitur për të imponuar një zgjidhje, në rast se bisedimet e kësaj vere për statusin final dështojnë (dhe unë besoj se këto bisedime do të dështojnë), lobi serb, ka nisur dhe po e vazhdon një luftë mediale me qëllim që nëpërmjet saj të provojë që në grahmat e fundit, ta lëkundë në favorin e tij opinionin publik dhe zyrtar në Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i tyre është që nëpërmjet kësaj propagande të sigurojnë ndarjen e Kosovës, dëshirë kjo që përherë ka qenë synimi përfundimtar i Beogradit dhe këtë po përpiqen ta bëjnë duke instaluar frikë në ShBA, me theks të veçantë në Kongresin amerikan, se veçanërisht në botën e pas 11 shtatorit 2002, shumica shqiptare e Kosovës paraqet një forcë myslimane, potencialisht armiqësore në zemër të Evropës. Ç’është e drejta, shqiptarët e Kosovës, ashtu si shqiptarët kudo gjetiu, janë kryesisht myslimanë, katolikë dhe ortodoksë sekularistë, të cilët kanë jetuar dhe jetojnë së bashku në harmoni të plotë tash e sa shekuj të tërë me radhë.
Shqiptarët, që në radhë të parë ndjehen shqiptarë e më pas njerëz fetarë, janë krenarë me tolerancën e tyre fetare.

Pohimin në fjalë nuk mund ta vërtetojë asgjë më mirë se fakti se Shqipëria, me ndihmën e shqiptarëve etnikë në Kosovë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni, është vendi i vetëm që mund ta pohojë me gojën plot se i ka mbrojtur e shpëtuar të gjithë hebrenjtë që kanë pasur fatin të hyjnë brenda kufijve të saj gjatë Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.

Lufta mediatike e Serbisë është luftë e ndyrë, jo vetëm për faktin se po përhap racizëm të kulluar antishqiptar dhe po keqpërdor religjionin për qëllime të përfitimit politik në Perëndim, por, mbi të gjitha sepse në gazetat e ndryshme amerikane po boton raporte gazetareske dhe opinione e editoriale të ndryshme që po shkruhen me qëllim nga analistë të ndryshëm politikë e fetarë të quajtur “neutralë“, duke qenë në të vërtetë njerëz që mbajnë lidhje me lobin serb dhe me firmën e tyre të njohur lobuese në Uashington D.C.

Në materialin e mëposhtëm, do të përpiqem t’i tregoj aktorët kryesorë të këtij angazhimi, i cili synon të ndikojë dhe t’i përfitojë, sidomos, lexuesit e painformuar amerikanë.

Për mendimin tim, liderët politikë dhe tërë populli i Kosovës pa dallim, Grupi i Kontaktit, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet t’i kundërvihen angazhimit të Beogradit për minimin e përpjekjeve që po bën bashkësia ndërkombëtare për t’i sjellë paqen Evropës Juglindore, një herë e përgjithmonë.

Kontrata e firmës juridike “Venable” me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë

Më 24 prill të vitit 2006, gazeta e Kapitol Hillit “Roll Call” dhe më 1 maj dhe seksioni i “Legal Times – Full Disclosure: New and Notes from K. Street”, i botuan raportet e para, sipas të cilave “Venable LLP”, njëra ndër firmat kryesore të lobimit ligjor në Uashington, “në marsin e këtij viti, kishte lidhur një marrëveshje me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovën e Metohinë, një grupim ky që paraqitet në emër të serbëve të zhvendosur të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999”. Të dy gazetat shkruanin se “Venable” gjatë gjashtë muajve të parë do të marrë 600 mijë dollarë në këmbim të furnizimit të këtij grupimi me “planet strategjike dhe taktike të çështjeve të politikës së jashtme të parashtruara para qeverisë amerikane”. Njoftimi i bërë në “Roll Call” bënte me dije se “Venable” do të marrë nga 100 mijë dollarë shtesë për çdo muaj vazhdimi të kësaj kontrate. Kontrata mban datën e 22 marsit të vitit 2006, është e nënshkruar në përputhje me Aktin e regjistrimit të agjentëve të jashtëm pranë Departamentit amerikan të Drejtësisë dhe është nënshkruar midis kompanisë “Venable” dhe Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës dhe Metohisë. Venable prezantohet këtu me nënshkrimin e Xheims Xhatras (James Jatras) dhe kontrata përfshih këto pika:
“Dhënia e këshillave strategjike dhe planifikimeve taktike për çështje të politikës së jashtme të ngritura para Qeverisë amerikane (degëve të ekzekutivit dhe të legjislativit) dhe puna në media”. Shërbimet e “Venable”-it ndaj Këshillit Kombëtar Serb “do të përfshijnë edhe çështje që i përkasin shërbimit të medies Global Strategic Communications Group që vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë përgatitjen dhe daljen në medie, asistencë në përpilimin e deklaratave politike, botime të shkrimeve të natyrës “opinione” dhe editoriale, me botim të të dhënave të vazhdueshme elektronike, monitorim të mediave, formimin dhe administrimin e një këshilli amerikan të politikës, përzgjedhja e medies së paguar si dhe raportim dhe këshilldhënie tjetër”.

Përgatija dhe çasja në medie”: Oferta kryesore e kompanisë Venable për Beogradin

Associated Press: Më 14 prill, vetëm pak javë pasi që Këshilli Kombëtar Serb nënshkroi kontratën e tij me Xhejms Xhatras (James Jatras) në Venable, David Hamer i agjencisë “The Associated Press” botoi një artikull në sektorin e AP-së për ngjarjet në botë, me titullin “Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për ta penguar Pavarësinë e Kosovës”. Artikulli saktësonte se “Serbia e ka ftuar Kongresin e ShBA-ve që ta ndjekë shembullin e Senatit e të thotë se Krahina e ndarë e Kosovës tani nuk është e gatshme për pavarësi”.

Gazetarët shqiptarë në Ballkan reaguan me indinjatë ndaj përshkrimit të Kosovës si “Krahinë e Ndarë“. Ata theksuan faktin e pamohueshëm se Kosova nuk është pjesë e ndarë e Serbisë por tokë e aneksuar nga Serbia pas Luftës së Parë Botërore.

Ndërkohë, agjencia “The Associated Press” nuk e komentoi fare faktin se rezoluta e kongresionale e prezantuar nga kongresisti Stiv Çabot (Steve Chabot) në dhjetor të vitit 2005, në mbështetje të rezolutës së Senatit 273 të paraqitur nga senatori Gjorgj Vojinoviç ishte injoruar nga Komiteti i Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, ku liderët, kongresistët Tom Lantos dhe Henri Haid, kishin paraqitur që më parë rezolutën e Kongresit 24, e cila i ftonte ShBA-të ta njohin pavarësinë e Kosovës tani.

AP-ja citonte Vuk Jeremiçin, këshilltarin kryesor të presidentit Tadiç për çështje politike, të kishte deklaruar se “Kongresi do të mund të ofronte mbulesë të rëndësishme politike për lidershipin e “koalicionit të qendrës” të Serbisë, po të theksonte se Kosova nuk i ka përmbushur kërkesat për pavarësi”. Por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Në fillim të këtij maji, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë theksoi publikisht se qeveria e Kosovës po vazhdon t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me planet për implementimin e standardeve.
Ndërkohë, ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në bisedimet Prishtinë-Beograd njoftuan se gjatë ditëve të verës do të fillojë vënia e themeleve për bisedimet për statusin final.

The Washington Times:

Që nga mbarimi i luftës në vitin 1999, Lobi serb, përveç trajtimit të qëllimtë të shqiptarëve si forcë terroristësh myslimanë në zemër të Evropës, po shpenzon energji të madhe edhe në përpjekjet për prezantimin e shqiptarëve si liderë të rrjeteve të krimit të organizuar, të përfshirë në trafikimin me qeniet njerëzore, me drogë dhe me armë në Ballkan.

Më 9 maj, “The Washington Times” botoi një shkrim të llojit opinion që njihet me emrin “Asi-Ace” dhe që kësaj radhe kishte për autor një ushtarak të pensionuar amerikan dhe mbante titullin “Tmerri i Kosovës”, në të cilin admirali amerikan në pension, Lions, luftën kundër trafikimit e shihte si “pjesë integrale të luftës kundër terrorit” dhe përmendtte Kosovën si qendër të aktiviteteve të paligjshme në Evropën Juglindore, që sipas tij datonte qysh nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999.

Lyons, admiral i marinës amerikane në pension e denonconte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizëm me prirje “kriminale dhe terroriste që mbante lidhje me mafien shqiptare në Evropë“.

Atë që nuk e tha dot “The Washington Times” përkrah botimit të artikullit të Lionsit është se autori nuk është kurrfarë analisti ekspert, por anëtar i një bordi këshillimor të “Këshillit Amerikan për Kosovën”, organizatë frontale për lobin serb të krijuar nga kompania kontraktuese këshilldhënëse “Venable” dhe e grupit të tyre të bashkëpunimit “Global Strategic Communications.

Këshilli Amerikan për Kosovën – Këshilli i Venable-it “për politikën e jashtme amerikane”

Në vebfaqen e tij (www.savekosovo.org), Këshilli Amerikan për Kosovën identifikohet si “aktiviteti i Venable LLP dhe Global Strategic Communications, që të dy grupime këto të regjistruara në përputhje me Aktin për regjistrim të përfaqësuesve të huaj, si agjentë në shërbim të “Këshillit Kombëtar serb për Kosovën e Metohinë“

Vebsajti i Këshillit Amerikan për Kosovën rendit në radhë të gjithë artikujt që organizata ka arritur t’i plasojë në median perëndimore gjatë gjithë periudhës së shkuar njëvjeçare, duke përfshirë edhe artikullin e datës 9 maj të këtij viti të autorit Xheims Lions (James Lyons) në gazetën “The Washington Times” që kundërshton kërkesën dhe angazhimin e Kosovës për pavarësi dhe e cilëson atë si shtet të islamizuar. Është interesant fakti se në listën e Bordit konsultativ të Këshillit bëjnë pjesë jo vetëm Xheims “Ace” Lyons Jr., por edhe Doug Bandow, i cili më 15 dhjetor të vitit 2005 dha dorëheqjen si bashkëpunëtor i vjetër pranë Institutit “Cato”, organizatë me seli në Uashington që merret me vlerësimin e opinioneve dhe si kolumnist bashkëpunëtor që shkruante në “Washington Times”, pasi që u detyrua të pranonte se gjatë një dekade me radhë kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramof (Jack Abramoff) në këmbim të botimit të artikujve favorizues për klientët e Abramofit.

Ky fakt ngre pikëpyetje për të kaluarën e Bandow-it si vëzhgues “i paanshëm” i konfliktit në Ballkan. Në mars të vitit 1999, Brandovi, ishte njëri ndër pesë dëshmitarët, në mesin e të cilëve bënin pjesë edhe ish-ambasadori amerikan pranë OKB-së, Zhan Kirkpatrik (Jean Kikpatrick), ish-sekretari amerikan i shtetit, Henri Kisinxheri, ish-senatori Bob Dol dhe unë, Shirli në rolin e këshilltares politike për çështje të Ballkanit pranë Lidhjes Qytetare shqiptaro-amerikane. Ne të gjithë dëshmuam në seancën dëgjimore të Komitetit të Kongresit për marrëdhënie Ndërkombëtare, të drejtuar nga kongresistët Tom Lantos e Ben Gillman. Me këtë rast paraqitëm qëndrimet tona lidhur me dërgimin apo jo të trupave tokësore amerikane në Kosovë.

Kikpatriku dhe unë e mbështetëm fuqishëm dislokimin e trupave tokësore amerikane për t’i shpëtuar shqiptarët e Kosovës, atëbotë të sulmuar nga ushtria dhe forcat paraushtarake serbiane. Kisinxheri dhe Doli deklaruan se do ta mbështesnin çdo vendim që do të merrte të Kongresi, ndërsa Doug Bandow ishte i vetmi që kundërshtoi me forcë dërgimin e trupave tokësore amerikane në Kosovë me po të njëjtat arsye që po i paraqet sot “Këshilli Amerikan për Kosovën” për ta pamundësuar të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.

Përveç Xheims Lionsit dhe Doug Bandowit, në radhët e Bordit këshillimor të Këshillit amerikan për Kosovën bëjnë pjesë edhe Xheims Bisert, Andru G. Bostom, Thomas Gambill, Julia Gorin, William J. Murray, Keith Roderick, Wanda Schindley, Sir Alfred Sherman, dhe Robert Spencer. (Komuniteti i gazetarëve duhet të hetojë nëse anëtarët e bordit konsultativ në fjalë paguhen nga ky lob për botimet e tyre në emër të këtij lobi).

William J. Murray, kryetar i Koalicionit Liria Fetare (Religious Freedom Coalition), meriton këtu një vëmendje të posaçme, për arsye se me urdhrin e lobit serb ai udhëhoqi një “mision faktmbledhës” në Kosovë pas trazirave të marsit 2004.

Megjithëse konflikti në Kosovë nuk është fetar por politik dhe i natyrës ekonomike, Murray kishte ardhur në përfundimin se pala shqiptare kishte një “hasmëri xhihadiste kundër gjithë krishterimit”. Raporti i tij, i përpiluar së bashku me presidentin e Institutit për fe dhe politikë publike, Jozef Griboski, ka qarkulluar gjerësisht në Kapitol Hill me qëllim që të fitonte mbështetje nga grupe të ndryshme konservative fundamentaliste, të cilat fundja e fundit, ishin grupet që bënë ndryshimin e vogël elektoral në zgjedhjen e presidentit Xhorxh W. Bush në vitin 2000.

Xheims Xhatras – përfaqësuesi i Venable për Këshillin Kombëtar Serb

Xheims Xhatras (James Jatras), amerikan me origjinë greke me histori të gjatë të aktivitetit pro ortodoks dhe antimysliman në Ballkan, ndërsa më parë analist i lartë i politikës së jashtme për Komitetin e politikave republikane pranë Senatit amerikan (1998/2000) ka nënshkruar marrëveshjen midis Venable dhe Këshillit Kombëtar Serb më 22 mars 2006.

Xhatras, jo vetëm që nuk është vëzhgues neutral por është lobit i paguar për Këshillin Kombëtar Serb dhe është një ekstremist ortodoks që mban lidhje të thella me Kongresin e Unitetit Serb. Xhatras ka shkruar artikuj të shumtë, nëpërmjet të cilëve ka synuar t’i paralajmërojë amerikanët për kërcënimin që vjen nga islami militant në Evropën juglindore. Disa prej këtyre shkrimeve janë botuar në revistën “Chronicles” që mban lidhje me grupet e serbëve të Bosnjës. (Srgja Trifkoviç, redaktor i ‘Chronicles’ për tema të jashtme, më parë ishte zëdhënës zyrtar i të akuzuarit për krime të luftës, Radovan Karaxhiç).

Xhatrasi ishte njëri ndër folësit kyç të Kongresit të nëntë të Unitetit Serb dhe drejtor filmi në filmin propagandistik të produkcionit amerikano-serb, “Yugoslavia: The Avoidable War – Një luftë që mund të shmangej”, producent dhe regjisor i të cilit ishte George Bogdaniç. Dhe gjatë luftës në Kosovë, ishte Xhatras, në cilësinë e analistit të lartë për politikë të jashtme pranë komitetit për politikë republikane të Senatit, njeriu që e porositi dhe e vuri në qarkullim raportin e pacipë dhe plotësisht të rremë të Jozef Bodanskit në Kongres dhe në Senat, me titullin: “Kosova: Fronti i ri ballkanik i ShBA-ve dhe Iranit”. Kjo qe bërë në kuadër të përpjekjeve për ta bllokuar mbështetjen kongresionale për intervenim në luftën që Serbia i kishte shpallur Kosovës dhe për ta diskredituar Ushtrinë Çlirimtare.

“The Baltimore Sun”— paraqet rrejshëm gjendjen e serbëve të Kosovës

Më 10 maj, artikulli i shkruar nga Kristofer Deliso, me titullin “Intervenimi gjysmak në Kosovë shuan shpresat për paqe”, u botua në “The Baltimore Sun”. Tash për tash nuk dimë nëse Deliso, gazetar amerikan i tipit të lirë që drejton “Balkananalysis.com” nga Shkupi, mban lidhje me kontratën Xhatras/Venable. Megjithatë, Deliso identifikohet qartas me tërbimin e lobit serb për të goditur zgjidhjen finale të statusit të Kosovës duke i përshkruar serbët si komunitet që po jeton kohë të vështirë nën rrethim dhe i cili do të ikë “bashkë me rimobilizimin e militantëve për t’i spastruar serbët dhe për t’i aneksuar tokat e banuara shqiptare të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, sapo Kosova të jetë bërë e pavarur”.

E vërteta është se shumica e serbëve të Kosovës, ashtu si edhe e shqiptarëve, duan thjesht të jetojnë në paqe. Ec sot nëpër rrugët e Gjilanit, fjala vjen dhe do të shohësh , sesi gruaja shqiptare do të blejë gjësende nga ajo serbe në tregun e hapur. Siç e ka bërë të qartë Komuniteti Ndërkombëtar që kur filluan negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit vjeshtën që lamë pas, është Serbia e jo shqiptarët ata që po e pengojnë integrimin e serbëve të Kosovës në shoqërinë e Kosovës.

Trupat e NATO-s që do të vazhdojnë të ngelin në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit final, për të vëzhguar mbrojtjen e të drejtave të pakicave. Ato do ta shohin me sytë e tyre se pavarësia është çelësi, e jo pengesa për bashkekzistencën paqësore midis grupeve të ndryshme etnike.Rreziku nga heshtja shqiptare

Shqiptarët kanë vazhduar ta nënvlerësojnë nevojën për marrëdhënie publike dhe lobim kompetent në ShBA dhe nuk kanë arritur dot të reagojnë kundër propagandës serbe nga besimi se ajo paraqet një ekstremizëm anësor ndërsa rasti i Kosovës dhe pavarësia e saj një çështje e drejtë që do të triumfojë mbi bazën e meritave dhe realitetit që nuk fshihet dot.
Ngjarjet e kohëve të fundit (si dhe pabesia historike e Beogradit ndaj shqiptarëve) e kanë dëshmuar sa e sa herë se kjo s’është veçse një gabim i madh.
Po u la i patrajtuar, ekstremi periferik mund të bëhet shumë shpejt qendra vetë, aq më shumë në rastet kur mbështetet nga burime të llojit që Këshilli Kombëtar Serb ka vënë në duart e kompanisë Venable dhe Global Strategic Communications.

Derisa shqiptarët të mos ofrojnë informacion të bollshëm e valid për Kosovën, askush nuk duhet të zihet i befasuar nëse opinioni publik amerikan dhe përfaqësuesit e tyre politikë, të konsumuar në masë nga lufta në Irak dhe kriza energjetike, mund t’u besojë shkrimeve të gënjeshtërta në shtyp që kanë zanafillën dhe burojnë drejtpërdrejt nga Beogradi.

Dhe askush nuk duhet ta nënvlerësojë ndikimin potencial të këtyre shkrimeve e artikujve me rastin e fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar.

Ka ardhur koha që ta ripërqendrojmë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në viktimat e angazhimit të pamëshirë të Slobodan Milosheviqit për Serbinë e Madhe, në 300 mijë myslimanët e Bosnjës dhe shqiptarët e vrarë të Kosovës dhe në katër milionë të zhvendosurit që la pas ky projekt i luftërave brutale./(Përktheu: Musli Bazhdaraj, Përg. për botim: Elida Buçpapaj)

—–Shirley Cloyes DioGuardi është këshilltare e posaçme e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështje të Ballkanit

22 Maj 2006

Shirley Cloyes DioGuardi: Rreziku nga mbajtja e gojes mbyllur nga shqiptaret!

 

Mather Jones: Ish-këshilltari në fushatën presidenciale të Trump po lobon për partinë pro-ruse sepseratiste të Bosnjes Nga Dan Friedman

Shirley Cloyes DioGuardi: Rreziku nga mbajtja e gojes mbyllur nga shqiptaret!

Te nderuar,

 

Shkrimi i shkelqyeshem i Dan Friedman ne magazinen Mother Jones te dates 6 Gusht  hedhe ne pah se partia politike e Milorad Dodik, presidentit te Republikes Serbe, ka angazhuar nje firme lobuese ne Washington, DC, per te lobuar tek Kongresistet Republikane ne Kongres dhe tek Administrata e Trumpit per te perkrahur kerkesen e tyre per ndarje nga Bosnja e Hercegovina ashtu qe t’i bashkohen Serbise.
Dymbedhjete vite me pare, une pata publikuar shkrimin “Lobi Serb po ben perpjeke qe Politiken e Jashtme Amerikane ta ktheje ne favor te Serbise”, ku tregoja per perpjekjet e Beogradit ne Washington, DC per te bllokuar rezuloten e Kongresit qe kerkonte pavaresine e Kosoves si zgjidhje te statusit final politik.
Shkrimi im sjell ne konkluzion problemin qe ende ekziston sot: rreziku nga mbajtja e gojes mbyllur nga shqiptaret. Shumica e elites politike dhe profesionale ne boten shqiptare kane vazhduar ta nenvleresojne nevojen e kahmoteshme per nje strategji per marredheniet me publikun dhe per lobim kompetent ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Evropen Perendimore, si dhe kane deshtuar ne sfidimin e propagandes anti-shqiptare serbe qe paraqet rrezik te madh per te ardhmen e Kosoves.
Ju lutem, klikoni ketu per shkrimin tim ne anglishte dhe ketu per versionin ne shqip.
Sinqerisht,

Trump: dënoj çdo lloj racizmi dhe veprimi me dhunë

Ndërsa zyrtarët në qytetin amerikan Uashington dhe në shtetin fqinjë, Vixhinia, marrin masa për përvjetorin e parë të një mitingu të nacionalistëve të bardhë, që përfundoi në dhunë vdekjeprurëse, Presidenti Donald Trump bëri thirrje të shtunën për unitet:

“Duhet të qëndrojmë së bashku si komb. Unë dënoj çdo lloj racizmi dhe veprime me dhunë. Paqe për të gjithë amerikanët!”, – shkroi në Twitter Presidenti, ndërsa ndodhet në klubin e tij të golfit në shtetin e Nju Xhërsit.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1028271447632957441

Zoti Trump shtoi se ai “ka luftuar” për përmirësimin e jetës për të gjitha pakicat dhe u zotua se “Nuk do të pushoj kurrë së luftuari për të gjithë amerikanët!”.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1028275158342098944

Përgjigja e presidentit ndaj mitingut të vitit të kaluar në Sharlotsville të Virxhinias, shkaktoi kritika të mëdha kur ai deklaroi nga dhoma e konferencave për shtyp të Kullës Trump, se “të dyja palët në miting ishin njerëz normalë.”

Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, tha të enjten se kishte nënshkruar një urdhër për shkallëzimin e operacioneve të emergjencës në përgatitje të mitingut që është në plan të mbahet të dielën në Sheshin Lafayette, një park përballë Shtëpisë së Bardhë. Leje për t’u grumbulluar në park, si dhe pranë tij, kanë edhe anti protestuesit.

Shefi i Policisë së Uashingtonit, Peter Newsham, tha se armët e zjarrit do të jenë të ndaluara në mitingjet, edhe për personat që kanë leje për të mbajtur armë.

Guvernatori i Virxhiniaa, Ralph Northam dhe zyrtarë të qytetit të Sharlotsvillit njoftuan se gjendja e emergjencës do të jetë në fuqi nga dita e premte, deri të dielën në qytet, si dhe në pjesë të Virxhinias Veriore, pranë Uashingtonit.

Zyrtarët thanë se rreth 700 oficerë policie do të jenë në krye të detyrës gjatë fundjavës, “të përgatitur plotësisht prë të vepruar”, për të parandaluar dhunën.

Në gusht të vitit 2017, protesta e shoqëruar me parulla raciste dhe simbole naziste shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e 19 të tjerëve. Këtë vit, supremacistët e bardhë planifikuan një protestë të dytë për ta shënuar këtë ngjarje, këtë radhë në Uashington.

Në protestën e 12 gushtit të vitit të kaluar, policia e qytetit të Sharlotsvillit, ajo shtetërore dhe Garda Kombëtare ishin të pranishme në statujën ikonë të Gjeneralit të forcave të konfederatës, Robert E. Lee, epiqendra e protestës.

Zyrtarisht, nacionalistët e të djathtës ekstreme ishin mbledhur për të protestuar kundër heqjes së kësaj statuje. Protesta pati një përfundim tragjik. Një makinë shtypi protestuesit antifashistë, duke vrarë aktivisten Heather Heyer dhe duke plagosur shumë të tjerë.

3 Disa ditë pas protestës tragjike, autoritetet mbuluan statujën me një qese të zezë plastike, por sot statuja vazhdon të jetë aty. Mgjithatë, janë bërë disa ndryshime, pothuajse gjithë administrata e qytetit të Sharlotsvilit tani është e re. Universiteti i Virxhinias reduktoi hyrjen në mjediset e tij në datat 11 dhe 12 gusht, sepse administrata e tij po përpiqet të shmangë protestat e mundshme.

Trumpi autorizon rritje të tarifave të çelikut dhe aluminit ndaj Turqisë

Presidenti Donald Trump tha se ai sapo ka autorizuar rritje të ndjeshme të tarifave të çelikut dhe aluminit “lidhur me Turqinë”.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump thoshte se tarifa për importet e aluminit do të rritet 20 për qind ndërsa për çelikun 50 për qind, ndërkohë që lira turke “po rrëshqet me shpejtësi në rënie kundrejt dollarit tonë shumë të fortë!”

Zoti Trump deklaronte gjithashtu se, “Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk janë të mira tani!”

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy zyrtarëve turq në fillim të këtij muaji lidhur me një pastor amerikan të ndaluar, i cili po gjykohet për spiunazh dhe akuza për terrorizëm.

Turqia deklaroi se do të hakmerrej dhe paralajmëroi se masat amerikane do të dëmtonin më tej marrëdhëniet midis dy aleatëve.

Komentet e Presidentit Trump shkaktuan një rënie të mëtejshme të monedhës turke, e cila ra 13 për qind brenda ditës.

Ndërkaq, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për qetësi. Ai u bëri thirrje njerëzve të këmbejnë paratë e huaja në lira.=

Zoti Erdogan tha gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij: “Këmbejini eurot, dollarët dhe arin që mbani nën jastëkët tuaj në lira në bankat tona.”

Ai u duk se fajësoi të huajt se po përpiqen ta dëmtojnë Turqinë, duke thënë: “Ky do të jetë reagimi i popullit tim ndaj atyre që po bëjnë një luftë ekonomike kundër nesh”.

Trumpi rrit tarifat ndaj Turqisë, bie më tej lira turke

Presidenti Donald Trump tha se ai sapo ka autorizuar dyfishimin e tarifave të çelikut dhe aluminit “lidhur me Turqinë”.

Në një koment në Twitter, Presidenti Trump thoshte se tarifa për importet e aluminit do të rritet 20 për qind ndërsa për çelikun 50 për qind, ndërkohë që lira turke “po rrëshqet me shpejtësi në rënie kundrejt dollarit tonë shumë të fortë!”

Zoti Trump deklaronte gjithashtu se, “Marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk janë të mira tani!”

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy zyrtarëve turq në fillim të këtij muaji lidhur me një pastor amerikan të ndaluar, i cili po gjykohet për spiunazh dhe akuza për terrorizëm.

Turqia deklaroi se do të hakmerrej dhe paralajmëroi se masat amerikane do të dëmtonin më tej marrëdhëniet midis dy aleatëve.

Komentet e Presidentit Trump shkaktuan një rënie të mëtejshme të monedhës turke, e cila ra 13 për qind brenda ditës.

Ndërkaq, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri thirrje për qetësi. Ai u bëri thirrje njerëzve të këmbejnë paratë e huaja në lira.

Zoti Erdogan tha gjatë një fjalimi për mbështetësit e tij: “Këmbejini eurot, dollarët dhe arin që mbani nën jastëkët tuaj në lira në bankat tona.”

Ai u duk se fajësoi të huajt se po përpiqen ta dëmtojnë Turqinë, duke thënë: “Ky do të jetë reagimi i popullit tim ndaj atyre që po bëjnë një luftë ekonomike kundër nesh”.

Trumpi synon krijimin e Forcës Hapësinore deri më 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka njoftuar të enjten për planin ambicioz të krjimit të “Forcës Hapësinore” si kategori të gjashtë të ushtrisë së SHBA-së deri më 2020.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka përshkruar Forcën Hapësinore, gjatë një fjalimi në Pentagon, si “ide, koha e së cilës ka ardhur”.

“Amerika do të kërkojë gjithmonë paqe në hapësirë, ashtu sikurse edhe në Tokë. Mirëpo historia na ka treguar se paqja vjen vetëm përmes fuqisë dhe në sferën e hapësirës së jashtme, Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara do të jetë ajo fuqi në të ardhmen”, ka thënë Pence.

Ai ka shtuar se Kongresi duhet të veprojë menjëherë duke themeluar dhe financuar këtë department.

Presidenti Trump ka thënë në një postim në Twitter se “Është duke ardhur Forca Hapësinore”.

Kjo Forcë do të jetë përgjegjëse për një varg të kapaciteteve të rëndësishme të ushtrisë amerikane duke nisur nga satelitët që mundësojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), e deri te sensorët që ndihmojnë në nisjen e raketave.

Mirëpo kritikët e kanë cilësuar krijimin e kësaj Force, si të panevojshme dhe përpjekje burokratike të kushtueshme, që anashkalon punën që veçse është duke u bërë në mënyrë të duhur nga Forcat Ajrore.

Prindërit e Melania Trumpit marrin shtetësinë amerikane

Viktor dhe Amalija Knavs, prindërit e Zonjës së Parë Melania Trump bënë betimin si shtetas amerikanë. Avokati i tyre tha se çifti slloven e bëri betimin të enjten në qytetin e Nju Jorkut. Çifti Knavs e rritën Melaninë në qytetin Sevnica, kur Sllovenia ishte nën sundimin komunist.

Viktor ishte tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstili. Viktor është 74 vjeç, dy vjet më i madh se Presidenti Donald Trump. Amalija është 73 vjeç. Zonja e Parë ndryshoi emrin në Melania Knauss kur filloi punën si modele. Ajo u vendos në Nju Jork më 1996 dhe u njoh me zotin Trump dy vjet më vonë.

SHBA, kongresmeni i arrestuar nuk i pranon akuzat

Kongresmenit republikan Chris Collins, i cili u arrestua të mërkurën nën akuza për tregti të paligjshme aksionesh nuk e pranoi fajësinë.

Zyra e Prokurorit të SHBA në Qarkun Jugor të Nju Jorkut e akuzon kongresmenin Collins në lidhje me një skemë që ajo thotë se ai ka përdorur për të informuar në mënyrë të paligjshme persona të tjerë për të tregtuar aksione të një kompanie australiane të bioteknologjisë.

Ligjvënësi nga Nju Jorku, një nga anëtarët e parë të Kongresit që mbështeti kandidatin e atëhershëm Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, u dorëzua vetë në Byronë Federale të Hetimeve të mërkurën në mëngjes.

Më parë gjatë këtij viti, në një raport të Zyrës së Kongresit për Etikën thuhej se Collins mund të kishte kryer një krim federal duke u zbuluar investitorëve të tjerë informacione të brendshme të kompanisë. Investitorët në fjalë përfshinin edhe djalin e tij, i cili gjithashtu është akuzuar. Kongresmeni Collins ishte anëtar bordi i kompanisë.

Djali i tij, Cameron Collins, akuzohet se ia kishte kaluar informacionet një tjetri personi të akuzuar, Stephen Zarsky, i ati i gruas së tij.

Prokurorët thanë se në sajë të informacionit që shkëmbyen, të tre personat e përfshirë shmangën një humbje prej gati 770 mijë dollarësh.

Avokatët e zotit Collins thanë në një deklaratë se “do të bëjnë një mbrojtje të fuqishme për të pastruar emrin e tij të mirë”.

Kongresmeni po kandidon për rizgjedhje në nëntor dhe ka grumbulluar më shumë se 1.3 milionë dollarë për fushatën e rizgjedhjes.

SHBA, gjarpërinjtë pushtojnë bibliotekën

UASHINGTON – Pasi që janë vërejtur shumë gjarpërinj në Bibliotekën Georgetown të kryeqytetit të SHBA-ve, Washington, ndërtesa është vënë nën karantinë.

Sipas lajmeve në mediat amerikane, ngjarjet filluan pasi që të shtunën e kaluar një punonjës i bibliotekës ka vërejtur një gjarpër në katin e poshtëm të ndërtesës.

Punonjësi e kapi gjarprin dhe e nxori atë në pyll, por punonjësit e tjerë treguan se kanë parë shumë gjarpërinj brenda ndërtesës.

Gjarpërinjtë zhduken misteriozisht

Gjarpërinjtë për të cilët nuk dihen se prej ku kanë ardhur kanë shkaktuar panik, ndërsa administrata arriti marrëveshje me një kompani të spërkatjes për të pastruar ndërtesën nga këto gjallesa.

Kompania i mbylli të gjitha pjesët e bibliotekës që çonin jashtë saj, ndërsa ndërtesën e mori nën karantinë dy ditore.

Punonjësit e kësaj kompanie pasi që dje kanë hapur bibliotekën treguan se vetëm një gjarpër ka ngordhur si pasojë e spërkatjes, ndërsa të tjerët në mënyrë misterioze janë zhdukur.

Zyrtarët e bibliotekës theksuan se më parë nuk kanë hasur me ndonjë gjë të ngjashme si kjo.

Ndërkohë zyrtarët lokal tregojnë se gjarpërinjtë mund të kenë hyrë brenda shtëpive dhe vendeve të punës pas shirave që zgjatën me ditë. aa

Kalifornia përballet me zjarret më të mëdha në histori

Dy zjarre në veri të Kalifornisë, të cilat kanë nisur si pasojë e motit të nxehtë, janë kthyer të hënën në zjarret më të mëdha në historinë e këtij shteti, pas një ere të nxehtë që ka shkaktuar zgjerimin e tyre, transmeton AP.

Të dyja zjarret që kanë nisur shumë afër njëra-tjetrës, dhe njihen si Kompleksi Mendocini janë duke u trajtuar si incident i vetëm.

Zyrtarët e zjarrit kanë njoftuar të hënën se dy zjarret kanë përfshirë një territor prej 1,148 kilometrash katrorë.

Këto dy zjarre kanë shkatërruar 75 shtëpi dhe kanë detyruar mijëra persona të largohen nga zonat e banimit të tyre, çka ka shtyrë presidentin amerikan, Donald Trump të deklarojë “katastrofë të madhe” në këtë shtet.

Zgjerimi i territorit të përfshirë nga zjarri tejkalon një zjarr të dhjetorit të vitit të kaluar në jug të Kalifornisë, i cili kishte djegur 1,140 kilometra katrorë.

Si pasojë e atij zjarri kishte humbur jetën një zjarrfikës dhe ishin shkatërruar më shumë se 1,000 ndërtesa derisa flakët ishte ndalur plotësisht më 12 janar.

Ekspertët për klimë dhe zjarre kanë thënë se ndryshimi i klimës është duke ndikuar në tharjen e bimëve dhe nxitjen e nisjes së zjarreve, të cilat me shpejtësi më pas po barten nga zonat rurale në pjesët urbane.

Mirëpo ata po ashtu kanë fajësuar qytete dhe qyteza që po zgjerojnë hapësirat e banimit në zonat që dikur kanë qenë të pazhvilluara.

Zëdhënësi për Mbrojtje nga Zjarri, Scott McLean, ka thënë që më shumë se 14,000 zjarrfikës janë duke u përballur me dhjetëra zjarre në gjithë Kaliforninë.

“Më kujtohet disa vjet më parë kur kemi parë 10 deri në 12,000 zjarrfikës në Kaliforni, Oregon dhe Uashingtoni, mirëpo kurrë nuk kemi parë 14,000 sikurse tani”, ka shtuar ai.

Trumpi e vë në dyshim inteligjencën e Lebron James

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar basketbollistin e famshëm Lebron James i cili cilësohet “mbret i basketbollit”.

Trump në një postim në rrjetin social Twitter ka kritikuar personalitetin e televizionit Don Lemon duke e quajtur “njeriu më i paditur në televizion” dhe shtoi se Lemon ka bërë “Lebronin të duket i mençur, gjë që nuk është e lehtë”.

Trump përfundoi postimin me deklarimin “Unë e pëlqej Mike”, që i dedikohej legjendës së NBA, Michael Jordan, në krahasim me Lebron James.

Trump kishe kritikuar vazhdimisht NFL, për mosdënimin e lojtarëve që gjunjëzohen gjatë himnit të flamurit në formë proteste.

“Sporti nuk është dicka që na ndan, por që na bashkon”, tha James në një intervistë.

Mbretëresha e Anglisë më la të prisja 15 minuta në takim

Erion Kaçorri

UASHINGTON – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, akuzon Mbretëreshën Elizabetë të Anglisë se e la atë të priste për 15 minuta gjatë takimit të tyre në kështjellën Windsor.

Gjatë një fjalimi mbrëmjen e djeshme, në të cilin ai tha se “Anglia nuk ekziston më”, sulmoi edhe gazetarët që sipas të cilëve ai ishte vonuar në takimin me mbretëreshën.

“Historia është komplet ndryshe, unë mbërrita në kohë, dhe m’u desh të prisja 15 minuta,” tha Trump.

“Gëzoj respekt të madh për Mbretërinë e Bashkuar, e respektoj shumë. Njerëzit e quajnë Britani, ata e quajnë Britani e Madhe, më parë e quanin Angli. Shkova me bashkëshorten time atje herët, dhe po pritëm për 15 minuta, po dakort sepse është Mbretëresha, ok?” u shpreh Presidenti.

“U takuam me të dhe kaluam shumë mirë. Ishte takim fantastik. Më pas konsumuam një çaj të shijshëm. Takimi supozohej të zgjaste shumë pak, por zgjati një orë sepse po ia kalonim mirë”.

DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibël

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se “SHBA-ja është e gatshme t’i dëgjojë dhe t’i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët”.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t’iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibël”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo vjen si përgjigje pas sugjerimeve të fundit se zgjidhja e mundshme e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mund të arrihet me shkëmbim territoresh në vija etnike.

Presidentët e të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, e kanë hedhur idenë – i pari për korrigjim kufijsh, ndërsa tjetri për ndarje territoriale.

SHBA: Këshilltari i posaçëm dëshiron të intervistojë këngëtarin Agalarov

Këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller dëshiron të intervistojë Emin Agalorov, një këngëtar azerbajxhano-rus, njëherësh ish-dhëndëri i presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, ka thënë avokati i Agalorov.

Mueller është duke hetuar pretendimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe nëse fushata e presidentit, Donald Trump ka bashkëpunuar me Rusinë.

NBC News ka cituar avokatin Scott Balber të ketë thënë se Mueller ka kërkuar një intervistë me Agalarov.

Balber nuk ka dhënë më shumë detaje nëse Mueller gjithashtu ishte i interesuar që të flasë me babain e këngëtarit, Aras Agalarov, një person mjaft i pasur që ka lidhje me presidentin rus, Vladimir Putin.

Agalarovët ishin partnerë të Trumpit në konkursin e Miss Universe në Moskë më 2013. Ata gjithashtu kanë luajtur rol kyç në aranzhimin e takimit në mes të djalit të Trumpit, Donald Trump Jr., dhëndrit të presidentit, Jared Kushner, shefit të fushatës Paul Manafort me avokaten ruse, Natalya Veselnitskaya.

Ky takim, i realizuar në Trump Tower në Nju Jork, ishte aranzhuar pasi një ndërmjetës rus i kishte thënë djalit të presidentit Trump se zyrtarët rusë kanë ofruar dokumente dhe informacione që mund të dëmtonin rivalen demokrate Hillary Clinton. Avokatja ruse, Veselnitskaya ka mohuar se ka vepruar në emër të Kremlinit kur është takuar me ekipin e Trumpit.

Këngëtari Agalarov ka konfirmuar se ka ndihmuar në organizimin e këtij takimi, por ai ka mohuar se në këtë takim është biseduar për informacione inkriminuese.

Prokurorët ofrojnë format të kufizuar për intervistë me presidentin

Gjatë negociatave për një intervistë të mundshme të Presidentit Trump nga prokurorët, ekipi i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller i ka ofruar Shtëpisë së Bardhë ndryshime në formatin e pyetjeve, duke treguar ndoshta gatishmërinë për të kufizuar disa pyetje që do t’i bëhen Presidentit Donald Trump ose për pranim të disa përgjigjeve me shkrim, sipas një personi që ka dijeni mbi propozimin.

Negociatat mes avokatëve të zotit Trump dhe Prokurorit të Posaçëm që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, kanë rifilluar ditët e fundit dhe nuk është e qartë nëse do të arrihet një marrëveshje, sipas të njëjtit person i cili foli të enjten në kushtet e anonimitetit. Zoti Trump ka shprehur publikisht dëshirën për t’u intervistuar, por avokatët e tij i kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur propozimet e hetuesve.

Avokatët e zotit Trump thonë se të dyja palët kanë shkëmbyer propozime lidhur me kushte për një intervistë me Presidentin Trump.

Negociatat vijnë në sfondin e sulmeve të përshkallëzuara të zotit Trump ndaj hetimit, përfshirë deklaratën e tij të postuar në twitter që Prokurori i Përgjithshëm t’i jepte fund “menjëherë” hetimin federal lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi të fshehtë, mes njerëzve të fushatës së tij presidenciale dhe Rusisë.

Zoti Trump sulmoi gjithashtu dhe gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-shefit të fushatës së tij presidenciale si pasojë e aktakuzës së ngritur nga ekipi i Prokurorit të Posaçëm.

Të mërkurën sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë Sarah Huckabee Sanders, u përpoq të shpjegonte se postimi i zotit Trump nuk “ishte një urdhër” dhe se presidenti nuk po i kërkonte Prokurorit të Përgjithshëm të ndërmerrte ndonjë veprim. “Ishte mendimi i presidentit”, tha ajo.

Zyrtarë të lartë të administratës Trump, të shqetësuar për ndërhyrjet ruse

Zyrtarë të administratës Trump shprehën shqetësim për rrezikun për ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme amerikane. Drejtori i Shërbimeve amerikane të Zbulimit, Dan Coats, paralajmëroi se Rusia vazhdon “përpjekjet për të dobësuar dhe përçarë” Shtetet e Bashkuara para votimeve.

“Vazhdojmë të shohim një fushatë të gjerë nga Rusia për të dobësuar dhe përçarë Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se është “në dieni edhe të përpjekjeve nga vende të tjera që janë të interesuara të ndikojnë tek zhvillimet e brendshme politike” të Amerikës. Zoti Coats i bëri komentet në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten pasdite.

Këshilltari i presidentit për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, Drejtori i FBI-së, Christopher Wray dhe Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirstjen Nielsen bërë gjithashtu komente në konferencën për shtyp.

Zoti Coats tha se Presidenti Donald Trump “na ka dhënë udhëzime të posaçme që ta trajtojmë rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhje dhe sigurinë e procesit tonë zgjedhor si një përparësi kryesore”.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Nielsen paralajmëroi: “Vetë demokracia jonë është në shenjestër”.

Presidenti Trump ka thënë se ka diskutuar me Presidentin rus Putin çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje, gjatë takimit muajin e kaluar në Helsinki. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, pas bisedimeve me zotin Putin, Presidenti Trump i mbajti krahun udhëheqësit rus që mohoi se Moska kishte ndërhyrë në zgjedhjet e 2016 për të ndihmuar në fitoren e Donald Trumpit.

Pasi u përball me kritika të forta në vend, Presidenti Trump i tërhoqi komentet dhe tha se e pranonte përfundimin e shërbimeve amerikane të zbulimit se Rusia në fakt kishte ndërhyrë në procesin zgjedhor.

Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller po kryeson procesin hetimor mbi ndërhyrjet ruse dhe nëse ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes Moskës dhe fushatës Trump para zgjedhjeve 2016.

Zoti Trump e ka sulmuar në mënyrë të përsëritur procesin hetimor si “gjueti shtrigash”.

SHBA: Senatorët paraqesin projekt-ligjin për sanksione të reja ndaj Rusisë

Senatorët republikanë dhe demokratë paraqitën një projekt-ligj të enjten për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë, përpjekja më e fundit e ligjvënësve për të ndëshkuar Moskës lidhur me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet amerikane dhe aktivitetet e saj në Siri dhe Ukrainë. Projekt-ligji përfshin kufizime në transaksionet për borxhin e ri rus, projektet e energjisë dhe naftës, importet ruse të uraniumin dhe sanksione të reja ndaj figurave politike dhe oligarkëve rusë. Tregjet ruse reaguan shpejt pas publikimit të projekt-ligjit, me dobësimin e obligacioneve në rubla e dollarë.

Regjimi aktual i sanksioneve ka dështuar të frenojë Rusinë nga ndërhyrja në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2018“, tha senatori republikan Lindsey Graham, një nga mbështetësit kryesor të projekt-ligjit. Verën e kaluar Kongresi miratoi një ligj që parashikonte sanksione ndaj Rusisë dhe disa ligjvënës kritikuan atë që e cilësuan si hezitim të Presidentit Donald Trump për ta zbatuar atë. Zoti Trump e nënshkroi ligjin vetëm pasi Kongresi e miratoi me shumicë dërrmuese votash.

Senatori demokrat Bob Menendez tha se administrata nuk i është përmbajtur plotësisht sanksioneve të vendosura.

Ky projekt-ligj është hapi tjetër për t’i bërë presion Kremlinit në mënyrë që Putini ta kuptojë më në fund se SHBA-ja nuk do ta tolerojë më sjelljen e tij“, tha ai.

Republikanët dhe demokratët u bashkuan muajin e kaluar duke kritikuar dështimin e zotit Trump për të dënuar publikisht Presidentit Vladimir Putin për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016. Sidoqoftë, Kongresi dështoi të ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë gjë, përpara se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e verës. E ardhmja e projekt-ligjit të fundit nuk është ende e qartë. Ai duhet të miratohet si nga Senati ashtu edhe Dhoma e Përfaqësuesve si dhe të nënshkruhet nga presidenti Trump në mënyrë që të shdërrohet në ligj.

Apple arrin 1 trilionshin në bursë

Kompania Apple arriti vlerën 1 trilion dollarë në tregun e aksioneve, duke shënuar një rekord historik.

Aksionet e kompanisë përkohësisht arritën çmimin 207.05 dollarë dhe kjo bëri që kapitali i saj në treg të shënonte 1 trilion.

Apple është kompania e parë amerikane e tregtuar publikisht që arrin një kapitalizim tregu në këtë shifër historike.

Kompania Amazon, që disa analistë kishin thënë se do ta arrinte e para një trilionshin, vjen e dyta në vlerë, me 879 miliardë dollarë.

Goditet grupi ndërkombëtar i krimit kibernetik

Autoritetet amerikane njoftojnë se janë kapur vjedhësit kibernetikë, të cilët përvetësuan miliona numra kartash krediti dhe debiti nga disa prej rrjeteve të mëdha komerciale në SHBA.

Autoritetet ligjzbatuese njoftuan arrestimet dhe aktakuzën ndaj tre drejtuesve të grupit të njohur FIN-7 në Evropën Lindore, i dyshuar për disa sulme kibernetike ndaj më shumë se 120 kompanive amerikane midis viteve 2015 dhe 2017.

Kompanitë e vëna në shënjestër nga grupi ishin kryesisht në industrinë e restoranteve, lojrave të fatit dhe mikpritjes, sipas prokurorëve.

Autoritetet identifikuan vetëm shtatë nga bizneset viktima.

“Hetimi vazhdon, nuk kemi asnjë iluzion se e kemi mposhtur plotësisht këtë grup, por i kemi dhënë një goditje të madhe: këta hakerë mendojnë se mund të fshihen pas tastierave në vende të largëta dhe se mund t’i shpëtojnë krahut të gjatë të ligjit amerikan, por e kanë të pamundur,” tha prokurorja e çështjes, Annette Hayes.

Zyrtarët i identifikuan tre të arrestuarit si shtetasit ukrainas Dmytro Fedorov, 44 vjeç, Fedir Hladyr, 33 vjeç dhe Andrii Kolpakov, 30 vjeç.

Hladyr, administratori i sistemeve të dyshuara të grupit, është në paraburgim në Seattle, pas arrestimit në Gjermani në janar dhe ekstradimit në Shtetet e Bashkuara në fillim të majit.

Dy të tjerët janë në paraburgim në Poloni dhe Spanjë në pritje të ekstradimit në Shtetet e Bashkuara.

“Ka qenë një hetim afatgjatë dhe i sofistikuar ndaj një grupi të krimit të organizuar që i kalonte kufijtë e vendeve dhe që e identifikuam përmes ekspertizës së avancuar kibernetike,” thotë Jay Tabb, Agjent i posaçëm i FBI-së.

Krimi kibernetik është një biznes global prej 600 miliard dollarësh, sipas ekspertëve. Hakerët janë bërë gjithnjë e më të sofistikuar vitet e fundit, duke e bërë kapjen e tyre më të vështirë.

Por rritja e bashkëpunimit midis kompanive private, firmave të sigurisë në internet dhe agjencive të zbatimit të ligjit ka çuar në një varg goditjesh të këtij lloji krimi gjatë vitit të shkuar.

Trumpi kërkon që hetimi i Rusisë të përfundojë “menjëherë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, të ndalojë “menjëherë” hetimin e lidhjeve midis Rusisë dhe fushatës së tij zgjedhore, të vitit 2016.

Kërkesa e Trumpit që Sessions t’i ndalojë hetimet nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, nxiti kritika nga republikanët e tij në Kongres, të cilët thanë se hetimet duhet të vazhdojnë.

Demokratët, ndërkaq, e cilësuan këtë veprim si përpjekje të fundit të Trumpit për të penguar drejtësinë – një krim i mundshëm të cilin Mueller raportohet se po e heton.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump i cilësoi hetimet e Muellerit për bashkëpunim të fshehtë midis Rusisë dhe fushatës së tij si “mashtrim total”.

..This is a terrible situation and Attorney General Jeff Sessions should stop this Rigged Witch Hunt right now, before it continues to stain our country any further. Bob Mueller is totally conflicted, and his 17 Angry Democrats that are doing his dirty work are a disgrace to USA!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 1, 2018

“Kjo është një situatë e tmerrshme dhe prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, duhet ta ndalojë këtë gjueti të manipuluar shtrigash menjëherë, përpara se të vazhdojë ta njollosë vedin tonë”, tha Trump.

Përfaqësuesi demokrat, Adam Schiff, tha se Trump “i bëri thirrje prokurorit të tij të përgjithshëm t’i ndalojë hetimet në të cilat presidenti, familja e tij dhe fushata mund të jenë të përfshira”.

Schiff tha se presidenti bëri përpjekje “të pengojë drejtësinë”.

E pyetur nëse Trump po e urdhëron Sessions të shkarkojë Muellerin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha se postimi i presidentit në Twitter “nuk është urdhër” dhe se ai nuk po e urdhëron prokurorin e tij të përgjithshëm të bëjë asgjë.

“Është opinion i presidentit”, tha Sanders, duke shtuar se Trump është zemëruar me vazhdimin e hetimeve edhe këtë vit, pavarësisht shpresave të avokatëve të tij se ato do të përfundojnë në fillim të 2018-ës.

“Presidenti nuk po pengon, po lufton”, tha Sanders.

Mediat kanë raportuar se Mueller, i cili është emëruar nga Departamenti i Drejtësisë një vit më parë, është duke hetuar nëse postimet e shpeshta të Trumpit në Twitter, që sulmojnë hetimet e tij dhe u tërheqin vërejtjen zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë për lejimin e vazhdimit të tyre, ofrojnë prova që tregojnë se ai po bën përpjekje të pengojë drejtësinë.

Në muajin mars, Trump ka thënë se mund të ndërmarrë vetë veprime kundër hetimeve, nëse Departamenti i Drejtësisë nuk ndërhyn.

“Në një moment nuk do të kem zgjedhje, pos t’i shfrytëzoj fuqitë që i garantohen presidentit dhe të përfshihem”, ka thënë Trump atëbotë.

“Tani ka prova shumë të besueshme se presidenti i Shteteve të Bashkuara po e pengon drejtësinë, para syve tanë”, tha senatori demokrat, Richard Blumenthal, pas postimeve të fundit të Trumpit.

Sessions është përballur me kritika të vazhdueshme nga Trump prejse ai e ka tërhequr veten nga hetimet e Muellerit, vitin e kaluar, duke nxjerrë si arsye rolin e tij si këshilltar i fushatës zgjedhore të Trumpit.

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.
Prokurori i përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions.

Si rezultat i kësaj, Sessions nuk ka më autoritet për t’i ndaluar hetimet. Ai e ka kaluar këtë kompetencë te zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm, Rod Rosenstein, i cili po ashtu ka qenë cak i sulmeve të Trumpit.

Por, Mueller, republikan dhe ish-drejtor i FBI-së, ka mbështetje të gjerë në Kongres, ku republiknaët kanë kontrollin e të dyja dhomave.

Disa senatorë republikanë e hodhën poshtë thirrjen e Trumpit për t’iu dhënë fund hetimeve që po bën Mueller.

“Nuk mendoj se ndonjë përpjekje për t’i ndërprerë ato apo për t’i mbyllur më herët është në interesin më të mirë të publikut”, tha senatori John Thune, republikani numër 3 i Senatit.

Në muajin prill, Komiteti i Gjyqësorit i Senatit ka miratuar një legjislacion për të mbrojtur Muellerin nga shkarkimi, por udhëheqësi republikan i Senatit, Mitch McConnell, ka thënë se nuk ka nevojë për ta çuar përpara projektligjin, sepse ai nuk beson se Trump do ta shkarkojë Muellerin.

Përgatiti: Valona Tela

SHBA do të dërgojë mbi 100 ushtarë në Kosovë

Ushtarë të SHBA-së, pjesë e forcave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë. Foto nga arkivi

Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme me helikopterë të Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Tenesi, vitin e ardhshëm do të dërgohen në Kosovë. Ata do të shërbejnë në Kosovë për 11 muaj dhe do t’i ofrojnë ndihmë KFOR-it në ruajtjen e paqes.

“Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e pranishme në Kosovë për më shumë se 20 vjet dhe në vitet e fundit, këto forca janë komanduar nga Garda Kombëtare”, ka thënë gjenerali Max Hatson, raporton Fox17.

“Stabilizimi i këtij vendi është një angazhim i SHBA-së dhe NATO-s, prandaj Garda Kombëtare e Tenesisë ka vendosur njësi të shumta dhe personal gjatë viteve të fundit, për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, ka thënë tutje gjenerali Hatson.

Përveç dërgimit të trupave në Kosovë, Garda Kombëtare e Tenesisë do të dërtgojë trupa edhe në Ukrainë dhe Poloni. Zyrtarët kanë thënë se në këto tri misione do të dërgohen pothuajse 1,200 ushtarë, që është numri më i madh i ushtarëve të dërguar në misione jashtë vendit, që prej vitit 2010.

SHBA do të mbrojë sistemin e votimit nga sulmet kibernetike

Vetëm tre muaj kanë mbetur deri në zgjedhjet për Kongresin në Shtetet e Bashkuara dhe ligjvënësit, zyrtarët e qeverisë dhe industritë private po punojnë për të mbrojtur votuesit nga ndërhyrjet kibernetike dhe propaganda e huaj që përpiqet të ndikojë tek opinionet e tyre politike. Ligjvënësit nga të dyja partitë kanë dënuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale para dy vjetësh dhe kanë bërë thirrje për masa për mbrojtjen e hapësirës kibernetike.

Të martën ligjvënësit amerikanë përshëndetën vendimin e rrjetit social Facebook për të mbyllur 32 llogari të rreme të dyshuara për përpjekje për ndërhyrje në poiltikën amerikane para zgjedhjeve të nëntorit.

Senatorja demokrate Jeanne Shaheen:

“Ne e dimë që nuk bëhet fjalë vetëm për ndërhyrjen në sistemet zgjedhore dhe ato të regjistrimeve shtetërore, por dhe për mbjelljen e përçarjeve në vend, mes politikanëve, mes qytetarëve të zakonshëm”.

Gjigandi i medias sociale nuk ka arritur të gjejë lidhje direkte të këtyre llogarive me Rusinë, por tha se kishte gjetur ngjashmëri me llogari të rreme të menazhuara nga Shën Peterburgu për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët e administratës thonë se ndërhyrja e Rusisë ka marrë shumë forma.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristjen Nielsen thotë:

“Pati spiunazh kibernetik, rrjedhje të të dhënave të vjedhura, ndërhyrje kibernetike në sistemet e regjistrimit të votuesve, propagandë në internet dhe të tjera. Dua të jem e qartë: Komuniteti ynë i zbulimit e ka të drejtë: bëhet fjalë për rusët”.

Në një konferencë për sigurinë kibernetike në Nju Jork të martën, zyrtarët e lartë amerikanë premtuan masa për të mbrojtur sistemin amerikan të votimit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të tolerojnë asnjë ndërhyrje të huaj në zgjedhjet tona nga asnjë vend tjetër, qoftë nga Rusia, Kina, Irani, Koreja e Veriut ose nga ndonjë vend tjetër”, tha nënpresidenti Mike Pence.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara jo vetëm që po forcojnë mbrojtjen kibernetike, por edhe përgjigjen ndaj sulmeve.

“Ka ikur koha kur Amerika lejonte kundërshtarët të bënin sulme kibernetike ndaj nesh, pa u ndëshkuar. Siguria amerikane do të jetë po aq mbizotëruese në botën dixhitale, sa edhe në botën fizike”.

Ekspertët e teknologjisë thonë se identifikimi i hakerave, nuk i ka frenuar përpjekjet e tyre.

Barbara Ortutay është gazetare për teknologjinë me agjencinë e lajmeve Associated Press.

“Që nga zgjedhjet ato vetëm janë shtuar dhe janë bërë më të sofistikuara. Facebook po e quan sigurinë kibernetike një garë armatimesh. Pra nuk është diçka që do të zhduket, ashtu siç nuk mund të zhduken krimet”.

Zoti Pence tha se qeveria ka nevojë për mbështetjen e sektorit privat dhe çdo qytetari amerikan për të ruajtur hapësirën kibernetike në Shtetet e Bashkuara.

SHBA, fillon një vit festimesh për 50 vjetorin e zbritjes së njeriut në Hënë

Një mbrëmje gala në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida hapi këtë javë një vit festimesh e aktivitetesh në përgatitje për 50 vjetorin e zbritjes së njeriut në Hënë. Personalitete, shkencëtarë e entuziastë të udhëtimeve në hapësirë ishin mbledhur për të festuar misionet Apollo që shënuan një revolucion në eksplorimin e hapësirës, duke u kurorëzuar me misioin Apollo 11 që arriti të dërgojë njerëz në Hënë. Astronautët Walt Cunningham, Rusty Schweickart dhe Tom Stafford të cilët kanë fluturuar me misione të ndryshme Apollo, reflektojnë mbi domethënien e këtyre misioneve për njerëzimin:

Vitin e ardhshëm mbushen 50 vjet që nga zbritja e njeriut në Hënë.

Qindra vetë u mblodhën këtë javë për të festuar këtë arritje që fizikani Brian Cox e vlerëson përtej domethënies shkencore:

“Mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme se të nderojmë Apollon. Për mua, është gjëja më e vështirë që kemi bërë ne si civilizim, prandaj e konsideroj si arritjen më të rëndësishme. Historia na tregon se nëse nuk përpiqemi të kapërcejmë kufijtë, nëse nuk përpiqemi të bëjmë gjëra të pamundura për kohën, qytetërimi ynë do të dështojë,” thotë fizikani Brian Cox.

Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe Walt Cunningham, Rusty Schweickart dhe Tom Stafford, tre ndër astronautët e shumtë që fluturuan me gjeneratën e Misioneve Apollo.

“Duhet të kuptojmë se ky ishte një moment historik në evolucionin e njerëzimit dhe të jetës në këtë planet. Njeriu dhe makinat që ka krijuar po na japin mundësi të dalim jashtë gjirit të Tokës drejt kozmosit. Eshtë diçka e mrekullueshme kur mendon për jetën siç e konceptojmë ne në këtë planet të vogël të quajtur Tokë dhe që tani gradualisht po dalim jashtë tij,” shprehet Rusty Schweickart, i cili fluturoi me misionin Apollo 9.

Walt Cunningham kujton fillimet e programit Apollo. Ai fluturoi me Apollo 7 në 1968, një vit para zbritjes në Hënë:

“Po i afrohemi 50-vjetorit të misioneve Apollo, që nga misioni i parë i daljes në hapësirë me Apollo 7, me të cilin fluturova unë, deri tek Apollo 11 që zbriti në Hënë. Më duket e çuditshme, por edhe frymëzuese që njerëzit janë kaq të entuziazmuar për arritjet në hapësirë,” thotë Walt Cunningham, astronaut i Apollos.

Astronauti Cunningham kujton se një rendje drejt hapësirës që filloi si një konkurrencë mes dy superfuqish shënoi arritje të mëdha për mbarë njerëzimin.

“E filluam si garë me Rusinë, që të eksploronim hapësirën, por ajo që kishte më rëndësi është zbritja e njeriut në Hënë”.

87-vjeçari Tom Stafford ka regjistruar 507 orë e 43 minuta në hapësirë. Ai ishte komandant i Projektit Apollo-Soyuz, një mision i përbashkët hapësinor që shënoi një moment historik të takimit të austronautëve amerikanë dhe kozmonautëve rusë në hapësirë, duke simbolizuar ndalimin e garës për hapësirën. Ai shpjegon se një celular i ditëve tona shkencë më të avancuar se sa anija hapsinore me të cilën ai udhëtoi në hapësirë. Ai ia dedikon arritjet e Apollos përkushtimit të punonjësve të NASA-s.

“Njerëzit duhet ta kuptojmë sa shumë kemi punuar. Mbi 400 mijë vetë punonin për projektin Apollo. Java me 5 ditë punë, nga tetë orë në ditë do të na dukej si javë pushimesh në atë kohë. Brenda 20 muajsh dërguam 10 misione Gemini. Brenda nëntë muajsh dërguam pesë misione Apollo dhe katër me anijen Saturn. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm”.

Një ndër sponsorizuesit e mbrëmjes gala ishte Fondacioni ShareSpace i astronautit Buzz Aldrin, një ndër dy astronautët që zbritën në Hënë më 20 korrik 1969. Aktiviteti në Florida shërbeu edhe për të grumbulluar fonde për programe mësimore për shkencën dhe teknologjinë.

Trumpi vazhdon sulmet ndaj hetimeve të prokurorit të posaçëm Robert Mueller

Presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi sot sulmet ndaj hetimeve të prokurorit të posaçëm Robert Mueller për lidhjet e dyshuara midis fushatës së tij presidenciale të vitit 2016 dhe Rusisë, duke deklaruar se “një bashkëpunim i fshehtë nuk përbën krim”.

Presidenti u bëri jehonë komenteve të njërit prej avokatëve të tij, ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut Rudy Giuliani, i cili thotë se në kodin ligjor amerikan bashkëpunimi i fshehtë nuk përbën vepër penale. Presidenti Trump shtoi se kjo gjithsesi “nuk ka rëndësi”, sepse fushata e tij nuk ka bashkëpunuar fshehurazi me Rusinë.

Por analistët ligjorë në SHBA thonë se edhe pse bashkëpunimi i fshehtë mund të mos jetë krim, zoti Mueller ka mundësi që të jetë duke hetuar rreth një komploti të mundshëm, që në vetvete përbën vepër penale, për t’u lidhur me një qeveri të huaj me synimin që të ndikohej në zgjedhje. Sipas tyre, ka gjithashtu mundësi që ai të jetë duke hetuar rreth lidhjeve të shumta që ndihmësit e zotit Trump mendohet se kanë patur me interesat ruse.

Vetë zoti Trump ka pohuar me hezitim se në zgjedhje ka patur ndërhyrje të Rusisë, por e ka quajtur hetimin “një mashtrim të madh” me të cilin kundërshtarët përpiqen të shpjegojnë fitoren e tij ndaj ish-kandidates demokrate Hillary Clinton.


Send this to a friend